Sunday, September 19, 2010

Korrupsioni ulet “këmbëkryq” në fakultete, pedagogët 300-700 euro kurs për një provim

MASH “dorëzohet”, 60 për qind e pedagogëve bëjnë kurse të shtrenjta si ryshfet për provimet

Pedagogët e pothuajse të gjithë fakulteteve prej vjetësh po zbatojnë një skemë abuzive duke kryer kurse private para provimeve të vjeshtës. Për shkak se një numër mjaft i lartë studentësh janë mbetës në disa provime duket se për ta mënyra më e mirë për të siguruar marrjen e tyre është frekuentimi i kurseve private para provimeve shtetërore me pedagogët e lëndës apo me pedagogë të fakulteteve të tjera.
Ky është një ritual i përvitshëm i pedagogëve e studentëve dhe një mundësi mjaft fitimprurëse për pedagogët, të cilët ushtrojnë aktivitetin e mësimdhënies pa licencë.
Studentët paguajnë rreth 300-700 për çdo kurs që zgjat rreth dy muaj.
Praktika e kurseve private të cilët dënohen me ligj dhe shprehin, korrupsion në auditorët e fakulteteve aplikohen në bazë të një regjistri që përkrah emrit të studentit shënohet paraqitja e studentit nëpërmjet shenjës së shumës së paguar. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, kanë deklaruar ditën e djeshme për gazetën “SOT” se përpara këtij fakti ky institucion nuk ka asnjë skemë për të marrë masa pasi kjo gjë i takon vetëm task-forcës në Ministrinë e Financave. Edhe pse burimet e MASH i quajnë kurset private në fakultete si shkelje sërish nga ky institucion nuk është ndërmarrë asnjë masë për abuzimet, madje edhe pe pedagogët janë pushuar nga puna për këtë problem sërish pas disa vitesh ata janë futur sërish në arsim.

Abuzimi
Sipas ligjit, asnjë pedagog nuk mund të ushtrojë profesionin e mësimdhënies jashtë auditorëve të fakulteteve. Gjithçka që bëhet nga ana e pedagogëve është e paligjshme dhe abuzim me punën e kryer. Kurset zakonisht kryhen në ambientet e apartamenteve të pedagogëve por ka edhe raste banale kur kurset kryhen në orët e mbrëmjes apo të pasdites në ambientet e fakulteteve. Sipas vetë studentëve kurset variojnë nga 200 euro që është më i liri i cili i përket degëve të shkencave sociale. Sipas studentit Kristi Hasani i cili studion në vitin e katërt inxhinieri ndërtimi, një kurs i ka kushtuar plot 800 euro për dy lëndë të quajtura Analiza 1 dhe Analiza 2.
Sipas këtij studenti pedagogët edhe pse kryejnë korrupsion të rregullt nuk kontrollohen nga asnjë instancë. Sipas këtij studenti mësimdhënia mund të bëhet vetëm me licencën përkatëse, ndërsa veprimet e tjera janë në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë. Ky fenomen është i përhapur edhe në arsimin e mesëm, përveç arsimit të lartë. Mësuesit i adresojnë nxënësit te kolegët e tyre, “për të fshehur gjurmët” e veprimeve kundër ligjit. Ndërsa kurset më fitimprurëse janë ato të studentëve të universiteteve, ku orët e mësimit kanë një kosto më të lartë dhe kërkesa e studentëve për marrjen e provimeve është e domosdoshme.

Auditorët
Kurset zhvillohen në ambiente të marra me qira nga pedagogët që japin mësim me turne dhe orare të caktuara për çdo grup, që është ndarë sipas një numri të caktuar. Auditorët ndodhen në ambiente pallatesh, në katet e sipërme të tyre. Janë të padukshme për syrin e lirë të qytetarëve të zakonshme, ndërsa studentët i gjejnë me rekomandimet e njëri-tjetrit. Ato janë të shpërndara në disa zona të kryeqytetit, ku mund të përmendin ambientet pranë nëntë katësheve, apo pranë rrugës “Myslym Shyri” për nxënësit e shkollave të mesme. Pedagogët më të kërkuar janë ata që kanë lëndë të vështira dhe të pakapshme gjatë orëve të mësimit nga të gjithë studentët. Të tilla janë matematika, fizika, lëndë të inxhinierive, të Politeknikut, Ekonomikut etj. Këto degë janë më të paguarat dhe më të kërkuarat, madje kanë dhe një numër tepër të lartë të studentëve që i frekuentojnë. Studentët e kanë të vështirë të identifikohen për shkak të problemeve që mund t’u shkaktohen.
Një student, i cili nuk pranon të identifikohet, shprehet se zgjedhja e tij është bërë për arsye se ka mjaft provime të ngelura dhe e vetmja mënyrë është që të kryejë kurse private me pedagogë. Studenti tregon se në listat e notave të provimeve gjatë dy sezoneve, lëndët që u përkasin shkencave ekzakte kanë numrin më të lartë të studentëve mbetës. Kjo është një shtysë edhe më e madhe për të siguruar marrjen e provimeve dhe shmangien e humbjes së vitit shkollor.


Arta AGOLLI G. Sot

Varësia ndaj teknologjisë ndikon tek shëndeti

Duke nënvizuar seriozitetin e rritjes së rasteve të cilat kanë lidhje me përdorimin e aparaturave teknologjike gjatë tre viteve të fundit, Prof.Dr. Mansur Beyazyurek nga spitali Rum u shpreh me këta fjalë: "përhapja e kësaj vartësie veçanërisht tek të rinjtë përbën një problem tepër serioz për shoqërinë’.
Duke pohuar se viteve të fundit fjalët më të përdorura nga familjarët e të sëmurëve janë ‘ulet para televizorit apo kompjuterit dhe nuk di të ngrihet’  Beyazyurek u shpreh kështu :  "numri i personave të cilët nuk ngrihen për orë të tëra nga kompjuteri apo tv dhe që e harxhojnë kohen në këtë mënyrë sa vjen e rritet me kalimin e kohës. Lidhen shumë me kompjuterin apo televizorin. Ndërsa ato që nuk e lëshojnë telefonin nga dora , bëjnë fotografi apo hyjnë në internet shfaqin vartësi në lëvizje.

"Shumicën e rasteve e përbëjnë vartësia ndaj lojërave të kompjuterit dhe internetit. Duke theksuar se shoqëria jonë është e prirur dhe  e hapur ndaj ndryshimeve teknologjike prof. Dr. Beyazyurek pohoi se pajisjet teknologjike përdoren  shpejt dhe pa informacion. ‘

P.sh të gjithë kanë televizor në shtëpi. Televizorin mund ta gjeni edhe në shtëpinë e atyre personave me probleme ekonomike dhe të shtresave të varfra. Nuk mund të mendohet një shtëpi pa televizor. Unë kam jetuar ca kohë në Paris dhe kam parë profesorë që nuk kishin tv në shtëpinë e tyre. Persona të tillë nuk kanë nevojë për tv. Ato e kalojnë jetën me gjëra të tjera dhe TV i duket i panevojshëm dhe i tepërt’ – u shpreh Beyazyurek.

Beyazyurek nënvizon rëndësinë e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve , brezit të ardhshëm sa më larg aparaturave teknologjike si kompjuteri, PlayStation, telefoni celular . Ai theksoi se vartësia ndaj produkteve teknologjike lidhet me edukimin dhe ndikon negativisht tek ai dhe përveç kësaj i pengon të jenë persona të lumtur kur të rriten.  
Beyazyurek pohoi se terapia që aplikohet për përdoruesit e tepërt të teknologjisë është e ngjashme me terapinë e aplikuar tek përdoruesit e drogës.




aa/ZAMAN - G. Start

Trevat shqiptare në rrezik nga vehabistët! Tentohet marrja e Komunitetit Musliman Shqiptar.

Trevat shqiptare në rrezik nga vehabistët! Tentohet marrja e Komunitetit Musliman Shqiptar.

nga Stop Injorances ! më 2010-09-16 në orën 4:28.MD
Arabia Saudite shpenzon qindra milionë dollarë në mënyrë që nëpërmjet grupeve të reja të islamike radikale të zgjerojë urrejtjen ndaj Perëndimit dhe për të rekrutuar luftëtarë të rinj për xhihadin në Afganistan, shkruan Sunday Times.


Gazeta transmeton pohimet e zyrtarëve të Maqedonisë dhe Kosovës se islamikët fundamentalistë kërcënon të destabilizojë Ballkanin. Po ashtu, kjo gazetë konstaton se fraksionet fanatike të vehabive, që financohen nga sauditët, hyjnë në konflikt me komunitetin e matur tradicional mysliman.

I tillë ishte rasti i tenativës për të marrë në kontroll Komunitetin Musliman Shqiptar, i cili udhëhiqet nga rryma e bute islame, që mund të konsiderohet si islami i moderuar shqiptar. Disa prej anëtarëve që përkrahin rrymat radikale të islamit, shpallën në mënyrë jostatutore shkarkimin e kryetarit Selim Muça, dhe disa anëtarëve të Kryesisë. Tanimë radikalët janë shkarkuar nga KMSH, por ende situata është e rrezikshme, dita ditës vehabistët punojnë për të shtënë në dorë komunitetet muslimane të Shqipërisë dhe Maqedonisë.


Fundamentalistët financojnë ndërtimin e xhamive dhe madje japin nga 400 dollarë në muaj ithtarëve të tyre, nga të cilët pritet të lëshojnë mjekra, kurse gratë e tyre të bartin ferexhe.

Sipas kësaj gazete, autoritetet e Maqedonisë pohojnë se janë duke mbikëqyrur deri në 50 vullnetarë të Al-Qaedas, të rekrutuar për të shkuar në luftë në Afganistan.Dokumentet e besueshme, të cilave u referohet gazeta londineze, tregojnë se disa organizata humanitare islamike, për të cilat dyshohet se merren me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit, po zgjerohen në Ballkan në mënyrë aktive.
Krerët e Bashkësive Islame kanë konfirmuar se disa xhami u janë marrë dhunshëm nga ana e grupeve radikale, kurse në to janë vendosur imamë të rinj, duke shtuar se mësimi vehabist është krejtësisht i huaj për traditën lokale myslimane.

BE-ja dhe Amerika nuk e kanë kuptuar se çfarë problemi paraqet fundamentalizmi islamik në rritje në Ballkan, shkruan më tej gazeta, dhe shton se gjatë bastisjeve të fundit në Bosnjë e gjetiu janë gjetur disa arsenale armësh.

Kanceri, shkaku i dytë i vdekjeve në Shqipëri

Kanceri apo semundjet tumorale, jane shkaktaret e dyte te vdekjeve ne vendin tone. Prej ketyre semundjeve shenohen rreth 3500 raste te reja ne vit, ndersa per sa u perket atyre te vdekjeve ende nuk dihen shifrat e sakta, por eshte vertetuar se 600 gra humbin jeten nga kanceri i gjirit dhe i mitres.
 

Sipas onkologeve shqiptare, pavaresisht se te dhenat tona jane te mira, vihet re nje tendence rritjeje e rasteve, qe me kalimin e kohes do te jete e krahasueshme me statistikat evropiane. Regjistri i pacienteve te prekur nga kanceri, tregojne se mosha me e prekur eshte ajo e trete, por vitet e fundit vihet re edhe prekje e personave mbi 40 vjec.
Ulja e moshes se personave te prekur per mjeket perkthehet ne me shume risk per semundjet kanceroze tek shqiptaret. Ndersa per sa i perket shperndarjes se rasteve, rezulton se jane 100 mije banore, jane 100 raste te reja ne vit, nderkohe qe parashikohet nje dyfishim i rasteve per tre dekadat e ardhshme. Faktoret qe ndikojne ne rritjen e numrit te semundjes se rende, ende nuk dihen por mendohet se ato jane te shumte duke filluar nga ato mjedisore, deri tek gjendjet psikologjike dhe emocionale e personave. Nderkohe pavijone te ndryshme te QSUT-se raportojne edhe shifra te sakta te personave qe trajtojne.
Keshtu, rreth 450 paciente ne vit numerohen per humbje graduale te funksionit te veshkave. Kurse per sa iu perket atyre, te cilet jane ne gjendje me te rende ne formen e kancerit te veshkes dhe kane nevoje per nderhyrje kirurgjikale, jane 50 paciente. Kurse ne pavijonin e hematologjise numerohen rreth 80 paciente cdo vit, me semundjen e leucemise.

Mosha

Ulja e moshes se personave te prekur, per mjeket perkthehet ne me shume risk per semundjet kanceroze tek shqiptaret. Ndersa per sa i perket shperndarjes se rasteve, rezulton se jane 100 mije banore, si dhe jane 100 raste te reja ne vit.

Vdekjet, gjysma per shkak te zemres

Semundjet kronike dhe pikerisht ato te zemres, jane kthyer ne vrasesit kryesore te shqiptareve. Pikerisht, nje vdekje ne dy persona ndodh per shkak te kesaj semundjeje. Faktet jane bere publike nga Instituti i Shendetit Publik, ndersa rendisin pas edhe semundje te tjera si kanceri, diabeti, hipertensioni etj te cilat u kane marre mjaft jete njerezish ne vendin tone, te cilat lidhen me faktoret e riskut qe sa vijne e behen edhe me te dukshme ne shoqerine tone."Semundjet kronike ne Shqiperi jane vrasesi me i madh. Nje ne dy shqiptare, vdes nga semundje kardio-vaskulare", tha drejtori i Shendetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, shifrat e semundjeve kronike jane te ngjashme me ato te vendeve te tjera ka ardhur koha te pershtatim sistemin shendetesor ne menyre qe te reagoje me mire ndaj semundjeve dhe shendetit publik, ne menyre qe te kape sa me heret dhe te parandaloje sa me shume faktore risku.

Semundjet

Semundjet kronike si ato kardiovaskulare apo tumoret, jane shtuar ne radhet e popullates, nderkohe qe nese vite me pare moshat e reja ishin me te paprekura, tashme duke filluar nga mosha 40 vjec kemi shpeshtesi te ketyre semundjeve. "Kaceret jane nje faktor tjeter i rendesishem, traumat, semundjet respiratore-obstruktive te mushkerive, etj. Keto jane shifra te ngjashme me vendet e tjera evropiane. Jemi ne kohe per te pershtatur sistemin shendetesor qe te reagojme me mire ndaj semundjeve", shprehet Ylli. Specialistet thone se e rendesishme eshte diagnostikimi i hershem i ketyre semundjeve prandaj duhet t'i jepet prioritet mekanizmave qe i evidentojne ato."Ka nevoje per sisteme, qofte te lidhura me spitalet, me shendetesine me urgjencat, qofte te lidhura me parandalimin, me kapjen e hershme ose ndryshimin e jeteses" tha Ylli. Kurse ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka mbeshtetur idete e shprehura nga specialistet, qe kurimi i semundjeve kronike ne popullate te jete prioritet.

Shkaktaret

Sjelljet e rrezikshme qe sot popullata i kryen me vetedije, jane edhe shkaktaret kryesore te ketyre semundjeve. Nder me te rendesishmit mjeket rendisin duhanin, alkoolin, drogat, kequshqyerjen, obeziteti, stresi dhe dhuna. Per kete specialistet te Shendetit Publik, kerkojne bashkepunim me te gjitha strukturat perkatese. "Prevalenca e ketyre semundjeve vazhdone te rritet si pasoje e ndryshimeve te moshes dhe te menyres se jeteses. Nese ne fillim te viteve '90 ka pasur rreth 6 mije vdekje ne vit nga semundjet kardiovaskulare, aktualisht ky numer eshte mbi 8 mije", kane pohuar specialistet e shendetesise. Sipas tyre, numri i madh i ketyre rasteve te vdekjeve ka te beje me kapjen e semundjes ne stade te avancuara. Te dhenat e Institutit te Shendetit Publik tregojne se gjysma e mjekeve ne vend i vleresojne semundjet kardiovaskulare dhe se vetem 40% e mjekeve te pergjithshem e kryejne vleresimin e tensionit te gjakut ne formen e nje depistimi rutine tek personat ne dukje te shendetshem. Po keshtu, rezultatet ne lidhje me matjen e faktoreve te tjere te riskut per semundjet kardiovaskulare jane akoma me te uleta. Mjeket i vleresojne nivelin e sheqerit ne gjak, mbipeshen, menyren e ushqyerjes, konsumin e alkoolit dhe nivelin e stresit, vetem ne prani te shenjave klinike apo ankesave nga pacientet.



8 kriteret qe duhet te kontrollohen


Pirja e alkoolit ne sasi te medha

Sasia e duhanpirjes

Ushqyerja e pabalancuar

Mbipesha

Menaxhimi i keq i stresit

Tensioni i larte i gjakut

Niveli i sheqerit ne gjak

Kolesteroli i larte


Shkaktaret e semundjeve te zemres

Menyra e ushqimit

Alkooli

Duhani

Obeziteti

Aktiviteti fizik

Stresi

Dhuna

Kequshqyerja


Te dhena


40 per qind e pacienteve vuajne nga semundje te zemres

50 per qind e pacienteve vdesin nga keto semundje

9 me 1 eshte raporti meshkuj-femer per semundshmerine

1500 nderhyrje jane bere ne QSUT vitin e kaluar

8 mije vdekje mendohet se shkaktohen nga zemra cdo vit

6 mije kane qene ne vitet '90

40 vjec eshte mosha kur fillojne te shfaqen problemet

40 % e mjekeve kryejne vleresimin e tensionit te gjakut


Koha Jone

Të vrasësh në emër të "nderit"

Gjenocidi i fundit ndaj grave dhe vajzave që nuk kanë asnjë të drejtë në Irak
Në vështrim të parë, Shawbo Ali Rauf duket sikur po dremit në barin e gjelbër. Kaçurrelat e saj të errëta i krijojnë një kornizë të bukur fytyrës së zbehtë. Fundi veror që ka veshur është paksa i hallakatur mbi trup. Gjithçka deri në këtë pikë duket normale, veç pozicionit të çuditshëm të gjymtyrëve të saja në të cilat vihen re shenjat e gjakut.

Në fakt bëhet fjalë për një skenë të tmerrshme krimi. Irakiania 19-vjeçare, sipas fjalëve të të atit, u vra nga njerëzit e të fejuarit e saj. Ata e ftuan për një piknik në një zonë piktoreske të qytetit dhe kur u gjendën në mes të pyllit e qëlluan shtatë herë rresht në kokë.

"Krimi" i saj i vetëm ishte se në celular kishte pasur një numër telefoni të panjohur.

"Vrasja e nderit" e kësaj vajze të re irakiane është vetëm një nga historitë e dhimbshme që dëgjon në Irakun e sotëm, ku sipas disa aktivistëve po ndodh një gjenocid i vërtetë dhe i dhunshëm e për më tepër masiv ndaj grave dhe vajzave.

Kryesisht vrasjet në emër të vendosjes së nderit në vend vihen re në zonat rurale të vendit, aty ku edhe fanatizmi është në ekstrem. Të gjitha krimet e kësaj natyre bëhen në emër të fesë dhe të nderit që predikon ajo.
Në një nga rastet e fundit të kësaj natyre, një tjetër vajzë, këtë herë në moshën 17-vjeçare ishte mbytur për vdekje nga i ati. Shkaku: Sipas disa dëshmitarëve meshkuj ajo na ishte ngatërruar me një ushtar britanik të trupave që shërbejnë në Irak. Vetëm në Basra, policia ka të dhëna që brenda muajit prill janë vrarë 20 femra për thyerje të kodeve të islamizmit, kryesisht të kodeve të veshjes.
Por ndërkohë shifrat, sipas disa organizatave ndërkombëtare në vend, janë shumë më të mëdha e si pasojë shumë shqetësuese. Dhuna kundër grave është në shpërthim e sipër.
Numri i këtyre vrasjeve po shtohet paralelisht me shtimin e vrasjeve e akteve terroriste nga ana e militantëve të ndryshëm të sekteve fetare. Prerje kokësh, përdhunime, rrahje për vdekje, vetëvrasje për shkak të moralizimit të ashpër që i bëhet në familje dhe në shoqëri, dëmtimeve të organeve gjenitale, trafikim, abuzim me të miturit dhe martesa shumë të hershme të vajzave thuajse të mitura me meshkuj shumë më të mëdhenj në moshë. Të gjitha këto dukuri janë në shtim e sipër dhe me përmasa të frikshme.

Du‘a Khali Asëard, 17 vjeç nga Nineveh, u ekzekutua pas qëllimeve të egra me gurë në të gjithë trupin, kryesisht në kokë nga një turmë e përbërë prej rreth 2000 meshkujsh.
Shkaku është si gjithmonë dashuria.
Vajza ra në dashuri me një djalë të një sekti tjetër fetar, ndaj dënimi për të nuk mund të ishte veçse ai kapital. Fotot e trupit të saj të shkatërruar fizikisht janë transmetuar në internet dhe kjo ka bërë që të nisë një lloj ndërgjegjësimi për mobilizim të ndërkombëtarëve dhe për reforma në vend. Babai i vajzës që vdiq nga goditjet me gurë, duke folur një vit pas ngjarjes tragjike që ndodhi prillin e kaluar, deklaroi se asnjë nga përgjegjësit për krimin makabër nuk është vënë para drejtësisë. Dhe familja e tij, përveç fatkeqësisë që pësoi, mbetet e mënjanuar edhe nga i gjithë fisi. "Ime bijë nuk bëri asgjë të gabuar. Ajo u dashurua me një mysliman dhe për këtë nuk mund të jetë fajtore, pasi nuk ka asgjë të keqe të biesh në dashuri, pavarësisht nëse personi nuk është i besimit tënd fetar. Unë ndihem keq, sepse nuk mund ta mbroja. Im vëlla më kërcënoi se nëse do ta bëja një gjë të tillë atëherë fatin e sime bije do ta pësonte e gjithë familja ime. Pasi e masakruan sikur të ishte një kafshë, pjesët e trupit të saj u hodhën në plehra".

Ndiqni videon e tmerrshme të ekzekutimit të saj në publik: http://www.youtube.com/watch?v=dIZJNrc8sKw

E parekomandueshme për personat me ndjeshmëri të lartë
Babai i kësaj vajze kërkon vendosjen e drejtësisë në vend, kërkon shpagim për këtë veprim të paprecedentë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj dënimi të fajtorëve, apo qoftë edhe ndërmarrjen e ndonjë akti të ligjshëm kundër tyre. Pavarësisht këtyre tmerreve, thirrjet e fundit nga ana e parlamentarit kurd Narmin Osman për të nxjerrë të jashtëligjshme vrasjet në emër të nderit e fesë, që i pësojnë gjithnjë gratë dhe vajzat, janë bllokuar nga fondamentalistët. "Vrasjet e nderit nuk përbëjnë krim në sytë e qeverisë", deklaron një vajzë, e cila rrezikoi të vritej për një rast të ngjashëm me atë të shoqeve të saj fatkeqe, por që arriti gjithsesi të shpëtonte për mrekulli.
Që nga ajo kohë, ajo ka bërë një peticion kundër ligjeve të sheriatit në Kurdistan. Sipas saj, nëse në rastin e Sadamit vendi kishte një diktator të vetëm që i persekutonte njerëzit, aktualisht thuajse të gjithë meshkujt janë shndërruar në persekutues të femrave. "Gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur krimet më makabre të imagjinueshme dhe e keqja më e madhe është se ato nuk ka shans që të bëhen publike. Është e tmerrshme që të përshkruash se sa e vështirë është që të jetosh nën kushte të tilla, kur për një gjë fare të vogël mund të ekzekutohesh pa mëdyshje", thotë një tjetër irakiane.

Edhe për shumë të tjera, gjërat në vend që të ndreqeshin kanë shkuar më për ters, dhe e gjithë shoqëria, veçanërisht gratë, janë futur në një epokë të errët të denjë për periudhën më gjakatare të mesjetës.  
Grave u pritet koka në rast se heqin shaminë nga koka, apo fytyra.
Vetëvrasjet janë gjithnjë e në rritje nga femrat të cilat e ndjejnë veten në kurth dhe nuk gjejnë rrugë tjetër shpëtimi. Nuk ekziston asnjë lloj organizmi qeveritar apo institucion që t‘u dalë në mbrojtje grave të pafajshme. Ligji i Sherihatit po i dhunon gratë, duke u mohuar atyre të drejtat më themelore dhe të drejtat bazë. Në gushtin e vitit të kaluar, trupi i një 11-vjeçareje u gjet diku në Kurdistan, pasi vajza kishte vdekur nga goditjet me gurë. Në fillim të këtij muaji, dy vëllezër dhe një motër u grabitën nga shtëpitë e tyre në Kirkuk nga disa persona të armatosur me veshje si të trupave të policisë. Vëllezërit u rrahën për vdekje, ndërsa gruaja u la në kushte shumë të rënda shëndetësore pas disa goditjesh në organet jetësore. Një javë më parë, një gazetare irakiane u vra në shtëpinë e saj në Abril të Kurdistanit. Vrasja u krye nga i shoqi, sipas të cilit, gruaja e tij nuk kishte më të drejtë të jetonte duke qenë se kishte rënë në dashuri me një person tjetër.

Kushtetuta e re e Irakut është një masë konfuze nenesh dhe ligjesh, në të cilën nuk thuhet asnjë fjalë për të drejtat e grave. Edhe pse në të theksohet që burrat dhe gratë janë të barabartë njëherazi, i jepet legjitimitet edhe ligjit të Sheriatit, sipas të cilit femra është qenia më e persekutuar.


Revista Jonë, veriu.com

Gallup: Fetarizmi më i lartë në vendet më të varfra; SHBA përjashtues më spikatës


Sipas një sondazhi të Gallop kryer në më shumë se 100 vende, fetarizmi dhe varfëria janë të ndërlidhura; në vendet më të varfra në botë, fetarizmi është më i lartë. 



Përfundimet e këtij sondazhi rikonfirmojnë prirjet e mëparshme.  Sa më të pakta të ardhurat për frymë, aq më i lartë roli i besimit fetar në jetën e përditshme.


Përjashtim më spikatës vazhdon të bëj SHBA.  2/3 apo rreth 65% e amerikanëve thonë se feja luan rol të rëndësishëm në jetën e tyre.  Nga vendet me të ardhura të larta për frymë bashkë me SHBA, bëjnë përjashtim Italia, Greqia, Singapori dhe vendet e Gjirit Persik. 



Implikimet
Studiuesit kanë dhënë disa shpjegime të mundshme për marrëdhënien midis nivelit mesatar të të ardhurave dhe fetarizmit.  Një nga teoritë është se në vendet më të varfra, feja luan një rol më funksional duke ndihmuar njerëzit emocionalisht në perballimin e agonisë së perditshme për të siguruar mbijetesën e tyre.
Shqipëri dhe Kosovë
Pyetjes "A është feja e rëndësishme në jetën tuaj?"

- Në Shqipëri i janë përgjigjur 39% po, 53% jo.

- Në Kosovë 90% po, 8% jo.

Lista e plotë e vendeve mund të shihet në këtë lidhje:
http://sas-origin.onstreammedia.com/origin/gallupinc/GallupSpaces/Production/Cms/POLL/tye8bwimokcehshejp5c7q.gif
Monda, PPU


Mbledhja e NATO-s për Kosovën “rrodhi” në duart e serbëve.

Mbledhja e NATO-s për Kosovën “rrodhi” në duart e serbëve.

nga Stop Injorances ! më 2010-09-15 në orën 3:23.MD
 Zyrtarë të lartë shqiptarë kanë vënë në dispozicion të Serbisë, informacione të klasifikuara të Komitetit Ushtarak të NATO-s. Sinjalin e alarmit e jep deputeti socialist, Ilir Gjoni, i cili pretendoi dje se citon një shqetësim të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri. “Unë nuk mund të rri dot indiferent ndaj atij informacioni që u bë publik në këtë sallë nga drejtori i SHISH-it. Unë nuk mund të ri indiferent dhe nuk e quaj justifikim padijen e ndonjë kolegu sa i përket problemeve që i kanë lindur NATO-s me rrjedhjen e informacionit. I referohem konkretisht diskutimeve që janë bërë në NATO në Këshillin Ushtarak për sa i përket ‘Marrëveshjes së Kumanovës’. Bisedat e bëra në këtë forum të lartë të NATO-s kanë rrjedhur dhe dokumenti ka kaluar në duart e autoriteteve serbe, të cilat e kanë përdorur për qëllimet e tyre”, u shpreh Gjoni në mbledhjen e radhës së komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare. Mbledhja e Komitetit Ushtarak të NATO-s, së cilës i referohet deputeti socialist është zhvilluar në datën 17 qershor 2010.Kryefjala e diskutimeve të këtij forumi të lartë të Aleancës, ku përfaqësohet edhe Shqipëria, ka qenë pakti i 9 qershorit 1999 që mundësoi tërheqjen e trupave serbe nga Kosova apo siç njihet ndryshe si “Marrëveshja e Kumanovës”, në bazë të së cilës KFOR-i u mandatua për të qenë garant suprem i paqes dhe i sigurisë në Kosovë.  
Pikërisht në këtë mbledhje NATO-ja refuzoi propozimin e Beogradit zyrtar që të zhvleftësohej Marrëveshja Teknike-Ushtarake e Kumanovës. Informacionet sekrete të diskutuara në këtë takim të Komitetit Ushtarak të Aleancës janë vënë në dispozicion të Serbisë sipas deputetit të PS-së, Ilir Gjoni.
Ndaj dhe për këtë arsye ai kërkoi llogari nga autoritetet qeveritare dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar nëse janë në dijeni të mënyrës sesi të dhënat “Top Secret” të NATO-s ranë në duart e Serbisë. “Përfitoj nga rasti që t’i kërkoj kryetarit (Leonard Demi) që në emër të komisionit t’iu kërkojë strukturave tona që merren me ruajtjen e informacionit nëse në muajin qershor apo korrik ka pasur një rrjedhje informacioni në strukturat e NATO-s ku jemi përfaqësuar edhe ne. Nëse ai është bërë problem, nëse ky informacion ka rënë në duart e serbëve”, - është shprehur Gjoni.
Tedi Blushi
Burimi: Gazeta Shqiptare

Të duash mirë!

Të duash mirë!

nga Stop Injorances ! më 2010-09-14 në orën 6:35.MD
Arbëreshët e Italisë, në vend që të thonë: - “Të dua shumë” përdorin, “Të dua mirë”! Këto nuk  janë të barazvlefshme, sigurisht që kanë një ndryshim.
Çdo të thotë:  -Të duash shume dhe të duash mirë?

Të duash shumë, do të thotë: të tundohesh nga dashuria, shpesh të çmendesh, të rrëmbehesh nga marrëzia, të humbësh qetësinë, të marrësh vendime të nxituara, të paarsyetuara, që mund të kushtojnë shtrenjtë për të trija përmasat, dimensionet e jetës, të kaluarëtn, të sotmen dhe të ardhmën.
Në raste të tilla njeriu mund të jetë edhe egoist, i pakontrolluar apo spekullon me madhësinë e ndjenjës në fjalë, për ti shkruar te vetja dhe për  të realizuar qëllimin.
Shembuj të tillë ka shumë në jetë, në letërsi apo në arte të tjera. Ekstremi është tragjedia e Uilliam Shekspir “Otello”. Ai e mbyt Desdemonën ngaqë e donte shumë! Troja, u shkatërrua dhe u shua një komb, nga dashuria për Helenën. Konti i Monte Kristos u dënua, vetëm nga dashuria, e shumë të tjera, që të bëjnë të mendohesh mirë, kur thua –“Të dua shumë”

-Por ç’është të duash mirë?

Të duash mirë, do të thotë:
-Të zotërosh, ose të sundosh dashurinë!
-Ti lejosh vetes të çmendesh (sepse pa çmendje nuk ka dashuri) por jo të rrëmbehesh.
-Të dish të njohësh pikat e dobëta të partnerit, të dish ta falësh, dhe të kesh fisnikërinë të tërhiqesh, kur e ke shkelur atë.
-Të jesh një mik a mikeshë e mirë, që dëgjon me vëmëndje dhe i jep të kuptojë partnerit se e beson dhe e mbështet.
-Të mos e lesh vetëm në rast nevoje për praninë tënde.
-Të duash mirë, do të thotë: Të mbash anët e mira që jep kjo ndjesi; të ndihesh i ri, edhe kur s’je, të ndihesh i vlerësuar, të mos ndihesh i vetmuar, të mos kesh frikë nga vdekja  sa kohë ke në krahë atë, të injorosh rutinën dhe përditshmërinë e bezdisur...
Të duash mirë, do të thotë:
-Të respektosh lirinë e partnerit dh të kujdesesh për lirinë tënde, pa xhelozi, pa zili. Të pyesësh pak dhe të dëgjosh ato përgjigje që thotë partneri. Por ti nuk je e detyruar të thuash ato gjëra që nuk do! Mund të jesh i hapur, por jo i çiltër, dhe mund të jesh i çiltër por jo e hapur.
Të duash mirë, do të thotë:
Të jesh fisnik dhe gati-gati njeri i madh. Sepse të duash mirë, do të thotë, të vish kur s’ke mundësi, dhe të ikësh kur nuk ke fare dëshirë për të ikur.

Njerëz! Të duash mirë, do të thotë, të përpiqet të mos vuash! Të duash mirë,  është më mirë se të duash shumë, ndoshta më e mira është të mos duash fare, por ç’ti bësh ndjenjës...

-E besoni ju këtë teori?

Në fakt ka rrezik të mos e besojë as ai që e ka shpikur, por gjithsesi është mjaft mirë të edukohemi me një ndjenjë të tillë.  :)


Konica: "Ju tregoj për Mbretin Zog"

Asnjëherë Zogu nuk ka qenë një sundimtar me të cilin mund të merreshe vesh, por në vitet e fundit ai ishte bërë i padurueshëm. Nga natyra ai kishte disa cilësi të shquara dhe në fillim kishte zotësinë t'i maskonte të metat që i kishte më të shumta, derisa një ditë suksesi në rritje e shtyu të hiqte maskën dhe doli siç ishte: një barbar i paqëndrueshëm dhe bukëshkalë.
Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë, edhe studiuesin e psikologjisë.

Disa herë më kanë kërkuar të shkruaj një libër të shkurtër për këtë personazh kureshtar. Kam qenë në mëdyshje për shumë kohë, kryesisht sepse jam zënë prej disa vjetësh me planin për një histori të Shqipërisë, të mbështetur në kërkime të mundimshme, që përfshijnë studimin e dorëshkrimeve të pabotuara në bibliotekat e Evropës. Megjithatë, në çastet e çlodhjes, duke shfletuar faqet e ndonjë autori të kohës së Elizabetës siç bëj herë pas here, më duket se kam parë ndonjë fanepsje të Zogut në pjesën e Shekspirit për mbretin Xhon dhe Dogberrin ose në veprat e Marlout për Mortimenin e Ri dhe Çifutin e Maltës.
Shkurt, Zogu që nuk më ka interesuar asnjëherë si sundimtar, më në fund më preku fantazinë si subjekt anatomie. Zaret u hodhën. E ndieja se duhej të shkruaja diçka për të. Ndoshta lexuesi do të ketë mirësinë të mendojë se unë i hyj tani kritikës, sepse Zogu ra poshtë. Njeriu disa herë ka të drejtë të mendojë në këtë mënyrë, por ky mendim i veçantë këtë radhë është tërësisht i gabuar.Unë e kam kritikuar Zogun kur ishte në fuqi, e kam bërë këtë pa pushim që nga viti 1922 deri më 1939, në fjalime të hapura dhe në shkrime të firmuara, madje edhe kur kam qenë ministri i tij, aq shumë sa kam pritur çdo ditë të më shkarkonte dhe njerëzit çuditeshin përse më kursente. Sa për ilustrim, po jap pak fakte më poshtë.
Më 21 shkurt 1931 Zogu për një fije shpëtoi nga vrasja në Vjenë. Nuk do t'i mërzis lexuesit dhe veten time me saktësi statistikore. Ata që kanë kujtesë të mirë mund t'i mbajnë mend titujt e shtypit me shkronja të mëdha në faqen e parë. Unë shpreha mosmiratimin tim për këtë atentat të ulët, ndonëse ai ishte frymëzuar nga një atdhetari e gabuar.
Kur u hap gjyqi, mbrojtja nxori disa copa nga shkrimet e mia, që tregonin se Zogu nuk ishte gjë tjetër, veçse një despot injorant e bosh.
Thuhet se të shkëputura kështu nga konteksti i tyre i përgjithshëm, që kishte për qëllim një kritikë konstruktive për t'i kthyer veprimet dhe synimet e Zogut në një drejtim më të mirë, këto citime kanë ndihmuar që të akuzuarve t'u jepej një dënim fare i lehtë.

Më 1938 tri motrat tërheqëse dhe shpirtmira të Zogut bënë një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Unë bëra çmos që t'u shërbeja si udhërrëfyes, filozof e mik i tyre. Para se ato të iknin, Abdurrahman Saliu shtatëdhjetëvjeçar, një pasues i trashëgueshëm i Derës së Zogut, i cili shoqëronte princeshat, më shprehu mirënjohjen për përkushtimin tim. Ai më tha se edhe vetë mbreti nuk do t'u kishte shërbyer më me devotshmëri për të mirën e motrave të veta. Plaku besnik pastaj m'u lut t'i jepja, në rast se kisha dëshirë, ndonjë mesazh me gojë për mbretin. "A më premton se do t'ia thuash mesazhin pa asnjë ndryshim?" - e pyeta. Plaku më dha fjalën. "Atëherë, - i thashë, - thuaji mbretit se sado që janë të drejta kritikat e mia për regjimin e tij, unë do t'i kufizoj ato brenda qarqeve shqiptare, kurse jashtë këtyre qarqeve unë do ta mbroj regjimin me gjithë aftësitë e mia. Unë do të vazhdoj t'i shërbej mbretit me besnikëri dhe pa u grindur, sepse unë jam përfaqësues i tij dhe sepse ai është Kryetari i Shtetit Shqiptar.Por personalisht unë kam përbuzjen më të thellë për karakterin e tij".

Abdurrahman Saliu u trondit. "Vërtet dëshiron që t'ia them të gjitha këto?" - më pyeti. "Ti më dhe fjalën se do t'ia thuash", - iu përgjigja dhe ai pranoi me fjalë të qeta: "Dot a mbaj premtimin. Por, - shtoi plaku pas një pushimi, - a ke kundërshtim të më thuash mua pse ke një mendim kaq të keq për Mbretin?" Unë iu përgjigja menjëherë: "Me kënaqësi.

E përbuz mbretin për këto arsye:
e kam vëzhguar që kur ka qenë tetëmbëdhjetë vjeç dhe asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë. Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e besës. Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie. Është i pandershëm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kulturë, prejardhje, pasuri, çfarëdo aftësie në ndonjë fushë ose qoftë edhe patriotizëm të pagdhendur, por të ndershëm.

Ai i injoron gjërat themelore dhe u jep një rëndësi groteske çikërrimave. Shqipëria kurdoherë ka qenë njohur si një komb me njëfarë dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farse muzikore të pavlerë". Natyrisht, artikujt e mi me nënshkrim nuk kanë qenë kaq të hapur sa fjalët që i thashë plakut të mirë Abdurrahman. Ata janë botuar herë pas here në "Dielli", që është gazeta më me reputacion dhe e shkruar më mirë në gjuhën shqipe, botohet në Boston, Mesaçusets që nga viti 1909. Sa herë "Dielli" vinte në Shqipëri dhe numri përmbante diçka me nënshkrimin tim, njerëzit rriheshin për të marrë një kopje. Kur policia e konfiskonte një numër të veçantë, siç ndodhte shpesh, një kopje e futur kontrabandë mund të shitej deri njëzet franga ari (që janë baraz me shtatë dollarë me kursin e shkëmbimit të sotëm), gjë që është një provë bindëse e interesit për të, po të mbajmë parasysh se paratë në dorë janë mjaft të pakta në Shqipëri. Në numrin e "Diellit" të 22 gushtit 1938 unë kisha botuar një artikull me nënshkrim, që merrej me format e ndryshme të qeverimit. Ai mbaronte me këto fjalë (të përkthyera): "Monarkia ka në Shqipëri dy tipa armiqsh: ata që e lavdërojnë pa masë dhe pa vend, si dhe ata që e bëjnë qesharake me festime të tepruara.

Nëse na pëlqen monarkia, le të përpiqemi t'i japim seriozitet e dinjitet duke hequr dorë nga karnavalet". Është e tepërt të shtoj se i vetmi person ndërgjegjës për ato karnavale ishte vetë Zogu.  

Në të vërtetë, i gjithë regjimi i Zogut nuk ishte gjë tjetër veçse një karnaval i gjatë me një fund tragjik.


Tirana Observer

Meshkujt

Lexova një artikull të shkruar për një kategori vajzash në Shqipëri e jo vetëm. (Bëhet fjalë për shënimin http://www.facebook.com/note.php?note_id=431176466299 red. S.I)
Nuk është e nevojshme të them që artikulli ishte shkruar mjeshtërisht nga dora e një mashkulli.Them mjeshtërisht , sepse nuk mund të shkruhej më mirë për atë kategori vajzash. E une mendova të shkruaj , me siguri jo aq mjeshterisht , për djemtë, qe plotësojnë kategorinë e vajzave në fjalë. Do flas per kapakun unë. Borana SK.

Ndryshe nga vende te tjera te zhvilluara , ne Shqiperi kur lind djale gezon i gjithe fisi.

Ne shume raste po per te njejtin djale qe aq shume ishin gezuar , i gjithe fisi thote " MEDET " ( ose e thene ndryshe sa keq ) . Djem qe ne vend qe te behen shtylle e shtepise , behen termeti i saj.Por ti pershkruajme pak djemte e kesaj kategorie .

"BUJARE"
Jane bujare te medhenje djemte shqipetare. Me thoni ju ku keni pare qe nje djale i pa pune , te kembengule kaq shume per ti paguar nje dreke, nje darke + hotel , vajzes qe ishte permendur tek artikulli. Une akoma nuk kisha pare djem, perveç atyre ne Shqiperi , qe te tregohen kaq bujare me pensionin ose perkrahjen socialte te prinderve. Ose ose leket qe me aq "lodhje" i kane fituar ne ndonje bixhos apo ndonje pisllëk , ti prishin keshtu vetem per tu bere qejfin vajzave. Jane per tu vleresuar.

"MENDJEVOGELSIA"
( e di qe nuk ekziston si fjale , por besoj se do e kuptoni)
Mendjemadhesine djemte shqiptare e shoqerojne dhe me mendjevogelsine. Te besh lart e poshte ne te njejten rruge , me makinen e marr borxh (ose nese je me fat me makinen tende) si e si per te rene ne sy , jo vetem tregon mendjemadhesi por edhe mendjevogelsi. Harxhon benzine kot, e ne shume raste nuk arrin qellimin qe i kishte vene vetes. Per te mos folur pastaj per telefonatat qe ben me nr anonim , harxhon serisht leket , e ne fund nuk nxjerr gje ne drite. Edhe pse keto kohe kan rene rehat me "What's up" e mundohen te gjejne ndonje numer femre qe ka te njejtin operator.

"ZEMERGJERSIA"
Ah dhe kete nuk ua heq dot djemve tane. Me thoni ju , a nuk tregon zemergjersi fakti qe edhe pse jane te fejuar, martuar, apo dhe thjeshte te dashuruar ,djemte nuk e mbyllin "zemren" e tyre. Perkundrazi jane te gatshem te mbajne ne "zemren" e tyre shume femra njeheresh. Duhet vleresuar kjo gje , sepse eshte shume e lodhshme nga ana e tyre. Mendo vetem per stresin qe kalojne te shkretet. Per te mos menduar per ferrin qe kalojne ne momentin kur zbulohet zemergjersia e tyre.
Nganjehere ndeshkohen shume rende , e here te tjera i falin, por pa harruar.

"PASIGURIA"
Te pasigurte ne vetvete dhe ne aftesite e tyre , nuk provojne asnjehere te afrojne vajzat qe nuk i perkisnin artikullit qe lexova. Por pastaj ankohen qe vajzat jane materialiste , qe vajzat u hane leket. Nuk jane vajzat qe u hane leket jo , jeni ju qe keni qejf te llastoni vajzat. Jeni ju qe mendoni qe nje vajze nuk e ben per vete nese nuk ke 4 fenersh , nese nuk paguan gjithmone ti , nese nuk i mbush asaj telefonin e pastaj e telefonon gjithmone ti. Ky aspekti lidhet shume me 3 pikat e permendura me lart.

"BOSHESIA"
Nuk do zgjatem shume per kete aspekt , thjeshte do u them qe djemte e kesaj kategorie jane BOSH nga te gjitha. Vetem nga potofoli jo , se ate ua mbushin prinderit . I shikon teksa bejne te bukurin e qytetit e sa hapin gojen duhet te mbyllesh veshet per nga sasia e budallalleqeve qe nxjerrin nga goja.

"PARAZITIZMI"
Eshte ajo qe bejne me mire se askush tjeter. Ne mengjes kafe , mundesisht te jete kafene ku ka kalim femrash. Ne dreke ne shtepi per te ngrene dreken qe mami ka pergatitur me shume dashuri. Pastaj gjume ose ndonje loje me shoket. Pastaj vjen mbasditja e fillon serisht rituali i kafes, ne po te njejtin lokal te mengjesit ose ne ndonje lokal tjeter ku ka femra qe mund te ngacmohen.E kjo vazhdon deri ne darke. 
Pasoja e kesaj??? Nje pjese shume e mire e djemve kane vene bark nga qendrimi i tepert KOT. Nuk i japin asnje kuptim jetes se tyre.

"EDUKATA"
 Kjo u mungon jashtezakonisht shume.Nuk eshte e nevojshme te bej listen e veprime apo fjaleve qe tregojne mungese te theksuar edukate. "ARSIMI"E kane mbaruar te gjithe te mesmen me hater , por tani rrezikon te gjesh ndonje dhe qe ka shkollen e larte te mbaruar ne ndonje universitet privat. Por gjithesesi , cilesia ajo mbetet.

"SEKSI"
Djemte per te arritur ne qellimin e tyre, pra te berit seks apo dashuri, siç preferojne te genjejne shpehhere veten dhe ate qe kane afer, duhet te kene karakteristikat e permendura me lart. Nese ke njeren i ke te gjitha pastaj , jane karakteristika qe shkojne zinxhir e nuk perjashtojne njera-tjetren. Por duhet theksuar se qellimi arrihet vetem me femrat e kategorise paralel me te tuajen. ...

Pas gjithe kesaj dua te them , qe ndryshe nga ai zoteria qe kishte shkruar ate artikullin mbi femrat( me sa duket nuk njihte femra ndryshe nga kategoria e pershkruar nga ai) , fatmiresisht njoh djem qe jetes se tyre u kane dhene nje kuptim ose mundohen ti japin nje kuptim. Njoh djem qe mendojne per nje familje te tere, njoh djem besnike , djem te sigurte ne vetvete e qe nuk kane nevoje per nje 4fenersh per te bere per vete nje femer , por e bejne per vete me boten e tyre, me pergatitjen, me edukaten . Djem punetore. E per keto djem ekziston kategoria e femrave qe ishin perjashtuar nga artikulli i gazetes Shekulli.

Borana Sk ( Krenare qe jam femer , dhe e lumtur qe diku ekzistojne akoma meshkujt qe nuk i perkasin ketij pershkrimit )

Ky shënim vjen si kundrapërgjigje ndaj këtij artikulli : http://www.facebook.com/note.php?note_id=431176466299