Në
fillim të viteve ‘40 të shekullit XV, një personalitet i këtij
territori po bënte “kërdi” nëpër fushëbeteja. Gjergj Kastrioti ishte
shndërruar në hero, shkruan sot “Koha Ditore”. Skënderbeu do të bënte
emër në betejat, që historia shqiptare i njeh si të lavdishme, por
lavdinë e vërtetë do ta merrte më 28 nëntor 1443, kur ai me
ushtarët
e tij do të ngrinte flamurin e njohur si të Kastriotëve. Gati gjashtë
shekuj më vonë, kur Shqipëria feston 100-vjetorin e shtetit, Skënderbeu
nuk ka mbaruar punë me luftën. Ai ende ka shumë “beteja” për të fituar.
Një grup të rinjsh kosovarë, të pasionuar pas teknologjisë dhe dizajnit,
janë bërë bashkë për ta “rikthyer” Skënderbeun në betejë.
Por prapashtesa “beu” (një titull që e ka dhënë Perandoria Osmane) do të shndërrohet në “man” (një prapashtesë që sot e kanë heronjtë e ndryshëm të filmave si Spiderman apo Batman). “Skenderman” titullohet videoloja në të cilën territoret ku do të luftojë u ngjajnë atyre që ka luftuar përnjëmend Skënderbeu. Aplikacioni dhe zhvillimi i saj është duke u bërë në “Graphsix Studio”. Dorjan Berishaj, Agon Avdimetaj, Esat Pllana, Rron Bajri, Durim Nikçi, Etrit Tahiri, Adnan Imami e Durim Aliu, janë ekipi që ka krijuar këtë lojë, e cila kishte fituar edhe një çmim në garën e aplikacioneve “AppCamp Kosova”.
“Emërtimin ‘Skendermen’ ia kemi dhënë duke dëshiruar t’i japim edhe një qasje më të mirë ndaj tregut global, për shkak se figura heroike prej ilustrimeve të ndryshme njihen prej këtyre tregjeve”, thotë njëri nga anëtarët. Këta të rinj kanë bërë që Skënderbeu “të luftojë”, fillimisht në “iPhone”.
Faqja e tyre në Facebook:
http://www.facebook.com/ Skenderman?ref=ts&fref=ts

http://www.facebook.com/