Thursday, January 10, 2013
Pse gjithë kjo zhurmë e madhe ndaj Fundit të Botës?
Një shpulakë të athtë na e jep autorja franceze Anaïs Nin.
http://youtu.be/ ZDN9y2vTdUs
http://youtu.be/
Ciu-ciu në Twiter dhe ham-ham në Facebook
Të
dy liderët e Partive Politike më të mëdha në Shqipëri, duke parë se
elektorati i tyre është arrratisur, (përjashtojmë këtu militantët apo
qytetarët që detyrohen t'i ndjekin nga pas çdo miting për të ruajtur apo
fituar një vend pune), zgjodhën që të shpërngulin vetveten dhe
propagandën e tyre pikërisht në zemrën e rrjeteve sociale, atje ku të
rinjtë humbasin kohën e mendjen, larg politikës.
Nëse në shumë vende me demokraci të njomë si kjo e jona, rrjetet sociale u kthyen në mjete që i shërbyen krijimit të tubimeve, protestave të dhunshme, organizatave e grupimeve që çuan deri në rrëzimin e qeverive një e nga një, në Shqipëri edhe rrjetet sociale virtuale janë kthyer në makineri propagandistike që rekrutojnë militantë e viktima të retorikës politike.
Ndryshe nga qytetarët, këta liderë e paguajnë marketingun në Facebook për të përhapur sa më shumë mizerjen e tyre .
Po si?
Me lekët e tua o popull...
Shkroi: Stop Injorancës !
Nëse në shumë vende me demokraci të njomë si kjo e jona, rrjetet sociale u kthyen në mjete që i shërbyen krijimit të tubimeve, protestave të dhunshme, organizatave e grupimeve që çuan deri në rrëzimin e qeverive një e nga një, në Shqipëri edhe rrjetet sociale virtuale janë kthyer në makineri propagandistike që rekrutojnë militantë e viktima të retorikës politike.
Ndryshe nga qytetarët, këta liderë e paguajnë marketingun në Facebook për të përhapur sa më shumë mizerjen e tyre .Po si?
Me lekët e tua o popull...
Shkroi: Stop Injorancës !
Shkronja “ë” që ti s’e vë
- Shkresat zyrtare, titrat e lajmeve, lajmërimet publike e kanë zhdukur shkronjën “ë”
- Shqipëria në moshën e internetit as dhe një tastierë me gjithë shkronjat e alfabetit shqip nuk e ka akoma.
Dokumentet zyrtarë që paraqesin ministritë dhe institucionet e
Republikës së Shqipërisë nuk ndjekin rregullat e drejtshkrimit të gjuhës
shqipe.
Prej kohësh vihet re mungesa e shkronjës “ë” duke mos respektuar kështu “Kongresin e Manastirit”, kongresin e gjuhës shqipe.
Informacione të shumta që u serviren qytetarëve shqiptarë kanë një mungesë të theksuar të shkronjës “ë”. Ndonjëherë ajo nuk duket fare, thua se alfabeti shqip ka 35 shkronja.
Kultura e gjuhës së këtyre dokumenteve zyrtare shpreh qartë edhe kulturën e këtyre institucioneve për të bërë politikë.
Po cilat janë shkaqet që përzënë shkronjë “ë” nga alfabeti i shqipes?
Shumica do të mendojë se teknologjia ka ndikuar më së shumti në theksimin e këtij problemi. Nëse ne nuk dërgojmë mesazhe elektronike me “ë”, kjo nuk do të thotë që institucionet shtetërore kanë të drejtën të veprojnë me gjuhën shqipe njëlloj.
Zhvillimi i teknologjisë, për profesorin e gjuhësisë Rami Memushaj, nuk është një justifikim për të këtë shkelje që po i bëhet gjuhës shqipe.
Luela Myftari - Shekulli
- Shqipëria në moshën e internetit as dhe një tastierë me gjithë shkronjat e alfabetit shqip nuk e ka akoma.
Dokumentet zyrtarë që paraqesin ministritë dhe institucionet e
Republikës së Shqipërisë nuk ndjekin rregullat e drejtshkrimit të gjuhës
shqipe. Prej kohësh vihet re mungesa e shkronjës “ë” duke mos respektuar kështu “Kongresin e Manastirit”, kongresin e gjuhës shqipe.
Informacione të shumta që u serviren qytetarëve shqiptarë kanë një mungesë të theksuar të shkronjës “ë”. Ndonjëherë ajo nuk duket fare, thua se alfabeti shqip ka 35 shkronja.
Kultura e gjuhës së këtyre dokumenteve zyrtare shpreh qartë edhe kulturën e këtyre institucioneve për të bërë politikë.
Po cilat janë shkaqet që përzënë shkronjë “ë” nga alfabeti i shqipes?
Shumica do të mendojë se teknologjia ka ndikuar më së shumti në theksimin e këtij problemi. Nëse ne nuk dërgojmë mesazhe elektronike me “ë”, kjo nuk do të thotë që institucionet shtetërore kanë të drejtën të veprojnë me gjuhën shqipe njëlloj.
Zhvillimi i teknologjisë, për profesorin e gjuhësisë Rami Memushaj, nuk është një justifikim për të këtë shkelje që po i bëhet gjuhës shqipe.
Luela Myftari - Shekulli
“Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit”
“Familja e tim shoqi u mërzit... jam ndier inferiore dhe e tërhequr sepse kam lindur vajza”, shprehet një nënë nga Bathorja.

Në Shqipëri po lindin më shumë meshkuj sesa femra. Aborti selektiv është njëri nga shkaqet kryesore, edhe pse ai është ndaluar me ligj. Në vendin tonë, për periudhën 2008-2010, raporti i lindjes së meshkujve shënon një mesatare prej 111.7 për 100 lindje vajzash. Ndërkaq, norma botërore është 105 lindje djemsh për 100 lindje vajzash dhe studimi vërteton se ky ekuilibër në Shqipëri është prishur pikërisht për shkak të shtimit të rasteve të abortit selektiv. Këto janë disa nga përfundimet e studimit “Raporti i paekuilibruar midis sekseve në lindje në Shqipëri”, i prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e organizatave “UNFPA” dhe “Ëorld Vision”. Studimi u prezantua dje në Tiranë.
Dëshira për të pasur të paktën një pasardhës mashkull në familje është shkaku kryesor i aborteve të qëllimshme të foshnjave vajza. Në pellgun e Ballkanit Shqipëria zë vendin e parë për këtë tregues, ndjekur nga Maqedonia Veriperëndimore. Këtë situatë vërtetojnë rezultatet e raportit, duke konfirmuar një gjendje të paekuilibruar në lindje midis dy sekseve.

Pohimi i gruas nga Bathorja na bën të mendojmë se nëse lind djalë, respektohesh më shumë brenda familjes sesa kur lind vajzë. Duket se në disa raste, të rrisësh djem nuk është vetëm çështje që ka të bëjë me krenarinë, por edhe me një çështje nderi dhe dinjiteti familjar. Arjan Gjonça, demograf, pohoi se, “aktualisht, raporti i lindjes femra-meshkuj ka shkuar në 100 femra të lindura kundrejt 111 meshkujve. Nëse do të vazhdohet me këto ritme, pritet që në 20 vitet e ardhshëm të kemi mbi 11 për qind meshkuj më shumë se femra”.
Shkrimine plotë e gjeni sot në gazetën ShekulliEntela Resuli
“Nuk dua të mësoj vajzat e reja se si të vdesin”
Kjo është historia dëshpëruese e femrës më të dobët në botë, që peshon vetëm 25 kilogram pas vitesh të tëra me dieta ekstreme.
Por në vend që të ndjejë keqardhje për veten e saj, Valeria Levitin
thotë se kjo histori duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të
gjithë ato femra të fiksuara pas dobësimit.
Ajo që është më dëshpëruese është se Valeria, me origjinë nga Rusia, që jeton në Monako, thotë se merr e-maile nga fansat e saj, që i kërkojnë të kopjojnë modelin e saj.
“Marr e-maile nga vajza të reja, që duan t’u mësoj se si të ngjajnë si unë. Ka femra që më shohin mua si një frymëzim,” thotë 39- vjeçarja për The Sun.
Ajo ka vendosur që të flasë për të ndërgjegjësuar femrat në një fushatë kundër anoreksisë.
Valeria u bë anoreksike që në periudhën e adoleshencës.
Ajo mendon se rrënjët janë tek fiksimi i mamasë së saj, që ishte e terrorizuar se e bija do përfundonte obeze si të afërmit e saj. Edhe kur ishte fëmijë, ajo ishte nën dietë.
Për ironi të fatit, sot trupi i saj nuk e toleron dhe nuk e proceson ushqimin më.
Ajo tani u këshillon vajzave se anoreksia thjesht të bën të vetmuar, jotërheqëse dhe të pakëndshme për njerëzit rreth e qark.
(G. Tema)
Ndiqni këtu videon e shndërrimit të saj:
http://youtu.be/ sz-nPMTXduo
Por në vend që të ndjejë keqardhje për veten e saj, Valeria Levitin
thotë se kjo histori duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të
gjithë ato femra të fiksuara pas dobësimit.Ajo që është më dëshpëruese është se Valeria, me origjinë nga Rusia, që jeton në Monako, thotë se merr e-maile nga fansat e saj, që i kërkojnë të kopjojnë modelin e saj.
“Marr e-maile nga vajza të reja, që duan t’u mësoj se si të ngjajnë si unë. Ka femra që më shohin mua si një frymëzim,” thotë 39- vjeçarja për The Sun.
Ajo ka vendosur që të flasë për të ndërgjegjësuar femrat në një fushatë kundër anoreksisë.
Valeria u bë anoreksike që në periudhën e adoleshencës.
Ajo mendon se rrënjët janë tek fiksimi i mamasë së saj, që ishte e terrorizuar se e bija do përfundonte obeze si të afërmit e saj. Edhe kur ishte fëmijë, ajo ishte nën dietë.
Për ironi të fatit, sot trupi i saj nuk e toleron dhe nuk e proceson ushqimin më.
Ajo tani u këshillon vajzave se anoreksia thjesht të bën të vetmuar, jotërheqëse dhe të pakëndshme për njerëzit rreth e qark.
(G. Tema)
Ndiqni këtu videon e shndërrimit të saj:
http://youtu.be/
Debati PRO dhe KUNDRA armëve në Amerikë
Nisur
nga tragjedia në shkollën fillore të Njutounit në Konektikatit, ku
mbetën të vrarë 28 njerëz, 20 prej viktimave fëmijë 6-vjeçarë, në
Amerikë ka nisur debati mbi lehtësirat që kanë qytetarët amerikanë për
t'u pajisur me armë zjarri.Dhe pas këtij debati të zjarrtë mes palës që mendon se armët prodhojnë vdekje, me palën që prodhon e shet armët dhe justifikohet me argumentin se arma është një e drejtë që iu jep qytetarëve siguri, kanë gjetur një zgjidhje të çuditshme.
Tashmë vetëm me 499 $ çdo fëmijë mund të blejë dhe veshë një antiplumb shkolle, kundra skizofrenëve me armë.
Shkroi: Stop Injorancës !
Fundi i Botës? 80 milion lekë për të shpëuar "prapanicën" tuaj.
Vetëm
me 8 milionë lekë (të reja) mund të blini një apartament luksoz brenda
një bunkeri cilindrik, për të mbijetuar gjatë apokalipsit të 21
dhjetorit 2012.
Kanë filluar shitjet e apartamenteve luksoze nëntokësore por nxitoni sepse oferta është e limituar dhe vlen deri të premten në datë 20 dhjetor të 2012-tës.
Ndërtuesi i tyre Ron Hubard nga Kalifornia shprehet se shitjet e bunkerëve nga 1 në muaj, kanë shkuar në 1 në ditë.
Doni ti mbijetoni fundit të botës, ose të vdisni në mënyrë qesharake brenda një bunkeri? Mos humbisni kohë.
Ndiqni këtu pamje të ndryshme nga ambjentet e brendshme të këtyre bunkerëve:
http:// www.dailymail.co.uk/news/ article-2249502/ Mayan-Doomsday-prophecy-4-d ays-theres-rush-bomb-proof -survival-bunkers.html
Shkroi: Stop Injorancës !
Kanë filluar shitjet e apartamenteve luksoze nëntokësore por nxitoni sepse oferta është e limituar dhe vlen deri të premten në datë 20 dhjetor të 2012-tës.
Ndërtuesi i tyre Ron Hubard nga Kalifornia shprehet se shitjet e bunkerëve nga 1 në muaj, kanë shkuar në 1 në ditë.
Doni ti mbijetoni fundit të botës, ose të vdisni në mënyrë qesharake brenda një bunkeri? Mos humbisni kohë.
Ndiqni këtu pamje të ndryshme nga ambjentet e brendshme të këtyre bunkerëve:
http://
Shkroi: Stop Injorancës !
Subscribe to:
Comments (Atom)



