Saturday, November 21, 2009

“Udhëtarë nga e ardhmja mund të vijnë brenda pak javësh”

Udhëtarët e parë në kohë nga e ardhmja mund të vijnë në tokë brenda pak javësh, - thonë shkencëtarët rusë. Fizikanë nga mbarë bota po presin me padurim nisjen e eksperimentit 4.65 miliardë dollarësh të Përshpejtuesit të Madh në CERN të Zvicrës, përplasësit më të fuqishëm të atomeve që është ndërtuar ndonjëherë, i cili pritet të hedh dritë të re mbi fuqinë e njësive nënatomike në kozmos dhe mund të riprodhojë kushtet që datojnë afër krijimit me anë të Bing Bang-ut.

Profesoreshë Irina Arefeva dhe doktor Igor Volovich, fizikanë matematike në Institutin e Matematikës “Steklov” në Moskë, mendojnë se eksperimenti i shumëpritur i CERN-it, qendra evropiane e fizikës nënatomike afër Gjenevës në Zvicër, mund të kthehet në makinerinë e parë të udhëtimit në kohë që është prodhuar ndonjëherë, thotë revista “Shkencëtari i ri”.



Debutimi i këtij eksperimenti në fillim të verës mund të shndërrohet në një moment historik, pasi udhëtimi në kohë është i mundur (nëse është i mundur) aq pas sa çasti i krijimit të makinës së parë të udhëtimit në kohë.

Kjo do të thotë se viti 2009 mund të kthehet në vitin Zero për udhëtimin në kohë, thonë ata. Udhëtimi në Kohë lindi si ide nga kolegu i Albert Einstein-it, Kurt Godel, i cili përdori teorinë e relativitetit të Einstein-it për të treguar se udhëtimi në kohë është i mundur.

Prej çastit të hedhjes së kësaj ideje në vitin 1949, fizikanë të njohur kanë argumentuar kundër kësaj teorie, pasi ajo nuk përputhet me idetë e shkakut dhe pasojës dhe krijon paradokse të tipit: një udhëtar në kohë mund të kthehet pas dhe të vrasë gjyshin e tij, pa të cilin ai nuk do të kishte lindur. Por, gjashtëdhjetë vjet më pas, nuk ekziston asnjë arsye e fortë se përse udhëtarët në kohë nuk mund të lënë pa punë historianët.

Por, dy shkencëtarët rusë argumentojnë se kur energjia e Përshpejtuesit të Madh përqendrohet në një element nënatomik, me madhësinë e një të biliardës së një mushkonje, ajo mund të krijojë gjëra të çuditshme në krijimin e universit, që është një përzierje e hapësirës me kohën që shkencëtarët e quajnë hapësirë-kohë.

Teksa graviteti i Tokës mund të krijojë ndryshime të vogla dhe të buta në hapësirë-kohë, energjia e Përshpejtuesit të Madh mund të ndryshojë aq shumë kohën saqë ajo të rikthehet në gjendje të mëparshme. Ky kthim është i njohur për fizikanët si “lakoret e mbyllura të kohës” dhe duhet që, të paktën në teori, të vizitojmë të paktën disa momente të së kaluarës.

Kjo skemë e ka origjinën e vet në vitin 1988, kur profesor Kip Thorne dhe kolegët e tij në Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë, të vendosur në Pasadena, vërtetuan se “vrimat depërtuese” (një teori e pranuar gjerësisht në fizikë, sipas së cilës vrimat depërtuese janë një kalim i shkurtër mes hapësirës dhe kohës në atë që shkencëtarët quajnë hapësirë-kohë) ose tunelet ndërmjet kohë-hapësirës mund të lejojnë udhëtimin në kohë. Kjo skemë u bë mjaft e njohur nga Carl Sagan, i cili e përfshiu si ide në librin e vet, që më pas u bë edhe film, me titullin “Kontakt”.

Profesoreshë Arefeva dhe doktor Volovich mendojnë se Përshpejtuesi i Madh mund të krijojë vrima depërtuese dhe si pasojë të lejojë një formë udhëtimi në kohë. “Ne arritëm në përfundimin se lakoret e mbyllura të kohës dhe vrimat depërtuese mund të jenë gjithashtu një pasojë e përplasjes së elementeve nënatomikë”, - thotë profesoreshë Arefeva.



Megjithatë, ka sërish një sërë pengesash për mundësitë e kësaj hipoteze. Më e rëndësishmja ndër to është fakti se këto janë thjesht vrima shumë të vogla depërtuese, aq të vogla saqë vetëm elementet nënatomike janë mjaftueshëm të vogla sa të mund të udhëtojnë në to.

Dy shkencëtarët rusë i thanë gazetës britanike “The Daily Telegraph” (Dhë deilli telegraf – Telegrafi ditor) se pyetja nëse udhëtimi nënatomik në kohë nëpërmjet Përshpejtuesit të Madh do të hapte rrugën për udhëtimin në kohë të objekteve të madhësisë së njeriut “është një pyetje e thellë dhe interesante”, porse theksuan se “këto probleme, por edhe një sërë problemesh të tjera, kanë nevojë për hetim të thelluar shkencor dhe nuk mund të marrin përgjigje të thjeshtë dhe të shpejtë”.

“Ndoshta ajo që mund të shpresojmë më shumë e që mund të realizohet nga Përshpejtuesi i Madh, është që ai të tregojë a të vërtetojë një shenjë sado të vogël të ekzistencës së vrimave depërtuese”, - thotë doktor Volovich. Nëse një pjesë e energjisë e krijuar nga përplasja e elementeve nënatomike të Përshpejtuesit të Madh humbet, ajo mund të shkaktohet nga krijimi i vrimave depërtuese, që do të thotë se përplasja ka krijuar elementë që kanë udhëtuar në kohë nëpërmjet këtyre vrimave.

Një tjetër pikë interesante dhe e rëndësishme deri tani për konceptin e vrimave depërtuese është gjetja e llojeve të materialeve të panjohura ose të përdorura për arsye të tjera, që fare mirë mund t`i quajmë ekzotike, të cilat do të jenë të afta që të mbajnë grykën e vrimës depërtuese të hapur për udhëtimin në kohë.



“Energjia e zezë, një forcë misterioze kundër gravitetit, që mendohet se është elementi kryesor përbërës i hapësirës, mund të jetë pikërisht ajo që nevojitet për të mbajtur hyrjen në një vrimë depërtuese të hapur, të paktën sipas një prej teorive të shumta dhe shpeshherë kontradiktore për natyrën e ekzistencës dhe ndryshimit të vrimave depërtuese, që quhet energjia fantazmë”, - thonë dy shkencëtarët rus.

Nëse gjatë këtij viti, një përzierje e çuditshme e elementëve nënatomike që përplasen me njëri-tjetrin dhe e energjisë fantazmë krijon vrimat depërtuese në Gjenevë të Zvicrës, qytetërimi i zhvilluar i së ardhmes që ne nuk e njohim, mund ta gjejë këtë datë në librat e tyre të historisë, ta shënojë dhe ta piketojë këtë moment dhe të gjejë shansin nëpërmjet avantazhit të teknologjisë për të na vizituar, sipas shkencëtarëve.

“Faktet empirike të mbledhura nga vite punë vijojnë të na lejojnë të themi se energjia fantazmë ekziston”, - thotë Robert Caldwell, një fizikan në Kolegjin e Dartmuthit në Hanover të Nju Hempshajërit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Për sa u përket spekulimeve të bëra nga profesoreshë Arefeva dhe doktor Volovich për mundësinë e prodhimit të elementëve të nevojshëm të makinës së udhëtimit në kohë nëpërmjet Përshpejtuesit të Madh, uf...!”, - thotë ai.

Një tjetër shkencëtar i madh në botën e fizikës, që beson se udhëtimi në kohë është i mundshëm, profesor David Deutsch, i Universitetit të Oksfordit në Angli, Mbretëria e Bashkuar, komenton: “Është spekulative deri në ekstrem, por jo e pamundur. Për një sërë arsyesh unë nuk mendoj se mekanizmi që dy profesorët rusë propozojnë, do të funksionojë (thënë ndryshe që do të prodhojë një rrugëkalim për udhëtarët nga e ardhmja që të na vizitojnë), edhe sikur spekuluesit të kenë të drejtë”, - thotë ai për gazetën “The Daily Telegraph”.

Doktor Brian Cox, i Universitetit të Mançesterit në Angli në Mbretëri të Bashkuar shton në komentin e profesor Deutsch-it se kjo fuqi mund të mos jetë aq e madhe sa e parashikojnë profesoreshë Arefeva dhe doktor Volovich në hipotezën e tyre.



“Energjia e miliarda rrezeve kozmike, qofshin këto diellore apo jo, që kanë gjuajtur dhe vijojnë të gjuajnë atmosferën e planetit tonë për më shumë se pesë miliardë vite janë shumë herë më të mëdha sesa ato që mendohet se do të krijojë Përshpejtuesi i Madh e kështu, në bazë të logjikës së propozuar nga dy shkencëtarët rusë, udhëtarët e kohës duhet të na kenë vizituar disa herë e të jenë ndërmjet nesh akoma edhe tani, - thotë doktor Koks nga Universiteti i Mançesterit. – Nëse këto vrima depërtuese shfaqen, unë personalisht do të ha kapelen që më kanë dhënë gjatë ditëlindjes sime të parë, përpara sesa të ma japin”.

Standart

Gjysma e nxënësve dhunohen nga mësuesit

Mësuesit e vendosin qetësinë në klasë me shkopin e gjeografisë. Që, në fakt është vetëm një nga mjetet ndihmëse të shkollës shqiptare, por që shërben jo vetëm për të treguar relievet dhe pozicionet gjeografike të një vendi, por edhe për "t'u mbyllur gojën nxënësve të padisiplinuar".

E nëse nuk të bën përshtypje as "paraleli" që të ka lënë në trup shkopi i gjeografisë, atëherë nisin kërcënimet me notën. Dhe jo pak, por mbi 50% e nxënësve të sistemit arsimor parauniversitar në vendin tonë deklarojnë se mësuesit ushtrojnë dhunë sistematikisht mbi ta, që fillon me të bërtitura e të shara, e përfundon me goditje me sende të forta. Studimi i realizuar nga fondacioni "Mbroni fëmijët" jep shifra edhe më alarmante për zonat rurale. Ndërsa ata sugjerojnë vendosjen e një numri telefoni falas, ku nxënësit të denoncojnë mësuesit e dhunshëm dhe për çdo rast çështja t'u kalojë organeve të Drejtësisë.



Studimi

"Kush të do, të rreh", - thotë një shprehje popullore shumë e përhapur në vendin tonë dhe që me sa duket mësuesit tanë e zbatojnë shumë mirë. Vetëm pak muaj pas një studimi të bërë nga UNICEF-i, një tjetër fondacion publikon shifra alarmante të dhunës nëpër institucionet tona arsimore, sipas të cilit nxënësit dhunohen sistematikisht nga mësuesit e tyre. Fondacioni "Mbroni fëmijët", pas studimit të bërë në shkollat e 13 rretheve të vendit, citon se shkaqet e kësaj sjelljeje të dhunshme nga ata që në fakt duhet t'i mësojnë fëmijët se si të sillen, janë nga më të ndryshmet. Por, në krye të listës është mosbindja e nxënësit ndaj detyrave që i ka lënë mësuesi apo dhe bisedat e tyre gjatë orëve të mësimit. Gjithashtu, edhe ardhja me vonesë në shkollë, përtypja e çamçakëzit, mospërgatitja për orën e mësimit, mosveshja e uniformës së shkollës, mund të jetë shkak për dhunën e mësuesve. Në raportin "Dhuna ndaj fëmijëve në shkollë", publikuar nga fondacioni "Save the children" (Mbroni fëmijët), thuhet se mësuesit nuk ngurrojnë të godasin fëmijët me të gjitha mënyrat. Më e shpeshtë është dhuna psikologjike, që nis me fyerje, të bërtitura, vlerësim me nota të ulëta dhe detyrim i nxënësit të qëndrojë në klasë pas mësimit. Ndërsa kur mësuesi përballet me rezistencën e nxënësit, ndaj tij ushtrohet dhunë fizike, që fillon me shkulje flokësh, veshësh, goditje me shpullë, madje edhe me grusht, shkelma e deri në sende të forta. Madje, kjo e fundit duket se është edhe forma më e përhapur e dhunës, pasi sipas të njëjtit raport, 38.2 % e nxënësve pohojnë se e kanë provuar së paku një herë goditjen me sende të forta në trup. Djemtë duket se janë më të prekur nga ndëshkimet, ndërsa vajzat më të ekspozuara ndaj ngacmimeve seksuale.



Fondacionet në mbrojtje të fëmijëve propozojnë vendosjen e një numri telefoni ku ata mund të denoncojnë falas rastet e dhunës nga mësuesit e tyre. Për çdo rast shkeljeje, çështja duhet t'i kalojë organeve të Drejtësisë.

G. Shqiptare

Fëmijë pa fëmijëri

Nëse mund të bëhet një akuzë e vetme, pra vetëm një, për këto vite të tranzicionit, ajo është: Ju prindër të fëmijëve pa fëmijëri!

Dhe pas kësaj mund të shtosh sa pikëçuditëse të duash, fjalia dhe domethënia e saj i mban. Provuam gjithçka gjatë këtyre 20 viteve, çaste të larta e çaste të ulëta, ndjenjën e fitores e të humbjes, të pasurisë e të varfërisë, të pushtetit e të bindjes. Pra, provuam gjithçka që mund të provohet në demokraci. Veç një gjë nuk arritëm të bënim. Nuk qullosëm asgjë lidhur me fëmijët. Ndoshta këtu mund të gabohemi, sepse nuk po flasim për fëmijët personalë, të ushqyer e të veshur si agallarë të vegjël, me celularë e xbox-a si bejlerë, mbi peshë e mbi timonë makinash. Po flasim për fëmijërinë, për përvojën më të bukur të njeriut. Për atë moshë që duhet jetuar me hare e pa kokëçarje. Dhe këtu nuk kemi ditur se ç’kemi bërë.



Askush nuk të jep dot përgjigje përse shteti shqiptar është një nga shtetet më armiqësorë me fëmijët. Përse shoqëria shqiptare është një nga shoqëritë më armiqësore me fëmijët. Përse fëmijët shqiptarë nuk qeshin si bashkëmoshatarët e tyre evropianë, po veç zihen e rrihen. Përse mbajnë nga një çantë 10 kilëshe në kurriz, që siç e marrin e sjellin.

Përse jetojnë në shkolla-garnizone ku bëhet vetëm mësim, po ku nuk mësohet asgjë që ka lidhje me jetën. Ku prodhohen diploma, po jo qytetarë.

Në këtë pikë ka shumë për të thënë. Po pyetja e madhe është: Ku mund t’i gjejmë sot fëmijët shqiptarë, pra ku mund t’i takojmë? Ndoshta poshtë pallatit, në rrekjen e mundimshme për të mos vdekur të shtypur nga makinat. Po tjetër? Askund. Fëmijët nuk kanë mjediset e tyre ku mund të bubërrojnë. Dhe bëhet fjalë për fëmijët tanë, ata të vërtetët, jo për histori me turistë kinezë.

Por fakti është më pak i dhimbshëm se sa mendja që e ka prodhuar. Ajo mendje e shkretuar ndjenjash, e mbrujtur me halle e dhembje të pakufi, që sheh veç të rrëmbejë e të mos lërë gjë në këmbë, që po kujdeset ndonjëherë që stërstërnipërit të jenë zengjinë në lëndë, po të varfër në shpirt. Ajo mendje që sheh po që nuk vëren asgjë. Ajo mendje që kurrë nuk është ngritur në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, të fëmijëve të rrahur, të trembur, pa botë.

S’ka si të jetë ndryshe kur të gjithë kemi sy në ballë dhe i mbajmë mbyllur gjatë gjithë kohës. Si nuk e vuri re askush që fëmijët tanë nuk këndojnë. Ndoshta po gabohemi, sepse zëra fëminorë kemi dëgjuar.

Po çfarë këndojnë?

Këndojnë këngë për të rritur; shohin filma për të rritur; sillen si të rritur, shkurt janë gjithçka që mund të jenë veçse fëmijë jo. Dy nga televizionet kryesore, dinosaurë të vërtetë të medias, me peshë të madhe në jetën publike të shndërruar në jetë mediatike, sot po bëjnë terror fëminor. S’ka se si të jetë ndryshe kur një fëmijë dhjetë vjeç këndon duke shqyer zërin: “mos qaj për vdekjen o njeri”. Kur këngët e dashurisë së rraskapitur zënë vend në gojë fëmijësh që duhet të këndojnë veç këngë engjëjsh. Dhe kur prindër të paditur që i veshin fëmijët si të ishin prostituta të vogla, duartrokasin dhe e çojnë buzën veshmëvesh. Janë vënë në garë fëmijët, kush e kush të këndojë këngën më skandaloze, të projektuar për zëra specialë, dhe jo për grykë të bardha, për zëra të bardhë, për zëra të amshuar. Duan të zbulojnë talente apo duan thjesht të shfrytëzojnë fëmijët? Historia njerëzore ka njohur shumë raste kur fëmijët janë përdorur për seks, për luftë, për mall, për organe, e shumë të tjera. Nuk është ndonjë çudi e madhe që të përdoren për të prodhuar dy orë televizion skandaloz. Aq më tepër që ligji nuk të ndihmon shumë në këtë rast.

Po prapë fakti nuk është asgjë. Tmerri i vërtetë është mendja që e prodhon, mendja që nuk shikon, mendja që refuzon të besojë. Dhe të duket çudi që jeton në një vend të populluar nga 3 milion njerëz, ku mund të gjesh disa duzina me akademikë, disa duzina me politikanë, disa duzina me psikologë, sociologë e filozofë, disa dhjetëra shkrimtarë e poetë, kompozitorë e disa mijëra juristë e doktorë, të gjithë të verbër, të gjithë pa sy e mbi të gjitha, pa gojë. Po Sodoma e Gomorra s’kanë pse të përmbysen, kur flet delja e zezë, delja që do tregohet me gisht, delja plangprishëse.

Bota i ka zgjidhur me kohë çështjet fëminore. Fëmijët kanë Kartën e tyre të të drejtave. Fëmijët kanë këngët e tyre, filmat e tyre, librat e tyre, lodrat e tyre, vendet e tyre, e gjithçka tjetër që u përket veç atyre, edhe pse të rriturit kanë qejf e duan ta jetojnë prapë fëmijërinë duke u zhytur herëpasherë në këtë botë bollëku. Po tanët? Ku janë 100 OJQ që mbrojnë të drejtat e fëmijëve? Bëjnë nani-nani. Ku janë 200 OJQ e grave që kërkojnë kuota në parlament? Gërhasin. Ku janë moralistët, elitistët, estetët, otorinolaringologët? Kthehen për pesë minuta.


A do mund t’i zgjidhim problemet tona në pesë minuta? A do t’u kushtojmë fëmijëve pesë minuta? Librat e shtëpive të mëdha botuese kanë nga një pullë prapa që tregon moshën e lexuesve. Filmat në televizione prestigjioze kanë nga një pullë që tregon moshën e fëmijëve që duhet ta shohin. Mos vallë janë të paditur? Përgjigjen jepeni ju, se fëmijët tuaj janë.

Erion Kristo tek Peshkupauje

Të pathënat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri

Pse hebrenjtë kërkuan strehim në Shqipëri gjatë Holokaustit? Çfarë roli ka luajtur qeveria zogiste e më pas ajo e Medi Frashërit në shpëtimin e tyre? Pse nuk u larguan dot gjatë viteve të komnunizmit? Si i trajtoi regjimi i Hoxhës? Sa ka qenë numri i hebrenjve të shpëtuar në këtë vend? A ishte Shqipëria një vend asnjëanës i caktuar nga Lidhja e Kombeve dhe marrëveshja me Rajhun apo hebrenjtë u përndoqën edhe këtu?

Janë një sërë tezash të diskutueshme, të cilat përplasin studiuesit, më saktë, burimet në të cilat referohen, por edhe interpretimet e të dhënave që nuk arrijntë të ndriçojnë gjithçka deri në fund. Gazeta “Ballkan” përmes intervistave me dy studiuesit që janë marrë gjerësisht me çështjen hebreje, dr. Apostol Kotanin dhe prof. Shaban Sinanin si dhe nëpërmjet dëshmive të grumbulluara gjatë bisedave me trashëgimtarë të familjeve pritëse si dhe të hebrenjve të pritur, pranëvendos të gjitha mundësitë dhe detajet e panjohura, për të cilat së fundi, të dy autorët kanë përgatitur nga një botim të ri.



“Apostol Kotani, atutoriteti kryesor i historikut të hebrenjve në Shqipëri dhe bashkëkryesues i shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael”, sipas vlerësimit që i ka bërë kongresmeni amerikan me origjinë shqiptare, Sherli Di Guardi, jep në një intervistë të plotë për gazetën “Ballkan” situatën dhe të vërtetat mbi faktet e dyshimta, se si arritën të shpëtonin hebrenjtë në Shqipëri gjatë Holokaustit.

-Cili ka qenë momenti i parë, kur nisët hulumtimet nëpër arkiva dhe në terren për historinë e qëndrimit të hebrenjve në Shqipëri?

Ishte viti 68 kur më morën në Institutin e Marksizëm -Leninizmit për vëllimin e katërt të Historisë së Shqipërisë. Kur ende nuk isha larguar nga Instituti, vjen një kërkesë nga një profesor francez për Enver Hoxhën, i cili i kërkonte të dhëna për trajtimin e hebrenjve në Shqipëri. Kjo detyrë mu kërkua mua, që të them të drejtën, e mora pa qejf, se nuk dija shumë për këtë popull. Megjithatë, në dhjetor të vitit 68 dorëzova 17 faqe daktilografike për hebrenjtë në vitet e luftës.

-Ju bën përshtypje sot, fakti që E Hoxhës, iu kërkua informacion për hebrenjtë dhe që ai u tregua i gatshëm, kur dimë se regjimi nuk fliste për këtë vepër të popullit të tij?

Bota e dinte se Shqipëria kishte kontribut, dinte më shumë sesa dihej këtu nga mjetet e propagandës. Në vitet 86-87, kur filluan përpjekjet për të vendosur marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, më vijnë gazetarë të huaj dhe më pyesin se ku i kisha gjetur faktet. Bile, më erdhën edhe nga Komiteti Qendror, sepse nuk po e gjenin kopjen në arkiv. Më morën me makinë, më çuan në bibliotekën kombëtare, ua gjeta dhe ua dhashë. Një shkrim më të zgjeruar për hebrenjtë e botova në “Studimet Historike” nr. 4 në fillim të vitit 90. Njëkohësisht, një kopje të këtij materiali ia dërgova Institutit të Yad Ëashemit në Izrael që merrej me Holokaustin. Një kopje ia nisa një izraeliteje, që ka qenë në Vlorë, sot në Nju Jork.

-A keni akoma fakte të pazbuluara, që ju mundojnë?

Që nga viti 68 nuk i jam ndarë kësaj pune. Por më ka mbetur një merak, që do tjua them më pas…
Iu futa punës në arkiv dhe shftytëzova të gjithë dokumentacionin. Ndërkohë, takova familje izraelite dhe strehuesish. Mbi 120 familje. Mbi këtë bazë hartova librin e parë në 93-shin. Është botuar vetëm anglisht për arsye fondesh, pasi libri ishte në dy gjuhë. Pas një viti, botova variantin shqip-anglisht. Ky libër është shpërndarë në të katërt anët e botës. Ky libër më çoi mua në Izrael në Konferencën e Parë Ndërkombëtare. ku ishin mbledhur nga 30 shtete të botës. Aty organizatorja e konferencës, Guen Shou prezantoi librin tim. Më pas në 2004-n, erdhën gazetarët amerikanë, mes tyre Norman Geshman të cilët i kam shoqëruar gjithandej: Në Elbasan, në Berat, edhe në Kosovë.

-Në cilat vende të Shqipërisë u vendosën pjesa më e madhe e hebrenjve; në cilat qytete, lagje e fshatra?

Ka pasur më shumë në Berat, në Kavajë dhe në Krujë, por edhe në vende të tjera.

-Sa hebrenj ishin gjithsej, duke përfshirë ata që kishin qenë më parë në Shqipëri dhe ata që u strehuan në kohën e Holokaustit?

Këtu ishin 1200 hebrenj. me gjithë ata të paraluftës. Ka mendime se kanë qenë 3000 apo 4000, Por unë i kam verifikuar me dokumente dhe i kam mëse të sakta. Sepse ka edhe shkresa në arkiv, që thonë p.sh. se një familje hebreje nga Manastiri, kërkon që të vijë në Shqipëri. Por a erdhi nuk dihet. Dhe nëse ka ardhur, a ka qëndruar apo ka kaluar. Unë jam bazuar në listat, që ekzistojnë në arkivën e shtetit, jam bazuar në shkresa të veçanta, jam bazuar edhe në thëniet e dëshmitarëve.

-Ka mendime si ai i prof. Shaban Sinanit, që numri i hebrenjve duhet të jetë edhe më i madh, pasi një pjesë e tyre paraqiteshin me emra të rremë, nuk janë rregjistruar me emrat dhe kombësinë e vërtetë.

I kam edhe këto raste. Me të gjithë këta, bëhen 1200 hebrenj.

-Dr. Apostoli, si e shpjegoni ju, faktin që hebrenjtë preferuan të vinin në Shqipëri, kur filloi fushata e përndjekjes së tyre? Çfarë dinin ata për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare?

Më 2006 kam shkuar në Sarajevë, ku mbajta kumtesën me titull: “Pse kur filloi genocidi nazist kundër hebrenjve, sytë dhe mendja u drejtuan nga Shqipëria?”. Aty argumentova këtë për të cilën ju pyesni. Hebrenjtë e parë kanë ardhur në Shqipëri rreth viteve 70, pas një lufte 4-vjeçare të romakëve për të pushtuar Izraelin. Atëherë romakët morën disa anije me skllevër hebrenj, si shenjë e fitores. Një nga këto anije u përplas në bregdetin tonë të Jonit dhe mendohet që këta hebrenj të jenë vendosur në fshatin Fterrë. Aty ka shumë emra njerëzish dhe toponime me prejardhje hebraike.

-Ku bie fshati Fterrë?

Bie 10 km larg Sarandës. Nuk ishte e rastit, që në Sarandë pranë shtëpisë së Kulturës, është zbuluar një mozaik me një shandan hebre. Studimet arkeologjike nxorrën në dritë aty një Sinagogë dhe ajo i përket viteve 70 të erës sonë. Ndërsa në vitet 1490, kur filloi genocidi ndaj hebrenjve në Portugali dhe në Spanjë, një numër i madh prej tyre erdhën këtu, zbarkuan në Vlorë tek Triporti, që për fat të keq, sot është mbuluar me rërë dhe po ndërtohet TEC-i i famshëm. Pikërisht aty ku ka qenë qyteti më i zhvilluar në jug deri në shekullin V, që pastaj në luftrat iliro-romake, u shkatërrua. Kështu, hebrenjtë e parë u vendosën në Vlorë, Berat dhe Elbasan. Në shek. XVII ata u larguan. Ardhja e dytë e tyre ka qenë rreth vitit 1848. Erdhën këtu duke pasur një kujtesë për mikpritjen e shqiptarëve. Ardhja vazhdoi deri në vitet 30. Studimin e parë për hebrenjtë në Shqipëri e ka bërë konsulli amerikan Herman Bernshtein më 32-33. Dhe unë e kam shfrytëzuar.



-Shtegtimi i fundit i hebrenjve drejt Shqipërisë, ai që njihet më mirë, përkon me kohën e Mbretërisë. Çfarë qëndrimi mbajti Zogu ndaj tyre? A është e vërtetë se autoritetet vendase u lëshonin pasaporta false për ti maskuar?

Kur filloi genocidi nazist në 1933 në Gjermani me parrullën : “Çifutët po dekompozojnë kombin gjerman”, fillimisht ndaj tyre u morën masa administrative, u hoqën nga postet drejtuese në Ekonomi, Shkencë, Financë etj. Në këtë kohë, vëmendja drejtohet nga Shqipëria dhe Komisariati i Lartë për Refugjatët e Luftës dhe disa komunitete hebraike të Francës, Zvicrës etj. i propozojnë qeverisë Zogiste, që të investojnë 8000 franga ari për të bonifikuar Bunën dhe Drinin dhe për të vendosur aty disa qindra familje hebreje. U zhvilluan bisedime në rang diplomatik, u arrit gati në përfundim të marrëveshjes, mirëpo në këtë kohë, ndërhyn qeveria italiane, e cila donte të sillte kolonë italianë këtu. Dërgoi edhe ministrin e Ekonomisë, Orlando Krolën dhe kështu u pezullua nënshkrimi i marrëveshjes.
Nuk kemi pse ti atribuojmë mbretit Zog, një meritë që nuk e ka. Madje, ai e ka penguar ardhjen e tyre...

Denisa Kona tek G. Ballkan

Jeta jashtëtokësore zbulohet në ... Indi

Laboratori i Godfrej Luis në Shkollën e Fizikës së Aplikuar në universitetin Mohatma Gandi të qytetit Kottajam, Kerala, në Indinë Jugore, ka disa kavanozë të mbushur me shi të kuqërremtë. Brenda tyre janë disa qeliza me mur të trashë dhe ngjyrë të kuqe, që spekulohet se vijnë nga jashtë planetit tonë.

Origjina e tyre ishte dhe mbetet një mister. Në verën e vitit 2001, nga korriku në shtator, shi me ngjyrë të kuqe ra mbi qytetin Kerala, sikur të binte gjak nga qielli. Thuajse një gjysmëdekade më vonë, Godfrej Luis publikoi në revistën e mirënjohur “Astrofizika dhe Shkencat Hapësinore” hipotezën e tij se këto kampione uji të marra në vitin 2001, përmbajnë mikrobe nga jashtë hapësirës. Në studimin e tij dhe të studentit të tij A. Santhosh Kumar, i cili ka punuar shumë me kampionet, u gjet se në këtë ujë shiu ekziston struktura të kuqe të trasha, që i ngjanin qelizave, në përmasën e 20 mikroneve, dhe që me sa duket nuk kishin ADN. Pavarësisht kësaj, qelizat riprodhoheshin, akoma edhe në ujë të vluar.



Dr. Luis, i cili është një ndër fizikanët më të njohur në Indi, spekulon se këto janë qeliza të një natyre jashtëtokësore, që i ishin bashkangjitur një komete apo meteoriti, që u shkatërrua në atmosferën e sipërme të Tokës, dhe që këto struktura qelizore i ishin bashkangjitur reve të shiut. Faktet që e mbështesin këtë teori kanë të bëjnë me një shpërthim të dëgjuar përpara se të niste shiu, më 25 korrik 2001.

Çandra Uikramasinge, një nga bashkautorët e teorisë së tanishme, të përhapjes botërore të qelizave jashtëtokësore, ka marrë në dorëzim nga dr. Luis disa nga kampionet. Profesori në fjalë dhe kolegët e tij në Qendrën e Astrobiologjisë së Kardifit, po ripërsërisin eksperimentet e dr. Luisit.

Çfarë janë këto qeliza?

Ndërkohë që në të kaluarën ky lloj shiu mendohej të ishte i përbërë nga elemente mikrozoike që gjendeshin në re, këto kanë ADN dhe zakonisht shkatërrohen në temperatura të larta (si për shembull në ujin që vlon, që e bën të pamundur të riprodhohen). Në rastin konkret, asnjë rast i tillë, as ADN e as zhdukje në temperatura të larta nuk është gjetur. Gjithashtu, është e pamundur që të jenë qeliza tokësore ato që shkaktuan këtë shi, pasi me sa duket këto qeliza nuk vijnë nga toka. Pyetja për mungesën apo ekzistencën e ADN-së mbetet e hapur, megjithatë ky është misteri i vërtetë.

Profesor Uikramasinge deklaroi se duke parë disa analiza mbi këto qeliza të kuqe pa ADN, të ndara më dysh, vërejti se brenda qelizave po krijoheshin “qeliza bija”. Dr. Milton Uajnrajt, një kërkues në Qendrën e Kardifit, gjithashtu edhe mikrobiologjisë në Universitetin e Shefilldit, u përpoq të konfirmonte mungesën e ADN-së, por testi i parë paraprak rezultoi pozitiv, çka do të thotë se edhe mund të ekzistojë. Pro, deri më sot nuk është zbuluar nga asnjë test asnjë shenjë e vetme e ADN-së, duke përjashtuar këtë të profesor Uajnrajt, çka do të thotë se mundësia e ekzistencës është mjaft e vogël.

Faqja e internetit e Qendrës për Astrobiologji në Universitetin e Kardifit, e ka përmendur prej gushtit të vitit 2006 se qelizat janë testuar pozitivisht për ekzistencën e AND-së, teksa metodat DAPI u përdorën në qelizat dhe në "qelizat bija". Porse, të gjithë janë të njëmendtë se ky identifikim i ADN-së është ende i pasigurt, sipas Qendrës, dhe nevojitet punë e mëtejshme, për të arritur në nxjerrjen e ADN-së.

Shpallja

Shpallja se ADN-ja u zbulua kishte rezultuar edhe më parë e gabuar. Një mikroskop me rezolucion të lartë më në fund ka treguar se brenda qelizave ka pasur struktura të tjera jetësore, pra qeliza bijë si edhe vrima të brendshme në to, çka është e pazakontë për qelizat tokësore. Një qelizë kishte vrima mjaftueshëm të mëdha sa që mund të ketë edhe citoplazmë.

Por ende ka mjaft mistere të tjera lidhur me natyrën e këtyre qelizave që kanë ende mjaft pyetje për t'u zgjidhur, nga shkencëtarët. Për shembull, grimcat kanë mbetur ende në gjendjen fillestare dhe nuk janë tretur, pas më shumë se katër vjetësh, edhe pse nuk janë në frigorifer. Duke pasur parasysh të gjitha këto kompleksitete, shkencëtarët thonë se ka ende shumë për të studiuar. Luis dhe Uikramasinge kanë planifikuar eksperimente për të testuar qelizat për izotopet e karbonit, për të parë nëse këto rezultate janë brenda normës tokësore. Kjo është nga të sfidat më të mëdha për shkencëtarët e kohëve tona, e sidomos për dy profesorët, të cilët po shpenzojnë mjaft kohë nga jeta e tyre dhe kanë si temë kryesore të punës së tyre këtë zbulim të proceseve të jetës në hapësirë. Në një konferencë shtypi në Kotajam, ata u shprehën mjaft të entuziazmuar nga ngjashmëria e grimcave të kuqe në qelizat.

Në faqen e tij në internet, Dr Godfrej Luis spekulon se "... qelizat mund të përfaqësojnë një formë alternative të jetës që vjen nga hapësira".



Mosmarrëveshjet në komunitetin shkencor

Kjo mundësi ishte, natyrisht, shumë e diskutueshme në komunitetin shkencor. Historia e kësaj polemike midis 2001 dhe 2006 është e mbushur me informacion. Ndërsa në fillim, shirat e kuq ishte menduar që të ketë qenë me ngjyrë nga pluhuri meteor, një studim i porositur nga qeveria e Indisë, konkretisht nga Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë arriti në përfundimet se shirat e kishin ngjyrën e tyre nga spore algash ajrore.

Dy Qendra për Studime në Shkencat e Tokës me shkencëtarë Dr. Sampath dhe Dr. Sasi Kumar pati në datat 26 dhe 29 shtator 2001 një vizitë në vendin e ngjarjes për mbledhjen e mostrave të ujit dhe të flasë me banorët e anketës. Në atë kohë, hipoteza paraprake ishte se shiu i kuq ishte shkaktuar nga pluhuri i shpërthimit të një meteori. Si përfundim sporet e algave ndoqën punën e tyre, dhe sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët e të dy instituteve si Kopshti Botanik Tropikal dhe Instituti “Kërkime” (TBGRI), i cili u publikua në nëntor 2001, nxori se sporet ishin zhvilluar vetë në gjininë Trentepohlia. Sporet e këtij gjini janë të njohura që të mbijetojnë në kushte shumë të vështira. Në të njëjtin raport u zbulua se ky fenomen është i ngjashëm me atë që ndodh në shkretëtira, ku bien shira me ngjyrë për shkak të rërës e cila ngrihet sipër. Përfundimisht, puna nga Godfrey Louis dhe A. Santhosh Kumar shkaktoi interes të mëtejshëm. Në vitit 2003, në një letër të botuar për çështjet e natyrës, ata detajuan idetë e tyre rreth këtij fenomeni. Më në detaje, në këtë letër ata shkruanin se në procesin e shpërbërjes së një komete.

Në këtë letër të hollësishme ata flisnin për shpërbërjen e një kometë si "një koleksion i dendur i qelizave të kuqe" që mund të vendosen në sipërfaqen e Tokës për dy muaj, dhe se qelizat u dukën se ishin “spore pushuese të një mikroorganizmi të panjohur”

Njoftimet

Jo shumë pas këtij publikimi, forumi “Shkenca SciScoop” diskutoi tiparet e këtij njoftimi dhe u diskutua më gjerë. Një "barakn" (N. Baraku), në datën 3 maj 2004, vuri në dukje se një aspekt ishte mjaft i diskutueshëm - në atë që ai e tregonte si “disa qeliza të mëdha mund të jenë të përpunuara në qelizat më të vogla duke përdorur ngrohje të lartë dhe presion”, e cila në fakt nuk ishte domosdoshmërish një proces biologjik apo dëshmi e një metabolizmi në punë.

Në një tjetër publikim, Barak mori Louis për ta ngarkuar me detyrën për të shpjeguar më tej këtë metodë. Më vonë në vitin 2004, kishte disa komente interesante në forumin e “SciScoop” nga shkencëtari Sasi Kumar. Në artikullin e tij "vsasi" më 20 shtator 2004, ai shkruan për përvojën e tij si shkencëtari i parë që foli për shiu e kuq si dhe për gjetjen e mostrave nga ai. Ai kundërshtoi deklaratat e Barak sipas të cilave Louis duhet të kthehet në studimin e kristaleve, dhe u shpreh i pikëlluar që biologët nuk treguan ndonjë interes serioz në këtë studim. Ai vlerësoi suksesin e Godfrey Louis në rikthimin e vëmendjes në një fenomen ende jo të shpjeguar.

Forumi “SciScoop” nuk ishte forumi i vetëm që lëshoi polemika. Dr Louis dhe Santhosh Kumar kishin vënë re në vitin 2003 se një gazetë kishte shkruar se 85% shirave të kuq kishin rënë brenda dhjetë ditësh pas bumit zanor, dhe se këto grimca mund të kishin ardhur pas një shkëputje kometeje.

Një studiues i pavarur i quajtur Ian Uilliams Godard nuk pranon këtë realitet dhe i shkroi se faqes së internetit “Dosjet Pse”. Ai demonstron se procesi i shpërndarjes së sporeve mund të jetë kontraversale, siç ka qenë gjithnjë, por ekziston mundësia që jeta të ketë nisur pikërisht nga qeliza të ardhura në tokë nga hapësira. Vërtetime të qarta mbi këtë është e vështirë të ketë.

Standart

Friday, November 20, 2009

Raporti : Në Shqipëri 1 në 4 gra dhunohen.

Dhuna, prezente edhe ndaj fëmijëve

Raporti më i fundit për dhunën në familje, dhe kryesisht për dhunën ndaj grave, tregon qartazi se dhuna është prezente në forma nga më të ndryshmet në familjet shqiptare. Sipas këtij raporti, një në katër gra në Shqipëri dhunohen.

Ndal dhunës !


Kryetarja e shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”, Sevim Arbana, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ka treguar histori rrëqethëse të vajzave dhe grave të cilat dhunohen dhe janë ende të detyruara të jetojnë me burrat e tyre për shkak të pamundësisë ekonomike, mungesës së një shtëpi apo pune. Por, ajo tregon se dhuna nuk është në nivelet e para 10 viteve, kjo pasi edhe shteti nuk është aq pasiv sa më parë. Por, pika ku ajo ngulmon më tepër është rritja e shërbimeve sociale që ofrohen falas për gratë e kësaj kategorie. “Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare për vendin tonë, 1 në 4 gra në Shqipëri dhunohen, duke pasur parasysh raportin e 2005-2007. Por, dhuna nuk është në nivelet e para 10 viteve, pasi dhe shteti nuk është më aq pasiv. Sot janë bërë ligje dhe gratë kanë përkrahje prej tyre. Por, ajo që shteti duhet të bëjë, që ne i bëjmë akoma presion dhe nuk e ka bërë, është rritja e shërbimeve sociale ndaj grave, duhet të jetë më prezent në grupet që kanë nevojë”, - ka sqaruar Sevim Arbana. Shoqata “Në dobi të gruas shqiptare” prej gati tre viteve ka ndërmarrë një aksion për gratë e vrara, raste të cilat janë të shumta, midis tyre edhe rasti i Erieta Avdylit, Irena Selit dhe Fiqerete Qinami. Por, është shumë e rëndësishme të përfshihen dhe burrat për t’u emancipuar gratë.
Në këtë kontekst kemi fi lluar që herët të artikulojmë të drejtat e grave si të drejtat themelore, shkollimi, punësimi të cilët janë faktorët kryesor me të cilët ne punojmë. Projektet e zhvillimit janë ato me të cilat merremi më tepër. Grupi i grave është i fokusuar vetëm tek gratë, përditë telefonojnë gra të cilat kërkojnë punë, përmes agjencisë së punësimit. Ky është një program tjetër me të cilën ne ndihmojmë gratë e ardhura në zonat periferike të Tiranës dhe në zonat e varfra të Shqipërisë. Agjencia e punësimit i trajnon ato në komunikim dhe në anën profesionale për pastruese shtëpie, kujdestare për të moshuarit dhe për bebisiter. Ne i trajtojmë, i japim një diplomë e cila njihet nga shteti, sepse jemi të licencuar nga Ministria e Punës, më pas ne u gjejmë punë këtyre grave, ndërkohë që bëhet një kontratë mes punonjësit dhe punëmarrësit ku respektohen të... Trashëgimia e gabuar e nënave tona Opinion për këto tre raste ajo ka theksuar se do t’i çojnë dosjet në Strasburg, pasi Drejtësia shqiptare nuk po u jep përgjigje. Rastet e dhunës në vendin tonë janë të shumta, gjë që e dëshmon më së miri edhe numri i lartë i telefonatave që vijnë në ‘Telefonin Grua: 2247502’, pranë kësaj shoqate, ku çdo ditë telefonojnë më shumë se 5 apo 6 gra të dhunuara.

Ndal keqtrajtimit !


Zonja Arbana, mund të bëni një përshkrim të aktivitetit të shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare” dhe nëse vihet re ndryshimi që ka ndodhur ndër vite?

Shoqata “Në dobi të gruas shqiptare” është një shoqatë e hershme. Që në vitin 1993 shtrihet në të gjithë Shqipërinë, kemi më shumë se 100 veta staf. Kryesisht jemi të fokusuar në të drejtat e grave të reja, dhe në këtë kontekst ngremë të gjitha aktivitetet tona. Aktivitetet janë qendra shërbimi, qendra multidisiplinare, kryesisht qendra komunitare që punojnë me fëmijët, gratë, por pa përjashtuar burrat. Duke qenë një lëvizje grash, është shumë e rëndësishme të përfshihen dhe burrat për t’u emancipuar gratë. Në këtë kontekst kemi fi lluar që herët të artikulojmë të drejtat e grave si të drejtat themelore, shkollimi, punësimi të cilët janë faktorët kryesor me të cilët ne punojmë. Projektet e zhvillimit janë ato me të cilat merremi më tepër. Grupi i grave është i fokusuar vetëm tek gratë, përditë telefonojnë gra të cilat kërkojnë punë, përmes agjencisë së punësimit. Ky është një program tjetër me të cilën ne ndihmojmë gratë e ardhura në zonat periferike të Tiranës dhe në zonat e varfra të Shqipërisë. Agjencia e punësimit i trajnon ato në komunikim dhe në anën profesionale për pastruese shtëpie, kujdestare për të moshuarit dhe për bebisiter. Ne i trajtojmë, i japim një diplomë e cila njihet nga shteti, sepse jemi të licencuar nga Ministria e Punës, më pas ne u gjejmë punë këtyre grave, ndërkohë që bëhet një kontratë mes punonjësit dhe punëmarrësit ku respektohen të drejtat e të dy palëve. Ky është një program që ka ecur shumë dhe tregu shqiptar ka nevojë për një program të tillë. Agjencia e punësimit është një trampolinë, se këto janë gra të dhunuara, gra me probleme të mëdha, këto hyjnë me pretekstin për të gjetur punë, por gjejnë edhe asistencë psikosociale nga psikologia e qendrës. Ne këtu kemi pasur raste të tmerrshme të dhunës në familje dhe të mentalitetit patriarkal, që fatkeqësish ende mbetet prezent. Dhuna nuk është në nivelet e para 10 viteve, pasi dhe shteti nuk është më aq pasiv. Sot janë bërë ligje dhe gratë kanë përkrahje prej tyre. Por, ajo që shteti duhet të bëjë, që ne i bëjmë akoma presion dhe nuk e ka bërë, është rritja e shërbimeve sociale ndaj grave, duhet të jetë më prezent në grupet që kanë nevojë. Ne po luftojmë që të ngremë ura bashkëpunimi me shtetin për grupet në nevojë. Në telefonatat që bëjnë gratë kanë pësuar dhunë të tmerrshme, disa kërkojnë të ikin nga shtëpia të shkojnë në strehëza, por të tilla në Tiranë nuk ka, ka një në Elbasan, ka një në Kuçovë.
Si filozofi shoqata është kundër strehëzave, sepse gratë e dhunuara i shtojnë vetes një problem shumë të madh duke ikur nga shtëpia; humbet shtëpinë, bashkëshorti fut një femër tjetër, mund dhe ta shes shtëpinë. Ne nuk jemi dakord që të shkojnë në strehëza, në ligj thuhet se dhunuesi duhet të largohet nga shtëpia, jo viktima. Kjo është e largët që të implementohet, por nga ana tjetër ende nuk ka strehëza. Ne kemi dhe një program për fëmijët dhe adoleshentët në vështirësi, program që e zhvillojmë prej 10 vjetësh, ne kemi diplomuar mbi 3500 të rinj në profesionin kuzhinier, hidraulik, rrobaqepës, elektricist, etj. Por, ajo që është dramatike është se kemi raste të shumta të dhunës ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Kemi një vajzë tani që është larguar nga shtëpia, do ta çojmë në qendrën e Elbasanit. Ajo është vetëm 19 vjeç, ka një fëmijë dy vjeç, prindërit e kanë braktisur që foshnje, e ka rritur gjyshi me gjyshen, të cilët e kanë martuar që 12 vjeçe me një djalë që është jo vetëm handikap, por përdor drogë, nuk është i zoti, e dhunon, nuk i pranon fëmijën, etj dhe ne nuk jemi të zotët ta përkrahim për t’i ndryshuar jetën.

Përkrahja që jep policia, prokuroria, a ka ndryshuar nga disa vite me parë?

Ne e ndiejmë diferencën që kanë pësuar institucionet ndaj këtyre problemeve, sidomos policia, janë të gatshëm për të ndihmuar dhe është një bashkëpunim shumë i mirë. Por, për sa i përket hallkave të tjera, ne kemi 3 vjet që kemi filluar një nismë, një program i madh kundër dhunës në familje, që identifikohet me disa vajza të vrara, është Erieta Avdyli, e vrarë në 2000, Irena Seli, është Fiqeretja e Bërxullit që e vrau babai dhe u dënua vetëm me 7-8 muaj, është Stela e shumë e shumë të tjera, ku të gjitha kanë pësuar dhunë nga burri, nga i dashuri, babai etj. Ne kemi marrë 3 raste, Erieta Avdylin, Irena Seli dhe Fiqerete Qinami, kemi 3 vjet që përplasemi mes prokurorisë dhe policisë. Prokuroria nuk na ka sjellë asnjë përgjigje për Fiqereten dhe për Erietën, ku dosja e kësaj të fundit nuk është as e mbyllur dhe as e hapur. Për Irena Selin kemi marrë para dy ditësh një përgjigje nga prokuroria e Durrësit, që dosja ndryshon nga zhdukje personi në vrasje me dashje. Në këto raste nuk po gjendet kush është vrasësi, natyrisht që vrasësit janë burra, nuk po themi bashkëshortët, por janë burra. Drejtësia shqiptare duhet të gjejë vrasësin e vërtetë të këtyre viktimave. Ne do t'i nismi dosjet në Strasburg, se Drejtësia shqiptare nuk po na jep përgjigje. Kjo është nismë e madhe që ka të bënë me ndryshimin e mentalitetit. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse mentaliteti ndryshon vetëm nëpërmjet ligjit dhe jo me llafet tona, me disa protesta në rrugë apo presionet që ne mund t'i bëjmë shtetit.

Duke u bazuar në rastet e denoncuar në shoqatën tuaj, ku mendoni se e ka zanafillën dhuna në familje?

Dhuna është një trashëgimi në mentalitetin shqiptar, duke qenë shoqëri patriarkale që dalëngadalë u zhvillua. Në kohën e diktaturës u ndryshuar me forcë mentaliteti, bëri disa ligje që e propagandoi gruan shumë të barabartë, ndërkohë që nuk ishte fare e barabartë, por dhuna deri diku u zhduk se ishte një sistem diktatorial. Por, në vitin 1990 me lirinë e mendimit, me lirinë e veprimit, me anarshinë e çdo gjëje që shoqëroi zhvillimin shqiptar, duke pasur një të kaluar shumë primitive dhe patriarkale, u duk haptazi që dhuna ishte prezente në shoqërinë shqiptare. Dhuna ndodh në ato familje ku gratë kanë minuse në edukim, kanë minuse në avantazhet e tjerë, si të dalin nga shtëpia. Një grua që është e punësuar, ka një ekonomi të sajën, është shumë më pak e mundshme ta dhunosh. Nuk themi që është e pamundur, se ka dhe raste të tilla, por përqindja është shumë e pakët. Nëse ne do të arsimojmë gratë, do t'i nxjerrim nga dyert e shtëpive që të punojnë, atëherë ato kanë shumë më pak mundësi të jenë të dhunuara. Por, dhe të jetuarit në familje shumë të mëdha, ikja e burrave në emigracion, kthimi i tyre 1 herë në vit, xhelozitë i shtojnë rastet e dhunës. Ka raste dhune ndaj grave që janë për t'u bërë filma. Një histori e tillë është rasti i gruas në një fshat të Elbasanit, që e vret bashkëshorti. Pasi ai ishte kthyer për Vitin e Ri, e shoqja kishte parë filma porno dhe bën seks në një formë tjetër, ai i thotë ku i ke mësuar këto dhe e vret. Megjithatë, duke e krahasuar me fillimet e shoqatës tonë, ne na u deshën 10 vjet të bënin gratë që të mos heshtnin kur dhunoheshin, dhe ato filluan të flasin. Denoncimi i dhunës është një akt pozitiv.

Sa raste ka përditë që femrat denoncojë dhunën që ushtrohet ndaj tyre?

Në telefonin tonë ka përditë 5-6 raste, denoncojnë dhunën dhe kanë probleme të ndryshme. Çdo ditë psikologia jonë asiston psikologjikisht dy gra. Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare për vendin tonë, 1 në 4 gra në Shqipëri dhunohen, raporti i 2005-2007. Dhuna ekziston, është shumë e egër, ka të bëjë me mentalitetin, por fakti që janë bërë ligje kjo është pozitive. E rëndësishme tani është që këto ligje të zbatohen dhe të mos mbesin vetëm në letër. Siç thashë në rastin e strehëzave më sipër, përse asnjë dhunues nuk kapet dhe të largohet nga shtëpia? Duhet të punojnë të gjitha institucionet, shoqata ime është një levë e parëndësishme, ndërkohë që levat e tjera nuk punojnë.

Po probleme të tilla, që gruaja ka denoncuar dhunën dhe e ka kërcënuar i shoqi?
Po, ka plot raste të tilla, vijnë, ndjekim seancat dhe tërhiqen, pasi kanë disa rrethana që dhe ato tremben dhe nuk kanë faj, se bashkëshorti i kërcënon se do t'u marrë fëmijën, apo kërcënime për pjesëtarët e tjerë të familjes së saj. Por, një problem tjetër është se nëse vjen një grua që kërkon asistencë juridike, kërkon të divorcohet, ne japim vetëm asistencë psikologjike dhe sociale dhe i dërgojmë në një shoqatë tjetër, "Qendra avokatore e grave" për të marrë asistencën juridike. Ajo shoqatë i bën falas të gjitha, këtë e bëjmë në Tiranë, por në zonat e tjera nuk kemi mundësi, prandaj institucionet duhet të kenë shërbime falas për këto target-grupe, sepse nuk kanë mundësi të paguajnë. Një divorc shkon deri në 500 mijë lekë të vjetra, ku do t'i gjejë kjo grua këto para?

Gratë që dhunohen divorcohen në shumicën e rasteve?

Jo, në përgjithësi jo, rikthehen prapë tek burrat. Por, ka dhe raste që divorcohen. Që ato të divorcohen duhet të kenë përkrahje të familjes, të ambientit ku jetojnë, të kenë një ekonomi. Çështja ekonomike është dhe kryesorja, se nuk e mbështet ekonomikisht as familja e saj. Shteti duhet të jetë më prezent për të drejtën e grave në pronë, në shëndetin e saj, duhet nisur që në bankat e shkollës, ku të mësohet se femrat dhe meshkujt janë të barabartë dhe kanë të njëjtat të drejta. Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare jeton në fshat, rreth 60 për qind është shoqëri fshatare. Edhe pse ato kanë lëvizur në qytete, komportohen me mentalitet rural, mentalitet i cili mund të ndryshojë me ligje, me edukim dhe punësim.


A ka raste që vijnë dhe burra sepse keqtrajtohen nga bashkëshortet?

Jo. Shumë raste të rralla mund të jenë, për të mos thënë që vetëm një burrë ka ardhur.

Ermelinda Hoxhaj, G. Shqiptare

"Po shfrytëzojnë tolerancën tonë hyjnore ndaj të keqes"

Pas cilësimit të bejtexhiut të Shkodrës si një nga 5 piktorët më të mëdhenj aktual të Evropës (Tritan Shehu), pas hedhjes së firmës në dokumentin e Pavarësisë së vitit 1912 nga kryeparlamnetarja e 2007 (Jozefina Topalli), pas negociatave në vazhdim dhe këmbëngulëse që nga viti 1919 me Qeveritë italiane për eshtrat e Ismail Qemalit (Ferdinand Xhaferi), pas cilësimit "


...lëndim i lehtë i gazetarit Mero Baze..." të fenomenit shtetëroro-mafioz (Sali Berisha), pas cilësimit të Gërdecit dhe Tunelit si "gjëra që ndodhin" (në unison), ja tani edhe ministri "fringo" i PD-së (nuk është lapssus), Petrit Vasili thotë: "...ata që pinë duhan e alkool nuk do të trajtohen në spitalet publike (nëse janë në proces do t'u ndërpritet ky trajtim), sepse tarifat e shërbimit ndaj tyre janë shumë të shtrenjta dhe Qeveria nuk i përballon dot" ?!



Pra, bëhet fjalë për pacientët e siguruar, që në këtë mënyrë nuk mund të kurohen askund. Po në spitalet private? Petriti nuk thotë gjë, se nuk është kompetent, derisa të hapë ai një të vetin.


dërsa shtetasit që kanë mundësi ekonomike (të siguruar ose jo) për të përballuar atë që s'mundet Qeveria, mund t'i kthejnë spitalet, sidomos ato publike, në PAB-et (apo PUB-et) e tyre personale, përderisa arsyeja e kësaj mase të paarsyeshme, është pamundësia ekonomike e Qeverisë sonë (!!)


Shqiptarë, bashkatdhetarët e mi të dashur! Vërtet të kemi rënë kaq poshtë? N.q.s., po, PSE? Kjo "PSE" nuk është nga ato të Petro Markos, ajo e ka përgjigjen brenda. Ne po na trajtojnë si me të tëra inferioritetet për ditë e më shumë, gjë që s'ka ndodhur as në regjimin e Zogut e as në atë të Hoxhës. Të dy këta kanë qenë më të zgjuar, më me kulturë e me edukatë se sa thjesht sundues.


Të sotmit nuk u afrohen cilësive të tyre, për nga niveli që shfaqin çdo ditë kudo e me këdo, që s'është me 'ta. N.q.s., dy të parët kuptuan se si mund të qeveriseshim ne shqiptarët, të sotmit janë krejt të paskrupuj dhe po shfrytëzojnë kriminalisht urtësinë, durimin dhe tolerancën tonë hyjnore ndaj së keqes.



Nuk ka si shpjegohen ndryshe këto "lëndime të vockla", që ne i hedhim pas krahëve njeri pas tjetrit: "...po nuk votove për ....nesër mos u duk në punë"; "...fotografo votën tënde..."; "...Gërdeci, gabim njerëzor..." (në gjuhën juridike "rast fatkeq"); "...Tuneli i Kalimashit dihej që mund të shembej, por ne me "lëkurën tuaj të shtatë" po e riparojmë"; "...u rrah një gazetar, e çfarë pastaj? Në Botë po vriten..."; "...u fut Serbia para nesh në Shengen? Tani e tepruat! Po ndërhyni në punët e brendshme të Qeverisë!"


Është krejt e vërtetë, moj Qeveria ime (Jona). Të gjitha janë punët e tua të brendshme, por sidomos kjo e fundit. Sepse, sa më larg Evropës të jemi ne durim-mëdhenjtë e qeverisur prej Teje, aq më lehtë na shkakton "lëndime të vockla" dhe aq më shumë këto nuk do të meritojnë vëmendjen e askujt.


Email nga adresa shak_rac@hotmail.com tek Shekulli

Wednesday, November 18, 2009

Ja si u vranë dhe u masakruan 147 emigrantët shqiptarë

Sondazhi i ESRC/ Greqia, vendi më armik i të huajve.



Shqipëria, me çdo kusht, duhet t’i kërkojë Greqisë të fillojë hetimet mbi vrasjet e 147 emigrantëve shqiptarë dhe më pas, për keqtrajtimet dhe torturat ndaj tyre. Emigracioni shqiptar përbën dhimbjen e dhimbjeve të shumë nënave dhe motrave shqiptare. Përbën një ogurzi për familjet e 147 viktimave dhe një dëshpërim për komunitetin shqiptar, që u vranë dhe masakruan nga policia dhe nga qytetarë vendas.

Ksenofobia dhe nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjellë njerëzimit. Vrasja e emigrantëve shqiptarë nuk përbën një rastësi për shtetin grek, nuk mund të ketë ndonjë justifikim radhe dhe të papërgjegjshme, pasi viktimat janë vetëm shqiptarë dhe ciganë. Viktima që nuk janë të pleksur me ligjin vendas, por të pleksur përballë një politike të tej gabuar nacionaliste dhe raciste, që po ndiqet nga shteti helen, në vendin ku lindi demokracia.
Ish kryeministrat Micotaqis, Papandreu, Simitis, Karamanli, nuk patën asnjë vullnet dhe dëshirë për parandalimin e masakrës.
Heshtja shumë vjeçare e dy vendeve përball kësaj masakre, nuk mund të justifikojë indiferentizmin e politikës shqiptare, të Avokatit të Popullit si dhe prokurorisë. Komuniteti shqiptar e ka paguar emigracionin në Greqi me gjak më shumë se çdo komb tjetër.

Vrasjet e shumta ndaj emigrantëve në Greqi përbëjnë një krim, që dikush duhet të mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore, duke hedhur pyetjen se, a do të ketë kurajën shteti shqiptar, për t’i kërkuar vendit fqinjë hapjen dosjeve për hetimin e vrasjeve të 147 emigrantëve shqiptarë...?

Ligji i luftës u rri si shpata e Domokleut mbi kokë marrëdhënieve shqiptaro-greke, po njëkohësisht ky ligj duket sikur ndikon edhe në emigracionin shqiptar në Greqi. Fatkeqësisht mentalitetet nacionaliste dhe ato ndoshta ekstremiste ekzistojnë akoma edhe në Parlamentin grek, gjë që përbën një shqetësim konkret. Mungesa e politikës për emigracionin në dëm të emigrantëve në përgjithësi, pa dallim moshe kombi apo besimi fetar, përbën një veprim politik për këtë emigracion, nga dhe ku varen fatet e të qindra e mijërave familjeve emigrantë ekonomik. Më mirë se kushdo tjetër këtë gjë e kuptojnë vetëm emigrantët që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. Kohët e fundit u fol shumë për marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera që ekziston me Greqinë , ndërsa në praktikë qëndron ndryshe, ato janë të cekëta dhe ndoshta të ngrira, por me interesa të mëdha në dëm të popullit tonë. Nga ana tjetër politika e Jashtme ka qenë disa hapa pas opinionit shoqëror lidhur me vrasjet e emigrantëve shqiptar nga policia dhe qytetarët grek. Në përgjithësi preokupacioni i shtetit shqiptar ka qenë ZERO...



Racizmi dhe ksenofobia i ka rrënjët në vetë shtetin helen, në tërë mekanizmin e tij lëvizës, ku më shumë se kushdo ky racizëm është ndjerë tek emigrantët të ashtuquajtur “emigrantë të brezit të parë”. Me këtë veprim racor vetë shteti ka ndikuar në rritjen e mëtejshme të ksenofobisë dhe të racizmit, duke paraprirë me shembullin e vetë në shoqëri, duke e çuar këtë vend kampion të BE-së për vrasjet dhe keqtrajtimet e të huajve. Nga ana praktike në këtë vend, racizmi ka shkaktuar dëm njerëzore në marrjen e jetës së emigrantëve, por nga ana tjetër ai ka ndikuar në ndarjen e shoqërisë vendase me komunitetet e huaja. Sot racizmi shfaqet me tepër se kurrë në aspektin social, në dallimin e race, feje etj.
Ky fenomen më shumë se kurrë prek vendet e Ballkanit. Edhe pse njerëzimi po jeton në shekullin e XXI–të, këto vende janë të mbërthyera nga ky fenomen tepër negativ. Por shumë gjera Ne i humbëm, sepse nuk i kërkuam, po dhe shumë të tjera po i humbasim, pasi nuk kemi kurajën që t’i kërkojmë edhe kur na takojnë.
Si gjithnjë Greqia mundohet me çdo kusht që përballë opinionit ndërkombëtar të tregojë se në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë, duke lënë në haresë qëllimisht 147 vrasje nga policia dhe qytetarë të saj, që me sa duket kohët e fundit janë kthyer në mode policore. Në krahasim me vendet e tjera të BE-së për vrasjet kundra emigrantëve, ky vend zë vendin parë. Në pritje nga familjarët e viktimave mbetet se kur do të hapen dosjet e krimeve të kryera kundra emigrantëve shqiptarë, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me shkeljet e ligjeve në Greqi.

Hapja e dosjeve dhe hetimi i tyre do të zbardhë të gjithë të vërtetën e këtyre vrasjeve, pasi këtë gjë e kërkon edhe dhimbja e familjeve shqiptare me pyetjen: përse u vranë?...

Nuk mund të pajtohemi me parimin, të harrojmë ato çfarë ndodhën, në një kohë kur dikush i mungon familjes së tij. Vrasjet përbëjnë krim, si dhe aq më tepër kur më 1993 është ndaluar në këtë vend dënimi me vdekje. Deri më sot policia vendase ka vrarë vetëm 8 shtetas grek, ndërsa shqiptar 86. Këto vrasje përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe duhen të sillen para drejtësisë, po të kuptojmë dhimbjen e të afërme të tyre. Po kush më mirë se të afërmit e viktimave e kupton këtë dhimbje?
Nuk është e rastit që për shumë vite në krye të ministrisë së Rendit në Greqinë Demokratike të jenë vendosur në krye të saj, ministra me ideologji nacionaliste dhe ekstremiste kundrejt të huajve në përgjithësi. Nuk është e rastit që në këtë vend fqinjë brenda një periudhe të shkurtër të vriten 147 emigrantëve shqiptarë, ku policia mban përgjegjësi për 68 vrasje në 83 sulme të kryera, duke filluar që nga fëmijë të moshës 13 vjeçare e deri tek njerëzit e moshuar. Me ndjenja nacionaliste e antishqiptare ky vend mban rekord për vrasje të emigrantëve shqiptarë.

Duke ju referuar fakteve zyrtare të publikuara në shtypin vendas do të shohim se, në 50 muaj janë vrarë 47 emigrantë shqiptarë. Po deri më sot nga vrasësit asnjë nuk është dënuar.

Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua. Duke ndjekur rrugën e ndjenjave antishqiptare, Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantë duke zënë vendin e parë për sa i përket numrit të dënuarve të huaj. Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajën morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave.
Një fakt konkret është se në të gjitha vrasjet e kryera kundra emigrantëve, ambasada shqiptare nuk e ka ngritur asnjëherë zërin e saj, duke bërë një lojë të dyfishtë në një kohë kur mjaftohej vetëm me regjistrimin e viktimës dhe mos kryerjen deri në fund të verifikimit lidhur me vrasjen.

Greqia, vendi më armik i të huajve
Sondazhi i zhvilluar tre vite më parë nga Qendra e Kërkimeve Shkencore Evropiane (ESRC) në vendet e Bashkimit Evropian lidhur me emigrantët dhe botuar në gazetën e përditshme angleze, The Guardian. Sipas këtij raporti të përgatitur me përfundimet e sondazhit doli se vendi fqinj jo vetëm që nuk ishte tolerant ndaj emigrantëve dhe të huajve në përgjithësi, por mbi të gjitha është cilësuar vendi më armik i të huajve në Evropë, në një kohë kur prej shumë vitesh të huajt janë përballur të vetëm ndaj sulmeve të njëpasnjëshme si nga mekanizmi i shtetit, policia, por edhe nga disa ekstremistë të djathtë.
Sipas gazetës The Guardian, mbështetur në studimin e mësipërm thuhet se dy shtresa janë në Greqi, ku përballen më shumë me racizmin dhe konservatorizmin grek. Këta janë emigrantët shqiptarë dhe minoritarët turq në Trakinë Lindore, dhe shton se këtyre dy lloj shtresash nuk u shërbehet në spitale dhe nuk u jepet shtëpi me qira, ndërsa shtypi grek shkruan herë pas herë kundër emigrantëve, duke nxjerrë në pah vetëm anët negative.

Policia, emigrantët fajtorë të krimit
Simbas sondazhit të fundit, policia greke, nuk mbetet mbrapa nga mekanizmi i drejtësisë, në ksenofobinë e saj ndaj emigrantëve. Edhe këto mekanizma, ashtu si dhe përqindja më e madhe e popullsisë vendase (95%) janë ksenofobë, e si pjesë përbërëse kanë të njëjtin mendim negativ. Ky mekanizëm ashtu si dhe ai i drejtësisë vënë para përgjegjësisë të huajt për rritjen e kriminalitetit, në një kohë kur faktet dhe shifrat flasin vetëm për 2-3 për qind. Sipas sondazheve 92 për qind e policëve, që u intervistuan, besojnë se ka rritje të kriminalitetit në këto 10 vitet e fundit. 57.5 për qind e tyre mendojnë se të huajt ndikojnë pak në rritjen e kriminalitetit. 35.9 për qind besojnë se të huajt mbajnë përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit në Greqi. Ndërkaq 56.6 për qind e policëve besojnë se të huajt janë fajtorë më shumë se sa viktima të krimit. Ndërsa 40 për qind besojnë se të huajt janë viktima të krimit.

Bakojanis: Do të luftojmë racizmin
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimin Racor, (me 21 mars te 2009) ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis me anën e një mesazhi ka theksuar se: "Është detyrë e globale e komunitetit të BE-së, për të luftuar praktikat dhe qëndrimet që ngjallin urrejtje dhe frikë, ndaj racizmit dhe tolerancës. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, por edhe për demokracinë arrihet duke respektuar e luftuar stereotipat dhe paragjykimet intolerances. Si parim themelor në zemër të politikës së saj, Greqia nuk do të ndali luftimet për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të sigurisë" përfundon në deklaratën e saj z. Bakojanis. Siç dihet Greqia është kampione në BE, për sa i përket ksenofobisë dhe racizmit. Kjo politikë e gabuar ka ndikuar në drejtësinë që në burgjet e vendit 50 për qind e të dënuarve të jenë emigrantë. Sikur të mos mjaftojë kjo në këtë vend janë vrarë nga mekanizmi i shtetit ( policia) më shumë emigrantë se në asnjë vend tjetër të BE ( 147 shqiptarë dhe 4 ciganë).

Fratini, kemi një përgjegjësi historike për të përballuar këtë fenomen
Pak kohë më parë Bashkimi Evropian festoi 50 vjetorin duke theksuar vitin 2007 si “një vit i shanseve të barabarta për të gjithë”, por për fat të keq në Greqi racizmi vazhdon të mbetet për vite të tëra si një nga problemet më kryesore të drejtave themelore të njeriut. Në një komunikatë të Ammnesty International me rastin e ditës ndërkombëtare për zhdukjen e dallimeve raciale ka theksuar se këto padrejtësi kundrejt të huajve në përgjithësi janë probleme kryesore të Bashkimit Evropian.
Pak muaj më parë, Amnesty Internatioal, me anën e një komunikate drejtuar Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, si dhe Parlamentit Evropian, u ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm në të drejtat themelore të njeriut, për t’u dhënë fund dallimeve racore në BE, forcuar kjo më shumë edhe nga deklarata e Franko Fratini, ku bën fjalë se dallimet racore kanë një rritje të frikshme në mbarë Evropën. Fratini lidhur me përmasat e mëdha të racizmit është shprehur se “ I njohim pasojat e racizmit në Evropë në të kaluarën. Kemi një përgjegjësi historike për të përballuar këtë çështje me një përparësi të veçantë. Qytetarët Evropianë natyrisht që shqetësohen për këtë problem, i cili ka të bëjë me jetën e përditshme të mijëra njerëzve. shprehet Amnesty International”.

Ndërsa Drejtori i sektorit grek të Amnesty Internacional z. Kuvaras është shprehur se: “kërcënimet të përhershëm e kudo ndodhur, të fyerjeve me fjalë dhe ushtrimit të dhunës, ku shumë njerëz nuk mundet të jetojnë një jetë normale, të marrin një banese me qera, të gjejnë punë, apo thjesht të ecin në rrugë pa i ndaluar për t’i kontrolluar, për të vetmen arsye se duken të ndryshëm, apo flasin një gjuhë tjetër”. Më 12 nëntor 1998 ish-kryeministri Majko vizitoi Greqinë, ai i shprehu me keqardhje homologut të tij grek, zotit Simiti se: “Shqiptarët nuk duhen keqtrajtuar për disa vjedhje, sepse edhe këta kanë dinjitet ashtu si dhe qytetarët vendas”.

Raportet: Vendi ku shkelen më shumë të drejtat e emigrantëve
Vetëm për vitin 2000 ky vend kritikohet nga Organizata Ndërkombëtare Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rigts Watch”. Kritikë e ashpër është bërë në drejtim nga kjo organizatë, për të garantuar të drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndërkombëtare për ndalimin e dallimeve racore, kombëtare dhe të besimit fetar, pasi ekzistenca e një dispozite të tillë është një detyrim për Greqinë. Nga raporti i Amnesty International më 5 tetor të 2005 del se Greqia është vendi ku shkelen të drejtat e njeriut, ku të huajt qëllohen me armë në kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen në kushte të këqija. Shteti grek duhet të bindet ligjeve për të drejtat e njeriut...Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe vende të tjera vijnë në Greqi për të kërkuar kushte më të mira jetese. Disa qëllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjëherë leja e hyrjes dhe e qëndrimi...Për këtë është krijuar një atmosferë racizmi dhe ksenofobisë në popullin grek...Greqia, kampione në Evropë për ksenofobi dhe racizëm. Për ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste të grekëve kundra të huajve, për histerizëm kundra shqiptarëve, Barometri i Komisionit Evropian e ka renditur Greqinë në vend të parë ku 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve.

Në vitin 1999 barometri vendas tregon se 89.5% e popullsisë kërkojnë largimin e të gjithë emigrantëve.
Raporti i Komitetit Kundër Torturës
Mosndëshkimi, çon në abuzime dhe keqtrajtimet e emigrantëve


Një raport tjetër i Komitetit Kundër Torturës dhe Keqtrajtimit të Këshillit të Evropës (CTP) botuar më 20 tetor 2009 ka dhënë edhe një alarm tjetër Greqisë, vendit më me shumë probleme në këtë drejtim. Si çdo vit ashtu edhe për vitin 2008, Komisioni gjatë një vizitë në Greqi ka vënë në dukje se, mbajtja e emigrantëve të paligjshëm në dhomat e paraburgimeve është në kushtet e mjerueshme, pa shërbime mjekësore, mungesë i informimit në gjuhën e tyre si dhe mungesa e mbështetjes ligjore. Jo pak herë ky vend është bërë epiqendra e kritikave të organizmave ndërkombëtar për keqtrajtimet e emigrantëve dhe romëve, jo vetëm në mbajtjen e tyre brenda kampeve dhe dhomave të izolimit por edhe jashtë tyre. Përbuzja e kësaj shtrese nga autoritetet shtetërore ka bërë që ky vend të sfidoj direktivat apo udhëzimet e Komisionit Evropian.

Raporti i bën fjalë edhe për qeverinë që po ikën, sepse, në përgjigje nuk ndjehet i kënaqur me ekzistencën e thjeshtë të Avokatit të Popullit, të shqyrtojë vetëm ankesat në lidhje me keqtrajtimin e emigrantëve. Por duhet d kërkuar në të gjitha rastet, një hetim të plotë, verifikimin e ankesave dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës. Më në përgjithësi, duke iu referuar të 20-të viteve veprimit kundër Torturës, KPT-ja vëren se "se mos ndëshkimi është ai që nxit shpërdorimin e emigrantëve dhe grupet tjera të rrezikuara nga policia dhe autoritetet e tjera, duke theksuar se nuk ka zgjidhje po ndërton më shumë burgje në Evropë. Komiteti paraqet pikëpamjet e tij për ruajtjen e të drejtave të emigrantëve të paligjshëm, të privuar nga liria e tyre dhe tërheq vëmendje të veçantë Greqisë...
Shqipëria, më aktive në mbrojtjen e drejtave të emigrantëve

Emigrantët janë njerëz, që prej shumë vitesh ndodhen ndërmjet dy atdheve dhe që sot po rrezikohen të shkëputen prej të dyve. Politika e jashtme e Shqipërisë për bashkëpunimin me vendin fqinj deri tani ka dështuar, pasi kërkesat për të luftuar emigracionin e paligjshëm nuk lidhen vetëm me marrjen masave e policore në ruajtjen e kufijve, pasi ngritja e këtyre mureve përballë varfërisë dëshmoi qartë se jo vetëm nuk luftoi emigracionin klandestin, por e shtoi akoma më tepër atë. E vërteta është se emigrantët kanë nevojë të shihen si pjesë e popullit shqiptar, pasi këtë gjë më shumë e kurrë e kërkon e mira e atij vendi, të jenë të bashkuar dhe jo të veçuar. Në pamjen globale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve, si dhe të trajtimit të tyre brenda ligjeve të Konventës Evropiane dhe të OKB-së, Shqipëria, deri më sot, ka dalë e humbur në raport me vendet e tjera të botës. Forca dhe zëri institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtës së të drejtave të njeriut etj., kanë qenë të pafuqishëm për të kërkuar llogari për keqtrajtimin poshtërues të emigrantëve tanë kudo. Por një problem i pazgjidhur në këtë drejtim është dhe mbetet ai me shtetin fqinj, helen. Shteti Shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij. Nuk di akoma, ose bën sikur nuk i di, nëse u sigurohen të drejtat, që u takojnë konform ligjit ndërkombëtar, Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Lind pyetja, çfarë do të ndodhte në rast se policia shqiptare do të keqtrajtonte një grek apo shtetas të ndonjë vendi tjetër?
Menjëherë përfaqësia e atij vendi do të kërkonte llogari, ashtu siç veproi tre vite më parë Ambasada Ruse për keqtrajtimin e një bashkëqytetari të saj në Omonia, duke protestuar në ministrinë e Jashtme të Greqisë.

Portreti i racizmit dhe torturës
Lista e mëposhtme tregon qartë se sa shtrenjtë është paguar emigracioni shqiptar në vendin fqinjë, në vendin ku lindi demokracia, ku më shumë se kurrë, ky vend di se çdo të thotë emigracion. Fatkeqësisht, protagonistë të kësaj vepre makabre është vetë mekanizmi shtetëror (policia). Me këto vrasje të paligjshme dhe barbare nga mekanizmi i sëmurë shtetëror kundra emigrantëve, shkelen edhe njëherë të drejtat themeltare të njeriut, shkelen ato ligje të cilat ky vend evropian ka firmosur për zbatimin e tyre së bashku me vendet e tjera demokratike në Hesing më 1951.
Realiteti ka treguar në këtë vend të çudirave se, sa firma të hidhen për të mbrojtur të drejtat elementare të njeriut, zor se ato mund të gjejnë zbatim në këtë vend, pasi shumë hendeqe politike bëhen pengese për të gjetur zbatim. Emigracioni shqiptar tregoi se emigrantët janë pengje të kësaj politike të sëmurë nacionaliste dhe ekstremiste
Lidhur me racizmin në këtë vend, më 17 prill 1997, në një nga sallat e sindikatave të përgjithshme të Athinës, në prani të deputetëve të partive të ndryshme zhvillohet një seminar me temë: “Të drejta të barabarta dhe jo racizëm dhe ksenofobi”. Kryetari i Organizatës Antiraciste për Evropën, z. Takis Janopulos ka theksuar se “për periudhën 1992-1997, Greqia ka dëbuar 1.5 milionë emigrantë. Janë kryer nga mekanizmi shtetëror kundra emigrantëve 83 sulme, si dhe nga populli 67, ku kanë mbetur të vrarë 47 emigrantë. Këto shifra nuk mund t’ kundërshto dot më asnjëri. Askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm...” .

Shtypi shqiptar
Lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit Vullnet Bytyçi pothuajse i gjithë shtypi shqiptar më 17 shtator të 2003 trajtoi në faqet e para këtë ngjarje me titujt: masakra në kufi, vritet një emigrant. Grekët vrasin përsëri në kufi ( Ballkan). Grekët vranë një shqiptar në kufi me Korçën ( Gazeta Shqiptare). Skandal, policia greke përdor dhunë në tre emigrantë shqiptarë (Zëri i popullit). Grekët vranë një emigrant shqiptar (Korieri). Grekët vranë një shqiptar dhe dhunuan tre të tjerë. Policia grekë vret një 18 vjeçar shqiptar ( Koha)

Në 50 muaj janë vrarë 47 emigrantë, nga këta 45 shqiptarë dhe 2 ciganëLidhur me këto vrasje, më 1 korrik 1999 gazeta Eleftherotipia mbështetur nga Organizata Antiraciste për Evropën në Athinë, ka publikuar se në këto vrasje policia ka marrë 86 sulme kundra emigrantëve, ndërsa 67 sulme i kanë bërë qytetarët vendas. (Rastet e mëposhtme i kemi mbledhur sipas mundësive që kemi pasur nga gazeta greke “Eleftherotipia”, dhe nga burime te tjera. Datat ne kllapa tregojnë ditën e publikimit në gazetën Eleftherotipa), ndërsa pjesa tjetër i numrit të të vrarëve i mbetet shtetit shqiptar që të zbardhë këto vrasje të pafajshme...



Portreti i vrasjeve
-9 nëntor 1992, polici I. Sejtaridis vret një shqiptar
-27 dhjetor 1992, polici Dh. Janopulos vret një shqiptar.
-12 shtator 1993, polici A. Delas vret një shqiptar
-9 mars 1994, polici N. Kunupakis vret një shqiptar
-Në nëndor 1994, polici L.Karajanis vret një shqiptarë
-Në nëntor 1994, polici I.Rigas vret pa asnjë shkak një shqiptar
-Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, asi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij. ( 8/03/1996)
-Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, asi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij.
( 8/03/1996)
-Shkurt 1996, dy policët Dionis Vasiliu dhe Grigor Valmas çojnë në një vend të veçuar në Agio Stefano, disa km larg Athinës vjedhin me dhunë armën Cako
(27-06-1996)
-Qershor 1996, Në Selanik, pedagogu i filologjisë të universitetit Antonis Manitakis akuzon policinë, pasi në sheshin e fshatit Kalamakis të Pilos ka ushtruar presion dhe i ka detyruar emigrantët e lidhur të ulen në gjunjë përdhe përpara banorëve të fshatit.( 2/07/1996)
-Tetor 1996, Në qytetin e Follorinës nxirret para drejtësisë Athanasio Fotopulo, i cili në vitin 1995 kishte vrarë shqiptarin Qazim Biklin, ndërsa një polic tjetër kishte tërhequr zvarrë pas motorit lidhur një shqiptar për ta çuar në rajonin e policisë.(23-10-1996)
-Nëndor 1996, Në Katerini të Selanikut, polici Dhimitris Spiropulu ka vrarë shqiptarin Jani Noka, me justifikimin se arma iu shkreh vetë. (11-11-1996)
-Dhjetor 1996, Në Komotini, Lefteris Kakulidhis ka vrarë në një lokal një 28 vjeçar shqiptar
-Prill 1997 Në Selanik, polici Apostol Kiras, me pistoletë ka plagosur në lokal një 22 vjeçar shqiptar (3/04/1997)
-Prill 1997 Në Kastoria gjatë ndjekjes së një kamioni që bënte transportin e emigrantëve klandestinë policia hap zjarr dhe vret dy shqiptarë.
(16 /04/ 1997)
-Shtator 1997 Në fshatin Paramithia të Janinës, Lambro Dhimu vret 13-vjeçarin shqiptar Adriatik Domaniku, si dhe plagos 16-vjeçarin Milian Llapi
( 30/09/1997)
-Shtator 1997, Në zonën Platonokabo të Kavallas, Theokaris Eminidhis vret 17-vjeçarin Gazment Meko ( 6-04-1997)
-Nëntor 1997, Në Pirgo vëndasit akuzojnë policinë se kanë djegur një barangë ku jetonin shqiptarë për arsye se nuk mundi që t’i kapte.
(8-11-1997)
-Dhjetor 1997 Në Kozani, drejtësia nxjerr të pafajshëm policin Miltiadhis Andreopulos, që më pare kishte vrarë një fëmijë 14 vjeçar.
( 9-12-1997
-Mars 1998, Në Paleio Keramidhi të Pirias, vendasit së bashku me kryetarin e kësaj periferie, nxjerrin ligjin ku ndalojnë lëvizjen e emigrantëve shqiptarë pas perëndimit të diellit. Këtë ksenofobi banorët e shprehen hapur në lajmet kryesore të kanaleve televizive.
-Mars 1998 Në Pulitca të Korinthias, me propozimin e kryetarit Dhimitris Xhanavaras të kësaj komune u ndalon shqiptarëve të qëndrojnë si dhe të hyjnë në tavernat dhe kafenetë. (31/03/ 1998)
-Prill 1998, Polici Jorgo Atmaxhidhi në Selanik, ka qëlluar me armë pas koke, duke lënë të vrarë të riun Niko Leonidhi. ( 6/03/1998)
-Prill 1998 Në Amarinthu të Evias kërkojnë që emigrantët të largohen brenda një jave dhe të mos u jepet mundësia për t’u legalizuar ( 4/04/1998)
-Prill 1998 Në Larisa drejtësia i jep dënimin deri në dy vjet Athanasio Mato ( që paguan ditët që duhet të qëndronte në burg, e lihet i lirë). Në qershor të vitit 1993 kishte vrarë një shqiptar, pasi po merrte në kopshtin e tij një kokërr shalqi.
-Maj 1998 Dy fëmijë shqiptarë plagosen me armë dhe vrasësi lihet i lirë nga drejtësia. ( 20/05/1998)
-Shkurt 1998, Në Athinë drejtësia u jep pafajësinë tre policëve dhe një shoferi taksie për keqtrajtimin dhe torturat karshi shqiptarëve më 1993 në Amfiklea.
( 11/02/1998)
-Qershor 1998 Në Larisa, drejtësia nxjerr të pafajshëm Zaharia Gogolu, i cili më 4 gusht 1995 kishte vrarë një emigrant shqiptar, ku më pare ishte dhënë dënimi me katër vite burg ( 18/06/1998)
-Qershor 1998 Në Stilidhas, dy fëmijë shqiptarë rrihen dhe keqtrajtohen nga policia. Për këtë vihet në dijeni edhe konsulli shqiptar i asaj kohe. Fajtorët si gjithnjë nuk dalin para drejtësisë
-Tetor 1998, Një 17 vjeçar grek vret dy shqiptar,drejtësia nuk e dënon vrasësin.
-Nëntor 1998, Polici Panajot Tcoleridhis, vret shqiptarin Sotiraq Butka, drejtësia greke si gjithnjë e nxjerr të pafajshëm.(10/11/1998)
-Dhjetor 1998, Jorgo Makris lihet i lire nga drejtësia, ku më 30 nëntor 1998 kishte vrarë një shqiptar dhe plagosur vëllain e tij.
-Dhjetor 1998, Polici Nikos Vrendas plagos me armë të riun shqiptar Sabri Kokiu.(2/12/1998)
-Janar 1999, Në Egjio, një fshatar qëllon me armë dhe plagos të birin, duke kujtuar se është shqiptar.
-Janar 1999, Në Thraki drejtësia i jep dënim me 4 vjet e dy muaj vrasësit Theokari Eminidhis nga Kavalla, ku shtator të 1997 kishte vrarë me karabinë 17 vjeçarin Gazmend Meka në Platanotopom. Edhe ky vrasës lihet i lirë.
( gazeta Paratitis 12 /01 /1999)
-Shkurt 1999, Drejtësia e Selanikut nxjerr të pafajshëm policin Konstandino Zaharopulos, i cili kishte vrarë në burg një emigrant shqiptar.
-Mars 1999, Shqiptari Arben Vekshi bie i vdekur nga plumbat e policit Andonis Kanavas.
-Prill 1999 Shqiptari 45 vjeçar Faslli Neta vritet nga policia.
-Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
-Nëntor 1999 në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon shtetasin Gurgusi, se ka vrarë një 20-vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet në mars 2000,
-19 qershor 1999, në Kedhica vritet një shqiptar pse po shikonte një makinë
-24 qershor 1999 në Greqinë Veriore në Imathias vritet një 28 vjeçar vendas, pasi nga pamja e jashtme u mor për shqiptar
-Tetor 1999 Në periferinë Istias, kryetari i saj, Dhimitri Daliani, ka kërkuar largimin e emigrantëve shqiptar.
-Tetor 1999. Panteli Kazakos, punonjës shërbimi pranë Televizionit Shtetëror grek, vret në Athinë dy emigrant dhe plagos katër të tjerë.
-Nëntor 1999, Drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
-Nëntor 1999, Gjatë një ekskursioni shkollor në qytetin e Selanikut, në muajin tetor bie i vdekur nga plumbat e policit Qiriako Vantuli në mes të qytetit nxënësin serb Marko Bulatoviç. Drejtësia mbas katër vjetësh e dënon me 27 muaj burg, por, polici lihet i lire dhe kthehet në detyrën e tij.
-Nëntor 1999, Në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon Gurgusi, i cili akuzohet se ka vrarë një 20 vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet.
-Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
-Mars 2000, Polici Jorgo Atmaxidhis vret 18-vjeçarin Nikolla Leonidhi. Drejtësia e lë të lire kundrejt një gjobe prej 500.000 dhrahmi.
-Gusht 2000 Një shqiptar vritet nga policia, pasi dyshohej për drogë. Mbas vrasjes shqiptarit nuk ju gjend asnjë gjë e dyshimtë.
-Më 24 Qershor 1999 vritet një i ri 28 vjeçar në Imathia që u mor nga pamja e jashtme për shqiptar, dhe katër ditë më parë në Kardhica ( 20 qershor 1999) u vra një shqiptar pse po shikonte një makinë…
-Shkurt 2001 Shqiptari 16 vjeçar Refat Tafili rrihet në rajonin e policisë në Agjio Stefanio të Athinës dhe trupi i tij i sakatosur hidhet në rrugë. Ministri i Rendit me 22 shkurt i jep afatin që brenda 15 ditëve të largohet nga Greqia. Mjeket deklaruan se emigranti duhet të qëndronte të paktën dy muaj në spital.

-Nëntor 2001, polici Joanis Rizopulos vret 24 vjeçarin Gentian Çelnikun, i cili ishte duke pirë kafe

-23 shtator 2003, një ushtar ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë Vullnet Bytyçin gjatë kalimit të kufirit. Qeveria shqiptare proteston ne Ambasadën greke në Tiranë

-23 gusht 2003 gjenden të vdekur në Selanik, Gentian Fati 23 vjeç dhe Adrian Vreto 25 vjeç
-Nëntor 2003, Në Kretë gjendet trupi pa jetë i një të riu
-Athinë 2003, një shtetas grek vret me thikë për një fjalë goje 20-vjeçarin Aleksandër Lufo

-20 gusht 2004, policia vret 36-vjeçarin Luan Bërdëllima që së bashku me disa shokë po shikonin ndeshje futbolli në një lokal.

-15 mars 2005, Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare.

-5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin.
-I janar 2006, babë e bir vrasin me thikë në gjumë 18-vjeçarin Edison Jahajn (gjykohen dhe më pas lirohen)
-8 nëntor 2007, vritet në kufi Elmi Lata
-18 Dhjetor 2008, Enea Kalemi u gjet i vrarë në banesë. Policia greke: Ekzekutuar nga dy persona, si dhe një 23-vjeçar shqiptar tjetër është gjetur i vrarë në banesën e tij në Kolono në Athinë i ekzekutuar me 20 plumba
-5 gusht 2009 ,një emigrante shqiptare u gjet e varur në komisariatin e policisë Hersonisos të Kretes

Këto lloj vrasjesh ndikuan që në këtë vend të hapen dy zyra funerale për transportimin e trupave pa jetë të emigrantëve shqiptarë. Me këto vrasje shkelet ligji, në një kohë kur në këtë vend dënimi me vdekje është hequr më 1993. Është vendi i vetëm në botë ku nuk penalizon vrasësin që synon të shfaros fizikisht dhe moralisht emigrantin, në një kohë kur ligji bazohet në kriterin racist. Torturat dhe poshtërimet, vrasjet në kufi dhe kudo, izolimet në kampet e përqendrimit jo vetëm që nuk ndëshkohen por fatkeqësisht shpërblehen profesionalisht.

Ne vendet ku vrasësit dënohen
Në Angli dy vite më parë, drejtësia vendase dënoi tre ushtarë të cilët kishin vrarë në Kosovë dy të rinj, Fahri Bicin dhe Avni Dautin. Sipas shtypit grek në Gjermani në vitet 1990-2000, janë vrarë nga grupet naziste 30 emigrantë, ndërsa në Greqi nga muaji nëntor 1992-mars të 1997 ( afërsisht 50 muaj)j u vranë 47 emigrantë shqiptarë, ku ndërmjet tyre 2 ishin romë. Me këto vrasje të paligjshme dhe barbare nga mekanizmi i sëmurë shtetëror shkelen edhe një here të drejtat e njeriut, shkelen ato ligje që ky vend ka firmosur për zbatimin e tyre së bashku me vendet e tjera në Helsing më 1951.
Në muajin gusht të vitit 200, tre të rinj nazistë Henriko Hilpriht, Kristian Rihter dhe Frank Mitbauer, rrahën për vdekje në qytetin Kale emigrantin Adriano Alberto nga Monzabiku. Ish-Kancelari Gerhard Shreder i bën thirrje popullit gjerman për të dënuar këtë vrasje. Vrasësit u dënuan me burgim të përjetshëm.
Në vendin ku u vra emigranti, ish kancelari Shreder, më 31/07/2000 vendos një tufë duke i dhënë një mësim vendeve të tjera evropiane se edhe te vdekur emigrantët e pafajshëm duhen respektuar njëlloj si vendasit.

Që në vitin 1997, kryetari i Organizatës Antiraciste për Evropën, Takis Janopulos, ka dhënë alarmin duke theksuar se: “Për periudhën 1992-1997, Greqia ka dëbuar 1.5 milionë emigrantë. Nga mekanizmi shtetëror ( policia) janë kryer kundra emigrantëve 83 sulme, ndërsa nga vendasit 67, ku kanë vrarë 47 emigrantë. Këto shifra nuk mund ti kundërshtoj do më asnjeri. askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm”.

Gjatë periudhës 1996-2000 janë regjistruar edhe 30 të vrarë të tjerë, si janë plagosur 36 emigrantë. Po gjatë kësaj periudhe, janë marrë në përgjithësi edhe 48 sulme të tjera kundra emigrantëve shqiptarë, ku 28 prej tyre i ka kryer policia. Deri më sot në Greqi janë vrarë 147 shqiptarë, ku asnjëherë nuk është bërë ndonjë hetim rreth rrethanave të vrasjes, duke mos dhënë të dhëna të sakta.
Me shumë përpjekje jemi munduar të mbledhin sado pak të dhëna konkrete për të sensibilizuar dy vendet përkatëse për të hapur dosjet dhe hetuar vrasjet.

Vendi i vetëm në botë ku vrasësit nuk dënohen
Këto vrasje të here pas hershme dhe vetëm kundra emigrantëve shqiptarë, të lë përshtypjen e vrasjeve me qëllim, pasi viktima nuk është me kombësi greke. Kjo gjë duket edhe në drejtësinë greke ku vrasësit nuk dënohen kur këta kanë vrarë shqiptarë. Janë këto armë zjarri që përdoren ngas policia në drejtim të shtresës së varfër, të emigrantëve. Kur polici Theodoros Katcas më 24/10/2001 vrau vendasin Anastasio Limura, akuzua me akuzën vrasje me paramendim, ndërsa polici Joanis Rizopulos që vrau shqiptarin Gentian Çeliku, pas gjykimit u la i lire. Mos-dënimi i asnjë vrasësi që ka vrarë shqiptarë dhe ciganë tregon se në këtë vend ligjet zbatohen vetëm në dëm të viktimave, pasi armët në të gjitha rastet kanë dale nga brezi dhe janë drejtuar dhe shkrepur vetë pa vetëdijen e policit. Kjo tregon se viktima gjithmonë nuk ka asnjëherë të drejtë edhe kur është i mbuluar nën dhe. Për këtë autoritetet greke duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një gjykim të drejtë pa dallime raciale dhe ngjyre, për të përmbushur standardet ndërkombëtare për një gjykim sa më të drejtë.
Këto vrasje paraqesin një realitet krejt ndryshe. Procedurat e gjata të Bordit Disiplinor është një problem i madh për mos dënime, duke pritur gjykimin deri në katër vjet, ku gjatë kësaj kohe çdo gjë ka shkuar në krahun e vrasësit.
Pavarësisht për këto vrasje të pafalshme në këtë vend të çuditshëm nuk ka dënime, pasi viktimat janë shqiptarë dhe vetëm shqiptarë. Thuajse është një rastësi e shekullit.
Lind pyetja, por sikur këta viktima të ishin minoritarë në Shqipëri, si do të reagonte Greqia?
Po sikur këta emigrantë të ishin polakë, rus apo gjerman a do të shtiesh mbi ta me armë zjarri?...
A do të qëndronte indiferente shteti i tyre?...

Fatkeqësisht, mbi të gjitha këto vrasje ndodhin në Greqinë e sotme evropiane, në djepin ku lindi demokracia, në vendin ku emigracioni shqiptar është paguar me gjënë më të shtrenjtë. Por deri kur?...Edhe të vdekur këta emigrantë duhen respektuar respektivisht nga të dy VENDET...

Nga Shpëtim Zinxhirija tek T. Observer

Angli. Shqiptari në gjyq i akuzuar për terrorizëm.

Ka nisur në Britaninë e Madhe procesi gjyqësor ndaj një shqiptari nga Kosova dhe katër britanikë ve me origjinë pakistaneze të akuzuar për terrorizëm.

Gjatë seancës së parë gjyqësore zhvilluar në gjykatën e qytetit Preston në Veri të Anglisë, prokurori i çështjes ka lexuar aktakuzën e implikimit të tyre, në akte terroriste.

Sipas prokurorisë, i dyshuari Krenar Lusha, shqiptari nga Kosova me moshë 30 vjeç, akuzohet për tërheqjen nga internetit të material audio-vizive, që tregonin se si mund të ndërtohet një bombë që përdoret në sulmet kamikaze.



Ndër provat që disponon prokuroria britanike, kundra Lushës është edhe një bisedë e përgjuar në një chat ku shqiptari është shprehur se ai ishte shumë i lumtur të shikonte të vrarë sa më shumë amerikanë dhe izraelitë .

Gjithashtu si provë materiale gjetur në shtëpinë e Krenar Lushës është edhe sasia prej 4 kilogram nitrat me të cilin sipas policisë mund të ndërtohet një bombë në kushte artizanale. Lusha i ka mohuar të dhjetë akuzat e ngritura ndaj tij për posedim të material të dyshuara për përdorimin në akte terroriste. Arrestimi i Krenar Lushës u krye nga skuadra e anti-terrorit në Scotland Yard, më 26 Gusht 2008 në shtëpinë ku ai banonte në zonën Derby.

Media britanike e komentoi arrestimin e Lushës, së bashku me katër personat palestinezë, si shkatërrimin e një celule terroristësh, të cilët po përgatisnin eliminimin fizik të kryeministrit britanik Gordon Brown.
Megjithatë është gjykata britanike ajo e cila do të vendosë në fajësinë apo pafajësinë e shqiptarit ndaj të cilit rëndojnë akuzat për terrorizëm.

Nga Londra, Muhamed Veliu

Lidhje : http://veliupress.blogspot.com/2009/11/angli-shqiptari-ne-gjyq-i-akuzuar-per.html

Femrat me gjinj të mëdhenj janë edhe më të mençura

Një studimi realizuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se femrat me gjinj më të mëdhenj, janë njëkohësisht edhe më të mençura se ato, që i kanë gjinjtë më të vegjël.


Në hulumtimin e realizuar në Chicago janë përfshirë 1.200 femra, ndërsa qëllimi i studimi ishte për të treguar nëse femrat ‘e bekuara’ janë edhe të mençura. Kështu, rezultatet kanë treguar se ato ishin më të mençura se femrat me gjoks më të vogël.



Pjesëmarrëset në studim ishin ndarë në pesë grupe, varësisht nga madhësia e numrit të sutjeneve, ndërsa të dhënat treguan se mençuria ishte në proporcion të drejtë me madhësinë e numrit të jelekëve.

Ekspertët e shpjegojnë këtë me faktin se femrat me gjinj të mëdhenj kanë më shumë hormone femërore të cilët ndihmojnë në zhvillimin më të mirë të trurit që është arsyeja kryesore që ato janë më të mençura.

Telegrafi