Friday, January 24, 2014

Angela Martini: Dua burrë shqiptar, janë kaq të mirë

Kam filluar të mendoj që duhet të gjej një burrë shqiptar.
Nuk e kam ditur që janë kaq të mirë.

Unë kam bërë të kundërtën e asaj që kanë bërë vajzat shqiptare: nëse të gjitha provojnë njëherë shqiptarët, pastaj shkojnë tek të huajt, unë jam marrë me të huajt në fillim dhe në një moment thashë: prit, burrat shqiptarë qenkan yll.

Edhe personaliteti i tyre më pëlqen. Jam e habitur
Anxhela Martini

Bota shqiptare në sytë e një Mormoni

Tirana më ka trajtuar shumë mirë deri tani. Filiali është vërtetë interesant.
Shumë njerëz të moshuar si dhe 5 të rinj, po përpiqem që ti ndryshoj, por fëmijët këtu në Tiranë janë të gjithë zënë me shkollën (mesa duket kur konvertojnë një fëmijë, në fenë e tyre marrin bonus ekstra shën. im), ose më quajnë "Jehovait" dhe nuk pranojnë të më flasin me gojë. Zakonisht na ngatërrojnë edhe me Dëshmitarët e Jehovait.





Ushqimi vazhdon të jetë i mirë dhe unë kam qenë shumë i zënë duke u përpjekur të kap njerëz në rrugë. Ka shumë njerëz këtu që kanë disa mënyra sjelljeje shumë të çmendura. Një djalë në moshë erdhi një ditë dhe na tha neve se ishte "Profeti i Fundit" dhe na kërkoi të ktheheshim në shtëpi, tek Barak Obama. Na ka ndaluar edhe disa herë të tjera duke na thënë se ne jemi plot me m**.
Por gjithashtu këtu ka edhe shumë njerëz të mrekullueshëm me të cilët mund të shoqërohesh.
Por ka gjithashtu edhe snakes (gjarpërinj) dhe këtu i referohem femrave që flirtojnë me ne misionarët, apo me djemtë amerikanë.
Ato na shohin se jemi të bukur, na përpëlisin sytë dhe përpiqen të na ftojnë të pijmë kafe me to.
Ne mirësisht i refuzojmë kërkesat e tyre dhe i pyesim nëse ato duan të dinë më tepër rreth Jezus Krishtit. Kështu zakonisht shpëtojmë prej tyre. (Kjo pjesa këtu ishte e fortë në fakt)
Puna ka shkuar mirë. Po punoj me 3 fëmijë në një shtëpi.
Më pas flet për punën e tij në kohën e lirë dhe e mbyll letrën dërguar prindërve të tij, me fjalinë:
http://clawsonscalledtoserve.blogspot.com/2013/11/i-love-being-here-in-albania.html

"Më pëlqen shumë qëndrimi në Shqipëri!!!"

Letra e Ajnshtajnit sfidon idenë e Zotit

Fjala “Zot” për mua nuk është gjë tjetër veçse shprehje dhe produkt i dobësisë njerëzore (A. Anjshtajn)

Letra e Ajnshtajnit sfidon idenë e Zotit
Një letër, në të cilën Albert Ajnshtajni e quante idenë e ekzistencës së Zotit si produkt të dobësisë njerëzore, është nxjerrë në ankand me një çmim fillestar prej 3 milion dollarësh. Dokumenti i shkruar me dorë, i njohur si “Letra e Zotit”, ishte pjesë e një korrespondence mes Ajnshtajnit dhe fizikanit Eric Gut-kind.

Letra mban datën 3 janar 1954, një vit para vdekjes së Ajnshtajnit, dhe u dërgua si përgjigje për librin e Gut-kindit me titull “Zgjidhni jetën – Thirrja biblike për revoltë”.

Letra është e shkruar në gjermanisht dhe mban logon e Universitetit Princeton. Ajo u ble nga një koleksionist anonim në vitin 2008 dhe u nxorr për shitje në faqen e ankandeve e-bay.

Përmbajtja e letrës

Princeton, 3.1.1954

I dashuri Zoti Gutkind,

I nxitur nga sugjerimi i vazhdueshëm i Brouwerit, arrita të lexoj mjaft prej librit tuaj dhe gjej rastin t’u falenderoj që ma dhatë hua. Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte kjo:

Përsa i takon qasjes konkrete ndaj jetës dhe shoqërisë njerëzore, ne kemi shumë të përbashkëta: Idealin tuaj personal me këmbënguljen për çlirim prej dëshirave egoiste, që të bëjë jetën të bukur e të fisme, duke u përqëndruar vetëm në elementin njerëzor.

Kjo na bashkon në atë qe kemi një “sjellje jo tipike amerikane”.

Megjithatë, pa sugjerimin e Brouwerit, unë nuk do të isha përfshire intensivisht në librin tuaj sepse është i shkruar në një gjuhë të pakapshme për mua.

Fjala “Zot” për mua nuk është gjë tjetër veçse shprehje dhe produkt i dobësisë njerëzore; Bibla një grumbull legjendash fisnike edhe pse krejt primitive, mbeten megjithatë shumë naive. Asnjë interpretim, sado i kujdesshëm nuk mund ta ndryshojë këtë qëndrim timin.
Për mua, feja hebraike, sikurse të gjitha fetë e tjera, është një mishërim i bestytnive tejet fëminore. Dhe kombi hebre, të cilit jam i lumtur që i përkas, e për botëkuptimin e te cilit kam një simpati të thellë, nuk ndryshon shumë për mua nga kombet e tjerë. E me aq sa kam parë, hebrenjte nuk janë më të mirë sesa bashkësitë e tjera njerëzore, edhe pse janë të mbrojtur ndaj kancereve më të këqinj falë mungesës së autoritetit. Përndryshe unë nuk mund të dalloj asnjë “përzgjedhje” të tyre ndër të tjerë.

Përgjithsisht, më rëndon fakti që ju pretendoni të keni një pozicion të privilegjuar dhe mundoheni ta mbroni këtë përmes dy mureve të krenarisë, atij të jashtëm si njeri dhe atij të brendshëm, si hebre. Si njeri, pretendoni, - ta themi kështu,- një përjashtim nga rregulli i shkak-pasojës së pranuar në përgjithësi, ndërsa si një hebre, i njihni vetes privilegjin e monoteizmit. Por një shkak-pasojë e kufizuar nuk mund të jetë aspak më një shkak-pasojë, sikurse e pranoi me vendosmëri, mbase si i pari fare Spinoza ynë i mrekullueshëm. Dhe interpretimet shpirtërore të feve të natyres nuk zhbëhen në thelb prej monopolizimit. Përkundrazi.

Tani që i bëra krejt te ditura dallimet në bindjet tona intelektuale, ngelet ende e qartë për mua se ne jemi shumë pranë njëri-tjetrit në gjëra thelbësore si psh. në vlerësimet tona për sjelljen njerëzore. Ç'ka na ndan janë vetëm “skelat” e qëndrimeve tona intelektuale dhe “justifikimet”, thënë me gjuhën e Frojdit. Ndaj mendoj se do ta kuptonim mjaft mirë njëri-tjetrin nqs do të flisnim për gjëra konkrete.

Me falenderime miqësore dhe urimet më të mira,

Juaji, A. Einstein.

Gjuha më e lashtë në botë

1. Forma më e lashtë e shkrimit
Shumë njerëz bazojnë përgjigjen e tyre tek gjuha e cila është shkruar e para. Nëse po kërkoni më të lashtën absolute, mundësisht gjuha e sumerëve dhe e egjiptianëve fitojnë si gjuhët më të lashta (të dyja u shfaqën rreth 3200 vjet p.e.s).
Nëse po kërkoni mbi gjuhën e vjetër të mbijetuar deri në ditët e sotme, kinezçja është e cituar shpesh më shpesh, por edhe greqishtja ka shumë mundësi, pasi është shkruar me një linear B po rreth vitit 1500 p.e.s.



Por të gjitha këto janë të parëndësishme, pasi gjuha e shkruar nuk është e barabartë me gjuhën e folur.
Në vitin 3200 p.e.s kishte shumë gjuhë të folura përveçs gjuhës sumere dhe asaj egjiptiane, por ato nuk kishin fatin të kishin një sistem shkrimi. Këto gjuhë, janë po aq të vjetra.
Të marrim këtu një shembull shumë interesant, gjuha shqipe (e folur në veriun e Greqisë) nuk u shkrua deri në shek. XV-të të e.s, por Ptolemeu i përmend këta njerëz që në shekullin e I-të p.e.s.
Provat gjuhësore dhe arkeologjike dëshmojnë se shqiptarët ishin një komunitet njerëzish që kanë ekzistuar edhe shumë më parë se kaq. Kështu shqipja ekziston prej disa mijëvjeçarësh, por është shkruar vetëm prej 500 vjetësh më parë.
Për ironi të fatit, shqipja mund të konsiderohet shumë "e lashtë" dhe greqishtja shumë "e re".

8 Korrik 2013 https://linguistlist.org/ask-ling/oldest.cfm

Autorja Elizabeth Pyatt është Pedagoge e shquar e Gjuhësisë në Universitetin e Pensilvanisë, e diplomuar në Havard dhe ka kryer një sërë studimesh shkencore. Njeh 9 gjuhë të huaja, por jo shqipen. http://www.personal.psu.edu/ejp10/pyattcv.html

Ligji dhe qytetari

Mediat oshëtijnë se më në fund afro 20 deputetë, apo edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, gjyqtarja Fatmira Hajdari, automjetet e Gjykatës së Lartë, madje edhe Presidenti janë gjobitur nga Policia Rrugore për kundravajtje.

- Në stadin ku ndodhemi, padyshim që përbën një lajm shumë të mirë tentativa për ti trajtuar të gjithë qytetarët, të barabartë përpara ligjit.
- Në një fazë të dytë zhvillimi të shoqërisë tonë, do fillojmë që të kërkojmë që këto gjoba edhe të vilen prej policisë së shtetit, për të mos mbetur thjesht në letra,derisa të anullohen nga sistemi.
- Ndërsa në atë fazën ku do duhej të ishim, lajmi se e gjithë klika shtetërore ka shkelur me të dyja këmbët ligjin, do mjaftonte që këtu të niste brenda ditës një revolucion.

Ne qytetarët që marrim e paguajmë gjoba, ose jemi budallenj, ose duan të na bëjnë të tillë.
Shkroi: Stop Injorancës
Për kuriozitet, ja emrat e të gjobiturve bashkë me gjobat e tyre:

2,000. BEN KRISTAQ BLUSHI
1,000. DITMIR SULEJMAN BUSHATI
1,000. MONIKA RAMAZAN KRYEMADHI
3,000. NIKO ALEKS PELESHI
2,000. BLENDI PULLUMB KLOSI
1,000. ARMANDO NDUE PRENGA
1,000. EDI TONIN PALOKA
2,000. PAULIN NIKOLLE STERKAJ
2,000. ADMIR GJOVALIN KADELI
2,000. GJYKATA E LARTE
1,000. ARBEN AHMET PRRENJASI
2,000. ARMANDO NIKOLLA SUBASHI
3,000. TRITAN SHEHU
3,000. LUAN MERSIN RAMA
2,000. OLTA ANXHELO XHAÇKA
1,000. SHPETIM HYSNI IDRIZI
1,000. FATMIRA IBRAHIM HAJDARAJ
1,000. BAJRAM IMER IBRAJ
2,000. PRESIDENCA E REPUBLIKES

Pasojat e indoktrinimit fetar tek fëmijët

Ndërkohë një hartim në gjimnazin Skënderbeu në Preshevë, rreth temës së festave të fundvitit...

Unë personalisht nuk i festoj këto festa, sepse NUK m'i lejon feja ime.

P.s Ritheksojmë që gjimnazi quhet "Skënderbeu"...

Shkroi: Stop Injorancës

Vendosni diçiturën

Nëse nuk do ta dija se kjo foto është shkrepur gjatë kremtimeve në një Institucion të Shenjtë, direkt do të mendoja se fotoja i takon një spitali psikiatrik!
Vetëm atje të rriturit luajnë me kukulla, apo mbështillen e lidhen me çarçafë.

Shkroi: Stop Injorancës

Na u bëfsh 100 vjeç o Jezus Krishti

Sot është nata më e gjatë e vitit për ne pjesën më të madhe të njerëzve që jetojmë në Hemisferën veriore të Tokës.

Sonte dielli ka perënduar në orën 16.05, ndërsa nesër lind në orën 07.03, minuta. Nata e sonte pra zgjat rreth 15 orë.

Dielli ndodhet në lartësinë minimale në qiell dhe rënia e rrezeve të tij në tokë në këndin më të ulët të mundshëm.
Do të vazhdojë kështu (me prirjen për ta shkurtuar natën) për 3 ditë rrjesht deri në datën 25 dhjetor, dattën kur dita do nisë të fitojë terren ndaj natës.
Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse në Paganizëm 25 dhjetori festohej si Rilindja e Perëndisë së Diellit, i cili do të ritkhente begatinë dhe shpresën mes njerëzve, pas dimrit e errësirës së gjatë.
Në termat e sotëm shkencor njihet si diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).

Po nga e mori Krishtërimi 25 dhjetorin si Lindjen e Krishtit?
Sipas teologëve, 25 dhjetori është një simbolikë e nxitur nga perandori romak me origjinë shqiptare, Kostandini. Është interesante të vihet re se festimi i Krishtlindjes më 25 dhjetor ka shumë mundësi të lidhet me veprimtarinë e perandorit romak me origjinë ilire, Kostandinit, i cili, si shumë perandorë të tjerë romakë, njihej si “inkarnimi” apo “trupëzimi” i Diellit, që në atë kohë adhurohej nga romakët si perëndi.
Pas konvertimit në Krishterim, ky perandor me gjak shqiptar udhëhoqi Konçilin e Niçeas (viti 325 e.s.), në të cilin Krishterimi njohu për herë të parë në mënyrë zyrtare doktrinën e “trinisë së shenjtë”. Kostandini e orientoi besimin e krishterë jo drejt një ndarjeje të ashpër me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumë elementë ekzistues në besimet e mëparshme romake.

Krishtlindja është pagane, dhe rreth kësaj nuk ka kurrfarë dyshimi.

E megjithatë, edhe këtë vit ju bëftë 100 vjeç Jezusi, miliarda të krishterëve anembanë botës!

Shkroi: Stop Injorancës

Mizerja, apo nënë e saj

Në një kohë kur mizerja po ulet në çdo sofër të zakonshme shqiptare, ish Ministri i Financave Ridvan Bode fotografohet në Parlament me një “Benz Mercedes S-Class” mbi 90 mijë USD, për më tepër me targa false

Pritet që Z. Bode të deklarojë që gjithë shqiptarët e dinë fare mirë, se S-Class-i i 2012-ës nuk kushton më tepër se 7500 euro...

Shkroi: Stop Injorancës

Metropoli kundra Provincës (Përparësitë dhe disavantazhet )


Në Metropol, shancet e punësimit janë më të madhe.
Gjithashtu mundësitë për të marrë një pagë më të lartë dhe për të patur një karrierë më të suksesshme.
Në Metropol je pranë me qendrat kultorore artistike.
Padyshim edhe jeta artistiko-kultore është më e ngjeshur.
Në Metropol janë përqëndruar shërbimet e specializuara mjekësore.
Në Metropol cilësia e mësimdhënies është më e lartë dhe gjithashtu aty ndodhen Universitetet më të kërkuara prej studentëve.

Po çfarë humbasim nga jeta jonë metropolitane?


- E para që humbasim është koha.
Dita shkurtohet prej mbetjes në trafik. Zgjatet orari i punës duke qenë se punën mund ta kesh larg dhe kështu humbet nga dita edhe orë për vajtjen dhe kthimin për në shtëpi.
Kohë që ia rrëmbejmë çdo ditë me pahir angazhimeve të tjera, kohës së lirë, apo argëtimit. Do gjesh gjithmonë e më pak kohë për shokët apo njerëzit e tu.

- E dyta që humbasim është qetësia.
Metropolet janë gjithmonë të zhurmshme. Mjafton të kujtoni se nëse celularin tuaj gjatë rrugës nuk e mbani në vibrim, ju nuk mund ta dëgjoni zilen e tij. Në terma të tjerë, zhurma trajtohet si ndotje me emrin ndotje akustike, pikërisht duke u nisur prej pasojave që ajo shkakton në shëndetin tonë. Dhe qetësia nuk është një detaj për t'u neglizhuar.

- I treti që humbasim është shëndeti.
Në zonat metropolitane gjithashtu përqëndrohet edhe ndotja më e madhe e ajrit, e cila nis me smogun e mëngjesit, vazhdon me pluhurin gjatë gjithë ditës dhe përmbyllet me zhurmat e natës. Si rezultat pakësohet cilësia e jetës dhe bëhesh gjithmonë e më lehtësisht i prekur prej sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

- E katra që humbasim është paraja.
Në Metropol është pothuajse e pamundur të udhëtosh në këmbë si pasojë e distancave të gjata. Kjo do të fusë një tjetër shërbim jo pak të kushtueshëm, atë të lëvizjes me automjet, i cili më pas do të shkaktojë edhe stres. Padyshim që Metropoli ashtu si të jep paga më të larta, ashtu ka edhe më të shtrenjta shërbimet, duke nisur nga ushqimet e shportës e deri tek pasuritë e patundshme.

Provinca ua garanton të plota të katra pikat e mësipërme.
Në Provincë punën, shkollën, çerdhet e kopshtet i ke pranë. Gjen gjithmonë kohë të lirë për libra, udhëtime, gjyeti apo për çfarëdo pasioni që të keni. Shokët e miqtë i ke në pallat, ose i takon rrugës apo në kafen e preferuar.
Në Provinca dëgjohet ende shushurima e gjetheve dhe mundet të mbash ende kontakt me natyrën. Nëse komshiu më sipër ju shkakton zhurmë, të nesërmen vjen dhe ju kërkon ndjesë.
Cilësia e ajrit është e mirë dhe nëpër provinca mund të jetosh fare mirë edhe pa shpenzuar para dhe energji për një automjet, apo për parkimin e tij. Në Provinca ti njihesh e përshëndetesh me pjesën më të madhe të njerëzve dhe kjo sjell rrjedhimisht edhe qetësi publike në komunitet. Ka qindra e qindra arsye pse jeta në Provinca është më e shëndetshme.

Akoma këmbëngulni për të jetuar në Metropol?!

Shkroi: Stop Injorancës