Showing posts with label Analiza. Show all posts
Showing posts with label Analiza. Show all posts

Wednesday, March 5, 2014

Nga kamerier në Rinas, miliarder në Holandë

Nga kamerier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, në milioner me pasuri përrallore, me vilë në Holandë, ndërtim pallatesh në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë, me kredi qindra mijëra euro, me unaza diamanti, me orë sheikësh, me piktura prej mijëra eurosh, servise porcelani, aksione në NASDAQ, disa depozita bankare, makina luksoze etj.




Gazeta “Sot” bën sot një përshkrim të trajektores së pasurimit të shpejtë të Lulzim Bashës. Duket se pasurimi i shpejtë i Bashës (një ngritje për të cilën njerëz të thjeshtë mund të punojnë gjithë jetën dhe nuk e arrijnë) ka një sekret: bashkëpunimi me vajzën e ish-kryeministrit Berisha, Argita. Basha është kthyer në milioner që kur punoi bashkë me vajzën e Sali Berishës, Argita Berishën në shërbim të UNMIK-ut në Kosovë. Njohja me të i garantoi Bashës një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer në qeverisje, ndërsa i hapi edhe rrugën për t’u katapultuar në krye të PD si i besuar i familjes.

“Kur shumica e moshatarëve të tij nuk e shihnin as në ëndërr Holandën, Lulzim Basha arrin të marrë një kredi prej rreth 200 mijë eurosh për të blerë shtëpi në Holandë, pa asnjë të ardhur të deklaruar. Në një hark relativisht të shkurtër kohor, deklaron depozita të majme bankare, Mercedes Benz 72 mijë euro, pikturë 6500 euro, orë dore 5200 euro, ore dore 4500 euro, unazë diamanti 11.500 euro, servis porcelani 6800 euro.
Ndërsa një familje e thjeshtë duhet të punojë gjithë jetën për të siguruar një apartament në Tiranë, Basha befas deklaron shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro, apartament ne Tiranë 205 mijë USD, apartament në Durrës 33 mijë euro, apartament në Tiranë, apartament tjetër në Tiranë 62 mijë USD/52 mijë euro etj.
Dhe kjo është vetëm pasuria e deklaruar e Lulzim Bashës.

Basha, sot kryetar i opozitës shqiptare dhe pretendent për kryeministër pas disa vitesh, është modeli i njeriut të pasuruar në mënyrë të dyshimtë.
Ka pasur disa tentativa për të hetuar pasurinë e Bashës dhe transaksionet e tij bankare, por gjithçka ka dështuar”.

Gazeta SOT

Friday, January 24, 2014

Ç'është Bukuria?

- Flokët që të mbrojnë kokën prej rrezeve të diellit, apo prej të ftohtit, gjysma e bukurisë.
- Balli i pjerrët, i cili në rast rrëzimi nuk goditet në pjesën më të madhe të tij.
- Vetullat e trasha e lakuara në formën e syrit, qerpikët e gjatë e të lakuar, për ta mbrojtur syrin më së miri prej pluhrave.
- Syri i futur mirë në zgavrën e tij, me një formë të zgjatur nga krahët për të zvogëluar sipërfaqen e pambrojtur të tij.
- Hunda aerodinamike me zgavra të vogla për shmangur rrezikun e futjes së papastërtive në to.
- Veshët e puthitur mirë pas kokës, për të shmangur rrezikun e fërkimit të sendeve të rastësishme me to.
- Dhëmbët e bardhë dhe të shëndetshëm për të përtypur më mirë ushqimin.
- Buzët e trasha që shërbejnë për të mbllaçitur me lehtë ushqimin.
- Qafa e hollë dhe e gjatë për të lehtësuar kontrollin e fushëpamjes ndaj çdo rreziku.
- Shpina e drejtë që mundëson një gjumë më të qetë.
- Gjinjtë e mëdhenj për të garantuar ushqim të bollshëm për të vegjlit.
- Gishtat e hollë dhe të gjatë që rrisin efektshmërinë e lëvizjes e kapjes së sendeve.
- Thonjtë e fortë dhe të lakuar nga poshtë, që përveç faktit se nuk lejojnë hyrjen e shumë papastërtive, janë edhe më praktikë për kapjen e hapjen e sendeve.
- Mungesa e dhjamit dhe celulitit rreth belit për të treguar vitalitetin dhe elasticitetin fizik.
- Vithe të forta e të rrumbullakta për të treguar qendrushmëri dhe ekulibër.
- Këmbët e drejta për të lehtësuar vrapimin.
- Lëkura e pastër për të lehtësuar frymëmarrjen e saj.
- Muskulatura fizike për të siguruar mbijetesën.

Më duket mua, apo ajo ç'konsiderohet e bukur në fizikun njerëzor, është pikërisht e përcaktuar fillimisht prej natyrës, nëpërmjet tipareve që kanë rezultuar si më të sukseshmet e sojit tonë, për të mbijetuar?!

Me shumë gjasa, në një tjetër Planet me të tjera kushte, preferencat tonë ndaj së bukurës, do të ishin shumë ndryshe.

Shkroi: Stop Injorancës

Lulzim Basha : Korrupsioni nuk luftohet me demagogji

Korrupsioni nuk luftohet duke përdorur instrumente që mbjellin panik, luftohet vetëm kur parimet themelore të shtetit ligjor transparenca dhe llogaridhënia mishërohen në reforma ligjore që mbi të gjitha kanë nevojë të zbatohen.






Z. Basha mos doni të thoni se ju jeni pikërisht një prej politikanëve të cilët kanë ende çështje të pazgjidhura me drejtësinë lidhur me korrupsionin galopant në rrugën e Kombit "Durrës-Kukës", ku KLD zbuloi një vjedhje prej 200 milionë euosh, nga ku ju ia hodhët paq të mos hetoheshit vetëm falë shkeljeve të qëllimshme të proçedurave të afatit të hetimit dhe rivjeshjes tuaj më pas, me imunitet?

Doni realisht luftë ballore ndaj korrupsionit?

Dorëzojuni sërish Drejtësisë dhe lani duart prej akuzave ndaj jush për shpërdorim të fondeve publike.
Shkroi: Stop Injorancës

E duam Shqipërinë si gjithë Europa


Imagjinojeni për një moment sikur këtyre mijëra studentëve të 8 dhjetorit 1990-ë që brohorisnin në kor "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", t'iu thuhej nëpërmjet podiumit politik, se me klasën e re politike e demokratike që do krijojmë, ju garantojmë se fiks pas 23 vitesh, po në dhjetor, ne do fitojmë Statusin e Vendit Kandidat.

Mbase, mbase pas një tjetër dekade, kur ju tashmë të keni arritur moshën e pensionit, do jemi bërë pjesë e Europës.
Gjithmonë në rast se deri atëherë, ajo s'do ketë dhënë shpirt.

Suedia është vendi i parë që sapo i ka thënë Po Shqipërisë, për Statusin e vendit Kandidat.

E si të mos gëzohesh?
Prej dy dekadash në gjendje kome në reanimacion, papritur Shqipëria përpëliti sytë duke dhënë shpresa se mund të rikthehet në jetë.
Shkroi:  Stop Injorancës

Enver Hoxha në homazhet e dëshmorëve

Ky ishte dje në titulli më i lakuar në mediat shqiptare në këtë 69-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë prej forcave antifashiste nacionalçlirimtare.

U krahasua Enveri me Hitlerin dhe prania e atyre posterave ndezi shumë debat.

Tani ka diçka vërtetë paradoksale me këtë ndodhi. Varrezat e Dëshmorëve janë ngritur prej atij sistemi, lufta e LANÇ-it ishte ai që e renditi Shqipërinë tek vendet fituese pas Luftës së II botërore dhe Enver Hoxha ishte komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Tani nuk mund ti nderojmë dëshmorët e Kombit duke fshirë komandantit e tyre. Ose ti nderojmë së bashku, ose ti fshijmë së bashku dhe aty mbi varrezat e dëshmorëve të ngrejmë ndonjë qendër tregtare.
Shkroi: Stop Injorancës

Ata do të humbin. Ne do të fitojmë!

Politikanët e partive tjera shikojnë shikimin e ndërkombëtarëve. Ne dëgjojmë zërin e qytetarëve.

Ata bëjnë pazare. Ne bëjmë demonstrata.
Ata kanë klientë. Ne jemi qytetarë.
Ata janë pronarë. Ne jemi prodhues.
Ata janë zaptues. Ne jemi çlirues.
Ata janë imitues. Ne jemi krijues.
Ata kanë lojëra fati. Ne jemi fati që nuk luan.
Ata duan feude. Ne duam Komunë.
Ata duan principatë. Ne duam Republikë.
Ata duan ndarje. Ne duam bashkim.
Ata duan më shumë prona. Ne duam më shumë vende pune.
Ata duan privaten. Ne duam publiken.
Ata janë materialistë. Ne jemi idealistë.
Ata janë të korruptuar. Ne jemi të pakorruptueshëm.
Ata duan të sundojnë. Ne duam të qeverisim.
Ata janë sundimi pa alternativë. Ne kemi alternativë qeverisëse.
Ata e keqpërdorin buxhetin. Ne do ta rrisim buxhetin.
Ata duan ta ndajnë buxhetin. Ne duam ta ndajmë mirëqenien.
Ata shpenzojnë. Ne do të investojmë.
Ata janë përfaqësimi formal me vendimmarrje informale. Ne jemi pjesëmarrja përmbajtësore me vendimmarrje demokratike.
Ata kanë xhipa. Ne duam trotuare.
Ata kanë vëllezër e kushërinj. Ne kemi shoqe dhe shokë.
Ata kanë gurthyes. Ne kemi libra.
Ata duan heshtje. Ne jemi zëri.
Ata kanë parti që ngecin. Ne jemi lëvizja që ecën.
Ata duan të frikësojnë. Ne gjithmonë guxojmë.

Ata do të humbin. Ne do të fitojmë!

Albin Kurti
1 Nëntor 2013 - Lëvizja VETËVENDOSJE!

Italianët e Shqipërisë: Emigrantët tani jemi ne

TIRANE- “Vendi që njëzet vjet më parë ngjallte dëshpërim, sot pret emigrantë italianë. Janë “të përjashtuarit” e sistemit produktiv italian, të shtresave të ndryshme sociale. Në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah pune kosto të ulët, sot janë edhe punëtorë, artizanë, elektricistë, hidraulikë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri. Por edhe avokatë, mjekë, arkitektë, studentë...”

Kështu shkruan e përditshmja italiane “La Repubblica” që i dedikon dukurisë së migrimit italian në Shqipëri një shkrim të të dërguarit të saj në Tiranë, Paolo Berizzi, në të cilin theksohet se Shqipëria është kthyer sot në tokën e premtuar të italianëve.

Shkrimi i plotë në “La Repubblica”
Roberto është kuzhinier e pronar restoranti. Vjen nga Viterbo dhe thotë se me një orë fluturim rilind. “Rrija në kuzhinë 16 orë në ditë për pak gjë. I mbytur nga taksat, i zhgënjyer. Atje isha një mes të shumtëve, këtu, një ndër të paktit”. Roberto Cannata, 49 vjeç, nga Torino, për njëzet vjet në Lazio deri në “zbarkimin në tokën që prodhonte dëshpërim e eksode masive”. Tani Roberto ka 40 vende në restorantin e tij “Basilico”, në mes të Tiranës, vetëm pesë minuta larg Bllokut. Klientë italianë dhe shqiptarë. Një fytyrë një racë? “Ndoshta po. Jemi dy popuj përballë njëri tjetrit”. Një hije mosbesimi, kryesisht nga pala italiane që shpërbëhet deri në ndëshkimin e drejtë më të pabesueshëm: shkëmbimin e migrimit. Ja migrantët në të kundërt. Njëzet vjet më pas. Janë italianët e Shqipërisë.

Ata për të cilët “në Itali, shpresa ka vdekur”. Të shtyrë përtej Adriatikut nga kriza e pamëshirshme, lëvizin drejt bregut tjetër në kërkim të një rroge. Të tjerët, shqiptarët e Italisë, ata të Amerikës së viteve ’90, udhëtojnë në të njëjtat rrugë (me anije apo avion). Por këta kthehen për pushime. Sjellin para e dhurata për të afërmit. I kanë fituar me thuajse një çerekshekulli pune rëndë.

Kush është italiani që emigron në Shqipëri? Mashkull, 25-50 vjeç, më shpesh nga veriu. Nga shtresat sociale më të ndryshme. “Të dëbuar” nga sistemi produktiv që marrin rrugët, e nuk e bëjnë për pushime. Në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah pune me kosto të ulët.

Sot i ndjekin punëtorë, artizanë, elektricistë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri. Por edhe avokatë, mjekë, arkitektë, studentë. Edhe operatorë të call center-ave. Një sektor më vete, me një pluton shoqërish që kanë transferuar në Shqipëri bateritë e personave që përgjigjen me pagesë (Gruppo Abramo, Teleperformance, Infocall, Teletu, Transcom, Grid di Marina Salamon, sa për të përmendur disa). Edhe e folura e telefonistëve vendas është italiane. Ngatërrohet me atë të studentëve tanë. Për të mbajtur veten në një prej pesëdhjetë universitetet private shqiptare, nuk lënë t’u shpëtojnë nga duart 200-300 euro në muaj. Është rroga mesatare. Por edhe jetesa këtu kushton sa një e katërta e asaj në Itali. “Më mirë pak se hiçgjë”. Është motoja e imigrantit të ri.

Dy vjet më parë, me të mbushur 26 vjeç, Davide Barzani bëri valixhet dhe nga Brescia, atdheu i hekurit të rrumbullakët për betonarme, ka eksportuar zanatin e tij në Tiranë. Saldator. E meqë gjërat i shkonin mirë nisi të jepte mësim. “Gjashtë nxënës, një tavolinë, një saldatriçe”, tregon në laboratorin “Mondo saldatura”.

“Tregu po zgjerohet e ka goxha punë. Si arrita këtu? Falë një miku. Shqiptar”. Lidhja me Shqipërinë, më klasikja. Me anë të mikut, kolegut, krushkut shqiptar. “Italianët ia ndiejnë erën Shqipërisë që para se të nisen”, është i mendimit Carlo.

Alberto Rossi, konsulent për një klinikë private të Romës. “Ka nga ata që vijnë këtu prej dëshpërimit, të tjerë për të marrë veten nga një falimentim. Të tjerë akoma sepse nuhasin mundësitë”. Burokraci e zhdërvjelltë, 10% taksa kundrejt 70 të Italisë; sektorë ku hapen fusha pa mbarim sepse niveli i specializimit është ai që është. “Dukuria e migrimit në të kundërt është e destinuar të dyfishohet në dy-tre vjetët e ardhshëm”.

Sa janë sot italianët e Shqipërisë? Ta nisim nga ndërmarrjet. Të dhënat e Dhomës së Tregtisë të çojnë në një kërkim Istat të vitit 2012 që regjistron 1.460 shoqëri me të paktën një ortak italian. Numri zvogëlohet në 600 po të merren në konsideratë vetëm shoqëritë me punë. Të shohim tani popullsinë. Janë 500 rezdentët italianë, 1.800 lejet e qëndrimit të vlefshme (në një popullsi prej 2,8 milionë banorësh). E së fundi, rreth 1.000 janë të rinjtë italianë që studiojnë mjekësi në universitetin e Zojës së Këshillit të Mirë, e binjakëzuar me Tor Vergata të Romës (por kronikat kujtojnë gjithnjë e vetëm rastin e “Troftës” Renzo Bossi dhe të diplomave me pagesë).

Po të bëjmë shumat: 3 mijë është shifra e komunitetit italian në hyrje të Ballkanit. Pak a shumë. “Asnjë nuk di me saktësi sa i madh është komuniteti italian” shpjegon Luigi Nidito, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë. “Shumë lëvizin për llogari të vet e u drejtohen institucioneve vetëm kur ndeshin probleme. Italiani parapëlqen të jetë i pakapshëm...”. përflitet një batutë. Është e një politikani shqiptar të rangu të lartë. “Italianët? Janë shqiptarë të veshur me Versace”. Janë edhe elektricistë me tuta. Si Oscar Cappelletti, nga Bergamo. Pas një shërbimi e kuptoi që, të lidhësh telat elektrikë në Shqipëri, është me leverdi. “Nuk ekzistojnë shtrëngimet që kemi nga anët tona. Punohet më mirë, e më shumë”. Arrijnë me anije nga Ankona e Bari dhe me avion me 20 fluturimet e përditshme, 4 të Alitalia-s dhe 15 të Belle Air-it. Thuajse gjithnjë plot. Nga Bergamo, Pisa, Roma. Në çdo avion gjen mesatarisht 15 italianë. Michela Marucci, avokate praktikante nga Benevento. “Kam klientelë italiane. Sipërmarrësit tanë ose mbyllin ose vetëvriten, ose shkojnë jashtë. Shqipëria po kthehet në krahinën e njëzetenjëtë të Italisë”. Në vitin 1939 ishin trupat e ushtrisë sonë që e pushtuan. Sot e kanë radhën “valixhet e reja të kartonit”. Histori si ajo e Antonio Pane-s, emigranti i interpretuar nga Antonio Albanese në “L’Intrepido” të Gianni Amelios (19 vjet pas Lamerica). E shumë vetë ia dalin mbanë.

Emilio Garlatti është 60 vjeç e bën makarona të freskëta. “Në të katër anët dëgjon italisht. Këtu ndihesh vërtet në shtëpi”. Fluturimi Alitalia Pisa-Tirana, para një muaji. Një nënë italiane shkon të takojë të birin. “Ka ngritur një fermë për rritjen e kërmijve. E shoh të realizuar e jam e lumtur”. Ndal. Kthim mbrapsht. 8 gusht 1991. Vlora, një bizon i detit i mbingarkuar me 20 mijë shqiptarë, hyn në portin e Barit. Do të mbetet imazhi simbol i eksodeve të mëdha. Imigrantët mbyllen në stadiumin e Barit. Në fund, pjesa më e madhe e tyre do të riatdhesohen me mashtrimin e një transferimi në qytete të tjera italiane.

Aldo asokohe ishte dhjetë vjeç e luante në breg të liqenit të Shkodrës. 18 vjeç është në Anzio e lan pjatat në një restorant të famshëm. Kamarier, ndihmës kuzhinier e së fundi shef kuzhine. Sot është kthyer në atdhe ku ka hapur “Delicatezze di mare”, në Tiranë. “Të prodhosh vetëm një orë larg nga Italia, në një vend ku gjuha e dytë është italishtja e ku një punëtor kushton 200 euro, është një mundësi shumë tërheqëse”, thotë Massimo Gaiani, ambasadori italian në Shqipëri.

Tirana, shansi i dytë apo i tretë. Ose jeta e dytë. Edhe në futboll. Pas Torinos dhe Udinese-s, Gianni De Biasi ishte parkuar në Mediaset në rolin e komentuesit. Nga viti 2011 Federata shqiptare i ka besuar kombëtaren kuqezi, kontratë që ka përtërirë edhe për dy vjet të tjerë. E di që i takon një “kategorie të privilegjuarish”. “Gomonet që shqiptarët kanë lënë brigjeve të Italisë – bën shaka trajneri i kuqezinjve – i përdorin italianët për të ardhur këtu. E di sa nisen nga Veneto, nga vij edhe unë? Deri dje ajo krahinë ishte Eldorado. Punësonin shqiptarët. Sot janë ata që emigrojnë”. Na ishte njëherë Amerika. (marre nga ShqiptariItalise)

(er.nu/BalkanWeb)

Burimi : http://www.repubblica.it/cronaca/2013/11/01/news/italiani_d_albania_i_migranti_ora_siamo_noi-70018678/

Sunday, May 19, 2013

Shqiptarët, bjondë, brunë apo ezmerë?

E kam hasur shpesh idenë se shqiptarët janë bardhoshë, lashë, bjondë dhe ata që janë me tipare të errëta, brunë apo ezmerë duhet të jenë patjetër përzierje e shqiptarëve me racat e ndryshme, duke mos përjashtuar këto as osmanët.


Mirëpo kur shikojmë foto të arbëreshëve sot, të emigruar në brigjet e Gadishullit Apenin 5 shekuj më parë, pas rënies së Mbretërisë së Arbrit prej Perandorisë Osmane, shohim se edhe mes tyre ka plot brunë e zeshkanë.
Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, May 8, 2013

Komisioni, shkulja e veshit dhe futja e gishtit..!

Nje komedi e zakonshme e Saliut kjo per ne Shqiptaret, qe si zakonisht trajtohet me humorin shpotites te gazetareve, FB-ksave, kafexhinjve, ketij varjanti modern te mejhonaxhinjve te dikurshem.

Neritani shkruan leter.!
Veshi i shkulur i djalit te tij,(sipas tij) qenka i lidhur pazgjithmesisht me veshin e figurave me te ndritura te kombit.
Qe natyrisht sjell nje reaksion dritherues, kur mendon se ai mund te kish qene edhe ndonje shkelm mes kembeve..dhe dashje pa dashje figurat e ikonave...marin nje pamje paksa qesharake dhe te dhimbshme, me ate shtrembim te natyrshem qe mer fytyra e nje burri qofte edhe me mustaqe, nga nje goditje e tille.

Cilin vesh i kapi.?
"Te majtin" thote Mane..dhe tall trapin ne menyren me fine, duke gershetuar humorin popullor, me nje trajtim modern te gazetarise, ndihmuar natyrshem nga vet karagjozlleku ne dukje i gjithcka ka ndodhur dhe ndodh..

Ndersa Merua pak me ndryshe..Na jep nje tjeter varjant se kush ne fakt ka qene "incidenti diplomatik" i vertet.
Dhe fajtori u gjet.!

Por gabimi rendom qe bejme ne njerzit, eshte se kemi nje mani te lem menjane dhe te injorojme ato qe thone e shkruajn Gazetaret dhe Opinionistat "Pozitare" ose me sakt, personat te cilet sa here "Nje vesh shkulet, nje gisht ju ngulet"
Dicka qe me dicitalizimin e Sales..duhet me patjeter te ket opsionin "Gisht" ne I-Pad-in e tij, i lidhur me mekanizmin "Gisht", te montuar diku ne mes te karrikeve te tyre..Dhe..?!

"Je i rrevoltuar po sdi se c'te besh..?..Fillo lexo dhe degjo kundershtaret e tu."

Kjo eshte nje formule e cila kurre nuk duhet anashkaluar, nenvleftesuar dhe ne asnje menyre, lene pas dore.

Dhe ja Artan Hoxha.
Ish-kandidat per president dhe nje nga te pervuajturit sistematik te "Gishtit te Sales"...dhe lista vazhdon.
Pra ishte pikerisht shkrimi i tij, me i rendesishmi dhe me i detajuari per problemin "Veshi". Kur e fillova ta lexoj ate shkrim, me solli ndermend nje bisede qe kam pasur dikur me nje polic.
"Ata qe na duhet ti arrestojme naten..tha ai..I rrahim vence dhe jo sepse kane thyer ligjin, por se na prishin rehatin dhe gjumin."
Sic thash, kete ndjesi te jep edhe urrejtja patologjike e Artanit simpatik..ndaj Rames se Gjate..dhe keshtu kuptohet fare mire efekti i "Gishtit te Sales ".
Por cfar doja te ndaja me ju nga ky shkrim eshte dicka tjeter, akoma me e rendesishme se "Veshi" apo "Gishti"..akoma me e thelle dhe me dritheruese..qe ne fakt ta premjer shakan dhe humorin dhe te ben ti veme gishtin kokes.

Ai fliste per thyerje hundesh dhe dhembesh, fliste sinqerisht si edhe polici i nxehur..dhe pertej asaj qe dukej si nje "inat personal diletant"..fshihej ogurri i zi qe kemi pare per 23-vjet nga Sala, pozite apo opozite..DHUNA.
Dhune ndaj kujdo qe guxon ti preke "ushtaret" e tij..dhune ndaj gjithckaje qe e pengon..dhune kanibale qe te kujton ushtrine Mongole ne dyert e bibliotekes Persiane. Dhune "psikopati", luajtur aq bukur nga nje njeri te cilin s'eshte e veshtir t'ja shikosh karakterin e zvarranikut ne cdo foto te tij, me njerez qe kane gje ne dore..Nga ish-byroja dhe deri tek zonja Klinton, apo me Obamen dhe me e turpshmja dhe deskritusja per c'do komb qe do te kish nje karagjoz te tille per kryeminister..me zonjen Merkel ne Rome, me diciture "Hej jam une Sala prej Vicidoli...Si i keni pas punt anej nga Gjermania " dhe fytyra e zonjes Merkel qe bente sikur se shikonte i vinte kapakun "pusetes".

Kjo eshte edhe ky "Komosion Parlamentar"..
Nje shenje e qarte dhune, nje sinjal i perseritur sistematikisht per te fituar cdo betej sa do te vogel apo te parendesishme ne dukje..ndihmuar sistematikisht me dashje ose jo..nga Ambasador medioker, apo te korruptuar..nisur qe nga 1991-shi.

Eshte koha te "dhunojm" pikerisht ndihmuesit..me pyetje direkte apo me shkrime..me letra apo edhe me protesta..
Eshte koha te zgjohemi dhe te mendojme..Shqiperin e bejne vetem Shqiptaret..
"Miqt" jane vetem bisnesmene te mire te vendeve mike..per kete paguhen.!

Amarildo Pregapuca

Monday, April 29, 2013

Aleanca Kuq e Zi, Sorrë apo Shqiponjë?

Menjëherë sapo Aleanca Kuq e Zi në afatin e fundit deklaroi se do të garojë e vetme në këto zgjedhje, prej kryetarit të Partisë Socialiste, prej deputeti Saimir Tahiri si dhe disa analistëve të tjerë të pavarur i cilësua si një sorrë, e cila nuk ishte asgjë tjetër veçse një patericë e Saliut.

Pra, mqs Aleanca Kuq e Zi nuk u fut në kualicionin opozitar, ku hyri edhe vetë LSI-ja si pjesë e Qeverisë Berisha, shqiponja na u bë sorrë dhe e gjithë fryma atdhetare e shprehur këto kohë u cilësua si sharlatanizëm spektakolar!

Nuk e di se me cilin pasion patriotik u hidhka baltë nga AK-së, kur Partia Socialiste merr në kualicion armiqtë e përbetuar të Rezolutës Çame?

Në fakt, në rast se Aleanca Kuq e Zi do bëhej pjesë e një kualicioni të caktuar, ajo do të humbiste moralin e saj. Atë moral që nuk e ka as partia në pushtet, as LSI-ja që bredh si zog sa majtas e djathas dhe as Partia Socialiste që do dënojë 21 janarin tani që shkaktarin e saj e ktheu aleat.

Dhe kur e quajnë Aleancën Kuq e Zi si një vegël të Berishës, me cilin standart nisen të gjykojnë, me atë të LSI-së që fushatën e bëri kundra Berishës, por që më pas u bë paterica e tij?

Shkroi: Stop Injorancës !

Shëndetësia dhe studentët e mjekësisë... në Facebook

Më ka bërë shumë përshtypje që sa herë trajtohen dhe diskutohen rastet korruptive abuzive të bluzave të bardha ndaj qytetarëve, studentët e mjekësisë, e ardhmja e shëndetësisë shqiptare e cila duhet ti japë fund njëherë e mirë kasaphanës, në vend që të bëhet palë me qytetarët për ti mbështetur dhe denoncuar bashkë këto raste të turpshme flagrante abuzimi, zgjedh të bëjë avokatinë e mjekëve dhe sistemit të korruptuar.

Si do ta ndryshojmë këtë sistem të kalbur kështu, kur pikërisht nxënësit më të dalluar, tani studentë të mjekësisë dhe mjekët e ardhshëm hiqen më mizorë se vetë paraardhësit e tyre?

A i keni hyrë këtij profesioni fisnik se karakterizoheni nga ndjesia e dhembshurisë dhe humanitetit, apo s'e ju kanë thënë prindërit se kështu bëheni milionerë?


Shkroi: Stop Injorancës !

Xhamia e Madhe apo hija e neo-otomanizmit në Tiranë


Me shumë bujë u shpall show i radhës nga kryeministri për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, në lulishten e Parlamentit, duke e quajtur këtë një ditë historike për besimtarët myslimanë shqiptarë. Në prani të më shumë bodigardëve dhe kamerave televizive se sa besimtarëve, zoti Berisha dhe beniaminët e tij, më shumë se një nisje fantazmë të inaugurimit të ndërtimit të një xhamie, trumbetuan patologjinë elektorale, rreth të cilës vërtitet tash sa kohë.

Pa hyrë në analiza politologjike, të cilat nuk kanë vend në këtë shkrim, ne do të merremi me fakte që hedhin dritë mbi absurditetin e një sipërmarrje të tillë, e cila nuk i shërben askujt, aq më pak një shteti laik, si Shqipëria.
Kryeministri Sali Berisha, që nuk nguroi edhe këtë herë t’i japë ngjyra elektorale edhe kësaj ngjarje, urdhëroi me urgjencë dy ditë më parë vartësit e tij që të mblidhnin një duzinë dishepujsh, që duartrokasin në mënyrë frenetike, duke thënë me tone emfatike se demokratët janë zotuar se kudo ku ka 4 myslimanë të ketë një xhami. Me sa duket, Berisha me këto deklarata kërkon që t’ua kalojë dhe liderëve të vendeve që zbatojnë ligjet islame, duke u bërë një shembull dhe burim frymëzimi edhe për Xhihadin! Për të kulmuar në këtë hipnozë, ai, madje, është shprehur se ka vlerësuar durimin që kanë treguar myslimanët për të pritur ndërtimin e kësaj xhamie. Një deklaratë e tillë, ashtu si dhe notat nacionaliste të pak muajve më parë, nuk mund të mos kalojë në heshtje pa shqetësimin që mbart po t’i shtosh edhe thirrjen drejtuar nga një tribunë islame të zgjedhurve të tij vendorë kryetarë të komunave dhe bashkive për të ndërtuar më shumë xhami ka tronditur këto ditë jo vetëm ekuilibrin social të shoqërisë, por edhe shqetësuar shumë intelektualë, analistë dhe qendra kërkimore e strategjike të huaja që merren me problemet e Shqipërisë.
Është e vështirë të hyjmë në detaje se ku duhet të ndërtohet xhamia dhe e kujt është toka, por, sigurisht, të drejtën për të kërkuar një projekt modern për Xhaminë e Madhe nuk mund t’ia mohosh askujt. Tirana e shekullit XXI, dhe Shqipëria që synon të bëhet një vend Europian, nuk ka pse zgjedh mes një projekti modern e Perëndimor dhe një mbetje otomane, si kjo e fundit.
Natyrisht, nuk jemi kundër ndërtimit të objekteve të kulteve fetare, qofshin këto kisha, xhamia apo teqe, por ajo që është shqetësuese është zhurma e madhe që bëhet periodikisht në favor të komunitetit mysliman dhe, tani së fundi, në pikun e fushatës elektorale, e cila do të pasohet me tingujt e çjerrë të minareve, sipas stilit arabesk, duke prishur qetësinë dhe paqen e qytetarëve të gjithë besimeve, aq më tepër shumicës ateiste të këtij vendi!
Është detyrë e kryeministrit të bëjë transparencën e një sipërmarrje të tillë, pasi prapa maketit të Xhamisë së zbuluar në të cilën pozojnë ai së bashku me Bashën dhe Muçën, ka një plan të fshehtë, për të ndërtuar një Qendër Biznesi nga klientela e kryetarit të Bashkisë, të cilëve meqë ata paskan vënë dorën në zemër për t’i “dhuruar” dy mijë metra katror tokë Komunitetit Mysliman për këtë xhami, t’iu jepet në këmbim Leja e Ndërtimit për të ndërtuar këtë qendër biznesi, një ndërtesë mbi 10 kate, përafërsisht 10 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi! Nuk kam parë askund, në asnjë vend të botës perëndimore që kam vizitur të ekzistojë një Parlament pa një lulishte-Park, ku mund të shëtitin të lirë jo vetëm qytetarët, por edhe vizitorët e atij vendi.
Në një sistem demokratik me demokraci funksionale është e papranueshme ajo që deklaroi dje kryeministri, se ne ndahemi nga qëndrimet paragjykuese, të inspiruara nga ateizmi dhe ideologjitë e tij, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie kaq shumë të domosdoshme për besimtarët myslimanë në Tiranë, por edhe si një detyrim i madh për të rivendosur të drejta të shkelmuara në vendin që meritojnë. Është e tmerrshme kjo thirrje e z. Berisha per të detyruar njerëzit të transformohen në besimtarë. Kryeministri harron se ne shqiptarët vijmë nga paganizmi dhe sot jemi në shumicë ateistë. Europa e Bashkuar ku inspirojmë të anëtarësohemi tash sa kohë jo vetëm shpirtërisht, por dhe juridikisht ne do të jemi qytetarë të lirë.
Nga ana tjetër, Berisha flet ditë e natë për tregun e lirë dhe pronat në këtë vend, harron se ndërtimi i kësaj xhamie cenon një pronë private, me pronarët e të cilës nga informacionet që kemi nuk ekziston asnjë marrëveshje ligjore. (Përveç premtimit verbal të fshehtë të kryebashkiakut -a thua se jemi në pazarin e Roskovecit). Po pse duhet që ne taksapaguesit e këtij vendi të paguajmë faturat e kripura të kësaj marrëveshje? Përveç këtyre, siç ka thënë dhe misionarja e madhe e shqiptarizmës, Edith Durham, objektet dhe komunitetet fetare nuk duhet të financohen e të ndërtohen nga të huajt, pasi ata do të vihen në shërbim të tyre!
Edhe pse kjo maskaradë po të shohësh forumet online apo organet e mediave është shoqëruar me reagime dhe komente të shumta si nga intelektualët, analistë të ndryshëm ashtu edhe nga qytetarë të ndryshëm, atyre për çudi nuk iu dëgjohet zëri dhe nuk merret parasysh vullneti i tyre nga institucionet vendimmarrëse. Thelbi i këtyre shqetësimeve është: përse po zihen hapësira të tilla të gjelbra?! Ka plot qytetarë JOBESIMTARË që tashmë nuk kanë ku të nxjerrin fëmijët shëtitje dhe sikur të mos mjaftonte kjo dhe gjithë hallet e shumta që kanë në këtë përditshmëri të sëmurë nga mungesa e standardeve elementare, janë të detyruar të dëgjojnë çdo ditë minaret që ulërijnë dhunshëm dhe nuk paskan të sosur në këtë vend. Këtu flitet vetëm për të drejtat e besimtarëve, por lind pyetja: Ku janë të drejtat e ateistëve?!
Ajo që ndoshta i ka shpëtuar “vigjilencës” së Kryeministrit është fakti se një ndërtesë e tillë e stilit arabesk dhe otoman, copy/paste e një xhamie në Turqi, do të cenojë rëndë jo vetëm sigurinë, por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, kësaj ndërtese legjitime që shpreh dhe mbart vetë thelbin e sistemit juridik të Republikës sonë parlamentare.
Sipërmarrje të tilla nuk mund të bëhen për show elektoral apo për të joshur votues të këtij besimi, por duhet të kenë një bazë të thellë legjitimiteti dhe kjo nuk mund të bëhet ndryshe vetëm se me rrugë referendare, si shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve. Themi se duhet referendum për xhaminë, sepse konstatohet se në këtë vend ka shumë pak ushtrues/praktikantë të besimit dhe kjo mund të vërtetohet shumë lehtë, mjafton të soditësh objektet e kultit të ndërtuara të gjitha besimeve që ushtrohen në Shqipëri. Nga ana tjetër, ky veprim cenon rëndë identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kombëtare dhe do të ishte një hap që do të na largonte më shumë nga Europa dhe do të na traumatizonte si shoqëri. Është vendi të informoj lexuesin se para 2-3 muajve edhe komisioni i ekspertëve për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Tiranës në zonën ku kryeministri kërkon të ndërtojë Xhaminë e Madhe e ka përcaktuar si zonë të gjelbër!
Ata që kanë ndjekur show-n televiziv në fjalë nuk mund të mos kuptojnë absurditetin e medias, si pjesë e katrahurës publicitare dhe shërbëtore të biznes-politikës dhe gënjeshtrave të tyre. Çuditem përse kjo media nxjerr vetëm imazhet e Saliut dhe nuk nxjerr ata pak njerëz që e dëgjonin dhe aq në shumë ata që ishin përzënë me dhunë nga lulishtja dhe nuk dinin nga të shkonin, në pritje të largimit të komedianëve! A nuk mundet vallë që për të mos iu fryrë ndasive fetare redaksitë të botojnë një foto më reale dhe më të natyrshme të kësaj audience dhe të mos manipulojnë opinionin publik me fantazmën e vendosjes së gurit të themelit dhe ekzistencës së kantierit të ndërtimit në timon të së cilit gjendet përherë kryeministri?!…
Shqiptarët e dinë prej rilindësve të tyre, atyre që i paraprinë zgjimit kombëtar se me ndihmën e ish-Perandorisë Osmane nuk mund të shkohet as në Anadoll e jo më në Bruksel! Erdhi koha e zgjedhjeve për të bindur tiranasit që të rivotojnë për të tretën herë Kryeministrin, por tiranasit e njohin tashmë se ç’aktor kanë përpara, se çfarë feje predikon dhe sa është i zoti të bëjë, për të qëndruar gjithmonë në pushtet. Kjo xhami me 4 minare nga 50 metra të larta tregon se Turqia e beri misionin e saj, se vendi kandidat për në dyert e BE-së vazhdon të prodhojë sindromën e mbetjeve të Al Kaedës! Pra, le të nguten të mësojnë arabishten pas turqishtes nga kolegjet dhe universitetet, ekonominë ua kanë dhuruar, e të bëhen kamikazë a muhaxhedinë… E thënë ndryshe, ndërtimi i saj do të cenojë rëndë sigurinë kombëtare. Ajo do të eklipsojë institucionin e Parlamentit si burimin e të gjitha pushteteve dhe institucioneve të tjera të shtetit; nga ana tjetër, kjo arkitekturë përbën një kontrast të madh urban, një model për vende ku feja identifikohet me shtetin. Ndaj kryeministri ynë 4 minaret e saj nuk mund t’ua shesë shqiptarëve në këtë përpjekje të fundit për Eiffel Tower, Tower Bridge apo Fernsehturm Berlin!
Europa nuk do të donte të kishte kurrë një Arabi Saudite në zemër të Ballkanit. Ne shqiptarët që jemi në zemër dhe në shpirt të kontinentit të vjetër duhet të vështrojmë ashtu siç na kanë lënë amanet rilindësit tanë andej nga perëndon, andej nga kemi lënë gjurmë në kohëra të lavdishme dhe kjo nuk mund të zhbëhet nga disa politikanë që kanë marrë peng të ardhmen tonë. Për fat të keq, opozita, që nuk lë rast pa kritikuar qeverinë, vazhdon të heshtë për këtë akt agresiv të Kryeministrit, i cili cenon rëndë laicitetin e shtetit të sanksionuar në Kushtetutë dhe të garantuar prej saj!
A mund të bëjë Tirana pa këtë xhami?! Tirana ka bërë pa xhami të madhe me shekuj, tani le ta shohë të udhës Komuniteti Mysliman Shqiptar se çfarë mund të bëjë, por nuk ka detyrim shoqëria dhe shteti të përzihet në këtë histori, aq më shumë duke marrë flamurin e protagonizmit, në një kohë kur komuniteteve fetare sipas ligjit iu janë kthyer pronat e tyre. Edhe nëse kjo xhami do të ndërtohet nëpërmjet këtyre procedurave mafioze ajo nuk do të gëzojë kurrë respektin e qytetarëve, si rrjedhim, do të ketë emrin e një qendre të ngritur nga bota e krimit dhe nuk do të ketë reputacionin e domosdoshëm të një qendre religjioze. Mund të bëhet e mundur që besimtarët myslimanë të kenë një xhami më shumë, le të zgjerojnë hapësirat në ndonjë nga xhamitë ekzistuese për nevojat e tyre, por jo një poster elektoral, që kërkon të emocionojë ndonjë mendje të mykur osmane me arabeskat e një projekti démodé dhe të padobishëm për portretin e Shqipërisë në shekullin e XXI.

Nga Kastriot Frashëri* *Drejtor, Instituti i Çështjeve Kombëtare

Thursday, April 18, 2013

Vota e bardhë është e zezë!

Ditët e fundit pas bashkimit të LSI-së me PS-në janë shtuar zërat nga shoqëria civile për të bojkotuar zgjedhjet, apo siç thonë ndryshe të protestosh kundra kësaj kaste politikanësh që nuk po mbjell dot shpresë, vëri kryq të gjithëve, çoje votën tënde kot.

http://www.facebook.com/votobardhe

Sigurisht që zhgënjimi ka kapluar një pjesë të mirë të shoqërisë, por nuk mund të lejojmë që pikërisht kjo pjesa gri, kjo pjesa shpresëdhënëse e shoqërisë të humbasë jo vetëm shpresën, por dhe arsyen.

Në rast se shoqëria jonë do të kishte atë shkallë të lartë ndërgjegjësimi sa e gjitha si një trup i tërë të bojkotojë zgjedhjet duke i dhënë kështu një shuplakë të fortë politikës shqiptare dhe vetë sistemit të kalbur që ajo ka prodhuar, ne nuk do ta kishim tashmë këtë zhgënjim, këtë politikë që nuk mbjell shpresë.

Por ç'ndodh realisht me anë të këtyre nismave që ftojnë një pjesë të shoqërisë për bojkot zgjedhjesh?

Ndodh pikërisht e kundërta e asaj që kjo nismë kërkon. Militantët do të votojnë, barktharët do ti marrin ato thasë mielli, të papunët do të këmbejnë votat me një premtim punësimi...
Duke bojkotuar pjesa më e arsimuar e shoqërisë, ndodh që të zgjedhë dhe vendosë për të ardhmen e tyre pikërisht pjesa më e paarsimuar e shoqërisë. Ndodh që të fitojë zgjedhjet alternativa më e gabuar, të fitojë pushtetin politikani mё dinak, mё i pamёshirshmi, ai qё ka mё pak rregulla, mё pak skrupuj e moral.

Ky sistem funksionon me anë të votës dhe vota është arma e vetme qytetare për të përkrahur apo ndëshkuar. Vota e qytetarit është kontributi yt në demokraci.
Tё thuash se gjithçka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik.

Në rast se nuk votoni apo e dërgoni votën tuaj të pavlefshme, ju realisht nuk keni pse ankoheni, nuk keni pse kërkoni ndryshim në 4 vitet e ardhshme. Kontributi juaj ka qenë fare i thjeshtë: "Votë për politikën më të gabuar"!

Prandaj e dashur pari intelektuale qytetare, mos BOJ KOT, por BOJKOTO ... Injorancën tënde!

Shkroi: Stop Injorancës


Thursday, April 4, 2013

Ben Blushi: Europa është në krizë për shkak të kishës dhe partive

Dikur Europa ishte fuqia më e madhe, më e pasur dhe më e drejta në botë. Por sot nuk është asnjëra prej tyre.
Blushi shkruan se Europa nuk do të afrohet me asnjë nga modelet që ka në kufijtë e saj.
“Amerika e frikëson me lirinë e vet, Rusia me brutalitetin e vet, Turqia dhe vendet e ngjashme me historinë e vet. Amerika i largohet, Rusia nuk lëviz, Turqia i afrohet. Europa rri në vend,” shkruan Blushi.
Por pse nuk lëviz Europa, pyet Blushi.
“Sepse dy institucionet mbi të cilat është ngritur fuqia e saj historike janë në krizë historike. Kisha dhe partitë,” shkruan Blushi.
“Asnjëra prej tyre nuk ka lindur në Europë. Ato kanë lindur në Lindje,” vijon Blushi.
Sipas tij, kisha nuk ka ndihmuar as që shoqëria të bëhet më e barabartë, as më e zhvilluar, as ka ndihmuar në luftën ndaj varfërisë, as në zhvillimin teknologjik.
Kurse për partitë, Blushi thotë se po bëhen të padobishme. “Asnjë parti në Europë nuk qeveris vetëm”, shkruan Blushi.
“Ndoshta rasti i Beppe Grillo-s është fillimi i një epoke pa parti,” shkruan ai.
Deputeti socialist thotë se ky tranzicion do jetë i vështirë dhe Europa do kalojë në një shoqëri të bazuar mbi struktura dhe ide të reja nga këto që njohim.
Ai shton se edhe Shqipëria do të vuajë pasojat.
Atëherë kur shqiptarët rendnin drejt Europës, ishte ndryshe.
Tani Europa po kalon në hije sepse si çdo diell, edhe ajo lëviz. Shumë njerëz po kthehen nga aty. Nuk ka më punë. Nuk ka më shpresë. Çka na bën të ngadalësojmë lëvizjen drejt saj, siç edhe kemi bërë. Por edhe të mendohemi: A po arrijmë atje ku ishim nisur, apo diku tjetër”.


Panorama

Po bëjmë hapa para, por jemi vendosur mbrapsh


Dje, Ministria e Drejtësisë paraqiti paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal, ku propozohen masat më të ashpra që ka patur ndonjëherë ligji shqiptar për disa lloje krimesh që vazhdojnë të trondisin shoqërinë shqiptare.

"Kushdo që vret një efektiv policie nuk mund të ketë ndëshkim më pak se 38 vjet burg, kushdo që vret policin do të ketë burg përjetë, pa të drejtë lirimi me kusht", tha ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.
Rritja e dënimit duke llogaritur minimalen 38 vjet dhe maksimalen burg i përjetshëm është edhe për vrasjen për gjakmarrje.

Kush vret një grua, një vajzë brenda familjes, jo më pak se 38 vjet burg deri në burgim përjetë. Por, minimumi 38 vjet parashikohet në paketë.

Për personat që kapen për armëmbajtje pa leje paketa parashikon 10 vjet burg.
“Kush kapet me armë në publik, ka mjetin për t’u kthyer në vrasës apo grabitës potencial për jetën e njeriut. Me armë në publik nuk mund të dënohet më pak se 10 vjet burg. Kush del me armë zjarri në Pazar minimali është 10 vjet dhe nuk e ndihmon as gjykata as prokurorja as avokati, të dalë më parë se 10 vjet nga burgu”.

"Ministria e Brendshme e ka konsideruar dhe e konsideron ndërhyrjen për saktësimin e ashpërsimin e masave të dënimit, si një reagim energjik dhe efikas të shtetit, që do të ketë ndikim të menjëhershëm në parandalimin e veprave penale dhe gjithashtu në uljen e tyre.

Për të kuptuar se sa efekt do të kenë realisht këto masa të rrepta për të parandaluar rritjen e kriminalitet, ne duhet fillisht të kuptojmë arsyet e tij.
Dimë shumë mirë se shtetet më të zhvilluara sot në botë dhe me shifra të

ulta krminaliteti, nuk njohin në legjislacionet e tyre dënime mbi 25 vjet. Mjaftoj të përmendimin këtu pikërisht rastin e masakrës në Norvegji, ku përgjegjësi i saj Breivik në 24 gusht të 2012-ës u dënua me 21 vjet burgim, që përbënte edhe dënimin maksimal në Norvegji.

Nga ana tjetër kemi plot shtete të cilat aplikojnë ende gjykimin mesjetar të dënimit me vdekje dhe krimi nuk ka arritur të parandalohet.
Sigurisht që kjo paketë mund të ketë një efekt zbutës të kriminalitetit, por jo të gjitha krimet ndodhin si pasojë e dënimeve "të ulta", parashikuar në legjislacionin shqiptar.

Me kriminalitet nuk nënkuptohen vetëm krimet ordiniere, vjedhjet në rrugë, vjedhjet e bankave apo të pasagjerëve të autobusëve. Shoqëria shqiptare si fillim ka humbur besimin tek sistemi i drejtësisë, ka humbur besimin se ky sistem mundet të godasë ndonjëherë krimet e njerëzve me pushtet.

Krimi është një pasojë, pasojë e disa shkaqeve të cilat e shtyjnë qytetarin të arrijë deri në vepra të ndryshme penale, po për aq kohë sa shoqëria jonë do të merret me pasojat duke neglizhuar faktorët e vërtetë të kriminalitetit, ne nuk po bëjmë asgjë tjetër veçse pretendojmë se kjo tenxhere me presion e vendosur mbi zjarr, nuk do të pëlcasë në rast se kapakun e mbyllim më fort.

Shkroi: Stop Injorancës !

Monday, February 4, 2013

Përrallat dhe morali i tyre

Kësulkuqja nuk e dëgjonte gjyshen, pinoku ishte gënjeshtar, Tarzani nuk vishte rroba, Borëbardha jetonte me 7 meshkuj, Hirushja lante e shplante gjithë ditën, Bukuroshja e fjetur u lidh me atë tipin se ishte i pasur, Johny Bravo ngacmonte çdo femër që i dilte para, Princesha puthte bretkosat, etj, etj...

Fillimisht e kisha marrë shumë me humor këtë batutë që lundronte gjithandej duke ironizuar fëmijët e sotëm nëpërmjet paradokseve të përrallave me të cilat ata rriten, por po shoh se qenka realisht një problem që nuk duhet kaluar me një dozë humori, kaq thjeshtë .
Padyshim që përrallat tek fëmijët kanë ndikim shumë të madh jo vetëm për t'iu stimuluar imagjinatën, por gjithashtu për ti përgatitur për jetën dhe për ti edukuar me një moral të shëndetshëm.

Por sa vend mund të mbetet për edukim ku në çdo përrallë ka një egërsirë që kërkon të të shqyejë, një shtrigë që bën gjithçfarë magjirash, apo një princ a princeshë të bukur dhe jo njerëz të zakonshëm të drejtë, të mirë e të pasur shpirtërisht?

Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, January 24, 2013

Kartolinë nga Shqipëria


Ç’kuptojnë shqiptarët me demokraci? Është interesante se ndryshimi politik i vitit 1991, prej shumëkujt përshkruhet si “ardhja e demokracisë”, por perceptimi i përmirësimeve në vend është i vogël, dhe akoma më e vogël është ndikimi i shqiptarëve në mënyrën sesi qeveriset vendi.
Nga Seera Marston*

Shqipëria është një vend ku meshkujt vërdallisen nëpër qoshet e rrugëve, madje edhe në palcën e të ftohtit të dimrit. Ata mund t’i shohësh në qytezat e vogla, në Tiranë, në sheshet e qyteteve, nëpër kryqëzime e kudo gjetkë, nëpër kafenetë e panumërta. Duket sikur vendi është përplot me to. Edhe hotelet kanë kafene; kësi lokalesh i has kudo nëpër rrugë, të frekuentuara gati ekskluzivisht nga burrat dhe përgjatë gjithë ditës.
Gjatë ditëve të mia të para në atdheun e tyre, unë çuditesha sesi mbijetonin në biznes kaq shumë lokale shqiptare të të njëjtit profil, por ato dukeshin plot me klientë shumicën e kohës; meshkuj të përkulur mbi filxhanin e kafesë, gotën e rakisë e pijeve të tjera, teksa digjnin jetët e tyre me tymin e cigares. Rrallë e tek sheh femra nëpër kafene apo duke u sjellë rrugëve, me përjashtim të pak lypëseve. Edhe burrat lypin, ose shesin karta celulari dhe çikërrima të tjera, edhe në këtë rast më të shumtë se femrat. Gratë punojnë në shtëpi, nëpër zyra dhe biznese të vogla; i gjen gjithashtu duke blerë a shitur nëpër tregje. Fëmijë nuk të zë syri shumë, edhe pse këndet e lojërave janë aty.
Përveç kafeneve, vendi gëlon nga pikat e këmbimit valutor, që jo rrallë i gjen edhe çdo 50 metra larg njëra-tjetrës. I pikas kollaj dhe kësisoj, këmbimi i parave nuk është aspak problem, një tregues i qartë ky i një shoqërie që ende varet në masë të madhe nga emigracioni. Sepse numri i kufizuar i turistëve të huaj nuk e justifikon dot praninë kaq të madhe të kambistëve. Ka gjithashtu me mijëra filiale bankash, degë të pafundme të një numri jo të vogël bankash europiane e të tjera, të cilat kanë instaluar një shumicë të dukshme bankomatesh. Duke çuar në mendje katastrofën e firmave piramidale në fund të viteve 90-të, dikush mund të pyesë veten se sa leverdi dhe ç’volum pune kanë këto banka. Gjasat janë që shqiptari mesatar me fitime pak mbi modesten, t’i shpenzojë të ardhurat e veta për të jetuar, t’i investojë diku (me gjënë e gjallë në fshat apo ndonjë shtëpi në qytet) apo t’i mbajë poshtë dyshekut. Tingëllon një zgjedhje e mençur, pas atyre që kanë hequr. Por ndërkaq harroj edhe numrin po kaq të madh të lokaleve të bixhozit apo basteve sportive që kam hasur, të llojeve të larmishme: Nga cepat e vegjël të rrugëve dytësore, tek hapësirat “luksoze” të kumarit, që afrojnë më shumë me kazinotë. Hoqa dorë nga ushqimi në një restorant, kur pashë se pranë tavolinave ishin vendosur edhe makina elektronike.
Në radhën e mjediseve që frekuentohen më shumë janë supermarketet, të vogla apo më të mëdha, mes të cilave fiksova të quajturin Euromax, apo Conad-in italian. Më thanë edhe për një Carrefour në periferi të Tiranës, por ende nuk kam shkuar. Sa për vendasit, ata më vënë në dukje praninë po kaq të shpeshtë të farmacive; por unë pikasa edhe disa librari apo kafe-librari, një dukuri kjo që në shumë vende të tjera është goxha më e rrallë. Është diçka e këndshme të shohësh kaq shumë rafte me libra, ku qartësisht mbizotërues janë autorët e mëdhenj botërorë. Duke qenë se shqipja ime është zero, nuk munda ta shtjelloj më gjatë se çfarë lexojnë aktualisht shqiptarët.
Kinezët këtu kanë mbërritur me kohë. Eca përgjatë një rruge të ngjeshur me dyqane që shisnin zbukurime të Krishtlindjeve edhe mallra të tjera të lira, si lule e lodra plastike, veshje burrash, grash e fëmijësh por edhe pajisje elektronike e orendi kuzhine. Të gjitha prodhim kinez, në dyqane të zotëruara nga kinezë. Në një zonë tjetër të Tiranës pashë se të njëjtat prodhime shiteshin nga shqiptarët.
Nëse në ndonjë vend tjetër të Ballkanit varfëria nuk është kaq e dukshme, në Shqipëri ajo të përplaset në fytyrë. Dhe nuk është dhe aq tek blloqet e apartamenteve pak e shumë të lodhura nga epoka e mëparshme socialiste, shumë prej të cilave janë rilyer me bojëra për t’u dukur më pak të trishta. Aq më pak është tek disa rrugë të gjera me ndërtesa moderne xham e çelik, plot me zyra, dyqane, markete e apartamente banimi që tash kanë mbirë gjithandej. Fukarallëku duket tek fakti që kudo, njerëzit në grupe të vogla apo më të mëdha, shesin prodhimet e bahçes së tyre, bimë aromatike, mallra të përdorura, kryesisht veshje; apo tek gratë që të ulura në qoshe rrugësh, shesin çorape e sende të tjera të punuara me dorë. Nëse keni patur ndonjë dyshim se ku shkojnë gjithë ato mallra që ne ua dhurojmë qendrave të bamirësisë apo organizatave të tjera, ato do t’i gjeni në masë të madhe këtu, tek shiten nëpër rrugë, por edhe në dyqane, disa syresh të renditura bukur dhe me shije, pasi janë larë. Pata përshtypjen se në shumë pjesë të Tiranës dhe qyteteve të tjera që vizitova, edhe dyqanet “serioze” më shumë shisnin mallra të dorës së dytë sesa rroba të reja. Pranë tregjeve të zë syri radhë burrash të ulur mbi kuti apo arka, që ekspozojnë ato pak perime e fruta, bimë të thara mjekësore e shumëçka tjetër. Po ashtu atmosfera e përgjithshme bie era varfëri, me përshtypjen që ta përforcon mbushja e çdo trotuari apo hapësire të lirë, me njerëz që diçka shesin.
Prodhim vendas dhe mallrat mikro-artizanale luajnë një rol të rëndësishëm në tregtinë lokale; mjalti, kompostot e turshitë, frutat e thata, djathi dhe lloje të ndryshme verërash etj, gjenden në tregjet e hapëta e dyqane, ku i sjellin prodhuesit e vegjël; vetëm pak syresh kanë etiketë. Dyqanet janë qartazi rajonale, me bulmetet dhe mishrat që reklamojnë origjinën e fshatit apo zonës.
Edhe pse diku tek 70% e popullsisë thuhet të jetë myslimane (besimi fetar nuk ishte një pyetje e detyrueshme në censusin e fundit), Krishtlindjet festohen gjerësisht. Por kur i pyes njerëzit, më thonë se të gjitha dekorimet e zbukurimet, pemët e babagjyshat e Krishtlindjeve etj, janë për…Vitin e Ri! Paçka se pemët dekorative janë stolisur me fashat e gjera ku lexohet “Gëzuar Krishtlindjet” dhe kanë topat e zakonshëm shumëngjyrësh e dritat e rastit. I sheh kudo: Në dyqane, hotele, në sheshet e qyteteve e fshatrave. Të ndriçuara gjatë gjithë natës, të bien në sy dekorimet e bulevardit qendror të Tiranës, me disa dekoracione abstrakte të stilit Krishtlindas. Sheshi qendror tani është tërësisht i ndezur gjatë natës, me pemët e vërteta të veshura me shirita dritash dhe një pemë gjigande Krishtlindjesh; Pamja të krijon një ndjesi lezeti dhe gëzimi, ndoshta akoma më i nevojshëm për të hequr mendjen nga varfëria. Edhe pse broshurat udhëzuese për Shqipërinë më paralajmëronin për mungesën e energjisë elektrike, ky problem mesa duket nuk ishte kaq i ndjeshëm sa dikur, por sërish kjo varet nga standardet me të cilat mësohesh.
Disi e vështirë të vlerësosh rolin e fesë. Si një vend dikur zyrtarisht ateist, përshtypja e parë është ajo e një populli jo dhe aq fetar, paçka se plot fonde janë shpenzuar për xhami e kisha të mëdha nëpër gjithë territorin- shumica e tyre të reja, sepse të vjetrat janë shkatërruar gjatë regjimit të kaluar. Disa gjëra të bëjnë çudi: Qendra kryesore e veriut, Shkodra, që është edhe vatra kryesore e katolicizmit, ka një xhami masive të sapondërtuar mu në qendër të qytetit (e financuar nga sauditët, thonë). Por nëse objektet fetare të kultit nuk mungojnë, të çdo besimi, sa frekuentohen ato? Nga ajo pak përvojë që mblodha, duket se janë kryer e kryhen shumë martesa të përziera dhe feja nuk ka pasur asnjë rol frenues në këtë rast: Unë shpresoj që kjo të jetë pikërisht kështu, duke pasur parasysh se ç’dramë ka pasur ish Jugosllavia fqinje në këtë lëmë.
Peizazhet rurale janë të bukura, sidomos me borën e parë që ka veshur majat e maleve dhe kodrave. Lumenjtë rrjedhin me ngjyrat e gjelbra e të kaltra, pemët kanë ende disa gjethe të vonuara ngjyrë kafe e të verdha, pa harruar pishat me jeshilen e tyre të errët, ndërsa fushat janë të mbuluara me brymën dimërore. Bagëtia e imët gëlon në tufa me tingëllimat e zileve që kthehen nga jehona e maleve, e më pak janë gjedhët. Në zonat e largëta, kuajt e gomerët përdoren ende për transport e udhëtim, me fshatarët që sjellin prodhimet e tyre në qytet. Nëpër gjithë vendin, syri të zë mjaft ndërtime të braktisura e të rrënuara të epokës socialiste, shumica hangarë e stalla të gjata. Disa syresh janë privatizuar dhe përdoren nga fermerët në bizneset e tyre të vogla. Por pjesa tjetër mbeten aty, duke u shkërmoqur dita-ditës dhe të dukshme që larg. Shoh se ca janë ndërtuar me gur të mirë, dhe habitem përse nuk e kanë marrë për të ndërtuar shtëpi të reja. Edhe pse në disa vende të ngjashme i kam hasur edhe më tepër se këtu, këto gërmadha mbeten një kujtim i gjallë i sistemit të vjetër.
A kanë mall për atë regjim njerëzit sot? Zor ta thuash. Afërmendsh, mënyra sesi flasin disa prej tyre, lë të kuptohet se për disa gjëra nga ai sistem, kanë mall. Është interesante se ndryshimi politik i vitit 1991, prej shumëkujt përshkruhet si “ardhja e demokracisë”, por perceptimi i përmirësimeve në vend është i vogël, dhe akoma më i vogël është ndikimi i shqiptarëve në mënyrën sesi qeveriset vendi. Çfarë kuptojnë shqiptarët me demokraci? Kjo pyetje nuk vlen vetëm për Shqipërinë.
Unë ja dola të shijoj diellin dhe borën në dy ditë rresht njëra pas tjetrës, duke ecur nëpër gjysmë metri borë për të arritur tek një fshat i largët, pasi makina jonë nuk kishte zinxhirë; dhe ditën tjetër duke parë panoramën totalisht mahnitëse mbi liqenin e Shkodrës, nën diellin e dimrit. Rrugët janë një përzierje e infrastrukturës së vjetër, me ish asfalt të shkalafitur e plot gropa, dhe rrugëve të reja, përfshi dhe autostradat me dy korsi e ndarje betoni, segmente të cilat ende janë në ndërtim aty-këtu. Për vizitorin që e ka sefte, udhëtimi nëpër Shqipëri përfshin kalimin nga njëri ekstrem tek tjetri, ku faktori i paparashikueshmërisë është i lartë. Por progresi që është bërë me ndërtimet, nënkupton që gjërat gradualisht po përmirësohen.
Për një vend me veç 3 milionë banorë, ekzistojnë katër rrjete telefonie celulare! Çuditem sesi arrijnë të fitojnë, dhe lidere e sektorit është Vodafone. Emrat e tjerë nuk të lënë të kuptosh se ç’origjinë kanë, nëse nuk kërkon shpjegime; rrjeti Eagle mund të jetë vendas, meqë shqiponja është simboli i flamurit. Dhe sidomos në këtë vit 100 vjetori të Pavarësisë së vendit, flamujt i sheh gjithandej. Mbase është një mënyrë paqëtimi e qetësimi i një populli me 100 vjet histori të trazuar shtetërore. Nuk mungojnë as flamujt e BE-së dhe SHBA-së, nëpër ballkone, lokale e rrugë. Supozohet që kjo të reflektojë dëshirën për t’u anëtarësuar në BE, që në fakt nuk po kalon ditë të mirë këto kohë, e megjithatë perceptohet si gjë e mirë nga shumica e njerëzve. Disa fonde para-anëtarësimi po mbërrijnë, shumica e tyre me destinacion përafrimin e prodhimeve bujqësore në standardet europiane. Por rruga përpara është e gjatë… Përse flamuri amerikan gjendet gjithandej, është diçka që nuk ja dola ta kuptoj në këtë udhëtim të shkurtër.
Përfundimisht, pavarësisht nga fama që ka marrë ky vend për qeverisjen e keqe, korrupsionin dhe trafiqet mafioze, për një vizitor afatshkurtër aspekti më goditës është sesa miqësorë, mikpritës e ndihmues janë njerëzit, dhe sa e këndshme është atmosfera, edhe kur mysafiri nuk nxjerr dot nga goja as fjalët më të thjeshta në shqip.
*Nga OpenDemocracy. Botuar nga Revista Klan

Thursday, January 10, 2013

RESPEKTO MENDIMIN NDRYSHE


Në gjithë këto vite debati dashamirës virtual kam hasur shpesh këshillë-akuzën "Respekto mendimin ndryshe".

Si i thonë një shprehje, nuk ka rëndësi nëse je apo nuk je budalla, kur të gjithë të quajnë të tillë dhe pikërisht si pasojë e përsëritjes së këtyre kritikave në raport të drejtë edhe me ngritjen e tonit, vendosa ta shtjelloj njëherë çështjen komplekse të mendimit ndryshe.

Si fillim nevojitet të shkoqitet njëherë e mirë se ç'është mendimi ndryshe.
Mendim ndryshe trajtohet zakonisht ai mendim që kundërshton një dogmë, një normë, një modë, apo model popullor të menduari.
Por gjithashtu mendim ndryshe mund të konsiderohet me paksa guxim, mendimi i çdokujt prej nesh, pasi është utopike të mendohet që të gjithë, apo një pjese e madhe të jemi dhe të mendojnë njësoj.
Faqja jonë, e cila sot nuk shquhet shumë për numrin e anëtarëve të rregjistruar në të, shquhet për një cilësi tjetër e cila iu mungon pjesës më të madhe të faqeve edhe me numër më të madh anëtarësh, këtu në rrjetin social facebook. Ajo që e dallon është pikërisht gjallëria e saj, aktiviteti i dendur i anëtarëve, larmia e tematikave që trajtohen, barazia e gjinive si dhe amplituda e moshave 18 deri +65 vjeç.
Dhe nëse kjo faqe nuk do t'a kishte respektuar mendimin ndryshe, e para që do të këputej do të ishte pikërisht gjallëria e saj.

Nuk mund të konsiderohet si mendim ndryshe që duhet respektuar fjalori banal, personalizimet, sharjet, kërcënimet, daljet jashtë teme dhe komentet e paargumentuara.

Dhe kjo faqe zakonisht jo vetëm që e respekton mendimin ndryshe, por ajo është vetë mendimi ndryshe.
Dhe si?

Ndryshe në formën sesi shkruhet historia e shqiptarëve në programet tona mësimore dhe sesi ne e trajtojmë.
Ndryshe sa mësohet rreth shqipes dhe ndryshe është vlera që ne i japim.
Ndryshe nga sa respektohet në internet drejtshkrimi, ndryshe nga pikëpamja e inferioritetit me të cilat trajton shqiptari vetveten atje jashtë në realitet. Kjo faqe është vetë një produkt i mendimit ndryshe. I atij mendimi ndryshe të cilin nuk e dëgjoni as në mediat vizive, i atij mendimi ndryshe të cilin as ju nuk keni mundësinë ta shprehni diku.
E si mund të akuzosh për mosrespektim të mendimit ndryshe, pikërisht një faqe që është krijuar për të qenë zëri i mendimit ndryshe?

Por ajo që më ngacmoi më tepër të zgjatem sadopak në lëvrimin e termit "Respekto Mendimin Ndryshe" ishte një handikap që kjo shprehje mbart në vetvete.

Nëse realisht këtu nuk respektohet mendimi ndryshe, atëherë pse vallë ju partizanët e mendimit ndryshe nuk respektoni mendimin tonë ndryshe, për të mos respektuar mendimin tuaj ndryshe?


Shkroi: Stop Injorancës !

Monday, December 17, 2012

Një kokërr vezë për prapësi


Gjatë ditëve në vigjilje të festës së 100-vjetorit të pavarësisë si dhe ditën e festës, të gjitha mediat e Shqipërisë, pa përjashtim, ato të shkruarat dhe ato elektronike, e vunë në dukje dhe e përsëritën faktin se Presidenti i Maqedonisë, Shkëlqesia e tij Gjorge Ivanov, kishte anuluar vizitën e tij në Tiranë për të marrë pjesë në kremtimet e shekullit të parë të pavarësisë së shtetit tonë. Arsyet e këtij anulimi në çastin e fundit, gjithnjë sipas mediave shqiptare, të cilat u referoheshin mediave maqedonase, lidhen me një apo dy vezë, që një grup të rinjsh, pjesëtarë të shoqërisë civile, kanë hedhur mbi veturën e Kryeministrit të Maqedonisë Gruevski gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë para pak ditësh.
Goditja me vezë e veturës së një vizitori të një niveli të tillë nga një apo disa qytetarë shqiptarë, ndërkohë që ai është bujtës i Kryeministrit tonë, është pa dyshim një gjest i pahijshëm, me të cilin unë vetë nuk pajtohem. Por ky është një incident krejtësisht i papërfillshëm për t’u marrë në konsideratë nga një kryetar shteti, aq sa ai të gjejë aty një arsye të mjaftueshme për të anuluar një vizitë protokollare për një rast të papërsëritshëm gëzimi te një vend fqinj dhe mik, siç ishte festa jonë e kësaj here. Në qoftë se do të nisej nga kritere të tilla vlerësimi, Presidenti i SHBA nuk do të dilte kurrë jashtë Uashingtonit. E vërteta është se çdo President amerikan, qoftë edhe gjatë një mandati të vetëm, ka parë të hidhen mbi veturën e tij aq shumë vezë, domate të kalbura e sende të këtij lloji, të cilat nuk shkaktojnë lëndime fizike, sa po të mblidheshin e të ruheshin diku, në krye të katër vjetëve do të nevojiteshin kamionë të tërë për t’i transportuar. Kjo i ndodh atij deri në qytetet e Europës Perëndimore dhe kryhet përtej masave të jashtëzakonshme të sigurisë, që shoqërojnë, siç dihet botërisht, lëvizjet e njeriut më të pushtetshëm të botës.
Përmenda përvojën e Presidentit amerikan thjesht sepse është më e dukshme, domethënë më e lehtë për t’u kuptuar se si ky burrë, i cili drejton shtetin më të fuqishëm të botës, nuk ndikohet aspak nga ca vezë apo ca kokrra domate që hidhen mbi veturën e tij kur është fjala për të përgjithësuar ndjenjat që ushqejnë popujt e tjerë ndaj popullit të tij. Sepse veprimi i Presidentit të Maqedonisë kësaj here, ngado që ta shohësh, nuk mban erë miqësie ndaj Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi, përfshirë këtu edhe një të tretën e qytetarëve të Republikës që ai udhëheq e që janë etnikisht shqiptarë. Nga ana tjetër, na mbetet të besojmë se ai është ndjerë sinqerisht i fyer nga kokrra e vezës së hedhur mbi veturën e kryetarit të qeverisë së vendit te tij. Kaq është në të drejtën e tij njerëzore, politike dhe diplomatike. Më tej, përgjithësimi nga ana e tij, aq sa të shtyhet të anulojë pjesëmarrjen në festimet e shqiptarëve në Tiranë, tregon, gjithsesi, një cektësi gjykimi që nuk i bën nder personalitetit të tij dhe as institucionit të tij presidencial.
E përsëris: veza e hedhur mbi veturën e një bujtësi të tillë, siç është kryetari i qeverisë së një vendi fqinj dhe mik, është një gjest i pahijshëm. Por nuk do harruar se një gjest i tillë – i pahijshëm – ndodh vetëm në një vend të lirë dhe mund të kryhet vetëm nga njerëz që ndjehen të lirë për ta shprehur pakënaqësinë apo edhe zemërimin. Shqipëria është një vend i tillë, ashtu siç është edhe Maqedonia e lirë. Reagimi nervoz e radikal i Presidentit Ivanov në këtë rast nxjerr në pah një deficit të pakëndshëm në konceptet e tij për demokracinë. Kryeministri Gruevski, me aq sa u pa në media, pati një vizitë të suksesshme në Shqipëri. Do të thosha madje se në një rast, gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me Kryeministrin Berisha, ai dëshmoi një vetëpërmbajtje prej burri shteti. Kryeministri Berisha tha përpara gazetarëve se integrimin europian të Maqedonisë e pengon Greqia, kurse integrimin europian të Shqipërisë e pengon Edi Rama, domethënë opozita. E përkthyer qartë e thjeshtë, kjo ishte: Maqedonisë po ia prish të ardhmen europiane armiku i jashtëm e Shqipërisë armiku i brendshëm, një mënyrë arsyetimi kjo thelbësisht e vjetër, e kapërcyer me kohë në realitetet socio-politike si të Shqipërisë edhe të Maqedonisë. Rrjedhimisht, është një e folur krejt pa kuptim për gjuhën me të cilën shprehet Brukseli. Kryeministri Gruevski nuk e ndoqi mikpritësin e tij në këtë retorikë të pavend dhe vazhdoi të përqendrohet te problematika e denjë për një dalje të tillë në publik dhe që përputhej me çfarë pritej nga të dy kryetarët e qeverive.
Më e pakta: Presidenti maqedonas duhej ta shpërfillte atë vezë, që la gjurmë me të bardhën e të kuqen e vet mbi xhamin e veturës së Kryeministrit Gruevski. Sepse është një gjurmë që pastrohet me ujë. Më e mira: Presidentit maqedonas i takonte t’u kushtonte një moment reflektim arsyeve që e shtynë një të ri shqiptar të gjuante me vezë Kryeministrin Gruevski gjatë vizitës së tij në Tiranë. Dhe do t’i jepte kështu rast vetes të kuptonte më mirë se çfarë ndodh brenda kufijve të Republikës që ai vetë udhëheq. Sepse zemërimi i vezëhedhësit nuk ka të bëjë aspak me ndonjë përgjegjësi të Kryeministrit Gruevski brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Dhe, duke kuptuar më mirë çfarë ndodh brenda Republikës që ai udhëheq, Presidenti Ivanov, me pak më shumë vullnet të mirë, do të mund të bëhej edhe më i dobishëm për kohezionin e shoqërisë multietnike maqedonase, që do të thotë se do të mund ta kryente më mirë misionin për të cilin është zgjedhur demokratikisht.
Nuk e bëri. Sa keq për të në radhë të parë! Ne e kryem festën tonë.
Besnik Mustafaj - Panorama
Këtu mund të shikoni çastet kur është goditur automjeti i kryeministrit maqedon:http://youtu.be/nFZVyrVoz5Q
Taulant Capa rrëfen arsyet e këtij veprimi. Ai thotë se qëlluan me vezë makinën e kryeministrit maqedonas për "hir të diskriminim të shqiptarëve në Maqedoni". Sipas tij, edhe pse është vitit 2012 ende nuk zbatohet “marrëveshja e Ohrit” e vitit 2001.

Saturday, December 8, 2012

Rezultatet e Census Albania 2011-të


KOMBESIA

Shqiptare 83%
Greke 0,87%
Rome 0,3%
Aromune 0,3%
Maqedonase 0,2%
Egjiptiane 0,12%
Malazeze 0,01%
Të tjerë 0,1

Nuk u përgjigjën 14,07

FEJA

Islame 57,12
Katolikë 10,11
Ortodoksë 6,8
Bektashjanë 2,11
Evangjelistë 0,11
Kristianë (të tjerë) 0,1%
Ateistë 2,52 %
Besimtarë të pakarakterizuar 5,53%
Besime të ndryshme 00,2%

Nuk u përgjigjën 13,89 %

- Duke parë shifrat e mësipërme ajo që të bie direkt në sy është se ëndrra e kahmotshme greke për të arritur në 25%, shifrat e minoritetit të saj e për ta shndërruar Shqipërinë në një shtet multientik, lehtësisht të shpërbëshëm, është jo vetëm e largët, por thuajse utopike. Sipas këtij përfundimi, vlen të theksohet se edhe frika e Aleancës Kuq e Zi se grekët do të dilnin me shifra marramendëse sipas këtij Censusi, paska qenë një histeri pa peshë.

- Pika e dytë e rëndësishme e këtij Censusi është edhe % fetare e popullsisë shqiptare, pasi statistikat e fundit që kishte Shqipëria ishin ato të kohës së Zogut ku muslimanët përbënim 75% të popullsisë shqiptare në shtetit shqiptar, duke e renditur Shqipërinë si një shtet musliman.
Edhe pse kjo shifër ka zbritur në 57%, duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që kjo shifër sigurisht është tej mase e fryrë dhe fiktive.
Këtë rezultat ne e kemi parashikuar që nëntor të 2011, lexo këtu: http://stopinjorances.blogspot.com/2011/11/census-albania-2011-te-fetare-e.html#ixzz2ETScoJdS
pasi ishim të sigurt se shqiptarët, që në pjesën më të madhe të tyre nuk janë as fetarë, në rezultatin që do të prodhojë Census Albania 2011-të do të rezultojnë sërish një popull me shumicë muslimane, pasi pjesa më dërrmuese e tyre janë aq "të dërrmuar", saqë ende nuk kanë kuptuar faktin e I-rë :
- që feja nuk trashëgohet, por zgjidhet me vullnet në moshë madhore.
dhe faktin e II-të:
 -që nëse nuk praktikon rite fetare nuk mund të quhesh e si pjesë e një besimi fetar të caktuar, pasi besimtari fetar dallon pikërisht prej ndjekjes së ritualeve fetare.
Një rezultat shumë më të saktë do të mund ta nxirrnin vetë institucionet fetare duke rregjistruar besimtarët e ndryshëm fetarë, që në çastin kur ata të hynin në dyert e kulteve të tyre.
Nuk mund të jesh psh. musliman thjeshtë sepse gjyshi yt quhet Hasan, ashtu siç nuk mund të jesh ortodoks pse mbiemri yt është prifti. Nuk mund të jesh fetar thjeshtë për të patur patjetër një identitet fetar të caktuar. Nuk mund të numërohesh si besimtar fetar kur ti injoron çdo rit të fesë tënde. Madje as Institucionet fetare nuk duhet të mbushin lugën bosh me këto shifra fiktive, që më pas rrezikojnë të na e mbushin Shqipërinë me nga një xhami/kishë/teqe për njeri.
Ajo që vlen gjithashtu për t'u rikujtuar këtu është fakti se prej të dhënave nga INSTAT-i, për vitin 2005, në moshën 0-14 vjet janë  25.6% e popullsisë shqiptare. Shifër kjo që me statistikat e sotme mund të ketë një luhatje fare të pallogaritshme.

Po si ka mundësi vallë që në Shqipëri të kemi 20% të popullsisë minorenë dhe njëkohësisht të deklarohen Ateistë vetëm 2,52 % e popullsisë?

A thua se çdo fëmijë që në çastin kur lind, lind me një besim fetar të caktuar? A u pyetën këta minorenë mbi besimin e tyre fetar?
Si mund t'iu veshësh minorenëve një identitet fetar, kur mosha e tyre nuk e ka të mundur të përcaktojë e arsyetojë dogmën fetare?

Nëse do ti hedhim një sy shkarazi hartës së Europës që tregon % fetare të shteteve të ndryshme, ajo që do të vemë re është se vendet më të zhvilluara ekonomikisht në Europë, kanë praktikisht edhe përqindjen më të vogël të besimtarëve fetarë dhe anasjelltas, vendet më pak të zhvilluara, kanë përqindje më të lartë të tyre.

Shiko hartën: http://stopinjorances.blogspot.com/2011/11/fetare-e-shteteve-te-botes.html#ixzz2ETWlQHQs

Shqipëria nuk është realisht e zhvilluar në krahasim me simotrat e saj europiane, po pse pikërisht të vetmin tregues pozitiv që kemi në raport  duhet ta prodhojmë të keqfabrikuar?
E ndërkohë krerët e të gjitha Institucioneve fetare në Shqipëri janë ende në kohë për t'iu përgjigjur thirrjeve të ish Presidentit Topi  lexo këtu http://stopinjorances.blogspot.com/2010/04/perendia-te-flase-shqip.html dhe së fundmi edhe të Kryeministrit Berisha lexo këtu http://stopinjorances.blogspot.com/2012/11/berisha-te-lutemi-sa-me-shume-ne-shqip.html, që Zoti dhe feja të FLAS SHQIP!
Shkroi: Stop Injorancës !