Monday, October 22, 2012

Duke pritur shoqërinë civile


Kur duhet shoqëria civile, duket se mungon në takim.
Kjo ka ndodhur çdo herë që reflektimi qytetar ka qenë i domosdoshëm.
Në facebook, në komentet e pafiltruara në faqet on line të gazetave, thirrja është unanime, plebishitare, gjithëpërfshirëse: duam shoqërinë civile të na drejtojë! Kjo ndodh sa herë që digjet një ish-i përndjekur, sa herë pritet një kokë vajze 18 vjeç, sa herë kemi frikë nga shteti. Kjo ndodh edhe për situata më personale, kur ngelemi si në mesjetë pa drita, kur qeveria nuk llogarit pensionet, kur paraplegjikët injorohen në tmerrin e tyre. Refreni është njëlloj. Kur policia sulmon tifozët, kur na vjedhin në autobus, kur s’na pëlqejnë këngët e festivalit, kur humbasim një tender, apo nuk na japin çertifikatën, duam shoqërinë civile të tregojë veten. E duam ditën, apo dhe natën, sa herë zoti në qiell nuk na zgjidh lutjet, shoqëria qoftë dhe pak civile duhet të bëjë magjinë. Raporti midis nesh dhe saj është në nivele WuDu-je, me zgjidhje gati si me një kafe turke të kthyer mbrapsht. Shoqëria civile thotë se ke një rrugë të largët. Një siklet që ke ktë javë do të zgjidhet nga një person që i fillon emri me M. Ke dikë që nuk të do, po nuk ka se çfarë të bën. Ti ke shoqërinë civile.
Një ditë përpara se të kuptohet se korrupsioni i sistemit të drejtësisë nuk është histori abstrakte me piratë, por një histori që herët a vonë na ka palë, nuk mendohet se shoqëria civile ekziston. Kur jeton në Gërdec në 14 mars të 2008, nuk di se ka projekte, se duhet shteti, se njerëzit që flasin kanë dhe një funksion publik. Por një ditë më pas ne kuptojmë se bota që kishim është fshirë. Shteti nuk mjaftoi dhe duhet shoqëria civile.

Shoqëria civile që presim, në fakt jemi ne. Ndërgjegja kolektive është ajo që krijon mundësinë për të pasur dhe një reagim civil si shoqëri. Në një shoqëri të trembur si e jona, kur themi “shoqëri civile”, i bëjmë apel NIPT-eve të regjistruara në gjykatë. Duket sikur në këtë moment dikush që i është drejtuar gjykatës dhe ka kërkuar të regjistrohet, ka një nivel më të lartë arsyetimi se të tjerët. E pazakontë që një popullsi i kërkon të regjistruarve të vetë në tatime të ngrihen me forcë kundër shtetit.
Shoqëria civile, si shumësi subjektesh të regjistruar, ekziston pikërisht që të jetë si valvul sigurie e sistemit. Këto subjekte konsumojnë bindjet e përgjithshme dhe këtë veprim e quajnë sensibilizim. Në momentet kur situata është e keqe, OJF-të duhet të tregojnë edhe një herë atë që të gjithë e dinë. Kjo krijon efektin e “shfryrjes” në kuadrin e lirisë së shprehjes, dhe rrit artificialisht iluzionin se të paktën në zgjedhjet e tjera ata që kanë vesh do të kenë kuptuar.
Shoqëria civile, hiq shoqatat e gjahtarëve, nuk ka armë dhe si e tillë nuk mund të trembë seriozisht. Shoqëria civile e regjistruar në gjykatë si OJF tregon se pjesëmarrja në këtë lloj organizimi është tejet e fragmentarizuar, në grupe me nga tre deri në pesë vetë. Shoqatat shkojnë nga 20 deri në 30 vetë. Pamundësia për t’u organizuar është po në nivelet e shoqërisë civile të paregjistruar nëse kjo do tentonte të organizohej mbi baza familjesh. Në këtë rast thirrja e një kryetari shoqate do ishte po aq kaotike sa ajo një kryetari familje normale. Burrë, grua, e një fëmijë.
Në shoqërinë civile punojnë njerëz të zakonshëm që mund të punonin në të njëjtat kushte dhe në një bankë të nivelit të dytë. Po askush asnjëherë nuk ka kërkuar të organizohet në një protestë nga punonjësit e bankave. Nuk ka evidenca statusesh me trishtimin se “tellerat” e bankës po i lënë në baltë qëllimet e një bote më të mirë. Rasti i vetëm i një revolte të imagjinuar nga një punonjës i tillë do të ishte Marlin Manson. Po sidoqoftë nuk do të bënte ndryshim të madh në një shoqëri që digjet, një këngëtar që provokon me cica fallco.
Statuset e shoqatave flasin për organizime për mbrojte të ariut Panda, të peshkut të kuq të liqenit artificial, të grupit të shqetësuar për politikat në BE, dhe të juristëve që zbërthejnë ligje nga një qofte trajnimesh tek tjetra.
Nga cila prej këtyre kategorive presim që të dalë në krye të mërzitjes popullore? Që ta bëjë atë të arsyeshme aq sa të mbrojë më të dobëtit e vet? Nuk besoj te “Grupi i bimëve medicinale”, as te “Mbrojtësit e traditës së fshatit Ploçë” në jug të Shqipërisë.
Po përse presim nga “Organizata për sushi cilësor” që të jetë më e ndjeshmja në të përditshmen tonë?

Skizofrenia që tregohet në facebook po bëhet shqetësuese dhe në një farë mënyrë e mirë organizuar. Kërkohet nga një qenie e paqenë, organizimi i të gjithëve, dhe kjo nuk është e rastësishme. Mërzia duhet të shprehet në mënyrë të paorganizuar, se vetëm në këtë mënyrë dhe vetë dhimbja bëhet qesharake. Pas të qeshurës së hidhur vjen gjithmonë ekzaltimi i më të fortëve, njerëzve të pushtetit. Monotonisht, pafundësisht.
Duket sikur shoqëria është aq sadiste sa ndjen kënaqësi nga dhimbja e më të dobtëve të saj. Kjo mund të jetë dhe e vërtetë, por nëse është kështu nuk ka shpëtim

Berishës i duhet që protestat kundër tij të jenë jo politike. Kjo jo se njeriu më apolitik i këtyre 22 viteve ka ndonjë reflektim për mënyrën dështake me të cilën bëri politikat e këtij këtij vendi. Por me mënyrën e tij perverse ai shfrytëzon kompleksin e njerëzve të ndershëm në Shqipëri, atyre që meqë nuk e ndalojnë dot të keqen, u mbetet veç të mos behën palë me të. Ai shfrytëzon siluetën e pavërtetë të një shoqërie civile fantazëm për të shmangur opozitën nga lufta, për të pakësuar mundësinë e një fronti unik, ndaj një Kryeministri që të le të digjesh. Nuk të përfill në protesta edhe nëse flijohesh. Një Kryeministër që brutalisht i heq thelbin demokracisë, e që me zhdërvjelltësi akuzon ish-të persekutuarit politikë se po bëjnë politikë, duhet sulmuar politikisht. Me armën më te fortë që kemi: OPOZITËN. Shoqëria civile që ne presim nuk do të vijë kurrë, por ne mund të vazhdojmë ta presim duke qenë se justifikimi i pritjes është i pranueshëm estetikisht.  Andi Kananaj

Thursday, October 18, 2012

Zoti dhe Kombi 2012-të

Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë, sepse dashuria për kombin dhe vendin buron nga besimi te zoti. S. Berisha

Kjo ishte deklarata e Berishës që fton akademikët tanë në ndryshimin e vargjeve të himnit. http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/12/kryeministri-te-ndryshohet-himni-i-flamurit/

Pra, sipas kryeministrit, ateistët nuk e duan kombin e tyre.



Ose thënë ndryshe:

77% e suedezve nuk e duan Suedinë.
69% e danezve nuk e duan Danimarkën.
68% e norvegjezve nuk e duan Norvegjinë.
66% e francezve nuk e duan Francën.
66% e hollandezve nuk e duan Hollandën.
62% e anglezëve nuk e duan Anglinë.
57% e belgëve nuk e duan Belgjikën.
55% e japonezëve nuk e duan Japoninë, etj, etj.

Sipas kryeministrit tonë, çelësi për të dashur kombin shqiptar është besimi i shqiptarëve tek Zoti, ashtu siç besohet Zoti në:


-Vatikan 100%
-Sanoa 100%
-Panama 99%
-Armeni 98.7%
-Bolivi 98.3%
-Venezuelë 98.2%

-Arabi Saudite 100%
-Somali 100%
-Afganistan 100%
-Jemen 99.9%
-Mauritania 99.9%
-Maldive 99.33%

Dhe kjo është pikërisht ajo që po realizohet në vendin tonë këto dy dekada "lirie".
Në qytete, periferi apo edhe në fshatrat më të thellë ku sistemi i shkuar komunist kishte ngritur çerdhe, kopshte e shkolla, tashmë vendin e tyre e kanë zënë ngrehinat e kulteve fetare.

Që shqiptarët, ta duan kombin e tyre...

http://en.wikipedia.org/wiki/Demographics_of_atheism

Shkroi: Stop Injorancës !

Pas Krishtit dhe Muhamedit, vjen Skënderbeu...


Pas Krishtit dhe Muhamedit, vjen Skënderbeu si frymëzimi më i madh i shqiptarëve - S. Berisha

Kështu u shpreh Kryeministri S. Berisha në ekspozitën e piktorit Gjovalin Paci. http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17186
Gjergj Kastriot Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, ai që ngriti dhe krijoi vetëdijen kombëtare, ai që i dha flamurin kombit shqiptar duke u shndërruar në simbolin e rez
istencës, shpresës dhe vetë bërthamën e kombit shqiptar, rradhitet sipas Berishës tek shqiptarët, fill pas Krishtit mitik dhe Muhamedit arab.

Ju që e duartrokisni, adhuroni dhe e mbështesni Kryeministrin Berisha hap pas hapi, a mund të na thoni se si dhe se pse ju paska frymëzuar më tepër Jezusi dhe Muhamedi në jetën tuaj?

Naim Frashëri
Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, bilbili i gjuhës shqipe.

Hrroni dot mëmëdhenë?
E pse? Ç'e kemi Morenë?
Krishti grek nukë ka qënë,
Dhe besën ata s'e bënë.
Dhe ju hoxh' e ju dervishë
Mos shihni xhami e kishë!

Petro Nini Luarasi
Mësues i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare

"Edhe Krishti ne na thënte
Unë jam grek, eni pas meje,
Do t'i themi pa mblidh mente,
Se shqiptari s'vjen pas teje..."

Pashko Vasa


"Coniu, shqiptarë, prej gjumit, çoniu,
të gjithë si vllazën n'një besë shtrëngoniu,
e mos shikjoni kisha e xhamia,
feja e shqiptarit asht shqiptaria!"

Vetëm nga pena e këtyre rilindasve shqiptarë mundet lehtësisht të kuptojmë sesa shumë kanë "frymëzuar" Jezusi që nuk fliste shqip dhe Muhamedi që mallkonte shqipen, tek shqipëtarët, aq sa për t'u krahasuar me Gjergj Kastriotin!

Shkroi: Stop Injorancës !

Niko Stylos: NJE POEZI SHQIPE të paktën 3.600 vjet e vjetër


Të egrit ujk, të drobitur e të uritur
iu zgjidh kërthiza duke pyetur
kur lihte egërsisht
dhe kur angullinte pa përfillur kohën.

Cjap i lartë me lesh të rrallë
gjuhën duke kthyer, me të kënduar si egërsirë
i thirri atij: ç'dashke tjetër, ndale ulërimën
dhe përmbaje zemërimin.

Si kërcimtar gjuhë kërce
zgjidhu dhe thirr tingëllimat
ato që zbuloi i egri
i bërë i madh.


Kjo poezi është shkruar në njërën anë të diskut të njohur me emrin Disku i Festos ose Faistos.
Ky disk, që sot ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit të Kretës, u gjet nga arkeologu italian Luigi Pernier, më 3.7.1908, gjatë gërmimeve në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në periudhën kohore 1850 - 1600 p.e.s. Është një disk qeramike me diametër 158-165 dhe trashësi 16-21 milimetra dhe konsiderohet, nga vendi ku u gjet, se ruhej në arkivin e këtij pallati.

Për Feston, shkurt do të them, se ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Kretës minoike gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.s. dhe sot është qendër (hapësirë) e shkëlqyer arkeologjike.

Për emrin e tij, që konsiderohet paragrek dhe nuk ekziston asnjë shpjegim. Unë besoj se e ka marrë nga hyu Ifestos (Ιfaistos, Ήφαιστος) me lënien jashtë (rënien) të germës nistore I (Η).
Historiani Diodor Siqelioti apo Diodori nga Sicilia (5,78), themelues të Festos konsideron Minosin dhe te Homeri emrin e tij e gjejmë te Iliada (Kënga 2, vargu 648) dhe te Odisea (Kënga 3, vargu 296).

Sipas arkeologëve, epoka minoike fillon më 2.600 p.e.s. dhe pallati parë i Festos u ndërtua rreth vitit 2.000 p.e.s. me argolitodomi (αργολιθοδομή1), siç e quajnë, domethënë me ndërtim muresh prej gurësh pa asnjë përpunim.

Niko Stillo Gazeta Shqip

Lexoni këtu të plotë materialin në formatin PDF

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2012/10/Nje-poezi-shqipe-Niko-Stylos.pdf

Allahu do Kurban, faqen "Stop Injorancës"!

Fotoja e mësipërme është shkëputur nga Libri i Historisë për klasat e 6-a fillore në Kosovë.

Ithtarët islamikë janë hidhëruar me prirjen e historisë për ti trajtuar të vërtetat historike, pa i zbukuruar ato.


Ata këmbëngulin se Lufta ndaj të Pafeve në arenën shqipfolëse, bëhet ende në stad virtual.
Fotoja e mësipërme e shkëputur nga:
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=10151240610790255&set=a.307819580254.193714.306983555254&type=1&theater
Fotoja e mëposhtëme e shkëputur nga:
http://www.facebook.com/MesoPerIslaminn/posts/385722521500585

Shkroi: Stop Injorancës !

Dy realitete të ndryshme!

Sa, si, pse?

Shkroi: Stop Injorancës !

Qytetar Nderi (?)

Berisha merr titullin "Qytetar Nderi" në disa qytete të Kosovës dhe iu premton atyre Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve, në BE.

Ky njeri që nuk ka lënë akt "patriotik" pa realizuar në të dyja krahët e kufirit, zotohet se shqiptarët do të jenë bashkë në Bashkimin Europian, atje ku sigurisht do jemi bashkë edhe me grekët, serbët, etj, etj.


Vlen të risjellim në kujtesë vetëm disa prej veprave "atdhetare" të Kreyministrit Berisha:

a.) Eleminimi i biznesmenit Remzi Hoxha.
b.) Thyerja e Embargos së naftës ndaj makinës vrasëse serbe.
c.) Realizimi i Census Albania 2011 sipas porosive të Athinës
d.) Dhurimi i ujërave detarë shtetit grek.
e.) Ngritja e varrezave greke
f.) Heshtja ndaj çështjes çame
g.) Heshtja ndaj përdhosjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni
h.) Futja në Këshillin e Sigurisë të sekserit Damir Fazlliç.
i.) Bllokimi i Linjës së Interkonjeksionit.
j.) Ngritja në piedestal e figurave negative të historisë shqiptare dhe përbaltja e figurave kombëtare.
l.) Importi i plehrave nga Italia

etj, etj, etj që mund ti rikujtoni ju...

P.s Foto e shkëputur nga parrula e Tifozave Kuq e Zi në ndeshjen e djeshme të Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
(E vetmja që ia ka arritur të bashkojë shqiptarët)

Shkroi: Stop Injorancës

Sekreti i gurit gjigant që qëndron në ajër

Një fenomen i veçantë ndodh në fshatin Al-Hassa në Arabin Saudite, ku një gur gjigant një herë në vit gjatë muajit prill qëndron në ajër në një distancë prej 11 cm nga sipërfaqja e tokës për rreth 30 minuta.

Thuhet se para disa vitesh, një kriminel u vra pikërisht pas këtij shkëmbi, pasi ishte fshehur aty. Incidenti ndodhi gjatë muajit prill, të vitit 1

989-të. Ndërkohë mund të shikosh dhe njollat e gjakut që ndodhen ende mbi shkëmb, që për një arsye që pashpjegueshme në momentin kur shkëmbi shkëputet nga sipërfaqja e tokës njollat kthehen në të lëngshme.

Banorët e zonës, disa herë janë munduar të fshijnë njollat e gjakut, por më kot. Pas disa vitesh ato rishfaqen përsëri automatikisht.

Ligjet e islamit, nuk lejojnë që kjo dukuri e rrallë të bëhet e njohur në mbarë botën, por e mbajnë atë të fshehtë, duke u mjaftuar vetëm në Arabi si sekreti i përbashkët. G. Shekulli

Tani sekreti i këtij guri që rebelohet ndaj ligjeve të fizikës, (të cilin Gazeta Shekulli e shkruan në titull, por nuk e sqaron gjatë shkrimit), është se pikërisht gjatë kësaj periudhe të vitit, publikohen fotot e tij, të modifikuara në Fotoshop.
Shkroi: Stop Injorancës
Më tepër: http://islamgreatreligion.wordpress.com/2010/07/07/flying-floating-stone-in-jerusalem-fake-miracle-fake-image-hoax/

“Taken2” shqiptarët sërish kriminelë që rrëmbejnë vajza

Besoj ju kujtohet filmi "Taken" me protagonistin Liam Neeson i cili shpëton vajzën e tij nga rrëmbyesit shqiptare në Francë. Në atë film shfaqet qartë një propagandë anti-shqiptare që tenton t’i paraqesë ata si kriminelë të egër që rrëmbejnë vajza të reja për t’i shitur si prostituta.





Regjisorët dhe skenaristët në vijimësi kanë hedhur në tre
g prodhimin e dytë “Taken 2” me sekuenca gati të ngjashme me filmin e parë, në të cilin, babai i Markos nga Tropoja, Muradit, i vrarë në filmin e parë, betohet me gjakmarrje. Muradi (emër jo shqiptar i përdorur qëllimisht për të na paraqitur si islamikë) interpretohet nga aktor serb. Agjenti i fshehtë në pension, interpretuar nga Bryan Mills, është qëlluar nga disa shqiptarë të cilët u larguan pasi masakroi shumicën e turmës shqiptare për rrëmbimin vajzën e tij Kim (Maggie Grace). Çfarë do të bëjë ai? Ai fton Kim dhe ish-gruan Lenore (Famke Janssen) për një udhëtim në Stamboll. Seria e dytë e filmit "Taken 2" ka nisur të shfaqet në kinematë botërore në 5 tetor 2012 duke ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, artistik dhe në blogje të ndryshme kundër skenarit, të cilin jo pa arsye e quajnë të qëllimshëm

SUBJEKTI
Liam Neeson e gjen veten sërish pas në kohë kundër disa gangsterëve shqiptarë të cilët nuk kishte mundur dot t’i vriste në filmin e parë, “Taken”. Zakonisht rrufeja godet të njëjtin vend dy herë. Në kinema, nuk ndodh kurrë pothuajse e njëjta gjë. Agjenti i fshehtë dhe në pension, Neeson, nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë gangsteri mysliman (Rade Serbedzija)i cili është betuar se “drejtësia” do të jetë e tij. Askush nuk është më serioz se Neeson në këtë pjesë. “Taken 2” përshkruhet si një film ku logjika dhe besueshmëria nëpërmjet skenave të xhirimit i përshkruan karakteret e personazheve si persona që njohin forcën dhe nuk vënë në përdorim mendjen.

Islamofobia është një përshkrim i gjithë kësaj. Karakteret janë vendosur në qytetin ndoshta më të bukur dhe më laik të Lindjes së Mesme dhe ai kurrë nuk humbet një mundësi për të dëgjuar thirrjet për lutje myslimane, të cilat sugjerojnë një konspiracion mes mafiozëve dhe policëve myslimanë ose të ketë në shënjestër Bryan dhe familjen e tij të xhiruar duke u bërë copë e çikë, të plaçkitur ose me skena granatash në Stamboll. Duket gati si shtytës dhe kinetik, krejt origjinal filmi “Taken”, çështje të gjitha me shkëmbime zjarri dhe grindje të ngushta për rrugë shpëtimi. Por pjesët në vazhdim tregojnë dhe anën se si ndihen ata që janë përfshirë në këtë skenar.


Shekulli Online/ PergatitiL L.Veizi

Kuq e Zi???

Ata shqiptarë që kur dëgjojnë të flitet rreth ngjyrave "Kuq e Zi" nuk iu vjen në mendje gjë tjetër veç fanellës së Milanit, të rishikojnë bindjet e tyre të thekura.

Tifozë të Milanit kanë hedhur parrula ironizuese dhe tallëse kundra tifozerisë së Interit duke përdorur si mish për top tifozët shqiptarë të ekipit të tyre që valëvisin flamurin shqiptar gjatë ndeshjeve të Interit.

“Vetëm me fotoshop mund të largoni flamurin shqiptar nga mesi juaj” si dhe “Gjithmonë mbani dorën lartë (fashistë), ndërsa në çdo ndeshje lejoni banderola shqiptarësh”, “Ju dominon Tirana” kanë qenë disa nga parrullat e tyre.

Diskriminimi ndaj shqiptarëve, në Itali po merr përmasa të painjorueshme.

Shkroi: Stop Injorancës !