Thursday, October 17, 2013

Letërkëmbimi mes gjenive Athanas Tashko i kundrapërgjigjet Faik Konicës


F. Konica
"Po të më pyeste njeri ç'ndryshim ka në mes të popujve të egër dhe popujve të qytetëruar, edhe po të me lutej të përgjigjem shkurt e mirë, në katër a pesë fjalë me kuptim të plotë, - do t'i thosha: popuj të qytetëruar janë ata që kanë për themel Dekalogun (urdhëra të cilat gjenden edhe në Bibël edhe në Kur'an - I.B.), ose ndonjë kanun që zë vendin e Dekalogut: popuj të egër janë ata që s'njohin asnjë rregull të këtillë...
Do të ma presë njeri fjalën dhe do të më thotë: pse në Francë, në Angli, në Amerikë etj., që janë pa dyshim vende të qytetëruara, a nuk ka për ditë vrasje, vjedhje e njëqind të liga të tjera? -
Përgjigjem: padyshim ka dhe do të ketë kurdoherë, këtë s'e mohon njeri. Po vëni re një ndryshim me rëndësi shumë të madhe: në vende të shtruara e të qytetëruara krimineli shikohet me sy të keq, si një gjë e fëlliqur dhe e poshtër; secili i ndihmon policisë që ta zërë; edhe në qoftë se shpëton keqbërësi nga të mospaturit mjaft prova, dyshimi që e rrethon arrin për ta ftohur e për ta larguar botën. Po është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t'i bëjnë udhë kur ik, e fshehin nga i vet-thëni gjyq, nëse i teket ndonjë të vetë-thëni polic sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i 'mendur për të marrë anën e kanunit/ligjit, e shajnë dhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë: kur i dëgjohet emri në një sallon a mbi udhë, njerëzve u ngjethet mishi dhe u vjen neveri; në qendrat e diturisë e shikojnë si një shpellë kafshësh të egra ku s'është dukur kurrë ndonjë shenjë njerëzie; në qarqet politike e diplomatike thonë se është për të qeshur të lihet i lirë një popull i cili s'ka ditur qe më tepër se dy mijë vjet vetëm se të derdhë gjak dhe s'njeh tjetër zanat veç vrasjes. Të tilla fjalë janë thënë mijëra vjet me gojë dhe me pendë...
Për cilin vend dhe për cilin popull flas do ta kuptoni menjëherë kur t'ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Evropë...
Kur m'u poq mendja më tepër, që pesëmbëdhjetë vjet e tëhu, kuptova se problemi i Shqipërisë më tepër se kombëtar ishte një problem moral.
Me fjalë të tjera, kuptova se ky popull që të shpëtojë ka nevojë, më parë se çdo gjë tjetër, t'i stërvitet e t'i lartësohet karakteri e t'i spastrohet zemra..."

A. Tashko

“Në orë të mira shkruan shumë bukur dhe i shërben çështjes sonë kombëtare, por në realitet zotrote një herë në mot shkruan për të gëzuar zemrat tona dhe nëntëdhjetë e nëndë për t’i ftohur. Zotrote, kërkon që të mos ketë në botë tjatrë shkrimtar, gazetar, politikan ose kryetar përveç teje. Mirëpo shqiptarët nuk duan kështu e në qoftë se ajo do të bënet nga një Faik, për një Faik e me një Faik... kurrë mos u bëftë!

Mblith mendjen, pra, o zotëri se na plase shpirtin.

Na plase zemrën sepse nuk ke lënë gjë pa sharë, të duruam shumë, por që tani e tutje, nuku do të durojmë se nuku durohesh.”

Kriminaliteti dhe tallavaja

Sipas kontrrolleve të ditëve të fundit në kryeqytet nga policia shqiptare në mbi 70 lokale nate të natyrës TALLAVA (70 copë, ëëë) janë arrestuar 11 persona të armatosur, mes tyre 5 të shpallur në kërkim nga policia.

Gjithashtu janë ndaluar disa prostituta dhe janë kapur sasi të mëdha drogërash të ndryshme.
Ka vërtetë një lidhje kaq  të fortë mes muzikës tallava dhe kontigjentit kriminal që e frekuenton atë...
Shkroi: Stop Injorancës !



Thursday, October 3, 2013

KAPE ÇASTIN ose lëre të shkojë...

Thuhet se ka disa momente në jetë, të cilat diktojnë drejtëpërdrejtë fatin e jetës tuaj. Në rast se ju arrini të dilni triumfues dhe të kapni shancin që çasti ju dhuron, jeta juaj ndryshon katërcipërisht.

Po ashtu si ju edhe unë kam patur çastet e mia në jetë, të cilët nisur nga faktorë të ndryshëm, kam arritur ti humbas me sukses.
Kur isha në shkollë fillore kisha shumë qejf të vizatoja. Mund të them pa më të voglën mëdyshje se mes moshatarëve të mi isha më i miri. U hap një kurs pikture falas tek i cili u rregjistrova rrufe, bashkë me afro 40 fëmijë të tjerë. Nuk kalon as muaji i dytë dhe profesori ynë i talentuar niset për emigrim në Greqi dhe thuhej se ishte bërë një bojaxhi goxha i zoti.

Pas pikturës, u hap një kurs karateje. Pa kaluar shumë kohë u bëra nxënësi i preferuar i profesorit që mbante rripin e zi. Nuk kishim marrë ende rripin e tretë dhe profesorit tonë i del një punë e shkëlqyer si truprojë në Angli.
Atëherë u rregjistrova me para-para-të-rinjtë e klubit të qytetit tim dhe zuri direkt vend në formacionin bazë të ekipit.
Gjatë gjithë fëmijërisë sime kisha luajtur si sulmues, por trajneri më vendosi në fushën e madhe të gjelbër në pozicionin e qendërmbrojtësit, meqenëse askush tjetër në ekipin tonë nuk e godiste dot topin nga porta, më larg se zona 20 metërshe e mbrojtjes. Më pas kalova tek Para-Të-Rinjtë dhe më pas edhe tek Të Rinjtë. Por trajneri nuk e di pse më kishte halë në sy e madje jo vetëm që nuk më aktivizonte, por më linte të bëja në stërvitje vetëm xhunglime. Aty me xhunglime, bashkë me mua ishin edhe disa djem nga fshati që për hir të së vërtetës aty po preknin top futbolli për herë të parë. Mllefi sa vinte e më shtohej. Ishte koha kur prindërit nuk vinin ta kapnin për fyti trajnerin e ta detyronin t'iu aktivizonte fëmijën. Fillova njëkohësisht të bije shumë moralisht, sa fillova të dyshoj se realisht nuk dija të luaja. Mirëpo ishte fakt se goditje të fortë e të saktë sa timen, nuk kishte askush në ekip, e madje as qetësinë time me topin. E megjithatë pas disa muajsh të gjatë të lënë në harresë nga trajnieri im, trajnieri i të rriturve që më shikon në stol habitet dhe e pyet trajnierin tim, se pse nuk më kishte aktivizuar. Trajnieri im aty më mëson emrin.
Pastaj ma dha një shanc dhe më futi në lojë. Unë kisha gjithë ato muaj që shtrëngoja veten me dhëmbë nga inati, por isha shumë i edukuar për t'ia kërkuar me idhnim aktivizimin tim. Ky ishte çasti im. Më kapën emocionet sikur po luaja për herë të parë në jetën time e madje në ndonjë ndeshje kombëtare. Vendosem përsëri në mbrojtje, në pozicionin "stoper", ose shqip bllokues.
Dikush nga ekipi kundërshtar godet një top predhë drejt e për në portën tonë, top ndaj së cilit një futbollist i çfarëdoshëm do kthente kurrizin të mbrohej, ndërsa unë në atë moment nxjerr të gjithë mllefin tim dhe vendos ta kthej mbrapsh topin nga erdhi me të njëjtën forcë. Topi më fshikëllin tek këpuca e majtë dhe duke marrë një fallco të çuditshme, nis të bëjë një hark të plotë pas meje ku ndodhej edhe porta, për t'u ndalur kështu në rrjetë. Portieri ynë kishte shtangur. Dëgjohet ulërima e trajnierit tim i cili më nxjerr fishek jashtë, pa mbushur as një minut nga aktivizimi im. Heq fanellën, ia hedh tek këmbët dhe heq dorë përfundimisht nga futbolli.
Me disa shokë të mitë të apasionuar pas muzikës, krijojmë një grup kërcimi Hip-Hop dhe breckdance. Ishim të parët e të vetmit dhe jo pak herë na kanë përfolur e paragjykuar për veshjet e gjera, vëthët apo stilimet e flokëve, por ishte fakt se shumë shpejt u bëmë të famshëm dhe në ato diskotekat me pasqyra dhe me neonë blu që shkëlqenin ngjyrat e bardha, i linim të gjithë pa fjalë.
Duke qenë se të gjithë shokët e mi kishin nga një dell muzikor, kush kishte bërë shkollë muzikë, kush kishte prindërit artistë, kush njihte ndonjë instrument muzikor, i hymë bashkarisht kursit të kitarës që jepej falas nga një institucion i krishterë dhe krijuam kështu një grup muzikor. Nëse ju kujtohen "The Dream", ku Flori këndonte refrenin "Prapë më del në ëndër si një serenatë..", ne asokohe kishim përgatitur albimin tonë të parë. Dhe pikërisht në çastin kur gjithçka po shkonte për mrekulli, kur kishim aktivitet e ftesa nëpër koncerte nëpër qytete të ndryshme dhe kur puna jonë po nxirrte fryte e po prodhonte para, fillojnë grindjet brenda grupit, sa edhe sot e kësaj dite nuk flasim më me gojë.
Fundi i këtij investimi disa vjeçar që na kishte marrë aq mund e kohë, erdhi në të njëjtën kohë kur kishin filluar ethet e konkurimit për në Universitet.
Ishte koha kur konkuronin 2000 studentë për 100 vende të lira, kur ai që fitonte familja i organizonte një festë si të djalit kur vinte nga ushtria. Ishte një investim kolosal për familjet tona të thjeshta, të cilat gjysmat e shpenzimeve të tyre duhej ti ndanin për fëmijën që e kishin student. E kështu, pa kaluar as 4 vite nga Universiteti, filloi liberalizimi i arsimit, me Universitete në qytete të tjera, apo edhe me dhjetra e dhjetra Universitete të tjera private.
Atëherë kur pritej se kjo diplomë do të hapte një shanc real punësimi, diploma u kthye në një "kartë identiteti", që çdo i ri duhet ta kishte, madje pse jo të kishin nga dy a tre të tilla.
Si përfundim edhe ky investim kolosal për kohën kur u krye, u shumëzua me zero. Si fillim refuzova një ofertë pune në një Drejtori Arsimore pasi asokohe rrogat shtetërore ishin qesharake dhe kryeqyteti ofronte shumë mundësi joshëse.
Si përfundim pas disa tentativave me intervista pune, fillova punë kamarier duke qenë se njihja 2 gjuhë të huaja dhe isha ekspert në përdorimin e kopmjuterit. Më pas, me rritjen e ambicjes shitës ambulant me fugon, (siç quhen sot Agjentët e Marketingut) dhe në fund përfundova tek puna ku ndodhem, me qasje 8 orëshe në internet. Aty hapa një faqe në Facebook, e cila kishte 50 mijë anëtarë (ndër ta 35 mijë aktivë) 2 vite më parë dhe kjo faqe u vodh pak ditë para zgjedhjeve vendore, pikërisht në çastin kur koha e shpenzuar sapo kishte nisur të jepte frytet e veta. Ndoshta nuk do ju besohet, por shumë prej atyre që sot drejtojnë faqet më të famshme shqiptare në Facebook, në faqen tonë kuptuan se ç'ishte një faqe.
E megjithatë edhe tani pas kaq shumë vitesh eksperiencë në internet vjen çasti kur duhet të shkëputem e të nis gjithçka nga e para.

Po, është plotësisht e vërtetë që pothuajse asnjëherë nuk e kam kapur ÇASTIN e duhur, por kam shijuar gjithë çastet e tjerë.

Shkroi: Stop Injorancës !

Ndodhi të pashpjegueshme


Personalisht jam tip skeptiku, skeptik i lindur që nuk beson asgjë të mbinatyrshme, as Perëndi, magji e zezë, e bardhë apo lule-lule, as historira me fantazma, me hije, me shpirtra, as ndodhi paranormale, apo prapanormale. Nuk iu besoj mistereve apo enigmave, vizitave aliene, mallkimeve, falleve, leximit të filxhanit apo gjithçkaje tjetër fantazia njerëzore ka krijuar.
Mirëpo më ka ndodhur një ngjarje në jetën time që realisht më ka trembur dhe të cilën nuk kam mundur dot ta shpjegoj.

Ishte dhjetor, pak ditë para vitit të ri. Duke qenë se isha student, e shfrytëzoja këtë periudhë kur të gjithë studentët braktisnin dhomat e tyre në Qytetin Studenti për të shkuar tek familjet e tyre, për të shfrytëzuar për aventurat e mia, dhomën time.
U ula me një shoqen time në një lokal dhe gjithë atë pasdite folëm rreth këtyre historive të çuditshme. Ndër të tjera, ku me të thënë e ku me të dëgjuar më tregon një rast sesi kur një i afërmi i saj kishte ndërruar botë, një flutur i ishte ulur mbi sup dhe nuk largohej edhe kur shoqet e saj përpiqeshin ta trembnin. Sipas saj, 3 ditë pasi njeriu vdes, shpirti i tij shndërrohej në një flutur, si për të vrojtuar edhe një herë për herë të fundit njerëzit e dashur të tij.
Pasi filloi të erret, kisha planifikuar që ta merrja të kalonte natën me mua në dhomën time, në godinën e cila nuk kishte më tepër se 3-4 dritare ndezur.
Aty nga ora 10"00 e darkës gjejmë rastin të hyjmë në godinë në çastin kur roja nuk ndodhej aty (për të shmangur 200 lekshin që kërkonte ai si shpërblim për shkeljen) dhe futemi brenda. Sapo e rehatoj në dhomën time, vendos të dilja të blija diçka për të ngrënë e për të pirë aty afër. Në atë kohë dyert e dhomave mbylleshin me një shul e me një kyç të madh nga jashtë, ç'ka e bënte lehtësisht të dallueshme që aty s'kishte njeri brenda. Logjikisht askush nuk mund të mbyllë derën e tij nga jashtë.
Pa kaluar as 10 minuta që isha larguar, nga numri i saj më vijnë disa thirrje rrjesht. Kujtoj këtu që ishte koha kur për të bërë "zile", nuk kishe nevojë të kishe para në telefon. Madje asokohe njerëzit krijuan një kode me numrin e zileve që bënin, për të transmetuar mesazhe të ndryshme. Psh, 3 zile rrjesht donte të thoshte "Erdha".
Nxitoj hapat meqenëse nuk isha larg dhe sapo futem në derë e pyes se ç'kishte. Ajo më tregon që kishte dëgjuar hapa në drejtimin e derës, kishin trokitur 4-5 herë dhe më pas nuk ishin dëgjuar hapa të largohej dikush.
Nejse, nuk i kushtova rëndësi, fundja s'kishte ndonjë gjë për ti dhënë rëndësi.
Më pas një flutur që kishte hyrë në dhomën tonë, i rrihte krahët aq fort sipër tavanit, sa realisht po më bezdiste. Vendosa ta godas me një shapkë si për ta fluturuar jashtë nga dritarja, por ashtu si padashje e pikturova pas murit. Padyshim që nuk doja ta ngordhja, vetëm një budalla do mund të vriste një flutur.

Sapo u shtruam dalëngadalë të darkojmë, dëgjoj një zhurmë pas derës, të përsëritej 2-3 herë. Nisem drejt saj me idenë e plotë që dikush do kishte ndonjë problem, por kur hap derën dhe nuk gjej njeri, mbetem si i tufatur. Hap sytë nëpër koridor, as zhurmë, asnjë shenjë njeriu. Kthehem sërish brenda dhe sapo fus kafshatën e parë, zhurma nis e dëgjohet sërish. Tani që e kujtoj në fakt, e ndjej se kujtimi nuk qenka venitur ende...
Pasi ra disa herë të tjera përsëri, më dha idenë që ishte një tip zhurme e një tape metalike të një shishe birre, me majat e së cilës gërvishtej fort dera nga jashtë. Zhurma vinte nga fundi i derës, ndaj me vete mendova mos është ndonjë kotele e vogël që gërric me thonj.
Oreksi mu pre fare njëherë.
Vendosa ti shkoj deri në fund kësaj çështjeje, kështu që mora çekiçin që kisha mbi dollap dhe qëndrova ngjitur pas derës, me një dorë në dorezën e saj dhe tjetrën tek çekiçi i ngritur, gati për të goditur.
Më erdhi keq për panikun që shkaktonte ajo pamje tek shoqja ime, por sinqerisht që kisha vendosur ta ndëshkoja mirë atë që guxonte të bënte këtë shaka pa kripë.
Zhurma dëgjohet përsëri dhe unë hap derën në të qindëtën e sekondit. Pas dere nuk kishte asnjë. Vrapoj nëpër koridor, kontrrolloj një e nga një banjot, asnjë gjurmë njeriu. Kthehem sërish tek dera dhe përpiqem me thonjtë e mi të imitoja gërvishtjen pas dere, e godas derën, e shkul poshtë e lart, por nuk mundesha ta riprodhoja dot atë tingull.
Përse mos ta pranoj që për herë të parë në jetën time u zura ngushtë prej diçkaje që nuk e shihja, nuk e prekja dot, nuk e kuptoja se ç'ishte. Kjo më trondiste fort dhe e ndjeja se duhej të mblidhja veten mos më kapte paniku.
Futem sërish brenda dhe për një kohë të mirë nuk u dëgjua më asgjë.
Si për tu ç'tensionuar filluam të përqafohemi e puthemi, derisa u shtrimë në krevat. Gjatë kohës që sapo kishim nisur të bënim dashuri, dëgjohet sërish zhurma, e njëjta zhurmë, i njëjti tingull, që sërisht vinte nga pas dere.
Ajo nuk më pyeti nëse edhe unë e kisha dëgjuar zhurmën.
U kuptua...

Shkroi: Stop Injorancës !

Ç'ironi e hidhur!

Sipas disa zërave se një nga të arrestuarit e Agimit të Artë mund të dërgohet në qelinë e shqiptarit Alket Rizait në Greqi, Alketi ka filluar t'iu qepë disa fustane për ti garantuar se çdo agim në qeli i anëtarëve të Partisë Fashiste, të jetë i Artë.

Stop Injorancës !

Femra dhe qeni

Nga biseda që bëra para disa vitesh me një plak të moçëm gjatë një udhëtimi, ai mes të tjerash më tha një shprehje të kohës së tij që ishte:
"Vetëm kur i ndjek qeni, s'mendojnë gratë për seks".

Duke u nisur nga konstatimi i tij, në dy përfundime mund të arrihet Ose femrat e kohërave të shkuara ishin më pasionante se këto të sotmet, ose këto të sotmet po miqësohen me qentë, që ta shuajnë edhe atë frikë. (S.I)

Sa fat është të lindësh femër në Shqipëri?


Zonë e *irë

Dhe meqenëse po diskutonim rreth shqipes, huazimeve të panevojshme dhe banalitetit, jo më larg se dje ishin të ftuar tek emisioni Zonë e Lirë në TV KLan 2 kryeredaktorë dhe një gazetare politike, të gazetave më në zë në tregun shqiptar.

A. Çani iu kishte përgatitur një test mbi lajmet e javës ku mundësitë e përgjigjeve të tyre ishin:

- Lajm i mir
- Lajm i keq
- S'm'plas fare

Po, po, në një kanal kombëtar ishin shkruar pikërisht kështu, me një drejtshkrim tipi prej një analfabeti që i ka shpallur luftë zanores "ë", aq sa nuk e sheh të arsyeshme as ta zëvendësojë me zanoren "e".

Por ajo që ishte më e tmerrshmja e të tmerrshmeve, ishte fakti se këta krye-gazetarë, jo vetëm që nuk iu bëri përshtypje ky shtrembërshkrim, jo vetëm që nuk iu bëri përshtypje vendosja e alternativës "s'më plas fare" tek përgjigjet, kaq banale për një televizion publik kombëtar, por disa herë gjatë pyetjeve u përgjigjën pikërisht me mundësinë "S'më plas fare", (me demek bytha) jashtë çdo etike qytetari apo gazetari, madje edhe kur pyetej rreth një ambasadori të huaj

Por kur nuk iu plas as këtyre, nga kush presim ne tjetër ti pëlcasë?

Shkroi: Stop Injorancës !


Të përndjekurit politikë, të sëmurë psiqikë?

Lapsus apo jo, S. Berisha gjatë statusit të tij të para 7 orëve në Facebook, (mund ta lexoni këtu http://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/223058474521734 )
ka quajtur të sëmurë psiqikë të përndjekurit politikë, kur disa prej tyre gjatë grevës për dëmshpërblimet e prapambetura, shkuan deri në aktin më ekstrem, të vetëflijimit me djegie.

Shkroi: Stop Injorancës !


Xhim Morrison


Kur Greqia tentoi ta aneksonte "Epirin e Veriut", forcërisht.


Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar.

Nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë qysh prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë dhe u plagosën 127 të tjerë.

Forcat e Kufirit Shqiptar gjatë luftimeve kundër forcave ushtarake greke, i kanë shkaktuar armikut mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën rob.

Planin, ditën dhe orën e sulmit të ushtrisë greke e kishte zbuluar Divizioni i 8-të i Korçës, nëpërmjet përgjimeve dhe “agjentëve specialë” që vepronin në të dy anët e kufirit në shërbim të shtetit e ushtrisë shqiptare.

Avni Rustemi, deputeti shqiptar që u varros pa zemër



Si sot, në 22 shtator të 1895-ës, lindi në Libohovë të Gjirokastrës Avni Rustemi

Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në Normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës.

Punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918). Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. (Këtu nuk ishte më tepër se 15-vjeçar)

Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918, me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare.

Më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esad pashë Toptanin. Anatole de Monzie, avokati i Avniut. E cilësoi aktin si "krim pasional me nxitje të një populli të tërë". Libohoviti u lirua pas gjashtë muajsh vetëm me akuzën e prishjes së rendit publik.

Pas kthimit në atdhe u prit si një legjendar dhe në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve.
Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".

Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Avni Rustemit i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë nga Isuf Reçi, pasdite, ora 4, ndërkohë që po shëtiste me Hoxha Kadrinë. Vrasësi e qëllon Avninë pas shpine e nën shpatull të majtë, duke i shkaktuar një plagë të çrregulltë që e shpuri drejt një hemoragjie të pakthyeshme deri kur dha shpirt 2 ditë më vonë. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjen që triumfoi më 10 qershor 1924.

Avni Rustemi është ndër njerëzit e rrallë në histori i cili është varrosur pa zemër.


Zemrën ia nxorrën për ta ruajtur dhe trupin ia ballsamosën për ta transportuar në Vlorë për varrim.

Tri llojet e grave




"Tre soj janë gratë dhe po filloj nga soji më i errët dhe ngrihem gjer në dritën e vërtetë të diellit.

1. Pik'së pari, janë gratë e trupit, të cilat i mjeri element animal i jetës s'onë, i ka nënë urdhër të tij me anë të një grushti banknotash. Këtyre s'mund t'u flasish për donjë gjë të bukur, sepse as shpirti i tyre s'është bërë për ashtu, as që kanë kohë për të humbur me të tilla marrëzi artistike. Me 5 minuta marrëveshje, trupi i tyre i rrëgjuar ngjitet pas trupit t'onë për 10 minuta dhe pastaj ç'qitet përnjëherësh në vetëm njëzë minutë.

2. Në pikën e dytë vijnë ato soj çupash të paqme nga trupi po të prishura nga mendja, të cilat elementi animal së bashku me shpirtin e lumturuar i fiton jo me anë të një doze të hollash, po me një tufë fjalësh - desha të them lulesh dhe të ëmblash. Pas 5 pare dërdëllimi të hijëshmë krahët, sytë, buzët dhe gjiri i tyre i paqmë na falen për 1 minutë dhe nuk vijnë në vete përveçse pas 10 minutash psherëtimi të ëmbël ose zembrimi pa dashje…

3. Në pikën e tretë dhe në atë më të lartën, dua të them në dritën e vërtetë të djellit, të jetës, dhe të së vërtetës qëndrojnë vashat e paqme nga trupi dhe nga shpirti.
Këto janë të pakta.
Një njohje me to bën prej një shtaze një njeri; një fjalim me to, bën prej një njeriu një talent; një miqësi me to bën prej një talenti një gjeni.
Këto nuk bjenë, po JANË në zotërim d.m.th. në MIQËSI të shpirtit t'onë më një minutë, nuk ndahen as dhjetë jeta, dhe rrojnë në zemrën e botës një përjetësi".

Lasgush Poradeci

Sistemi i drejtësisë mbi 21 janarin

Apeli dënon me 1 vit burg

a.) Gardsitin për vrasjen e një qytetari të pafajshëm në 21 janar.
b.) Qytetarin që goditi me një automjet, portën metalike të kryeministrisë në 21 janar.

Ndonjëherë është më lehtësisht e gëlltitshme mungesa totale e drejtësisë, sesa tallja e saj me viktimat!


Letër para Vetëvrasjes

Eshtë bërë e modës në vendin tonë të begatë njerëzit të vrasin veten, por para se të kryejnë aktin e fundit të jetës së tyre, disa prej tyre shkruajnë edhe nga një letër lamtumire njerëzve të tyre të afërm. Ndoshta edhe për të mos shkaktuar dyshime dhe që dikush tjetër të mund ti marrë autorësinë e veprës së tyre.
E kështu as unë nuk është se jam nisur nga ideja se kam shumë për të thënë, më tepër se nga fakti që të mos dyshohet autenticiteti i aktit tim të fundit dhe mos të ngrihen hipoteza të kota.

Po, unë do vras veten dhe këtë akt po e kryej i vetëm, me dëshirën dhe vullnetin tim të plotë.

SHKAKU I VETEVRASJES

Nuk janë borxhet.
Nuk kam më tepër se 3-4 milionë lekë të vjetra.

Nuk janë konfliktet në çift.
Mund të jem idiot që vret veten, por kurrë për një arsye kaq idiote.

Nuk është vetmia.
Jam gjithmonë i rrethuar prej njerëzish dhe vuaj prej kohësh për të gjetur pak vetmi. Por as nuk kam përjetuar ndonjë zhgënjim të madh prej shoqërisë. Kush është ai idiot që i vari ndonjëherë shpresat e veta tek ndihma që do të duhej ti jepnin shokët e tij.

Nuk është karakteri i dobët.
Dikush do të thotë se vetëm frikacakët që nuk ia mban të përballen me jetën, zgjedhin të largohen prej saj. Ju garantoj se do shumë karakter të fortë dhe guxim të marrësh jetën tënde. Dikush do thotë se egoistët ikin nga kjo botë pa menduar për të tjerët që lanë pas. Çdokush prej nesh është përgjegjës ekskluzivisht vetëm për jetën e tij.

Nuk është depresioni.
Po e ndërmarr këtë vendim në kthjellësi të plotë e madje duke buzëqeshur mes të tjerësh, si kurdoherë.

Nuk është moda.
Nuk e ndjek modën. Nuk jam as artist apo ndonjë personazh publik i famshëm, të cilit do ti lartësohej vepra pas vdekjes, e mes qindra fjalësh të mira.

Nuk është hakmarrje.
Edhe njeriut që do ti dhimbsesha më tepër, me shumë gjasa gjatë varrimit tim do ti shpëtonte ndonjë e qeshur dhe me siguri që kur të hanin atë drekën e zakonit, do ti mbaronin të gjitha pjatat një e nga një. Në fund të fundit jeta vazhdon. Askush nuk ka pse të shkatërrojë jetën e tij, për ikjen time, për zgjedhjen time. Lindim vetëm, pandehin se jetojmë me të tjerë e përsëri vetëm vdesim.

Po pse kam vendosur të vras veten atëherë?
T'iu them të drejtën nuk është se kam ndonjë arsye madhore që do kënaqte pikëpyetjet e ndokujt prej jush. Veçse prej vitesh kam kuptuar se kam humbur aftësinë për të ndjerë, për të përjetuar, për të reaguar, për të nxjerrë dhëmbët, duke u rrjeshtuar kështu në ushtrinë e miliona njerëzve që jetojnë inercisht dhe pse s'ndjehen të gjallë prej vitesh. Kjo është pikërisht edhe arsyeja pse si metodë vetëvrasjeje kam zgjedhur të hidhem nga kati i 9-të. Më kujtohet se kur isha i vogël dhe hidhesha prej lartësive të mëdha direkt e në ujë, trupin ma përshkruanin disa emocione që më kanë munguar gjatë gjithë jetës. Dakord, dikush mund të thoshte se këtë emocion mund ta riprovosh duke u hedhur përsëri në ujë e jo direkt e në beton, por ja që poshtë pallatit tim nuk ka asnjë pishinë.
Padyshim që nuk duket ndonjë arsye e fortë dhe ju paralajmërova që në fillim, por më thoni ju tani një arsye të fortë pse u dashka jetuar jeta?!
- Pse çdo vit në vendin tonë vrasin veten qindra njerëz, të rinj e të reja, burra në moshë madhore e gra me fëmijë?
- Pse askush prej nesh nuk ndodhet pranë tyre në çastin kur ata vendosin për aktin e vetëflijimit?
- Sa prej nesh, me ose pa vullnetin e tyre, ua kanë zbrazur jetën rregullisht këtyre fatkeqëve?
- Sa prej nesh i kanë tallur, j'ua kanë vrarë ëndrrat duke ua nxirë parreshtur jetën?
- Sa njerëz të tjerë si ne do duhet të vrasin veten, derisa ne të zgjohemi e të shikojmë në sy njëri-tjetrin?
- Sa të tjerë si ne duhet të zgjedhin këtë rrugë, derisa ne të kthehemi dhe ti japim një dorë njëri-tjetrit?

Për këtë jetë nuk mund të jemi të gjithë të zotë, apo fatlum për të jetuar mes luksit të pafund, por për dinjitet kemi të gjithë nevojë dhe ky dinjitet nuk kushton asnjë qindarkë nga portofoli juaj.

E mbani mend kur ishim fëmijë dhe luanim me njëri-tjetrin?
Ne jemi po ata fëmijë, por kemi harruar të luajmë, kemi harruar të jemi bashkë. Kemi harruar ta duam njëri-tjetrin.

Dhe unë për herë të parë në jetën tim dua të jem unë ai që vendos për të, sipas mënyrës time, duke shpresuar që dikush që do ta lexojë letrën time, nesër do të gjejë një ambjent më miqësor, një arsye më tepër për ta dashur jetën e për t'iu gëzuar agimeve.

Por ama edhe unë...

Kjo ishte letra e papërfunduar, e gjetur e zhubrosur në xhepin e xhaketës së një zotërie, i cili u gjend shtrirë në lulishten e një lokali, ku pas të shtënave mes dy grupesh rivale, u qëllua aksidentalisht nga një plumb qorr dhe ndërroi jetë, dje pasdite...

Shkroi: Stop Injorancës !

Thaçi, Rama dhe Erdogani

Në pyetjet e gazetarëve për Thaçin se kryeministrin e Shqipërisë po e quan mik, ndërsa kryeministrin e Turqisë vëlla, kreu i ekzekutivit të Kosovës e anashkaloi përgjigjien, ndërsa vetë Rama u përgjigj “Vëllai i vëllait tim është vëllai im”.

Borxhet e mia

Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe,
s'është asgjë mbytja në lum a në dhomat e gazit.

I kam borxhe nënës që s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit që s'ia hodha pjergullën,
i kam borxhe dashurisë që ia vodha të dielën,
i kam borxhe krimit që s'i vura emër.

Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe.

I kam borxhe fjalës që s'e pashë në ëndërr,
i kam borxhe korbit që s'ia zbardha pendët,
i kam borxhe vitit '13 që s'ia mbylla plagët,
i kam borxhe ardhmërisë që ia lashë tek pragu
terrin e një kohe të largët.

Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe.

U kam borxh të gjallëve,
u kam borxh të vdekurve;
gurin e varrit e shes
të laj borxhet.

Dhe vë pikën këtu.
Tani mund të flisni
për borxhet që më kini ju.

Xhevahir Spahiu

Kompania farmaceutike pohon: Kanceri transmetohet përmes vaksinave

http://www.naturalnews.com/033584_Dr_Maurice_Hilleman_SV40.html

Një kompani farmaceutike ka pohuar dhe pranuar fakte tragjike. Ato teori që dukeshin sikur prodhoheshin nga një mendje e c’ekulibruar për fat të keq janë realiteti me të cilin duhet të përballemi. Kompania pranoi se ka vaksinuar virusin e kancerit me anë të vaksinave, shkruan uebsajti, Libero.

Intervista shokuese, e censuruar natyrisht u bë nga studiuesi i historisë së mjekësisë, Edward Shorter për televizionin publik, Boston WGBH, por u hoq nga libri “The Health Century” për shkak të përmbajtjes, ku pohohet se Merk ka injektuar virusin vdekjeprurës (SV40 dhe virusa të tjerë) të aftë të provokojnë kancer, në popullsinë e gjithë botës. Kjo shpjegon në fakt dhe rritjen e shfaqjes së kancerit këto 50 vitet e fundit.

Në dokumentarin “In Lies we trust: the CIA, Hollywood and Bioterrorism”, e prodhuar dhe krijuar nga shoqata të konsumatorëve dhe ekspert i shëndetit Leonard Horowitz, është intervistuar eksperti më i madh i vaksinave, doktor, Maurice Hilleman. Ai shpjegon se përse janë shpikur SIDA, leucemia dhe sëmundje të tjera të tmerrshme vdekjeprurëse.
http://youtu.be/vxyVK3pAiQQ
Në vaksinat që shiten për popujt e konsideruar si të botës së tretë, janë zbuluar se këto përmbanin hormonin B-hCG, një përbërës anti-pjellor. Gjykata e Lartë e Filipineve zbuloi se 3 milionë e gjysmë gra e vajza kanë marrë këto vaksina të kontaminura, kështu dhe në Nigeri dhe në Tajlandë.
http://youtu.be/4W2MJbcgn1g

(d.b/BalkanWeb)


2050


Kishte kohë që nuk po merreshim dot më vesh me njëri-tjetrin dhe kështu për të shpëtuar marrëdhënien tonë iu drejtuam për ndihmë psikologëve.
Këta të fundit, pas shumë e shumë përpjekjesh të pashpresa, na këshilluan një metodë të re teknologjike që u kishte dhënë zgjidhje mjaft konflikteve të natyrave të ndryshme.
Natyrisht që pranuam.
Specialistët si zgjedhjen më ideale na parashtruan klonimin e trurit.
Sipas dëshirës së saj, provuam të më klononin trurin e saj, por truri im e njihte vazhdimisht si virus dhe kështu proçesi u abortua.

Më pas pamë ç'pamë mbeti si mundësi që trurin tim t'ia klononin asaj, por pa shkuar proçesi i implimentimit as 15%, temperatura e trupit të saj filloi të rritej rrezikshëm dhe mbi ekran u shfaq një tabelë që thoshte se nuk kishte më hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar me sukses klonimin e trurit.

Më në fund e vetmja mënyrë për t'u marrë vesh ne të dy njëherë e përgjithmonë, mbeti ti vidhja asaj trupin dhe kështu bëmë.
Që prej asaj dite jemi shumë të lumtur.
Dalim bashkë për kafe apo birra, shohim bashkë ndeshjet e futbollit dhe madje edhe luajmë bashkë futboll. Nuk zihemi më kurrë, por veç kësaj, dashurohemi gjithmonë me të njëjtit persona.

Shkroi: Stop Injorancës !

‘Në krevat me burrin tënd që të të shpëtoj martesën’

Të lumtur me martesën e familjen që keni, por pasioni është shuar? Probleme seksuale në cift? Mërzi në dhomën e gjumit? Terapistja britanikja 32-vjeçare Charlotte Rose, i jep zgjidhje problemit.

Mirror shkruan se shume çifte i janë drejtuar asaj për të shpëtuar martesën, edhe pse me njëfarë ‘kostoje’. Në shumë raste ajo duhet të ndajë shtratin me bashkëshortin tënd.

Por, si tregon edhe vetë ajo jo gjithçka bazohet te seksi. Ajo ofron kurse të posaçme për të përmirësuar sjelljen intime në çift.

“Unë i inkurajoj ata të flasin me njëri-tjetrin dhe e përfshij veten duke u demonstruar teknika si burrave dhe grave”.

“Në të shkuarën kam bërë dhe seks të plotë me burra përpara syve të grave të tyre me qëllim t’u demonstroja teknika seksi. Kam bërë seks oral me meshkuj dhe femra, por vetëm nëse ata e kërkonin ata, asnjëherë kundra dëshirës”.

Terapistja tregon se ndodh që një cift ta shikojë vetëm njëherë në jetën e saj, kurse disa të tjerë i përsërisin seancat rregullisht.

Charlotte që të gjithë e thërrasin shkurt Charlie thotë se nuk tregon kurrë tërheqje emocionale ndaj burrave të grave të tjera që vijnë tek ajo për terapi.
“Për mua është vetëm punë”.

Shumë anglezë i drejtohen terapistes për këshilla si të shtojnë dëshirën për seks në çift.
Një grua e moshës 47 vjeç nga Devon përshkruan sesi ajo dhe burri i saj kërkuan ndihmën e Charlie.

Ajo thotë se kishte frikë se mos burri e linte pasi si partnere nuk po e tregonte veten plotësisht në shtrat, ndaj me një telefonatë caktoi disa seanca 3 orëshe tek Charlie.

“Ishte një eksperiencë magjike. Një nga vendimet më të mira në jetën time. Seksi oral në martesën time nuk ka qenë kurrë më i mirë se tani kur Charlie më tregoi disa teknika në seanca. Unë dhe burri jemi një çift sërish dhe mezi presim të shihemi në dhomën e gjumit. Jemi më të hapur, më të ndershëm me njëri-tjetrit dhe jo më të turpshëm”.

Kurse terapistja thotë se kujdeset për veten në maksimum.
“Shkoj në klinika çdo muaj, Ata e dinë çfarë pune bëj, nuk bëjnë pyetje të shpeshta, vetëm vizita dhe mjeket më tregojnë si të mbrohem nga infeksione të ndryshme që rriskoj t’i marr”.

Charlie është mjaft e njohur në Angli dhe falë një dokumentari që ka bërë lidhur me këtë temë në BBC.

(d.b/BalkanWeb)

Muharrem Xhediku, mbreti i tangos shqiptare, i arratisuri prej të gjitha burgjeve

-Muharrem Xhediku është një kompozitor që i përket gjeneratës së artistëve të viteve ‘40-‘60, por ai është pak i njohur, për shkak të vdekjes së tij të parakohshme dhe për shkak të heshtjes që u mbajt ndaj figurës së tij nga qarqet kulturore të kohës.


Zall Dardha, vendi ku fëmijët lindin duke kënduar
Zall Dardha quhet djepi i artistëve. Në këtë zonë lindën dhe u rritën njerëz që lanë gjurmë në muzikën etnike shqiptare si Muharrem Xhediku, Hazis Ndreu, Skënder Cala, Lirie Rasha, Qerim Sula, Caje Poleshi, Xhelal Çerpja, Sherif Dervishi, etj. Janë me dhjetra muzikantët, instrumentistët, valltarët, këngëtarët popullorë nga Zall Dardha që me kontributin e tyre jo vetëm kanë dhënë shfaqje në Zall Dardhë e Dibër, por edhe në mbarë Shqipërinë, madje në skenat më prestigjioze të Amerikës dhe Europës. Muharremi shkollën fillore e mbaroi pranë strehës vorfnore në Tiranë. Përveç bukës së përditshme, aty arriti të siguronte mundësi që i hapnin rrugë për t’u njohur me botën muzikore dhe që në fillim u vu re talenti i tij. Kërkoi të shkonte për studime, por nuk e siguroi dot. Mllefi i Muharremit për gjendjen e tij të mjerë ekonomike po rritej gjithmonë e më tepër. Pjekuria e moshës dhe ndërgjegjësimi i tij bën që ai të kalonte në kampin tjetër, ku rreshtoheshin të pakënaqurit ndaj regjimit monarkist. Ai kritikonte dhe stigmatizonte regjimin e kohës që e kish pllakosur vendin në varfëri ndaj ky ishte shkaku që regjimi e burgosi disa herë. Herën e fundit arriti të dalë nga burgu duke e thyer atë. Në vitin 1937, ai u shpall nga mbretëria si element i rrezikshëm dhe u burgos. Edhe në burg ai i binte çiftelisë dhe këndonte këngët e bukura dibrane.

Arratisja nga burgu zogist
Fati nuk kishte vendosur ta përkëdhelte akoma Muharremin, prandaj në bazë të akt akuzës ai do të dënohej me 20 vjet burg, prandaj rruga e vetme e shpëtimit ishte arratisja nga burgu dhe largimi për në Itali, për të ndjekur ëndrrën e tij të bukur, shkollimin për muzikë. Një natë para se të dilte në gjyq, një shok i dërgoi një pako me ushqime. Brenda pakos ishte futur një ibrik me kos ndërsa në fund një sharrë hekuri dhe një kastravec në mesin e të cilit fshihej lima e hekurit. Gardianët nuk e kontrolluan ushqimin e këngëtarit të tyre të preferuar. Muharremi kërkoi të shkonte në banjë nga mesi i natës dhe atje u mbyll brenda, derisa arriti që të sharrojë hekurat e dritareve të banjës dhe të arratisej nga banja, e cila nuk vëzhgohej nga rojet. Pas pak, në burg u dha alarmi. U rrethua edhe pjesa në periferi të burgut. Muharremi ndodhej pikërisht tek Bregu i Lumit. Për t’u shpëtuar të shtënave të rojeve dhe ndjekjes së tyre hidhet në lumë dhe bën sikur mbytet. Në fakt gjen një tub llastiku të cilin arrin ta mbajë në gojë dhe ta nxjerrë mbi ujë. Kështu ai arriti të mbijetojë. Ndërsa xhandarët dhanë lajmin se Muharremi ishte mbytur dhe dërguan lajmin në shtëpi. Nënë Sudja e mjerë në barrakën e vogël shpalli vdekjen e djalit dhe njoftoi të afërmit në Dibër. Milicët kishin hapur lajmin se kafshët ia kishin copëtuar kufomën dhe nëna e vajtoi djalin për së gjalli pa kufomë.

Studimet teologjike në Itali
Muharremi arriti të shpëtojë dhe të mbijetojë pas rënies në lumë. Ai arriti të vishet si fshatar, por vendosi të mos kthehej më në shtëpi, por të udhëtonte drejt Shkodrës. Pasi punoi për një farë kohe si karrocier për shpërndarjen e qymyrit nëpër shtëpitë e qytetit të Shkodrës, me emrin Martin Mirashi dhe me dokumenta të rreme të një shoku, futet në kolegjin jezuit të Shkodrës. Mundësia që arriti të futej në këtë kolegj ishte se fare rastësisht ai shpëton jetën e nipit të drejtorit të kolegjit, i cili ra nga një pemë. Por emri Martin Muharremi iu fiksua si një emër i dytë, si një emër i dashur. Pas tre vjetësh, kolegjin e mbaroi shkëlqyeshëm dhe u diplomua si prift. Drejtori i këtij kolegji, që e kishte shumë për zemër Muharremin (Martinin) e ndihmoi të shkonte për studime teologjike në Itali, bursë nëpërmjet Vatikanit. Ishte ende i ri kur emigroi në Itali, ku u gjend nën përkujdesjen e një prifti i cili e bëri bir në shpirt. Edhe në kolegjin e lartë të jezuitëve të qytetit të Laningos u dallua për zell në mësime dhe zgjuarsi. Por në vitin e fundit të kolegjit, ai shpalos të vërtetën e fesë së tij dhe të bindjeve të tij që tani nuk ishin as muslimane dhe as katolike, por ateiste. Kjo dëshmi e hapur i solli mjaft pasoja të rënda pasi provoi përsëri privimin nga liria, por këtë herë duke vuajtur burgimin në Vatikan. Me ndihmën e Luçias, vajza e një pedagogu të jashtëm të tij, por që nuk jepte lëndë fetare, por shkencore, arriti të arratiset nga ky burg duke u veshur si murgeshë.

Në Konservatorin e Bolonjës
Pas arratisjes nga burgu në Itali filloi jetën e vështirë të emigrantit ekonomik. Pa punë, pa përkrahje, i vetmuar dhe pa shpresë shkon në Siçili dhe fillon punë si kamerier. Punoi tre muaj dhe mori vlerësimin e pronarit të lokalit. Ajo që i jepte më zemër dhe e mbushte me shpresa pa fund Muharremin, ishte se pronari i lokalit administronte një konservator muzike. Muharremi (Mario) iu lut pronarit që të studionte për muzikë në këtë konservator jashtë orarit të punës dhe në fund t’iu nënshtrohej provimeve. Fati i hapi këtë herë plotësisht krahët për të. Edhe pse duhet të punonte, arriti të vazhdojë studimet në konservatorin e Bolonjës, duke shpalosur talentinNuk e pati të vështirë t’i mbaronte studimet e konservatorit me rezultate të larta. U diplomua në konservatorin e famshëm të Bolonjës dhe sigurisht që tani ndihej më krenar.

Kthimi në Shqipëri
Pas pushtimit italian të vendit, Muharremi vendosi të kthehej në Shqipëri. Ishte shpallur amnisti për të dënuarit e regjimit të Zogut. Ishte koha kur Shqipëria vuante nën thundrën e pushtuesit italian, ndërsa Muharremi kishte shtatë vjet që nuk e kishte parë familjen, e cila e konsideronte të zhdukur. Ai vendosi të kthehej në atdhe dhe të jepte kontributin e tij, tashmë si një intelektual profesionalisht i formuar.

Dashuria me Jelicën
Jelica. Një emër, një dashuri, një ëndërr, një këngë, një shpresë, një gëzim, një hidhërim, një vuajtje... Një femër jo si të gjitha femrat, një vajzë e veçantë që ia ngriti peshë zemrën që në momentin që e pa për herë të parë. Pikërisht, atëherë kur shpresat ishin ndërprerë, u shfaq ajo, Jelica, vajza malazeze. Ajo ishte e bija e kryegardianit të burgut. Ajo hynte e dilte në kamp për të takuar të atin. Ishte vetëm 16 vjeçe dhe babai e kishte dritë të syrit. Një ditë u takuan rastësisht në oborrin e kampit Jelica, malazezja 16- vjeçare, e bija e komandantit të kampit dhe Muharremi, i burgosuri shqiptar, që nuk pajtohej me asnjë regjim e padrejtësi. Muharremi, ky muzikant i lindur që prodhonte dashuri me sy, zemër, buzë, me këngë dhe me kitarën që s’e ndante asnjëherë, e tërhoqi si një magnet vajzën që dukej sikur kishte dalë nga bota e personazheve të një përralle të bukur. Çdo ditë nuk mund të kalonte pa u takuar, pa u parë. Muharremi, për këtë vajzë të bukur që më vonë do të bëhej gruaja e tij, kompozoi këngën e famshme “Jelica”.

Partizan në Brigadën e 18-të Sulmuese
Muharremi së bashku me bashkëshorten e tij Jelicën, inkuadrohen në Brigadën e 18-të, ku shërbeu në sektorin e propagandës dhe dha një ndihmesë të jashtëzakonshme në korin partizan. Muharrem Xhediku njehsohet me ata kompozitorë partizanë që krijuan këngë, himne dhe balada për Luftën NAÇL siç ishin Dhora Leka, Paparisto, Jakova, Avrazi, etj. Ndërsa bashkëshortja e tij, Jelica, dha një kontribut të madh si infermiere për mjekimin e të plagosurve të Brigadës. Muharremi mban Medaljen e Çlirimit për pjesëmarrje me armë në dorë në rreshtat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Miço Kallamata, kuadër i Brigadës së 18-të Sulmuese, shkrimtar, në kujtimet e tij shkruan: “Muharrem Xhediku ishte një partizan dhe kuadër shembullor i Brigadës. Ai kryente me përpikmëri të gjitha detyrat e ngarkuara, duke luftuar me pushkë, penë dhe kitarë.” Sëmundja e rëndë, pasojë e vuajtjeve të luftës, e shkëputi nga gjiri i artistëve të Shqipërisë në kulmin e jetës dhe të krijimtarisë së tij artistike, që po njihte veç progres.

Në varr për së gjalli
Në vitet e pushtimit fashist, një natë, kur po futej në shtëpinë ku banonte, dy njerëz të armatosur e kapin dhe arrestojnë. Të nesërmen merret në pyetje në kuesturën fashiste. Qëndroi 35 ditë në arrest, me tortura dhe i mbytur në ankth, kurse ditën e tridhjetë e gjashtë e fusin në një makinë të mbyllur, të lidhur këmbë e duar dhe e ndalojnë diku andej buzë Korabit. Ishte buzë përroi, greminë. I zgjidhën sytë dhe i thanë: “Tani bëje varrin vetë!” Kështu na kanë urdhëruar. Ti do të varrosesh i gjallë!”. Muharremi punoi me një kazëm dhe një lopatë për shtatë ditë me radhë me dy ushtarakët e armatosur mbi kokë, që herë flisnin shqip dhe herë anglisht. Në ditën e shtatë arriti të hapte një gropë të madhe 2 metra të gjatë dhe po aq të thellë. Në ditën e tetë i kërkuan përsëri kompromis për bashkëpunim. I dhanë 48 orë kohë për t’u menduar. Pas kufirit kohor, dy ushtarakët u kthyen dhe e pyetën nëse kishte reflektuar. Muharremi u tha se nuk kishte parë e dëgjuar të torturohej njeriu pa faj dhe pa shkak. Ai firmosi në letër të bardhë se nuk kishte asgjë për të thënë dhe për të bashkëpunuar. E hypën të lidhur në një makinë të mbyllur dhe u nisën. Rruga ishte shumë e keqe, gropa-gropa. Makina tundej shumë dhe ushtaraku që ishte lart në karroceri nuk duroi më, por e ndaloi makinën dhe kërkoi që edhe ai të rrinte përpara. Mbeti vetëm. Në një kthesë Muharremi pa se dera ishte e hapur. Nuk mund të jepte dot shpjegim nëse u hap vetë nga tronditjet e makinës në rrugë apo e harroi oficeri fashist, por Muharremi menjëherë filloi të përpunonte me shpejtësi mundësinë e hedhjes nga makina. Shtyu derën e makinës me këmbë dhe në një kthesë të padukshme u hodh. Pas 25 ditë dhe netë udhëtimi, arriti në Prishtinë tek Ivan Tomasheviqi, për të cilin kishte patur një rekomandim nga Alush Zari, me të cilin kishte patur lidhje që në Tiranë. Ivani e pranoi në shtëpi, i ofroi strehim dhe e ndihmoi të punonte si përkthyes në Dhomën e Tregtisë. Më vonë, Muharremi arrin të futet si nëpunës, protokollist-arkivist në zyrat e pushtetit fashist në Prishtinë. Ai njihte disa gjuhë të huaja dhe kjo e ndihmonte në punën e tij. Megjithatë, ai ishte kurdoherë në vëzhgim. Në vitin 1943, një spiun kishte dorëzuar një listë për burgosjen e 92 shokëve kosovarë në Federalin e Ferizajt. Muharremi njoftoi shokët dhe ata arritën që të shpëtonin. Ai ndiqej në çdo hap që hidhte dhe nga shkonte. Këtë e ndjente edhe vetë, prandaj, pasi e gjurmoi, vendosi që spiunin Alush Agai ta qëllonte, por nuk arriti ta vrasë. Pas këtij atentati, 7 karabinierë e rrethuan, e kapën dhe në tetor 1943 e burgosën në kampin e Prishtinës.

Sëmundja e rëndë
Në dhjetor të vitit 1944 e deri në janar të vitit 1945 sëmuret rëndë nga tuberkulozi dhe ftohja e rëndë që kishte marrë maleve, burgjeve e internimeve dhe kurohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Pas daljes nga spitali, aktivizohet me Ansamblin e Ushtrisë ku qëndroi deri në maj të vitit 1946. Nga viti 1946 rimobilizohet dhe shkon me shërbim në Korçë. Përsëri sëmuret dhe detyrohet përfundimisht të largohet nga ushtria për arsye shëndetësore. Për rreth dy vjet kurohet në spitalin e Tiranës dhe pas daljes nga spitali fillon si kitarist në Orkestrën e Teatrit Popullor, që më vonë kthehet në Filarmoninë e Tiranës. I besohet detyra e përgjegjësit të orkestrës së Estradës së Tiranës. Por Muharremi tani kishte një armik edhe më të egër se ai i luftës, këtë herë brenda trupit të vet, sëmundjen e rëndë të tuberkulozit. Edhe pse ndihej i ligësht prej sëmundjes, ai gjente forcën e madhe për të mos u dorëzuar tek muzika, ilaçi dhe ushqimi shpirtëror

Trashëgimia e kompozitorit Xhediku
E veçanta e tij ishte se ai i shkruante vetë tekstet dhe i kompozonte mbi bazën e tabanit tonë kombëtar. Këngët si "Falmi sytë e shkru", "Engjëllushes", "Matura", "Jelica", etj. kanë mbetur edhe sot në kujtesën e asaj gjenerate si këngët me motivet më të bukura plot pasion të dashurisë. Është me të vërtetë kënaqësi kur dëgjon sot nga goja e këngëtarit të mirënjohur Aleksandër Gjoka këngën e riorkestruar nga Edmond Zhulali “Falmi sytë e shkru”. Teksa dëgjon këtë këngë hit në ato vite, që u ka rezistuar kohëve për vetë forcën e poezisë dhe ëmbëlsisë së muzikalitetit, bindesh për talentin e Muharrem Xhedikut, pinjollit nga treva e artistëve, sikurse është quajtur me të drejtë Zall Dardha e Dibrës. Krahas muzikës së lehtë, ai kompozoi dhe këngë popullore si: “Cuca e Radomirës”, “Hajde shpirt se erdh pranvera”, “Te kroni”, etj. Mrekullohesh kur dëgjon nga Eranda Libohova këngën “Cuca e Radomirës”. Xhediku është kompozitori i parë që solli me profesionalizëm ritmet e muzikës së lehtë, sidomos të tangos në Shqipëri. Ai shkroi dhe kompozoi në të gjitha gjinitë e muzikës, jo vetëm këngë, por edhe romanca, pjesë për koncerte, suita orkestrale, opereta, muzikë vallëzimi, etj. Tangot e tij këndohen dhe kërcehen edhe sot. Kemi dëgjuar në origjinal këngët e herëshme të Muharrem Xhedikut dhe jemi impresionuar. Kur dëgjon “Artistin e Popullit” Ramiz Kovaçi të këndojë “Bareshë e malit”, shoqëruar në piano nga Margarita Kristidhi, të duket sikur je pranë burimeve të malit e mes cicërimave të zogjve. Karakteristika të veçanta ka edhe kënga “Kur më zbret bregut”, kënduar nga Pranvera Baçe, këngëtare e grupit artistik të Korçës. Sjell humor por shoqërohet nga ndjenja “Kënga e pleshtit”, interpretuar nga artisti Hysen Pelingu. Kënga “Matura” ose “Unë për ty nuk do të shkruaj”, në ato vite himn i tangos shqiptare, interpretohet nga një zë dinjitoz i muzikës shqiptare, Anita Take. Mjaft interesant është gjithashtu interpretimi i Gaqo dhe Luiza Çakos në këngën “E dua jetën”, nën dirigjimin e Nesti Uçit. Dueti Anita Take dhe Xhavit Xhepa është një kombinim i mahnitshëm zërash tek kënga “Te burimi”. Muzika si në këngë, ashtu edhe orkestrale, p.sh. tek kënga “Në parkun e qytetit”, kënduar nga Anita Take, është shumë ngacmuese, ngazëlluese, duke provokuar lëvizje të pashmangshme. Zëri i Pjetër Gjergjit tek kënga “Lisi plak” tingëllon si kënga e një bilbili mali. Dhe më tej, dueti Pjetër dhe Florinda Gjergji tek kënga popullore e Xhedikut “N’at” livadh” duket sikur me të vërtetë vallëzon nëpër livadhet dhe lëndinat e bukura dhe të pafundme shqiptare. Të befason zëri i ëmbël i Xhavit Xhepës tek kënga “Ja bilbili ligjëron” (Çelin lulet), një zë melodioz, i pjekur, i padëgjuar në ditët e sotme, një zë që ta mbush shpirtin plot kënaqësi dhe të mrekullon. Duetet Pjetër Gjergji dhe Anita Take vazhdojnë me këngët “Ndarja nuk na ndan” dhe “Të pres”, këngë karakteristike të tangos shqiptare, vepra të papërsëritura të Xhedikut.

Shekulli

Monsanto në Shqipëri

Në të gjithë botën në 25 maj dhe në 12 tetor të këtij viti, priten të organizohen marshime protestash kundra një kompanie të quajtur Monsanto.
http://www.facebook.com/occupymonsanto?fref=ts

Po ç'është kjo Monsanto?
Monsanto është një koorporatë ndërkombëtare me shtrirje në të gjithë botën, e cila mundëson modifikimin biologjik të ushqimit, hormone për gjëtë e gjalla si dhe OMGJ për bimësinë. http://en.wikipedia.org/wiki/Monsanto

Po në Shqipëri ka protesta të tilla?
Jo.

A është shtirë kjo koorporatë edhe në Shqipëri, apo ne shqiptarët ushqehemi ende me produkte natyrale, bio?
Në Shqipëri kjo koorporatë ka hapur disa degë të saj dhe ky do thoni ju???

Sa më pranë fermerëve shqiptarë...

Albania
Bruka Seedling
Divjake 2
Lushnje
Tel: +355 371 21 41
Fax: +355 371 21 42

Ndiqni një dokumentar për tu informuar më në detaje rreth problemit në fjalë, i cil ka ngritur në këmbë shoqërinë civile në të paktën 600 shtete të ndryshme të botës.
http://youtu.be/5rPTpDvj5yE

Në rrjetet sociale ka dhjetra e dhjetra organizime e lajmërime mbi marshime të tilla proteste, anembanë botës:
http://www.facebook.com/MarchAgainstMonstanto/events

Të gjithë fqinjët tanë në 12 tetor do organizojnë protesta të tilla në kryeqytetet e tyre, po ne shqiptarët?
Për një ushqim të pastër e natyral, pa pesticide e hormone, pa modifikime gjenetike, në emër të shëndetit e jetës tonë e të fëmijëve tanë.

http://www.march-against-monsanto.com/

STOP PADITURISE DHE SHKATERRIMIT ! (S.I)


Jemi të varfë për të bërë plazh në Shqipëri

Këtë vit nuk ishim mirë nga gjendja ekonomike për të përballuar pushimet në rivierën e mrekullueshme shqiptare, prandaj u detyruam të shkonim për pushime në Turqi!
Shkroi: Stop Injorancës !


Tendencë, trend apo prirje?

"Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës" thotë një nga ideologët e lëvizjes kombëtare Sami Frashëri.

Le të marrim sot për shqyrtim fjalën "Pri" të shqipes, fjalë e stërlashtë e kësaj gjuhe, e cila ka shërbyer si rrënjë për të formuar dhjetra e dhjetra fjalë të reja në shqip apo në gjuhët e tjera.

"Prina", apo "na pri" është një sinonim i të thënit "na drejto", sepse ai që prin është i pari, ai është prijësi. Pikërisht nga kjo fjalë rrjedh edhe fjala e sotme prind.

Por pikërisht nga kjo rrënjë vjen edhe fjala e ashtëquajtur latine "primi", e cila tregon sërish të parët. Nga ana tjetër është vetë fjala shqipe "të parët" ajo që krijon në italishten e sotme fjalën "parenti", e cila gjithashtu nënkupton prindërit.




Primitiv, është një fjalë tjetër ndërkombëtare, e cila ndërtohet pikërisht mbi fjalën e stërlashtë shqipe "pri" dhe tregon njerëzit e parë, të parët tanë.
Princip, është një tjetër fjalë ndërkombëtare e krijuar nga kjo fjalë dhe që tregon hierkinë e vlerave të një njeriu.
Privat, një fjalë ndërkombëtare, e cila tregon se prijës të gjithçkaje private, jemi ne vetë.

Një tjetër fjalë e krijuar në shqip është edhe fjala "prirje".

Dhe ç'bëjmë ne shqiptarët sot me këtë fjalë të moçme shqipe?
E zëvendësojmë me fjalë të huaja si tendencë, apo trend.

Shkroi: Stop Injorancës !


Shqiptarët racistë, apo racistë pambuku?

Një OJQ suedeze tha për ne shqiptarët që jemi populli më racist në Evropë.

As Sali Berisha, as Hashim Thaçi, as Ali Ahmeti, as KMDLNJ, asnjë shqiptar nuk doli ta demantojë këtë OJQ dhe të kërkojë nga ajo që të ofrojë fakte që dëshmojnë për racizmin e shqiptarëve.

World Value Survey është OJQ e Stokholmit, që në maj 2013 doli me një “studim”, sipas të cilit shqiptarët janë populli më racist në Evropë.

Qysh mund të jetë raciste Kosova që as nuk ngriti padi për krime e gjenocid kundër Serbisë! As nuk kërkoi dëmshpërblim nga Serbia. Dhe, ia fali Serbisë krimet, pa kërkuar falje ajo.

Si mund të jetë raciste Kosova, e cila pasi e shpalli pavarësinë e saj, e ktheu Serbinë në Kosovë. Dhe, e bëri punën që për Kosovën, të pyetet Serbia. Pa marrëveshjen me Serbinë, po Kosova nuk po mund të mbijetojë.

Qysh Kosova raciste, që ia fali Veriun e Kosovës Serbisë?

Një popull racist nuk e fal gjakun e dhjetëmijë dëshmorëve.

Shqipëria zyrtare ka qëndruar indiferente ndërsa shqiptarët e Kosovës janë grirë e janë prerë nga shteti serb.

Shkodra bile i ka ndihmuar Serbisë që të sallatojë e ta lajë me gjak Adriatikun me Masakrën e Tivarit, dhe prapë se prapë Shqipëria mbetet raciste.

Nuk u mjafton as fakti që vajzat e Shqipërisë, sidomos ato shkodranet, po e ndërrojnë emrin, fenë dhe nacionalitetin për të shpëtuar natalitetin e shtetit serb.

Vajzat shqiptare po bëhen nuse serbe e po martohen me katundarë analfabetë serbë, po lindin fëmijë serbë, për ta shpëtuar Serbinë nga vdekja që po e parashikojnë ekspertët.

Sali Berisha bën tregti dhe e shet detin për ta gëzuar Greqinë, Sali Berisha e kthen Shqipërinë në varrezë të bërllokut italian, dhe prapë se prapë mbetet raciste.

Serbia, që ka vrarë 1 milion boshnjakë, shqiptarë e kroatë brenda 7 viteve luftë nuk është raciste, por është raciste Shqipëria- ky shpirt i fjetur i Evropës, e cila kurrë nuk bëri asnjë luftë.

Në Serbi, për herë të fundit është parë gazeta e përditshme “Rilindja” në një kioskë të stacionit të trenit në Beograd.

Nuk ka shqiptar që guxon të flasë një fjalë shqipe në Beograd.


Shqiptarët që ende jetojnë në Beograd, janë konvertuar në ortodoksë dhe i kanë ndryshuar edhe emrat e i kanë bërë sllav që të plotësojnë kushtin racist serb për të jetuar të qetë në Beograd.

Nuk ka shkollë shqipe në Beograd. Nuk ka TV emision shqip në Beograd. Nuk studion askush shqip në Beograd. Askush kurrë nuk flet asnjë fjalë shqip në Beograd.

Në moshën e vetmisë, në një atmosferë antishqiptare, aktorit serb me prejardhje shqiptare, Bekim Fehmiu, i plasi zemra nga malli për një fjalë shqip, prandaj e zgjodhi “vdekjen e lirë”, dhe iu duk pak.

Institucionet e Kosovës të gjitha janë të mbushura me serbë, me romë, me ashkalinj, me egjiptianë, me boshnjakë, me turq (shumica prej të cilëve, sidomos serbët, janë punëtorë të kohës së Millosheviçit dhe agjentë serbë).

Kosova nuk e ka lirinë e as fuqinë që të bëhet raciste. Sepse, është e udhëhequr nga ndërkombëtarët.

Kosova nuk është faktor që vendos të bëhet apo jo raciste.

Në qoftë Kosova raciste, të tillë e ka bërë OKB-ja dhe BE-ja, sepse ligjet janë të tyre, ushtria që e ruan Kosovën nga Shqipëria është e tyre, Kosova është nën mbikëqyrjen e tyre.

Vatikanin e kisha zgjedhur si shtetin më racist në Evropë. Intolerant ndaj çdo gjëje jashtë botës së Biblës. Intolerant ndaj shqiptarëve të Kastriotit. Nuk e pranojnë Kosovën shtet. Nuk e respektojnë vullnetin e 7 milionë shqiptarëve. As për rojtar të Selisë së Shenjtë nuk të pranojnë nëse je shqiptar. Duhet të jesh vetëm zviceran për të qenë polic i Vatikanit.

Kimete Berisha


“Ç'do të thotë të jesh moderne?

Ose me saktë, të mos shijosh muzikën e vendit tënd?

Se kam dëgjuar shpesh edhe këngëtare që e këndojnë me dëshirë një këngë botërore, por me përtesë një këngë shqiptare.

Ose ndodh shumë që edhe në konkurset e shumta muzikore, të ketë më shumë këngë të huaja e shumë pak shqiptare. Këtë mendësi, e kam dëgjuar edhe nga ata që e vetëquajnë veten Elitë e vendit. I kam dëgjuar në biseda televizive të thonë se janë qytetarë të botës. E vërtetë shumë. Ashtu ndihem edhe unë, qytetare e botës, në çdo aspekt. Por, përpara se unë të njoh komshiun, ose gjitonin tim, duhet të di kush është babai im.
Nuk mundet kurrsesi të duash e të respektosh komshiun, kur ti përbuz familjen tënde.
Dhe kjo gjë ndodh rëndom tek Elita jonë. E shohin të qënurit shqiptar, barrë të rëndë. Të jesh qytetar i botës, duhet të jesh njëherë anëtar i familjes tënde, i lagjes, i qytetit, vendit tënd. I them këto sepse shpesh gjendem përballë edhe muzikantëve e këngëtarëve që kujtojnë se po këndove vetëm muzikë të huaj, ashtu bëhesh moderne, ashtu quhesh Elitar.
Dua të këndoj në shumë gjuhë të botës, pse jo të kem mundësi të kendoj repertorin më të bukur botëror? Por, s'kam se si, nqs nuk këndoj një herë atë këngë që më ka tingëlluar në shpirt qysh fëmijë. Edhe nuk kam turp të them se nga vij, e ku ka lindur e jam rritur. Atë gjë nuk e zgjedh unë. Ashtu e vendos Zoti. Të lindësh në fshat apo qytet, në Shqiperi , a diku tjetër në botë, përsëri se vendos dot ti (se maternitetin mund ta gjesh ku të duash me këto ditë që kanë ardhur, por prindërit nuk i ndryshon dot).
Populli i thjeshtë e do veten e vetë. Elitaret mesa duket jo.

5-6 vjet më parë, unë sapo isha kthyer nga USA dhe për ato 2 javë që isha, doja të dilja, të shijoja diçka me shoqërinë. Këndonte këngëtari, këndoi disa këngë të huaja, pastaj nisi disa këngë shumë të njohura shqiptare, rock, pop. Dhe mbasi mbaron,vjen të më takojë. Dhe më thotë si i turpëruar, ‘eh, ja na duhet të këndojmë edhe disa nga këto shqiptaret, s'kemi ç'bëjmë’. Unë u çmenda. Nuk e kam harruar atë fjali dhe e keqja është se vazhdojnë akoma me këtë mendësi. Të shprehesh ashtu, do të thotë që ti nuk do veten.
Po ja psh, më ftojnë mua të këndoj në ndonjë program televiziv. Dhe ata më ftojnë mua, por duan që unë të këndoj një këngë të huaj. Absurdeeee. E turpshme.
Nqs une do të kem një program prej 10 këngësh, po, patjetër, do të këndoj edhe të huaja, sepse janë shumë të bukura dhe s'ka asgjë të keqe. Por ti, si program, me fton mua të këndoj një ose dy këngë dhe megjithëse unë kam këngët e mia, me të cilat e krijova edhe karrieren, këngë me të cilat krijova lidhjen me publikun, ata paturpesisht më kanë kërkuar të këndoj diçka të huaj, përpara se të këndoj këngët e mia. E kam quajtur fyerje. Dhe përgjigjen ja u kam dhënë siç e kanë merituar”.
Aurela Gace


Në pak fjalë….F. Konica !!!

Në pak fjalë, – me qëllim por pa shpresë që t`u mbushim kokën hamajve, zaptieve, të shtrembërve e t`egërve, – duam të shkoqitim çështjen e abetares gjer më sot.
I pari libër në gjuhën tonë dolli në 1635, d.m.th. 256 vjet më përpara, në Romë, prej Frengut të Bardhë (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori më vonë do zbulonte duke gërmuar në arkivat e bibliotekës kombëtare të Francës, veprën e Pjetër Budit "Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e të rrëfyemit" të shkruar, me të njëtin alfabet, në vitin 1621, pra 14 vjet më parë]. Ky libër përdori një alfabet, i cili ka të ngjarë se përdorej edhe më parë, se, po ta kish bërë Frengu i Bardhë, do ta kish thënë në parathënie të librit të tij; pra duke heshtur, na rrëfeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me atë alfabet duallën gjer më sot shumë libra, më të shumtët përmbi fe, një fjalor shqip e italisht disa mijëra shtyllash, e me atë mëson gjithë pjesa e Gegërisë katolike. Të metat e atij alfabeti janë kryesisht dy:

1) Ka disa gërma të veçanta që nuk gjenden në shtypshkronjat;
2) S'është i mjaftueshëm për toskërishten.
Që të mos e ngarkoj tepër artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Në atë mot, Sulltani, për të ndezur në Shqipëri një zjarr kundër sllavizmit, cpoi disa “Meemure” shqiptare të mblidhen që të bëjnë një alfabet shqip. Këta, me leje të qeverisë (turke), u mbluadhnë. Në mes tyre, hyri si thonë e si do të mund të provojmë një ditë – një anëtar i Moskovit, i cpuar me udhë nga patriarku grek.
Kjo mbledhje kishte për detyrë:
1) O të merrte alfabetin e Frengut të Bardhë, si 300 e sa vjetësh më të vjetër;
2) O të bënte një të ri, duke treguar të metat e alfabetit të vjetër;
3) O të mos i përsëritte ato mangësi.

Mjerisht, mbledhja turko-moskove:
1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit.
2) Nuk tha pse s`e mori.
3) I përsëriti të keqiat e alfabetit të Bardhit.
4) Shtoi shumë gabime të reja.

Që të marrin vesh atdhetarët e kulluar se ç`është ai alfabet i Stambollit, le të venë re këto: Alfabeti i Stambollit ka 36 gërma. Ndër këto janë:
1) shtatë shkronja cirilike (sllave).
2) Pesë shkronja greke.
3) Një shkronje cirilike (sllave) kokë-tatëpjetë.
4) Një shkronjë latine e vërtitur.
5) Dy shkronja latine kokë-tatëpjetë.
6) Një shkronjë latine e tredhur.
Të tjerat janë latine.

Lexuesi që ka pakë mendje, i sheh vetë ndyrësinë e këtij alfabeti:
1) I bërë me spica të Moskovit, na vë në rend të popujve sllavë.
2) I përzier me shtatë mënyra shkronjash, është i ndyrë në të parë, e i jep gjuhës një hije të egër.
3) Nuk mund të botosh libra asgjëkundi në Evropë, veç po të blesh shkronjat përkatëse dhe të paguash shumë më shtrenjtë. Kur desha të filloj një të përkohshme shqipe gjashtë vjet më parë, dëshirova pikë-së-pari të përdor o alfabetin e vjetër të Shkodrës, o alfabetin e Stambollit – të cilat do t`i rrëfej ndoshta një ditë gjatë e gjerë, e atëherë le të gjykojnë shqiptarët ç`janë ata njerëz e ç`jam unë – nuk më tunden fare. Më 1899, disa atdhetarë të flaktë të Shkodrës u mblodhnë, për të themeluar një shoqëri të madhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. Këta shqiptarë krijuan një alfabet, të cilin, edhe pse qe i arsyeshëm edhe nga dëshira e bashkimit, e muarëm edhe ne dhe po e përdorim që prej dy vjetësh tek revista “Albania”… Alfabeti i “Bashkimit” jo vetëm shtypet lehtazi kudo, po është edhe i arsyeshëm në shumë anë. Këto edhe njëqind të tjera tregojnë se me alfabet të “Bashkimit” mbahet mirë rrënja e fjalëve.
Tani cilat janë kundërshtimet e meemureve kundër këtij alfabeti.
Janë pesë:
1) “Alfabeti i Stambollit është më i vjetër” -”Bashkt-ustuna,efendem!”
Por alfabeti i Bardhit është 300 vjet më i vjetër. Pse nuk e mbajtët? Pra, edhe ju vetë rrëfyet se vjetërsia nuk është argument i mjaftueshëm për të mbajtur një gjë të ligë.
2) “Alfabeti i Stambollit është më i përhapur”.
-Ato gënjeshtra t`ia shisni një tjatëri, por jo mua. A e mirrni vesh? Ndër 100, 90 ndër shqiptarët e jashtëm e përdorin këtë alfabet që përdorim ne, a me disa ndryshime. Atë të meemureve e përdorin 7 a 8 meemure, e nja 10 zaptienj këmbë-qelbur të Toskërisë. Po, si thotë Frengu, “qui n`entend qu`une cloche n`entend qu`un son”. “Kush dëgjon vetëm një këmbanë, dëgjon vetëm një zë”. E ju, duke folur gjithnjë me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, “u-hazdis” e kujtoni se kini me vete gjithë Shqipërinë.
3) “Shkronjat e “Bashkimit” janë të shumta e nuk i mëson dot populli”.
– Përgjigje: Alfabeti i “Bashkimit” ka 23 ose 24 shenja, kurse juaji ka 36, d.m.th. 12 më tepër.
4) “Populli s`merr vesh se si dy shenja bëjnë një tingull. I duket më lehtë një shenjë për çdo zë”.
-Përgjigje: “Evet efendem, vallah bil`lah! Jini të mësuar me “xhin-cim-sin-shun”, o mor të zinj, e jo populli po juve vetë ju duket e vështirë të mblidhni dy shkronja për të treguar një tingull. Se arabishtja e turqishtja që ju kanë hyrë në palcë e në gjak, për çdo tingull kanë një shenjë. Fshataraku i Gjermanisë pse mëson, p.sh. katër shkronja -tsch- për të treguar tingullin ç? Fshataraku i Shqipërisë pse të mos mësojë dy shkronja? Fshatarët e Shqipërisë kanë mend, po Bashstenete s`mësoni dot ndoshta.
5) Më në fund Meemuret na pyetnë shumë herë: Pse “Albania” edhe “Bashkimi” nuk u muarnë vesh ta kenë alfabetin një e të përbashkët? -Me të vërtet, në nja dy a tre shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish punë. Fundi alfabeti një është. Rumania ka një Akademi, e, megjithatë, bota është ndarë në dy pjesë për një ndryshim të dy a tri shkronjave. Më vonë edhe ky ndryshim do të pushojë. Alfabeti i “Bashkimit”, për lirinë që i dha shqipes të shtypet apo të botohet kudo, për hijen europiane që i dha shkrimit të gjuhës sonë, për shërbime të tjera që ka për të bërë në sy të botes, meriton me të vërtet emrin ALFABETI KOMBETAR I QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve, i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e të ndyrë që ka, me pengesë e botimit që u sjell librave shqipe, s`meriton tjatër emër përveç ALFABETI I EGER I HARBUTEVE.

Një mollë apo një orgazmë në ditë?

Shprehja mbarëpopullore "Një mollë në ditë mban larg doktorin", së fundmi sipas një studimi shkencor nga Barry Komisaruk, u zëvendësua me "Një orgazën në ditë, mban larg doktorin".

“Orgazma aktivizon gjithçka, duke shtuar fluksin e gjakut në tru, ndërsa lojërat mendore si sudoku apo fjalëkryqet aktivizojnë vetëm disa rajone të caktuara të trurit.”- shpjegon studiuesi Barry Komisaruk.

Ju besoj jeni aq të zgjuar sa me lehtësi të zgjidhni prodoktin që ju kushton më lirë.

Shkroi: Stop Injorancës !



Free Sauna

Kam zbuluar një vend fantastik ku mund të bësh sauna për vetëm 30 lekë ora.

Madje nëse keni pesha me vete nëpër çanta apo xhepa, ka një shërbim special ku janë të punësuar 2-3 burra që ua lehtësojnë peshat, pa ju rënë në sy fare.
Madje dikur
ka qenë një teknike speciale masazhi me brryla. Kot e hoqën, të dilte guri nga veshkat për 2 stacione...

Lazarati, zona më e gjelbëruar në Europë

Sipas studimit të kryer nga Guardia di Finanza zona më e gjelbëruar në Shqipëri është komuna Lazarat.

Asnjë pëllëmbë toke nuk ka mbetur e shkretë. Kudo të shkel këmba, ka gjelbërim. Ajri i pastër të mbush mushkëritë dhe të ndez enzimat e lumturisë.
Lazarati është vendi i buzëqeshjes, vendi i ëndrrave dhe vegimeve.



Banorët e zonës dallohen për një harmoni të përkryer mes tyre, aq sa është parë e panevojshme edhe prezenca e një stacioni policor.
Gjithashtu kjo zonë dallohet për tregti ndërkombëtare gjë e cila ka sjellë fitime aq të majme tek banorët, saqë si askund tjetër lëvizjet demografike janë nga qyteti drejt fshatit duke bërë që qytetarët të bëjnë çmos për tu shpërngulur drejt kësaj komune të gjelbërt për të bashkëjetuar kështu, shkrirë me natyrën.

Shkroi: Stop Injorancës !