Monday, November 23, 2009

Me kallsh drejt NATO-s (Zhaku)

Me fotografinë me një tufë lule në dorë, nën lavdinë e të ndenjurave të kalit të Skënderbeut me jakë të bardhë, përparëse të zezë, flokë të prera shkurt e me balluke, sandale e çorape të bardha, çelet cikli mësimor i vetes time! Çdo kujtim, bardhë e zi! Edhe tufa e luleve marrë borxh një shoqes sime, sa për një fotografi. Edhe ajo, ndonëse atëherë me ngjyra, sorollatet nëpër kujtimet e mija, si një tufë krizantemash bardhë e zi.
Në ditën e parë të shkollës, unë shtrëngoja në grusht, borxhin tim të parë. Ah! Borxhi i parë nuk harrohet kurrë!
Nisa të marr yjet e parë, pikturuar për merak nga vetë dora e mësueseve nëpër fletore diktimesh. Flamujt e parë i mbaj mend të kuq, pa asnjë pikë të zezë në mes.
Mësuesit e parë, i mbaj mend skematikë e të drejtë deri në vdekje! Çuditërisht, edhe pse De Jure, veshjet e mësuesve shqiptarë quheshin Fustane ose Kostume, De Facto ato ngjanin si Uniforma! Tani që po e mendoj më mirë, nuk qe faj i fotografisë kapturimi bardhezi i çdo çasti të atëhershëm, por i vetë realitetit.
Mësuesit e dytë, i kujtoj të çoroditur nga shpërtheci i Demokracisë. Të gjithë veshur e mbathur me lloj-lloj cikurriash! Mësueset u shndërruan pothuajse të gjitha në Samanta Foxe, ndryshimi i vetëm mes Mësonjëtoreve dhe Semit qenë: cilësia e lëkurës së fytyrës, e flokëve të shkumosur me sapun 15-ç dhe e audiencës, e cila në rastin e Zyckave shihte si protagonistë tufa të tëra me nxënës tetëvjeçareje, ndërsa në rastin e Semit anëtarë NATO–je dhe BE-je. Mbaj mend se familjet shqiptare më të privilegjuara nuk qenë më familjet e dëshmorëve, por të emigrantëve.
Shqiptarët e zëvendësuan Skënderbeun, të vetmin STAR shqiptar me famë botërore me komisar Katanin!
Asnjë hero i mëparshëm nuk ka nxjerrë më shumë lot prej syve të shqiptarëve me vdekjen e tij, sa Katani kur vdiq, kur mbaroi Oktapodi! Çuditem se si NDONJË ministri të Kulturës, Rinisë së Valleve e konkurseve të bukurisë, së Turizmit me rroba banjoje blerë tek Gabi që të jenë D&G, sportit të fshirjes nga listat e INTER Federatave, nuk i ka shkrepur ende ideja e investimit të gjithë buxhetit të vitit në realizimin e një skulpture parku me trupin e fytyrën e komisar Katanit! Shtatorja e Katanit do t'i shtonte shumë hijeshi parkut përreth Parlamentit. Aty prehen të gjithë ata që derdhën lot e qyrre pas vdekjes së komisarit euroatlantik.
Mësuesit e tretë, i kujtoj agresivë! Në vend të fshikullonin veten me njëmijë kamxhikë si ndëshkim për paaftësinë e të shpjeguarit shkencën një fëmije, rrihnin fëmijët deri në gjakosje, shoqëruar me qortime fyese e rënduese. Nuk do ta harroj kurrë fluturimin e një shoku klase, nga njëri krah i dërrasës së zezë në tjetrin, dendur me grushtet e mësuesit të matematikës, një farë... Shyqyriu, vetëm sepse nuk dinte të ndante 4-ën në dysh!
Burrat u shndërruan në Van Dama, Arnolda dhe Rocky Balboa!
Ndërsa gratë, në personazhet dramatikë të telenovelave si Dinastia (edhe pse i përkon një periudhe pak më të hershme se koha në fjalë, qe një influencë e madhe në krijimin e modelit të gruas shqiptare), Beautiful, Santa Barbara etj... etj...
Televizori nisi të bllokojë Kohën e Albaniansave, vëmendjen e tyre, dashurinë e tyre, paratë e tyre. Të gjithë nuk ngurruan të investojnë çdo kursim në krijimin e një trofeu Ginesesk siç njihet ndryshe, SAÇI! Mbi çdo çati shqiptari, Saçi hidhte hijen e lavdisë së tij. Prej çdo dritareje, Saçi spiunonte ç'bënte bota, e ia nxirrte çdo shqiptari në ekran! Këtë herë, jo më, bardhë e zi! Ngjyra, ngjyra, ngjyra...! Shqiptarët iu dedikuan ngjyrës me besnikëri e devotshmëri. Çdo thua gruaje me bojëra që flakërinin me kilometra larg. Çdo flok femre u zveeeeerdh e u skuq! E zeza u largua për shumë kohë nga Shqipëria! Burrat, meqë janë me TABON, u morën me imazhin e familjes. Imazh, i cili shoqërohej me ndonjë 240-ç të verdhë, ose jeshil, ose të kuq, ose blu, me një apartament me të paktën një kat të shtuar pa pyetur për Shtetin, lyer nga jashtë vetëm katrorët e metrave personale, me ndonjë ngjyrë rozë, ose të blertë, me Saçin që thithte gjithë llumin e botës e ia përcillte nëpërmjet kabllove të sajuar mrekullisht çdo SHQIPTARI!
Më pas, televizionet shqiptare nisën të fuqizohen papritur aq shumë, saqë konkurruan sypatrembur çdo televizion ndërkombëtar që u kish treguar Saçi në TV. BingoMania u shndërrua në kult! Shqiptarët e zëvendësuan ditën e diel nga ditë Altaresh e lutjesh fetare, në ditë BINGOTEKE! Të gjithë shqiptarët ëndërronin të bëheshin milionerë nëpërmjet një bilete bingoje. Ose prej ndonjë fature autografuar nga Hasudet, Shemsiet e Vehbiët!
Të gjithë punonin për të blerë sa më shumë bileta bingoje. Sa më i madh numri i biletave, aq më të larta shanset për miliona!
Bingotekat i shtrinë filialet e tyre në çdo institucion shtetëror, si p.sh.: Teatri Kombëtar, Estrada e Tiranës, Pallatet e Sporteve, Pallati i Kulturës, kinematë shpeshherë premionin dishepujt e Bingos edhe me ndonjë hardcore porno film!
Më pas, shqiptarët iu lëshuan KALLASHIT ......me KALLASH, drejt NATO-s!

Nostalgji

Ka pas qene njoni qe shiste akullore dhe gerthiste:
Akullore me kajmak krem e cokollate, I bo xhaxhi per merak, mer parat dhe zbrit me vrap.
Dhe kur ta blejshin akulloren (kuptohet per raste festash) ja futshe vrapit per n'shpi qe ta shijoje avash avash.
 Po kur e lynim macen me vajguri ne i vejshim zjarrin (ca katilash kena pas qen).

Te liqeni tu hyp neper pisha si moca me kap bocet, llastiqet qe nuk i lejshim kumriet me mor fryme
Shkojshe me ble buk ne perfundoje m'shpi me gjys buke se fillote lagjja: na tja fus nji cap
Po komisar Katanin ku e late? Ky serial filmi ka qene legjende ne ate kohe, edhe mo e forta ka qene kur e vrane ket Katanin edhe per nja i jave a dy boshin llogarine kalamojt se me sa pluma e kane vra
Mu kujtu nje e forte me Hilalet. Ne qofte se keni kalu andej nga banka, atje ku ka stacionin autobuzi qe vjen nga kombinati per ne kinostudio, dhe keni degjuar nje cerr te vogel te bertasi "HIIIIIILAL! 100 lek copa! HIIIIIILAL! 100 lek copa" ai isha une. Perdite e perdite pas shkolle t'u bertit HIIIILA 100 lek copa. Kur nje dite, ne klase, sa mbaroi ora e trete e mesimit, para fillimit te pushimit te gjate, ndjeva nje clirim qe e ndjeja gjithmone ne kete ore, nje nga ato clirimet qe jane aq te kendshme sa qe shoqerohen me ndonje pordhe. Vetem se ne vend te pordhes, me shpetoi goja dhe bertita HIIIIILAL 100 lek copa! Nejse mo, pata aq turp edhe aq frike se do ma ngjitshin emrin Hilali ne klase pas asaj, po bereqarvers, po t'ma vinin mua emrin Hilal, Xonit duhet t'ia vejshim Banana, Mandit Faraluledielli, ndersa Eltonit Paqeta Cumcakiza. Fukarallek hesapi, solidarizim
Ke "It's my life" e Dr.Alban, deri vone na u ka duk sikur thosh "Stop Agimi, stop Bashkimi, stop Pajtimi, Stop Blerimi, stop Qerimi, it's my life"
Po kur flinim me cumcakiz thuaj edhe ne mengjes kur coheshim ishte ngjitur te floket e duhet te prisnim floket. Ose e futnim ne gote me uje gjate nates dhe te nesermen prape te njejtin cumcakiz
Jemi dhe brezi i pare qe provuam Koka Kolen…shishja e pare mbijetoj gati 4 muaj …po e para fare ama!!…andej nga 89a! Vetem i merrnim ere dhe kenaqeshim, dikush e fuste ne vitrinen e bufese me e tregu me krenari…
Ah brez i uritur, thuaj! Era e mandarinave na kujtonte Vitin e Ri, gjithmone, se kush kishte te blinte gjithe vitin? Nje dite, mesuesja e fillores na pyeti "Cfare keni ngrene per mengjes?" dhe njeri qe u pergjigj: "Mish, mësuese." Gjithë klasa e qeshi të shkretin… Kurse atë që tha "bukë me çaj" s'e përfilli njeri.
 Ju kujtohen akulloret "EVGA"? Ah, ato frigoriferët e bukur. "O ma, çfarë ka aty te ai frigoriferi?" (A thua se s'e dinim.) "Mish të ngrirë, të keqen mami. Hajde, ikim."
Xixellonjat. Sa bridhja per t'i kapur e pastaj benim trupin me to qe te shndriste, sa ere e shpifur vinin
Ne jemi brezi i fundit që kemi bërë dituri makinash dhe që kemi pasë fatin të dëgjojmë shprehjen "a t'ta saldoj zysha 'i katër?"
Po aranxhata vapik? Vapikun nuk e pija por e haja ashtu pluhur, e shkulshim me dhom cepin e qeses dhe e thithnim si biberon…Ime me kur i kerkojsha najehre Vapik ndonje jave jashte "sezonit" ,dmth kur sa kish dale vera, thoshte "Cer vapiku mre, tani s'eshte me per vapik, eshte per vape-hajde". Une ashtu e hajsha shumicen e kohes, pluhur. Ama dileme e madhe ishte, pluhur a te trazume ne uje….une gjithsesi pishman u bejsha kur mbaronte…ah, ta kisha bere me uje me mire dreqin
Po leng trendafili keni pire ju? Bohesh me petalet ne shishe qumeshti me uj e sheqer. -Jo mer me sheqer, i futshim ne shishe petalet e trendafilit me uje e limontoz, masanej kur ishte bere uji i kuq ne petaleve u kishte dale ngjyra, e merrshe ujin, ne i vijshe sheqer. Limonate e cer limonate, s'ka shume qe me kishte shku menjda po me cer ta besh ketu, keta trendafilat ketu nga ne vijne ere po.rdhe…-ku ma gje të vijnë erë pordhë por s'vijnë erë hiç
Hmm po kur me bente mami buke me gjalpe e sheqer e mblidheshin kalamajte e lagjes "me jep nje kac", te gjithe hanin nga nje kafshate, ose buke me vaj e sheqer.
Me kujtohen edhe farat lule dielli, tere kohen ne klasa ato hanim, mbushej poshte bankes plote edhe vete i pastronim klasat Ej, po 15-diteshin e pushimit në plazh në ato kabinat një dhomë e një aneks me hale kolektive 50 metra larg? Dhe të shplamen me ujë shishesh? Dhe të lymen me domate e me kos?
Po kur conim mishin tek komshiu qe kishte frigorifer. I vinim dhe emrin siper qe mos ngaterrohej me te tjeret.
Po topa zhytesi? Te lagja jone luanin "me te medhenjte" topa zhytesi (ne te vegjelit ishim kota biskota) dhe kur nje cun gjuante nje goce me top dmth qe e pelqente
Po pra, e pelqente… Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente kete cunin?-O rrot ka qene kohe gangsteresh o burre ... Kane qene ne mode ata qe gjujshin fort
Ve bast qe jemi te funit qe ziheshin kush bohej gjermoni dhe kush partizoni ne loje luftash Apo nuk e keni lujt
Kush e mban mend kete le ta thote titullin se mu kujtua tani rastesisht…"jam ari gjuetari, ari peshkatari Do ha mushtin e do pi mishin" Ditelindja e Pinokut
Kush s'i ka perdor nanjehere veprat e Enverit per leter higjenike te ngreje doren…Ishin ca te serta ato dreqi e mori, dynjane hajshim….
Ku i lanim këmbët e? me zorrë, në haletë allaturka, ku tjetër?… po si shkretohej qyteti kur jepej skllavja Izaura? po emrat brazilianë që vlonin në atë kohë?—Si kemi qen t'gjith isoj…edhe ne kishim nje zorre nga lavamani ne allaturken…dhe ime me qe me bertiste se dilja nga banja pa i thare kembet dhe linja shenja ne pllakat…
Po po, hec e t'u thush robve ketu qe u lajshim i here ne jave, ne zijshim morra mesatarisht ka i here ne vit….koka ere vajguri te kerrmonte i ore larg.
Po ne vere, ne darke kur mblidheshit ne shtepi, ku i lanit kembet qe m'i kishit zhul deri ne rreze?
I mbani mend si na therrisnin: -Blendi! Hajde brenda.
-Po edhe pak o ba…
-Hajt se filloi fimi me herkulin…
-Yyyyy filloi fimi…dhe u shperndashim te gjithe..
Ne ishim te paret qe pame "Hirushen" dhe "Borebardhen" ne televizor me ngjyra, kuptohet te komshiu….turqisht. "O Çiçí, o pasha".
Po kasatat 10 lekshe ne plazh qe sa ta mershe ke karroca me shume u shkrite se e hajshe, ene t'arrite qumshti deri ke brryli? Mire kasatat, po dhe akulloret ama, ta sillshin shpirtin m'ven. Tu i gjemu xhaxhit me karrocen e akullores ka prapa, qe gerthiste sa ja kishte ne koke: akuuullloooorreeeeeeeeeeeeeeee; se mazalla se ndalonte pa mberrit der ke sheshi maskarai. Ato kaushet e shkrete o u squllshin ka siper, o u squllshin ka poshte, na pikojshin qamet...
I mbani men ato rreshkitset e tuneleve "strehimet" (ka nji per lagje ku duhet tu futshim kur vite armiku) tu lujt me kalamojt me top te kuq me pika te bardha u hap kapaku rreshkitses ene rash mrena ku u cava e u bona pis. Kur erdhi mami n'shpi ma mori topin ene dote me ma ca me sqepar, Ajo i bite, topi kercete perpjet, vazhdoi kshu nja 4 -5 here dhe kur pa qe une ene pse kisha honger dru qeshja qe nuk cate topin i t'mor i thike ene nji ta ca n'4 pjese. 2 jave lagja pa top, po shyqyr qe ishte vere ene do shkojshim ne plazh ke plepat n'Durres ene ma bleu prap.
 ishim brezi i pare i rrujtjes ne krrujtjes masive. Kaluam nga breket e Korces, tek trikotazhet e huja, deri ke tangat. Ne sasia e leshit per pasoje gjithmone ne renie e siper simas modelit. per breket e korces qe nga madhesia ngatarrohen me kellefat e jastikut.
Raqi, raqi - kiki ko ka qene loje e forte fare. Me vone u zevendesua nga loja shtyllash, shkopa xinkthi…topa-rasa dhe topa-djegesi i kishim luajtur me te vegjel, me gocat…me vone pastaj gocat na pelqenin dhe prej kesaj u rrinim larg. E shumta i sulmonim tek shkallet e pallatit ne behar dhe u rrembenim librat me letra cumcakizi qe koleksiononim. ua flaknim……ato therrisnin me te madhe…i tallnim qe mblidhnin letra, deri sa dolen "Turbo"-t dhe nisem dhe ne koleksionin e makinave. Luanim me pulla, kopaca,
Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke HIVI (arancata).
Na thotë "zhulc" po ne jemi krenarë se jemi brezi i parë që filloi të lahej edhe të mërkurën, megjithëse na bërtisnin të mos e zbraznim depozitën e ujit.
…respekte, per brezat poshte viteve '80…..
Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate te te coj ne vitet para prishjes me jugosllavet.
Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja që thoshte "Jetë makabre, pa pikë intimiteti!" dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim as çfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 1 dhome e 1 kuzhine…
Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune…Eli Fara te ai konkursi me kenge popullore kendonte "25 gershetat" dhe fitoi nje manjetofon "Sherebel".
Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terense Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
Brezi qe e ka pare Rambo'n dhe Terminatorin turqisht.
Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht etj dhe tollonin.
Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke "HILAL".
Filmat : Kallamishte dhe balte. Arriten titanet. Thanasi, Skllavja Izaura !
Sallami tophat (mami sallami)
Asaj kenges "dancing with an angel" njeri te lagja ime qe nuk kuptonte anglisht i thoshte 'genci me valixhe'
Emisioni me kenge dhe pershendetje (Silvana Brace):
Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe, Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina, Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi, Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen "Ooo Xhimi Xhimi" nga Madona.
Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke, prrallat te shtunen ne darke?
E sa nostalgji per ato vite per simite me djathe qe te thote mami: mos dil ha i her buken n'shpi, po te shijote me shume perjashta ku te gjithe shoket e grupit te thoshin me jep i cap, me jep i cap se edhe une sa here te kam dhone ty?
Jeta rreth nesh
Trupi e Shendeti

Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke Duru-ja e turkut, tek Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dushi "moderrn", e masanej nje hap prape ke kanocja kur s'ka uje.
"Po ku i grrise pantallonat keshtu more gomar?" "Ne ferra usta! Usta u bene gati?!" (Arushi qe kerkonte babane)
Po celsi m'qafe me llastik brekesh te blem te kinkaleria? Cer llastiku mer ti, ushkur thuj, se me qene llastik tamom e kishe zevendesu ushkurin e brekeve te Korces qe sa vinte e behej si tespije nga gonglat e ushkurit. S'e kam marre vesh najhere pse breket e korces i kishin gjithmone i kembe me te gjere se c'duhej (ndoshta per ajrosje), tjetren te ngushte sa ta ndante mollaqen me dysh.
(bisede telefonike)
-Hello? Aj uont tu flaj from finiks tu jurop, tirana, allbenja. A`jm amerikan sitizen…
-Ooook…and your name is?
-xhi, xhej, uaj, ell, i and…
(gets interrupted by the clerk)
- Po fol, mi Gjyle, fol…
Nga viti 90 e tutje, cdo xhep i pantallonave s'ishte me xhep, po traste farash luledielli. Me 10 leke te vjetra shtyjshe nja dy ore, ama me 30 leke te vjetra hikte dita e mesimit pa u marre vesh hic. Ama biznesmenet e farave ishin hilexhinj te medhenj, sa vinte e hynte ne uje ai filxhani i shkrete i mases, derisa e kthyen ne gote rakie.
Ca me ke kujtu ti mu me reklamat…KAMAKROUUUUUUUUUN !!! TV qe i nevojitet familjes tuaj
Konclusion: ju keni nevoje te shkoni 12 here ne vit ne atdhe..
PS . dhe te rrini nga rreth 30-31 dite 


Shkrimi nuk është redaktuar qëllimisht !

Brezi 80


Qëllimi i kësaj letre është drejtësia që duhet t'i kthehet një brezi. Brezit që na përket ne, të lindurve në fillim të viteve '80 (një vit më shumë një vit më pak nuk ka rëndësi). Ne që shtëpitë e blera nga prindërit tanë i shohim sot të kushtojnë tridhjetë apo dyzet herë më shumë. Tani që ka hyrë në modë financimi nëpërmjet bankave jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë që kush guxon ta blejë këtë shtëpi do paguaj interesat ndaj bankës të paktën deri sa ai vetë të jetë bërë gjysh...

Luftën partizane, ne, nuk e kemi bërë, as zbritjen në Hënë nuk e kemi parë, nuk kemi jetuar miqesinë me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonë historike fillon pak a shumë me Botërorin USA 1994. Duke qenë se nuk kemi bërë ndërtimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonë që s'dimë se cfarë është lodhja...askush nga ne nuk mërzitet se na thonë edhe që nuk kemi ideale sepse lexojmë shumë më pak libra se prindërit tanë. Gjithësesi e kuptojmë politikën shumë më mirë se prindërit tanë (të paktën ne nuk shkojmë më per të votuar).

Të shumtën e rasteve Plaku i Vitit të Ri nuk na sillte çfarë dëshironim, por sot e kësaj dite më të mëdhnjtë na përsërisin se ne i kemi patur të gjitha, edhe pse janë ata më te vegjëlit se ne që me të vertete i kanë te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotë gjë).

Jemi brezi i fundit që luajtëm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe në të njëjtën kohë të parët që mësuam të luajmë me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer të paktën një herë mustaqet e Mario Bross.)dhe në të njëjtën kohë të parët qeë panë kukllat me ngjyra në televizor dhe shkëmbyen makinat Turbo.

Kemi veshur pantallona të gjëra, të ngushta, kauboj , të grisura dhe të zhubrosura (sepse moda kështu urdhëronte). Tutat e para që kemi veshur ishin blu me vija të bardha por në rrugë s'para i vishnim edhe pse ishin të rehatshme sepse kjo donte të thoshte se ti ishe fshatar.

E kemi kaluar shkollën fillore duke shkuar atje edhe të shtunën ndërsa për të ndejtur pak vonë darkave në fundjavë u shpiknim prindërve se do flinim tek shokët. Ende nuk e kemi kuptuar se ku në fund të fundit përfundonim pasi edhe shokët e tjerë perdornin të njëjtin justifikim ndaj prindërve të tyre. Nejse, në fund të fundit mbetemi ata që për të fundit u çonim lule mësuesve për 7 mars dhe të parët që u çonim dhurata të shtrenjta që t'na kalonin klasën. Shkonim në shkollë për Shën Valentin dhe nuk bënim mësim duke bredhur rrugëve single. Kemi aplikuar si studenta jashtë shtetit dhe kemi parë sesi mund të bëhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime të blera.

Etiketa që kemi patur pas shpine ka qenë ajo e "Brezit të shthurur" dhe për shumë kohë kemi qenë viktima të telenovelave dhe telebingove. Ngushëlloheshim pak duke parë Beverly Hills (atëhereë, se po ti shohësh tani vë duart në kokë). Disi më të rritur u ndiem kur filluam të ndiqnim Daçson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikërisht ky personazh ishte kryesori në film)

Kemi qarë për Lady Oscar, jemi zgërdhyer me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi ëndërruar të kishim një skuadèr si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur në dilemat më të thella rreth çështjes nëse Mila dhe Shiro në fund fare shkojnë në krevat apo jo. Jemi gjenerata që kemi parë Ardit Gjebrenë të paraqitet si këngëtar dhe më vonë ta shohim veçse tek Miss Albania dhe jemi ne që kemi parë e bërë këngët e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dëgjojë përsëri?)

Jemi të parët që mësuam të punojmë si kamarjer nëpër lokale dhe jemi po neve që i kthyem këto lokale në shtëpi të dytë (ose më mirë të parë pasi ende sot kush rri më shumë se disa orë në shtëpi). Jemi ata që prenotonim ditëlindjet nëpër disko dhe ata që merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi që i pari shijoi pub-et e hapura që në 10 të mëngjesit dhe ata që ende nuk e kuptojnë ku është ndryshimi në Shqipëri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe të gjithë na tregonin me ndot si mallista, ndërsa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk të perfill më.

Gjithmonë na kujtojnë se ç'ka ndodhur para se ne të lindnim, sikur brezi jonë nuk ka asnjë djeni për ngjarjet historike.

Jemi të parët që i pamë prindërit tanë të fusnin para nëpër firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne që u habitëm (ata e morën me qejf) sesi mund të fitohen kaq shumë lekë pa punuar fare. Për faj të më të mëdhenjve, ata që na përsërisin se ne nuk lexojmë aq saç duhet, përjetuam '97, pamë sesi digjej atdheu jonë dhe mësuam që i trembim kaq shumë popujt e tjerë sa shpesh herë na lenë të mbytemi në det. Ishim ende të vegjël dhe na përsërisnin se paraja çan kudo kur na dhanë makinat e para dhe filluam të falsifikojmë patentat.

Mësuam se çfarë është terrorizmi por asnjëri nga ne nuk e mban mend rënien e Murit të Berlinit. Pamë sesi Bill Clinton shkëmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi një popull që aq shumë na ngjante përzihej nga vendi i vet. Brezi jonë e ka parë dhe në disa raste na kanë dërguar në luftë pasi ushtarët në këto vende thuhet se marrin rroga të mira. Kemi ulëritur edhe ne se Europa është e mrekullueshme por e kemi parë edhe të vështirë kur nëpër ambasada e kufinj kemi kaluar netë të tëra pasi kompiuterat ishin të prishur.

Jemi brezi i fundit që shijuam kasetat që kur prisheshin i rregullonim me stilolaps dhe brezi parë që u hodhëm me krahëhapur nëpër Cd e internet. Hanim hamburger dhe ne për të parët mësuam sesi mund të ndryshojë emri edhe pse shija është po ajo (sufllaqe, doner etj.). Kemi pirë aq shumë Cola dhe ishim ne që shpikëm poncin me qumësht (kishte një ngjyrë portokalli shumë të lezetshme). Jemi ne që dilnim nëpër lokale vetëm me lekët për kafe dhe përsëri ne që ndiheshim të pasur kur këto lekë na mjaftonin për të marrë një biter. Përsëri ishim ne të fundit që shijuam shëtitjet rreth bulevardit dhe të parët që provuam bukosjen nëpër lokale. Brezi jonë u edukua me cigare slims (ato të hapurat) dhe jemi brezi i fundit që përdor ende shkrepsen për ta ndezur.

Brezi jonë që vit pas viti shpreson tek kualifikimet e kombëtares shqipëtare dhe që preferon të ndjeki kampionatin italian pasi ai shqipëtar është i gjithi i shitur. Të parët që provuam turpin e të qënit shqipëtar por jemi përsëri ne që bëhemi si grifsha nëse dikush prek nderin e vendit tonë.

Të fundit që pushimet e verës i shijonim nga qershori në shtator dhe të parët që e kuptuan se vera e vërtetë është 15 ditët e para të gushtit. Të parët që panë Durrësin e pushtuar nga vëllezerit kosovare gjatë verës dhe të fundit që i mbajnë mend kabinat prej kompesate në plazhërat e Jugut. Të fundit që mbajtëm përparësen në fillore dhe të parët qe e kuptuam se veshja e bukur dhe sidomos makina të japin tjetër pamje përpara një vajze.

Po ti kthejmë sytë prapa pyesim veten si kemi mbijetuar vallë? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim në shkollë me çanta plot me libra dhe askush nuk na jepte më shumë se nje byrek 200 leksh në drekë. Mjeti jonë i komunikimit ishte telefoni i shtëpisë dhe kur e bllokonim për orë të tëra të paktën një herë në muaj kishte sherr në shtëpi për faturën telefonike. Ndonjëherë mbyteshim me ëmbëlsira por nuk ndiheshim mbi peshë dhe as që e kishim idenë se ç'ishte dieta. Më e shumta që mund të ndodhte ishte që dikush të ishte pak topçe, po puna merrte fund atje. Nga e njëjta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjëherë. E vetmja gjë që ndodhte ishte që ti hidhnim morrat njëri tjetrit në shkolla e kopështe por mamatë rregullonin gjithshka me ato krëhrat e tmerrshëm. Kur lidheshim me dikë, pak si me turp, ecnim rrugës dorë për dore,ndonjëherë edhe putheshim, edhe pse po t'na shihte ndonje vëlla ose baba thuhej se do t'na vriste. Po ja që mbetëm gjallë dhe të dashuruar...dikush sot edhe është martuar.

Counter strike e mësuam kur brezat e rinj kishin lojrat më të zhvilluara elektronike. Ndërkaq ne jemi rritur me kompiterat me marshën e zezë dhe butonin e kuq (më lojë e shpifur!). Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kënaqeshim dhe bënim me të vërtet pallë. Nuk kishim fiksimin e adoleshentëve të sotëm për veshjet firmato por ama kur bënim dashuri zhveshur as që na shkonte në mend se moda është kaq e rendësishme. Djemtë ishin gjithmonë si të fortë por kur dashuroheshin bëheshin më të urtë e të ëmbël se qengji. Kurse vajzat na torturonin duke i ndjekur kudo, vetëm për një qèllim: ti propozonim pak dhe t'ju ofronim një kafe.

Kemi patur liri, dështime, suksese dhe përgjegjesira...pak e nga pak edhe ne jemi rritur!

Ti je njëri prej nesh? Urime atëhere!


Video në YT : http://www.youtube.com/watch?v=V8JwUXzuwys

100 mbiemrat më të përdorur në Shqipëri

Historia, mënyra e formimit apo numri i përdorimit të mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të përbëjë më një mister. Me një total prej rreth 25000 mbiemrash në të gjithë territorin shqiptar, profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka radhitur në një fjalor, që pritet të përfundojë së shpejti, të gjithë mbiemrat shqiptarë, nga më i famshmi deri te më pak i përdoruri.

Historia, mënyra e formimit apo numri i përdorimit të mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të përbëjë më një mister.

Me një total prej rreth 25000 mbiemrash në të gjithë territorin shqiptar, profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka radhitur në një fjalor, që pritet të përfundojë së shpejti, të gjithë mbiemrat shqiptarë, nga më i “famshmi” deri te më pak i përdoruri.



Mbiemri Hoxha është kryesuesi i kësaj liste.

Sipas prof. Bidollarit, kjo nuk është aspak e rastësishme. Ky mbiemër ka ardhur si një titull nga hierarkia fetare. Përhapja në masë e myslimanizmit pas pushtimit turk ka bërë që ky mbiemër të jetë mjaft i përhapur në të gjitha anët e vendit. Ndërkohë që nuk mbeten mbrapa edhe ofiqe të hierarkisë fetare që nuk i përkasin fesë myslimane. Kështu, në radhë të dytë dhe të tretë renditen mbiemrat Shehu dhe Prifti, përkatësisht tituj të fesë bektashiane dhe asaj ortodokse. Më pas kjo listë vijon me mbiemra të ardhur nga emra njerëzish apo nga emrat e vendbanimeve të të parëve të atij “oxhaku”.

Klasifikimet

Në prononcimin e tij profesori i patronomisë, Bidollari, pohoi se mbiemrat klasifikohen në katër kategori të mëdha.
-“Në kategorinë e parë përfshihen mbiemrat që tregojnë vijimësinë e birërisë.

Në këtë kategori futen ata mbiemra që rrjedhin nga emrat e të parëve”, - pohoi Bidollari. Sipas tij, këto mund të jenë në formën e plotë të emrit si Sinani, Andoni, Abazi, por edhe në trajtat e tyre të shkurtuara si, Kola, Hysi apo Leka.

-Në kategorinë e dytë përfshihen mbiemrat që tregojnë origjinë ose prejardhje, si Dibra, Frashëri, Bushati, të cilët janë ndër më të përhapurit. “Kushti numër një i vendosjes së mbiemrave të këtij lloji ishte që familja që merrte këtë mbiemër të kishte lëvizur nga vendbanimi i mëparshëm. Gjithashtu, kur prijësit e familjeve të zhvendosura nuk arrinin të gjenin një paraardhës të denjë për të mbajtur si mbiemër, atëherë ata përdornin emrat e fshatrave ose të qyteteve nga vinin”, - pohoi prof. Bidollari.

-Një tjetër kategori janë mbiemrat që tregojnë zanate dhe profesione apo tituj si, Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, etj. Sipas Bidollarit, një pjesë e mirë kësaj kategorie janë në gjuhën turke, pasi periudha e vënies së mbiemrave ka përkuar në kohë me pushtimin turk.

-Ndërsa kategoria e katërt në klasifikimin e mbiemrave përfshin mbiemrat që janë formuar në formën e nofkave dhe llagapeve si Sakati, Qorri, Shurdhi etj. Duke iu vënë fillimisht disa personave në formën e epiteteve, me kalimin e kohës ato janë konsoliduar në mbiemra. Këto epitete kanë qenë të formave të ndryshme, me ngjyresa pozitive dhe negative, - sqaroi Bidollari-por me kalimin e kohës ngjyresa e tyre ka humbur.

Fjalori

Fjalori i mbiemrave është një studim që ka nisur rreth 7 vjet më parë. Bidollari saktësoi për “Albania”-n se për kryerjen e këtij studimi është shfrytëzuar regjistrimi i popullsisë i vitit 1945. Gjithashtu, studimi është ballafaquar edhe me regjistrime të popullsisë në vitet në vazhdim, si edhe me listat e zgjedhjeve në vitet 2003-2005. Bidollari saktësoi se qëllimi i fjalorit është të zbulojë vatrën ku ka lindur patronima. “Për fjalorin po punohet për disa plotësime qoftë të numrit, qoftë të përmbajtjes apo shpjegimit të mbiemrave. Pjesa më e vështirë është historia e tyre. Më mirë për historinë e mbiemrave dinë vetëm ata që i mbajnë këto mbiemra.


Historia e mbiemrave

Zhvillimi i mbiemrave ka ecur në shek XII-XX. Në rreth 5-6 shekuj histori, procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri. Mbiemrat janë stabilizuar në shek XX në Shqipëri. Deri më 1912-n, shumica e popullsisë në Shqipëri nuk kishte mbiemra. Pas këtij viti filluan të kryheshin regjistrimet e para të popullatës.

LISTA e MBIEMRAVE më të përdorur në Shqipëri:

1. Hoxha
2. Shehu
3. Prifti
4. Çela
5. Leka
6. Dervishi
7. Hysi
8. Rama
9. Dibra
10. Abazi
11. Sinani
12. Gjika
13. Kola
14. Kraja
15. Luka
16. Duka
17. Gjoka
18. Murati
19. Kristi
20. Mulo
21. Muço
22. Andoni
23. Hasani
24. Koçi
25. Frashëri
26. Ruçi
27. Zeneli
28. Papa
29. Spahiu
30. Balla
31. Bushati
32. Gjoni
33. Brahimi
34. Kanani
35. Alikaj
36. Arapi
37. Çaushi
38. Halili
39. Thanasi
40. Xhafa
41. Aliaj
42. Basha
43. Mezini
44. Sula
45. Agolli
46. Gjata
47. Haxhiu
48. Jaho
49. Kodra
50. Lako
51. Mehmeti
52. Niko
53. Osmani
54. Pano
55. Bardhi
56. Cani
57. Deda
58. Demiri
59. Hasa
60. Kasa
61. Mema
62. Myftiu
63. Peçi
64. Shtylla
65. Toska
66. Treska
67. Ymeri
68. Zaimi
69. Bezhani
70. Dedja
71. Duro
72. Kamberi
73. Kote
74. Laçi
75. Laze
76. Malaj
77. Marku
78. Hana
79. Shyti
80. Skënderi
81. Berberi
82. Dede
83. Elezi
84. Gjergji
85. Jaupi
86. Koka
87. Kondi
88. Luarasi
89. Vata
90. Meçe
91. Nikolla
92. Rexha
93. Saraçi
94. Xhani
95. Dangëllia
96. Shalsi
97. Madhi
98. Begu
99. Myslimi
100. Kaleshi


G. Albania

Burimi: http://www.albasoul.com/vjeter/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=2119



Një tjetër pyetje do të ishte : A duhet që femrat pasi të martohen të ndërrojnë mbiemrat dhe nëse po, pse ?

“Ekonomia e vendit ka arritur nivelin kritik, kriza na ka dobësuar”

Banka e Shqipërisë ka dhënë alarmin se ekonomia e vendit ndodhet në një situatë kritike, pavarësisht masave të herë pas hershme që janë marrë si nga qeveria ashtu dhe nga vet Institucioni Bankar Qendror.

Këtë lajm e ka dhënë disa ditë më parë vet kreu i BSH-së, Guvernatori Ardian Fullani, i cili ka qenë i pranishëm në forumin e 6-të Ekonomik të Vjenës, ku ka dhënë opinionet e veta dhe masat që ka marrë institucioni më i lartë mbikëqyrës në vend për të përballuar efektet e krizës në Shqipëri. Deklarata e Fullnit ka ardhur në një kohë kur situata jo vetëm në tregun bankar shqiptar por në të gjithë ekonominë e vendit po precipiton me shpejtësi. Për herë të parë BSH-ja po vëren se si portofoli i kredive me probleme po i afrohet kufirit maksimal prej 10 për qindësh. Po ashtu BSH-ja nuk po arin të zhbllokojë as situatën e vështirë të moskreditimit të ekonomisë vendase nga bankat private, si dhe nuk po frenon dot nga ana tjetër as rënien e shpejtë të vlerës së monedhës vendase përballë valutave të huaja. Fullani ka informuar gjatë këtij forumi ndërkombëtar se BSH-ja ka arritur të furnizojë tregun me sasinë e nevojshme të likuiditetit gjatë periudhës së krizës, por sërish rezultatet kanë qenë jo pozitive. Gjithsesi, sipas tij, duke konsideruar pamundësinë e Bankës Qendrore Evropiane, për të shërbyer si ofrues likuiditeti, hapësirat që ka pasur në dispozicion BSH-ja në kuadrin e aspektit ligjor e rregullativ aktual janë ezauruar gjithmonë nga këndvështrimi i likuiditetit.



Deklarata

“Do të thosha kemi arritur një nivel kritik, poshtë të cilit nuk ka më hapësirë për veprim. Kriza nxori në evidencë shumë nga ‘defektet’ e përafrimit të shpejtë apo siç njihet ndryshe ‘catching up process’. Analiza duhet të shkojë më tej sesa pranimi i marrë si i mirëqenë i këtij procesi”, - tha në fjalën e tij Guvernatori Fullani.

Sipas tij, BSH-ja, në mënyrë të ngjashme me BQE-në dhe bankat e rajonit, ka arritur të furnizojmë tregun me likuiditet të bollshëm, duke kombinuar një shumëllojshmëri instrumentesh dhe taktikash operacionale. “Kuptohet, që më të lehtë e kemi me likuiditetin në monedhë kombëtare. Ndërkohë, që për atë në monedhë të huaj, të paktën në rastin e BSH-së, në asnjë rast nuk kemi menduar që të marrim rolin e burimit të fundit të financimit të sistemit bankar me mjete financiare valutore”, - tha Fullani. BSH-ja e gjykoi të domosdoshme monitorimin e situatës, duke ndërmarrë një sërë veprimesh që zbutën trysninë mbi sistemin bankar. Fullani nënvizoi krijimin e një grupi “task-force” për ndjekjen ditore të situatës për çdo bankë të veçantë. “Konkluzioni ynë ishte se analiza duhej të zbriste në nivel mikro, në çdo qelizë të sistemit dhe në çdo tregues të veçantë. U adoptuan një sërë lehtësirash për furnizimin pa ndërprerje të sistemit me likuiditetin e duhur. U ndryshua tipi i ankandit kryesor të injektimit në ankand me çmim fiks, u zgjerua baza e kolateralit për marrëveshjet repo, u rrit norma e përdorimit të rezervës së detyruar nga 20 në 40 për qind dhe u zvogëlua diferenca midis normës bazë të interesit të BSH-së dhe kredisë njëditore, nga 175 pikë në 75 pikë”, - tha Fullani. Kësaj i shërbeu edhe kërkesa për rritjen e kapitalizimit të veprimtarisë bankare, si një garanci më shumë për shëndetin financiar.

Situata e lekut

Ekspertët thonë se në rast se Banka e Shqipërisë e tërheq stimulin monetar të dhënë gjatë këtij viti dhe nuk e rrit blerjen e borxhit të qeverisë, atëherë ka gjasa që leku të forcohet gjatë muajve të ardhshëm. Por kërkesa e qeverisë për borxhe në këtë pikë merr një rol vendimtar. Vetë qeveria ka dhënë pak shpresa në këtë drejtim. Në tetor, sasia e borxhit publik të blerë nga BSH u rrit më tej dhe Ministria e Financave njoftoi se për vitin e ardhshëm ka ndër mend të kërkojë një sasi të konsiderueshme borxhi të ri për të financuar shpenzimet e buxhetit. Qeveria bëri të ditur se mund t‘i drejtohet tregut ndërkombëtar për borxhe, në rast se tregu i brendshëm nuk ka likuiditete ta blejë të gjithë shumën. Vlera e lekut përballë valutave është përcaktuar në mënyrë domethënëse gjatë dekadës së fundit nga politikat monetare e fiskale. Leku filloi të forcohej ndjeshëm që nga viti 2003 e më pas kryesisht si pasojë e një politike të shtrënguar monetare. Vlera e lekut arriti kulmin në vitin 2008.

BSH: Depozitat bankare rikthehen në nivelin e tetorit 2008

Rikthehen në nivelin e një viti më parë depozitat bankare. Sipas buletinit statistikor të publikuar prej Bankës së Shqipërisë, në fund të shtatorit në bankat që operojnë në vendin tonë ishin 641.1 miliardë lekë depozita, në monedhën vendase apo në valutë të huaj. Kjo është e njëjta shifër, saktësisht me atë të totalit të depozitave në muajin tetor 2008. Prirja e shqiptarëve për të tërhequr paratë e depozituara, filluar në shtator-tetor të vitit të kaluar, shënoi kulmin e saj rënës në mars të vitit në vazhdim, kur totali arriti në 604 miliardë lekë. Gradualisht, pas këtij muaji duket se është rikthyer besimi i ndrojtur në institucionet bankare, për të arritur në 611 miliardë lekë depozita në korrik, 637 miliardë në gusht, e për të shkuar në mbi 640 miliardë lekë në fund të shtatorit. Në rikthimin e depozitave ndikoi edhe rritja e shumës së garantuar nga shteti. Pas miratimit të një ligji lidhur me rritjen e nivelit të garantimit të depozitave bankare, shqiptarët mund të jenë më të qetë lidhur me paratë që depozitojnë në banka. Kjo, pasi ky ligj ka detyruar tani rritjen në 25.000 euro, ose ekuivalentin e saj në lekë apo valuta të tjera të kufirit të shumës, që garantohet nga shteti shqiptar në rast falimentimi të një banke të nivelit të dytë. Ligji ishte një kundërmasë si pasojë e "hemorragjisë" së depozitave. Një tërheqje e depozitave në masën rreth 240 milionë euro, ndodhi vjet në muajt tetor e nëntor, kur u përhapën njoftimet e para se kriza globale kishte filluar pikërisht në sektorin bankar. Por, gjatë muajve të parë të vitit 2009, ndonëse frika nuk u eliminua asnjëherë, tregu është qetësuar dhe një pjesë e parave të tërhequra është rihedhur në depozitat bankare.

Referenca për produktet e importit rrit çmimin e ushqimeve

Çmimet e referencës për shumicën e produkteve bujqësore të importit janë më të larta sesa çmimet e blerjes. Tregtarët importues thonë se në doganë nuk u njihen faturat me çmimet reale të blerjes, edhe pse këto veprime i kryejnë nëpërmjet bankave. Vendosja e çmimeve të referencës rrit gati dyfish a më shumë vlerën e produkteve që zhdoganohen, gjë që pasqyrohet direkt në treg. Sipas tregtarëve, praktika e ndjekur nga qeveria për rritje të çmimit të referencave, me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendas, nuk ka pse të kalojë në kurriz të importuesve. Një shembull konkret është çmimi i referencës për rrushin. Në një kohë kur në treg nuk ka më prodhim vendas, çmimi i referencës për këtë produkt vazhdon të jetë i njëjtë me atë të muajit korrik 1,015 euro. Importuesit i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë dhe të përcaktojë çmime reale të përcaktuara dhe sipas sezoneve për produktet bujqësore. Një tjetër problem që sipas importuesve u hapet në dogana në momentin e zhdoganimit, është kontrollimi i mallit duke e zbritur të gjithin jashtë kamionëve, pa pasur kushtet e nevojshme frigoriferike për magazinim, duke sjellë kështu dëmtim të cilësisë.

Reaksioni: Aksioni blic, Tatimet u vendosin 400 milionë lekë gjoba karburanteve.

Një aksion i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka përfshirë pothuajse gjithë kompanitë e karburanteve që tregtojnë me shumicë në rang vendi. Bëhet fjalë për verifikimin e aktivitetit në përputhje me legjislacionin tatimor, nga ku rezulton se pjesa dërrmuese nuk kishin respektuar udhëzimet e lëshuara nga Ministria e Financave. Masa e gjobave që u është vendosur shumë subjekteve i ka kaluar të 400 milionë lekët ose rreth 5 milionë dollarë, ndërsa mësohet se janë mbyllur dhe 15 pika të shitjes së karburantit me pakicë. Aksioni për verifikimin e zbatimit të udhëzimit për shitjen e naftës me çmimin e shumicës, sikurse e kërkoi ministri Ridvan Bode, duket se nuk është respektuar nga të gjitha subjektet. Megjithatë, këta të fundit pretendojnë se përgjegjësia bie mbi pikat e pakicës, të cilat nuk kanë zbatuar siç duhet kontratat. Goditja më e madhe është lëshuar ndaj grosistëve, të cilët duhet të lidhnin kontratat me shitësit e vegjël në funksion të kontrollit të çmimit. Ministria e Financave miratoi vitin e kaluar disa udhëzime rresht, që përcaktonin në thelb kontrollin e çmimit që nga importuesi. Pra, vetë kompanitë “sh.a.” (shumica) duhet të binin në konsensus me “sh.p.k.”-të (pakicën) në vendosjen e çmimit. Ndarja e fitimit mes tyre do të bëhej në varësi të komisionit, kurse qeveria do ta kishte më kollaj t‘i vilte të ardhurat që tek importuesit.

Ervin Koçi, G. Albania

Kompleksi i Edipit

Në jetën e përditshme mund të vërehet apo dëgjohet ngjashmëria e fëmijëve me prindërit e tyre në tipin “e bija i ngjan të atit” dhe “i biri i ngjan nënës”, duke vendosur kështu një përkatësi somatike, kundrejt predisponimit të ndjenjës dhe atij të identifikimit përfundimtar. Kjo ngjashmëri ndryshe mund të quhet edhe Kompleksi i Edipit.


I ashtuquajturi Kompleks i Edipit, në të vërtetë, nuk është asgjë më shumë se një shembull i veçantë i një burgu të njeriut neurotik. Nëse individët frikësohen tek ndeshen me problemin e dashurisë në botën e madhe, nuk do të kenë shpëtim nga neurozat. Për shkak të ndjenjës së pasigurisë, ata kurrë nuk do të vështrojnë përtej atyre pak njerëzve, me të cilët janë mësuar. Ata frikësohen që nuk mund të jenë të aftë të mbizotërojnë mbi njerëzit e tjerë, siç janë të mësuar të mbizotërojnë në rrethin e tyre familjar

Kompleksi Edipit e ka marrë emrin nga mitologjia, prej emrit të mbretit Edip, ku sipas mitit djali i ri vret babain dhe martohet me të ëmën e tij, pa ditur se kush ishin ata.

Për këtë arsye, djali ka frikë dhe ankth nga i ati se ai do ta kastrojë (tredhë).

Për ta zgjidhur këtë konflikt, sipas Frojdit, djali identifikohet me të atin dhe shtyp ndjenjat seksuale për të ëmën. Kjo ka të bëjë me ata fëmijë që zhvillohen në mënyrë normale, ndërsa ata që nuk kalojnë këtë fazën e idit dhe fallike si duhet, ky kompleks i përcjell edhe më vonë, me komplikime të ndryshme.

Kompleksi i Edipit


Viktima të Kompleksit të Edipit janë fëmijët, të cilët janë të llastuar nga prindërit, që janë edukuar të besojnë se çdo dëshirë e tyre është ligj dhe që nuk kanë kuptuar kurrë se mund të fitojnë dashuri nëpërmjet përpjekjeve të pavarura të tyre jashtë kufijve të shtëpisë. Kur rriten, këta njerëz qëndrojnë të lidhur me prindërit. Në dashuri nuk kërkojnë një partner të barabartë, por një shërbëtor; dhe shërbëtori, me mbështetjen e të cilit ata janë më të sigurt, është prindi i tyre. Te një fëmijë Kompleksi i Edipit mund të shkaktohet kur nëna e llaston atë dhe e ndalon që të interesohet për njerëzit e tjerë dhe që babai të jetë mospërfillës ose i ftohtë. Të gjitha simptomat e neurozave japin një pamje të lëvizjes së kufizuar.

Veç të tjerash, Frojdi theksonte se përvoja bazë e të pandërgjegjshmes, përreth së cilës gjithçka nga parimi duhet të rrotullohej, ishte në raport me figura prindërore: inçestuozitet protofëminor ndaj nënës, të cilën vogëlushi do të donte ta dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën, një baba i ndier njëherazi si i plotfuqishëm, shumë i dashur dhe armik.

Rreth pesë vjeçëve, Kompleksi “evolutiv” i Edipit duhet të tejkalohet, në qoftë se incesti i pandërgjegjshëm drejt nënës dhe dashuri-urrejtja për babanë, edhe kjo e pandërgjegjshme, qëndrojnë, atëherë bëhesh neurotik, thellësisht i plagosur psikikisht dhe mbetesh i tillë deri në tejkalimin eventual të bllokimit fëminor që ka bllokuar zhvillimin normal të psikikës drejt heteroseksualitetit dhe përtej familizmit fëminor.

Fëmijët që janë 'të prapambetur' në shkollë, burra ose gra që në moshën 30 vjeç ose më shumë ende nuk kanë një punë, njerëz të cilët i shmangen problemit të martesës, neurotikët me fiksime që vazhdimisht përsërisin të njëjtat veprime, njerëz që vuajnë nga pagjumësia, që janë gjithmonë shumë të rraskapitur për të përmbushur detyrat e ditës.

Tek të gjithë këta bëhet i njohur një kompleks inferioriteti që i pengon ata të bëjnë përpara në zgjidhjen e problemeve te jetës.

Frojdi ka besuar se çdo fëmijë në mënyrë simbolike duhet të kalojë nëpërmjet përvojave të Edipit. Teoria e Frojdit është psiko-sociale për arsye se pikënisja e këtij qëndrimi lidhet me atë se çrregullimet lidhen me raportet ndërpersonale.
Simptomat, po ashtu psikologjike-psikiatrike, konsiderohen si shfaqje të sipërfaqshme të konflikteve të thella të pazgjidhura.
Po ashtu sipas psiko-dinamikës dhe psiko-analizës çrregullimet neurotike rrjedhin nga ndrydhja e përvojave zakonisht ose seksuale, ose agresive, të cilat kanë lidhje me prindërit.

Mekanizmi i ndrydhjes shfrytëzohet për mënjanimin e frikës nga dënimi ose nga humbja e dashurisë së prindërve.
1 - Meqë materiali shqetësues kur nuk i afrohet egos, konflikti mbetet i pazgjidhur dhe si pasojë individi arrin një shtrembërim të realitetit.
2 - Mekanizmi i ndrydhjes është mekanizëm i mbrojtjes.

Këtu individi përdor shumë energji, të cilën do ta përdorte gjatë zhvillimit të tij nga kalimi prej një faze në tjetrën. Për shkak të përdorimit të tepërt të mekanizmave mbrojtës dhe mekanizmave të tjerë, individi gjen disa përvoja dhe bëhet i paaftë që të përballet me shumë probleme në moshën madhore. Po ashtu, sipas psiko-analizës çrregullimi i sjelljes shkaktohet për shkak të konflikteve të pazgjidhura.

Frojdi mendonte se shumë çrregullime e deformime seksuale dhe shpirtërore në jetën e mëvonshme, e kanë bazën në këto komplekse, në faktin se këto kalojnë prej vetëdijes në pavetëdije (ndërdije) dhe atje ndrydhen, derisa një moment nuk shpërthejnë. Frojdi, lidhur me shtypjen e instinkteve thotë: "Ato nuk lejojnë t’i shtypësh dhe është e kotë të mendosh se kur i shtyp, ato ikin përgjithmonë. Më së shumti mund t’i ndrydhësh, duke i kaluar nga vetëdija në pavetëdije (ndërdije)”.

Kompleksi i Elektrës


Simotra tjetër e Kompleksit të Edipit është dhe Kompleksi i Elektrës, i cili manifestohet tek vajzat në fazën fallike dhe që, po sipas Frojdit, qëndron në ndjenjën inferiore të tyre ndaj djemve, pse nuk e kanë organin gjenital si të tyre. Vajzat, zakonisht, fajësojnë nënën e tyre për të qenit femër dhe e duan babain më shumë, sepse ai ka organin gjenital si të djemve. Ky konflikt, në personalitetin e vajzës shtypet duke u identifikuar me të ëmën.

Telegrafi

Sunday, November 22, 2009

Çfarë po i bëni vendit tim?!

Situata 1: Gjendja Energjitike… dhe vetvrasja e nje shteti modern.

Titulli i nje lajmi: “Gara mes ENEL dhe RWE per TEC-in”:

Plani i qeverise per fillimin e negociatave konkrete me njeren nga kompanite eshte per t’u mbyllur ne fillim te vitit. Mendohet qe ndertimi i termocentralit do te kerkoje kater vjet, me vlere investimi mbi 1 miliard euro. Sasia e energjise qe do te prodhohet konsiderohet teper e larte, pertej nevojave te vendit tone, per pasoje eshte menduar qe gjysma te mbetet ne Shqiperi dhe diferenca te eksportohet.

Dihet ka vite qe Shqiperia po vuan per infrastrukturen kryesore te nje shoqerie te civilizuar si Energjia Elektrike (shkurt dritat), uji, rruget etj.

20 vjet qe pas ekspozimit ndaj botes se qyteteruar pas izolimit komunist dhe pak eshte bere ne kete drejtim. Fajtor jane te gjithe politikanet per mungese vizioni, por dhe te gjithe intelektualet qe kishin nje te drejte fjale dhe nuk e thane dot. Megjithate po kthehem tek zhvillimet e fundit.

Kur degjova per projektet ne Vlore per ndertimin e TEC-eve u ndjeva mire ne fakt. Pavaresisht se kishte nje grup njerezish qe dilnin ne protesta dhe ne ditet me te cuditshme, thelle e ndjeja qe Shqiperise i duhet nje revolucion ekonomik. I duhet nje infrastrukture energjitike qe te mbeshteste ekonomine ne rritje apo te ndihmone ne investime ne zona strategjike sic ishte zona portuale e Vlores. Nje TEC atje do te thoshte “drite” per te gjithe zonen e Vlores, me shume pune per qytetaret e Vlores, per inxhinjeret qe po mbarojne shkolla ne Shqiperi dhe duan te jetojne vetem ne Tirane duke braktisur provincat shqiptare. Ai TEC do te thoshte levizje ne nje ekonomik te vdekur dhe te pashprese.

Por TEC-et kane dhe disa faktore negative ne vetvete. Nje nderto eshte ndotja qe krijohet ne ambientin perreth. Kjo ndotje eshte e kushtueshme drejtperdrejt ne natyre dhe ne para! Kostoja e pare ne natyre eshte deri diku e pashmangshme per nje shoqeri qe deshiron te jetoje prane kompjuterit, prane drites dhe faktore te tjere qe shprehin mireqenien ne kohet tona. Gjithmone per te balancuar koston natyrore jane krijuar parqe te gjelber dhe eshte e llogjikshme qe te tille te krijoheshin dhe ne Shqiperi.

Kostoja e dyte eshte e shprehur ne vlere monetare te drejtperdrejte!

“United Nations Framework Convention on Climate Change” eshte nje organizim qe merret drejtperdrejt me kontrollin e gazrave te emetuara nga cdo shtet ne bote. Qellimi i kesaj konvente eshte ulja e gazrave te emetuara ne hapesire duke aplikuar rregulla te ndryshem.

Bazuar mbi kete konvente, nje marreveshje e quajtur “The Kyoto Protocol” thekson qe:

Vendet e angazhuara nën Protokollit të Kiotos duhet të përmbushin objektivat e tyre për të kufizuar apo reduktuar emetimet e gazit kryesisht përmes masave kombëtare. Si një mjet shtesë të takimit të këtyre synimeve, Protokolli i Kiotos futi tre bazuar në mekanizmat e tregut, duke krijuar atë që njihet tani si treg “karbonit.”

Tregu i Karbonit funksionon ne kete menyre. Nje shtet me shume ndotje karboni eshte i detyruar te mos kaloje nje limit te caktuar. Nese ky shtet e ka te pashmangshme tejkalimin e emetimit te karbonit, atehere mund te tregetoje tepricen e tij me nje shtet i cili ka emeton me pak ndotje ne atmosfere.

Ne nje situate te tille, nje shtet X teper i industrializuar mund te kete interes qe t’i paguaje nje vendi pa industri si psh Shqiperia 10tra milion euro ne vit per te balancuar emetimet e tij te gazit. Vendi me pak i zhvilluar si psh Shqiperia do perfitonte nga nje situate e tille per te investuar keto para ne nje energji te paster!?!

A perfiton Shqiperia nga nje situate e tille? Pse duhet te krijojme nje TEC ne Porto Romano i cili gjeneron me shume energji sec kemi nevoje, per te cilin shqiptaret do te paguajne njesoj energjine (cmim kosto plus humbje te tjera si shtet). Pse duhet te ndertohet nje TEC qe do te shkaterroje ambientin perreth Porto Romanos, do ndikoje faunen ne ate zone dhe do te varferoje shtetin shqiptar vazhdimisht pasi dikush po perfiton me shume?


Situata 2: Varferimi i vendit tim … dhe pergjigja e nje përse-je

Ti besh dem disa brezave te tere me njerez duhet te jesh ose shume injorant, ose shume i korruptuar.

… Por, ndoshta më e zakonshme është se ne identifikojmë një vend që ka burime të lakmuara nga korporatat tona, si naftë, dhe pastaj sajojmë një hua të madhe në atë vend nga Banka Botërore (World Bank) ose ajo e një prej organizatave motra. Por në fakt paratë nuk shkojnë në vend, paraja shkon në korporatat tona të mëdha për të ndërtuar projektet e infrastrukturës në atë vend. Termocentralet, parqe industriale, porte … gjëra që përfitojnë disa njerëz të pasur në atë vend dhe korporatat tona. Keto investime nuk do të ndihmojmë në të vërtetë një shumicë të njerëzve në të atë vend. Megjithatë, te gjithe ata njerëz, i gjithë vendin është zhytur ne një borxh të madh.

Citimi me siper eshte shkeputur nga John Perkins, nje nga ata njerez qe negocionin keto marreveshje korruptive me pushtetaret e disa vendeve. Te njejtat marreveshje qe shkaterronin te ardhmen e nje populli dhe rrisnin pasurite e disa korporatave boterore. Ne historine e tij, John Perkins vazhdon duke dhene dhe disa shembuj real te 40-60 viteve me pare, por qe po perseriten dhe sot ne Shqiperi.

Shembujt e tij kane te bejne me menyren se si u ndikuan politikat e shtetit te Guatemales (1954), te Ekuadorit (1981), Panamase, Venezueles e shume shembuj te tjere.

Nje nderkompanite e permendura nga ai ne keto konfesione permendin dhe emrin e kompanise Bechtel ne trazirat ne Bolivi ne vitin 1999. Sic duhet Bechtel eshte nje nder kompanite me aktive ne investimet e medha te Shqiperise. Pikerisht ato investime qe jane nisur me borxhe te medha nga World Bank dhe pjese e disa skandaleve ne Shqiperi.

Megjithate nuk po perqendrohem tek Bechtel, por po kufizohem tek Borxhi i Jashtem i Shqiperise. Grafi me poshte tregon rritjen e ketij borxhi nga Qeveria Shqiptare nga viti 2000-2008.

Borxhi i Jashtem i Shqiperise: Burimi: Banka e Shqiperise




Parashikimi?

Ne vitin 2007, Banka Boterore klasifikonte Islanden si vendin e 3te me te pasur ne bote per person. Sot Islanda eshte vendi i pare i zhvilluar qe falimenton, pikerisht per shkak te politikave ekonomike te ndermarra ne dem te tij, dhe te toleruara nga udheheqesit e saj.

Do doja qe te beheshim sa me te ndergjegjshem per rrezikun qe po i kanoset dhe vendit tone nen injorancen dhe lajmet idiote ne televizion. Shqetesimi kryesor i yni duhet te jete ekonomia, arsimi dhe perparimi i vendit, dhe jo shfaqjet politike.

Nese dikush deshiron te bashkepunoje ne nje projekt me te gjere nen kete vizion, eshte i mirepritur te kontaktoje.

Perse?



Po shkruaj sepse u lodha me indiferencen dhe injorancen e gjithckaje perreth. U lodha nga buzeqeshjet dhe turet mashtruese. U lodha dhe nga ulerimat barbare per hapjen e kutive. U lodha nga shkollat e rrenuara ne fshatrat e Shqiperise. Mbi te gjitha ndjehem i shkaterruar kur shoh qe po behet cmos qe e ardhmja e njerezve qe do jetojne ne Shqiperi do te jete e zeze.

Burimi: http://armandbrahaj.blog.al/2009/11/22/cfare-po-i-beni-vendit-tim/

Tamiflu nuk bëri efekt

Disa raste rezistente ndaj Tamiflusë, medikamenti kryesor antiviral kundër gripit të derrave, janë konstatuar pranë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, beri te ditur Organizata panamerikane e shëndetësisë (OPS).

"Kemi gjetur disa raste rezistence ndaj Tamiflu-së në kufi.

Kemi vërejtur disa raste, për disa prej të cilave jemi të sigurt, në El Paso dhe pranë McAllen, në Teksas deklaroi Maria Teresa Cerqueira, shefe lokale e zyrës së OPS-së, në një konferencë për gripin A (H1N1) në Kaliforni. Cerqueira shpjegoi se personat tek të cilët është zbuluar një rezistencë ndaj Tamiflusë, një antiviral i laboratorit farmaceutik zviceran Roche, e kalonin shpesh kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe se këta pacientë e kishin marrë vetë mjekimin.



Në korrik, është konstatuar një rast i rezistencës ndaj Tamiflusë në Kanada.. Disa raste rezistence ndaj antiviralit janë vërejtur edhe në Danimarkë, në Japoni dhe në Hong Kong. "Në Shtetet e Bashkuara, Tamifluja jepet me recetë, por ajo është në shitje të lirë në Meksikë dhe në Kanada dhe merret që me teshtimën e parë, ndërsa kur ke me të vërtetë nevojë, ajo nuk bën efekt", bëri të ditur Cerqueira. Laboratori Roche ka njoftuar se pret 0,5 % rezistencë ndaj antiviralit sipas rezultateve të provave klinike.

Që prej shfaqjes në fillim të vitit, gripi A (H1N1) ka shkaktuar 353 të vdekur në Shtetet e Bashkuara dhe 143 në Meksikë, mësohet nga autoritetet e këtyre dy vendeve.

Adela Zeza, Alsat

Europa përfshihet nga skandali i basteve

200 ndeshje të kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit europian, ligave superiore dhe kategorive inferiore, janë nën hetim, pasi rezultatet e këtyre takimeve kanë qenë të fiksuara për t'ju shërbyer kompanive të basteve.

Autoritetet e policise ne qytetin e Bohumit kane zbuluar skandalin qe ka prekur futbollin, ndersa jane arrestuar deri tani 17 persona. Behet fjale per nje organizate kriminale internacionale qe operon ne bastet europiane.



Ne keto trukime kemi te bejme me 3 ndeshje Champions League 12 te Uefa Europa League, nje ndeshje e eleminatoreve te europianit te Under 21, dhe mes tyre shume ndeshje te kampionatit austriak, te Bosnje Hercegovines, Hungarise, Sllovenise, Kroacise dhe Turqise.

Skandali i fiksimeve te rezultateve ka qene i madh edhe ne kategorite inferiore, ku jane perfshire ndeshjet e kategorise se dyte gjermane, zvicerriane dhe belge. Nga 200 takimet te cilat do te hetohen, 30 raste i perkasin vetem Gjermanise, ku 4 ndeshje prej tyre i perkasin kategorise se dyte, 3 te tjera asaj te trete dhe 18 takime i perkasin kampionateve rajonale. 15 prej te arrestuarve nga policia jane kapur ne Gjermani dhe 2 ne Zvicer, ndersa u jane sekuestruar materiale te ndryshme dhe nje shume prej 1 milion eurosh.

Vizion+

Adhuruesit dhe tifozët e këtij sporti duhet të pyesin veten, a ka më futboll të pastër ?

Saturday, November 21, 2009

"Derisa të më trajtojnë si qytetar të denjë për të vërtetën"

Njerëzit u ndanë nga kafsha në mënyrë graduale këtu e 25 milionë vite më parë.


Duke përsosur artikulimin gjuhësor, veglat e punës, mënyrën e jetesës (veshje, ngrënie, banim), bashkëjetesën shoqërore, rregullat e kësaj bashkëjetese, zhgarravitjet e shkrimin e belbëzimeve gjuhësore, ata veç ndaheshin gjithnjë e më shumë nga paraardhësit e tyre të hershëm, kafshët.


Përveç përshtatjeve të reja të organeve fizike, "mbiu" dhe një "organ" i ri, arsyeja (ndërgjegjja), e cila erdhi duke u përsosur deri në ditët tona për të nxjerrë jashtë përdorimit grushtet, dajakun, thikat, shpatat, pushkën, tankun, topin...



Por, kur atavizmi, si fenomen biologjik, nuk shfaqet vetëm te pjesët fizike (njerëz mbuluar me qime, me brirë, me bisht...), por edhe në "organin" e arsyes, duke tundur kështu "tapinë" e prejardhjes nga kafsha, përbën një shqetësim real për shoqërinë.


Ata, për mungesë të arsyes përdorin forcën, dajakun. Njeriu me arsye, edhe më i fortë fizikisht, nuk përdor mjetin e dhunës. Këta njerëz me këto "tapi" të vjetra prishin rregullat normale të shoqërisë moderne.


Por, duke mos ia parë bishtin, bririn a qimen, në fillim kur punësohen nga shoqëria, të paktën, pas shfaqjes së kafshërisë, duhen pezulluar, për një kohë edhe izoluar. Në qoftë se nuk ndodh kjo, atëherë, duhen parë atavizmat diku më lart, te piramida e pushtetit dhe shtetit.


Shoqëria ndërmerr pastrime të fuqishme përpara se të infektohet, të paralizohet e të mbetet e pa respektuar, e pa integruar në shoqëritë e civilizuara të kohës. Ne si racë, nga konkurrencat shoviniste përqark, kemi pasur një akuzë të vjetër: "Popull me bisht".


Kjo akuzë, pak a shumë, u përsërit (me "mutacion" përshkrimi) edhe në enciklopedinë e maqedonasve. Ky poshtërim që na bëhet të gjithëve si racë (emigrantët shqiptarë e vuajnë këtë racizëm), natyrisht nuk do ishte e drejtë, nga shkaku i disa dhjetrave të tillë, pasi çdo popull "prodhon" sakaq. Por, kur këta vihen (ose vetëvihen) në lidership, patjetër që krijon një problem.


Zgjidhja? Fare e thjeshtë: Këta me "bisht" a "brirë" nuk duhen lënë të na drejtojnë, të paktën pas zbulimit që janë të tillë... Kjo është arsyeja që dua të protestoj, sot, nesër, pasnesër e kurdo qoftë e nevojshme derisa të na trajtojnë si qytetarë të denjë për të vërtetën.


Email nga adresa fluta_shtel@yahoo.it, Shekulli