Në gjithë këto vite debati dashamirës virtual kam hasur shpesh këshillë-akuzën "Respekto mendimin ndryshe".
Si i thonë një shprehje, nuk ka rëndësi nëse je apo nuk je budalla, kur
të gjithë të quajnë të tillë dhe pikërisht si pasojë e përsëritjes së
këtyre kritikave në raport të drejtë edhe me ngritjen e tonit, vendosa
ta shtjelloj njëherë çështjen komplekse të mendimit ndryshe.
Si fillim nevojitet të shkoqitet njëherë e mirë se ç'është mendimi ndryshe. Mendim ndryshe trajtohet zakonisht ai mendim që kundërshton një dogmë, një normë, një modë, apo model popullor të menduari.
Por gjithashtu mendim ndryshe mund të konsiderohet me paksa guxim,
mendimi i çdokujt prej nesh, pasi është utopike të mendohet që të
gjithë, apo një pjese e madhe të jemi dhe të mendojnë njësoj. Faqja
jonë, e cila sot nuk shquhet shumë për numrin e anëtarëve të
rregjistruar në të, shquhet për një cilësi tjetër e cila iu mungon
pjesës më të madhe të faqeve edhe me numër më të madh anëtarësh, këtu në
rrjetin social facebook. Ajo që e dallon është pikërisht gjallëria e
saj, aktiviteti i dendur i anëtarëve, larmia e tematikave që trajtohen,
barazia e gjinive si dhe amplituda e moshave 18 deri +65 vjeç. Dhe nëse kjo faqe nuk do t'a kishte respektuar mendimin ndryshe, e para që do të këputej do të ishte pikërisht gjallëria e saj.
Nuk mund të konsiderohet si mendim ndryshe që duhet respektuar fjalori
banal, personalizimet, sharjet, kërcënimet, daljet jashtë teme dhe
komentet e paargumentuara.
Dhe kjo faqe zakonisht jo vetëm që e respekton mendimin ndryshe, por ajo është vetë mendimi ndryshe. Dhe si? Ndryshe në formën sesi shkruhet historia e shqiptarëve në programet tona mësimore dhe sesi ne e trajtojmë. Ndryshe sa mësohet rreth shqipes dhe ndryshe është vlera që ne i japim.
Ndryshe nga sa respektohet në internet drejtshkrimi, ndryshe nga
pikëpamja e inferioritetit me të cilat trajton shqiptari vetveten atje
jashtë në realitet. Kjo faqe është vetë një produkt i mendimit ndryshe. I
atij mendimi ndryshe të cilin nuk e dëgjoni as në mediat vizive, i atij
mendimi ndryshe të cilin as ju nuk keni mundësinë ta shprehni diku.
E si mund të akuzosh për mosrespektim të mendimit ndryshe, pikërisht
një faqe që është krijuar për të qenë zëri i mendimit ndryshe?
Por ajo që më ngacmoi më tepër të zgjatem sadopak në lëvrimin e termit
"Respekto Mendimin Ndryshe" ishte një handikap që kjo shprehje mbart në
vetvete. Nëse realisht këtu nuk respektohet mendimi ndryshe,
atëherë pse vallë ju partizanët e mendimit ndryshe nuk respektoni
mendimin tonë ndryshe, për të mos respektuar mendimin tuaj ndryshe?
Nga Rubrika: "Filozofia dhe Madhështia e Shqipes" shkëpusim fjalën "Kërc".
Nga Fjalori i Shqipes lexojmë: KËRCE f. sh.
1. Ind i fortë dhe i përkulshëm, në ngjyrë të bardhë, që gjendet
zakonisht në llapën e veshit, në hundë dhe në kyçet e eshtrave të
njeriut e të kafshëve. 2. Shtresa e
jashtme dhe e fortë që zë buka ose diçka tjetër kur piqet, kore e hollë;
copë e hollë e petës së jashtme të byrekut, të lakrorit etj., e pjekur
shumë. Kërce buke (lakrori). I pëlqejnë kërcet. 3. I ngrirë; krejt i
ri dhe i pastër, akull. I rrinë rrobat kërce. E ka kostumin kërce.
Rrobat kur i nderim në ballkon dhe ngrijnë prej të ftohtit në atë mënyrë
saqë po ti prekim ato edhe mund të thyhen.
Me një arsyetim të thjeshtë logjik mundet lehtësisht të kuptojmë se fjala "Kërc" është një onomatope.
Onomatope quhen fjalët e një gjuhë që imitojnë tingujt në natyrë dhe
nëse greqishtja ka 4 të tilla, latinishtja 5, gjuha jonë shqipe ka 54
fjalë onomatope (mbase edhe më tepër), që me kaq mjafton për të kuptuar
lashtësinë dhe epërsinë e saj mbi gjuhët e mësipërme.
Pra
fjala kërc, vjen si emërtim pikërisht prej tingullit që lëshon kërci i
veshit kur e prekim me dorë, korja e bukës kur e kafshojmë, apo edhe
rrobat e thara kërcu në tel, kur i prekim me duar.
Ç'fjalë të tjera ka formuar fjala "Kërc"?
I rikthehemi sërish fjalorin shqip dhe ndiqni vijën logjike me të cilën
shqipja me filozofinë e saj sa të lashtë e natyrale, ka pasuruar
vetveten.
- KËRÇANJAR Pjepër i papjekur. - KËRCAS
Nxjerr një tingëllim të mprehtë e të thatë që përsëritet disa herë, bën
një zhurmë të thatë sikur thyhet një xham, bën krismë; bëj që diçka të
nxjerrë tingëllim të tillë. Kërcet dera. Kërcet zjarri (kandili). I
kërcasin kockat. Diçka kërciti. Kërcas gishtërinjtë. Kërcas dhëmbët. - KËRCEJ
Hidhem përpjetë, përpara, prapa ose anash; lëviz duke u hedhur në një
drejtim të caktuar. Kërceu i pari. Kërcen me një këmbë (pupthi). Kërcej
së larti (së gjati). Kërceu tre hapa larg. Kërceu nga shtrati. Kërcen
karkaleci. Kërcen topi. Kërcen kandari. Kërceu mbi kalë. - KËRCELL Pjesa kryesore e bimës, në trajtë boshti, që del mbi rrënjë dhe mban degët, gjethet, lulet e frytet. Kërcell i gjatë. - KËRCËLLIJ Kërcëllij dhëmbët. - KËRCËLLIMË Krismë e mbytur, që ndërpritet dhe përsëritet disa herë; - KËRCËLLOJ
Përplas një herë ose disa herë dy sende, të cilat nxjerrin një krismë
të thatë; cakëlloj; kërcas; çokas. Kërcëlloj dhëmbët. Kërcëlloj gotat. - KËRCËNIM Kërcënim me armë.
Si mundet vallë që këtë gjuhë mijëvjeçarësh që u ngjiz dhe u formua në
kohët kur njeriu u bë njeri, kjo gjuhë që i mbijetoi të gjitha kohërave,
të gjitha sulmeve, të gjitha urdhrave e fermanëve për t'u shuar nga
faqja e dheut, ta përdhosim, ta shkërbëjmë kështu, në kohë paqeje?
Ditën
e Gjykimit, Ditën e Qametit apo ditën e Fundit të Botës në 21 dhjetor
2012-tës, postova për paksa shaka, një foto provokuese me një gjysëm
orgji erotike në një shesh publik të populluar, duke pyetur se çfarë do
t'iu mbeste peng në rast se vjen realisht fundi i botës.
Sigurisht që fotoja u prit me humor ashtu siç ishte edhe qëllimi, e nuk munguan as komentet "puritane", pavarësisht se faqja jonë nuk mund të vizitohet nga minorenë.
Si pasojë e raportimeve të moralistëve ndaj asaj fotoje (me siguri e
kanë raportuar sikur iu ka nxjerrë dikush fytyrën pa i kërkuar leje)
fotoja fshihet dhe profili im bllokohet për 3 ditë.
Ajo që më
bën përshtypje është sesi vallë kanë guxim këta pseudomoralistë të
ankohen, të raportojnë imazhe me përmbajtje erotike, kur vetë janë
persona të rritur që lundrojnë në internet me dëshirën e tyre? Duan të tregojnë që kanë moral mbi të tjerët, apo duan të tregojnë që nuk kanë parë kurrë imazhe erotike më parë?
Eshtë interesante se një Studim i Fundit tregon se vetëm faqja e njohur
Youporn, ka marrë 93 miliardë klikime në 6 vitet e fundit. Me 7
miliardë njerëz që ka bota, i bie që një njeri i vetëm (pavarësisht
gjinisë) ka parë plot 14 video.
Dhe kjo, vetëm në faqen Youporn, duke mos përfshirë faqet e tjera.
Për arsye të një defekti teknik të paparashikuar, shtyhet për një kohë tjetër të pacaktuar fundi i botës. Ju kërkojmë ndjesë për për keqfunksionimin dhe ju premtojmë që në të ardhmen do të jemi më korrektë. Stop Injorancës !
Të
dy liderët e Partive Politike më të mëdha në Shqipëri, duke parë se
elektorati i tyre është arrratisur, (përjashtojmë këtu militantët apo
qytetarët që detyrohen t'i ndjekin nga pas çdo miting për të ruajtur apo
fituar një vend pune), zgjodhën që të shpërngulin vetveten dhe
propagandën e tyre pikërisht në zemrën e rrjeteve sociale, atje ku të
rinjtë humbasin kohën e mendjen, larg politikës. Nëse
në shumë vende me demokraci të njomë si kjo e jona, rrjetet sociale u
kthyen në mjete që i shërbyen krijimit të tubimeve, protestave të
dhunshme, organizatave e grupimeve që çuan deri në rrëzimin e qeverive
një e nga një, në Shqipëri edhe rrjetet sociale virtuale janë kthyer në
makineri propagandistike që rekrutojnë militantë e viktima të retorikës
politike.
Ndryshe nga qytetarët, këta liderë e paguajnë marketingun në Facebook për të përhapur sa më shumë mizerjen e tyre . Po si? Me lekët e tua o popull...
- Shkresat zyrtare, titrat e lajmeve, lajmërimet publike e kanë zhdukur shkronjën “ë” - Shqipëria në moshën e internetit as dhe një tastierë me gjithë shkronjat e alfabetit shqip nuk e ka akoma.
Dokumentet zyrtarë që paraqesin ministritë dhe institucionet e
Republikës së Shqipërisë nuk ndjekin rregullat e drejtshkrimit të gjuhës
shqipe. Prej kohësh vihet re mungesa e shkronjës “ë” duke mos respektuar kështu “Kongresin e Manastirit”, kongresin e gjuhës shqipe.
Informacione të shumta që u serviren qytetarëve shqiptarë kanë një
mungesë të theksuar të shkronjës “ë”. Ndonjëherë ajo nuk duket fare,
thua se alfabeti shqip ka 35 shkronja. Kultura e gjuhës së këtyre dokumenteve zyrtare shpreh qartë edhe kulturën e këtyre institucioneve për të bërë politikë.
Po cilat janë shkaqet që përzënë shkronjë “ë” nga alfabeti i shqipes?
Shumica do të mendojë se teknologjia ka ndikuar më së shumti në
theksimin e këtij problemi. Nëse ne nuk dërgojmë mesazhe elektronike me
“ë”, kjo nuk do të thotë që institucionet shtetërore kanë të drejtën të
veprojnë me gjuhën shqipe njëlloj.
Zhvillimi i teknologjisë,
për profesorin e gjuhësisë Rami Memushaj, nuk është një justifikim për
të këtë shkelje që po i bëhet gjuhës shqipe.