Saturday, October 24, 2009

Dan Braun, "kodi" i suksesit të tij dhe raporti i "artë" 1.618

Ka sfiduar me librat e tij Kishën Katolike dhe masonët, e ndërsa gëzon frytet e famës dhe ato financiare të punës së deritanishme, bën plane për të ardhmen dhe temat që synon të rrahë.

Kishte kohë që njihej nga lexuesi, por famën e vërtetë botërore e mori me botimin e "Kodi da Vinçi". Së fundi ka nxjerrë edhe "Simboli i humbur", që është pritur me shumë kuriozitet nga miliona lexues. Dan Braun është i qetë, që ka mundur të hedhë në treg edhe një tjetër libër dhe i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Nga pamja e jashtme, ai vazhdon të jetë i njëjti si edhe vite më parë, madje edhe për sa i përket veshjes, xhaketës bojëkafe, këmishës së hapur ngjyrë deti dhe pantallonave kaki. Mbase është rastësi, por kjo është pak a shumë edhe veshja e preferuar e personazhit të tij tashmë të famshëm, të disa librave, Robert Langdon, simbologjistit që ka marrë përsipër të nxjerrë në dritë shumë të vërteta të mbajtura të fshehura nga forcat e pushtetit tokësor. "Langdon është njeriu që kam dashur gjithmonë të jem. Kur e krijova si hero të romaneve të mia, nisa të përjetoja një jetë paralele dhe arrita të lidhem e ta dua aq shumë sa nuk e ndava nga shkrimet e mia për gjashtë vjet me radhë", thotë Braun në një intervistë dhënë një të përditshmeje italiane.



E besoni me të vërtetë personazhin tuaj?

Absolutisht. Plotësisht. Fillimisht kam qenë shumë skeptik ndaj tij, por më pas bëra kërkime të ndryshme dhe gjërat ndryshuan. Mund të duket si çmenduri, por është e vërtetë. Edhe këtë libër e kam shkruar bazuar në bindjen time. Në roman citoj një eksperiment të bërë në Princton. Sipas këtij eksperimenti, nëse në një gotë në të cilën uji është duke u shndërruar në akull ti përqendrohesh dhe mendon gjëra të bukura, atëherë kristalet që po forcohen bëhen të bukur në formë, ndërsa nëse përqendrohesh në gotë duke menduar apo sjellë ndërmend gjëra të këqija, humbjen apo situata krizash, atëherë kristalet që formohen janë vërtet të shëmtuara. Sigurisht që nuk pretendoj që një fakt i tillë të pranohet menjëherë dhe me normalitetin më të madh, por gjatë historisë ka pasur gjithmonë momente kur shkenca mbështet të vërteta që deri dje mund të jenë dukur të pamundura. Këtë e thotë edhe një nga personazhet, Kathrine,motra shkencëtare e Peter Solomon, masoni që ruan simbolin e humbur. Ndoshta pas 50 vitesh, njerëzit do të thonë: A ju kujtohet koha kur pushteti dhe fuqia e mendjes konsiderohej një kotësi dhe madje më kaq, qesharake? Unë i shkruaj këto libra jo për të dhënë përgjigje, por për t‘i bërë njerëzit që të bëjnë pyetje.
Në kohët kur shkruanit dhe botuat romanin e parë "Crypto" ju hidhnit hipotezën e një sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte viti 1998.

Çfarë keni menduar më 11 shtator të vitit 2001?
Ishte një gjë e tmerrshme, por që për hir të së vërtetës nuk më befasoi.
Mal‘hak, engjëlli-djall që do të ketë me çdo kusht "simbolin e humbur" të masonëve, duket sikur bën të njëjtat veprime me të terroristëve. A keni pasur parasysh Bin Ladenin për një gjë të tillë?
Jo këtë herë. Bin Laden ishte frymëzim i imi në librin "E vërteta e akullit". Edhe aty bëhet fjalë për vitin 2001 dhe unë flisja për terroristët në Afganistan. A jam profet? Mendoj që është vetëm fat, në fakt një fat i keq, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për fatkeqësi dhe luftë.

Duke filluar nga "Kodi da Vinçi" e në vazhdim zgjodhët tema që, për hir të së vërtetës kanë bërë shumë bujë. Sfida ndaj Opus Dei
Unë nuk e vras mendjen për këtë. Edhe ata duhet ta kenë kuptuar tashmë se bëhet fjalë për një roman. Unë nuk kërkoj polemizime, por teatralitetin. Më pëlqen që të rrëmoj në materien gri që ekziston mes së drejtës dhe së padrejtës. Në "Simboli i humbur" mbështes faktin se etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin masonë e deistë. Nuk është e vërtetë që Amerika u themelua si një vend i krishterë. Politikanët që mbështesin një teori të tillë në televizion, nuk thonë të vërtetën.

A është e vërtetë që keni kërkuar të takoni Papën?
Fjala "kërkoj" më duket pak si e paedukatë.

Prisni që t‘ju ftojë ai?
Ah po të ndodhte kjo, do të hidhesha menjëherë në një avion për ta takuar. Sigurisht që nuk do të isha dakord për shumë gjëra, por kjo nuk ka rëndësi për mua.

Mamaja juaj drejtonte korin e Kishës Episkolape. Ju shkoni më në kishë?
Vetëm në raste funeralesh dhe martesash, por kam qenë gjithmonë në të ri fetar. Kam qenë i dhënë pas studimeve të feve të ndryshme. Në kapelën e shkollës ku kam studiuar, gjeje studentë të të gjitha feve dhe kështu u rrita mes një diversiteti të madh fetar.

Në librin tuaj të fundit është një fjalë që të godet: "Shpresë". Është kjo vetëm një koincidencë me parullën e Obamës?
Këtë pyetje ma ka bërë edhe një senator i rëndësishëm. Në fakt, nuk e kam ndjekur fushatën e Obamës. Isha shumë i zënë me shkrimin e librit dhe për disa muaj i kisha humbur të gjitha lidhjet me botën.

Po më falni për pyetjen, ju për kë votuat?
Unë votoj si i pavarur dhe herë votoj njërin krah, e herë tjetrin.

Po Obama a ju pëlqen?
Ai më duket një tip inteligjent, me një mision të pamundur.
Pra qenka vetëm një koincidencë që një nga masonët në libër është zezak?
Presidenti aktual nuk është i vetmi afro-amerikan i pushtetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë doja të tregoja vetëm se masonët janë një grupim i hapur për të gjithë.

Në libër ju shfaqni simpati për masonerinë. Ky është një fakt që të bie në sy menjëherë. Po për sa i përket episodeve të errët? Ju citoni vetë Lozhen P2, por pa kujtuar vrasjen e Roberto Calvit...
"...ura e fretërve të zinj, rasti ‘Ambroziano‘".

E di e di. E njoh mirë këtë histori tërheqëse. Për ca kohë mendoja që të shkruaja një roman që lidhej me të. Por nuk është kjo tema e librit. Nëse ke një rrëfim të jashtëzakonshëm si historia e P2, por nuk përputhet mirë me disa nga idetë e tua, atëherë duhet ta lësh mënjanë, sepse ndoshta rrëfimit të kësaj historie nuk i ka ardhur koha.
Pushteti. Feja. Shërbimet e fshehta. Masoneria. Gratë. Siç e dini në Itali mund të keni një personazh shumë interesant për librin tuaj të ardhshëm, Kryeministrin e vendit, Berluskoni.

"Oh. ‘Kodi Berluskoni‘. Më pëlqen".



Ju intereson ky argument?
Nuk di shumë në lidhje me telashet tuaja, por mendoj se ndaj njerëzve që qeverisin një vend duhet të ekzistojë "luksi" i "dyshimit", sepse puna e tyre është jashtëzakonisht e vështirë dhe bëhet në një botë të vështirë.
Nga P2 te skandalet financiare dhe mafia, emri i Berluskonit ndodhet në të gjitha çështjet më të rëndësishme.
Po atëherë, si ka mundësi që sillet ende vërdallë?
Po, po duhet të jetë interesant. Do ta vë në dosjet e mia.
Kritikët thonë se në librat tuaj ka shumë reklama duke filluar nga "Twitter" deri tek "iPhone".
Kritikët e kanë zakon të thonë shumë gjëra.

Si i bëni kërkimet tuaja në lidhje me argumente të ndryshme që ju interesojnë për librat që shkruani?
Tashmë nuk mund të lëviz pa më njohur njeri. Për shembull për të konsultuar disa materiale në Arkivin Qendror më është dashur të vë një palë syze të errëta për të mos u njohur. Për fat kam edhe gruan që më ndihmon.

Për ju thonë se jeni shumë i rezervuar si njeri dhe keni pak miq shkrimtarë.
Po, është e vërtetë. Kam mik John Grisham, që është një njeri i këndshëm. Më ka mbështetur në momentet e mia të vështira, duke më inkurajuar e më dhënë zemër.

Ju keni studiuar shkrim krijues me David Foster Wallace. Ishit miq?
Jo, por ka qenë shumë kohë më parë. Vetëvrasja e tij ishte shumë e trishtë. E kuptoj shumë mirë kur një shkrimtar nis të ndihet vetëm. Janë momente me të vërtetë të errëta.

Thonë për ju se i dedikoni një pjesë të madhe të suksesit shkrimtarit italian, Umberto Eko.
Duhet të them se nuk e kam lexuar Ekon. Kam parë filmin "Emri i trëndafilit". Di edhe atë që të dy shkruajmë për komplote dhe di që ai ka thënë disa gjëra jo fort të mira për mua. Por çdo njeri ka shijet e veta. Sigurisht që ai është një talent i jashtëzakonshëm, por librat e tij nuk bëjnë pjesë tek ata që unë lexoj.

A është e vërtetë që për të shkruar ju çoheni në orën katër të mëngjesit?
Është pjesa më e mirë e ditës. Zgjohesh dhe je në një gjendje ëndrre. Ëndrra dhe të shkruarit janë një gjendje që përafrojnë shumë me njëra-tjetrën. Mundohem që të shfrytëzoj atë moment të ditës kur realiteti dhe fantazia janë ende të gërshetuara me njëra-tjetrën. Studioja ku punoj, nuk ndodhet në shtëpinë ku banoj, ndaj më duhet që të shkoj aty me shumë vrap.

Ju keni incizuar tre CD para se të braktisnit muzikën. Ju mungon?
Jo, sepse i bie pianos gjithë ditën. Jam rritur duke dëgjuar Lucio Dallën. Kur isha i ri kam bërë xhiro nëpër Europë me një kor dhe kam kënduar në mesha të ndryshme në San Marco, apo Notre Dame.

Si e imagjinoni veten pas 30 vitesh?
Do të jem një zotëri i moshuar që jetoj në të njëjtën shtëpi ku jetoj edhe tani. Vazhdoj të jem i martuar dhe sigurisht që vazhdoj të shkruaj. Nuk mendoj se do të kem ndryshuar shumë, përveçse në rastin e flokëve.
Shqip



Ç'është mesatarja/raporti i artë ?



Libri përmend Leonardo Fibonacci nga Piza, nje matematikan i shekullit të trembëdhjetë i cili zbuloi nje seri numrash me nje cilësi shumë kurioze.

Sekuenca e Fibonaçit fillon me zero, pastaj nje, pastaj çdo numër i mëpasshëm është shuma e dy numrave të mëparshme (0, 1, 1, 2, 3, 5, 8, 13, etj.). Mbas numrave të parë, raporti në mes çdo dy numrash në sekuencë është 1,618 (do me thënë, numri i dytë është 1,618 herë më i madh se numri i mëparshem).





Raporti 1,618, i njohur nga grekët e lashtë si Përpjesëtimi Hyjnor ose “Raporti i Artë”, është gjetur me të vertetë kudo, në natyrë dhe në art, musikë edhe në arkitekturë. Duket në spirale si pishtar, ananas, guackë, brirë, lule dielli dhe shumë të tjera, është raporti në mes çdo kocke të gishtave, të krahëve dhe të kembëve tona. Numri i gjetheve apo petaleve në një bimë është shpesh një numër Fibonacci; prandaj një lule me pesë petale është më e këndshme për syrin se një me katër petale.

Perceptimi jonë i bukurisë është shumë herë (i pavetëdijshëm) bazuar në një raport 1,618. Me ketë dije, kompozitorë dhe artistë - Leonardo da Vinci përfshirë - shpeshherë i bazojnë veprat e tyre në Përpjesëtimin Hyjnor. Ndersa shumë nga pohimet e Brownit për këta fenomenë janë të diskutueshme ose krejtësisht të rreme, * përgjithshmëria e Përpjesëtimit Hyjnor, apo phi, në natyrë është e dokumentuar fare mirë.



Për shëmbull, që raporti në mes bletëve femërore dhe mashkullore në “çdo koshere bletësh në botë” është PHI, Brown, faqja 94.

Komisioni kërkon heqjen e taksës së ndotjes për makinat e vjetra të importuara.

Brukseli: Shqipëria po shkel MSA-në.

Komisioni Europian e konsideron taksën e ndotjes që shqiptarët paguajnë për makinat e përdorura të importuara si shkelje e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit dhe ka kërkuar heqjen e kësaj takse, por qeveria shqiptare ka më se një vit që reziston. Në raportin e progresit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, thuhet në mënyrë eksplicite se "taksa e ndotjes për makinat e importuara nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Anëtarësimit".



"Kjo çështje është diskutuar në shumë raste gjatë vitit të fundit dhe qeveria shqiptare ka premtuar shumë herë marrjen e masave për heqjen e taksës, por ka hezituar për shkak të të ardhurave të konsiderueshme të buxhetit nga kjo taksë", tha një burim i mirinformuar.

Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Europian si pjesa më e rëndësishme e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit, e cila hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2008. Sipas kësaj marrëveshjeje, diskriminime të tilla të importuesve të makinave të përdorura janë të paligjshme. Si rregull, komisioni nuk shqetësohet për masën e taksimit të një malli, por konsideron si shkelje të marrëveshjes kur i njëjti mall taksohet me standarde të ndryshme.

Taksa e ndotjes

Në vitin 2004, një lobing kompanish importuese të makinave të reja propozoi në Parlament përmes disa deputetëve të opozitës vendosjen e një takse të posaçme për makinat e vjetra të importuara në Shqipëri, nën justifikimin se makinat e vjetra ndotin ambientin, ndërkohë që synimi kryesor qe shitja e makinave të reja. Deputetët e mazhorancës së majtë e votuan pa shumë debate taksën e re. Në vitin 2007, qeveria e djathtë e rriti taksën e ndotjes në masë të konsiderueshme me qëllim që të kompensonte humbjet që buxheti i shtetit pësoi nga vendosja e taksës së sheshtë dhe ulja e tatimfitimit për korporatat në 10 për qind. Në atë vit, qeveria e hoqi taksën doganore prej 15 për qind për të gjitha makinat e importuara pasi doli në konkluzionin se nuk qe në gjendje të verifikonte certifikatat e origjinës që paraqiteshin në doganë nga importuesit e makinave nga vendet e BE-së. Por kjo heqje e taksës doganore nuk ia lehtësoi xhepin qytetarëve.

Taksa e ndotjes ia dyfishoi koston makinave të vjetra dhe në shumë raste, shqiptarët u detyruan të paguajnë më shumë vlerë takash sesa vlerë makine. Formula e taksës favorizoi më shumë makinat me dhomë djegieje motorike të vogël kundrejt makinave me motorë të mëdhenj dhe favorizoi makinat me benzinë përkundrejt atyre me naftë.

Shkelja e konkurrencës

Bashkimi Europian është përballur edhe më herët me një problem të tillë, kur Polonia vuri një taksë të ngjashme për makinat e importuara nga Gjermania duke justifikuar me teorinë e mbrojtjes së ambientit, krijimin e avantazheve për prodhuesit vendës të makinave. Por Polonia është një treg i rëndësishëm me 30 milionë banorë dhe presioni i Bashkimit Europian qe shumë i lartë. Taksa u hoq në vitin 2004, pikërisht kur në Shqipëri u vendos.

Logjika është se një makinë e importuar e re në vitin 2004 në Shqipëri, sot është pesëvjeçare dhe mund të shitet e blihet në tregun e brendshëm pa paguar kurrfarë takse, ndërkohë që një makinë e importuar sot nga Gjermania dhe që ka të njëjtën moshë, duhet të paguajë një taksë të rëndë ndotjeje. Në terma tregtarë, ky është një diskriminim i papranueshëm për tregtarët e makinave të vjetra. Për më tepër, një makinë e sapoimportuar nga vendet e BE-së, ka shumë gjasa të jetë më pak ndotëse sesa një makinë e përdorur në Shqipëri për shumë vjet.




Një taksë që nuk e mbron ambientin

Taksa e ndotjes, pavarësisht se synon të mbrojë ambientin nga ndotja që shkaktojnë makinat e përdorura, duket se nuk ka asnjë ndikim në këtë drejtim. Përkundrazi, sipas ekspertëve, ajo është një shkaktare e rëndimit të ndotjes. Për më tepër, edhe pse kjo taksë ka pesë vjet që zbatohet në Shqipëri, nuk është vënë re apo nuk është raportuar nga qeveria asnjë përmirësim në cilësinë e ajrit. Taksa e ndotjes i ka shtyrë shumë shqiptarë të investojnë në rinovimin e makinave shumë të vjetra si një mënyrë me kosto më të ulët për të pasur një makinë sesa importi i një makine të përdorur, por relativisht të re. Një pjesë e shqiptarëve janë mësuar tashmë që të riparojnë motorin e një makine 20-vjeçare duke shpenzuar rreth 1 mijë euro, në vend që të blejnë një makinë 10-vjeçare në Europë për të njëjtën shumë. Arsyeja është e thjeshtë, sepse importimi i një makine me vlerë 1 mijë euro, shoqërohet me detyrime doganore me vlerë 2 apo 3 mijë euro. Statistikat tregojnë se ndonëse numri i makinave të importuara ka rënë nga viti në vit, numri i makinave në qarkullim në Shqipëri ka vijuar të rritet.

Nga ana tjetër, favorizimi i makinave të vogla dhe që punojnë me benzinë, i ka bërë rrugët më të rrezikshme dhe ka rritur konsumin kombëtar të karburanteve. Makinat me benzinë kanë një normë konsumi karburanti shumë më të lartë se ato me naftë, por sot për sot, vlera e taksave doganore të tyre është më e ulët se makinat e naftës.

Zëvendësimi

Në qarqet e qeverisë po kërkohet një zgjidhje për zëvendësimin e humbjeve që mund të pësojë buxheti i shtetit nga heqja e taksës së ndotjes për makinat e përdorura. Rreth 2 për qind e importeve të Shqipërisë përbëhen nga makinat dhe taksa e ndotjes sjell në buxhetin e shtetit disa dhjetëra milionë euro në vit.

Gjergj Erebara, Shqip

Banka Botërore zbulon skandalin me TEC-in e Vlorës

Pas skandalit për prishjen e ndërtimeve në Jalë, një tjetër projekt i Bankës Botërore në Shqipëri, ai i Termocentralit të Vlorës, është keqpërdorur dhe ka devijuar nga politikat dhe misioni kryesor i bankës.

Paneli i Inspektimit, nje njesi e pavarur investigimi, e cila heton ankesat e atyre qe demtohen nga projektet e financuara nga banka, ka ngritur shqetesime te forta mbi gjithe procesin e perzgjedhjes se vendit mbi te cilin eshte ndertuar termocentrali dhe pasojat e tij ne ndotjen e mjedisit.



Paneli ka dale ne konkluzionin se ne rastin e TEC-it te Vlores, Banka Boterore nuk ka respektuar disa nga dispozitat e politikave te saj qe kane te bejne me vleresimin e projektit, vleresimin mjedisor, menaxhimin e pasurive kulturore dhe vleresimin ekonomik.

Ne njoftimin zyrtar, paneli i inspektimit thote se “Paneli konstatoi mangesi te ndjeshme ne permbushjen e kerkesave te politikave te Bankes per konsultimet.”

Por edhe kete here ashtu si ne rastin e Jales, paneli eshte vendosur para nje fakti te kryer duke pranuar se termocentrali tashme eshte ndertuar dhe vemendja duhet perqendruar per kufizimin e demeve, kryesisht atyre mjedisore, ne te ardhmen. Per kete Paneli ka ngarkuar banken te hartoje nje plan te detajuar per reagimin ndaj derdhjeve te naftes perpara se TEC-i i Vlores te vihet plotesisht ne pune.

Protestat e vlonjatëve kundra TEC-it.


“Eshte e nevojshme te sigurohet sa me pare blerja pa vonese e pajisjes se nevojshme si dhe te ndihmohen autoritetet shqiptare per te ngritur strukturat e duhura per te bere te mundur nje reagim te shpejte ndaj rrjedhjeve te mundshme te naftes, qe mund te kercenonin Gjirin e Vlores dhe industrine e turizimit atje” deklaron Paneli.

Nje tjeter shqetesim i ngritur nga Paneli eshte edhe ai mbi faktin se studimi i fizibilitetit dhe ai i vleresimit te mjedisit u pergatiten nga nje firme e vetme konsulente. Kjo perfundon Paneli nuk eshte ne perputhje me politiken e vleresimit mjedisor te bankes, e cila gjithmone kerkon pergatitjen e nje vleresimi te pavarur mbi pasojat e projekteve ne mjedis.

Hetimi i Panelit te Bankes Boterore mbi TEC-in e Vlores nisi pas ankeses zyrtare te Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores.

TCH

Sokoli, shpikësi i motorëve të çuditshëm në Tiranë

Elektroauti rrëfen pasionin e çmendur për motorin, dëshirën për transformim, ambicien për shpejtësinë dhe xhirot e largëta...

Një limë në dorë dhe pak fantazi të shfrenuar. Kjo është lënda e parë, të cilën personazhi ynë ka përdorur për të krijuar motorin më të çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë. Në botë janë ndërtuar fabrika moderne për prodhimin e motorëve, ndërsa në Tiranë brenda një ofiçine gjashtë me katër Sokol Suçi sapo ka përfunduar veprën e tij të radhës. I ngjashëm me Harley-n dhe i ngjizur në çdo detaj nga dora e Sokolit.


Përmasat janë 2 metra e 95 centimetra i gjatë, me 450 kuaj fuqi dhe harxhon të paktën 6 litra për 100 kilometra.
Këto janë të dhënat që eloktroauti na tregon në momentin që na prezanton me mallin e tij më të ri. Një punë që ushqehet nga pasioni dhe dëshira për të renë. Motori ka vetëm pak muaj në dorën e tij dhe tashmë thuajse ka përfunduar, por ky nuk është i vetmi krijim i Suçit.

Po për çfarë mund ta përdorësh?
Normalisht, jo të shkosh e të blesh bukë . Janë të paktën 5 të tillë që mbajnë firmën e kësaj dore. Atij po i ra një gjë në dorë, dije se nuk do ta kesh më si më parë. Shansi i vetëm është ta mbash mend si ka qenë, sepse padyshim që do të jetë ndryshe. Dëshira për të ndryshuar dhe për të modifikuar, është një ndër pasionet e tij të veçantë, gjë për të cilën është përzgjedhur edhe të jetë pjesë e "Sh2"-it. Kur e pyetëm Sokolin se kur i ka hipur një motori për herë të parë, me buzëqeshje kujton kohët e largëta të fëmijërisë. Kam qenë gjashtë apo shtatë vjeç, rrëfen ai dhe fshehurazi tim eti merrja motorin e tij e bëja xhiro në lagje. Isha me fat se ai e kishte këtë mjet që e përdorte për të shkuar në punë. "Më pas, në vitet e gjimnazit, arrita të blija një biçikletë personale, por për kohën ishte një gjë e madhe, të gjithë më shihnin me zili". Pjesa e veçantë e tij është se ai asgjë nuk e lë në formën e saj, ashtu siç është prodhuar. Na tregon se biçikletës së rinisë i ndryshonte ngjyrën çdo javë.
Është çështje psikologjike, thotë Suçi. Nuk e mbaj dot në të njëjtën formë, apo ngjyrë. Bashkë me rrotullimin e rrotave, iknin edhe vitet. Mundësitë ishin që Sokoli të kishte më shumë "hekurishte" në duar, siç i thotë ai. Viti 1994 do ta bënte Suçin "Usta" për rregullimin e makinave. Sapo kishte mbaruar shkollën e mesme për të pasur një strehë për dhuntinë e tij të veçantë, e cila nuk kishte ardhur as nga shkolla dhe as nga kurset profesionale, por nga vetë dëshira e Sokolit. Ai ndërtoi ofiçinën e tij, e cila do t'i shërbente për të mbajtur familjen. Por, nga ana tjetër, në të kishte një frymëzim të veçantë, për të krijuar motorin e radhës, apo për të bërë modifikimin. Tregon se orët e para të mëngjesit e gjejnë në ofiçinë, detajet kanë shumë rëndësi për të.

Ndërsa i vëmë re tatuazhet në dorën e tij, na rrëfen se e ka bërë vetë edhe atë, është emri i një grupi të famshëm rroku (dhe s'kishte se si të ndodhte ndryshe), metali dhe rroku janë rrymat muzikore të tij të preferuara. Sokoli na tregon se ka shëtitur pothuajse të gjithë Shqipërinë me motorin e tij, po më shumë pëlqen rrugën Tiranë - Pogradec. "Ndërsa Tiranë - Sarandë, mesatarisht e bëj për 3 orë me gjithë ndalesat rrugës". Po shpejtësia? "Aaa, pika ime e dobët, më pëlqen t'i jap pak gaz më shumë se normalja. Aty është kënaqësia, te rritja e adrenalinës". E kush është stimuluesi në të tilla raste? Normalisht për pak alkool nuk thotë "Jo" Sokoli, të sjell në qejf, shprehet ai. Shpejtësia më e madhe që ka provuar është 260 kilometra në orë. Çdo darkë, thotë ai, i hipi motorit dhe bëj xhiro, më është kthyer në një ves të përditshëm, të paktën rrugën për në malin Dajt e kam "racion".
Po të kthehemi pak në rininë e hershme, kujtimet janë edhe më të bukura. Nuk mungojnë netët e kaluara në komisariatet e policisë, për shkak të prishjes së qetësisë publike, apo deri te joshja e femrave me anë të motorit. Në fillim të viteve '90, një djalë me motor shihej me sy tjetër. Personazhi ynë e kishte këtë fat. Sokoli tregon me shaka se, nuk më rrinte asnjëherë shala bosh. Pjesë e kësaj aventure ka qenë edhe bashkëshortja e tij aktuale, më të cilën ka edhe dy vajza. " Me të kam kaluar rrugë pa rrugë, shpesh i them miqve të mi me shaka, se gruaja ime, ka parë vende që ju as në kartolina nuk i keni hasur".
Ofiçina është një punë që i shërben 40 - vjeçarit për të ardhurat familjare, ndërsa nga motorët ai del vetëm me humbje, por aty ku ka pasion të tjerat nuk vihen re. Puna e elektorautit përveçse e ushqen, e mban edhe në kontakt me njerëzit, e bën më të komunikueshëm dhe më elastik. Më duhet të komunikoj me doktorë dhe me horra thotë ai. Ambicia e tij e fundit, të cilën pretendon ta realizojë së shpejti, është një motor i tipit amerikan me përmasa gjigante kushton pak vërtet, por unë do të sakrifikoj dhe do ta bëj. Për të gjitha këto, ideja dhe realizimi kanë vetëm një emër, Sokol Suçin.

Foto ilustruese, motorr i krijuar vetëm me pjesët e orës.


Dashuria e parë!
Motori është dashuria e tij e parë, të cilin nuk e ndërron me asnjë mjet tjetër. Të jep kënaqësi dhe është i lehtë në manovrim. Ajo që nuk duroj dot, thotë Sokoli, është kaska, më pëlqen më shumë të udhëtoj pa të, edhe pse bie në kundërshtim më rregullat. Vajzat janë më të brishta si natyrë dhe motori, ndoshta, do të ishte pak i ashpër për to, nga ana tjetër peng e kam një djalë, për t'ia trashëguar pasionin dhe profesionin, sepse edhe unë që jam këtu, nuk jam rastësisht, por e kam në gjen këtë punë.

Shekulli

Friday, October 23, 2009

Skandal : "Qyteti i biçikletave", STOP çiklizmit !

Prej një jave, sporti me popullor në qytetin e Shkodrës, çiklizmi që ka nxjerrë sportistë të mëdhenj si: vëllezërit Tafili, apo Muriqi, Ibrahim Syka e Leonard Kola, nuk ekziston më.

Bashkia Shkodër


Vendimi absurd eshte mare nga klubi "Vllaznia", ndersa Bashkia e ketij qyteti nuk ka fonde te mjaftusheme per te kontribuar ne kete sport.

Sipas trajnerit Ruzhdi Muriqi, shkrirja e skuadres shkodrane, qe i ka dhene tonin çiklizmit ne Shqiperi per dekada te tera, eshte nje ofendim per te gjithe ata qe kane kontribuar ne kete sport. Nderkohe, edhe talenti Ergi Peraj, kampion i Ballkanit ne vitin 2008, detyrohet te lere Shkodren, duke kerkuar per skuadra te tjera.



Deri pak kohe me pare, 19-vjeçari ka pasur nje trajtim qesharak nga Bashkia, me vetem 6 mije leke ne muaj.


Sporti i çiklizmi eshte themeluar ne qytetin e Shkodres, qe ne vitin 1920. Rrethi i pare çiklistik, qe eshte edhe i treti ne Europe per nga vjetersia, pas Frances e Italise, duke ia kaluar edhe Vueltas spanjolle, apo Belgjikes, eshte organizuar pikerisht ne qytetin verior. Shkodranet jane aq te apasionuar pas ketij sporti, sa nuk ka familje ne kete qytet qe te mos kete dy biçikleta ne shtepi.

Vizion+

Thursday, October 22, 2009

Atje..., në SHQIPERI !

Në heshtjen epiriote të një Rozafe legjendë
prapa hapave të gjurrmosur në rërën që fsheh thesare piratësh…
atje mes shumë dritave dhe një antikiteti qëndisur me gurë,
buzë maleve kreshtë-larta dhe ujrave të kaltra të Adriatikut


...qendisur me lulekuqe flamuri,
ne zemren e serenatave te dashurisë dhe lahutave e valletareve me opinga,
ku një pije dehese me emrin raki merr origjinen,
fshihet një alamet bukurie, një shtet i vogël me shetitje capkene,
një shtet me njerëz te dashur dhe te palodhshëm,
me vajza bukuroshe qe kthejnë koka dhe thyejne zemra,
me lokale te këndshme dhe pallate ngjyra-ngjyra,
një shtet i motshem me histori partizanesh dhe heronjsh qe ngriten flamurin,
vendi i Skenderbeut, vendlindja e Nene Terezes dhe zemra e Ballkanit.

Ky vend, ky labirinth, kjo mrekulli e vogël me inteligjence te madhe,
e ku ndodhet ky vend, kjo perle e harruar e botës,
kjo parajse mikroskopike qe shumë veta akoma s’e kanë ditur?!
…Atje mes dritave rraskapitese te Tiranës qe nuk fle kurrë,
me volumin e lartë te bareve dhe diskotekave qe pushtohen nga zera te rinjsh
dhe hapa te shkrifet qe vallezojne dhe kënaqen deri ne te gdhire,
mes butikash qe shesin veshje moderne dhe celulare qe bien çdo vaft,
tek monumeti i Skenderbeut dhe shatervani i “Tajvanit”,
ku përmes gjithckaje kalon një lume i gjatë dhe i ngushtë, "Lana"…
qe nga “Shalomi” deri tek hotel "Sheratoni",
i bukur me çdo hap qe bën mes një qyteti
qe mirepret çdo turist dhe shtegtar te botës…

Ai vend është atje mes majes me te lartë te xhamisë se Shkodrës
me gocat si lule bora dhe valezat e një liqeni te pastër,
me sahatin e lashtë te një kulle dhe rrefimin e Rozafes
qe u kthye ne gur dhe e la bebin jetim…,
atje mes kishave dhe kalldremeve karakteristike te Korces
qe i dha vendit Mesonjtoren e pare, Asdrenin, Cajupin dhe Gramenon,
me cupkat punetore qe qendisin me grep,
djemkat me kitara ne dorë qe dikur u kanë kenduar këtyre cupkave
serenata dashurie,
me “dashurinë qe humbi duke kërkuar” qe këndon Eli Fara,
me thashethemet për te cilat qeshi Aleks Prodani…

Atje ne kavalishencen e njohur te Pogradecit,
ku dallget e Ohrit te çojnë ne Maqedoni,
ne Volorekun e vogël ku u xhirua “Zonja nga Qyteti” fame-madhe…
Atje ku rrugët marrin forma te veçanta, te dredhezuara,
ne Gjirokastren e shtepive te vogla e te vjetra,
rrethuar nga një kala heroike me një histori ndershekullore…
Atje ku brezaret e portokalleve aromezojne Rivieren Magjike,
ne ujrat e ftohta dhe gurgulluese te Vlorës, ku përtej can Joni i Bukur,
nën kembet e mijëra turisteve qe e vizitojne çdo vit
dhe valleve popullore labe te burrave me qeleshe, valleve qe nuk plaken kurrë…
Atje ku xhiroja e nates rrethon detin me yje,
nën kembet e hotel “Butrintit” dhe rrenojat skulpturore
te qytezes me te njëjtin emër,
qe nga “Kalaja e Lekuresit” deri tek kufiri me Greqine,
ne qytetin me emrin me te bukur: Saranda…

Atje ku te gjeta edhe ty qe te dhashe zemren,
ne Tiranen me qerpike moderne dhe buzë-fresket,
atje ku do të vazhdoj gjithmonë të flas Shqip
Atje ku ulliri rritet i zi dhe i bukur, i plotë dhe rrumbullak,
ne Permetin me këngët popullore qe këndon i gjithë kombi…
Atje ku xhamia dhe kalaja e rinovuar ndertuar me gurë
rrethojne qytetin e Metalurgjikut,...
lindjen e ditës se Veres, cicerimave dhe veroreve kuq-e-bardha,
te ëmbël dhe te shijshme si një ballakume Elbasani…

Atje ku një permbi një ngrihen shtepite si dritare mbi dritare,
ne Beratin e shpellave te fshehura dhe lashtesine historike…
Atje ku Dea ishte princesha e ujrave,
ku pistat ngritur permbi Adriatikun dallge-lehtë
festojne sa e sa shumë festa, celebrime, ditelindje,
ku plazhi i Durresit pret sa e sa mysafire vere për vere
dhe Tironsit qe braktisin Tiranen çdo fundjave
për te shijuar diellin nën cadrat ngjyra-ngjyra te reres se mendafshte…

Atje ku vellezerit Frasheri thurren vargjet me te bukura,
vjershat e te cileve mesohen akoma nga nxenesit e shkollave,
atje ku burrat pijne raki mani dhe vere merlot rrushi dhe pleqte luajnë me tespie,
atje kur mbrëmja muzgezohet gjithnjë nën dritën e fuqishme te një hënë,
atje ku yjet vetetijne me shumë se ne çdo vend tjetër,
atje ku paradokset dhe miresite janë pjesë e se njejtes gjysëm rrethi,
atje ku Ismail Kadareja hodhi rrenjet dhe shkruajti vepra pa fund,
atje ku e kishte zanafillen “Gjenerali i Ushtrise se Vdekur”
dhe i famshmi 14-vjeç dhenderr nga “Perralle nga e Kaluara”,
atje ku ne “…kafenene e preferuar…” nuk do të me gjesh, me…

Atje ku Ali Pashe Tepelena kishte prejardhjen,
ne atë toke ku ngriti flamurin kundër Turqve, Gjergj Kastrioti,
ne po atë toke kur me 28 Nentor 1912 e valeviti shqiponjen dy-krenare,



Ismail Qemali,
ne vendin qe u këndon nuseve të reja me limona,
dhe u’a djeg shaminë e beqarise dhendrave,
me vajza qe e luajnë belin sikur te ishin të gjitha kercimtare,
me talentet e reja qe s’pushojne kurrë,
qe nga Miss Albania e pare Valbona Selimllari,
deri tek e madhja dhe e paarritshmja Vera Grabocka,
me “Makinen e Memorjes” qe nget Ardit Gjebrea,
mes “Bluse” qe prezanton Bledi Strakosha,
qe nga “Ethet e se Premtes” deri nga “12 Vallezime pa një te Shtune”,
atje ku bota e spektaklit mplekset me rinine e talentuar,
mes çdo ritmi skenik dhe producenti te shkathet,
ne fjalët e rrjedhshme te Rudina Magjistarit
dhe përrallat qe u tregonte dikur kalamajve, Pavlina Mani,
nga zëri i arte i Tefta Tashkos ne zërin klasik te Inva Mules,
mes emisioneve qe prezantojnë të ri mbas te riu,
me “Unë Vetëm Dua Dua…” qe këndon Grupi Engjejt
tek ti “Shqipëri me Jep Nder” dhe “Fjalët e Qiririt”
qe rrokezuan baballaret e letersise sone te pavdekshme…

Atje ku balta është me e ëmbël sesa mjalta
sidomos për atë qe janë emigrante si vetja ime,
atje ku buka shijon me shumë se ne çdo vend tjetër,
ne magjine qe te ofron mbrëmja kaluar ne lokal me një makiato,
nën zërin si te ngjirur te Aleksander Gjokes
qe këndon për ditë te gjata dimri dhe mungesa dashurie…
dhe me melankoline qe u lënë 20 e ca vjecareve
këngët e dashurisë qe kendonte Redon Makashi
kur ishim ende ne bankat e gjimnazit…

Atje ku do të kthehem një ditë me mallin e madh qe kam
dhe kur te arrij ne Rinas do perkulem e do puth tokën
dhe me krenari do të pronesoj shtetesine time,
do të them qe jam Shqiptare, e kuqe dhe e zeze si flamuri…
Atje ku do të botoj libra me poezi përsëri
dhe mes çdo vargu timin do të lexoni shpirtin tim te lirë,
atje ku do të lundrojne përsëri te tjera “Vela te Anijes sime”,
vagje te lira si dëshmorët qe rane për fitoren tonë,
për 29 Nentorin, për Gjergj Fishten, për Atdheun…

Atje ku do të me shijoje filxhani i salepit tek “Fame” plot me veshtrime njerezish,
atje ku do të bëj llogje me shoqërinë tek “Trendafili i Bardhe”,
ku do të harroj streset teksa lexoj historite e “Palomes”,
ku do t’ u marr arome luleve qe rriten akoma oborrit ku jam rritur,
ku do të mburrem për qejfin qe bëhet badjava
(…mjafton të kesh shoqeri te mirë),
ku do të me bjere celulari me zile te njepasnjeshme pa pushim



dhe unë s’do ta ngrej…
atje ku ndonjë çun do të me hedhe ndonjë fjale rrugës
teksa ec përmes trafikut te makinave qe rrembehen…

Atje ku unë s’di si ta shpjegoj bukurine e yjeve,
as thellesine e deteve, as lashtesine e gureve,
atje ku ndonjëherë gjërat nuk ndryshojnë
dhe njerëzitë mbeten po njësoj, te njëjtat tradita dhe zakone,
por prapë se prapë agimet rriten dhe dielli cel gjithmonë ndryshe…
Atje ku ja vlen të sakrifikosh shpirtin tënd prej artisti,
për atë vend qe do të dedikojme sa e sa poezi,
sa e sa këngë me patriotizem do të kendojme
dhe do të botojme libra, do të ndërtojmë me tepër pallate, kulturë e histori!

Atje ku vajzat dalin nuset fustan-bardha me te bukurat ne botë,
atje ku djemtë janë me xhentilet dhe me karismatiket ne botë,
atje ku themi “Mirëdita” dhe “Lamtumire”,
ku fjalët “Unë dhe Ti” marrin me shumë kuptim…
Atje ku më ka dalë shpirti dhe me nxirret sadopak malli,
atje ne perlen e bukur, te bardhe, te lemuar te Evropes,
atje ku udheton për ditë truri im, atje ku ndodhet zemra ime
edhe ne këto çaste...



POEMES SE MESIPERME JANE SHKRUAR NGA EMIGRANT NE AMERIKE DHE:
Cituar nga: Elegance 29-04-2007, 23:39:37

Zbulohet enigma e kufirit

Autori i këtyre rradhëve është ekspert i të drejtës ndërkombëtare. Për arsye se është nëpunës i administratës shtetërore publike, preferon të ruajë anonimatin. http://www.gopetition.com/online/31143.html

Me ratifikimin e marrëveshjes së detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, qeveria aktuale Shqiptare, humbet perspektivën strategjike ekonomike, sidomos të jugut të Shqipërisë.
Poziconi gjeografik, i cili është argumenti më i fortë e ndjellës shqiptar në fushën e makroekonomisë evropiane, shumëzohet nga kjo marrëveshje me zero, dhe gjeopolitika jonë ekonomike, dhe ndjellja e investitorëve të huaj me këtë faktor, brenda pak vjetësh do marrë fund.






Nëse shikon hartën detare, dhe vijën e re të kufirit që do hyjë në fuqi, në rast ratifikimi të marrëveshjes, vërehet se midis Shqipërisë dhe Italisë, futen si pykë ujërat greke, dhe për më tepër çelësat e Otrantos (të paktën çelësin tonë), e dorëzojmë tek grekët.
Përveçse një argument më shumë kundër mbështetësve të marrëveshjes, se në të shkuarën ndarja nuk ka qenë kështu, kjo ndarje e re do krijojë probleme me zhvillimin e vendit.

Portet
Në projektet e financuara nga qeveria shqiptare, por dhe me financim të huaj, në fillim viteve të kësaj dekade, Porti i Vlorës, i cili së bashku me atë të Durrësit do ishin dyert hyrëse të Korridorit 8-të, i cili do kalonte në Maqedoni, Bullgari dhe Turqi, por edhe vendi ku do zbarkonte gazsjellësi AMBO. Kjo do sillte një shmangie të Greqisë dhe mbetjen e saj një xhep në korridoret evropiane, dhe rrjedhimisht humbje të peshës si trampolinë për mallrat që vinin nga lindja drejt perëndimit dhe anasjelltas dhe rrugë kalimi për to.
Të ndodhur përballë kësaj perspektive që do ulte peshën ekonomike, e rrjedhimisht politike të Greqisë në rajon, qeveritë e atij vendi, bënë autostradën “Odhos Egnatia”. Kjo autostradë përshkon gjithë veriun e Greqisë dhe tashmë përfundon në portin e Igumenicës. Po ashtu në bashkëpunim me rusët, është miratuar ndërtimi i gazsjellësit Burgas- Aleksandropullos dhe, është në projekt degëzimi Aleksandropullos-Igumenicë. Të gjitha këto projekte paralele të cilat janë drejt përfundimit të tyre, automatikisht atrofizojnë projektet e Korridorit 8-të që i jepnin zhvillim Shqipërisë dhe trevave shqiptare, pasi financuesit e huaj, nuk janë të interesuar të hedhin para, në një projekt paralel me atë tashmë në prag të përfundimit që kanë bërë grekët.
Gjithashtu, jugu i Italisë, aq i etur për gazin libian, mund ta gazifikojë atë në portin e Igumenicës, ku mund të ngrihen impiantet e planifikuara për t’u ndërtuar në Vlorë, ose të marrë gazin rus, nëpërmjet gazsjellësit detar, që do kalojë në ujërat që sapo i kemi dhuruar.

Çfarë kemi dhënë?
Me futjen e ujërave territoriale greke si pykë midis Italisë dhe Shqipërisë, anijet e mallrave që vijnë nga kanali i Suezit, si dhe ato gaz dhe naftë mbartëse, do ta shmangin portin e Vlorës dhe të Durrësit, pasi kështu shmangin taksat dhe telashet administrative me autoritete greke për kalimin në ujërat territoriale të tyre, dhe do ndalojnë në portin e Igumenicës, nga do shpërndahen në gjithë Ballkanin dhe Evropën Qëndrore.
Për një tregtar, nuk ka shumë rëndësi të shkarkojë mallrat në Igumenicë ose Vlorë apo Durrës, mjafton që të kursejë shpenzimet e transportit, por për popullsinë greke dhe shqiptare të rajoneve, kjo bën diferencën midis prosperitetit dhe varfërisë në krahasim me fqinjin.
Në këtë mënyrë, porti i Vlorës, në mos është shndërruar në një port në ujërat greke, të paktën është një port që do varet nga humori i tyre.

Humbje në turizëm
Gjithashtu portet shqiptare, humbasin atraksionin e tyre si porte turistikë për jahtet.
Në periudhën e dimrit, mjetet lundruese të evropiano-veriorëve, strehohen në portet kroate ose të Italisë së veriut. Me fillimin e sezonit të verës, zbresin në jug të Mesdheut, duke bërë ndalesa furnizimi në portet greke, dhe ishte menduar që këtë funksion ta merrnin edhe portet shqiptare në të ardhmen.
Me ardhjen e vijës ndarëse kaq afër brigjeve tona, asnjë pronar jahti, nuk ka vullnet t’i shtojë vetes vështirësi burokratike, duke hyrë, dalë e hyrë prapë nëpër ujërat territoriale të shteteve si Shqipëria dhe Greqia, por direkt nga ujërat ndërkombëtare bën furnizim në portet greke dhe zbret në Mesdhe.
Këto argumente, por edhe shumë të tjerë të vështira për tu shpjeguar në një artikull të vetëm, janë tregues se përveç humbjes së mbi 300 km2 zonë ujore, Shqipëria dorëzon me këtë marrëveshje pozicionin e saj strategjik gjeo-ekonomik.

Tedi Blushi, G.Shqiptare

Më pëlqeu gjithashtu një shkrim i G.Shekulli nga një detar, që doja ta bashkangjitja këtu

"Shkëmbinj kufitarë?! Ta bëjmë edhe ne në det një të tillë ?!"







Nga sa kuptoj në çështjen e kufirit detar me Greqinë, hileja është te caktimi i pikave skajore. Nga debati televiziv mes Pashait dhe Gervenit, më bëri përshtypje që ky i fundit, dëshmonte dorëzim përballë pikave skajore të diktuara nga grekët. Nëse grekët marrin pikë skajore një shkëmb në ujë, ndërsa ne marrim thellësinë e brigjeve tona, kjo nuk më duket e drejtë.


Se pastaj na lind e drejta t'i themi z.Gerveni dhe qeverisë: Mos nënshkruani marrëveshje, ose nëse e paskeni me kaq ngut për ta bërë, atëherë shkoni dhe ju o shqiptarë të marinës dhe hidhni ca gurë në det, aty në mes të detit, afër Korfuzit dhe nxirrni ndonjë shkemb 2 metra mbi ujë për të qenë "ishull" dhe pastaj i merrni si referenca territoriale shqiptare. Dhe filloni e mateni kufirin siç e matkan grekët nga ato shkëmbinjtë që kur vjen batica i mbulon uji.


Shihni se do të gjeni ndonjë vend te ceket. Mund të përdorni për këtë qëllim si lëndë të parë bunkerët e Enveri!? (Paska menduar derëziu për vatanin), ç'bunkerizojeni vendin dhe hidhini ato në det.


Alibi e mirë që do të mirëpritej edhe nga perëndimi. Me një gur vret dy zogj (një prej tyre është zog kurve). Do të mbeteni në histori, si të vetmit që shtuat sipërfaqen e Shqipërisë, se deri tash të tjerët vetëm e "kanë fut n'uj atë".


Shihni mor gomerë të ngathët e të pazotë (se ka edhe gomerë me cilësi) se ç'po bojnë çifutët për një copë territor. Hapini syt o të çmendur me kostume e kollare zyrash.


O rracë ...që ju e dini vetë se kush jeni, që na dilni nëpër televizive e në vend të mendoni për interesat e vendit tuaj na qanë hallin e dynjasë e doni të na mbushni mendjen ju hap barku dynjasë per ne. Qesh gjith bota me ju nga prapa shpine. Jeni lolo!

Rezistenca antikomuniste në Malësinë e Madhe

Sipas Frederick Douglass, “e vërteta është e përshtatshme dhe e bukur në çdo kohë dhe në çdo vend.”


Por per fat te keq, kjo e vertete kje e kunderta ne shtetin tone Ame dhe neper viset tjera Shqiptare nen sundimet shoviniste Greke dhe Sllavo-Komuniste-Jugosllave. E verteta historike jo vetem qe asht mohue e lane n’erresin por asht edhe shtremnue ne nje menyre te pafalshme. Per shembull dokumenti i Shpalljes se Pamvaresise Shqiptare te vitit 1912 falsifikohet nga historiografet e Akademise se Shkencave te RPS te Shqipnise tue mbulue firmat e Mid’hat Frasherit, Lef Nosit dhe Mustafa Merlika Krujes.




Ne te njajten kohe, ata qe paten guximin per te fole, me shkrue ose me veprue te verteten jane denue me burg ose vra me gjyq apo pa gjyq nga pushtetmbajtsit. Cka asht edhe ma tronditse asht se edhe sot perseritet politizimi i historigrafise sone kombetare. Lufta ma e madhe qe vazhdohet te bahet ne Akademin e Shkencave ne Shqipni asht botimi i plote i Historise se Popullit Shqiptar sepse te njajtet “historiane” qe deri dje perdoren epitete te ndryshme ndaj figurave te shqueme dhe ngriten ne Altarin e Kombit figura si Haxhi Qamili me shoke do te ishte nje paradoks qe te merreshin me pjesen e trete te historise se viteve 1913-1939, dhe ate te katerten, te vitetve 1939-1991. Prandaj, kemi nji detyre te madhe morale, para vetvetes, para kombit dhe para se vertetes historike me fole per te verteten. Dhe ketu perdori fjalet e Edward Schillebeeckx, kur tha se “paanesia historike nuk asht rindertimi i faktave te kohes se kalueme, por asht e verteta e se kaluemes nen driten e kohes se tashme.” Ne kete kontekst, cdo njeri qe e don dhe e perkrahe te verteten historike ka te drejte per hire te se vertetes me shprehe kete fakt si nji realitet pa mohime, zmadhime, ose ilustrime.

Per keta burra te maleve kreshnike te Malesise se Madhe qe na bashkuan sot ne kete seminar per Rrezistencen stoike te Malit te Kelmendit ku i printe luani i kesaj krahines, Prek Cali (Hasanaj-Vermosh), i cili i kushtoi krejt jeten e tij ceshtjes gjith-Shqiptare bashke me fatosat Gjergj Lul Toma (Gjeloshaj-Selce) e Gjek Marash Selca (Tinaj-Selce), te dalluem per luftnat e tyne kundra forcave Komunistet neper tane anet e Shqipnise si dhe per Kryengritjen Antikomuniste te Malesise se Madhe te vitit 1945 e udhehequn prej Major Llesh Marashit te Shkrelit, e para kjo ne krejt blokun Komunist - na, bijt dhe bijat e tyne kena pergjegjesi per me paraqite realitetin historik ashtu sikurse asht. Keta burra qe na mesuan si me jetue, me luftue dhe me vdeke per te miren e Atdheut nuk priten pasuni, levdata, kange, darka ose shperblime te ndryshme. Ata vetem iu pergjegjen kushtrimit te Nanes Shqipni te robnume, kushtrim te trashiguem prej t’parvet tyne! Prandej cka ata kerkuen dhe e meritojne nuk asht “rehabilitimi” i tyne! Ata nuk bane ndoje mekat ndaj atdhuet, por perkundrazi, ata rroken armet e lirise per mbrotjen e Shqipnise, brez mbas brezit.

Edhe pse i lindun dhe i rritun jashte shtetit ame, dhe si autoditakt i shqipes, jam bir i ketyne trevave. Rrjedhimisht, kjo kumtese me titull: Shkreli dhe Roli i Tij ne Kryengritjen Antikomuniste te Malesise se Madhe te Vitit 1945, asht per mue si fjala e bukur dhe kumtimplote Amerikane, “a labor of love” [nji punim i dashunise].

Ç'ishte Shkreli? Dhe kush kjene Shkrelasit qe me gjith Malesine e Madhe paten guxim per t’i dale me pushke pushtetmbajtsit te ri Komunist?
Historikisht Shkreli si nji ent gjeo-politik, ekonomik dhe shoqnor i perket Malesise se Madhe dhe radhitet si mali i peste mbas Hotit, Grudes, Kelmendit, dhe Kastratit.
Keto pese male se bashku me bajraqet e Recit, Lohes, Koplikut, Grizhes, Rrjollit dhe Postripes, perbajne Malsine e mbi Shkodres.
Gjithashtu, edhe Triepshi me Kojen (qi Kongresi i Berlinit, 1878, i cungoi prej vilajetit te Shkodres dhe ja dhuroi padrejtsisht Malit te Zi), shkojne me Malsine e mbi Shkodres.
Gjeografikisht Shkrelin e ndan Prroni i Thate dhe kufizohet ne Veri, nga Boge-Kelmend, ne Lindje me Dukagjinin, ne Jug me Koplikun, Recin dhe Lohen, dhe ne Prendim me Bajzen dhe Katundin e Kastratit.
Domethane se Shkreli shtrihet per se gjatit prej qafes se Grishajve te Zagores deri ne kullen e Ducajve te Bzhetes.

Malesia e Madhe, ne pergjithsi ka nji histori te lavdishme per mbrojten e interesave kombetare te Shqipnise ethnike kunder sundimeve Turko-otomane dhe Serbe-Malezeze-Jugosllave. Si pjese e kesaj krahine malore te Shqipnise se Veriut, Shkreli kje i pandame prej ketyne trevave te Malesise se Madhe ne betejat e pergjakshme kunder pushtimeve te hueja. Per shembull, ne vitin 1614, Shkreli, Hoti, Kelmendi dhe fiset e tjera lidhen besen kunder forcave te Turqise.
Ne vitin 1621 Imzot Pjeter Budi organizoi kryengritjen kunder Turqise, ne te cilin mori pjese edhe Shkreli.
Perseri, ne 1645 Shkreli dhe Kelmendi ne nji rezistence te perbashket perjashtuen me force fuqite Otomane dhe fituen njifare lirijet deri me 1700.
Ne vitin 1835, Dasho Shkreli dhe Hamza Kazazi kjene prisat e forcave antiosmane te qytetit Shkodres. Gjithashtu, ne vitin 1840 Dasho Shkreli me ceten e tij mori pjese ne luften e Kalase se Shpuzes kunder forces grabitqare te Malit te Zi e ku heroikisht Dasho Shkreli u vra me gjith vellane Sefon.
Ne luften e Kernices te vitit 1862 edhe Shkrelasit me Shkodren moren pjese kunder forcave malazeze, ku mbet i vrame edhe Kaso Shkreli, vellai i Dasho Shkrelit.
Po keshtu kur pjesa Katolike e Shkodres ishte e perndjekun prej ushtrise Osmane, qe Shkreli qe u shkoi ne ndime Katolikevet me ma shume se 250 vete.
Edhe ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenti, 1878-1880, mori pjese bajraktari i Shkrelit, Marash Dashi megjith krente tjere te Malesise se Madhe dhe firmuen kerkesa te ndryshme kundra aneksimit te tokave Shqiptare nga Mali i Zi. Gjate vitit 1883 u ba lidhja e burrave te fisevet te Shkrelit, Kastratit, Hotit dhe Grudes per me i ndalue pazarlleqet e komisioneve nderkombetare, ne vazhdim e siper me Malin e Zi per grabitjen e trojave Shqiptare.
Formimi i lidhjes se Shkrelit (”Bashkimi Kombetare” ose “Lidhja e Mfshehet”) ne vitin 1893 prej famullitarit te Shkrelit, Dom Ndoc Nikaj, me gjith Abatin e Mirdites, Imzot Preng Docin, Dom Mark Shllakun, Dom Zef Shkrelin, Dom Jake Serreqin, Dom Dode Kolecin dhe te tjere per lirimin, bashkimin dhe arsimin tone kombtare.
Ne vitin 1911, me inicjativen e Nikolle Mirash Luces dhe Gjelosh Gjokes u ba nji bese-lidhje e re mes Shkrelit dhe Kastratit ne shtepine e Zef Mirash Shyti ne Dedaj-Shkrel. Prej kendej ata dolen ne Bzhete, te Tom Nika i Shkrelit, dhe se bashkut me dy djemt e Tomes, Nikolle Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken, u nisen per Boge, Rec dhe Lohe tue krijue lidhjen me e luftue okupatorin Turk.
Ne kryengritjen e Malesise se Madhe, t’ udhequn nga trimi legjendar te Traboinit, Dede Gjo’Luli, Shkrelasit jo vetem qe moren pjese ne luften e pergjakshme ne majen e Bratiles,16 por edhe paten Tom Niken si nji prej prisave kryesore te kyrengritjes dhe nenshkrusi i Memorandumit te Greces. Kishte me kene nje shtremnim dhe boshllek i madh historik mos me vlersue ketu edhe ndihmen e pazevensushme te barijvet shpirtnore te ketyne kreshnikve d.m.th. te kleri Katolik i cili qe dhe vazhdoi me qene gjithmone krah per krah me besimtaret e tyne si pershembull priftin e Shkrelit, Dom Nikolle Ashten megjith famullitaret e Kastratit, te Hotit, te Grudes dhe te Kelmendit.
Mbas nje qendrese te shkurte qe bani Shkreli me 25 Maj ne suken e Sterkujes ne Dedaj, ushtria e Shefqet Turgut Pashes i dha zjarrin Dedajve dhe Zagores dhe si hakmarrje ndaj kryengritsave plackiten dhe ia vune flaken krejt Malesise se Madhe. Kur Ms. Durhami shkoi personalisht per me pa damin ne Bajze-Kastrat dhe ne Shkrel, ajo perdori fjalet Biblike qe e pershkruen katastrofen ne luginen e Shkrelit “si luginen e hijes se vdekjes”22 (Psalm 23:4). Kastrati dha kushtrim atehere dhe Shkreli u solidarizuen me ta si vllazen te pandame, tue luftue trimnisht ne Sukat e Moksetit te Bajze-Kastratit kunder nji force te madhe osmane. Per t’u permende asht edhe Memorandumi i Hierarkise se Kishes Katolike Shqiptare te 2 Korrikut 1919, dergue Kryesise se Konferences se Paqes ne Paris kunder copetimit te tokave Shqiptare, e ku asht nenshkrimi i famullitarit te Shkrelit, Dom Frano Karma bashkangjitun me firmen e bajraktarit te Shkrelit, Vate Marash Dashi, me gjith 106 kryefamiljareve Shkrelas.
Ne luften e Koplikut (1920/21), mandej, qe Vat Marash Dashi qe i prini Shkrelit kunder ushtrise nderhyse Serbo-Malezeze-Jugosllave, e cila pushtoi Koplikun, Shkrelin, Kastratin dhe Kelmendin. Gjithashtu, duhen permende fatosat e Shkrelit qe poeti yne kombetar, At Gjergj Fishta, O.F.M., i bani te pavdekshem ne vargjet e tij rrapsodike te vepres epike Lahuta e Malcis – Bibla e nacionalizmit Shqiptar! Keta kjene: Kacel Doda dhe Kerrni Gila27 te Zagores, Bajraktari Marash Dashi i Vrithit, vllaznit Bec dhe Cul Batani te Bzhetes, dhe Rrushman Hasani.

Pervec ketyne burrave, duhen me permende edhe disa prej meshtareve qe sherbyen ne famulline e Shkrelit e u ban prelatet te shquem si per shembyll Imzot Luigj Bumci dhe Imzot Gjergj Volaj; Monsinjorat Ndoc Bozhi e Nikolle Ashta; dhe kleriket intelektuale si Dom Ndoc Nikaj, Dom Aleksander “Lek” Sirdani, Dom Kolec Prennushi, Dom Ndre Zadeja, dhe Dom Nikolle Gazulli. Dhe nuk duhet harrue fakti se mbledhjet e prisave Shqiptare u bane per mborjtjen e Shqipnise ne oborrin e Kishes.

Ne pergjeithsi, ngjarjet historike nuk ndodhen pamvaresisht prej vetvetes, por ato jane reaksion i nderlidhun nga ngjarjet e tjera. Prandaj, per me arrite te kuptojme kompleksitetin e Kryengritjes Antikomuniste te Malesise se Madhe jam i detyruem per me paraqit nji lidhje te ngjarjeve nderkombetare, kombetare dhe krahinore per me arrit ne nji kuptim te mirefillte historik.

Fill mbas pushtimit te Shqipnise nga Italia Fashiste, Llesh Marashi ike nga Shkodra dhe del ne Katundin e tij ne Zagore-Shkrel kunder okupatorit, ku e strehojne vendasit e tij Shkrelas. Gjithashtu, ne Zagoren e Llesh Marashit bashkidealistat e tij, Dom Zef Sheshtani, Dr. Bahri Kopliku dhe Zef Logoreci jane aktiviste anti-Fashiste. Ne pergjithsi, rezistentet kunder okupatorave te ri ishin nacionaliste dhe intelektuale te shquem. Nji nga keta dallohet Mid’hat Frasheri, krijuesi i Ballit Kombetar, qe jo vetem deshti clirimin e Shqipnise, por edhe bashkimin e gjith trojeve te saja nen nji qeveri demokratike. Disa grupe te vogla Komuniste qe ishin te shperdame neper disa qytete, nuk moren pjese aktive kundra invazionit Fashist derisa Gjermania Naziste sulmoj ushtarakisht Bashkimin Sovietik ne 1941 dhe kete me organizimin e dy emisarve Jugosllave, Miladin Popoviqi dhe Dusan Mugosha qe i bashkun grupet nen nji parti te vetme Komuniste Shqiptare, por gjithnji nen influencen Jugosllave.
Me 30 dhe 31 te Korrikut 1943, plas Lufta e Recit (deri tash krejt pervetsue nga regjimi Enverian), por e verteta asht se pjesa dermuese e luftarve ishin nacionaliste si Jup Kazazi, Llesh Marashi me ceten e tij, Zenel Kazazi, Ujk Tahiri, Zef Ashta, Rrok Kanto Marashi (nipi i Llesh Marashit), Caf Smajli, Zef Luka, Sokol Bajrami, Met Rrustemi, Brahim Bishja, Rexhep Lani, Lan Sokoli, Halil Sokoli, Ram Meti, Qamil Tahiri, Fejzi Borici, Isuf Muca, Shaban Binaku, Oso Bishja, Ragip Meta, Sali Myftia, Daut Komi,etj. Depertimi i thelle i influences Sllavo-Komuniste u vertetue mbas presionit qe Svetozar Vukmanovic-Tempo i bani Partis Komuniste Shqiptare. Menjihere Enver Hoxha e denoncoi marrveshjen e Mukajt (2-3 Gusht 1943) te dergates se Ballit Kombetar dhe te Levizjes Nacionale Clirimtare, vetem per arsye se nacionaliste kerkuen keto:

1) Nji lufte te perbashket, 2) Lufte per nji Shqipni te pavarun dhe etnike, dhe
3) Lufte per nji Shqipni te lire, demokratike dhe popullore.
Dhe ketu u nda shapi prej sheqerit! Ne Shator te 1943, me shtymjen Jugosllave lufta civile ne Shqipni fillon me nji sulm te ashper ushtarak kunder Ballit Kombetar dhe mandej, kunder forcave te Abaz Kupit (Legalitetit) si dhe te nacionalistve te tjere.

Nora e Kelmendit


Mbas kapitullimit t’ Italise Fashiste, Fronti Nacional Clirimtar dergon Riza Danin me gjith profesor Mark Prelen, per te ba nje takim me Llesh Marashin, tu e ftue te bashkohet me Levizjen anti-Fashiste. Lleshi u pergjegj me keto fjale: “kjo asht pune qe s’ bahet more burra. Po ju a nuk i keni syste n’ balle e s’ e shifni se si komunistat jane tue luejt teater me ju? Nuk e shifni ju se ata udhehiqen prej serbve? Mlidheni menen e kthejuni n’ rruge t’ komtarise se internacionalistat juve kane me ua pre krenat! Ju asgja s’ ju lidhe me ta.” Rizaja ja pret, “mire qi ti e luftove fashizmin, po prej gjermanve c’ pret? Pse s’ i lufton?” Lleshi ju pergjegj, “ushtria gjermane asht kalimtare e ne s’ na hine gjem n’ kambe prej saj. Po sllavin kjo ushtri po e lufton e na prej saj kem se shka me perfitue.” (Ket bisede e thote Mergim Korca, deshmi kjo prej tezese tij, bashkeshortja e Riza Danit).

Jemi ne vitin 1944. Perfundimi i Luftes se Dyte Botnore ishte e hidhun, sepse fitorja e Komunistave ishte krjejt e kjart.
Mbasi Shqipnia e Veriut me, kryeqytetin e saj te Teutes e Gentit Shkodren, kishin pesue gjate luftimeve shekullore me Serbo-Malazezet, kjo pjese e Shqipnise e kuptoi se Komunistat ishin t’ indoktrinum me ideologjine Bolshevike, qe jo vetem se ishte e huej por edhe Sllave. Me 13 Maj ne Kinema “Rozafat”, 152 perfaqesuese te Malesise se Madhe, te Dukagjinit, te Postribes, te Anes se Malit, te Gurit te Zi, te Nen-Shkodres, etj, u mblodhen ne Shkoder dhe krijuen Lidhjen e Shkodres kunder rrezikut Sllavo-Shqiptar-Komunist.

Malesia e Madhe, me krahinat e tjera te Shqipnise se Veriut u organizue per nji sulm kunder Komunizmit. Prisat e Shkrelit kjene keta:
1) Major Llesh Marash Vata (Marvukaj-Zagore), Qark Komandant i Shkodres dhe Kryekomandanti qe do te kryesonte Kryengrijten e Malesise se Madhe. Familija e tij ishte ma e dalluemja ne krejt Malesine e Madhe per pregatijen ushtarake. Prej gjashte djelmve te Marash Vates tre prej tyne, Kanti, Gjeka dhe Lleshi, u ban oficera, kurse nji tjeter ishte oficer reserve, Pjetri. Gjithashtu, dy nipa tue e vazhdua kete tradite familiare u bane oficera, Fran Pjeter Marashi, dhe Vat Gjelosh Marashi. Rrok Marashi u shugurue frat dhe nipi Ndoc Gjelosh Marashi prift.
2) Pjeter Gjoke Deda (Milaj-Vrithe), z. bajraktar i Shkrelit, trim, besnik e i urte, simpatik dhe antar i shtabit te Llesh Marashit;
3) Nikolle Prek Gjeka (Dedaj), kryetari i komunes se Shkrelit, i arsimuem dhe i njoftun si orator, guximtar, trim dhe besnik.
4) Prek Lek Gjoni (Kolaj-Zagore), nji nder djemte ma te zgjedhun te Shkrelit, trim, besnik, i pashem dhe luftar i deje kunder Komunizmit.
5) Luket Marash Luca, i pagezuem Luke, (Grishaj-Zagore), i njoftun ne Malesi edhe ne Shkoder dhe i cili mori pjese ne moshe te re ne Kryengritjen e Malesise, 1911, dhe ne Luften e Koplikut. Ai ishte mesus popullor. Gjithashtu, ne vitin 1932 ai mori pjese ne deligacionin Kreshnik te Malesise se Madhe prane Atit Shejt, Pape Piu XI ne Shejtoren e Zojes se Shkodres, ne Genazzo-Itali. Sebashku me keta trima mori pjese ne organizimin e kryengritjes edhe dijetari, poligloti (qe zotnonte pese gjuhe te hueja), fetari, patrioti dhe themeluesi i leksikografise krahinore dhe i asaj onomastike, Dom Nikolle Gazulli, qe ishte famullitari i Dekanatit te Malesise se Madhe – Kisha e Shkrelit.

Gjate vjeshtes se vitit 1944, krenet e Kastratit, Gjon Martin Lulati (Ivanaj-Bajze), Mirote Palok Kokaj (Ivanaj-Bajze), Nik Gjelosh Gjoke Dodaj (Pjetroshan-Bajze), Kole Llesh Malaj (Ivanaj-Bajze), Kole Ujk Osllani (Pjetroshan-Bajze), etj bashk me Vasel Pjeter Gjoka qe ishte bashkpunetor i Nikes (kushrinit tij), dhe me krenet e Shkrelit kjene ne marveshje per ta shmange rrezikun qe e kercenonte mbare popullin Shqiptar. Takimet e shpeshta te tyne u zhvilluen ne shtepine e Luket Marash Grishaj, nji nder qendrat e bisedimave ndermjet ketyne dy maleve.

Ne katundin Ivanaj ne Bajze, me 24 Dhetor 1944 ne shtepin e Gjoke Tom Kokaj u zhvillue mbedhja e krenvet te Kastratit, thote Vasel Pjeter Gjoka e ku moren pjese edhe krenet e Shkrelit, dhe ku te gjithe lidhen besen per me e luftue Komunizmin. Ne fund te Dhetorit, Llesh Marashi u nis prej Zagoret dhe shkoi ne katundin Broje me u takue me krenet e Kelmendit si Kole Gjon Bajraktarin, Fran Gjergj Ucin, Gjergj Lul Toma, Gjek Marash Selca etj. Aty vendosen se Selca, Nikqi dhe Vukli me e ndalue turrin e Brigades se Pare. Dhe me daten 15 Kallnuer 1945 filloi rezistenca e pergjakshme e Petritave te Kelmendit kunder bishes se terbueme Komuniste.

Nderisa Kelmendi luftonte heroikisht, me qendrese te pashembullt, Kuvendi i Maleve u caktue ne Poice ne katundin Dedaj-Shkrel ne shtepin e Rrok Nikolle Zefit tre dite ma vone (me 18 Kallnuer 1945) per me caktue daten per nji sulm te pergjithshem. Moren pjese Llesh Marashi me Shtabin e tij, Marash Kole Mali (Vojvoda i Dedajve) me gjith kumbaren Nikolle Zefi, Luket Marash Grishaj,



Pal e Dede Thani nga Dukagjini, Gjelosh Luli, Pjeter Gjoke Bajtaktari, Nikoll Prek Dedaj, Dom Nikolle Guzulli,[56] Gjon Martin Lulati, Mirot Paloka, dhe Caf Smajli me disa Lohjane. Per arsyena jo te kjarta munguen perfaqsuesit e Shkodres dhe te Postribes ndonese jo vetem Malesia e Madhe por edhe Shkodra, Postriba dhe nen-Shkodra ishin ne bashkpunim me Llesh Marashin per nji kyrengrijtje te armatosun, ku mbas tubimit Llesh Marashi me shoke u nisen per ne Grishaj te Luket Marashi dhe do ne Cukaj te Zef Nike Colaj dhe Gjergj Prel Colaj, e ku qendruen deri kur plasi pushka para afatit te caktuem, me 23 Kallnuer 1945.

Komandanti i Postkomandes se Bajzes Jonuz Naci (Aliaj-Bajze) dha urdhen qe te niset nji toge partizansh per ne Grishaj-Zagores, per me arrestue Luket Marashin qe ishte nen shikimin e Komunistavet prej kohesh, nen komanden e Gjosh Nikes (Vucetaj-Bajze) te cilet iu ngjiten brises se Jeranit per ne Grishaj. Aty, barit te vendit ishen te porositun prej Luketit qe te lajmerojn cdo livizje qe bahet prej ma shume se pese ose gjasht vetash. Kur partizanet erdhen ne fund te brises se Jeranit barijt ne shpejtsi shkuen me lamjrue Shtabin nacionalist se Komunistat jane tue iu ngjite malit per ne Grishaj. Menjihere, Llesh Marashi lajmroi luftaret qe te bahenish gati, me dale prej ku ishin ne Grishaj dhe me shkue ne Cukaj, me u bashkue me shoket tjere, dhe prej andej me u nise per ne Poice. Kur u bashkue Shtabi ne Cukaj, u besidue shkurtimisht, mbasi nuk priste koha. Dhe ndodhi nji mosmarreveshje per sa i perket drejtimit, se ku me shkue Shtabin. Disa thoshin, “ma mire per ne Stol,” kurse te tjeret, “ma mire per ne Poice,” qe ishte propozue nga vete Llesh Marashi. Si perdfundim, trimat Gjon Martin Lulati dhe Mirote Paloka ngulen kambe se nuk do te kthehemi mrapa prej Komunistave, dhe se do ta fillojshin pushken, ata qiten pritat ne vendin stratigjik, per ka do te vijshin partizant ne Grishaj. Llesh Marashi dhe Luket Marashi nuk u pajtun me kete mendim, tue thane se sulmi ishte pese dite parakohet, por pjesa dermeuse vendose ose sote ose kurr! Dhe ashtu u ba. Partizant u njiten ne Grishaj dhe u bane nji rrethim shtepive. Gjosh Nika me tre ushtar iu afrue shtepise se Luket Marashit dhe fjalet e para qe tha kjene: “A asht Luket Marashi ketu? Ku gjendet?” Axha i tij, Fran Luca, tue mendue se Shtabi iku prej Cukajve u pergjergj: “Luketa nuk asht ne shpi, por noshta asht te shoket tone ne Cukaj.” Gjoshi ateher e nisi Fran Lucen me dy partizane per ne Cukaj. Sa u nis Fran Luca me ta, partizant i zbulun rojet e kryengritjesave dhe ne at cast plasi pushka. Nji pjese e partizanve sulmuen dhe te dy palet u ndeshen gryke per gryke. Ne pushket e para u plagosen Pjeter Gjoke Hoti (nipi i Gjon Martin Lulati, i cili mbas disa diteve vdiq ne Bajze), Gjosh Nika me dy partizan te tjere mbeten te plagosun. Mbas nji luftim te rrept, fuqite partizane u thyen dhe per shpetim afer pesemdhete ushtare u futen neper shtepiat e Grishajve dhe u dorezuen. Llesh Marashi urdhroi qe tu merren armet dhe te lehen te lire. Thuhet se disa prej tyne shkuen me fuqit kryengritjes per ne Bajze (Marre prej Llesh Luket Grishaj qe ishte nji nder ata qe furnizonte bashke me familje luftaret e lirise dhe aj vete e perjetoi kete ngjarje).

Keshtue filloi Kryengritja Antikomuniste e Malesise se Madhe me 23 Kallnuer te vitit 1945. Forcat e kryengritjes zbriten ne Bajze, ku mbas nji perpjekjeje t’ ashper morren Postkomanden ku Zef Tom Ceka i Shkrelit u vra balleperballe me Januz Nacin. Edhe Lulash Cuk Curanaj (Uldedaj-Bajze) mbet i vdekun. Mbas marrjes se Postkomandes, luftaret e lirise u grumulluen te oborri i Kishes se Bajzes, ku Franceskani patriot Pater Ciril Cani rrahu kumbonet e Kishes ne shenj kushtrimit dhe i bani lutje Zotit me iu pri mbare forcave nacionaliste. Ne te njajten kohe, edhe me bekimin e famullitarit te Shkrelit, Dom Nikolle Gazullit, Kole Nike Prela Marcinaj (Cekdedaj-Bzhete) u ra kumonveve per me mobilizue Shkrelin ne lufte. Burrat e Shkrelit u nisen per me u bashkue me forcat e kryengritjes ne Koplik. Tue dijte rrezikun, Komisari i Rrethit te Malesise se Madhe, Cun Januzi (i biri i Januz Nacit), u nis per ne shkoder per me i perballue kryengritesate. Mbas nji qendrese ne Koplik keta u nisen per ne Shkoder. Forcat partizane lajmerue prej Cun Januzit, zunen posizion te Ura e Rrjollit. Aty u zhvillue beteja ma e ashper dhe vendimtare per kyrengritjen ku trimnisht u vrane Gjon Martin Lulati dhe Mirote Paloka, dhe u plagosen shume te tjere. Nder kohe te Kisha e Shkrelit luftoi Marash Tom Gjeloshi (Makaj-Bzhete) kundra nji toge te njekjes dhe u vra tue luftue megjith Luigj Kole Shetajn, Mirash Gjonin e Prek Kolen.

Mbas luftimesh te rrepta, kryengritjsit u terhoqen ne male, ku kishin shprese se vellaznit e tyne malesore megjith forca te tjera nacionaliste te Shkodres dhe krahina tjera, do te organizhoheshin per nje kundersulm edhe pse kyrengrijtja filloi para kohet. Ne kete kohe, simbas Vasel Pjeter Gjokes, disa luftare te Hotit ishin pregadite per me u hjedh ne lufte por Kadri Deli Meta (Bajraktari i Hotit) nuk i la me marre pjese tue thane: “Na jemi tue u mundue me ndal vrasjet, e kush e ka fillue, e paste per vedi, e ju ne me ndigjoshi mue, nuk shkoni ne at vend.” Porosia e Kadrise kje e rande edhe per Hotin, sepse ai nuk mori parasyshe se trimi i shtepise se Dede Gjo’ Lulit, Gjelosh Luli, ishte ne bashkpunin me mikun e tij te ngushte Llesh Marashin kundra komunizmit. Rrjedhimisht, ai qendroi ne Kastrat i strehuem te probatini i tij, Marash Doda dhe ne Traboin te vllaznit Mark e Kole Miri (Dedvukaj-Hot). Ketu forcat e Toger Babes torturuen Kole Mirin tue pjek ne hell, per me gjete prejtij se ku ishte Gjelosh Luli, dhe vetem me ndimen guximtare te trimit Marash Lushk Gjoni (Dushaj-Hot), Kole Miri muejti me u ik prej durve tyne.

Ne mal qendruen luftaret e Shkrelit dhe te Kastratit. Si ndeshkim per pushket e para qe krisen ne shtepine e Luket Marashit, Cun Januzi coi vellane e tij, Celen, misioni i te cilit ishte me e burgose familjen e Luketes sebashkut me gjith robet e axhave te tij (Zef e Fran Luca). Ata plackiten dhe djegen shtepine si kurse pat ba Turku me 1911 dhe Shkjau me 1913. Shtepia e Luket Marashit kje e pare ne Shkrel dhe Kastrat se ciles Komunistat ja vune zjarrin,per te cilin shkrimtari dhe historiani i mirefillte Uran Butka, tha: “vullkan u pa shtepia e Luket Marashit, qe ishte nje potencial i madh bese e burrerie ne Malesine e Madhe.” Keshtu filloi hakmarja ndaj Malesise se Madhe!

Viti i 1945 kje i veshtire edhe per at pjese te Malesise se mbi Shkodres qe mbeten nen okupacionin Malazias, sidomos per Hotin dhe Gruden ku per te nenshtrue Malesoret, Bajo Stankoviqi do te bashkpunonte me Toger Baben dhe me Petro Bullatoviqin. Komunistet Jugosllave do te kendonin, “Tito-Enver-Stalin, Trisine,” kurse komunistet Shqiptare, “Enver-Tito-Stalin, jemi te gjithe per nje betim!” Bajo Stankoviqi qe kishte danen e hekurt kundra kesaj zone, filloi me arrestue malesoret. I biri i Prek Tom Ujkes (Selisht-Grude) Luc Preka Lulgjuraj me kushrimin e tij, Mirash Zef Kola u kthyen prej Kelmendit (ku ishin luftetare vullnetar) dhe dhane kushrimin per me ndihmue vllaznit malesore te Kelmendit, Shkrelit dhe Kastratit. Ne ate kohe, vdiq Shab Smaku Berisha dhe ne hatrin e tij ne Priften-Grude u caktue nji bashkim per me bisedue per luftimet qi ishen zhvillue kundra Komunizmit ne Malesine e Madhe dhe viset tjera ne Shqipni. Dhe ne kete hater Luc Preka Lujguraj lexoi letren e Prek Calit qi mes te tjerash thonte, “… Kush e nie vetin Shqiptar dhe beson ne Zotin, i baj therrje te dalin ne nime Kelmendit dhe te Malesise se Madhe kunder kumunizmit!” Per fat te keq, rrethanat kjene faktori per te cilin paria e Grudes dhe e Hotit nuk muejti me marre pjese ne kete bisedim, sepse ishin ndermjet dy zjarresh. Nji pjese e Rapshes dhe krejt Troboini, me gjith Gruden, mbeten prap nen-pushtimin Jugosllav ku Bajo Stankoviqi me partizant e tij terrorizuen malesoret, ndersa n’anen tjeter kjene Toger Baba me gjith Jugosllavin Petro Bullatoviq. Keshtu, aleanca e pathyeshme gjate pese shekujsh e nepermjet luftnash te pergjakshme per lirine dhe integritetin tokesor Shqiptar u keput ne Malesine e Madhe!

Ne Fruer t’ atij viti, Komunistat Jugosllave arrestuen famullitarin e Traboinit, At Leonard Tagaj (i quejtun Pater Zefi nga malesoret) me Pjeter Zekun Camajn (kushri me Smajl Mark Luli) dhe Vasel Mirash Camajn (Vojvoda i Vuksanajve). Keta u pushkatuen pa proces juridik.68 Fille mbas ketyne, Gjelosh “Losh” Gjoke Lajcaj (djali i halles i Luket Marashit) shkoi ne Selisht te kumbara i tij dhe dashamir i Luketes, Zef Miliqi Lulgjuraj me qellim per me strehue dy djemt e Luketes (Paloken dhe Deden) dhe kushrinin e tij (Prel Fran Grishaj) qe ishin ne Hot. Edhe ketu Bajo Stankoviqi arrestoi ne Selisht Luc Preken per veprimtarine e tij antiKomuniste, bashke me dy vllaznit e tij, Dode dhe Gjergj Lulgjuraj, Kole Gjel Cakun (Ujkaj-Treipsh), dhe Zef Miliqin e Gjelosh Gjoke Lajcajn dhe i pushktatuen te gjithe pagjygj te Kisha e Grudes (Kete ngjarje e dijme prej nipit te Gjelosh Gjokes, Vasel Pjeter Lajcaj). Si shenim, vlen per tu permend se ne kohen e Inform-Byrose Bajo Stankoviqi kerkon strehim politik ne Shqipni dhe Enver Hoxha me njihere e prenoi tue shpreblye barbarizmin e tij ndaj Shqiptareve nen Mal te Zi dhe e emnoi Kryetar i Zyres Rrefugjateve te nenshtestasve Jugosllave ne Shqipni, ku pjesa dermuese kjene Shqiptare.

Ne pranvere, po t’ vitit 1945, Toger Baba i shoqnuem nga partisani i vendit, Nikolle Mirash Gjonaj shkoi ne Drume-Hot tue kerkue me arrestue Shkodranin Gjysh Pistullin me Vasel Pjeter Gjonaj. Ne menyre barbare u torturuen Marash Uc Gjonaj, Fran Pjeter Gjonaj (vellaun e Vaselit), Lene Kolen Gjonaj (kushrina e Vaselit), dhe u muer ne hetusi Gjeto Dede Vate Gjonaj.

Gjate viteve 1945-46 kishin mbete vetem disa ceta luftare, qe ndiqeshin prej forcave Komuniste. Te tjeret u pushkatuen, u burgosen, u internuen, ose prej rrethanavet te njohuna u dorezuen. Ne fillim te 1946, Prek Lek Gjoni, me vellan Pashkun u rrethuen nga brigada partizane, por nuk u dorezuen dhe ne Bjeshke, mbi Kronin e Kurriles se Dedajve u vrran mbasi qendruen heroikisht.

Po ate vit, dijetari dhe patrioti Dom Nikolle Gazulli u vra prej forcave te sigurimit. Gazeta Komuniste “Kohe e Re” e Shkodres trumbetoi, “Me daten 23 mars 1946 vritet Dom Nikolle Gazulli ne Suke te Madhe, Katundi i Kastratit ne Nen/Prefekturen e Koplikut, bashkepuntor i Llesh Marashit, tradhetar i popullit.”

Per 18 muej rresht, Luket Marashi qendroi ne rezistence per mos me ra ne duert e sigurimit te shtetit. Nji ndhime te madhe per qendresen e Luketes dhane miqet e tij, shpesh here tue e sterhue dhe tue e fornizue me ushqime. Ne nji rrethim te forcave njekse ne Kastrat, ai u plagos tue ca rrethimin. Trupi i tij, gjysem i dekompozum, u gjet te Premten e Madhe, 1946, tek brija e Kastratit ne Guret e Bardhe, prej kushrinit te tij Gjon Zefi bashk me te jatin Zef Luca (axha i Luketes).

Ne arrati qendruen edhe Llesh Marashi me Pjeter Gjoke Bajraktari dhe Rrok Kantin, me baze ne Bjeshket e Vrrithit. Ketu forcat e njekjes i zbuluen dhe i rrethuen. Pjeter Gjoke Bajraktari u plagose rande, Rrok Kanti tentoi me vra veten per mos me u dorezue. Lleshi u dorezue me kusht qe mos ta vrisnin Pjetrin e Rrokun. Mbas kapjes se tyne gazeta “Kohe e Re” i njoftoi lexuesit se Gjykata Speciale do te zhvillonte proceduren kunder Llesh Marashit dhe shokve te tij t’ akuzuem si “tradhtare” dhe “bashkpuntore” me anmiqe te hueje. Gjyqi filloi me 10 Korrik, 1946, ne Kinema “Rozafat” dhe perfundoj me 17 Korrik, me kete: “Llesh Marashi denohet me vdekje, me varje ne litar.” Ai u var te Dugajt e Reja ne Shkoder. Po me te njajtin vendim, u denue me pushkatim edhe nji prijs tjeter i Shkrelit, Nikolle Prek Dedaj dhe Dom Alfons Trackin (famillutari i Velipojes, ku pjesa dermuese e famullise ishin Shkrelas t’ ulun prej malit) si bashkpuntor i Lleshit.

Me deshtimin e Kryengrijtjes se Malesise se Madhe filloi kalvari i Malesise te mbi Shkodres qe mbeti nji nder krahinat ma te pernjekuna dhe te terrorizume ne te gjith Shqipnine prej regjimit Stalinist-Enverian. Si perfundim, kujtojme fjalet e John Adamsit qe tha: “Detyrimet tona ndaj atdhuen nuk pushojne derisa te jena gjalle.” Dhe me te vertet shpirti liridashes i malesorit nuk u perkul, por perkundrazi u ba fli per idealin e nalte te nacionalizmit Shqiptare, qe do te thote – ideja kombetaro-Shqptare!

Pra, tue i rikujtue edhe nji here fjalet e Schillenbeeckx-ut, e besoi qe asht e kjarte se kush i sherbeu lirise, kombit, fese dhe atdhuet.

I perjetshem kjofte kujtimi i tyne!



Lista emnore e deshmoreve dhe viktimat e Komunizmit Enverian te malit Shkrelit.77

Vrrith:

1) Pjeter Gjok Deda Milaj, Bajraktar - 101 vjet burg

2) Prec Pjeter Vulaj - Vdekje prej torturave

3) Mirash Gjoka - Arratis, varrue dhe vdek ne Jugosllavi

4) Martin Fran Popaj - Vra

5) Kole Tom Deda - Vra

6) Gjoke Dede Milaj - Vdeke ne internim (Berat)

7) Fran Cul Kroni - 20 vjet burg

8) Prek Gjergj Milaj - 10 vjet burg

9) Pjeter Prek Pacaj - Burgose, djeg shtepia

10) Gjergj Kol Luca - Burgose

11) Gjeto Prek Ramaj - Burgose

12) Luke Mac Tucaj - Burgose



Bzhete:

1) Mark Tom Gjeloshi (Makaj) - Vra ne rezistence

2) Nikoll Zef Patanaj - Vra me forcat partizane

3) Prel Tom Makaj - 101 vjet burg

4) Kole Nik Marcinaj - 25 vjet, vdeke ne burg

5) Gjon Lek Mirukaj - 20 vjet burg, torturohet, vdes

6) Zef Murran Luca - 25 vjet burg

7) Fran Zef K. Gjeli - 25 vjet burg

8) Gjeto Lek Miruka - 25 vjet burg

9) Prel Tom Gjeloshaj - 20 vjet burg

10) Pjeter Lek Mirukaj - 20 vjet burg

11) Gjok Zef Cekaj - 15 vjet burg

12) Marash Zef Cekaj - 10 vjet burg

13) Gjelosh Nik Vukelaj - 5 vjet burg

14) Pashko Vat Malota - Burgose, djeg shtepia

15) Tom Fran Brrakaj - Burgose

16) Prel Vat Malotaj - Burgose

17) Lulash Palok Vrucaj - Burgose

18) Tereze Preke Xhaj - Torturohet ne menyre cnjerezore, dhe

(motra e Nikolle Prek Dedaj) heroikisht nuk e tregon vellan.



Dedaj:

1. Nikolle Prek Dedaj - Pushkatue me Dom Alfons Tracki etj.

2. Gjok Koka - Pushkatue

3) Prek Gjon Dedaj - Pushkatue

4) Mirash Gj. Sokolaj - Pushkatue

5) Pjeter Kol Sokolaj - Pushkatue

6) Mark S. Sokolaj - 20 vjet burg, djeg shtepia

7) Marash Kol Mali, vojvode - 3 vjet burg

8) Marash Kol Stake - Burgose

9) Kole Tom Stake - Burgose, djeg shtepia

10) Gjelosh Martini - Burgose

11) Zef Mali - Burgose

12) Gjek M. Sokoli - Burgose

13) Rrok Nikoll Zefi - Burgose



Zagore:

1) Major Llesh Marashi - Varje ne Konop, djegj shtepia

2) Luket Marash Grishaj - Vra ne mal, djegj shtepia

3) Prek Lek Kolaj - Vra ne mal, djegj shtepia

4) Pashko Lek Kolaj - Vra ne mal

5) Dan Coli Vucaj - Vra kundra partizanet (Kisha e Lezhes)

6) Fran Pjeter Marashi - Pushkatue

7) Ndue Gjelosh Marashi - Pushkatue

8) Nrek Pjeter Zef Culaj - Pushkatue

9) Mark Gjoke Leknikaj - Vdeke ne burg

10) Rexhe Mehmet Vucaj - Vdeke ne burg

11) Gjelosh Marashi - 101 vjet burg

12) Edward Llesh Marashi - Burge, lirohet pasi jai prent dy kambet

13) Rrok Kanto Marashi - 10 vjet burg, intermin deri 1990

14) Pjeter Marashi - Burgose, vdes pas daljes

15) Mark Gjelosh Marashi - 10 vjet burg

16) Kol Nik Colaj - 10 vjet burg

17) Mirash Prec Grishaj - 10 vjet burg

18) Prel Gjelosh Marashi - 7 vjet burg

19) Gjelosh Ndoc Marashi - 7 vjet burg

20) Marash Vat Gjelosh Marashi -- 7 vjet burg

21) Fran Luc Grishaj - Burgose, torturue, 3 vjet burg

22) Brahim Xhigji Vucaj - Burgose

23) Sadri Zeke Leknikaj - Burgose

24) Dyl Qerim Leknikaj - Burgose

25) Prec Curri Grishaj - Burgose

26) Zef Luc Grishaj - Burgose

27) Prel Fran Grishaj - Burgose

28) Palok Luket Grishaj - Burgose, internim

29) Dede Luket Grishaj - Burgose

30) Familja e Llesh Marashit (gra e femi) internim ne Berat (afer 2 vjet).

31) Familja e Luket Marashit (gra e femi) burgosun ne burgun e Shkodres dhe internim ne Berat (sebashku 16 muje).

32) Familjet e Zef e Fran Luc Grishaj (gra e femi) burgosun ne burgun e Shkodres.

33) Palok Luket Grishaj internohet per te dyten here ne Saver prej vitit 1957 deri 1990 (internim me familja), ku edhe vdes ne internim.



Famullitari i Kishes Shkrelit:

1) Dom Nikoll Gazulli - Vra nga forcat e ndjekes Komuniste ne vitin 1946

Meshtaret qe i sherbyen famullise se Shkrelit dhe vdeken nga Komunizmi:



1) Dom Ndre Zadeja - Pushkatue ne vitin 1945

2) Dom Gjergj Volaj (Imzot) - Pushkatue ne vitin 1947

3) Dom Pjeter Cuni - Vdeke prej torturave ne vitin 1948

4) Dom Aleksander Sirdani - Vdeke prej torturave ne vitin 1948

6) Dom Ndoc Nikaj - Vdeke ne burg ne vitin 1951

7) Dom Pjeter Gruda - Vdeke ne burg ne vitin 1989


Franz-Llesh Grishaj

Michigan, U.S.A., veriu.com

Shkencat e Tokës, zbulohen gafa të reja në librat e gjimnazeve

Tekstet alternative vazhdojnë të krijojnë konfuzion në gjimnaze. Por, këtë herë, edhe pse është marrë një botim shkencor italian, ai nuk është përshtatur brenda programit të Ministrisë së Arsimit, në shinat e të cilit duhet të ecë çdo tekst alternativ.

Bëhet fjalë për “Shkencat e Tokës”, tekst i klasës së 10-të, që sivjet zëvendësoi librin “Gjeografia Fizike”, me autorë shqiptarë. Gafat e para që të zë syri janë pikërisht në përkthim: në disa vende është lënë pa u përkthyer teksti në italisht, që në gjithë librin zëvendëson pjesën e pyetjeve të aparatit pedagogjik-. Por, përtej asaj që bie në sy lehtësisht nga lexim i shkujdesur, stafi n pedagogjik e shqetëson përmbajtja e cila nuk përputhet me programin e miratuar nga Ministria e Arsimit. “Mendoj se më shumë se gabimet në mospërkthimin e disa termave, ajo që më shqetëson më shumë është përmbajtja, e krahasuar me programin e miratuar nga Drejtoria e Kurrikulave në Ministrinë e Arsimit”, -thotë një mësuese e kësaj lënde në shkollën “Sami Frashëri. Por, ky ngërç ka lidhje edhe me faktin se nxënësit nuk janë të qartë se ku fillon dhe mbaron mësimi i ditës. Atyre u duhet të shfletojnë disa faqe për ta gjetur ose të orientohen nga mësuesi i lëndës.



Gabimet e “Shkencat e Tokës”
Cili nga këto dy togfjalësha do të ishte më i sakti në një tekst shkollor: “Per fissare concetti” apo “Ngulitni konceptet”? Sigurisht, i dyti! Por, në tekstin “Shkencat e Tokës”, në disa vende kjo pjesë është lënë e papërkthyer, duke shkaktuar një çoroditje tek nxënësit. Por, jo vetëm kaq. Një pjesë e termave të përkthyera nuk janë përshtatur në gjuhën shqipe ose janë lënë në latinisht. “Në disa pjesë të tekstit vihet re se termat janë lënë të papërkthyera ose në latinisht, detyrë kjo e cila na mbetet në si mësues”, - thotë Gjergj Konomi, mësues i kësaj lëndë dhe nëndrejtor në shkollën e mesme “Partizani” në kryeqytet. Ai shpjegon se termat e “Shkenca e Tokës” nuk janë përshtatur apo shqipëruar, duke ia dhënë nxënësve me shënime këto pjesë që nuk ekzistojnë në shqip. “Për nxënësit italiane termat latinë mund të jenë të kuptueshëm, pasi italishtja ka të njëjtat rrënjë, por tek ne është e vështirë për t’u kuptuar”, - thekson ai.

Përmbajtja dhe kurrikula?
Nëse gabimet gramatikore mund të kalojnë lehtësisht, mospërputhja e tekstit me kurrikulën është arsyeja kryesore e rishikimit ose përshtatjes së tekstit. “Nga ballafaqimi i planit mësimor del që temat në tekst nuk përputhen. Na duhet që të kalojmë nga një faqe në tjetrën. Për shembull, mësimi “Sistemi diellor” kalon nga faqja 11 në disa faqe më tutje, duke shkaktuar vështirësi tek nxënësit me këto kapërcime që kanë temat. Pra, ato nuk janë renditur sipas planit mësimor”, - thekson Konomi. Një problem që duket po kaq i mprehtë, është fakti se shembujt janë marrë nga Italia dhe nuk ka asnjë shembull nga autorët vendas. Ndryshe ndodhte vitet e shkuara, kur në tekstin “Gjeografia Fizike”, me autorë Vasil Kristo dhe Vasil Trajani, plani mësimor përputhej me temat. Mësuesit e librit “Shkenca e Tokës” shpjegojnë se teksti ka shumë informacion të ngjeshur, ku rreth 80 koncepte janë krejt të reja, ndërsa pjesa tjetër përsëritje e shkollës 9-vjeçare. Ndërkaq, i njëjti tekst në Itali u jepet nxënësve në dy vite shkollore, ndërsa tek ne brenda një viti, çka vështirëson procesin e të nxënit tek adoleshentët e shkollave të mesme.

Ministria e Arsimit
Përmbajtja e librit "Shkencat e Tokës" nuk ka qenë lehtësisht i kuptueshëm edhe për vet mësuesit, të cilët kanë trokitur në derën e Ministrisë së Arsimit për zgjidhjen e këtij problemi. Me anë të një kërkesë drejtuar në fillim Drejtorisë Arsimore, ata kërkojnë që Ministria e Arsimit të nxjerrë një udhëzim i cili do të japë sqarime për orientimin e kapitujve gjatë procesit të mësimdhënies. Dhe, përgjigjja ka qenë pozitive. Drejtoria e Kurrikulës në MASH, pasi ka konstatuar këto "defekte", ka shpërndarë në të gjitha shkollat e vendit një udhëzim, i cili sqaron për çdo mësim numrin e faqes ku nxënësit duhet të fokusohen. Me këtë udhëzim sqarohen hapat që duhet të ndjekin mësuesit e lëndës për të orientuar nxënësit se nga cila faqe në tjetrën duhet të kapërcejnë për të gjetur vijimësinë e mësimit.

Si vlerësohetnjë tekst?
Botimet e altertekstit, para se të fitojnë tenderin dhe të shkojnë në duart e nxënësve, në fillim kalojnë disa faza, të cilat janë filtrat e vetëm për të evituar gafat apo mundësinë e përputhjes me kurrikulat e miratuara në Ministrinë e Arsimit. Por, nuk ndodh gjithmonë kështu. Në listën e kritereve të vendosura nga MASH-i, në formularin që plotësojnë autorët e teksteve ekziston edhe kjo pyetje: A është shkruar saktë nga pikëpamja gjuhësore?. Nëse shohim tekstin "Shkencat e Tokës", pse jo edhe disa të tjera me të cilat mësojnë nxënësit e shkollave, gabime të tilla janë të pallogaritshme. Duke iu referuar kësaj pike të aplikimit, vlerësimi i tekstit në pikëpamjen gjuhësore kërkon që teksti të ketë një gjuhë të qartë për grupmoshën që i drejtohet, por edhe për sa i takon gabimeve gramatikore në përkthim, por edhe atyre kuptimore që mund të çorientojnë adoleshentët. "Në fakt, ky është një tekst shumë cilësor nga pikëpamja shkencore, por ne nuk e dimë se sa informacione jep ky libër, duke pasur parasysh nivelet e procesit të të nxënit, që janë ndryshe nga sistemi arsimor italian dhe ai shqiptar", - thekson mësuesi i lëndës. Por, shumica e atyre që merren me vlerësimin e tekstit janë të prirë të shohin çmimin me të cilin do të blihet. Po kriteret janë të tjera, ku kryesor është vetë një parim: sa i dobishëm është ky libër, sa i përputhet kurrikulës dhe sa i kuptueshëm është për nxënësit e klasës së 10-të të arsimit të mesëm.

Olsi Kolami, G.Shqiptare

Gjirokastër, 215 mijë lekë në muaj për të ruajtur flamurin shqiptar...

Ngrihej çdo mëngjes dhe hidhte sytë në qytet, por nuk shihte asnjë flamur shqiptar të valëvitej. Sytë përballeshin vetëm me flamurin e shtetit fqinj, i cili ngrihej në ndërtesën e konsullatës greke. Konsullata, me kërkesën e palës greke, vite më parë, është ngritur në qendër të qytetit.

Tajarin nuk e dëshpëronte prania e këtij flamuri. Është normal, thoshte ai. Flamuri i tyre valëvitet në godinën ku ata kanë konsullatën. Dhe kjo është gjë e mirë. Po pse të mos ketë dhe një flamur shqiptar në një vend të dukshëm. Kjo e mundonte shumë. Ndaj një ditë, profesori i gjimnazit të Gjirokastrës, Tajar Kokalari, mori një flamur shqiptar kuq e zi, me shqiponjën dykrerëshe, dhe e vendosi në cep të çatisë së lokalit të tij, një tip kafeneje, ngritur përballë konsullatës greke. Disa ditë ishte lumturuar duke parë përditë këtë flamur të valëvitej, krahas flamurit bardh e blu. Por një ditë gjithçka ishte përmbysur. Herët në mëngjes ai vjen të hap lokalin, por nuk i bëri dora të fuste çelësin në bravën e derës. I mungonte simboli i kombit të vet. Flamurin e tij të dashur, jo vetëm që ia kishin hequr nga vendi ku valëvitej, por e kishin hedhur në përrua.



Tajar Kokalari, ky burrë i fortë rreth të shtatëdhjetave, mësues në vite dhe njeri që i dhimbset ky vend, interesat e tij, njeri që ndjen dhimbje për të gjallë e të rënë të këtij kombi, atë ditë pësoi një trishtim të madh. U ul buzë trotuarit, vuri të dy duart mbi ballë dhe e lëshoi kokën mbi to, sikur qafa të mos kishte më fuqi ta mbante kokën sipër vetes. Qëndroi ashtu disa çaste, i përhumbur e zhytur në mendimet e veta. Kushedi sa kohë do të kishte qëndruar në atë pozicion, sikur të mos i afrohej i vëllai, Nuri Kokalari, i cili vuri re shqetësimin dhe e pyeti me merakun e vëllait, se çfarë kishte që nuk po hapte lokalin. Tajari u shkund sikur të zgjohej nga ndonjë gjumë i thellë dhe me sy të përlotur i thotë të vëllait se i kishin hequr flamurin. Nuriu e kishte venë re mungesën e simbolit kuq e zi, por për ta qetësuar Tajarin i thotë:



- Mos u mërzit, ore vëlla, se gjejmë një flamur tjetër dhe e vendosim prapë këtu.

- Mirë, po e vendosim prapë, po kush e ruan? Flamurin grek e ruan polici shqiptar, por flamurin shqiptar kush e ruan? Ata e ruajnë nga shqiptarët mos e heqin, gjë që nuk bën vaki. Po ne kush na e ruan flamurin nga grekët, apo ata që janë kokë e këmbë në shërbim të tyre? Nuk them, në Shqipëri jemi, mes shqiptarëve jetojmë, por paska prej tyre që nuk e duan Shqipërinë. Puna është ta gjejmë se cili është ai qen bir qeni që ka hequr flamurin. Përse tërë kjo armiqësi? Ne duam të jetojmë në paqe, në harmoni, por pa prekur njëri tjetrin në interesat kombëtare.



- Nuk është nevoja ta ruajmë. Ne jemi në vendin tonë, - shton Nuriu.

- Po të ishim në vendin tonë, përse na hiqet flamuri? Dhe u ngrit rrëmbimthi, ftoi të vëllanë për ta ndihmuar dhe po vështronin për rreth, mos gjenin ndonjë gjurmë. Pas rreth një ore e gjejnë të hedhur në një përrua, aty pranë dhe u hidhëruan edhe më shumë. E mori flamurin në dorë, e puthi dhe vuri re se ishte dëmtuar.



- Do ta rivendosim, por do të marrim masa për ta ruajtur, - tha ai, pa e parë të vëllanë në sy. Hapi lokalin dhe në çast dhjete vetë që prisnin në këmbë dhe shihnin hutimin e pronarëve, u futën brenda. Atë ditë në qendër të bisedës ishte flamuri. Tajari u kërkonte ndihmë për të financuar në ruajtjen e flamurit.

Dikush nga të pranishmit habitej me këtë kërkesë, ndonjë tjetër i jepte të drejtë, pasi sipas tij, ka shumë njerëz që nuk e duan vatanin, që u shërbejnë të huajve. Njerëzit shtoheshin një e nga e një dhe pas dy ore lokali nuk kishte më vend për t’u ulur. Ranë dakord, kush 5000 lekë në muaj, kush 3000 lekë, Tajari 100.000 lekë dhe mundën të grumbullonin 215 mijë lekë. U vendos që kjo shumë do të paguhej nga të gjithë për çdo muaj, pasi do të paguanin një person, i cili do të përgjigjej për ruajtjen e flamurit. Tajari u tha se do të vazhdonin të kërkonin ndihma edhe nga të tjerë dhe po u gjetën më shumë burime, kuota mujore do të pakësohej, sidomos për ata të moshuar që i hiqnin nga pensioni i vogël që marrin në muaj.

Jeta, Forumivirtual.com