Monday, May 31, 2010

Thënie Filozofike për Artin... (Pjesa e I-rë)

Tolstoi

2.Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.
Niçe

3.Arti është mënyra e njohjes së artistit me njerëzit.
Çemisbevski

4.Njeriu i përcjell njeriut mendimet me fjalë, kurs me art njerëzit u tregojnë njeri-tjetrit përjetimet e veta.
Plehanovi


5.Arti është krijuar që të përjetohet e jo të kuptohet. Andaj, çdo herë artet, kur dëshirojnë të jenë të kuptueshëm, çdoherë thonë budallallëqe.
Drajzeri


6.Në art, para së gjithash, duhet ta shikosh dhe ta lcup-tosh të bukurën.
Stanisllavski


7.Arti nuk mësohet, se në art nuk ka mësues.
Tarkovski


8.Arti i bukur ështe art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulia.
Kant


9.Kryeveprat shkruhen duke mohuar gëzimet e jetes dhe veten.
Mani


10.Ka shumë raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve.
Hegeli

11.Të flasësh dhe të shkruash të vërtetën ështe arti më i rëndë nga të gjitha artet.
Gorki


12.Arti ka për detyrë të njohë e të shpjegoje jetën.
Mani


13.Artin duhet dashur në vete, e kurrsesi vetem në art.
Stanisllavski


14.Artisti i vërtetë duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me natyrën, me jetën, sidomos me popullin.
Shumani


15.Artisti së pari lind veten e pastaj të pranishmit.
Olivie


16.Artisti i madh është gjithmonë një i plagosur i madh.
Valesi


17.Fantazia e artistit është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë.
Ashi


18.Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s'e bën këtë për vete, ai e ben ketë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dine në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë.
Fisheri


19.Të shpjere dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ja detyra e artistit.
Shumani


20.Artisti duhet të jetë i vetmuar dhe i zgjuar të vësh-trojë atë që sheh, duhet të flasë me vete duke zgjedhur më të mirën.
Da Vinçi

21.Budallai i veshur mirë ndrit, por vetëm pa e hapur gojen.
Indiane


22.Njeriu më budalla, megjithatë, është më i mençur e me tërheqës se majmuni më i mençur.
Pisarevi


23.Më mirë e njeh budallai shtëpinë e vet, se i mençuri shtëpinë e huaj.
Spanjolle


24.Kush nuk e vlerëson veten nuk është i lumtur, e kush e vlerëson është budalla.
Mopasani


25.Në qoftë se çon nëntë budallenj për të belerë diçka, ti je i dhjeti.
Tuholski


26.Njeriu i mençur i mëson dhjetë gjëra dhe beson njërën; budallai mëson një gjë dhe beson se di dhjetë.
Novalisi


27.Te puthësh në errësirë, të flesh në diell,të hash në qetësi,ja tri budallallëqe.
Ojeti


28.Kush nuk do gruan, verën dhe poezinë mbetet tërë jetën budalla.
Luteri


29.Budallai është budalla, kur dëshiron të bëhet më i mençur.
Hiçkoku


30.Gazetaria eshtë profesion tepër interesant, por duhet të braktiset me kohë.
Çerçili

31.Gazetari është i vetmi shkrimtar, i cili kur merr lapsin nuk shpreson pavdekshmërinë.
Ojeti


32.Gazetaria është krijimtari në duar të shpejta.
Arnoldi


33.Gazetari i dobët nuk është filozof.
Tuholski


34.Publiku i keq dëshiron gazeta të këqija.
Ibseni


35.Lexuesit hyjnë në gazeta si në banjo të nxehta.
Makluani


36.As teologët që predikojnë në kishë, as oratorët në parlament, as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi.
Vyn Tuholski


37.Nuk kam asgjë për doganë, përveç gjenialitetit.
Uajldi


38.Të gjithë të mëdhenjtë janë modestë.
Lessingu


39.Njerëzit gjeni i kanë biografitë më të shkurtëra. Familjet e tyre nuk mund të thonë asgjë për ta.
Tuvimi


40.Gjeni është ai që zgjidh probleme, të cilat nuk kemi ditur se ekzistojnë.
Grasi

41.Posa dyshoj në gjenialitetin tim bëj ndonjë marrëzi, të cilën bota e quan gjenialitet.
Dali


42.Talenti punon e gjeniu krijon.
Shumani


43.Kryelartësia e të vegjëlve shprehet në të folurit e pareshtur për vetveten, kurse madhështia e të mëdhenjve në faktin se ata kurrë nuk flasin për vete.
Volteri


44.Mundet miu edhe të jetë gjeni, por po të jetë në kurthë, mbaroi puna e tij.
Kërlezha


45.Gjeniu i ngjan çdokujt, e atij askush.
Balzaku


46.Kokat më të fuqishme të botës shpesh janë ato nga të cilat bota e zëshme dëgjon më së paku.
Uordsvorti


47.Më mirë të kesh një historian se dhjetë gjeneralë. Me gjeneralët mund të mos humbasësh luftën, por me historianë i fiton të gjitha betejat.
Kallamata


48.Çka do të shkruajë historia? Historia, zotëri, do të gënjejë si zakonisht.
Shoi


49.Historia e botës është vetëm biografia e njerëzve të mëdhenj.
Raseli


50.Historia e një morri dhe historia e Aleksandrit të Madh mund të jenë njësoj interesante për literaturë.
Floberi
51.Talenti i historianëve ka të bëjë me atë që të krijojnë një tërësi të vërtetë nga dromcat pjesërisht të vërteta.
Renani


52.Historinë mund ta krijojë çdokush, por ta shkruajë vetëm njeriu i madh.
Uajldi


53.Kritiku duhet të thotë vetëm të vërtetën. Mirëpo, më parë, këtë të vërtetë duhet ta njohë mirë.
Renardi


54.Ku e heton se kritika nuk shkruan budallallëqe për ty, mos shkruaj më. Do të thotë, ke filluar të biesh dhe të përsëritesh, e kjo është fillimi i mbarimit.
Ibseni


55.Ne jemi të gatshëm të bëjmë vetëkritikë, por me kusht që askush të pajtohet me ne lidhur me këtë.
Ebner-Eshenbahu


56.Letërsia është republikë ku çdokush do që të jetë mbret.
Kestneri


57.Letërsia nuk e ka pasuruar botën vetëm duke i dhënë libra, por duke zhvilluar një tip të ri të njeriut-shkrim-tarin.
Borhesi


58.Frymëzimin nuk e kemi çdoherë para duarve. Pse të shkruajmë pra edhe kur nuk e kemi fare.
Gribojedovi


59.Tregomëni trimin, unë do ta shkruaj tragjedinë.
O'Henri


60.Punoni, kryeni, publikoni.
Faradeji

61.Drama jeton vetëm në skenë. Pa skenë ajo është si shpirti pa trup.
Gogoli


62.Ka nja njëzet a tridhjetë kryevepra letrare, të cilat njeriu s'duhet të vdesë para se t'i këndojë.
Noli


63.Leximi e ushqen mendjen.
Seneka


64.Njeriu s'bëhet i mirë dhe i mësuar nëse lexon shumën, por nëse lexon shumë e shpesh gjera të mira.
Lorka


65.Leximi për mendjen është si gjimnastika për trupin.
Stali


66.Lexoni! Mos lejoni që t'u kalojë as një ditë e jetës suaj pa lexuar, të paktën një faqe nga libri i ri.
Paustovski


67.I kam frikën njeriut që ka lexuar një libër.
Latine


68.Si s'lexojnë libra, njerëzit s'mendojnë.
Didro


69.Ai që mban shënime gjatë leximit, ka lexuar dy herë.
Latine


70.Mos fol për atë që ke lexuar, por për atë që ke kuptuar.
Azerbejxhane

71.Të lexosh e te mos kuptosh, kjo është si të shkosh në gjueti e të mos gjuash asgjë.
Goldoni


72.Libri që nuk meriton të lexohet dy herë, nuk vlen të lexohet as edhe një herë.
Bushi


73.Unë jam pjesë e çdo gjëje që kam ndeshur në jetë, së këndejmi jam edhe pjesë e asaj që kam lexuar.
Tenisoni


74.Leximi i librave të mirë është një lloj bisedimi me njerëzit më të mirë të kohërave të kalura (autorëve të librave), një lloj bisedimi me ç'rast na komunikojnë mendimet e tyre më të mira.
Dekarti


75.Të lexojmë, të ecim një hap me njerëzimin, me mendjet e tij më të ndritura, ku hyjnë edhe shkrimtarët më të mirë, me përparimtarë, të kaluar e bashkëkohës.
Elyari


76.Ndonjëherë lexuesit ndahen nga librat tërësisht të transformuar.
Hygo


77.Njerëzit e rëndomtë dinë pak se sa kohë dhe ç'përpjekje i duhen njeriut për të mësuar leximin. Kam tetëdhjetë vjet që lexoj dhe ende nuk e mësova.
Gëte


78.Kur lexoj librin interesant mund të harroj çdo gjë rreth e rrotull dhe të zhytem në lumturi.
Momsoni


79.Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
S.Fmshëri


80.Libri është mikeshë e zemrës.
Lavica

81.Shpesh mund të konstatosh se libri është shok më i mirë se njeriu.
Setembrini


82.Libri është pykë që duhet të thyejë akullin e detit në ne.
Kafka


83.Ka libra prej të cilave mësojmë gjithçka, por në fund nuk kuptojmë asgjë.
Gëte


84.Mjaft vlerë ka ari, por vlera e librit ia kalon arit.
Kineze


85.Asnjëherë nuk e ve emrin tim në librat që blej, para se t'i lexoj ato, sepse vetëm atëhere mund të them se janë të miat.
Dosi


86.Sikur të botoheshin vetëm librat e dobishëm, të tillë do të kishte së paku njëqind herë më pak.
Volteri


87.Çdo libër ka fatin e vet.
Latine


88.Librat janë si miqtë: duhet të jenë të mirë, por pak.
Strindbergu


89.Dhoma pa libra është e ngjashme me trupin pa shpirt.
Ciceroni


90.Botën e zbulova përmes librave.
Sartri

No comments: