Thursday, January 10, 2013

Edukata seksuale


Eshtë krijuar përshtypja se sot të rinjtë dinë shumë më tepër sesa vetë prindërit apo edhe mësuesit rreth edukatës seksuale, por statistikat e aborteve tek adoloshentët, nuk e përkrahin aspak këtë legjendë urbane.

Më lejoni t'iu tregoj një histori të jetuar në vitet e para të universitetit.
Ishte e premte, fund muaji dhe ne ishim 7 studentë shokë kursi e rebelë leksionesh, të ulur në një kafene aty pranë fakultetit. Fatura e tavolinës tonë shkonte plot 900 lekë dhe mua më polli ideja që të realizonim një lojë, ku ata 3 të parët që do të eleminoheshin prej saj do të paguanin mes tyre, të gjithë faturën.
E kështu ramë dakord. Nisëm një lojë që ndoshta shumë prej jush e njohin, por ne e kishim ndryshuar paksa, në një formë disi më specifike.
Njëri prej lojtarëve thotë nën zë alfabetin, dikush tjetër ia bef "Stop" dhe tek gërma e alfabetit ku ndalemi, do themi fjalë që nisin pikërisht me atë gërmë. Ndryshimi që i kishim bërë ne lojës ishte se nëse i pari që niste lojën thoshte një fjalë që është pjesë e natyrës psh, të gjithë të tjerët me përgjigjet e tyre duhej ti përmbaheshin pikërisht asaj tematike.
Atë ditë për fat na qëlloi fjala "K" e alfabetit dhe fjala e parë që u tha ishte "kocka", çfarë nënkuptonte se në vazhdim të lojës duhej të thonim fjalë që nisnin me gërmën "K", por që ishin pjesë të trupit të njeriut.
E kështu me rradhë ia nisëm "kërci, krahu, kromozomet, kraharori, kofsha, kupa (e gjurit), koka, etj, etj" derisa njëra prej vajzave duke na kërkuar paraprakisht falje, pasi nuk i plotësonte aq lekë në portofol për të paguar faturën, u detyrua të thotë emrin e organit seksual mashkullor, vetëm që të mos eleminohej.
Një tjetër shoqe e jona u dogj nga loja, ndërsa i dashuri i saj, po student me ne, po vazhdonte heroikisht garën.
Më vjen rradha përsëri mua për të thënë një fjalë që niste me "K" dhe të ishte pjesë e trupit të njeriut, por unë u gjenda i bllokuar për momentin. Pikërisht në atë çast, ajo shoqja që kishte dalë nga loja më pëshpëriti në vesh "klitori". Mua, buzëqeshja vesh më vesh që ia hodha dhe kësaj rradhe dhe e thashë alternativën time, gjithë prepotencë.
Por pikërisht në çastin kur unë thërrita i gëzuar "Klitori", i dashuri (kishin dy vite bashkë) i kësaj shoqes sonë u hodh edhe ai në ajër duke ulëritur "U dogje - u dogje, nuk e kishim lënë me emra njerëzish".
Ndërkohë aty, një e nga një, ne u shtrimë përdhe nga të qeshurat, ndërsa ky shoku ynë pyeste parreshtur në sytë tanë të dashurën e tij, se ç'ishte ky Klitori...

Nëse Klitori nuk njihet as si emër, sa edukatë seksuale mund të ketë, që partnerët në një marrëdhënie të plotësojnë njëri-tjetrin?

Sot, sa ka ndryshuar ky realitet?
http://en.wikipedia.org/wiki/Clitoris

Shkroi: Stop Injorancës !

Prifti: Femrat me rroba të ngushta, shkak për dhunën në familje


Një prift italian ka shkaktuar zemërim pasi ka deklaruar se gratë janë fajtore për dhunën në familje pasi veshin rroba të ngushta.

Ai madje e ka varur një deklaratë të tillë në derën e kishës.

At Piero Corsi sulmoi gjithashtu gratë duke thënë se nuk pastrojnë shtëpitë e tyre dhe shërbejnë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme.

Ai sulmoi pornografinë, por shtoi se gratë provokojnë incidentet më të këqija, që kthehen në dhunë e abuzim seksual.

“Problemi kryesor janë se gratë janë bërë gjithmonë e më provokuese. Sa herë shohim vajza e gra që ecin në rrugë në mënyrë provokuese dhe me rroba të ngushta? Bebet shpesh braktisen, shtëpitë janë të pista, ushqimet të ftohta, rrobat të palara,” shkruan prifti, që e ka vendosur mesazhin e tij në kishën San Terenzo di Lerici.

Kryebashkiaku Marco Caluri, thotë se mesazhi është thellësisht ofendues.

Peshkopi i La Spezia kërkoi që mesazhi të hiqet, duke thënë se ka opinione të papranueshme që shkojnë kundër pozicionit të kishës.

Një raport i OKB arrin në përfundimin se një e treta e femrave në Itali kanë qenë subjekt i dhunës në familje.
(Tema)

Reflektim në ndërrimin e viteve

Ndoshta nuk është mirë, por më duhet ta them, duhet patjetër ta them.
Ne shqiptarët për Vitin e Ri i urojmë njëri-tjetrit gjithë të mirat e mundshme, suksese, shëndet, fat, para, harmoni në familje, paqe, dashuri, jetë, begati.
Pse jo edhe 364 ditët e tjera të vitit?

Pse të quajmë festë ditën kur i urojmë të mirën njëri-tjetrit, a s'mund t'a bëjmë këtë festë çdo ditë?

A thua se e urrejmë njëri-tjetrin edhe pse e kemi quajtur veten me të njëjtin emër.

Përse të huajin ta respektojmë më tepër se njëri-tjetrin? A thua se mjafton fakti i të qenit i huaj, për t'u respektuar?
E nëse respekti qenka një tipar yti dallues, a nuk duhej reflektuar ky tipar edhe me vëllezërit e tu, miqtë, shokët, kolegët, të njohurit??
A thua se ndokush do të mund të na japë respektin e merituar, kur shikon se si për pak respekt, ne shesim edhe njëri-tjetrin, vetveten.
Eshtë nata e ndërrimit të viteve dhe ne të gjithë në heshtje do bëjmë edhe një urim për veten.
Le të urojmë të jemi më mirë nesër, më të mirë me veten, më të mirë me tjetrin, më mirë me njëri-tjetrin!


Shkroi: Stop Injorancës !

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët


Besimtarët të cilët si zë hapësira brenda xhamisë, janë ulur para portës, përgjatë një trotuari të mbuluar me sexhde. Zëri i klerikut dëgjohet përmes tyre deri në rrugë.
Në lutjet e të xhumasë në xhaminë kryesore në Prishtinë, kryeqytetit të Kosovës, nuk ka më vend për të gjithë besimtarët, të cilët kishin ardhur ta dëgjojnë predikimin e imamit.



“Armiqtë e Allahut po e prishin rininë myslimane”, paralajmëron kleriku. Ai përmend alkoolin, drogat dhe ndikimin e rrezikshëm të internetit, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për “të penguar hovin e Islamit”.
“Imoraliteti është në ngritje”, ua kujton, ai dëgjuesve. “Kjo s’duhet lejuar. S’mund t’i mbyllim sytë karshi kësaj dukurie”.
Nuk ka nevojë të ecet shumë larg për të kuptuar shenjat e imoralitetit, të cilit i referohet kleriku. Jo shumë larg nga xhamia, kafeteritë moderne janë të mbushura përplot me të rinj e të reja, të përzier, që pinë kafe e birra.
Aty afër janë përmendoret që tregojnë historinë jo të largët të Kosovës. Një statujë e madhe bronzi e Bill Clintonit, me dorën e ngritur në triumf ose përshëndetje, stolis bulevardin që mban emrin e tij. Ish-presidenti amerikan është hero këtu, i brohoritur për nisjen e avionëve të NATO-s kundër forcave serbe gjatë luftës së vitit 1999.
Një skulpturë tjetër, model gjigant i fjalës angleze “Newborn” [I Porsalindur], feston një gurthemel në procesin e vënë në lëvizje nga ato sulme ajrore të NATO-s – shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Mirënjohja ndaj Shteteve të Bashkuara – dhe aleatëve të saj në fushatën e bombardimeve – mbështet vizionin e këtij territori si komb i lirë në vete. Por, një tjetër pasojë indirekte e atij konflikti tani po shihet me dyshim.
Një lëvizje e rreptë e Islamit po tërheq besimtarët anembanë Kosovës. Rritja e saj është sfiduese ndaj traditave dhe aspiratave të një shoqërie që është përkufizuar më pak nga besimi Islam dhe më fort nga etniciteti shqiptar dhe pro-amerikanizmi.
Të padëgjuar deri në vitin 1999, konservativët dhe fanatikët fetarë janë një grup i vogël, por që po del gjithnjë e më shumë në pah, me ndjekës në gjithë qytetet e mëdha dhe në disa nga pjesët më të varfra të fshatrave.
Zyrtarë të sigurisë i thanë Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) që format më të rrepta të besimit kishin zënë rrënjë pas luftës, duke ndjekur fluksin e organizatave islamike të ndihmave dhe shkollimin e klerikëve vendas në vendet arabe.
Të intervistuar nën kushte anonimiteti, zyrtarë të sigurisë thanë se ata besojnë së deri në 50 000 njerëz në vend, kanë filluar të ndjekin forma më konservative të Islamit.
Nuk ka mënyrë të pavarur të konfirmohet kjo shifër, që përfaqëson një pjesë të vogël të popullsisë së përgjithshme në Kosovë, e llogaritur të jetë rreth 1.8 milion banorë.
Rritja e konservativëve i ka alarmuar kosovarët sekularistë si dhe klerikët e rrymës më të moderuar Islame. Megjithatë, konservatorët gjithashtu ankohen se kundërshtarët e tyre shumë lehtë të gjithë – dhe gabimisht – i akuzojnë ata për lidhje me ekstremistët e dhunshëm.
BIRN-i mund të konfirmojë që disa nga klerikët dhe besimtarët kanë tërhequr vëmendjen e agjencive të brendshme të inteligjencës. Por, nuk ka parë ndonjë dëshmi që të sugjerojë se ata përfaqësojnë ndonjë kërcënimi për sigurinë e vendit.
“Standardet Europiane”
Brezi i ri i konservativëve fetarë thonë se kushtetuta laike e Kosovës diskriminon besimtarët e devotshëm. Ata kanë kritikuar ligjet që e pengojnë shprehjen e Islamit në arsim.
Ata duan edhe lehtësimin e kufizimeve të simboleve fetare në shkollat publike, që i pengojnë vajzat dhe gratë myslimane të mbajnë mbulesë.
Klerikët konservativë po kërkojnë të drejtën e praktikimit të besimit të tyre lirisht. Pasuesit e tyre, ndërkohë, thonë se përballen gjerësisht me diskriminim në shoqëri, veçanërisht në tregun e punës.
“Pas luftës, fillova të mësoja më shumë për Islamin”, thotë një vajzë e re, e cila mbante mbulesë teksa udhëtonte në një autobus lokal të Prishtinës, por e cila nuk pranoi t’i bëhej publik emri.
“Mendoja se jam e lirë nga regjimi serb dhe mund ta praktikoj besimin tim pa frikën e paragjykimit”, thotë ajo. “Por njerëzit prapëseprapë më ngulin sytë për shkak se mbaj mbulesë. Është e vështirë të gjej punë, apo të aplikoj për ndonjë vend pune në sektorin publik, për shkak të mbulesës”.
Megjithatë, ankesat e konservativëve i kanë bezdisur shumë gra me botëkuptim laik.
“Jam myslimane, siç kemi qenë gjithmonë”, thotë Linda, 27-vjeçare e ulur në një kafeteri në qendër të Prishtinës, e cila tregoi vetëm emrin. “Por nuk shkoj në xhami. Jam vërtet e shqetësuar për këtë Islam të ri që erdhi pas luftës”.
“Nuk kishim parë të rinj me mjekra dhe pantallona të shkurta deri atëherë”, thotë ajo, duke iu referuar pamjes dhe veshjes së aplikuar nga shumë besimtarë të formave më strikte të besimit.
Marrëdhënia mes shtetit dhe konservativëve karakterizohet nga pasiguria dhe trazimi. Të dyja palët kanë nxjerrë në tavolinë dispozitat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ose si mbrojtje për pozicionin e vet, ose si pengesë kundër veprimit.
“Nëse dikush thotë se ne kemi liri fetare, kjo nuk është e vërtetë”, thotë Shefqet Krasniqi, kleriku udhëheqës, apo imami, i xhamisë kryesore në Prishtinë. “Ne kërkojmë të njëjtat të drejta që kanë myslimanët në Londër apo ShBA”.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, thotë se shqetësimet lidhur me të drejtat e njeriut i kanë penguar përpjekjet e tij për të frenuar veprimtaritë e fanatikëve të dyshuar islamistë. Ai i tha BIRN-it se është përpjekur të promovojë një ligj kundër “sekteve radikale”, gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër i vendit, nëntë vjet më parë.
Por, ai tha se iu pre rruga nga “ndërkombëtarët” – zyrtarët e misionit të Kombeve të Bashkuara që administroi Kosovën nga viti 1999 deri më 2008.
“I pyeta ata se a do t’i toleronin sektet fetarë të rrezikonin shtetin e tyre. Ata u përgjigjën se këto ishin standardet evropiane”.
Zyrtarët e misionit të OKB-së në Kosovë thonë se në atë kohë nuk ka pasur nevojë për masa të tilla.
“Bazuar në një vlerësim sigurie nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë për atë kohë, nuk ka pasur nevojë për ligje kundër grupeve radikale myslimane”, thotë Olivier Salgado, zëdhënës i misionit.
Behxhet Shala, kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj), tha se rreziku i ekstremizmit është nënvlerësuar nga zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë.
“Ndërkombëtarët janë këtu sot, por do të ikin nesër. Ata po na e lënë bombën e pashpërthyer”, ka thënë Shala për BIRN-in. Sipas tij, varfëria dhe kufijtë lehtë të kalueshëm të Kosovës e bëjnë atë një vend të përshtatshëm për radikalizëm.
Megjithatë, zyrtarët e huaj sugjerojnë që kërcënimet e mundshme të sigurisë të mos mbivlerësohen që të rrezikojnë shkeljen e lirive individuale.
Jean-Francois Fitou, ambasadori francez në Prishtinë, thotë se këto kushte nuk janë unike vetëm për Kosovën. Ai tha se të gjitha kërcënimet e mundshme duhen marrë shumë seriozisht. Por, shtoi se, edhe përgjigja duhet të peshohen kundër çdo dëmi të mundshëm ndaj lirive individuale.
“Është gjë e ndërlikuar. Gjithmonë është çështje balanci”, i tha ai BIRN-it, duke vënë re se edhe Franca – vendi me popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore – kishte provokuar debate të ashpra pas miratimit të ndalimit të bartjes së mbulesës nëpër shkolla.
Rezistimi ndaj “sekularizmit”
Shpërbërja e Jugosllavisë socialiste u shoqërua nga një ringjallje fetare në rajon. Kishat katolike dhe ortodokse në Kroaci e Serbi tani janë më të forta nga ç’ishin para luftërave të viteve 1990-të.
As Kosova s’është përjashtim. Anembanë vendit janë ndërtuar xhami të reja, shpesh të financuara nga donatorë prej vendeve islamike.
Por, ashtu si pjesa tjetër e rajonit, nacionalizmi i ka dhënë formën të shkuarës së afërt, më fort sesa besimit. Popullsia etnike shqiptare, më e madhja në Kosovë, shpesh e shihte veten si pakicë të persekutuar brenda Jugosllavisë së sunduar nga serbët.
Në fund të viteve1990-të, ata në mënyrë masive mbështetën një luftë guerile kundër serbëve. Ndërhyrja e NATO-s i zgjeroi synimet e asaj përpjekjeje dhe bindi shumë shqiptarë se aleatët e tyre më të ngushtë ishin në Washington dhe Bruksel.
Shumica e kosovarëve janë myslimanë dhe praktikojnë një formë të butë të Islamit, me ngjyra nga tradita otomane dhe sufiste mistike. Shumica prej tyre duan ta shohin vendin e vet si një vend laik brenda Bashkimit Europian, ashtu siç është e definuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.
Për ata që nuk shohin ndonjë kontradiktë mes besimit dhe vlerave liberale, shtimi i fanatikëve fetarë është trazues.
“Është e turpshme që të thuhet se kemi radikalë në mesin tonë, sepse shumica e kosovarëve nuk i mbështesin të tillët”, thotë Luljeta Shala, ekonomiste në Prishtinë. “Jemi pro-amerikanë, siç e dinë të gjithë”.
Fanatikët duket se ndikohen më shumë nga interpretimet arabe të besimit, sesa nga traditat osmane, që janë më të zakonshme në Kosovë. Ata shpesh quhen vahabistë apo salafistë, megjithëse shumica e tyre i hedhin poshtë këto etiketime.
Këta terma rrjedhin nga sektet e Arabisë Saudite që janë bërë sinonime të Islamit puritan. Fanatikët priren ta përshkruajnë vetveten si mbrojtës të besimit që i kundërvihen imponimit të sekularizmit “perëndimor” mbi Kosovën.
Fuad Ramiqi, përfaqësues i lëvizjes “Bashkohu”, thotë se grupi i tij favorizon protestat publike dhe rezistencë jo të dhunshme për të theksuar kërkesat e veta. Ata janë ankuar për ndalimin e mbulesës në shkolla, si dhe për rëndësinë që u jepet përmendoreve të krishtera në Prishtinë.
“Ne i kërkojmë klasës politike… të respektojë të drejtat e shumicës myslimane në Kosovë”, i tha ai BIRN-it. “Ata po diskriminojnë shumicën, duke u përpjekur ta paraqesin veten si pro-perëndimorë”.
“S’mund të jetë demokratik një shtet që ma imponon sekularizmin”.
Ramiqi thotë se së pari e konsideron vetveten si mysliman, e pastaj si kosovar. Ai ka luftuar në Bosnjë gjatë viteve 1990-të dhe ishte në bordin e anijes “Mavi Marmara”, e cila u zbulua nga ushtria izraelite në vitin 2010, teksa dërgonte furnizime humanitare te palestinezët në Gaza.
Ramiqi është tejet kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, si dhe ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës. Megjithatë, ai këmbëngul që grupi i tij nuk e pranon dhunën dhe nuk përbën kërcënim për askënd.
“Jemi të kujdesshëm, sepse armiqtë tanë duan të na portretizojnë si faktor destabilizues për rajonin”, thotë ai. “Nuk ka absolutisht asnjë rrezik në dhënien e të drejtës dhe lirisë njerëzve për të praktikuar besimin e tyre fetar”.                                                






http://www.gazetatema.net/web/2012/12/24/shtimi-i-islamisteve-konservative-alarmon-kosovaret/

RESPEKTO MENDIMIN NDRYSHE


Në gjithë këto vite debati dashamirës virtual kam hasur shpesh këshillë-akuzën "Respekto mendimin ndryshe".

Si i thonë një shprehje, nuk ka rëndësi nëse je apo nuk je budalla, kur të gjithë të quajnë të tillë dhe pikërisht si pasojë e përsëritjes së këtyre kritikave në raport të drejtë edhe me ngritjen e tonit, vendosa ta shtjelloj njëherë çështjen komplekse të mendimit ndryshe.

Si fillim nevojitet të shkoqitet njëherë e mirë se ç'është mendimi ndryshe.
Mendim ndryshe trajtohet zakonisht ai mendim që kundërshton një dogmë, një normë, një modë, apo model popullor të menduari.
Por gjithashtu mendim ndryshe mund të konsiderohet me paksa guxim, mendimi i çdokujt prej nesh, pasi është utopike të mendohet që të gjithë, apo një pjese e madhe të jemi dhe të mendojnë njësoj.
Faqja jonë, e cila sot nuk shquhet shumë për numrin e anëtarëve të rregjistruar në të, shquhet për një cilësi tjetër e cila iu mungon pjesës më të madhe të faqeve edhe me numër më të madh anëtarësh, këtu në rrjetin social facebook. Ajo që e dallon është pikërisht gjallëria e saj, aktiviteti i dendur i anëtarëve, larmia e tematikave që trajtohen, barazia e gjinive si dhe amplituda e moshave 18 deri +65 vjeç.
Dhe nëse kjo faqe nuk do t'a kishte respektuar mendimin ndryshe, e para që do të këputej do të ishte pikërisht gjallëria e saj.

Nuk mund të konsiderohet si mendim ndryshe që duhet respektuar fjalori banal, personalizimet, sharjet, kërcënimet, daljet jashtë teme dhe komentet e paargumentuara.

Dhe kjo faqe zakonisht jo vetëm që e respekton mendimin ndryshe, por ajo është vetë mendimi ndryshe.
Dhe si?

Ndryshe në formën sesi shkruhet historia e shqiptarëve në programet tona mësimore dhe sesi ne e trajtojmë.
Ndryshe sa mësohet rreth shqipes dhe ndryshe është vlera që ne i japim.
Ndryshe nga sa respektohet në internet drejtshkrimi, ndryshe nga pikëpamja e inferioritetit me të cilat trajton shqiptari vetveten atje jashtë në realitet. Kjo faqe është vetë një produkt i mendimit ndryshe. I atij mendimi ndryshe të cilin nuk e dëgjoni as në mediat vizive, i atij mendimi ndryshe të cilin as ju nuk keni mundësinë ta shprehni diku.
E si mund të akuzosh për mosrespektim të mendimit ndryshe, pikërisht një faqe që është krijuar për të qenë zëri i mendimit ndryshe?

Por ajo që më ngacmoi më tepër të zgjatem sadopak në lëvrimin e termit "Respekto Mendimin Ndryshe" ishte një handikap që kjo shprehje mbart në vetvete.

Nëse realisht këtu nuk respektohet mendimi ndryshe, atëherë pse vallë ju partizanët e mendimit ndryshe nuk respektoni mendimin tonë ndryshe, për të mos respektuar mendimin tuaj ndryshe?


Shkroi: Stop Injorancës !

Padija, tabutë dhe fanatizmi

Mendja e njeriut është si parashuta, funksionale vetëm në rastet kur është e hapur. Xhejms Djuar

Onomatope në shqip

Nga Rubrika: "Filozofia dhe Madhështia e Shqipes" shkëpusim fjalën "Kërc".

Nga Fjalori i Shqipes lexojmë:
KËRCE f. sh.
1. Ind i fortë dhe i përkulshëm, në ngjyrë të bardhë, që gjendet zakonisht në llapën e veshit, në hundë dhe në kyçet e eshtrave të njeriut e të kafshëve.
2. Shtresa e jashtme dhe e fortë që zë buka ose diçka tjetër kur piqet, kore e hollë; copë e hollë e petës së jashtme të byrekut, të lakrorit etj., e pjekur shumë. Kërce buke (lakrori). I pëlqejnë kërcet.
3. I ngrirë; krejt i ri dhe i pastër, akull. I rrinë rrobat kërce. E ka kostumin kërce. Rrobat kur i nderim në ballkon dhe ngrijnë prej të ftohtit në atë mënyrë saqë po ti prekim ato edhe mund të thyhen.

Me një arsyetim të thjeshtë logjik mundet lehtësisht të kuptojmë se fjala "Kërc" është një onomatope.
Onomatope quhen fjalët e një gjuhë që imitojnë tingujt në natyrë dhe nëse greqishtja ka 4 të tilla, latinishtja 5, gjuha jonë shqipe ka 54 fjalë onomatope (mbase edhe më tepër), që me kaq mjafton për të kuptuar lashtësinë dhe epërsinë e saj mbi gjuhët e mësipërme.

Pra fjala kërc, vjen si emërtim pikërisht prej tingullit që lëshon kërci i veshit kur e prekim me dorë, korja e bukës kur e kafshojmë, apo edhe rrobat e thara kërcu në tel, kur i prekim me duar.

Ç'fjalë të tjera ka formuar fjala "Kërc"?

I rikthehemi sërish fjalorin shqip dhe ndiqni vijën logjike me të cilën shqipja me filozofinë e saj sa të lashtë e natyrale, ka pasuruar vetveten.

- KËRÇANJAR
Pjepër i papjekur.
- KËRCAS
Nxjerr një tingëllim të mprehtë e të thatë që përsëritet disa herë, bën një zhurmë të thatë sikur thyhet një xham, bën krismë; bëj që diçka të nxjerrë tingëllim të tillë. Kërcet dera. Kërcet zjarri (kandili). I kërcasin kockat. Diçka kërciti. Kërcas gishtërinjtë. Kërcas dhëmbët.
- KËRCEJ
Hidhem përpjetë, përpara, prapa ose anash; lëviz duke u hedhur në një drejtim të caktuar. Kërceu i pari. Kërcen me një këmbë (pupthi). Kërcej së larti (së gjati). Kërceu tre hapa larg. Kërceu nga shtrati. Kërcen karkaleci. Kërcen topi. Kërcen kandari. Kërceu mbi kalë.
- KËRCELL
Pjesa kryesore e bimës, në trajtë boshti, që del mbi rrënjë dhe mban degët, gjethet, lulet e frytet. Kërcell i gjatë.
- KËRCËLLIJ
Kërcëllij dhëmbët.
- KËRCËLLIMË
Krismë e mbytur, që ndërpritet dhe përsëritet disa herë;
- KËRCËLLOJ
Përplas një herë ose disa herë dy sende, të cilat nxjerrin një krismë të thatë; cakëlloj; kërcas; çokas. Kërcëlloj dhëmbët. Kërcëlloj gotat.
- KËRCËNIM
Kërcënim me armë.

Si mundet vallë që këtë gjuhë mijëvjeçarësh që u ngjiz dhe u formua në kohët kur njeriu u bë njeri, kjo gjuhë që i mbijetoi të gjitha kohërave, të gjitha sulmeve, të gjitha urdhrave e fermanëve për t'u shuar nga faqja e dheut, ta përdhosim, ta shkërbëjmë kështu, në kohë paqeje?

Shkroi: Stop Injorancës !

Këtu mund të lexoni të gjitha gjetjet tona

Puritanët virtualë


Ditën e Gjykimit, Ditën e Qametit apo ditën e Fundit të Botës në 21 dhjetor 2012-tës, postova për paksa shaka, një foto provokuese me një gjysëm orgji erotike në një shesh publik të populluar, duke pyetur se çfarë do t'iu mbeste peng në rast se vjen realisht fundi i botës.

Sigurisht që fotoja u prit me humor ashtu siç ishte edhe qëllimi, e nuk munguan as komentet "puritane", pavarësisht se faqja jonë nuk mund të vizitohet nga minorenë.
Si pasojë e raportimeve të moralistëve ndaj asaj fotoje (me siguri e kanë raportuar sikur iu ka nxjerrë dikush fytyrën pa i kërkuar leje) fotoja fshihet dhe profili im bllokohet për 3 ditë.

Ajo që më bën përshtypje është sesi vallë kanë guxim këta pseudomoralistë të ankohen, të raportojnë imazhe me përmbajtje erotike, kur vetë janë persona të rritur që lundrojnë në internet me dëshirën e tyre?
Duan të tregojnë që kanë moral mbi të tjerët, apo duan të tregojnë që nuk kanë parë kurrë imazhe erotike më parë?

Eshtë interesante se një Studim i Fundit tregon se vetëm faqja e njohur Youporn, ka marrë 93 miliardë klikime në 6 vitet e fundit. Me 7 miliardë njerëz që ka bota, i bie që një njeri i vetëm (pavarësisht gjinisë) ka parë plot 14 video.

Dhe kjo, vetëm në faqen Youporn, duke mos përfshirë faqet e tjera.

Shkroi: Stop Injorancës !

Të mirë me të gjithë, të këqinj me asnjë?

A mundet të jemi realisht të mirë dhe sa mund të jemi të vërtetë, kur jemi të mirë, me të gjithë?

Stop Injorancës !

Pse gjithë kjo zhurmë e madhe ndaj Fundit të Botës?

Një shpulakë të athtë na e jep autorja franceze Anaïs Nin.
http://youtu.be/ZDN9y2vTdUs