Friday, January 24, 2014

28-vjeçari invalid: Më përdhunoi një hoxhë në Lezhë


Një histori dramatike është rrëfyer sot paradite në emisionin ‘Me Zemër të Hapur” të moderuar nga Evis Ahmeti, në "News 24". Një 28-vjeçar invalid pretendon se një person që e quante veten hoxhë, ka abuzuar seksualisht me të.

Saimiri, i riu me banim në Tiranë, i paralizuar nga të dyja këmbët rrëfeu sesi para dy vitesh shoqëroi vajzën e tezes në Lezhë tek një Hoxhë, pasi vajza kishte probleme të rënda psikologjike. Me shpresën se hoxha do ti këndonte vajzës ndonjë Sure për të larguar syrin e keq që pretendohej se e kishte pushtuar, hoxha, emri i të cilit nuk bëhet publik, i ka dhënë garanci të riut se mund ta shërojë dhe atë.

I riu ka mbetur invalid në moshën 9-vjeçare pasi u rrëzua nga një pemë.

Pas rrëfimit të 28-vjeçarit, "News 24" vendosi kontakt telefonik me hoxhën në Lezhë. Në reagimin e tij mbi emisionin, hoxha mohoi çdo detaj të ngjarjes. Ai u përgjigj shkurt:
“E dëgjova historinë dhe ai që pretendon këtë të ndjekë rrugën ligjore. Unë nuk bëhem pjesë e këtyre gjërave dhe këtyre historive. Unë jam mysliman dhe i respektoj të gjithë, janë njësoj për mua, katolikë, ortodoksë, myslimanë”. Balkanweb

Hoxha nuk punon në xhaminë e Lezhës, por është një individ që njihet nga komuniteti lezhian, si Hoxhë e shërues.
Foto ilustruese - Balkanweb

Lulzim Basha : Korrupsioni nuk luftohet me demagogji

Korrupsioni nuk luftohet duke përdorur instrumente që mbjellin panik, luftohet vetëm kur parimet themelore të shtetit ligjor transparenca dhe llogaridhënia mishërohen në reforma ligjore që mbi të gjitha kanë nevojë të zbatohen.






Z. Basha mos doni të thoni se ju jeni pikërisht një prej politikanëve të cilët kanë ende çështje të pazgjidhura me drejtësinë lidhur me korrupsionin galopant në rrugën e Kombit "Durrës-Kukës", ku KLD zbuloi një vjedhje prej 200 milionë euosh, nga ku ju ia hodhët paq të mos hetoheshit vetëm falë shkeljeve të qëllimshme të proçedurave të afatit të hetimit dhe rivjeshjes tuaj më pas, me imunitet?

Doni realisht luftë ballore ndaj korrupsionit?

Dorëzojuni sërish Drejtësisë dhe lani duart prej akuzave ndaj jush për shpërdorim të fondeve publike.
Shkroi: Stop Injorancës

E duam Shqipërinë si gjithë Europa


Imagjinojeni për një moment sikur këtyre mijëra studentëve të 8 dhjetorit 1990-ë që brohorisnin në kor "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", t'iu thuhej nëpërmjet podiumit politik, se me klasën e re politike e demokratike që do krijojmë, ju garantojmë se fiks pas 23 vitesh, po në dhjetor, ne do fitojmë Statusin e Vendit Kandidat.

Mbase, mbase pas një tjetër dekade, kur ju tashmë të keni arritur moshën e pensionit, do jemi bërë pjesë e Europës.
Gjithmonë në rast se deri atëherë, ajo s'do ketë dhënë shpirt.

Suedia është vendi i parë që sapo i ka thënë Po Shqipërisë, për Statusin e vendit Kandidat.

E si të mos gëzohesh?
Prej dy dekadash në gjendje kome në reanimacion, papritur Shqipëria përpëliti sytë duke dhënë shpresa se mund të rikthehet në jetë.
Shkroi:  Stop Injorancës

Enver Hoxha në homazhet e dëshmorëve

Ky ishte dje në titulli më i lakuar në mediat shqiptare në këtë 69-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë prej forcave antifashiste nacionalçlirimtare.

U krahasua Enveri me Hitlerin dhe prania e atyre posterave ndezi shumë debat.

Tani ka diçka vërtetë paradoksale me këtë ndodhi. Varrezat e Dëshmorëve janë ngritur prej atij sistemi, lufta e LANÇ-it ishte ai që e renditi Shqipërinë tek vendet fituese pas Luftës së II botërore dhe Enver Hoxha ishte komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Tani nuk mund ti nderojmë dëshmorët e Kombit duke fshirë komandantit e tyre. Ose ti nderojmë së bashku, ose ti fshijmë së bashku dhe aty mbi varrezat e dëshmorëve të ngrejmë ndonjë qendër tregtare.
Shkroi: Stop Injorancës

Një krim rruge për të peshkuar një mentalitet kriminal


Besoj se të gjithë pak a shumë jeni njohur me rastin e tmerrshëm të nxjerrjes së syve të një qeni rrugaç diku andej nga Kombinati në Tiranë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi qytetar të cilët e kanë ndihmuar kafshën e gjorë me ushqime, por edhe duke dhuruar para në emër të tij.
Deri këtu gjithçka duket mëse normale dhe qytetare, por drama fillon kur në rrjetet sociale ndaj ngjarjes në fjalë fillojnë e lëshohen mijëra sharje, mallkime, kërcënime, dhe thirje për vrasje e vdekje.

Ekzekutim, vdekje nga torturat, tortura nga më të paimagjinueshme për autorët e kësaj vepre të shëmtuar...

A nuk keni aq pak mend sa për të kuptuar se nuk mund të dënosh një krim, përmes disa metodave kriminale?

A nuk keni aq pak mend të kuptoni se ju që bëni thirrje për të ekzekutuar njerëz, në mos aq, jeni akoma më të rrezikshëm se autori në fjalë?
Shkroi: Stop Injorancës

Të armatosur në publik

Ju ka rastisur ndonjëherë që ndërsa jeni duke qarkulluar me familjen tuaj t'iu kenë nxjerrë tabelën Stop në një postobllok policor nga këta me disa automjete e fugona policie me sirena ndezur, me policë me elektrikë në duar që të drejtojnë tytat e kallashit e ulërasin si kafshë të tërbuara?
Befas të krijohet ideja se nuk jeton në një qendër europiane, por diku andej nga Kabuli dhe pyet veten se nga dallon ky shteti ligjor prej terrorizmit.
Ç'kusur kanë familjarët të përballen me një pamje kaq të kobshme?
Ç'faj kanë fëmijët të dhunohen prej këtyre imazheve të dhunshme?

Cili është mesazhi që përçohet tek qytetarët kur shohin në mes të rrugës njerëz me kallashë në krahë?

Besim e siguri, me siguri që jo...

Shkroi: Stop Injorancës

Provokimi i Topallit skandalizoi Uashingtonin

“Ishte një deputet i caktuar i PD-së që ulet pranë zotit Berisha në radhën e tretë, faqja e ‘Facebook’-ut e të cilit kishte një kopje të retushuar, më duket të ‘The Daily Mirror’. Faqja e gazetës kishte një foto të disa fëmijëve të vrarë me gaz nga Asadi, një foto faktike të masakrës. Faqja e retushuar kishte të njëjtën foto, por fjalët thoshin, ‘radhën e kanë fëmijët shqiptarë’ apo diçka e tillë. Një gjë e tillë është jashtëzakonisht provokuese. Është diçka e paskrupullt. Është e pavend. Thjesht e gabuar, dhe kjo Ambasadë dhe Uashingtoni u skandalizuam” Arvizu

Fotoja e retushuar vazhdon të qëndrojë në profilin e Jozefina Topallit

E vërteta është e vetmja e Shenjtë!

Nuk ka vdekur asnjë njeri i shquar, që s'ka krijuar mister me vdekjen e tij, qoftë kjo edhe fare aksidentale.
Kështu ka ndodhur e do të ndodhë gjithmonë, pasi kur flitet rreth një personazhi të mirënjohur publik, ai ka gjithmonë armiq që s'do ta duan, apo edhe miq që nuk do ta duronin dot humbjen përgjithmonë të tij.
Mirëpo rasti i mbrëmshëm i të ndjerit S. Olldashi ishte e ngjizur që në fillimet e tij me mjegull.
Si fillim nuk konfimohej nëse flitej apo jo për të ndjerin, kishte vdekur ai apo jo?


U fol për një trup të dytë, pra për dy të vdekur, madje nga shtypi online u tregua me zë nxjerrja e trupit të parë, i cili nuk ishte ai i ish deputetit të ndjerë Olldashi.
Pastaj ky trup misterioz mori edhe emër, në fillim mashkulli e më pas të një femre.
Ajo që e komplikon edhe më tej çështjen, qenka fakti se i ndjeri paska lajmëruar vetë në telefon pas aksidentit shoferin e tij...
Këtu shtohet dyshimi se dikush tjetër mund të ketë telefonuar prej telefonit të tij.
Tjetër gjë që të bën përshtypje, është koha prej mbi 1 ore për të nxjerrë trupin e tij prej makinës.

Po pse shqiptarët janë të gatuar me dyshime rreth këtyre vdekjeve të personazheve VIP?

Sepse disa vite më parë vdiq drejtuesi i Medias më të fuqishme shqiptare dhe e gjithë Media, në bashkëpunim edhe me policinë mbuluan vdekjen e një njeriu të dytë.
Ajo media që informimin e ka për detyrë dhe ai institucion që të vërtetën e ka ligj, në emër të një morali të përdalë, mbuluan me dhe për së dyti një vdekje të dytë gjatë aksidentit.
Se një tjetër personazh VIP, dëshmitar i një çështjeje shumë të nxehtë, vdiq në një mënyrë shumë të dyshimtë për gjyeti.
Dhe prandaj shqiptarët sot, përveç dhimbjes ndaj çdo jete që shkon dëm në mënyrën më të kotë në Shqipëri, ngrejnë zërin për të dëgjuar e ditur edhe të vërtetën.
Sepse e vërteta s'mund të jetë pronë e askujt.

Sepse një tjetër 19 vjeçare sot u gjend e vdekur në një kanal buzë rrugës kryesore dhe çdokujt i lind e drejta të dyshojë e aludojë...

Shkroi: Stop Injorancës

Pse jo një referendum popullor për Ligjërimin e Hashashit në Shqipëri?


A jam vallë i vetmi që i dhimbsen ata dhjetra e qindra qytetarë shqiptarë të arrestuar e burgosur këto ditë, në përpjekje për të eksportuar jashtë Shqipërie, produktet e tyre bio?

Përse Shqipëria mos ta ligjërojë Hashashin?
Kush na e ndalon?
Pse Holanda nuk pyes askënd?

Përse të burgosen qindra e qindra shqiptarë sipërmarrës?
Pse të digjen më kot këto bimë që prodhojmë shuma të majme parash?
Pse shteti të mos e kontrollojë e taksojë si biznes dhe në fund të ndahemi të gjithë të lumtur e të gëzuar?

A do ishit dakord për të realizuar një referendum popullor për Ligjërimin e Hashashit në Shqipëri?
Shkroi: Stop Injorancës



Në foto këngëtari Stresi, në një shtëpi mikpritëse lazaratëse.

Grekët emigrojnë në Shqipëri. Paguhen nga 7 euro deri në 40 euro në ditë!

Disa vjet më parë, shqiptarët erdhën për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në disa qytete të ndryshme të Greqisë. Sot, qytetarë të papunë të Volosit dhe qyteteve të tjera greke, emigrojnë në Shqipëri, për të punuar atje, madje me një pagë mujore 400 deri në 500 euro. Kështu shkruan në një reportazh të një ditë më parë revista “Tahidromos”

Shumica prej tyre janë të papunë prej kohësh dhe në Shqipëri punojnë në ndërtim dhe si teknikë të ndryshëm. Tani, ata kanë zgjedhur të kalojnë kufirin dhe të punojnë për 7 deri në 20 euro në ditë. Megjithatë, ka edhe zgjedhje më të mirë, siç është të punosh kamarier, ku pagesa shkon deri në 40 euro në ditë në rajonet e Vlorës dhe Durrësit gjatë sezonit të verës. Në vendin fqinj turizmi është industri në zhvillim, shkruan revista.

Presidenti i Shoqatës së Shqiptarevë ” Iliria “, Eduard Tafa ka konfirmuar në një intervistë për revistën “Tahidromos”, se numri i emigrantëve nga vendi fqinj është rritur gjatë muajve të verës. Ai gjithashtu ka pohuar se shumë shqiptarë po kthehen në shtëpitë e tyre, por jo përgjithmonë. Shumë shpejt, sipas tij, ata pritet të kthehen, me të dalë Greqi nga kriza.

Revista tregon rastin e një banori nga Nea Ionia, i cili për tri vitesh kishte qenë i papunë, ndërsa muajin e kaluar ai erdhi në Shqipëri, dhe filloi punë në tavernën e një shoku.

Atje, ai punon si kamarier dhe fiton deri në 35 euro në ditë, dhe akomodimin falas. Sipas familjarëve të tij, mjedisi ishte më të vërtetë i mirë në Shqipëri, për shkak se kultura e shqiptarë ka shumë ngjashmëri me atë greke.

Revista citon po ashtu edhe statistika zyrtare të ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shansave të Barabarta që konfirmojnë se Shqipëria po bëhet një destinacion tërheqës për punësimin e të huajve në qytete të mëdha. (Panorama)