Tuesday, December 1, 2009

Rrëfimi: Prindërit më mohuan kur mësuan se isha me SIDA

Përgjigjet shkurt, qartë dhe prerazi. Në çdo fjalë që thotë duket pendimi për veprimet e papërgjegjshme që ka bërë kur ishte më e re. Ky pendim do ta shoqërojë deri në ditët e fundit të jetës dhe mbi kurrizin e saj do të rëndojë edhe turpi që i solli familjes.

Bëhet fjalë për një nga pacientet e shërbimit të Infektivit në QSUT, e cila është e infektuar me virusin HIV. Në intervistë për "Shekulli"-n 30-vjeçarja tregon historinë tragjike që nga momenti kur mësoi se ishte e infektuar deri në ditën e sotme. Pengu i saj më i madh është pakujdesia dhe trauma që i shkaktoi familjes për shkak të turpit që kishte bërë.



Doja t'ju bëja disa pyetje rreth statusit tuaj HIV pozitiv?
Dakord, pa problem, vetëm mos më publiko me emër dhe mbiemër. Kjo do të më kushtonte shumë.

Sa kohë keni që njiheni me statusin tuaj HIV pozitiv?
Kam rreth 6 vjet që mendoj se jam infektuar dhe them se sëmundjen e mora jashtë vendit.

Si jeni infektuar ?
Nuk e di, por mendoj se kam gabuar ndonjëherë...

Si e zbuluat që jeni e infektuar ?
U shtrova në spital se kisha probleme shëndetësore, më vonë e mora vesh që kisha këtë infeksion, nuk dija gjë më përpara.

Si e përjetove dhe si reagove kur të thanë që ke këtë infeksion?
Në fillim nuk e besoja dhe e mohoja. Nuk ka mundësi i thosha vetes, por më vonë u binda, fillova të dridhesha, qaja, kisha shumë frikë, ankth, me dukej çdo gjë e shkatërruar, sikur me kishte goditur bomba. E humba përqendrimin, më zuri paniku kur mendova që do ta merrnin vesh familja. Fillova të bëhesha agresive, nuk doja të takoja askënd. Mendoja që do të vdisja, do të vuaja, por nuk ndodhi kështu.

Pak më parë thatë që familja do të reagonte ashpër ndaj infektimit tuaj. Përse mendonit ashtu?
E dija se do të reagonin ashpër, sidomos babi. Ky do të ishte turpi i madh i familjes dhe për këtë do të vuanin të gjithë. Në fakt, ashtu ndodhi. Babai filloi të bëhej agresiv, të më fyente, shante për turpin e madh që i kisha sjellë familjes. Por, me kalimin e kohës filloi të më mbështeste edhe familja, me kusht që kjo do të mbahej e fshehtë dhe kjo të varrosej bashkë me vdekjen time. Sigurisht që unë nuk jam më për ata vajza e tyre e mirë dhe e dashur, por të paktën do t'i kem afër deri në ditët e fundit

Përse kjo frikë për ta mësuar të tjerët, ndiheni e diskriminuar?
Po, ndihem e diskriminuar. Mendo, vet familja ime e kishte pothuajse të pamundur të pranonte këtë. Nëse do ta merrte vesh shoqëria ime, jam e sigurt që do të më paragjykonin.

Përpara se ta dinit që ishit me këtë infeksion, i paragjykonit ju njerëzit me HIV pozitiv?
Po, i kam paragjykuar, por tani e shoh që nuk duhen paragjykuar, sepse ata janë si gjithë të tjerët, nuk përbëjnë rrezik.

Flitet shpesh që njerëzit e infektuar me virusin HIV/AIDS mundohen të infektojnë edhe të tjerët. Ju a keni menduar ndonjëherë të infektoni njerëz të tjerë?
Është e vërtetë që shumë nga të infektuarit kanë mani të bëjnë edhe njerëz të tjerë me këtë sëmundje. Por, kjo nuk është mani e të gjithë të infektuarve, ndaj nuk duhet përgjithësuar. Unë nuk do ta bëja kurrë, do të ndihesha shumë fajtore, më mirë të vras veten se sa të marr në qafë dikë tjetër.

Ju jeni e martuar?
Jo, jam beqare.

Nëse do t'ju kërkonte (propozonte) dikush për martesë, çfarë do të bënit?
Do të refuzoja, ashtu siç kam bërë deri tani, duke gjetur arsye të ndryshme.

A jeni të informuar sesi të mbroheni dhe të mos transmetoni infeksionin?
Po, jam informuar dhe këshilluar nga mjeku dhe psikologu i spitalit. Marr rregullisht ilaçet dhe ndjek të gjitha këshillat që më jepen.

Cila është dëshira juaj më e madhe dhe çfarë mesazhi mund të përcillni?

Dëshira ime më e madhe është që të jetoj sa më gjatë. Tani që jam çdo ditë e më shumë afër vdekjes e kuptoj se sa e shtrenjtë qenka jeta. Duhet të isha treguar më e kujdesshme. Ndërsa mesazhi që përcjell për të gjithë njerëzit është se jeta është e shtrenjtë ndaj dhe ruajeni atë.


Shekulli

Paraqitet përmes internetit ‘Ushtria Kombëtare Shqiptare’

Nga data 28 nëntor ka dalë në skenë Ushtria Kombëtare Shqiptare, e cila siç thuhet në faqen e saj të internetit “Do të luftoj për trojet etnike shqiptare dhe për bashkimin e Shqipërisë“. Kjo ushtri është e themeluar nga ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc, si dhe nga ish-pjesëtarët e Armatës Kombëtare Shqiptare.

“UKSH është formuar pas përplasjeve të fundit në skenën politike si në Shqipëri në Kosovë dhe ne Iliridë, dhe pas shkatërrimit të frontit për bashkim kombëtar shqiptar dhe strukturave të saj AKSH –SKSH.



UKSH i bën thirrje politikanëve shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare që të mos luajnë me zjarr sepse zjarri do ti djeg vet ata, dhe ju bëjmë thirrje që të kenë kujdes me tokën shqiptare sepse ende ka trima që vdesin për këtë tokë të shenjtë për të cilën shumë stërgjyshër tonë kanë luftuar, baballarë tonë janë burgosur dhe shumë vëllezër tonë janë vrar.Ju themi mjaft më se do te vijë dita që populli shqiptar t’ju dënojë”, thuhet në komunikatën e UKSH-së të publikuar në ueb faqen e internetit. Në komunikatën thuhet se: “Ushtria Kombëtare Shqiptare vepron në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë dhe do të luftojë deri në ushtarin e fundit, deri në bashkimin e tokës shqiptare ku asnjë pëllëmbë nuk do të ju lëmë pushtuesve sllavo-grek dhe atyre shqipfolësve që i perkrahin.

Ata do ti parandalojmë dhe do ti dënojmë me çmimin që e meritojnë për tradhti dhe spiunazh”, përfundon komunikata, e siç thuhet, komandant ‘Kosovës’, shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.

Alsat-M

"Feja" e shqiptarit.

Pjesa më e madhe shqiptarëve sot në Shqipëri i përkasin një konglomerati jo-fetar dhe ateist që kap rreth 75% të popullsisë.



Historiku i shkurtër
Në lashtësi duke filluar që me pellazgët e mes ilirëve deri në krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore të adhurimit të natyrës kanë qenë Kulti i Gjarprit dhe Kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme të kristianizmit si fe të regjimit arrijmë në mesjetë, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisë së Arbrit ishte ende pagane, ndërsa gjysma tjetër ndahej, sipas terminologjisë venedikase, mes latinëve (katolikëve) dhe skizmatikëve (ortodoksëve).

Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendën atëbotë përballë zëvendësimit të udhëheqjes kristiane armeno-siriane të Bizantit, me udhëheqjen dhe fenë e re myslimane turko-arabe që vinte të zgjaste sundimin e Azisë në Ballkan dhe 500 vjet të tjera. Jo më kot dhe populli e quajti ushtrinë turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjë dallim mes tyre. Vlen të theksohet dhe se në mesjetë myslimanizmi konsiderohej nga bizantinët si herezi kristiane.
Sundimi fetar bizantino-osman do të përfundojë zyrtarisht për ne në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë duke sjellë në pah një popullsi pagane, kristiane e myslimane në Shqipëri. Këtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, që jo rastësisht, duke nisur që me përpjekjet e Rilindjes mishëruar në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, që prej 1912 ka punuar për dobësimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetë aziatike si importe të padëshiruara kulturore. Qëndrimet e Nolit me jehonën e shumë intelektualëve të tjerë për pavarësimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do të bëhen realitet.

Programi i qeverisë së Zogut është ai që për herë të parë mes të tjerash bënte fjalë dhe për "reforma fetare". Por ç'ishin këto reforma?

Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se:
- shkëputja nga Kalifati,
- heqja e ferexhesë,
- kryerja e lutjes në këmbë
- abrogimi i poligamisë etj
pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937. Ndërkohë, po në këtë periudhë, do të kryhet dhe i vetmi census mbi përkatësinë fetare të popullsisë në Shqipëri. Është viti 1930, kur, duke ripohuar "statistikat" e administratës turke, me vetëm tre opsione të mundshme në mënyrë konvencionale popullsia e asaj kohe do të caktohet si:
- 70% myslimane (sunitë dhe bektashinj)
- 30% kristiane (ortodoksë 20% dhe katolikë 10%), duke kapur një numër 100% besimtarësh!

Këto numra janë dhe numrat përgjegjëse për propagandën e sotme fetare. Në shtetin e Zogut do të shënohen dhe përplasjet e para midis dëshirës për pushtet të klerit dhe fuqisë së vetë shtetit që për ballafaqim do të zbatojë kombëtarizimin e tyre.

Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem me vendosjen e diktaturës duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetëzon krejt 2'169 kishat, xhamitë e teqetë e vendit duke i kthyer në qendra kulture për rininë.

Priftërinjtë dhe hoxhallarët shtrëngohen të braktisin të "kaluarën e tyre parazitare", dhe rreth 200 prej tyre do të burgosen e internohen madje dhjetëra do të vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin në antiteizmën ekstrem shtetëror për herë të parë në histori.

Në vitin 1967 nga radhët e rinisë nis shembja e objekteve të kultit, duke lënë në këmbë vetëm ato me vlerë historike, dhe Shqipëria shpallet zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Që prej atij çasti ushtrimi i fesë do të ndalohet me ligj.


Me zhbërjen e feve semite, kjo diktaturë ndihmoi jo pak dhe në zhdukjen e disa pjesëve të traditës burimore pagane shqiptare, pasi fetë, me përjashtim të sunitëve, në pamundësi për të çrrënjosur paganizmin, kishin trupëzuar mjaft elemente të theksuara pagane në ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku më parë zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo në të cilat ishin ndërtuar qëllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon të këmbëngulë dhe sot në vizitën e këtyre vendeve të stërlashta të kultit diellor, që qoftë nga injoranca, qoftë nga synime të tjera kanë nisur sërish të keqinterpretohen nga neofetarët.
Sidoqoftë vlen këtu të përmendet rrethi i Elbasanit për ruajtjen e vendosur të festivalit pagan të Ditës së Verës, më datë 14 mars, që tashmë është shpallur dhe festë kombëtare në Shqipëri.

Gjendja sot
Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë. Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme.
Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë.

Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend, rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë.

Propaganda fetare
Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite.
Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6 vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm. Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele.
Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë.
Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje.
Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe një gazetar i huaj që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it 7. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!



Shënime:1. US Department of State - International Religious Freedom Report 2006 - >>2. Goring, Rosemary (ed). Larousse Dictionary of Beliefs & Religions (Larousse: 1994); pg. 581-584. Table: "Population Distribution of Major Beliefs" - >>3. Zuckerman, Phil. "Atheism: Contemporary Rates and Patterns ", chapter in The Cambridge Companion to Atheism, ed. by Michael Martin, Cambridge University Press: Cambridge, UK (2005) - >>4. L'Albanie en 2005 (plus de 72 % irréligieux ou non pratiquants. 28 % se répartissent en 21 % musulmans, 6% orthodoxes, 3 % catholiques) - >>5.

forumivirtual http://washingtontimes.com/news/2007/jun/11/20070611-085930-4469r/

1 Dhjetori, Dita kundër SIDA-s

Në mbarë botën aktualisht janë rreth 33 milion njerëz të infektuar me virusin e HIV-it. Në ditën ndërkombëtare të SIDA-s, kujtohet impakti që ka shkaktuar kjo sëmundje në jetët e të gjithë banorëve të tokës dhe në politikën publike, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e deri në Afrikë.


Më shumë se 500 mije persona kanë gjetur vdekjen nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n në SHBA në 27 vitet e fundit. Në fund të vitit 2005, pothuajse një milion amerikanë u diagnostikuan me virusin HIV-AIDS, që nga koha kur u zbulua për herë të parë, në vitin 1981.



Ndërkohë që pikërisht në ditën Botërore të AIDS-it, një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara bën të ditur se testimi i hershëm dhe kurat e vlefshme mund të rrisin numrin e foshnjave të ekspozuara që i mbijetojnë sëmundjes. Raporti në fjalë thekson se nevojiten më shumë fonde për të siguruar kushtet për për testim për nënat që janë të infektuara me HIV, gjithashtu edhe kushtet për marrjen e medikamenteve, dhe ato testimin e nevojshëm të foshnjave për praninë e virusit në organizmin e tyre.

Por ndërsa kriza globale financiare vazhdon, qeveritë në mbarë botën janë duke ribërë llogaritë në buxhetet e tyre. Kreu i programit për HIV/AIDS në agjencinë e ndihmës, ActionAid, Leonard Okello deklaron se programet e parandalimit mund të rrezikoheshin për shkak të situatës.

Sipas tij, nëse fondet mbarojnë, shumë programe parandaluese do të çalojnë dhe kjo do të ishte një sfidë e madhe në kundërpërgjigjen ndaj AIDS-it.


Alsat

Monday, November 30, 2009

Vasil Bollano në SHBA ringjall Vorio-Epirin

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ringjall kauzën anti-shqiptare të Vorio-Epirit. I ftuar në ceremonitë fetare që u zhvilluan në Amerikë me rastin e vizitës së Patriarkut Ikumenik Bartolemeu, nga data 1 deri në 6 nëntor 2009, Bollano ka shfrytëzuar takimet me komunitetin grek në Uashington dhe Boston, për të kërkuar mbështetjen e kësaj kauze.

"Gazeta Shqiptare" ka arritur të sigurojë ekskluzivisht pamjet filmike të një prej këtyre takimeve, ku kreu i OMONIA-s, për 2 minuta e 18 sekonda mban një fjalim të shkurtër lidhur me këtë çështje duke folur me një greqishte të çalë, tregues se ai nuk e njeh mirë këtë gjuhë.



Konkretisht bëhet fjalë për një aktivitet të organizuar në Boston nga kreu i së ashtuquajturës Federata Panepirotike, Nikolas Gejxh, ku temë kryesore ka qenë pikërisht Vorio-Epiri ose siç e quan ndryshe Bollano, "atdheu i të gjithë grekëve". "Kjo që po bëjmë sot është një detyrim ndaj atdheut, ndaj Vorio-Epirit.

Ne jemi krenarë për ju sepse jeni ambasadoret e atdheut këtu në Amerikë, jeni njerëzit që me fuqinë tuaj, me zërin tuaj, me djersën tuaj po përpiqeni të ecni përpara. Ne jemi njerëzit që do mundohemi të gjithë së bashku të mbështesim progresin e vendit dhe të atdheut", - është shprehur Bollano. Mandej ai ka ftuar komunitetin grek në SHBA të lobojë fort në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që minoriteti grek në Shqipëri të përfaqësohet në politikën qendrore, pra të jetë pjesë e qeverisë. "Unë besoj se atdheu ndryshon, por ndryshon më mirë duke u ndryshuar dhe për më mirë, duke u përmirësuar ne. Ndaj edhe ju jeni këtu që të ekzistojë mirëbesimi për progresin e vendit. Por për këtë duhet të paktën të përpiqemi një herë në 4 vjet që bëhet përfaqësimi në politikën qendrore të Shqipërisë, që të kemi një zë më të mirë, një pjesëmarrje më të mirë për idealet e Greqisë dhe të kombit", - ka apeluar kreu i Bashkisë së Himarës.

Takimet
Gjatë qëndrimit të tij njëjavor në Shtetet e Bashkuara, kreu i OMONIA-s ka zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet më të larta të SHBA-së, mes të cilëve edhe nënpresidentin amerikan, Xho Bajden. Ndërkohë, veç takimit me Bajden, kreu i OMONIA-s ka pasur një takim edhe me kongresmenin greko-amerikan, Gus Bilirakis, i cili njihet për qëndrimet e tij publike në mbështetje të kauzës anti-shqiptare të Vorio-Epirit.

Kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano gjatë qëndrimit të tij njëjavor në Shtetet e Bashkuara është shoqëruar në të gjitha takimet nga kreu i së ashtuquajturës Federata Panepirotike, Nikolas Gejxh, i cili është konsideruar nga shumë qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë si një figurë ekstremiste, i cili e ka paralelizuar statusin e Kosovës me atë të "Epirit të Veriut".

TEDI BLUSHI, G. Shqiptare

Kodi i Da Vinçi-t dhe V(+)ajza

Tek Kodi i Da Vinçit, më ka bërë përshtypje të madhe sidomos trajtimi i konceptit “femër” dhe lidhja e këtij koncepti me simbolin e “V”.

Nuk e di sesa i saktë mund të jem, por gjuha shqipe mendoj se ka lidhje me këtë koncept.

Kam marrë në analizë dy prodhime të bukura të saj, në format dialektore e zyrtare dhe pikërisht përcaktimet emërore “vashë” dhe “vajzë”.Mua më duket sikur ato të tregojnë vetë, pa bërë analizë të thellë, se çfarë tregojnë gjuhësisht.



1.Vashë=V+ash=V+asht (geg)

2.Vajzë=V+ajzë=V+zë.


Autori ka kapur vetem sensin e “v”. Po te kuptimi i lidhur me simbolin “v” është e çuditshme se në gjuhën shqipe kemi një folje të rëndësishme dhe unike tonën, foljen “vdes”. Kjo folje është më e vjetër se romani,filmi dhe ndoshta edhe se vetë Krishti.
Ajo tregon seksualiten pranues, te organit mashkullor, si edhe elementin “enë” mbajtëse femëror. Gjithashtu në shqip kemi edhe "Vërr-ë", ose "vrimë", ku kalon tek gjuha latina si “vagina”e më tutje kemi edhe ”varr”,”vras”,"var" etj.


Mos vallë “V” është koncepti ideor “fus”?! Sikur të vazhdojmë me “fus”=“fvs”,”Put”=Pvs”=”Pus”...



Mister, enigëm, fantazi ?

Absolutisht jo! Janë thjeshtë koncepte shumë të thjeshta, që na i jep në formën e dhuratës studimore, gjuha jonë shqipe.

Orakulli, forumivirtual

Pokermania në Facebook

Kam hasur shpesh fjalën "Chips" në dialogje të njohurish, këtu në facebook. Dikush kërkonte me ngashërim chips-a, dikush tjetër lutej dhe jepte në këmbim të chips-ave, 2-3 kontakte vajzash simpatike e kurioze...

Kurioziteti im u bë edhe më i madh, ndërsa në një prej lokaleve të kryeqytetit, lexoj të shkruar në një format A4, ngjitur pas xhamit, ku shkruhej: Shiten Chips-a 500 lekë !



Pra, bëhej fjalë për një aplikacion në faqen e njohur të rrjetit facebook, që mundësonte lojën e Pokerit online për të gjithë. Dhe përhapja e kësaj loje virtuale ishte aq e madhe dhe e gjerë, duke u renditur në 5 lojërat më të sukseshme.

Këtij tundimi për të provuar garë e konkurencën, nuk i kishte shpëtuar as gjinia femërore. Shpesh madje mund të hasësh nëpër kafe internet, djem e vajza që shajnë e shfryhen sikur të kishin humbur lekët tek firmat piramidale.

Kënaqësia dhe adrenalina e provuar gjatë kësaj garës së kësaj loje, duhet të jetë padyshim e madhe, por ashtu si çdo kënaqësi në jetë, ajo ka edhe anën tjetër të medaljes, vartësinë që të krijon.

Shumë të rinj, të varur nga kjo lojë, abuzojnë duke konsumuar orët më të shtrenjta për ta. Orë që ia marrin borxh gjumit, punës, studimit apo edhe shoqërisë e kontaktit real. Mendoj që sociologët duhen të merren seriozisht me këtë sëmundje të re, që ka prekur pjesën më vitale të popullsisë, duke rrezikuar ta kthejë në një shoqëri parazitare, viktimë e ardhshme e bixhozit dhe lotarive.

Mbi të gjitha rreziku më i madh i kësaj loje është kur gara zhvendoset në tavolina reale dhe paratë e rrezikuara janë të vërteta.



Mos harroni se në lotari fiton vetëm ai që nuk luan. Askush suksesin e tij në jetë nuk ia ka dedikuar bixhozit e lotarive. Përkundrazi, ato janë armiqtë më të përbetuar të mirëqënies dhe grackat më të sofistikuara për njerëzit e suksesshëm.

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Sunday, November 29, 2009

Kristo Frashëri: Ju rrëfej 29 nëntorin ‘44

Historiani ish-partizan flet për ditën e çlirimit të Shkodrës dhe krejt vendit, si dëshmitar.

Si nesër 65 vjet më parë, më 29 Nëntor 1944, ditë e mërkurë, ai që po shkruan këto radhë, në atë kohë 24-vjeçar, partizan në radhët e Brigadës XXIII S, së bashku me partizanët e batalionit të dytë të saj, në mëngjes kur dielli kishte lindur, hynë në Shkodrën e çliruar, në një kohë kur repartet e fundit të ushtrisë hitleriane kalonin në Hanin e Hotit, kufirin e Shqipërisë, për të mos u kthyer më kurrë. E përsëris, ishte e mërkurë më 29 Nëntor 1944. Atë ditë Shkodra u çlirua. Së bashku me të, tashmë e gjithë Shqipëria ishte e çliruar.



Kujtimet e ditëve që paraprinë çlirimin e Shkodrës kanë qenë për shkak të ngjarjeve të dendura, aq mbresëlënëse se ato përveçse të ngulitura në kujtesë, janë edhe të shkruara në bllokun personal. Tri ditë para se të çlirohej Shkodra, brigada ndodhej në fshatin Barbullush. Një ditë më vonë, u nis për në Bushat. Ishte 26 nëntori i vitit 1944, kur ndër partizanët bisedohej dëshira për ta parë Shqipërinë e çliruar plotësisht më 28 Nëntor 1944, ditën e shpalljes së Pavarësisë. Shtabi i Brigadës nuk ishte në gjendje as ta miratonte, as ta kundërshtonte pasi vendimi për të sulmuar Shkodrën varej nga Shtabi i Përgjithshëm. Në fakt, Shkodra ishte e rrethuar nga disa reparte të Ushtrisë Nacionalçlirimtare - Brigada VII, Brigada XXII, Brigada XXIII, Brigada XXIV dhe batalioni partizan i Shkodrës. Forcat gjermane hitleriane qendronin jo vetëm në qytet dhe në Rozafat, por edhe në disa poste të fortifikuara jashtë qytetit. Ata vazhdonin të kontrollonin rrugën Shkodër-Hani i Hotit për në Mal të Zi.
Në rrugën nga Bushati për në Shkodër, Brigada XXIII kishte përpara kalanë e Bërdicës, rreth 2 km larg Lagjes së Bahçallëkut. Kalaja mbrohej nga një repart ushtarak gjerman. Natën e 26 nëntorit duke gdhirë 27 nëntor një batalion i Brigadës XXIII sulmoi kalanë e Bërdicës. Meqenëse nuk e asgjësoi dot rezistencën gjermane, batalioni u kthye përsëri në Bushat. Natën tjetër duke gdhirë 28 Nëntori batalioni nuk lëvizi, por qëndronte në gatishmëri për të sulmuar përsëri kalanë e Bërdicës. Më 28 Nëntor kremtuam së bashku me fshatarët e Bushatit përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkohë, erdhi njoftimi se garnizoni gjerman ishte larguar nga Bërdica dhe ishte përqendruar te Ura e Bahçallëkut.
Ditët e pushtimit gjerman po numëroheshin së prapthi. Pritej nga Shtabi i Përgjithshëm urdhri për një sulm mbi Shkodrën, një sulm i cili duhej të kombinohej edhe me repartet e tjera që kishin rrethuar qytetin. Shkurt, u duk se atë natë nuk pritej ndonjë aksion. Kështu, ramë të flinim me shpresë se dita e re do të sillte urdhra të reja. Pas mesnate, dëgjuam një tronditje të madhe që na zgjoi nga gjumi. Ishte ora dy e ca e mëngjesit e datës 29 Nëntor 1944. U ngritëm me të shpejtë. Nuk kishim nevojë të visheshim, mbasi për shkak të gatishmërisë së lartë që kërkonte situata, flinim me gjithë këpucë. Ndërsa prisnim njoftimin se çfarë kishte ndodhur dhe kur po afrohej ora 4 e mëngjesit, ushtoi një shpërthim i dytë, njësoj si i pari. Erdhi urdhri të grumbulloheshim me të shpejtë dhe u nisëm për rrugë. Nuk na thanë se ç‘kishte ndodhur. Ndoshta as vetë komanda nuk e dinte. Duket se në bazë të një urdhri të mëparshëm, Shtabi i Brigadës kishte porosi t‘i afrohej lagjes së Bahçallëkut. Kur u nisëm ishim pothuaj nja tetë kilometra larg urës së Bahçallëkut. Udhëtonim në errësirë me hap të shpejtuar. Kur kishim bërë ndoshta gjysmën e rrugës, pamë një siluetë njeriu që vinte nga Shkodra hipur në biçikletë drejt nesh. Kur iu afruam vumë re se po na përshëndeste me njërën dorë ngritur lart, duke e tundur. Kur arriti afër nesh thirri i entuziazmuar: "Shkodra është e lirë! Gjermanët ikën". Merret me mend se tek ne shpërthyen brohoritjet entuziaste. Nuk u besonim veshëve dhe syve. Ai na tha se ato shpërthime i kishin shkaktuar gjermanët, pasi kishin hedhur në erë me dinamit në fillim urën e Bahçallëkut, më pas, aty afër orës 4 të mëngjesit urën e Bunës. Kur arritëm vumë re se para nesh pak më parë në urën e Bahçallëkut kishte arritur një batalion tjetër. Ura qe rrënuar keq. Partizanët përpiqeshin të rregullonin një urë kalimi nëpër lumë me anë të varkave. Tashmë dita ishte gdhirë. Tek ne erdhën disa peshkatarë të Dajlanit, të cilët na ofruan varkat e tyre për të kaluar lumin, diku më poshtë urës. Gjatë kalimit të lumit me varka disi u vonuam. Kur arritëm në qytet, të tjera reparte partizane kishin hyrë nga ana lindore dhe kishin arritur deri në qendër. Me hyrjen e tyre në qytet, Shkodra kishte shpërthyer nëpër rrugë. Si rrjedhim, nuk e patëm ne fatin të ishim çlirimtarët e parë të Shkodrës. Megjithatë, qenë ndër të parët kur hymë nga ana jugperëndimore në rrugën që të çon nga Bahçallëku në qendrën e qytetit. Nëpër rrugë nuk kishte ende njerëz, mbasi nuk besonin se gjermanët kishin ikur. Kur dëgjuan këngët tona patriotike si vetëtimë u përhap lajmi se po vijnë partizanët. Atëherë, edhe në këto anë u mbushën rrugët. Nuk mund të harrojmë kurrë ato çaste, kur duke kaluar nëpër rrugët e qytetit, qytetarë burra e gra e fëmijë na përshëndesnin si çlirimtarët. Entuziazmin e tyre e dëshmojnë dy fotografi të shkrepura në çastin e hyrjes së partizanëve në Shkodër, në mëngjesin e 29 Nëntorit 1944. Shkuam drejt e në ndërtesën e Prefekturës, aty ku u vendosën shtabet e brigadave dhe pas disa orësh shtabi i Korpusit të tretë të UNÇSh-së.
Nga ballkoni i Bashkisë dëgjuam fjalimin e Riza Danit, kryetarit të Këshillit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Shkodrës, i cili lajmëronte çlirimin e Shkodrës dhe të Shqipërisë. Pasi mbaroi fjalimi, dikush erdhi dhe raportoi në shtab se njerëz të pandërgjegjshëm, duke përfituar nga mungesa e autoritetit shtetëror kishin hyrë në shtëpinë e Gjon Marka Gjonit, ndërtuar në shekullin XIX nga Bib Dodë Pasha, i ati i Preng Pashë Bib Dodës dhe po e plaçkitnin. Për të shpëtuar banesën nga plaçkitja, shtabi ngarkoi menjëherë tre vetë - Taip Drishtin, komandant i kompanisë II të Batalionit III, Besim Fagun komisar i kompanisë dhe Kristo Frashërin, partizan në po atë kompani. Kur, të shoqëruar nga tri anëtarë të Frontit Nacionalçlirimtar të Shkodrës, shkuam në shtëpinë e Gjon Marka Gjonit, keqbërësit u larguan pa qenë nevoja të përdorim forcën. Megjithatë, banesa kishte pësuar dëme, por dëmin më të madh e kishte pësuar fondi i dokumenteve që ruheshin në atë shtëpi historike. Si kujtim të kësaj detyre qytetare kam ruajtur fotografinë e shkrehur në paraditen e 29 Nëntorit në oborrin e shtëpisë së dikurshme të kapedanit të Mirditës, Bib Dodë Pashës.

***
Më 29 Nëntor 1944 mbyllej për shqiptarët lufta epike Nacionalçlirimtare, e cila përveçse ripohoi Pavarësinë Kombëtare të Atdheut, e shkëputi Shqipërinë nga blloku nazi-fashist ku e kishin futur kolaboracionistët e pandërgjegjshëm dhe e vuri atë në radhët e aleatëve të koalicionit të madh anglo-sovjeto-amerikan. Megjithatë, ka ende njerëz, për fat të keq edhe disa historianë dogmatikë, së bashku me disa pseudohistorianë, të cilët ka kohë që përpiqen t‘i hedhin baltë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke u kapur pas rolit të madh që luajti Partia Komuniste Shqiptare në organizimin dhe drejtimin e saj. Edhe pse nuk e thonë haptazi, sipas logjikës së tyre të mbrapshtë, Shqipëria do të kishte bërë më mirë të përkrahte kolaboracionistët e okupatorëve nazi-fashistë, sesa të luftonte nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare. Harrojnë se po ta fitonte luftën blloku nazifashist Shqipëria do të mbetej ndoshta përjetë nën zgjedhën fashiste italiane. Merret me mend ç‘pasoja do të kishte Shqipëria nga politika e fashistizimit dhe kolonizimit italian të vendit.
Një nga fishekët që përdorin kundër rëndësisë së LANÇ-it është këmbëngulja që ata shprehin fanatikisht kundër datës së Çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha e huaj nazifashiste. Sipas tyre, Shqipëria nuk u çlirua më 29 Nëntor 1944, por një ditë më parë, më 28 Nëntor, ditën e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
Deri në vititn 1991 askush nuk e kishte vënë në dyshim se Shqipëria u çlirua më 29 Nëntor 1944. Madje, edhe udhëheqësit e organizatave politike që pësuan disfatë nga LANÇ-i (Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Partia Indipendentiste) nuk e kishin vënë në dyshim asnjëherë largimin në atë datë të ushtrive hitleriane nga Shqipëria. Kjo për arsye se shumë prej tyre u larguan nga Shqipëria po atë ditë, së bashku me repartet gjermane.
Debati mbi ditën e Çlirimit nisi fill pas vendosjes së regjimit demokratik në Shqipëri. Atë e ngritën qarqet demokratike në emër të luftës kundër regjimit komunist që u vendos në Shqipëri fill pas Çlirimit. Sipas tyre, datën 29 Nëntor si ditë e Çlirimit e caktoi Enver Hoxha më 1945 për të kënaqur titistët jugosllavë, me qëllim që data e çlirimit të Shqipërisë të përputhej me festën kombëtare të Jugosllavisë. Meqenëse Jugosllavia nuk kishte një datë kombëtare Çlirimi, pasi të gjashtë republikat e saj kishin data të ndryshme çlirimi, në vend të tyre Beogradi vendosi të kremtonte si festë të përbashkët kombëtare shpalljen e saj si Republikë Socialiste Federative, më 29 Nëntor 1945. Siç shihet, kemi të bëjmë jo me përputhje datash të çlirimit, por me një gjoja përputhje midis datës së çlirimit të Shqipërisë dhe datës së shpalljes së Jugosllavisë si Republikë Federative - dy ngjarje me kuptime e përmbajtje të ndryshme. Ata shtojnë se me këtë përputhje, Enver Hoxha përgatiste paraprakisht terrenin për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Ky argument përmban në vetvete një non sens. Dihet se vendimin për kremtimin e ditës së Çlirimit më 29 Nëntor këshilli i presidiumit të Shqipërisë e mori më 9 Nëntor 1945. Përkundrazi, vendimin për kremtimin e ditës së Republikës në çdo vit më 29 Nëntor, Asambleja Kushtetuese e Jugosllavisë e mori pas njëzet ditësh, pra më 30 nëntor 1945. Madje, kremtimi i festës në Jugosllavi do të fillonte nga 29 Nëntori i vitit të ardhshëm (1946). Si rrjedhim, përputhja që pretendojnë historianët tanë kthehet në mospërputhje. Kur u pa se ky argument nuk piu ujë, kërkuan motive të tjera, të qena e të paqena, asnjëra nga të cilat nuk ishte bindëse.
Më 1993, për të argumentuar ndërrimin e datës së Çlirimit nga 29 në 28 Nëntor, u ngarkua pranë Institutit të Historisë një komision hetimor i posaçëm. Kasem Biçoku, kryetari i komisionit, njëherazi drejtori i institutit, bëri çmos që të gjente argumentimin dokumentar. Është interesant të vihet në dukje se komisioni hetimor i ngritur "ad hoc" arriti në këtë konkluzion: pavarësisht se forcat partizane hynë në Shkodër më 29 Nëntor 1944, në fakt, repartet gjermane ishin larguar nga qyteti para mesit të natës, pra në orët e fundit të 28 Nëntorit. Konkluzioni: Shqipëria ishte çliruar më 28 Nëntor dhe jo kur hynë çlirimtarët më 29 Nëntor. Në bazë të këtij relacioni, Presidenti i Republikës, në atë kohë z.Sali Berisha, i dërgoi Kuvendit më 20 nëntor 1993 një mesazh në të cilin argumentonte nevojën e ndryshimit të datës së Çlirimit nga 29 në 28 Nëntor. Po atë mbrëmje unë i dhashë korrespondentit të BBC-së së Londrës në Tiranë një intervistë në të cilën deklaroja ndër të tjera: "Mesazhi i Presidentit përmban një vlerësim të drejtë shkencor të Luftës Nacionalçlirimtare, si një luftë që solli çlirimin e atdheut të okupuar nga blloku fashist dhe si luftë që e rreshtoi Shqipërinë në anën e koalicionit anglo-sovjeto-amerikan. Veç kësaj, mesazhi i Presidentit është një nderim për dëshmorët e luftës që ranë për liri, për drejtësi, për barazi shoqërore". Por, theksoja se "para se t‘i paraqitej Kuvendit propozimi i mbështetur në vendimin e një komisioni, do të ishte mirë që argumentet, të cilat mesazhi i Presidentit nuk i përmban, t‘i bëheshin të njohura publikut me anën e shtypit dhe t‘u jepej mundësia historianëve dhe dëshmitarëve të tjerë, të paraqisnin argumentet e tyre", mbasi theksoja se "nuk ka vetëm kujtime, por ka të dhëna të sigurta se Shkodra dhe për rrjedhim mbarë Shqipëria, u çlirua përfundimisht më 29 Nëntor 1944". Më tej theksoja se anëtarët e komisionit duke dashur të vërtetojnë se Enver Hoxha ishte falsifikator, i kanë dhënë merita atij pasi paska synuar të përputhë fitoren e Luftës Nacionalçlirimtare me vendimin historik të Kuvendit të Vlorës të vitit 1912. Pasi deklaroja se ndryshimi i datës së Çlirimit duhej t‘i shtrohej një diskutimi në shtypin e përditshëm, përfundoja: "nuk duhet marrë si punë aq e lehtë të ndryshosh pas 50 vjetësh një datë lapidare që është ngurosur në historinë tonë kombëtare". Megjithatë, Kuvendi me shumicë votash miratoi atë mbrëmje ndryshimin e datës së Çlirimit nga 29 Nëntor në 28 Nëntor. Në 30 tetor 1997, Kuvendi e trajtoi edhe një herë çështjen e datës së Çlirimit të vendit. Kuvendi rivendosi si festë zyrtare të Çlirimit përsëri 29 Nëntorin e vitit 1944. Që atëherë, 29 Nëntori figuron në aktet themelore të shtetit shqiptar si data e Çlirimit të Atdheut nga zgjedha nazifashiste.
Megjithatë, kohët e fundit qarqet e mëparshme të pakënaqura vazhdojnë të ngulin këmbë për rikthimin te data e 28 Nëntorit. Këtë radhë, zoti Sali Berisha si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ka dhënë përgjigjen e matur se çështja e Çlirimit të Atdheut nga zgjedha nazifashiste, më 28 apo 29 Nëntor, është çështje që u përket historianëve ta zgjidhin. Por, përkrahësit e Çlirimit të Shqipërisë më 28 Nëntor nuk dëgjojnë nga ai vesh. Madje, edhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës i ka furnizuar shkollat tona me dy tekste të Historisë së Shqipërisë, në dy variante nga të cilat njëra mbron si ditë çlirimi 29 Nëntorin, tjetra 28 Nëntorin 1944. Është me të vërtetë turp, që të shfrytëzohet liria demokratike në mënyrë të tillë, duke shkaktuar çoroditje edhe tek nxënësit. Përderisa ka në Kushtetutë një datë të caktuar, përdorimi i dy datave për një ngjarje shumë të freskët nuk na nderon aspak. Madje, na turpëron, pasi na prezanton si një popull që nuk dimë as historinë tonë të re.

Buletini që shtypej në Priskë, pararendës i gazetës "Bashkimi"

Kundërshtarët e Enver Hoxhës le ta shajnë Enver Hoxhën sa të duan, ku të duan e si të duan, por jo për ngjarje si data e Çlirimit të Shqipërisë, të cilat janë vepra të popullit shqiptar e jo të Enver Hoxhës. Argumentet që kanë sjellë përkrahësit e datës së çlirimit më 28 Nëntor 1944, nuk janë akte dokumentare, por spekulime në leximin e tyre. Deri sot ata sillen e nga sillen e po ato referime spekulative përdorin. Dokumentet historike që janë përdorur nga historianët deri sot - shqiptare, gjermane, britanike, amerikane - flasin në mënyrë bindëse se ushtari i fundit gjerman u largua nga Shkodra në mëngjesin e 29 Nëntorit 1944 dhe po atë ditë disa orë më vonë edhe nga kufijtë e Shqipërisë. Si rrjedhim, dita e Çlirimit të Shqipërisë më 29 Nëntor 1944 nuk ka përse të lëvizë. Meqenëse dokumentet janë të njohura, nuk ka përse të rikthehemi tek ato. Mjafton që ato të lexohen me objektivitet. Këtu dua të sjell si dëshmi kokëfortë disa njoftime shqiptare të atyre ditëve, shumë pak të njohura, ose të shfrytëzuara mbrapsht, të cilat kundërshtarët do të kenë të vështirë t‘i hedhin poshtë ose ta deformojnë, siç e kanë zakon, përmbajtjen e tyre.
Në muajt e fundit të okupacionit gjerman, kur filloi çlirimi i qyteteve të mëdha, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇL-së, nxirrte një buletin gati të përditshëm me ngjarjet e luftës. Buletini me titull "Buletini i Luftës Nacional-Çlirimtare" shtypej në një shtypshkronjë ilegale të vendosur në fshatin Priskë afër Tiranës. Buletini shtypej zakonisht në një fletë me dy faqe, afërsisht deri në fund të dhjetorit 1944, kur filloi botimin gazeta "Bashkimi". Sikurse tregon fotokopja këtu pranë, nga pamja tipografike, Buletini nuk kishte dallim nga media e zakonshme e ditëve tona. Për arsye që kuptohen, mungonin vetëm ilustrimet. Sidoqoftë, duhet pasur parasysh se në çdo numër buletini si dhe gazetat e sotme ngjarjet e ditës së kryeqytetit, i botonte në numrin e ditës së nesërme ose të pasnesërme, kurse ato të rretheve nganjëherë edhe në disa ditë vonesë.
Më 28 Nëntor 1944, Buletini për shkak të festës kombëtare, nuk doli në qarkullim. Atë ditë, qeveria e përkohshme, fill pasi hyri në Tiranën e çliruar, vendosi që Dita e Pavarësisë të kremtohej tri ditë me radhë. Më 28 Nëntor do të ishte festa zyrtare e mbarë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit; më 29 Nëntor festën e Pavarësisë do ta kremtonte Organizata e Rinisë Antifashiste (BARSh-i); më 30 Nëntor do ta kremtonte Organizata e Gruas Antifashiste (BGASh-i).
Të nesërmen, më 29 Nëntor, numri 51 i Buletinit qe mbushur me kremtimin e festës së Pavarësisë në Tiranë, duke i dhënë një vend të rëndësishëm hyrjes së qeverisë demokratike në kryeqytet dhe fjalimit të njohur që mbajti atë ditë E. Hoxha. Të nesërmen, më 30 Nëntor, buletini qe mbushur përsëri me reportazhe rreth kremtimit të Ditës së Pavarësisë në kryeqytet. Në këndin e djathtë të buletinit, brenda një katrori me titull "Ora e fundit", njoftohej tekstualisht: "Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare njofton: Repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që veprojnë në veri të Shqipërisë, çliruan Shkodrën".

Dihet se rruga Tiranë-Shkodër qarkullohej me vështirësi, për shkak të katër urave që kishte hedhur në erë ushtria gjermane (ura e Gjoles në Fushë-Krujë, ura e Matit në Milot, ura e Drinit në Lezhë dhe ura e Bahçallëkut në Shkodër). Njoftimi mbi çlirimin e Shkodrës u përcoll gjatë ditës së 29 Nëntorit nga korpusi II në Tiranë me radiograf. Kjo shpjegon arsyen përse lajmi i çlirimit të Shkodrës u botua në Buletin të nesërmen, më 30 Nëntor. Njoftimi me radiogram i çlirimit të Shkodrës më 29 Nëntor 1944 dëshmohet dhe nga një burim tjetër. Në buletinin e datës 1 dhjetor (nr. 53) është botuar një reportazh mbi kremtimin e Ditës së dytë të Flamurit, pra më 29 Nëntor nga Organizata "Bashkimi i Rinisë Antifashiste Shqiptare" (BRASh). Në mitingun, i cili zhvillohej paradite në sheshin që sot mban emrin "Nënë Tereza", fjalimin kryesor e mbajti presidenti i BRASh-it, Nako Spiru. Disa minuta pasi mbaroi fjalimin e vet, Nako Spiru u kthye përsëri në tribunë dhe tha, sipas Buletinit, tekstualisht:
"Shokë! Në këtë çast Shtabi i Përgjithshëm lajmëron se Ushtria jonë heroike çliroi Shkodrën. Shqipërinë tonë e kemi krejt të lirë". "Entuziazmi, vazhdon buletini, shpërthen pa kufi. Rregulli dhe radhitja nuk mbahen dot më. Të gjithë bërtasin ‘Rroftë Ushtria Nacionalçlirimtare! Rroftë Shqipëria e lirë demokratike‘ ... dhe nga gëzimi fillojnë të gjithë të hedhin kapelet në erë, të këndojnë, të brohorasin aq tepër sa mund të dëgjohen në anët e largëta të qytetit".

Disa ditë më vonë, buletini i datës 5 dhjetor 1944, në rubrikën "Lajme të brendshme", përmban një njoftim zyrtar lëshuar nga Korpusi II i UNÇL-së, i cili tani e kishte selinë e vet në Shkodër. Aty thuhet ndër të tjera: "Mbas grushteve të forta që hëngrën gjermanët në Krrabë, Tiranë e kudo gjetkë të tmerruar u mblodhën në qytetin e Shkodrës, qytet i fundit që mbetej për t‘u çliruar pas 28 Nëntorit". Më tej: "Më 29 Nëntor forcat e Korpusit të tretë hyjnë në qytetin e Shkodrës të pritura me brohoritje nga i gjithë populli i qytetit" .

Dy javë e ca më vonë, arriti në redaksinë e Buletinit të Luftës Nacional-Çlirimtare një letër nga një partizan i reparteve të UNÇL-së së Shkodrës me përshkrime mbi çlirimin e qytetit. Ai, me siguri nuk e parashihte se një vit më vonë Asambleja Kushtetuese do të vendoste më 30 Nëntor 1945 si festë kombëtare të saj 29 Nëntorin, ditën e shpalljes së Republikës Federative. Nga letra deri si e pashfrytëzuar edhe pse e gjatë, vlejnë të riprodhohen disa fragmente me rëndësi për çështjen që po trajtojmë. Aty thuhet ndër të tjera:
"Partizanët i janë avitë qytetit të Shkodrës nga të gjitha anët. Shkodra, vendi i fundit që i ka ngelë nazistave e tradhëtarëve, asht në pragun e sulmit partizan. Okupatori e këlyshët e tij e kuptojnë mirë gjendjen kritike të tyne. Kanë marrë mësim të hidhët nga Tirana heroike! Prandaj duen që me çdo kusht të mos të përsëritet edhe një herë kjo betejë barrikatash, mos të përsëritet lufta rrugë për rrugë, shtëpi për shtëpi e dhomë për dhomë. Ata e din mirë se hovin partizan s‘mund ta luanin as topi, as mitralozi e as tanksi. Për këtë arsye, shpejtohen që me i thanë lamtumirën e fundit Kryeqytetit të Teutës, Shkodrës së Perlatit, Brankos, Jordanit e sa e sa dëshmorëve të tjerë.
Por Shkodra nuk dishëron me i lëshue fashistët gjermanë pa u a skuqë këmishën. E ja që nji luftim i ashpër ndezet te ura e Mesit, nja 4-5 km. jashtë qytetit, në mes të batalionit të dytë të grupit të Shkodrës dhe nazistavet barbar.
Anmiqtë janë shumë! Kanë futë në përdorim edhe artilerin e tanksat. Partizanët e grupit të Shkodrës luftojnë heroikisht dhe jo vetëm që nuk i lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë anmikut, por përkundrazi me thirrjen karakteristike të kaq fitoreve "para partizan" hidhen në sulme pushka kundra topit, gjoksi kundra tanksit.
Dhe mrekullia u ba!
Pse mbas gjasht orësh luftimesh të rrebtë, partizanët e grupit të Shkodrës të ndihmuem edhe nga njësina të brigadës VI-të, arrijtëm me e çpartalluem anmikun i cili, i turpnuem e i vramë si në të gjitha viset e tjera të Shqipnisë, hiku me bisht ndër shalë, por jo pa lanë gjurmat e barbarizmës së tij.
Pse mbas mesnate të natës 28 Nëndorit plasje të tmerrshme tronditën Shkodrën.
Ishin urat e Bunës e të Bahçallëkut që hidheshin n‘erë nga vandalët e shekullit XX-të.
Atë natë ishte nji errësinë që me futë gishtat ndër sy. Hana ishte mshefë që mos të shihte krimet monstruoze të hunëve modernë. Kishte pa mjaltë që në Borovën e shkretë e deri në Tiranën martire.
Por të nesërmen ditën e 29 Nëntorit gëdhin një kohë e mrekullueshme. Dielli u çue n‘orizont me madhështi si të donte me i dhanë qytetarëve të Shkodrës, që hala flejshin, sihariqin e madh të çlirimit.
Kur s‘vonoi shumë e në të gjithë qytetin plasi pushka. Aty këtu dëgjohesh dhe ndonjë krizëm e fortë bombje e fishkullim i mprehtë mitralozëi.
Por këto ishin pushkë gëzimi. Pse mbrenda në Shkodër nuk ndodhesh ma asnjë këmbë gjermani e nga ana tjetër pararojet e Brigatave 7, 22, 23 e 24 kishin kalue Drinin dhe gati ishin avitë në zemrën e qytetit.
Lajmi u përhap me shpejtësin e rrufesë. Turma turma vinte populli para sheshit të Prefekturës për të pritë çlirimtarët dhe për të dëgjue zanin e tyne që, pa u drojtë fare, buçiti për pesë vjetë me radhë në mal, në fushë, në qytet e kudo".



Letra mbyllet me këto fjalë:
"Dita e 29 Nandorit qe për popullin e Shkodrës një gëzim i dyfishtë e para pse iu hoq nga supat pesha e randë e robnisë, dhe e dyta pse me çlirimin e Shkodrës u çlironte e tanë Shqipnija, merrte fryres dhe e pushtetit popullor".
Letra e partizanit anonim e shkruar fill pas çlirimit të Shkodrës, ka vlerën e një dokumenti historik, e cila nuk lë shteg as për shtrembërime, as për interpretime keqdashëse.
Si përfundim, njoftimet që përmban Buletini i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare deri sot të pashfrytëzuara, mbase edhe të panjohura, se Shkodra, së bashku me të edhe e gjithë Shqipëria, u çliruan nga zgjedha gjermane më 29 Nëntor 1944 - përputhen pikë për pikë me dokumentin e shtabit gjerman, ku thuhet se ushtari i fundit i Wermacht-it, u largua nga toka shqiptare më 29 Nëntor 1944; me mesazhin e atyre ditëve të Departamentit të Shtetit të ShBA-së, me të cilin përshëndetej çlirimi i Shqipërisë më 29 Nëntor; me pohimin e misionarëve britanikë, të cilët pranojnë nga ana e tyre çlirimin e Shqipërisë më 29 Nëntor 1944 dhe, mbi të gjitha, me deklaratat e kuadrove të reparteve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që morën pjesë në çlirimin e qytetit të fundit të Shqipërisë, të cilët pohojnë gjithashtu se Shkodra dhe Shqipëria u çliruan më 29 Nëntor 1944.

Shqip

LANÇ-i, pjesë përbërëse thelbësore e identitetit kombëtar të Shqiptarëve, të shqiptarisë dhe të kombit Shqiptar

Çdo etni, çdo popull, çdo komb ka rrugën e tij të zhvillimit që nga kohët e lashta kur hedhin rrënjë dhe mbruhen tiparet e tij etnike që e bëjnë të dallueshme nga zhvillimi etnik i popujve dhe kombeve të tjerë, si dhe njëllojësia pak a shumë e përbashkët, sepse në tërësinë e tyre ato i përkasin të njëjtit lloj si qënie biologjike si dhe i kanë kushtet pak a shumë të njëjta ekonomiko-shoqërore për të siguruar mjetet e nevojshme matereiale për mbijetesë.

Për të bindur edhe më fort masat e gjera të popullit mbi domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë drejtuesit e LANÇ-it evokonin historinë e kaluar traditat luftarake liridashëse të vendit: “-Të kishin mejtuar gjyshërit tanë, -thuhej në një thirrje drejtuar popullit që në fillimet e LANÇ-it, -ashtu siç mejtojnë ata njerëz të degjeneruar të popullit shqiptar, që thonë se s’duhet të luftojmë për çlirimin tonë, kurrë nuk do të kishin mundur të ruanin flamurin dhe nderin tonë...Popull shqiptar! Ti ke mbajtur lart flamurin e lirisë e të pavarësisë që stërgjyshërit e tu lavdiplotë e kanë dorëzuar brez pas brezi e dorë më dorë, duke luftuar gjithmonë për lirinë e atdheut të vet, ata nuk e kanë lënë me kusht të për lyhet emri i shqiptari. Prandaj të mos e përlyejmë as ne, por të ndjekim rrugën e lavdishme të stërgjyshërve tanë!... Ashtu qëmoti, kur stërgjyshërit tanë me flamurin e Skënderbeut luftuan pa reshtur zaptuesit e vendit tonë, kështu edhe ne, bij të denjë të tyre, me flamurin e Skënderbeut luftuan pareshtur zaptuesit e vendit tonë, kështu edhe ne bij të denjë të tyre, me flamurin e Skënderbeut të shkojmë në luftë kundër zaptuesit të ndyrë fashist dhe tradhëtarëve, për çlirimin e vërtetë të popullit shqiptar”.

Në konsolidimin e plotë të identitetit kombëtar të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, LANÇ-i ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike.

Prandaj asnjë shqiptari shkrimtar sado i njohur dhe me famë të jetë, çdo studiues të letërsisë dhe gjuhës sado vepra të shumta studimore të na ketë dhënë, aq më tepër asnjë historiani nuk i lejohet të minimizojë, shtrembërojë sado pak, përmbajtjen, kuptimin historik, rolin dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka LANÇ-i në zhvillimin historik të popullit dhe kombit shqiptar në shtrirjen e tij mbarë shqiptare dhe në konsolidimin e plotë në vetëdijen e shqiptarëve brenda dhe jashtë atdheut të identitetit kombëtar, para së gjithash, për të ruajtur të paprekur atdheun e tyre që është bartës i të gjitha veçorive dhe vlerave shtetërore, materiale e kulturore, gjuhësore, letrare, folklorike e artistike që e bëjnë atë të ndryshëm nga kombet e tjerë. Prandaj përmbajtja themelore e identiteit kombëtar të shqiptarëve, Shqipërisë dhe kombit shqiptar është para së gjithash pavarësia dhe liria kombëtare, është sovraniteti i shtetit të pavarur Shqiptar. LANÇ-i ia arriti qëllimit për të çliruar vendin nga pushtuesit fashist dhe të rikrijojë e të riformatojë shtetin shqipar të lindur në 28 nëntor 1912 si një shtet i pavarur i lirë dhe sovran. Pavarësisht nga zhvillimet e luftës politike të brendshme LANÇ-i bëri që Shqipëria nga një vend i pushtuar i rrezikuar të shuhej jo vetëm si shtet por edhe si komb, nga politika asimiluese e armikut, të dilte në arenën ndërkombëtare dhe të futej e të rreshtohej në sistemin e shteteve evropiane e botërore dhe të bashkëjetonte përkrah në sistemin e shteteve evropiane e botërore dhe të bashkëjetonte përkrah tyre si një shtet me të vërtetë i pavarur e sovran. Kjo ishte premisa kryesore për të ruajtur mbrojtur e zhvilluar më tej të gjithë komponentët e tjerë plotësues gjuhësor, kulturor e artistik të mentalitetit progresiv, edhe me ndikim evropian apo botëror, pa prekur thelbin e tyre kombëtar shqiptar, e shumë anë të tjera të identiteit kombëtar -Përmbajtja themelore e programit politik të LANÇ-it ishte:” të luftohet për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe për qeverinë popullore demokratike, në një Shqipëri të lirë prej fashizmit”. Realizimi i kësaj detyre themelore do t’i sillte Shqipërisë, shqiptarëve dhe kombit Shqiptar identitetin kombëtar të vërtetë të cënuar e të përbaltur plotësisht nga pushtimi fashist i Shqipërisë. Ngritja e një pushteti shtetëror nuk priti çlirimin e plotë të atdheut që LANÇ-i të merrte në dorë qeverisjeje e vendit. Në rrjedhën e luftës së NAÇL organet e këshillave nacionalçlirimtare në bazë, me vendim të Konferencës së Pezës do të përbënin themelet e pushtetit popullor. Këshilla nacionalçlirimtare sapo ngriheshin merrnin në dorë qeverisjen shtetërore në fshatra, lagje, krahina, prefektura, nënprefektura, madje në mjaft raste dhe në kushte ilegaliteti kur ato ishin të pushtuara nga forcat ushtarake armike. Konferenca e dytë Nacionalçlirimtare (mbajtur në Labinbot më 4-9 shtator 1943) i shpalli këshillat nacionalçlirimtare “si i vetmi pushtet i popullit në Shqipëri”
Shyqyri BALLVORA



LANÇ nuk mund të mbrohet më, me “besnikërinë e vjetër” puritane

Epoka e kaluar historike, veçanërisht ajo e LANÇ, duhet të vlerësohet dhe të mbrohet në përmasat historike, si domosdoshmëri për të qënë dhe kjo, si një bazë përforcuese e historisë së brezave pasardhës.
Por, njëkohësisht, kjo e kaluar historike, në fund të fundit, nuk është normale due dialektike të mbetet jashtë kontrollit të vetë historisë, jashtë pasurimit dhe katarsis ( pastrimit) të saj, sepse në të ka përjashtime dhe të përbashkëta historike të fakteve, të dokumenteve dhe të memorjes njerëzore. Ajo, ashtu siç duhet të pasurohet, ashtu dhe duhet të pastrohet . Historia nuk mund të mbetet e vërtetë, vetëm, sepse ajo është e pëlqyer nga nostalgjikët e asaj kohe, por edhe nuk mund të konsiderohet e pavërtetë , sepse kështu duan kundërshtarët e saj, që e urrejnë LANÇ. E vërteta historike e LANÇ, për të qënë e tillë, si një e vërtetë absolute historike, duhet t’i nënshtrohet dialogut, diversitetit të mendimit, kompromiseve historike dhe jo diabolike dhe, së fundi, duhet t’i nënshtrohet një hulumtimi shkencor të dokumentalicionit të gjërë të historiografisë shqiptare dhe botërore dhe të analizave shkencore historike të vetë historianëve. Nuk është e drejtë që historia të mbetet akoma një aksiomë politike e ideologjike, ashtu siç ishte dhe konsiderohej në atë kohë, ku si bazë e historisë së LANÇ ishte ideologjia marksiste –leniniste e konvertuar në ideologji enveriste. Jo më historia e njerëzve të diktaturës, por historia e njerëzve dhe e një populli heroik që e bënë atë. Si kriter i gjykimit të historisë nuk mund të përdoret më metoda “bardh e zi”. Nga ana tjetër, historia e LANÇ, me të mirat dhe “të këqiat” e saj, duhet të arshivohet dhe të “balsamoset” në mauzeleumin e lavdisë pa u cenuar dhe pa u deformuar, për ta ruajtur si një relikë simbolike historike dhe jo të merremi me të për ta shpërbërë dhe denigruar. Njerëzit e epokës së sotme duhet të ndërtojnë historinë e epokës së tyre, por pa harruar dhe pa ju shmangur retrospektivës së epokës së lavdishme të LANÇ. Shoqëria shqiptare duhet të mendojë, të punojë dhe të luftojë për një të ardhme perspektive historike. Gjithashtu, duhet pranuar, se historia e LANÇ akoma nuk ka hyrë në rrugën e normalitetit në epokën e demokracisë, kjo edhe për faktin, sepse nga politikanët dhe qeveritarët e sotëm të çdo rotacioni, kërkohet konvergimi, në një pikë të vetme, i dy mentaliteteve dhe psikologjive të dy epokave të ndryshme, të cilat janë në antipodë me njëra tjetrën. Është e vërtetë se brezi i djeshëm, që mbijeton edhe në epokën e sotmen, është brezi i dy epokave kontradiktore dhe, pra i dy mentaliteteve të kundërta, për pasojë, ata mund të lejohen të mbijetojnë politikisht në këtë epokë të re, por nuk mund ta përfaqësojnë atë dhe as mund të jenë protogonistët e kësaj epoke të re, të ashtuquajtur demokratike. Ata bënë atë që deshën dhe që mundën në epokën e tyre. Për ndërtimin e epokës së re të demokracisë, duhen njerëz të rinjë me mentalitetin dhe psikologjinë e kohës së re. Është e kuptueshme, se epoka e demokracisë dhe epoka e diktaturës e përjashtojnë njëra tjetrën, ashtu siç përjashtohen dhe mentaliteti diktatorial me mentalitetin demokratik, që nuk mund të bashkëjetojnë brënda një sinori politik epokal. Dihet se politikanët e sotëm në Shqipëri, në përgjithësi, janë produkt i epokës së komunizmit, të cilët janë edukuar e brumosur me ideologjinë komuniste, por që sot kanë përqafuar edhe ideologjinë e kohës së sotme të pseudodemokracisë. Konvergimi i këtyre dy llojë ideologjie antipode, në një pikë të vetme, kanë krijuar një amalgam politik kaotik e anarkik, me të cilën ata kërkojnë të zhvillojnë dhe drejtojnë epokën e demokracisë. “Lëmsh i vërtetë para portës së demokracisë shqiptare”

Le të jemi më konkret:

Historia e LANÇ mbetet vlerë dhe pronë historike dhe autentike e popullit shqiptar, pavarësisht se këtë histori, epoka diktatoriale e ideologjizoi dhe e politizoi në përmasa e një “drapëri e çekani”, krejtësisht me ngjyrë komuniste. Me emrin dhe lavdinë e LANÇ që bëri populli shqiptar, vet strukturat partiake e shtetërore në Shqipërinë e epokës së socializmit, ndoshta përfituan në përmasa të mëdha vlera të pameritueshme politiko-historike . Ata, duke konvertuar Luftën Antifashiste Nacional - Çlirimtare të popullit shqiptar, si Luftën e tyre, si luftën e PPSH dhe të E.Hoxhës, si pronën e tyre të vetme, gjeneruan slloganin:” Po të mos ishte Partia Komuniste Shqiptare dhe po të mos ishte Enver Hoxha lufta nuk do të bëhej, madje dhe nuk do të fitohej”. Ky sllogan banal, i asaj kohe, është thelbi i politizimit dhe ideologjizimit të LANÇ. Madje vazhdon edhe sot të përdoret nga disa njerëz që kanë qënë dhe kanë mbetur “skllevër superticioz” të kulteve historike të asaj kohe. Ky ideologjizim dhe politizim krijoi premisa , që jo vetëm të goditej dhe të “korrej nga rrënjët”, me të drejtë, historia e kundërshtarëve politikë, ballisto-legalistët, por goditën dhe “korrën nga rrënjët “, pa të drejtë, edhe historinë e vetvetes së tyre, të luftëtarëve trima të LANÇ, të heronjëve dhe të komunistëve të “pa bindur dhe prishës të qetësisë, që donin, gjoja, të atentonin mbi Enver Hoxhën dhe të rrëzonin pushteti popullor”. Kjo histori dhe politikë cinike u ndërtua dhe u zhvillua në mënyrë subjektive, nën kthetrat e luftës së klasave, e cila politikë, nga ana tjetër, ka lënë shumë hapësira politike, që kundërshtarët e sotëm, duke përfituar, e konsiderojnë këtë luftë, LANÇ, si “luftën e komunistëve për pushtet”, si “një luftë civile vllavrasëse, që e udhëhiqte dhe e derigjonte PKSH dhe Enver Hoxha”. Natyrisht, një përcaktim i tillë, i kundërshtarëve të LANÇ, nuk është real. E vërteta qëndron në atë, se ajo ka qënë dhe mbetet lufta e gjithë popullit shqiptar kundër pushtuesve nazifashistë dhe kundër atyre që bashkëpunuan me nazifashizmin, luftë që u drejtua nga Fronti ANÇ dhe nga PKSH, ku si Komandant Suprem për drejtimin e kësaj lufte, në mënyrë të pamohueshme, ka qënë Enver Hoxha, gjë, e cila nuk mund të injorohet dhe as mund të denigrohet.

Lidhur me historinë e LANÇ, sot, po zhvillohet një debat i madh, i cili filloi me tendencën e shfaqur nga Dr. Sali Berisha, për operimin, rishikimin, rishkruarjen, madje dhe përmbysjen e Historisë së Shqipërisë dhe, sidomos, të Historisë së LANÇ. E gjithë kjo tendencë u mbështet dhe u pasua nga politikanë, pushtetarë, analistë dhe zëdhënësa djathtistë, të cilët flasin e ulurasin sipas oreksit të tyre politik.

Qëllimi esencial i kësaj politike cinike e pushtetarëve me në krye të paaftin historik, Sali Berisha, ka karakter të dyfishtë: Nga njëra anë, Sali Berisha me ndjenjën e një megalomani kërkon të japi direktiva diktatoriale dhe autoritariste për të përmbysur atë që është ndërtuat dhe lartësuar me gjakun e 28 mijë dëshmorëve të Atdheut, Historinë e LANÇ dhe, nga ana tjetër, kërkon të provokoi shoqërinë shqiptare për ta hedhur atë në një luftë të re klasash, për të krijuar premisa për një dyluftimin të ri gladiatorësh, midis fituesve dhe humbësve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo, e gjitha, për të humbur vëmëndjen e shoqërisë shqiptare nga hallet e mëdha, nga mungesa e dritave dhe ujit, nga mungesa e punësimit, nga pensionet e ulta, si dhe nga humbja e vëmëndjes së tyre nga vjedhjet dhe korupsioni i jashtëzakonshëm i pushtetarëve dhe i politikanëve të PD-së.

Sidoqoftë, historia e LANÇ është një realitet që ka ndodhur dhe nuk mund të konsiderohet fiktive. Debati publik dhe jo shkencot, midis kundërshtarëve nuk mund të gjenerojë fitore apo humbje për njërën apo tjetrën palë.Dhe, në këtë debat, kundërshtarët e LANÇ, nuk mund të kërkojnë afirmimin e ndonjë kompromisi për rishikimin apo rishkrimin e Historisë së LANÇ dhe as mund të parashikohet ndonjë konsensus apo ndonjë lëshim në kuadrin e këtij debati. Procesi i kompromisit dhe konsensusit të mundshëm ju takon ta trajtojnë vetëm historianët dhe historiografia shqiptare dhe botërore.

Shkruan: Shkruan: Fehim GOXHA, Dervina.com

Vdekja dhe varrimet e Ismail Qemalit

Janarin e kaluar u mbushën 90 vjet nga dita kur Ismail Qemali vdiq më 26 janar 1919 në mënyrë të papritur në qytetin Peruxha (Perugia) të Italisë. Vdekja e papritur e Plakut të Vlorës, ngjalli dyshime në opinionin publik shqiptar që ditët kur ai ndërroi jetë.

Vdekja

Kur mbaroi Lufta e Parë Botërore, më 11 nëntor 1918, Ismail Qemali ndodhej jashtë Shqipërisë. Ai ishte larguar nga Atdheu fill pasi më 22 janar 1913 dha dorëheqjen si kryetar i qeverisë së përkohshme shqiptare të krijuar nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 28 Nëntor 1912. Ai qëndroi në mërgim edhe gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, për arsye se Shqipëria qe pushtuar prej fuqive ndërluftuese. Në mërgim ai qëndroi në vendet perëndimore. Gjatë luftës mbajti anën e Antantës. Megjithatë, në mbarim të luftës, ai u zemërua nga fuqitë e Antantës. Kjo, për arsye se më 1918-n, pa mbaruar ende lufta, u mor vesh se anëtaret e saj - Anglia, Franca, Rusia dhe Italia - kishin nënshkruar më 26 prill 1915 Traktatin e fshehtë të Londrës. Dihet se me këtë traktat ato merrnin përsipër se po ta fitonin luftën do ta copëtonin Shqipërinë duke e kënaqur Serbinë dhe Malin e Zi me një pjesë të viseve veriore, Greqinë me një pjesë të viseve jugore dhe juglindore, Italinë me qytetin e Vlorës së bashku me rrethinën e saj. Me pjesën që do të mbetej në Shqipërinë Qendrore do të formohej një principatë e vogël myslimane nën protektoratin e Italisë. Vetëkuptohet se me zbatimin e këtij traktati, vepra kryesore e Ismail Qemalit, Shqipëria e Pavarur, fshihej nga historia. Ismail Qemali



Nga fuqitë që fituan luftën, vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kishin nënshkruar Traktatin e Londrës, pra nuk ishin të detyruara për zbatimin e tij. Veç kësaj, nga nënshkruesit e traktatit Rusia, tani pas fitores së Revolucionit të Tetorit, kishte hequr dorë nga Traktati i Londrës. Kështu, çështja shqiptare tani varej kryesisht nga vullneti i Anglisë, Francës, Italisë, sidomos nga kjo e fundit, e cila përfitonte prej tij.
Në kohën kur Traktati i Londrës mbahej ende i fshehtë, Roma, me oreksin e saj për ta gllabëruar krejt Shqipërinë, kishte shpallur në Gjirokastër më 3 qershor 1917 një proklamatë me të cilën deklaronte se ajo do ta ruante pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, por nën protektoratin e Italisë. Me këtë projekt, Roma shpresonte të gjente mbështetjen e shqiptarëve, të cilët, sipas saj, përballë copëtimit të thellë të Atdheut, copëtim i barabartë me zhdukjen, do të mbështetnin protektoratin e Italisë.
Sapo në verën e vitit 1918 ranë në dijeni të Traktatit të fshehtë të Londrës, qarqet patriotike shqiptare u vunë në lëvizje. Në atë kohë, Ismail Qemali ndodhej në Spanjë. Aty kishte zënë miqësi të ngushtë me ambasadorin e ShBA-së. Në themel të miqësisë ishte simpatia që po tregonte ambasadori amerikan në Madrid për çështjen shqiptare. Meqenëse qarqet politike shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë po përgatiteshin të dërgonin delegacione në Paris, ku do të mblidhej Konferenca e Paqes edhe Ismail Qemali u vu në lëvizje. Për të siguruar një mandat përfaqësimi, Ismail Qemali u lidh me shoqërinë patriotike "Partia politike" e emigrantëve shqiptarë, e cila vepronte në ShBA, me qendër në Worcester, Massachussets dhe kishte për kryetar Kristo Dakon. Ajo nxirrte organin periodik "Koha", me drejtor Mihal Gramenon. "Partia politike" kishte ngritur një organizëm të veçantë me emrin "Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë". Komiteti kryesohej nga Sevasti Qiriaz Dako, themeluesja e Shkollës Shqipe të vashave në Korçë, më 1892. Ajo ishte një intelektuale e rrallë nga radhët e gruas shqiptare, publiciste dhe aktiviste e palodhur e çështjes kombëtare. Gjatë luftës ajo drejtonte revistën patriotike kulturore "Ylli i mëngjesit".
Sapo u nënshkrua, më 11 nëntor 1918, armëpushimi, Ismail Qemali u nis për në Paris, ku do të mblidhej së afërmi Konferenca e Paqes. Por, qeveria franceze, e cila në atë kohë përkrahte qeverinë fantazmë të Esat Pashë Toptanit, përveçse e pengoi Ismail Qemalin të zhvillonte korrespondencë me "Partinë politike" në Amerikë, e detyroi atë të largohej nga Franca. Për më tepër, edhe ambasadori i ShBA-së në Paris nuk pranoi që korrespondencën midis tij dhe Sevasti Dakos në ShBA ta kalonte nëpërmjet postës së ambasadës amerikane. Atëherë, Ismail Qemali vrapoi në Madrid. Atje, korrespondenca midis Ismail Qemalit dhe Sevasti Dakos u zhvillua nëpërmjet mikut të tij, ambasadorit të ShBA-së. Midis akteve që Plaku i Vlorës i drejtoi zonjës Dako është dhe programi që Ismail Qemali do të mbronte në Konferencën e Paqes, në favor të çështjes shqiptare. Thelbi i saj parashihte pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Synimi për pavarësinë e plotë të Shqipërisë binte në kundërshtim të plotë me programin që kishte përpunuar qeveria italiane, e cila sikurse u tha, përmbajtjen e Traktatit të Londrës përpiqej ta zëvendësonte me formulën e shpallur në Gjirokastër më 3 qershor 1917. Madje, qeveria e Romës kishte siguruar përkrahjen në favor të platformës së shpallur në Gjirokastër, të disa personaliteteve shqiptare, si Mehmet Konica, Myfit Libohova, Medi Frashëri, Feizi Alizoti, Mustafa Kruja e të tjerë. Madje, ata po përgatiteshin të krijonin një organ politik në Shqipëri, i cili të miratonte platformën e Romës - Shqipëri autonome nën mandatin italian, pa Vlorën dhe krahinën e saj.



Ismail Qemali ishte kategorikisht kundër synimeve italiane, të cilat binin në kundërshtim me veprën që ai kishte shpallur vetë më 28 Nëntor 1912, pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Me pëlqimin e "Partisë politike", Ismail Qemali vendosi të ndërmerrte një udhëtim për në Romë. Qëllimin e udhëtimit na e thotë shkoqur drejtori i gazetës "Koha", Mihal Grameno, i cili shkruante më 12 dhjetor 1918: udhëtimi i Ismail Qemalit në Romë na gëzon shumë, pasi atje ai do të ketë mundësi t‘i parashtrojë qeverisë italiane dëshirat e kombit shqiptar dhe ta largojë synimin e Romës për një protektorat italian mbi Shqipërinë dhe ta bindë që Italia të përkrahë të drejtat e shqiptarëve duke e siguruar atë se kombi shqiptar do t‘i jetë asaj mirënjohës përjetë. Sikurse del nga përmbajtja e artikullit, luftëtari rilindës Mihal Grameno kishte besim vetëm tek Ismail Qemali, tek aftësitë e tij diplomatike, mbasi nga të tjerët, theksonte ai, deri atëherë kishin dëgjuar vetëm gjepura (Artikulli "Ç‘thotë Plaku i Shqipërisë", në "Koha", Boston, Mass., 12 dhjetor 1918).
Në Romë, Ismail Qemali nuk arriti kurrë. Kur hyri në Itali, Roma e njoftoi të qëndronte në qytetin Peruxha e të priste atje përgjigjen e kërkesës së tij. Ai bujti në hotelin "Brufani".
Ndërsa priste përgjigjen nga Roma, kundërshtarët e platformës së Ismail Qemalit, pra përkrahësit shqiptarë të platformës së Romës, e kritikuan ashpër misionin e tij. Me këtë rast, Mihal Grameno njoftonte, më 15 janar 1919, se Ismail Qemali në një letër që u kishte drejtuar krerëve të "Partisë politike", u thoshte ndër të tjera: "Lërini të tjerët me ëndrrat e tyre që të punojnë ashtu siç u pëlqen, për mbrojtjen e Shqipërisë dhe patriotët e vërtetë duhet sot që të mos humbasin asnjë sekondë për shpëtimin e së dashurës Shqipëri se koha është shumë kritike" ("Koha", Boston, Mass., 15 janar 1919).
Qartësia diplomatike e Ismail Qemalit detyroi krerët e federatës "Vatra" të hiqnin dorë nga kritikat e ashpra që kishin zhvilluar deri atëherë kundër Plakut të Vlorës dhe të pranonin se vetëm ai po ua "rrokulliste planet e bukura" miqve të Italisë.

Sidney Sonnino Vittorio Emauele Orlando

Nga Peruxha, Ismail Qemali i nisi një letër më 15 janar 1919 Kryeministrit italian V. E. Orlando, të cilin ndërsa e njoftonte se priste me padurim takimin me të, e lajmëronte se kishte përgatitur një parashtresë ose një punim, sikurse e quan ai, për ta paraqitur në Konferencën e Paqes në Paris, në emër të shoqërisë shqiptare të Amerikës. Parashtresën ia dorëzoi prefektit të Peruxhës për t‘ia përcjellë Romës. Sipas njoftimit që na jep Renzo Fallaschi, bashkëshorti i Nermin Vlora Fallaschi-t, kjo një stërmbesë nga vija amësore e Ismail Qemalit, letra arriti në Romë pas tri ditësh, mbrëmjen e 18 janarit dhe në kancelarinë e Kryeministrit mbërritja e saj u regjistrua të nesërmen, më 19 janar. Pikërisht atë ditë Kryeministri italian Orlando u nis së bashku me ministrin e Jashtëm, S. Sonnino, për në Paris për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes.
Njëri nga djemtë e Ismail Qemalit ka deklaruar në ato ditë se qëndrimi i Romës e dëshpëroi shumë babanë e tyre. Për të mos e lënë në harresë misionin e tij, Ismail Qemali ftoi më 23 janar 1919 në hotelin "Brufani" ku kishte bujtur, korrespondentët e disa gazetave italiane që ndodheshin në Peruxha. Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe dy djemtë e Ismailit.
Sipas të birit, Et‘hemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngrënë drekë doli para gazetarëve që po e prisnin, sapo filloi të fliste u zverdh dhe filloi të dridhej e të belbëzonte. Ali Asllani, kryetari i Bashkisë së Vlorës, tregon se Ethemi i kishte thënë që Ismail Qemali "kërkoi ta shoqëronin në banjë. Atje e mbyti shkuma e të vjellët". Pas tri ditë sëmundjeje ai vdiq më 26 janar 1919.
Vdekjen e tij e njoftoi, ndër të tjera, me një komunikatë të veçantë gazeta italiane "L‘Unione Liberale", organ i Partisë Liberale të Italisë, e qendrës së djathtë, me këto fjalë:
"Dje në mbrëmje, më 26 janar, në orën 23.30 pushoi së jetuari në hotel ‘Brufani‘ mysafiri i shquar i qytetit, Ismail Qemal Bej Vlora.
Ai përfaqësonte denjësisht një familje të madhe dhe të lashtë nga Vlora. Meqenëse ishte patriot i flaktë, mik i Italisë sonë, i frymëzuar nga parimet e lirisë dhe drejtësisë, shihej me sy të keq nga qeveria turke, e cila e kishte dënuar dhe detyruar të kërkonte shpëtim në mërgim.
Ishte 75 vjeç, ruante mendimin e kthjellët dhe fuqinë trupore, i palodhur në punë, sikur të ishte i ri dhe i përzemërt me të gjithë.
Hemorragjia cerebrale e goditi më 23 janar dhe si pasojë paralizimi. Për të përballuar sëmundjen nuk patën dobi as mjekimi më i kujdesshëm i mjekut që e kuroi, doktor Leone Pernossi dhe të konsulentëve, prof. Silvestrini dhe prof. Righetti dhe as prania e dhembshur e djemve, të cilëve po u dërgojmë me zemër të pikëlluar ngushëllimet tona".

Lajmërimi i gazetës "L‘Unione Liberale".
Kjo radhë ngjarjesh - ndalesa me urdhër qeveritar në Peruxha, refuzimi i takimit me të me ministrin e Jashtëm italian, veshin e shurdhër që bëri Kryeministri i Italisë Orlando, i cili nuk iu përgjigj po ose jo kërkesës së Ismail Qemalit, udhëtimi i tyre për në Paris pa e njoftuar diplomatin shqiptar, më në fund vdekja e tij e papritur, kur nuk ishte ankuar asnjëherë më parë për shqetësime shëndetësore - dhanë rast për të lindur dyshime se për t‘ia mbyllur gojën Plakut të Vlorës, e kishin helmuar. Këtë tezë, e cila më parë qarkullonte në heshtje, e shpalli publikisht Skënder Luarasi në biografinë që ai botoi për Ismail Qemalin në vitin 1962. Skënder Luarasi shkruan tekstualisht se kur I. Qemali mori vesh se edhe Kryeministri italian u largua për në Paris pa iu përgjigjur fare kërkesës së tij, u revoltua jashtë mase. "Më prenë në besë", paskësh thënë plaku i prekur thellë në sedrën e vet. Sipas Ismail Qemalit, urdhri për të pritur në Peruxha përgjigjen ishte një mashtrim. Megjithatë, vazhdon S. Luarasi, shkaku i vërtetë i vdekjes duhet të ketë qenë një dozë helmi e dhënë nga një dorë e fshehtë para konferencës së shtypit.
Tezën e helmimit të Ismail Qemalit nga organet e sigurimit italian e ka kundërshtuar diplomati italian Renzo Fallaschi, sikurse u tha, bashkëshorti i Nermin Vlora Fallaschi-t. Në jetëshkrimin që ai ka hartuar për Ismail Qemalin, si shtojcë në vëllimin e kujtimeve që ka diktuar vetë Plaku i Vlorës, ai pranon se shkaku i vdekjes së Ismail Qemalit ishte një hemorragji cerebrale e shkaktuar nga një vrull i furishëm zemërimi, i krijuar tek ai nga njohja e papritur e një lajmi, që ai kishte qenë viktimë e një mashtrimi të rëndë. Mbetet të zbulohet - vazhdon ai - se cili ishte shkaku i emocionit që e shpërtheu zemërimin e tij e që sigurisht lidhet me thirrjen përbuzëse për "njerëzit e pabesë". Por - vazhdon R. Fallaschi - rrethanat e përjashtojnë që Ismail Qemali t‘i drejtohej për pabesi Orlandos. Sipas tij, mungesa e përgjigjes nga Orlandoja nuk mund të ishte arsyeja e zemërimit të Plakut të Vlorës, mbasi dihej se Kryeministri italian do të shkonte në Paris, pra nuk kishte kohë të takohej me të. Ai shton se edhe ministri i Jashtëm italian, Sonnino, nuk kishte mundësi t‘i përgjigjej, pasi edhe ai u nis për në Paris për përgatitjen e Konferencës së Paqes. Si rrjedhim - përfundon ai - shkaku i zemërimit të thellë duhej kërkuar gjetkë. Me këtë rast, ai supozon se revoltimi mund të jetë shkaktuar, ngase Ismail Qemali mund të ketë zbuluar këtë pabesi të re nga po ata kundërshtarë të vjetër. Renzo Fallaschi shkruan tekstualisht: Ismail Qemali mund të ketë zbuluar një pabesi të re nga kundërshtarët e tij të vjetër, gjë që zemra e tij fisnike të mos e ketë përballuar dot.

Raporti i vdekjes së Ismail Qemalit
Për kundërshtarët e vjetër të Plakut të Vlorës, ndoshta R. Fallaschi e ka fjalën për personalitetet shqiptare, të cilat shkaktuan më 1913-n dorëheqjen e Ismail Qemalit si kryetar i qeverisë së parë të Shqipërisë dhe që tani ishin miq të Italisë.
Që atëherë kanë kaluar 90 vjet. Përveç S. Luarasit dhe R. Fallaschi-t, me shkaqet e vdekjes së tij nuk është marrë më njeri. Ne, sigurisht, nuk jemi në gjendje të merremi me të. Për ne, më tepër se dyshimet e të parit dhe hamendjet e të dytit, hëpërhë mbetet për t‘u marrë në konsideratë raporti mjekësor i hartuar nga profesorët e spitalit të Peruxhas, në të cilin mbi vdekjen e Ismail Qemalit flitet thjesht për hemorragji cerebrale.


Mbi varrimin e parë


Ismail Qemali vdiq në një kohë kur në Shqipëri, për shkak të okupacioneve të huaja, nuk ekzistonte shtypi i lirë shqiptar. Nuk ka dyshim se vdekja e tij shkaktoi një dhimbje të përgjithshme në mbarë bashkatdhetarët. Këtë e dëshmojnë pak organe shtypi që botoheshin atë vit, ndonjëra në Shqipëri e të tjerat jashtë.
Nikolla Ivanaj në gazetën "Koha e Re", që nxirrte në Shkodër, kur qyteti ndodhej nën pushtimin ushtarak frëng, shkruante pesë ditë pas vdekjes së Ismail Qemalit, më 31 janar 1919: "Na mbërriti lajmi i zi si korbi, i ftohtë si akulli e i mprehtë si shpata e mejdanit: Vdiq Ismail Qemali i Vlorës." Më tej: "Historia e Shqipërisë së re, në kohën e vet do të flasë më gjerë e gjatë për këtë burrë të shkëlqyeshëm të atdheut tonë." N. Ivanaj e mbyllte fjalën e tij: "Ne, sot i lutemi shpirtit të tij që të na ndihmojë në këtë kohë të vështirë e kritike, ku na lypej ende trupi e mendja e tij, më tepër se kurrë deri sot."
Gazeta "Kuvendi", organ që dilte një herë në javë në Romë, nën drejtimin e Sotir Gjikës, në shqip e italisht, njoftonte më 8 shkurt 1919, vdekjen e Ismail Qemalit, me këto fjalë:
"Më 26 të janarit 1919, në hotel Brufani të qytetit Perugia (Itali), vdiq në duart e të bijve, Etem e Qazim, Ismail Qemal Bej Vlora, ish-kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë e tani përfaqësues në Europë i ‘Partisë Politike‘".
Shumësia e lëndës nuk na jep leje sot të merremi gjatë me biografinë e burrit të shtetit shqiptar. Padyshim, Ismail Qemali do të zërë një faqe të gjerë në historinë e Përlindjes shqiptare, se veçanërisht i shquar është roli që luajti ky burrë me mendje të madhe i farës sonë.
Ai pati fatin të ngrejë në Vlorë më 28 Nëntor 1912 flamurin e mëvetësisë shqiptare, ngjarje që e bëri të mbetet fytyrë historike, meritë të cilën nuk do t‘ia hedhin dot poshtë as kundërshtarët e tij më të rreptë.
Kuvendi merr pjesë në këtë zi kombëtare e i dërgon së fort të helmuarës familje të ndjesëpastit ngushëllime të përzemërta.
Qeveria italiane bëri, nga ana e saj, fort fisnikërisht, ç‘duhej për ta shpënë trupin e Ismail Qemalit në Vlorë".
Mihal Grameno, në një artikull me titull "Humbja e Ismail Qemalit", botuar më 12 mars 1919, në gazetën e tij "Koha" (Boston, Mass.), shkruante ndër të tjera:
"Si vetëtima u përhap lajmi i hidhur për humbjen e Plakut të Shqipërisë, Ismail Qemalit, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë anët e botës.
Ky lajm ishte si rrufeja edhe një nga më të mëdhatë goditje për kombin shqiptar, se humbi burrin më të madh që kishte nxjerrë, pas Skënderbeut, Shqipëria. Humbi diplomatin e madh e të famshëm, humbi shtyllën e çelniktë të programit kombëtar, humbi Atin e kombit, i cili e shpëtoi nga rreziku, humbi luanin që dërrmoi zinxhirët e robërisë dhe që ngriti flamurin e Skënderbeut e shpalli vetëqeverimin e Shqipërisë.
Jemi shumë të vegjël edhe fuqia jonë është e dobët që të mund të përshkruajmë veprat e larta dhe të shenjta që ka sjellë Plaku i pavdekur, përmbi altarin e atdheut."
Luftëtari rilindës përvijon në artikullin e tij këtë portret njerëzor për Plakun e Vlorës: "Tek Ismail Qemali përmblidheshin gjithë virtytet e mira, të cilat mund të gjenden në botë." (Gazeta "Koha", Boston, Mass., 12 mars 1919).
Për të treguar se kishte respekt ndaj Ismail Qemalit, qeveria e Romës mori përsipër ta zhvillonte varrimin e Plakut të Vlorës me ceremoni zyrtare dhe me shpenzimet e veta. Ajo iu përgjigj menjëherë ftesës së Bashkisë së Vlorës për ta përcjellë trupin e Ismail Qemalit për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë. Varrimi i burrit të shquar në Vlorë, që konsiderohej si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, përveç rëndësisë politike përmbante me vete edhe probleme politike. Vlora ndodhej nën pushtimin ushtarak italian. Veç kësaj, Roma e ndiente veten të sigurt, se me vendimin që do të merrte Konferenca e Paqes që po zhvillohej në Paris do ta aneksonte, në bazë të Traktatit të Londrës, qytetin e Vlorës së bashku me rrethinën e saj. Pasi ta aneksonte, ajo mendonte ta përfshinte krahinën e Vlorës në provincën italiane të Puljes. Por, në Vlorë ekzistonte një frymë e theksuar patriotike për rezistencë kundër synimeve italiane. Sikurse pohon një dëshmitar i kohës, Sali Hallkokondi, në një punim të botuar në vitin 1923, komanda italiane e pushtimit e kishte ndaluar që më 17 maj 1916 përdorimin e flamurit shqiptar në Vlorë, kurse më 20 gusht 1916 e kishte nxjerrë jashtë ligjit (Sali Hallkokondi, "Historia e Shqipërisë së Re", Vlorë 1923, fq. 241).
Dy muaj para vdekjes së Ismail Qemalit, më 28 Nëntor 1918, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë Kombëtare, në Vlorë shpërtheu një demonstratë patriotike, gjatë së cilës Avni Rustemi dhe Bajram Hallkoja në fjalimet që mbajtën dënuan synimet imperialiste të Romës ndaj Vlorës (Sali Hallkokondi, "Historia e Shqipërisë së Re", Vlorë 1923, fq. 241-242). Si pasojë e kësaj demonstrate, me dhjetëra qytetarë qenë burgosur dhe jo pak figura të shquara ishin internuar në ishullin e Sazanit. Në mënyrë të veçantë, komanda e trup-ekspeditës ushtarake italiane në Vlorë me në krye gjeneralin Settimio Piacentini druheshin se ardhja e arkivolit me trupin e Ismail Qemalit në Vlorë do të shërbente si shkëndijë për manifestime të reja patriotike. Si rrjedhim, ajo tregonte shumë kujdes në organizimin e procesionit të varrimit të trupit të Ismail Qemalit në vendlindje dhe në qytetin ku ai kishte shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Këshilli bashkiak i qytetit, ku mbisundonin patriotët, propozoi që varri i Ismail Qemalit të vendosej në sheshin qendror të qytetit, pranë selisë ku ishte shpallur më 28 Nëntor 1912 Pavarësia Kombëtare e Shqipërisë. Por, komanda ushtarake italiane, duke u kapur pas projektit ende në studim të rregullimit të sheshit qendror të qytetit, nguli këmbë që trupi të vendosej në kalanë e Kaninës, të paktën përkohësisht, aty ku qenë vendosur stërgjyshërit e Ismail Qemalit, pinjollët e familjes Sinanaj apo të Sinanpashallarëve, gjatë shekujve të kaluar. Madje, ajo vetë mori përsipër organizimin e ceremonisë së varrimit, por vuri si kusht që gjatë procesionit të mos shpalosej asnjë flamur kombëtar shqiptar dhe të mos kishte shpërthime patriotike. Ajo kërkoi gjithashtu të censuronte dhe fjalimet e përmortshme që do të mbaheshin. Pas disa debatesh u arrit marrëveshja e komandës italiane me këshillin bashkiak shqiptar, që gjatë kortezhit vetëm arkivoli të ishte i mbuluar me flamurin shqiptar. Kryesia e bashkisë, nga ana e saj, me qëllim që t‘i kryente homazh të madh birit të shquar të Vlorës dhe të Shqipërisë, një homazh të madh pa incidente, të cilat mund të prishnin varrimin, u lëshoi një thirrje qytetarëve dhe fshatarëve të zonës së okupuar që të merrnin pjesë në varrim jo me flamurin kombëtar në dorë, por ta nderonin në heshtje patriotin e madh me praninë e tyre sa më të shumtë gjatë ceremonisë së varrimit.
Në të vërtetë, kështu ndodhi. Nga Peruxha, trupi i pajetë i Ismail Qemalit, i cili fill pas vdekjes u balsamos, i shoqëruar nga djemtë e tij, u nis drejt Brindisit. Aty u vendos mbi luftanijen italiane "Alpino" dhe arriti në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli u vendos në komandën ushtarake italiane që ndodhej në skelë. Aty qëndroi dy ditë.
Ceremonia e varrimit u krye dy ditë më pas, ditën e mërkurë më 12 shkurt 1919. Përcjellja e trupit nga skela filloi në orën 10.00 paradite. Aty qenë të grumbulluar gjithë popullsia e Vlorës, si edhe reparte ushtarake italiane me bandën e tyre muzikore. Kortezhin e prinin 12 kurora lulesh të dërguara nga populli i Vlorës, organet e qarkut e të krahinës së Vlorës, shkollat fillore të qytetit, qyteti i Fierit, shoqëria "Djelmoshat e Vlorës". Një nga kurorat ishte e gazetës "Kuvendi", në të cilën thuhej: "Ismail Qemal Vlorës! Diplomatit të vlerët". Edhe në këtë formulim shihej censura italiane, e cila lejonte që Ismail Qemali të nderohej jo si patriot, as si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, por si "diplomat i vlerët".
Kur kortezhi u nis nga skela për në qytet, në krye qëndronin anëtarët e shoqërisë "Djelmoshat e Vlorës", që mbanin kurorat. Pas kurorave vinin anëtarë të tjerë të "Shoqërisë djaloshare". Pas tyre vinte banda ushtarake, e cila ekzekutonte melodinë e përmortshme "Jone" të kompozitorit italian Petrella. Më tutje, një grup ushtarësh të regjimentit të 86, si dhe një repart italian mitraljerësh. Pas tyre vinte karroca që mbante arkivolin e mbështjellë me flamurin kombëtar. Karrocën e tërhiqnin gjashtë kuaj të murrmë. Anës karrocës ecnin dy rreshta ushtarësh. Më pas vinin hoxhallarët. Pas tyre tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj vinte gjenerali Settimio Piacentini, kundëradmirali Lubetti, autoritetet ushtarake e civile të krahinës, parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave fillore të qytetit dhe një tufë ushtarësh kalorësie.
Duke ecur me hap të ngadalshëm, kortezhi i përmortshëm arriti në qytet. Atë ditë, thotë korrespondenti i gazetës "Kuvendi", Vlora ishte në zi. Tregu ishte mbyllur. Në dyqane qenë ngjitur letra nekrologjie me rrip të zi anash, ku ishte shkruar: "Zi kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemalin." Duket se flamurin kombëtar të ndaluar nga komanda e pushtimit, qytetarët vlonjatë e zëvendësuan me nderimin nëpërmjet shpalljeve nekrologjike për Ismail Qemalin, "patriotin e madh".
Nëpër dyert dhe dritaret e shtëpive, shkruante korrespondenti, kishin dalë gra dhe vajza, për të nderuar "Plakun e Shqipërisë", disa nga të cilat e kishin njohur në rini. Kur arriti në tregun e qytetit kortezhi u ndal. Aty u mbajtën dy fjalime të përmortshme. Mbi ceremoninë e varrimit kemi dy burime historike - një nga autoritetet ushtarake italiane të pushtimit, tjetrën nga kujtime qytetarësh vlonjatë të atyre kohëve.
Në lidhje me këtë ceremoni, gjenerali S. Piacentini i raportonte Ministrisë së Jashtme të Romës po atë mbrëmje: se anija luftarake "Alpino" arriti në skelë mbrëmjen e ditës së hënë më 10 shkurt 1919; se më 12 shkurt ora 10.00 paradite u krye ceremonia e varrimit; se arkivoli me trupin e Ismail Qemalit u nis nga skela në orën 10.00 paradite; se sipas programit të parashikuar, mori pjesë batalioni i këmbësorisë së ushtrisë italiane me muzikë e flamuj.
Ai nënvizonte se nuk pati "asnjë flamur shqiptar, përveç atij që mbulonte arkivolin. U mbajtën dy fjalime nga paria shqiptare, të cilat, theksonte gjenerali italian, më ishin bërë të njohura më parë (sigurisht për t‘i censuruar - F. B.). Pjesëmarrja ishte e madhe. Rregulli qe maksimal. Nuk pati asnjë incident."
Autori R. Fallaschi, i cili ka botuar relacionin e S. Piacentini-t, shënon nga ana e vet se "mbushesh me hidhërim mbi varrimin e Ismail Qemalit, kur mendon se në qytetin e tij të lindjes, ku vetëm gjashtë vjet më parë patrioti i madh shpalli pavarësinë e Shqipërisë me entuziazmin e kombit dhe me pëlqimin e Italisë, tani ai nderohej jo nga ushtarë të vendit të tij, por nga trupat ushtarake italiane e që i vetmi flamur shqiptar i pranishëm ishte ai që mbulonte arkivolin e tij." Pjesë nga ditari i komandës italiane në Vlorë.
Edhe pse mungonte aty ushtria shqiptare, në orën e varrimit tërë popullsia e qytetit dhe e rrethit qe rreshtuar anës rrugës nga skela në Kaninë nga do të kalonte arkivoli, ndërsa fshatarët mbushën dhe kodrat. Sipas dëshmitarëve nga mizëria e fshatarëve kodrat dukeshin si koshere bletësh.
Gjenerali italian nuk na thotë se cilët qenë dy personalitetet që mbajtën fjalimet e përmortshme në tregun e qytetit. Emrat e tyre i njofton korrespondenti i gazetës "Kuvendi". Ata qenë Jani Minga dhe Qazim Kokoshi, dy delegatë që kishin marrë pjesë bashkë me Ismail Qemalin si përfaqësues të Vlorës në Kuvendin Historik që shpalli Pavarësinë Kombëtare, më 28 Nëntor 1912. Madje, ai na jep edhe fjalimet e tyre.



Vlorë, 12 shkurt 1919. Pamje nga ceremonia e varrimit të Ismail Qemalit.
Jani Minga tha ndër të tjera: "Popull i përzishëm!
Shumë të brengosur dhe shumë të vrenjtur të shoh sot. Jani Minga
Vallë ç‘gjëmë e tmerrshme të ka ngjarë e ç‘mandatë të zezë ke dëgjuar? Pyes me pikëllim shpirti. Pyes me zemër të dridhur. Po mjerisht kudo ku rrotulloj sytë, kudo ku mbaj veshët një zë përgjigjet për çdo anë, nga çdo fytyrë e venitur dhe e shkëmbyer e juaja del një zë i helmueshëm dhe i shëmtuar dëgjohet "Vdiq Ismail Qemali! Vdiq Plaku i Vlorës! Plaku i Shqipërisë!" Heu! Thuaj më mirë o i mjerë popull "vdiq burri më i madh i Shqipërisë, luftëtari më i fortë i mendjes, i ndjenjave dhe i mendimeve kombëtare, vdiq mburoja më e fortë dhe më e madhe e kombit, vdiq politikani ynë më i madh dhe diplomati ynë më i dëgjueshëm në fushë të politikës e të diplomacisë europiane."
Nga fjala që mbajti Qazim Kokoshi përpara trupit të Ismail Qemalit, shkëputim këto rreshta: "Helmi dhe dëshpërimi që goditi gjithë bashkatdhetarët nga kjo gjëmë ishin aq të mëdha sa na pëlqente në ditën e shpalljes së pavarësisë Kombëtare,
që të mos ta besonim, donim të shpresonim që lajmi të mos ishte i vërtetë dhe Ismail Qemali të mos kishte vdekur që kësisoj ai me gjalljen e tij të mund të kryente plotësisht qëllimin e shenjtë që kishte filluar që në kohën e djalërisë dhe për të cilin kishte marrë në sy pësimet e mërgimin me shumë rreziqe, me shumë rruajtje e të këqija. Qazim Kokoshi. Por, mjerisht, këto shpresa nuk u vërtetuan pse thonjtë e tmerruar të vdekjes e rrëmbyen Ismail Qemalin. Një e tillë humbje, sidomos në një kohë kur atdheu i tij priste shërbimin më të madh, priste nga fuqia e mendjes së tij kurorëzimin e të drejtave dhe të dëshirave kombëtare, një e tillë mynxyrë, në një kohë të tillë, kur fati i të gjorit komb shqiptar është duke u shqyer përjetë, na duket se e shton helmin e dëshpërimin tonë më shumë se çdo herë."
Qazim Kokoshi e mbylli fjalën e tij kështu: "Ismail bej!
Të përunjemi dhe të sigurojmë që Shqipëria, ndonëse e vogël, e varfër dhe e paditur, të çmon dhe kujtimin tënd do ta ketë si rrënjë të idealit të saj."
Pas fjalimit të tyre, ushtria italiane i bëri nderimin e fundit Ismail Qemalit, duke ekzekutuar himnin mbretëror, sigurisht të Italisë. Që këtej reparti i kalorësisë italiane së bashku me të parët e fesë, parësinë e qytetit e një masë e madhe qytetarësh vlonjatë e shoqëruan arkivolin drejt e në Kaninë, ku u varros. Në këtë mënyrë mori fund dhe ceremonia e varrimit.

Fatjon Balliu, Shqip
Vijon ...