Thursday, January 10, 2013

“Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit”


“Familja e tim shoqi u mërzit... jam ndier inferiore dhe e tërhequr sepse kam lindur vajza”, shprehet një nënë nga Bathorja.
Në Shqipëri po lindin më shumë meshkuj sesa femra. Aborti selektiv është njëri nga shkaqet kryesore, edhe pse ai është ndaluar me ligj. Në vendin tonë, për periudhën 2008-2010, raporti i lindjes së meshkujve shënon një mesatare prej 111.7 për 100 lindje vajzash. Ndërkaq, norma botërore është 105 lindje djemsh për 100 lindje vajzash dhe studimi vërteton se ky ekuilibër në Shqipëri është prishur pikërisht për shkak të shtimit të rasteve të abortit selektiv. Këto janë disa nga përfundimet e studimit “Raporti i paekuilibruar midis sekseve në lindje në Shqipëri”, i prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e organizatave “UNFPA” dhe “Ëorld Vision”. Studimi u prezantua dje në Tiranë.
Dëshira për të pasur të paktën një pasardhës mashkull në familje është shkaku kryesor i aborteve të qëllimshme të foshnjave vajza. Në pellgun e Ballkanit Shqipëria zë vendin e parë për këtë tregues, ndjekur nga Maqedonia Veriperëndimore. Këtë situatë vërtetojnë rezultatet e raportit, duke konfirmuar një gjendje të paekuilibruar në lindje midis dy sekseve.
Pohimi i gruas nga Bathorja na bën të mendojmë se nëse lind djalë, respektohesh më shumë brenda familjes sesa kur lind vajzë. Duket se në disa raste, të rrisësh djem nuk është vetëm çështje që ka të bëjë me krenarinë, por edhe me një çështje nderi dhe dinjiteti familjar. Arjan Gjonça, demograf, pohoi se, “aktualisht, raporti i lindjes femra-meshkuj ka shkuar në 100 femra të lindura kundrejt 111 meshkujve. Nëse do të vazhdohet me këto ritme, pritet që në 20 vitet e ardhshëm të kemi mbi 11 për qind meshkuj më shumë se femra”.
Shkrimine plotë e gjeni sot në gazetën Shekulli
Entela Resuli

“Nuk dua të mësoj vajzat e reja se si të vdesin”


Kjo është historia dëshpëruese e femrës më të dobët në botë, që peshon vetëm 25 kilogram pas vitesh të tëra me dieta ekstreme.

Por në vend që të ndjejë keqardhje për veten e saj, Valeria Levitin thotë se kjo histori duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të gjithë ato femra të fiksuara pas dobësimit.

Ajo që është më dëshpëruese është se Valeria, me origjinë nga Rusia, që jeton në Monako, thotë se merr e-maile nga fansat e saj, që i kërkojnë të kopjojnë modelin e saj.

“Marr e-maile nga vajza të reja, që duan t’u mësoj se si të ngjajnë si unë. Ka femra që më shohin mua si një frymëzim,”
thotë 39- vjeçarja për The Sun.

Ajo ka vendosur që të flasë për të ndërgjegjësuar femrat në një fushatë kundër anoreksisë.

Valeria u bë anoreksike që në periudhën e adoleshencës.
Ajo mendon se rrënjët janë tek fiksimi i mamasë së saj, që ishte e terrorizuar se e bija do përfundonte obeze si të afërmit e saj. Edhe kur ishte fëmijë, ajo ishte nën dietë.

Për ironi të fatit, sot trupi i saj nuk e toleron dhe nuk e proceson ushqimin më.

Ajo tani u këshillon vajzave se anoreksia thjesht të bën të vetmuar, jotërheqëse dhe të pakëndshme për njerëzit rreth e qark.
(G. Tema)

Ndiqni këtu videon e shndërrimit të saj:
http://youtu.be/sz-nPMTXduo

Debati PRO dhe KUNDRA armëve në Amerikë


Nisur nga tragjedia në shkollën fillore të Njutounit në Konektikatit, ku mbetën të vrarë 28 njerëz, 20 prej viktimave fëmijë 6-vjeçarë, në Amerikë ka nisur debati mbi lehtësirat që kanë qytetarët amerikanë për t'u pajisur me armë zjarri.
Dhe pas këtij debati të zjarrtë mes palës që mendon se armët prodhojnë vdekje, me palën që prodhon e shet armët dhe justifikohet me argumentin se arma është një e drejtë që iu jep qytetarëve siguri, kanë gjetur një zgjidhje të çuditshme.

Tashmë vetëm me 499 $ çdo fëmijë mund të blejë dhe veshë një antiplumb shkolle, kundra skizofrenëve me armë.

Shkroi: Stop Injorancës !

Fundi i Botës? 80 milion lekë për të shpëuar "prapanicën" tuaj.


Vetëm me 8 milionë lekë (të reja) mund të blini një apartament luksoz brenda një bunkeri cilindrik, për të mbijetuar gjatë apokalipsit të 21 dhjetorit 2012.


Kanë filluar shitjet e apartamenteve luksoze nëntokësore por nxitoni sepse oferta është e limituar dhe vlen deri të premten në datë 20 dhjetor të 2012-tës.

Ndërtuesi i tyre Ron Hubard nga Kalifornia shprehet se shitjet e bunkerëve nga 1 në muaj, kanë shkuar në 1 në ditë.

Doni ti mbijetoni fundit të botës, ose të vdisni në mënyrë qesharake brenda një bunkeri? Mos humbisni kohë.

Ndiqni këtu pamje të ndryshme nga ambjentet e brendshme të këtyre bunkerëve:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2249502/Mayan-Doomsday-prophecy-4-days-theres-rush-bomb-proof-survival-bunkers.html

Shkroi: Stop Injorancës !

Forma e gjoksit të femrës zbulon se me çfarë femre keni të bëni


I doni më shumë të ëmbla si dardhë, në formë limoni, të portokallit, ananas apo të qershisë magjepsëse?

Me ndihmën e parashikimit të formave të gjoksit, që më parë mund të dini se çfarë dashnoreje mund të jetë femra që qëndron afër jush. Vetëm mos bini të sy duke parë direkt gjoksin.

Sipas studimeve të psikologëve amerikanë, femrat me gjinj të mëdhenj dhe të rrumbullakëta, janë të prira për aventura dhe zbavitje, por nuk janë aq të hapura kur është në pyetje seksi.

Femrat, gjnjtë e të cilave kanë formën e limonit, parapëlqejnë flirtet, janë spontane dhe vetëkritike. Femrat me gjinj në formë ananasi janë tepër inteligjente, me potencial të madh për avancim në karrierë, por edhe shumë romantike. Femrat me gjinj në formë të dardhës janë më seksi nga të gjitha. Ato janë argëtuese, spontane dhe nuk mund ta paramendojnë jetën e tyre pa seks të përditshëm. Interesant këtu është edhe fakti, se këto femra janë edhe tepër religjioze.

Kush ka gjinj në formë portokalli nuk “shpërthen” në shtrat. Femra e tillë, ka vetëbesim dhe i di qëllimet e veta, mirëpo seksi pak i intereson. Më shumë është e interesuar për bisedime dhe për partneritet.

Femrat me gjoks të vogel të rikujtojnë qershitë, janë argëtuese dhe shumë emocionale. Janë partnere të përsosura si për jetën e përditshme dhe për rutinën jetësore, po ashtu edhe për relaksim të joshës dhe të paparashikuar. Frymën e tyre aventuriere e aplikojnë edhe kur bëjnë dashuri.

(d.b/BalkanWeb)

Ndahet nga jeta Gëzim Uruçi


Besoj se disave prej jush ju kujtohet ëndrra ime me 3 dhëmballët e rëna.
E pra, gjëma ndodhi dhe ashtu siç u tham nuk ishte prej rrethit familjar, por prej rrethit të miqve.
Më 17 dhjetor 2012 pas një sëmundjeje të gjatë që e la invalid, u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare miku ynë etnolog, gjeograf, historian, Speleolog, alpinist, Prof. Gëzim Uruçi Prof. Gezim Uruci - Arkeolog


Ndarja e tij nga jeta në mënyrën më të tmerrshme nuk u pasqyrua nga shtypi shqiptar, me përjashtim të ndonjë shtypi lokal.

E për shumë shqiptarë që nuk e njohën Profesor Gëzimin dhe nuk kanë dëgjuar për veprat e tij kam sjellë materialin e mëposhtëm marrë prej një interviste të tij.

Jam etnolog, gjeograf, historian, Speleolog, alpinist. Kam lindur në Shkodër në një familje të aristokracisë së lartë.

Në vitin 1992 kam mbaruar Universitetein “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Fakultetin Histori-Gjeografi.

Jam alpinist që kam bërë shumë ngjitje alpinistike, ku kam zbuluar edhe shumë shpella të pa njohura, brenda dhe jashtë vendit.

Kam zbuluar vendbanimin prehistorik të Gajtanit në qytetin e Shkodrës, mbishkrime të lashta të Jeshnicës, i inventarit më të vjetër të instrumentave kirurgjikal dhe stomatologjik, të një mjekje empirike të shek. II – I p.e.s., si dhe të shumë shpellave e vlerave të tjera, akeologjike, antropologjike, folklorike, etnografike etj.

Ne vitin 1984 kam zbuluar në Krye – Bushat te Shkodrës, një varr të një gruaje ilire, me një xhubletë në gjendje shumë të mirë 2200 vjeçare.

Jam shqiptari i parë, që me 14 tetor 1994, për herë të parë në historinë e eksplorimeve shqiptare kam vendosur në Polin e Veriut, flamurin Shqiptar.

Nga viti 1972-2009, isha trajner i alpinizmit, pranë Klubit “Vllaznia”.

Kam dhënë kontribut edhe në disa fusha të tjera , si autor i tekstesh i disa këngëve, ku duhet veçuar bashkpunimi me kompozitorin e shquar Pjetër Gaci, tek kënga “Ky Merak”, autor i kënges me muzikë e tekst “Dasëm Shkodrane” kënduar nga këngetari i mirënjohur ulqinak Shaban Gjeka etj.

Si etnograf ku kam kryer specializime në Gjermani, Bullgari etj, duke sjellur në Festivalin Folklorik Kombëtare të Gjirokastrës (2004) me vallen me rite pagane tepër të vjetër “Kcimi (Vallja) i Ujkut”.

Për kontribute te ndryshme në fushat e artit prehistorik, etnografie dhe te folklorit mbaj titullin profesional “Euroetnolog”.
Ne fushën e arkitekturës është Laureat i “Cmimit të Republikës për projektimin dhe zbatimin e Shatërvanit te madh tëShkodrës në bashkëautorsi me arkitektin e shquar Dervish Bilalin në vitin 1988.

Kam me një bibliotekë të pasur prej 6877 vëllime të ndryshme, në 27 gjuhë të ndryshme të botës, si dhe një fond arkivor prej 12,500 dokumenta të ndryshëm në disa gjuhë të botë.

Ne arkivin e tim, kam mbi një milion plan filma, negativa, diapozitiva, bardh e zi dhe me ngjyra, të digjitalizuar.

Vetëm letërkëmbimi i familjes dhe time përmban rreth 13.000 letra në 18 gjuhë të ndryshme të botës, ku nuk mungojnë ato me 70 universitete të huaja dhe 30 akademi.

Kam referuar ne 57 Konferenca ndërkombetare, pothuajse në të gjitha vendet e Europës, por edhe ne Marok, Kenia te Afrikës etj.

Në fushat e Arkeologjise, Zhytjes nënujore, Alpinizmit, Speleologjisë, Kulturës Popullore, Folklorit, Etnografise, Prehistorisë, Kulturës empirike, Stomatologjisë dhe të Kirurgjise, Fotografisë Artistiko – Shkencore, Swastikës.

Kam te botuara në shtypin periodik shqiptar dhe të huaj mbi njëmije shkrime të ndryshme, si edhe shumë punime shkencore.

Kam marrë titullin Profesor Honoris Casa në shkencat e speleologjisë nga U.I.G.S. Jam president i Qëndrës Kombëtare të Speleo-Alpineve të Shqipërisë, si dhe President i Forumit Intelektual Shqiptarë.

Kam marrë titullin “Mjeshtër i merituar sporti” (2005), “Mjeshtër në profesion”(1988), Lauret i Çmimit të Republikës në arkitekturë”(1988); titullin “Juri Gagarin” në astronomi, Medaljen e Artë dhe Bronxit nga Federata Bullgare e Speleologjise, për kontribut të shquar në zhvillimin e speleologjisë në Bullgari, 1994 – 2006.

Jam shqiptari i vetëm qe me një biçiklete invalidi, i jam rrotolluar të gjithë Ballkanit dhe Europës.
Jam futur, ndër 2000 figurat më të shquara të shekullit, në fushën e shkencës nga Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (2000) në vitin 2008, nga (ABI) American Biographical Institute, jam zgjidhur ndër figurat më të shquara të shekullit, në fushën e shkencës dhe të kulturës botërore etj.

Jam përfshirë në shumë Enciklopedi të shquara të botës.

http://stopinjorances.blogspot.com/2010/06/gezim-uruci-eksploratori-me-i-madh.html

E me të gjitha këto tituj e këto vepra të mëdhaja nuk mjaftuan që ndarja nga jeta e prof. Gëzimit të kishte jehonën që ajo meritonte.
Ngushëllime familjes së tij, miqve, Shkodrës, Shqipërisë dhe vetë Shkencave, Arteve e Sporteve ku ai dha kontributin e tij të vyer.

Nëse do të hapni profilin e tij në Facebook ku ka mbi 5000 shokë që vajtojnë humbjen e tij, tek të dhënat do të gjeni disa shprehje që tregojnë indinjatën e tij të thellë

"FUNDI DALTE HAJER"
"NJE DITE EDHE ATO QE NA VJEDHIN PENSIONET, GJAKUN E SHPIRTIT etj, DO TE FLUTUROJNE, SI NE. ME NJE ARKIVOL, KU VETE DO TE JENE PASAGJER dhe PILOT. PA BUSULL dhe ALTIMETER drejt ERRESIRES ne GALAKTIKEN E PERJETESHME te MOS KTHIMIT !
SA BUKUR QE DO TE JETE........ !
UNE e NDJEJ. PO JU O VAMPIRE TE POLITIKES. NUK E DUA PERGJIGJEN TANI, SE DO TE KEMI KOHE , KUR TE BISEDOJME ATJE, NE SALLONET e PALLATEVE TE KRITALTA, NE SHOQERINE E PRESIDETIT PURGATORI dhe te KRYEMINISTRIT OMER KHAJAM. MOS U SHQETESONI ! KA VENDE PER TE GJITHE, BILES EDHE NE SALLE E FOSILEVE, ME SHEF DEPARTAMENTIT Prof. Dr. AFRIKANO PITECUS.
MOS HARRONI THASET E MBUSHUR ME KUJTIMET dhe POSHTESITE QE BETE NE KETE BOTE.

QE E DHUNUAT PIKERISHT JU me POLITIKEN TUAJ TE DHJERE."
http://www.facebook.com/guruci

“Tani nuk kam më frikë që të shoh veten në pasqyrë”

Një vajzë e re, që u torturua brutalisht në Afganistan nga i shoqi pasi u përpoq të arratisej nga martesa e detyruar e abuzive, po e merr veten, ndërkohë që mjekët po vazhdojnë të rindërtojnë fytyrën e saj.

Aesha Mohammadzai, që mendohet se është 21 ose 22 vjeçe, u vendos në SHBA pasi u arratis nga vendi i saj.

Aesha, që nuk ka qenë kurrë në shkollë dhe nuk ka festuar ndonjëherë ditëlindjen e saj, tha se tani ajo nuk ka më frikë që të shohë veten në pasqyrë.

Mjekët kanë kryer thuajse gjysmën e punës dhe do të vazhdojnë të punojnë në fytyrën e saj deri në rindërtimin e plotë.

“Në fillim isha shumë e frikësuar. Nuk e shihja dot veten në pasqyrë. Kisha frikë të mendoja se çfarë do të ndodhte në të ardhmen me mua. Por tani nuk kam frikë. Tani e di kuptimin e jetës, se si duhet të jetosh. Atëherë nuk e kuptoja jetën,” thotë ajo për CNN.

Historia e Aesha-s pati tronditur botën, kur ajo u shfaq në një kopertinë të revistës Time në gusht të vitit 2010. Revista synonte të tregonte se si dhunohen gratë në Afganistan.

Kur ishte 12 vjeç, babai i premtoi se do martohej me një luftëtar taliban për të paguar një borxh. Ai e dorëzoi tek familja e tij, që abuzonte me vajzën dhe e detyronte të flinte në stallë me kafshët.

Kur Aesha tentoi të arratisej, i shoqi e kapi dhe i prenë hundën dhe veshët si ndëshkim.

Pasi e lanë për të vdekur në male, ajo arriti të zvarritet deri tek shtëpia e gjyshit.

Ajo arriti të shkonte për trajtim në një spital ushtarak amerikan. Pasi u trajtua për dhjetë javë, ajo u dërgua në një strehë sekrete në Kabul përpara se të nisej për në SHBA, ku do e priste një familje amerikane.

Çifti Mati dhe Jamila Arsala janë kujdesur për të në SHBA. Ata kanë edhe një vajzë 15 vjeçare, që është mikeshë e mirë me motrën e adoptuar.

Për të gjithë që ndrydhin veten për të mos lënduar të tjerët


Sekreti i suksesit të falsifikatorëve!


Citat mbi të vërtetën

E provuar me Lashtësinë e Shqipes me shqiptarët dhe Bashkimin Kombëtar me të huajt (së shpejti).

Stop Injorancës !