Sunday, September 20, 2009

Përse dështoi ligji antiduhan në Shqipëri ?

A duhet të ketë përgjegjës dështimi i ligjit antiduhan ?



A jeni vërtetë të befasuar nga “fati i mbrapshtë” i ligjit me nr. 9636, “Për ruajtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i hartuar, i dërguar me përparësi në sallën e parlamentit, miratuar nga ky i fundit, me 100 % të votave, në dt. 06 nëntor 2006, dhe hyrë në fuqi më 26 majin e vitit 2007.

Ky befasim më vjen nga fakti se gjithë kalvari i sipërpërmendur, deri në miratimin e ligjit, u krye me këmbënguljen e zotit kryeministër, kurse janë struktura zyrtare, brenda kuadrit administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë, - pjesë e kabinetit të tij, - ato që, me koshiencë (për diskreditim politik apo lidhje politiko-klanore), për çdo ditë që kalon e stimulojnë këtë fat fatal, jo vetëm për shëndetin e shqiptarëve, por edhe për seriozitetin e prodhimit e të zbatimit të ligjeve në vendin tonë.

Për të argumentuar gjithë sa shpreha më sipër, po ju sqaroj:

Pas një vit dështimi në implementimin e këtij ligji nga struktura përgjegjëse e kabinetit Ndoka, me emërimin e ministres së re, Anila Godo, ne arritëm të realizonim një takim me këtë të fundit. Takimi u bë në dt. 18 gusht 2008, në zyrën e saj ministrore, ku i paraqitëm idenë tonë për një rifillim të ri të betejës për zbatimin e ligjit antiduhan. Në këtë kuadër propozuam mbajtjen e një tryeze të rrumbullakët, ku të ishin të ftuar të gjithë aktorët zyrtarë, të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësi për moszbatimin e tij. Këtë propozim ministres Godo ia parashtruam, pasi më parë kishim marrë miratimin nga OBSH, e cila u tregua e gatshme ta sponsorizonte aktivitetin.

Në takimin me zonjën Godo u vendos që kjo tryezë të realizohej dhe mbajtja e saj u bë në dt. 11 shtator 2008, duke u anunçuar si një aktivitet i përbashkët i MSH-OBSH dhe shoqatës “Për Shqipëri pa duhan”... Duke gjykuar se hollësitë e zhvillimit të asaj tryeze janë të panevojshme, po Ju përmend se në esencë me gjithë këmbënguljen e shoqatës që në këtë sipërmarrje të re të ndryshoheshin prijësit e betejës së humbur, me të rinj, dhe të futej në të edhe shoqëria civile, - kjo ide u mbështet në parim, kurse në përfundim, pas këmbënguljes dhe retorikës demagogjike të drejtuesit të ISHP, Alban Ylli, gjithçka iu la në dorë po Institutit të Shëndetit Publik, më saktë drejtorit të tij, Alban Ylli, pra njeriut nën drejtimin institucional të të cilit, gjatë edicionit maj 2007 - gusht 2008, ligji pati “fatin e mbrapshtë” të dështimit.

Nga Xhovani Shyti *Kryetar i shoqatës “Për Shqipëri pa duhan”



*Përse dështoi ligji antiduhan në Shqipëri ?
*Eshtë ky një dështim i instancave shtetërore, i cili duhet të ketë përgjegjës ?
*Rivënia në "jetë" për herë të dytë e këtij ligji, (që dështoi sepse u pregatit në zyrat shtetërore, pa u diskutuar me sipërmarrësit dhe bizneset apo grupet e interesit që dëmtoheshin) a do të ishte më frytdhënës ?



Ky ligj në të vërtetë ndaloi vetëm përdorimin e tavullave të duhanit duke i zëvendësuar me pjatat e filxhanëve !

Shtetet që sot e kanë ndaluar në publik pirjen e duhanit, e kanë arritur pas një propagandë mbi 5-vjeçare duke e pregatitur terrenin për të sensibilizuar qytetarët, duke pregatitur bizneset që të rezervojnë një hapësirë të veçantë nëpër lokale për duhanpirësit. Përse në Shqipëri del një kodosh Sanço-Panço me shpatë në dorë, që siguron me garanci absolute, se ky ligj është i plotë dhe do të zbatohet në mënyrë urgjente! Personi që dështoi ligjin, duhet të përgjigjet, sepse lufta ndaj duhanit tashmë është kthyer bumerang, duke i dënuar edhe më rëndë qytetarët shqiptarë dhe duke ulur besimin tek zbatimi dhe drejtësia e ligjeve shqiptare.

150 mijë shqiptarë vuajnë nga impotenca !

Një pjesë e mirë e meshkujve shqiptarë janë impotentë. Pavarësisht se njihen si të zotë, të aftë, të fortë, kur i kalojnë të 50-ata, pothuajse 150 mijë prej tyre nuk janë të aftë të kryejnë marrëdhënie seksuale. Por, problemi tek keta persona nuk eshte vetem pamundesia e kryerjes se aktit seksual por edhe kurimi i kesaj semundjeje. Nje studim i kryer nga mjeket shqiptare, eshte bere publik pikerisht ne javen e urologjise, ku thuhet se: 80 % e ketyre pacienteve, nuk shkojne tek mjeku pasi kane turp.

Studimi

Shifrat e nxjerra nga studimi i kryer ne vendin tone tregojne pothuajse te njejtat nivele te semundjes ashtu sikurse edhe vendet e tjera evropiane, por ajo qe nuk perputhet eshte neglizhenca e semundjes dhe mosmjekimi i saj ne stadet e hershme. Te dhenat jane publikuar nga mjeku urolog dhe shefi i ketij sherbimi ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", Mustafa Xhani. Sipas tij, problem mbetet shifra 80 per qind e ketyre meshkujve, te cilet i kane keto probleme, nuk kerkojne ndihme mjekesore per t'u trajtuar. "Nga keto paciente 80 per qind prej tyre nuk kerkojne ndihme mjekesore. Nuk duhet te kuptojme me impotence nje gje fare - fare te abandonuar, por mund te kete shenja te pakta, ku fillon me vonese ereksioni, nuk perfundon akti seksual. Keto jane shenja pararendese por qe e japin sinjalin pare per te cuar pacientin tek mjeku" ka pohuar Mustafa Xhani, shefi i Sherbimit te Urologjise ne QSUT. Sipas tij, kultura e ulet shendetesore, ben qe shumica e pacienteve te vijne ne stade shume te perparuara te semundjes.

Semundja

Cdo mashkull mbi te 50-at eshte i rriskuar per t'u prekur nga semundja e prostates. Duhet domosdoshmerish qe pas kesaj moshe kjo kategori t'iu nenshtrohet analizave diagnostikuese. Problemet impotences mund te shfaqen qe heret te ndikuara nga nje sere faktoresh si te brendshem dhe te jashtem, stresi, konsumi i alkoolit dhe i duhanit ashtu edhe probleme te tjera shendetesore qe lidhen me to. Po keshtu, edhe semundjet e renda kronike qe mund te kete nje person, ndikojne ne kryerjen e nje marredhenie seksuale te rregullt. "Ne nga keto semundje kronike me kercenuese eshte debati, hetreoskleroza qe shoqeron diabetin. Po keshtu nje tjeter shkak i rendesishem eshte edhe rritja e kolesterolit, pra e yndyrave ne gjak, hipertensioni qe shkaktojne nje impotence" ka pohuar Xhani. Mjeket u bejne apel meshkujve t'i drejtohen andrologut qe ne shenjat e para pasi ekzistojne medikamente qe permiresojne gjendjen shendetesore duke ndikuar keshtu edhe zgjidhjen e nje sere konfliktesh ne cift qe vijne si pasoje e impotences. "Ne ciftet qe kane nje jete te rregullt seksuale, fillojne problemet e kontradiktat ndaj eshte mire qe kete ta shohin ne aspektin social dhe mjekues, dhe prandaj duhet ti drejtohen andrologut, dhe te mos e quajne si tabu nje keshillim te tille", - ka pohuar shefi i Urologjise. Sipas statistikave evropiane, kjo semundje perben shkaktarin e dyte te vdekjeve pas tumorit te mushkerive.



Te dhena

*1 ne 10 meshkuj shqiptare vuan nga impotenca

*80 per qind prej tyre nuk kurohen

*150 mije shqiptare nuk jane te afte te kryejne marredhenie seksuale

*110 mije meshkuj nuk shkojne tek mjeku sepse kane turp

*4 lloj semundjesh kronike ndikojne ne shfaqjen e impotences

*3 faktore te jashtem ndikojne ne shfaqjen e impotences




Kush shkakton impotence?



*Tensioni i larte

*Diabeti

*Sasia e larte e yndyres ne gjak

*Prostata

*Stresi

*Duhani

*Alkooli


Nga Sonila Isaku,Koha Jonë

Vendlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mbështetësit Dibranë

Përpara se të flasim mbi rolin dhe mbështetjen që i dha populli i trevave të Dibrës Kryetrimi Skënderbe, e shoh të nevojshme të ndalem së pari mbi origjinën e Kastriotëve. Tendenca për ti paraqitur kastriotët me origjinë jo shqiptare, pati që në shekullin e Skenderbeut nga boshnjaku Johan Toni Marknoni, i cili hodhi tezën se Skenderbeu ishte me origjinë boshnjake...

Më pas, në fillim të shëkullit 18-të , u gjet një akt i një sundimtari serb të Vlorës, hartuar në vitin 1368, të cilin e ka nënshkruar si këshilltar i Kaninës njëfarë Branilo Kastrioti.[1] Disa historian Evropian ndër të cilët: J. Marnoviç, J.ph Fallmerayer, C Hopf, J. E Pisko etj, u përpoqën edhe këtë herë për t’ia rrëmbyer kombit Shqiptar, udhëheqësin legjendar më të madh të kohës, ashtu siç bënë me Lekën e Madh dhe Pirron, duke fantazuar se gjoja ky Branilo, duhet të ketë qenë gjyshi i Skënderbeut. Mënyra se si ato u përpoqën ta argumentonin ishte mendimi se emri Branilo ishte emër serb, prandaj edhe Katriotët deshën t’i paraqesin si serb ashtu siç bënë me Millosh Kopilin në betejën e Fush- Dardanise (pra Fush-Kosovës). Ndërsa në vitin 1870 historiani grek Margaritis Dimitzas hodhi tezën se Kastriotët qenkan me origjinë Greke[2] me që sipas tij mbiemri Kastrioti (vjen nga greqishtja chastriotis ) që do të thotë banor i kështjellës. Por të dyja këto teza nuk e patën jetën e gjatë meqë nuk u gjet ndonjë shenjë që Branilo ka qenë gjyshi i Skenderbeut, ndërsa përsa i përket tezës së Margaritis, mendoj se fjala Kastriot vjen nga fjala kast + prapashtesën i’ot. Pra kast, në shqipen e vjetër ( do të thotë qëllim) këtë fjalë ne e hasim edhe sot në zona të ndryshme të vendit,si p.sh. me kast - me shkas, kast- mirë, kast-keq, kast- lig, kasti- im, ose për rastin konkret kast + iot dhe nga bashkimi është futur “r” në mes i-së dhe t-së duke u shqiptuar Kastriot. Megjithatë duhet theksuar se në lidhje me tezat greko-sllave mbi përkatësinë etnike të Kastriotëve, është për tu përshendetur kontributi i padiskutushëm që dha Fan Noli dhe Athanas Gegaj duke sjellur dëshmi të dorës së parë, pohimin e vet se Skënderbeu ishte shqiptar, pasardhës i Epiriotëve të lashtë. Pasi u zgjidh çështja e origjinës etnike të Kastriotëve, filloi diskutimi mbi origjinën e tyre krahinore. Në lidhje me këtë tezë pati mjaft sorollatje boshe dhe rruga që u zgjodh qe e gabuar, sepse shumica e historianëve rendën pas degësh dhe jo pas rrënjësh. Të çudit fakti se si disa historianë shqiptarë, së bashku me Iinstitutin e Historisë u referohen tezave të disa historianëve të huaj për të gjetur vendlindjen e Kastriotëve në Shqipëri.
Kështu ato u sorollatën lart e poshtë duke i marrë me radhë rrethet e veriut nga Mati, Shkodra, Puka, Mirdita dhe Hasi i Prizenit pa nxjerrë gjë në dritë. Meqenëse u krijua ky boshllëk secila krahinë nga këto që përmendëm, e ndjente veten krenare ta nxirrte origjinën e Kastriotëve nga gjiri i saj. Albanologu i njohur J. Von Han gjatë udhëtimt të tij nëpër Shqipëri (nga mezi i shek.18) degjoi në lidhje me vendin ku kishte lindur Skënderbeu tri fshatra të ndryshme[3], në Kastrat të Mbishkodrës, në Stelush të Matit, dhe në Ikballë të Pukës. Amin Boue thotë se kish dëgjuar se Skënderbeu kish lindur në fshatin Kastrit të Mirditës. Por këto ishin thjeshtë gojëdhëna, ku secila nga këto zona udhëhiqej nga dëshira për ta pasur Skënderbeun të vetin. Në lidhje me pretendimin për origjinën e tij nga Mati, kemi të bëjmë me përkthimin e gabuar të Marin Barletit nga latinishtja e fjalës Aemathia, e cila është emërtim i lashtë i Maqedonisë, ndërsa historianët mesjetar quanin Maqedoni edhe Shqipërinë e Mesme, jo në kuptimin Emati pra (ngaMati). Më vonë nga një njoftim i botuar në fillim të shekullit 17-të nga Boshnjaku Euseb Fermenxhin thuhet: se Kastriotët ishin nga fshati Kastriot në provincën az të Epirit. Këtu është fjala për emërtimin has nga ku disa historjan shqiptarë me në krye Prof. Aleks Budën filluan ta kërkojnë origjinën e Kastriotëve në Has të Prizenit. Një tjetër njoftim i ngjashëm me të vjen nga Petro Lukari në Analet e Rraguzës, ku përveç saj shton se fshati Kastrat ndodhet pranë lumit Drin. Këtu duket qartë se Lukari dhe Fermenxhin përsërisin njëri-tjerin, por Lukari është më afër së vertetës sepse pranë Drinit ndodhet Kastrioti. Ndersa këto emertime janë prezentë edhe sot në zonën e Qidhnës. Buzë Lumit Drin në kufi me fshatin Sinë ndodhet fshati Arr-as (As i thatë quhej në kohën e Skenderbeut pjesa Fushore e Qidhnës ku ndodhet fshati kastriot). Pra tezat e hedhura se Skënderbeu ishte nga fshatrat Kastrat i Mbishkodrës, Kastrat i Hasit dhe Kastrit të Mirditës nuk mund të pranohet sepse nga fshati Kastrat nuk mund të dalë emri i banorit Kastriot, por siç thamë më lart këto emërtime vijnë nga fjala kast plus prapashtesën sipas rastit. Ndërsa për variantin nga Ikballa e Pukës nuk kemi ndonjë të dhënë tjetër përveç rastit që përmend J.Von Han ku ndonjë banor i Ikballës mund të ketë shprehur dëshirën e tij. Këto teza që përmendëm më lart, për mendimin tim, nuk paraqisin ndonjë provë , prandaj ngelen në kuadrin e gojëdhanave, meqë edhe autorët e tyre janë të huaj. Ndërsa nga dëshmitë e shqiptarëve, më e hershmja është dëshmia e bashkëkohësit të Skënderbeut, fisnikut Gjon Muzaka i cili pas vdekjes së Skënderbeut mërgoi në Napoli, dhe me 1510, shkroi nje testament për fëmijtë e tij, ku ndër të tjera përmendet edhe një e dhënë me rëndësi për gjyshin e Skënderbeut. Ai thotë se gjyshi i zotit Skënderbe quhej zoti Pal Kastrioti dhe ky nuk kishte në përdorim më tepër se dy fshatra të quajtura Sina dhe Gardhi i poshtëm në Dibrën e Poshtme. Të dyja këto fshatra ekzistonin në shekullin e Skënderbeut. Kjo vertetohet nga defteri musafal i vitit 1467, ku të dy fshatrat janë të shënuar ashtu siç shkruan Gjon Muzaka. Në mbeshtetje të sajë një njoftm tjetër na vjen nga humanisti italian Refael Voleterrano, ku në veprën e tij me titull “Komentatorët”që u botua në fillim të shekullit 16-të, ai nuk e quan Gjonin të atin e Skënderbeut me mbiemrin Kastrioti, por Gjon Dibrani. Ndërsa për vazhdimsinë e fisit Kastrioti në këtë zonë në ndihmë na vjen edhe një dokument tjetër i kuvendit ndërkrahinor, që u mbajt në Dukagjin të Matit në vitin 1602. Këtu ka nënshkruar si përfaqsues i Qidhnës Jozef Kastrioti. Kjo provon se në harkun kohor mbi 200 vjet nga Pal Kastrioti e deri ke Kostandini, Qidhna vazhdon të ketë në gjirin e sajë fisnikët e Kastriotit. Këtyre të dhënave u shtohet edhë një argument tjetër, është fjala për një vendim të senatit të Shën Markut, me të cilin u jepet Gjergj Kastriotit dhe vëllait të tijë Stanishi Kastriotit, qytetaria e Venedikut, me 20 shkurt 1445. Vendimi i cilëson të dy vëllezërit zotër të Dibrës dhe të Matit nga që Kruja në kohën e Skënderbeut, siç shkruan Barleti bënte pjesë në krahinën e Matit. Në këtë vendim shohim se vëllezërit Kastrioti më parë ishin zotër të Dibrës dhe pasi shtinë në dorë Krujën, u bënë zotër edhe të Matit. Në mbështetje të këtyre të dhënave që përmendëm më sipër, për vendlindjen dhe vendbanimin e Kastriotëve në trevën e Dibrës së poshtme, flet qartë toponomastika historike në krahinat e Muhurrit dhe Qidhën. Në lidhje me këtë, një njohës i mirë i toponimeve dhe traditave të kësaj zone Hazis Ndreu Sqaron se: në krahinën e Murrit, toponimet nisin me dy Mazrekat: Mazreka e poshtme dhe Mazreka e Epërme ku sot gjenden shenja muresh, kisha e Shënmërisë, toponimet Palpus pusi i Palit (është fjala për P. Kastriotin ). Dy mazrekat dhe toponimet që u përmendën në anën veriore janë gjeografikisht të gërshetuara me; Gardhin e Poshtëm dhe Gardhin e Epërm, Sinën e Poshtme dhe Sinën e Epër të Qidhnës. Kjo e dhënë na bën të mendojmë se kastriotët erdhën nga Murri me mbiemrin Mazreku. Në ndihmë të këtyre toponimeve na vihet edhe një dokument i Gjonit të Aragonës ku përmendet Kostandin Mazreku Kastrioti i një gjaku me Gjergj Mazrek Kastriotin Skenderbeun. Krahas kësaj, sipas traditës popullore të kësaj zone, nuk përjashtohet mundësia që dikush nga vëllezërit Kastrioti të jetë quajtur Mazrek dhe sipas traditës janë përdorur emri i babës dhe emri i fisit. Këtë traditë e hasim në fillim të shekullit 20-të nga një pinjoll tjetër i kësaj zone Gjenerali me shajak Elez Isuf Ndreu, i cili njihet me emrin Elez Isufi (pra Isuf quhej i ati). Ndërsa për toponimet, në zonën e Qidhnës kemi; kepi i Skënderbeut , Kroi i Ton Zotit (kështu e thirrte populli Skënderbeun) Kalaja e Skënderbeut e cila u ndërtua nga Skënderbeu, Gurra e Skënderbeut, që gjendet ne qafë të Kalasë, 4 kishat e Sinës dhe të Gardhit etj. Ndërsa përsa i përket fshatit Kastriot nuk është shënuar në asnjë defter Turk, shkaku dihet, ishte vendlindja e Skënderbeut. Por në traditën gojore të popullit toponimet për Gjon Kastriotin vijnë deri në ditët tona. Fshati Kastriot është 8 km në veri të qytetit të Peshkopisë. Toponimet nisin me Përroin e Kastriotit, Kalaja e Gjonit , Kulla e Gjonit ose Kodra e gështenjës, Zabeli i Gjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i Gjoni të cilin e mbajnë mend me ujë dhe Guri i Luftës etj. Toponim i fshatit Kastriot flet qarë për autentitetin e fisit të kastriotëve si Dibranë, duke i marrë në lidhje të pa shkëputura që nga Mazrekët, Sinat dhe Gardhi i poshtëm. Këtë e përforcon edhe afërsia gjeografike ndërmjet tyre. Përsa i përket vendlindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbe, H.Ndreu shkruan[4]:
Janë dhjetëra tregimtarë (nga Dibra e Epër deri në Lurë) që thonë se vendlindja e Skënderbeut është Kastrioti.

Këto toponime dhe dëshmi, si ajo e Gjon Mezakës dhe e dëshmive të tjera, janë më se të mjaftueshme për të vertetuar origjinën dibrane të Kastriotëve. Krahas tyre unë desha të shtoj edhe disa prova të tjera si:
1-Ardhja e Skënderbeut nga Nishi direkt në Dibër[5]dhe jo në Has apo në ndonjë krahinë tjetër, që mund të shkurtonte mjaft kohë për të marrë Krujën, tregon se këtë detyrë madhore ai nuk mund ta kryente pa ndihmën e gjakut të vet.
2- Pritja madhështore që i bënë Skënderbeut vëllezërit dibranë dhe gadishmëria që ata treguan për tu vënë nën komandën e tij.
3-Dërgimi i komisionit nga Kruja për në Dibër me në krye Hamzan, për tu dhënë dibranëve lajmin e marrjes së Krujës.
4-Ndërtimi i kalasë së fshehtë nga Skënderbeu në zonën e Qidhnës.[6]
5-Shërbimi i Raposhit (i vëllai i Skenderbeut) si murg, deri sa vdiq në Manastirin e Qidhnës.(Noli f 25) 6-Mbajtja nga Skënderbeu krahas këshillit të shtetit edhe një këshillë tjetër siç e quan Barleti, këshilli i shokëve të tijë dibranë...(f.477)
7-Gjatë përgatitjes për betejë kundër galëve në Itali Barleti thekson: Skënderbeu rrugët që ngelën të hapura i plotësoi me dibranët e vet.(f.574)
8-Veçimi që u bën Barleti viseve të Qidhnës duke e quajtur viset e Skenderbeut. (f.695)
9-Shifrat shumë të ulëta të popullsisë në mjaft vendbanime të Dibrës sipas defterit turk i vitit 1467, ku pjesa dërrmuse e vendbanimeve nuk kanë më shumë se 10 shtëpi, ndërsa janë fare të pakta ato që kanë mbi 20 shtëpi, që tregon se Dibra kishte kishte shërbyer si baza kryesore e furnizimit me ushtarë. 10-Shfryerja e inatit të Sulltan Mehmetit ngaqë nuk arriti ta marrë dot Krujën, (Noli f.103) ku me 1 gusht 1466, u nis për tu hakmarrë drejt Qidhnës. Pasi shtiu në dorë kalanë theri pa mëshirë 8,000 burra, afro 20.000 gra, pleq, dhe fëmijë që ishin mbledhur në fushat rreth e rrotull dhe i ngopur me gjak u kthye në Stamboll. Kjo dëshmon më së miri se Skenderbeu ishte nga kjo zonë sepse rruga për në Stamboll nuk kalonte nga Qidhna, por ai e lakoi me qëllim hakmarrjeje kundër të afërmëve dhe gjakut të Skenderbeut.

Krahas këtyre dhjetë pikave e shoh të nevojshme të shkëpus edhe disa rrjeshta nga fjalimi i Skënderbeut para princave të besëlidhjes pas masakrës së Qidhnës. ( sipas Barletit.f.631) Ku ndër të tjera thekson: S.Mehmeti II, duke u larguar që këndej si ndonjë i xhindosur e krejt pa shpresë për shkak të pikëllimit e hidhërimit, pas sulmit që bëri para pak kohe me tërë ushtrinë e vet kundër meje dhe që si doli ashtu siç e priste, vrau dhe zhduku me hekur 8.000 burra nga të mitë, pa zënë në gojë gratë dhe fëmijët... Këto po të ishin gjallë dhe ti kisha unë tani, me siguri që nuk do të ishte aspak nevoja të lypja ndihmën e tjetërkujt.
Siç shohim nga këto rrjeshta që shkëputëm nga fjalimi i Skenderbeut para princave të besëlidhjes kemi dy të dhëna me interes: së pari ai i quan të vetët popullin e Qidhnës, së dyti ai na vërteton se Dibra ishte baza kryesore e furnizimit të ushtrisë me ushtarë. Duke parë të gjitha këto dëshmi e prova, duke shpresuar se ka edhe të dhëna të tjera që janë lënë në harresë, me të drejtë çdo njëri mund të pyesë:. Përse është lënë pa u deklaruar deri sot vendlindja e Heroit tonë Kombëtar?
Mos vallë historianët tanë nuk ditën?!
Unë do të thoja me plot bindje se ato e kanë ditur shumë mirë, por kanë dashur ta fshehin të vërtetën. Historianët tanë për 50 vjet kanë pasur në plan të parë ideologjinë, pa lënë pas dore edhe krahinizmat. Dhe kur historia udhëhiqet nga ideologjia, aty nuk mund të pretendohet për histori kombëtare, por për një histori partiake të tipit bolshevik. Kështu në pamundësi për ta tjetërsuar siç bënë me Ilaz Pash Dibrën (Kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizenit) u përpoqën ta lënë pa origjinë. Krahas sajë ato patën edhe një hall tjetër “ të madh” sepse pikërisht, po nga kjo zonë ishin ato që i dhanë plumbin e parë komunizmit, oficerat madhorë Halil Alia e Selim Kaloshi. Po nga aty ishte edhe fisniku Gjeneral Dali Ndreu dhe për ato ishte e vështirë të deklaronin se nga kjo zonë ishte edhe Babai i kombit shqiptar. Prof. Kristo Frashëri në shkrimin: “Nga cili vend i Shqipërisë ishin Kastriotët”, në mes të tjerash thekson: “Me dy nëntor 1985, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës u përurua muzeu i Kastriotëve, një muze lokal me përmasa modeste, por me një përmbajtje të madhe historike. Ai i kushtohet familjes së shquar të Kastriotëve dhe vendlindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbe. Dimë se Skënderbeu lindi në vjeshtën e III-të, pra në nëntor të vitit 1405, por akoma nuk kemi ndonjë të dhënë të saktë për datën.Nuk përjashtohet mundësia që Skënderbeu të ketë kombinuar ditëlindjen e tij me ditën ë ngritjes së flamurit pra 28 nëntori, por këtu ka vend për hulumtime sidomos në arshivat osmane.

Përveç toponimeve mbi origjinën e Kastriotëve, në Dibër kemi edhe një grup tjetër toponimesh që flasin për luftratat, kalatë dhe vendqendrimet e Skënderbeut. Këto i hasim në Bulqizë, Grykën e Madhe, Gollobordë, Rekë, Koxhaxhik, Katër Grykët, Muhurr, Qidhën e deri në Lurë etj. Nëpërmjet këtyre toponimeve populli i trevave të Dibrës i ruan të gjalla betejat legjendare që zhvilloi për 24 vjet rresht në luftë kundër turqve. Nga 26-të beteja që Skënderbeu bëri kundër turqve, 17 prej tyre u zhvilluan në trevat e Dibërës, ku nuk lihet pa përmendur roli parësor që luajti populli i këtyre trevave në mbështetje të kryetrimit Skënderbe. Lavdia nuk mungoi si nga Barleti ashtu edhe nga kundërshtarët.
Ja si konfirmohet në dokumentin e një kundërshtari i cili thotë: Në qoftë se ai (Skenderbeu) fillimisht ia doli të heqë qafe pashain e Krujës, duke i treguar një ferman të rremë, marrë me forcë sekretarit të sulltanit, në të vërtetë ai në saj të Dibrës konsolidoi pushtetin e vet për tu bërë ballë gjatë 24 vjetëve ushtrive tona. Midis tij dhe gjeneralëve tonë, përfundimi varej gjithmonë nga sundimi në dy Dibrat. Atje është zemra e Shqipërisë. Skënderbeu i futi në dorë kështjellat e Petrelës, Petralbës, Tornaçi, Stellushit dhe pas pak kohe atë të Sfetigradit brenda një muaji me një shpejtësi prej furtune, që përfshin çdo gjë përpara dhe priste me padurim rastin të ndeshej me armikun. Rasti për të provuar ushtrinë e re nën udhëheqjen e Kryetrimit nuk vonoi. Sulltan Murati II dërgoi në Qeshor të vitit1444, nën komandën e Ali Pashës një ushtri prej 25.000, vetash, nga të cilët 15,000 ishin kalorës dhe 10,000 këmbësorë. Ushtritë u rreshtuan përballë njëra- tjetrës në Fushë të Dibrës. Skendërbeu e ndau ushtrinë në tri pjesë, Në krahun e djathtë la të vepronte kapedanin e tij, Moisiun e Dibrës. Në lidhje me rregullimet që bëri Moisiu me luftëtarët dibranë, Barleti shkruan[7]...daç vëre kalorës, daç këmbësorë, në vijë të parë apo të dytë, çdo gjë e ke siguruar me ta. Atyre si lajthit kurrë fati, s’u shpëton kurrë fitorja nga duart...” Ushtria shqiptare korri fitoren e parë madhështore mbi ushtrinë turke. Në vitet 1445-46 Sulltani dërgoi dy ushtri të tjera kundër Shqipërisë, por që të dyja pësuan fatin e të parës. Në korrik të vitit 1448, një ushtri e madhe osmane me në krye Sulltan Muratin e II-të rrethoi Sfetigradin. Moisi Golemi i kishte marrë të gjitha masat e furnizimit me luftëtar e ushqime. Ja se si e përshkruan Barleti këtë rast “...e gjithë roja e qytetit përbëhej nga ushtarë dibranë, të cilët Moisiu i kishte zgjedhur për këtë punë, si njerëz më luftarëk të Epirit nga gjithë popullsitë e tjeratë mbretërisë....”Ajo krahinë ka dy Dibra...Dibra e poshtme eshtë e rrethuar me fusha pjellore, që prodhon çdo gjë. Arbër dhe Epiriot banojnë në atë vend, popuj shumë trima në luftë, me armët e të cilëve në radhë të parë e shpëtoi dhe e rriti Kastrioti mbretërinë dhe i doli mbanë çdo pune të rëndë e shumë të vështirë, duke i pasur kështu si ndonjë Kolofon. [8]Qëkendejë ai pati gjatë gjithë kohës burra të shquar e fort të gatshëm të cilët i shërbyen çështjes epirote jo më pak si kapedanë sesa si ushtarë’.
Ndërsa historiani turk Kemal Peshazade shkruan: “Në atë vend ndodhej një kështjellë e fortë që ishte e njohur me emrin Koxhaxhik. Ajo ishte e mbushur plot me të rinjë trima nga vendi i Juvan-ilisë, të cilët ishin si Luanë që të shqyeni .Nga pikëpamja e fortësisë, qielli asaj nuk ia kishte parë shoqen”. Keshtu rrethimi i Sfetigradit zgjati dy muaj rrjesht dhe pa sukses. Më në fund turqit gjetën kanalin që çonte ujë në kala dhe me ndërprerjen e ujit, kalaja ra në duart e Osmanve sipas kushteve që u vendosën. Luftëtarët dibranë nën udhëheqjen e Moisiut luftuan me vetmohim të lartë duke siguruar gjithmonë fitore. Sulltani duke parë se ishte e pamundur që ta mposhte me luftë Skënderbeun, filloi provat me anë të dredhisë. Nuk kaloi shumë kohë dhe Moisiut i premtohen ndere të mëdha nga ana e Tiranit. Pas humbjes së Skenderbeut në Berat, Moisiu kaloi në anën e turqëve.[9] Kjo e dëshpëroi shumë Skënderbeun, i cili sapo e dëgjoi vajti në Dibër, por atje gjeti besnikërinë e patundshme të popullit të dibran. Ato nën udhëheqjen e vëllezërve Berisha, ishin organizuar më së miri të gatshëm për luftë. Kjo besnikëri u duk qartë kur në shkurt të vitit 1456, kur M. Golemi në krye të një ushtrie osmane vjen në Dibër. Luftëtarët dibranë dhanë prova duke luftuar më një tërbim të paparë kundër ushtrisë turke dhe e shkatërruan krejtsisht. Më pas Moisiu u kthye duke i rënë në gjunjë Skënderbeut (sipas zakonit) me brezin e lidhur në qafë. Ai e fali duke ia kthyer të gjitha privilegjet. Moisiu luftoi me besnikëri deri sa u zu rob në betejën e Vaj-kalit Bulqizë së bashku me gjeneralët e tjerë.
Meqë jemi te betejat, këtu ka vend për të diskutuar për vendzhvilimin e tyre, sepse ka edhe paqartësira. Barleti e len të pa përcaktuar vendin e saktë se ku u zhvilluan mjaft beteja e sidomos betejat e zhvilluara në dy Dibrat. Ai mjaftohet duke thënë se kjo ose ajo betejë u zhvillua në Dibrën e Sipërme apo të Poshtme. Një fenomen i tillë shfaqet që në betejën e parë, ku ai shkruan se ajo u zhvillua në Dibrën e Poshtme, 80 mijë hapa larg Krujës në një kodrine të mbuluar me ferra ose, më drejtë, pranë një pylli plot me drunj shumë të dendur[10]. Ndërsa Biemi na thotë se kjo betejë u zhvillua në fushën e Terviollit në Dibër të Sipërme. Fusha e Tervjollit e kish marrë këtë emër ngaqë ka shmë vollë[11] për rreth sepse populli e thirr edhe me një emër tjetër; Fusha e Kalasë. Siç duket emrin Fusha T’ Vollt është emër i dytë, që e mori pasi u shkatërrua nga sllavët në shekullin e 7-të, qyteti Vali[12] dhe në gërmadha e tij mbinë shumë vollë të cilat bëjnë fruta mjaft të shijshme. Ndërsa populli i Bulqizës e kujton këtë betejë nëpërmjet vargjeve të këngës: “Prej Terviollë n’Qafë Petralba, Gjith Terviolla n’gjak asht la, Me xhenaze mbush kala, Një pllamë tokë pa t’vdek nuk ka”[13] Siç shohim nga vargu i parë “prej Terviolle n’Qafë Petralba” petralba është Guri i Bardhë dhe Plani i Bardhë në Mat, ndërsa në atë kohë për hirë të qytetit është quajtur e gjithë zona Petralba, ndërsa qafë Petralba është Qafa e Bullit, e cila ndan Matin me Bulqizën. Nga këto vargje që na vijnë nëpërmjet popullit të Bulqizës, meqë Petralba dhe Bulqiza janë zona kufitare provojnë se beteja e parë u bë në këtë vend. Sipa këtyre të dhënave në bazë të një studimi të kryer nga mësuesi i popullit Selim Alliu në përkujtim të kësajë beteje është ngritur një përmendore në Bulqizë, në vendin e quajtur Ura e Qytetit. Barleti na tregon vetëm për dy beteja të zhvilluara në zonën e Bulqizës, por toponimet dhe gojëdhënat që qarkullojnë në popull dhe pozicioni gjeografik flasin për më shumë beteja të zhvilluara në këtë zonë, të cilat kërkojnë një vëmendje më të madhe dhe një studim më shkencor, sepse ky vend ishte si urë kalimi për të shkuar më shpejt në Krujë, si nga Ohri, ashtu edhe nga dy Dibrat.
Barleti e fillon me betejën e Vajkalit[14]. Në lindje të Vajkalit, në kufi me me fshatin Dragu gjenden Gurët e Skënderbeut.
Më kujtohet se kur isha i vogël dhe po kaloja aty me xhaxhain tim Arif Boba dhe me kureshtjen e një fëmije e pyeta: “Xhaxha, këto gurë Skënderbeu i ka nxjerrë nga toka?.. Jo më tha ai... dhe duke më treguar pjerrësinë e malit që bie thikë mbi rrugë. Ato janë rrëzuar prej andej për t’i hedhur kundër turqëve.
Pasi kalon Fushë-Bulqizën në veri-lindje të Fushës së Tërvjollit tek Ura e Qytetit, ngrihet thikë një mal gëlqeror i cili quhet Mali i Temlës, dhe pikërisht në majë te këtij mali, që bie thikë mbi urë, ndodhet një kala natyrore që populli e thirr Kalaja e Skënderbeut. Sipas tregimit nga të vjetërit thuhet se Skënderbeu u zuri pusi turqëve, por u diktua prej tyre dhe e rrethuan duke menduar se do t’i mbarohet ushqimi dhe do të dorëzohet. Por Skënderbeu mblodhi grurin që kishin në torba ushtarët ia dha ta hajë një pele të bardhë dhe pasi e ngopi mirë e rrëzoi nga maja e malit që bie thikë mbi rrugë. Kur i plasi stomaku kafshës turqit panë vetëm grurë dhe nga habia pyetën njeri-tjetrin çfarë është kjo, pelë apo dhi ? Nga ky rast fshati që ndodhet aty mori emrin Peladhi. Për sa i përket emrit Vajkal, një njohës i mirë i historikut të këtijë fshati, Mustafa Mira, tregonte se: Në luftë e sipër me turqit kali i Skënderbeut u godit për vdekje dhe nga që i erdhi shume keq për fatin e kalit, Skënderbeu thirri: vaj kali. Nga ky moment vendi mori emrin Vajkal. Barleti (f.608) në lidhje me këtë rast, ndër të tjera shkruan:’’... ndërsa po luftonte,(është fjala për Skënderbeun) pra, kështu ndërmjet armiqëve më të dendur, kali i tij i shpuar për vdekje nga barbarët, u përplas mbi trungun e një druri të vjetër dhe ra përdhe. Ai, gjithashtu u përplas... ‘’ Siç shohim ngarja tregohet pothuajse e njëjtë si nga gojëdhëna që na vjen nëpërmjet zotit Mira ashtu edhe nga Barleti, por këtu kemi një lajthitje të Barletit për vendndodhjen. Këtë ngjarje të njëjtë na e përshkruan edhe një bashkohas tjetër i Skenderbeut, humanisti i shquar Dhimitër Frangu, por edhe ky i fundit nuk e emërton vendin. Pra këtu del qartë se deri në këtë betejë ky vend nuk quhej Vajkal dhe populli pas vrasjes së kalit të Kryetrimit, e pagëzoi këtë vend me emrin Vajkal. Me sa duket Barleti dhe Frangu nuk e patën këtë deshmi. Kjo vjen se ato shkruajtën pas disa dekadash dhe si rrjedhim ka dhe mospërputhje, siç ndodh edhe me data dhe vendngjarje të ndryshme, të pandriçuara mirë. Por këtu, siç duket ç'orientimi i Barletit vjen edhe nga nga një fshat tjetër që ndodhet 8 kilometra në lindje të Vajkalit, në brinjë te Fushës së Tërviollit, me emrin Valikardhë. Ky fshat e mori këtë emër pasi u dogj nga sllavët gjatë dyndjes së tyre, i qytetit Vali. Pas shkatërrimit të qytetit banorët e tij u shpërndanë dhe krijuan vendbanime të reja si: Valikardhë, nga Vali-ka-ardh si banorë të ardhur nga Vali, Dushaj, Koçaj, Qyraj, Vali- i Martaneshit nga Vali-mat-an-nesh, të ardhur nga ana tjetër prandaj u quajt Martanesh etj. Me këto emra ato janë edhe sot, ndërsa fshati Dragu ka qenë i banuar më përpara. Megjithatë duhet pranuar se vepra e Barletit ka edhe paqartësira që mund të korrigjohen vetëm duke marrë librin e Barletit në dorë dhe duke i shkelur vend për vend trojet për të cilat ai flet. Kuptohet duke bërë edhe krahasime me bashkohësit e tij, që kanë shkruajtur pa lënë mënjanë edhe gojëdhënat popullore. Vetëm kështu mund të hidhet dritë mbi qoshet e pandriçuara mirë.
Duke u nisur nga këto paqartësira, disa historianë të huaj kaluan në ekstrem gjatë vlerësimit të veprës së Barletit. Mua më duket absurde të quhet vepra e Barleti “një roman” siç shkruan Karl Hopi, (Hopf) apo “e pa vlerë” siç janë shprehur disa historianë kritikë si Spondani, Yhiboni, Jorgo etj. Kjo ka ardhur për arsye se këta historianë nuk i kanë njohur aftësitë luftarake të popullit shqiptar dhe terrenin ku u zhvilluan betejat, duke e studiuar Barletin nga studiot e tyre, pa e marrë mundimin të shkelin vendngjarjet. Për këtë më bind fakti se nga mënyra se si e përshshkruan Barleti terrenin në një betejë kunder Ballaban Pash Bedrës në Vajkal-Bulqizë, (11.618-19). Meqenëse unë e njoh pëllëmbë për pëllëmbë këtë vend, ai ma sjell para syve atë terren edhe tani që ndodhem në një kontinent tjetër. Krahas do paqartësiravetë vogla që ekzistojnë, unë do të thoja se edhe kështu siç e kemi, Barleti mbetet babai i historiografisë Skënderbegiane, sepse po të mos ishte Barleti, Skënderbeu do të ishte i panjohur nga bota dhe vetëm një mit për shqiptarët.
Si rezultat i kësaj vepre, sot Skënderbeu njihet si një ndër gjeneralët më madhorë që ka njohur bota, si burrë shteti refomator, si mbrojtës i vetëm i qytetërimit evropian dhe i krishtërimit nga dy sulltanët më të egër të kohës, Muratit e Mehmetit të II-të. Francezi Robert d’ Angely në “Enigma” shkruan: “Aleksandri i Madh, Skenderbeu, Bonoparti-Kapedanë shqiptarë që imituan njëri-tjetrin. Vërtetë ashtu siç e fitoi betejën Aleksandri kundër Darit të Persisë duke e sulmuar personalisht Darin, të njëjtën gjë bënte edhe Skenderbeu kundër pashallarëve. Skënderbeu thoshte se; po u pre koka trupi bie vetë. Duke qenë se ky strateg i madh kishte një strategji luftarake të parritshme, ajo studiohet sot në Akademinë ushtarake amerikane më të njohur në botë “West Point” si lëndë e veçantë, “Arti ushtarak i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut”. Si burrë shteti refomator, është i pari princ europian, që i hapi luftë feudalizmit. Ndryshimet që ai bëri në Shqipëri, u bënë pas tre shekujsh në Francë dhe shumë më vonë në Gjermani.

Në përfundim, në rast se Evropa dhe kristianizmi, duhet t’i jetë sadopak mirënjohës popullit shqiptar për mbrojtësin e pamposhtur që i dha Shqipëria, duhet t’ia dijë për nder Dibrës dhe Dibra Kastriotit. Prandaj meqë akoma nuk kemi rënë ndakort për origjinën dhe vendlindjen e Skënderbeut, i propozoj këtij simpoziumi dhe nëpërmjet tij Institutit të Historisë Akademivë së Shkencave në Tiranë dhe Prishtinë, të shënohet me gërma të arta se : Gjergj Kastrioti Skënderbe u lind në nëntor të vitit 1405 në Kastriot të Dibrës, ndërsa në Kastriot të ndërtohet një muze moderrn, krahas atij modest të Sinës, në nderim të vendlindjes së heroit tonë kombëtar, themeluesit të shtetit të parë, dhe Babait të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Ndriçim Dika

GJERGJ KASTRIOTI, Skënderbeu


Nga: studiuesi Agim Boba anëtari i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave New York, me 19 shkurt 2006.

Redaktoi: S.I.

Ç'është telepatia...?

Sa më shumë zbulime që bëhen për trurin e njeriut, thuajse po aq pyetje lindin për këtë materie. Eshtë zbuluar se: Truri i njeriut është shumë më i madh në krahasim me mesataren e jetës që ai e jeton, nga 60-80 vjet.

Nga kapaciteti i madh i trurit, ne, në ato 60-80 vjet, nuk perdorim me shume se 10% te trurit. Shume pjese te trurit mbesin te paprekura, te pashpenzuara dhe per to nuk dime asgje. Truri ka aftesi te prodhoje me se 1000 simbole ne minute dhe nga gjithe kjo, ne kemi aftesi vetem te lexojme, te shkruajme dhe te themi disa fjale brenda nje minute. Ne krahasim me kapacitetin tone mendor, gjuha qe perdorim eshte shume e thjeshte. Ky konklusion na ben te shtrojme disa pyetje dhe te konstatojme disa gjera interesante:
Si mund ta kemi trurin aq te madh, per kohe aq te shkurter jete?
Pse perdorim aq pak nga truri?
Pse natyra, nga gjenerata ne gjenerate, do te bente kete organ te perdoret aq pak, pervec nese ky organ(truri), vertet, do te kishte nje qellim?(te braktisur nga ne)
Pse komunikimi yne gjuhesor eshte aq i ngadalesuar dhe elementar, kur aftesite mendore i kemi ne nivel aq te larte?

Me kalimin e viteve, ekspertet e parapsikologjise, lidhur me kapacitetin e trurit, kane arritur ne perfundime dramatike:

-Njeriu nuk eshte i destinuar dhe as qe ka qene, te jetoj 60-80 vjet. Destinacioni i tij primar eshte qe te jetoje 800-1000 vite, qe eshte logjike, nese merret parasysh kapaciteti i trurit.

-Ne tani shfrytezojme aq pak aftesi te trurit, dhe vdesim ende pa u pjekur, pa patur ende mundesi te shfytezojme me shume nga tere ajo qe na ofron truri.

-Gjuha nuk eshte menyra origjinale e komunikimit mes njerezve, se paku nuk ka qene. Ka dallim te madh mes gjuhes qe ne perdorim dhe aftesis se trurit. Ne realitet, gjuha dhe fuqite e saj artificiale ngadalsojne punen dhe zhvillimin e aftesive mendore.

-Komunikimi gjuhesor (te folurit, leximi, shkrimi), thene ne menyre titrore, eshte arritje e vonshme e historise se njerezimit. Te themi se eshte e vjeter, nga 10.000 deri 12.000 vite, eshte e improvizuar dhe e krijuar nga humbja e menyres sone te vertet te komunikimit.


Komunikimi me mendime dhe telepati.

Ekspertet, nga keto konkluzione formulojne edhe teorine e pare per shqisen e gjashte dhe zhdukjen e saj. Te paret tane ishin qenie ekstra-inteligjente, qenie qe kane jetuar deri 1000 vite. Kane komunikuar me telepati. Kane patur teknike dhe dije shkencore qe jane larg nga civilizimi i sotem. Me pastaj planeti Toke eshte goditur nga forca termo-nukleare nga gjithesia. Nga kjo, toka eshte rrotulluar rreth bushtit te saj dhe ka rene ne sistemin diellor, me kete rast jane bere shume ndryshime ne Toke. Civilizimi eshte shkaterruar, kurse banoret e tokes kane vdekur nga vershimet dhe rrezet termonukleare. Shume pak nga ata kane mbijetuar. Keto zbulime te eksperteve, te deshmuara me studime dhe pune shumevjecare na bejne te kuptojme se tek secili nga ne ekziston shqisa e gjashte, vetem duhet ditur menyren e zgjimit te kesaj aftesie.


Informacion e mesiperm mos e merrni shumë si perfundimtar sepse nuk ka burim informacioni per te qene i besueshem, por eshte vene ketu per te ndezur nje diskutim.





Shqisa e gjashtë - Telepatia




Telepatia ose biokmunikimi është njëri nga fenomenet shumë të njohura të lëmit të parapsikologjisë ose psikotronikës. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër shqipe dhe do të thotë: “tel” - largësi (ndërhyrje e S.I) dhe “pathos” - ndjeshmëri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, që është edhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psiqike, qysh në vitin 1882.

Ç’është në të vërtet telepatia?

Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi. Këto mendime, kjo dërgesë sensibël, që emitohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.
Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro-rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së shpeshti në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk mund të flasë e dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk është e “vetëdijshme” ose funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këso lidhjesh nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë.
Gjatë luftës së dytë botërore kemi rastin e në nëne të një luftëtari në front, e cila papritur ndien dhembje në gjoks dhe bërtet: “Biro, të vrau armiku!” Lajmin për vdekjen e të birit, të cilin e mori më vonë, përputhej plotësisht me atë ditë dhe atë moment kur edhe ju kishte lajmëruar dhembja në gjoks. Rasti i mësipërm është vetëm një, nga shumë raste të ngjashëm që na ndodhin në përditshmërinë tonë (siç i ka ndodhur edhe Laura72), por që ne i interpretojmë, varësisht prej bindjeve dhe këndvështrimeve tona...
Gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur ndërron jetë i dashuri i tyre, në mënyra të ndryshme e ndjejnë këtë. Këtë fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu në teorinë e tij të sinkronicitetit, por edhe populli ynë i njeh shumë mirë kotë shenja, që zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjë).
Kërkimet e ndryshme për, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnë dhe në ditët tona. Tentativa e parë fillon me Mesmerin. Edhe telepatinë, sikurse të gjitha fenomenet e parapsikologjisë, ai e shpjegon si dërgim të informacioneve nëpërmjet energjisë magnetike universale, e cila i lidhë të gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tërhiqte vëmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumë dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatë gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetëm gjatë gjendjes hipnotike.
Më vonë, Sharl Rishe, shkencëtar francez, fitues i Çmimit Nobel për fiziologji, vërtetoi në mënyrë eksperimentale se telepatia është e ndarë nga hipnoza, por në gjendje hipnotike ajo është më e theksuar dhe veprimi i saj është më i suksesshëm.
Bashkëkohësi i tij, O. Zhana, gjatë eksperimenteve mjaftë interesante arriti që të provokojë hipnozë në largësi, nëpërmjet sinjaleve telepatike. Për fat të keq, Zhane nuk tentoi që t’i komentoj këto eksperimente,sepse frikësohej se do të rrezikonte autoritetin e shkencëtarit serioz. Eksperimente të ngjashme bëri edhe Henri Didwick. I hipnotizuari i vizualizonte numrat e zgjedhur dyshifror dhe në mënyrë telepatike ia dërgonte subjektit tjetër. Deklarata e tij për këtë eksperiment hyri në histori të parapsikologjisë si deklaratë e parë shkencore e këtij lloji.
Eksperimente intensive në fillim të viteve 30-ta zhvilloi edhe shkrimtari, Apton Sikler me të shoqen, Meri K. Sinkler. Aptoni vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t’i pranonte në mënyrë telepatike dhe t’i reprodukonte. Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% rezultate të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimente e Sinkler-it bëheshin në kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte plotësisht e saktë, ashtu që edhe gjeniu Albert Ajnshtajn, që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps aq shumë, sa që ia shkroi edhe parathënien e librit të Sinklerit, “Radioja Mentale”, në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve.
Uejtili Kerington, mik i afërt i Frojdit, përdori një metodë tjetër të eksperimentimit. Ai merrej vesh me disa pranues të valëve, të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Britanisë së Madhe, që në kohë të caktuar t’i pranojnë në mënyrë telepatike mesazhet e tij. Në kohën e caktuar e hapte fjalorin dhe e zgjedhte një fjalë, e cila mund të paraqitej edhe në mënyrë figurative. E vizatonte në një letër dhe pastaj me orvatje shpirtërore mundohej t’ua emetonte pranuesve. Rezultatet i vlerësonte duke i shikonte të gjitha përgjigjet dhe secilës ia jepte vlerën e vet. Në çoftë se objekti i vizatuar ishte “molla”, atëherë “dardha”, si përgjigje, kishte vlerë më të madhe se sa “rrushi”, ndërsa “rrushi” vlerën më të madhe se sa ndonjë objekt statik etj.
Mungesë e eksperimentit të tij ishte se personi i njëjtë. D.m.th. vetë Keringtoni ishte eksperimentuesi dhe vlerësuesi i përgjigjeve, sepse subjektet shpesh nuk kontaktonin në kohën e njëjtë dhe ai nuk mund t’i kontrollonte.
Këtë mungesë, si dhe shumë të tjera, i plotësoi Rajni. Ai i mbante nën kontroll të gjithë variabilët e rëndësishëm. Rajni i pari i përdori me të madhe të ashtuquajturat “letrat e Zenerit”. Ky është një komplet i përbërë nga 25 letra, të cilat ndahen në 5 pjesë, dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik. Në qoftë se gjatë eksperimentimit subjekti i qëllon letrat, në bazë të rastësisë eventuale pa pjesëmarrje të telepatisë, atëherë probabiliteti do të jetë 1:5 ose 20%. Secila e qëlluar tjetër, mbi këtë mesatare, është e rëndësishme.
Duke komentuar punën dhe rezultatet e prof. Rajnit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të Tajerit, të Kringtonit e shumë të tjerëve, dr. Taules arriti në përfundim de këto eksperimente “kanë larguar çdo dyshim mbi ekzistencën e telepatisë dhe kanë mundësuar që ajo të paraqitet me metoda eksperimentale”...
Si përfundim mund të thuhet se shumica e eksperimenteve të psikotronikës, tregojnë se perceptimet jashtëshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qeniejev njerëzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia është proces themelorë i interaksionit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal, përmes të cilit komunikojmë ne sot. Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, të cilat e zëvendësuan dhe e lanë të shtyrë në prapavijë, sepse organet shqisore dhe funksioni i të folurit janë më të përshtatshëm për komunikim dhe veprim në rreth. Megjithëkëtë, perceptimet jashtëshqisore nuk u zhdukën, por vetëm u mënjanuan dhe, në gjendje kur humbet kontrolli i qendrave të larat të vetëdijes, siç janë rastet e rreziqeve për jetë, tronditjet e thella shpirtërore etj, këto funksione dhe mekanizma jashtëshqisore, të lënë anash, aktivizohen.

Është Shqipëria në planet amerikane për raketat ?

Të gjithë mediat ndërkombëtare kishin dje si lajm kryesor, faktin që SHBA-ja hoqi dorë nga plani për të vendosur sistemin e debatuar të mbrojtjes raketore në Poloni dhe Çeki. Një zëdhënës i Penatgonit tha se vendimi është marrë pas një rivlerësimi të informacioneve sekrete për planet iraniane për zhvillimin e raketave.


Sistemi ishte dizenjuar për t'u mbrojtur kundër një sulmi të mundshëm nga Irani me raketa me rreze të gjatë veprimi. Por tani Pentagoni thotë se Irani duket se ka ndryshuar prioritetet dhe ishte duke u përqendruar në zhvillimin e raketave me rreze të shkurtër.
Plani për t'i vendosur raketat në Poloni dhe Republikën Çeke, e kishte zemëruar edhe Rusinë që kishte premtuar të hakmerrej.


Ka patur edhe shumë zëra skeptikë në Republikën Çeke dhe Poloni që kanë qenë të shqetësuar se vendosja e elementeve të sistemit në vendet e tyre vetëm sa do të përkeqësonte marrëdhëniet me rusët.


Qeveritë në këto vende kanë investuar kapital politik për të bindur zgjedhësit e tyre për të mirat e kësaj skeme. Por tani atyre u duhet të shpjegojnë ndryshimin e planeve amerikane.


Duke folur për BBC-në, ambasadori rus në NATO, Dmitry Rogozin, tha se ky njoftim kishte hequr edhe problemin e pakuptimtë që e parandalonte SHBA-në dhe Rusinë që të punonin me njëra-tjetrën.


Por nga ana tjetër, ai tërhoqi vëmendjen se njoftimi nuk do të thoshte domosdoshmërisht edhe fund i të gjithë sistemit amerikan të mbrojtjes raketore dhe se raketat e radarët do të mund të vendoseshin në një vend tjetër.


Në shumë kanale ndërkombëtare prestigjioze lajmesh, ngrihej pyetja: Ku do ta vendosin tani sistemin e tyre raketor amerikanët? Versionet janë dy. Turqia ose Ballkani. Kur thuhet Ballkani, menjëherë të shkon mendja tek Shqipëria. Sepse vend tjetër pro-amerikan në Ballkan, nuk ma ha mendja se ka.





Ky është një problem i rëndësishëm që duhet bërë objekt debati publik. Studiot televizive të mbushura me analistë, të mos merren vetëm me thashethemet politike, por edhe me këto ngjarje madhore, vendimtare në historitë e shoqërive që prekin. Apo mos duhet të mendojmë se njohuritë e tyre analitike, nuk shkojnë përtej "diturisë" së madhe se çfarë ka thënë e çfarë tha kopili politik i radhës në baret parazite të Tiranës?

Shekulli, letër e nënshkruar nga Tani Dyrmishi

Enciklopedia maqedonase fyen shqiptarët

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” dhe çdo qytetar shqiptar në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze dhe trushpërlarëse të Enciklopedisë së parë Maqedonase, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.


“Veprimet e vazhdueshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë krijojnë përshtypjen që detyra e vetme e këtij institucioni është që të funkcionojë si laborator për përvetësimin e figurave historike shqiptare, falsifikimin e historisë, në veçanti asaj të popullit shqiptar, si dhe të shpërlajë trurin e popullit të vet. Dyshojmë që projektet e ASHAM perpilohen në Beograd dhe kanë qëllime djallëzore”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Zgjohu.


ZGJOHU! konsideron që ky institucion me agjendë politike, që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, po nxit urrejtje ndërnacionale dhe po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në vend. ZGJOHU! kërkon nga Qeveria, si financuese e këtij projekti, të distancohet nga përmbajtja e Enciklopedisë ndërsa Akademia urgjentisht t'i kërkojë falje popullit autokton shqiptar të këtyre trojeve si dhe të përmisojë Enciklopedinë duke e tërhequr nga tregu.


Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” alarmon intelektualët shqiptar, akademikët shqiptarë - pjesë e këtij institucioni politik, si dhe kontribuesit shqiptar të Enciklopedisë, që të ngrejnë zërin e protëstës ditë më parë dhe të distancohen nga përmbajtja skandaloze dhe tendencioze e këtij proekti makevijalist.


“Të nderuar akademiko-politikanë, Shkupin e njeh historia botërore si kryeqendër të Dardanisë, si kryeqendër të Vilajetit të Kosovës dhe Shkupi njihet për frymën shqip tash e 3500 vjet dhe asnjë projekt ose dëshirë djallëzore e juaja nuk do ta ndalon frymëmarrjen e mushkërive shqiptare në njërën prej kryeqendrave të kombit!”, thuhet më tej në reagim.




Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në praninë edhe të kryeministrit Nikolla Gruevski dje ka promovuar Enciklopedinë të ashtuquajtur “Maqedonase” dhe jo të “Maqedonisë”, ku përmblidhen fakte kryesisht që kanë të bëjnë çështjen sllavomaqedonase dhe duke mos përfshirë asnjë element të rëndësishëm shqiptar. Në prezantimin e kësaj vepre, kryetari i ASHAM, Georgi Stardelov ka theksuar se kjo enciklopedi nxjerrë në shesh fatin e kombit dhe popullit maqedonas dhe rrugëtimin e tij. Me fjalime të tyre rreth kësaj vepre janë paraqitur edhe akademikët Vllado Kambovski dhe Gane Todorovski.


Kryetari i Shoqatës së Historianëve në Maqedoni, prof.dr. Nebi Dervishi ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se kjo enciklopedi është në vazhdën e projekteve fashizoide që i përgatit Bllazhe Ristevski me bashkëpunëtorë në krye me Pasko Kuzmanin.


”Ky projekt është në vazhdën e projekteve të mëparshme antishqiptare dhe për këtë çështje si shoqatë do të ngrejmë zërin dhe do të hedhim poshtë këtë projekt të tillë që është kryekëput maqedonas”, ka theksuar historiani Dervishi.


Sipas tij, përderisa nuk merr pjesë asnjë historian shqiptarë në përpilimin dhe përgatitjen e saj kjo nënkupton se është krejtësisht antishqipare. ”Kjo enciklopedi qëllimin kryesor e ka që shqiptarët t’i përjashtojë nga antikiteti deri në shekullin 17 dhe të dëshmojë se kinse shqiptarët janë të ardhur “, ka theksuar kryetari i shoqatës së historianëve, prof.dr. Nebi Dervishi, duke paralajmëruar që është momenti i fundit për një Enciklopedi paralele të shqiptarëve.


Edhe historiani prof.dr. Vebi Xhemaili ka theksuar se këto punime shkencore janë tendencioze kundër autoktonisë së shqiptarëve dhe vlerave të mirëfillta të trungut shqiptar. “Për ne shqiptarët është e papranueshme kjo enciklopedi e tyre e shkruar në mënyrë tendencioze. Prandaj, në anën tjetër, shqiptarët dhe brezi i ri asnjëherë nuk do ta përdor këtë dokument dekstruktiv dhe të rrezikshëm për të ardhmen”, ka theksuar ligjëruesi universitar në USHT, Vebi Xhemaili. ILIRIA NEWS AGENCY- INA

Abedin Rakipi: ''Rroftë Republika e Pavarur Islame e Çamërisë''!

Këtë thënie te z. Abedin Rakipi e vura si titull jo rastësisht, por për ta parë të gjithë shqiptarët dhe kuptuar qartë qëllimin mynxirë që po i pergatit nje grup ekstremistesh fetarë Çamerisë sonë.

Thelbi i kasaj thënie fondomentaliste ekstremistesh islamistë duket qartë në fjalët më poshtë te z. Abedin kur thotë:

“ I lutem Zotit që të ma mundesojë që në xhamitë më te bukura dhe krenare të Çamerisë të thërres ezanin dhe te ngre lart, flamurin tim, flamurin e çamërise muslimane.”



E shikoni, e kuptoni pra se sa larg shkojne lutjet e z.Abedin per Camerin tone?!
Atdheu në rrezik


Nje Cameri muslimane, nje republike e Cameris islame, nje republik bananesh. Nje cmenduri te tille ekstremistesh fetare e sheh vetem tek njerez te pandergjegjshem qe kerkojne te lozin me ndjenjat e nje populli, me ndjenjat e nje kombi te tere. Per z.Abedin, Cameria nuk eshte nje treve shqiptare qe i eshte shkeputur trungut ateror, por eshte nje treve muslimane qe “kauret” ja rrembyen tokes islame. Nje bindje e tille, nje mentalitet i tille obskurantist anadollak, nuk te shpie drejt civilizimit Europian, por te shpie 500 vjete mbrapa, drejte Mekes se Arabise. Ne Evrope nuk mund te shkohet me “gamile arabie”, por shkohet vetem si shqiptare, si bij te denje te arberorve te famshem heronj, qe bene gjithcka per ti bere balle otomanizmit.

Historia e Camerise nuk fillon me myslimanizmin, por eshte shume me e hershme. Fillon qe nga njerezit e pare para-henore, pellazget e lashte, vazhdon me thesprotet e Homerit, mjeshtrat e lundrimit qe kerkuan shpagim kunder Odises shkaterruesit te trojanve te famshem. Luften e dyte te Poleponezit ku korinthasit u ndeshen me athinasit ne token e Camerise dhe sic thote historjani Tukidites, vendasit “barbare” mbeshteten korinthasit dhe spartanet, duke na dhene qarte dhe emrin e Çameris sone, Chamerium e quan Tukidites. 500 vjete para Krishtit e ka mare kete emer Cameria jone. Vashdone me luftrat e shumta te princeve came si Gjin Shpata, Pal Shpata, Gjin Zenebishti dhe sigurisht dhe Jakup Shpata kunder pushtuesve greko-bizantine dhe sundimtarve serbe te Janines. Luftrat e shumta te camve kunder otomanve me Osman Taken e famshem dhe heroin Haxhi Dalanin, duke vashduar me perpjekiet e shumta te cameve ne vitin 1821 te udhehequr nga famozi Ali Pasha. Dhe sigurisht me mbrapa vine dhe shtrengatat e shumta dhe gjaku i derdhur lume i cameve kunder te pabeseve greke. Masakrat cnjerezore te nenave, motrave, baballarve, femijve te pafajshem, debimet masive nga toka e te pareve tane. Nje jete e tere luftrash dhe perpjekjesh te shumta per te ruajtur identitetin e tyre, identitetin epiroto-shqiptar.

Te gjithe kete heroizem dhe mund te heronjve came z. Abedin e harron si per cudi dhe bene thirrje vetem per xhamira dhe namaze. Camet ne gjithe historine e tyre nuk kane luftuar ne emer te islamit, por kane luftuar ne emer te ruajtjes se identitetit te tyre qe eshte shume me ndryshe nga identiteti i ardhacakeve greke qe pushtuan Epirin dhe gjakosen Camerine martire. Luftuan ne emer te te pareve te tyre heronj, ne emer te iliro-epiroteve- shqiptare.


Abedin Rakipi


Ky mentalitet obskurantist otoman qe po pjell pa pushim xhevahire te tilla, nuk eshte nje dukuri e rastesishme, eshte nje dukuri e inxheksuar me marifet mes rradheve te cameve. Eshte nje politike e vjeter mashtruse e dale nga makina shoviniste greke qe kerkon ti paraqise camet si kolone te ardhur ne Cameri gjate pushtimit osman. Si per cudi, kjo politike obskurantiste e sillogjeve te pista greke konvergon per bukuri me politiken islamiste te z. Abedin Rakipi qe mundohet ta paraqese Camerine dhe historine e saj vetem me nuanca islame. Kete gje kerkojne dhe greket e ligj, ta paraqesin Camerine si nje vater ekstremistesh fondomentalistesh islamiste dhe thirjet ekstremiste te Abedinit po e bejne per bukuri kete pune te piste. Aferim te qofte o zoti Abedin qe po ju jep vrasesve greke nje mundesi te arte per ta paraqitur problemin cam, si nje problem ekstremistesh fondomentalist islamiste. Po na armiqeson jo vetem me te krishteret evropiane, qe kane deshire te na ndihmojne, por po na armiqesoni dhe me te krishteret shqiptare qe thirrjet e tua dhe te “vellazerise islame“ i marrin si nxitje per nje lufte fetare.

Nuk ka Cameri as islamiste dhe as te krishtere. Ka vetem nje Cameri dhe kjo eshte Cameria Shqiptare, qe i eshte shkeputur me dhune trungut ateror arberor. Vetem per kete Cameri duhet te luftojne te gjithe shqiptaret pa dallim feje krahine dhe ideje, kurse cierjet e fandaksura te fondamentalisteve jane vecse zera kukuvajkash te mjera qe vajtojne “vdekjen” e tyre dhe kauzes se tyre te fandaksur e ogurzeze.

Arber Thesproti, Zemra Shqiptare.net

Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në revistën më të madhe të botës arabe !


Këto ditë kur disa liderë tanë parashikonin njohje të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, së paku nga katër vende arabe, në mesin e të cilave edhe Kuvajti, në revistën “Al-Arabi” të muajit shtatorit të këtij vendi, në një reportazh të ilustruar të botuar për Bosnjën e Hercegovinën, u botua harta e vendeve të Ballkanit, ku Kosova figuron në kuadër të Serbisë.

Revista në fjalë, është me rëndësi të veçantë, sepse ka tirazhin prej një milion ekzemplarë dhe konsiderohet revista më e përhapur dhe më e lexuar në botën arabe. Botuese e saj është Ministria e Informimit të Kuvajtit. Andaj, paraqitja e Kosovës në kuadër të shtetit serb, nuk besojmë se është gabim teknik, apo i rastit.
Ky rast si dhe shumë raste tjera duhet t’i alarmojnë institucionet tona, shtetërore dhe kulturore për një angazhim më të madh dhe prezencë më të madhe në shtypin dhe mediat arabe. Mosprezencën tonë qoftë në aspektin informativ apo kulturor po e shfrytëzon diplomacia serbe nëpërmes përfaqësive të saj diplomatike në atë pjesë të botës, ku ne do të duhej të kishim aleatët tanë të natyrshëm. Andaj, është koha e fundit, që Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me institucionet tjera të hartojnë një plan të përbashkët ku do të ndaheshin rolet e secilit për një prezantim të denjë të Kosovës, në aspektin kulturor. Kultura duhet të jetë në shërbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe shtetësisë së saj si dhe një urë bashkëpunimi në mes popullit tanë dhe popujve të tjerë të botës. Shumë herë aty ku nuk mund të depërtojë politika, kultura depërton shumë më lehtë.

Në Kosovë është bërë shumë pak në shfrytëzimin e mediave të huaja nga vende të ndryshme të botës, që nëpërmes prezencës së tyre në Kosovë dhe prezantimit të vlerave tona kulturore të jenë në shërbim të lobimit për pavarësinë e Kosovës. Kjo kërkon koordinim të punëve të institucioneve tona dhe marrjen e angazhimeve konkrete. Andaj, në vend të garës për prognozime të liderëve tanë se cilat shtete do të garojnë për ta njohur të parat pavarësinë e Kosovës, duhet të punojmë shumë më tepër për prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përndryshe, numri i njohjeve do të ngel në numrin 62.Shkruan: Qemajl Morina, Zëri
__________________


Ajo qe harron Morina eshte fakti se arabeve nuk u behet vone shume per kulture dhe identitetin kulturor te shqiptareve, atyre u interesojne parate dhe bizneset, qe i kane patur dhe vazhdojne ti kene me sllavet e jugut...... (B.B)

Shoqëria civile dhe niveli i ulët i debatit publik



Është e natyrshme dhe e arsyeshme që ankohemi për nivelin, cilësinë dhe efiçencën e qeverisjes së vendit. Por mënyra se si ankohemi, si reagojmë, si dëgjohemi dhe sa dëgjohemi është e lidhur me aftësinë tonë si qytetar për të formuar opinion, për të gjetur mënyrën për ta shprehur atë në mënyrë të qytetëruar. Sepse forca reaguese e qeverisë ndaj opinionit të qytetarëve është e lidhur me cilësinë dhe aftësinë për të ushtruar presion për rritjen e nivelit të “reagimit pozitiv” të qeverisjes ndaj opinionit publik.

Pa dyshim që një rol esencial në këtë aspekt ka shoqëria civile. Pesha e ndikimit të saj është vendimtare. Në këtë kontekst shteti dhe shoqëria civile kanë në mënyrë të natyrshme një “konflikt demokratik” midis tyre, që ka të bëjë nga njëra anë me cilësinë e qeverisjes dhe nga ana tjetër me nivelin demokratik të “reagimit qytetar”. Qytetarët, intelektualët dhe shoqëria civile shfaqin shqetësim për një prirje konstante të qeverive në Shqipëri (e majtë apo e djathtë), për të kufizuar rolin, për të mos vlerësuar dhe marrë parasysh opinionin publik, jo vetëm në formulimin e politikave publike të shtetit, por sidomos kur është fjala për interesat sociale të grupeve të caktuara. Kjo dukuri nuk është sëmundje e demokracisë sonë. Ajo është më e përhapur dhe e shtrirë më gjerë. Pikërisht këtë fakt ka pasur parasysh studiuesi Erik Nordlinger, i cili shkruan se “edhe shtetet demokratike ngelen mjaft të pavarura nga opinioni publik” (L. C. Mayer “Politikat krahasuese” f. 82).

Shoqëria civile në Shqipëri në shumë raste e ka zbehur misionin e formimit qytetar dhe kultivimit të qytetarisë dhe herë të tjera merret me ca punë që ose nuk kanë vlerë, ose janë shumë periferike në krahasim me këtë detyrë madhore. Eksperienca e vendeve me staturë demokratike ka treguar se ajo është instrument social, që ka forcë dhe mundësi të ndikojë në procesin e transformimit të njeriut në qytetar, sepse shoqëria civile është së pari dhe mbi të gjitha lëvizje sociale, e përfaqësuar nga qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e interesit, e cila i shërben formimit të aftësisë së tyre për të bërë debat publik me shtetin. Nuk mund të ndihet mirë shoqëria civile në Shqipëri, që tërë energjitë e saj i ka përqendruar vetëm në fushën e shërbimeve. Roli i shoqatave, organizative jofitimprurëse në lëvizjen sociale për konsolidimin e parametrave demokratikë çdo ditë e më shumë po evidentohet si faktor pozitiv edhe në Shqipëri. Tani është krijuar një rrjet i gjerë i shoqatave dhe grupimeve qytetare, që po luajnë gjithnjë e më shumë rol në forcimin e karakterit rregullues të opinionit publik, përballë çdo veprimi joqytetar, nga kushdo qoftë. Sa më shumë të zgjerohet shoqëria civile, sa më i gjerë të jetë rrjeti i saj, si lëvizje sociale, aq më i gjallë, aktiv e dinamik do të jetë opinioni dhe debati publik në shoqëri. Opinioni publik nuk është jashtë realitet të qeverisjes, por forcë integrale e lojës qeverisëse. Ndaj është detyrë e shoqërisë civile që së pari të studiojë nivelin e zhvillimit, të përcaktojë gjendjen e forcës ndikuese të opinionit publik në raport me forcën e qeverisjes. Nuk është normale që opinioni të bëjë sehir, të heshtë kur qeveria jo vetëm nuk përfill opinionin qytetar, por me mjeshtëri gjuhësore dhe lojëra verbale krijon perden, mirazhin sikur gjërat janë konform me dëshirat dhe synimet qytetare. Detyra e shoqërisë civile është angazhimi i qytetarëve jo në maskarada elektorale dhe mitingje populiste, por të ndihmojë opinionin të shikojë qartë, të detyrojë qeverinë në çdo rast që të heqë vellon e mashtrimit, të manipulimit të opinionit publik. Kjo kërkon që te njerëzit të krijohet kuraja civile, shpirti qytetar, jo konformist dhe klientelist. Njerëzit publikë të shoqërisë civile dhe intelektualët si qytetarë me peshë në shoqëri kanë mundësi të injektojnë lubrifikant social, në kategorinë sociale të qytetarëve që janë indiferentë dhe inertë. Rëndësia e shoqërisë cilivile është se në radhët e saj janë formuesit e opinionit, të cilët janë gazetarë, analistë, opinionistë, intelektualë, të cilët kanë mundësi ndikimi publik në formatimin e opinionit nga spontan dhe kaotik në opinion qytetar. Opinioni publik në këtë rast nuk është gjë tjetër veçse tërësia e gjykimeve racionale që qytetarët kanë për politikën, shtetin, shoqërinë, moralin.

Pikërisht ky raport midis elitës drejtuese politike dhe opinionit publik qytetar është shprehje konsistente e veprimit të mekanizmit të shoqërisë demokratike, e cila vendos raporte të drejta midis atyre që kanë në dorë formulimin dhe zbatimin e politikave publike dhe opinionit shoqëror, si instrument dhe zë i shoqërisë. Shoqëria civile përmes opinionit të qytetarëve të informuar për efektivitetin e politikave të qeverisë ka të drejtën e reagimit publik për të miratuar ose kundërshtuar këto politika, për të garantuar rritjen e përgjegjshmërisë dhe të përgjegjësisë së elitave politike para opinionit publik dhe qytetar. Nuk ka demokraci dhe qeverisje të mirë pa dëgjuar e vlerësuar opinionin publik qytetar, si shprehje e statusit të një shoqërie me dimension demokratik. Me të drejtë Arend Ljipharti argumenton se është vend demokratik ai që “vepron sipas parapëlqimeve të popullit”. Pa dyshim, në formimin e opinionit publik nuk marrin pjesë të gjithë njerëzit, për shkak të indiferencës, pasivitetit, mungesës së kohës fizike dhe të një niveli të caktuar jetese. Prandaj përgjithësisht ndeshemi me një opinion spontan të paformuar ose të krijuar në rrugë jonormale dhe që për pasojë nuk është shumë i dobishëm. Sociologët kanë kohë që përdorin dy koncepte për opinion publik si të vërtetë dhe për opinion publik fantazmë.

Shoqëria civile ka detyrën, por dhe mundësinë, që përmes procesit të formimit, organizimit dhe drejtimit të opinionit publik të detyrojë qeverinë tu përgjigjet nevojave dhe kërkesave të popullit, si një nga kushtet themelore të qeverisjes demokratike. Opinioni publik formohet pavarësisht nga shteti. Megjithatë, studimet e kryera për sjelljen qytetarëve tanë tregon se një pjesë njerëzish janë indiferentë dhe pasivë ndaj politikave të shtetit, duke e konsideruar atë si punë që nuk i përket atij. Opinioni publik është i vështirë të organizohet me njerëz të izoluar dhe të painformuar, që janë të rrethuar nga hallet e përditshme të ekzistencës së tyre dhe që mendojnë se kostoja e kohës për të qenë qytetar i angazhuar, për të qenë i integruar nga ana sociale është e madhe dhe e pavlerë. Pikërisht këtë vakum të opinionit publik, të shpërbërë e të pakultivuar, është përgjegjësia e shoqërisë civile. Këtë vakum shfrytëzon politika, shteti, krerët e saj, të cilët kanë aftësi politike, karizëm dhe influencë sociale, kapacitet për të udhëhequr opinionin publik në drejtimin që duan ata. Nuk mund të jetë qeverisje demokratike ajo që nuk është e “rrethuar”, që nuk ndien presionin e opinionit publik. Sipas Samuel Hantigtonit, “zgjerimi i segmenteve politikisht të rëndësishme të popullsisë do të ngrejë në mënyrë të pashmangshme nivelin e shpresave dhe atë të presionit mbi regjimin” (S. Hantington Political Order in Changing Societies f. 266).

Si konkluzion, duhet pohuar se madhësia dhe intensiteti ndikues i opinionit qytetar është një nga treguesit më sintetikë që të ndihmon për të konstatuar nivelin e zhvillimit të shoqërisë civile. Niveli i reagimit qytetar, aftësia e tyre për të pasur gjykim të mëvetësishëm dhe të pavarur nga shteti është kusht dhe mjet i progresit të transformimit të njeriut në qytetar. Në sociologjinë moderne testimi i nivelit të zhvillimit të opinionit publik dhe aftësia e reagimit të menjëhershëm qytetar janë garantët që vërtetojnë sasinë dhe cilësinë e “fermentit qytetar”, kapacitetin ndikues dhe transformues të shoqërisë moderne.

Në këtë kontekst, shoqëria civile në Shqipëri të mos tregojë përralla me mbret, apo të bëhet thjesht zgjatim dhe bisht pas qeverisë, por ti përgjigjet detyrës, imperativit historik, për të ndikuar në gjetjen e ekuilibrit funksionues midis qeverisë, qeverisjes dhe opinionit qytetar. Ky është mision i madh i paplotësuar i shoqërisë civile, është mjeti i kultivimit dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e hapur të gjykimit të cilësisë së qeverisjes, e cila nuk është demokratike në qoftë se është e pavarur nga parapëlqimet shoqërore. Një gjë është e sigurt: në Shqipëri nuk do të kemi kurrë cilësi të qeverisjes demokratike, nëse shoqëria civile nuk do të jetë e interesuar si përfaqësuese e interesit qytetar, që qeverisja e vendit të këtë të integruar të dy këta komponentë...

GëZIM TUSHI, Metropo
l

Itali, skandal seksual mes priftërinjve


Ka ndodhur çdo mbrëmje, ndonjëherë në dhomat e fjetjes së priftërinjve, në banjë, e madje edhe në dhomat e rrëfimit.
Këtë e rrëfen një djalosh i ri, në institutin për të shurdhër të drejtuar nga kisha, Alessandro Vantini, i cili deklaroi për median italiane se priftërinjtë kanë abuzuar me të deri në atë masë sa ai kishte ndjenjën se ishte i vdekur.


Pak ditë më parë ai dhe disa dhjetëra ish-studentë të tjerë bënë atë që ishte tejet e pazakontë për Italinë: deklaruan publikisht se ishin të detyruar të kishin marrëdhënie seksuale me priftërinjtë.



Për dekada të tëra, kultura e heshtjes kishte rrethuar abuzimet nga ana e priftërinjve në Itali, ku anketat dëshmojnë se kisha konsiderohet si një prej institucioneve më të respektuara. Tani, në oborrin e Vatikanit ngadalë ka filluar të lëshojë rrënjë një lëvizje, e cila synon të çrrënjosë dhe të luftojë abuzimet nga ana e priftërinjve. Gjatë hulumtimit të bërë për një vit me radhë, agjencia 'Associated Press' ka dokumentuar 73 raste të akuzave për abuzim seksual të të miturve nga ana e priftërinjve, të cilat kanë ndodhur gjatë dekadës së kaluar në Itali, ku janë identifikuar më shumë se 235 viktima. Këto shifra në Itali ende janë tejet të vogla, nëse krahasohen me qindra raste të këtilla në SHBA dhe Irlandë. Kisha në Itali deri me tani, në emër të kompensimit për viktimat ka paguar vetëm disa qindra mijëra euro, për dallim nga 2.6 miliardë dollarë sa i janë paguar viktimave në SHBA dhe 1.1 miliardë dollarë viktimave në Irlandë. Sidoqoftë, bëhet këtu fjalë për një vend ku raportet për abuzimet seksuale nga ana e klerikëve kanë qenë pothuajse të panjohura para një dekade. Megjithatë, akuzat e fundit dëshmojnë për një gatishmëri gjithnjë e më të madhe në radhët e opinionit publik në Itali - e ngadalë edhe brenda vetë Vatikanit - për t'i hedhur shikimin kësaj tragjedie. Pasojat e abuzimeve nga ana e priftërinjve në Itali mund të jenë mjaft të mëdha: me 50.850 priftërinjtë në këtë shtet me 60 milionë banorë, Italia ka më shumë priftërinjtë se sa Amerika e Jugut dhe Afrika së bashku. Në SHBA, ku Vatikani ka numëruar 44.700 mijë priftërinjtë, që nga viti 1950 për abuzim të të miturve janë akuzuar mbi 4 mijë klerikë. Duke pasur parasysh statusin e kishës në Itali, të paktë janë ata që marrin guximin ta kritikojnë atë, përfshirë këtu edhe mediat e pavarura. "Është kjo një temë e ndaluar. Ky është provincializmi i Italisë", - thotë Jacqueline Monica Magi, e cila ka ndjekur disa raste të pedofilisë në Itali, para se të bëhej gjykatëse. Duke i dhënë fund konspiracionit të heshtjes, 67 ish-studentë të Institutit 'Antonio Provolo' për shurdhmemecë në Veronë kanë nënshkruar deklaratën, në të cilën priftërinjtë akuzohen për abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, të cilat kanë ndodhur nga viti 1950 deri në vitin 1980. Përderisa jo të gjithë kanë pranuar se kanë qenë personalisht viktima, 14 prej 67 nënshkruesve detajuan abuzimet që kanë përjetuar për vite me radhë. Ata me këtë rast përmendën me emër 24 klerikë abuzues. Edhe Vantini pranoi se ka heshtur për vite me radhë.

"Si t'i tregoja babait tim se kam pasur seks me një prift? Nuk mund t'u tregoje prindërve, ngase prifti të rrihte", - theksoi Vantini. Ai me këtë rast përmendi emrat e katër klerikëve, të cilët janë ende gjallë, por kërkoi që të mos publikohen emrat e tyre. Një ish-nxënës tjetër i shkollës, Gianni Bisoli, 60 vjeç, gjithashtu akuzoi priftërinjtë për abuzimin e tij, duke theksuar se ata e kanë detyruar të ketë seks oral me ta.

Në deklaratën e tij, Bisoli akuzoi edhe peshkopin e ndjerë të Veronës, Giuseppe Carraron, duke theksuar se ai e ka abuzuar në pesë raste gjatë kohës sa ka qenë nxënës në Provolo, shkollë kjo të cilën e ka ndjekur nga mosha 9 deri 15 vjeç. Peshkopi aktual i Veronës, Giuseppe Zenti, në janar të këtij viti fillimisht kishte akuzuar ish-nxënësit për deklarata të rreme. Por, kur njëri nga klerikët e akuzuar pranoi se ka pasur seks me nxënësit, Zenti dha urdhër për hetime të brendshme. Hetimet zbuluan se ka pasur abuzime, por jo në atë masë sa kanë pretenduar ish-nxënësit. Zenti më pas u kërkoi falje viktimave. "Solidarizohem me viktimat e abuzimeve. U kërkoj falje atyre dhe familjeve të tyre", - theksoi Zenti.

G.Sh.