Komuniteti
Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe
Kulturor “SEMA”, organizojnë për të tetin vit radhazi, programin festiv
“Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.
Doja të ftoja
të gjithë besimtarët muslimanë të faqes tonë të na tregojnë cilësitë e
Profetit Muhamed dhe arsyet pse ai sipas tyre është "Krenaria e
Njerëzimit". (S.I)
Sa vota rinore merr Programi i Partisë së Punës së Riorganizuar, i cili përfshin ligjërimin e bimës së kanabisit?
“Të ndërgjegjësojmë komunitetin mbi domosdoshmërinë e licencimit të
kultivimit dhe shitjes për qëllime mjekësore dhe industriale të disa
bimëve që gabimisht janë quajtur droga, si cannabis sativa (kërpi
industrial). Në këtë drejtim duhet të shfrytëzohet praktika
e vendeve të zhvilluara si SHBA, Holanda, Zvicra etj. të cilat prej
kohësh e kanë hequr këtë bimë nga ‘lista e zezë’. Kanabis është një bimë
e njohur për aftësitë e veta kurative, por edhe e mbushur me
bioenergji, gjë e cila nuk i ka leverdisur prej dhjetëra vitesh lobeve
të mëdha të naftës, të cilat kanë financuar edhe ‘deklasimin’ e kësaj
bime, duke shfrytëzuar disa veti të saj halucigjene. Shkenca sot ka
vërtetuar se përdorimi i kanabis për arsye mjekësore është shumë i
dobishëm, ndërsa nuk sjell dëme për organizimin, pasi nuk shkakton
varësi. Madje në qarqet shkencore thuhet haptazi se është duhani ai që
duhet të kriminalizohet për varësinë dhe dëmet që shkakton në organizëm
dhe jo kanabisi”, thuhet në një nga pikat e programit të Partisë së
Punës së Riorganizuar.

Si u bë kështu kjo punë? - tha xhaxhai duke përdredhur musteqet.
Dikur hapnim brekët për të gjetur prapanicën, tani hapin prapanicën për të gjetur brekët...
- Xhaxha, ç'domethënë brekë dhe për çfarë shërbejnë? (S.I)
Sekreti numër 1 i suksesit:
"Kur je vetëm sillu sikur je në mes të të tjerëve dhe kur je në mes të të tjerëve sillu sikur të jesh vetëm".
- Ah, e kuptova. Kur je në mes të të tjerëve fute gishtin në hundë
ashtu siç e fut kur je vetëm dhe kur je vetëm, futja pordhës për qejf,
siç ia fut kur je mes të tjerëve. (S.I)
Ditët
e fundit pas bashkimit të LSI-së me PS-në janë shtuar zërat nga
shoqëria civile për të bojkotuar zgjedhjet, apo siç thonë ndryshe të
protestosh kundra kësaj kaste politikanësh që nuk po mbjell dot shpresë,
vëri kryq të gjithëve, çoje votën tënde kot.
http://www.facebook.com/votobardhe
Sigurisht që zhgënjimi ka kapluar një pjesë të mirë të shoqërisë, por
nuk mund të lejojmë që pikërisht kjo pjesa gri, kjo pjesa shpresëdhënëse
e shoqërisë të humbasë jo vetëm shpresën, por dhe arsyen.
Në
rast se shoqëria jonë do të kishte atë shkallë të lartë ndërgjegjësimi
sa e gjitha si një trup i tërë të bojkotojë zgjedhjet duke i dhënë
kështu një shuplakë të fortë politikës shqiptare dhe vetë sistemit të
kalbur që ajo ka prodhuar, ne nuk do ta kishim tashmë këtë zhgënjim,
këtë politikë që nuk mbjell shpresë.
Por ç'ndodh realisht me anë të këtyre nismave që ftojnë një pjesë të shoqërisë për bojkot zgjedhjesh?
Ndodh pikërisht e kundërta e asaj që kjo nismë kërkon. Militantët do të
votojnë, barktharët do ti marrin ato thasë mielli, të papunët do të
këmbejnë votat me një premtim punësimi...
Duke bojkotuar pjesa më e
arsimuar e shoqërisë, ndodh që të zgjedhë dhe vendosë për të ardhmen e
tyre pikërisht pjesa më e paarsimuar e shoqërisë. Ndodh që të fitojë
zgjedhjet alternativa më e gabuar, të fitojë pushtetin politikani mё
dinak, mё i pamёshirshmi, ai qё ka mё pak rregulla, mё pak skrupuj e
moral.
Ky sistem funksionon me anë të votës dhe vota është arma
e vetme qytetare për të përkrahur apo ndëshkuar. Vota e qytetarit është
kontributi yt në demokraci.
Tё thuash se gjithçka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik.
Në rast se nuk votoni apo e dërgoni votën tuaj të pavlefshme, ju
realisht nuk keni pse ankoheni, nuk keni pse kërkoni ndryshim në 4 vitet
e ardhshme. Kontributi juaj ka qenë fare i thjeshtë: "Votë për
politikën më të gabuar"!
Prandaj e dashur pari intelektuale qytetare, mos BOJ KOT, por BOJKOTO ... Injorancën tënde!
Shkroi: Stop Injorancës
Pasi
u shamë me fis e me farë nxorri dhe më drejtoi pistoletën. Mua, që s'më
mbeti asnjë rrugë tjetër shpëtimi nga ku t'ia mbathja me të katra,
fillova ti përgjërohem me shpresën se do ta prekja në sedër që ta
ndaloja të kryente këtë krim për një motiv kaq banal, sa ç'është
gërvishtja e dy makinave.
Që ta kuptoni më mirë, do duhet ta përjetoni vetë atë emocionin e të pasurit të vdekjes aq pranë dhe tmerrin që të kall tyta e një pistolete TT, drejt jush.
Gjithsesi, fjalët më vinin vetvetiu dhe nisa ti ulëras me një histeri epike si tek ato vajet e grave.
"Si do ta justifikosh këtë vrasje tek prindërit e mi?
"Si do të mund ta falin prindërit e mi të ma marrësh jetën mua, që 4
vjeç më gjetën gjysëm të mbytur në det, 6 vjeç më shtypi makina, 12 vjeç
rashë nga pema dhe ndenja 3 muaj në koma. Jo më larg se para 8 muajsh
jam operuar në veshkë e jam gjysëm njeriu. Si mund t'ia vrasësh fëmijën
që e rritën me kaq mundime?
Si do ta justifikosh tek familja ime këtë vrasje? Oooiiiiii, oiiiiiiiiiiiiii."
Me këto që po thua ti, prindërit e tu do më falenderojnë që të hoqa
qafe, se jo vetëm ua paska ngrirë gjakun, por j'ua paske nxirë dhe jetën
- ma ktheu.
Shkroi: Stop Injorancës !
Efektivat e Policisë Shqiptare, do mund ti ndanim në dy kategori:
a.) Hallexhinj që punojnë për bukën e gojës.
b.) Vagabondë që punojnë për të përligjur harbutërinë e tyre.
Në rreth të kuq Zv/Drejtorit për Sigurinë Publike të Drejtorisë së
Policisë së Qarkut Tiranë, Erzen Breçani, i cili është pezulluar nga
detyra për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të Top Channel-it ndërsa ky i
fundit ishte gjatë kryerjes së detyrës së tij, për informimin e
publikut.
Sot nga ora 12:00 në krah të Kryeministrisë në
përgjigje të këtij rasti të pastër të abuzimit me detyrën dhe pushtetin,
gazetarë, operatorë dhe punonjës të medias kanë lajmëruar organizimin e
një proteste ku ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët e ndershëm
që presin nga Policia të ndalojë dhunën e të ruajë rendin dhe jo të
dhunojë qytetarët si një bandë që paguhet me taksat e qytetarëve.
Shkroi: Stop Injorancës !
Akrepat - Vajza e babushit
E ëmbla foshnje vogël
ti ende s'di gjë
rreth botës së ftohtë jashtë,
je kaq e njomë për të kuptuar
ç'dëshiron "Ai" prej teje sonte.
E gjora çupëzë
nuk ka njeri
kujt mund ti besosh në këtë botë
në errësirën e kësaj nate
ç' po bën ai, është krim.
Nëna jote e mohon
por një problem
e nuhat që nga larg,
ajo s'do të dëgjojë të qash
lutet që bashkë me kohën, do kalojë.
Një oqean heshtjeje
po mbyt zemrën tënde
ajo që kurrë s'duhej të ish'
do të mbesë në errësirë.
E ëmbla foshnje vogël
ti ende s'di gjë
rreth botës së ftohtë jashtë
je kaq e njomë për të kuptuar
ç'dëshiron prej teje ai sonte.
Ajo është vajza e babushit,
vajza e babit, vajza e babushit të saj.
Përktheu: Stop Injorancës !
Të
paktën deri në fund të 2011-së pjesa më e madhe e bashkive nëpër
Shqipëri, ekzekutimin e qenve me çifte natën e kishte praktikë tejet
normale.
Nuk dihet cilat janë arsyet pse respekti ndaj jetës
dhe qenieve të gjalla këto vitet e tranzicionit shkoi përtokë, kur në
kushtetutën e shqiptare të kohës së Zogut ekzistonte edhe një ligj që
dënonte këdo ushtronte dhunë ndaj një qenie të gjallë me ndërgjegje të ulët.
Mjafton një udhëtim nga Tirana drejt Durrësit për të parë se si qentë
rrugaçë shtypen me makina e lihen të dekompozohen në asfalt, pa i bërë
askujt përshtypje.
Realisht, trajtimi i dhunshëm që i bëjmë
këtyre qenve rrugaçë shpreh qartësisht botën tonë shpirtërore, respektin
që kemi ndaj jetës dhe qenieve të gjalla.
Shkroi: Stop Injorancës !
Loja
më e re që do prezantojë Lotaria Austriake është e ashtëquajtura 6 nga
39. Pra, të gjejmë 6 numra nga 39 të mundshmit me një fitore të
garantuar prej 10 milion lekësh.
Sa është probabiliteti
matematikor që një qytetar të gjejë 6 numra nga 39 të tillë?
Kujtojmë se kjo lojë ka hyrë para 1 dekade më parë me emrin "6 nga 45" dhe më vonë shkoi në "6 nga 42".
Si thoshte një matematicient :
"Duke llogaritur propabilitetin për të fituar një lotari, mundësitë
janë pothuajse të barabarta si në rastin kur luan dhe në rastin kur nuk
luan..."
Shkroi: Stop Injorancës !