Showing posts with label Nga Vendi. Show all posts
Showing posts with label Nga Vendi. Show all posts

Tuesday, September 4, 2012

“Nuk e pranuam në shtëpi, nga turpi i fshatit"

Nuk e pranuam në shtëpi, nga turpi i fshatit"

- Janë të tmerrshme peripecitë ku ngrihet historia rënqethëse e Nazime Vishës, e cila u mbyll me vrasjen e përdhunuesit të saj.

- E tmerrshme është edhe inekzistenca e shtetit për të zgjidhur këtë mitmarrje.

- Për t'u lavdëruar ishte guximi i kësaj 18-vjeçareje për ti dhënë fund kalvarit të shfrytëzimit, kërcënimit dhe dhunimit ndaj jetës së saj.

- Por e turpshme mbetet edhe deklarata e nënës së saj që u shpreh:
“Nuk e pranuam në shtëpi, nga turpi i fshatit"!

Tuesday, August 14, 2012

Sa shpërthime tritoli ndodhin në Fushë-Krujë, uroj po aq ditë të bukura paç këtë vit!

Me një goglim gjejmë 78 800 informacione lidhur me këtë togfjalësh:

1. Fushë-Krujë, shpërthim me eksploziv në qendër te qytetit
2. Fushë-Krujë, shpërthim pranë fabrikës së çimentos, nuk ka të lënduar.
3. Shpërthime në Shkodër dhe Fushë-Krujë.
4. Fushë Krujë, shpërthim pranë kazinosë.
5. Shpërthim në një lokal në Fushë Krujë.
6. Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në një dyqan, banorët në panik.
7. Fushë-Krujë, shpërthim eksplozivi në lokal.
8. Fushë Krujë, shpërthim tritoli pranë Fab. së Çimentos.
9. Sërish tritol në Fushë-Krujë, në shënjestër ka qenë një market në dalje të qytetit.
10. Fushë-Krujë, shpërthim eksplozivi në dyqanin e akulloreve.
11. Sërish tritol në Fushë-Krujë, hidhet në erë linja hekurudhore.

P.s Kjo ishte një panoramë e shkurtër e vitit 2012-të!

Thursday, July 12, 2012

BERAT - Pas 35 vitesh hiqet emri i diktatorit.



Për rreth 35 vite, beratasit dhe kushdo që hynte në qytet dallonte në malin e Shpiragut parullën me emrin ENVER.

Germat e mëdha dukeshin me kilometra larg, falë punës disavjeçare për të realizuar një vepër që u gdhend në shkëmb. Por, prej 1 jave emri i diktatorit nuk është më. Një grup të rinjsh janë ngjitur në lartësitë e Shpiragut për t’i thënë “Kurrë” atij sistemi.

Ata kanë nisur punën për të zëvendësuar emrin e Enver Hoxhës me fjalën anglisht NEVER.

Dhis iz a mirakëll of fridëm (S.B)

Tuesday, March 20, 2012

Rrugaçëria televizive

Mbrëmë, në kanalin televiziv UTV, pjesë e biznesit UFO University , http://www.albanianuniversity.al/ i cili u shndërrua në Albanian University, (pasi voli mirë për disa vite rrjesht studentë shqiptarë me nga 2500-3000 euro në vit), pronësi e një prej Ministrave më të korruptuar të Shqipërisë, në Emisionin "Fakt", drejtuar nga Çim Peka (siç dëshiron të vetquhet Shkëlqimi), plasi një skandal i paprecedentë.

Tema e emisionit ishin deklaratat e Ambasadorëve Amerikanë në Shqipëri, nga Uidhers tek Arvizu.

Përballë njëri-tjetrit ishin të ulur "analistët e pavarur" që prodhojnë idetë përparimtare dhe përcjellin kulturë, majtas Eduart Zaloshnja, Lorenc Vangjeli si dhe përballë tyre "analistët e pavarur" gjithmonë djathtas; Frrok Çupi dhe Artan Hoxha.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen për të ndjekur debatin, ishte metafora "çokollatë" e përdorur prej Frrokut, për ambasadorin Uidhërs.

Si mundet një i vetquajtur intelektual të etiketojë një Ambasador të SHBA-ve, nisur prej ngjyrës së tij dhe kjo, në televizion?

Por kjo ishte veç fillimi.

Fliteshin e përfliteshin ambasadorët amerikanë, sikur të flitej realisht për marka të ndryshme çokollatash, me një frymë shumë të rrezikshme diabetike e diabolike.
Pasi i vetëquajturi debat televiziv u personalizua me akuza të ndërsjellta ndaj dhe prej gojëkulluarit Frrok Çupi, si ithtar i PD-së, ardhur direkt nga posti i gazetarit të "Zërit të Popullit" dhe që arriti kulmin me akuzën e Zaloshnjës që e etiketonin Frrokun si pjesë e sigurimit të shtetit, apo spiun i rëndomtë lagjeje , aty Kryeradaktori i Gazetës Agon, pronësi e F:. Nanos, publikisht i kthehet Zaloshnjës duke e akuzuar se ai kishte hyrë në P. Demokratike vetëm sepse e kishte motrën kurvë.

Në atë çast ndërpritet emisioni mes kërcënimesh dhe Zaloshnja largohet prej debatit.

A thua janë vërtetë këta njerëz, këta analistë, opinionbërës, opinionshitës, elita e mendimit shqiptar?
Çfarë mund të mendosh më pas, po të zbresësh më poshtë dhe të mendosh për atë popullin e thjeshtë që i ndjek nëpërmjet televizorit?

Eshtë e vërtetë që edukata qytetare është trajtuar në programet tona mësimore si lënda më pak e rëndësishme, por këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me mungesë etike dhe injorancë të kulturës së debatit. Këtu kemi të bëjmë me njerëz të cilët paguhen të bëjnë avokatët e djallit, paguhen me vende pune, me favore nga më të ndryshmet.
http://www.ama-news.al/2012/02/shperblehet-dhe-frrok-cupi-berisha-e-ben-drejtor-kulture/
Frroku psh u shpërblye më 16 shkurt 2012-të me vendin e punës Drejtor, i Qendrës Kombëtare të Artit, Institucion i krijuar enkas për shpërblime lakejsh. http://lajme.parajsa.com/Kulture/id_372687/

Këtu kemi të bëjmë me intoksifikim të mendjeve të papregatitura, me qëllime mizore, të cilat përpiqen me çdo kusht të ushqejnë skllavërinë mendore, në emër të skllavopronarëve.

Injorimi dhe qëndrimi larg vëmendjes i këtyre emisioneve pseudointelektuale, është një e drejtë legjitime e çdo qytetari shqiptar.
Këtu mund të ndiqni me video, skandalin: http://www.youtube.com/watch?v=mTWR4p2X6WM&feature=player_embedded

Shkroi: Stop Injorancës

Friday, June 17, 2011

Berisha blen 1 milion euro makina shihedhëse për të shtypur protestat e PS

Qeveria blen pajisje, armë dhe bomba gazlotsjellëse pa tender
 
Kryeministri Berisha po merr masa të jashtëzakonshme për të shtypur demonstratat e opozitës. Pas vjedhjes së zgjedhjeve dhe paralajmërimit të opozitës për reaksion të ashpër, kryeministri Berisha po merr masa ekstreme për shtypjen e revoltave opozitare.
Duke shkelur çdo procedurë dhe parashikim në buxhet, Berisha ka blinduar Policinë e Shtetit me pajisje speciale, të cilat do të përdoren për të shpërndarë turmat. Përveç bombave tymuese dhe gazit lotsjellës, dy makina të reja shihedhëse dhe të blinduara janë sjellë mbrëmjen e dy ditëve më parë nga porti i Durrësit me qëllim për t’i përdorur kundër protestave të opozitës.
Këto automjete janë dërguar enkas për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët janë duke u përgatitur për ndonjë protestë të mundshme nga ana e simpatizantëve të PS. Policia e Shtetit ka blerë dy makina të mëdha, të cilat janë të pajisura më pompa uji, në mënyrë të tillë që të shpërndajnë turmat e njerëzve që mund të dalin për të protestuar. Burimet e policisë thanë se dy automjetet kapin vlerën 1 milion euro, madje pritet që në ditët në vijim të sillën sërish makina të tjera por të tonazheve të ndryshme.
Pas transportit, automjetet janë zhvendosur në një fushë mbrapa postës në rrugën e “Kombinatit” ku dhe po bëhen përgatitjet nga trupa të shumta të FNSH. Ditën e djeshme janë vënë re se grupe të posaçme speciale që kanë nisur përgatitjet në terren për të filluar proceduat e stërvitjes së trupave policore për të drejtuar automjetin, i cili pretendohet të lëvizë më pas nëpër shesh ku mund të zhvillohen protesta.

Automjetet
Dy makina me tonazh të lartë janë blerë në shtetet fqinje nga Policia e Shtetit, e cila ka marrë masat për të gjitha rastet nëse mund të zhvillohet ndonjë protestë nga simpatizantë dhe militantë të PS. Frika e ndonjë demonstrate të mundshme ka venë në lëvizje Policinë e Shtetit, e cila i ka kërkuar qeverisë në shumë të caktuar parash për investimin e blerjeve të disa automjeteve. Nisur nga situata e tensionuar politike, policia ka menduar se ndonjë masë njerëzish mund të ngrihen për të protestuar siç ndodhi disa javë më parë para KQZ. Nëse do të vijojnë gjëra të tilla, vetëm atëherë do të s’postohen automjet e rënda të pajisur me gaz lot sjellës dhe me pompa të mëdha uji të cilat do të ndizen për të shmangur turmën e njerëzve.

Blihen pajisje luftarake
Gjithashtu burime jo zyrtare konfirmojë faktin se janë blerë dhe pajisje të tjera luftarake, konkretisht plumba plastik, bomba me gaz lotsjellës, skafandra, shkopinj gome, si dhe mjete të tjera që mbahen nga efektivet e policisë së kryeqytetit. Të gjitha këto pajisje janë blerë pa tender, ndërsa janë dërguar nga vendet fqinje nëpërmjet portit të Durrësit. Por nuk mjaftohen me kaq pasi vetë qeveria ka porositur dhe automjete të tjera të cilët priten të vijnë disa ditë më vonë. Ky projekt është miratuar pa asnjë lloj tenderi, me qëllim goditjen e demonstruesve të cilët mund të qëllojnë efektivat blu ose të shkatërrojnë institucionet. Situata e koklavitur, plot tension ka bërë që vetë kreu i qeverisë të marrë menjëherë masa parandaluese për krijimin e ndonjë rrëmuje të vendit.

Përgatitjet

Një grup i posaçëm afro 20 efektivë të policisë së FNSh, kanë nisur proceduat e para të përgatitjes lidhur me ndezjen e pompave të ujit të automjeteve të reja. Makinat ishin të teknologjisë së fundit madje në pjesën anësore kishin disa aparatura të cilat shpërthenin gaz lotsjellës. Këto ishin të sistemuara në pjesën anësore, në afërsi të stopave, të cilët po të komandohen kanë presione të shumta më gaz, i cili shkakton reaksione kimike në lëkurën e njeriut. Ajo që duhet theksuar është se makinat shihedhëse kanë sipër kofanos është vendosur një gyp i cili rrotullohet 360 gradë duke përhapur ujë me presion të lartë që çon deri në rrëzimin e personave. Fillimisht përgatitjet u kryen me disa fuçi të vendosura në një fushë madje nga shpërthimet me presion të fortë të ujit janë rrëzuar të gjitha. Fotot improvizuese të lënë të kuptosh qëllimin e automjeteve të blera, që s’janë gjë tjetër veçse disa mjete për të shtypur fuqinë opozitare.
Gazeta Sot

Friday, April 15, 2011

Ambasada Amerikane ‘ndërpret marrëdhëniet’ me gazetën “Shekulli”

Teksti i letrës së Ambasadës Amerikane dërguar dje në redaksinë e “Shekulli”-t:


“…Po ju shkruaj për t’ju informuar që Ambasada e SHBA ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien e saj profesionale me gazetën ‘Shekulli’ deri në një njoftim të mëtejshëm. Duke hyrë në fuqi menjëherë, Ambasada do të anulojë të gjitha pajtimet e saj me gazetën ‘Shekulli’, dhe stafi i gazetës nuk do të ftohet më për të marrë pjesë në aktivitete, apo trajnime, të sponsorizuara nga Ambasada. Gjithashtu, Ambasada nuk do t’i dërgojë më gazetës ‘Shekulli’ njoftime për shtyp, apo deklarata të Ambasadës.

Ambasada e ka marrë këtë vendim në përgjigje të një opinioni nga Ilir Yzeiri, botuar në gazetën tuaj më datën 9 prill, me titull, “Intelektualët dhe Ambasadori i Vogël i një vendi të Madh.”
Më lejoni të jem shumë i qartë. Ambasada nuk kundërshton në asnjë mënyrë faktin që Z. Yzeiri nuk është në një mendje me disa prej pikëpamjeve të Ambasadorit Arvizu, apo politikën e SHBA. Në fakt, javën e kaluar Ambasadori Arvizu u takua me disa prej kritikëve të tij më të njohur në media për të diskutuar politikën e SHBA në Shqipëri. Megjithatë, artikulli i Z. Yzeiri shkoi shumë përtej kufijve të gazetarisë profesionale dhe opinioneve. Përkundrazi, kapërceu kufirin dhe u shndërrua në një sulm personal të papërshtatshëm dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve të Bashkuara. Përgojimet e lidhura me racën dhe etninë veçanërisht ishin të pavend për një gazetë, e cila pretendon të përfaqësojë opinionin kryesor.
Jam në dijeni se në faqet e gazetës për editorialet dhe opinionet ka një shënim të redaksisë për pikëpamjet e shprehura. Megjithatë, nuk ka asnjë shënim redaksional që mund ta shfajësojë këtë botim nga përgjegjësia për të mos lejuar artikuj opinioni që qartazi sulmojnë individët mbi bazat e prejardhjes së tyre racore etnike.
Gjatë njëzet viteve të kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë punuar me organet e mediave shqiptare të të gjitha llojeve për të mbështetur krijimin e mediave të pavarura e profesionale në Shqipëri, sepse dimë që një media e lirë, e përgjegjshme, dhe e pavarur është me rëndësi kritike për funksionimin e një shteti demokratik. Përgjegjësia juaj është e madhe, sepse me gazetën tuaj keni fuqinë të ndikoni debatin dhe të informoni qytetarët. Shpresoj që në të ardhmen gazeta ‘Shekulli’ do të marrë këtë detyre më seriozisht dhe do të ribashkohet me radhët e gazetarisë së përgjegjshme…”

* * * * *
Përgjigje për letrën e Ambasadës


I nderuar Ambasador Arvizu!
Së pari konsideroni që kjo përgjigje ndaj letrës së Ambasadës Amerikane që ka mbërritur dje pasdite në redaksinë e “Shekulli”-t, është një detyrim ndaj lexuesve tanë, jo ndaj jush.
Nëpërmjet letrës në fjalë u njohëm me vendimin tuaj për të ndërprerë, siç shkruani ju, “marrëdhëniet” me gazetën “Shekulli”.
Besoj jua kanë thënë edhe këshilltarët tuaj që ky vendim është i paprecedentë; është fare pa kuptim në sensin juridik, por megjithatë shumë i rëndësishëm për publikun shqiptar, i cili ka nevojë të njohë pikëpamjet tuaja mbi demokracinë dhe rolin e medias.
Ky “vendim”, siç ju e quani në letrën tuaj, me gjasa është i pari i këtij lloji në historinë e gazetarisë; sigurisht i pari që aplikohet në Shqipëri, (ndoshta në botë) nga një ambasadë drejt një gazete dhe të kujton kohë krejt të tjera, por pak rëndësi ka kjo.
Ju keni zgjedhur një rrugë ekstreme që jua keni shkëshilluar më forcë të tjerëve: bojkotin.
Ju mund të zgjidhnit një formë reagimi publik normal ndaj opinionit që kontestoni, pra një replikë, apo diçka të ngjashme dhe ne do ta botonim atë. Kurse reagimi në një formë të tillë dëshmon nervozizëm, që ndoshta ju vjen nga performanca shumë e kritikueshme publike që ju zoti ambasador keni konsumuar këto muaj të qëndrimit tuaj në Shqipëri.
Nëse nuk është nervozizëm, dhe ka arsye të tjera, atëherë thuajani publikut shqiptar arsyet e vërteta; është e sigurt që do të dëgjoheni me vëmendje.
Për sa i përket opinionit, ndaj të cilit ju keni rezerva, pra ai me titull “Ambasadori i vogël i një vendi të madh”, me autor z. Ilir Yzeiri, merrni në konsideratë sa më poshtë vijon:
Ne i respektojmë opinionet dhe kontributin e bashkëpunëtorëve tanë, dhe jemi shumë të vëmendshëm ndaj etikës. Me kuptimin që i keni dhënë një fjalie të këtij artikulli, thjesht keni rikonfirmuar që ju, i nderuar, nuk e njihni as Shqipërinë, as shqiptarët. Por nuk po zgjatemi në këtë pikë, përgjigjen mund ta merrni nga vetë autori i artikullit të botuar në faqet e opinioneve të “Shekulli”-t. Ajo është një faqe e lirë me të gjitha vijëzimet e nevojshme për publikimet.
Në respekt të lexuesit, që ndoshta nuk e ka në kujtesë opinionin në fjalë, ne po e ribotojmë sot atë me lejen e autorit dhe po ia lëmë lexuesit të gjykojë, nëse aty ka “përgojime të lidhura me racën dhe etninë”, siç shkruhet në letrën tuaj.

Së fundmi, më lejoni t’ju përgjigjem drejtpërdrejt për disa rreshta që i konsideroj krejt të panevojshëm në këtë letër:
- Ju shkruani se keni marrë vendim që (citoj): “stafi i ‘Shekulli’-t nuk do të ftohet më për të marrë pjesë në aktivitete, apo trajnime, të sponsorizuara nga Ambasada”.
I nderuar mik! Po ju njoftoj paraprakisht që edhe pasi ju të “rilidhni marrëdhëniet” me “Shekulli”-n, stafi refuzon çdo trajnim të sponsorizuar nga ju, apo institucione të tjera.
Veç të tjerash, kjo është e ndaluar për gazetarët tanë.

Ju shkruani më tej: “Gjithashtu, Ambasada nuk do t’i dërgojë më gazetës ‘Shekulli’ njoftime për shtyp, apo deklarata të Ambasadës…”.
Ju kujtojmë që në çdo rrethanë jemi ne që vendosim, nëse do të botojmë një njoftim për shtyp dhe jo anasjelltas.
Në fund të letrës, ju shkruani diçka fyese. Citoj: “Shpresoj që në të ardhmen gazeta ‘Shekulli’ do të marrë këtë detyrë më seriozisht dhe do të ribashkohet me radhët e gazetarisë së përgjegjshme”.

I nderuar ambasador! Është e dyta herë që merrni përsipër të fusni “Shekulli”-n nëpër klasifikime. Ndoshta është rasti t’ju themi që gazeta “Shekulli” ka 15 vjet që është në opozitë. Ju jeni i ri në Shqipëri, u lini radhë të tjerëve, të gjykojnë, nëse opozicioni ynë për të cilin kemi paguar dhe vijojmë të paguajmë kosto të larta, është “i përgjegjshëm”, apo jo.
Ushqejmë si gjithë populli shqiptar ndjenjat më miqësore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivlerësoni veten dhe mos përfitoni nga kjo ndjenjë.
Siç ju kam shkruar edhe në një redaksionale të mëparshme, si kryeredaktor i gazetës, në emër të lexuesve tanë, ju them se jemi thellësisht të shqetësuar për qëndrimet tuaja pas 21 janarit. Për herë të parë në histori, në komentet dhe reagimet e shqiptarëve mbi deklaratat tuaja, kanë nisur të hasen ndjenja shqetësuese antiamerikane.

Pranoni një sugjerim, ashtu si ne pranojmë përditë sugjerimet tuaja: Nuk ia vlen barra qeranë që për një qeveri gangsterësh, të mbillni në zemrën e një prej popujve më filoamerikanë në botë, ndjesi të tilla.
Adrian Thano
Kryeredaktor i “Shekulli”-t

* * *
Opinioni i kontestuar nga Ambasada Amerikane.
Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh
Nga dr. Ilir Yzeiri
Java që lamë pas u shënjua nga skandali i madh i akuzës publike që Hysen Shoshori, një hero i rezistencës antikomuniste, i bëri kryeministrit S.Berisha përmes transmetimit të një interviste regjistruar disa vjet më parë nga vetë i dëmtuari.
Një vend jo të vogël, megjithëse të shtërzuar, mori edhe lajmi se disa intelektualë kërkonin një ballafaqim me dy kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës, ballafaqim që u realizua në një panel ku rrinin të ngjitur njëri bri tjetrit disa nëpunës të lartë të administratës publike e private shqiptare dhe profesionistë të njohur gjithashtu dhe kandidati Basha që ngjante më shumë si një student province që po mbronte temën e diplomës përpara një jurie që nxirrte veçanërisht në dritë portretin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, akuzuar kohë më parë nga shoqata e ambientalistëve pse doli në krah të qeverisë dhe mbështeti projektin për prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik në emër të ndërtimit të Unazës së Madhe.
Përdorja e termit intelektual dhe e rolit që duhet të luajë ai në jetën publike, u bë edhe njëherë temë e ditës nga disa komentatorë të shtypit, të cilët, herë me të drejtë e herë të nervozuar, u shprehën se përdorimi në këtë mënyrë i nëpunësve të lartë është një fyerje për ta, se përpjekja që po bënte qeveria që të përdorte edhe këtë armë ndaj kundërshtarit të vështirë Edi Rama, vetëm sa e zhvlerësonte rolin dhe emrin e intelektualit.
Në fakt, cili mund të jetë roli i intelektualit në shoqërinë pluraliste, në një shoqëri thellësisht të politizuar, ku palët e ndara si me thikë, kanë polarizuar gjithçka. Shqipëria ka dhjetëra universitete publike e private, por ka pak intelektualë që e drejtojnë mendimin publik, që thirren sa herë që shoqëria gjendet në udhëkryq. Këto ditë m’u kujtuan dy shembuj.
Po e nis nga ai më i freskëti. Bernard Henri Lévi është një filozof me plotë kuptimin e fjalës dhe një intelektual i shquar francez me një ndikim të madh, jo vetëm në jetën e vendit të tij, por edhe më gjerë. Në një intervistë dhënë “TV5 Monde” disa ditë pasi filloi bombardimi në Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk të duket se ju po dubloni ministrin e Jashtëm francez se me mbështetjen që po i jepni Presidentit për të sulmuar Gedafin kini krijuar përshtypjen se luftën e kini filluar ju?
Dhe ai u përgjigj pak a shumë kështu. Unë nuk po zëvendësoj ministrin e Jashtëm. Unë isha në Benghazi me miq të mi profesorë universiteti në kohën kur Ghedafi po sulmonte këtë qytet dhe pashë se si po vriteshin njerëz të pafajshëm. Atëherë, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit të vendit tim duke i thënë se Europa nuk duhet të lërë një gangster që të vrasë popullin e tij.
Pas kësaj, Franca nisi të lëvizë dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë. Ky është një model i intelektualit që mund të jetë i kritikueshëm nga një tjetër pikëpamje. Në Shqipëri u vranë katër njerëz të pafajshëm dhe unë nuk pashë asnjë nga ata intelektualë që merrnin në provim kandidatin Basha të ngrinte zërin. Të gjithë ata që merren me shkencën e komunikimit e dinë se roli i intelektualit në hapësirën e opinionit publik nis e përvijohet me artikullin e Emil Zola-së «J’accuse – Unë akuzoj».
Në shoqërinë pluraliste ky njihet si një nga kontributet e para të zgjerimit të hapësirës publike edhe me ndërhyrjen e intelektualëve. Është fjala për atë që, më vonë, në literaturën publicistike hyri me emrin «Çështja Drajfus». Në origjinë të kësaj çështjeje është dënimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorëzuar Perandorisë gjermane dokumente sekrete.

Më pas u zbulua se kjo akuzë nuk ishte e vërtetë dhe se ishte bërë një gabim juridik.
Në sfond të kësaj akuze ishte spiunazhi dhe një frymë antisemite, meqenëse kapiteni ishte me origjinë hebre. E gjithë kjo ndodhte në kontekstin social të aneksimit të Alzasës dhe një pjesë të Lorrainës prej gjermanëve. Historia është e gjatë, por ajo ka mbetur në kujtesën kolektive si rasti ideal ku u përleshën ajo që quhet «raison d’etat» dhe opinioni publik i përfaqësuar nga një intelektual i kalibrit të Emil Zola-së.

Mjaft të themi që në vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall të pafajshëm kapitenin Drajfus.
Natyrisht, këto janë shembuj që tani rrinë nëpër almanakë dhe tekste universitetesh dhe u përsëriten studentëve nëpër leksione. Intelektualët e postdiktaturës në Shqipëri janë rralluar dhe ata të paktët si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojnë për të deligjitimuar krimet që kryhen në Shqipëri në emër të antikomunizmit.
Fat i madh është se shtypi ka krijuar një grup të qëndrueshëm gazetarësh me integritet moral që gjenden gjithmonë në opozitë me çdo qeveri që hyn e del në këtë vend. Ndërsa teatri banal me intelektualë të emëruar e të përdorur nuk është ndonjë shfaqje e re. Kjo është norma e jetës sonë publike, është dëshmia e prapambetjes sonë tragjike.


Ambasadori i vogël i një vendi të madh
Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.
Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.
Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.
Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.
Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.
Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.
Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.
Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve ’70 që kanë ndodhur në Amerikë.

Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashti siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë.
Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.
Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.
Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.
Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?
Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.
Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.

Tema

Tuesday, April 12, 2011

Rruga e Arbrit, fituesi i paracaktuar

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka zhvilluar në datën 8 prill dy tendera.
I pari ka qenë ai për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’ (segmenti Ura e Brarit – Hyrje tuneli Qafë Murrizë), me fond limit të përcaktuar, vlerën prej 1.945.051.750 lekësh.
Ndërsa tenderi i dytë ka pasur për objekt prokurimi sistemim-asfaltimin e rrugës Librazhd-Qafë Stude (loti 3). Fondi limit i përcaktuar ka qenë 1.894.399.110 lekë. Për të mundësuar që të dy këto tendera të fitohen me vlerën e tyre të plotë, nga ana e DPRR-së është vendosur një kriter diskriminues, që aktualisht e plotësojnë vetëm dy firma.
Bëhet fjalë për kompanitë “Gener 2” dhe “Victoria Invest”, të cilat dyshohet se janë paracaktuar si fituese.

Tek kërkesat e kualifikimit të të dyja prokurimeve, kriteri diskriminues i vendosur nga ana e DPRR-së është se “kandidati/ofertuesi duhet të dorëzojë licencën profesionale për ekzekutimin e punëve me kategorinë NS-10 G (shtresa dhe mbistruktura speciale) me vlerë të punimeve të kryera mbi 800 milionë lekë”.  
Pikën e licencimit NS-10 G, deri para dy muajsh, nuk e ka disponuar as edhe një shoqëri e licencuar në Shqipëri në fushën e ndërtimeve.
Kjo pikë licence iu jepet firmave për punime speciale siç janë pistat aeroportuale dhe nuk ka të bëjë fare me ndërtimin e rrugëve. Për të shmangur konkurrencën, “Gener 2” dhe “Victoria Invest” iu është dhënë kjo pikë licence vetëm para dy muajsh. Duke qenë të sigurt se nuk ka asnjë firmë tjetër që e plotëson kushtin NS-10 G, atëherë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve është përdorur ky kriter tek të dy tenderat. Dyshohet se “Gener 2” dhe “Victoria Invest” janë futur në tender, tek njëra në vend të parë dhe tjetra plotësuese dhe tek tenderi tjetër anasjelltas. Të bindura se në të dy prokurimet nuk mund të marrë pjesë asnjë firmë tjetër vlera do të jetë e plotë pa ulje. Tendera të tillë të zhvilluar vetëm pak kohë më parë janë ulur me mbi 30 për qind.
E kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare”, zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve, Arminda Qylafku nuk ka preferuar të bëjë as edhe një koment lidhur me fatin e tenderit për ndërtimin e rrugës së Arbrit apo asfaltimit të rrugës Librazhd-Qafë Stude. Në rast se në datën 8 prill, fitues të të dy tenderave janë shpallur “Gener 2” dhe “Victoria Invest”, atëherë prapa skandalit dyshohet se fshihet edhe një aferë e madhe korruptive, pasi në vlerë totale të dy prokurimet kapin shifrën rreth 4 miliardë lekë.

Pronari i shoqërisë “Gener 2” është Bashkim Ulaj, në pallatin e ndërtuar prej të cilit, banon aktualisht kryeministri, Sali Berisha. Ulaj njihet gjithashtu dhe si një prej biznesmenëve më të afërt pranë shefit të qeverisë.
Avokati i Prokurimeve në raportet e tij vjetore të dy viteve të fundit (2009 dhe 2010) në mënyrë të përsëritur ka ngritur si shqetësim kryesor vendosjen nga autoritetet shtetërore kontraktore të kritereve diskriminuese në hartimin e dokumentit të tenderit.  
Sipas Avokatit të Prokurimeve, kriter diskriminuese kanë si synim favorizimin e subjekteve të caktuara, firmave tenderuese, duke krijuar premisa për shmangien e konkurrencës së ndershme.

G. Shqiptare, Tedi Blushi

Wednesday, March 2, 2011

Dragostunja, fshati mes dy llojeve të islamit

Një fshat me rreth 2 mijë banorë, me rreth 50 hoxhallarë dhe dy xhami që predikojnë dy lloje të ndryshme islami, u vendos në qendër të vëmendjes së “Shqipëria Tjetër”, reportazhi i transmetuar në edicionin e lajmeve të orës 19:30.
Fenomeni është unik për nga lloji i tij në vendin tonë. Si shumë fshatra të tjerë shqiptarë, edhe Dragostunja përballet me një mjerim të tejskajshëm, të cilin njerëzit përpiqen t’a kalojnë, vetëm falë ushqimit të shpirtit.

Nga rruga nacionale, Dragostunja dallohet me vështirësi për shkak të pozicionit thuajse të fshehur, përgjatë një lugine mes maleve të Librazhdit. Në qendër të fshatit duket minarja e xhamisë së vjetër. Këtu nisi konflikti, nga njëri krah, besimtarët ndjekës të rrymës tradicionale të njohur nga komuniteti musliman shqiptar e nga krahu tjetër, një grup të rinjsh të rikthyer në fshat pas studimeve të financuara nga shoqata private në vendet e Gjirit Persik e Afrikë.

Ndasia dallohet edhe me sy të lirë, pasi radikalet mbajnë mjekër të gjatë, ndërsa tradicionalet jo, ashtu si gratë, ku disa janë të mbuluara me ferexhe e perçe, ndryshe nga pjesa tjeter. 

Hoxha i xhamisë së vjetër, Faik Gurra, tregon pa ndrojtje ndryshimin e madh mes dy grupeve të besimtarëve.

Këta të rinjtë përshëndeten duke thënë Selam Alekum dhe janë shumë agresivë në çdo pikë”, thotë Gurra.

http://www.top-channel.tv/video.php?id=23149

Çarjes që ka hyrë në çdo shtëpi të fshatit nuk i ka shpëtuar as vetë hoxha Faik Gurra, vëllai i të cilit zgjodhi të ndiqte rrymën fetare të të rinjve. Zydi Gurra jeton vetëm pak metra nga xhamia që drejtohet nga vëllai i tij, me të cilin nuk flet që prej kohës kur zgjodhi të shkonte në xhaminë tjetër.Zydiu nuk pranon të na takojë e aq më pak të flasë, ashtu si pjesa dërrmuese e besimtarëve të xhamisë së re. Vetëm njëri prej tyre nuk heziton të thotë pak fjalë.

Përsa i përket ndarjeve, më shumë i zmadhojnë njerëzit, se sa ekzistojnë me të vërtetë”, thotë Shpëtim Bajrami, i cili është një ndjekës i rrymës së xhamisë së re.

Në xhaminë e re të ngritur në një rrëpirë mes pyjeve të dushkut, nuk gjejmë askënd. Shumica e besimtarëve janë larguar pasi kanë mësuar për mbërritjen tonë. Kjo godinë është ndërtuar këtu në mënyrë të shpejtë dhe pa asnjë leje, qoftë ndërtimore, qoftë nga komuniteti musliman. Më e çuditshme, nuk dihet as burimi financiar me të cilin ajo është ngritur.

Banorë, shumica nën zë, tregojnë se besimtarët e xhamisë së re, në kohën e rekrutimit, i përkisnin familjeve më të varfëra të fshatit, ndaj u bënë pre e lehtë për shoqatat e ndryshme e të panjohura islamike.Këto shoqata nuk dihet se nga erdhen, por ato më pas i tërhoqën të rinjtë për kurse dhe shkollime tërësisht private, në vende si Arabia Saudite, Siria, Sudani, Jordania, Katari e Kuvajti.


Gjithçka është kryer pa miratimin dhe duke tejkaluar Komunitetin Musliman Shqiptar. ”Këta na thonë se duhet të përshtatemi me këto të rejat, se besimi ynë është vjetëruar, por ne ndihemi më mirë nga të vjetrat”, thotë një banor i Dragostunjës. Siç na thonë në fshat, islamikët radikalë ndjekin tradita të tjera, jo vetëm përsa i përket lutjeve në xhami, por edhe në jetesën e përditshme.

Ata nuk marrin pjesë në dasma dhe morte jashtë grupit të tyre.

Rryma që ndjekin nuk lejon muzikën, orkestrën apo këngën në dasma e festa. Si në hidhërime dhe në gezime, gratë e burrat qëndrojne veç e veç, gratë duhet të jenë të mbuluara me perçe dhe ferexhe.
Besimtarët më ekstreme thonë se femrën islame nuk duhet t’a preke e t’a shohë as drita e diellit. Lejohen martesat brenda të njejtit trung, edhe me kushërirën e parë, në shumë raste në shtepi nuk lejohet as televizori.
Tradita këto shumë të largëta për muslimanet tradicionale shqiptarë.  Stop Injorances!

Para pak muajve gjykata e Durrësit  vendosi masën e gjykimit për shtetasin Artan Kristo. Ai u dënua me 5 vjet burg pasi akuzohej për nxitje të urrejtjes ne thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Edhe pse përpiqemi të kontaktojme me hoxhën e xhamisë së re është e kotë. Dy herë që e kërkojmë në shtëpi, nëna e tij ngre supet për vendodhjen, të paktën kështu na thotë.Askush nuk di të thotë përse fondacionet misterioze përzgjodhën të rinjtë e Dragostunjës. Dikush e lidh me traditën e hershme e të lidhur fort me islamin në këtë zonë që i ka bërë banorët të agjërojne fshehurazi edhe në kohën e diktaturës.

Të tjerë e justifikojnë me etjen e këtyre të rinjve për dije. Të tjerë thonë se ata thjesht tërhoqën njeri-tjetrin. Gjithçka mbetet në trajtën e fjalëve, sepse vetë besimtarët e xhamisë së re, nuk pranojnë të flasin për këtë gjë as në biseda private. Dragostunja është vetëm një fshat i vogël që jeton mes dy xhamive, por që paralajmëron për atë që mund të ndodhë nëse Shqipëria do të vazhdojë të jetë një han me dy porta, ku do te hyjnë e do të dalin shoqata e fondacione private fetare, ilegale a gjysëm ilegale, të cilat shfrytëzojne varfërinë dhe mungesën e informacionit të banorëve, për t’u imponuar një mënyre tjetër jetese, shpesh herë edhe të rrezikshme. 
Kjo është Dragostunja, e cila jeton mes realitetit tolerant shqiptar dhe një realiteti tjetër, të largët e kaq të panjohur.

Top Channel

Xhufi: Hila, djalë kurajoz

Në Tiranë Ka patur jehonë të fortë publike intervista në Shekulli e diplomatit të shkarkuar Dritan Hila. Pëllumb Xhufi, i cili është dalluar gjithë kohën për kritikat që i ka bërë klasës politike lidhur me kontrabandimin e interesave kombëtare, thotë sa më poshtë për ëebsite-in Respublica:
"Përtej justifikimeve ligjore, që me siguri do rezultojnë të pabaza, Hila është pushuar nga puna, ngaqë ka thyer heshtjen mafioze (omertá), të cilën drejtuesit e Ministrisë së Jashtme e kanë imponuar në atë dikaster në mënyrë që ta lejojnë politikën shqiptare të kontrabandojë "pa u lagur".
Dikush në atë ministri duhej të denonconte shitjen e interesave kombëtare nga ana e boss-ëve të korruptuar e të rekrutuar të politikës shqiptare.
Këtë e bëri Dritan Hila, një djalë i zgjuar, patriot e kurajoz; dhe kjo i bën nder atij. Unë e di mirë, se krerët esadistë kur të thiren nesër për të dhënë llogari për mëkatet apo firmat e tyre në dëm të interesave kombëtare e në kundërshtim me ligjin, do justifikohen duke treguar me gisht boss-ët e tyre. Por në diplomaci, ashtu si në ushtri, vlen një rregull i vjetër dhe i përbotshëm: urdhërat e eprorëve, që përbëjnë krim e tradhëti të interesave kombëtare, nuk zbatohen. Jerarkët e Hitlerit, Duçes apo të Peten-it e pësuan njësoj si dhe boss-ët e tyre, të cilëve u kishin shërbyer. Dhe nesër do jenë jerarkët e MPJ-së, e jo zoti Hila që ka shpëtuar nderin e shpirtin e tij, që do të përgjigjen për marrëveshjet lidhur me kufijtë detarë me Greqinë, me varrezat greke, apo me regjistrimin e popullsisë me vetdeklarim të kombësisë e të besimit, për zbatimin e projektit shovinist të Vorio- Epirit, si dhe për pushtimin ekonomik të Shqipërisë nga mafia serbo-ruse."
MPJ: Hila fyu Berluskonin në shkrimin për Ghedafin

Ndërsa në emër të Ministrisë së Jashtme ka folur Gazmend Turdiu, sekretari i përgjithshëm i MPJ-së, i cili është shprehur dje në shtyp lidhur me shkarkimin e z.Hila. Mes të tjerash ai ka thënë se z.Hila ka shkelur në mënyrë të përsëritur një dispozitë ligjore që kufizon shprehjen publike të diplomatëve.
"Që nga shtatori i vitit 2010 deri tani ai ka botuar mëse dhjetë artikuj me implikime negative për politikën e jashtme të shtetit shqiptar.... Vendimi për largimin e zotit Hila nga Shërbimi i Jashtëm nuk ka qenë i menjëhershëm. Rasti i tij është trajtuar me shumë diskrecion dhe dashamirësi që nga shtatori i vitit të kaluar. Në datën 2.9.2010 zoti Hila botoi artikullin "Kolonel Ghedafi dhe paraja pa erë". Artikulli përmbante qëndrime në kundërshtim me linjën zyrtare të politikës sonë të jashtme në raport me partnerin strategjik dhe mbështetësin e fortë të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, Italinë fqinje. Artikulli përmbante gjithashtu edhe fyerje për figurat e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të atij vendi, - është shprehur zyrtari i MPJ-së, duke shtuar: "Z.Hila është thirrur në zyrë nga Sekretari i Përgjithshëm dhe është këshilluar si zyrtarisht ashtu dhe shoqërisht të mos i përsërisë këto shkelje ligjore. Si qytetar i lirë i një vendi demokratik, zoti Hila ka gjithë mundësitë ligjore të kundërshtojë këtë vendim, në Komisionin e Shërbimit Civil dhe pastaj në Gjykatë".
Më pas, sipas stilit të njohur të presionit publik mbi ata që hapin gojën kundër qeverisë zyrtari i MPJ-së, ka shtuar një fjali alla-Berishë: "Do jetë skenë interesante shqyrtimi edhe i ligjshmërisë së procedurës së "rekrutimit" në Shërbimin e Jashtëm të zotit Hila".

INTERVISTA
U shpreh në shtyp kundër Greqisë, e shkarkojnë nga MPJ pas 11 vitesh në diplomaci. "Kërkohej një simetri ndërmjet rastit tim dhe atij të konsullit grek në Korçë".
DENONCIMET E DRITAN HILËS:
- Draftet e një marrëveshje me Greqinë në 1994 janë zhdukur nga Arkiva e MPJ. - Ka shenja të rifillimit të negociatave nën rrogoz për Paktin Detar. - Roli i ish-ministrave në Marrëveshjen për Varrezat. - Cili është ish-ministri që vetëm në muajt e fundit, nga 150 diplomatë, 87 i zëvendësoi me "njerëz nga rruga".
Shtetarët e Tiranës në marrëdhëniet me të huajt janë peng i veprimeve të tyre. "Janë regjistruar dhe klasifikuar nga shërbimet inteligjente mike apo rivale sjellje ordinere morale jashtë kufijve; transferta të dyshimta parash; ndërmarrje me partnerë të dyshimtë etj. Këto fakte miqve ju shërbejnë për të krijuar opinion, ndërsa armiqve për të bërë presion" - rrëfen në këtë intervistë për "Shekullin", z.Hila

Ish-punonjësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, diplomati Dritan Hila, është shkarkuar para pak ditësh nga detyra pas disa shkrimeve kritike në shtyp ndaj politikës greke kundrejt Shqipërisë. Një nga shkrimet e tij në shtyp që ka ngjallur debate ishte ai me titull "Hijet e vetëdeklarimit pas pensioneve të homogjenëve".
Qëndrim kritik z. Hila ka pasur veçanërisht pas deklaratave të konsullit grek në Korçë. Për këto qëndrime ai u nxor fillimisht përpara Komisionit të Gradave dhe Disiplinës në MPJ dhe u mor masa e mosngritjes në detyrë për 2 vjet.  
Por, pak ditë pas kësaj mase, atij ju komunikua papritur shkarkimi. Në këtë intervistë për "Shekulli"-n, z. Hila thotë se "Nëse mendohet se unë si diplomat nuk kam të drejtë të kem opinionet e mia personale për interesat e vendit tim, dhe nuk kam të drejtë t'i shpreh ato publikisht dhe nën tagër personal, kjo është mendësi e atyre që shtetin e konceptojnë si pronë personale dhe nëpunësit e tyre si raja. Shprehur sipas politologjisë, kjo quhet mendësi totalitare". Më pas, ai denoncon veprimet dhe mosveprimet në disa momente kyçe në veprimtarinë e diplomacisë ku ai kontribuon prej 11 vitesh. Një nga pohimet më interesante të këtij diplomati është përgjigja për pyetjen, pse janë kaq të mefshtë dhe jopërfaqësues të sensibilitetit publik, politikanët shqiptarë kur bëhet fjalë për raportet me të huajt që duhet të jenë reciproke. Më poshtë, intervista e z. Hila për "Shekulli"-n, dhënë dje gazetarit Denis Dedej.

Z. Hila, ju jeni penalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme me largim nga detyra pas disa shkrimeve në shtyp ku spikatin ato për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, apo për raportin Marti. Ju si e konsideroni këtë vendim?
Pikërisht... ndër arsyet kryesore pse më larguan nga ky shërbim janë opinionet e mia kritike për qëndrimet, ose thënë më saktë mosqëndrimet e këtij institucioni ndaj çështjeve jetike për shtetin shqiptar. Nëse mendohet se unë si diplomat nuk kam të drejtë të kem opinionet e mia personale për interesat e vendit tim, dhe nuk kam të drejtë t'i shpreh ato publikisht dhe nën tagër personal, kjo është mendësi e atyre që shtetin e konceptojnë si pronë personale dhe nëpunësit e tyre si raja. Shprehur sipas politologjisë, kjo quhet mendësi totalitare.
Përveçse diplomat, unë jam edhe shtetas shqiptar, i cili shikonte se si institucioni i tij, ishte tërësisht i pa ndjeshëm ndaj kafshimeve që fuqi të huaja po i bënin territorit dhe interesave tona. Dhe për këtë kisha të drejtë të shprehesha, të drejtë që e ushtrova dhe të cilën do të vazhdoj ta bëj. Në botën e qytetëruar, ka shumë diplomatë që janë njëkohësisht edhe opinionistë gazetash. Mjafton të përmend këtu opinionistin e "Corriere della Sera", Sergio Romano, që ka qenë 40 vjet diplomat në poste deri ambasador dhe 50 vjet, e deri në ditët e sotme, opinionist.
A kam të drejtë unë në paralajmërimet e mia për ekspansionin grek dhe përpjekjeve të Greqisë për helenizimin e Jugut të vendit?
Këtë po e paralajmërojnë edhe njerëz të nderuar dhe dijetarë si Prof. Kristo Frashëri dhe Prof. Pëllumb Xhufi; KLD, mediat dhe ju në "Shekulli" këto ditë po vini alarmin për falsifikimet e kombësisë; e shumë raste të tjera. Duke perifrazuar George Orwellin, mund të thuhet se "duhet të jesh diplomat shqiptar që mos ta vësh re këtë agresion të ftohtë". Duke iu kthyer çështjes Marty, rikujtoj, se para disa javësh, gjatë një vizite në Romë, ministri Haxhinasto, kur u pyet sa çfarë masash po merren ndaj raportit të Dick Marty, që asokohe nuk ishte ende rezolutë e asamblesë së KiE-së, u shpreh se "...nuk duhet t'i japim kaq shumë rëndësi raportit të këtij Marty-t...". Por Marty dhe diplomacia sllave, nuk e kishte marrë me aq mendje të lehtë këtë çështje, sa e kishte marrë ajo shqiptare. Dhe neve na ka mbetur një bela që do të na bëhet havale për vite me radhë. Numri i fundit i revistës prestigjioze "Foreign Policy", e cilësonte qeverinë e Kosovës si të përbërë nga trafikantë organesh. Kaq mjafton si fillim për të shijuar se çdo vijë më pas.

Fillimisht Komisioni i Disiplinës në Ministrinë e Jashtme ju dha një penalizim me 2 vjet mosngritje në gradë. Por më pas është firmosur një shkresë nga ministri për largimin tuaj. Çfarë ndryshoi që solli dhe pushimin tuaj nga puna?

Urdhri i largimit tim, mban datën 18 shkurt, por realisht është firmosur më datë 21 pasdite. Gjatë gjithë kësaj kohe, e kontrolluan dosjen time fije për fije, me shpresën se mos gjenin mangësi për ta përdorur si argument shtesë për largimin tim, ose më vonë si presion kundër meje. Është e vërtetë që masa e propozuar nga komisioni ishte e lehtë, dhe për këtë dua të falënderoj kolegët e mi, diplomatë karriere të çmuar, të cilët pavarësisht presioneve dyditore, nga ministri, dhe i përdoruri i përhershëm, sekretari i përgjithshëm, nuk u epën për të dhënë si masë pushimin nga puna, por vetëm për kompromis "in extremis", dhanë masën "dy vjet mos ngritje në gradë" .
Logjika ta donte që ministri të mos dilte mbi këtë masë, aq më shumë që nuk ka kapacitetet e nevojshme profesionale të gjykojë një komision ekspertësh. Por pas presioneve të ardhura nga njerëz që i ka mbi kokë dhe që e urdhërojnë, firmosi largimin tim. Është në këtë mes edhe putra e ambasadës greke, e cila kërkonte një simetri ndërmjet rastit tim dhe atij të konsullit grek në Korçë, por duke harruar se unë mbroja sipas Kushtetutës tërësinë e vendit tim, ndërsa Ikonomus kërkonte toka dhe destabilizonte një shtet fqinj; unë flisja në emër personal, ndërsa ai në emër të shtetit grek që e kishte akredituar në Korçë. E pra sot "konsulli me xhup" gëzon statusin e tij si diplomat, ndërsa unë duhet të filloj betejën ligjore pse mbrojta interesat e vendit tim dhe i tregoja nga i vinte e keqja.

Z. Hila, duke pasur parasysh që keni 11 vjet karrierë diplomatike, si do ta vlerësonit ju sjelljen e diplomacisë shqiptare, sidomos në çështjet e kohëve të fundit?

Gjashtë vitet e fundit, do t'i vlerësoja si një zbythje të vazhdueshme të diplomacisë shqiptare përballë kërkesave arrogante të palës greke. Dhe këtë e mbështes në disa fakte: Ende pala greke nuk ka firmosur marrëveshjen për kufijtë tokësorë dhe atë për ujërat e brendshme që kemi dorëzuar në 1994. Madje ka të dhëna se draftet mbi këto marrëveshje, kanë humbur fare në arkivat e ministrisë. Po ashtu, pas zgjedhjeve të 2005-ës, ministria e Mbrojtjes, e drejtuar në ato kohë nga Fatmir Mediu, pa njoftuar ministrinë e Jashtme, zhvilloi bisedime me palën greke dhe i njohu të drejtën e tre varrezave, duke e vënë ministrinë e Jashtme para faktit të kryer. Por megjithëse kishte ende kohë për manovra, pasi duheshin përcaktuar modalitetet e identifikimit të kufomave dhe hollësi teknike të tjera, nëpërmjet të cilave mund të fitohej kohë dhe terren, komisioni i ministrisë së Jashtme, nën direktivën e ministrit Mustafaj, - i cili në aparencë i trajtoi interesat shqiptare me mendjelehtësi, por në realitet armiqësisht për kombin që e paguante, - dhe negocimin e njeriut që më vonë do të na bënte peshqesh edhe marrëveshjen e ujërave, ju përulën (fjala më e lehtë që mund të përdor) kërkesave greke, duke ngritur tre varreza. Janë varreza të ushtarëve të Metaxa-it, pra atyre që më '40 bombardonin fshatrat shqiptare me thirrjen "Zito Vorio-Ipiro", (Rroftë Vorio-Epiri) duke na i shitur si antifashistë. Grekët u dëshmuan edhe njëherë si manipulatorë të historisë pasi aleanca antifashiste u formua pas sulmit nazist mbi ish-Bashkimin Sovjetik. Ndërsa pala shqiptare, minimalisht, dëshmoi mungesën e kompetencës profesionale.
Po kështu qëndron edhe dhënia e lejeve për ndërtimin e shkollave greke në Himarë dhe Korçë. Dhe qershia mbi tortë, ishte marrëveshja për delimitimin e shelfit kontinental, ose që njihet ndryshe si marrëveshja e detit me Greqinë. Kam përmendur më parë përgjegjësinë ligjore të komisionit dhe teknikëve negociues, por nuk duhet harruar se kjo marrëveshje kishte kohë që kërkohej nga pala greke, por u nënshkrua nga Lulëzim Basha dhe u mbrojt me zjarr nga Ilir Meta. Ndërsa Ilir Meta duhet të na shpjegojë se me çfarë ka lidhje gjithë ai zjarr në mbrojtjen e marrëveshjes, Lulëzim Basha, duhet të thërritet nga prokuroria me akuzën e "dorëzimit të territorit të Republikës". Si diplomat dhe shqiptar, i jam mirënjohës dhe kjo duhet thënë se, nëse nuk do të ishte vendimi burrëror dhe atdhetar i Gjykatës Kushtetuese, ne sot do ishim me 300 km2 më pak nga sa na lanë të parët tanë.

Z. Hila, ka një lloj sjellje të vazhdueshme të shtetit shqiptar, të diplomacisë, që përpiqet t'i kalojë në heshtje të gjitha çështjet sensibël për publikun. Nga eksperienca juaj, keni arritur në ndonjë përfundim pse ndodh vazhdimisht ky intimidim në politikën shqiptare kur bëhet fjalë për raportet me të huajt që duhet të jenë reciproke dhe dinjitoze, siç i kërkon qytetari shqiptar?
Politikanët shqiptarë të tranzicionit, vinin nga një shoqëri spartane, dhe rrjedhimisht ishin të paparë me botën dhe nevojtarë në kërkesa. Si fillim një mjekim i njerëzve të afërt në vendin fqinj; pastaj mplekseje me banditë ordinerë që bënin afera të lëndëve narkotike dhe që në raste kapjeje nga policitë e vendeve fqinjë përmendin emrat e protektorëve të tyre politikë; sjellje ordinere morale si të lëshuar nga zinxhiri kur dilnin jashtë kufijve; më vonë me rritjen e korrupsionit, depozitim të ardhurash në bankat perëndimore dhe transferta të dyshimta parash; dhe së fundi ngritje ndërmarrjesh të përbashkëta me partnerë të dyshimtë. Të gjitha këto nuk kanë kaluar pa u regjistruar dhe klasifikuar nga shërbimet inteligjente mike apo rivale. Këto fakte miqve ju shërbenin për të krijuar opinionin, ndërsa armiqve për të bërë presionin. Nuk janë dënglat e integrimit, por vetëm logjika e kapjes së shtetit nga njerëz me të kaluar të errët dhe peng në shërbimet e huaja që e shpjegon edhe rastin e fundit kur ministria e jashtme jona, vetëm pas presionit të medias thirri ambasadorin grek për t'i kërkuar qëndrim ndaj deklaratave të konsullit grek në Korçë. Po mos kishin ndodhur këto reagime, Ikonomus do të vazhdonte të ligjëronte herë nga Korça e herë nga Boboshtica.

Po pse nuk reagojnë të tjerët, profesionistët e diplomacisë. A kemi të tillë apo dhe kjo ndikohet nga emërimet politike...?


E kam thënë edhe më përpara, dhe e ripërsëris se tashmë atij dikasteri i është bërë një transfuzion gati i plotë, dhe profesionistët e vërtetë, janë në pozicione margjinale. Sot në ministri, gjysma e punonjësve nuk përdorin germat "ç" dhe "ë" në shkresat e tyre; nuk dinë t'i formatojnë dhe të kuptojnë problemet. Përfaqësitë janë bërë strehë militantësh dhe nepotizmi, ndërsa ana profesionale është afër zeros. Ka filluar kjo politikë që në kohën e Besnik Mustafait, dhe më vonë Lulëzim Basha, e përdori si çiflig për të krijuar tarafin e vet dhe duke bërë trafik influence. Në muajt e tij të fundit si ministër, nga rreth 150 diplomatë që punonin në përfaqësitë tona jashtë shtetit, 87 prej tyre ishin të marrë nga rruga: militantë, ish emigrantë pa kualifikimin e nevojshëm dhe shokë e miq të tij. Po kështu në periudhën e Ilir Metës, ose duhej të ishe pjesë e interesit elektoral të LSI-së, ose e atyre private të Metës. Nëse ligji parashikonte që promovimet bëheshin brenda organikës ekzistuese, kjo nën administrimin Meta, nuk ndodhi qoftë edhe një herë.

Ju përmendët më parë edhe marrëveshjen për kufirin detar, e cila u shpall antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Disa i tremben rikthimit të saj siç ka ndodhur thuajse me të gjitha çështjet e rënda për publikun gjatë kësaj qeverisje. Kemi të drejtë të frikemi për një rikthim të kësaj marrëveshje mes Tiranës e Athinës?
Marrëveshja detare, ishte rezultantja e gjithë ndrojtjes dhe kapjes që diplomacia shqiptare ka treguar ndaj asaj greke. Po. Ka shenja të rifillimit të negociatave nën rrogoz, dhe tashmë duhet të jemi të gjithë vigjilentë. Dhe që kjo të mos ndodhë, gjithë opinioni duhet të kërkojë që edhe në këtë çështje të fillojë të veprojë drejtësia, pasi të duash Shqipërinë, është një ndjenjë që nuk paguhet se e kemi për detyrë, por ta shesësh atë, është një krim, dënimit të të cilit nuk duhet t'i shpëtojë dot askush: në këtë jetë me burg, dhe në të përtejmen me përbuzje kombëtare.

Denis Dede, G. Shekulli

Friday, February 25, 2011

Kreshnik Spahiu: Fati te një emër

Fati i njeriut është te emri, thonë. Kur emri Kreshnik takon mbiemrin Spahiu, një lloj kredoje e shqiptarit përzihet me një nuancë kavalereske të një titulli ushtarak osman.  
Një kreshnik spahi ose një spahi kreshnik, ngado t’i kthesh, të shërbejnë nuanca të botës së vjetër kalorësiake; njëfarë paradhome e eposit.
Jemi në shekullin e 21-të, shumë vonë, do të mendonin ca, për t’u frymëzuar nga asosacione të tilla. Por jeta ia kalon fantazisë, thonë. Edhe asaj të Kadaresë, muza e të cilit cytur nga fakte historike, na dha romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur, shkruar shekullin e shkruar, për të ilustruar dukuri të shekullit të shkuar, si për shembull një prift e një gjeneral në kërkim të eshtrave të ushtarëve italianë vrarë e mbetur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nëse gjërat do të merrnin një tërthore hollivudiane e shkrimtari ynë do të ulej të shkruante një sequelGjeneralit, pra një Gjeneral i ushtrisë së vdekur 2, duheshin futur aty një prift e një gjeneral, grekë kësaj radhe, shtoji këtyre edhe një konsull.

Ndër personazhet shqiptare, krenar me emrin dhe kalorësinë e misionit do të qe Kreshnik Spahiu. Ai do të ishte gjykatësi shqiptar i cili do ndalonte që një thes me emra pa identitet të kalonte kufirin shqiptaro-grek. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për herë të parë para pak ditësh, i ka shpëtuar peizazhit monoton, kur i vetëm, ose me Presidentin e Republikës, ulej në krye tryezash në salla konferencash populluar nga juristë të qendrës a rretheve dhe shpërndante fjalët e një teksti që s’thoshte asgjë. Madje, duke qenë një prej titullarëve të lartë të një sistemi drejtësie që shihet gjerë, gjatë e kryekreje si i korruptuar, as vetë nuk u shpëtonte ngjyrimeve negative. Ky paralelizëm nuk është i llojit të fiction-it socrealist, ku një personazh -me gjasë negativ- përmirësohej e bëhej pozitiv.

Pozitive në gjithë këtë është ajo se z. Spahiu, si pjesë e burokracisë, e ka lënë zyrën e shtetit për t’i shërbyer Republikës në një çast kur rrezikohet ngrehina e saj. Ai ka dalë hapur kundër një mekanizmi që funksionon në heshtje sa në Tiranë e sa në rrethe, e pjesë e të cilit janë bërë edhe gjykatat: manipulimit me ndërrimin e kombësisë. Spahiu ka vizituar fillimisht Korçën e më pas Gjirokastrën, dy rrethe kufitare me Greqinë, ku është evidentuar edhe numri më i lartë i këtij fenomeni. Nënkryetari i KLD-së i është përgjigjur edhe mediatikisht një fushate deri më tani të nëndheshme, por të kreshpëruar pak ditë më parë nga konsulli grek në Korçë, i cili ka provokuar me thirrje panhelene, rrethi i të cilave ka kapur edhe pakicën arumune në Shqipëri. Në një prej daljeve të tij televizive, z. Spahiu ka argumentuar edhe atë që ai e ka quajtur parimin europian të kombësisë, përkundër atij grek.


Meqë parimi europian na intereson, pasi shqiptarët me Europën duan të përqasen, në fund të fundit, z. Spahiu i ka mëshuar idesë se shumë vende të kontinentit e kanë njëjtësuar shtetësinë dhe kombësinë te citizenship. Term që për ironi në shqip vjen si qytetari.
Në thelb, këtë është duke kërkuar edhe z. Spahiu nga ata që ndajnë fatin e përbashkët, të mirë a të keq, të shtetësisë shqiptare: qytetarinë e të mos shkuarit kundër interesave të shtëpisë së përbashkët. Të paktën, jo për 200 evro!

Alfred Lela, G. Mapo

Monday, February 14, 2011

'21 janari', arrestohet gardisti i videos së vrasjes së Ziver Veizit

Burime të rezervuara të Prokurorisë kanë pohuar arrestimin e Agim Llupos, me detyrë oficer i Gardës së Republikës. 


Agim Llupo është gardisti që shfaqet duke qëlluar në videon ku dëshmohet vrasja e protestuesit Ziver Veizi në 21 janar.

Dyshohet se oficeri i Gardës, Agim Llupo në demonstratën e 21 janarit, ka patur në përdorim armën automatike, tip "MP5", me të cilën është qëlluar Veizi.



Shekulli

Topi-Ina Rama refuzojnë komisionin hetimor: Çështja është nën hetim

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka refuzuar zyrtarisht thirrjen për të dëshmuar në komisionin hetimor, duke e cilësuar atë një shkelje të ligjit.

“Presidenti i ushtron kompetencat në bazë të Kushtetutës. Në bazë të nenit 92, presidenti është ai që kërkon informacion nga institucionet për aktivitetet e tyre. Kërkesa në fjalë e komisionit hetimor, që përmban elementë që pengojnë kthimin e një përgjigjeje, është e pakuptimtë për aq kohë sa thërret presidentin për ta marrë në pyetje në orën 17:00 të datës 3 shkurt. Presidenti, në respekt të institucioneve, i përgjigjet negativisht kësaj kërkese”, ka deklaruar këshilltari ligjor i kreut të shtetit, Spiro Peci.

Presidenti e ka konsideruar si ilegjitime edhe kërkesën për hetimin e tabulatëve telefonikë të të gjithë personave të cituar nga komisioni, përfshirë edhe ata të gazetarëve. Për presidentin, kjo është një kompetencë vetëm e prokurorisë.

“Kjo kërkesë është një kapërcim i kompetencave dhe përbën shkelje ligji. Duke shprehur gatishmërinë për të dëshmuar në respekt të ligjit, presidenti do caktojë kohën dhe mënyrën e vetë për t’u përgjigjur. Kërkesa të kësaj natyre mund të paraqesë vetëm prokuroria”, ka theksuar Peci.

Prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të komisionit parlamentar mbi ngjarjet e 21 janarit.

Në fjalën që i është dhënë në fillim të seancës dëgjimore, Rama ka argumentuar se në bazë të ligjit, prokuroria nuk mund të japë informacione mbi proceset që janë në hetim e sipër.

“Prokuroria është një organ i pavarur. Prokuroria i nënshtrohet vetëm ligjit. Cdo ngjarje kriminale e 21 janarit është objekt i hetimit të prokurorisë dhe vetëm pas hetimit prokuroria do ketë një përfundim. Hetimi i komisionit është i lidhur në mënyrë integrale me hetimet që bën prokuroria. Unë nuk mund t’i përgjigjem pyetjeve tuaja. Unë i qëndroj vetëm ligjit”, ka deklaruar Rama.

“Prokurori i përgjithshëm, kur po bëhet një hetim, nuk mund t’i nënshtrohet një seance marrjeje në pyetje”, ka theksuar ajo, duke u larguar.

Veprimi në fjalë ka acaruar drejtuesin e komisionit hetimor parlamentar, Eduart Halimi, i cili e ka cilësuar atë si një refuzim për bashkëpunim nga institucioni i akuzës.

“Do ta marr këtë veprim si mungesë e bashkëpunimit tuaj me komisionin parlamentar. Do ta shohim si mungesë respekti ndaj organit më të lartë kushtetues, që është Parlamenti”, ka deklaruar Halimi.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe anëtari tjetër i komisionit, deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili ka theksuar se veprimi i zonjës Rama përbën një “refuzim flagrant”.

“Asnjë nga anëtarët e komisionit nuk ka dashur e as dëshiron të pyesë për cështje dhe rrethana që kanë të bëjnë me aspektin penal. Ky është një hetim parlamentar dhe këtë duhet ta kuptonte edhe kryeprokurorja. Largimin e saj e konceptoj si një refuzim flagrant ndaj një institucioni kushtetues”, ka pohuar Alibeaj.


Top Channel

R. Qose: Populli të largojë me mosbindje civile gënjeshtarin Sali Berisha

Gënjeshtra dhe qytetërimi Mund të jetë Dekarti, mund të jetë Spinoza, mund të jetë Kanti e mund të jetë Klod Levi Strosi, nuk më kujtohet tash se cili prej tyre, ka thënë, sigurisht jo pikë për pikë siç po e paraqes unë thënien e tij, se njerëzimi ka hyrë në një epokë të re, më të lartë, të zhvillimit kulturor dhe, në përgjithësi, qytetërues, atëherë kur ka filluar ta shikojë e ta dënojë gënjeshtrën si një krim të rëndë.
Dhe, kështu, njerëzimi është shkëputur prej gjendjes parake në të cilën ndodhej kur ka filluar të dënojë gënjeshtarin, që bënte të keqen, e jo atë që i thoshte gënjeshtarit gënjeshtar.
Nuk e di sa e si është dënuar gënjeshtra me ligje në shtetin shqiptar prej se është krijuar ai: nuk e di sa e si është dënuar gënjeshtra gjatë të ashtuquajturës periudhë të peripecive menjëherë pas krijimit të këtij shteti, as gjatë gjashtë muajve të qeverisjes së Fan Nolit me ministrat e tij intelektualë të shquar, as gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut, as gjatë totalitarizmit të Enver Hoxhës. E di, ndërkaq, se populli shqiptar në kohën kur nuk kishte arritur ta dënonte me ligje, e dënonte gënjeshtrën moralisht. Sipas traditës popullore, mashtruesi, gënjeshtari, ishte njeri i mallkuar, i përqeshur dhe i përbuzur e, në raste të veçanta, edhe i veçuar.
A e dënojmë ne gënjeshtrën sot me ligje?
A e dënojmë ne sot gënjeshtrën moralisht?
Jo.
Nuk më ka takuar të dëgjoj për gënjeshtar të dënuar ligjërisht dhe nuk më ka takuar të shoh në mediat elektronike gënjeshtar të dënuar moralisht në jetën tonë sot!
Dhe, pikërisht pse gënjeshtari nuk dënohet as ligjërisht, as moralisht, gënjeshtra është bërë mjet i politikës dhe mjet për sukses në jetën tonë.
Mjet i moskulturës në jetën tonë.
Gënjejnë intelektualë! Gënjejnë shkrimtarë! Gënjejnë krijues të fushave të ndryshme të arteve! Gënjejnë shkencëtarë! Gënjejnë politikanë, zyrtarë, shtetarë!
Askush më shumë, askush më rëndë, askush më gjithanshëm nuk gënjen se njerëzit e politikës - në mënyrë të veçantë ata të partisë në pushtet - të Partisë së Sali Berishës.
Zëzëllimat e tyre janë bërë të padurueshme.
Mund të them se e njoh mirë historinë e popullit shqiptar dhe mund të them kështu - se e njoh mirë, në radhë të parë sepse e njoh prej përbrenda: e njoh kulturën e tij, e njoh jetën e tij kulturore, shoqërore dhe politike. Njohuritë që kam për historinë e popullit shqiptar, për jetëshkrimet e krijuesve të ndryshëm të kohëve të ndryshme dhe për jetëshkrimet e shqiptarëve që kanë vepruar në politikën e atdheut a të pushtuesit të tij prej fillimeve të Rilindjes Kombëtare, madje, prej kohës së Skënderbeut e deri sot - këto njohuri historike që kam më bëjnë të mundshme të them: në historinë politike dhe në historinë kulturore të popullit shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka njeri publik, politikan a intelektual, që ka gënjyer sa dhe si gënjen ish-kryetari i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i tashëm i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari 20-vjeçar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Me të, me Sali Berishën, nuk mund të krahasohet asnjë gënjeshtar i yni historik, madje, as pretenduesi i rrejshëm për fronin shqiptar, gënjeshtari spanjoll, Gjin Aleadro Kastrioti!

Gënjeshtarët ontologjikë
Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha, gënjen kurdo dhe kudo: në çdo kohë dhe në çdo vend. Dhe, gënjen i harlisur. Ai gënjen në mbledhjet e zakonshme dhe në kuvendet kombëtare të Partisë së tij të quajtur demokratike; në akademi të ndryshme me të cilat përkujtohen vetje politike a kulturore apo me të cilat shënohen përvjetorë shtetërorë a partiakë; në mitingje; në fushata zgjedhore; në mbledhje të Qeverisë së Shqipërisë; në mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë; në takime zyrtare a gjysmëzyrtare me bashkështetarë; në takime me politikanë e diplomatë ndërkombëtarë; në biseda në mediat dhe në konferenca me gazetarë; në takime me studentë dhe në takime me pedagogë e shkencëtarë!
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gënjen aq shpesh, aq mjeshtërisht dhe aq naivisht, aq djallëzisht dhe aq primitivisht, aq sofistikueshëm dhe aq hapur, aq premtueshëm e aq kërcënueshëm, saqë të gjitha këto ngjyresa të gënjeshtrave të tij publike bëjnë të mundshme, madje, të domosdoshme, të thuhet se gënjeshtra është thelbi i tij, substanca e tij mendore e shpirtërore, qenia e tij, ashtu siç është servilizmi thelbi, substanca mendore e shpirtërore, qenja e Ismail Kadaresë.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është gënjeshtar ontologjik; dhe antologjik, ashtu siç është Ismail Kadare servis intelektual i diktaturës komuniste dje dhe servis intelektual i despotizmit tribalist të Sali Berishës sot.
Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, si gënjeshtar nuk dua ta krahasoj me gënjeshtarët dhe me mashtruesit e njohur botërorë në shekujt e kaluar, siç ishin Xhon Lo, D'Eon, Nojhof, Kalostro, Plaku Trenk, e të tjerë dhe nuk dua ta krahasoj me ta sepse mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre, që ndodhin në fushë të politikës, nuk prodhojnë për të tjerët, por vetëm për ta, pasojat që prodhojnë gënjeshtrat e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për shqiptarët.
Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, nuk dua ta krahasoj as me gënjeshtarët e mëdhenj shtetarë, siç ishin Musolini dhe Stalini, dhe nuk dua ta krahasoj me ta sepse ata, të dy, edhe Musolini, edhe Stalini, ishin gënjeshtarë me stil të lartë, që gënjenin për qëllime të larta ideologjike dhe strategjike.
Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha, ndërkaq, gënjen për çështje të rëndësishme dhe për çështje të vogla, kur e kur banale.
Ai gënjen kur flet për një urë të vogël dhe kur flet për një tunel të madh, kur flet për pajisjen e shkollave me kompjuterë dhe kur flet për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Shqipërisë, kur flet për vitin e kompjuterizimit vetjak dhe kur flet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, kur flet për historinë e kohës së Skënderbeut e të kohës së komunizmit dhe kur flet për historinë e letërsisë shqipe, kur flet për bllokmenët e vjetër e bllokmenët e rinj dhe për vendin që ka ai ndër të parët dhe ndër të dytë, kur flet për figura intelektualësh dhe kur flet për figura politikanësh.
Në gënjeshtrat e tij rol posaçërisht të madh luajnë numrat dhe krahasimet. Numrat - kur e paraqet zhvillimin e fushave të ndryshme të ekonomisë, të arsimit e të shëndetësisë në Shqipëri dhe krahasimet - kur këtë zhvillim të Shqipërisë e përqas me zhvillimin e vendeve të tjera në Evropë e në botë. Në propagandën e rrejshme komuniste gënjeshtra kurrë nuk ishte aq e çmendur sa në propagandën gënjeshtare, delirante të Sali Berishës.
Vargu i gënjeshtrave
E keni parë dhe e keni dëgjuar çka thoshte dikur për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano. Pjesëtar i klubeve të bixhozit në qendra të ndryshme evropiane; pronar ndërtesash dhe firmash; përfitues nga trafikimi i qenieve njerëzore; pastrues parash; padrino i klaneve mafioze; vrasës i qytetarit në hyrje të Durrësit. E të tjera. Zi e më zi! Dhe, këtë "kryekriminel" i cili, po të ishin të vërteta ato që thoshte atëherë, kur Fatos Nano ishte kryeministër, do të duhej të ishte ende në burg, pas një kohe, kur ai do të bjerë nga politika, do ta shpallë mik të çmuar me të cilin do të përpiqet të ndërrojë gjendjen kuadrore në Partinë Socialiste!
E keni dëgjuar çka thoshte dikur, në Qeveri, në Kuvend, në biseda në televizione për kryetarin e Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Metën?
I thoshte të gjitha ato që i thoshte për Fatos Nanon plus disa zeza të tjera më të zeza se ato me të cilat e katranoste të parin! Lëshojeni xhirimin e dhënë në emisionin Fiks-fare mbi ato çka thoshte Sali Berisha për Ilir Metën dhe do të krijoni përfytyrimin e përafërt se sa e përshtrirë dhe se sa e përthelluar ishte veprimtaria kriminale e Ilir Metës! Sikur të ishin të vërteta ato që thoshte atëherë kryeministri i tashëm i Shqipërisë, Sali Berisha, për zëvendëskryeministrin e tij mandej shumë të dashur, Dritan Prifti nuk do të kishte pasur nevojë që t'i xhironte fshehurazi bisedat e tij me shefin e partisë në të cilën ishte, sepse Ilir Meta do të ishte i dënuar me shumë vite burg!
E keni dëgjuar çka flet kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në bisedat televizive, në konferencat me gazetarët , në Qeverinë e Shqipërisë, në Kuvendin e Shqipërisë për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe për zyrtarë të tjerë të kësaj partie?
Besoj se e keni dëgjuar- shumica; dhe shumë herë. Ato fjalë i kemi dëgjuar ne, shikuesit e zakonshëm, dhe ato fjalë do t'i dëgjojnë edhe pasardhësit tanë, që do të merren me patologjinë e jetës sonë të sotme politike. Për këtë arsye nuk e quaj të nevojshme t'i përsëris në këtë shkrim.
Po, me kaq nuk merr fund përmbledhja e deklaratave, e fjalimeve, e bisedave, e vetërrëfimeve, e lavdërimeve dhe e kërcënimeve përplot rrena të kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Sali Berisha. Ajo është përmbledhje shumë e vëllimshme dhe vazhdon të plotësohet dita ditës dhe nata natës.
E dëgjuat sa gënjeu dhe si gënjeu kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, më 21, 22, 23, 24 janar dhe sa e si vazhdon të gënjejë për demonstratën e 21 janarit të Partisë Socialiste dhe të qytetarëve të tjerë që nuk janë anëtarë partish?
Së pari tha se tre të vrarët në demonstratë u vranë prej demonstruesve të tjerë dhe u vranë me pistoleta të kalibrit të vogël. Dhe, u vranë, shtoi ai, me qëllim që të akuzohej pushteti për vrasjen e tyre!
Nuk kishte nevojë të ishte mjekoligjor as ekspert balistik për të ditur se kjo ishte gënjeshtër e gënjeshtarit të dehur prej urrejtjes.
Mandej, pas disa orësh apo një dite - nuk e di sigurt, kur u përgënjeshtrua prej xhirimeve që kishin bërë kamera a celularë të gazetarëve a të qytetarëve dhe prej deklaratave të atyre që i kishin çuar deri në autoambulanca të vrarët, që dëshmonin se vrasjet u bënë prej gardistëve të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha e ndërroi pllakën dhe tha: gardistët kanë mbrojtur Kryeministrinë. Domethënë: kanë bërë vrasjen duke mbrojtur Sali Berishën (e parrezikuar prej askujt). Dhe, shtoi: me të gjitha këto do të merret prokuroria.
Dhe, kur Prokurorja e Përgjithshme e filloi hetimin për vrasjen e demonstruesve të paarmatosur dhe mori vendimin për arrestimin e gjashtë oficerëve të gardës, kryeministri e mohoi ç'tha më parë sepse e mohoi të drejtën e prokurorisë që të merret "me të gjitha këto". Dhe, kështu, edhe gënjeu prapë para opinionit shqiptar, edhe e shkeli Kushtetutën!
Por, për çështjen e hetimit të krimit të bërë prej gardës republikane më 21 janar, kryeministri i Shqipërisë do të gënjejë prapë, e prapë e prapë. Ndërmjetësuesit të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Katrin Eshton, në konfliktin e tashëm në Shqipëri - në konfliktin e tretë ndërmjet dy palëve kundërshtimore në politikën dhe në jetën shqiptare prej se Sali Berisha e sundon Shqipërinë, Mirosllav Llajçak, ai i tha: qeveria shqiptare do të përkrahë hulumtimin e pavarur të vrasjeve. Dhe, kështu, për të njëjtën çështje për tri ditë, gënjeu tri herë.
Përpos këtyre gënjeshtrave për të njëjtën çështje - për çështjen e hetimit të vrasjeve në demonstratën e 21 janarit, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, bëri edhe tri gënjeshtra të tjera - tani për qëllimin e demonstratës së 21 janarit.

Cilat janë këto tri gënjeshtra të tjera?
E para, e shpalli demonstratën puç (që bëhet me çadra), që kishte për qëllim marrjen e pushtetit.
E dyta, e shpalli Prokuroren e Përgjithshme bashkëpjesëmarrëse të puçit (pa treguar nëse ishte në shtabin puçist apo demonstruese e thjeshtë); dhe,
E treta, e shpalli bashkëpjesëmarrës të puçit edhe Shërbimin Informativ Shtetëror!
Dhe, dëshmi e tij se demonstrata ishte puç nuk ishin as xhirimet e demonstratës, as deklaratat e demonstruesve, as informatat e shërbimit kombëtar, por, siç e theksoi vetë, informata të shërbimeve të jashtme, të huaja (ndoshta serbe, ndoshta malazeze, ndoshta maqedonase, ndoshta greke, e ndoshta italiane). Informata të shërbimeve amerikane, angleze dhe gjermane ato nuk mund të ishin sepse shërbimet informative amerikane, angleze dhe gjermane gjithsesi nuk do të merrnin pjesë në gënjeshtrat tragjikomike që bën kryeministri i Shqipërisë.

Zyrtarizimi i gënjeshtrave
Nuk ka dyshim se gënjeshtrat që bën kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, prej se fati fatal i Shqipërisë e ka nxjerrë në skenën politike shqiptare, e sollën Shqipërinë ku ishte në vitin 1997; ku ishte në vitin 1998 dhe ku është sot, në vitin 2011!

E ku është sot Shqipëria e sunduar prej tij?
Është në krizë të rëndë, të gjatë, të vazhdueshme, në të vërtetë në krizë të përgjithshme politike, shoqërore, shpirtërore, morale, që shprehet: me urrejtje të madhe njëzetvjeçare ndërmjet dy anëve politike, që nuk janë të liruara prej mendësish krahinore, dialektore dhe, ndoshta, fetare; me shpërthime të kohëpaskohshme të dhunës në demonstrata të qytetarëve; me largimin e pandërprerë të shqiptarëve prej atdheut të vet - në Itali, në Greqi, në vende të tjera evropiane, në SHBA, në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re; me krimet gjithnjë e më të shpeshta në familje; me prostitucion; me drogë; me vetëvrasje; me fatkeqësi të jashtëzakonshme në trafik, në rastet më të shpeshta, të shkaktuara prej shpejtësisë dhe prej përdorimit të pijeve alkoolike; me shpërfytyrim moral që tregohet qoftë edhe me një indiferencë të pakuptueshme ndaj padrejtësisë e ndaj gënjeshtrës, duke përfshirë këtu, sidomos, gënjeshtrat që bën kryeministri me pretorianët e tij partiakë. E të tjera. E të tjera.
Pse Sali Berisha në vazhdimësi gënjen si individ, domethënë pse si individ në vazhdimësi dëshmohet gënjeshtar ontologjik - kjo edhe mund të durohet.
Por, pse Sali Berisha në vazhdimësi gënjen si kryeministër i Shqipërisë, domethënë pse si zyrtar i lartë shtetëror dëshmohet pandërprerë gënjeshtar ontologjik - e kjo nuk durohet, kjo nuk mund të durohet, kjo nuk duhet të durohet.
Mund të thuhet kështu, në radhë të parë për shkak se gënjeshtrat e tij janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen gënjeshtra partiake, gënjeshtra të një partie të madhe, gjithsesi të partisë së dytë për nga numri i anëtarëve në Shqipëri. Si gënjeshtra të ndërtuara dhe të shqiptuara prej kryeministrit dhe kryetarit të Partisë ato bëhen më lehtë gënjeshtra kolektive dhe zyrtare: gënjeshtra të zyrtarëve më të lartë partiakë në institucionet e shtetit: gënjeshtra të kryetares së Kuvendit, gënjeshtra të deputetëve, gënjeshtra të zëvendës-kryeministrave, gënjeshtra të ministrave, gënjeshtra të zëdhënësve dhe zëdhënëseve të partisë në institucionet partiake e shtetërore, gënjeshtra të diplomatëve anëtarë a përkrahës të PD-së, gënjeshtra të pronarëve, drejtorëve, kryeredaktorëve, gazetarëve të medieve elektronike e të tjera që janë anëtarë të PD-së apo përkrahës të saj.  
Dhe, kështu me radhë. Dhe, kështu me radhë e pa radhë. Të gjithë këta pretorianë partiakë, politikë dhe profesionalë, jo vetëm se i shqiptojnë gënjeshtrat e kryeministrit, por, kur e kur, i zmadhojnë, i plotësojnë, i drakulizojnë.
E dëgjuat çka tha njëri nga këta pretorianë partiakë, që është i shpërblyer me post ministror për rolin e treguar në popullarizimin e gënjeshtrave të kryeministrit? Ai tha duke shqelmuar logjikën dhe gramatikën për ç'arsye po e parafrazoj thënien e tij për "barutin plot barut": ajo vetura me të cilën banda e demonstruesve iu vërsul derës së rrethojës së kryeministrisë ishte plot me eksploziv!
Kjo gënjeshtër ishte aq e marrë, aq e çmendur, saqë nuk kuturisi ta shqiptonte as kryeministri, i cili nuk stepet as nga gënjeshtrat më fantastike.
Duke u bërë gënjeshtra kolektive, partiake, zyrtare, gënjeshtrat e kryeministrit të Shqipërisë janë bërë aq më të rrezikshme, aq më kërcënuese sepse kanë fuqi më të madhe përshtrirëse dhe fuqi më të madhe shkatërruese në organizimin e shtetit dhe në përbashkësinë e Kombit.

Gënjeshtrat dhe demokracia
Për shkak të ndikimit të tillë shpërbërës, shkatërrues, shpërfytyrues në shtetin e në jetën shoqërore në përgjithësi të gënjeshtrave që mund të shqiptojnë zyrtarët, popujt me tradita shtetërore dhe politike i dënojnë rëndë gënjeshtarët politikë e shtetërorë dhe i ndëshkojnë rëndë gënjeshtrat e shqiptuara prej tyre. Në botën demokratike, politikani, shtetari, zyrtari, që bën qoftë edhe një gënjeshtër e lëre më më shumë, detyrohet të japë dorëheqje vetë apo shkarkohet nga pozita. Varësisht prej peshës së gënjeshtrës dhe pasojave të saj ai mund të dënohet për krim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fjala vjen, për herë të parë në historinë e tyre e kanë shkarkuar një kryetar - e kanë shkarkuar nga pozita e kryetarit të SHBA-ve, Riçard Niksonin, jo pse kishte ndodhur afera Uotergejt, por pse kishte deklaruar se nuk kishte ditur se po ndodhte kjo aferë.
Njëri prej kryetarëve më të popullarizuar amerikan, Bill Klinton, ishte gjetur në prag të shkarkimit nga pozita jo pse kishte vënë marrëdhënie të palejuara në Shtëpinë e Bardhë me një nëpunëse të administratës presidenciale, por pse në fillim kishte mohuar se kishte pasur lidhje me të. Ishte mirëkuptuar kur kishte kërkuar falje prej amerikanëve pse nuk e kishte thënë të vërtetën.
E ne, ç'bëjmë ne?
Ne jo vetëm se nuk dënojmë me ligje gënjeshtrat 20-vjeçare të ish-kryetarit të Shqipërisë, të kryeministrit të tashëm të Shqipërisë, të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, që ka sjellë mendësinë lindore despotike dhe gënjeshtare në jetën politike e shtetërore shqiptare, por nuk i dënojmë ato as moralisht. Përkundrazi: ndodh të bëhemi përkrahës dhe popullarizues të tyre. Jo vetëm kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm zëvendës-kryeministri, jo vetëm ministrat, jo vetëm deputetët, jo vetëm diplomatët, jo vetëm zyrtarët e sektorëve të ndryshëm pushtetorë, jo vetëm drejtorë, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, po edhe intelektualë mund të shihen e mund të dëgjohen e mund të lexohen duke u shërbyer me gojë e me shkrim gënjeshtrave të kryeministrit të Shqipërisë! Prej drojës! Për leverdi!
Po, t'i kthehem asaj fjalisë me të cilën e fillova këtë sprovë mbi gënjeshtarin ontologjik kampion ndër gënjeshtarët në historinë politike dhe kulturore shqiptare.
Në qoftë se është e vërtetë se njerëzimi është shkoqur nga gjendja parake dhe është ngritur në shkallë më të lartë të zhvillimit kulturor dhe, në përgjithësi, qytetërues, atëherë kur ka filluar ta shikojë dhe ta dënojë si krim të rëndë gënjeshtrën, mos do të thotë kjo se politika e Sali Berishës, në të cilën është e mbajtur gënjeshtra si thelb, kuptim dhe mjet i saj, tregon se ne në atë shkallë ende nuk jemi ngritur?
Nuk dua të besoj në këtë mundësi.

Ndëshkimi i gënjeshtarit
Gënjeshtrat e vazhdueshme, zyrtare, të Sali Berishës dhe të pretorianëve të tij partiakë, që kanë pushtuar institucionet e shtetit shqiptar, jo vetëm se sjellin dëmet, kërcënimet, rreziqet që po shohim këto ditë, por edhe e fyejnë rëndë popullin shqiptar. Nuk thuhet kot në botë: popullin nuk ka të drejtë ta gënjejë asnjë njeri politik. Dhe, askush.
Populli shqiptar do ta rikthejë dinjitetin e përulur, të fyer rëndë prej gënjeshtrave të Sali Berishës dhe pretorianëve të tij politikë e shtetërorë vetëm në një mënyrë: duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe, pas largimit prej pushtetit, duke kërkuar hetimin e pasojave të gënjeshtrave të tij në jetën kombëtare dhe në sigurinë e qytetarëve. Dhe, kjo mund të arrihet jo me fjalimet poetike e përshtypjelënëse të Edi Ramës, por (në qoftë se nuk pranohen zgjedhjet e parakohshme) me lëvizje popullore dhe mosbindje qytetare.
Jam thellësisht i bindur se vetëm duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe duke e nxjerrë në gjyq për pasojat kriminale të politikës së tij sidomos më 1997, 1998 dhe, tani, më 2011 Shqipëria do ta kthejë rendin, paqen, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë.
Dhe, ç'është me rëndësi tepër të madhe: do ta ndalë rënien shpirtërore dhe morale që po e shkallmon.
Prishtinë 29.1.2011

G. Shqiptare

Tuesday, February 1, 2011

Perëndesha e dhimbjes sonë

Nëse do të mundnim ta përmblidhnim gjithë atë që ka ndodhur në këtë javë, pra nga vrasja makabre e tre protestuesve deri te dita e djeshme, te marshim në funebër dhe paqësor, i dhimbshëm dhe dinjitoz i popullit të zemëruar, do të mjaftonte vetëm fotoja e botuar dje në faqen e parë të gazetës "Shekulli", e shkrepur nga fotografja dhe artistja Jutta Benzenberg.

Në atë portret të vajzës 11-vjeçare të Ziver Veizit dukej se koha ishte ndalur dhe nuk lëvisten më. Pika e lotit që i rridhte në faqe, buzët e shtrënguara me elegancë dhe lehtë, një dritë natyrale që i bie nga sipër.. Zot!

Nëse mund ta përfytyrojmë dhimbjen e vërtetë, pra nëse do të kërkojmë të dimë se ç'pamje ka ajo, ç'fytyrë ka - ose nëse ndonjë ditë, pas shumë vjetësh, do të kërkojmë dhe do të pyesim se çfarë ndodhi më 21 janar - ajo foto do të na i tregojë të gjitha. Siç thotë Bart, fotoja është një mit, një histori.

Ana, pret drejtësi

Është koha e ndalur në mes. Dhe duke e parë atë foto ti bindesh se gjithë Shqipëria është ndalur në atë çast në portretin e vajzës së Ziver Veizit, në lotin që i rrëshket mbi faqe dhe në buzët e mbledhura si një perëndeshë e dhimbjes.

Ilir Yzeiri, Shekulli

Përgjimet, zbardhet plani për ekzekutimin e Ramës

Zbardhet plani për vrasjen e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Prokuroria e Tiranës tha dje se Luan Rami, Fatos Rami dhe Afrim Kica, nga Burreli, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, po siguronin kushtet dhe mjetet materiale me qëllim për të realizuar eliminimin fizik të shtetasit, Edi Kristaq Rama.
Me 28 janar, Rama doli në bulevard i rrethuar nga një shpurë me truproja duke "shpërfillur" rrezikun që i kanosej për jetën.
Sipas prokurorisë, informacioni i referuar nga Shërbimit Informativ Shtetëror bëri që të ndërhyhej në kohë dhe të parandalohej vrasja e kryetarit të PS-së. Tre të dyshuarit, dy kushërinjtë Rami dhe miku i tyre Kica u përballën dje me gjykatësin e gatshëm Ardian Kalia për t'u njohur zyrtarisht me akuzat e rënda. Luan Rami, ish-drejtori i ndërmarrjes së Elektrikut në Burrel, pranoi se i kishte dërguar mesazh në telefon kreut të socialistëve Rama, duke i kërkuar t'i zhdëmtonte makinën që iu shkrumbua në demonstratën e 21 janarit.
Asnjëri prej tre të dyshuarve nuk pranoi të kishin bërë plan për vrasjen e kryebashkiakut të Tiranës. Të dyshuarit, Luan e Fatos Rami dhe Afrim Kica, do të qëndrojnë në qeli për një muaj dhe nëse prokuroria nuk gjen prova për implikimin e tyre, atëherë të dyshuarit do të rifitojnë lirinë. Në seancën me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, prokurori ka zbardhur nofkat e tre personave, "Taku", "Tani" dhe "Tiku", të cilët dyshohet të kenë qenë pjesë e grupit, që do të vepronte për të ekzekutuar Ramën. Këta persona janë në kërkim nga policia. Pikërisht për të identifikuar këta tre persona dhe për të gjetur lokalin në Linzë, ku dyshohet të jetë thurur plani kriminal, prokuroria kërkoi 30 ditë kohë. Avokati, Alfred Duka debatoi me prokurorin Tominaj, të cilin e pyeti se cilën provë kërkon të marrësh, për sa kohë kërkon arrest me burg me afat për dy kushërinjtë Rami. "Të identifikojë tre personat", - i përgjigjet prokurori, çka përbën shkak për një debat të fortë mes tyre. ndërsa pyetjes nëse ishte i vlefshëm arrestimi në flagrancë, prokurori i përgjigjet se është "parandaluar një krim të jashtëzakonshëm dhe është shpëtuar jeta e Edi Ramës".

Procesi

Një material i referuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ku dyshohej se një grup kriminal po përgatiste kryerjen e akteve terroriste ka alarmuar Prokurorinë e Tiranës. Kanë mjaftuar disa verifikime, që organi i akuzës të regjistronte një procedim penal ndaj disa të dyshuarve të cilët po përgatisnin terrenin për kryerjen e një vrasje. Për aktet me qëllime terroriste prokuroria kishte shpallur mos kompetencën. Në shënjestër të këtij plani ishte vënë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili në tubimin- homazh të 28 janarit lëvizi nën masa të rrepta sigurie.
Pas kërcënimit Shërbimi Informativ Shtetëror i kishte vënë në përgjim tre të dyshuarit, Luan e Fatos Rami, si dhe Afrim Kicen dhe informoi policinë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin po krijonin kushte për eliminimin fizik të kreut të opozitës.
I gjithë plani kriminal u zbulua dje nga prokuroria, kur tre të dyshuarit, mbërritën në gjykatën e Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Luan Rami, i dyshuari kryesor, u shpreh në gjykatë se i kishte bërë mesazh në telefon kryesocialistit Edi Rama. "Unë i kam bë sms me emër dhe mbiemër dhe i kam kërkuar të më zhdëmtojë makinën", - mësohet t'i ketë thënë gjykatësit i dyshuari. Bëhet fjalë për një makinë tip "Fuoristradë" që është parë të qarkullojë përgjatë gjithë kohës së demonstratës së dhunshme. Kushëriri i tij, Fatos Rami, është shprehur se ka qenë në gjumë, kur i janë vënë prangat, duke kundërshtuar prokurorin, i cili deklaroi se ishte bërë një arrestim parandalues duke u shpëtuar kështu kreu i opozitës. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor dhe sallën e gjyqit e lanë edhe dy deputetë socialistë që ndodheshin të pranishëm.  
Foto nga Godo Godaj

Ndërsa, jashtë dyerve të gjykatës ndodheshin familjarët e miq të të dyshuarve, mes tyre dhe Sali Lusha, ish-truproja e kryeministrit Sali Berisha. Zenel Rami, i ati i Luan Ramit, tha se i biri nuk ka pasur asnjë qëllim, të ekzekutojë Edi Ramën. 

Klodiana Lala, G. Shqiptare

Saturday, January 29, 2011

Në Shqipëri sot ka të burgosur politikë

Prindërit e dy djemve të rinj të cilëve u është hequr prej ditësh liria, ishin mbrëmë në redaksinë e Shekullit. Këta djem quhen Ledion Muharremi dhe Markelian Saliko.


Markelianin familja e ka kërkuar me zemër në dorë, komisariat më komisariat e burg më burg për katër ditë rresht, derisa dje më në fund e gjetën ku e kishin flakur pasi e kishin zvarritur qeli më qeli. Thjesht vendoseni veten në vendin e prindërve të Markelianit.
Markeliani dhe Ledioni janë pjesë e një grupi prej rreth 40 vetësh, që vazhdojnë të mbahen në burg pas protestës së 21 janarit. Markeliani dhe Ledioni janë arrestuar, sepse kanë marrë pjesë në një aktivitet politik të opozitës. Ata sot janë të burgosur politikë.
Markeliani dhe Ledioni janë të dy 20 vjeçarë. Kanë një skedë penale të bardhë, thënë thjesht në jetën e tyre nuk kanë bërë asgjë jashtë ligjit.
NUK KANË BËRË ASGJË!
Nuk kanë bërë asgjë që të meritojnë një "korridor" policësh të vendosur në 2 rreshta të formuar nga 20 vemje me uniforma që i kanë qëlluar e pështyrë djemtë të gjithë me radhë nga i pari tek i fundit, derisa i kanë rrëzuar përtokë të gjakosur, siç paramilitarët e Arkanit trajtonin kosovarët.
Markeliani dhe Ledioni NUK KANË BËRË ASNJË KRIM!
Janë të dy nga 20 vjeç si shumë të papunë të këtij vendi. Dhe përsërisim: Në skedën e tyre penale nuk ka asgjë.

Po në kanalet e qelbura të këtij pushteti kërmash që tenton terrorin në një vend ku të gjithë njohim njëri-tjetrin çfarë ka?
Ka dhjetëra hajdutë e vrasës që po t'ua mbledhësh dosjet penale mund t'u bëhen male me letra.
Vetëm mendoni pak: prindër që vijnë nga rrethet dhe kërkojnë fëmijët e zhdukur nga policia e shtetit. Dhjetëra djem të tjerë nga Fieri e Shkodra, janë ende nëpër qeli.
Krimi i tyre?
Nuk e duan këtë hale-qeveri me një vrasës në krye.
Mes të arrestuarve ka edhe kalimtarë të rastit, njerëz që u rrëmbyen nga një bandë burracakësh që vrau pasi demonstrata kishte mbaruar. Njerëz që vijonin rutinën e tyre të përditshme. Në vend të tyre mund të ishte sot çdonjëri prej nesh. Kjo do të thotë thjesht që në këtë vend askush më nuk është i lirë!
Çdokush nga ne sot është i burgosur.
Plumbat fluturojnë.. "Kanë dalë nga kryeministria", - thonë hetimet. Një plumb nuk fluturon një metër, as dy metra e pastaj shuhet. Në qoftë se këta plumba nuk do të ishin shuar tek ata tre burra të thjeshtë do të kishin gjetur tre njerëz të tjerë. Mund të kishin arritur këdo nga ata mijëra njerëz, që merrnin pjesë në atë protestë.
Prandaj secili nga ne sot është i vrarë.

Në datën 28 janar do të zhvillohen të shtatat e tre të ndjerëve. U kemi të gjithë borxh jetën. Me dinjitet e respekt për ta dhe si sfidë e dëshmi të shpirtit tonë të lirë e demokratik ne gazetarët e "Shekullit" do të jemi përsëri në shesh. Bashkë me redaktorin tonë që ka ende hematoma në trup. Bashkë me prindërit e Markelianit dhe Ledionit. Bashkë me mijëra të tjerë. Bashkë me Shqipërinë e njerëzve të mirë.
Foto, nga Godo Godaj
Për ata që u vranë nga një pushtet kërmash, për të ardhmen tonë shpirtlirë. Është shumë afër. Të gjithë e ndiejnë. Të gjithë e dinë. E dinë edhe këta të huajt që vijnë e na flasin me arra në gojë. Por më shumë se të tjerët këtë e di ai, që urdhëroi të vriteshin me paramendim tre nga të varfrit e ndershëm të vendit të tij.

Shekulli