Sipas Frederick Douglass, “e vërteta është e përshtatshme dhe e bukur në çdo kohë dhe në çdo vend.”
Por per fat te keq, kjo e vertete kje e kunderta ne shtetin tone Ame dhe neper viset tjera Shqiptare nen sundimet shoviniste Greke dhe Sllavo-Komuniste-Jugosllave. E verteta historike jo vetem qe asht mohue e lane n’erresin por asht edhe shtremnue ne nje menyre te pafalshme. Per shembull dokumenti i Shpalljes se Pamvaresise Shqiptare te vitit 1912 falsifikohet nga historiografet e Akademise se Shkencave te RPS te Shqipnise tue mbulue firmat e Mid’hat Frasherit, Lef Nosit dhe Mustafa Merlika Krujes.
Ne te njajten kohe, ata qe paten guximin per te fole, me shkrue ose me veprue te verteten jane denue me burg ose vra me gjyq apo pa gjyq nga pushtetmbajtsit. Cka asht edhe ma tronditse asht se edhe sot perseritet politizimi i historigrafise sone kombetare. Lufta ma e madhe qe vazhdohet te bahet ne Akademin e Shkencave ne Shqipni asht botimi i plote i Historise se Popullit Shqiptar sepse te njajtet “historiane” qe deri dje perdoren epitete te ndryshme ndaj figurave te shqueme dhe ngriten ne Altarin e Kombit figura si Haxhi Qamili me shoke do te ishte nje paradoks qe te merreshin me pjesen e trete te historise se viteve 1913-1939, dhe ate te katerten, te vitetve 1939-1991. Prandaj, kemi nji detyre te madhe morale, para vetvetes, para kombit dhe para se vertetes historike me fole per te verteten. Dhe ketu perdori fjalet e Edward Schillebeeckx, kur tha se “paanesia historike nuk asht rindertimi i faktave te kohes se kalueme, por asht e verteta e se kaluemes nen driten e kohes se tashme.” Ne kete kontekst, cdo njeri qe e don dhe e perkrahe te verteten historike ka te drejte per hire te se vertetes me shprehe kete fakt si nji realitet pa mohime, zmadhime, ose ilustrime.
Per keta burra te maleve kreshnike te Malesise se Madhe qe na bashkuan sot ne kete seminar per Rrezistencen stoike te Malit te Kelmendit ku i printe luani i kesaj krahines, Prek Cali (Hasanaj-Vermosh), i cili i kushtoi krejt jeten e tij ceshtjes gjith-Shqiptare bashke me fatosat Gjergj Lul Toma (Gjeloshaj-Selce) e Gjek Marash Selca (Tinaj-Selce), te dalluem per luftnat e tyne kundra forcave Komunistet neper tane anet e Shqipnise si dhe per Kryengritjen Antikomuniste te Malesise se Madhe te vitit 1945 e udhehequn prej Major Llesh Marashit te Shkrelit, e para kjo ne krejt blokun Komunist - na, bijt dhe bijat e tyne kena pergjegjesi per me paraqite realitetin historik ashtu sikurse asht. Keta burra qe na mesuan si me jetue, me luftue dhe me vdeke per te miren e Atdheut nuk priten pasuni, levdata, kange, darka ose shperblime te ndryshme. Ata vetem iu pergjegjen kushtrimit te Nanes Shqipni te robnume, kushtrim te trashiguem prej t’parvet tyne! Prandej cka ata kerkuen dhe e meritojne nuk asht “rehabilitimi” i tyne! Ata nuk bane ndoje mekat ndaj atdhuet, por perkundrazi, ata rroken armet e lirise per mbrotjen e Shqipnise, brez mbas brezit.
Edhe pse i lindun dhe i rritun jashte shtetit ame, dhe si autoditakt i shqipes, jam bir i ketyne trevave. Rrjedhimisht, kjo kumtese me titull: Shkreli dhe Roli i Tij ne Kryengritjen Antikomuniste te Malesise se Madhe te Vitit 1945, asht per mue si fjala e bukur dhe kumtimplote Amerikane, “a labor of love” [nji punim i dashunise].
Ç'ishte Shkreli? Dhe kush kjene Shkrelasit qe me gjith Malesine e Madhe paten guxim per t’i dale me pushke pushtetmbajtsit te ri Komunist?
Historikisht Shkreli si nji ent gjeo-politik, ekonomik dhe shoqnor i perket Malesise se Madhe dhe radhitet si mali i peste mbas Hotit, Grudes, Kelmendit, dhe Kastratit.
Keto pese male se bashku me bajraqet e Recit, Lohes, Koplikut, Grizhes, Rrjollit dhe Postripes, perbajne Malsine e mbi Shkodres.
Gjithashtu, edhe Triepshi me Kojen (qi Kongresi i Berlinit, 1878, i cungoi prej vilajetit te Shkodres dhe ja dhuroi padrejtsisht Malit te Zi), shkojne me Malsine e mbi Shkodres.
Gjeografikisht Shkrelin e ndan Prroni i Thate dhe kufizohet ne Veri, nga Boge-Kelmend, ne Lindje me Dukagjinin, ne Jug me Koplikun, Recin dhe Lohen, dhe ne Prendim me Bajzen dhe Katundin e Kastratit.
Domethane se Shkreli shtrihet per se gjatit prej qafes se Grishajve te Zagores deri ne kullen e Ducajve te Bzhetes.
Malesia e Madhe, ne pergjithsi ka nji histori te lavdishme per mbrojten e interesave kombetare te Shqipnise ethnike kunder sundimeve Turko-otomane dhe Serbe-Malezeze-Jugosllave. Si pjese e kesaj krahine malore te Shqipnise se Veriut, Shkreli kje i pandame prej ketyne trevave te Malesise se Madhe ne betejat e pergjakshme kunder pushtimeve te hueja. Per shembull, ne vitin 1614, Shkreli, Hoti, Kelmendi dhe fiset e tjera lidhen besen kunder forcave te Turqise.
Ne vitin 1621 Imzot Pjeter Budi organizoi kryengritjen kunder Turqise, ne te cilin mori pjese edhe Shkreli.
Perseri, ne 1645 Shkreli dhe Kelmendi ne nji rezistence te perbashket perjashtuen me force fuqite Otomane dhe fituen njifare lirijet deri me 1700.
Ne vitin 1835, Dasho Shkreli dhe Hamza Kazazi kjene prisat e forcave antiosmane te qytetit Shkodres. Gjithashtu, ne vitin 1840 Dasho Shkreli me ceten e tij mori pjese ne luften e Kalase se Shpuzes kunder forces grabitqare te Malit te Zi e ku heroikisht Dasho Shkreli u vra me gjith vellane Sefon.
Ne luften e Kernices te vitit 1862 edhe Shkrelasit me Shkodren moren pjese kunder forcave malazeze, ku mbet i vrame edhe Kaso Shkreli, vellai i Dasho Shkrelit.
Po keshtu kur pjesa Katolike e Shkodres ishte e perndjekun prej ushtrise Osmane, qe Shkreli qe u shkoi ne ndime Katolikevet me ma shume se 250 vete.
Edhe ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenti, 1878-1880, mori pjese bajraktari i Shkrelit, Marash Dashi megjith krente tjere te Malesise se Madhe dhe firmuen kerkesa te ndryshme kundra aneksimit te tokave Shqiptare nga Mali i Zi. Gjate vitit 1883 u ba lidhja e burrave te fisevet te Shkrelit, Kastratit, Hotit dhe Grudes per me i ndalue pazarlleqet e komisioneve nderkombetare, ne vazhdim e siper me Malin e Zi per grabitjen e trojave Shqiptare.
Formimi i lidhjes se Shkrelit (”Bashkimi Kombetare” ose “Lidhja e Mfshehet”) ne vitin 1893 prej famullitarit te Shkrelit, Dom Ndoc Nikaj, me gjith Abatin e Mirdites, Imzot Preng Docin, Dom Mark Shllakun, Dom Zef Shkrelin, Dom Jake Serreqin, Dom Dode Kolecin dhe te tjere per lirimin, bashkimin dhe arsimin tone kombtare.
Ne vitin 1911, me inicjativen e Nikolle Mirash Luces dhe Gjelosh Gjokes u ba nji bese-lidhje e re mes Shkrelit dhe Kastratit ne shtepine e Zef Mirash Shyti ne Dedaj-Shkrel. Prej kendej ata dolen ne Bzhete, te Tom Nika i Shkrelit, dhe se bashkut me dy djemt e Tomes, Nikolle Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken, u nisen per Boge, Rec dhe Lohe tue krijue lidhjen me e luftue okupatorin Turk.
Ne kryengritjen e Malesise se Madhe, t’ udhequn nga trimi legjendar te Traboinit, Dede Gjo’Luli, Shkrelasit jo vetem qe moren pjese ne luften e pergjakshme ne majen e Bratiles,16 por edhe paten Tom Niken si nji prej prisave kryesore te kyrengritjes dhe nenshkrusi i Memorandumit te Greces. Kishte me kene nje shtremnim dhe boshllek i madh historik mos me vlersue ketu edhe ndihmen e pazevensushme te barijvet shpirtnore te ketyne kreshnikve d.m.th. te kleri Katolik i cili qe dhe vazhdoi me qene gjithmone krah per krah me besimtaret e tyne si pershembull priftin e Shkrelit, Dom Nikolle Ashten megjith famullitaret e Kastratit, te Hotit, te Grudes dhe te Kelmendit.
Mbas nje qendrese te shkurte qe bani Shkreli me 25 Maj ne suken e Sterkujes ne Dedaj, ushtria e Shefqet Turgut Pashes i dha zjarrin Dedajve dhe Zagores dhe si hakmarrje ndaj kryengritsave plackiten dhe ia vune flaken krejt Malesise se Madhe. Kur Ms. Durhami shkoi personalisht per me pa damin ne Bajze-Kastrat dhe ne Shkrel, ajo perdori fjalet Biblike qe e pershkruen katastrofen ne luginen e Shkrelit “si luginen e hijes se vdekjes”22 (Psalm 23:4). Kastrati dha kushtrim atehere dhe Shkreli u solidarizuen me ta si vllazen te pandame, tue luftue trimnisht ne Sukat e Moksetit te Bajze-Kastratit kunder nji force te madhe osmane. Per t’u permende asht edhe Memorandumi i Hierarkise se Kishes Katolike Shqiptare te 2 Korrikut 1919, dergue Kryesise se Konferences se Paqes ne Paris kunder copetimit te tokave Shqiptare, e ku asht nenshkrimi i famullitarit te Shkrelit, Dom Frano Karma bashkangjitun me firmen e bajraktarit te Shkrelit, Vate Marash Dashi, me gjith 106 kryefamiljareve Shkrelas.
Ne luften e Koplikut (1920/21), mandej, qe Vat Marash Dashi qe i prini Shkrelit kunder ushtrise nderhyse Serbo-Malezeze-Jugosllave, e cila pushtoi Koplikun, Shkrelin, Kastratin dhe Kelmendin. Gjithashtu, duhen permende fatosat e Shkrelit qe poeti yne kombetar, At Gjergj Fishta, O.F.M., i bani te pavdekshem ne vargjet e tij rrapsodike te vepres epike Lahuta e Malcis – Bibla e nacionalizmit Shqiptar! Keta kjene: Kacel Doda dhe Kerrni Gila27 te Zagores, Bajraktari Marash Dashi i Vrithit, vllaznit Bec dhe Cul Batani te Bzhetes, dhe Rrushman Hasani.
Pervec ketyne burrave, duhen me permende edhe disa prej meshtareve qe sherbyen ne famulline e Shkrelit e u ban prelatet te shquem si per shembyll Imzot Luigj Bumci dhe Imzot Gjergj Volaj; Monsinjorat Ndoc Bozhi e Nikolle Ashta; dhe kleriket intelektuale si Dom Ndoc Nikaj, Dom Aleksander “Lek” Sirdani, Dom Kolec Prennushi, Dom Ndre Zadeja, dhe Dom Nikolle Gazulli. Dhe nuk duhet harrue fakti se mbledhjet e prisave Shqiptare u bane per mborjtjen e Shqipnise ne oborrin e Kishes.
Ne pergjeithsi, ngjarjet historike nuk ndodhen pamvaresisht prej vetvetes, por ato jane reaksion i nderlidhun nga ngjarjet e tjera. Prandaj, per me arrite te kuptojme kompleksitetin e Kryengritjes Antikomuniste te Malesise se Madhe jam i detyruem per me paraqit nji lidhje te ngjarjeve nderkombetare, kombetare dhe krahinore per me arrit ne nji kuptim te mirefillte historik.
Fill mbas pushtimit te Shqipnise nga Italia Fashiste, Llesh Marashi ike nga Shkodra dhe del ne Katundin e tij ne Zagore-Shkrel kunder okupatorit, ku e strehojne vendasit e tij Shkrelas. Gjithashtu, ne Zagoren e Llesh Marashit bashkidealistat e tij, Dom Zef Sheshtani, Dr. Bahri Kopliku dhe Zef Logoreci jane aktiviste anti-Fashiste. Ne pergjithsi, rezistentet kunder okupatorave te ri ishin nacionaliste dhe intelektuale te shquem. Nji nga keta dallohet Mid’hat Frasheri, krijuesi i Ballit Kombetar, qe jo vetem deshti clirimin e Shqipnise, por edhe bashkimin e gjith trojeve te saja nen nji qeveri demokratike. Disa grupe te vogla Komuniste qe ishin te shperdame neper disa qytete, nuk moren pjese aktive kundra invazionit Fashist derisa Gjermania Naziste sulmoj ushtarakisht Bashkimin Sovietik ne 1941 dhe kete me organizimin e dy emisarve Jugosllave, Miladin Popoviqi dhe Dusan Mugosha qe i bashkun grupet nen nji parti te vetme Komuniste Shqiptare, por gjithnji nen influencen Jugosllave.
Me 30 dhe 31 te Korrikut 1943, plas Lufta e Recit (deri tash krejt pervetsue nga regjimi Enverian), por e verteta asht se pjesa dermuese e luftarve ishin nacionaliste si Jup Kazazi, Llesh Marashi me ceten e tij, Zenel Kazazi, Ujk Tahiri, Zef Ashta, Rrok Kanto Marashi (nipi i Llesh Marashit), Caf Smajli, Zef Luka, Sokol Bajrami, Met Rrustemi, Brahim Bishja, Rexhep Lani, Lan Sokoli, Halil Sokoli, Ram Meti, Qamil Tahiri, Fejzi Borici, Isuf Muca, Shaban Binaku, Oso Bishja, Ragip Meta, Sali Myftia, Daut Komi,etj. Depertimi i thelle i influences Sllavo-Komuniste u vertetue mbas presionit qe Svetozar Vukmanovic-Tempo i bani Partis Komuniste Shqiptare. Menjihere Enver Hoxha e denoncoi marrveshjen e Mukajt (2-3 Gusht 1943) te dergates se Ballit Kombetar dhe te Levizjes Nacionale Clirimtare, vetem per arsye se nacionaliste kerkuen keto:
1) Nji lufte te perbashket, 2) Lufte per nji Shqipni te pavarun dhe etnike, dhe
3) Lufte per nji Shqipni te lire, demokratike dhe popullore.
Dhe ketu u nda shapi prej sheqerit! Ne Shator te 1943, me shtymjen Jugosllave lufta civile ne Shqipni fillon me nji sulm te ashper ushtarak kunder Ballit Kombetar dhe mandej, kunder forcave te Abaz Kupit (Legalitetit) si dhe te nacionalistve te tjere.
Mbas kapitullimit t’ Italise Fashiste, Fronti Nacional Clirimtar dergon Riza Danin me gjith profesor Mark Prelen, per te ba nje takim me Llesh Marashin, tu e ftue te bashkohet me Levizjen anti-Fashiste. Lleshi u pergjegj me keto fjale: “kjo asht pune qe s’ bahet more burra. Po ju a nuk i keni syste n’ balle e s’ e shifni se si komunistat jane tue luejt teater me ju? Nuk e shifni ju se ata udhehiqen prej serbve? Mlidheni menen e kthejuni n’ rruge t’ komtarise se internacionalistat juve kane me ua pre krenat! Ju asgja s’ ju lidhe me ta.” Rizaja ja pret, “mire qi ti e luftove fashizmin, po prej gjermanve c’ pret? Pse s’ i lufton?” Lleshi ju pergjegj, “ushtria gjermane asht kalimtare e ne s’ na hine gjem n’ kambe prej saj. Po sllavin kjo ushtri po e lufton e na prej saj kem se shka me perfitue.” (Ket bisede e thote Mergim Korca, deshmi kjo prej tezese tij, bashkeshortja e Riza Danit).
Jemi ne vitin 1944. Perfundimi i Luftes se Dyte Botnore ishte e hidhun, sepse fitorja e Komunistave ishte krjejt e kjart.
Mbasi Shqipnia e Veriut me, kryeqytetin e saj te Teutes e Gentit Shkodren, kishin pesue gjate luftimeve shekullore me Serbo-Malazezet, kjo pjese e Shqipnise e kuptoi se Komunistat ishin t’ indoktrinum me ideologjine Bolshevike, qe jo vetem se ishte e huej por edhe Sllave. Me 13 Maj ne Kinema “Rozafat”, 152 perfaqesuese te Malesise se Madhe, te Dukagjinit, te Postribes, te Anes se Malit, te Gurit te Zi, te Nen-Shkodres, etj, u mblodhen ne Shkoder dhe krijuen Lidhjen e Shkodres kunder rrezikut Sllavo-Shqiptar-Komunist.
Malesia e Madhe, me krahinat e tjera te Shqipnise se Veriut u organizue per nji sulm kunder Komunizmit. Prisat e Shkrelit kjene keta:
1) Major Llesh Marash Vata (Marvukaj-Zagore), Qark Komandant i Shkodres dhe Kryekomandanti qe do te kryesonte Kryengrijten e Malesise se Madhe. Familija e tij ishte ma e dalluemja ne krejt Malesine e Madhe per pregatijen ushtarake. Prej gjashte djelmve te Marash Vates tre prej tyne, Kanti, Gjeka dhe Lleshi, u ban oficera, kurse nji tjeter ishte oficer reserve, Pjetri. Gjithashtu, dy nipa tue e vazhdua kete tradite familiare u bane oficera, Fran Pjeter Marashi, dhe Vat Gjelosh Marashi. Rrok Marashi u shugurue frat dhe nipi Ndoc Gjelosh Marashi prift.
2) Pjeter Gjoke Deda (Milaj-Vrithe), z. bajraktar i Shkrelit, trim, besnik e i urte, simpatik dhe antar i shtabit te Llesh Marashit;
3) Nikolle Prek Gjeka (Dedaj), kryetari i komunes se Shkrelit, i arsimuem dhe i njoftun si orator, guximtar, trim dhe besnik.
4) Prek Lek Gjoni (Kolaj-Zagore), nji nder djemte ma te zgjedhun te Shkrelit, trim, besnik, i pashem dhe luftar i deje kunder Komunizmit.
5) Luket Marash Luca, i pagezuem Luke, (Grishaj-Zagore), i njoftun ne Malesi edhe ne Shkoder dhe i cili mori pjese ne moshe te re ne Kryengritjen e Malesise, 1911, dhe ne Luften e Koplikut. Ai ishte mesus popullor. Gjithashtu, ne vitin 1932 ai mori pjese ne deligacionin Kreshnik te Malesise se Madhe prane Atit Shejt, Pape Piu XI ne Shejtoren e Zojes se Shkodres, ne Genazzo-Itali. Sebashku me keta trima mori pjese ne organizimin e kryengritjes edhe dijetari, poligloti (qe zotnonte pese gjuhe te hueja), fetari, patrioti dhe themeluesi i leksikografise krahinore dhe i asaj onomastike, Dom Nikolle Gazulli, qe ishte famullitari i Dekanatit te Malesise se Madhe – Kisha e Shkrelit.
Gjate vjeshtes se vitit 1944, krenet e Kastratit, Gjon Martin Lulati (Ivanaj-Bajze), Mirote Palok Kokaj (Ivanaj-Bajze), Nik Gjelosh Gjoke Dodaj (Pjetroshan-Bajze), Kole Llesh Malaj (Ivanaj-Bajze), Kole Ujk Osllani (Pjetroshan-Bajze), etj bashk me Vasel Pjeter Gjoka qe ishte bashkpunetor i Nikes (kushrinit tij), dhe me krenet e Shkrelit kjene ne marveshje per ta shmange rrezikun qe e kercenonte mbare popullin Shqiptar. Takimet e shpeshta te tyne u zhvilluen ne shtepine e Luket Marash Grishaj, nji nder qendrat e bisedimave ndermjet ketyne dy maleve.
Ne katundin Ivanaj ne Bajze, me 24 Dhetor 1944 ne shtepin e Gjoke Tom Kokaj u zhvillue mbedhja e krenvet te Kastratit, thote Vasel Pjeter Gjoka e ku moren pjese edhe krenet e Shkrelit, dhe ku te gjithe lidhen besen per me e luftue Komunizmin. Ne fund te Dhetorit, Llesh Marashi u nis prej Zagoret dhe shkoi ne katundin Broje me u takue me krenet e Kelmendit si Kole Gjon Bajraktarin, Fran Gjergj Ucin, Gjergj Lul Toma, Gjek Marash Selca etj. Aty vendosen se Selca, Nikqi dhe Vukli me e ndalue turrin e Brigades se Pare. Dhe me daten 15 Kallnuer 1945 filloi rezistenca e pergjakshme e Petritave te Kelmendit kunder bishes se terbueme Komuniste.
Nderisa Kelmendi luftonte heroikisht, me qendrese te pashembullt, Kuvendi i Maleve u caktue ne Poice ne katundin Dedaj-Shkrel ne shtepin e Rrok Nikolle Zefit tre dite ma vone (me 18 Kallnuer 1945) per me caktue daten per nji sulm te pergjithshem. Moren pjese Llesh Marashi me Shtabin e tij, Marash Kole Mali (Vojvoda i Dedajve) me gjith kumbaren Nikolle Zefi, Luket Marash Grishaj,
Pal e Dede Thani nga Dukagjini, Gjelosh Luli, Pjeter Gjoke Bajtaktari, Nikoll Prek Dedaj, Dom Nikolle Guzulli,[56] Gjon Martin Lulati, Mirot Paloka, dhe Caf Smajli me disa Lohjane. Per arsyena jo te kjarta munguen perfaqsuesit e Shkodres dhe te Postribes ndonese jo vetem Malesia e Madhe por edhe Shkodra, Postriba dhe nen-Shkodra ishin ne bashkpunim me Llesh Marashin per nji kyrengrijtje te armatosun, ku mbas tubimit Llesh Marashi me shoke u nisen per ne Grishaj te Luket Marashi dhe do ne Cukaj te Zef Nike Colaj dhe Gjergj Prel Colaj, e ku qendruen deri kur plasi pushka para afatit te caktuem, me 23 Kallnuer 1945.
Komandanti i Postkomandes se Bajzes Jonuz Naci (Aliaj-Bajze) dha urdhen qe te niset nji toge partizansh per ne Grishaj-Zagores, per me arrestue Luket Marashin qe ishte nen shikimin e Komunistavet prej kohesh, nen komanden e Gjosh Nikes (Vucetaj-Bajze) te cilet iu ngjiten brises se Jeranit per ne Grishaj. Aty, barit te vendit ishen te porositun prej Luketit qe te lajmerojn cdo livizje qe bahet prej ma shume se pese ose gjasht vetash. Kur partizanet erdhen ne fund te brises se Jeranit barijt ne shpejtsi shkuen me lamjrue Shtabin nacionalist se Komunistat jane tue iu ngjite malit per ne Grishaj. Menjihere, Llesh Marashi lajmroi luftaret qe te bahenish gati, me dale prej ku ishin ne Grishaj dhe me shkue ne Cukaj, me u bashkue me shoket tjere, dhe prej andej me u nise per ne Poice. Kur u bashkue Shtabi ne Cukaj, u besidue shkurtimisht, mbasi nuk priste koha. Dhe ndodhi nji mosmarreveshje per sa i perket drejtimit, se ku me shkue Shtabin. Disa thoshin, “ma mire per ne Stol,” kurse te tjeret, “ma mire per ne Poice,” qe ishte propozue nga vete Llesh Marashi. Si perdfundim, trimat Gjon Martin Lulati dhe Mirote Paloka ngulen kambe se nuk do te kthehemi mrapa prej Komunistave, dhe se do ta fillojshin pushken, ata qiten pritat ne vendin stratigjik, per ka do te vijshin partizant ne Grishaj. Llesh Marashi dhe Luket Marashi nuk u pajtun me kete mendim, tue thane se sulmi ishte pese dite parakohet, por pjesa dermeuse vendose ose sote ose kurr! Dhe ashtu u ba. Partizant u njiten ne Grishaj dhe u bane nji rrethim shtepive. Gjosh Nika me tre ushtar iu afrue shtepise se Luket Marashit dhe fjalet e para qe tha kjene: “A asht Luket Marashi ketu? Ku gjendet?” Axha i tij, Fran Luca, tue mendue se Shtabi iku prej Cukajve u pergjergj: “Luketa nuk asht ne shpi, por noshta asht te shoket tone ne Cukaj.” Gjoshi ateher e nisi Fran Lucen me dy partizane per ne Cukaj. Sa u nis Fran Luca me ta, partizant i zbulun rojet e kryengritjesave dhe ne at cast plasi pushka. Nji pjese e partizanve sulmuen dhe te dy palet u ndeshen gryke per gryke. Ne pushket e para u plagosen Pjeter Gjoke Hoti (nipi i Gjon Martin Lulati, i cili mbas disa diteve vdiq ne Bajze), Gjosh Nika me dy partizan te tjere mbeten te plagosun. Mbas nji luftim te rrept, fuqite partizane u thyen dhe per shpetim afer pesemdhete ushtare u futen neper shtepiat e Grishajve dhe u dorezuen. Llesh Marashi urdhroi qe tu merren armet dhe te lehen te lire. Thuhet se disa prej tyne shkuen me fuqit kryengritjes per ne Bajze (Marre prej Llesh Luket Grishaj qe ishte nji nder ata qe furnizonte bashke me familje luftaret e lirise dhe aj vete e perjetoi kete ngjarje).
Keshtue filloi Kryengritja Antikomuniste e Malesise se Madhe me 23 Kallnuer te vitit 1945. Forcat e kryengritjes zbriten ne Bajze, ku mbas nji perpjekjeje t’ ashper morren Postkomanden ku Zef Tom Ceka i Shkrelit u vra balleperballe me Januz Nacin. Edhe Lulash Cuk Curanaj (Uldedaj-Bajze) mbet i vdekun. Mbas marrjes se Postkomandes, luftaret e lirise u grumulluen te oborri i Kishes se Bajzes, ku Franceskani patriot Pater Ciril Cani rrahu kumbonet e Kishes ne shenj kushtrimit dhe i bani lutje Zotit me iu pri mbare forcave nacionaliste. Ne te njajten kohe, edhe me bekimin e famullitarit te Shkrelit, Dom Nikolle Gazullit, Kole Nike Prela Marcinaj (Cekdedaj-Bzhete) u ra kumonveve per me mobilizue Shkrelin ne lufte. Burrat e Shkrelit u nisen per me u bashkue me forcat e kryengritjes ne Koplik. Tue dijte rrezikun, Komisari i Rrethit te Malesise se Madhe, Cun Januzi (i biri i Januz Nacit), u nis per ne shkoder per me i perballue kryengritesate. Mbas nji qendrese ne Koplik keta u nisen per ne Shkoder. Forcat partizane lajmerue prej Cun Januzit, zunen posizion te Ura e Rrjollit. Aty u zhvillue beteja ma e ashper dhe vendimtare per kyrengritjen ku trimnisht u vrane Gjon Martin Lulati dhe Mirote Paloka, dhe u plagosen shume te tjere. Nder kohe te Kisha e Shkrelit luftoi Marash Tom Gjeloshi (Makaj-Bzhete) kundra nji toge te njekjes dhe u vra tue luftue megjith Luigj Kole Shetajn, Mirash Gjonin e Prek Kolen.
Mbas luftimesh te rrepta, kryengritjsit u terhoqen ne male, ku kishin shprese se vellaznit e tyne malesore megjith forca te tjera nacionaliste te Shkodres dhe krahina tjera, do te organizhoheshin per nje kundersulm edhe pse kyrengrijtja filloi para kohet. Ne kete kohe, simbas Vasel Pjeter Gjokes, disa luftare te Hotit ishin pregadite per me u hjedh ne lufte por Kadri Deli Meta (Bajraktari i Hotit) nuk i la me marre pjese tue thane: “Na jemi tue u mundue me ndal vrasjet, e kush e ka fillue, e paste per vedi, e ju ne me ndigjoshi mue, nuk shkoni ne at vend.” Porosia e Kadrise kje e rande edhe per Hotin, sepse ai nuk mori parasyshe se trimi i shtepise se Dede Gjo’ Lulit, Gjelosh Luli, ishte ne bashkpunin me mikun e tij te ngushte Llesh Marashin kundra komunizmit. Rrjedhimisht, ai qendroi ne Kastrat i strehuem te probatini i tij, Marash Doda dhe ne Traboin te vllaznit Mark e Kole Miri (Dedvukaj-Hot). Ketu forcat e Toger Babes torturuen Kole Mirin tue pjek ne hell, per me gjete prejtij se ku ishte Gjelosh Luli, dhe vetem me ndimen guximtare te trimit Marash Lushk Gjoni (Dushaj-Hot), Kole Miri muejti me u ik prej durve tyne.
Ne mal qendruen luftaret e Shkrelit dhe te Kastratit. Si ndeshkim per pushket e para qe krisen ne shtepine e Luket Marashit, Cun Januzi coi vellane e tij, Celen, misioni i te cilit ishte me e burgose familjen e Luketes sebashkut me gjith robet e axhave te tij (Zef e Fran Luca). Ata plackiten dhe djegen shtepine si kurse pat ba Turku me 1911 dhe Shkjau me 1913. Shtepia e Luket Marashit kje e pare ne Shkrel dhe Kastrat se ciles Komunistat ja vune zjarrin,per te cilin shkrimtari dhe historiani i mirefillte Uran Butka, tha: “vullkan u pa shtepia e Luket Marashit, qe ishte nje potencial i madh bese e burrerie ne Malesine e Madhe.” Keshtu filloi hakmarja ndaj Malesise se Madhe!
Viti i 1945 kje i veshtire edhe per at pjese te Malesise se mbi Shkodres qe mbeten nen okupacionin Malazias, sidomos per Hotin dhe Gruden ku per te nenshtrue Malesoret, Bajo Stankoviqi do te bashkpunonte me Toger Baben dhe me Petro Bullatoviqin. Komunistet Jugosllave do te kendonin, “Tito-Enver-Stalin, Trisine,” kurse komunistet Shqiptare, “Enver-Tito-Stalin, jemi te gjithe per nje betim!” Bajo Stankoviqi qe kishte danen e hekurt kundra kesaj zone, filloi me arrestue malesoret. I biri i Prek Tom Ujkes (Selisht-Grude) Luc Preka Lulgjuraj me kushrimin e tij, Mirash Zef Kola u kthyen prej Kelmendit (ku ishin luftetare vullnetar) dhe dhane kushrimin per me ndihmue vllaznit malesore te Kelmendit, Shkrelit dhe Kastratit. Ne ate kohe, vdiq Shab Smaku Berisha dhe ne hatrin e tij ne Priften-Grude u caktue nji bashkim per me bisedue per luftimet qi ishen zhvillue kundra Komunizmit ne Malesine e Madhe dhe viset tjera ne Shqipni. Dhe ne kete hater Luc Preka Lujguraj lexoi letren e Prek Calit qi mes te tjerash thonte, “… Kush e nie vetin Shqiptar dhe beson ne Zotin, i baj therrje te dalin ne nime Kelmendit dhe te Malesise se Madhe kunder kumunizmit!” Per fat te keq, rrethanat kjene faktori per te cilin paria e Grudes dhe e Hotit nuk muejti me marre pjese ne kete bisedim, sepse ishin ndermjet dy zjarresh. Nji pjese e Rapshes dhe krejt Troboini, me gjith Gruden, mbeten prap nen-pushtimin Jugosllav ku Bajo Stankoviqi me partizant e tij terrorizuen malesoret, ndersa n’anen tjeter kjene Toger Baba me gjith Jugosllavin Petro Bullatoviq. Keshtu, aleanca e pathyeshme gjate pese shekujsh e nepermjet luftnash te pergjakshme per lirine dhe integritetin tokesor Shqiptar u keput ne Malesine e Madhe!
Ne Fruer t’ atij viti, Komunistat Jugosllave arrestuen famullitarin e Traboinit, At Leonard Tagaj (i quejtun Pater Zefi nga malesoret) me Pjeter Zekun Camajn (kushri me Smajl Mark Luli) dhe Vasel Mirash Camajn (Vojvoda i Vuksanajve). Keta u pushkatuen pa proces juridik.68 Fille mbas ketyne, Gjelosh “Losh” Gjoke Lajcaj (djali i halles i Luket Marashit) shkoi ne Selisht te kumbara i tij dhe dashamir i Luketes, Zef Miliqi Lulgjuraj me qellim per me strehue dy djemt e Luketes (Paloken dhe Deden) dhe kushrinin e tij (Prel Fran Grishaj) qe ishin ne Hot. Edhe ketu Bajo Stankoviqi arrestoi ne Selisht Luc Preken per veprimtarine e tij antiKomuniste, bashke me dy vllaznit e tij, Dode dhe Gjergj Lulgjuraj, Kole Gjel Cakun (Ujkaj-Treipsh), dhe Zef Miliqin e Gjelosh Gjoke Lajcajn dhe i pushktatuen te gjithe pagjygj te Kisha e Grudes (Kete ngjarje e dijme prej nipit te Gjelosh Gjokes, Vasel Pjeter Lajcaj). Si shenim, vlen per tu permend se ne kohen e Inform-Byrose Bajo Stankoviqi kerkon strehim politik ne Shqipni dhe Enver Hoxha me njihere e prenoi tue shpreblye barbarizmin e tij ndaj Shqiptareve nen Mal te Zi dhe e emnoi Kryetar i Zyres Rrefugjateve te nenshtestasve Jugosllave ne Shqipni, ku pjesa dermuese kjene Shqiptare.
Ne pranvere, po t’ vitit 1945, Toger Baba i shoqnuem nga partisani i vendit, Nikolle Mirash Gjonaj shkoi ne Drume-Hot tue kerkue me arrestue Shkodranin Gjysh Pistullin me Vasel Pjeter Gjonaj. Ne menyre barbare u torturuen Marash Uc Gjonaj, Fran Pjeter Gjonaj (vellaun e Vaselit), Lene Kolen Gjonaj (kushrina e Vaselit), dhe u muer ne hetusi Gjeto Dede Vate Gjonaj.
Gjate viteve 1945-46 kishin mbete vetem disa ceta luftare, qe ndiqeshin prej forcave Komuniste. Te tjeret u pushkatuen, u burgosen, u internuen, ose prej rrethanavet te njohuna u dorezuen. Ne fillim te 1946, Prek Lek Gjoni, me vellan Pashkun u rrethuen nga brigada partizane, por nuk u dorezuen dhe ne Bjeshke, mbi Kronin e Kurriles se Dedajve u vrran mbasi qendruen heroikisht.
Po ate vit, dijetari dhe patrioti Dom Nikolle Gazulli u vra prej forcave te sigurimit. Gazeta Komuniste “Kohe e Re” e Shkodres trumbetoi, “Me daten 23 mars 1946 vritet Dom Nikolle Gazulli ne Suke te Madhe, Katundi i Kastratit ne Nen/Prefekturen e Koplikut, bashkepuntor i Llesh Marashit, tradhetar i popullit.”
Per 18 muej rresht, Luket Marashi qendroi ne rezistence per mos me ra ne duert e sigurimit te shtetit. Nji ndhime te madhe per qendresen e Luketes dhane miqet e tij, shpesh here tue e sterhue dhe tue e fornizue me ushqime. Ne nji rrethim te forcave njekse ne Kastrat, ai u plagos tue ca rrethimin. Trupi i tij, gjysem i dekompozum, u gjet te Premten e Madhe, 1946, tek brija e Kastratit ne Guret e Bardhe, prej kushrinit te tij Gjon Zefi bashk me te jatin Zef Luca (axha i Luketes).
Ne arrati qendruen edhe Llesh Marashi me Pjeter Gjoke Bajraktari dhe Rrok Kantin, me baze ne Bjeshket e Vrrithit. Ketu forcat e njekjes i zbuluen dhe i rrethuen. Pjeter Gjoke Bajraktari u plagose rande, Rrok Kanti tentoi me vra veten per mos me u dorezue. Lleshi u dorezue me kusht qe mos ta vrisnin Pjetrin e Rrokun. Mbas kapjes se tyne gazeta “Kohe e Re” i njoftoi lexuesit se Gjykata Speciale do te zhvillonte proceduren kunder Llesh Marashit dhe shokve te tij t’ akuzuem si “tradhtare” dhe “bashkpuntore” me anmiqe te hueje. Gjyqi filloi me 10 Korrik, 1946, ne Kinema “Rozafat” dhe perfundoj me 17 Korrik, me kete: “Llesh Marashi denohet me vdekje, me varje ne litar.” Ai u var te Dugajt e Reja ne Shkoder. Po me te njajtin vendim, u denue me pushkatim edhe nji prijs tjeter i Shkrelit, Nikolle Prek Dedaj dhe Dom Alfons Trackin (famillutari i Velipojes, ku pjesa dermuese e famullise ishin Shkrelas t’ ulun prej malit) si bashkpuntor i Lleshit.
Me deshtimin e Kryengrijtjes se Malesise se Madhe filloi kalvari i Malesise te mbi Shkodres qe mbeti nji nder krahinat ma te pernjekuna dhe te terrorizume ne te gjith Shqipnine prej regjimit Stalinist-Enverian. Si perfundim, kujtojme fjalet e John Adamsit qe tha: “Detyrimet tona ndaj atdhuen nuk pushojne derisa te jena gjalle.” Dhe me te vertet shpirti liridashes i malesorit nuk u perkul, por perkundrazi u ba fli per idealin e nalte te nacionalizmit Shqiptare, qe do te thote – ideja kombetaro-Shqptare!
Pra, tue i rikujtue edhe nji here fjalet e Schillenbeeckx-ut, e besoi qe asht e kjarte se kush i sherbeu lirise, kombit, fese dhe atdhuet.
I perjetshem kjofte kujtimi i tyne!
Lista emnore e deshmoreve dhe viktimat e Komunizmit Enverian te malit Shkrelit.77
Vrrith:
1) Pjeter Gjok Deda Milaj, Bajraktar - 101 vjet burg
2) Prec Pjeter Vulaj - Vdekje prej torturave
3) Mirash Gjoka - Arratis, varrue dhe vdek ne Jugosllavi
4) Martin Fran Popaj - Vra
5) Kole Tom Deda - Vra
6) Gjoke Dede Milaj - Vdeke ne internim (Berat)
7) Fran Cul Kroni - 20 vjet burg
8) Prek Gjergj Milaj - 10 vjet burg
9) Pjeter Prek Pacaj - Burgose, djeg shtepia
10) Gjergj Kol Luca - Burgose
11) Gjeto Prek Ramaj - Burgose
12) Luke Mac Tucaj - Burgose
Bzhete:
1) Mark Tom Gjeloshi (Makaj) - Vra ne rezistence
2) Nikoll Zef Patanaj - Vra me forcat partizane
3) Prel Tom Makaj - 101 vjet burg
4) Kole Nik Marcinaj - 25 vjet, vdeke ne burg
5) Gjon Lek Mirukaj - 20 vjet burg, torturohet, vdes
6) Zef Murran Luca - 25 vjet burg
7) Fran Zef K. Gjeli - 25 vjet burg
8) Gjeto Lek Miruka - 25 vjet burg
9) Prel Tom Gjeloshaj - 20 vjet burg
10) Pjeter Lek Mirukaj - 20 vjet burg
11) Gjok Zef Cekaj - 15 vjet burg
12) Marash Zef Cekaj - 10 vjet burg
13) Gjelosh Nik Vukelaj - 5 vjet burg
14) Pashko Vat Malota - Burgose, djeg shtepia
15) Tom Fran Brrakaj - Burgose
16) Prel Vat Malotaj - Burgose
17) Lulash Palok Vrucaj - Burgose
18) Tereze Preke Xhaj - Torturohet ne menyre cnjerezore, dhe
(motra e Nikolle Prek Dedaj) heroikisht nuk e tregon vellan.
Dedaj:
1. Nikolle Prek Dedaj - Pushkatue me Dom Alfons Tracki etj.
2. Gjok Koka - Pushkatue
3) Prek Gjon Dedaj - Pushkatue
4) Mirash Gj. Sokolaj - Pushkatue
5) Pjeter Kol Sokolaj - Pushkatue
6) Mark S. Sokolaj - 20 vjet burg, djeg shtepia
7) Marash Kol Mali, vojvode - 3 vjet burg
8) Marash Kol Stake - Burgose
9) Kole Tom Stake - Burgose, djeg shtepia
10) Gjelosh Martini - Burgose
11) Zef Mali - Burgose
12) Gjek M. Sokoli - Burgose
13) Rrok Nikoll Zefi - Burgose
Zagore:
1) Major Llesh Marashi - Varje ne Konop, djegj shtepia
2) Luket Marash Grishaj - Vra ne mal, djegj shtepia
3) Prek Lek Kolaj - Vra ne mal, djegj shtepia
4) Pashko Lek Kolaj - Vra ne mal
5) Dan Coli Vucaj - Vra kundra partizanet (Kisha e Lezhes)
6) Fran Pjeter Marashi - Pushkatue
7) Ndue Gjelosh Marashi - Pushkatue
8) Nrek Pjeter Zef Culaj - Pushkatue
9) Mark Gjoke Leknikaj - Vdeke ne burg
10) Rexhe Mehmet Vucaj - Vdeke ne burg
11) Gjelosh Marashi - 101 vjet burg
12) Edward Llesh Marashi - Burge, lirohet pasi jai prent dy kambet
13) Rrok Kanto Marashi - 10 vjet burg, intermin deri 1990
14) Pjeter Marashi - Burgose, vdes pas daljes
15) Mark Gjelosh Marashi - 10 vjet burg
16) Kol Nik Colaj - 10 vjet burg
17) Mirash Prec Grishaj - 10 vjet burg
18) Prel Gjelosh Marashi - 7 vjet burg
19) Gjelosh Ndoc Marashi - 7 vjet burg
20) Marash Vat Gjelosh Marashi -- 7 vjet burg
21) Fran Luc Grishaj - Burgose, torturue, 3 vjet burg
22) Brahim Xhigji Vucaj - Burgose
23) Sadri Zeke Leknikaj - Burgose
24) Dyl Qerim Leknikaj - Burgose
25) Prec Curri Grishaj - Burgose
26) Zef Luc Grishaj - Burgose
27) Prel Fran Grishaj - Burgose
28) Palok Luket Grishaj - Burgose, internim
29) Dede Luket Grishaj - Burgose
30) Familja e Llesh Marashit (gra e femi) internim ne Berat (afer 2 vjet).
31) Familja e Luket Marashit (gra e femi) burgosun ne burgun e Shkodres dhe internim ne Berat (sebashku 16 muje).
32) Familjet e Zef e Fran Luc Grishaj (gra e femi) burgosun ne burgun e Shkodres.
33) Palok Luket Grishaj internohet per te dyten here ne Saver prej vitit 1957 deri 1990 (internim me familja), ku edhe vdes ne internim.
Famullitari i Kishes Shkrelit:
1) Dom Nikoll Gazulli - Vra nga forcat e ndjekes Komuniste ne vitin 1946
Meshtaret qe i sherbyen famullise se Shkrelit dhe vdeken nga Komunizmi:
1) Dom Ndre Zadeja - Pushkatue ne vitin 1945
2) Dom Gjergj Volaj (Imzot) - Pushkatue ne vitin 1947
3) Dom Pjeter Cuni - Vdeke prej torturave ne vitin 1948
4) Dom Aleksander Sirdani - Vdeke prej torturave ne vitin 1948
6) Dom Ndoc Nikaj - Vdeke ne burg ne vitin 1951
7) Dom Pjeter Gruda - Vdeke ne burg ne vitin 1989
Franz-Llesh Grishaj
Michigan, U.S.A., veriu.com