Showing posts with label Sensibilizim. Show all posts
Showing posts with label Sensibilizim. Show all posts

Wednesday, November 2, 2011

Dita kushtuar kafshëve, në Shqipëri

Meqënëse dje, 4 tetori ishte dita ndërkombëtare e kafshëve edhe vendi ynë, Shqipëria, nuk kishte si e kalonte këtë ditë ndërgjegjësuese pa zhurmë.

Pikërisht dje, në Autostradën e Morinit një makinë me targa kosovare ka goditur buzë rrugës një ujk që përpiqej që të kalonte rrugën matanë. Për fatin e mirë, kafsha e egër nuk kishte ngordhur dhe rënkonte ende nga plagët e marra nga përplasja me automjetin.

Pikërisht në këtë çast, qytetarët kanë lajmëruar gjyetarët e qytetit të Kukësit, të cilët e kanë ekzekutuar.
Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Sunday, October 16, 2011

“Buzëqumështit” u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë



Ishte ora 10 e paradites së djeshme kur një grup i organizuar të rinjsh iu drejtua rrugës pedonale “Murat Topani”. Kjo protestë më shumë vizuale sesa akustike, që fliste më shumë me figura sesa me zë, e shndërroi shëtitoren më të re të Tiranës në “ekspozitën” përqeshëse të politikës së bajatizuar e të padurueshme. “Buzëqumështit” po u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë. Të rinjtë varën përgjatë pedonaleve foto të ndryshme të cilat ishin ngjitur në një faqe gazete. Fotot përmbanin mbishkrime të ndryshme. Njëra prej fotove i referohej ligjit më të fundit për inportimin e plehrave, ku shkruhej: “I ëant your trash” (I dua plehrat e tua). Kryeministri i vendit ishte kërkuesi i tyre. Foto të varura ndërmjet shtyllave të ndriçuesve të rrugës me anë të një litari tërhiqnin që nga larg syrin e vizitorëve. Por jo vetëm kaq. Edhe ndriçuesit e instaluar në tokë përgjatë pedonales ishin stolisur me tapetet e karikaturave mbi qeset e zeza. Një nga mbishkrimet që “thithi” shumë shikues, ishte ai për reformën arsimore të vitit 2011. Mbi poster shkruhej: “Shesim mastera, doktoratura, bar djathi etj.”
Dëshmi në vend
“Kjo protestë të kthehet në stil jete për rininë”
Një shitëse ambulante, e cila ishte vendosur në atë pedonale për të gjithë ditën, tregoi se grupi protestues përbëhej nga rreth 50 të rinj, djem dhe vajza. “Ata thanë që kishin marrë një leje paraprake për protestën në bashki dhe në policinë e shtetit. Qëndruan këtu nga ora 10 e paradites deri në 5 të pasdites. Ishin djem e vajza që të bënin për vete me energjinë e tyre. Të gjithë sa i pamë, krijuam simpati”.
Gruaja na tregoi se ata do të largoheshin për t’u kthyer dhe qëndruar deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Takuam më pas qytetarë të tjerë dhe u morën mendim: disa u shprehën skeptikë se mund të vijnë ndryshimet me forma të tilla “të buta” e “të kulturuara”, të tjerë i konsideruan gjetje shumë origjinale e sensibilizuese, që vënë në lojë moralin e pushtetit. Mes optimistëve që besonin tek forma të tilla të reagimit qytetar ishte qytetarja N. Trebicka: “Është vërtet një gjest i mençur prej rinisë sonë. Por unë dua që të mos ndalet këtu. Klasa politike në vend është vërtet e marrë fund dhe të tilla protesta nga të rinjtë duhet të vazhdojnë dhe të na fusin edhe ne të vjetrit në valle. Ky vend ka nevojë për energjinë e rinisë që është e çoroditur, e lënë qëllimisht larg fateve të vendit. Këto protesta bëjnë më të shëndetshëm opinionin dhe vetë të rinjtë, duke krijuar kauza të rëndësishme në vend të zakoneve të dëmshme. Ky është stili dhe fryma që kërkohet sot nga rinia. Protesta të këtij lloji do të ndihmonin për t’i shkurtuar jetën kësaj klase politike, që tallet me popullin. T’i përgjigjemi talljes me të njëjtën monedhë: t’i tallim ata në rrugë.”
Turistët shkrepin aparatet fotografike
Protesta gjeti mbështetjen e kalimtarëve të rastit por dhe turistëve, të cilët shkrepën aparatet fotografike. E ngjashme me një ekspozitë fotografike, ajo ishte si një ‘shoë” që shfaqte anën më të shëmtuar dhe groteske të figurave politike. Vizitorët e huaj qëndruan gjatë përpara disa prej posterave. Vizitori kroat Demetrius tha se i pëlqente shumë kjo që shikonte. “Është një shfaqje e mrekullueshme e antipatisë së popullit tuaj për politikanët e tij. Mund të ngjante si e ekzagjeruar kjo protestë, por me njohuritë që kam unë për vendin tuaj, është forma simbolike e një realiteti të hidhur”, tha ai.
Ndërsa përkthyesi që e shoqëronte, na tha se miqtë e tij të huaj që vijnë në Tiranë, dëgjojnë këtu sharje për politikën më tepër se në asnjë vend tjetër, por prapë se prapë, na quajnë një popull të urtë. Kur e pyetëm se cili poster bëri më shumë përshtypje tek vizitorët kroatë, ai tha: “Më shumë buzëqeshje u dhuroi posteri: “Sa bëjnë 1700 euro rrogë, 1000 euro karburant, 750 euro telefon, 2500 euro dieta?”

Nga Xhek Preçetaj

Thursday, December 9, 2010

Vdekja e një prindi

INTERVISTË
Thonë se fëmijët janë pasqyra e prindërve. Mënyra se si ata e kanë përjetuar kohën që kanë jetuar me ata që i kanë sjellë në jetë, është edhe ajo që "shkruan" të ardhmen e tyre.
Por, ç'ndodh me fëmijët e prindërve të dhunshëm?
Si e shohin jetën ata që pasi janë kthyer nga shkolla, në shtëpi shohin babanë që dhunon nënën?
Si shkruhet historia e tyre?

Askush nuk e dëshiron vdekjen e një prindi. Por ndoshta ai është një "askush". Sot 25 vjeç nuk ngurron të thotë se, nëse babai i tij do të ishte gjallë, "ndoshta do ta vriste ai vetë". Tingëllon mizore, por ai është thjesht një pre e dhunës familjare. Nga i ati e vetmja gjë që mban mend, janë netët kur dehej dhe rrihte të ëmën, por edhe atë vetë.
Tani, më tepër ndihet i humbur. Në trup ka një tatuazh që personifikon vdekjen. Pasi mëson historinë e jetës së tij, mund t'i japësh një kuptim edhe asaj. Sot është i martuar me një të huaj e pret të largohet së shpejti jashtë shtetit, duke shpresuar që atje të mund të rifillojë një jetë të re.

Babai pinte. Kur filloi ta bënte një gjë të tillë?
Me aq sa më kanë treguar më pas, ai filloi të pinte alkool pasi linda unë. Jam fëmija i parë. Ndoshta duket të kem qenë diku tetë muajsh në atë kohë. Pas asaj çdo ditë bëhej edhe me keq. Kishte disa shokë që ishin gjithashtu të alkoolizuar dhe vinte shumë vonë në shtëpi duke krijuar edhe probleme...

Ç'punë bënte yt atë?
Babai kishte një punë shumë të mirë si menaxher në turizmin e qytetit. Gjithashtu drejtonte dhe një dyqan. Madje, mbante edhe një dashnore (ironizon).

Pse filloi të pinte?
Nuk e di tamam. Thjesht filloi. Pastaj, një natë, pasi kishte pirë me shokët, dikush i kishte vjedhur dyqanin dhe llogaritë i dolën shumë keq. Kështu që ai u fut në burg dhe qëndroi brenda për rreth 6 muaj. Atëherë ishte koha e Enverit dhe për gjëra të tilla nuk të toleronin. Por pasi doli nga burgu situata nuk ndryshoi. Ai vazhdoi të pinte çdo ditë. Vetëm se nuk punonte më.

Si mbahej familja juaj?
Mamaja u detyrua të punonte si kameriere. Në familje u shtuam, pasi pas meje lindi një motër dhe një vëlla.
Si e përjetoje pijen e babait?
Isha vetëm 7 vjeç kur kuptova që buzëqeshja për mua do të kthehej në një ëndërr! Fillova klasën e parë dhe më pëlqente, sepse vërtet mësoja shumë. Sidomos matematikën. Pasi shkoja në mëngjes në shkollë, nuk dëshiroja të kthehesha më në shtëpi, sepse e dija ç'do të ndodhte...
Por më duhet të kthehesha pasi, sado i vogël, përsëri kuptoja. Mami blinte ushqime, si: oriz, sheqer dhe çfarë duhej tjetër për në shtëpi, por ai i merrte dhe i shiste që të pinte raki. Mami gatuante dhe ne prisnim të hanim bukë, por ai vinte i pirë, e merrte të gjithë gjellën dhe e derdhte në tualet. Pastaj, ne fillonim të hanim bukë me sheqer.

Si vijoi jeta juaj?
Mami punonte mbasditeve. Ai shkonte tek puna e saj i pirë, kërkonte të pinte përsëri dhe vetëm e ofendonte dhe i gjuante në sy të njerëzve. Dhe ajo nuk kishte faj, pasi e vetmja gjë që bënte ishte të mbante fëmijët me bukë dhe atë me raki. Puna e mamit ishte 15 minuta larg nga shtëpia ku jetonim, por meqë ai pinte dhe ishte gjithmonë i dehur, isha unë ai që shkoja ta merrja mamin nga puna. Sa herë që shkoja, atje më jepnin pilaf...
Një natë, kur u bëra gati të shkoja të merrja mamin, mora edhe motrën e vogël për dore, e cila ishte vetëm 4 vjeçe, mora edhe vëllanë në krahë që ishte vetëm 1 vjeç, që të shkonim te puna e mamit e t'u jepja të hanin pilaf.
Kur ktheheshim në shtëpi, ai priste për të filluar sherrin. Kështu që unë i mbyllja motrën dhe vëllanë në dhomën tjetër dhe rrija me mamin aty, asnjëherë nuk e lija vetëm. Kur ai bëhej gati t'i gjuante, i dilja para, por na gjuante të dyve. Nëse nuk pushonte, mami merrte vëllanë në krahë, unë motrën për dore dhe shkonim tek gjyshja nga babai.
Por atje gjyshja vetëm mua dhe motrën na pranonte brenda, kurse mamin me vëllanë e vogël i linin jashtë. Nuk i fusnin brenda, pasi nuk donin që të vinte babai dhe të bënte sherr edhe atje.
Kërkonit ndihmë ndonjëherë?
Më ka ndodhur shpesh të shkoj zbathur në polici në 2:00 apo 3:00 të natës, pasi ai vinte i pirë dhe rrihte mamin.
Madje, një natë, të cilën s'mund ta harroj kurrë, pasi më gjuajti mua, shkova në polici. Kur u ktheva pas 20 minutash me policinë, mamin e gjeta në ballkon pa ndjenja, sepse e kishte rrahur vërtet shumë.

Sa vijoi një situatë e tillë?
Kur mbusha 10 vjeç ata u ndanë përfundimisht. Isha unë që e kërkoja me ngulm një gjë të tillë. Të tre fëmijët i takuan mamit.

Ku jetuat pas ndarjes?
Në të njëjtën shtëpi. Sipas vendimit të gjykatës, njëra dhomë na takoi ne, ndërsa tjetra atij. Por ishte e njëjta gjë. Ai pinte, i binte derës me shqelma dhe fillonte sherri.

Ç'bëtë më pas, u larguat?
Po, shkuam në një qytet tjetër. Larg nga aty ku ishim. Atje jetonim me 80 mijë lekë të vjetra që merrte mami çdo muaj, me të cilat paguanim dhe qiranë e shtëpisë.

Mendon se pati ndikim tek ti ajo që ndodhte në shtëpi?
Besoj se ndikoi shumë. Në klasë të pestë isha bërë i paduruar. Një ditë në shkollë kisha vajtur pa bërë detyrat e shtëpisë, pasi gjatë pasdites isha kujdesur për motrën e vëllanë (mamaja punonte pasditeve). Mësuesja e anglishtes më dha një shuplakë për këtë dhe unë reagova duke e gjuajtur me çantë. Pasi u rrëzua përtokë, e qëllova me shqelma. Më pas ika... Ime më provoi të më fuste në një shkollë tjetër, por nuk më pranuan më.

Ç'ndodhi pasi u largove nga shkolla?
Zura shokë dhe me ta u nisa jashtë shtetit. Shkova në Greqi, por u ktheva dy javë më pas. U mërzita atje. Isha ende fëmijë.

Babanë e takove më?
Po. Në moshën 13 vjeç kur u ktheva të jetoja me të (kisha frikë se mos shiste shtëpinë. Ajo na përkiste ne). Por ai më bënte të më vinte turp prej shoqërisë sime. Pinte çdo ditë dhe shtrihej në çdo vend të qytetit. Të gjithë e dinin që isha djali i tij dhe kjo më bënte të ndihesha shumë keq. "Djali i pijanecit".

Ç'ndodhi pas kësaj?
Isha diku 15 apo 16 vjeç atëherë kur fillova të mos e mbaja dot më veten kundrejt tij. (Deri në atë moshë kisha shkuar më shumë se 5 apo 6 herë në Greqi në këmbë). Sa herë që ai pinte dhe fillonte të fliste diçka që nuk më pëlqente, i gjuaja. Në fakt, i gjuaja për gjithçka që thoshte. Ai më kishte bërë të mos kisha më një jetë, të mos ndihesha më njeri. Gjithçka që ndieja, ishte urrejtje. Vdiq kur mbusha 18 vjeç.


Ndien keqardhje?

Më vjen keq për të?! Jo! Më mirë kështu. Ndoshta do më detyronte ta vrisja vetë. 

Arlinda Gjypi, G. Shekulli

Wednesday, December 1, 2010

Nëna e infektuar: Pengu i jetës sime, lindja e fëmijës me SIDA

Numri i personave të infektuar me virusin HIV/AIDS po vjen gjithnjë në rritje në vendin tonë. Tashmë numërohen zyrtarisht 406 persona të infektuar me këtë virus dhe 41 raste u zbuluan gjatë vitit 2010.

Kjo u bë e ditur dje në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, i cili bëri analizën epidemiologjike të virusit në vendin tonë. Ndërkohë, përfaqësuesja e Shoqatës së Personave me Virusin HIV/AIDS bëri me dije problematikat që ndeshin çdo ditë këta persona.
Ndërkohë specialistët bëjnë me dije edhe hartën e personave të infektuar me këtë virus, ku kryeson Tirana e ndjekur nga Durrësi dhe Lushnja.
Pikërisht në ditën Botërore kundra virusit HIV/AIDS komisioni i Shëndetësisë ka vendosur të dëgjojë grupet e interesit me rastin e ditës Botërore Kundra Virusit HIV/AIDS. "Dua të theksoj se numri më i madh i të infektuarve është në zonat urbane dhe pikërisht 73 për qind e të infektuarve i përkasin këtyre zonave. Tashmë, numri i të infektuarve ka arritur në 406 persona, por numri i tyre mendohet të jetë më i lartë, sepse jo të gjithë të infektuarit janë diagnostikuar", - thekson Roshi.

Sipas shpërndarjes gjeografike,
54% e rasteve i përkasin rrethit Tiranë,
6,2% i përkasin rrethit Durrës,
5.6% i përkasin rrethit Lushnjë,
3.9% në rrethet Fier dhe Elbasan,
3.6% në rrethet Shkodër
dhe Vlorë, 3%
në rrethin e Laçit,
2.4% në rrethin Berat
dhe në një përqindje më të vogël në rrethet e tjera (më pak se 1%).

Ndërkohë, sa i takon transmetimit, rruga seksuale vazhdon të mbetet mbizotëruese, me 90% të rasteve (80% heteroseksuale dhe 10% homo-biseksuale). Ndërsa rastet dhe më fatkeqe janë kur virusi është transmetuar nga nëna tek fëmija dhe në këto raste kemi konkretisht 5% të rasteve, ku infeksioni është transmetuar nga nëna e infektuar të fëmija dhe në 4% nëpërmjet gjakut dhe në 1% te përdoruesit intravenozë të drogës.



Një nënë e infektuar me virusin HIV/AIDS rrëfen historinë e saj në përballje me virusin. Të gjithë më mohuan
"Pengu i jetës sime është se lindja fëmijën me SIDA"
Pengu më i madh i jetës së saj është se solli në jetë një fëmijë me virusin HIV/AIDS. As sëmundja e rëndë nuk do ta vriste më shumë se fakti që edhe fëmija e saj do të vuajë këtë sëmundje. Në një intervistë për "Shekullin", një nënë e infektuar me virusin HIV rrëfen historinë e saj.


Si e përjetuat marrjen e një përgjigje pozitive të testit për HIV?
Efekti i parë është shokues. Nuk është e lehtë të marrësh një përgjigje pozitive të testit të HIV-it. Mendimi i parë që më shkoi në mendje ishte se do të vdisja shumë shpejt. Dhe nëse bota, njerëzit vërtiteshin rreth meje, gjithë mendja fokusohej tek gjërat me të cilat jam e lidhur më shumë shpirtërisht dhe që do të vuanin pasojat nga ikja ime nga kjo botë. Dhe për një prind mendimi i parë janë fëmijët. Kush do të m'i rrisë fëmijët? Kush...? Si e keni ndjerë veten pas ballafaqimit me faktin e të qenit një person HIV pozitiv? Isha një grua relativisht e brishtë. Një grua e lumtur, me një jetë normale si gjithë të tjerët, ku familja përbënte thelbin e ekzistencës sime. Nuk e kisha menduar kurrë që do mund të përballesha me diçka të tille dhe që "supet" e mia do të mbanin gjithë këtë peshë. Mund t'ju rrëfej se të tjerët ma bënë jetën shumë më të rëndë. Unë i përkisja asaj kategorie që janë të bindur se kanë miq, të afërm dhe se po të kesh një problem, një hall askush nuk do të braktiste. Por, ndodhi ndryshe. Fakti i braktisjes së tyre më lëndoi shumë edhe pse nuk ishte jetik. Frika dhe vuajtja që kam brenda meje më bënë më të guximshme. Nuk pretendoj të jem dikush në këtë botë, por për një gjë jam e sigurt që me jetën time po sjell një ndryshim edhe pse fare të vogël... Në fillim mendja ime analizonte çdo sjellje, veprim, apo reagim të njerëzve karshi meje. Më vonë e kuptova se nuk do të më vinte asgjë pozitive nga kjo, asgjë e mirë dhe hoqa dorë, u bëra indiferente dhe shpesh i anashkaloja.

Ju jeni një nënë që i keni dhuruar jetën fëmijës, por bashkë me këtë dhuratë i keni transmetuar dhe virusin HIV. A përbën kjo pjesën më të vështirë?
Brejtja më e madhe shpirtërore është kjo. Fëmija është gjëja më shtrenjtë dhe më e shenjtë në botë dhe ky fakt që përmendët është gjëja, për të cilën shpirti më dhemb më shumë. Kjo është një lloj dhimbjeje që pavarësisht se nuk shfaqet në jetën time të përditshme më vret shpirtërisht nga brenda. Ashtu si pika e ujit gërryen gurin, ashtu dalëngadalë gërryhet dhe shpirti im. Sepse sa herë që ti e sheh fëmijën tënd, e përkëdhel, e puth, shkëmben dashurinë me të është e pashmangshme të mos të të kalojë vetëtimthi në kokë mendimi që bashkë me jetën i ke dhënë dhe këtë virus.


Cila është dëshira juaj më e madhe?
Të arrij të jetoj momentin kur virusi HIV të mos jetë më një "mysafiri i përhershëm" në familjen time dhe ta shikoj fëmijën tim të shëndetshëm.


"Diskriminohen nga shoqëria dhe personeli shëndetësor"
Jemi të diskriminuar jo vetëm nga shoqëria, por edhe nga institucionet shtetërore. Kështu u shpreh kryetarja e Shoqatës së Peronave të Infektuar me virusin HIV/AIDS, e cila renditi një sërë problemesh të këtyre personave. "Duhet të dini se personat me virusin HIV/AIDS shpesh iu mungojnë antiretroviralët dhe kjo është fatale për ta, sepse jeta e tyre varet pikërisht nga trajtimi mjekësor", - thekson ajo, duke shtuar se nuk mundohen çdo ditë të edukojnë peronat me SIDA të jenë korrekt në trajtimin, por ky trajtim nuk u bëhet e mundur. Ndërkohë, ajo thekson se ndihen të diskriminuar nga shoqëria dhe vetë personeli mjekësor, pasi këta të fundit ka pasur raste që nuk kanë ofruar ndihmë mjekësore për personat me virusin HIV/AIDS. "Ajo çka është e rëndësishme është fati se ligji kundra SIDA-s është miratuar para dy vjetësh dhe nuk zbatohet. Bëjmë ecejake nëpër institucione dhe nuk gjejmë përkrahje", - thekson ajo. Ndërkohë, ajo thekson se duhet të rritet numri i shërbimeve sociale dhe shëndetësor për këtë kategori pacientësh.



Zonat më të prekura
54% e rasteve i përkasin rrethit Tiranë
6,2% e rasteve i përkasin rrethit Durrës
5.6% e rasteve i përkasin rrethit Lushnjë
3.9% e rasteve në rrethet Fier dhe Elbasan
3.6% e rasteve në rrethet Shkodër e Vlorë
3% e rasteve i përkasin rrethit të Laçit
2.4% e rasteve i përkasin rrethit Berat


Ja moshat më të prekura
Grupmosha më e prekur nga virusi HI/AIDS është 25-45 vjeç që është grupmosha seksualisht aktive dhe përbëjnë 65 % të rasteve. "Duhet të dini se kjo grupmoshë është më e prekura edhe në vendet e tjera, pasi janë mosha më aktive", - pohojnë specialistët. Ndërsa, sa i takon fëmijëve në vendin tonë, numërohen 21 fëmijë, 15 prej të cilëve janë infektuar nëpërmjet transmetimit vertikal nga nëna tek fëmija dhe 6 nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose nënprodukteve të tij. Ndërkohë, bëhet me dije se gjatë këtij viti ka një rritje të përqindjes së femrave të që shkon deri në 34%.


Përdoruesit e drogave, një shiringë e përdorin 5 persona
Përdoruesit e drogave janë një kontingjent i rrezikuar nga virusi HIV/AIDS. Shkak për këtë është përdorimi i një shiringe nga shumë përdorues. Kështu u shprehen specialistët e qendrës "Stop AIDS", të cilët theksuan se rritja e numrit të përdoruesve të drogës rrit edhe rrezikshmërinë për rritjen e numrit të infektuarve me virusin vdekjeprurës. Kjo është edhe arsyeja që misioni i tyre është që të shpërndajnë falas shiringa përdoruesve të drogës, në mënyrë që rreziku të minimizohet disi. "Nga puna që bëjmë në terren, vëmë re që shumë përdorues përdorin të njëjtat shiringa.

Madje, ka raste që një shiringë mund të përdoret në më shumë se 5 persona.
Detyra jonë është që jo vetëm t'i këshillojmë përdoruesit e drogave, por edhe t'u japim atyre shiringa falas", - pohojnë specialistët e "Stop AIDS".

Eglantina Bardhi, G. Shekulli

Monday, November 29, 2010

Kur lehja e qenit ndaj hënës quhet fe

Nëse një tufë qensh i lehin hënës kjo është një pamje ku besoj se kurrkush nuk gjen diçka spirituale, por që gjithkujt i duket e shëmtuar.

Nëse dikush do të paraqitej në Gjykatën e Tiranës dhe do të kërkonte që të krijonte një organizatë e cila do të kishte synim që të promovonte dhe potenconte qenlehjen në Shqipëri, duke ndërtuar tempuj të qenlehjes, në të cilat do të viheshin megafonë ku do të shumfishohej qenlehja, me siguri që gjykata nuk do ta lejonte këtë gjë. Edhe pse nismëtari do të dilte me argumente që kishin të bënin me të drejtat e kafshëve, vështirë se gjykata do të bindej.

E megjithatë qenlehja është fe legale në Shqipëri, dhe në krejt trojet shqiptare në dy anët e kufirit.
Provat për këtë gjë i keni pesë herë ditën dhe natën, kur në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë rreth dhjetë mijë megafonë të vendosur në 2000 minare lehin arabisht.

Në krejt hapësirën shqiptare në dy anët e kufirit, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, pjesën shqiptare të Maqedonisë, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, janë rreth gjashtë mijë minare me 25 mijë megafonë, që lehin arabisht. Se nuk mjaftohen me një megafon në çdo minare, por vejnë së paku katër të tillë, një për çdo anë të horizontit. Madje në shumë minare kam parë edhe megafonë njëri mbi tjetrin!

Kjo megaulërimë arabisht, për veshët e shqiptarëve të pamësuar me këtë gjuhë shkretëtirash, ngjan shumë me një megalehje qeni.
Kështu duket sikur 25 trilion qenër lehin në hapësirën shqiptare, në dy  anët e kufirit, pesë herë ditën dhe natën. Megalehja teknologjike bëhet edhe më e fortë natën, kur del hëna, çka duket në pajtim me zakonet qenore, se dihet që qentë i lehin hënës. Madje, të bëhet të besosh se edhe Muhametit, i cili është në origjinë të këtij rituali, nuk lejohet t’ i shfaqet fytyra, se ai ka qenë ...

Përse u dashka që kryerja e riteve islame nga besimtarët të përcillet me këtë megalehje teknologjike në arabisht?
Arabishtja mund t’ u ngjajë e ëmbël arabëve, kur e dëgjojnë nga megafonët e minareve të tyre, por në Shqipëri dhe në krejt trojet shqiptare, në dy anët e kufirit, ajo ngjan si një lehje qeni, si një qenlehje kozmike.

Kjo megaqenlehje teknologjike tregon më mirë se çdo gjë se sa absurde është ekzistenca e Islamit në Shqipëri. Se këtë megaqenlehje teknologjike arabisht nuk e bëjnë një grup radikalësh islamikë. Jo, kjo megaqenlehje teknologjike është e organizuar nga institucionet legale të Islamit në hapësirën shqiptare, Bashkësia Islame e Shqipërisë (Komuniteti Musliman i Shqipërisë), Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë.
Megaqenlehja ngrihet nga minaret e xhamive që janë në administrim të këtyre institucioneve fetare. Kryetari i Komunitetit Musliman të  Shqipërisë, Haxhi doktor Selim Muça, madje ka doktoruar në një universitet në Arabinë Saudite, me një disertacion për atë se si mund të mbulohet krejt hapësira e Shqipërisë nga megaqenlehja teknologjike në arabisht. Domethënë se sa duhet të jetë fuqia dhe numri i megafonëve, në varësi të distancës midis minareve të xhamive.
Dhe haxhi doktor Selim Muça arriti që ta perfeksionojë megaqenlehjen arabisht, në krahasim me paraardhësin.

Dy herë në vit, në Fitër Bajram dhe Kurban Bajram, krerët e shtetit, ambasadorët e huaj dhe politikanët e tjerë, shkojnë dhe e urojnë haxhi doktor Selim Muçën, i cili ndihet shumë krenar për veprën e tij të megaqenlehjes teknologjike. Ambasadorët e huaj perëndimorë, kuptohet që këtë gjë e bëjnë me ironi.


Në Shqipëri, megaqenlehja teknologjike pëlqehet nga një pakësi njerëzish, të cilët janë muslimanë praktikantë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve, paraardhësit e të cilëve u kthyen me dhunë në fenë islame, në kohën e pushtimit osman, as që e ndjejnë veten muslimanë sot, dhe as që e praktikojnë këtë fe.
Për ta kjo megalehje arabisht është një gjë ndaj së cilës jo vetëm që nuk kanë asnjë apel shpirtëror, por që i shqetëson, i acaron, i trondit. Madje unë kam bindjen se sa më tepër që krerët e fesë islame në Shqipëri, por edhe në Kosovë, e ndjejnë se zvogëlohet numri i ndjekësve të kësaj feje, aq më shumë e shkallëzojnë këtë megalehje në arabisht, si për të kompensuar këtë rrënim të fesë së tyre.
Kjo megalehje arabisht ka të njëjtin funksion si mielli, sheqeri, vaji dhe ushqimet e tjera që u shpërndahen nga xhamitë njerëzve të varfër, kryesisht romë dhe egjiptianë, ashtu që  ata të shërbejnë si një "rent a crowd" në ditët e faljes së Bajramit në shesh, para kamerave televizive. Kështu do të krijohet një pamje spektakolare që do të krijojë përshtypjen e rremë se ritet islame ndiqen masivisht në Shqipëri, gjë që nuk është e vërtetë.
Unë çdo ditë e më tepër po bindem se as që ia vlen që të bëhet dallim tek muslimanët praktikantë, ndërmjet disave të supozuar si të moderuar, ndër të cilët janë zyrtarët e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, në njërën anë, dhe radikalëve në anën tjetër. Derisa megaqenlehjen arabisht e organizon dhe ekzekuton pikërisht Komuniteti Musliman i Shqipërisë, atëherë për mua edhe ai është e njëjta gjë si fundamentalistët islamikë.
Çdo xhami në Shqipëri, nga e cila ngrihet kjo qenlehje teknologjike arabisht për mua është një tank i Xhihadit. Çdo minare nga e cila lehet arabisht, për mua është një top, raketë apo hoëitzer, i Xhihadit. Çdo megafon minareje xhamije, nga i cili lehet arabisht, për mua është një mitraloz i Xhihadit. Çdo tingull i megaqenlehjes arabisht për mua është një predhë e lëshuar nga armët e Xhihadit, mbi kombin shqiptar, mbi dinjitetin dhe ardhmërinë tonë.
Çdo njeri për të cilin është e shtrenjtë kjo megaqenlehje arabisht, pra muslimani praktikant, për mua nuk është shqiptar, është armiku të cilin unë e urrej, dhe do ta luftoj. Derisa muslimani praktikant nuk bën dot pa këtë megaqenlehje arabisht, unë e urrej atë. Por unë do të vazhdoj që ta urrej muslimanin praktikant shqiptar edhe nëse ndalohet nga shteti kjo megaqenlehje në arabisht. Se muslimani praktikant shqiptar do të jetë i mërzitur nga ky ndalim, dhe do të mendojë dhe veprojë për ta rikthyer atë. Muslimani shqiptar, i cili është i rrezikshëm se adhuron këtë megaqenlehje, do të bëhet edhe më i rrezikshëm kur t’ i mungojë ajo, se do të bëjë gjithçka për ta rikthyer atë. Muslimanët praktikantë shqiptarë, për të cilët është e shtrenjtë kjo megaqenlehje arabisht, janë Armata e Xhihadit. Ata sot nuk janë ngritur në luftë vetëm se sot po ushtrojnë xhihadin demografik, domethënë që  të shtohen si grupim në shoqëri, me anë të lindshmërisë së lartë të fëmijëve, të cilët i edukojnë si fundamentalistë.
Kjo megalehje teknologjike arabisht, me arrogancën e saj, duhet të na bëjë të kuptojmë se çka do të bëjnë adhuruesit e saj nesër, kur ata të jenë një grupim aq i madh, sa ta ndjejnë veten superiorë në shoqëri si një minorancë aktive. Se dihet që lëvizjet radikale i bëjnë minorancat aktive.

Në tingujt e kësaj megalehjeje teknologjike arabisht gjenden të ndryra kumtet e nesërme, për vrasjen me gurë të femrave të zbuluara, të cilat nuk mbajnë ferexhe, për mbajtjen me detyrim të veshjes dhe mjekrave islamike nga meshkujt, për futjen e Kuranit në shkolla, për shtetin islamik, për gjykatat e Shariatit, e për të tjera gjëra, që do ta bënin Shqipërinë një vend të ngjashëm me Afganistanin kur e sundonin talebanët.
Megalehja teknologjike arabisht është Hymni i Xhihadit, i cili ushton pesë herë ditën në Shqipëri dhe në krejt trojet shqiptare. Unë e urrej fenë islame në Shqipëri se ajo është e vetëidentifikuar me këtë megaqenlehje në arabisht. Por unë do ta urreja atë edhe nëse do të ndalohej kjo megaqenlehje në arabisht, sepse ajo do ta quante dhunim këtë ndalim.
Megalehjen teknologjike arabisht, në Shqipëri e pëlqejnë dy kategori qëniesh të gjalla, muslimanët praktikantë dhe qentë.
Në kohën që fillon megalehja teknologjike arabisht, fillojnë lehin të gjithë qentë në rrezen e saj. E për shkak se haxhi doktor Selim Muça, kryespecialisti i megalehjes arabisht, e ka projektuar atë në mënyrë të tillë që të mbulohet krejt territori i Shqipërisë, atëherë për pasojë fillojnë e lehin të gjithë qentë e Shqipërisë.
Kjo përhapet më gjerë në Kosovë, pjesën shqiptare të Maqedonisë, Malin e Zi,  Luginën e Preshevës, e kështu pesë herë ditën në hapësirën shqiptare mbisundon një kor i çuditshëm arabo-qenor.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shteti shqiptar ka detyrim që të mbrojë interesat kombëtare të shqiptarëve përtej kufijve. A mos është edhe kjo megalehje teknologjike arabisht një “interes kombëtar”? Një komb në hapësirën e të cilit megalehet pesë herë ditën arabo-qenërisht, nuk duhet të presë që ta shohin me respekt perëndimorët.
A mund të pranohet pesë herë në ditë kjo megalehje arabisht, në emër të tolerancës fetare?
Tolerancë ndaj kujt, ndaj njerëzve, apo ndaj qenve. Nuk ka tolerancë fetare ndaj qenve. Por kjo megalehje arabisht pranohet megjithatë në emër të tolerancës fetare. Kështu, i bie që kur qeni i leh hënës, të quhet akt fetar.

Komuniteti Musliman i Shqipërisë na fyen dhe na poshtëron të gjithëve me këtë megalehje arabisht. E pastaj kryetari i Komunitetit Musliman, haxhi doktor (në megaqenlehje teknologjike), Selim Muça, kryeshefi i Xhihadit teknologjik në Shqipëri, ngrihet dhe bën kallzim penal ndaj meje për nxitje të urrejtjes ndaj fesë islame, thirrje për urrejtje nacionale, përhapje të informative që shkaktojnë pani!.
Unë nuk kam hezitim që të deklaroj, në media, prokurori, gjykatë, kudo, se, me vetëdije të plotë dhe me gjithë fuqinë time intelektuale dhe shpirtërore, do të nxis urrejtjen më të thellë, armiqësinë më të skajshme, ndaj bartësve të një feje, e cila e bën megalehjen teknologjike arabisht, vlerën supreme të saj. Unë nuk kam hezitim që të kërkoj deislamizimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ndalimin e Islamit me ligj, si feja e identifikuar me këtë megalehje teknologjike arabisht. Unë do ta  kërkoja deislamizimin e shqiptarëve dhe ndalimin me ligj të fesë islame, edhe nëse do të ndalohej me ligj kjo megalehje teknologjike arabisht, se unë e di që ata të cilët e organizojnë, e kryejnë dhe e adhurojnë këtë megalehje teknologjike arabisht, do të vuanin mungesën e saj dhe do të bënin gjithçka që ta rikthenin atë.
Është e njohur shprehja se “Qeni që leh nuk kafshon”. Por megalehja teknologjike arabisht paralajmëron një kafshim të tmerrshëm për Shqipërinë dhe krejt kombin shqiptar.

Megalehja teknologjike arabisht tregon se Islami shqiptar është bërë një qen i tërbuar dhe qentë e tërbuar asgjësohen.

Megalehja teknologjike arabisht pesë herë ditën, ka një të mirë se na kujton rrezikun pesë herë ditën e natën. Unë këtë rrezik e kam paralajmëruar dhe do ta paralajmëroj.

Prandaj ta harrojë çdo prokuror, gjykatës, se unë do t’ i nënshtrohem një hetimi, apo gjykimi të iniciuar nga kryeshefi i megalehjes teknologjike arabisht në Shqipëri, haxhi doktor Selim Muça. Derisa Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, e ka zyrën të rrethuar nga 10-15 megafonë të tre minareve, të cilët gjenden në një distancë të afërt, të cilët përhapin me forcë megalehjen teknologjike arabisht, është qesharake që të merret në konsideratë çdo vendim i Prokurorisë të drejtuar prej saj.
Kastriot Myftarai

Tuesday, October 26, 2010

Pse meshkujt nuk flasin për problemet seksuale?

Së pari ata refuzojnë ta përballin situatën vetëm, janë femrat ato që duhet të insistojnë që këta të 'rrëfehen' për t'u ndihmuar.
Jane gjithnje e me te shume te numer jane meshkujt qe kane probleme seksuale, te llojeve te ndryshme: por me te njejtin ritem jane edhe ata qe refuzojne te flasin per te tilla probleme, jo vetem me partnerin, por edhe me specialistin, i vetmi ne gjendje t'i ndihmoje vertet.







Meshkujt ne fakt mesatarisht, behen gati per te shkuar te specialisti 2 vjet me vone sesa femrat, lidhur me problemet seksuale. Atyre u vjen zor se mos gjykohen por edhe kane veshtiresi te pranojne keto lloje problemesh: ja cilat jane motivet qe i shtyjne meshkujt te heshtin kur behet fjale per problemet e tyre seksuale.
Mendoni se kur nje burre vendos me se fundi te shkoje e te konsultohet me nje specialst, nuk e ben nese shoqja e tij nuk e shoqeron. Jane pothuaj 30 perqind e meshkujve ne Evrope qe refuzojne te perballin situaten vetem. Keto te dhena jane bere prezente ne nje Festival te Shendetit, mbajtur ne Viareggio, praen Firences, ne te cilin Vincenzo Mirone, Presidenti I Shoqates Europiane te Urologjise Andrologjike, ka folur duke nenvizuar faktin se : " Kjo semundje e cila nuk ka te beje vetem me sikletin, sic ka shume raste ne te cilat komentohet keshtu, perfaqeson shkaun e pare te moskunsumimit te martesave apo marredhenieve ne cift' duke perfunduar shpesh me perfunsim te ketyre marredhenieve. Pavaresisht kesaj, tema kryesore eshte se si duhet ta perballin kete situate shume meshkuj?
Sipas Mirone, nga kjo situate e veshtire vuajne 40 milion europiane, e nje nder shkaqet e se ciles jane me origjine te trasheguar. '27-28% e meshkujve qei drejtohen mjekut per te folur per nje problem seksual shoqerohen nga partnerja e cila ne shume raste kembengul qe ata te shkojne te mjekohen.

Nga ana tjeter statistikat flasin qarte: koha qe i duhet nje femre per te shkuar te mjeku per t'u rrefyer per problemet seksuale eshte 2 jave ndersa ajo e meshkujve eshte 2 vjet", ka thene Mirone




Femrat kur nuk duan të bëjnë dashuri, gënjejnë

Grate ne mbare boten kane nje justifikim te perbashket, kur nuk duan te kene kontakt intim me partnerin e tyre: me dhemb koka.
Sot eshte zbuluar se grate thjesht genjejne me dhembjen e kokes, e cila eshte shnderruar ne manover femerore. Nje studim shkencor ka bere te ditur se behet fjale per nje genjeshter, por qe grate mendojne se mashkulli i tyre ka gjithnje deshire te beje seks e qe fizikisht ai nuk eshte kurre i stresuar.
Sidoqofte sipas Chiara Simonelli, psikoseksologes se ’Universitetit te Sapienza-s, Rome, ky fenomen eshte trefishuar ne vitet e fundit, vecanerisht ne ciftet qe kane jete te stabilizuar me njeri-tjetrin.
Studimi eshte bere prezent, dje, ne diten e pare boterore te seksualitetit. Studimi ka sqaruar se nuk behet fjale per cifte qe te veshtira, por qe po kalojne momente jo te kendshme me raportin e tyre seksual, ndoshta duke tentuar te fshehin edhe problemet e tyre te verteta me karakter fizik apo psikologjik, ne te cilat hyn edhe impotenca.
Si mund te kapercehet ky problem?

“Rruga e daljes eshte e thjeshte, duhet punuar me imagjinaten, mbi identitetin mashkullor e te kemi besim te seksologu”, ka keshilluar Simonelli. “Mashkulli, qe eshte gjahtari i perjetshem, sot ka hyre ne nje krize, nderkohe qe i duhet te rimarre pozicionin e tij te pare”, ka thene ajo

Koha Jone

Thursday, October 7, 2010

"Ambasada Pink", streha e homoseksualëve shqiptarë

E kanë quajtur "Ambasada Pink".
Sipas ideatorëve, mes të cilëve spikat ambasadori danez në Tiranë, ky do të jetë një vend ku komuniteti LGBT në Shqipëri "do të gjejë siguri dhe mbrojtje". Streha e homoseksualëve shqiptarë u prezantua dje nga Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, Hendrik Van Den Dool.

"Para 20 vitesh shqiptarët hynë në ambasada për të siguruar lirinë e tyre, tashmë na vjen keq që duhet të hapim një ambasadë tjetër për të mbrojtur këtë komunitet nga diskriminimi", - theksoi z. Van Den Dool.





Ndërkohë, Kristi Pinderi, drejtor i "LGBT PRO Shqipëri" tha se
"ambasada pink" do të merret me situatën e këtij komuniteti në Shqipëri, duke lobuar pranë institucioneve dhe duke u bërë zëri publik i LGBT-së. "Duam që vetë komuniteti të formulojë kërkesat dhe shqetësimet e tij dhe t'i adresojë ato pranë organizmave përkatëse", - tha Pinderi. Shekulli

Tuesday, September 21, 2010

Në sytë e një fëmije



Me lexoni ju lutem,se jam zeri dhe vuajtja e shume femijve,jam deshmimtare e dhunes psikologjike dhe fizike mbi ne femijet dhe nenen tone te dashur .Kush nga ju ne keto rreshta me lote qe po shkruaj do gjej nje fjale te vetme dhe te perbashket me realitetin e familjes time duhet ti beje vetes pyetjen :" A jam dhe une i demshem per familjen ,ne keto fjale te nje femije pasqyrohen veprimet dhe sjellja ime ?" te jeni te sigurt qe koshienca juaj do ju pergjigjet me zerin e bashkeshortes dhe engjejve qe keni sjelle ne jete.




Prinder te dashur keni ne dore jeten tone ,te ardhmen e nje femije qe nuk ka kerkuar te vije ne bote ,ia keni dhene ju mundesine te shikoje jeten me te gjitha ngjyrat ."Jam klithma pa ze e nje vajze te" rritur "11 vjeçare.Jam zeri i mbytur i nenes time.Jam shikimi i trembur i motrave te mia me te vogla".Ty "qenie njerezore" qe" jeten" na ke dhene nje dite jeta do te ndeshkoje dhe une do jem deshmimtare e vuajtjeve te tua,ta premtoj...Pyes gjithmone veten valle eshte e drejte qe nje njeri qe ka konsumuar 5 minuta per te te krijuar te jete ne gjendje te te vdes ne shpirt.
A mund ti mesosh femijes pasi ke perdorur dhunen fizike ,vish bluze me menge te gjata dhe thuaj ne shkolle qe ke ftohte kur eshte ngrohte?


A mund te duash te jetosh me nje njeri qe nenen tende perdhos ç'do dite me ofendime dhe dhune .Kthehem nga shkolla e tmerruar per ajrin qe me mungon brenda mureve te shtepise,gjej motrat te strukura dhe qe flasin me ze te ulet,gjej nenen qe qan ne heshtje dhe lotet e saj dua te fshij njehere e pergjithmone.Syte e saj kane humbur shikimin,ngjyra ka ikur prej loteve ,buzeve u eshte larguar ngjyra dhe buzeqeshja ,shpirti i saj nuk merr me fryme, dhe ,"qesh" brenda meje kur degjoj ne televisor qe ambjenti jashte eshte ndotur ,mushkerite e mia marrin ajer jashte dhe per kohen qe rri brenda ne "folene" qe keni krijuar ju dy prinderit e mi.Jam e vetedijshme qe ti nena ime nuk ke force se krahet ti ka prere,syrin ta ka xjerre,buzqeshjen ta ka nderprere dhe shpirtin ta ka bere vrer por une jam lodhur me kete jete se nuk e zgjodha une per ty ,por ju per mua .Une jam deshmimtare e nje familjeje te dhunuar dhe zeri im do luftoj qe motrat e mia mos te pesojne fatin tend dhe timin .Jam nje femije qe kerkoj trasfuzion gjaku dhe nderrim mbiemri se te çarat e shpirtit nuk ka kirurg te mi mbylli .Uroj femijeve te gjithe botes mos pesofshi fatin tim!

E-mail i dërguar tek adresa e faqes Stop Injorancës, nga një anëtare.

Sunday, September 19, 2010

Të vrasësh në emër të "nderit"

Gjenocidi i fundit ndaj grave dhe vajzave që nuk kanë asnjë të drejtë në Irak
Në vështrim të parë, Shawbo Ali Rauf duket sikur po dremit në barin e gjelbër. Kaçurrelat e saj të errëta i krijojnë një kornizë të bukur fytyrës së zbehtë. Fundi veror që ka veshur është paksa i hallakatur mbi trup. Gjithçka deri në këtë pikë duket normale, veç pozicionit të çuditshëm të gjymtyrëve të saja në të cilat vihen re shenjat e gjakut.

Në fakt bëhet fjalë për një skenë të tmerrshme krimi. Irakiania 19-vjeçare, sipas fjalëve të të atit, u vra nga njerëzit e të fejuarit e saj. Ata e ftuan për një piknik në një zonë piktoreske të qytetit dhe kur u gjendën në mes të pyllit e qëlluan shtatë herë rresht në kokë.

"Krimi" i saj i vetëm ishte se në celular kishte pasur një numër telefoni të panjohur.

"Vrasja e nderit" e kësaj vajze të re irakiane është vetëm një nga historitë e dhimbshme që dëgjon në Irakun e sotëm, ku sipas disa aktivistëve po ndodh një gjenocid i vërtetë dhe i dhunshëm e për më tepër masiv ndaj grave dhe vajzave.

Kryesisht vrasjet në emër të vendosjes së nderit në vend vihen re në zonat rurale të vendit, aty ku edhe fanatizmi është në ekstrem. Të gjitha krimet e kësaj natyre bëhen në emër të fesë dhe të nderit që predikon ajo.
Në një nga rastet e fundit të kësaj natyre, një tjetër vajzë, këtë herë në moshën 17-vjeçare ishte mbytur për vdekje nga i ati. Shkaku: Sipas disa dëshmitarëve meshkuj ajo na ishte ngatërruar me një ushtar britanik të trupave që shërbejnë në Irak. Vetëm në Basra, policia ka të dhëna që brenda muajit prill janë vrarë 20 femra për thyerje të kodeve të islamizmit, kryesisht të kodeve të veshjes.
Por ndërkohë shifrat, sipas disa organizatave ndërkombëtare në vend, janë shumë më të mëdha e si pasojë shumë shqetësuese. Dhuna kundër grave është në shpërthim e sipër.
Numri i këtyre vrasjeve po shtohet paralelisht me shtimin e vrasjeve e akteve terroriste nga ana e militantëve të ndryshëm të sekteve fetare. Prerje kokësh, përdhunime, rrahje për vdekje, vetëvrasje për shkak të moralizimit të ashpër që i bëhet në familje dhe në shoqëri, dëmtimeve të organeve gjenitale, trafikim, abuzim me të miturit dhe martesa shumë të hershme të vajzave thuajse të mitura me meshkuj shumë më të mëdhenj në moshë. Të gjitha këto dukuri janë në shtim e sipër dhe me përmasa të frikshme.

Du‘a Khali Asëard, 17 vjeç nga Nineveh, u ekzekutua pas qëllimeve të egra me gurë në të gjithë trupin, kryesisht në kokë nga një turmë e përbërë prej rreth 2000 meshkujsh.
Shkaku është si gjithmonë dashuria.
Vajza ra në dashuri me një djalë të një sekti tjetër fetar, ndaj dënimi për të nuk mund të ishte veçse ai kapital. Fotot e trupit të saj të shkatërruar fizikisht janë transmetuar në internet dhe kjo ka bërë që të nisë një lloj ndërgjegjësimi për mobilizim të ndërkombëtarëve dhe për reforma në vend. Babai i vajzës që vdiq nga goditjet me gurë, duke folur një vit pas ngjarjes tragjike që ndodhi prillin e kaluar, deklaroi se asnjë nga përgjegjësit për krimin makabër nuk është vënë para drejtësisë. Dhe familja e tij, përveç fatkeqësisë që pësoi, mbetet e mënjanuar edhe nga i gjithë fisi. "Ime bijë nuk bëri asgjë të gabuar. Ajo u dashurua me një mysliman dhe për këtë nuk mund të jetë fajtore, pasi nuk ka asgjë të keqe të biesh në dashuri, pavarësisht nëse personi nuk është i besimit tënd fetar. Unë ndihem keq, sepse nuk mund ta mbroja. Im vëlla më kërcënoi se nëse do ta bëja një gjë të tillë atëherë fatin e sime bije do ta pësonte e gjithë familja ime. Pasi e masakruan sikur të ishte një kafshë, pjesët e trupit të saj u hodhën në plehra".

Ndiqni videon e tmerrshme të ekzekutimit të saj në publik: http://www.youtube.com/watch?v=dIZJNrc8sKw

E parekomandueshme për personat me ndjeshmëri të lartë
Babai i kësaj vajze kërkon vendosjen e drejtësisë në vend, kërkon shpagim për këtë veprim të paprecedentë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj dënimi të fajtorëve, apo qoftë edhe ndërmarrjen e ndonjë akti të ligjshëm kundër tyre. Pavarësisht këtyre tmerreve, thirrjet e fundit nga ana e parlamentarit kurd Narmin Osman për të nxjerrë të jashtëligjshme vrasjet në emër të nderit e fesë, që i pësojnë gjithnjë gratë dhe vajzat, janë bllokuar nga fondamentalistët. "Vrasjet e nderit nuk përbëjnë krim në sytë e qeverisë", deklaron një vajzë, e cila rrezikoi të vritej për një rast të ngjashëm me atë të shoqeve të saj fatkeqe, por që arriti gjithsesi të shpëtonte për mrekulli.
Që nga ajo kohë, ajo ka bërë një peticion kundër ligjeve të sheriatit në Kurdistan. Sipas saj, nëse në rastin e Sadamit vendi kishte një diktator të vetëm që i persekutonte njerëzit, aktualisht thuajse të gjithë meshkujt janë shndërruar në persekutues të femrave. "Gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur krimet më makabre të imagjinueshme dhe e keqja më e madhe është se ato nuk ka shans që të bëhen publike. Është e tmerrshme që të përshkruash se sa e vështirë është që të jetosh nën kushte të tilla, kur për një gjë fare të vogël mund të ekzekutohesh pa mëdyshje", thotë një tjetër irakiane.

Edhe për shumë të tjera, gjërat në vend që të ndreqeshin kanë shkuar më për ters, dhe e gjithë shoqëria, veçanërisht gratë, janë futur në një epokë të errët të denjë për periudhën më gjakatare të mesjetës.  
Grave u pritet koka në rast se heqin shaminë nga koka, apo fytyra.
Vetëvrasjet janë gjithnjë e në rritje nga femrat të cilat e ndjejnë veten në kurth dhe nuk gjejnë rrugë tjetër shpëtimi. Nuk ekziston asnjë lloj organizmi qeveritar apo institucion që t‘u dalë në mbrojtje grave të pafajshme. Ligji i Sherihatit po i dhunon gratë, duke u mohuar atyre të drejtat më themelore dhe të drejtat bazë. Në gushtin e vitit të kaluar, trupi i një 11-vjeçareje u gjet diku në Kurdistan, pasi vajza kishte vdekur nga goditjet me gurë. Në fillim të këtij muaji, dy vëllezër dhe një motër u grabitën nga shtëpitë e tyre në Kirkuk nga disa persona të armatosur me veshje si të trupave të policisë. Vëllezërit u rrahën për vdekje, ndërsa gruaja u la në kushte shumë të rënda shëndetësore pas disa goditjesh në organet jetësore. Një javë më parë, një gazetare irakiane u vra në shtëpinë e saj në Abril të Kurdistanit. Vrasja u krye nga i shoqi, sipas të cilit, gruaja e tij nuk kishte më të drejtë të jetonte duke qenë se kishte rënë në dashuri me një person tjetër.

Kushtetuta e re e Irakut është një masë konfuze nenesh dhe ligjesh, në të cilën nuk thuhet asnjë fjalë për të drejtat e grave. Edhe pse në të theksohet që burrat dhe gratë janë të barabartë njëherazi, i jepet legjitimitet edhe ligjit të Sheriatit, sipas të cilit femra është qenia më e persekutuar.


Revista Jonë, veriu.com

Thursday, June 24, 2010

Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë Shënime nga Stop Injorances !

Nuk është më tabu prej vitesh tashmë seksi në gjimnaz e madje as që në vitin e parë.


Mes tyre adoleshentët tregojnë përvojat, por edhe mungesën e tyre në shumë raste. E ndërsa sensibilizimi për përdorimin e metodave kontraceptive mes nxënësve ishte në nivele të ulëta, situata është përmirësuar ndjeshëm 5 vitet e fundit.

Në këtë konkluzion kanë arritur specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët kanë ripërsëritur studimin në këtë target-grup, për sjelljet seksuale. Nga të dhënat rezulton se mbi 75% e gjimnazistëve që kryejnë marrëdhënie seksuale përdorin prezervativët.

Në studimin e vitit 2005 shifrat ishin rreth 61%. Por ndërsa janë të informuar për këtë lloj metode, nxënësit e shkollave të mesme kanë pak informacion për metodat e tjera moderne kontraceptive.

“Megjithëse kemi një përmirësim të situatës, sërish duhet më shumë punë edhe nga vetë shkollat për më tepër sensibilizim dhe më shumë njohuri rreth aktivitetit seksual”, thonë specialistët e ISHP. Ndërkaq, sipas të dhënave të studimit ka një rënie edhe të shtatzënive të padëshiruara në shkollë të mesme, por gjithsesi fenomeni ekziston.

- Në 2005 nga të dhënat e studimit në 4000 gjimnazistë rezultonte se rreth 3.5% e vajzave pranonin se kishin përjetuar një shtatzënisë gjatë viteve të shkollës së mesme. Në studimin e fundit kjo shifër është ulur në 3%.
Adoleshentet pranojnë se as nuk e kanë çuar ndërmend se mund të sjellin në jetë një fëmijë në këtë moshë. Ndërsa për aq sa ka ndodhur, fajin ua hedhin partnerëve.
Sipas tyre, janë ata që nuk kanë dashur të kenë një marrëdhënie të mbrojtur, ato thjesht u janë bindur.

Një tjetër problem shqetësues mbetet mungesa e informacionit për dhjetëra sëmundje seksualisht të transmetueshme. Mjekët pohojnë se të rinjtë nuk ua vënë veshin këtyre problemeve që mund t’u kushtojnë shtrenjtë për shëndetin e për marrëdhëniet që kanë. Sipas tyre, mbrojtja më e thjeshtë prej këtyre infeksioneve është përdorimi i prezervativit. Vetëm duke përdorur atë, të rinjtë i shpëtojnë njëkohësisht dy të “këqijave”: shtatzënisë së padëshiruar dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Ndërkaq, sipas të dhënave të studimit më shumë se 1/5 e gjimnazistëve, kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë viteve të gjimnazit. Numri i meshkujve që e pohojnë një gjë të tillë është 4 herë më i madh se ai i femrave.

Marrëdhënia seksuale në moshë të vogël mund të lërë pasoja të shumta në shëndet, sidomos te femrat. Ato mund të përjetojnë një shtatzëni të padëshiruar, që në shumicën e rasteve i çon drejt abortit me pasoja deri në sterilitetin e tyre.

Ndaj është shumë i nevojshëm informacioni për metodat kontraceptive, për të pasur një aktivitet seksual të shëndoshë.

Zirina Llambro, G. Panorama

Friday, May 28, 2010

Rrahja e grave

Raporti i "Amnesty International", shpreh se 1 në 3 gra në Shqipëri rrihen.

Se rrihen gratë shqiptare nga shqiptarët dihet, por nuk mund të mendohej se çdo e treta femër merr një trajtim të tillë barbar.




Ne kemi katedra të sociologjisë e të psikologjisë dhe në vend se të informohemi nga brenda për perversionet tona, na informojnë nga jashtë. Si duket katedrat tona kanë punë me teorinë dhe nuk janë në shërbim të shoqërisë, por të vetvetes. Ata lexojnë anketa të huaja, thua se nuk kanë shoqëri të veten!

Çdo e treta grua rrihet!
Kjo domethënë se një e treta e familjeve shqiptare jetojnë në dëshpërim dhe në keqtrajtim permanent. Në një gjendje të jashtëzakonshme! Një e treta e familjeve shqiptare gjendet në një përleshje qytetare brenda mureve. Kjo ndikon keq edhe në edukatën e fëmijëve dhe nga kjo gjendje ata mësojnë se rrahja dhe nënshtrimi zgjidh problemet! Kështu mendonte edhe diktatura!

Për sociologët dhe psikologët ka shumë punë. Ata mund të bëjnë anketa dhe të dalin me një numër gjithëpërfshirës duke zbardhur edhe karakteristikat tjera, që janë të rëndësishme, në mënyrë që shteti të nisë parandalimin dhe motivimin e grave për denoncimin e talebanëve shtëpiak.

Do të ishte me rëndësi të shihej niveli arsimor i rrahësve, profesioni i tyre, gjendja ekonomike dhe niveli arsimor i grave të rrahura. Me rëndësi është edhe të merret vesh çka deklarojnë gratë te mjeku: se janë rrëzuar shkalleve, se i kanë rënë derës me kokë, me faqe apo me ballë.

Nëse vërtet rrihet një e treta e popullsisë, atëherë gjendja është alarmante dhe shteti duhet të investojë në ndërtimin e shtëpive të grave. Me këtë numër të madh, nëse nuk reagon shteti, atëherë nuk kemi shtet, por një qeveri e administratë, që përpiqet të shtiret si shtet.

Në një anketë eventuale duhet gjithashtu pyetur edhe për gjësendet që përdorë rrahësi. Me çka shkakton ai dhimbje, me çka shkakton shenja trupore dhe si arrin te dominimi i synuar: sa për qind qëllohen me shkopinj dhe sa herë u shkaktojnë dhembje gjatë një seance nënshtrimi.

-Sa nëna dhe motra shqiptare goditen nga shqiptarët me pëllëmbë dhe sa herë u shkaktojnë dhembje gjatë një sesioni përbuzjeje?

-Sa për qind të nënave dhe vashave shqiptare goditen me grusht dhe ku goditen prej shqiptarëve: në hundë, në bark apo në nofulla. Sa dhëmbë thyhen, sa gjak derdhet dhe kush e fshinë gjakun, kush i mbledh dhëmbët?

-Sa për qind rrihen me thupër, sa herë u bien dhe mesatarisht sa shenja i kanë nënat dhe vajzat shqiptare nga shqiptarët dhe sa zgjatë kjo seancë traumatizuese?

-Sa për qind rrihen me rrip dhe sa herë fshikullohen mesatarisht gjatë një trajtimi?

-Sa për qind të nënave dhe bijave shqiptare goditen me shqelma, pse goditen dhe sa herë?

-Sa për qind të nënave rrihen me pëllëmbë dhe sa herë u shkaktojnë dhembje?

-A u lejohet edhe shprehja e mllefit, ofshamës apo i rrahin duke u bërtitur: "Mos të dëgjohet zëri, se ta këpusë kokën si të pulës."?

-Sa për qind rrihen shumë. Sa për qind rrihen tepër. Sa për qind rrihen rëndë. Sa për qind rrihen për vdekje?

Kur t´i kemi këto detaje, atëherë mund t´i tregojmë vendit se sa njerëz mizogjin (urrejtës të grave) ka kombi jonë krenar!

Sa kriminel gjenden në shtëpi, e jo në burg!




Është me rëndësi të kuptohet edhe gjendja shpirtërore e rrahësit:
shtypja e gjakut, pulsi dhe t´i analizohet gjaku dhe vërehet se cilat hormone ndikojnë në sjelljen e tij instiktive, si në kohën kur në një degë luhatej majmuni, e në tjetrën njeriu! Duhet të kuptohet edhe kjo: a tregon shenja kënaqësie gjatë rrahjes dhe si sillet pas shkatërrimit të dinjitetit të njeriut.

Kur të kihen krejt këto të dhëna mund të dilet para nxënësve dhe t´u mësohen atyre të drejtat e fëmijës dhe të drejtat e gruas. Nëse veprohet kështu, parandalohet dhuna qysh në shkollë dhe brenda njëzet viteve kemi një gjeneratë të edukuar dhe të ekuilibruar.

Nuk është e preferueshme t´i veshim rrobat e para 100 viteve, as nuk është e parapëlqyeshme në kohë e revolucionit digjital e shkencor të jetohet me mendësinë e kohë së para qindra viteve. Nuk është e mirë dhe humane të ndahet kombi në rrahës dhe të rrahur.

Ata që nuk ndryshojnë, do të kenë probleme, sepse sot jetojnë me idetë djeshme, të skaduara!

Jeton i lumtur ai që jeton me kohën, jo kundër kohës!

Me celular në xhep, të sillemi si kur tërhiqnim apo ngarkonim gomarin, është vërtetë interesante, tepër interesante për sociologjinë dhe patologjinë!

Me kompjuter në shtëpi, të sillemi si në kohën kur rrinim rreth oxhakut me një llambë gazi, është vërtetë interesante për sociologjinë, psikologjinë dhe për patologjinë.

Kush rreh?
Ai që trishtohet nga liria dhe barazia e gruas. Ai që ka komplekse. Ai që si fëmijë ka parë rrahje në shtëpi.

Ai që është shumë pak burrë. Rrahja dhe nënshtrimi i shërben si erzac për ta plotësuar boshësinë e vet mashkullore. Ai ka frikë ta demonstrojë trimërinë e guximin jashtë, prandaj e praktikon atë në shtëpi.

Meshkuj që rrahin duhen dërguar te psikologu dhe të tregojnë pse trishtohen nga barazia e njeriut me njeriun.

Nëse nuk u ndihmon ai, atëherë mund të ndihmojë psikiatri. Me rendësi të shërohen! Pse psikologu e psikiatri? Sepse gruaja shqiptare nuk është e përdalë, por e përdalë është fantazia dhe imagjinata e disa shqiptarëve mizogin.

Për t´i kuptuar motivet e barbarizmit, anketa duhet bërë njëkohësisht në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë.

Të shihet sa ka ndikuar në shpirtin e shqiptarit hard-diktatura në Shqipëri. Si ka ndikuar pushtimi në psikikën e shqiptarit jashtë kufirit dhe pse disa shqiptarë kanë një mosbesim dhe urrejtje patologjike ndaj grave.

Kjo duhet të zbardhet nga katedrat tona, sepse e një e treta e grave, nënave dhe motrave tona rrihen! Sepse popujt që keqtrajtojnë dhe dominojnë të dobëtin, nuk mund të quhen as trima, as krenarë e as qytetarë të ndërgjegjshëm e as qytetar të civilizuar!


Naser Aliu

Sunday, May 23, 2010

Fuqia e femrës në shekujt e errët

Feminizmi/“Ato gra ishin më të lira seksualisht”, - thotë autorja e raportit. Nëse ishin në gjendje të mirë, ato mund t’i hynin martesës vetëm me kushtet e tyre ekonomike, shpirtërore-kënaqësie.



Ka fakte tronditëse që vërtetojnë se feminizmi nuk ka lindur në 1968, por rreth 1300-ës, pra shumë e shumë vite më parë.

Opinioni i përbashkët mes historianëve mbetet ai që femrat në mesjetë kanë qenë krijesa të dobëta e të brishta që shtypeshin, por sipas fakteve, nuk ia kalonin dhe aq keq sa duket. Jetonin jetën më shumë se burrat, nganjëherë kishin detyra më të rëndësishme, dinin si t’i mbronin të drejtat e tyre, shkonin në pushime me grupe të gjitha së bashku duke krijuar kështu një frymë miqësore mes tyre. “Kishin më shumë autonomi, ishin më të lira seksualisht dhe kishin më shumë liri nga sa ne e kemi imagjinuar…”, - theksohet në një studim të ri, i realizuar në Britaninë e Madhe dhe që BBC e përmbledh shkurtimisht me pak ironi: “Fuqia e femrës në shekujt e errët…”, për të folur për gratë e pushtetshme të mesjetës, duke studiuar në bazë të pikturave, shkrimeve, letërsisë, këngëve origjinale. Sipas këtij studimi, del qartë se jeta e femrave evropiane të shekujve XII-XV ishte një jetë në epokën e artë. Me një jetë mesatarisht superiore në krahasim me atë të meshkujve, iniciativa për të mbrojtur të drejtat e tyre, vende të pushtetshme si igumenë të kuvendeve dhe manastireve. Madje, ato bënin edhe udhëtime në tokën e shenjtë. “Ato gra ishin më të lira seksualisht”, - thotë autorja e raportit.
“Nëse ishin në gjendje të mirë, ato mund t’i hynin martesës, vetëm me kushtet e tyre, ekonomike, shpirtërore-kënaqësie. Është e vërtetë se shumë prej informacioneve që kemi të nxjerra nga arti, letërsia apo nga arkivat historike të asaj kohe, u referohet në mënyrë të veçantë grave me shëndet të plotë”.

Kërkimi ynë tregon se zakonisht femrat e moshës së mesme të mesjetës, të çdo shtrese sociale, kishin më shumë pushtet dhe pavarësi nga ç’e kishim menduar. Megjithatë opinioni dominues ka qenë se femrat e mesjetës të moshës së mesme, nuk kishin varësi të mjaftueshme ekonomike apo pushtet social e se duhej të vareshin nga baballarët ose nga burrat në pjesën më të madhe të jetës. Por duhet të informohemi mirë mbi këto paragjykime, të cilat mund të jenë ndikuar nga koncepte të gabuara mbi femrat e shekujve të mëparshëm. Është e mundur se studime të reja mund të na rezervojnë surpriza të reja...

Gruaja romake

Ndryshe nga grekët, romakët kanë pasur një pozitë më të emancipuar për shkak të ndikimeve etruske. Por dhuna ndaj gruas ka qenë e pranishme. Ky është një fakt i pamohueshëm i vërtetuar nga pikturat nëpër enë apo murale, nga legjendat apo poemat e ndryshme. Në shoqërinë e lashtë romake, gruaja ishte e varur nga burri për pronën dhe ishte subjekt i kontrollit të tij. Sipas ligjeve të Romës së lashtë, burrit i lejohej ta godiste, të ndahej ose ta vriste gruan atë. Me gjithë kulturën tradicionale të ligjshmërisë, e cila ka hedhur rrënjë që në Romën e lashtë. Nëse gruaja gabonte, atij i cenohej dinjiteti dhe nderi. Këto quheshin probleme private dhe kurrë nuk bëheshin publike nëpër senate apo biseda. Burri duhej të qëndronte si gjykatës ndaj gruas. Ai mund ta godite me shkop nëse vendosej një masë e tillë dënimi. Sipas "ligjeve apo rregullave" të rrahurit quhej një mjet për rregullimin shpirtëror të saj.

Gruaja angleze

Ndërsa ligji në Anglinë e lashtë i jepte të drejtën mashkullit ta rrihte gruan e vet, sepse duhej të mbante disiplinë në familje. Fraza "rregulli i gishtit të madh" i referohet ligjit anglez, i cili e lejonte burrin ta rrihte gruan me një shkop që nuk ishte më i madh se gishti i tij i madh i dorës. Përfytyroni se çfarë dhune ushtrohej ndaj gruas.

Nga dokumentet e ndryshëm del në dritë se statusi i gruas në Iliri ishte krejt tjetër nga ai i gruas greke, e cila duhej t'i nënshtrohej gjatë gjithë jetës autoritetit të padiskutueshëm të burrit. Studiuesi Vatin na bën të ditur se "në pjesën më të madhe të botës helenike çdo grua i nënshtrohej gjatë gjithë jetës autoritetit të padiskutueshëm të burrit. Ajo nuk mund të shkonte as në gjyq, as të blinte apo të shiste, tek të afërmit e vet, po të mos ishte e shoqëruar nga tutori i saj ose "Kyriosi"”.

Ndërsa po të flasim për Theodorën - Perandoreshën Bizantine që jetoj në 500-548, ajo i rriti të drejtat e gruas. Theodora bashkëpunoi me Perandorin Justinian (burrin e saj të ligjshëm)për reformat ligjore dhe shpirtërore. Ajo hartoi ligje për parandalimin e prostitucionit të detyruar dhe gjithashtu i garantonte grave më shumë të drejta në rastin kur ishin të divorcuara. Gjithashtu, ndërtoi strehëza për prostitutat.

Gruaja egjiptiane

Është shumë interesant fakti se gruaja egjiptiane me ligj trashëgonte tokën e lënë nga të afërmit e saj dhe mund të shkonte edhe në gjyq për të mbrojtur të drejtat e saj. Mos të flasim për atë vend ku është i pari komb me Faraone dhe më vonë me disa Mbretëresha, pa harruar së përmenduri të madhërishmen grua të të gjitha kohërave, Kleopatrën.

Po gruaja ilire? Çfarë pozitash gëzonte në Iliri?

Një nga studiuesit që i ka kushtuar studime të veçanta botës ilire ishte studiuesi francez, Pierre Cabanez.

Nga dëshmitë epigrafike të Dodonës së Butrintit, që i përkasin shekujve VI-I para erës sonë në Iliri, gruaja kishte të drejta të barabarta me burrin, e në disa raste gëzonte më shumë të drejta se ai.

Kështu ato kishin status të lartë, shpesh bëheshin udhëheqëse të grupeve fisnore. Për sa u përket bindjeve fetare, kuptohet që ilirët ishin paganë dhe i besonin jetës së përtejme.

Nga zbulimet arkeologjike që janë bërë nëpër varreza të ndryshme, rezulton se ilirët varroseshin bashkë me armët dhe sendet personale më të përdorshme.

Me zbulimin e shkrimit ngjarjet hyjnë në një fazë të re nga rrëfimet në histori. Në shkrimet e ndryshme që janë gjetur në Butrint, ato japin informacion të drejtpërdrejtë për jetën shoqërore, institucionale, juridike, kulturore, ekonomike të asaj kohe. Studiuesi francez, Pierre Cabanez, shkruante në studimet e tij: "Është veçanërisht interesante të vihet re vendi që zë gruaja në renditjen e grupit familjar! Roli i saj i vërtetë kuptohet qartë nga vendimmarrja që ajo ushtronte, si p.sh. në lirimin e skllevërve, si dhe në drejtimin e tyre. Në shumë raste gruaja ishte në krye të grupit familjar".

Por studiuesi Cabanez vazhdoi me zbulimet e tij në murin perëndimor të teatrit të Butrintit. Mbishkrimet e zbuluara japin 18 raste dhënie lirie skllevërve nga një grua fisnike. Bëhej fjalë për lirimin e 40 skllevërve nga një zonjë. Nga rastet e zbuluara dhe nga fjalët e studiuesit jemi në gjendje të përcaktojmë pozitën e lartë të gruas ilire në Ilirinë e lashtë.

Arkeologu italian, Ugolini, jep 2 akte të plota të lirimeve të kryera nga një grua. "Në Dodonë një grua liroi dy skllevër. Kjo zonjë i mbajti ata në shërbim pranë familjes deri në fund të jetës".

Një rast tjetër, një grua liroi 4 skllevër, ku 3 ishin gra dhe 1 burrë. Nga mbishkrimet e zbuluara që i përkasin shekullit të II-I p.e.s. aktet e lirimit, shumica të kryera nga një grua fisnike. Të gjitha këto mbishkrime dhe të tjera dëshmojnë një unitet të gjerë kulturor dhe të drejtash. Madje ma forcojnë më shumë idenë se niveli i përparimit të një shoqërie varret nga niveli i përparimit të gruas.
Pra ato nuk ishin vetëm "vegla me shpirt", por qytetare të denja me autoritetin, të drejtat, me pushtetin e vendimmarrjes dhe shumë më përpara nga fqinjët kufitarë.

Pra më të përparuara dhe më të emancipuara për kohën që jetonin.
Me lirinë në barazi duke pasur parasysh nivelin kulturor, ekonomik, tregtar, politik të Ilirisë. Përcaktimi është fare i qartë dhe konkret, për sa i përket nivelit të lartë kulturor dhe social të ilirëve dhe ilireve, ajo kishte personalitetin e vet juridik, gëzonte liri të plotë në vendimmarrje, pa pasur nevojën e "tutorit", burrit të saj.
Ato kishin të drejtë të frekuentonin edhe shkollat e përsosura me famë të Ilirisë, në të cilat kanë kryer studimet edhe Jul Cezari, Perandori Augusti etj. Gjithashtu edhe të luanin nëpër vegla të ndryshme muzikore të asaj kohe si lirën, të këndonin, të vallëzonin dhe të luanin nëpër dramat teatrore.

Rajna Kovaci , G. Standart

Tuesday, May 11, 2010

Të meritosh emrin qytetar !

Shqiptarët rizbuluan demokracinë. Atë demokraci që stërgjyshërit e tyre kishin krijuar mijëvjeçarë më parë. Ajo sot është ende e brishtë dhe delikate. Ushqehet si një fëmijë që nuk ka dhëmbë dhe mbahet në krahët e disa prindërve joligjorë të ligjëruar.

Shqiptarët sot duken të ndarë në 3 grupime:

- Një grupim mendon se ka ardhur koha që demokracia jonë delikate të tentojë të ngrihet dhe të ecë me këmbët e veta.

- Një grupim tjetër që mendon se demokracia jonë duhet lënë të rritet edhe më shumë për të provuar pjekurinë e saj, duke evituar kështu ndonjë rrëzim të mundshëm.

- Gjithashtu ekziston një tjetër grupim që nuk e di ç'është demokracia, ç'duhet bërë me të dhe që mbi të gjitha as që i intereson fare të merret me të. Kjo pjesë e quan veten jashtë politikës dhe mendon që politika nuk ka asnjë ndikim në jetët e tyre...


Dy grupimet e para janë plotësisht të bindura rreth bindjes së tyre dhe në vetvete ndjejnë apo vethipnotizohen se kanë plotësisht të drejtë. Dhe po ti dëgjosh të dyja palët, ato, të dyja kanë të drejtë rreth kauzës së tyre. Por e drejta nuk është pronë e askujt dhe sigurisht qëndron mbi palët.

A mundet ta garantojmë demokracinë tonë pa e testuar?

E drejta prodhon zgjidhje dhe jo krizë. Demokracia nuk është mbërritje, por rruga që duhet të ndjekim.

Qeveria, e majtë, e djathtë apo e qendrës, çfarëdo qoftë, është qeveria e të gjithë shqiptarëve. E shqiptarëve të majtë, të djathtë, apo çfarëdo qofshin ata qytetarë. Qeveria është e të gjithëve dhe kjo nuk do të thotë që çdo kritikë drejtuar një keqfunksionimi të saj, në dëm të qytetarëve, duhet të shikohet detyrimisht si reagim me prapavijë politike. Kjo mendësi krijon sëmundje në shoqëri, krijon ndarje.

Nuk është qytetare dhe njëkohësisht aspak normale, të gjykosh partinë politike që simpatizon, me të njëjtën logjikë siç gjykohet psh. ekipi i preferuar i futbollit. Kur ekipi ynë i preferuar humbet një ndeshje, gabon në teknikë dhe taktikë, ne përsëri i qëndrojmë besnikë, madje edhe mundohemi të justifikojmë gabimet e tij.

Jo të nderuar qytetarë.
Jeta jonë nuk është një lojë dhe humbjet e ekipit tonë partiak nuk janë thjeshtë humbje pikësh në tabelë e renditje, por këto gabime rëndojnë drejtëpërdrejtë me pasoja reale në jetën tonë. Reflektohen menjëherë në të ardhmen dhe zhvillimin tonë të përbashkët.

Nuk mund të mbyllim një sy, një vesh apo edhe vetë mendjen përballë një gabimi, vetëm për faktin se këtë gabim e kreu partia për të cilën militojmë, partia të cilën simpatizojmë. Kjo dashuri fanatike kalb frutin e vet.

Duhet të ndjehemi qytetarë. Jemi të destinuar të jemi të tillë. Reagimi ynë kundrejt një padrejtësie, një gabimi, një papërgjegjshmërie, duhet të jetë si ndaj një fëmije të cilit ia duam të mirën. Fëmijën e ndëshkojmë kur gabon, që të rritet i shëndetshëm, i pastër, i përgjegjshëm. Fëmijën tonë, jemi ne të parët që e këshillojmë, që e kritikojmë, që e edukojmë, pikërisht sepse e duam më shumë dhe duam për të, më të mirën e mundshme.

Militantë partiakë fanatikë pa elasticitet qytetarie, krijojnë parti politike të përkëdhelura e tekanjoze, aspak serioze dhe të denja për të drejtuar një qytetërim përpara.


Jemi ne qytetarët gjykatësit më të mirë, prandaj mos lejoni të shndërroheni në vegla antidemokratike, të cilat i shërbejnë drejtëpërdrejtë infeksionit të përhapet. Largojini nga mendja idetë boshe se ju nuk keni asnjë peshë, se opinioni juaj nuk ka asnjë vlerë, se politika është e ndyrë dhe është më e denjë të qëndroni si spektator indiferent. Eshtë pikërisht kjo indiferencë që mbulon qindra e mijëra padrejtësi ndaj qytetarëve. Eshtë pikërisht kjo indiferencë, që tenton të shfaqet si bindje e sprovuar që me mosveprimin e saj, vulos në dëm të vetes. Edhe nëse ajo politikë (e cila përkthehet në motorrin e zhvillimit të vendit) është aq e ndyrë, pikërisht kjo është arsyeja themelore përse nuk duhet të qëndrojmë indiferentë. E ndoshta është aq e ndyrë, pikërisht nga mospërfillja jonë.

Ka ardhur koha që shqiptarët të mos shohin vetë blu e rozë, por në spektrin e tyre të shtojnë më tepër ngjyrat KUQ E ZI.

Shikoni arsimin shqiptar, shikoni drejtësinë shqiptare dhe thuajeni nëse kështu ndjeheheni krenarë. Me një arsim të shenjtë dhe një familje të shëndetshme shoqëria jonë do të ecë përpara.

Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Friday, April 23, 2010

Të Drejtat e Autorit-©Copyright

Shumëzimi ilegal - kanosja e rrezikut nga informatat e pa kontrolluara.

Është shumë e rëndësishme dhe e arsyeshme për shoqërinë, që të ketë qasje të lehtë mbi literaturën dhe dorëshkrimet apo punimet shkencore. Por nëse ndokush nuk merret me ndalimin e shumëzimit ilegal në një shtet, atëhere edhe nuk do të ketë as dëshirë për të krijuar vepra.

Nga e gjithë kjo, më së shumti do të ketë pasoja në aspektin kreativ të jetes dhe intelektit kulturor, posaqërisht në vendet e vogla dhe në zhvillim. Kreativiteti intelektual është me rëndësi vitale për zhvillimin dhe progresin e një kombi, dhe shumëzimi legal (të drejtat autoriale) mundëson bazat financiare per procesin e kreativitetit. Respekti ndaj të drejtave autoriale e inkurajon vete kreativitetin.

Është me rëndësi thelbësore që të mos keqkuptohet domethënija e informatave të pakontrolluara , gjë që ka pëkrahje nga autorët dhe shtëpitë e produkcionit; dhe "keqpërdorimi i informatave të pakontrolluara". Librat, lajmet dhe gazetat u ndihmojnë krijuesve që të krijojnë të ardhura. Krijuesit kanë të drejtë autoriale që të kërkojnë gjoba per kopjimin e punimeve të tyre.


Fotokopijimi dhe shumëzimi digjital

Hulumtimet në Norvegji tregojnë se 288 tituj të kopjuar mirren për çdo vit nga nxënësit e shkollave, për ti mbrojtur të drejtat autoriale. Në shkollat dhe kolegjet ai numër sillet rreth 991 titull të kopjuar për secilin student. 351 tituj të mbrojtur janë shumëzuar nga administrata e qeverisë norvegjeze me përafërsisht 117.000 të punësuar. Makinat fotokopjuese të zakonshme janë zavendësuar nga Makinat fotokopjuese digjitale më efektive. Fotokopijimet e pa autorizuara po rriten në ç'do hap në çdo shoqëri.

Në të njejtën kohë pajisjet digjitale e bëjnë ketë edhe më të lehtë duke u frymëzuar nga metodat e reja të skanimit, projektimit, sistemit të arkivimit dhe të gjitha llojeve të shpërndarjes së punimeve nëpër rrjetë të krijuara nga njerëzit e punësuar në arsim, administratë publike, biznes dhe ndërmarrje afariste. Në të vërtetë, të gjitha shumëzimet digjitale instiucionalisht janë nën mbrojtjen autoriale dhe për to, nevojiten leje të posaqme.


Kopinor - metodë e ruajtjes të të drejtave

Organizata Kopinor është formuar më 30 prill 1980. Antarësimi është i hapur ndaj ç'do shoqërie që prezenton mbrojtjen e të drejtave autoriale. Sot Kopinori ka 21 organizata anëtare - 5 shoqata të botuesve dhe 16 për mbrojtjen e të drejtave autoriale. Ky numër i përfaqësive është shtylla kryesore e Kopinorit, gjë që i mundëson Kopinorit që t'ju ofron leje për fotokopijimin legal të veprave të botuara, duke u bazuar në dokumentacionin e të drejtave të veprave të të gjitha llojeve. Nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale me Organizatat për të Drejtat e Reprodukimit në vendet tjera, Kopinori gjithashtu i mbron interesat edhe jashtë vendit të vet. Sot Kopinori përfshin perafërsisht 80 përqind të të drejtave për fotokopijim të materialeve në Norvegji.

Kopinori ka përkrahje nga organizatat anëtare të veta për negociata dhe shuarje të marrëveshjeve kolektive mbi fotokopijimet dhe mbrojtjen e të drejtave autoriale në të gjitha vendet. Qëllimi kryesor dhe më i rëndësishëm është që të arrihet marrëveshja mbi reproduktimin (shumëzimin) e punimeve norvegjeze në biblioteka, institucione edukative si dhe në organizata private apo shoqërore.

Që nga 1980 Kopinori ka mbledhur më tepër se NOK 1.297 bilion apo US$ 167.8 milion/ EURO 155.7 milion nga shumëzimet ilegale.

(shkëmbimi në banka më 20.10.1999: US$ 1 = NOK 7.73, 1 EURO = NOK 8.33)

shih: www.kopinor.org apo në: http://sq.wikipedia.org/wiki/Copyright
Shih Ligjin Nr.9380, datë 28.04.2005 "PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TË" të RSh:kërko në: www.qpz.gov.al





juridiksi.e-monsite.com

23 prilli – Dita Botërore e Librit

23 prilli është një datë simbolike për literaturën botërore pasi në këtë datë në vitin 1616, vdiqën Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor, etj.

Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor njerëzor.

Edhe në Shqipëri dhe trevat shqiptare, letërsia shqipe po lëvrohet gjithnjë e më shumë falë përhapjes së madhe të shtëpive botuese si dhe mundësive për tregtimin e tij. Por puna për inkurajimin dhe nxitjen e gjeneratës së re duhet të përforcohet pasi kultura e të lexuarit sot sfidohet më shumë se kurrë nga kultura e informacionit të shpejtë dhe të përmbledhur që ofrohet nëpërmjet internetit.

Përpjekjet për nxjerrjen në pah të vlerave të mirëfillta të librit janë një sfidë për të cilën duhet të ndërgjegjësohen jo vetëm ata që e kanë për pasion apo që thjesht përpiqen ta tregtojnë atë, por e gjithë shoqëria, duke filluar nga familja. Veçanërisht, prindërit mund dhe duhet t’ia ushqejnë këtë dëshirë fëmijëve të tyre.

Ndërkohë, qeveria dhe ministria e arsimit si dhe organizatat e tjera që merren me kulturën, duhet të punojnë vazhdimisht në hartimin dhe implementimin e politikave të qarta dhe afatgjata në këtë drejtim.

Shtëpia e Librit

Thursday, March 25, 2010

Fantazmat, shpjegimi shkencor i jetës pas vdekjes

Fizikani Hamington krijoi teorinë më 1985. Teoria mbështetet mbi teoritë e Ajnshtajnit.

Në gjuhën e përditshme, në folklor dhe në historitë që na tregonin kur ishim fëmijë, fantazmat paraqiten si qenie gjysmënjerëzore e në shumicën e rasteve të këqija, që kërkojnë medoemos të bëjnë keq.

Në kulturën evropiane kryesisht, fantazmat pasqyrohen si diçka mbinatyrore, ku njerëzit e vdekur teksa kalojnë në botën tjetër, lënë pas stigmën e tyre, duke na u kthyer në makthe. Në shumë vende të botës raportohen përditë raste kur njerëzit shohin fantazma, e shumë prej tyre regjistrohen falë teknologjisë. Pyetja që gjithnjë ka shqetësuar njerëzit në të gjithë botën, madje edhe ata që besojnë se ekzistenca e fantazmave është e pavërtetë, është:
A ka shpjegim logjik të ekzistencës së fantazmave?

Vitet e fundit, fizikanë të njohur në fushën e tyre janë përpjekur ta vendosin në baza shkencore dilemën shekullore të njerëzimit mbi ekzistencën e fantazmave, duke ngritur hipoteza të ndryshme mbi ekzistencën e tyre. Njëri prej shkencëtarëve më të mëdhenj që është marrë me studimin e jetës pas vdekjes, e si pasojë edhe me fantazmat, është fizikani Methiu Hamington, sa i mirënjohur në botën akademike kanadeze për fushën e fizikës, po aq edhe i dyzuar. Hamington propozoi në vitin 1989 teorinë e tij të quajtur “përmbajta dhe materiali”, ku shpjegonte në aspektin filozofik dhe fizik ekzistencën e një forme të re jete pas vdekjes, atë të cilën ai e pagëzoi me emrin “ghosts”, pra fantazma.
Në këtë teori ai shpjegon se fantazmat nuk janë qenie, por ato janë thjesht valë elektro-magnetike të shkëputura nga trupi i njeriut të vdekur, e që më pas bëhen të dukshme për syrin e njeriut vetëm në kushte të caktuara.

Teoria e tij u mbështet nga shumë personalitete të njohura të botës akademike kanadeze, si edhe u kundërshtua me forcë nga shumë të tjerë. Gjithsesi, në rast se hipoteza e ngritur nga Hamington vërtetohet, atëherë do të kemi të bëjmë me një mënyrë të re të të parit të jetës dhe të vdekjes.

Teoria e Hamington

Në teorinë e tij, Hamington shpjegon nga ana shkencore fazën e vdekjes së njeriut. Hamington arriti të vërtetonte se njeriu në çastin që vdes lëshon nga trupi një sasi shumë të madhe valësh elektromagnetike, të cilat ikin menjëherë me një shpejtësi marramendëse.

Për më shumë, krahas valëve elektromagnetike njeriu lëshon edhe rrezatime, të cilat përfundojnë me ftohjen totale të trupit. Nga ky vërtetim, Hamington arriti në përfundimin se brenda njeriut ekziston një “depozitë valësh elektro-magnetike, të cilat janë aq të njëtrajtshme, sa bashkëveprojnë në harmoni të plotë ndërmjet tyre dhe veprojnë si një trup i vetëm në lidhje me jashtë”.
Këtë paketë valësh elektromagnetike Hamington e paralelizoi me nocionin e shpirtit, duke iu përafruar mendimit të Ajnshtajnit se brenda njeriut ekziston një mekanizëm lëvizës, që është trupi dhe një energji që e vendos në punë këtë mekanizëm, që është shpirti.
Në këtë mënyrë, Hamington arriti në përfundimin e tij, që deri më tani është thjesht një hipotezë, se shpirti i njeriut nuk është pjesë e trupit dhe nuk formohet nga bashkëveprimi i lëndëve organike, por është një grupim valësh elektromagnetike, të cilat veprojnë së bashku deri në fund të materies, trupit, e që më pas me vdekjen e njeriut, ato largohen po si një trup i vetëm. Teoria e Hamigton ecën edhe një hap më tutje, duke cilësuar trupin si një robot, çka do të thotë se trupi është thjesht materia, e cila nuk ka në vetvete asnjë mënyrë funksionimi, pa pasur energjinë që i duhet. Këtë energji, Hamington e quan shpirt dhe e cilëson si atë “forcë që e vendos në punë robotin, që quhet trup i gjallesës”.

Pra, Hamington shpjegon se truri i njeriut, i cili më pas urdhëron të gjithë pjesën tjetër të trupit, është si një kompjuter që i nevojitet energji elektrike për të funksionuar, rol të cilin e luan shpirti. Teoria e Hamington sugjeron se vdekja nuk është përfundim, por thjesht një ndarje e pashmangshme e materies nga energjia, pra e trurit nga shpirti. Veçse në ndryshim nga filozofia teologjike, fizikani Hamington supozon se shpirti i njeriut është i materializuar në një trup të përbashkët valësh elektromagnetike që shpërndahen të lira në tokë, por veçse ato nuk mund të duken, pasi ndërveprimi mes tyre është i tillë, që i ndalon të bëhen të dallueshme.
Thënë ndryshe, sipas Ajnshtajnit, këto valë udhëtojnë në një tjetër plan nga ai që ne jemi. Në disa raste, për shkak të bashkëveprimit ndërmjet një trupi dhe këtyre valëve, në mënyrë aksidentale, Hamington shpjegon se valët bëhen të dukshme, në formën që ato mbanin më parë, pra në formën e ngrohtësisë së trupit që mbulonin, çka do të thotë se bëhen të dukshme në formën e trupit të njeriut të vdekur.
Kjo, sipas Hamington mund të ndodhë vetëm në disa kushte të posaçme, të cilat mundësojnë daljen nga plani ku janë i këtyre valëve dhe përfshirjen e tyre në planin ku ndodhen trupat njerëzorë. Ekzistencën e këtyre substancave, të pandërgjegjshme, që quhen fantazma sipas popullit, apo shpirt sipas Hamington, e ka pranuar edhe Ajnshtajn i cili në kohën e krijimit të teorisë së planit të bashkuar, ka thënë që në rast se një trup udhëton në planin e bashkuar, për të përfunduar në destinacion sa më shpejt do të mund të çmendej nga takimi me ndërgjegjen e qenieve që kanë jetuar përpara atij.

Kjo mendohet se është edhe arsyeja pse marinarët e eksperimentit “Filadelfia” u çmendën pas realizimit me sukses të provës për zhdukjen e tyre dhe rishfaqjen rreth 500 kilometra më tej.

Në këtë mënyrë, Hamington sqaron në teorinë e tij, se fantazmat që shpeshherë janë bërë objekt i shqetësimit njerëzor, nuk janë asgjë tjetër veçse valë elektromagnetike, që përmbajnë në vetvete tronditjen e fundit të njeriut, pra emocionet në çastin e humbjes së jetës.

Kjo teori kundërshton faktin se fantazmat mund të ecin, apo të jenë të veshura, por mëshon drejt ekzistencës së formave antropomorfe të valëve elektromagnetike, që janë thjesht nxehtësia e trupit dhe emocionet e njeriut në prag të vdekjes. Këtë pikë Hamington e arsyeton duke thënë se njeriu në çastin e vdekjes pëson një tronditje të madhe, që i krijon një farë amnezie, nëse do ta emërtonim me terma mjekësorë dhe e vetmja gjë që ngelet nga shpirti i tij nuk është memoria, por emocioni i fundit.

“Hampt Palas”, aty ku u pa Mbretëresha Xhejn dhe Henri i Tetë.

Shumë raste të shfaqjes së qenieve që u përngjanin fantazmave janë raportuar dhe janë filmuar nga kamera. Njëri prej rasteve më të shumëpërfolura është ai i “Hampt Palas” në vitin 2003, kur pas shumë thashethemeve për praninë e një fantazme në këtë pallat, u vendosën kamera të sigurisë, të cilat vërejtën lëvizjen e një dritëhijeje e cila hapi një derë. Në realitet, në dhomën ku u hap dera ishte njëri prej rojeve, i cili duke qenë se nuk pa asgjë të çuditshme e mbylli sërish derën. Kamerat vazhduan të tregojnë se fantazma doli sërish nga dhoma duke u zhdukur një herë e përgjithmonë. Thashethemet e përhapura në këtë kështjellë mbretërore në Angli kishin të bënin me një mbretëreshë. Mbretëresha Xhejn Sejmur lindi Princin Eduard, i cili më pas u bë Mbreti Eduardi i Gjashtë në “Hampt Palas” në vitin 1537. Ajo vdiq 12 vjet pas lindjes të së birit, e prej andej janë raportuar shumë raste të ekzistencës së një fantazme në këtë kështjellë. Për më shumë, në të njëjtën kështjellë u arrestuan në vitin 1542 Mbretëresha Katerina Houard dhe sipas gojëdhënës, ajo kërkonte duke bërtitur nga Henri i Tetë që ta shpëtonte teksa po dërgohej për në gijotinë. Shumë herë është përfolur për një ulërimë të tillë në shkallët e kështjellës. Gjithashtu thuhet se mund të ketë qenë edhe vetë Henri i Tetë, apo konkubina e tij, An Bolejn. Në dhjetor të vitit 2003, u transmetua nga kanali CCTV një video e regjistruar në tetor të të njëjtit vit nga një kamerë sigurie në kështjellën në fjalë. Në këtë video mund të dallohet pamja e një figure të çuditshme, që shkonte drejt një dere të brendshme të kështjellës, e cila hapi derën dhe u fut brenda, por doli menjëherë sa pa një njeri. Ai ishte roja i cili deklaroi se dera u hap vetiu, pa asnjë forcë që ta shtynte dhe për këtë u çua që ta mbyllte. Në të njëjtën periudhë, në librin e përshëndetjeve të pallatit u shkrua nga një femër se “pashë diçka të çuditshme që ecte drejt meje, por nuk qe njeri, qe si një dritë e hollë në formë njeriu. Nuk e shpika, është e vërtetë”. Ndërkohë, një foto e publikuar në Krishtlindjet të atij viti, pasqyronte një femër të tejdukshme në cep të fotografisë. E pyetur për këtë, shoqëruesja e kështjellës, Viki Uds, tha se nuk dinte se çfarë ishte ajo pamje dhe se kush e kishte bërë, por ditë më vonë u vërtetua që fotografia ishte e publikuar nga njëri prej rojeve të kështjellës dhe se asaj nuk i ishte bërë asnjë përpunim kompjuterik.

Pse fantazmat më të shumta janë raportuar në Nju Orleans?

Një shpjegim shkencor i asaj që është konsideruar përherë si e pashpjegueshme i japin tashmë shkencëtarët, mbështetës së teorisë së Hamitgon, faktit që qyteti më i përfolur për fantazma në botë është Nju Orleans. Në këtë mënyrë, ata supozojnë se qyteti i Nju Orleansit është qyteti me më shumë fantazma, për faktin se vetëm aty ato mund të dallohen. Lagështia e qytetit e bashkuar me faktin se Nju Orleans ka një radioaktivitet të madh në krahasim me qytetet e tjera të Shteteve të Bashkuara të Mareikës, sjell që valët elektromagnetike të cilat sipas Hamington janë shpirti, të bëhen të dukshme dhe të dallohen nga të gjithë njerëzit.

Kjo teori i ka dhënë një shtysë më të madhe kërkuesve të fantazmave, të cilët prej vitesh janë mbledhur në qytet për të fotografuar një fantazmë. Në shumë raste ata ia kanë arritur, duke u kthyer në “ghostbusters” të vërtetë.

Standart