Showing posts with label Shëndetësi. Show all posts
Showing posts with label Shëndetësi. Show all posts

Wednesday, January 5, 2011

ISHP: 14 % e adoleshentëve shqiptarë, seks që 13 vjeç

Shuli i portës së hekurt lëviz me orar! Por djali që nuk është më shumë se 15 vjeç, me një zë të trashë dhe trup të hedhur, nuk duron më... "O i....(shan), këtu është burg fare, mua më presin jashtë, ky mban çelësin në xhep".
Roja, një mesoburrë i pjekur qëndron pak më tutje, krejt heshtur dhe bën sikur nuk dëgjoi asgjë. Fundja veshët e tij janë mësuar me fjalorin e rëndë. Hedh edhe një herë sytë përqark me shpresë se e dëgjuan edhe të tjerët dhe këmbëngul në të tijën.
Ndërsa nga krahu tjetër i murit ndodhet një grup vajzash. - "Hë pra, hajde, kalo hekurat po deshe se nuk do të rrimë gjithë ditën të presim", - i thotë njëra prej tyre djalit "të burgosur" brenda nga "kokëfortësia" e rojes që kërkon të zbatojë oraret.
Ky ishte vetëm një episod krejt i shkurtër në pak minuta që qëndrojmë në oborrin e një nga shkollave të mesme në kryeqytet.
Prindërit shqetësohen, por, tashmë, një vajzë që nis aktivitet seksual që në moshë të mitur, apo një djalë që me njërën dorë përqafon të dashurën e me tjetrën thith një cigare, janë realitet.  
Sa të përhapura janë ato që quhen vese të moshës?
Kanë dalë statistika nga Instituti i Shëndetit Publik dhe situata ka tashmë edhe numra.
Vihet re një rritje e fenomenit të kryerjeve të marrëdhënieve seksuale në moshë të mitur, apo përdorimi i pijeve alkoolike, duhanit dhe i drogave të lehta. Madje, edhe në shkollat 9-vjeçare.
Për të kuptuar se çfarë ndodh në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare mjafton një "shëtitje" afër lokaleve të këtyre shkollave. Baret janë plot, duhani është i pranishëm në thuajse çdo tavolinë adoleshentësh, pasi ndryshe konsiderohesh si "jashtë mode".
Dikush mund ta quajë emancipim, një tjetër degjenerim të rrezikshëm, ndërsa duket se logjika më e mirë është që të mendohet për zgjidhjet duke respektuar temperamentin e moshës.
"Ka një konflikt brezash mes prindërve dhe fëmijëve, pasi vetë prindërit në radhë të parë kur flasin me fëmijën e tyre duhet të ndajnë, në se po bisedojnë më një fëmijë apo me një adoleshent",-shprehet psikologia Klodiana Turhani (Psikologe klinike dhe shkollore).
Puna si psikologe në gjimnaz e në shkolla 9-vjeçare, njohja nga afër e psikologjisë së adoleshentëve e kanë bërë që të rendisë me dhjetëra raste të problemeve që shfaqin ata dhe pasojat që kanë pasur.
I ka ndodhur të përballet me shumë probleme të adoleshentëve, që nga ato që në moshën 15 vjeç bie në dashuri dhe kërkon të martohet e deri tek ata që qajnë dhe vuajnë se prindërit nuk i japin lirinë e kërkuar, se ata vetë harrojnë se dikur kanë qenë në të njëjtën moshë. Ankthi i prindërve shqiptarë mbetet veçanërisht seksi në moshë fare të re tek fëmijët e sotëm.
E pyesim psikologen Turhani se çfarë mendim ka mbi raportet seksuale të hershme. - "Kjo varet se si i riu apo e reja e përjeton seksualitetin e vet dhe se sa dëshirë ka të eksplorojë në një marrëdhënie. Hyrja ose të pasurit marrëdhënie seksuale pa qenë i informuar ka problemet e veta. Është e rëndësishme që partneri ose partnerja me të cilin shoqërohesh, të ketë ndjenja, dëshirë dhe të përcjellë besim dhe mbi të gjitha çifti duhet t'i marrë kohë njëri-tjetrit. Vetëm kështu e shoh si proces normal.
Por kur marrëdhënia seksuale kthehet si një objekt që duhet ta konsumojë për të thënë që janë djem ose vajza me eksperiencë, atëherë lind pyetje a flasim këtu për intimitet apo thjesht për konsumim. Kjo e fundit i bën shumë dëm një adoleshenti, - thotë ajo.
Seksi nuk është i vetmi fenomen që streson prindërit e sotëm.
Konsumi i duhanit dhe i alkoolit është një tjetër shqetësim: "...Mendoj se fenomenin e alkoolit nuk duhet ta përgjithësojmë.
Mund të them që në çdo klasë të mesme kemi dy apo tre nxënës që e përfaqësojnë klasën me sjelljet e tyre. Por duhet të jemi të kujdesshëm se adoleshentët e përdorin duhanin apo alkoolin për t'i thënë të tjerëve që ne jemi rritur dhe kërkon të afirmohet dhe t'i afrohet modelit që do t'i ngjajë, - thotë psikologia.


Kontakti seksual
"Pra, ndër moshat 13-15 vjeç në vendin tonë janë gati 14 për qind nxënësve që janë të përfshirë në kontakte seksuale. Kurse në Europë lidhur me kontaktet seksuale të adoleshentëve respektive kemi një incidente që luhatet nga 12% në Sllovaki ne 61% në Groenlande).
Në përgjigje të pyetjes sonë rezulton se 14 % adoleshentë deklarojnë se kanë pasur kontakte seksuale, kemi rreth 7% të tyre që e kanë përdorur kondomin në kontaktin e fundit seksual dhe 7% të tjerë që nuk e kanë përdorur atë".

Duhani
"Janë 24 për qind e nxënësve që kanë tymosur të paktën një herë në jetë, një shifër kjo që nuk është për t'u nënvleftësuar. E themi këtë pasi është një precedent që shumë nga ata që tymosin sikur edhe një herë, janë potencialisht kontingjent për t'iu bashkangjitur radhëve të duhanpirësve.
Shifrat vërtet nuk janë alarmante, pavarësisht një trendi në rritje të tyre, por ajo që duhet të na shqetësojë është një e vërtetë e madhe, e pranuar nga vetë fëmijët gjatë anketimit: Kemi fëmijë të moshës 11 - 15 vjeç që pinë duhan, dhe kjo është problem sa shëndetësor po aq edhe edukativ, sa familjar aq edhe shoqëror, sa aktual po aq edhe perspektiv".

Këshilla

Çfarë duhet të bëjnë mësuesit kur ka nxënës të dashuruar në klasë?
Mos i gjykojnë ata.
Mos bisedojnë privatisht me mësuesit e tjerë rreth këtyre nxënësve
Të bëjnë sikur nuk i vënë re lëvizjet apo ngacmimet e tyre.
Të hapin shpesh tema për t'u debatuar rreth këtyre çështjeve.
E rëndësishme është t'i pranojnë ashtu siç janë.
Po prindërit si duhet të reagojnë?

Të bisedojnë shpesh me fëmijët për dashurinë dhe marrëdhëniet në çift.
Këto tema nuk duhet të konsiderohen tabu.

T'iu tregojnë fëmijëve historitë e tyre më të mira të dashurisë.
E rëndësishme është që fëmijët të kuptojnë anët pozitive të lidhjeve dashurore.
Shpesh herë gjërat nuk funksionojnë siç duam ne, probleme me veten, familjen, miqtë, shkollën apo punën. Herë flasim me dikë, herë heshtim.
Pengesat kapërcehen më lehtë nëse prindërit janë pranë!
Nëse jeni prind mund të sillni në mendje adoleshencën tuaj, apo karakteristikat e fëmijës suaj, nëse jeni adoleshent ju dini shumë gjëra për këtë moshë. Ju prindër duke u bazuar tek eksperiencat e prindërve tuaj me ju, tek ato që keni lexuar apo intuitivisht mund të keni zbatuar disa prej këshillave.

Vetë adoleshentët duhet të jenë bashkëpunues me prindërit, duhet t'i japin atyre mundësinë për t'i kuptuar dhe qëndruar pranë duke pasur parasysh se asnjë ndryshim nuk ndodh pa dëshirën e të dy palëve.
Simptomat e adoleshencës:

Ndryshimet e lehta shpirtërore.
Periudha e mbylljes në vetvete.
Mungesa e qetësisë shpirtërore.
Ndryshimi i oreksit.
Ndryshimi i orarit të gjumit.

Në këtë moshë, te të rinjtë rritet dëshira për të provuar gjëra të reja.
Në këtë periudhë, fëmija ka nevojë të vlerësohet dhe të mbështetet.
Një fëmijë, që nuk e plotëson këtë nevojë në familje, do ta gjejë këtë mbështetje të munguar në shoqëri.

STUDIMI I INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK
SJELLJET E RREZIKSHME; PËRDORIMI I DUHANIT DHE ALKOOLIT NË FËMIJËT E MOSHËS SHKOLLORE.
"Duhanpirja është kërcënimi më i madh për shëndetin në Shqipëri"27) - theksohet në Strategjinë e Shëndetit Publik dhe Promocionit të Shëndetit, duke shpallur kështu një të vërtetë të hidhur, të përbotshme, duke demaskuar një "vrasës legal", që shëtit lirshëm në shoqëri, si edhe duke i rënë "kambanave të alarmit" për sensibilizimin dhe mobilizimin e të gjithë shoqërisë në luftë kundër pasojave të pa riparueshme të këtij "armiku të shëndetit".
Kështu pyetjes "a keni pirë ndonjëherë duhan në jetën tuaj (qoftë edhe një cigare)" nxënësit iu përgjigjën si më poshtë:


Nr Sa shpesh e pini duhanin? Numër %
1 Çdo ditë 34 1%
2 Disa herë në javë, jo çdo ditë 54 2%
3 Më pak se një herë në javë 117 4%
4 Nuk pi duhan 2523 91%
5 Pa përgjigje 55 2%
Kemi fëmijë të moshës 11 - 15 vjeç që pinë duhan, dhe ky është problem sa shëndetësor po aq edhe edukativ, sa familjar aq edhe shoqëror, sa aktual po aq edhe perspektiv. Për këtë arsye edhe përgjigja ndaj këtij problemi duhet të vijë nga strukturat shëndetësore dhe ato edukative, nga familja dhe nga e gjithë shoqëria, përgjigje që duhet dhënë sot, por edhe në vazhdimësi për nesër dhe përgjithmonë.

Shpeshtësia e pirjes Birrë Verë Pije me ngjyrë

Çdo ditë 69 2% 80 3% 134 5%
Çdo javë 163 6% 133 5% 135 5%
Çdo muaj 95 3% 134 5% 69 2%
Rrallë 1114 40% 1093 39% 494 18%
Kurrë 1260 45% 1239 45% 1816 65%
Pa përgjigje 82 3% 104 4% 132 5%

Nga ky këndvështrim nuk bën përjashtim as vendi ynë. Cilat janë shifrat që përfaqësojnë vendin tonë në këtë drejtim ? Pra, siç shihet nga kjo tabelë, niveli i alkolpirjes tek fëmijët e moshës
shkollore në vendin tonë është relativisht i ulët, pothuaj sa shumica e vendeve të tjera europiane që marrin pjesë në studim.
Kështu të dhënat për alkolpirjen javore luhaten në 6% për birrën, 5% për verën dhe 5% për pijet e forta me ngjyrë. Por, pavarësisht kësaj, na duhet të theksojmë se është gjithmonë e rëndësishme të parandalojmë fenomenin pa u bërë ende shqetësim shoqëror, kur ai është në fillimet e veta, dhe jo të presim e të kujtohemi për të, kur ai të jetë shtrirë në gjerësi e në thellësi. Gjykojmë të rëndësishme në këtë aspekt sqarimin e rolit dhe qëndrimit të shoqërisë kundrejt problemeve të tilla sociale tek fëmijët e moshës shkollore.

SJELLJET SEKSUALE; EKSPERIENCA E MARREDHËNIEVE SEKSUALE.

pd_sex_070731_ms.jpg
"Sjellja e shëndetshme seksuale ose mirëqenia seksuale përfshin katër fusha zhvillimi që janë :
- ndjenjat pozitive rreth trupit të dikujt
- ndjenjat e ngritjes dhe dëshirës seksuale
- përfshirja në sjellje seksuale
- dhe për ata që janë përfshirë në marrëdhënie seksuale, praktikimi i
seksit të sigurt".
"...Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që, përfshirja në sjellje seksuale dhe akoma më shumë përfshirja në marrëdhënie seksuale, është një sjellje që shoqërohet me shumë dilema dhe që ka nevojë të vlerësohet e të peshohet gjatë, para se të kryhet. Dhe kjo për shumë arsye. Është një ironi e fatit që shumë vendime për veten, njerëzit detyrohen t'i marrin kur nuk e kanë pjekurinë e duhur për atë që do të bëjnë.

Kështu edhe për përfshirjen në marrëdhënien seksuale, adoleshentët piqen seksualisht dhe kanë dëshira seksuale që në moshë fare të njomë, që kur janë 12-15 vjeç.
Pra, ndër moshat 13-15 vjeç në vendin tonë gati 14% janë të përfshirë në kontakte seksuale dhe një shumicë prej 2369 nxënësish , në 2779 pyetësorë të mbledhur, që nuk e kanë provuar këtë eksperiencë.

Kurse në Europë lidhur me kontaktet seksuale të adoleshentëve respektive kemi një incidencë që luhatet nga 12% në Sllovaki ne 61% në Groenlande). Nisur nga këto të dhëna duhet patjetër të modelojmë punën tonë edukative në drejtim të krijimit të qëndrimeve pozitive dhe sjelljeve të shëndetshme për ata që përfshihen në përvoja të caktuara seksuale.
Ajo që ne këshillojmë dhe tentojmë të edukojmë tek adoleshentët është që, në pamundësi për të spostuar moshën e kontaktit të parë seksual, gjithmonë duhet të përdoren masa mbrojtëse për seks të sigurt.
Në këtë kuptim metoda më e mirë është përdorimi i kondomit apo prezervativit. Sa e njohin dhe sa e përdorin adoleshentët tanë këtë metodë?
Në përgjigje të pyetjes sonë rezulton se në 14% adoleshentë që deklarojnë se kanë pasur kontakte seksuale, kemi rreth 7% të tyre që e kanë përdorur kondomin në kontaktin e fundit seksual dhe 7% të tjerë që nuk e kanë përdorur atë.
Ndaj tentativa jonë për të rritur ndjeshmërinë e brezit të ri për mbrojtjen e shëndetit përmes seksit të sigurt duhet të jetë e vazhdueshme, duhet të përsëritet me të njëjtin intensitet dhe mbi të gjitha, duhet të jetë sa më bindëse dhe sa më shkencore. Vetëm përmes kësaj pune ne do të arrijmë të jemi të suksesshëm tek adoleshentët, duke tentuar të realizojmë ndryshimin e sjelljeve të tyre drejt sjelljeve të shëndetshme - thuhet në studimin e ISHP-së.

Entela Resuli, G. Shekulli

Wednesday, December 1, 2010

AIDS, një armë biologjike?!

A ishte "paraqitja" e AIDS një aksident i rastësishëm i natyrës, apo AIDS ishte një ekperiment biologjik për pastruar botën nga homoseksualët, të zinjtë dhe raca të tjera të padëshiruara?
Qe kur epidemia e AIDS u be zyrtare ne Qershor te vitit 1981, ka patur peshperitje te vazhdueshme qe AIDS eshte nje epidemi e krijuar nga njeriu me nje virus (HIV) te ndertuar gjenetikisht dhe qe u perhap ne menyre te qellimshme tek homoseksualet amerikane dhe zezaket e Afrikes per qellime djallezore.

Ndonese shume njeres i konsiderojne keto idera si nje mendim paranojak, ka shume evidenca te cilat suportojne theorine qe AIDS eshte nje virus i krijuar si arme biologjike. Historia "zyrtare" qe paraqiteten nga eksperti me i madh sot per sot mbi AIDS, Robert Gallo eshte qe viursi fillimisht u shfaq tek mamjunet e gjelbert te Afrikes dhe me pas ne nje menyre apo tjetren kaloi tek specien dhe ju njgit te zinjeve te afrikes. QE prej aty, supozohet qe eshte perhapur ne Manhatan nepermjet lidhjes me Haitin.

Duke perseritur kete histori me qindra here, agjensite qeveritare dhe mediat e kane kthyer historine "zyrtare" te majmunit ne nje fakt. Per disa arsye ekspertet dhe mediat heshtin per disa fakte qe lidhen em AIDS te cilat nuk perputhen me historine "zyrtare".

Gjurmet e AIDS ne Amerike i gjejme qe tek eksperimentet me Hepatitin B te cilat u kryen mbi mijera homoseksuale vullnetare midis viteve 1978-1981. Eksperimenti filloi ne Manhatan ne Nentor te vitit 1978 kur mbi 1 mije homoseksual dhe biseksual u injektuan me vaksinen eksperimentale. Per ti qendruar fakteve, personat e zgjedhur duhet te ishin te shendetshem, te rinj nen moshen 40 vjec dhe te shkolluar. Shumica e meshkujve qe u zgjodhen ishin te bardhe.

Tre muaj mbas fillimit te eksperimentit ne Qendren e Gjakut te qytetit te New York, rasti i pare i AIDS u zbulua tek nje mashkull i bardhe, i ri dhe homoseksual nga San Francisco. Nje raport i hartuar ne gusht te vitit 1981 specifikon rastet e para, ne total 26 ku te semuret ishin te gjithe homoseksual, me pare te shendetshem. 20 ishin nga Manhatan, 6 nga Los Angeles dhe San Francisco; 25 ishin te bardhe me nje moshe mesatare 39 vjec dhe te gjithe te arsimuar me se miri. Ky eshte ne esence profili epidemologjik i homoseksualeve ndaj te cileve u injektua vaksina e Hepatitit B.

Ekperimenti u drejtua nga Wolf Szmuness, nje polak, ish i burgosur nga Ruset ne Luften e Dyte Boterore dhe i cuar ne kampet e Siberise. Mbas luftes ai kishte studiuar mjekesi ne Bashkimin Sovjetik. Me pas kthehet ne Poloni ku ka konflikte te forta me komunistet. Ne vitin 1969 largohet ne Amerike dhe gjen pune ne New York si nje teknik laboratori ne Qendren e Gjakut te NY. Ne me pak se nje dekade ai behet profesor i Epidemologjise ne Universitetin e Columbias dhe u caktua me detyren per studimin e hepatitit tek homoseksualet. Nepermjet lidhjeve qe kishte ne Departamentin e Shtetit ai u lejua te shkonte ne Moske dhe te mbante konferenca mbi ekspertizen e Hepatitit. Szmuness vdiq ne vitin 1982 nga kanceri.

Nje dekade perpara AIDS, virologjistet e kancerit ishin shume te zene duke mesuar si te transferonin viruset nga nje specia tek nje tjeter ne mennyre qe te krijoinin nje virus shkaktues te kancerit qe mundt e shkaterronte sistemin imunitar. Qellimi ishte krijimi artificial i kancerit ne laborator. Ne kete menyre virologjistet zbuluan menyren sesi te krijonin viruse shkatrrimtare qe mund te kalonin nga kafsha tek njeriu. Keto viruse te krijuara nepermjet inxhinjerise gjenetike kur u bashkuan me qelizat kanceroze njerezore, perftuan aftesine e "kapercimit te specieve", pra nga kafsha tek njeriu.

Disa nga keta shkenctare qe realizuan kete lloj virusi me pas u caktuan ne krye te eksperimentit mbi hepatitin tek homoseksualet te cilet i perdoren keta te fundit si te ishin kavje laboratori. Virologjistet ishin koshiente te mundesise qe njeri prej ketyre viruseve te rrezikshem mund te arrinte te dilte nga laboratori i tyre i teknologjise se larte. Por sidoqofte shkenctaret ishin te vendosur te provonin efikasitetin e virusit kancerogjen tek kafshet nese mund te shkaktonte te njejten gje tek njerezit. Ne vitin 1973 u mbajt nje Konference e Biologjise Virale ne California. Qellimi ishte qe te krijohej nje agjensi qeveritare dhe nje kohorte me njerez te afte te merrnin masa te duhura nese ndonje nga viruset dilte nga laboratori.

Disa vjet me pas, homosekualet nga New York, San Francisco dhe Los Angeles te cilet u afruan vullnetarisht per te eksperimentuar vaksinat e hepatitit, u shnderruan ne kohorten e shkenctareve te qeverise per te provuar perhapjen e virusit. Cuditerisht asnje nga virologjistet se ka permendur kurre faktin qe AIDS mund te kete prejardhjen nga nje virus laboratori i manipuluar per te kapercyer speciet. Teoria e majmunit te blerte eshte kundershtuar kohet e fundit nga disa eksperte virologe te cilet besojne se HIV eshte manipuluar gjenetikisht. Publikut i eshte thene qe AIDS e ka origjinen ne Afrike vite me pare. Si prove, ekspertet fillimisht deklaruan qe gjaku i vjeter afrikan, i ruajtur ne qendrat e dhurimit ishte pozitiv me virusin. Testime te mevonshme e nxorren kete teori ose te gabuar ose thjesht nje genjeshter trashanike.

Fakti eshte qe rastet me AIDS ne Afrike dhe Haiti filluan te shfaqen ne te njejten kohe kur u raportuan rastet e para tek homoseksualet ne Manhatan. Me pas u kryen disa kerkime tek njerezit ne moshe dhe seksualisht jo aktive ne Kampala, Uganda ku asnjeri prej tyre nuk tregoi shenja te semundjes, gje qe provoi faktin se teoria mbi vjetersine e semundjes ne Afrike ishte thjesht nje falsitet.

Ne 11 Maj te vitit 1987, gazeta London Times hapej me nje histori qe lidhej me programin e vaksinave te lise ne Afrike nga Organizata Boterore e Shendetesise dhe AIDS ne Afriken Qendrore. Edhe vete Robert Gallo u detyrua te pranoje qe programi i vaksinimit qe perfshiu me miliona zezake, mund te kete zgjuar virusin e "fjetur" te AIDS. Kjo histori kaq e rendesishme u retushua menjehere ne

Amerike dhe nuk u paraqit asnjehere ne TV apo mediat e shkruara. Ideja e AIDS si nje eksperiment biologjik nuk eshte pa precedente. Gjate dekadave qe kane kaluar, ka prova te shumta qe implikojne agjensite qeveritare si shkaktare te ekspozimit te njerezve ndaj agjenteve biologjike nen ombrellen e Sherbimit Shendetesor Publik Amerikan prej 40 vjetesh (1932-1972).

Historia zyrtare mbi majmunin afrikan nuk jep detaje mbi faktin sesi epidemia heteroseksuale afrikane, u transferua ne te njejten kohe tek homoseksualet e bardhe ne Manhatan apo per faktin sesi ka mundesi qe AIDS u shfaq ne kohe te njejte si ne Afrike ashtu dhe ne New York.
Ne vitin 1983 perpara se AIDS te perhapej, nje doktor i ri i quajtur Robert Strecker, mjek shume i talentuar dhe me disa diploma ne fusha te ndryshme sidomos ne ate te patologjise dhe farmacise beri nje studim te detajuar duke i vajtur deri ne themel historise se AIDS dhe sebashku me te vellain qe ishte nje avokat i njohur, hartuan nje memorandum urgjent qe njihem me emrin The Strecker Memorandum dhe qe titullohet "Alarmi mbi Sulmin Biologjik". Ky memorandum ju dergua organizatave shendetesore me prestigjioze te cilat heshten si pergjigje. Strecker studjoi gjithe raportet e meparshme per semundjet virale dhe per habine e tij gjeti materiale te pakontestueshme qe provonin faktin qe AIDS ishte krijuar nga njeriu. Ai beri edhe nje video per kete studim ku shpjegon me detaje gjithe historine fizike dhe ate shkencore te semundjes. Ne perfundim te kesaj kasete prej 96 minutash, cdo kush do jete ne gjendje te dije per AIDS po aq sa dine dhe vete mjeket virogole. (Kujtoni se cfare eshte deklaruar nga Phil Schnedier per origjinen e AIDS ne Librin e Dulces).

Ndersa nje nga teoricienet konspirativ, nga me te sulmuarit prej organizatave qeveritare dhe vete agjensite sekrete dhe ato te inteligjences qeveritare, deri sa e vrane ne shtator te vitit 2001, William Cooper, ka dhene nje pamje akoma dhe me te frikshme te AIDS si nje arme biologjike dhe e perdorur enkas per qellime djallezore.
Cooper ka qene ish-pjestar i Inteligjences se Marines dhe ne nje pozicion te tille ka patur akses ne shume dokumenta sekrete qe vendosi ti bente publike ne fund te viteve 80 dhe vazhdoi parreshtur per 13 vjet deri sa e ekzekutuan para shtepise se tij. Ai ka dhene detaje jo vetem per AIDS por edhe shume fakte te tjera qo do jene objekt i shkrimeve te mija me pas.

MESAZH 705 NGA: BILL (WILLIAM) COOPER (SYSOP)
PER: TE GJITHE
Subjekti: GLOBAL 2000, Dosja B
"VETEM per subjekt kerkimor"



Gjate fjalimeve te mija ne Las Vegas fundjaven e kaluar, zbulova para jush disa detaje mbi AIDS, gjera qe i kam mbajtur te fshehura thelle ne gjirin tim. Kam deklaruar po ashtu qe kam pare dokumenta (si pjestar i Inteligjences dhe Sigurise se Marines) qe vertetojne faktin qe AIDS eshte krijuar nga njeriu per te eleminuar elementa te padeshirueshem te shoqerise. E kam deklaruar kete fakt ne dokumentin te hartuar prej meje te titulluar "Qeveria Sekrete". Tani po vazhdoj me pjesen tjeter te fakteve. Studimi i pare eshte bere ne vitin 1957 ne takimini e shkenctareve ne Huntsville, Alabama. Studimi rezultoi ne hartimini e "Alternatives se 3-te". (Shenim nga pepi: Se cfare eshte Alternativa e 3-te, cfare perfaqeson dhe ne sherbim te kujt eshte hartuar si plan, kjo do jete tema e mepasshme imja). Nje tjeter studim u krye nga Klubi i Romes ne vitin 1968 per te gjetur menyrat e ndalimit te rritjes se popullesise. Konkluzioni i studimit ishte qe civilizimi sic e njohim ne do shkoje drejt shkaterrimit pak vite mbas vitit 2000 dhe kjo mund te ndalohet vetem nese popullata kufizohet ndjeshem.

Elites drejtuese ju bene shume rekomandime top sekrete nga doktor Aurelio Peccei i Klubit te Romes. Rekomandimi me kryesor ishte ai i zhvillimit te nje mikrobi i cili do te mund te sulmone sistemin imunitar dhe te bente te pamundur krijimin e nje vaksine. U dhane urdherat per krijimin e mikrobit dhe po ashtu te kures dhe profilaktikut. Mikrobi do perdorej kunder popullates ne pergjithesi dhe do transmetohej ne formen e vaksines nga Organizata Boterore e Shendetesise. Profilaktiku do perdorej nga Elita Drejtues, ndersa vete kura do administrohej per te mbijetuarit kur elita te vendoste qe numri i njerezve te vdekur ishte i mjaftueshem. AJo do paraqitej si e shpikur rishtazi.

Ky plan u quajt Global 2000. Kura dhe profilaktiku eshte perfunduar. Financimi per kete projekt eshte marre nga Kongresi Amerikan nen H.B. 15090 (1969) ku ju dhane 10 milion dollare Departamentit te Mbrojtjes si buxhet per vitin 1970 per te prodhuar nje "agjent sintetik biologjik, nje agjent i cili nuk ekziston ne forme natyrale dhe qe smund te luftohet nga zhvillimi i nje imuniteti natyral." Ne harkun kohor 5 deri ne 10 vjet do behet e mundur qe te krijohet nje mikroorganizem i ri infektiv i panjohur fare me pare dhe mbi cdo lloj epidemie tjeter te meparshme. Gjeja me e rendesishme eshte qe ky virus do jete i panenshtruar ndaj sistemit tone imunitar dhe terapeutik, faktore ku varet pavaresia e njeriut nga semundejt infektive.

Projekti u zhvillua ne Fort Detrick, Maryland. Duke qene se u vendos qe masa te medha te popullates duhej te reduktoheshin ne numer, Elita Drejtuese vendosi ta drejtonte sulmin e saj ndaj "elementeve te padesherueshem te shoqerise". Ne menyre specifike u zgjodhen zezaket, espaniket dhe popullsia homoseksuale. Emri i projektit qe shpiku AIDS eshte MKNAOMI. Kontinenti Afrikan ishte infektuar nepermjet vaksinave te lise ne vitin 1977. Popullata e Amerikes ishte infektuar ne vitin 1978 me vaksinen e Hepatitit B nepermjet Qendres se Kontrollit te Semundjeve dhe Qendres se Gjakut ne New York. Ju tani keni komplet historine perpara jush.

Urdheri u dha nga KOMITETI VENDIMARRES I GRUPIT BILDERBERG me qender ne Zvicer.
Po ashtu u urdheruan masa te tjera. Me e thjeshta per ju qe ta verifikoni eshte Vendimi per Depopullimin Haig-Kissinger i administruar nga Departamenti i Shtetit. Per tju ndihmuar ne kerkimet tuaja per kete KRIM, emri i raportit ishte "KUFIZIMI I RRITJES", nje raport per projektin Gjendja e Veshtire e Njerezimit nga Klubi i Romes. Ne prill te vitit 1968 filloi studimi i projektit ne Accademia dei Lincei ne Rome, Itali. Ata u bashkuan nen drejtimin e Dr. Aurelio Peccei. Rekomandimet top sekrete per rezultatet e studimit ishin hartuar nga vete Peccei i cili u zotua qe te mos perdorte profilaktik dhe kure nese ai vete do prekej nga semundja. Peccei u pershendet si nje hero i vertete kur vendosi qe te merrte persiper te njejtin rrezik si pjesa tjeter e popullates. Rezultatet e studimit u publikuan ne vitin 1972. Grupi qe u mor me hartimin e ketij studimi eshte si me poshte:
Dr. Dennis L. Meadows, Director, United States Dr. Alison A. Anderson, United States (ndotje) Dr. Jay M. Anderson, United States (ndotje) Ilyas Bayar, Turkey (agrikulture) William W. Behrens III, United States (burimet) Farhad Hakimzadeh, Iran (popullata) Dr. Steffen Harbordt, Germany (drejtimet socio-politike) Judith A. Machen, United States (administrim) Dr. Donella H. Meadows, U. S. (popullata) Peter Milliny, Germany (kryeqytet) Nirmala S. Murthy, India (popullata) Roger F. Naill, United States (burimet) Jorgen Randers, Norway (popullata) Stephen Shantzis, United States (agrikulture) John A. Seeger, United States (administrim) Marilyn Williams, United States (dokumentim) Dr. Erich K. O. Zahnm, Germany (agrikulture).

Kur studimi mbaroi ne vitin 1969, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, U Thant beri kete deklarate: "Nuk dua te tingelloj tejet dramatik, por mund te shprehem, i bazuar nga informatat qe kam si Sekretar i Pergjithshem, qe Pjestaret e Kombeve te Bashkuara kane mbase 10 vjet te mbetur ne dispozicionin e tyre per te koordinuar perpjekjet per tu bashkuar dhe realizuar nje partnership ne ndalimin e mbipopullimit dhe te gjejne menyrat per te mbeshtetur zhvillimet ekonomike. Nese keto hapa nuk ndermerren sa me pare atehere ne pak vite do shikojme se sa te pamundur do jemi te kontrollojme gjera te nje porpocioni pertej aftesive tona.

MKNAOMI u zhvillua nga shkenctaret e Divizionit Special te Operacioneve ne FT. Detrick, Maryland, nen supervizimin e CIA-s dhe per vete CIA-n. Nje reference per projektin MKNAOMI mund te gjehet tek "The Intelligence Community" nga Fain dhe Al Bowker, 1977. Kur te gjeni kete informacion, shperndajeni duke e bashkuar me kete qe thashe. Ne kete menyre me ndihmoni edhe mua qe te mbetem i gjalle.

Betohem qe informacioni i mesiperm eshte i vertete dhe i sakte per aq sa kam dijeni dhe kujtese per te.
E jap kete informacion per njerezit e kesaj bote duke shpresuar qe ndonjeri do kete kurajon dhe burimet e duhura per te me ndihmuar te ndaloj kete marrezi. Illuminatit (Urdheri) jane ne kontroll te pjeses derrmuese te botes dhe i kane deklaruar lufte popullates se pergjithshme te cdo vendi. Ne duhet ti ndalojme ata me cdo kusht. Ju lutem me ndihmoni sepse nuk mund tja arrij i vetem. Ju lutem shperndaheni kete informacion pa e ndryshuar tek te gjithe ata qe njihni dhe kerkojini edhe atyre qe te bejne te njejten gje. Zoti ju bekofte !

William Cooper, CAJI BBS (602) 567-6725, 19744 Beach Blvd. Ste. 301, HOTLINE (213) 281-6222, Huntington Beach, CA 92648, INFO (805) 948-1255

Sic e thashe dhe me siper William Cooper eshte ekzekutuar ne 5 Nentor, 2001, ne nje konflikt te sajuar me policine. Perpara ekzekutimit perfundimtar ishin bere disa tentativa te tjera ndaj jetes se tij ne njeren prej te cilave ai ishte plagosur ne kembe dhe ishte kthyer ne invalid. Ne cdo simpozium qe ka marre pjese, Bill Cooper ka deklaruar atentatet e shumta qe i beheshin si dhe faktin qe shpejt do gjente vdekjen, gje qe u be realitet ne 5 nentor 2001. Me poshte po postoj nje foto te tij personale (fatkeqesisht me ka humbur nje foto qe kisha te marre gjate nje simpoziumi), nje foto te nje dedikimi qe i kane bere personat qe e admironin per perkushtimin e tij si dhe nje foto qe tregon harten dhe vendndodhjen kur u vra. Bill Cooper fitoi fame ne te gjithe Ameriken per kurajon e tij dhe informacionin qe zbuloi perpara publikut amerikan. Gama e informacionit qe ai ka paraqitur eshte shume e madhe dhe perfshini ngjarje apo konspiraci per te cilat populli amerikan eshte shume i ndjeshem. Ai ka dhene detaje shume te hollesishme per vrasjen e Kennedy (gje qe do ta mbuloj ne shkrimet e miija), AIDS, Shoqerite Sekrete, UFO dhe Alienet etj dhe informacioni i tij eshte konsideruar si shume derrmues kunder organizmave sekrete dhe ato te inteligjences ne SHBA. Vete pozicioni i tij ne ambjentet e inteligjences i ka dhene mundesi te kete akses ne shume informacione sensitive dhe kjo tregohet qarte nga lekturat e tij. Nese jeni te interesuar mund te kerkoni ne torrent sites per videot e tij por personalisht do ju keshilloja njeren qe quhet Behold The Pale Horse qe eshte dhe nje liber me te njejtin emer te shkruar nga Cooper.

Vdekja e tij erdhi fill mbas botimit te librit Behold A Pale Horse. Po ashtu (sic mendojne disa nga koleget e tij) edhe pjestaret e familjes se tij, jane vrare njeri mbas tjetrit ne nje hark kohor shume te shkuter duke pasuar vdekjen e kryetarit te familjes. Edhe botuesi qe mori persiper publikimin e librit eshte vrare.

Darius, forumishqiptar

Nëna e infektuar: Pengu i jetës sime, lindja e fëmijës me SIDA

Numri i personave të infektuar me virusin HIV/AIDS po vjen gjithnjë në rritje në vendin tonë. Tashmë numërohen zyrtarisht 406 persona të infektuar me këtë virus dhe 41 raste u zbuluan gjatë vitit 2010.

Kjo u bë e ditur dje në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, i cili bëri analizën epidemiologjike të virusit në vendin tonë. Ndërkohë, përfaqësuesja e Shoqatës së Personave me Virusin HIV/AIDS bëri me dije problematikat që ndeshin çdo ditë këta persona.
Ndërkohë specialistët bëjnë me dije edhe hartën e personave të infektuar me këtë virus, ku kryeson Tirana e ndjekur nga Durrësi dhe Lushnja.
Pikërisht në ditën Botërore kundra virusit HIV/AIDS komisioni i Shëndetësisë ka vendosur të dëgjojë grupet e interesit me rastin e ditës Botërore Kundra Virusit HIV/AIDS. "Dua të theksoj se numri më i madh i të infektuarve është në zonat urbane dhe pikërisht 73 për qind e të infektuarve i përkasin këtyre zonave. Tashmë, numri i të infektuarve ka arritur në 406 persona, por numri i tyre mendohet të jetë më i lartë, sepse jo të gjithë të infektuarit janë diagnostikuar", - thekson Roshi.

Sipas shpërndarjes gjeografike,
54% e rasteve i përkasin rrethit Tiranë,
6,2% i përkasin rrethit Durrës,
5.6% i përkasin rrethit Lushnjë,
3.9% në rrethet Fier dhe Elbasan,
3.6% në rrethet Shkodër
dhe Vlorë, 3%
në rrethin e Laçit,
2.4% në rrethin Berat
dhe në një përqindje më të vogël në rrethet e tjera (më pak se 1%).

Ndërkohë, sa i takon transmetimit, rruga seksuale vazhdon të mbetet mbizotëruese, me 90% të rasteve (80% heteroseksuale dhe 10% homo-biseksuale). Ndërsa rastet dhe më fatkeqe janë kur virusi është transmetuar nga nëna tek fëmija dhe në këto raste kemi konkretisht 5% të rasteve, ku infeksioni është transmetuar nga nëna e infektuar të fëmija dhe në 4% nëpërmjet gjakut dhe në 1% te përdoruesit intravenozë të drogës.



Një nënë e infektuar me virusin HIV/AIDS rrëfen historinë e saj në përballje me virusin. Të gjithë më mohuan
"Pengu i jetës sime është se lindja fëmijën me SIDA"
Pengu më i madh i jetës së saj është se solli në jetë një fëmijë me virusin HIV/AIDS. As sëmundja e rëndë nuk do ta vriste më shumë se fakti që edhe fëmija e saj do të vuajë këtë sëmundje. Në një intervistë për "Shekullin", një nënë e infektuar me virusin HIV rrëfen historinë e saj.


Si e përjetuat marrjen e një përgjigje pozitive të testit për HIV?
Efekti i parë është shokues. Nuk është e lehtë të marrësh një përgjigje pozitive të testit të HIV-it. Mendimi i parë që më shkoi në mendje ishte se do të vdisja shumë shpejt. Dhe nëse bota, njerëzit vërtiteshin rreth meje, gjithë mendja fokusohej tek gjërat me të cilat jam e lidhur më shumë shpirtërisht dhe që do të vuanin pasojat nga ikja ime nga kjo botë. Dhe për një prind mendimi i parë janë fëmijët. Kush do të m'i rrisë fëmijët? Kush...? Si e keni ndjerë veten pas ballafaqimit me faktin e të qenit një person HIV pozitiv? Isha një grua relativisht e brishtë. Një grua e lumtur, me një jetë normale si gjithë të tjerët, ku familja përbënte thelbin e ekzistencës sime. Nuk e kisha menduar kurrë që do mund të përballesha me diçka të tille dhe që "supet" e mia do të mbanin gjithë këtë peshë. Mund t'ju rrëfej se të tjerët ma bënë jetën shumë më të rëndë. Unë i përkisja asaj kategorie që janë të bindur se kanë miq, të afërm dhe se po të kesh një problem, një hall askush nuk do të braktiste. Por, ndodhi ndryshe. Fakti i braktisjes së tyre më lëndoi shumë edhe pse nuk ishte jetik. Frika dhe vuajtja që kam brenda meje më bënë më të guximshme. Nuk pretendoj të jem dikush në këtë botë, por për një gjë jam e sigurt që me jetën time po sjell një ndryshim edhe pse fare të vogël... Në fillim mendja ime analizonte çdo sjellje, veprim, apo reagim të njerëzve karshi meje. Më vonë e kuptova se nuk do të më vinte asgjë pozitive nga kjo, asgjë e mirë dhe hoqa dorë, u bëra indiferente dhe shpesh i anashkaloja.

Ju jeni një nënë që i keni dhuruar jetën fëmijës, por bashkë me këtë dhuratë i keni transmetuar dhe virusin HIV. A përbën kjo pjesën më të vështirë?
Brejtja më e madhe shpirtërore është kjo. Fëmija është gjëja më shtrenjtë dhe më e shenjtë në botë dhe ky fakt që përmendët është gjëja, për të cilën shpirti më dhemb më shumë. Kjo është një lloj dhimbjeje që pavarësisht se nuk shfaqet në jetën time të përditshme më vret shpirtërisht nga brenda. Ashtu si pika e ujit gërryen gurin, ashtu dalëngadalë gërryhet dhe shpirti im. Sepse sa herë që ti e sheh fëmijën tënd, e përkëdhel, e puth, shkëmben dashurinë me të është e pashmangshme të mos të të kalojë vetëtimthi në kokë mendimi që bashkë me jetën i ke dhënë dhe këtë virus.


Cila është dëshira juaj më e madhe?
Të arrij të jetoj momentin kur virusi HIV të mos jetë më një "mysafiri i përhershëm" në familjen time dhe ta shikoj fëmijën tim të shëndetshëm.


"Diskriminohen nga shoqëria dhe personeli shëndetësor"
Jemi të diskriminuar jo vetëm nga shoqëria, por edhe nga institucionet shtetërore. Kështu u shpreh kryetarja e Shoqatës së Peronave të Infektuar me virusin HIV/AIDS, e cila renditi një sërë problemesh të këtyre personave. "Duhet të dini se personat me virusin HIV/AIDS shpesh iu mungojnë antiretroviralët dhe kjo është fatale për ta, sepse jeta e tyre varet pikërisht nga trajtimi mjekësor", - thekson ajo, duke shtuar se nuk mundohen çdo ditë të edukojnë peronat me SIDA të jenë korrekt në trajtimin, por ky trajtim nuk u bëhet e mundur. Ndërkohë, ajo thekson se ndihen të diskriminuar nga shoqëria dhe vetë personeli mjekësor, pasi këta të fundit ka pasur raste që nuk kanë ofruar ndihmë mjekësore për personat me virusin HIV/AIDS. "Ajo çka është e rëndësishme është fati se ligji kundra SIDA-s është miratuar para dy vjetësh dhe nuk zbatohet. Bëjmë ecejake nëpër institucione dhe nuk gjejmë përkrahje", - thekson ajo. Ndërkohë, ajo thekson se duhet të rritet numri i shërbimeve sociale dhe shëndetësor për këtë kategori pacientësh.



Zonat më të prekura
54% e rasteve i përkasin rrethit Tiranë
6,2% e rasteve i përkasin rrethit Durrës
5.6% e rasteve i përkasin rrethit Lushnjë
3.9% e rasteve në rrethet Fier dhe Elbasan
3.6% e rasteve në rrethet Shkodër e Vlorë
3% e rasteve i përkasin rrethit të Laçit
2.4% e rasteve i përkasin rrethit Berat


Ja moshat më të prekura
Grupmosha më e prekur nga virusi HI/AIDS është 25-45 vjeç që është grupmosha seksualisht aktive dhe përbëjnë 65 % të rasteve. "Duhet të dini se kjo grupmoshë është më e prekura edhe në vendet e tjera, pasi janë mosha më aktive", - pohojnë specialistët. Ndërsa, sa i takon fëmijëve në vendin tonë, numërohen 21 fëmijë, 15 prej të cilëve janë infektuar nëpërmjet transmetimit vertikal nga nëna tek fëmija dhe 6 nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose nënprodukteve të tij. Ndërkohë, bëhet me dije se gjatë këtij viti ka një rritje të përqindjes së femrave të që shkon deri në 34%.


Përdoruesit e drogave, një shiringë e përdorin 5 persona
Përdoruesit e drogave janë një kontingjent i rrezikuar nga virusi HIV/AIDS. Shkak për këtë është përdorimi i një shiringe nga shumë përdorues. Kështu u shprehen specialistët e qendrës "Stop AIDS", të cilët theksuan se rritja e numrit të përdoruesve të drogës rrit edhe rrezikshmërinë për rritjen e numrit të infektuarve me virusin vdekjeprurës. Kjo është edhe arsyeja që misioni i tyre është që të shpërndajnë falas shiringa përdoruesve të drogës, në mënyrë që rreziku të minimizohet disi. "Nga puna që bëjmë në terren, vëmë re që shumë përdorues përdorin të njëjtat shiringa.

Madje, ka raste që një shiringë mund të përdoret në më shumë se 5 persona.
Detyra jonë është që jo vetëm t'i këshillojmë përdoruesit e drogave, por edhe t'u japim atyre shiringa falas", - pohojnë specialistët e "Stop AIDS".

Eglantina Bardhi, G. Shekulli

Saturday, November 20, 2010

Plehrat pa doganë

Pak ditë pasi miratoi ligjin për importin e mbetjeve të riciklueshme, qeveria po përgatit një tjetër masë që nxit futjen e mbeturinave në vend.
Top Channel ka mësuar se Këshilli i Ministrave ka hartuar një draft, i cili heq tarifat doganore për importin e një numri të madh mbeturinash. Projektligji “për disa ndryshime në ligjin nr 9981 për miratimin e nivele doganore" mban datën 10 nëntor 2010 dhe pritet që shumë shpejt të dërgohet në kuvend për miratim.

Drafti lejon importin pa tarifë doganore të një sërë tipeve të mbetjeve. Më konkretisht, tarifat e mbeturinave urbane, nga dy bëhet zero. Ajo e llumrave të ujërave të zeza po kështu bëhet zero.

Dogana hiqet edhe për mbeturinat klinike si dhe dhe ato të halogjenizuara. Ulja më e fortë e tarifave bëhet për ato mbetje të cilat projektligji dhe kodi doganor i kategorizojnë si të tjera. Dogana e këtyre llojeve të mbeturinave nga 10 për qind që është aktualisht do të bëhet zero me projektligjin e ri.

Qeveria e argumenton heqjen e doganave të plehrave si një detyrim që i rrjedh nga marrëveshjet që ka me organizatën botërore të tregtisë. Por këto nisma janë kundërshtuar ashpër nga zërat e ambientalistëve dhe madje edhe nga opozita, të cilët thonë se Shqipëri është një vend i tejmbushur me mbetje.
Madje sipas tyre këto nisma do krijojnë hapsira për për përfshirjen e qarqeve mafioze, pasi industria e plehrave është një nga më të preferuarat për to. 

T. Channel

Thursday, November 11, 2010

Shkencëtarët piketojnë jetën pas vdekjes

Në rreth 18 spitale në SHBA dhe Britaninë e Madhe, kërkuesit shkencorë kanë vendosur disa fotografi në dhomat e urgjencës.

Arsyeja është testimi i pacientëve që risillen në jetë pas atakëve kardiakë dhe ndalimeve të zemrës. Ata thonë që zakonisht, kur kanë eksperiencën e pothuaj-vdekjes, ndihen sikur dalin nga trupi i tyre dhe ngjiten lart në ajër.
A mund t’i shohin ata fotografitë, pasi ato mund t’i shohësh vetëm po të jesh mbi nivelin e shtratit të operacionit, aty ku është shtrirë trupi yt?
Ky udhëtim jashtë trupit është shumë i vështirë për t’u vërtetuar, kështu që n.q.s. i shohin pikturat e vendosura për këtë qëllim, i bie të jenë shkëputur vërtet nga trupi.
“Ne i kemi vendosur këto foto si matës lartësie”, - thotë Sam Parnia, një fizikan i cili është edhe drejtuesi i programit studiues, studim i cili përfshin rreth 1500 pacientë. Parnia refuzon të tregojë në i ka parë deri tani ndonjë njeri fotot, por thotë se vitin tjetër do t’i bëjnë publike të gjitha të dhënat e studimit.
Studimi organizohet nga Southampton University School Of Medicine në Angli dhe është një nga sfidat më të fundit dhe më të pamundura të shkencës… studimi i pranë-vdekjes. Në një sondazh të bërë rreth 15 milionë amerikanë të rritur mbi 18 vjeç deklarojnë se kanë pasur eksperienca pranë-vdekjeje dhe numri do të rritet akoma më shumë, sepse teknologjia në mjekësi ka ecur shumë dhe gjithnjë e më shumë njerëz kthehen në jetë në dhomat e urgjencës. Shumë thonë se shohin një tunel të errët me një dritë në fund, ndihen të qetë dhe me një paqe të madhe, ndihen të lumtur dhe shumica thonë se takojnë të afërmit e tyre të vdekur, të cilët u thonë se nuk ka ardhur akoma ora e tyre, pastaj kthehen në trupin e tyre, i cili pak më parë ishte i vdekur.

Por prapë, me gjithë dëshmitë e njerëzve, shkencëtarët mbarë botës janë ndarë në dy grupe…

- të parët mendojnë se këto shenja janë vërtet dyert e jetës tjetër,
- të tjerët mendojnë se këto janë halucinacione që vijnë si rrjedhojë e mungesës së oksigjenit në tru.

“Ka gjithnjë skeptikë, por ka miliona njerëz që e kanë kaluar këtë eksperiencë që e dinë shumë mirë çfarë u ka ndodhur dhe nuk e vrasin mendjen se çfarë thonë skeptikët”, - thotë Dian Crocoran, presidentja e institutit që studion rastet e pranë-vdekjes. Crocoran, e cila është një ish-kolonele e ushtrisë, e dalë në pension, thotë se gjatë luftës së Vietnamit ka folur me qindra ushtarë të plagosur, të cilët kanë pasur eksperienca të tilla, por nuk flisnin që të mos i fusnin në çmendi.
Disa kërkues thonë se gjëja më e çuditshme në këtë mes është se pavarësisht nga raca, mosha, feja apo shtetësia, të gjithë njerëzit që kanë pasur këto eksperienca, thonë se kanë parë të njëjtat gjëra.
Në librin e tij “Jeta pas vdekjes”, Jeffrey Long, një radiolog onkologjisë në Luiziana, analizon plot 613 raste dhe del në një përfundim: “Njerëzit që shmangin vdekjen pasi kanë vdekur, udhëtojnë në përmasa të tjera, por skeptikët thonë se gjëra të tilla janë qesharake dhe e shpjegojnë fenomenin nga ana neurobiologjike. Në vitet 1980, neuroshkencëtarja britanike Susan Blackmoore hodhi teorinë se mungesa e oksigjenit në tru është shkaku që shohin të tilla halucinacione dhe theksoi se edhe pilotët që udhëtojnë shumë shpejt, me shpejtësi marramendëse, në lartësi të mëdha, shohin një tunel me një dritë në fund.
Këtë vit, një studim i 52 ndalesave të zemrës në Slloveni, u publikua në të përditshmen e shëndetit dhe thoshte se në të gjitha rastet gjaku i pacientëve kishte pasur një sasi të lartë të dioksidit të karbonit, i cili shkakton halucinacione. 

G.Standart

Tuesday, September 21, 2010

Grumbuj plehrash arrijnë deri në dritaret e pacientëve

Bluzat e bardha fajësojnë papërgjegjshmërinë e prindërve të pacientëve që hedhin mbeturinat. Po rrezikohet seriozisht shëndeti i pacientëve
Pamje e trishtë sa është vështirë ta besosh se je në mjediset e një spitali fëmijësh. Grumbuj të mëdhenj plehrash ngrihen shumë afër dritareve të pacientëve të shtruar në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Madje, pikërisht, pacientët që kanë imunitet shumë të dobët, fëmijët më sëmundje të rënda gjaku, këto plehra i kanë shumë afër.

Bluzat e bardha të Pediatrisë theksojnë se një ambient i tillë është shumë i rrezikshëm për pacientët dhe për këtë situatë fajësojnë në radhë të parë prindërit, të cilët hedhin mbeturina nga dritarja, por edhe drejtorinë e QSUT-së, e cila nuk merr masa për t'i pastruar.
Në fakt, burime zyrtare pranë kësaj drejtorie theksojnë se ky ambient është pastruar shpesh herë, por prindërit e papërgjegjshëm të fëmijëve vazhdojnë dhe hedhin mbeturinat në këtë zonë.
Ndërsa, disa nga prindërit e pacientëve të vegjël të pyetur nga gazeta, kjo situatë u duket krejtësisht e papranueshme dhe për këtë fajësojnë edhe njerëzit që hedhin mbeturinat nga dritarja, por edhe drejtorinë që nuk merr masa emergjente për ta pastruar.
"Është e turpshme që është ky mjedis në spital. Fajtorët kryesorë jemi vet ne njerëzit që e krijojmë, por edhe drejtoria duhet të marrë masa për t'i pastruar së më shpejt mbeturinat", - pohon nëna e Joanës, pacientes së shtruar në shërbimin e Onko-hematologjisë.
Ndotja
Plehrat janë bërë grumbuj sa të krijojnë idenë se kanë shumë kohë aty. Është pamje vërtet aspak e këndshme, sepse shikon gjithfarë gjërash të hedhura në një mënyrë të shëmtuar sa edhe fëmijëve të vegjël nuk do t'iu falej.
Një hapësirë e tërë e rrethuar nga muret e larta të spitalit ngjan si një kazan i stërmadh plehrash ku të gjithë kanë hedhur sa kanë mundur mbetjet. Nëse je në katin e dytë të pediatrisë mund të ndjesh erën e mbeturinave që kundërmon.
"Është e tmerrshme. Shikojeni vetë ambientin. Mund të them se fëmijët janë të parët ata që e vuajnë këtë ambient, sepse ata vuajnë sëmundje të rënda dhe higjiena për ta duhet të jetë në maksimum, ndryshe mund t'iu rrezikohet edhe jeta.
Për fat të keq, ata duhet të vuajnë këtë mjedis që e prodhojnë të rriturit, madje prindërit e tyre, sepse i hedhin plehrat nga dritarja me papërgjegjshmërinë më të madhe", - pohon një nga mjekët e shërbimit të Onko-hematologjisë në Pediatrinë e QSUT-së, duke shtuar se kjo situatë është e pafalshme dhe se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen që të mos ndotin ambientin, sepse veprimi që bëjnë në radhë të parë vret fëmijët e tyre.
Sipas bluzave të bardha, është e pamundur për të ndaluar hedhjen e mbeturinave që bëjnë prindërit e pacientëve, sepse ata nuk mund të rrinë roje gjithë kohës, ndaj dhe kërkohet ndërgjegjësim për ta ndalur këtë veprim.
"Para pak javësh erdhi vetë drejtori i spitalit në Pediatri dhe ne i treguam grumbujt e mëdhenj të plehrave që ishin krijuar. Në fakt, urdhëroi menjëherë punonjësit që të vinin t'i pastronin dhe kështu ndodhi. Nuk kaluan as dy ditë dhe situata u përsërit sërish dhe u arrit në këtë gjendje që po e shikoni edhe vetë", - pohon njëra nga infermieret e Pediatrisë.

Drejtoria: Prindërit të mos ndotin ambientin e fëmijëve të tyre
Prindërit e pacientëve duhet të jenë më të përgjegjshëm në radhë të parë për fëmijët e tyre, sepse janë ata që po u krijojnë një ambient aspak pozitiv, por të rëndomtë dhe të pistë. Kështu u shprehen burime zyrtare të drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", të cilët theksuan se ai ambient është pastruar disa herë, por sërish papërgjegjshmëria e qytetarëve e ka katandisur në atë mënyrë. "Është lënë sërish që të pastrohet me firmën private edhe sanitaret e spitalit.
Por, duhet të dini se kjo nuk varet vetëm nga pastrime që do të bëhet sërish, por kjo varet nga ndërgjegjësimi i njerëzve për të mos kryer veprime të tilla në një mjedis publik, aq më tepër në spital ku janë të shtruar fëmijët e tyre, sepse janë këtë të fundit që do ta vuajnë më shumë se të gjithë", - pohojnë burime zyrtare të drejtorisë së QSUT-së, duke shtuar se ky mjedis u pastrua para dy javësh dhe sërish u ndot në atë mënyrë.
Ndërkohë, burime zyrtare të QSUT-së pohojnë se në dhomat e spitalit ndodhen koshat e mbeturinave, ku njerëzit mund të hedhin plehrat në mënyrë që të mos krijojnë një ambient armiqësor për vete dhe fëmijët e tyre.
Sipas drejtorit të QSUT-së, Dashi, shefat e pavijoneve t'i dorëzojnë deri në fund të shtatorit, në të kundërt do të ketë masa administrative


Eglantina Bardhi, G. Shekulli

Sunday, September 19, 2010

Varësia ndaj teknologjisë ndikon tek shëndeti

Duke nënvizuar seriozitetin e rritjes së rasteve të cilat kanë lidhje me përdorimin e aparaturave teknologjike gjatë tre viteve të fundit, Prof.Dr. Mansur Beyazyurek nga spitali Rum u shpreh me këta fjalë: "përhapja e kësaj vartësie veçanërisht tek të rinjtë përbën një problem tepër serioz për shoqërinë’.
Duke pohuar se viteve të fundit fjalët më të përdorura nga familjarët e të sëmurëve janë ‘ulet para televizorit apo kompjuterit dhe nuk di të ngrihet’  Beyazyurek u shpreh kështu :  "numri i personave të cilët nuk ngrihen për orë të tëra nga kompjuteri apo tv dhe që e harxhojnë kohen në këtë mënyrë sa vjen e rritet me kalimin e kohës. Lidhen shumë me kompjuterin apo televizorin. Ndërsa ato që nuk e lëshojnë telefonin nga dora , bëjnë fotografi apo hyjnë në internet shfaqin vartësi në lëvizje.

"Shumicën e rasteve e përbëjnë vartësia ndaj lojërave të kompjuterit dhe internetit. Duke theksuar se shoqëria jonë është e prirur dhe  e hapur ndaj ndryshimeve teknologjike prof. Dr. Beyazyurek pohoi se pajisjet teknologjike përdoren  shpejt dhe pa informacion. ‘

P.sh të gjithë kanë televizor në shtëpi. Televizorin mund ta gjeni edhe në shtëpinë e atyre personave me probleme ekonomike dhe të shtresave të varfra. Nuk mund të mendohet një shtëpi pa televizor. Unë kam jetuar ca kohë në Paris dhe kam parë profesorë që nuk kishin tv në shtëpinë e tyre. Persona të tillë nuk kanë nevojë për tv. Ato e kalojnë jetën me gjëra të tjera dhe TV i duket i panevojshëm dhe i tepërt’ – u shpreh Beyazyurek.

Beyazyurek nënvizon rëndësinë e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve , brezit të ardhshëm sa më larg aparaturave teknologjike si kompjuteri, PlayStation, telefoni celular . Ai theksoi se vartësia ndaj produkteve teknologjike lidhet me edukimin dhe ndikon negativisht tek ai dhe përveç kësaj i pengon të jenë persona të lumtur kur të rriten.  
Beyazyurek pohoi se terapia që aplikohet për përdoruesit e tepërt të teknologjisë është e ngjashme me terapinë e aplikuar tek përdoruesit e drogës.




aa/ZAMAN - G. Start

Kanceri, shkaku i dytë i vdekjeve në Shqipëri

Kanceri apo semundjet tumorale, jane shkaktaret e dyte te vdekjeve ne vendin tone. Prej ketyre semundjeve shenohen rreth 3500 raste te reja ne vit, ndersa per sa u perket atyre te vdekjeve ende nuk dihen shifrat e sakta, por eshte vertetuar se 600 gra humbin jeten nga kanceri i gjirit dhe i mitres.
 

Sipas onkologeve shqiptare, pavaresisht se te dhenat tona jane te mira, vihet re nje tendence rritjeje e rasteve, qe me kalimin e kohes do te jete e krahasueshme me statistikat evropiane. Regjistri i pacienteve te prekur nga kanceri, tregojne se mosha me e prekur eshte ajo e trete, por vitet e fundit vihet re edhe prekje e personave mbi 40 vjec.
Ulja e moshes se personave te prekur per mjeket perkthehet ne me shume risk per semundjet kanceroze tek shqiptaret. Ndersa per sa i perket shperndarjes se rasteve, rezulton se jane 100 mije banore, jane 100 raste te reja ne vit, nderkohe qe parashikohet nje dyfishim i rasteve per tre dekadat e ardhshme. Faktoret qe ndikojne ne rritjen e numrit te semundjes se rende, ende nuk dihen por mendohet se ato jane te shumte duke filluar nga ato mjedisore, deri tek gjendjet psikologjike dhe emocionale e personave. Nderkohe pavijone te ndryshme te QSUT-se raportojne edhe shifra te sakta te personave qe trajtojne.
Keshtu, rreth 450 paciente ne vit numerohen per humbje graduale te funksionit te veshkave. Kurse per sa iu perket atyre, te cilet jane ne gjendje me te rende ne formen e kancerit te veshkes dhe kane nevoje per nderhyrje kirurgjikale, jane 50 paciente. Kurse ne pavijonin e hematologjise numerohen rreth 80 paciente cdo vit, me semundjen e leucemise.

Mosha

Ulja e moshes se personave te prekur, per mjeket perkthehet ne me shume risk per semundjet kanceroze tek shqiptaret. Ndersa per sa i perket shperndarjes se rasteve, rezulton se jane 100 mije banore, si dhe jane 100 raste te reja ne vit.

Vdekjet, gjysma per shkak te zemres

Semundjet kronike dhe pikerisht ato te zemres, jane kthyer ne vrasesit kryesore te shqiptareve. Pikerisht, nje vdekje ne dy persona ndodh per shkak te kesaj semundjeje. Faktet jane bere publike nga Instituti i Shendetit Publik, ndersa rendisin pas edhe semundje te tjera si kanceri, diabeti, hipertensioni etj te cilat u kane marre mjaft jete njerezish ne vendin tone, te cilat lidhen me faktoret e riskut qe sa vijne e behen edhe me te dukshme ne shoqerine tone."Semundjet kronike ne Shqiperi jane vrasesi me i madh. Nje ne dy shqiptare, vdes nga semundje kardio-vaskulare", tha drejtori i Shendetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, shifrat e semundjeve kronike jane te ngjashme me ato te vendeve te tjera ka ardhur koha te pershtatim sistemin shendetesor ne menyre qe te reagoje me mire ndaj semundjeve dhe shendetit publik, ne menyre qe te kape sa me heret dhe te parandaloje sa me shume faktore risku.

Semundjet

Semundjet kronike si ato kardiovaskulare apo tumoret, jane shtuar ne radhet e popullates, nderkohe qe nese vite me pare moshat e reja ishin me te paprekura, tashme duke filluar nga mosha 40 vjec kemi shpeshtesi te ketyre semundjeve. "Kaceret jane nje faktor tjeter i rendesishem, traumat, semundjet respiratore-obstruktive te mushkerive, etj. Keto jane shifra te ngjashme me vendet e tjera evropiane. Jemi ne kohe per te pershtatur sistemin shendetesor qe te reagojme me mire ndaj semundjeve", shprehet Ylli. Specialistet thone se e rendesishme eshte diagnostikimi i hershem i ketyre semundjeve prandaj duhet t'i jepet prioritet mekanizmave qe i evidentojne ato."Ka nevoje per sisteme, qofte te lidhura me spitalet, me shendetesine me urgjencat, qofte te lidhura me parandalimin, me kapjen e hershme ose ndryshimin e jeteses" tha Ylli. Kurse ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka mbeshtetur idete e shprehura nga specialistet, qe kurimi i semundjeve kronike ne popullate te jete prioritet.

Shkaktaret

Sjelljet e rrezikshme qe sot popullata i kryen me vetedije, jane edhe shkaktaret kryesore te ketyre semundjeve. Nder me te rendesishmit mjeket rendisin duhanin, alkoolin, drogat, kequshqyerjen, obeziteti, stresi dhe dhuna. Per kete specialistet te Shendetit Publik, kerkojne bashkepunim me te gjitha strukturat perkatese. "Prevalenca e ketyre semundjeve vazhdone te rritet si pasoje e ndryshimeve te moshes dhe te menyres se jeteses. Nese ne fillim te viteve '90 ka pasur rreth 6 mije vdekje ne vit nga semundjet kardiovaskulare, aktualisht ky numer eshte mbi 8 mije", kane pohuar specialistet e shendetesise. Sipas tyre, numri i madh i ketyre rasteve te vdekjeve ka te beje me kapjen e semundjes ne stade te avancuara. Te dhenat e Institutit te Shendetit Publik tregojne se gjysma e mjekeve ne vend i vleresojne semundjet kardiovaskulare dhe se vetem 40% e mjekeve te pergjithshem e kryejne vleresimin e tensionit te gjakut ne formen e nje depistimi rutine tek personat ne dukje te shendetshem. Po keshtu, rezultatet ne lidhje me matjen e faktoreve te tjere te riskut per semundjet kardiovaskulare jane akoma me te uleta. Mjeket i vleresojne nivelin e sheqerit ne gjak, mbipeshen, menyren e ushqyerjes, konsumin e alkoolit dhe nivelin e stresit, vetem ne prani te shenjave klinike apo ankesave nga pacientet.



8 kriteret qe duhet te kontrollohen


Pirja e alkoolit ne sasi te medha

Sasia e duhanpirjes

Ushqyerja e pabalancuar

Mbipesha

Menaxhimi i keq i stresit

Tensioni i larte i gjakut

Niveli i sheqerit ne gjak

Kolesteroli i larte


Shkaktaret e semundjeve te zemres

Menyra e ushqimit

Alkooli

Duhani

Obeziteti

Aktiviteti fizik

Stresi

Dhuna

Kequshqyerja


Te dhena


40 per qind e pacienteve vuajne nga semundje te zemres

50 per qind e pacienteve vdesin nga keto semundje

9 me 1 eshte raporti meshkuj-femer per semundshmerine

1500 nderhyrje jane bere ne QSUT vitin e kaluar

8 mije vdekje mendohet se shkaktohen nga zemra cdo vit

6 mije kane qene ne vitet '90

40 vjec eshte mosha kur fillojne te shfaqen problemet

40 % e mjekeve kryejne vleresimin e tensionit te gjakut


Koha Jone

Sunday, September 5, 2010

Një vend mbytet në plehra

Ky ishte titulli i referatit të motrës Maria-Kristina Färber në kongresin "Me përgjegjësinë për Krijimin. Sfida ekologjike në Europën Qendrore dhe Lindore" që po zhvillohet këto ditë në Freising të Gjermanisë.
Ai organizohet nga Renovabis, qendra e ndihmës dhe bashkëpunimit të kishës katolike gjermane për Europën Qendrore dhe Lindore. Vendi që po mbytet në plehra është Shqipëria, referati në fjalë është i pari në sallën e madhe të kongresit, pasi janë dëgjuar fjalët përshëndetëse të organizatorëve, kryetarit të bashkisë së Freisingut, arqipeshkvit Schick.
Ka ikur koha kur na digjnin veshët tek dëgjonim vlerësime të tilla për atdheun në forume të rëndësishme ndërkombëtare. Nuk ndihemi më përgjegjës për këtë vend dhe e dimë që nuk mund të ndryshojmë gjë, as dhe në mendjen e të pranishmëve, sidomos kur ato që dëgjon janë të vërteta.
Heqja e përgjegjësisë (virtuale) nga vetja ka ardhur paralelisht me heqjen e shpresës për të dhënë ndonjë kontribut individual kundër së keqes, ajo nuk përbën ndonjë lehtësim, është thjesht dorëzim i armëve dhe mbyllje e njeriut edhe më shumë në guaskën e tij.
Sidoqoftë, pak u gëlltita kur motra Maria-Kristina e çeli bisedën e saj me pohimin që, sikurse e dinë të pranishmit "Shqipëria është rreth 100 vjet prapa pjesës tjetër të Europës".
Në qoftë se ti nga njëra anë s'e ndjen më veten përgjegjës për gjendjen e vendit tënd, nga ana tjetër je përsëri pjesëtar i tij dhe, kushedi, në mendjen e kolegëve ose interlokutorëve në forume të tilla automatikisht edhe përfaqësuesit nga ky vend duhet të jenë në mënyrë proporcionale 100, 50, 30 vjet prapa tyre.
Është ndoshta mendim absurd, por i vërtetë, si pasojë automatike e identifikimit tënd me kombin. Duke harruar proceset psikologjike (virtuale) që t'i vë në lëvizje një kongres i tillë, ndoqa me shumë vëmendje ato që po tregonte murgesha.
Ajo punon në Shkodër për urdhrin "Udhërrëfyes shpirtërorë" me organizimin e ndihmës për të varfrit, fëmijët, të sëmurët prej vitit 1991. Është bërë shumë e njohur këtu "Varka e Noes", një qendër edukimi e arsimimi për fëmijë.
Tregimi filloi me përshkrimin e plazhit të Velipojës në qershor të vitit 2010, ku kishin shkuar së bashku me motra të tjera për t'u larë.

Ishte e pamundur të gjeje një vend të pastër. Kudo mbeturina, qese dhe shishe plastike, vaj makinash, pampers të përdorur etj.
Pranë derdhjes së Bunës plehrat shumoheshin edhe për shkak të prurjeve të mëdha të lumit në ato ditë. Në një kanal aty pranë, lopë që ushqeheshin me plehra, qen të ngordhur të mbytur me sa dukej nga qese, një erë e padurueshme kërme kudo rrotull. Njerëzit hedhin në plazh gjithçka, copa xhami, mbeturina plastike etj. Të ikim që këtej një orë e më parë.

Velipoja, thotë motra, edhe para 10 vjetësh ka qenë një nga plazhet më të pastra e më natyrore të Shqipërisë. E pakuptueshme ajo që ndodhi në një kohë të shkurtër. E pakuptueshme ajo që ndodh me plehrat në Shkodër e rrethina.
Aty ku banojmë shpesh nuk e mbajmë dot dritaren hapur prej tymit të plehrave që digjen nën qiell të hapur. Varrezat myslimane janë kthyer në një vendgrumbullim plehrash, po kështu varrezat e dëshmorëve. (Kjo është edhe politike, mendova me vete, si i djathtë që është qyteti).
E pabesueshme është gjendja edhe në spitalin e qytetit, ku infermieret hedhin pa asnjë vështirësi nga dritarja age e shiringa të përdorura, fasha e lloj-lloj mbeturinash të tjera spitalore. Oborri i pasmë i spitalit është kthyer në një depozitë plehrash. Tabloja vjen e plotësohet me detaje të tjera.
Një shoqe e saj murgeshë shpëtoi për fije të perit nga një aksident automobilistik kur iu përplas pas xhamit të parmë të makinës një kuti e shqyer kartoni që bridhte mbi asfalt. Kurse ajo vetë kishte gjetur një ditë në një supermarket të Shkodrës një kavanoz me reçel kajsie gjerman.
Tepër e gëzuar për këtë mall nga shtëpia që i mungonte prej kaq kohësh, e kishte hapur dhe kishte lyer bukën me të - për të kafshuar një gjësend me shije të tmerrshme. Kishte parë pastaj mbi kavanoz datën e skadimit të mallit, 9 vjet më parë.

Po përse njerëzit e lënë veten të mbyten në plehra?
Edhe njeriu që po mbytet bërtet për ndihmë, vëren Marie-Kristina.
Ata nuk i njohin mirë pasojat e të jetuarit me plehrat, ata nuk e dinë ç'do të thotë të thithësh përditë dioksinën që vjen nga djegia e tyre, ata nuk e dinë më se si është e bukura, një peizazh ose një qytet pa plehra, ata janë të mësuar me të keqen. Ose e kuptojnë dhe janë depresivë, letargjikë.
Një djalë 25-vjeçar më thotë: kot mundohesh. Ne nuk do të ndryshojmë asnjëherë, ne nuk kemi kulturë. Ose marrin një qëndrim fatalist: dikur do të ndryshojë, d.m.th., e nënkuptuar dikush do vijë dhe do ta ndryshojë, por jo ne.
Ndërsa dëgjon problemet ekologjike që kanë vende të tjera të Lindjes: Hungaria, Rumania, Ukraina, Bjellorusia, vëren se një pjesë janë të ngjashme me ato që ka Shqipëria.
Pas një shfrytëzimi optimist dhe të paskrupullt të rezervave natyrore në frymën e ideologjisë komuniste që thotë se njeriu është zot i natyrës, ka zbritur një kapitalizëm liberal po aq optimist për përfituesit, me moton e rritjes ekonomike dhe GDP-së, por me pasoja tepër të rrezikshme për mjedisin dhe ruajtjen e bazave të jetës. E veçanta e Shqipërisë nuk është thjesht që vendi po mbytet në plehra, jo, kjo është tek e fundit një pasojë e jashtme e një qëndrimi të brendshëm.
Plehrat një ditë do të zhduken dhe nga rrugët, brigjet, plazhet rreth Shkodrës, sikurse po zhduken nga rrugët e Tiranës. E veçanta e Shqipërisë, ajo më e rënda mendoj, është mungesa e mendimit dhe veprimit në bashkësi te shqiptarët.
Në rrethinat e Tiranës, ku banoj, plehrat ka disa kohë që po hiqen.
Por, ndërkaq, me shpejtësi të frikshme grabitja e peizazhit, që dikur përbënte kurorën e gjelbër të Tiranës. Janë shtuar vara-vingot e kamionëve të rëndë që bartin dhe hedhin ku të mundin dheun e gërmuar të kodrave, në radhë të parë rreth e përqark liqenit Artificial.
Ekskavatorët po u ngjiten ullishtave të fundit te zona e njohur si e lapidarit dhe po i shkulin rrënjët shekullore nganjëherë me dhjetëra në ditë. Përmes rrugës kryesore të Saukut vrapon një përrua me ujëra të zeza, prej muajsh, banorët anash mesa duket janë të mësuar me të. Kohët e fundit ka ardhur këtu një grup punëtorësh të ujësjellësit të Tiranës, sepse disa banorë kishin hapur tubacionin kryesor dhe duke e këputur për veten e tyre kishin lënë gjysmën e fshatit pa ujë.
Nga këto pak të dhëna kupton se banorët tanë janë të pambrojtur jo vetëm nga pushteti qendror, që nuk është në gjendje të zbatojë asnjë nga masterplanet e tij apo vendimet e KRTSH (për mbrojtjen e kurorës së gjelbër ka vendime të qarta), por as nga vetja. Banorë të pambrojtur nga vetja do të thotë banorë që nuk jetojnë në bashkësi.
Shqiptarët kanë një kundërshtim gati natyror ndaj bashkësisë. Ata përgjithësisht duan familjen, farefisin, por jo fqinjin. Këtu sundon mosbesimi, dyshimi se fqinji po ia hedh dhe po përfiton në kurriz të tij, çka edhe ndodh shpesh, me sa duket ngaqë pritet medoemos.
Te ne banorët vërtet kanë zgjedhur një kryetar dhe një kryesi komune, kryetari, urbanisti, kryeplaku dhe të tjerët e kuptojnë veten veç si shushunja që pinë gjakun e komunës, si shitblerës lejesh ndërtimi, me një fjalë ingranazhe të atij sistemi që po na merr frymën dhe që ka të vetmin parim: tokës mund t'i marrësh gjithçka dhe nuk duhet t'i kthesh asgjë, përveç jashtëqitjeve.

Mungesa e mendimit bashkësinor dhe komunal bashkë me veprimin në bazë të tij, është sot e keqja më e madhe e Shqipërisë.
Ne tregojmë nga politikanët si e keqja jonë më e madhe, por këtë e bëjmë vetëm për të qetësuar ndërgjegjen e keqe që nuk bëjmë asgjë me njëri-tjetrin, nuk mbrojmë dot as rrugën ose hyrjen ku banojmë.
Shembulli më i parë dhe klasik janë ata që bërtasin më fort, analistët tanë bie fjala, sepse dhe ata janë krejt të paaftë të krijojnë me njëri-tjetrin ndonjë shoqëri civile. Kjo, natyrisht, u krijon kushte qeveritarëve dhe gjithë njerëzve të tjerë me pushtet të bëjnë qejf me pasuritë e Shqipërisë, t'i tregtojnë e koncesionojnë ato si t'u dojë e bardha zemër.
Ja këto mendime më ngjalli referati i motrës Marie-Kristina për vendin që po mbytet në plehra, në vazhdim të përshkrimit që i bëri ajo letargjisë dhe fatalizmit të banorëve. Në mbyllje, murgesha zvicerane tregoi se si e kishte arritur një organizimin e vogël të heqjes së plehrave nga shkolla Varka e Noes që drejton.
Më së pari i ka bërë të vetëdijshëm fëmijët për domosdoshmërinë e ruajtjes së mjedisit. Ata jo vetëm te kjo shkollë po as në vende të tjera nuk munden më të hedhin plehra në rrugë.
Më tej ka organizuar heqjen e plehrave me një karrocë dhe një kalë, pas një fondi që i erdhi nga Gjermani për këtë punë. Karrocierin e parë e pushuan nga puna se gjetën që i zbrazte plehrat në breg të Liqenit të Shkodrës, por tjetri qëlloi punëtor i ndershëm dhe kështu të paktën ai mjedis i vogël në mes të qytetit sot është i pastër.

Por, pyetja mbetet, nëse duhet ta importojmë edhe mendimin dhe nëse ka rrugë të tjera për të ndrequr sadopak kokat në bashkësitë e vogla dhe të mëdha ku jetojmë.





Ardian Klosi, Shekulli, Freising, shtator 2010

Sunday, August 29, 2010

Gjumi, ende një nga misteret më të mëdha

Ajo çka tashmë dihet, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë. Për të ka shumë teori. Njëra syresh sugjeron se gjumi na shërben për të pasur marrëdhënie më të mira me botën e jashtme.          

Gjumi shpesh konsiderohet i keq për mbijetesën. Kafshët në gjumë, apo të përgjumura, janë pre lehtësisht të kapshme për grabitqarët, ndërkohë që ai është i domosdoshëm për vazhdimin e ekzistencës. Por ka edhe nga ato kafshë që mund t‘ia dalin mbanë pa fjetur për një kohë të gjatë. 

Për shembull delfinët e sapolindur dhe disa lloje balenash nëna mund të kalojnë periudha të gjata pa kryer funksionin e njohur si përgjumje, që te kafshët karakterizohet nga periudha të gjata qëndrimi në një vend.

Këto periudha ndonjëherë zgjasin për javë të tëra, sidomos në dimër dhe te zogjtë para emigrimit. N ë k ë t ë ra s t , zogjtë mund të kalojnë ditë të tëra duke fluturuar e duke mos u ndalur as për ndonjë pushim të shkurtër, ndërsa nxitojnë drejt destinacionit të tyre. 

Që këtej lind pyetja: Nëse gjumi është thelbësor për jetën e qenieve të gjalla, atëherë si është e mundur që ka kafshë apo shpendë që nuk flenë për ditë e ditë të tëra? Sipas një sondazhi të zhvilluar ndaj shumë kafshëve të ndryshme, del se kafshët mishngrënëse flenë më shumë se ato që janë edhe mishngrënëse edhe bimëngrënëse, dhe këto të fundit flenë më shumë se kafshët që ushqehen vetëm me barishte. Kësisoj, duket se roli i gjumit ka të bëjë shumë me ekosistemin e kafshës.

Një shembull është ai i lakuriqit të madh të natës, që fle 20 orë në 24 orë dhe që përbën edhe rekordin e gjumashit për gjitarët. Dikush mund të mendojë se kafshët flenë kaq gjatë për shkak të ndonjë funksioni të panjohur që ushtron gjumi mbi ta. 

Sipas disa shkencëtarëve, funksioni kryesor i gjumit është që të rrisë efikasitetin e kafshëve dhe të minimizojë rreziqet që i vijnë species nga mjedisi rrethues. Të gjitha speciet kanë orë të caktuara gjatë të cilave janë aktive për të kryer funksionet e ekzistencës së tyre dhe orë të tjera që i kalojnë në gjendjen e gjumit.

Kështu mund të shohim specie që optimizojnë periudhat e tyre të pasivitetit në marrëdhënien që kanë ndaj ambientit që i rrethon. Kësisoj, gjumi, në rastin e kafshëve, i ndihmon ato që të përshtaten me botën përreth. Ndërkaq, në lidhje me funksionin e gjumit ka shumë teori të tjera. 

Njëra përfshin rolin e krijimit të lidhjeve mes qelizave të trurit dhe atë të spastrimit të atyre që janë të panevojshme. Largimin e stresit që akumulohet gjatë periudhës kur jemi zgjuar. Zgjatjen e jetës. Megjithatë gjumi nuk mund të shpjegohet përmes madhësisë së trurit, jetëgjatësisë, përmasave trupore apo variablave të tjera që janë analizuar prej vitesh, duke dhënë gjithmonë rezultate konfliktuale, apo konfuze në lidhje me gjumin.

Kështu, nëse njohim masën trunore të një kafshe, nuk do të mundemi kurrsesi që të parashikojmë apo shpjegojmë kohën e tyre të gjumit, apo thellësinë e tij. Një majmun ka të njëjtën kohëzgjatje gjumi si edhe një derr. 

Një elefant jetëgjatë ka një nga periudhat më të shkurtra të gjumit te kafshët, ndërsa një lakuriq nate jetëshkurtër ka një nga periudhat më të gjata. Gjumi i njeriut ka shumë pika të përbashkëta me të ashtuquajturat "gjendje inaktive" të bimëve, mikrobeve, pra të specieve që nuk kanë një sistem nervor. Kjo është një sfidë ndaj idesë se gjumi është produkt i trurit.

Gjumi nga ana tjetër konsiderohet edhe si një periudhë karikimi i energjisë dhe ruajtjeje të saj. Megjithatë këto janë vetëm disa ide në lidhje me gjumin, natyrën dhe rëndësinë e tij te qeniet e gjalla dhe veçanërisht te njeriu. 

Ai vazhdon të mbetet një mister i madh, edhe pse shumë shkencëtarë i janë vënë sfidës për ta "çmontuar" këtë mister e për të zbuluar ndoshta mekanizma të rëndësishëm të përshtatshmërisë së specieve ndaj ambientit.

 Gazeta Shqip

Wednesday, August 18, 2010

Kush gërhet, jeton më gjatë

Londër – Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se personat që gërhasin teksa flenë jetojnë më gjatë.


Shkencëtarët evropianë nga Glasgou dhe nga instituti izraelit ''Technion'' për hulumtimin e gjumit dolën në këtë konkluzion pas studimit të 600 personave gjatë një periudhe katër vjeçare.


Gërhitja mund të ndodhë nga problemet që shkaktohen në sistemin e sipërm të frymëmarrjes dhe shkaktohet kur ajri që thithim nga hunda apo goja ndërpritet gjatë fjetjes.

“Frymëmarrja e ngadalësuar aktivizon zemrën dhe ia bën asaj shprehi kursimin e shpenzimit të oksigjenit. Zemra e personave që gërhasin përherë është e gatshme për situata të paparashikuara'', sqarojnë shkencëtarët.

Shkencëtarët mendojnë se veçanërisht pas moshës 65-vjeçare, gërhitja është shumë e dobishme.


G. Start

Monday, July 26, 2010

Uji i ndotur shitet në çdo dyqan

Megjithëse firmave prodhuese u është pezulluar aktiviteti gati një javë më parë, bidonat e ujit që ata ambalazhojnë dhe tregtojnë, i gjen në çdo dyqan. Bëhet fjalë për ujin "Tirana", "Shën Mëria", "Selita" dhe "Kristal". Tregtarët shprehen se ata vazhdojnë të furnizohen normalisht dhe nuk e dinë se firmat që kanë ekskluzivitetin e këtyre markave janë ndëshkuar për shkak se nuk plotësojnë kushtet për tregtimin e tyre.


Problemi
Ndonëse u është bllo-kuar aktiviteti, që prej një jave, produktet e tyre i gjen në të gjitha pikat e shitjes së kryeqytetit. Bidonat e mëdhenj 7 litroshë të këtyre markave të ujit të pijshëm, vazhdojnë të tregtohen normalisht, megjithë nga një kontroll i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë rezultuar me një mbingarkesë të madhe mikrobike, për shkak se nuk filtrohen si duhet. Tregtarët e pakicës shprehen se ata nuk kanë dijeni që uji të jetë bllokuar dhe vazhdojnë të furnizohen normalisht nga pikat e shumicës. "Ne e marrim te pikat e shumicës ku e kemi marrë gjithmonë dhe nuk na kanë thënë gjë se ka dalë me probleme", - shprehet një pronar dyqani afër Pazarit të Ri.

Pikërisht, duke u nisur nga kjo situatë, Autoriteti Kombëtar për Ushqimin (AKU) ka pezulluar aktivitetin për katër subjekte të prodhimit, ambalazhimit e tregtimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Kështu, në bazë të kontrollit të ushtruar ka rezultuar se uji 'Santa Maria', prodhuar nga subjekti 'Altrade' ka mangësi në procesin teknologjik të larjes së ambalazhit, tapos-jes dhe etiketimit. Një tjetër ujë problematik ka rezultuar edhe ai i markës 'Shën Mëria', makineria e prodhimit të të cilit ka pësuar defekt dhe nuk garanton produkt të sigurtë. 

Në listën e zezë të markave, të cilat kanë rezultuar me probleme renditen edhe uji 'Selita' e uji 'Tirana'. Ndërkohë që subjektit 'Ferra', i cili prodhon ujin 'Kristal', Autoriteti i Ushqimit, i ka lënë një sërë detyrash të cilat duhet t'i plotësojë brenda një afati prej dy javësh, në të kundërt edhe për këtë kompani do të merret vendimi për pezullimin e aktivitetit. 

Esmeralda Keta, G. Shqiptare