Thursday, January 10, 2013

RESPEKTO MENDIMIN NDRYSHE


Në gjithë këto vite debati dashamirës virtual kam hasur shpesh këshillë-akuzën "Respekto mendimin ndryshe".

Si i thonë një shprehje, nuk ka rëndësi nëse je apo nuk je budalla, kur të gjithë të quajnë të tillë dhe pikërisht si pasojë e përsëritjes së këtyre kritikave në raport të drejtë edhe me ngritjen e tonit, vendosa ta shtjelloj njëherë çështjen komplekse të mendimit ndryshe.

Si fillim nevojitet të shkoqitet njëherë e mirë se ç'është mendimi ndryshe.
Mendim ndryshe trajtohet zakonisht ai mendim që kundërshton një dogmë, një normë, një modë, apo model popullor të menduari.
Por gjithashtu mendim ndryshe mund të konsiderohet me paksa guxim, mendimi i çdokujt prej nesh, pasi është utopike të mendohet që të gjithë, apo një pjese e madhe të jemi dhe të mendojnë njësoj.
Faqja jonë, e cila sot nuk shquhet shumë për numrin e anëtarëve të rregjistruar në të, shquhet për një cilësi tjetër e cila iu mungon pjesës më të madhe të faqeve edhe me numër më të madh anëtarësh, këtu në rrjetin social facebook. Ajo që e dallon është pikërisht gjallëria e saj, aktiviteti i dendur i anëtarëve, larmia e tematikave që trajtohen, barazia e gjinive si dhe amplituda e moshave 18 deri +65 vjeç.
Dhe nëse kjo faqe nuk do t'a kishte respektuar mendimin ndryshe, e para që do të këputej do të ishte pikërisht gjallëria e saj.

Nuk mund të konsiderohet si mendim ndryshe që duhet respektuar fjalori banal, personalizimet, sharjet, kërcënimet, daljet jashtë teme dhe komentet e paargumentuara.

Dhe kjo faqe zakonisht jo vetëm që e respekton mendimin ndryshe, por ajo është vetë mendimi ndryshe.
Dhe si?

Ndryshe në formën sesi shkruhet historia e shqiptarëve në programet tona mësimore dhe sesi ne e trajtojmë.
Ndryshe sa mësohet rreth shqipes dhe ndryshe është vlera që ne i japim.
Ndryshe nga sa respektohet në internet drejtshkrimi, ndryshe nga pikëpamja e inferioritetit me të cilat trajton shqiptari vetveten atje jashtë në realitet. Kjo faqe është vetë një produkt i mendimit ndryshe. I atij mendimi ndryshe të cilin nuk e dëgjoni as në mediat vizive, i atij mendimi ndryshe të cilin as ju nuk keni mundësinë ta shprehni diku.
E si mund të akuzosh për mosrespektim të mendimit ndryshe, pikërisht një faqe që është krijuar për të qenë zëri i mendimit ndryshe?

Por ajo që më ngacmoi më tepër të zgjatem sadopak në lëvrimin e termit "Respekto Mendimin Ndryshe" ishte një handikap që kjo shprehje mbart në vetvete.

Nëse realisht këtu nuk respektohet mendimi ndryshe, atëherë pse vallë ju partizanët e mendimit ndryshe nuk respektoni mendimin tonë ndryshe, për të mos respektuar mendimin tuaj ndryshe?


Shkroi: Stop Injorancës !

Padija, tabutë dhe fanatizmi

Mendja e njeriut është si parashuta, funksionale vetëm në rastet kur është e hapur. Xhejms Djuar

Onomatope në shqip

Nga Rubrika: "Filozofia dhe Madhështia e Shqipes" shkëpusim fjalën "Kërc".

Nga Fjalori i Shqipes lexojmë:
KËRCE f. sh.
1. Ind i fortë dhe i përkulshëm, në ngjyrë të bardhë, që gjendet zakonisht në llapën e veshit, në hundë dhe në kyçet e eshtrave të njeriut e të kafshëve.
2. Shtresa e jashtme dhe e fortë që zë buka ose diçka tjetër kur piqet, kore e hollë; copë e hollë e petës së jashtme të byrekut, të lakrorit etj., e pjekur shumë. Kërce buke (lakrori). I pëlqejnë kërcet.
3. I ngrirë; krejt i ri dhe i pastër, akull. I rrinë rrobat kërce. E ka kostumin kërce. Rrobat kur i nderim në ballkon dhe ngrijnë prej të ftohtit në atë mënyrë saqë po ti prekim ato edhe mund të thyhen.

Me një arsyetim të thjeshtë logjik mundet lehtësisht të kuptojmë se fjala "Kërc" është një onomatope.
Onomatope quhen fjalët e një gjuhë që imitojnë tingujt në natyrë dhe nëse greqishtja ka 4 të tilla, latinishtja 5, gjuha jonë shqipe ka 54 fjalë onomatope (mbase edhe më tepër), që me kaq mjafton për të kuptuar lashtësinë dhe epërsinë e saj mbi gjuhët e mësipërme.

Pra fjala kërc, vjen si emërtim pikërisht prej tingullit që lëshon kërci i veshit kur e prekim me dorë, korja e bukës kur e kafshojmë, apo edhe rrobat e thara kërcu në tel, kur i prekim me duar.

Ç'fjalë të tjera ka formuar fjala "Kërc"?

I rikthehemi sërish fjalorin shqip dhe ndiqni vijën logjike me të cilën shqipja me filozofinë e saj sa të lashtë e natyrale, ka pasuruar vetveten.

- KËRÇANJAR
Pjepër i papjekur.
- KËRCAS
Nxjerr një tingëllim të mprehtë e të thatë që përsëritet disa herë, bën një zhurmë të thatë sikur thyhet një xham, bën krismë; bëj që diçka të nxjerrë tingëllim të tillë. Kërcet dera. Kërcet zjarri (kandili). I kërcasin kockat. Diçka kërciti. Kërcas gishtërinjtë. Kërcas dhëmbët.
- KËRCEJ
Hidhem përpjetë, përpara, prapa ose anash; lëviz duke u hedhur në një drejtim të caktuar. Kërceu i pari. Kërcen me një këmbë (pupthi). Kërcej së larti (së gjati). Kërceu tre hapa larg. Kërceu nga shtrati. Kërcen karkaleci. Kërcen topi. Kërcen kandari. Kërceu mbi kalë.
- KËRCELL
Pjesa kryesore e bimës, në trajtë boshti, që del mbi rrënjë dhe mban degët, gjethet, lulet e frytet. Kërcell i gjatë.
- KËRCËLLIJ
Kërcëllij dhëmbët.
- KËRCËLLIMË
Krismë e mbytur, që ndërpritet dhe përsëritet disa herë;
- KËRCËLLOJ
Përplas një herë ose disa herë dy sende, të cilat nxjerrin një krismë të thatë; cakëlloj; kërcas; çokas. Kërcëlloj dhëmbët. Kërcëlloj gotat.
- KËRCËNIM
Kërcënim me armë.

Si mundet vallë që këtë gjuhë mijëvjeçarësh që u ngjiz dhe u formua në kohët kur njeriu u bë njeri, kjo gjuhë që i mbijetoi të gjitha kohërave, të gjitha sulmeve, të gjitha urdhrave e fermanëve për t'u shuar nga faqja e dheut, ta përdhosim, ta shkërbëjmë kështu, në kohë paqeje?

Shkroi: Stop Injorancës !

Këtu mund të lexoni të gjitha gjetjet tona

Puritanët virtualë


Ditën e Gjykimit, Ditën e Qametit apo ditën e Fundit të Botës në 21 dhjetor 2012-tës, postova për paksa shaka, një foto provokuese me një gjysëm orgji erotike në një shesh publik të populluar, duke pyetur se çfarë do t'iu mbeste peng në rast se vjen realisht fundi i botës.

Sigurisht që fotoja u prit me humor ashtu siç ishte edhe qëllimi, e nuk munguan as komentet "puritane", pavarësisht se faqja jonë nuk mund të vizitohet nga minorenë.
Si pasojë e raportimeve të moralistëve ndaj asaj fotoje (me siguri e kanë raportuar sikur iu ka nxjerrë dikush fytyrën pa i kërkuar leje) fotoja fshihet dhe profili im bllokohet për 3 ditë.

Ajo që më bën përshtypje është sesi vallë kanë guxim këta pseudomoralistë të ankohen, të raportojnë imazhe me përmbajtje erotike, kur vetë janë persona të rritur që lundrojnë në internet me dëshirën e tyre?
Duan të tregojnë që kanë moral mbi të tjerët, apo duan të tregojnë që nuk kanë parë kurrë imazhe erotike më parë?

Eshtë interesante se një Studim i Fundit tregon se vetëm faqja e njohur Youporn, ka marrë 93 miliardë klikime në 6 vitet e fundit. Me 7 miliardë njerëz që ka bota, i bie që një njeri i vetëm (pavarësisht gjinisë) ka parë plot 14 video.

Dhe kjo, vetëm në faqen Youporn, duke mos përfshirë faqet e tjera.

Shkroi: Stop Injorancës !

Të mirë me të gjithë, të këqinj me asnjë?

A mundet të jemi realisht të mirë dhe sa mund të jemi të vërtetë, kur jemi të mirë, me të gjithë?

Stop Injorancës !

Pse gjithë kjo zhurmë e madhe ndaj Fundit të Botës?

Një shpulakë të athtë na e jep autorja franceze Anaïs Nin.
http://youtu.be/ZDN9y2vTdUs

Fundi i botës !

Për arsye të një defekti teknik të paparashikuar, shtyhet për një kohë tjetër të pacaktuar fundi i botës.
Ju kërkojmë ndjesë për për keqfunksionimin dhe ju premtojmë që në të ardhmen do të jemi më korrektë. Stop Injorancës !

Mendimi dhe veprimi

Eshtë e tmerrshme kur çdo nismë mbetet tek fjalët, por më tragjikja vjen kur as fjalë nuk gjen dot më.

Stop Injorancës !

Ciu-ciu në Twiter dhe ham-ham në Facebook


Të dy liderët e Partive Politike më të mëdha në Shqipëri, duke parë se elektorati i tyre është arrratisur, (përjashtojmë këtu militantët apo qytetarët që detyrohen t'i ndjekin nga pas çdo miting për të ruajtur apo fituar një vend pune), zgjodhën që të shpërngulin vetveten dhe propagandën e tyre pikërisht në zemrën e rrjeteve sociale, atje ku të rinjtë humbasin kohën e mendjen, larg politikës.
Nëse në shumë vende me demokraci të njomë si kjo e jona, rrjetet sociale u kthyen në mjete që i shërbyen krijimit të tubimeve, protestave të dhunshme, organizatave e grupimeve që çuan deri në rrëzimin e qeverive një e nga një, në Shqipëri edhe rrjetet sociale virtuale janë kthyer në makineri propagandistike që rekrutojnë militantë e viktima të retorikës politike.

Ndryshe nga qytetarët, këta liderë e paguajnë marketingun në Facebook për të përhapur sa më shumë mizerjen e tyre .
Po si?
Me lekët e tua o popull...

Shkroi: Stop Injorancës !

Shkronja “ë” që ti s’e vë


- Shkresat zyrtare, titrat e lajmeve, lajmërimet publike e kanë zhdukur shkronjën “ë”
- Shqipëria në moshën e internetit as dhe një tastierë me gjithë shkronjat e alfabetit shqip nuk e ka akoma.

Dokumentet zyrtarë që paraqesin ministritë dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë nuk ndjekin rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Prej kohësh vihet re mungesa e shkronjës “ë” duke mos respektuar kështu “Kongresin e Manastirit”, kongresin e gjuhës shqipe.
Informacione të shumta që u serviren qytetarëve shqiptarë kanë një mungesë të theksuar të shkronjës “ë”. Ndonjëherë ajo nuk duket fare, thua se alfabeti shqip ka 35 shkronja.
Kultura e gjuhës së këtyre dokumenteve zyrtare shpreh qartë edhe kulturën e këtyre institucioneve për të bërë politikë.

Po cilat janë shkaqet që përzënë shkronjë “ë” nga alfabeti i shqipes?
Shumica do të mendojë se teknologjia ka ndikuar më së shumti në theksimin e këtij problemi. Nëse ne nuk dërgojmë mesazhe elektronike me “ë”, kjo nuk do të thotë që institucionet shtetërore kanë të drejtën të veprojnë me gjuhën shqipe njëlloj.

Zhvillimi i teknologjisë, për profesorin e gjuhësisë Rami Memushaj, nuk është një justifikim për të këtë shkelje që po i bëhet gjuhës shqipe.

Luela Myftari - Shekulli