Showing posts with label Skandale. Show all posts
Showing posts with label Skandale. Show all posts

Wednesday, May 8, 2013

Dom Gjomi i Mirditës


Pamje nga fshati katolik Dom Gjomi i Mirditës, që ndodhet vetëm pak kilometra larg “Rrugës së Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit

Çuditërisht, në fshat shihje shumë pak bagëti. Edhe në arra nuk është se kishte shumë të mbjella. Në bisedën e bërë në lokalin e vetëm të fshatit, mësova se pjesa më e madhe e domgjonasve, përveçse kishin nga një shtëpi të rregulluar në fshat, kishin edhe një apo dy shtëpi në Tiranë. Më vonë do e kuptoja arsyen.

Ngjitja në mal do të na shfaqte një pamje dramatike. Dora e njeriut nuk kishte lënë pemë në këmbë. Një masakër e frikshme, e ngjashme me një apokalips. Tani po e kuptoja se si kishin arritur të blinin nga një apo dy shtëpi në Tiranë këta fshatarë miqësorë me ne, por jo me pyllin, që nuk merreshin me asnjë veprimtari bujqësore apo blegtorale.

Për 20 vite me radhë, në këtë mal është prerë çdo pemë e mundshme, duke shkatërruar kështu krejt ekosistemin. Në të nuk gjendet asnjë kafshë pylli apo shpend. Të vetmet gjallesa që hasëm rrugës dhe në mal ishin disa nepërka dhe gjarpërinj, që nxitimthi fshiheshin, dhe një buf që këndonte trishtueshëm, ndoshta gjendjen e këtij mali. Asnjë tingull gjallese tjetër. Madje as cicërimat e zogjve. Asgjë. Vetëm heshtje trishtuese.

“Vallë nuk iu bën përshtypje kjo masakër mjedisore që kanë bërë? Po shteti përse nuk ka ndërhyrë gjithë këto kohë”, pyeta jo pa irritim udhëheqësin e grupit tonë, Petritin, që është larguar nga Dom Gjoni shumë vite më parë.

“Ka qenë e vetmja mundësi që ata të jetojnë dhe fitojnë”, mu kthye me qetësi ai, ndërsa duke psherëtirë, mungesën e ndërhyrjes së shtetit e justifikoi me pragmatizëm, me faktin se Munella është shumë larg për t’u shtrirë dora e ligjit.

Artikullin e plotë e gjeni këtu:
http://www.gazetatema.net/web/2013/05/02/foto-reportazh-nje-masaker-nen-syte-e-te-gjitheve/

NËPËR LABIRINTET E KËSHILLIT TË EVROPËS

Një herë në vit, Këshilli i Evropës pret vizitorë në ambientet e tij të brendshëm për gati dy javë. Turistë të shumtë, nga e gjithë bota, mësyjnë Brukselin ato ditë, për të parë nga afër mjediset ku punojnë drejtuesit e kontinentit plak dhe adiministrata e tyre e gjerë. Në të vërtetë ka mjaft për të parë, duke filluar nga veprat e ndryshme të artit në sallonet e larmishëm, arkitektuën e brendshme të kompleksit madhështor të zyrave e sallave të mbledhjeve (sipas niveleve) të përfaqësimit të shteteve anëtarë të BE, sallat e konferencave të shtypit me aparaturat më bashkëkohore, kujtimi me simbolikë kombëtare që sjell atje çdo shtet i anëtarësuar, dhuratat e bukura artistike që bëjnë shtete të ndryshëm të botës, etj., etj.. Shkurt, ia vlen ta suportosh pa bezdi kontrollin rigoroz në hyrje për të gjithë vizitorët. Ndarja në grupe e turistëve bëhet sipas gjuhës së zgjedhur, me të cilën do të komunikojë ciceroni me ta.
Herën e fundit që kam qenë atje më takoi ta bëja vizitën me një grup turistësh kanadezë, nga Quebeku. Vetëm unë e ciceronia ishim evropianë, ose më sakt, ballkanas. Ajo ishte një grua e re rumune, e cila kishte dy vjet e punësuar në administratën e BE. Kanadezët ishin të interesuar veçanërisht për veprat e artit dhe rrallë i bënin ndonjë pyetje cicerones, e cila jepte shpjegimet e saj paraprake në çdo mjedis ku kalohej. Kjo më krijoi mundësinë që unë t'i drejtoja pyetje asaj më shumë nga ç'do mundja në rrethana të tjera.
- Këtu qëndrojnë delegacionet e vendeve jo anëtare të BE, gjatë kohës që presin t'i thërrasin, tha ciceronia, duke më shikuar me një buzëqeshje kuptimplote.
- Edhe Shqiptarët? e pyeta unë, duke deshifruar buzëqeshjen e saj.
Ajo kaloi nga buzëqeshja në qeshje dhe m'a ktheu:
- Jo, Shqiptarët jo, se... kanë kohë që nuk i thërrasin. Megjithatë do t'ju tregoj diçka, pak më vonë, që fshikullon vendin tim, ndonëse është anëtar i BE, shtoi me zë pak më të ulët.
Po prisja me kërshëri çfarë do të më tregonte ciceronia për vendin e saj.
Pas gjysmë ore, ndodheshim në sallën më madhështore të korpusit të Këshillit të Evropës. Në njërin krah të saj zhvilloheshin mbledhjet e ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE. Gjithçka gati për punë. Në qendër të asaj salle luksoze zhvilloheshin takimet e nivelit më të lartë, në rang kryetarë shtetesh, të 27 vendeve anëtare të BE. Një ambient pune i shkëlqyer, me një sistem ndriçimi tepër të këndshëm dhe me flamujt e secilit shtet në vendin përkatës.
Kur po i afroheshim kreut të kësaj salle gjikante, një shikim shprehës i cicerones më la të kuptoja se ndodheshim pranë «misterit rumun». Bash në krye të sallës ndodhej një fotografi e madhe e gjithë kryetarëve të shteteve anëtarë të BE. Ajo quhej «Fotografia e Miqësisë». Mbasi i shpjegoi grupit të turistëve se kjo fotografi ndërrohej sa herë bëheshin zgjedhje në disa prej vendeve kryesorë të Evropês (i binte afërsisht çdo dy vjet), më pyeti mua me zë më të ulët:
- E njihni këtë burrin në fotografi, që na ka kthyer krahët?
Ndonëse e mora me mend se kush mund të ishte (edhe nga vendi që zinte në fotografi), më pëlqente ta dëgjoja nga goja e saj.
- Jo, iu përgjigja, nuk e njoh.
- Është kryeministri ynë, kryeministri i Rumanisë; shikoni çfarë injorimi!
Fotografia linte vërtet shumë për të dëshiruar. Aparati duhej të ishte shkrepur në çastin që kryeministri rumun ishte kthyer për t'i thënë diçka homologut që kishte në krah të djathtë. Fotografia e tregonte kryeministrin rumun pak më të kthyer akoma nga pozicioni që ne e quajmë «brinjas».
- Unë besoj se kjo nuk ka qenë fotografia e vetme që këta kryetarë shtetesh kanë bërë atë ditë, i thashë cicerones.
- Përkundrazi, ata bëjnë disa fotografi, se midis 27 personave mund t'i ndodhen sytë të pulitur ndokujt prej tyre në çastin që shkrepet aparati, apo ndonjë dukuri tjetër e papërshtatshme.
- Pse kanë zmadhuar këtë fotografi, atëherë?
- Ka të ngjarë, kastile, sepse dëgjova se kryeministri ynë kishte insistuar të ndërrohej fotografia, kur e kishte parë, por shefi i madh (Barroso) ia kishte kthyer i buzëqeshur: «Është më afër së vërtetës kjo fotografi, mbasi ju kështu u keni kthyer krahët edhe reformave që ju kemi rekomanduar ne».
Në fund të vizitës së gjatë, në një sallë tjetër vizitorët shikonin një film rreth njëzet minuta, që ilustronte punën e Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit Evropian. Ai transmetohej në të 27 gjuhët e shteteve anëtarë të BE dhe dëgjohej me kufje prej secilit vizitor, në bazë të gjuhës së zgjedhur. Nuk vonoi shumë dhe në ekran u shfaq Boris Tadiç, president i Serbisë në atë kohë. Pritja e tij nga Barroso e të tjerë, sikur të ishte ndonjë superstar Hollivudi, nuk më pëlqeu dhe i shkëputa sytë nga ekrani, derisa ai u zhduk.
Pasi e grumbulloi grupin e saj të turistëve në një holl, pas përfundimit të filmit, ciceronia u shpjegoi atyre sesi duhej ta vazhdonin më tej vizitën, pa të. Në çastin e ndarjes më pyeti:
- Meqenëse banoni në Bruksel, do ta bëni të njëjtën vizitë vitin e ardhshëm?
- Jo, nuk do të vij, derisa të anëtarësohet Shqipëria apo Kosova në BE, iu përgjigja.
- Pse nuk thoni se s'paskeni ndërmend të vini më, m'a ktheu ajo, duke më zgjatur dorën.
Ndofta kishte të drejtë.

(Agim Hamiti)

Mjaft Me Manipulimin Masiv Mediatik!

Nëse i ndiqni të gjitha mediat shqiptare, ato nuk bëjnë asgjë tjetër veçse t'iu tregojnë se në politikë gjithçka është pis dhe të gjithë politikanët janë njësoj.

Tё thuash se gjithçka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik. Ka shumё politikanё tё paaftё, por jo tё gjithё. Tё arrish tё thuash se gjithçka ёshtё njё neveri, ёshtё njё mёnyrё pёr tё legjitimuar cilindo. Sepse nё atё pikё justifikon mё dinakun, mё tё pamёshirshmin, atё qё ka mё pak rregulla, atё qё ka mё pak skrupuj. Roberto Saviano


Berisha thyen çdo rekord botërorë, 34 truproja e ruajnë atë, pse vallë…?!!!

Padyshim që çdo kryeministër në botë ka truprojat e tij, për sigurinë fizike dhe jo vetëm!
Por, deri pak kohë më parë, kryeministri i parë në botë për siguri me truprojat më të shumtë ishte kryeministri turk, Rexhep Tayp Erdogan, me 25 të tillë. E megjithatë, kryeministri ynë mesa duket ka vendosur t’ia kaloje dhe Erdoganit, kështu atë e ruajnë jo pak, por plotë 34 truproja personale!!!
Dhe normalisht lind pyetja, pse kryeministri ynë duhet të ruhmet kaq shumë?, pse kryeministri ynë qarkullon jelek plumbi?, kur kryeministri ynë ka ngritur ekonominë e këtij vendi në majat më të larta, e ka bërë vendin “baçe me lule” –siç thotë ai-, ka një rritje ekonomike që ia kalon Gjermanisë, rrugë të nivelit më të lartë që ia kalojnë edhe Norvegjisë etj.
Fotografia u realizua nga një “simpatizant” i Berishës më 22 prill 2013, ndërsa përurohej  kompleksi i rehabilituar i një-sisë bashkiake nr.4, në Tiranë./alb-observer.com/

Monday, April 29, 2013

Ismail Kadare: Intrigat që fshihen pas sulmit ndaj Gjergj Kastriotit

*  *  *
Që Mithat Frashëri e hodhi për herë të parë e, me sa duket, të fundit, këtë dëshirë të tij teatrore, në vitet tridhjetë, dëshmonte se dy çështjet që do të përcaktonin fatin e mëtejshëm të kombit: shkollat shqipe dhe emancipimi i gruas shqiptare (të dyja të zhytura në terr prej osmanllisë) ishin ende probleme të ditës, madje do të vazhdonin të ishin të tilla në të ardhmen.
Mithat Frashëri, i fajësuar me gjithë koleksionin e akuzave, të cilat njeriu shqiptar, për fat të keq, i përdor aq bujarisht, i himnizuar me koleksionin tjetër, të kundërtin, si “gjeni i kombit”, që njeriu shqiptar, përsëri për fat të keq, i përdor aq koprracisht kur duhet, e aq pa vend kur nuk duhet, ka shfaqur disa herë parashikime me të vërtetë profetike. Sikur ta ndiente nga do t‘i vinte jo vetëm fatkeqësia e re kombit shqiptar, por atij vetë, vdekja, ishte i pari njeri në botë që gjeti një fill bashkues midis ngjarjeve të 1917-ës në Rusi dhe rebelimit proturk të Haxhi Qamilit në Shqipëri, katër vite më parë, më 1913!
Si një paralajmërim ndëshkimi për atë profeci, dy vite përpara vrasjes në Nju-Jork, armiku numër një i Frashërit, shefi i komunistëve shqiptarë, shkroi të vetmen sprovë historike, kushtuar Haxhi Qamilit, ku, në kundërshtim të plotë me gjithë mendimin shqiptar, e himnizonte të çmendurin mizor nga Sharra, që nën zhurmën e daulleve dhe ulërimave “Dum Babën!” (lexo Sulltanin) kërkonte kthimin e Shqipërisë nën sundimin osman.
Kjo kundërvënie e dy personazheve rrotull psikopatit turkofil ishte kuptimplotë. Ajo dëshmonte se sundimi osman në Shqipëri ishte më keq se një sundim ushtarak. Ajo dëshmonte synimin osman, jo thjesht për ta mbajtur të sunduar Shqipërinë, por për ta zhbërë si të tillë.
Turqizmi i popullit shqiptar ishte projekti më i lemerishëm me të cilin atij i ra fati të ndeshet. Për fat të keq, mekanizmat mbrojtës të tij nuk u treguan të aftë për të shmangur plotësisht të keqen. Për vizionin otoman, ndër popujt e Ballkanit, populli shqiptar ishte ai që ndërkaq kishte vdekur.
Ai përftohej si turk, trajtohej si i tillë, me fjalë të tjera favorizohej si turk, por, ndërkaq, nëse kërkonte identitetin e vet, ndëshkohej egërsisht si turk i pabesë.
Një pjesë e tragjedisë shqiptare ishte pikërisht interpretimi i keq i statusit të tij.
Në vjershën e dëgjuar “Jam turk, elham-dulila”, poeti Esad Mekuli e shpallte me dëshpërim këtë nyjëtim dramatik ku kishte ngecur ende si në kurth njeriu shqiptar. Shumë njerëz bënin pyetjet: përse Shqipërisë i shkojnë punët mbrapsht? Përse për të tjerët po zbardhte liria, e për Shqipërinë jo?
Rilindja shqiptare, bashkë me pararendësit dhe pasrendësit e saj, e kapi hijen e vdekjes që po i vërtitej kombit. Robëria e gjatë po pillte filozofinë e robërisë, ngadhënjimi i së cilës do të ishte shumë herë më fatal se robëria vetë. Shkrimtarët veriorë, Budi, Bardhi, Bogdani, më pas arbëreshët me De Radën në krye, e fill pas tyre vargu i vetë rilindësve, të herët a të vonë, si Naimi, Mjeda, Çajupi, Fishta e deri te Noli, u ranë gjithë kambanave që duhej të zgjonin shqiptarët, për t‘i ngritur kundër robërisë, por sidomos kundër filozofisë së saj.
Për aksionin e saj, dëshpërimisht solemn, Rilindja shqiptare solli në Shqipëri fantazmën e dëbuar, Gjergj Kastriotin, të cilin Europa, për fatin tonë, na e ruajti, jo vetëm në sheshet dhe rrugët e pagëzuara me emrin e tij, por edhe në kujtesën e saj.
Mithat Frashëri ishte njëri nga rilindësit që i jetoi të tria kohët, atë të sundimit osman, të Shqipërisë së pavarur dhe fillimin e komunizmit, asgjësuesin e tij. Koha e republikës së Nolit dhe ajo e mbretërisë së Zogut, e para mjaft e shkurtër, e dyta jo aq e gjatë sa ç‘do të duhej, ndonëse në kundërshtim me njëra-tjetrën në shumë gjëra, u bashkuan në një pikë themelore, njëmendësimin e ideve të Rilindjes shqiptare, dhe testamentin e Gjergj Kastriotit, thënë ndryshe, nxjerrjen e tyre nga statusi idealist e romantik dhe vënien në themel të institucioneve, të filozofisë, të politikës e të strategjisë shqiptare.
Për fat të keq, koha e pavarësisë ishte e shkurtër për t‘ia lënë vendin periudhës groteske të varfërisë, terrorit dhe izolimit komunist. Pyetjet: përse Shqipëria vazhdon të jetë e pafat, përse të tjerët ecin e ajo ngec, bëheshin tani, me të njëjtin pezm fatalist, ndonëse për një tjetër fatkeqësi.
Ato pyetje do të përsëriteshin më pas, atëherë ku s‘do të duhej, pas rënies së komunizmit. Ato vazhdojnë të bëhen sot, jo vetëm nga mendjet elitare, por nga shumica e shqiptarëve, gjithkund ku ata ndodhen. Përgjigjet për to janë të ndryshme dhe kjo është e kuptueshme. Pas dy robërive, aq pranë njëra-tjetrës, vizioni shqiptar i botës mbetet ende i turbullt e kaotik.
Midis përgjigjeve është njëra që gjithmonë e më shpesh përsëritet, në mënyrë ogurzezë: në Shqipëri punët do të shkojnë gjithmonë e më mbrapsht, përderisa në qendër të Tiranës nuk do të hiqet shtatorja e Skënderbeut për t‘u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit.
Ngjan e pabesueshme, por këto fjalë të një rimohuesi nga Shqipëria, hulumtuesit mund t‘i gjejnë jo më larg se tre muaj më parë.
Një tjetër rimohues, këtë herë nga Kosova, shkruan, e zezë mbi të bardhë, se “antishqiptari Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve”.
Emri i këtij rimohuesi është H. Ferraj dhe sa ç‘është e madhe habia për mashtrime të tilla, po aq, në mos më shumë, është habia tjetër se ky rimohues paska përkrahje në rrethet universitare e gjysmëzyrtare në Shqipëri. Ky, e të tjerë si ky, duke abuzuar me lirinë kaotike, shpesh karikatureske shqiptare, guxojnë të hedhin mendimin se regjimi i egër komunist shqiptar, ishte i tillë ngaqë u projektua në bazë të orientimit të rilindësve shqiptarë!
Për të mos u zgjatur me këtë barbari shembujsh, po e mbyllim me fjalët e një tjetër rimohuesi, prapë nga Kosova, që bën paralajmërimin se të kesh qëndrim mohues ndaj Perandorisë Osmane sot është njëlloj si të sulmosh miqtë tanë amerikanë, që çliruan Kosovën!
Ç‘të thuash për këtë nostalgji të ringjallur befas një shekull pas ikjes së osmanëve?
Ta quash groteske, tragjike, komike nuk mjafton. Të thuash se po t‘i përmbahej programit të Rilindjes, Shqipëria jo që s‘do të bëhej kurrë komuniste, por do të ishte prej kohësh një shtet model në Bashkimin Europian, është prapë pak.
Të thuash se i ashtuquajturi “mit” i Skënderbeut, u ngjiz shekuj më parë kur komunizmi nuk ekzistonte askund, se u sublimua prej Rilindjes dhe pastaj prej kohës së pavarësisë, prej Nolit dhe Zogut, se komunizmi jo vetëm ishte i huaj për të, por në vitet e flirtit me jugosllavët 1946-1947, emri i heroit pothuajse u zhduk nga shtypi shqiptar.
Të vazhdosh me kronikën e asaj që mund të quhet “lufta e shtatoreve”, kur më 1968, qeveria shqiptare bëri çmos që pagëzimi i sheshit “Skënderbe” në Paris, bashkë me shtatoren midis, të mos lejohej prej qeverisë franceze dhe bashkisë së Parisit?
Të vazhdosh me ngritjen e shtatores së shefit të komunistëve shqiptarë, njëzet hapa pranë shtatores së heroit, paralajmërimi i hapur, se Kastrioti do të zhvendosej së shpejti dhe sheshi i parë i Shqipërisë do t‘i përkiste këndej e tutje, patronit të ri komunist? (Brenda tre viteve, historia do të jepte një nga mësimet madhështore të saj, kur princi mesjetar do ta shihte rivalin jetëshkurtër të tij t‘i zvarritej mu përpara syve, krejtësisht në stilin e Mesjetës.)
Shumëkujt mund t‘i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur. Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t‘i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë. Në kohën që po shkruhen këto radhë, metropoli shqiptar vlon nga polemika: ta ruajmë apo ta rrëzojmë Skënderbeun!
Vetë shtrimi i çështjes është njollë e zezë për Shqipërinë. Dihet se kush do ta fitojë këtë polemikë, por vetë fakti që ajo ndodhi, që populli shqiptar, një shekull pas osmanllisë, ende guxoi ta lejojë një pyetje të tillë, është një turp për të.
Nën këtë ndriçim të keq, do të zbulohet ndoshta më qartë ai cen që e ka shtyrë disa herë nga gabimi në gabim. Polemika vulgare dhe imorale për rilindësit dhe Skënderbeun është shenja e një sëmundjeje më të thellë, prej së cilës kombi shqiptar, nëse kërkon një të ardhme në këtë botë, duhet të shërohet.
Intelektualët që nismëtuan baltën kundër Skënderbeut dhe Rilindjes nuk janë katundarë me shallvare që i bien daulles e klithin “Dum Babën!”. E ndërkaq, mund të thuhet se janë jo vetëm më të rrezikshëm, por më vulgarë e më pa moral se ata.
Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to. Të mësuar të nderojmë personazhe të shquar, artistë, politikanë e gra të bukura, në çastin kur ujërat e zeza shpërthejnë, ne kujtohemi për ata që përveshin mëngët e zbresin të punojnë mes tubave, veglave e territ, atje ku nuk guxon të zbresë kush.
Duke kujtuar se po ia hedhin publikut, intelektualët gjysmakë, ata që ushqehen kryesisht nga “Google”, merren me raportet mit-histori, pa kuptuar asgjë prej tyre. Pa e ditur se nocionet mit, histori, mitizim e çmitizim janë shumë më të ndërlikuara se ç‘i di mendja e tyre e ngushtë. Me nocione të tilla zakonisht, e sidomos me raportet mit-histori, është e lehtë të bëhen spekulime. Përpara se të jenë kundërthënëse, ato janë plotësuese, dy vizione të botës, njëri i dendësuar jashtë mase, e tjetri, po ashtu, jashtë mase i faktuar, që mëtojnë të njëjtën gjë: të rrëfejnë botën dhe njerëzimin.
Seriozë nuk janë provokatorët e këtij diskutimi, por serioz është, ndërkaq, problemi. Në kohën kur Shqipërisë së sotme, familja e popujve europianë i kërkon zbardhjen e së vërtetës për regjimin e saj të turpshëm, prej të cilit nuk ka as njëzet vite që ka dalë, një aksion thellësisht çoroditës kërkon ta kthejë energjinë dhe vëmendjen gjashtë shekuj pas, në një hulumtim krejtësisht të kotë.
A ka alibi për këtë çoroditje? A ka vërtet diçka serioze për të qortuar e ndrequr në atë që është quajtur “moti i madh” i shqiptarëve? Ajo epokë, si asnjë tjetër, është zbardhur e dëshmuar në mijëra libra e studime, nga Uashingtoni në Tokio, nga Tirana, Venediku e Roma në Londër, Stokholm e Shën Petërburg. Nga kjo mizëri botimesh e faktesh del një dëshmi përgjithësisht unanime: një luftë për jetë a vdekje e shqiptarëve dhe gjithë ballkanasve kundër Perandorisë Osmane.
Një thyerje me pasoja fatale: shkatërrim fizik, kulturor, moral. Për ironi të fatit, populli shqiptar, ai që besoi se po favorizohej, pësoi goditjen më të rëndë.
Ajo ishte në logjikën osmane: popullit që iu vu shenjë për t‘u turqizuar, pikërisht ai, në rast kundërshtimi, do të ndëshkohej më rëndë. U shestuan, kështu, dy projekte paralele: shkombëtarizimi, që do të ndodhte në truallin shqiptar, shpërngulja masive, gjenocidi i fshehtë, që do të përfundonte në rrafshinat e Anadollit.
Akti i fundit i kësaj shpërnguljeje do të ndodhte në shekullin XX, si rrjedhojë e pakteve të fshehta turko-jugosllave për të zbrazur një pjesë të Kosovës.
Ajo që më së shumti vërteton jo favorizimin, por diskriminimin shqiptar, është ndalimi i gjuhës së shkruar shqipe dhe ndalimi i shkollave shqiptare.
Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme.
Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!
Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.
Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.
Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!
Nga ky këndvështrim, mendimi gjenial i Mithat Frashërit kur e përqasi mizorinë haxhiqamiliste me atë bolshevike, e ruan ende të plotë vlerën e vet. Rrënimi i Skënderbeut, natyrshëm shfaqet këtu si synim i përbashkët i dy armiqve kryesorë të Europës, otomanizmit dhe bolshevizmit. Rrënimi i Skënderbeut është i pandarë nga rrënimi i Shqipërisë. Gjergj Kastrioti është vënë kështu në një rrethim të dyfishtë: nëse përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nëse mbetet në këmbë, siç ka ndodhur e do të ndodhë përsëri, të mbetet i tillë jo si shqiptar, por me tjetër kombësi.
Kjo do të ishte nga njëra anë zbrazja më e madhe e Shqipërisë, e nga ana tjetër mbyllja e një cikli të zi për Kosovën, kur kjo e fundit, provincë e përjetshme serbe dhe djep i Serbisë, siç ëndërrohet prej sllavëve, do ta kishte të natyrshëm, sipas tyre, një kryezot serb.
Nostalgjia e kohëve të fundit për osmanizmin, nostalgji që vetë Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste do ta dënonte, është më shumë se shqetësuese. Çdo vonesë në zbehjen e pastaj shuarjen e saj e bën më të zezë njollën që ajo po i vë kësaj shoqërie. Raportet e një populli me lirinë janë shenja e parë identifikuese e tij. Ato janë karta e parë kredenciale, e fisme apo e pafisme, me të cilën ai shfaqet përpara familjes së popujve.
Flirtet e turbullta me robërinë dëshmojnë, as më pak, as më shumë, raportet e turbullta me lirinë. Një dëshmi e munguar për këtë të fundit, do ta vinte kombin shqiptar në bankën e turpit, si i vetmi popull në kontinent, që, duke shkelur më të epërmin ligj moral të njerëzimit, e modifikoi identitetin e vet, për t‘ia përshtatur atë robërisë.

Historia e kthyer në mit (dhe jo miti në histori) e Kastriotit ka qenë dhe mbetet një histori fund e krye pozitive, shqiptare dhe europiane. Është pjella e parë e përbashkët e Shqipërisë me Europën dhe, si e tillë, përveç që na nderon, na jep shpresë.

Burimi: http://www.revistadrini.com/?p=33407

Raporti TRONDITES i BB: 57% e 15- vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë


Dihet se gjendja e arsimit në vendin tonë është në mjerim të plotë, por një raport i Bankës Botërore lëshon alarmin, duke theksuar se të rinjtë në Shqipëri nuk po marrin dot as aftësitë më minimale.

Siç raporton TCH, në raport del një e dhënë tronditëse. 57 përqind e 15- vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë, që nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marra përmes leximit.
Me fjalë të tjera, dinë të lexojnë, por nuk kuptojnë se çfarë kanë lexuar.
Të dhënat bazohen në të famshmin test të Pizës. Shqipëria mban rekordin negativ në Ballkan.
Në raport thuhet se arsimi në Shqipëri është i keqfinancuar në raport me vendet e tjera.
Po ashtu një problem shumë i madh është fakti se shumica e të paarsimuarve nuk kanë mundësi për të gjetur një vend pune.

T. Channel
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=256025&ref=ml

Çifti i moshuar faturohet nga CEZ me 11 milion lekë për një muaj

Ky është një nga rastet e shumta se si CEZ mbifaturon qytetarët. Një çift pleqsh në Shkodër, të cilët jetojnë vetëm dhe përdorin gazin për të gatuar, janë faturuar për një muaj plot 11 milion e gjysëm lekë.

Kjo faturë ka ardhur në shtëpinë e Zef dhe Lula Bregu për muajin dhjetor, ndërkohë që një muaj më parë atij i kishte ardhur një tjetër faturë e fryrë prej 4 milionë lekësh. Aktualisht, CEZ pretendon nga çifti i moshuar që t’i paguajë 17 milionë lekë.

Duke folur në një intervistë për “Shqip”, Zef Bregu thotë se CEZ, në vend që të verifikojë gabimin, kërkon nga ai pagimin e këtyre faturave stratosferike, ndërsa ato do të kontrollohen më pas, nëse ka pasur mbifaturim.

Prokuroria ka nisur një hetim për mbifaturimet e CEZ dhe deri më tani rezulton se rreth 15 mijë abonentë janë mbifaturuar.

Shqip


Pashko Vasa - Çensuruar ... nga Zoti

E drejta e autorit
Të gjithë e kemi lexuar në shkollë, e kemi recituar e mësuar përmendësh poezinë e mrekullueshme të Pashko Vasës "O Moj Shqypni"

 

                                                                                        Por në një recitim të Reshat Arbanës të viteve
të fundit, tek kjo poezi janë futur duart dhe janë hequr e ndryshuar prej poezisë disa vargje të caktuara.
http://youtu.be/GxwFiBiKHss

Janë hequr fare vargjet: "Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue!", si dhe është ndryshuar vargu nga: "E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria!" në "E mos braktisni jo, kisha e xhamia, veç e para fe për Shqiptarin asht Shqiptaria".

Tani, me cilën të drejtë janë prekur vargjet e autorit (një e drejtë kjo e mbrojtur me kushtetutë), duke ndryshuar madje edhe vetë kontekstin e poezisë?

Kanë diskutuar vallë me Perëndinë dhe ai është ofenduar?
Apo na është ofenduar Anastas Janullatos e Selim Muça me kompani me vargjet e patriotit?
Ore perversë të ndyrë, çfarë i dini poezitë e patriotëve shqiptarë ju, Bibla e Kuran që i ndryshoni sa herë ato i bëjnë të tjerët për të qeshur?
Apo mos doni të thoni se Pashko Vasa ka qenë komunist?
Apo apo thjesht vazhdoni luftën tuaj të pandërprerë ndaj së vërtetës?



Plehra të ndyra!
Larg duart nga veprat e atdhetarëve shqiptarë!

Dhe ti Reshat papagalli mos harro që koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve.


Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, April 18, 2013

Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, asocim

Rreth 15 gjuhëtarë janë ngujuar dje në një hotel pranë Fakultetit të Mjekësisë për të diskutuar në “shtet-rrethim” disa propozime mbi rishikimin e standardit. Mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën, u mbajt me dyer të mbyllura, por burime të “Gazeta Shqiptare” pranë këtij organi thanë se shumë nga kërkesat e parashtruara për miratim kanë rënë poshtë. Kështu, është ruajtur ë-ja e patheksuar në shumë prej fjalëve që pritej të binte. Kjo ka qenë dhe tema kryesore dhe më e nxehtë e mbledhjes, dhe sigurisht që debatet nuk kanë munguar. Në vazhdë të kësaj ideje, nuk bie kjo shkronjë tek fjalët vetëvendosje, vetëvrasje, vetëvarje, ndërsa është kërkuar që të shtohet tek fjalët si vet(ë)vetiu, etj. Përveç ë-së, Këshilli Ndërakademik (i cili merr vendime jo të detyrueshme për zbatim) është marrë edhe me: drejtshkrimin e disa fjalëve me l ose me ll; drejtshkrimin e disa fjalëve që kanë dyshkro-njësha dhe disa fjalëve me togje zanoresh, ua, ue, oo, si zooteknik; si dhe me drejtshkrimin e shkronjës së madhe në disa raste.
Mbledhja

Ka filluar në orën 9 të mëngjesit dhe ka zgjatur deri në orën 19:30 të mbrëmjes. Kanë qenë të pranishëm 15 gjuhëtarë, ndërsa kanë munguar për arsye personale, Shezai Rrokaj, Besim Bokshi, Shaban Demiraj, Emil Lafe (i dorëhequr), Idriz Ajeti etj. Disa vendime kanë qenë të njëzëshme e disa të tjera pas shumë debatesh. Burime të “GSH” bënë me dije se në përgjithësi fryma ka qenë paqësore dhe vendimet e marra nuk bien në kundërshtim me shtyllat e standardit, porse kanë të bëjnë me fjalët që janë përjashtime nga rregulli. Pra, është kërkuar që të ketë sa më pak përjashtime e veçanti, në mënyrë që t’iu jepet zgjidhje përmes përmi-rësimit, dhe që rregullat të jenë sa më të përgjithshme.
Janë diskutuar sigurisht, dy rastet e ë-së së patheksuar.
E para, tek disa fjalë që mbarojnë me -një, si për shembull: foshnjë, ose tek disa emra paratheksorë të tipit opera-operë, kamera-kamerë; në të dy modelet ë-ja ruhet…
E dyta, tek disa mbiemra që ë-ja sipas modelit nuk është në vendin e duhur, si tek fjalët: i prapmë, i sivjetmë. Ato bëhen: i prapëm, i sivjetëm…
Vendimet
Në takimin e mbajtur dje, janë diskutuar këto çështje dhe janë marrë këto vendime:
-shkrimi i ë-së fundore tek fjalët Lushnjë, Zaloshnjë, foshnjë, nëse duhet të mbetet ë, apo duhet të bëhet –e. Pas diskutimeve është vendosur të mbetet me–ë; (Kjo është shoqëruar me debate);
- nëse disa fjalë duhen shkruar me r apo me rr, si fjalët kitarë, e mërkurë etj., dhe në fund është vendosur të ruhet r-ja, jo siç qe propozuar rr-ja;
- është ruajtur l-ja në fjalë që propozohej që të shkruheshin me ll, si, balonë e jo ballonë;
- fjala ngadhënjej bëhet nga-dhënjej (mbetet e paqartë nëse ka raste të tjera si ky);
- një pjesë të mirë të kohës për diskutim e ka zënë drejtshkrimi i emrave të përveçëm;
- kanë mbetur pa u diskutuar toponimet dhe nuk janë diskutuar fjalët përrallë, kërrabë, gërryej, kërrus – nëse do ta ruajnë ë-në e rrokjes së parë, apo do ta humbin;
- është diskutuar nëse duhet thënë bulmet apo bylmet (s’u mor vendim);
- u diskutua nëse duhet shkruar mobilie apo mobilje etj.;
- u diskutuan fjalë me shkronjat: l-ll, r-rr, z-zh, x-xh, rastet kur duhet përdorur njëra e tjetra.
Këshilli Ndërakademik

Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe u themelua më 2004-ën nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (AShSh) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde. Këshilli drejtohet nga një Kryesi prej pesë akademikësh, (tre akademikë nga AShSh dhe dy nga AShAK). Këshilli përbëhet nga 22 anëtarë, profesorë, akademikë e studiues të njohur të gjuhës shqipe.
Nga AShSh janë anëtarë: Shaban Demiraj, Jani Thomai, Ethem Lika, Kolec Topalli, Seit Mansaku, Enver Hysa, Emil Lafe (i dorëhequr); Shezai Rrokaj, Gjovalin Shkurtaj; Tomorr Osmani dhe Mehmet Çeliku. Nga AShAK janë anëtarë: Rexhep Ismajli, Besim Bokshi, Idriz Ajeti, Shefkije Islamaj, Bardh Rugova, Isa Bajçinca, Fadil Raka, Abdullah Zumberi, Imri Badallaj. Shqiptarët e Maqedonisë përfaqësohen nga Remzi Nesimi dhe arbëreshët e Italisë nga Francesco Altimari.

er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb

Thursday, April 4, 2013

Kur vajza të turpëron, nuk nxirret kafe e as hapen dyert e mortit


Valbona Begu, vajza e ekzekutuar nga babai i saj, ndoshta do të ishte gjallë nëse policia nuk do e kishte kthyer në shtëpinë ku edhe gjeti vdekjen.
19-vjeçaria mëngjesin e së martës është paraqitur në komisiariatin e Policisë së Lezhës ku dhe ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga njerëzit e shtëpisë.
Në denoncimin e bërë në Policinë e Lezhës, Valbona ka kërkuar mbrojtjen e strukturave të policisë pasi dhunohej nga babai i saj. Sipas denoncimit të bërë, mësohet se Valbona ka kërkuar një mbrojtje dhe një strehë për të qëndruar.
“Nuk mund të kthehem në shtëpi pasi im atë më rreh dhe më keqtrajton. Vetëm pse nuk i bindesha, më ka thyer dhe televizorin kokës”, mësohet të ketë rrëfyer Valbona Begun në komisariatin e policisë së qytetit të Lezhës.
Fakti që vajza 19-të vjeçaria ka denoncuar babin e saj për ushtrim dhune pohohet dhe në familjen Begu. Vëllai i saj, Pashk Begu, thotë për TemA-n se Valbona ka shkuar në polici për të denoncuar të atin dhe pse ai nuk ndodhej aty.
Sipas tij, Valbona ka ikur nga shtëpia mbrëmjen e së hënës dhe askush  nuk e di se ku ka ndenjur dhe si ka përfunduar në komisariatin e policisë, ku dhe ka bërë denoncim  për ushtrim dhune nga anëtarët e familjes së saj.
“Ne nuk dimë se kush e ka marrë Valbonën nga shtëpia apo se kush ishin dy personat që e kanë çuar në polici ku dhe ka bërë denoncimin. Kanë qenë atë të policisë që kanë telefonuar babain ku i kanë treguar sa kishte ndodhur. Ne jemi kthyer menjehë atë ditë dhe Valbona erdhi në shtëpi. Babai pranoi që ajo të vinte në shtëpi”, rrëfen Pashk Begu.
E ndërsa askush në shtëpinë Begu nuk di arsyen se përse Valbona ka denoncuar të atin dhe me kë ka kaluar mbrëmjen e së hënës, duket se policia e qytetit të Lezhës nuk ka barë qoftë dhe hetimin me të vogël për të vërtetuar akuzat e Valbona Begut, çka mund të kishte parandaluar vrasjen e saj.
Brenda ditës vajza është dërguar nga policia në shtëpinë e saj ku është përballur me babain e saj vrasës. Me t’u kthyer në shtëpi, Nikolla ka insistuar të dijë se me kë e ka kaluar natën e së hënës 19-vjeçaria. Sipas dëshmive në familjen Begu, vajza nuk ka pranuar në asnjë moment të tregojë miqtë e saj. Madje dhe pasditen e së shtunës, ditë në të cilën ka gjetur vdekjen, kjo ka qenë arsyeja që atë e bijë kanë debatuar sërish, ku në gjaknxehtësi e sipër Nikollë Begu ka marrë pistoletën e ka qëllur mbi të bijën në oborrin e shtëpisë.
Pashkë Begu thotë se në momentin e krimit askush nuk ndodhej në shtëpi. Sipas tij, askush nuk e di se si i ati është konfrontuar sërisht me Valbonën, por 59-vjecari ka insistuar tërë kokën për të ditur se më kë kishte ikur nga shtëpia e vajza e tij.
“Unë nuk di si ka ndodhur ngjarja pasi në atë moment në shtëpi nuk ka qenë askush, por di nëse policia do të kishte treguar me kujdes dhe do kishte hetuar ngjarjen babai im nuk do ishte në burg dhe Valbona do ishte gjallë”, thotë Pashkë Begu.
Nga ajo që thuhet në familjen Begu duket se turpi për nderin e humbur, që e bija ka bërë duke kaluar natën jashtë shtëpisë, duket se ka detyruar Nikollë Begun të marrë armën për të vrarë vajzën e pabindur.

Tale, aty ku të vrasësh për nder është burrëri
Dyert e mortit nuk janë hapur në shtëpinë e Nikollë Begut. Një grusht njerëzish vetëm sa kanë shti në dhe trupin e 19-vjeçares. Në asnjë derë, si e do zakoni, nuk kanë çuar lajm për vdekjen e Valbonës. Kanuni thotë se kur vajza të turpëron, nuk nxirret kafe e as hapen dyert e mortit. Trupi varroset, por askush nuk mban zi. Kështu ka ndodhur në shtëpinë e Nikollë Begut, i cili mbasditen e së shtunës vrau të bijën në oborrin e shtëpisë. Valbona kishte turpëruar derën e shtëpisë e askush nuk ka derdhur qoftë dhe një pikë lot për vajzën e re. Valbona kishte ikur dy herë nga shtëpia e kjo ka mjaftuar për të merituar vdekjen. Ndaj në shtëpinë e Nikollë Begës nuk gjen grua a burrë që të jetë në zi për jetën e tretur nën dhe të Valbonës.
Në shtëpi, një ndertesë njëkatëshe, ku syri nuk të sheh asnjë orendi komode, jana mbledhur vetëm të afërmit e Nikollë Begut. Dhe pse kanë pak orë që e kanë mbuluar me dhe 19- vjeçaren, askush nuk i përmend qoftë dhe emrin. Halli i vetëm i njerëzve të shtëpisë është Nikolla, i cili tashmë ndodhet i arrestuar. Me punën e tij, emigrant në Itali, familja mban frymën gjallë, ndaj dhe Liza, nëna e Valbonës nuk guxon të derdhë qoftë dhe një pikë lot për vajzën që sapo kishte varrosur. Burrat e shtëpisë kanë vendosur të mos mbahet zi e kafe nxirret veç për ato që vijnë për të qarë hallin e burgosjes se Nikollës, burrit që nxorri pushkë për të vënë nderin në vend.

Në fshat
Asnjë prej banorëve të Bregut të Lumit, në fshatin Tale të qytetit të Lezhës nuk ka shkuar për mort në shtëpinë e Nikollë Begut. Banorët e zonës, kryesisht të ardhur nga Mirdita, ashtu si dhe familja Begu, e dinë fort mirë se Nikolla ka vepruar si e do zakoni. E kur burri vret për nder, i urohet pushka e nuk i shkohet për mort. Dile Prenga, një prej banorëve të zonës, thotë se turpin e Vlobonës vetëm plumbi e lante. Megjithëse Valbonën askush nuk e kishte parë dy herë në rrugët e fshatit, fakti që ajo kishte guxuar të ikte dy herë nga shtëpia ka bërë që askush mos të ndjejë qoftë dhe keqardhje për vjajzën e re. “Valbona iku një herë nga shtëpia dhe i ati e fali, por të hënën kishte ikur prapë. Nuk mund të hash bukën e babës e të ikësh e të flesh ku të duash dhe të vish prapë në shtëpi. E sipas Kanunit vetëm me plumb mund të vësh nderin në vend e nuk mund as të hapsh mort”, të thotë Dilja.
Sipas gruas 60-vjeçare, Valbona kishte merituar vdekjen duke turpëruar derën. Në Bregun e Lumit nuk gjen njeri që të dënojë krimin e kryer nga Nikollë Bega, ndërkohë që arrestimi i tij konsiderohet një hall për shtëpinë.
“I shkreti, nuk e meriton të rrijë në burg, vuri nderin në vend, pse duhet të arrestohet. Me punën e tij mbahet familja me bukë. Në fund të fundit ajo vajzë ia plasi buzën”, thotë Preng Voci, fqinji i familjes Begu.
Dhe pse askush në fshat s’i ka dëgjuar zërin Valbonës, fakti që ajo iku nga shtëpia dy vjet më parë, pa vendosur kurorë, ka mjaftuar që ajo të quhet e përdalë, e askush mos ta dëshirojë për nuse.
Prenga thotë se dera e Nikollës u turpërua një herë, por vajza nuk zyri mend.
Ndërsa kur guxoi të ikte për të dytën herë, veç plumbi vinte nderin në vend.
Tema

Greqi, fshati ku historia flet gjuhen shqipe


Kamera amatore është sërisht e vetmja zgjidhje për një pjesë të grupit të xhirimit të pa shpallur “non grata” e që mund të udhetojë drejt fshatit që sot ka një emër tjetër, Dhrosopigi.

Fshati i Spiro Bellkamenit, luftëtarit të shumë betejave ndaj grekëve e osmanëve për çlirimin e tokave shqiptare në gjithë këtë zonë e deri thellë në Korçë duket i heshtur mes banorëve të paktë që ikin e vijnë rrugicave të tij.

Jane miqësore dhe disa prej tyre nuk refuzojnë apo nuk druhen të tregojnë të vërtetat e tyre.

« Nëna ime nuk dinte greqisht. Plakat, më parë, përfshi nënën time, flisnin vetëm shqip », thotë Stravro Stilollari, banori i Belkamenit.

Stavro e ka mbartur gjuhen brez pas brezi, kjo edhe sepse shkolla ne gjuhen shqipe ka funksionuar siç tregon vetem nje vit diku ne 1909 – 1910. Qe atehere, ajo eshte mbyllur nga greket per te mos u hapur me kurre.

“Shiko, të të them kështu janë rrënjët, sido që të bëhet rrënjët janë rrënjë. Une e ndiej se jam shqiptar, them se jam shqiptar. Po jo se dua që të bëhet Shqipëria këtu apo të bëhet, atje’’, pranon me sinqeritet, me një shqipe të pastër Stavro.

Por, ndryshe nga babai mendon djali, qe shqip kupton shume mire, por qe nuk pranon te flase. E per me teper hedh poshte pohimet e te atit.

« Nuk mësuam shqip sepse nuk kemi pasur gjyshe në shtëpi dhe për shkak të punës pastaj dhe mungesës së kohës nuk mësuam shqip. Unë ndihem grek sepse të tillë jemi », thotë i biri.

Në masë dërrmuese të gjithë të moshuarit flasin me drojtje shqip. Edhe pse thonë se janë grekë ata vetë tregojnë se këtë gjuhë e kanë mësuar në shkollë, ndërsa atë shqipe e kanë trashëguar nga të parët. Toskërishtja e këtyre anëve është e qartë edhe pse e grryer jo pak nga koha.

« Epo grekë jemi nuk jemi shqiptarë. Plakat ishin shqiptare ama dinin edhe ato greqisht me neve që vinim në shkolo”, shprehet një e moshuar e Dhrosopigisë.

Shumica shmangen, e nuk duan të ngatërrohen siç thonë jashtë kameras, pasi kjo mund t’u hapë jo pak probleme me autoritetet lokale, por edhe qe ndrore.  

Disa theksojnë mes fjalësh të shkurtëra e të tërhequra se tashmë gjithçka po humbet. Shqipja rron mes te moshuarve ndersa po vdes perfundimisht tek te rinjte.

« Fëmijët e mi nuk llafosin shqip, nuk dijnë. Këtu dijnë shqip nga neve e lartë, nga neve e poshtë jo”, thotë një tjetër i moshuar.

Ne Bellkamen ka te tjere edhe me serte edhe pse pergjigjen e japin ne te njejten gjuhe.

E kuptueshme kjo edhe per shkak te presionit te jashtezakonshem qe ka patur ne keto zona e qe ka bere qe shqiptaret te shkrihen pas mbetjesh jashte kufirit zyrtar shqiptar.

 « As qe e di nga kane ardhur. Nuk e di une. Une jam grek, ç’pune kam une me shqiptaret, jam grek jo shqiptar », shprehet një tjetër banor.

Ne muzeun e fshatit fotot e sendet e vjetra pasojne njera tjetren , tregues te identitetit te hershem te tij.

E megjithatë mes tyre nuk gjen askërrkund qoftë edhe një tregues të vogël se këtu është folur e flitet gjuha shqipe. E megjithate mes radheve te mesuesit e rojtarit te ketij muzeu mund te kuptosh qartazi edhe pse greqisht prejardhjen e ketij fshati.

“Aty rreth 1844 erdhem ne kete fshat nga Plikati, perpara tij patem ardhur nga nje tjeter vend, më duket se nga Erseka, Vithkuqi dhe nga Voskopoja, e nga zona e Sulit. Njerezit qe erdhen ketu kishin origjine te njejte, tradita, doke, zakone te njejta », thotë rojtari.

 «Ne llafosnim shqip, ne fshat bënim këto që të thashë, këto zakonet që bëjmë, këto gostirat, këndonim shqip, edhe na drejtoheshin të ardhurit duke na thënë shqiptarë ».

Edhe pse banoret jane perqendruar ketu, fshati rrenjet e tij i ka lart ne mal. Sot, kudo ne fshatin e vjeter kane mbetur vetem rrenoja veç kishes qe eshte rikonstruktuar nga e para.

Diku ne nje cep duket edhe shtepia e Spiro Bellkamenit, komandantit te nje cete kombetare te njohur gjate viteve 1908- 1912 e qe u vra sipas arkivave të kohës, pikerisht ne kete vit ne pabesi nga agjentet greke ne Nivicë.

Sot, per te nuk gjen me asgje ne kete fshat, perveç radhëve greqisht ne nje liber botuar se fundmi.

Fshati mbetet pas e bashke me te edhe e shkuara e tashmja qe lidhen pashmangshmerisht me te njejtat rrenje te perbashketa qê nëse do të njihen si të tilla nuk do bënin gje tjeter veç do të forconin urat e miqësisë e fqinjësisë së mirë midis shqiptarëve e grekëve, Shqipërisë e Greqisë.

Njohja e historisë si një realitet i ngritur mbi dokumenta e fakte ndihmon mirëkuptimin, shkëmbimin, vlerat e nuk duhet të nxisë aspak ato pjesë të politikës që mbijetojnë duke ushqyer ndasitë.

« Ky eshte Ballkameni, fshati ku historia flet shqip. Per “Top-Channel”, nga Kapshtica, “non grata””, përfundoi reportazhin e tij, Marin Mema.
Videoja: http://youtu.be/0_-cKRaW4ck

Bashkimi PS-LSI forcon Aleancën Kuq e Zi?



a.) Shkatërron PS-në dhe i jep pushtet PD-së.
b.) Forcon të majtën dhe rrëzon PD-në nga pushteti.
c.) Nxjerr si forcë të III-të përcaktuese Aleancën Kuq e Zi.
d.) Ndot politikën shqiptare dhe largon e zhgënjen akoma më shumë qytetarët nga politika.
e.) Tjetër

Shkroi: Stop Injorancës !

Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe


Tiranë - Dhuna në familje detyron shumë gra t’i drejtohen gjykatës për urdhër mbrojtjeje ndaj burrave. Por një rast që është paraqitur të shtunën në Gjykatën e Tiranës, duket se ka hapur një tjetër debat të madh në Shqipëri, atë të së drejtës së ushtrimit të fesë në mënyrë të vullnetshme.


Një grua 30 vjeçe dhe vajza e saj vetëm 11 vjeçe, i janë drejtuar gjykatës duke kërkuar mbrojtje nga burri dhe babai, pasi ai i kërcon dhe i dhunon, duke i detyruar që të vishen me perçen e fesë Islame, pasi i përkest besimit islam, madje një rryme ekstreme që veshjen dhe mbulimin e gruas e kanë detyrim.


Gruaja ka treguar në gjykatë se, sëbashku me vajzën, janë bërë sistematikisht pre e dhunës vecanërisht vajza e cila sapo është bërë 11 vjece i është kërkuar me dhunë nga i ati që të mbulohet me ferexhe. Për këtë arsye asaj i është mohuar edhe liria e lëvizjes. Madje gruaja ka treguar se kanë dhjetë vjet që nuk shkojnë as në plazh, pasi sipas burrit ky është mëkat. Avokatja e saj ka treguar se gruaja dhunohej sistematikisht për shkak të fesë bashkë me të bijën, atyre u kërkohej të mbuloheshin e të mos dilnin nga shtëpia pa ferexhe.

Gjykata do ta japë vendimin të hënën ndërsa bashkëshorti i dhunshëm është parë pranë gjykatës duke kërcënuar avokaten që të mos i ofrojë mbrojtje gruas dhe vajzës së tij.

Shumë burra besimtarë të rrymës ekstreme islamike i shtrëngojë gratë dhe vajzat të mbulohen, duke u mohuar të drejtën e jetës si gjithë femrat e tjera. Madje mediat kanë ofruar edhe raste kur vajzat e mitura janë detyruar të braktisin shkollën, pasi prindërit nuk i kanë lejuar të shkojnë në shkollë pa u mbuluar me ferexhe.

Ferexheja dhe feja Islame

Praktikantët e zjarrtë të islamizmit mendojnë se mbulesa është adresa e besimit (të femrës) dhe dëlirësia e moralit, është shenjë dalluese nga të pamoralshmet. “Sa më e kujdesshme të jetë muslimania në të mbuluarit e vetes, aq më tepër i shton kënaqësinë vetes dhe afrohet me Zotin e saj, duke u respektuar dhe nderuar edhe nga njerëzit. E pastra dhe e ndershmja nuk lejon që një sy i huaj të shikojë ndonjë pjesë të trupit të saj dhe ta njollosë atë, pasi shikimet mëkatare ndytin trupat, ndërsa muslimania nuk pranon gjë tjetër përveç pastërtisë. I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Gruaja është avret[1] dhe kur del (nga shtëpia), atë e vëzhgon shejtani.”[2]“,-thonë ata.

Madje listojnë argumentet e detyrimin e mbulesës dhe kushtet e saj. Sipas tyre Allahu thotë: “O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes dhe ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që në zemrën e tij ka sëmundje dhe thoni fjalë të matura. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu do (për ju) o familja e shtëpisë (së Pejgamberit) që ta largojëndytësinë e mëkatit dhe t’ju pastrojë tërësisht.”El-Ahzab: 32-33Dhe: “O ti i Dërguar, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve, që të lëshojn mbulesën e tyre (të kokës)përreth trupit sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu i fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” El-Ahzab: 59.

Ndërkohë një sheik saudit ka propozuar që femrat të mbulohen që kur lindin. Sakaq bota perendimore është kundërt mbulimit të femrave duke e parë si shenjë e dhunimit të të drejtave të njeriut.

Burimi: http://www.gazetaidea.com/nena-dhe-vajza-apadi-burrit-na-detyron-me-dhune-te-mbulohemi-me-ferexhe/

Etreli injektohet në domate për pjekjen e shpejtë: Ja si helmohemi

Etreli, një stimulues për rritjen e perimeve, i cili nuk përfshihet në listën e produkteve të mbrojtjes së bimëve të regjistruara për t’u importuar dhe tregtuar në Republikën e Shqipërisë, përdoret nga fermerët shqiptarë për të përshpejtuar rritjen e perimeve të ndryshme.

Më shumë përdoret për skuqjen e domateve të serave. Farmacistë të ndryshëm arrijnë ta fusin stimulantin që kryen skuqjen e domates nëpërmjet doganave, pa e zhdoganuar atë, ndërsa AKU-ja duket se e ka të pamundur zbulimin e këtyre hormoneve, të cilat shiten në ambalazhe të medikamenteve të tjera.

Gazetarët e “Fiks Fare” janë përqendruar në dy rrethe, të cilat kanë edhe numrin më të madh të serave në vendin tonë. Ndërsa prodhimi i tyre tregtohet jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë vendit.

Pas gjetjes dhe blerjes së ilaçit që përdorej për skuqjen e domates, i cili ishte Etreli, gazetarët kanë mësuar nga farmacistët e farmacive bujqësore se këtë medikament “e siguronin nga Greqia”.

Medikamenti, që sillet pa u zhdoganuar, dërgohej në qytetin e Beratit dhe prej andej shpërndahej në farmacitë e zonës së Lushnjes dhe Beratit.

Farmacistët që e shesin këtë medikament tregojnë edhe mënyrën e përdorimit, por këshillojnë gazetarët e prezantuar si fermerë që të përdorin doreza plastike, pasi ky medikament është shumë i fortë.

Mënyrat e përdorimit të Etrelit te domatja janë të shumta. Disa fermerë e lyejnë domaten e papjekur me një sfungjer ose çorape grash, por duke qenë të kujdesshëm që të mos lenë pika të medikamentit në kokërr, pasi më pas domatet kur dalin në treg janë me pika të zeza.

Farmacistët, kur e shesin Etrelin, të tregojnë edhe dozat e përdorimit të tij dhe mënyrën sesi duhet të hollohet me ujë

Ky lloj medikamenti shpejton pjekjen e domateve nga një deri në dy javë.

Ndërsa një tjetër farmacist i medikamenteve bujqësore në Lushnje, pasi u ka afruar Etrelin gazetarëve, u ka sugjeruar atyre “që domatet që u hidhnin hormone të mos i përdornin për familjet e tyre, por të lenë pesë rrënjë domate pa spërkatur me hormone, që t’i konsumojnë për vete”.

Gjithashtu ai rekomandon që Etreli mund të tretej në ujë edhe me doza më të larta nga ato që ishin të shënuara në etiketë, pasi përshpejtonte pjekjen.

Pas sigurimit të medikamentit, gazetarët kanë kontaktuar me fermerët e zonës së Beratit dhe Lushnjes, ku kanë mësuar prej tyre se Etrelin e përdornin edhe ata për serat e tyre. Një fermer në Berat është shprehur se “simulantët në perime përdoren jashtë norme”.

Tregojnë përpara kamerës së Fiks Fare edhe procesin e përdorimit të Etrelit, duke ia hedhur domates në kërcellin e saj ose direkt në pjesën ku domatja është bashkuar me degën. Edhe këta fermerë rekomandojnë që domatet, të cilat piqen me anë të këtij ilaçi, të mos konsumohen nga fëmijët.

Fermerët pranojnë se e kanë përdorur Etrelin vazhdimisht në serat e tyre.

Një prej fermerëve i këshillon gazetarët që ta mbajnë të fshehur Etrelin, pasi përdorimi i tij është i ndaluar. Më tej ai tregon se ky medikament ka përqindje të lartë aciditeti.

Në Lushnje fermerët tregojnë se simulantin e “përdorim vazhdimisht, për të dalë sa më shpejt prodhimi në treg”.

Ata janë të sigurt se sot është e vështirë që të dallohet nga konsumatori domatja që është trajtuar me hormone. (G. Tema)


Letra e dashurisë që 13 vjeçarja ka marrë nga 53 vjeçari. Ndalohet pas denoncimit të prindërve

“Tashmë më ke hyrë në zemër.
E di që diferenca e moshës mund të të frikësojë, por nuk kam ç’të bëj, ti më ke hyrë në zemër.
U bë kohë që unë të shoh dhe ndjej për ty, ndaj të lutem të më japësh një mundësi. Pa ty nuk mund të jetoj dhe nëse ti nuk më pranon , nuk e di se çfarë do mund të bëj; por jam i
vendosur që ti të më duash ashtu siç të dua unë ty.
Nuk arrij të mendoj për askënd tjetër veçse për ty,nuk gjej më ngrohtësi dhe qetësi askund tjetër veçse për ty , , ndaj të lutem gjeje mundësinë dhe më tako, sepse ndjenja që kam për ty është është shumë e fortë dhe serioze.

I yti Alberti”.


Kjo është letra e dashurisë që është dërguar një vajze të mitur, 13 vjeç, nga 53 vjeçari Albert Goskolli. Vajza ka treguar në familje, dhe prindëit kanë bërë denoncimin në Policinë e Korçës.

Goskolli baba i dy fëmijëve e ka pranuar këtë fajt para uniformave blu, se pavarësisht se ishte I martuar dhe kishte një familje, ushqente një simpati ndaj vajzës.

‘Nuk i kam bërë prresion dhe as kam tentuar të përfitoj prej saj, por pëlqimin që kam ia bëra të ditur pëmes letrës , me shpresën se dhe ajo mund të ndjente diçka për mua – citohet në gazetën “Panorama” 53 vjeçari./A.XH

Lotaria Kombëtare

Më në fund fati trokiti në duart e qytetarëve në nevojë. Në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, tashmë qytetarëve shqiptarë përveç kazinove, lotove sportive, bingove e telebingove, bankave dhe fajdexhinjve ju jepet një mundësi e re për t'u bërë milionerë.

Loja është e thjeshtë; paratë ua marrin lojtarëve shqiptarë dhe më pak se 10% të shumës ua shpërndajmë pak njerëzve, ndërsa gjithë pjesën tjetër e merr kompania austriake që fitoi tenderin për "dy lekë". (S.I)

Shoqëria “Austrian Lotteries” është pjesë e grupit “Casinos Austria/Austrian Lotteries Group”. Në vitin 2011 ky grup kishte 5.403 punonjës në 20 vende në të gjitha kontinentet, me të ardhura gjithsej nga xhiroja afariste prej 3.471 miliard euro.
http://www.lotaria.al/index.php/sq

Shkroi: Stop Injorancës !

Ç'rëndësi ka nëse nëntori është i ftohtë?! Lali të ka xhan...

Ç'rëndësi ka nëse Shqipëria e merr apo jo statusin e vendit Kandidat për në BE?!
Ç'rëndësi ka nëse Shqipëria bashkohet apo jo me Kosovën?
Ç'rëndësi ka nëse kombëtarja shqiptare kualifikohet për në Botërorin e 2014-ës?
Ç'rëndësi ka se kush i
fiton zgjedhjet e 23 qershorit?

Një këngë si "Të ka Lali xhan" arrin 12 milionë klikime, ndërsa Jericho me "Nëntorin e ftohtë" nuk arrin dot as 100 mijë klikime!

Kjo është një pasqyrë e ftohtë që tregon qartësisht dramën shpirtërore të këtij populli! (S.I)

Jericho - Nëntori i ftohtë
A ka një kujtim të më ngrohë në këtë ditë për mua?
A ka ndonjë udhë e si burrë ta kthejë kokën t'shikoj?
A ka një kujtim, të na jep një kuptim, a s'më thua?
A më tregoni, ku ta gjej forcën sot të këndojë?

Akoma të freskët e kam at' shikim të përbuzjes
Akoma të freskët të ftohtin e dhimbjes në asht
Akoma të freskta edhe gjurmët që këmbët i lanë rrugës
Syri më mbeti i ngrirë në shtëpinë që më kurrë nuk e pashë.

Nëntori i ftohtë
Më ndjek dhe sot
Nëntori i ftohtë
Jehon në mot.

Kaluam një shekull në ecje por prapë u rrëzuam
Kaluam një shekull por prapë s'mund të qëndrojmë në këmbë
Kaluam një shekull mësim, e si asgjë s'mësuam?
O i paditur, syri i pangopur një popull e shemb.

Sa gjatë do të shkojë derisa do ta duam vetvehten
Sa gjatë do të shkojë derisa fatin vetë ta ndryshojmë
Sa gjatë do të shkojë derisa tjetrit t'ja çmojmë jetën
A më tregoni, ku ta gjejmë forcën sot të këndojmë?

Nëntori i ftohtë
Më ndjek dhe sot
Nëntori i ftohtë
Nëntor ...
----------------------------------------­----------------------------------------­-
Më shanë e më ranë, i pabesë do të bëhesh më thanë
Më zhveshën e veshën, as vehten s'e njoh më kush jam.

Vellon që ma kanë qepur, sa krenar sot e mbaj
Vallës që ja kanë hedhur, sikur një nuse sa bukur hapin që e mbaj.

Shkroi: Stop Injorancës !

22 marsi i vitit 1992

Kjo foto është shkrepur më 22 mars të vitit 1992 që përkon me datën e demokracisë, me ditën e zgjedhjeve të lira.


Po të shikoni me vëmendje, në qendër të fotografisë duket një foshnjë jo më shumë se 2 vjeç që e kanë ngritur hopa gjatë këtij mitingu ku në emër të Partisë Demokratike, fliste S. Berisha.

Ajo që është interesante është fakti se ai fëmijë sot duhet të jetë mbi 23-vjeç dhe Berisha qëndron akoma në pushtet!

Shkroi: Stop Injorancës !

Pedofili në Devoll, nëna e 12-vjeçarit: Im bir humbi veshkën, autori u lirua e na kërcënon


Monstrat të dënohen me vdekje. Gjyqtarët të kenë turp që i lënë të lirë pedofilët për të kapur sërish ‘gjahun e radhës’.
Djali im, viktimë e abuzimit seksual, nuk mund të bëhet kurrë më njeri normal dhe nuk mund të jetë kurrë më si shokët e tij. Drejtësia e liroi njërin prej autorëve që abuzoi me tim bir, edhe pse fillimisht u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg. Kjo është drejtësia shqiptare. Personi që më la ‘çyryk’ djalin më kërcënon haptas se do të bëjë të njëjtën gjë dhe me tre fëmijët e tjerë. Kam frikë t’i dërgoj në shkollë”. Kështu u shpreh dje në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” nëna e 12-vjeçarit XH.P., i cili në korrik të vitit 2011 u abuzua seksualisht në mënyrë të përsëritur nga dy bashkëfshatarët e tij. Nëna e të miturit, Adriana Pajo shprehet e indinjuar për vendimet e gjykatave, ndërsa i bën apel shtetit të ashpërsojë dënimet për këtë kategori personash. Ngjarja e rëndë u shënua më 7 korrik të vitit 2011 në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit. Sipas policisë, Romario Mulla 17 vjeç dhe Eduard Bufi 21 vjeç mashtruan të miturin Pajo dhe abuzuan seksualisht me të për orë të tëra në periferi të fshatit. Policia arrestoi autorët e krimit, ndërsa u zbulua se dy të rinjtë kishin abuzuar edhe herë të tjera me të miturin dhe e kishin kërcënuar që të mos tregonte.
Si e keni përjetuar ngjarjen e ndodhur në kryeqytet, në një kohë që ju si familje jeni prekur më herët nga abuzimi seksual?
Më rrënqethet mishi ende nga ajo natë, kur dëgjuam dhe pamë në televizor historinë e abuzimit seksual me dy të miturit në Tiranë. Mjerë ajo nënë dhe ai baba. Unë i kuptoj mirë. Djali im u abuzua seksualisht nga dy bashkëfshatarët tanë, jo njëherë por më shumë se tri herë, deri sa e bënë ‘çyryk’. Ai nuk është më si të tjerët. Krahas dëmtimeve të shumta në trup dhe gjendjes së rënduar psikologjike, im bir sot është edhe pa një veshkë. Është e tmerrshme të përjetosh në familje një abuzim seksual. Nuk ka krim më të shëmtuar se ky, por kur nuk ka shtet, gjithçka ndodh. Fëmija im nuk gjendet më pranë nënës se nuk është si të tjerët. Për shkak të abuzimit çnjerëzor seksual me të, djali aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi. (Përlotet)
Si ndiheni tani, kur ka kaluar gati 1 vit e gjysmë nga ngjarja e rëndë?
Jam vrarë për herë të dytë. Pavarësisht kohës, ajo dhimbje nuk mund të më hiqet kurrë. Për më tepër kur njëri prej autorëve është lënë i lirë nga Gjykata e Korçës, edhe pse ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg. Kjo është akoma edhe më e rëndë. Teksa dal në fshat unë shoh atë që abuzoi seksualisht me djalin tim, ma shndërroi në një gjysmë njeri, m’i shkatërroi jetën. Shoh atë të qeshë, ndërsa djali im qan ende nga plagët. Im bir nuk është më dhe nuk ka për të qenë kurrë si më parë. Më dhëmb shpirti teksa ai vuan për diçka që nuk e ka merituar.
Ju thoni që njëri prej autorëve është lënë i lirë?
Po, u lirua pak muaj më parë Romario Mulla. Asnjë nuk e di arsyen e këtij lirimi, por sigurisht që nuk është diçka e pazakontë për drejtësinë tonë. Ai është i lirë dhe më kërcënon sërish se do të marrë hak tek fëmijët e tjerë. Kjo më frikëson më tepër. Kam frikë nga ndonjë abuzim i radhës, më besoni...(qan))
Pra, ju jeni të kërcënuar aktualisht?
Sigurisht që po. Kam tre fëmijë të tjerë dhe Romario flet në fshat se pasi të qetësohet gjendja, do të merret me fëmijët e tjerë të mi, pasi nuk mund të na e falë atë pak burg që ka bërë.
Familja ime është e varfër dhe nuk di ç’të bëj. Për këtë rast kam vënë në djeni dhe kryeplakun e fshatit, pasi unë si nënë nuk mund të fal më. Janë fëmijët e mi dhe do t’i mbroj me jetë. Mjaft më me këto skandale të drejtësisë, që tallet haptazi me ne! Unë tani rri me gjak të ngrirë deri sa fëmijët më vijnë nga shkolla dhe nuk i lejoj të luajnë jashtë. Kam frikë në çdo moment. Ai që abuzoi seksualisht me djalin tim, mund ta bëjë paturpësisht sërish me fëmijët e tjerë, pasi pavarësisht dënimit, drejtësia e la të lirë.
Si reaguat pas kërcënimeve që keni marrë nga i riu Romario Mulla?
Me familjen Mulla kemi lidhje krushqie. Pas kërcënimeve, unë takova xhaxhain e tij, të cilit i kërkova që nipi i tij të mos e lëndojë më familjen time. Ai më dha fjalën se gjithçka do të jetë nën kontrollin e tij dhe se ne duhet të rrimë të qetë. Pavarësisht kësaj, unë kam frikë dhe fëmijët nuk i lë të luajnë me shokët në fshat.
A e takoni djalin tuaj dhe cila është ëndrra e tij sot?
E takoj njëherë në muaj se është larg, në Tiranë. Mundësitë ekonomike nuk më favorizojnë shumë. Im bir më thotë shpesh se dëshiron të jetë ai që ka qenë më parë. Kjo është dëshira e tij.
Apeli juaj si nënë?
Dënim me vdekje për këta “monstra”. Shteti të veprojë sa më parë dhe të ndryshojë dënimet, pasi shumë familje si unë po shkatërrohen. Gjykata liron dhe i hedh sërish në rrugë këta persona për të kapur “gjahun e radhës”. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme për këtë shtet. I lutem shtetit të dënojë abuzuesit me dënime maksimale që fëmijë të tjerë të mos kenë fatin e fëmijës tim.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Wednesday, March 13, 2013

Përparësia, ose Prioriteti i qeverisë shqiptare


Përparësia, ose Prioriteti siç e quajnë sot ata që nuk dijnë fjalën e përshtatshme shqip, është diçka shumë e rëndësishme, që në listën e gjërave që duhen bërë, qëndron në krye.

Prioriteti i një qeverie quhet përkushtimi i vëmendjes maksimale të Qeverisë, ndaj një sektori të caktuar.

1. Kemi parë në këtë qeverinë e sotme, që Prioritet i saj është Integrimi.

2. Por në fakt prioriteti i saj është Mjedisi.

3. Për të qenë të sinqertë, Prioriteti i Qeverisë është turizmi.

4. Në fakt, në fakt, Prioriteti i Qeverisë shqiptare është Boshti i jugut

5. Por në rast se duam ta shohim pak më thellë, Prioriteti i Qeverisë shqiptare janë Investimet e Huaja.

6. Ndokush prej jush do thotë po "Zhvillimi rural"? Po, Zhvillimi rural është Prioriteti i Qeverisë shqiptare.

7. Tek Zhvillimi Rural, domosdo do hyjë edhe Bujqësia. Pra Bujqësia është Prioriteti i Qeverisë shqiptare.

8. Dikush tjetër do hidhet "Hej, po Sistemi i Shëndetësisë"? Po, keni plotësisht të drejtë, Sistemi Shëndetësor është Prioriteti i Qeverisë shqiptare.

9. Po me energjinë ç'do bëjmë/ Ç'është kjo pyetje njëherë...?! Energjia e rinovueshme është prioriteti i qeverisë shqiptare.

10. Eshtë e vërtetë që infrastruktura jonë nuk është në standartet e duhura, por jo më kot Infrastruktura moderne është prioriteti i qeverisë shqiptare.

11. Po ku do shkojmë ne si shtet nëse nuk realizojmë zgjedhje të lira? Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e lira janë prioriteti qeveritar.

12. Duhet ta themi të vërtetën ashtu siç është, le ti vijë keq kujt të dojë. Prioriteti i Qeverisë Shqiptare është Edukimi Dixhital

Të lutem o shtet, lër diçka jashtë prioriteteve të tua, s'e asgjë veç atyre që mban si prioritete nuk është katandisur ndonjëherë kaq keq.

Shkroi: Stop Injorancës !

Fotoja e mësipërme është e një filloreje në fshatin Zdranjsh të Librazhdit, marrë nga faqja Zyrtare e deputetit Taulant Balla.