Shqipërinë dhe Kosovën sërish i ndan Serbia.
Sivjet ato janë përçarë në disa ngjarje, ndryshe nga sa duhej të
ndodhte në 100-vjetorin e Pavarësisë, kur dy shtetet me etni të njëjta
do të duhej të ishin më të bashkuara se kurrë. Shkak i ndasisë mes dy
vendeve janë bërë institucionet shkencore, përkatësisht akademitë e
shkencave.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë më 12 nëntor ka organizuar një konferencë shkencore me rastin e 40-vjetorit të themelimit të saj. Me këtë rast, ka ftuar për të marrë pjesë akademitë e shumë shteteve të Ballkanit e më gjerë, ndër të cilat edhe Akademinë e Serbisë.
Kjo ftesë i ka kushtuar Tiranës mungesën e Akademisë së Kosovës, e cila, me të mësuar për të, ka anuluar ardhjen në konferencë. Kjo, për arsye se sipas tyre Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin “Memorandum SANU”, si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviçi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987.
Lajmin e kanë konfirmuar burimet e “Gazetës Shqiptare” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ndonëse të rezervuara dhe duke refuzuar të sqarojnë publikisht, ata thanë dje se kjo çështje qëndron pikërisht kështu, “por se janë ftuar të gjitha akademitë, e kësisoj nuk mund të lihej pa ftuar ajo serbe”.
“Ç’të bëjë akademia kur politikanët shqiptarë e serbë, kosovarë e serbë, takohen në rangjet më të larta? Në rang ministrash e kryeministrash?,” shtuan burimet e GSH, pranë anëtarëve të kryesisë së Akademisë së Shkencave.
Ata thonë se kur kryeministri Berisha e ai Thaçi, takohen me ministra e kryeministra serbë, nuk i takon akademisë të bëjë politikë, as të refuzojë praninë e akademikëve serbe.
Akademia e Kosovës e kishte paralajmëruar mungesën e saj përmes një letre që i ka dërguar Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në datën 29 tetor të këtij viti. Në letër thuhet: “Është punë e juaja se kë ftoni, por duke marrë parasysh rolin e Akademisë Serbe në përpilimin e suazave ‘shkencore’ dhe ideologjike në nxitjen e dhunës dhe të gjakderdhjes masive deri te gjenocidi i hapur ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj., Akademia jonë nuk e ka pritur mirë këtë ftesë”.
Për të theksuar edhe një herë idenë e tyre, akademikët e Prishtinës vërejnë se anëtar i ekipit të këtij “Memorandumi” ishte edhe nënkryetari i sotëm i Akademisë Serbe, akademik Lubisha Rakiç. Ky i fundit, siç ASHAK paralajmëronte, në fakt ishte i pranishëm në Tiranë, në konferencën shkencore të së hënës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. E duke e pasur të sigurt ardhjen e tij, akademikët e Kosovës, në letrën e tyre shkruajnë: “Siç morëm vesh, ai e ka paralajmëruar ardhjen në përvjetorin e Akademisë suaj. Për shkak të këtij projekti, nga i cili kjo Akademi ende nuk është distancuar, ajo mbeti e izoluar deri vonë nga asociacionet e akademive evropiane, por dhe nga disa akademi të ish-Jugosllavisë, të cilat edhe sot nuk e ftojnë në asnjë takim”.
Por, për kërkesën dhe ankesën e parashtruar, ata citojnë edhe një precedent.
“Vitin e kaluar, Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve, për shkak të këtij ‘Memorandumi’ nuk e ftoi Akademinë Serbe, madje as atë malazeze, në 150-vjetorin e themelimit të saj. Dhe këtë fakt e keni ditur edhe ju z. Kryetar”.
Të pakënaqur me këtë hap, “udhëheqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës vendosi të mos marrë pjesë në këtë përvjetor të Akademisë suaj”, thuhet mes të tjerash në letrën e nënshkruar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami. Burimi :Gazeta Shqiptare