Friday, December 4, 2009

Përse na pëlqejnë vetëm të vërtetat e bukura ?

Natyra njerëzore është përherë në progres të pandërprerë. Ajo le pas mbeturina të së shkuarës, shikon përherë përpara, thyen tabu, shkel në kufij të rinj të logjikës.

Eshtë jashtëzakonisht e gabuar që disa njerëzve nuk u pëlqen kur iu përmendet një e metë , kur korigjohen, kur gjykohen, kur u thuhet një e vërtetë e hidhur në fytyrë. Në këtë mënyrë në shoqëri kultivohet dyfytyrsia, hipokrizia etj. E preferojmë të quajmë mik apo shok/shoqe dikë që nuk tenton të na korigjojë, dikë që zgjedh të heshtë ndërsa sheh se po gabojmë dhe si rrjedhim ne kthehemi në barrë të vetvetes, duke i ngritur vetes kurth e duke mos dashur të shpëtojmë prej tij.



Sillemi në menyrë kaq arrogante ndaj së vërtetës, ndaj ithtarëve të saj, e si për paradoks parapreferojmë ata që na genjejnë, që ushqejnë mbretërinë tonë të iluzionit në kështjellën prej rëre të vetkënaqësisë.

Jemi shumë më të predispozuar të besojmë atë ç'ka na pëlqen, pavarësisht faktit nëse ajo është apo jo e drejta, është apo jo e vërteta...

Pse ? A është e drejtë ?


Çdokush prej nesh duhet ti përgjigjet në heshtje disa pyetjeve:

- Pse duhet ta kemi kaq frikë të vërteten ? Çfarë rreziku mund të na vijë nga e vërteta ?

- Përse zgjedhim një komoditet ngushëllues duke u fshihur pas gënjeshtrave ?

- Mos vallë kemi frikë të rritemi ?

- Përse besojmë atë që duam dhe jo atë që duhet ? Përse ajo që duam është përherë kaq e ndryshme nga ajo që duhet ...?



- Ku dhe si u infektua logjika njerëzore ?

Artikulli është shkruar në formën e një retorike, për ta diskutuar bashkë.
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës

Thursday, December 3, 2009

Viti 1789 !

Cili është Faji i vërtetë i shqiptarëve?

Faji i shqiptarëve është se ata rrëmojnë historinë, si historinë e tyre dhe atë të të tjerëve. A bëjmë gabim ne shqiptarët që përpiqemi të kuptojmë se:

- si ka mundësi që në shek. e 16-të në Evropë të kemi universitete dhe nuk kemi ende sistem arsimor fillor?
- si ka mundësi që në shekullin e 16-të, një elitë arsimohet dhe merr arsim të lartë, kur njerëzit e thjeshtë në Evropë, deri në vitin 1789, nuk dinë akoma të flasin frëngjisht, gjermanisht, italisht, polonisht, greqisht, rumanisht, turqisht, rusisht, arabisht?
- a ka filluar arsimimi i njerëzve miliona vjet përpara apo në vitin 1770? - pyet me ironi gjermani Lenzen, president i Freie Universität në Berlin, më 1994-ën.




Kuptohet, arsimimi i njerëzve ka filluar miliona vjet përpara. Deri më 1543-ën, kur u themelua Vatikani, kur në Shqipëri u shkatërruan të gjitha qytetet, kur në Itali u hodhën themelet e para të Shën Pjetrit, kur në Angli hyri krishtërimi, kur në Francë e Gjermani nisën të ngrihen katedralet, njerëzimi kishte shkuar shumë përpara - në dije e në teknologji. Por, në këtë kohë doli Klasa e re e zezë e Fajdexhive – Bankierë, që mësuan se me kartmonedhën mund të rrosh në mënyrë parazite duke shfrytëzuar punën, djersën dhe dijen e mbarë njerëzimit. Kjo klasë e re Fajdexhinjsh, qe ajo që bëri në shekullin e 16-të kthesën më të shëmtuar në historinë e Njerëzimit.

Projekti i kësaj klase ishte dhe mbetet diabolik.

Sundimi mbi njerëzit nuk mund të arrihej në një shoqëri të përbërë nga njerëz të ditur. Përveç kësaj, shoqëria nuk mund të sundohet kur ajo është kompakte, kur njerëzit flasin një gjuhë, kanë të njëjtat zakone, trashëgojnë të njëjta virtute, kanë zhvilluar një kulturë dhe art unik të tyren.

Kështu lindi ideologjia e Pax et Securitas, paqe në vendin e monarkëve dhe luftë anembanë globit. Por, që të vihesh në zbatim kjo ideologji, më parë njerëzit duhet të kalonin nëpër një periudhë të errët paditurie. Shekujt 16-të dhe 17-të janë shekujt e Errësirës së Madhe. Njerëzit në mbarë Evropën u lanë pa shkollë, ndërsa në universitetet e vjetra filluan të mësohen gjuhë të panjohura ndonjëherë: Latinishtja, Greqishtja e Vjetër, Gotishtja, Sllavishtja Kishëtare. U përgatitën ndërkohë dhe Biblat si dhe kryeveprat në gjuhët e reja. Por të gjitha këto vepra e kryevepra evropiane në atë kohë, përveç një grushti të diturish, nuk kishte asnjë evropian tjetër që dinte t’i lexonte e t’i kuptonte.

Në shekullin e 16-të, Fajdexhinjtë, krahas punës për realizmin e këtij projekti, filluan shkatërrimin një e nga një të gjitha qyteteve të Mesdheut. Në Shqipëri u rrafshuan Durrësi, Apollonia, Butrinti e çdo qytet tjetër me rrënjë të thella në antikitet. Përtej oqeanit u dërguan ekspeditë, dhe larg syve të botës u zhdukën nga faqja e dheut qytetërime të tëra.
Evropën e pllakosi errësira dhe dhuna. Fajdexhinjtë ndanë mes tyre detyrat, secili prej tyre u vetëvendos sovran mbi atë pjesë të botës, që deshi.

U deshën 250 vjet, që të përgatiten tekste, që të formoheshin në universitetet e Evropës pedagogët e para për gjuhët e reja dhe të vjetra në mbarë Evropën, që në Evropë të fillonte më në fund më 1770-ën t’u jepej mësim njerëzve, që deri në atë kohë kishin folur, shkruar dhe kënduar vetëm NJË GJUHË.

Kështu mund të shpjegohen të gjitha fenomenet shoqërore, që kulmojnë në vitin 1789 në Francë dhe në vitet 1820 – 1850 me krijimin e kombeve.

Kështu ne mund të kuptojmë sesi në Francë deri më 1789-ën vetëm 12 % e popullsisë e fliste frëngjishten në mënyrë korrekte dhe më e habishtjmja e habive, përse 50% e francezëve nuk e dinte fare frëngjishten, përse në Itali italishtja u fut si gjuhë zyrtare në universitete vetëm më 1761-in, përse në Evropë më 1770-ën u vendos për herë të parë sistemi arsimor fillor, përse deri atëhere nuk kemi një sistem arsimor të mesëm në Evropë !!!

Vetëm kështu ne mund të arrijmë të fillojmë të kuptojmë se ç’ishte Akademia e Voskopojës në mes të territoreve të sunduara nga Otomanët, cili qe roli i saj, kur deri atëhere nuk kemi universitete te grekët (1824), rumunët (1860), serbët (1838), kroatët (1874), bullgarët (1904) etj.

Këto përse janë të shumta, dhe me kalimin e kohës shumë pyetje do të ngrihen dhe shumë përgjigje, edhe më të sakta, do të jepen... I tërë ky lëmsh në histori u ngatërrua me qëllimin e vetëm që një grusht njerëzish, që edhe sot e quajnë veten aristokraci:

- të humbin gjurmët e origjinës së vet,
- që populli i Evropës të përçahej më lehtë,
- që kacafytja e popujve të rinj me njëri – tjetrit të lehtësonte mbijetesën e një grushti njerëzish, që ende dhe sot e sundojnë botën veç me kriminelë dhe me mjete kriminale.

Pra, Rilindja Evropiane është në të vërtetë Krimi më i Madh që mund të jetë bërë ndonjëherë kundër Njerëzimit.

Burimi: http://clirimxhunga5.blogspot.com/

Myslimanët kthehen kundër Darvinit

Myslimanët, në shumë vende, masivisht po kundërshtojnë teorinë e evolucionit të Darvinit, nën ndikimin e elementeve konservatore të islamit. Kjo u bë e ditur gjatë një konference shkencore të mbajtur në Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik.


Nidal Guesoum, profesor i fizikës dhe astronomisë në Universitetin Amerikan të Sharjahas në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha në konferencë se në shumë vende, studentët dhe akademikët mendojnë se duhet të zgjedhin mes evolucionit dhe kreacionizmit, në vend që të kuptojnë se dikush mund të besojë në Zot, por edhe në teorinë e Darvinit.

Dr. Guesoum, mysliman sunit, tha se në vende si Tunizia, Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Malajzia, anketat tregojnë se vetëm 15% e të pyeturve mendojnë se teoria e Darvinit është e vërtetë apo pjesërisht e vërtetë.

Ky qëndrim ishte mbizotërues edhe në mesin e nxënësve, studentëve e mësuesve nga shkolla e mesme, e deri në universitet.

Ajo çfarë është më shqetësuese, tha Dr. Guesoum, mësuesit e lëndëve shkencore keqinterpretojnë faktet dhe teoritë e evolucionit, duke i përzier ato me ideologji fetare.


Një anketë, në të cilën ishin përfshirë 100 akademikë dhe 100 studentë të universitetit ku punon Dr. Guesoum, tregoi se 62% e profesorëve dhe studentëve myslimanë besojnë se teoria e evolucionit është teori që nuk është provuar.

Qëndrim të njëjtë kishin vetëm 10% e profesorëve dhe studentëve jomyslimanë të anketuar në të njëjtin sondazh.

“Shkalla e pranimit të evolucionit dhe e idesë që kjo teori të jepej në auditore, ishte shumë e ulët”, tha profesori i fizikës dhe astronomisë.

Ai theksoi se evolucioni nuk është në kontradiktë me besimin islam.

“Shumë ekspertë myslimanë, nga koha e artë e islamit e deri në ditët tona, e kanë pranuar këndvështrimin evolucionist të botës”, tha Guesoum.



Duke iu adresuar konferencës në Aleksandri, që u mbajt në 200-vjetorin e Darvinit dhe në 150-vjetorin e publikimit të veprës së tij “Origjina e llojeve”, Dr. Guesoum tha se shqetësimet në mesin e myslimanëve për teorinë e evolucionit u nxitën nga kreacionistët e krishterë.

Njerëzit në botën myslimane i gjejnë tezat e kreacionistëve të krishterë në internet dhe nuk e kuptojnë se ato qëndrime kanë qenë në margjina të debatit shkencor. Ata kanë besuar apriori se kreacionizmi ka besueshmëri shkencore në perëndim.


Ky është një problem serioz. Është njësoj si të dal para studentëve të mi e të them se planetët nuk kanë lidhje me yjet, se nuk ka asnjë lidhshmëri mes tyre dhe forcës së gravitetit dhe se planetët janë krijuar në një ditë. As në ëndërr nuk mund të mendosh që ta paraqesësh kozmosin në mënyrë kaq qesharake”.

“Nuk mund të lejojmë që njerëzit në shekullin 21 të mos kenë asnjë koncept shkencor”
, tha Dr.Guesoum.

Marrë nga gazeta Times

'Guantanamo', Shqipëria ndër vendet e rralla që thotë 'PO'

Shqipëria do të presë ish të dënuar nga burgu i Guantanamos. Lajmi është dhënë nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili ka deklaruar se është përgjigjur pozitivisht për kërkesën për pritjen e disa ish të dënuarve.

Nga Australia e madhe e deri tek Estonia e vogel, jane te panumert vendet qe i kane thene JO kerkeses se amerikaneve per te mbajtur ne vendet e tyre te burgosurit e Guantanamos, burgu i tmerreve dhe shkeljes flagrante te te drejtave te njeriut.

Por Shqiperia eshte nje vend gjithmone i lehte per kerkesat e 'te medhenjve'. Ne do te behemi keshtu nder te paktat vende, ku qeveria eshte dakord te marre persiper kete risk. Madje ne menyre te perseritur.

Sipas kryeministrit te Shqiperise, ky qëndrim i qeverise ne Tirane bazohet në një çështje shumë të rëndësishme që ka të bëjë, sipas tij "me të drejtat e njeriut".


"Sigurisht ne nuk mund të presim më ujgurë, sepse marrëdhëniet me Kinën kanë një rëndësi të veçantë". - shtoi ai, duke perjashtur kete kategori, edhe pres se ciles ne kemi marre me pare te burgosur. Ne Tirane jetojne nje grup ujguresh prej vitesh.


Deklarata është bërë gjatë një konference për shtyp, ku Berisha përshëndeti vendimin e marrë nga presidenti amerikan Barak Obama për strategjinë e re për Afganistanin.

Takimi i S.Berishes me ambasadorin amerikan Withers dhe te derguarin Fried kishte lidhje pikërisht me këtë vendim.

Ai theksoi se në takim u njoftua ambasadori Withers për vendimin se Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Afganistan. Sipas Berishës, nga dy kompani që janë aktualisht me mision në Afganistan do të ketë 85 trupa shtesë.

Sipas te derguarit amerikan ne Europe per ceshtjen e Guantanamos, ambasadorit Fried, proten pergjigje pozitive edhe nga Franca, Hungaria, Portugalia dhe Irlanda. Por presioni i shoqerive perkatese ne keto vende ashtu si dhe thuajse ne gjithe globin eshte i forte per JO.

*****



Berisha takon ambasadorin e SHBA-së, Withers

Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së në vendin tinë, John Withers.

Takimi mësohet se është zhvilluar në ambientet e vilës nr.31 në kryeqytet dhe pa praninë e medieve.

Nuk njoftohet asgjë për temën e takimit mes kreut të qeverisë shqiptare dhe ambasadorit Withers, por takimi ka nisur vetëm pak kohë para skadimit të ultimatumit të opozitës për hapjen e kutive.

Shekulli

Mbi gjuhën shqipe dhe etimologjinë e gjuhëve

Kush është Homeri?



Duke rilexuar këto ditë disa pasazhe të Eloge de la Folie të Erazmit të Roterdamit besojmë se kemi rënë në gjurmët e identitetit të vërtetë të Homerit. Ne mendojmë se autori që fshihet pas emrit të Homerit është Erazmi, dhe kjo për disa arsye.


Homeri


Erazmi është autori i Testamentit të Ri në latinisht dhe në greqisht. Testamenti greqisht për herë të pare u shkrua nga Erazmi i Roterdamit dhe u be pjese e Biblës Poliglote më 1514, por botimi u vonua deri më 1520-en. Më vete Testamenti greqisht u botua në Bazel më 1516 duke qenë kështu Bibla e pare e shkruar ndonjëherë në gjuhën greke në Evropë., në fillim me titullin Novum Instrumentum omne, diligenter ab Erasmo Rot. Recognitum et Emendatum, dhe vetëm në botimin e dytë më 1519 ky tekst merr emrin Testament. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm, që neve nuk duhet të na shpëtojë. Pra Termi testament për Biblën e Re del për herë të parë më 1519 dhe për Biblën e vjetër, apo Testamenti i vjetër edhe më vonë. Botimi i tretë i 1522 u bë baza nga ku lindën biblat e tjera. Botimi 3-te i Testamentit të ri u përdor nga Tindal për të shkruar Testamentin e tij në anglisht më 1526 dhe 1550. Erazmi shkroi më 1527 një Testament të Ri "definitive" (pra deri më 1527 emri Bibles dhe botimet e saj në latinisht dhe greqisht lidhen vetëm me emrin e Erazmit të Roterdamit). Versionet e mëvonshme të Testamentit në greqisht të Erazmit u njohën nga ana e Vatikanit si textus receptus, pra, teksti i pranuar i Bibles..

Erazmi, lavdia e Gjermanisë, Dielli i eruditëve evropiane të shekullit të 16-te, thotë në faqen e dytë të veprës së tij "Lëvdimi i Marrëzisë" (fr. Eloge de la Folie), të shkruar më 1509 për një jave kur Erazmi po qëndronte për vizite në Angli te miku i tij Tomas Mor, e që u botua më 1511, se

...Il y a des siècles que Homère c'est amusé au Combat de rats et des grenouilles, pra, kanë kaluar shekuj që kur Homeri (lexo Erazmi) argëtohej me Luftën e Minjve dhe Bretkocave.

Dhe në fakt, Batrachomyomachia, Lufta e Minjve dhe Bretkocave (Homeri Ilias. Ulyssea, batrachomyomachia, hymni XXXII, Venice), u botua nga Aldo Manuzio më 1504. Për herë të parë më Homeri përmendet më 1488. Flitet për Homerin e një farë Alopo, për te cilin s'gjejmë kurrkund ndonjë të dhënë të qartë. Më 1488 Erazmi është 22 vjeç dhe më 1504-en 40 vjeç. Ai është autori i bibles në latinisht dhe greqisht.

Në shënimet e tij profesori frëng Maurice Rat mbi "Eloge de la folie", thotë se :

Le Combat des Rats et des Grenouilles apo Batracomyomachie nuk është një vepër e Homerit, siç besonte Erazmi, por një parodi e Iliadës, në formën e një poeme burleske në 294 strofa, që me sa duket nuk është më e vjetër se shekulli i IV para Jezu Krishtit. (?!)

Ky profesor frëng, një nga penat më në zë e më autoritare të letërsisë antike në Francë, që ka përkthyer, redaktuar, recenzuar dhe ka lënë shënime në veprat e autorëve kryesorë të antikitet të përkthyera në frëngjisht, shpreson të na mashtrojë dhe ne ashtu siç ka bërë me lexuesin e tij francez, kur thotë se Erazmi nuk ishte në dijeni të Iliadës origjinale. Në dijeni të kujt të ishte Erazmi, kur deri më 1509-en kur ai shkroi Lëvdimin e Marrëzise nuk kemi asnjë botim "serioz" të Iliadës së Homerit?
Në qofte se për botimin e 1488 ne s'kemi asnjë të dhënë për përmbajtjen e këtij libri, se çfarë thoshte "Homeri" aty, në botimin e vitit 1504 ne kemi të bëjmë akoma me Batrachomyomachia, pra, me atë që quhet parodia e Iliadës. Në këtë kohë Odisea akoma s'ka dalë në dritë.

Botimi i pare i Iliadës së Homerit, pra, Homeri që ne njohim sot, daton më 1526 dhe është botuar në Venecia nga mjeshtri Stefano da Sabio. Pra, një dekade e gjysëm më vonë se botimi i Lëvdimit të marrëzisë të Erazmit. Te Lëvdimi i Marrëzisë, Erazmi flet për Luftën e Minjve dhe Bretkocave, por Maurice Rat, ky Rat (fr. mi) i vogël, por i zoti, ka evidentuar 25 citime të Iliadës dhe të Odisesë, kur Iliada tashme njihet publikisht si Batrachomachia, ndërsa Odisenë akoma s'e ka pare njeri me sy, e jo më ta kishte lexuar.

VEPRA LEVDIMI I MARREZISE është një vepër monumentale e Erazmit të Roterdamit, pasi aty ne do të zbulojmë pak e nga pak se çfarë njihte Erazmi deri më 1509, çfarë autorësh kishte lexuar ai, se kur janë botuar ata për herë të parë, dhe do të kuptojmë se shumë nga këta autore të panjohur në Evrope deri më 1509 qarkullonin të pabotuara si tekste ndër eruditë, ato duhet të kenë qenë në gjuhën e tyre origjinale, pra në gjuhën shqipe.
Prej këtyre teksteve shqipe kanë lindur botimet në gjuhët e tjera apo janë shkruar libra të tjera të frymëzuara prej tyre. Studime shumë më të thelluara se këto vëzhgime të mia të shpejta do të na mësojnë të vërtetën mbi Antikitetin dhe Mashtrimin që selia e Vatikanit ka bërë në kurriz të Historisë dhe Kulturës shqiptare.

Pra,

1. Erazmi i Roterdamit, që pranohet botërisht se është babai i Testamentit të Ri, autori i Biblës në latinisht dhe në greqisht, një personalitet, me autoritet dhe famë të barabartë, mos më të lartë se vetë kreu i Vatikanit në atë periudhë, pra, papa Adrianin, nuk mund të guxonte të parodizonte me Homerin në kulmin e kohës se Inkuzicionit dhe Çensurës më të egër që njeh Koha, po qe se ai nuk do të kishte qenë vete Homeri.

Në gjuhët evropiane Homeri do ta shohë dritën e botimit shumë më vonë. Kështu në gjuhën angleze kemi përkthimin e pare nga George Chapman (1559–1634) dhe Thomas Hobbes (1588–1679). Në gjuhën frënge botohen për herë të pare më 1545 vetëm dhjetë këngët e para të Iliadës dhe në gjermanisht përkthyesi i pare është Johann Heinrich Voß, i cili ka lindur më 1751 dhe ka vdekur më 1826.
Pra, deri në kohën e Lëvdimit të Marrëzisë nuk kemi asnjë botim të vërtetë të Iliadës, në asnjë gjuhë evropiane, dhe "pretendimi" i Maurice Rat, që Erazmi s'e njihte Homerin na duket sa neve sa qesharak, po aq dhe djallëzor!

Tashme ne duhet të shohim, të lexojmë dhe të analizojmë me sy kritik gjithçka që kanë thënë dhe vazhdojnë të thonë studjuesit e huaj, pasi mendimi i tyre i shprehur në shtyp, libra e TV është një mendim i çensuruar, që përpiqet të mbulojë fallsifikimet historike dhe kulturore, që Vatikani dhe Aristokracia kanë bërë për më se 500 vjet për të krijuar, siç kemi thënë dhe herë tjetër, një identitet të ri për vetveten në kurriz të historisë dhe kulturës të popullit shqiptar.

2. Erazmi është treguar aq finok sa që ka lënë gjurmë të qartë në një vepër të tillë, në një kryevepër të kohës së Iluminizmit, që do të luante më pas një rol të madh në historinë e letërsisë evropiane duke qenë model për shumë autorë të tjerë të mëvonshëm, sa të krijojë emrin e Homerit duke u mbështetur në emrin e tij. Shikoni se sa e thjeshtë do të na duket kjo gjë nga ky krahasim i dy emrave këtu më poshtë.
Pra, kemi emrat

ER_AS_MUS HOM_ER_OS

Të dy emrat përbëhen nga tre rrënjë: Er (Ar), as = os (është) dhe togfjalëshat e barabartë hom = mus (q'jam). Për barazimin "hom" me "mus" në fjalë dhe emra të tjerë të përveçëm ne mund të sjellim qindra shembuj.

Pra duke i parë gjërat me sy kritik ne do të arrijmë të rivlerësojme gjithçka që është shkruar deri më sot duke vënë në vend të vërtetën, të drejtën historike, do të kuptojmë më mire thëniet e autorëve të dëgjuar si D'Angely, i cili thotë se kur Chateaubrian kaloi nga Athina në shekullin e 19-të, ai e quajti këtë vend "një fshat të fëlliqur shqiptar".

Kuptohet se Chateaubrian, ky personalitet frëng nuk e ka ditur që mbiemri "i fëlliqur", në shqip është marrë si fjalë model për të krijuar kalkun felix, felicis, pra i lumtur, në gjuhët latine ashtu dhe për fjalën i fëlliqur në frëngjisht:

Pak etimologji. Felix lat. = felice it. = fëlliqur shqip. Në rrënjë të fjalës felix, felicis lat. Kemi rrënjën shqip yll dhe vij, pra vij si yll, prandaj jam dhe i lumtur, i lumtun (= them (se) yll jam).



Tahrif, apo fallsifikimi i historisë, kulturës dhe i gjuhës.

Disa muaj më parë, në një nga fjalimet e tij më antisemitike Ahmadinexhad (në kete emër kemi shpalljen dy here të të njëjtës ide: ahm ad "jam at", exh ad "është at"), presidenti aktual i Iranit deklaroi botërisht se çifutët janë një produkt i gjermanëve dhe se Izraeli një ditë do të zhduket.

Ahmadinexhad, ky burrë namuzli, ka pjesërisht të drejte, sepse ashtu siç u hodh ideja në shekujt 9-16 për identete popujsh të rinj si greket dhe çifutët, po ashtu u krijuan dhe termat për ë emërtuar kombe të tjerë evropiane, arabe, të Lindjes se largme e më gjërë.

Pra, ashtu siç çifutët qenë një sajesë e iluministëve, sajesë qenë dhe shumë kombe të tjerë duke filluar nga ai i gjermanëve, francezëve dhe italianëve, e kështu me rradhe.

Para shekullit të nëntë në Evrope njihesh vetëm një popull i ndritur dhe një gjuhe, populli ynë, gjuha jonë. Po se si jemi quajtur ne, si është quajtur gjuha e jonë, tashme është e vështirë të deklarosh gjëra me siguri, e tërë historia është e fallsifikuar, "iluministët" e Vatikanit kanë vënë dore mbi gjithçka që u trashëgua nga periudha pagane. Historia dhe kultura janë të ndotura nga mendja dhe duart e tyre.

Pra, në kete periudhe nuk kemi vetëm lindjen e një identiteti të ri, ate çifut, por kemi lindjen e identiteve të reja latine, greke, latine dhe italiane, teutonë dhe gjermane, gale dhe franceze, sllave dhe ruse, budiste dhe kineze e kështu me rradhe.

Kete proces kreativ na e shpjegon termi arab "tahrif", që don te thotë fallsifikim. Ja se ç'thuhet te Wikipedia për kete fjale te http://en.wikipedia.org/wiki/Tahrif:

Tahrif (Arabic: تحريف "corruption, forgery"; the stem-II verbal noun of the consonantal root ḥ rf, "to make oblique") is an Arabic term used by Muslims with regard to words, and more specifically with regard to what Islamic tradition supposes Jews and Christians to have done to their respective Scriptures. Most Muslims believe that Jews and Christians have deliberately changed the text of the Jewish Torah and the Christian Bible, through altering words from their proper meaning, changing words in form, or substituting words or letters for others. This is considered by Islam to be a deliberate change which distorted the word of God, and which thus necessitated the giving of the Quran to Mohammed, to correct this perceived distortion.

Pra, shumë muslimanë (namuslinj, këtu kemi barazimin na_mus_li dhe mus_lim_an, a ju kujtohet Er_as_mus? Është e njëjta fjale, kemi veç ndërrimin Yll me Ar. Nga namusli = q' jam yll" ka dale arabishtja namus dhe greqishtja nomos "rregull" si dhe anglishtja name "emër", që në fillim ka patur ate kuptim që ka dhe turqishtja, nam, pra famë. Që këtej ka ardhur dhe fjala onoma e greqishtes. O + noma = namus + li, paçka se njëra sot na tregon emrin dhe tjetra nderin. Po famë nga vjen? Nga fa=ay + me =jam. Krahaso faber me arbër. Një Faberge në Rusi me origjine franceze ka qenë argjendari më i famshëm i carit në shekullin e nëntëmbëdhjetë) …..

Pra, dhe njëherë, se na u ndërpre mendimi, teksti thotë:

Shumë myslimanë besojnë se Çifutët dhe të Krishterët kanë ndryshuar me qëllim tekstin e Toras çifute dhe të Bibles së krishterë, duke
1. ndryshuar fjalët në formë
2. duke zëvendësuar fjalët
3. duke u ndryshuar fjalëve kuptimin e tyre të vërtetë ose
4. duke zëvendësuar fjalët apo shkronjat me të tjera

Sipas Islamit ky konsiderohet si ndryshim me qëllim, që shtrembëroi fjalën e zotit, dhe prandaj zoti ia dha Kuranin Muhamedit, për të ndrequr gabimin e bërë.

Ky tekst na tregon shumë, na mëson shumë. Dhe më kryesorja, kjo gjë thuhet me gojën e tyre, të joshqiptarëve.

Por kete proçkë, pra këto takrife, apo fallsifikime, s'i kanë bërë vetëm "iluministët" evropiane = priftërinjtë e Vatikanit, por edhe xhaxhallarët e Turqisë.

Siç do të mësojmë më vonë arabishtja dhe çifutja kanë lindur nga turqishtja, dhe jo e kundërta. Pra sa më pranë shqiptarëve, aq më të afërta janë gjuhët e tjera me shqipen. Sa më të largëta vendet, aq më të largëta dhe gjuhët nga shqipja. Pra, procesi i lindjes së gjuhëve ka një përhapje valore, në hapësire dhe në kohë! Qendra gjuhësore dhe kulturore e njerëzimit janë trojet shqiptare, qendra e dijes Apollonia.

Kështu që deklarata e Ahmedinexhad është tendecioze, sepse ne nuk mund të themi që të poshtër ishin vetëm "iluministët" evropiane. Po aq të poshtër për ne shqiptaret janë dhe hoxhallarët e lindjes, të cilët kanë bërë të njëjtën gjë si dhe iluministët e perëndimit, kanë përvetësuar dijen e popullit tone dhe tani na e shesin jo vetëm neve, por ia shesin dhe njeri - tjetrit si të tyren.

A e dini si funksionon ky rreng mes Lindjes dhe Perëndimit, përse i bëjnë dhe përse i tolerojnë këto sulme njeri - tjetrit ?

Për t'ua shpjeguar kete do t'ju jap një shembull nga koha e Enver Hoxhës. Në një mbledhje të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, ministri kishte mbledhur aparatin e ministrisë dhe po u kërkonte llogari vartësve që nuk mësonin gjuhën e huaj dhe po i kërcënonte me largim nga puna. Në një çast ai iu drejtua një punonjësi dhe i tha: "edhe ti, po s'e mësove një gjuhë të huaj do të largoj nga puna, ç’më duhesh këtu pa gjuhe?" Por të gjithë u habiten kur punonjësi guxoi t'i drejtohet ministrit të nxehur me këto fjale: Shoku minister, përse thoni që unë nuk di gjuhe të huaj? Më pyesni në cilëndo gjuhe që të doni, e do të shikoni po s'ju përgjigja!
E tërë salla nisi të qeshte me të madhe dhe serioziteti i mbledhjes u prish. Kjo, sepse të gjithë e dinin që vete ministri nuk dinte asnjë fjale në gjuhë të huaj.

Morali i kësaj që sapo ju thashë kuptohet. Por loja e klerit të Lindjes dhe të Perëndimit është shumë më e hollë. Që të dyja palët e dine mire se ç'ka ndodhur, e kanë bërë vete kete histori, dhe vazhdojnë ta luajnë e do ta luajnë kete rreng në kurriz të popujve të tyre përsa kohe që popujt e ndryshëm, përfshirë dhe ai shqiptar, nuk do të zgjohen.

"In the land of the blind, the one-eyed man is king." Në një vend ku njerëzit janë qorra, mbreti është njeriu me një sy", thotë Erazmi. Njerëzit me dy sy, kuptohet, në atë kohë ishin vetëm klerikët.

Puna jonë synon që të gjithë njerëzit të bëhen me dy sy.



Një hipotezë

Cila do të jetë tablloja historike që pritet të na dalë para syve të mendjes pasi ne të kemi të gjitha provat e mjaftueshme gjuhësore, që do të kenë bindur dhe mosbesuesit më të paepur, mbi primatin shqiptar në krijimin e historisë së njerëzimit dhe të gjuhës në veçanti?


Për ta përfytyruar sadopak këtë perspektivë do të marrim në shqyrtim të shpejtë vetëm dy rrënjë të shqipes: "ar" dhe "bër(ë), pra, ar_bër. Arbër është e njëjtë me baro (i lirë), bari, epir, ipir, iper (nga ku ka dalë Shq_i_per_ia), pari etj.
Për çudi, emri arbër është parapëlqyer të formojë dhe emrin e figurës më të shenjtë të krishtërimit, pra, të Krishtit, Christofer, Christofor, pra "q'ar ishte bërë".

Edhe koha e krijimit të emrit të Krishtit, pra shekulli i 15-të, koincidon me kohën e vdekjes së Al Iskanderit (Gjergj Kastrioti Skënderbeut), ashtu si dhe rënia e Babilonisë (Ay Ilion), përputhet me kohën e rënies së mbretërisë Arbërit.

Le të përqëndrohemi te toponomi ynë Epir. Nga Epir kanë dal fjalët lat. Im_per_i_um, it. Im_per_o, fr. Em_pir_e, em_per_eur, angl. Em_pir_e dhe em_per_or, shqipja per_andor_i.

Pra, duhet të kuptojmë se deri në shekullin e 9-të të erës tonë s'kemi patur në Evropë asnjë perandori tjetër përveç perandorisë epirote, me emrin e të cilës mburren Skënderbeu dhe Frang Bardhi.
Demokracitë greke dhe perandoritë romake janë një fiction i mbretërive, që u shfaqën në shekujt 8 dhe 9-të, të cilat për të mbijetuar (po të përdorim shprehjen e Carlo Magno) duhet të krijonin një identitet të ri. Dhe këtij qëllimi i shërbeu Koncili i vitit 833, i cili vuri detyrën e krijimit të gjuhëve të reja, të cilat u bënë baza e identiteteve të reja në Evropë.

Për të realizuar rënien e mbretërisë shqiptare, vendi ynë u la i vetëm përballë fuqisë më të egër të kohës, asaj të turqve. Që projekti i mbretërive evropiane të funksiononte, shqiptarët duhet të pushtoheshin nga turqit, dhe të asimiloheshin.
Meqë ky projekt, megjithë pushtimin 500 vjeçar, nuk u realizua, atëhere Evropa vuri në punë makinat shoviniste greke dhe serbe, për të copëtuar edhe më trojet shqiptare dhe për ta rralluar edhe më popullsinë shqiptare, në mos për ta shuar këtë komb.

Ky projekt qëndron dhe në themel të masakrave të kryera nga Evropa dhe me porosi të Evropës, ndaj shqiptarëve deri në fund të shekullit të XX. Kjo është dhe arsyeja përse dhe tani Mbretëritë Evropiane po bëjnë çmos, po luajnë të gjitha gurët e diplomacisë për ta paraqitur çështjen e Kosovës para shqiptarëve dhe para gjithë botës si një çështje të koklavitur, si një çështje të pazgjidhshme.

Pjesë e këtij projekti antishqiptar ka qenë dhe mbetet dhe armiqësia ndaj gjuhës shqipe, i vetmi mjet që na ka mbetur ne sot për të hedhur dritë mbi historinë tonë.

Këtu e ka burimin dhe persekutimi i egër, që i bëhet çdo shqiptari që guxon të përzihet në këtë çështje përvëluese për Monarkitë Evropiane dhe Vatikanin.

Ja pse ndriçimi i shqipes do të sjellë vetvetiu humbjen e legjimitetit të Familjeve Mbretërore dhe të Vatikanit, dy armiqve më të mëdhenj të racës shqiptare.

Por ndriçimi i shqipes do të hedhë në kosh të historisë dhe tërë klasën politike shqiptare, atë të së shkuarës, dhe atë të së sotmes, që gjatë gjithë shekullit të njëzetë ka qenë shërbëtorja më e bindur e Aristokracisë dhe Klerikëve, dhe armikja më e madhe e popullit të vet.





Etimologjia – apo paturpësia shkencore e grekërve dhe evropianëve

Siç kemi thënë dhe më parë etimologjia, pra studimi i historisë së lindjes së fjalëve dhe kuptimeve që ato kanë marrë gjatë kohrave është një thesar i madh studimi në ndihmë të shqiptarëve, që ata të kuptojnë në fillim se çfarë ka ndodhur me gjuhët evropiane (e më gjërë), e më pas, mbi bazën e një analize të thjeshtë, të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me shqiptarët, me historinë e tyre, kush janë ata, dhe pse evropianët, amerikanët dhe të tjerë i urrejnë aq shumë, dhe se çdo gjë që ata bëjnë për shqiptarët udhëhiqet nga kjo urrejtje sa e vjetër po aq dhe patologjike.

Kështu, ne do të kuptojmë se çdo lutje e papëve dhe klerikëve është një mallkim 500 vjeçar, që rëndon ende mbi kryet tona. Ja pse mua më tingëllojnë sarkastike fjalët e Ratzinger, drejtuar dje kosovarëve se "Unë jam shpirtërisht me Ju".

Studimi i etimologjisë është një disiplinë shkencore e vështirë, por jo dhe aq. Për më të rezervuarit, më mosbesuesit, ata që u qëndrojnë si shkëmb tezave helene dhe romake, sot do t'u japim historikun e dy fjalëve të tjera "greke", për të cilat leksikografi i dëgjuar francez Bailley, autori që i dha një shtytje të madhe studimeve të mija në fushë të etimologjisë, pretendon se i ka gjetur në tekste të vjetra greke.

Dhe konkretisht:

Në fjalorin e Bailley, botimi vitit 1901 gjejmë fjalët

Semantikos adv. d'une maniere significative, në mënyrë sinjifikative, domethënëse
dhe simeiosis designation, indication, pra, tregim me fjalë, shenjë a diçka tjetër i një sendi a fenomeni

Për këto dy fjalë shkojmë te fjalorët e instituteve kombëtare të gjuhëve italiane, franceze, angleze dhe gjermane dhe gjejmë këto shënime:

Për semiotikën:

CNR - Istituto Opera del Vocabolario Italiano te http://reddyweb.ovi.cnr.it/Default.aspx
nuk jep asnjë të dhënë.

Qendra Kombëtare të Kërkimeve Shkencore në Universitetin e NANSI-t në Francë te http://atilf.atilf.fr/dendien/scripts/fast.exe?mot=semiotique
na thotë se sémiotique del për herë të parë më 1555, dhe më 1628, për të cilën flitet vetëm më 1732!

Në anglisht te http://www.etymonline.com/index.php?search=semiotics&searchmode=none
thuhet se semiotics përmendet për herë të parë vetëm më 1880, dhe thuhet se vjen direkt nga greqishtja semeiotikos.

Në gjermanisht nuk gjejmë shpjegim për këtë fjalë.

Semantik

Në italisht mungon shpjegimi i fjalës semiotica.

Në frëngjisht semantika na shfaqet për herë të parë më 1561, pastaj kjo fjalë zhduket për të ridalë në literaturë më 1875! Kujtojmë dhe një herë se fjalori i Bailley që e përmend këtë fjalë në greqisht është i vitit 1901!

Në anglisht semantika përmendet për herë të parë më 1894, dhe thuhet se vjen nga fr. sémantique, dhe se është përdorur për herë të parë nga Michel Bréal (1883).

Në gjermanisht te http://www.koeblergerhard.de/der/DERS.pdf mësojmë se edhe në gjermanisht e ndeshim më 1910, se termi është marrë nga greqishtja, por e ka përdorur për herë të parë Brel më 1883.

Ky studim mund të zgjerohet dhe në gjuhë të tjera, dhe tablloja se si dhe kur kanë lindur me të vërtetë këto fjalë është sa domethënëse, aq dhe frytëdhënëse për kërkimet tona etimologjike, për të kuptuar shakanë e madhe që është bërë dhe vazhdon të bëhet në fushë të gjuhësisë, meritat e pamerituara të grekërve, dhe se kush i bëri grekërit grekër në shekujt 16 – 19-të


Neologjizma të tjera, që dijetarët perëndimore u falin "grekërve të vjetër"

Shikoni këtu më poshtë neologjizmat të tjera, që dijetarë perëndimorë u dhurojnë bujarisht e me një shpirt filantropik autorëve të vjetër grekë.

Këto janë:

Psike:
Në frëngjisht del më Psyche 1812
Në anglisht më 1647 dhe në gjermanisht, po në shekullin e 17-të.

Po kështu dhe mbiemri psikik del më 1557 në frëngjisht psychique, më 1642 psychical në anglisht dhe më 1800 në gjermanisht 1800.

Tashmë faqet se ku mund t'i gjejmë këto shënime i dimë të gjithë.

Vetë evidentimi i datave kaq të largëta nga njëra-tjetra në kohë i këtyre termave në literaturën evropiane flet shumë, një gjë e tillë është thuajse e pamundur, pasi e reja, novatorja në Evropë ka fluturuar në mesjetë me shpejtësinë e trokthit të kalit, e më vonë me atë të karrocës të tërhequr nga disa kuaj të fuqishëm, ndërsa në kohën e revolucionit industrial me shpejtësinë e makinave me avull, e në fund me postën ajrore.
Kështu që, në shumicën e rasteve, datat më reale e më të ndershme janë datat më të vonshme!

Data të tilla kaq të largëta mes tyre na fusin vetë në dyshime. Megjithatë, për ne do të ishte interesante të ndiqej më tej se te cili autor i vjetër grek përmenden këto terma, pasi atje do të gjejmë dhe xhevahire të tjera.

Autore si Platoni, Aristoteli, Ciceroni dhe Horaci na ruajnë surpriza të tjera...

Çlirim Xhunga

Jeni të lutur ta lexoni me vëmendje, surprizat nuk kanë fund...(S.I)

Googlegooglegooglegoogle.com

Nëse një Google nuk u mjafton, në faqen e internetit Googlegooglegooglegoogle.com do t’i gjeni katër makina kërkimi të Google, të gatshme për kërkim në të njëjtën kohë.



Përdoruesit të cilët me të vërtetë kanë nevoja të mëdha për kërkimin e internetit dhe krahasimin e rezultateve të fituara, janë bërë me një shërbim për qejf të tyre.
Googlegooglegooglegoogle.com u ofron katër kërkime në një ekran dhe në të njëjtën t’i shohin të gjitha rezultatet njëkohësisht.

Duke marrë parasysh që nuk kemi tetë duar dhe katër palë sy, ndoshta nuk do të jemi në gjendje të shfrytëzojmë të gjitha potencialet e një kërkimi të këtillë, por mund të provojmë.



Në fakt dobia e këtij varianti të makinës së kërkimit Google është kufizuar, por ideja na duket bukur simpatike, para së gjithash për shkak të emrit.

Telegrafi

Wednesday, December 2, 2009

Regjistrimi i popullsisë: Jo mbi baza etnike

Regjistrimi i popullsisë mbi baza gjuhësore, e përkatësisë fetare dhe etnike përbën një rrezik serioz dhe kërcënim për territorin e vendit.

Reagimi i fortë vjen nga një prej hartuesve të Kushtetutës, politikanit Sabri Godo, i cili në këtë mënyrë i përgjigjet projektit që kryeministri Berisha premtoi pak javë më parë në Kuvend. Në seancën e 15 nëntorit të këtij viti, Berisha duke iu përgjigjur interesimit të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule për këtë cështje, do të zotohej të kryente regjistrimin e popullsisë mbi baza gjuhësore, etnike dhe fetare pavarësisht rekomandimeve të kundërta të ndërkombëtarëve.

“Megjithë ekzistencën e disa rekomandimeve nga ndërkombëtarët që të mos bëhet, unë jam në regjistrimin e këtij vendi, që do të bëhet nga kjo qeveri. Çdo qytetar do ketë të drejtë të shënojë gjuhën, përkatësinë etnike, besimin fetar”, deklaroi kryeministri Berisha.



Por politikani Sabri Godo e sheh këtë projekt si shumë të rrezikshëm, që do të conte në rritje artificiale të shtetasve me kombësi greke në vendin tonë. Sipas Godos, pas kësaj Greqia do të kishte edhe pretendimin për territore shqiptare.

“Ndërsa të tjerat mund ti marr kalimthi dhe si një lloj shakaje që duhet qortuar, kjo ka një përmbajtje tjetër. Ja cfarë rreziku.

Ajo që thotë Berisha ka të bëjë më të drejtat universale të njeriut, por si i bëhet me familjet e regjistruara me kombësi greke?

Janë me qindra familje në Korce, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë që marrin pensione greke. Nuk jam kundër pensionit por kundër dokumentit që kanë nënshkruar, i cili i detyron të ndryshojnë kombësinë. Këtu duhet të vërë dorë shteti shqiptar. Do të kemi më tepër njerëz me kombësi greke nga c´kemi realisht, dy ose tre herë më tepër.

Kjo i jep të drejtë palës greke të thotë që, ky është territori im sepse është i banuar në shumicën e vetë nga qytetarë që kanë kombësi greke. Rrjedhimisht kërcënon drejtpërdrejt tërësinë tokësore të shtetit shqiptar”, u shpreh Godo.

Godo i ka kujtuar qeverisë shqiptare që të ketë kujdes edhe me varrezat greke të cilat nuk mund të vazhdojnë pafund.

"Nuk mund ta mbulojmë vendin me varreza. U dha leje dhe u arrit në një marrëveshje për dy varreza me Greqinë, kërkonin tre e më parë katër. Nuk mund ta mbulojmë territorin e vendit me varreza të qëna dhe të paqëna, sikundër u provua në fshatin e Përmetit.” përfundoi Godo.


(m.a/News24/BalkanWeb)

Si mund të rregjistrohet popullsia mbi përkatësinë fetare ? Me çfarë feje lind një fëmijë, kur feja nuk është e trashëgueshme, por vjen si rezultat i përzgjedhjes individuale të çdokujt, në periudhën kur individi është i formuar nga ana intelektuale ? N.q.s rregjistrohem si ortodoks e më pak ndryshoj bindje duke u kthyer tek sekti i Dëshmitarëve të Jehovait psh, duhet të shkoj të rregjistrohem nga fillimi ? Po alternativa ateist apo agnostik, ekziston si opsion në këtë rregjistrim ?

Si mund të quhesh fetar, nëse nuk zbaton rite fetare ?

Si mund të bjerë shteti shqiptar në grackën greke në këtë mënyrë dhe si mundet që shteti shqiptar të shkojë paralelisht në një linjë me planet asimiluese greke ? (S.I)

Binjakët identikë, një mendje për dy trupa

Në moshën gjashtë-vjeçare Jim Lewis mori vesh se diku nëpër botë kishte një vëlla binjak identik me të. E ëma, një nënë shumë e re, i kishte dhënë për adoptim menjëherë pas lindjes, në gusht të vitit 1939. Jim ishte adoptuar nga një çift me emrat Lewis dhe Lima, të cilët jetonin në Ohio; ndërsa vëllai nga familja Springer a Dayton, të cilët jetonin edhe ata në Ohio.

Rastësisht të dy ishin quajtur Jim nga familjet adoptuese. Në vitin 1979, në moshën tridhjetë e nëntë-vjeçare, Jim kishte vendosur të gjente gjurmët e vëllait binjak. Gjykata e të miturve, e cila ishte marrë me rastin e tyre, kishte bashkëpunuar në mënyrë deçizive, kështu që vetëm pas gjashtë javësh Jim Lewis trokiti në derën e shtëpisë së Jim Springer në Dayton.

Në momentin që kishin shtrënguar duart ishin ndier aq të afërt dhe të bashkuar saqë dukej se nuk ishin ndarë kurrë. Dhe kur filluan të tregonin historitë e tyre dolën një sërë koinçidencash shumë të çuditshme. Sa për të filluar, kishin të njëjtat probleme shëndetësore. Të dy i hanin thonjtë e vuanin nga pagjumësia.



Të dy në një periudhë të caktuar në moshën tetëmbëdhjetë-vjeçare kishin filluar të vuanin nga migrena, një bezdisje që i kishte lënë të dy në të njëjtën kohë.

Të dy kishin probleme me zemrën dhe teroidet. Kishin të njëjtën peshë, por kishin marrë disa kile të tepërta në të njëjtin vit dhe më pas ishin dobësuar në të njëjtën periudhë. Të gjitha këto duket se tregojnë se programimi gjenetik është diçka më preçiz dhe më i komplikuar sesa mund të imagjinohet. Por ngjashmëria e koinçidencave shkonte përtej aspekteve gjenetike.

Të dy ishim martuar me gra që quheshin Linda, ishin divorcuar dhe ishin martuar sërish me gra të quajtura Betty. Fëmijët e të dyve quheshin James Allan dhe kishin nga një qen të quajtur Toy.

Të dy kishin patur eksperiencë pune si asistent sherifi, punonjës karburanti dhe kamarier në McDonalds. Rastësisht të dy i kalonin pushimet verore në të njëjtin plazh të Floridas; pinin të njëjtën markë duhani dhe kishin hapur një punishte për riparimin dhe ndërtimin e mobiljeve të vogla…

Të dy ishin të afashionuar nga njëri-tjetri, jo vetëm për shkak të gjithë këtyre ngjashmërive, por edhe sepse afrimiteti zhvillohej edhe në planin mendor. Kur njëri fillonte të thoshte diçka, tjetri e përfundonte frazën me të njëjtat fjalë që do të kishte përdorur i pari. Ata shumë shpejt u bënë objekt i një interesi të madh në median masive dhe të dy vëllezërit u shfaqën si të ftuar nderi në shumë shfaqje televizive.

Një psikolog i Minnesta, i quajtur Tom Bouchard, u përfshi aq shumë nga historia e tyre saqë arriti të bindë universitetin të lidhte fonde për një kërkim shkencor mbi misterin e vëllezërve binjakë. Hapi i parë ishte të vihej në gjurmët e kopjeve të binjakëve që fati i kishte ndarë nga njëri-tjetri në një moshë të caktuar dhe që që prej asaj kohe nuk ishin takuar më.

Në vitin e parë të kërkimeve, Bouchard dhe skuadra e tij arritën të gjenin tridhjetë e katër kopje binjakësh. Edhë në këto raste u panë koinçidenca të paimagjinueshme, të tilla saqë nuk mund të shpjegoheshin në asnjë mënyrë në nivel shkencor. Dy binjake angleze, të cilat e kishin rigjetur njëra-tjetrën në moshën tridhjetë-vjeçare, ishin martuar në të njëjtën ditë në një distancë prej një ore larg njëra-tjetrës.

Dy të tjera kishin mbajtur ditar për vetëm një vit në 1962 dhe e kishin përfunduar në të njëjtën ditë. Të dyja në fëmijëri i binin pianos, por e kishin braktisur në të njëjtën moment dhe ishin të dyja të çmendura pas bizhuterive. Përveç kësaj, të gjitha kërkimet e tjera mbi binjakët e ndarë kanë shpalosur gjithnjë koinçidenca impresionante. Binjakët identikë, siç dihet, janë ata që lindin nga e njëjta vezore.

Gjenet e tyre janë krejtësisht identike, çfarë do të thotë të posedosh sy, veshë, buzë dhe çdo lloj organi krejt të ngjashëm. Termi shkencor për t'i identifikuar është monozigotë ose MZ shkurtimisht; ndërsa ata të lindur nga dy vezore të ndryshme janë quajtur dyzigota ose DZ.

Në rastin e parë, ngjashmëria është aq e theksuar saqë herë-herë ndryshimi është i padallueshëm. Si për shembull, dy çifte të krijuara nga binjakë të ndarë kishin fëmijë mashkull të quajtur përkatësisht Richard Andrew dhe Andrew Richard.

Të dy përdornin të njëjtin parfum, e linin derën e dhomës së gjumit paksa hapur, kishin një koleksion të lodrave prej pellushi dhe kishin nga një mace të quajtur Tigre. Testi i inteligjencës nxori në pah vlera absolutisht identike. Barbara Herbert dhe Daphne Doodship ishin dy motra binjake të një nëne të re me origjinë finlandeze. Pas lindjes ishin adoptuar nga dy familje të ndryshme.

Të dyja nënat adoptuese kishin vdekur në moshë të re kur ato ishin akoma të vogla. Të dyja motrat binjake kishin rënë nga shkallët në moshën pesëmbëdhjetë-vjeçare dhe kishin thyer të njëjtën këmbë, ishin takuar me njeriun i cili do të bëhej bashkëshorti i tyre në të ardhmen në një festë kur ato ishin vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçe dhe ishin martuar të dyja në moshën njëzetë-vjeçare.

Të dyja kishin abortuar një fëmijë dhe të dyja kishin nga dy djem dhe një vajzë më të vogël. Korniza shëndetësore ishte identike. Problem me zemrën dhe teroidet pak të fryra. Të dyja motrat lexonin të njëjtën revistë femrash dhe pëlqenin të njëjtën shkrimtare romanesh dashurie.

Herën e parë që kishin shkuar në takim për t'u njohur me njëra-tjetrën pas kaq shumë vitesh ishin paraqitur me të njëjtën prerje flokësh, me ngjyrë gështenjë e hapur dhe refleks të errët, kishin veshur nga një fustan ngjyrë bezhë dhe xhaketë kafe.

***Në vitin 1979, Jeanette Hamilton dhe Irene Read zbulojnë rastësisht në të njëjtën kohë se kishin një motër binjake dhe në të njëjën kohë vihen në kërkim të njëra-tjetrës. Pasi e gjetën njëra tjetrën zbuluan se të dyja vuanin nga klostrofobia dhe kishin frikë nga uji, aq shumë saqë kur shkonin në plazh rrinin me kurriz nga deti.

Asnjerës nuk i pëlqente mali, vuanin nga një dhimje reomatizmale që u fillonte në kohë me shi në të njëjtin vend të njërës këmbë; në rini kishin udhëzuar grupe turistësh dhe kishin punuar për të njëjtën firmë kozmetike.

Një çift tjetë binjakësh identikë të seksit mashkull të studiuar nga Boughard, ishin rritur në ambiente kaq të ndryshme saqë nuk paraqisnin asgjë të përbashkët. Oscar Stohr dhe Jack Yufe kishin lindur në Trinidad në vitin 1933.



Direkt pas lindjes së fëmijëve prindërit e tyre ishin ndarë dhe secili kishte shkuar në rrugën e tij duke marrë nga një fëmijë. Oscar ishte rritur në Gjermani dhe ishtë bërë një nga kryengritësit nazistë; ndërsa Jack ishte rritur me frymën hebreo-ortodokse.

U takuan për herë të parë në vitin 1979 në aeroport, për të zbuluar se të dy mbanin nga një palë syze optike me numër të njëjtë, kishin veshur nga një kanatiere ngjyrë blu dhe kishin barseta identike. Një krahasim më i detajuar shpalosi koiçidenca të tjera domethënëse në mënyrën e tyre të të jetuarit.

Të dy kishin zakon të pastronin tualetin para dhe pas përdorimit, mbanin nga një fasho elastike në puls dhe pëlqenin të drekonin vetëm në restorant në mënyrë që të lexonin gazetën pa i shqetësuar njeri. Mënyra e të folurit ishte e njëjtë, megjithëse njëri fliste vetëm gjermanisht dhe tjetri vetëm anglisht. Kishin të njëjtën mënyrë të ecuri, të njëjtën mënyrë të ndenjuri ulur dhe të njëjtin sens humori.

Faktikisht, është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të arrish të shpjegosh këto "koinçidenca" pa menduar për ndonjë lloj telepatie - që është një lidhje e padukshme midis dy binjakëve - e aftë për të funksionuar në mënyrë perfekte edhe në distancë të madhe. Jung, të cilit i detyrohemi shpikjen e neologjizmit "sinkronicizëm" për të dalluar një "koinçidencë domethënëse", pranonte me kënaqësi hipotezat telepatike.

Megjithatë, edhe lloji më i fuqishëm i telepatisë nuk arrin të arsyetojë se si dy motra larg njëra-tjetrës mund të takojnë bashkëshortin e ardhshëm në të njëjtën ditë dhe në rrethana të njëjta, ose të punojnë për të njëjtën firmë kozmetike, edhe pse janë me mijëra kilometra larg njera tjetrës.

Në këto raste, edhe koinçidencat domethënëse duket se duhet t'ja lënë vendin diçkaje më të fortë, siç mund të jetë ideja e "fatit individual". Disa persona të caktuar kanë vërtet aftësi për të parashikuar të ardhmen, qoftë në gjendje gjumi apo të zgjuar, gjë që do të thotë se ne një farë mënyre gjithçka është "e programuar", si një film që tashmë është xhiruar.

Kështu që përderisa jeta e një personi është diçka e programuar, atëherë jeta e dy vëllezërve identikë - specie të monozigotëve - mund të ndjekë shumë mirë gjurmët e koinçidencave ekzistuese…

Shumë raste të tjera analogë kanë demonstruar ekzistencën e një telepatie të tillë. Në vitin 1980, dy binjake identike u shfaqën në gjykatën e New York-ut. Sjellja e tyre ishte një spektakël i jashtëzakonshëm, që pati një interes të madh nga media masive. Bënin të njëjtat gjeste në të njëjtin moment, tështinin dhe hapnin gojën nga pagjumësia në të njëjtën kohë.

***Dy motrat Chaplin, Preda dhe Creta, u gjendën në debat për një motiv vërtet të çuditshëm. Ishte një histori që i lidhte me një farë Ken Iveson, një kamionist, i cili banonte pranë shtëpisë së tyre dhe e kishin ndjekur prej pesëmbëdhjetë vjetësh. Të dyja kishin një mënyrë të çuditshme për t'i shfaqur dashurinë e tyre, duke e rrahur me çantë.

Kur ngjarja kishte tejkaluar çdo kufi, Ken Iveson nuk dinte ç'të bënte më dhe i ishte drejtuar trupit gjykues për të arritur drejtësinë. Publiciteti i këtij rasti zgjoi interesin e kërkimeve rreth binjakëve. Obsesioni që të dy gratë shfaqnin në konfront të zotit Iveson, u diagnostikua si eurotomani, një gjendje kur pacienti përfshihet nga ndjenjat e melankonisë dhe trishtimit për shkak të një dashurie të madhe. Ekzaminimet klinike do të zbulonin se binjaket ishin subnormal, edhe pse kjo gjë kishte dalë në pah vetëm kohët e fundit.

Në shkollë ishin të qeta dhe mësuesit i përshkruanin si të vëmendëshme, të qeta dhe të rregullta. Për gjykatësin, e gjithë kjo ishte faji i nënës adoptuese. "Është e qartë se nëna nuk ka insistuar që ato të jetonin si dy qenie të ndara dhe të pavarura nga njëra-tjetra".

Visheshin gjithomë njësoj dhe nuk kishin asnjë shok apo shoqe. Në binjakët, sidomos në ata monozigotët, është shumë i theksuar impulsi i imazhit spekular. (Çka do të thotë se në qoftë se njëri shkruan me të majtën, tjetri shkruan me të djathtën; nëse njëri i kreh flokët për nga ana e djathtë, tjetri i kreh për nga ana e majtë).

Në një periudhë të caktuar motrat Chaplin kishin vendosur të largoheshin nga shtëpia ku ishin rritur, pa e ditur as nëna dhe as ato vetë arsyen. Në moshën tridhjetë e shtatë-vjeçare ishin akoma beqare dhe të papuna.

Jetonin në dhomën e një rezidence. Gatuanin së bashku duke e mbajtur të dyja së bashku bishtin e tenxheres dhe visheshin edhe në shtëpi njësoj. Në qoftë se rastësisht rrobat identike që ato vishnin kishin kopsa me ngjyra të ndryshme, i shpërndanin në mënyrë që edhe ai detaj i vogël të ishte identik për të dyja veshjet.

Në qoftë se sapunat me të cilat furnizohej rezidenca nuk ishin të njëjta, i ndanin në dy pjesë. Gjatë një interviste që kishin dhënë për një gazetar ishin shprehur se ato kishin një kokë të vetme, sepse ishin një person i vetëm. Njëra dinte të thoshte ekzaktësisht se çfarë po mendonte tjetra. "Sjellja simultane" e tyre demonstronte ekzistencën e një përbërësi telepatik shumë të fortë. Ndonjëherë edhe grindeshin.

Pasi kishin goditur njëra-tjetrën me çanta identike, mbanin mëri për disa orë. Por, përtej gjithë kësaj, ajo çfarë dukej në çdo situatë ishte fakti që jetonin duke përjashtuar botën e jashtme, duke i strukur në një univers të tyren intim dhe privat ku ekzistonin vetëm ato të dyja.

***Dy binjake nga Kalifornia, Grace dhe Virginia Kennedy, kishin krijuar me njëra-tjetrën një gjuhë sekrete që u lejonte të kuptoheshin menjëherë. Këtë lloj komunikimi kishin filluar ta përdornin që kur ishin shumë të vogla, kur ishin më pak se 2 vjeç.

Në moshën 7-vjeçare, një logopedist nga San Diego, ishte interesuar për këtë gjuhë të tyren sekrete, e cila përbëhej më shumë nga fjalë tërësisht të shpikura si p.sh: nunukid ose pulana, dhe pjesërisht nga disa fjalë në anglisht dhe gjermanisht me shkronja të ngatërruara (pasi edhe prindërit e tyre kishin këtë prejardhje).

Ndërmjet tyre e thërrisnin njëra-tjetrën Poto dhe Kabegna dhe kur përdornin gjuhën e tyre okulte flisnin rrjedhshmërisht në mënyrë të mahnitshme. Natyrisht, jeta i detyronte ato të flisnin edhe gjuhën angleze, por kurrë nuk e harruan gjuhën e tyre personale, të cilën asnjëherë nuk deshën ta shpjegonin, pasi edhe vetë ndoshta nuk ishin të afta ta bënin këtë gjë. Atyre nuk i interesonte se si flisnin, rëndësi kishte që ndërmjet tyre kuptoheshin.

Një nga rastet me unike në të cilin përfshihen dy binjakë identikë është ky: Michael dhe John të njohur thjesht si "binjakët", ishin rritur në institute që në moshën 7-vjeçare (1947). Ishin të dy të diagnostikuar si autistë, psikopatë dhe të vonuar. Megjithatë, kishin një aftësi të mahnitshme: mund të tregonin në moment se cilës ditë të javës i përkiste një datë e caktuar. Nëse e pyesje p.sh: 2 qershor 1954, të përgjigjeshin në sekondë "e mërkurë" dhe nuk gaboheshin kurrë.

Ishin, sipas Sachs, si dy objekte të animuar tërësisht identikë, e njëjta fytyrë, e njëjta sjellje, i njëjti personalitet dhe i njëjti tru i sëmurë. Mbanin syze me xham aq të trashë saqë mezi mund t'i shikoje sytë. Kishin aftësi ta përsërisnin përmendësh një listë të gjatë numrash të vështirë, pasi i kishin dëgjuar vetëm një herë, shpesh deri në treqind numra të ndryshëm.

Nuk ishin llogaritarë të zotë, të aftë të mbledhin apo shumëzojnë numra të vështirë me mend, ose të thonin rrënjën katrore të numrave njëzetshifrorë. Megjithatë, një ditë përpara një kuti shkrepëseje që iu derdh përpara këmbëve, të dy në të njëjtën kohë i pëshpëritën njëri-tjetrit 111, numër që rezultoi sigurisht i saktë për fijet e shkrepseve që u rrëzuan përtokë.

Ata arrinin të dallonin edhe se kush ishin numra prim në listën e gjatë të numrave gjashtëshifrorë që i viheshin përpara, gjë që për një njeri normal do të ishte tejet e vështirë, pasi për të dalluar nëse një numër është prim apo jo duhet që fillimisht ta pjesëtosh me të gjithë numrat më të vogël se ai që të zbulosh nëse bëhet fjalë për një numër që mund të pjesëtohet vetëm me një dhe me veten e tij.

Jo vetëm në rastin e Michael dhe John kur duket se vëllezërit kanë fuqi të larta mendore dhe një gjenialitet të lindur, por në përgjithësi çështja e binjakëve identikë ka mahnitur dhe ka intriguar shumë shkencëtarë, psikologë e filozofë në të gjithë botën për vite me radhë.

Ndodh kur ndeshemi me raste si ai i binjakëve Jim, të cilëve u kishin ndodhur të njëjtat gjëra edhe pse kishin qenë kilometra larg njëri-tjetrit dhe nuk ishin takuar kurrë, atëherë kur fillojmë të rikujtojmë ekzistencën e ligjeve dhe kodeve të paracaktuar që bëjnë të mundur ndodhitë e jetës, të cilat nuk i shpjegojnë dot as shkencëtarë dhe as filozofë.

Përgatiti Klarita Bajraktari, Explorerunivers.com

Tuesday, December 1, 2009

Banorët e Dukagjinit, 3 vjet në errësirë

Të harruarit e përhershëm".

Kështu e quajnë veten banorët e zonës së Planit në Dukagjin të Shkodrës. E me këtë statut, përballë harresës së shtetit e pamundësisë së tyre për zgjidhje të tjera, mesa duket ata janë mësuar. Jetojnë të izoluar. Për muaj të tërë bllokohen nga bora, lartësia e së cilës shkon deri mbi dy metra. E sikur të mos mjaftonte kjo, duhet të përballen dhe me mungesën totale të energjisë elektrike. Në këtë zonë varfëria, mjerimi, mungesa e kushteve më minimale të jetesës, mungesa e rrugës, e energjisë elektrike bashkëjetojnë sikur duan të tregojnë pikun e durimit të njeriut.



ERRESIRA
Në zonën e Planit u bënë më shumë se tri vite që nuk ka energji elektrike. Në këto kushte banorët i janë kthyer ndriçimit me pisha e pak prej tyre me qirinj, se jo të gjithë kanë mundësi të blejnë qirinj, pasi ata kushtojnë e fshatarët janë të varfër në ekstrem. Gjon Bungu, kryeplaku i fshatit Plan, tregon për "Gazeta Shqiptare" këtë situatë kritike. "Nuk kemi energji elektrike prej më shume se 3 vitesh, madje katër. Që kur na është djegur transformatori vazhdojmë pa energji elektrike. Jemi ankuar, ku nuk kemi shkuar. Sa afrohet fushata na premtojnë, më pas gjithçka harrohet", - pohon ai. "Është e pabesueshme se si flitet për zhvillim ekonomik të vendit dhe hyrje në BE apo internet në shkolla, ndërkohë që ka zona si kjo e jona në Shqipëri që ka tri vite pa drita. Kështu, në kushte mesjete nuk është vetëm fshati Plan, por gjithë Dukagjini me 7 mijë banorë", - shton më tej Gjon Bungu, kryeplaku i fshatit.

MJERIMI
Për të shkuar deri në këtë zonë do kohë e stërmundim. Pas udhëtimit disa orë me makinë, duhet të ecësh në këmbë përreth dy orë e gjysmë nëpër shtigje që vetëm rrugë nuk mund të quhen. "Erdhi para një viti djali nga Italia. Kishte marrë me vete dhe gruan me fëmijën pak muajsh. Jam ndier shumë keq tek shihja peripecitë që po kalonte familja e tim biri për të ardhur në shtëpinë e tij. I lutesha Zotit që të mbërrinin gjallë. Poshtë shtegut të thepisur është lumi Kir që vërshon. Jam detyruar t'i them tim biri që të mos vijë shpesh sepse kam hallin e nipit të vogël, mos m'i ndodhë gjë rrugës. Gjithë rrugës ka lapidare, të cilët tregojnë aksidentet e shumta që kanë ndodhur në këtë zonë. Të panumërt janë të vdekurit. Ka edhe aksidente kolektive. Janë pllakat që tregojnë vdekjen e 18 personave njëherësh, më tej është një tjetër pllakë që tregon vdekjen e 11 të tjerëve", - tregon Marku, një nga banorët e fshatit. Lëvizja e banorëve është tejet e vështirë, makinat këtej nuk kalojnë për shkak të rrugës. Banorët të irrituar tregojnë stërmundimin kur kanë ndonjë të sëmurë. U duhet të udhëtojnë 7-8 orë në këmbë, duke e mbajtur të sëmurin në barelë. Ata tregojnë rastet e vdekjeve apo të gëzimeve që duhet të kalojnë pa drita… Zona e Planit si mbijetesë ka tregtinë e gështenjave, pasi në këtë zonë tejet malore nuk bëhet fjalë për të mbjellë tokë. Banorët shesin një kg gështenjë për 30 lekë, ndërsa në qytetin e Shkodrës tregohet me çmim pesë herë më të lartë. Ata shprehen se këto të ardhura nga kjo tregti nuk u dalin për bukën e gojës.

APELI
Thonë që "shpresa vdes e fundit", por banorët e kësaj zone të largët thonë se nuk kanë më besim se dikush do të mendojë për ta. Lëvizjet politike mes kampeve rivale që janë prezente pothuaj kudo në vend, nuk janë të pranishme në jetën e këtyre banorëve. Ndërsa u mungon çdo mjet jetese, ata nënqeshin për politikanët shqiptarë, të cilët sipas banorëve "dinë vetëm të premtojnë". "Ne kërkojmë nga shteti që të kujtohet për ne. Jemi pjesë e tij. Është e drejta jonë të kemi mjekë, drita e rrugë", - pohon kryeplaku Gjon Bungu. Sipas tij, strukturat përkatëse kujtohen vetëm kur ndodhin aksidente të rënda. "Kur tragjedia ndodh, bëhen disa mbledhje dhe sërish harrohemi", - tregon Gjon Bungu. Apeli i 7 mijë banorëve të Dukagjinit për shtetin është:



"Nuk duam luks, duam kushtet minimale për jetesë, dritat dhe rrugën!"

Brikena Shllaku, G. Shqiptare

Rrëfimi: Prindërit më mohuan kur mësuan se isha me SIDA

Përgjigjet shkurt, qartë dhe prerazi. Në çdo fjalë që thotë duket pendimi për veprimet e papërgjegjshme që ka bërë kur ishte më e re. Ky pendim do ta shoqërojë deri në ditët e fundit të jetës dhe mbi kurrizin e saj do të rëndojë edhe turpi që i solli familjes.

Bëhet fjalë për një nga pacientet e shërbimit të Infektivit në QSUT, e cila është e infektuar me virusin HIV. Në intervistë për "Shekulli"-n 30-vjeçarja tregon historinë tragjike që nga momenti kur mësoi se ishte e infektuar deri në ditën e sotme. Pengu i saj më i madh është pakujdesia dhe trauma që i shkaktoi familjes për shkak të turpit që kishte bërë.



Doja t'ju bëja disa pyetje rreth statusit tuaj HIV pozitiv?
Dakord, pa problem, vetëm mos më publiko me emër dhe mbiemër. Kjo do të më kushtonte shumë.

Sa kohë keni që njiheni me statusin tuaj HIV pozitiv?
Kam rreth 6 vjet që mendoj se jam infektuar dhe them se sëmundjen e mora jashtë vendit.

Si jeni infektuar ?
Nuk e di, por mendoj se kam gabuar ndonjëherë...

Si e zbuluat që jeni e infektuar ?
U shtrova në spital se kisha probleme shëndetësore, më vonë e mora vesh që kisha këtë infeksion, nuk dija gjë më përpara.

Si e përjetove dhe si reagove kur të thanë që ke këtë infeksion?
Në fillim nuk e besoja dhe e mohoja. Nuk ka mundësi i thosha vetes, por më vonë u binda, fillova të dridhesha, qaja, kisha shumë frikë, ankth, me dukej çdo gjë e shkatërruar, sikur me kishte goditur bomba. E humba përqendrimin, më zuri paniku kur mendova që do ta merrnin vesh familja. Fillova të bëhesha agresive, nuk doja të takoja askënd. Mendoja që do të vdisja, do të vuaja, por nuk ndodhi kështu.

Pak më parë thatë që familja do të reagonte ashpër ndaj infektimit tuaj. Përse mendonit ashtu?
E dija se do të reagonin ashpër, sidomos babi. Ky do të ishte turpi i madh i familjes dhe për këtë do të vuanin të gjithë. Në fakt, ashtu ndodhi. Babai filloi të bëhej agresiv, të më fyente, shante për turpin e madh që i kisha sjellë familjes. Por, me kalimin e kohës filloi të më mbështeste edhe familja, me kusht që kjo do të mbahej e fshehtë dhe kjo të varrosej bashkë me vdekjen time. Sigurisht që unë nuk jam më për ata vajza e tyre e mirë dhe e dashur, por të paktën do t'i kem afër deri në ditët e fundit

Përse kjo frikë për ta mësuar të tjerët, ndiheni e diskriminuar?
Po, ndihem e diskriminuar. Mendo, vet familja ime e kishte pothuajse të pamundur të pranonte këtë. Nëse do ta merrte vesh shoqëria ime, jam e sigurt që do të më paragjykonin.

Përpara se ta dinit që ishit me këtë infeksion, i paragjykonit ju njerëzit me HIV pozitiv?
Po, i kam paragjykuar, por tani e shoh që nuk duhen paragjykuar, sepse ata janë si gjithë të tjerët, nuk përbëjnë rrezik.

Flitet shpesh që njerëzit e infektuar me virusin HIV/AIDS mundohen të infektojnë edhe të tjerët. Ju a keni menduar ndonjëherë të infektoni njerëz të tjerë?
Është e vërtetë që shumë nga të infektuarit kanë mani të bëjnë edhe njerëz të tjerë me këtë sëmundje. Por, kjo nuk është mani e të gjithë të infektuarve, ndaj nuk duhet përgjithësuar. Unë nuk do ta bëja kurrë, do të ndihesha shumë fajtore, më mirë të vras veten se sa të marr në qafë dikë tjetër.

Ju jeni e martuar?
Jo, jam beqare.

Nëse do t'ju kërkonte (propozonte) dikush për martesë, çfarë do të bënit?
Do të refuzoja, ashtu siç kam bërë deri tani, duke gjetur arsye të ndryshme.

A jeni të informuar sesi të mbroheni dhe të mos transmetoni infeksionin?
Po, jam informuar dhe këshilluar nga mjeku dhe psikologu i spitalit. Marr rregullisht ilaçet dhe ndjek të gjitha këshillat që më jepen.

Cila është dëshira juaj më e madhe dhe çfarë mesazhi mund të përcillni?

Dëshira ime më e madhe është që të jetoj sa më gjatë. Tani që jam çdo ditë e më shumë afër vdekjes e kuptoj se sa e shtrenjtë qenka jeta. Duhet të isha treguar më e kujdesshme. Ndërsa mesazhi që përcjell për të gjithë njerëzit është se jeta është e shtrenjtë ndaj dhe ruajeni atë.


Shekulli