Wednesday, January 5, 2011

Në shtëpinë ku lindi shqipja do flitet vetëm maqedonisht

Qeveria maqedonase ka shënuar një tjetër rast të paprecedent nacionalist në dëm të shqiptarëve.
Në shtëpinë muze ku u mbajt Kongresi i Manastirit, që vendosi alfabetin e gjuhës shqipe, do të përdoret si gjuhë zyrtare vetëm maqedonishtja.
Në vendim përfshihet edhe vendosja e emrit të muzeut që i trashëgoi shqiptarëve gjuhën e sotme do të shkruhet me gërma maqedonase. Në fakt vendimi për shpalljen muze të këtij institucioni ishte marrë një vit më parë por u zvarrit pasi pala maqedonase e cilësonte të papranueshme kërkesën shqiptare që në këtë muze të përdoret edhe gjuha shqipe.

“Problemet ishin me statutin e muzeut. Nuk e nënshkruajtën për shkak të përdorimit të gjuhës shqipe, në vulat e muzeut dhe në emrin e muzeut. Tani muzeu do të figurojë vetëm në gjuhën maqedonase sepse nuk jemi 20 përqind në komunën e Manastirit”, deklaroi drejtori i Muzeut të Alfabetit, Gazmend Hoxhaj.

Sipas historianëve shqiptarë në Maqedoni me këtë veprim skandaloz i bëhet edhe një padrejtësi e madhe muzeut të alfabetit.
Problemet që i nxjerrin në vazhdimësi këtij institucioni të shenjtë për shqiptarët, vijnë për shkak edhe të mungesës së interesimit të faktorit politik shqiptar në Shkup, Tiranë e Prishtinë”, shprehet historiani Skënder Hasani.

Dhe sikur të mos mjaftonte padrejtësia maqedonase, muzeu ka nevojë edhe për përkujdesje pasi prej kohësh ndodhet në gjendje të mjerueshme. 

T. Channel

Pakistan, vritet guvernatori që kundërshtoi ligjin islam

Vrasësi i guvernatori të krahinës më të pasur dhe të populluar në Pakistan është njëri nga truprojat e tij, informoi disa minuta më parë “Associated Press”.
Atentati ndaj drejtuesit numër një të krahinës së Punjabit, i cili thellon krizën politike në vend, ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm në Islamabad.  

Truproja pranoi përpara hetuesve se ishte i irrituar nga kundërshtimi i politikanit për të pranuar miratimin e ligjit që dënon me vdekje të gjithë ata që ofendojnë islamin dhe qëndrimeve liberale të guvernatorit për të drejtat e grave.

Urrejtja e fondamentalistëve ndaj Taser!
56-vjeçari Salman Taseer ishte një prej drejtuesve më të lartë të partisë në pushtet dhe një mik i ngushtë i presidentit Asif Ali Zardari. Ai ishte një prej përparimtarëve më të mëdhenj dhe konsiderohej si figura me më shumë influencë, që prej vrasjes së Kryeministres Benazir Bhutto në dhjetorin e 2007-s.

Shehrbano (L) and Aamna Taseer, the daughter and wife, respectively, of the Governor of Punjab Province Salman Taseer (unseen) speak to Asia Bibi (R), a Pakistani Christian woman who has been sentenced to death for blasphemy, during their visit to her jail in Sheikhupura, located in Pakistan's Punjab Province November 20, 2010. Bibi



Në trupin e pajetë të Taseer u gjetën 26 plumba, ndërsa nuk është ende e qartë nëse truproja e tij veproi i vetëm apo ishte pjesë e një plani madhor. 

Salman Taseer
Infoarkiv.com

Uff...përsëri në punë!

Puna edhe na kënaq, edhe na lodh. Por pesha e vërtetë e saj ndihet sidomos pas pushimeve.
Nga ditët e shkrehura në qejfe të Vitit të Ri apo Krishtlindjeve, udhëtimet, takimet me miq, shëtitjet e lira dhe mbrëmjet deri vonë pa kokëçarjen se duhet ngritur e vajtur që në mëngjes për në punë, shijimet non stop të gatimeve dhe pijeve me tepri që përgatisim dhe shijojmë me këtë rast, vjen çasti që zilja tringëllin për të na zgjuar herët dhe që nga ky çast të ndërtojmë gjithçka më shumë të detyruar se të lirë.
Përveç kënaqësisë që na sjell puna, sa mirë do të ishte sikur të pushonim edhe ca se!
Këmbët na sjellin me përtesë përballë një skrivanie plot me telefona që bien, dosje të grumbulluara, vrap nëpër takime të programuara dhe ku s'duhet të vonohemi edhe pse nuk na e ka qejfi fare, rikthime brenda katër mureve, orë të zgjatura pas pune dhe shumë njerëz nata i mbledh në shtëpi.

Pushimet, sidomos afatgjata, por dhe të më të shkurtra si këto që sapo kaluam në fundvitin që lamë pas, në fakt na çojnë në një stil jete të ndryshëm nga ai i zakonshëm. Por vjen çasti i trishtueshëm i rikthimit në të zakonshmet punë të përditshme.
Gjithë ky ndryshim i ritmeve biologjike paraqet një gjendje shpirtërore që mund të shkojë deri në depresion apo traumë, që përgjithësisht ndodh në mënyrë të beftë, provokon një shqetësim në ekuilibret delikate të organizmit dhe i hap derën gjithë shqetësimeve të përshkruara më sipër. Shok-u pas pushimeve kap miliona njerëz në gjithë botën. Përbën gjithashtu një dukuri të trajtuar nga psikologët në të gjithë botën.

Në anglisht quhet "post-vacation blues", ku blues do të thotë 'trishtim' dhe vjen nga rryma e njohur muzikore e krijuar nga komunitetet zezake amerikane gjatë skllavërisë dhe në këtë rast i referohet malinkonisë që na kap kur rifutemi në punë, duke menduar për ditët e bukura të sapopërshkuara dhe lëna pas dhe për ato që na presin. Duke i bashkëngjitur edhe 'tecnostress'-in, që ka të bëjë me vuajtjet posaçërisht nga teknologjia, si telefoni dhe kompjuteri, që sjellin probleme edhe më të rënda për shëndetin dhe shoqërohen edhe me demonstrata shoqatash aty-këtu.
Dhe për rrjedhojë cilat janë sintomat që na kapin?
Ndihemi më të lodhur, vuajmë nga shqetësimet e gjumit, humorit, kapje ankthi, apati, irritim dhe mungesë përqendrimi.
Ky është i ashtuquajturi "sindrom i rikthimit në punë". Por psikologët këshillojnë që kjo nuk duhet të na shqetësojë, sepse këto simptoma zhduken pas njëfarë kohe dhe janë pjesë normale jona, pasi trupi ynë ka nevojë për një periudhë tranzitore për t'u rimësuar me rram bamin-in e çdo dite.
Duhen disa ditë për t'u rikthyer në ritmin normal të punës dhe kjo krijon disekuilibrin dhe problemet e përkohshme. Kështu që nëse prodhimtaria jonë e përditshme është inferiore krahasimisht me më parë, gjithçka do të kthehet në normalitet më shpejt se sa mendohet.
Por si të shërohemi?
Mund të vërejmë me kujdes edhe këto rregulla të thjeshta që japin psikologët:
• Në ditët e fundit të pushimeve përpiquni të flini më shumë, matni konsumin e alkoolit dhe nëse pini duhan pakësoni numrin e cigareve.
• Përgatituni pak nga pak që më parë për rikthimin në punë.
• Mos u ktheni në shtëpi ditën e fundit përpara nisjes së punës, por më parë, në mënyrë që të keni kohë të çlodheni.
• Rimerrni jetën e përditshme në mënyrë graduale, pa menduar për sasinë e punës që ju pret. Organizmi ynë ka nevojë për disa ditë për të ristabilizuar ritmet e përhershme.
• Kujtoni se ndjesia e të ndjerit jo mirë është e përkohshme, për rrjedhojë në shumë raste mjafton të keni durim dhe ajo do të zhduket vetë.
• Në ditët e para i mëshoni objektivave të vogla dhe lini në një moment të dytë punët më komplekse dhe të vështira.
• Kapeni punën në kahun e duhur, shiheni si një burim të rëndësishëm kënaqësie, sepse mund t'ju rezervojë kënaqësi të mëdha dhe t'ju lejojë të realizoni projekte. Dhe mos u kapni nga paniku se po i shkatërroni punët që prej mungesës suaj janë grumbulluar.
• Kryeni lëvizje dhe sport, sidomos në mëngjes. Kjo është ilaç kundër stresit dhe humorit të keq, duke ndikuar edhe tek ata që vuajnë nga pagjumësia, hipertensioni etj.
• Veshja luan rol të rëndësishëm: të kalosh nga veshjet 'casual' tek kostumet me xhaketë dhe kravatë në zyrë mund t'ju bëjë të ndiheni keq. Zgjateni edhe pak ditë veshjen informale, por pa ekzagjeruar, dhe do të keni një rimarrje më graduale të aktivitetit normal.
• Kujtohuni që ekzistojnë edhe fundjavat, të cilat mund t'ju dhurojnë mini-pushime, edhe vetëm për një natë. Mbase një darkë të shoqëruar me të dashurin apo të dashurën tuaj. Nuk duhet që patjetër të prisni 11 muaj të tjerë për t'u ndjerë përsëri pa kokëçarje dhe të lirë, qoftë dhe për pak orë.
• Hani arra si armik të stresit: nëntë arra në ditë janë një trajtim ideal natyral anti-stres. Ndërkohë janë një kurë e mrekullueshme edhe për artritin. Por kujdes me sasinë e tyre, sepse edhe ju shëndoshin, pasi kanë kalori,
• Rrekuni të shihni gjithmonë aspektet pozitive të gjërave (kjo vlen jo vetëm në këtë rast, por gjithmonë!) dhe.....rinisni të mendoni për pushimet e ardhshme verore!
M. Alla, G. Shekulli

Tuesday, January 4, 2011

Galilei, Koperniku dhe gjuha shqipe

E pyeta një profesor të gjuhës shqipe, të një prej fakulteteve në rrethe, se ç'mendim kishte për librin "Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane" të Eleni Kocaqit. "Ajo vajzë është shumë emocionale!" m'u përgjigj "Profesori", pa dhënë asnjë fakt se ç'të natyre ishin këto emocione dhe ç'lidhje kishin me faktet e sjella nga autorja.








Përcaktimi me fjalët: "emocional", "patriotizëm romantik" etj. është dukuria më e përhapur dhe më e dëmshme, që përdoret sot nga ana e specialisteve "zyrtarë "të gjuhësisë dhe historisë, kur flitet për origjinën e gjuhës dhe të popullit shqiptar.
Si shkaktar të këtij "patriotizmi romantik" akuzohen Rilindësit .
Herë pas here, sidomos kur dalin në qarkullim botime të studiuesve që pohojnë barazimin, gjuha dhe populli shqiptar me gjuhën dhe popullsinë pellazge, në shtyp lexojmë shkrime, që në emër të "shkencës së vërtetë", mbasi kapen me shpjegimin e fjalës "pellazg" apo ndonjë shprehje tjetër, i hedhin poshtë këto studime.
Megjithëse, autorët e tezës pellazgjike, në librat e tyre janë mbështetur mbi fakte historike dhe gjuhësore, akuzohen se " formojnë një kakofoni zërash, ku djali i tregon babait arat, ku ushtari i meson gjeneralit strategjinë dhe profani i shpjegon profesorit teorinë…" (R.Memushaj " … " 2.07.2008).
" Këta mjeshtër të vërtetë të historisë dhe gjuhësisë", që si Zeusi i inatosur, hedhin shigjeta ndaj "të pabindurve" harrojnë se duhet të sjellin fakte bindëse, që të përmbysin faktet e paraqitura nga studiuesit e tezës pellazge. (më tipik në këtë drejtim ka qenë shkrimi "sharlatanët" i M. Stefës në gazetën "Shqip" 29.08.2007 ,etj.)
Por "prova më e fortë" për ta, mbetet pohimi se " përkatësia mes shqiptarëve të sotëm dhe pellazgëve është një hipotezë e cila duhet pranuar botërisht si e tille, si hipoteze, e pastaj vërtetuar me fakte dhe vetëm me fakte " siç pohon I.Mati ("Gazeta Shqiptare" dt.7.10.2007).
Autori na jep edhe një " provë " tjetër për mospranimin e studimeve të dy shekujve të fundit, për lashtësinë e gjuhës shqipe se " deri më sot , në asnjë institucion shkencor shqiptar, nuk dimë të jetë ndërtuar një hipotezë e tillë e pranuar përgjithësisht ".
Me që ky DEBAT bëhet në distancë (me libra apo media), si nga ana e studiuesve të ekuacionit : " gjuha dhe populli shqiptar = gjuha dhe popullsia pellazge " dhe të kundërshtarëve apo dyshuesve të tij, problemi mbetet në dëshirën e lexuesve dhe jo në rrugën shkencore që duhet të ndjekin studimet të kësaj natyre.
Pra ky debat, sot për sot, përbën një herezi.
Kjo herezi është rreptësishtë e ndaluar sidomos për tekstet shkollore me të cilat formohet brezi ynë i ri.  
Përse kjo mosburrëri për t'i "kryqëzuar armët ", për të debatuar dhe përballur faktet e secilës palë? Përse u dashka të presim apo "t'i marrim dorën " botës, për një diskutim shkencor? Apo "vetëm të huajt " kanë besueshmërinë shkencore për gjuhën dhe historinë e shqiptarëve? Do të dëshiroja të shikoja fytyrën e studiuesve anglezë apo francezë, apo të ndonjë vendi ballkanik, po t'iu kërkohej që të prisnin sa t'ua shkruanin të huajt historinë e gjuhës dhe popullit të tyre, pastaj të shpreheshin edhe ata, me kusht që të huajt, të ishin dakord me tezat e tyre.

Për origjinën pellazgjike dhe lashtësinë e shqiptarëve, janë shprehur (bile të parët) shumë studiues të huaj, fakt që nuk përmendet media nga asnjë shkrues kundërshtar i kësaj teze. Mjafton të shikojmë bibliografinë e shfrytëzuar në librat e gjuhëtarëve dhe historianëve në ditët e sotme që janë pro kësaj teze. Mbas ngurrimeve të shumta, në shtypin tonë, më së fundi u shfaq edhe një përfaqësues i "shkencës gjuhësore zyrtare". Prof . dr. R.Memushaj ("Shqip"dt.2.07.2008) i cili, duke u bazuar te botimi i veprës " Epiri, pellazget, etrusket dhe shqiptarët" të prof. Sh.Demiraj, shprehet se "Në këtë epokë të romantizmit patriotik shqiptar, që ka lindur si shpërdorim i lirisë së penës , nuk janë të pakta botimet që përpiqen t'i nxjerrin shqiptaret, si popullin më të vjetër, si çelësin për të shpjeguar gjithë gjuhët e vjetra… etj ". Pra, këto lloj botimesh "duhet të ndaloheshin" por ç'të bëjmë… ka ardhur koha e demokracisë dhe lirisë së shtypit.
Shprehja "shpërdorimi i lirisë së penës" më kujton vitin 1633 kur Inkuizicioni thirri në Romë, në sallën e torturave, Galileo Galilein dhe e quajti zyrtarisht " rob të inkuizicionit " duke i ndaluar botimet dhe bisedat me njerëz mbi lëvizjen e tokës. Argumenti i vetëm i akuzës për mashtrim, që paraqiti Inkuizicioni kundër studimeve të Galileut qe "se vëzhgimet e tij i kundërviheshin Aristotelit (mendimet e të cilit qenë "të pranuara nga të gjithë"-shënimi im), pra (tezat e tij) për rrjedhojë janë të gabuara".
"Këta njerëz - i shkruante G.Galile, Keplerit- kanë bindjen se filozofia është një libër i ngjashëm me "Odisenë" dhe "Eneidën" dhe se e vërteta duhet kërkuar jo në natyrë, por me anën e rrugës së krahasimit të teksteve". Galileu ju kundërvu metodës skolastike, për zbulimin e së vërtetës "vetëm duke u mbështetur në autoritetet e njohura dhe vetëm duke ndjekur rrugën e tyre". Ai pohonte se filozofia e vërtetë " është e shkruar në një libër të madh, i cili në vazhdimësi qëndron i hapur para syve tanë".
"Unë nuk them se nuk duhet dëgjuar Aristoteli, përkundrazi, unë përgëzoj ata që e lexojnë dhe e studiojnë. Unë dënoj vetëm nënshtrimin për t'iu përulur pushtetit të Aristotelit, sa të firmosësh verbërisht nën çdo fjale të tij, pa tentuar të gjesh arsye të tjera, t'i quash fjalët e tij si ligje që nuk duhen prekur" ("Dialog për dy sistemet kryesore të botës, e Ptolemeut dhe Kopernikut"v.1632 - EMS Nr.10 v.1952 F.128)
Ata që fshiheshin verbërisht pas mendimeve të autoriteteve, Galileu me përbuzje i quante "Tru të skllavëruar" të padenje për tu emërtuar filozofë. Ai pohonte se njohja njerëzore s'ka kufi dhe nuk ka pengesë që ta ndalojë. Luftëtar kundër metodës skolastike, të studimeve shkencore, qe edhe astronomi polak, përfaqësues i shquar i epokës së Rilindjes Europiane, Koperniku (1473-1543), mësues dhe frymëzues i studimeve të Galileut. Në librin e tij "Dialektika e Natyrës" ai mbron tezën e rrotullimit të tokës përreth diellit dhe 24 orëshe rreth boshtit të saj.
Këto teza përmbysen sistemin e natyrës, të dhënë nga Ptolemeu, si dhe predikimet fetare mbi tokën se toka ndodhej në qendër të botës.
Libri i Kopernikut me dekret të Inkuizicionit u fut në listën e librave të ndaluar për 206 vjetët e ardhshme. Në parathënien e librit të tij, Koperniku mbron energjikisht të drejtën e mendjes njerëzore " për të qenë e lirë, për të kërkuar të vërtetën shkencore". Ai shprehte revoltën e tij ndaj njerëzve, që nuk kishin asnjë njohuri mbi shkencën, por që merrnin përsipër këtë punë duke u mbështetur në autoritetin e rrëmbyer prej tyre nga puna e shenjtë e shkrimit të librave, për të dhënë mendimet e tyre për problemet shkencore.
Studimet e para për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të popullit tonë, janë bërë që në shk.19, pra plot 200 vjet përpara. Von Hahn në librin "Albanisce Studien" (1854) shkruan: "Shqiptarët janë autoktone meqë rrjedhin drejt prej Ilirëve, ashtu si edhe popujt e Maqedonisë dhe Epirit, të gjithë pasardhës të Pellazgëve prehistorikë" (f.49 N.V.)
L.Benloë në librin e tij "Greqia përpara ardhjes se grekëve" (1877) shkruan: "Shumë emra të vendeve, të maleve, të lumenjve, të personazheve legjendarë nuk mund të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo gjuhë është shqipja" (f.275. N.V.) ,etj.
Me gjithë këtë kontribut të historianëve dhe filologëve, të huaj dhe shqiptare, që nga shk.19 deri në ditët tona, në materialet shkollore dhe ato me te cilat prezantohen Institucionet tona studimore zyrtare, nuk jepen rezultatet e tyre.

Arsyet:
1-Nuk është bërë ndonjë debat shkencor për këto teza
2-Nuk është pranuar nga shkenca zyrtare botërore
3-Nuk është shprehur shkenca zyrtare shqiptare

Pra duhet të presim edhe 200 vjet të tjera, që e vërteta shkencore, për gjuhën dhe popullin shqiptar, të mund të mësohet në shkollat tona dhe të shprehet në literaturën shkencore shqiptare (zyrtare) dhe atë botërore.
Lind pyetja: Në se, që në shk.15 është luftuar për lirinë e mendimit shkencor dhe për një qëndrim jo "tru skllavërues" të studiuesve, përse në shekullin e 21, në Shqipëri duhet të presim, sa këto teza "të pranohen nga e gjithë bota" pastaj të "guxojmë" të hapim debatin shkencor në vendin tonë?
Si mund të kërkojmë, që akademiket tanë "zyrtarë" të jenë pro këtyre studimeve, pa i shoshitur më parë ato me anën e debateve?
Mendimet e Institucioneve më të larta shkencore, ndërtohen mbasi bëhet debati shkencor mbi teza të ndryshme dhe jo anasjelltas, siç shprehen "mjeshtrat e vërtetë të historisë dhe gjuhësise".
Dhe me thjesht akoma: Cila është detyra e këtyre Institucioneve studimore dhe të Akademisë, në rast se nuk grumbullojnë, debatojnë dhe publikojnë, TË GJITHA (dhe jo vetëm ato që ju vijnë mbas midesë) studimet dhe të dhënat që vijnë nga specialistë apo autodidaktë, mendime apo njoftime , direkte apo indirekte mbi gjuhën dhe historinë e shqiptarëve të bazuara mbi fakte ?
Përse këto institucione veprojne simbas një metodollogjije që i ka ikur koha që në shekujt e mesjetës (vetëm ato "që pranohen nga të gjithë")?
Sa është e lirë shkenca jonë gjuhësore dhe historike në punën e saj nga faktorë politikë?
Të gjitha përgjigjet, të çojnë tek referimet historike, të shumë dhjetevjeçareve dhe shekujve të historisë së Ballkanit e më gjërë.



Më vjen në mëndje një vëzhgim shumë i goditur i Bajronit :
" Nuk ka popull më të urryer e të tutur nga fqinjët e tij, sa shqiptarët…" (f.206 V.S.)






Ky është një pohim i rëndesishëm historik, që e ka bazën tek fakti, se Ballkani u pushtua nga popuj të ndryshëm nga populli pellazgo-shqiptar, që së bashku me thrako-maqedonasit dhe fiset e tjera pellazge, përbënin popullsinë autoktone të Gadishullit e më gjerë. Për të ligjëruar dhe përjetësuar pushtimin, duhej zhdukur popullsia dhe çdo element (racor, historik, kulturor, arkitektonik, fetar,etj.) që dëshmonte lashtësinë dhe autoktoninë e saj. " Aneksimet kulturore ecin në të njëjtin hap me pushtimet territoriale " pohon themeluesi i Akademisë keltike (franceze më 30.3.1805) Mangourit (f.66 ATh .) Fushata për zhdukjen, mohimin dhe fshehjen me anën e çdo mjeti të mundshëm, u realizua jo me vite por me shekuj. Veprimet politike të kohës së sotme si lufta e Kosovës, politika çkombetarizuese tek popullsia shqiptare në Greqi dhe në zonat jugore të vendit, dëshmojne se kjo fushatë vazhdon edhe sot e kësaj dite, herë-herë e fshehte dhe e "modernizuar " për nga mjetet, po "mesjetare " për sa i përket qëllimeve dhe ideve.
Ajo pasqyrohet edhe në trysnin politike mbi institucionet shkencore.

"Ne shqiptarët -ngulmon studiuesja Nermin Vlora - duhet ta nxjerrim në dritë këtë të vërtetë (për lashtësinë e gjuhës dhe popullit tonë-shënimi im) për të mirën e kulturës, që shpesh gëlltitet prej propagandës së më të fortit"(f.308 N.V.)





" Shkencëtar i vërtetë është ai që punon në favor të kulturës dhe përparimit dhe jo, për të bërë propagandë" (f.327 N.V.)
Institucionet tona studimore dhe ato akademike, që kur janë krijuar, nuk kanë mundur të zhvillojnë dot veprimtarinë e tyre, jashtë "vullnetit të mirë " të klasës politike në pushtet. Një klase politike, që në kushtet e demokracisë është e paaftë të luftojë për historinë e popullit të vet, siç ben shteti ynë fqinj Maqedonija , për problemin e emrit të saj.  
Një klase politike, për të cilën "kombi" dhe "ndërgjegjja kombëtare" janë nocione që ju ka ikur koha dhe për një fjalë " në favor të pranimit në BE dhe NATO" (për kredo elektorale) janë gati t'i shesin ato.
Studiuesit janë rrogëtarë dhe familjarë, kjo është " thembra e Akilit ", por shkenca nuk bëhet me njerëz, që nuk luftojnë për bindjet e tyre (këtu nuk përfshij " të shiturit "). Shkencëtari është luftëtar. Kështu ka qenë Galileo Galilei, Nikolla Koperniku dhe të gjithë ata, që për hir të së vërtetës shkencore, nuk morën parasysh edhe rrezikun e jetës. Shembull i shkëlqyer i ditëve tona, ka qenë puna e studiuesit Aristidh Kola. Nuk ka dy të vërteta : ajo e shkencës dhe ajo zyrtare. Në rast se s'do të rrezikosh e të luftosh, është me e ndershme të lirosh karigen e studiuesit dhe të jetosh me ndërgjegjen e qetë. "Liria e të menduarit është gjeja më dinjitoze e qenies njerëzore: duke thënë gjithnjë të vërtetën duke qenë direkt, pa stereotipe, kam ruajtur dinjitetin tim njerëzor dhe nderin për të qenë ai që jam, e mbi të gjitha, të mbetem vetvetja " shprehet historiani i shquar shqiptar, Arif Mati. Një pretekst tjetër i "studiuesve zyrtarë" është se "për pellazgët,vazhdon të mbizotërojë një errësirë e plotë …edhe për etruskët sot për sot nuk mund të thuhet asgjë e sigurt "(f.45,46 Sh.D.)

Këta studiues janë të kënaqur që kanë pohuar përkatësinë e shqiptarëve nga fiset Ilire. Por, siç shprehet studiuesi dhe njohësi i mirë i gjuhës arvanitase(shqipe), historisë dhe mitologjisë së lashtë, Aristidh Kola "Elementët krahasuese me Pellazgët janë akoma më të shumtë dhe më bindës nga ata të Ilirëve " (f.8 A.K.) " Më tepër se 10 000 shkrime, mbetje të asaj kulture (pellazge-shenimi im) janë gjetur vetëm në Tirini ose Etruria te Italise " pohon studiuesi Niko Stillo (f.6 N.S.)
Problemi themelor i studiuesve zyrtarë të lashtësisë së gjuhës dhe historisë së shqiptarëve, nuk është vetëm liria e punës së tyre shkencore , por edhe mangësia në njohjen e shumë fushave shkencore, dhe të gjuhëve të vjetra dhe të reja ballkanike, europiane dhe aziatike.
Në vitin 1889, Sami Frashëri, (studiues i lindjes së gjuhëve në botë) shkruante " gjuha shqipe është më e vjetër se gjuha e vjetër greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli shqiptar është më i vjetri " (f.24 S.F.) Këtë pohim e nxirrte nga studimi i rrënjëve të gjuhës shqipe me ato të gjuhës së vjetër greke, latine,sllave, gjermane dhe gjuhëve të vjetra europiane si dhe gjuhës persiane, zende dhe sanskrite.
Studiues (zyrtarë) të arkeologjisë, kulturës së traditës apo të historisë, nuk studiojnë të dhënat që afron gjuhësia dhe anasjelltas. " Kërkimet dhe studimet e mija nuk janë kufizuar vetëm në gjuhësi" pohon A.Mati, duke treguar se ato përfshinin përveç historisë së lashtë edhe të dhëna nga arkeologjia, antropologjia, mitologjia, etnologjia etj.
Studiuesit " zyrtarë" të gjuhës shqipe, e anashkalojnë dhe nuk i japin shpjegim fakteve, që studiues të tjerë si J.Thomopullos treguan " se si fjalët etruske kishin të njëjtën rrënjë me përgjegjëset e tyre në shqip (f.44 E.J.)
Mohuesit e tezës pellazgjike nuk kanë guximin të analizojnë pohimet e Albanologut Otto Blau "se mbishkrimet e lashta mbi pllaka guri të zbuluara në Kretë e Lemos më 1897-99 dhe për një kohë të gjatë të lexueshme, mund të deshifrohen nëpërmjet gjuhës shqipe (f.45 E.J.)
Apo të Dhimitër Kamaradës, filolog arbëresh, i cili në librin e tij "Një esse e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe" (1864) arriti në përfundimin se "gjuha e popullit shqiptar ishte nder më të vjetrat e të gjithë popujve të Europës . Në këtë përfundim arritën edhe studiuesi francez Eduard Snadër, gjuhëtari danez Holger Petersen, Kristian Sandfel Jensen, etj. (f 37. E.J.) Dëshmitë e studiuesve te shk.19 janë zgjeruar dhe plotësuar me fakte të reja nga studiuesit shqiptare të ditëve të sotme, siç qe edhe punimi me i fundit në këtë drejtim, i autores Eleni Kocaqi "Gjuha shqipe çelësi i gjuhëve indoeuropiane".
Këtu dua të përqendrohem edhe tek një problem, që jo rrallë ngrihet nga kundërshtaret e tezës pellazgjike, "Mungesa e diplomës për gjuhësinë apo historinë të studiuesve që mbrojnë tezën pellazgjike". Dihet se diploma është një dëshmi e studimeve për profesione të caktuara, por jeta ka treguar se, zbulimet janë bërë edhe nga studiues autodidaktë apo të fushave të afërta ose të fushave të tjera. Gjithashtu dihet se diploma dhe titujt shkencore, kanë marrë dhe njerëz medioker, që siç shprehej Koperniku, nuk kishin aftësi të debatonin, për të bërë vetë studime apo të sillnin fakte bindëse për një tezë, por mjaftoheshin vetëm me"atë që shkruanin të tjerët".

Nuk dua të ofendoj studiuesit e vërtetë, por janë gjëra që kanë ndodhur realisht. Fakti që nuk po organizohet ndonjë debat mbarëkombëtar për këto probleme (duke patur tre Institucione shtetërore për gjuhësinë dhe historinë tonë : në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni), është një tregues shumë domethënës për ç'ka kam parashtruar më lart :  
FRIKËN NDAJ DEBATIT dhe asaj që vjen pas debatit, d.m.th. qytetarinë e tezës "rebele pellazgjike" dhe pasqyrimin e saj në tekstet shkollore . Për rrjedhojë, do njihesh e vërteta për origjinën e gjuhës dhe historisë së shqiptareve, që me shekuj është luftuar për tu fshehur dhe zhdukur. Për studimet shkencore mbi gjuhën dhe historinë e popullit shqiptar, janë të vlefshme përpjekjet e të gjithëve: studiuesve te çfarëdo shkalle qofshin , autodidaktëve, dashamirësve, punonjësve të thjeshtë të gjuhësisë dhe historisë. Me kushtin e vetëm që të kenë bazë shkencore, . Këtë shoshitje e bëjnë debatet në Institucionet studimore dhe akademike përkatëse.
Koperniku mbrojti tezën se Toka lëvizte përreth boshtit të saj dhe planetit Diell. Shkencërisht, lëvizja e tokës u bë e mundur të provohej më vonë. Pra njohja shkencore, është një poçes gradual në kohë, ku japin ndihmesë studiues të niveleve dhe fushave të ndryshme, por që i qëndrojnë besnik metodës shkencore, të çliruar nga çdo diktat apo interes i huaj.
Kjo është edhe arsyeja që edhe libri " Shqipja çelësi i gjuhëve indoeuropjane " të E.Kocaqit përbën një vlerë të çmueshme për shkencën tonë gjuhësore ,jo nga " qëndrimi i saj emocional " por nga puna e madhe dhe këmbëngulëse për të sjell fakte të reja që vërtetojnë se "Shqipja nuk është në ndonjë grup (gjuhësor-shënimi im), pasi ajo është tek të gjitha gjuhët , që tregon se roli i saj është gjuhëformues dhe sot këtë gjuhë e ruajnë shqiptarët " (f.12 E.K.)
Populli dhe rinia, që me shumë interes i ka lexuar botimet e mbrojtësve të tezës pellazgjike presin debatin. Pra dorashka është hedhur, u takon " mjeshtrave të vërtetë të historisë dhe gjuhësisë " të debatojnë me fakte shkencore!

Referenca: N.V.
- Nermin Vlora "Pellazget-Iliret-Etrusket-Shqiptaret " Prishtine v.
2002 E.J. - Edëin Jacques "Shqiptaret" v.1995
A.K. - Aristidh Kola "Gjuha e Perëndive"
v.2003 V.S. - Veis Seiko "Mbi elementet e perbashketa ne epiken shqiptaro-arbëreshë dhe serbokroate"
v.2002 N.S. - Niko Stillo "Iliriada Athine-tetor” 2005 E.K.
- Eleni Kocaqi "Shqipja çelësi i gjuhëve indoeuropiane"
v.2008 A.Th.- Anne Marie Thiesse "Krijimi i Identiteteve Kombëtare"
E.M.S.- Enciklopedia e Madhe Sovjetike S.F. - Sami Frasheri "Vepra" Nr 9 Shkup 1994

Fatbardha Demi,
29 Nentor 2008

Shqipëria në ankand, ligjvënësit në vakancë

Kur erdhi në dhjetor të 1990 demokracia, menduam të bindur se na priste një jetë e begatë dhe e lirë, nuk do të ishim me një "fanar" pa dritë i socializmit, por qytetarë me dinjitet të Evropës.
Kur u ndanë tokat si në këngën "ato maja rripa-rripa"... (për fat disa vepruan sipas traditës; i zoti morri atë që kishte trashëguar), sytë na ndrisnin nga ajo që do të ishte vetëm e jona dhe jo e dikujt tjetër, pa çka se përveç krahëve e lopatës, nuk na kishte mbetur gjë.
Kur u nda me "sulm" bagëtia dhe pasuria e kooperativave, e po thamë, se e kishim nga dalldia e lirisë dhe harruam logjikën.
Kur ish specialistët e ekonomisë socialiste hodhën parullën se do të fillojmë nga "a"-ja, harruam se duke rrëmbyer ç'të mundnim; tulla, shtyllat e betonit të vreshtave, duke prerë pemëtoret dhe ullishtat, duke shkatërruar e vjedhur aparaturat e institucioneve shkencore e të shkollave, kur shkatërruam ambulancat dhe shtëpitë e kulturës nëpër fshatra, kur përvetësuam veglat e punës e deri në makineritë e kombinateve që u shitën për hekur tek fqinjët tanë, e çuam ne "o" çmimin me të cilën u blenë shumë prona shtetërore nga po ata specialistë të ish ekonomisë socialiste, apo miqtë e tyre të idealit e të farefisit.
Kur na thanë se u bëmë të pasur, kur na ndanë milionat për kokë të popullsisë, nga vlerësimi i pasurisë kombëtare e kur me duart që na dridheshin nga kjo "drejtësi" e shtetit demokratik shtrënguam letrat me vlere, menduam se tani do të ishim të "lumtur".
Shqiptarët në Ambasadën gjermane
Pamë se të nesërmen, me largpamësit e ata që i kishin këmbët në tokë, i shitën për pesë lekë ekonomistëve të shkathët të "socializmit", që duke blerë ekonominë e shkatërruar, i rritën zerot e milionave të letrave me vlerë, të blera zëre se falas, rrugëve të qyteteve të Shqipërisë.

Kur u formua Parlamenti i parë pluralist i Shqipërisë, thamë se do të shikonim burrat e mëmëdheut që do të merrnin fatet e Kombit në dorë e do ta lulëzonin Shqipërinë e shkatërruar pas 90-tës.
Kur rrjeti i merimangave piramidale, i thurur në pak vjet mbuloi gjithë Shqipërinë, menduam se përrallat e "Njëmijë e një netëve" u bënë realitet. Erdhi dita kur shqiptarët pa punuar të bëhen të pasur. Dhe u marrosëm kaq shumë nga zëri bindës i Presidentit të asaj kohe Sali Berisha, sa s'lamë shtëpi e bagëti pa e shitur, që paraja të prodhonte paranë. Kur me mijëra të rinj sulmuan kufijtë, kush e kush të ikte sa më parë, drejt "botës së lirë shteti ynë demokratik, që jo vetëm i njihte mirë ligjet dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dhe i aprovoi në parlamentin e vet pluralist, i braktisi në mëshirën e fatit.
Të braktisur, të varfër e të poshtëruar s'patëm aq forca (por edhe nuk dinim) si t'i mbronim bijtë tanë kudo që ndodheshin. "Zoti mendoftë për ta!"
Kur partitë u shtuan si kërpudhat pas shiut "të fitimeve". E po thamë : Jemi ne pluralizëm!
Kur filluan të ulërinin si bisha për hir të ?demokracisë dhe kushtetutës ?, pamë se kush hyri i varfër në parlament, dilte me vila e prona, me gra e fis, që rraskapiteshin deri sa bëheshin milionerë, për hir të ligjit dhe "të ardhmes? në: dogana, tatime, polici ndërtimore, fondacione e organizma ndërkombëtare. Me merakun për të rrëmbyer projekte, grand dhe investime.
Kur u rinovuan Ambasadat e "ish regjimit enverian" me personel "demokratik" e "socialist të rinovuar", pamë se si e harruan fare shqipen dhe nuk kishin mundësi të komunikonin me shqiptarët që ndodheshin në ato vende, t'i mbronin apo t'i ndihmonin, të ngrinin lart historinë, kulturën dhe dinjitetin e vendit që përfaqësonin me emrin Shqipëri. E se detyra e vetme e tyre (përveç halleve personale) ishte t'i këndonin lavde traktateve dhe marrëdhënieve ?të mrekullueshme" në shtetin ku ndodheshin. Shumëkush aq u pasionua nga ajri i "miqësisë" se vendit ku ndodheshin, sa afruan"vullnetarisht" shërbimet e veta që as shqiptarët brenda vendit të mos merrnin vesh kurrë se ç'bëhej aty, por as ata jashtë të mos dëgjonin kurrë për njeri tjetrin.
Po flasim për ata që kishin ardhur nga toka mëmë, se për ata "të lashtët" si arvanitasit, arbëreshët apo mërgata e vjetër, për vëllezërit e tyre brenda kufijve shtetëror, mbeten figura aq të largëta si ato të Mujit dhe Halilit.
Se mos e ngre ndonjëri zërin për ndonjë shkollë shqipe në Greqi, "largqoftë", na lëshojnë rrufetë (fshesat), Perënditë e Athinës. 30 vjet, punoi studiuesi shqiptar Arif Mati për të botuar me 2004 librin madhor Shqipëria (Historia dhe gjuha) Odisea e pabesueshme e një populli para-helen" (Mathieu Aref) që doli në dritë me 2004 në Paris. Ne, shqiptarët e morëm vesh vetëm me 2007, kur privatisht u përkthye në gjuhën shqipe.
Me gjithë premtimet që ju bënë autorit (dhe detyrimin që kishin), nuk është bërë promovimi i librit në selinë e Ambasadës sonë në Francë. Ky është vetëm rasti më i fundit. Kur doli gazeta e parë e pavarur "Koha Jonë" menduam se qe dallëndyshja e parë e pranverës demokratike. Kur shumë gazeta dhe televizione filluan të flasin ndryshe nga politikanët tanë. Pamë se sa e drejtë është thënia e Montesquieu: "Nuk ka tirani me mizore se sa ajo që ushtrohet nën hijen e ligjit dhe me ngjyrat e drejtësisë".

Kur morëm vesh se sa pjellore paskan qenë minoritarët, që vetëm gjatë 17 vjetëve të demokracisë, nga afro 40 mijë që ishin në kohën e Enverit janë bërë me qindra mijëra (këmbëngulet se edhe në Lezhë qenka përhapur fara e tyre), vumë duart në kokë.

Kur shikojmë se sa pa mëshirë po shkatërrohet natyra, monumentet e kulturës, se si nuk flasim dhe as jua mësojmë dot fëmijëve tanë, historinë tonë që Rilindasit para 150 vjetëve me bindje ua përcillnin shqiptarëve dhe të huajve; Pamë se si e ka fytyrën ai që nuk e meriton të quhet njeri.
Kur pamë se si blenë e ndërtuan sa munden për vete dhe depozituan paranë "e fituar me nder", në Bankat e botës. E po, menduam: Të shkretët, të jesh pranë burimit e të mos pish ujë?. Por kur dëgjuam, se në atë parlament "demokratik" e "pluralist" do të merresh vendim për të hequr ligjet që do të dënonin ata që nëpërkëmbin simbolet kombëtare, denigrojnë historinë dhe dinjitetin e Shqipërisë, se do të shiteshin pasuritë historike të ruajtura nga muzeumet (se ato jashtë rrëmbehen në mes të ditës); Eh, JO

ZOTERINJ!... Çdo gjë ka një kufi.
Nuk jeni ju pronare të këtij vendi që e ka emrin Shqipëri!
Kush do t'i blejë vlerat historike të muzeumeve tona: Të huajt? Apo ju, për të shtuar pasurinë në një formë me afatgjatë e me vlera në rritje?
Kjo ishte arsyeja që objektet e lashtësisë, si në të gjithë vendin edhe nëpër muzeume u lanë mbas dorë (për mungese të fondeve, që janë të bollshme gjatë fushatave)? Po pyetja më e rëndësishme është: Kush do të përcaktojë se cili objekt duhet shitur apo jo e me ç'farë çmimi? Mos vallë ata gojëkyçurit, specialistë të Historisë dhe Arkeologjisë, që nuk guxojnë të thonë të vërtetat historike dhe jo me të dalin kundra orekseve të pushtetit?? Apo do t'u mbetet edhe atyre ndonjë kockë? A nuk kemi përvojën e hidhur të batërdisë që ju bë vendeve turistike?
Historia dhe nderi i kombit, as nuk shitet dhe as nëpërkëmbët.
Nuk jeni ju që vendosni për një komb e për një popull për këto gjëra. Është ai, që pranon apo hedh poshtë e demaskon propozimet "e ndritura" tuaja, ashtu siç ndodh për këto raste në vendet demokratike evropiane. Kjo bëhet me REFERENDUM!!!
Shumë pasuri me vlera historike dhe kombëtare u mblodhën dhe u shitën për një televizor, makinë larëse apo thjesht për të mbajtur familjen me bukë. Shitje të bëra rrugëve apo dhomave të hotelit. Por pafytyrësia dhe pangopësia juaj, zotërinj deputete s'paska fund. Doni të ligjëroni zbrazjen "rrufe" që do tu bëni arkivave të muzeumeve shqiptare, se "pushteti nuk është i përhershëm" dhe o sot, o kurrë !?
Ky do të jetë tërmeti dhe zjarri që do të lerë thërrime nga një prej pasurive më të çmueshme të kombit shqiptar siç është HISTORIA. Sot, po të mos ngrihemi të mbrojmë atë që të parët e kanë ruajtur si dritën e syrit NUK NA FALET !
"E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së ligës, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë" ka thënë Edmund Burke.
E gjithë pasuria kulturore, në mëshirë "të fatit".
E të mos bësh asgjë, do të thotë se nuk e meritojmë të quhemi pasardhësit e atyre që i krijuan, i ruajtën dhe i përcollën deri në ditët tona vlerat e tyre historike: Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët.

Fatbardha Demi

Sunday, January 2, 2011

... nuk është aspak rastësi që periudha e Rilindjes Evropiane përputhet me rënien e Shtetit Arbëror

Fillimet e ndërtimit të leksikut të gjuhëve joshqipe
Përpara se të mendonin për të krijuar strukturën morfologjike dhe atë sintaksore, që u duheshin dhëne fjalëve dhe gjuhëve të reja italiane, frënge, gjermane, sllave, arabe, hebre, kineze, koreane e kështu me rradhe si dhe gjuhëve "klasike", të cilat do të shërbenin si alibi për HISTORINE e rikrijuar (= falsifikuar) gjatë rilindjes "evropiane" (që në fakt qe një LINDJE e vërtetë KOMBESH të reja, me identitete të reja, pra, me gjuhë të reja, histori të reja dhe literaturë të vjedhur nga shqiptarët), dijetarët - priftërinj, gjuhëtarë të të gjitha kallëpeve, nisën të krijonin nga emra të thjeshtë fjalët dhe kuptimet e para në ato gjuhë.

Ky unitet në poshtërsi, kjo maskaradë e vërtetë paturpësie e një grupi të tërë kombesh në kurriz të popullit shqiptar është bërë me shumë kujdes, ka kërkuar forcat më të kualifikuara (të "ILUMINISTËVE" të Lindjes dhe Perëndimit), prandaj dhe puna jonë për të hedhur dritë mbi këtë fenomen të neveritshëm s'ka qenë aspak e lehtë, detyra jonë për të sqaruar shqiptarët e për t'i njohur me historinë e tyre të vërtetë do të jetë akoma më e vështirë.
Biblioteka sekrete - Vatikan
VATIKANI dhe qendra të tjera obskurantiste të ARISTOFESË kanë tashmë në bodrumet e tyre tërë historinë dhe literaturën tonë, ata kurrë nuk do t'ua kthejnë atë shqiptarëve, pasi ky do të ishte fundi i tyre.

Në këto rrethana, ne do të shfrytëzojmë ato fakte, që VATIKANI dhe shërbëtorët e tij të gjitha feve, dhe të gjitha ngjyrave nuk mundi t'i fshehë. Këto fakte mjaftojnë për të hedhur dritë mbi historinë e gjuhëve dhe vetë HISTORINË.

Për ilustrim të asaj që ne thamë në fillim të shkrimit të sotëm, pra, për mënyrën e lindjes së fjalëve të para në gjuhët joshqipe, ne po marrim gjuhën arabe dhe turke.

Per të qenë origjinal, turqit Arit i thanë Yll, duke e emërtuar Al_tin, pra, Yll i thonë. Për Luanin, që romanët e bënë leo, leone, lion etj. pra yll janë, arabët dhe turqit menduan ta bëjnë Abaz, Abbaz, Abas < Ay është.

Kur kemi folur për sinoniminë e rrënjëve Yll, Ar, Au dhe At, kemi dashur të nënvizojmë, të vëmë në dukje këtë fakt, që etimologjia nuk bëhet duket kërkuar që "luani" të shkruhet në të gjitha gjuhët duke ndjekur fjalë me rrënjën "yll", por duke parë se cilën nga rrënjët Yll, Ar, Au dhe At kanë shfrytëzuar priftërinjtë e një familje gjuhësore për të emërtuar të njëjtin objekt, send apo krijesë apo për të shprehur të njëjtin mendim, ndjenjë, ngjyrim emocional, abstraksion e kështu me rradhë.

Mbajtja parasysh e këtij fakti si dhe njohja e variacioneve që marrin rrënjët Yll (al, le, li …), Ar, (ar, er, ir …), Au (ab, af, ap …), dhe At, për të cilat ne tashmë kemi folur në mënyrë të zgjeruar në shkrimin tonë te Republika, ndihmojnë për të kuptuar lidhjen mes dy fjalësh, që shprehin të njëjtin objekt apo ide, por që nuk kanë të njëjtën rrënjë.

Le të shohim te website http://www.behindthename.com/nmc/ara.php se si shkruhet dhe çdo të thotë Abdurahman. Nga Abdurahman arabët veçuan "rrënjën" ABD, dhe e quajtën "shërbëtor i".

Le ta krahasojmë këtë mjeshtëri arabe me mjeshtërinë nordike, ku nga emri GUSTAAF, që njëlloj si Jozef, vinte nga emri AUGUSTUS, veçuan fjalën e re STAFF? Dhe i dhanë kuptimin "shërbëtor".
A nuk kemi këtu të njëjtën mënyrë fjalëformimi, të njëjtin rreng fjalëformues në dy familje krejt të ndryshme gjuhësore?

A e shikoni se si ne, shqiptarët, me pak vëmendje, jemi në gjendje të mbërthejmë me shpatulla për muri dijetarët e të gjithë botës?
Për fat, rrena e tyre s’është dhe aq e sofistikuar, pasi ata s'mund të lëviznin, s'mund të devijonin shumë nga gjuha shqipe, pasi ndryshe, të gjitha gjuhët që do të lindin do të ishin thjesht KAKOFONI. Ato sot janë gjuhë të komunikueshme sepse mbështeten në një gjuhë logjike, matematikore, siç mund të jetë vetëm shqipja.

Shqipja është gjuha matematikore bazë e te gjitha gjuhëve. Sistemi i saj fjalëformues, të nderuar miq, në ngjashmëri me sistemet matematikore me bazë të ndryshme numerike, si ai me bazë dy, pra sistemi binar (ai Boolean informatikës së sotme), ai me bazë gjashtë, pra sistemi heksadecimal dhe ai me bazë dhjetë, pra, decimal, shqipja është një sistem gjuhësor e matematikor me bazë tetë, ku kufizat e saj janë rrënjët Yll, Ar, Au, At, Unë dhe Jam, vij, bëj, them dhe thërras!

Po dal pak jashtë temës për t'u komunikuar se deri vonë, pra, deri aty nga shekulli 13-të i erës tonë në gjuhët evropiane mungon tërësisht sistemi dhjetor i numrave, dhe përralla se numrat evropianët i kanë marrë nga arabët s'qëndron. Sistemi numëror si dhe vepra e Pitagorës, Euklidit me shokë është një vepër ilire, pra shqiptare, një argument që do dhe pak punë për t'u vërtetuar.


Pra, miqtë e mi, arabët nga Abdurrahim dhe Abdurrahman krijuan fjalët Abd, shërbëtor dhe Rahman, "i mëshirueshmi"!

Tani ndalojmë pak. Shikojmë Rahim dhe Rahman dhe i krahasojmë me fjalën "Mëshirë"!

RA + HIM (kujto, KAM-,KEM-,KIM-, QAM-, QEM-, por edhe MC, MAC, MACH në anglisht etj.)

dhe

MËSH + IR ku MËSH në shqip dhe MIS në gjuhët e tjera vjen nga jam + s =
q, pra q'jam.

si dhe

MIS + ER + Y anglisht.

A nuk është e njëjta fjalë, i njëjti kuptim?

Po në cilën gjuhë ka lindur kjo fjalë më parë, në arabisht, në gjuhët evropiane apo në shqip?

Kjo për ne shqiptarët s'ka kurrëfarë rëndësie. Ne s'mund t'u jipnim këtyre kopukëve të LINDJES dhe PERËNDIMIT vetëm dhjetë rrënjë (Yll, Ar, Au, At dhe Unë si dhe Jam, vij, bëj, them dhe thërras), apo jo?
Ne këtyre kopukëve të LINDJES dhe PERËNDIMIT u kemi dhënë një sistem fjalëformues, që është ekstrakti i një zhvillimi dhe diturie të fuqishme, të larmishme, të pasur në të gjitha fushat e DIJES. Ata kanë vjedhur paturpësisht FRUTIN e DIJES së ILIREVE, të kësaj RACE të MADHE, bij të të cilëve ne shqiptarët, sot të përulur e pa kurrfarë dinjiteti, s'meritojmë të jemi!

Vazhdimi i temës mbi origjinën e gjuhëve joshqipe tani besoj se është prolifik, siç … thonë të huajt, pra gati i mërzitshëm. Mjafton të arsyetohet në këtë mënyrë, të ndiqet kjo rrugë, dhe sikush mund të vërë një gur të rëndë në rindërtimin e të gjuhës tonë, të së shkuarës tonë dhe të zbardhë të vërtetën për "historinë" e gjuhës të popujve joshqipfolës.

Por, fjalët nuk duhen parë të izoluara, ato duhen parë dhe në një kontekst të caktuar, në një togfjalësh, apo frazë a shprehje të caktuar. Kjo është një fazë e dytë më e lartë e hulumtimit etimologjik. Te Republika folëm për lokucionet "në atë çast", "en ces temps", "v tem ças". Sot do t'ju jap një shembull tjetër të ngjashëm. Shikoni se si janë ndërtuar përshëndetjet e falenderimit në tre gjuhë, gjermanisht anglisht dhe shqip. Provoni t'i zbërtheni vetë dhe të shihni se ç'ka ndodhur, ç'fjalë të reja janë krijuar nga shprehja "(si) yll vij", "ay yll jam".

Viel_en Dank
Thank you very much
Fal e nder._oj shumë

Historia në shërbim të etimologjisë

Në hyrjen e veprës së Rabelais-ë La vie de Gargantua e Pantagruel, botim i vitit 1877, recenzenti L. Barre shkruan:
La première moitié du XVIe siècle fut un des âges héroïques de la France. Cette époque eut la bonne fortune de pouvoir mettre à profit les grandes découvertes de la fin du siècle précédent : les armes à feu., l'extension du domaine de l'homme sur la terre, enfin l'impri¬merie et par celle-ci la résurrection des écrits des anciens. L'unité territoriale, résultat de l'expulsion des Anglais et de la politique de Louis XI, permit alors à la nation française de refaire à la fois sa langue, sa littérature, sa philosophie, ses institutions civiles et religieuses, les sciences, les arts, et en un mot toutes les créations qui, ébauchées vers le XIIIe siècle, n'avaient pu se développer pas à travers les guerres civiles ou les invasions étrangères, soit dans l'affaissement moral qui devait suivre.

Gjysma e parë e shekullit të 16-të qe një nga epokat heroike të Francës. Kjo epokë pati fatin e mirë të përfitojë nga zbulimet e mëdha të fundit të shekullit të kaluar, armët e zjarrit, shtrirja e zotërimeve të njeriut mbi dhè, më në fund shtypshkronja dhe nëpërmjet saj rilindja e shkrimeve të vjetra. Uniteti territorial, rezultat i dëbimit të anglezëve dhe politikës së Luigjit të XI-të, i mundësoi atëherë kombit francez të rishkruajë gjuhën e vet, literaturën, filozofinë, institucionet e veta civile dhe fetare, shkencat, artet, me një fjalë të gjitha krijimet, të cilat e patën zanafillën rreth shekullit të XIII-të, të cilat s'qe e mundur të zhvilloheshin në mes të luftrave civile apo pushtimeve të huaja, apo në rënien morale që vijoi më pas.

Recenzuesi frëng nuk është në gjendje të na shpjegojë bindshëm atë që ka ndodhur në periudhën mes fundit të shekullit të 15-të dhe fillimit të shekullit në 16-të. Këtë pamundësi e kanë të gjithë eruditët evropianë, kushdo që përpiqet të shpjegojë këtë periudhë "rilindjeje" kudo në Evropë.

Për ne nuk është aspak rastësi që periudha Rilindjeje Evropiane përputhet me rënien e Shtetit Arbëror. Vetë analet e historisë na mësojnë se Venetiku dhe Vatikani kanë qenë shumë të interesuara për rënien e shtetit arbëror, duke ruajtur gjithnjë raporte të mira me Stambollin.

Aleanca të tilla mes qarqeve fetare dhe hordhive barbare, që kanë synuar dobësimin dhe zhdukjen e racës shqiptare, i ndeshim dhe në aleancat e udhëheqësve shpirtërorë të Bizantit me shumë tribu, që u ftuan në periudha të ndryshme të mesjetës së hershme të vërshonin drejt trojeve ilire.

Ja se ç'thuhet te http://www.kroraina.com/knigi/en/nm/kosovo.html Origins: Serbs, Albanians and Vlachs, Chapter 2 in Noel Malcolm's Kosovo, a short history (Macmilan, London, 1998, p. 22-40)

"in the 610s or 620s, that the Emperor of the day (according to a detailed but somewhat confused account by a later Emperor-cum-historian, Constantine Porphyrogenitus) invited the Croats to come down from central Europe and deal with the Avar threat."
Më 610 ose 620-të perandori i kohës (sipas një raporti të detajuar por disi konfuz të një perandori dhe historiani tyë mëvonshëm, Konstandin Porfirogenitus) ftoi kroatët të vinin nga Evropa Qendrore për t'i bërë ballë kërcënimit të Avarëve.

Sa herë, që dikush ftonte barbarët në gadishullin që sot i thonë Ballkan, ata që e pësonin ishin vetëm shqiptarët, ata tkurreshin përherë e më shumë në brendësi të trojeve të tyre dhe rralloheshin në numër.
Kështu na mësojnë kronikat e mesjetës, të shkruara në latinisht e greqisht, kur në fakt, deri në mes të shekullit të XV as latinishtja dhe as greqishtja nuk ekzistonin!
Pas mesit të shekullit të 15 dhe në fillimin e shekullit të 16 të erës tonë humanistët, iluministët dhe rilindasit evropiane, pjesa dërmuese e tyre priftërinj të thekur e rrogëtarë të Vatikanit, që në shumë raste dhanë dhe jetën për Selinë e Shenjtë (si Thomas Moor) punuan si në ethe për të krijuar kombe të reja me identitete të reja. Ata, thotë Barre, rishkruan (kupto: krijuan nga fillimi) "…. gjuhën e vet, literaturën, filozofinë, institucionet e veta civile dhe fetare, shkencat, artet. " Më pas Barre vazhdon:
"Toute reconstruction presuppose demolition. De hardi pioniers, precedent le gros de travailleurs, ont pour mission de deblayer le terrain et de frayer les voies."
Çdo rindërtim nënkupton shkatërrimin. Pionierë të paepur, që u prijnë punëtorëve të mëdhenj, kanë për mision të pastrojnë terrenin dhe të hapin trasenë."

Punët që bënë këta pionerë qenë krijimi i gjuhëve të reja nëpërmjet shkrimit të Vulgatës në latinisht, Biblave në greqisht dhe hebraisht, të shkrimit të veprave si Iliada dhe Odisea, Gargantua dhe Pantagruel, Don Kishoti si dhe përkthimi i të gjithë literaturës së mëparshme në latinisht, greqisht, italisht, anglisht etj.


Etimologji - Dielli
Rindërtimi është shkatërrim, thoshte Barre, recenzenti i veprës së Rabëlesë, Gargantua dhe Pantagruel.  
Po a është vërtetë kështu, apo "epopeja" franceze dhe ajo evropiane qe diçka tjetër, një trukim, kamuflim i së shkuarës, pra, thjesht një plagjiaturë e shëmtuar?

Thelbi i asaj që ndodhi në fund të shekullit të 15 – dhe në fillim të shekullit të 16-të na e thotë vetë Rabëleja me fjalët e Gargantuasë.

Des Assyrieans, es Medes
Des Medes, es Perses
Des Perses, es Macedones
Des Macedones, es Romanes
Des Romanes, es Grecs
Des Grecs, es François

Nga asirianët erdhën medetët
Nga medetët erdhën Persët
Nga Persët erdhën Maqedonët
Nga Maqedonët erdhën Romakët
Nga Romakët erdhën Grekët
Nga Grekët erdhën Francezët

Vërtet kështu e njihte historinë Rabëleja, ky pionier, ky kolos i Francës dhe një ndër Rilindasit më të mëdhenj në Evropë pas Erazmit të Roterdamit? Apo, ai tallet në veprën e tij me versionin e hedhur në tregun e kohës mbi identitetin francez dhe të popujve të tjerë evropianë?

Po zoti i Rabëlesë kush ishte në epokën e tij?
Zoti i Rabëlesë: "le dieu" lindi në frëngjisht vetëm në vitin 1606, shumë kohë pasi vetë Rabëleja kishte vdekur.
Por, si quhesh zoti para Rabëlesë?
Thonë se më vitin 842 është përdorur njëherë fjala latine "deus". Më pas e gjejmë deus më 1100 te Këngët e Rolandit, dhe vetëm më 1606 del në dritë në frëngjisht fjala dieu, zot!

Po sa janë të vërteta këto versione zyrtare të filologjisë frënge?
Ashtu siç është përshkruar nga Rabëleja në mënyrë komike historia e origjinës së francezëve, po ashtu e gënjeshtërt është dhe historia e etimologjisë së fjalës latine deus dhe e frëngjishtes dieu, pra, zot.

Te Republika (numrat 14 – 17 shtator 2006) ne kemi thënë se rrënja "eu" në greqisht dhe në gjuhë të tjera vjen nga rrënja "el", pra, yll.
Kjo vërtetohet dhe në rastin tonë duke zëvendësuar në mënyrë prapaformuese "eu" me "el", dhe na rezulton se "dieu" ka ardhur nga shqipja "diel, diell".
Zoti i paganëve, dielli, qëndron në themel të etimologjisë së frëngjishtes dieu, italishtes dio, greqishtes dios dhe theos, dhe latinishtes deus. Njëlloj si dio dhe dios janë formuar dhe zot, got dhe god, "q' o=au tha".

Pra, siç e shohim, rindërtimi i historisë dhe kulturës në Evropë, i presupozuar nga Barre dhe kolegët e tij evropianë, në të vërtetë nuk ka qenë shkatërrim i gjithçkaje të trashëguar nga e shkuara iliro – shqiptare, por një kamuflim, një vjedhje, një marifet, një mashtrim (tahrif).
Këtë, ndër të tjera na e shpjegon dhe frëngjishtja "camouflage", që vjen nga "q'jam + ou = au, ay + fl = yll + age [shqiptohet azh] = është".
Për ou = au provoni të verifikoni se si shqiptohen shumë fjalë anglisht, që përmbajnë diftongun "ou" si doubt etj. Edhe në ato raste kur "ou" shqiptohet "o" si te fought, kemi shndërrimin tjetër "au" = "o" në frëngjisht si te "autre", Flaubert etj. apo kalimet nga latinishtja "au" në italishten "o" dhe anasjelltas si p.sh. aura = ora, gaudere = godere etj.

Çlirim Xhunga

Shkodrania e vogël që ngriti në këmbë danezët me violinën e saj

Kjo vajzukja e vogël është një shkodrane që nuk e ka parë Shkodrën e saj as edhe një herë të vetme gjer tani. Sigurisht, e ka parë në fotografitë e shtëpisë së saj në Danimarkë, u thotë që të gjithëve se është shqiptare dhe mami me babin i kanë vënë supeve një shall shumë të bukur, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Nicola është vetëm 10 vjeçare dhe flet shqip po kaq bukur, sikur e flasin atë fëmijët në lagjet e Shkodrës.
Si?
Sepse në shtëpinë e saj flasin vetëm shqip, shikohen filma shqip dhe babi, Luigj Shkodrani, është mjeshtër për të sajuar antena që të marrë sa më shumë stacione televizive shqiptare. Shqiptarët në Danimarkë, falë kujdesit edhe të shtetit atje, janë të organizuar me sa mundësi u jepet.


Mes këtyre organizimeve, është edhe një radio shqiptare, ku vajzukja në moshën katër vjeçare ka recituar atje, para mikrofonit, një vjershë në gjuhën shqipe që i ka kënaqur pa masë dëgjuesit atje me atë shkodranishte të ëmbël, siç e flasin aq pastër, në dialektin e Mjedës, shkodranët e vjetër të zonës katolike.

E bukura Nicola! Ua ka shpërblyer aq bukur, aq mirë, me fuqinë e saj kozmike që i jep mosha fëminore prindërve të saj që e kanë lënë Shkodrën prej halleve të tyre, në një mënyrë që do të tregojmë më poshtë.
Ja se ç’më shkruan nga Danimarka miku i familjes Shkodrani, z. Arben Hoxhaj, kryetar i shoqatës ”Alba – Dansk”.
“Në moshën katër vjeçe e kam parë me sytë e mi se si vajza jonë me dy shkopinj te vegjël imitonte violinën dhe me anën e zërit të saj vinin melodi nga me të ndryshmet. Gjatë kësaj kohe, prindërit panë tek Nicola e vogël, se dëshira dhe prirja e saj ishte të merrej me muzikën e përkatësisht me violinën. Ndaj prindërit e saj, Luigji dhe Linda, u interesuan, që Nicola të vazhdonte studimet për violinë. Ata e regjistruan në një shkollë private të muzikës, ku dhe sot vazhdon të marrë leksionet e violinës.Gjatë gjithë kohës është shquar për një përvetësim të shpejtë të leksioneve të afruara nga mësimdhënësit e saj. Ajo në fillimet saj ra në sy për talentin e saj dhe në minikoncertet që bëheshin në shkollë, ajo shquhej për një shkathtësi dhe vullnet të paparë, duke luajtur me violinën e saj pjesë të ndryshme nga kompozitorë të njohur botërorë dhe ato shqiptarë.
Por çfarë është me interesantja, se dëshira më e madhe e Nicolës është të luajë me violinën këngën shkodrane "Lule bore", që me aq pasion e luan, jo vetëm në mjediset e shtëpisë por dhe në radion shqipe, në mbrëmjet e ndryshme, që organizon shkolla e saj dhe shtëpia e kulturës "Kulturehus".
Shkodrania e vogël që ëndërron ta shikojë përditë qytetin e saj që nuk e ka parë kurrë, merr  pjesë rregullisht në filarmoninë e qytetit të saj, ku e ka regjistruar vetë “profesori”, siç e thërret ajo edhe në shtëpi mësuesin danez të violinës. Në kuadrin e vitit të ri, fëmijët danez të filarmonisë, dhanë një shfaqje mes elitës së qytetit, ku qe edhe një fëmijë nga Shqipëria. Pikërisht vajzukja jonë me mbiemrin “Shkodrani”, e cila luajti solo para të gjithëve. Pjesa e saj violinistike quhet "GLADE JUL" (Krishtlindje të gëzuara) e kompozuar nga Franz Gruber. Në koncert ishin të ftuar personalitet më të larta të Bashkisë së qytetit dhe të institucioneve të kulturës të daneze. Morën pjesë shumë të ftuar nga të gjitha moshat. Për minuta të tëra nuk ushtuan duartrokitjet prej lojës spektakolare të Nicolas së vogël që hidhte sytë tërë kohës nga tre palë sy të përlotur, që të tre ishin sytë e mamit, babit dhe vëllait të saj.
Vajza për pak u sul që nga skena të puthte atë treshe që don më shumë se askënd në botë, por e mbajti veten dhe u dërgoi nga një puthje në ajër, duke e mbajtur violinën në dorë si një tufë të madhe trëndafilash….
Mes duartrokitjeve, ndër të tjera, përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës së Danimarkës dhe të Bashkisë, tha, në fund të koncertit: “Më vjen mirë që në mesin tonë kemi një interpretuese shqiptare, që zgjerohet dita ditës në fushën e artit dhe që po integrohet me shumë sukses në jetën daneze, duke lënë gjurmët e saja”.

Riza Lahi, T. Observer

Shqiptarja e pornografisë: Edhe kjo është një karrierë

Aktorja shqiptaro-amerikane Breanne Benson (emër arti) është një miks i pamjes ekzotike me disa forma që rrallë shihen në industrinë e pornografisë. Duket se i ka ecur kaq mirë sa revista e "Penthouse" e ka shpallur "E veçanta e muajit". Benson gjeti pak minuta për të dhënë këtë intervistë.


Na tregoni pak për veten. Ku jeni rritur?
Kam lindur në Shqipëri dhe kam ardhur në SHBA kur isha vetëm 7 vjeç. Jam rritur në Kaliforninë Jugore.


Si u fute në këtë rrugë?
Përmes një mikut tim.


Për ju, kjo është më shumë modelim, apo ekzibicionizëm?
Në të vërtetë është pak nga të dyja. Jam një vajzë e re me një shpirt të lirë, që dashuron seksin.


Çfarë ndjesie ju jep ju kur e dini që mijëra apo miliona njerëz ju kanë parë të zhveshur ose dhe më shumë se kaq?
Është shumë emocionuese. Kam fansa në të gjithë botën dhe mendoj se është e mrekullueshme që ka njerëz që më shohin duke bërë seks në kamera. Është padyshim një kthesë.


Si e nisët punën tuaj në hardcore? A preferoni të pozoni për kamerat, apo të veproni përpara kameras për një video?
Ishte shumë e thjeshtë, sinqerisht. Ishte si një hap tjetër në karrierën time dhe jam shumë e lumtur me vendimin për të kaluar në hardcore. Më pëlqen modelimi, seksi, gjithçka. Dua të eksploroj të gjithë fantazitë e mia seksuale me botën.


Çfarë dëshironi të bëni vitin që po vjen?
Shpresoj të vazhdoj me progresin tim si performuese. Kjo nuk është thjesht një punë për mua, është karriera ime dhe e marr atë shumë seriozisht.

 Gjeneralitete:
Vendlindja: Tiranë, Shqipëri
Emri real: Adelina
Gjatësia: 1.63 m
Pesha: 48 kg
Gji natyror: Po
Orientimi: hetero
Etnika: Shqiptare
Pseudonim(et): Breanne, Breanne Benson, Lonnie Breanne dhe Breanne Teases


Shekulli

Kasapi, 10 kg mish për seks me 17-vjeçaren

F.C., është vetëm 17 vjeçe. Jeton bashkë me të ëmën, në një apartament në unazën e re. Prej më shumë se tre vjetësh prostituon.
Së fundmi është arrestuar sërish nga forcat e policisë në kuadër të operacionit të koduar "Liqeni". Mosha e saj, bukuria apo dhe fakti që është punëtore seksi, nuk përbën më habi për agjentët e policisë. Por 17-vjeçarja kurrsesi nuk pranon të padisë dy miqtë e saj, Elis Tafa 23 vjeç, dhe Emilano Rrapushin 23 vjeç, të dy të arrestuar bashkë me të dhe me një vajzë të dytë, për të cilët policia thotë se janë "tutorë".

 Për oficerët e policisë vajza dëshmon se dy të rinjtë i ka vetëm shokë dhe se u jep "para për qejf" pasi ata i gjejnë klientë. Gjatë dëshmisë ka thënë se ka kaluar edhe 10 meshkuj në një natë por asnjëherë nuk është dhunuar dhe nuk ka asnjë ankesë e asnjë denoncim për të bërë.

Madje, dëshmia e vajzës në polici ka edhe një rast të rrallë "seksi me klering".

Për një nga klientët vajza dëshmon se nuk kishte para. Por si kasap që ishte i ka afruar vajzës 10 kile mish viçi, vlera e të cilit ishte e përafërt me çmimin që kish kërkuar vajza për shërbimin.
Vajza ka pranuar ofertën e kasapit vetëm pasi është konsultuar me "shokët". Falë këtij "bashkëpunimi" edhe operacionet me të suksesshme të policisë përfundojnë me ca orë qëndrimi në qeli të vajzave dhe me rrëzim të akuzave në gjykatë të personave të akuzuar si tutorë të prostitutave.


F.C., është një nga ato punëtoret e seksit ku bukuria apo hijeshia e moshës që gjithsesi zbehet shpejt, nuk mund të ekspozohet nëpër rrugicat e ndotura të periferisë. Përveç kësaj, çmimi i vajzave si 17-vjeçarja e arrestuar e "Liqenit" është shumë i lartë për klientët e tallavave. Ka vajza si e mitura e kësaj historie që frekuentojnë vetëm hotelet luksoze në Tiranë dhe çmimi i shërbimeve të tyre shkon deri në 300 euro nata.


"Nga hetimi i bërë deri më tani ka rezultuar se klientët në gjendje të mirë financiare siguroheshin nga shtetasit Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi, me qëllim shfrytëzimin e tyre kundrejt pagesës në hotelet luksoze në Tiranë të shtetasve Z.M., 21 vjeçe, F.C., 17 vjeç, lindur e banuese në Tiranë", - thuhet në deklaratën e operacionit të koduar "Liqeni".
Raste të ngjashme kanë qenë të shumta që janë zbuluar nga policia e Tiranës gjatë muajve të kaluar. I ngjashëm është "Red Lights", ku u prangosën dy tutorë dhe tri vajza, të cilat shfrytëzoheshin si punëtore seksi prej tyre. Besim Lami dhe Gentian Buzi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni për një periudhe 4-mujore në hotele të ndryshme në kryeqytet, 3 vajzat me iniciale G.M., 24 vjeçe, lindur në Korçë e banuese në Tiranë, O.C., 22 vjeçe, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë, dhe F.Ll., 23 vjeçe, lindur dhe banuese në Krujë.
Këto vajza u arrestuan në një hotel luksoz në Tiranë, duke ushtruar prostitucion me klientë të ndryshëm kundrejt shumës që varionte nga 200 deri në 400 euro. Janë këto fakte që duket se ka përligjur thashethemet e ekzistencës së rrjetit të "seksit elitar" ku ndërmjetësit janë shpesh taksistët e zonave VIP të Tiranës. Më të vjetrit në këtë zanat, dinë të të çojnë në vendin e duhur dhe tek vajza e duhur sapo të krijojnë bindjen që je vërtet dikush që po kërkon vetëm seks dhe ke mundësi të paguash mirë. Të huajt janë klientët më të preferuar. Sipas oficerëve të Seksionit Kundër Trafiqeve pranë Policisë së Kryeqytetit janë edhe disa gazeta njoftimesh që janë kthyer tashmë në një lloj mundësie "gjuetie".


Lokalet me muzikë "tallava", edhe strehë prostitucioni
Enden në të gjithë hapësirën mbytëse të lokalit, kinse për të pastruar tavllat e cigares. Ca të tjera tunden në skenën e improvizuar. Kanë pak tesha në trup dhe nuk kanë aspak droje të afrohen menjëherë me klientët që thonë se kanë ardhur aty "për të shijuar muzikën". Në lokalin pranë Zogut të Zi në Tiranë numërojmë 7 femra që vijnë rrotull. Muzika, alkooli dhe mugëtira e lokalit i ofrojnë "valltareve" atë që u duhet. Kohët e fundit, të ashtuquajturat "lokale me muzikë tallava" janë shndërruar në koperturën më perfekte të vajzave e grave që ofrojnë seks me para. Në ndryshim nga shtëpitë publike mungojnë vetëm kthinat "e përshtatshme".


Suzana, nëna që ju shuan katër fëmijët e gjorë pak javë më parë në Sukth, punonte në një lokal të ngjashëm tek zona e ish-frigoriferit në kryeqytet. Dhjetëra gra në zgrip të pamundësive për mbijetesë detyrohen të bëjnë të njëjtën gjë. Lokali me një emër maceje që vëzhguam për këtë reportazh, është vetëm një nga lokalet e këtij lloji.
Ofrojnë "muzikë live" apo "tallava", dhe janë vendosur në periferitë e kryeqytetit si zona e ish-Kinostudios, pranë spitaleve, "Stacionit të Trenit", "Lapraka", "Zogu i Zi", disa syresh në zonën e "21 dhjetorit" dhe ndonjë tek-tuk afër qendrës. Në gjithsecilin prej tyre po të hysh e vëren menjëherë që nëse nuk ke ardhur "për atë punë", je i tepërt.
Paguhet deri në 50 mijë lekë të vjetra dhe më shumë për një akt seksual. Për gratë e ofruara shfaqja si "valltare" është mënyra më e mire. Kopertura "muzikore" ka evituar edhe kontrollet e policisë. Ato janë "punonjëse lokali" në rast se dikush pyet pak si shumë.
E në fakt sapo këmba të shkel një ambient të tillë ato të servirin pijet. Nuk janë gra të bukura, por edhe klientët e tyre janë ca më zi. Kryesisht burra mbi të 50-tat, punëtorë krahu ose të moshuar të veshur keq. Tutorë nuk ka. Policia shkon shpesh në këto ambiente, por shumica e aksioneve rezultojnë të dështuara.

Kodi Penal

VEPRA PENALE KUNDËR MORALIT DHE DINJITETIT
Neni 113 - Prostitucioni
Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.


Neni 114 - Favorizimi i prostitucionit
Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj një të miture ose me anë të përdorimit të dhunës, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Neni 114/a - Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese


Shfrytëzimi i prostitucionit i kryer:
1 Me të mitur
2 Ndaj disa personave
3 Me persona që rezultojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie ose duke përfituar nga raportet zyrtare
4 Me mashtrim, shtrëngim, dhunë, ose duke përfituara nga paaftësia fizike dhe mendore e personit
5 Ndaj një personi që shtyhet ose shtrëngohet për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
6 Në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose nga persona të ngarkuar me funksione shtetërore dhe publike - dënohet nga shtatë deri në 15 vjet burgim.


Neni 115 - Mbajtja e lokaleve për prostitucion
Mbajtja, shfrytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim të prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet
jetë vjet. 

Lindita Çela, G. Shekulli

Sunday, December 26, 2010

Maqedoni, digjet flamuri shqiptar

"Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë", "dhoma gazi për shqiptarët", ishin brohoritjet e tifozëve maqedonas në lojën e së mërkurës në mes "Rabotniçkit" dhe "KB Lirisë" në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit, raporton agjencia e lajmeve INA.

Ata shkuan edhe më larg me veprime vandale duke djegur flamurin kombëtar shqiptar, skenë kjo e cila i ngjasonte asaj e cila para disa kohësh ndodhi në Itali dhe tronditi si botën sportive ashtu dhe atë politike.


Siç njofton kjo agjenci, e vetmja që dallonte këtë herë ishte se kjo nuk indinjoi asnjë nga autoritetet prezente sportive apo ato rendit, të vetmit të cilët reaguan në aktin vandal kundër flamurit shqiptar ishin kryesia dhe lojtarët e "KB Lirisë".

Nga Klubi i Basketbollit "Liria" deklaruan për agjencinë e lajmeve INA se, kjo ndeshje sportive, u shndërrua në ndeshje psikologjike terrori dhe "puna e tifozëve maqedonas dha frytet e veta meqë KB Liria dhe lojtarët e saj ishin tepër të shpërqendruar për të zvogëluar dallimin e pikëve".