Wednesday, November 30, 2011

Shqipëri - Greqi janë hequr vizat nëse s'keni origjinë nga Çamëria

Policia greke nuk lejon hyrjen në Greqi të një çifti çam

Policia greke nuk ka lejuar gjatë paradites së sotme hyrjen e një çifti me origjinë çame në Greqi. Sali e Luljana Bajo janë ndaluar nga policia greke në pikën doganore në Kakavijë për të hyrë në Greqi.

Bajo ka thënë se policia greke i ka kthyer pas për shkak të origjinë çame. Ata kanë deklaruar si vendlindje fshatin Marglliç në Çamëri. Sipas Bajos, policia greke u ka deklaruar se çamët nuk janë të mirëpritur në Greqi.

Ky është rasti i disatë brenda një kohe të shkurtër, që qytetarët me origjinë çame nuk lejohen të hyjnë në Greqi. (Tema)

 Foto e kapur në zonën artificialisht të mbushur, me pensionistë grekë. Stop Injorancës

Kau dhe ujku

Besoj se të gjithë e keni parë dhe e mbani mend filmin vizatimor me titull: "Kau dhe Ujku", ose popullorçe "...pa brirë ti je mbret"!

Nëse ju mbahet mend, ujku ecte duke fishkëllyer 2 hapa para dhe 1 pas. Sot BE deklaron se politika shqiptare bën 1 hap para, 2 hapa pas.

A kuptoni tani se kush është kau e kush ujku, e për çfarë lloj ujku flitet? Stop Injorancës

Serbia e rënë në grackën shqiptare.



Situata e nderë në veri të Kosovës, ka detyruar forcat e KFOR-it të kërkojnë rreth 700 forca ushtarake përforcime në kufi.
Qindra e qindra mercenarë të armatosur serbë e rusë, kontigjenti më kriminal e mafioz i Serbisë paguhet e përdoret prej politikës shoviniste serbe për të krijuar një vrimë të zezë në Europë duke bllokuar rrugët, duke shkatërruar, djegur e madje edhe duke vrarë me snajper edhe një polic të forcave speciale kosovare.

Shteti i Kosovës për herë të parë ka tentuar të marrë në zotërim të gjithë sipërfaqen e tij, e pikërisht pikat doganore 1 dhe 31, për të zbatuar regjimin e reciprocitetit me shtetin serb, i cili që prej vitit 2008-ë nuk i pranon mallrat kosovare.
SHBA dhe BE kritikojnë rëndë ndërhyrjen legjitime të forcave policore kosovare në territorin e saj.
Ky reagim i qeverisë ka marrë gjithashtu edhe përkrahjen opozitare të Vetvendosjes, e cila së fundmi kërkon mbështetje gjithëpopullore dhe krijimin e gjendjes së emergjencës.

Ishin pikërisht forcat ndërkombëtare që lejuan krijimin e një Mitrovice të ndarë më dysh, ku pjesa veriore e saj mbeti jashtë administrimit të shtetit Kosovar dhe janë pikërisht po këto forca që lejuan djegien e shkatërrimin e pikave doganore, për të mos derdhur më tej gjak.

Por Enver Zyberi, a mos vallë nuk ishte një djalë nëne, a mos vallë gjaku i tij kushtonte më lirë?

OKB hesht akoma dhe Serbia tregohet e gatshme për të flijuar të ardhmen europiane të saj, për të mos humbur territorin e Kosovës, tashmë të humbur.

Politikanët shqiptarë, jashtë e brenda territorit shqiptar unifikojnë qëndrimin e tyre duke mbështetur reagimin qeveritar të Kosovës, madje kërcënojnë se përshkallzimi i situatës mund të rindezë konflikte të armatosura etnike edhe në Maqedoni.
Ideja serbe për të krijuar një zonë autonome në veri të Kosovës, detyrimisht do të pasohej me kërkesën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjësë për një autonomi.

Ajo Serbi e madhe ushtarake, tashmë është kthyer në një fatkeqe që luan dhe vendos për fatin e saj, në duart e disa qindrave kontigjentëve kriminalë, të cilët marrin gjithashtu edhe bekimin prej klerit të tyre ortodoks.

Bllokimi i rrugëve që lidhin veriun e Kosovës me Serbinë, po çon paradoksalisht ujin në mullirin shqiptar, duke nxitur biznesin shqiptar të shtrijë degët e tij edhe në Kosovë, duke nxitur kështu dashur e padashur bashkëpunimin dhe shkrirjen graduale të 2 shteteve shqiptare, në 1.

Shkroi: Stop Injorancës

Etimologji, sekreti e fuqia e shqipes

Duke qenë se gjuha është treguesi i vërtetë i ecurisë së një kombi, çdo shqiptari të ndershëm i del si detyrë themelore mirëmbajtja e gjuhës sonë të lashtë. Është koha e duhur që të krenohemi me gjuhën tonë, duke luftuar për t'i dhënë asaj vendin që meriton. Përmasat e saj të vërteta janë pluhurosur sot nga gremisjet e kohëve dhe gjenden mjerisht nën këmbët e ecurisë së disa kombeve evropiane dhe gjuhëve të tyre, ku këto të fundit mbahen për gjuhë të fisme. Por shumë shpejt historia e gjuhësisë do ta shohë të vërtetën në sy e ajo e ka emrin GJUHA SHQIPE.

Dega e gjuhësisë që studion prejardhjen e një fjale, ETIMOLOGJIA, nuk mund të bëjë dot pa Shqipen.

Mjaft gjuhëtarë evropianë i kanë bishtnuar këtij fakti dhe sot nevojitet të bërit një ndryshim i madh në etimologji, për hir të së vërtetës. Gjithsesi, nuk kanë munguar gjuhëtarët që e kanë trajtuar rolin e shqipes në fjalëformime. Albanologë si Hahn, Vajgand, Majer, D?Anzheli, Myler, Zhak, Belushi, Falaski, Shuflaj, Kola, Çabej apo Demiraj kanë punuar, kush më shumë e kush më pak, në vazhdën e rilindasve shqiptarë, për të ngritur shqipen nga rrënojat mesjetare. Ka pasur debate shkencore, vazhdon të ketë dhe në të ardhmen debati do të bëhet betejë. Përfundimet janë të paparashikueshme, por një gjë dihet mirë: SHQIPJA DO TË FLITET PËRJETËSISHT !

Qëllimi parësor i këtij shkrimi është rritja e ndërgjegjësimit ndër shqiptarë për gjuhën e madhe që kemi folur e flasim. Si objekt, do të shohim disa rrënjë Shqipe në fjalë të huaja. Nuk do të përmendim këtu zëshmimin, rotacizmin a përngjashmimin për të lehtësuar gjuhën, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dëshmojmë pjesërisht se gjejmë gjurmë të shqipes në disa gjuhë të huaja. Sado i gjejmë sot shpesh mes nesh, ca edhe me tepri, italishtja, spanjishtja, gjermanishtja, anglishtja, rumanishtja, sllavishtja, greqishtja, turqishtja e latinishtja flasin një shqipe të heshtur. Historia tregon se fise ilire apo pellazge jetonin edhe në Italinë e sotme, veç Ballkanit, përshembull mesapët e japygët, ndërsa Herodoti përmend se venedikasit ishin me prejardhje ilire (Herodoti, pj.1, fq.196). Vërtet, venetët, paraardhësit e venedikasve mbajnë në emrin e tyre të lashtë fjalën e lashtë shqipe VEND, në dialekt VEN. Të jetë një rastësi? Ka shumë mundësi. Por edhe studiuesi Aristidh Kola pohon se ??shumë emra italianë sot tregojnë prejardhjen e tyre nga shqiptarët dhe? ilirët e lashtë përbënin hallkën lidhëse midis helenëve dhe romakëve.(Arvanitasit, A. Kola, fq. 231).

Në fakt, po të vëmë re fjalën italiane (dikur latine) GAMBA, do të shohim se ngjason disi me fjalën tonë KËMBË, në dialekt KAMBA. Gjithashtu, italianët i thonë GOLA fytit, ndërsa në Shqipe kemi fjalën GOJA, e cila duket më qartë në foljen INGOIARE të italishtes, që do të thotë GËLLTIS, FUS NË GOJË. Fjala MENTE e italishtes ngjason me fjalën MEND/MENDJE të Shqipes. Të jetë edhe kjo një rastësi? Por rastësi të tjera gjejmë edhe në shumë folje të italishtes, dikur të latinishtes. Kështu CREARE është e njëjta me foljen tonë KRIJOJ. Por ndërkohë që italianët kanë fjalën TESTA për kokën, sikurse latinët kanë CAPUT, shqipja ka fjalën KRYE, në dialekt KRE, që duket të jetë rrënja e vërtetë e fjalës së huaj CREARE. Njësoj ia nxjerrim kryet edhe foljes italiane LAVARE, që në shqip përputhet me foljen tonë të lashtë LAJ, me rrënjë LA-. Kujt t?ia ketë marrë kujt? Nuk e dimë, por shohim njëherë edhe foljen italiane DARE, që është JAP e Shqipes. Në kohën e kryer të thjeshtë folja jonë bën DHA, që është e njëjta rrënjë me italianen DA(-RE). Edhe folja APRIRE e italishtes bën HAP, në dialekt AP.

Pyesni veten, a ka mundësi që folja tjetër e italishtes LASCIARE [lexo: LASHARE] t?i jetë dhënë shqipes LËSHOJ? Duhet dyshuar se LËSHOJ e shqipes ka për rrënjë foljen LË. Po sikur të jetë e anasjellta? Edhe folja VESTIRE që i përgjigjet shqipes VESH, MBATH duket të ketë për rrënjë foljen tjetër të shqipes VË, në dialekt VE. Po kështu, një tjetër folje e italishtes, SMARRIRE (HUMBET, VYSHKET në shqip) duket të ketë foljen tone MARR (PRENDERE në italisht) në trup të saj, që i jep kuptimin HUMB DIÇKA, MARR NGA GJENDJA FILLESTARE. Këtu rastësitë rriten. Por sa rastësi gjejmë në fjalën latine VETERANUS që e paska prejardhjen nga VETER- dhe VETUS po të latinishtes, sipas fjalorit të njohur origjinë-shpjegues amerikan Merriam-Webster (botimi 1994). Edhe në shqip është fjala I VJETËR, porsi latinishtja VETER, por vitit në Shqip i thuhet VIT ose VJET, ç?ka formon edhe mbiemrin I VJETËR, kurse latinët e neolatinët kanë ANNUS për fjalën tonë VIT. Të tjera ?rastësi? gjejmë edhe në fjalët latine ANGUSTUS (- I NGUSHTË), ECCE (- QE, JA) e plot të tjera që nuk po i sjellim këtu.

Gjurmë të Shqipes gjenden edhe në mjaft emra krahinash apo vendesh në Italinë e sotme (se mos vetëm aty!). Rrethinat dhe qyteti i Barit në Itali, vendbanimi i japygëve dikur, është një fushë e tërë, dikur vetëm me? BAR. Aty nuk ka asnjë pllajë. Qyteti i Brindizit ndodhet sërish në bregdetin Adriatik. BRINDISI në italisht do të thotë DOLLI, por kemi përshtypjen që dollitë e kohëve të hershme nuk ngreheshin si sot, me gota apo shishe, por me BRI, ç?ka duket të jetë edhe rrënja e fjalës italiane për dollinë, BRINDISI. Si të shpjegohet fakti që në Itali gjendet një qytezë me emrin PULA (në Sardenjë) dhe por krejt njësoj gjendet edhe në bregdetin e Kroacisë, dikur dalmato-liburn (ilir). Për etimologjinë e qytetit të vjetër Trieste, Prof. Shaban Demiraj mendon se vjen nga bashkimi fjalor TREG-ËSHTË, dikur TRIEG-ESTE. Theksojmë këtu rolin tregtar që ka patur e ka ky qytet si pikë kyçe në Adriatik. Emërtimi TOSKANË që gjendet në Itali ngjason me atë TOSKËRI të Shqipes, ndërsa arsyetimin historik të kësaj pse-je e plotëson Prof. D?Anzheli.

Vullkani Etna në Siçili duket të ketë një emër të lashtë. Ky është një nga më vepruesit dhe nuk pushon edhe sot së shpërthyeri. Kur një trup është shumë i nxehtë, për të thuhet se KA ETJE, ËSHTË MJAFT I ETUR (që këtej dallohet dialekti E ETUNA, E ETNA). Rrënja ET e Shqipes formon edhe fjalë të tjera. Moria e fjalëve dyshkronjëshe e dytingujshe të Shqipes (si ERR, DHE, KA, PA, LË, VË, IK, etj.) sjellin zbulime aspak paqësore për gjuhët e sotme evropiane. Edhe fjala TERRORIST, aq e lakuar dhe ?e dashur? për veshët e sotëm botërorë, flet shqip! TERRORIST vjen nga latinishtja TERROR dhe TERR që do të thotë FRIKËSOJ. Por në Shqip është fjala TERR ose ERRËSIRË, që kanë rrënjë të përbashkët ERR. Kjo folje shqipe ka edhe kuptimin MBYLL, PRISH, DËMTOJ, NXIJ e gjëra frikësuese si këto, pikërisht dalluese për një? terrorist. Ndalemi këtu me italishten për shkak nxënësie, por gjurmë të shqipes gjejmë edhe në emra kafshësh, vendesh, sendesh dhe gjiri fisnor.

Latinishtja, gjithsesi ruhet ende më mirë në gjuhën spanjolle. Fjala spanjolle TREQUE [lexo TREKE] përkthehet TREG, SHKËMBIM, ndërkohë që fjala e zakonshme spanjolle për tregun është MERCADO. Spanjollët u thonë buzëve BOZO, ndërsa vajzës CHICA [ lexo ÇIKA], ashtu si një dialekt i yni që i thotë vajzës ÇIKË/-A?. Ndërkohë që në spanjisht ngjyrës së bardhë i thonë BLANCO, pulëbardhës i thonë PARDELA. Nga gjuhësia shohim se bashkëtingëllorja buzore P është e njëjtë me atë B, me përjashtim të zërit. Njësoj ndodh edhe me ato dhëmbore D e DH, nga ku rrjedh se PARDELA (në shqip PULËBARDHË) është e njëjta gjë me BARDHELA. Në spanjisht gjendet fjala MAS, që i përgjigjet shqipes MË, në dialekt MA.
Kjo rastësi?
Spanjolle ka të njëjtat kuptime që ka edhe fjala shqipe. Ajo përdoret edhe si ndajfolje, edhe si pjesëz formuese e shkallëve të mbiemrit, njësoj si në Shqip. Sasia e fjalëve të spanjishtes që kanë lidhje me shqipen është krejtësisht e shpjegueshme sikur gjuhëtarët e historianët të marrin parasysh teorinë pellazgjike. Ndër të tjera, ajo thotë se ka pasur lëvizje pellazgësh nga trojet tona për në gadishullin Iberik të sotëm, ku një pjesë u ngul aty dhe një tjetër vërshoi drejt Britanisë së sotme (shih Kola dhe D'Anzheli).

Për të mbërritur te gjuha angleze, parathuhet se kjo është e formuar nga një sasi gjuhësh (kelte, gjermanike, nordike, frënge, etj.). Duke pasur gjurmë të latinishtes, në anglisht gjejmë lehtësisht fjalë që përmbajnë rrënjë të shqipes. Po përveç këtyre, gjenden edhe fjalë të tjera larg latinizmave e krejtësisht të ngjashme me shqipen. Demit apo buallit (në dialekt BULL) anglezët i thonë BULL, ndërsa LOPES (apo KAUT) i thonë COW [lexo KAU]?. Fjala VDEKJE haset në dialekt edhe DEKË, DEKA, kurse në anglisht gjendet si DEATH [lexo DETH]. A mund të jetë një rastësi që folja CRY e anglishtes është e njëjtë me QAJ të Shqipes? Po ta zbërthejmë, folja QAJ, siç e ruan gegërishtja, bëhet KLAJ dhe folja angleze CRY lexohet KRAJ. Njësoj gjejmë foljen KNOW [lexo NOU] që do të thotë NJOH dhe foljen SEE [lexo SI] që përkthehet SHOH (krahaso SHIH). Kështu vijojnë edhe folje si STRETCH [lexo STREÇ] që përkthehet SHTRIQ, SHTRIQEM. Gati të gjitha fjalët e lartpërmendura të anglishtes nuk hasen në gjuhët neolatine. Sërish, ndalemi këtu me anglishten.

Por edhe në gjermanisht, si një nga gjuhët e trungut të ashtuquajtur indoevropian dhe që ka formuar edhe gjuhën angleze, gjejmë fjalë si MILCH që është QUMËSHTI në Shqip. Në fakt, ky ushqim është pikërisht ai që njeriu ua mjel kafshëve, apo, më mirë të themi, ai që MILLET (krahaso foljen MJEL, MIL me MILCH). Në gjermanisht egziston edhe folja MELKEN që përkthehet MJEL. Gjejmë edhe folje të shumta, ku spikat folja RENNEN që përkthehet REND, d.m.th., VRAPOJ; po t?i heqësh mbaresën dalluese gjermane foljes RENNEN, përftohet forma dialektore e shqipes REND. Kështu kemi REN në shqip dhe REN në gjermanisht si folje të të njëjtit kuptim, duke kujtuar se kështu u bërtiste Frederiku i Madh ushtarëve të tij për në luftë.

Listës sonë të përciptë në këtë shkrim i shtojmë edhe foljet SPOTTEN [lexo SHPOTEN], DREHEN, KAPERN që përkthehen përkatësisht SHPOTIS, DREDH dhe KAP. Gjykojeni vetë ngjashmërinë. Për të cituar ndonjë mbiemër të gjermanishtes, po zgjedhim LEER, që përkthehet I LIRË. Kështu gjendemi në të njëjtin trung me gjermanishten, në atë që njihet si indoevropian, por teza pellazgjike nuk e përmban domosdoshmërisht njohjen e gjuhësisë indoevropiane. Sipas Kolës, gjuha e pellazgëve, etruskëve, helenëve (mos i ngatërroni me grekët e sotëm), ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve të sotëm, SHQIPJA, nuk ka të përbashkëta me ç?ka mund të quhet ?indiane?. Ai nuk pranon lëvizje të hershme popullsish nga India e sotme drejt Ballkanit perëndimor e Mesdheut të tilla që të kenë formuar trungun pellazgjik. Kurse të paktën historia dëshmon për pushtimin territoresh gjermanike nga Perandoria Romake, për përbërjen e së cilës i kemi do fakte. Sidoqoftë, enigmat janë të mëdha dhe dokumentet e njohura historike të pakta.

Kurse përsa i takon grekëve të sotëm, ata krenohen me perënditë e tyre të Olimpit, me historitë e Trojës apo me Odisenë. Se si ka përfunduar Greqia e sotme dhe greqishtja e sotme, këtë e dëshmojnë disa studime albanologjike të D?Anzhelisë, Kolës, etj. Se ç?fatkeqësi qe për popullin tonë historia e Greqisë dhe greqishtes së sotme, këtë nuk mund ta tregojmë në pak rreshta, faqe apo libra. QË TË VËRTETOSH SE JE GREK (D.M.TH., HELEN), MË PARË DUHET TË PROVOSH SE JE ARVANITAS, - pohon Aristidh Kola. Kjo thënie e dyshimtë në dukje është sa e vërtetë, aq edhe rrëqethëse për vetë faktin se si është shkruar (apo duhet thënë shkarravitur) historia botërore. Vërtetë, greqishtja ka pjesën e saj në formimin e latinishtes apo të anglishtes, por ç'është greqishtja e çfarë e ka formuar atë? Ç'e ndan greqishten e vjetër nga atë të re? Pse fjalori i Isiodit me fjalë homerike (shih Kola, 171-3) ngjan krejt me shqipen dhe aspak me greqishten e sotme?
Pse D'Anzheli dhe Kola ranë në të njëjtat përfundime, pa ditur studimet e njëri-tjetrit, të tilla që të pohojnë se Shqipëria dhe Greqia e sotme duhet të ishin metafizikisht i njëjti shtet? Pse sot pjesa më e madhe e shkencëtarëve e kundërshton hipotezën pellazgjike, edhe pse mjaft cepa të Evropës flasin etimologjikisht shqip? Pse transformohen thëniet e Herodotit dhe shtrembërohet Homeri? Përgjigjet janë më në jug të Greqisë dhe diku më në lindje e veri të Ballkanit. Por që të kuptosh të gjitha këto vlerësime, teza e hipoteza, duhet së pari të kuptosh se ku e si gjendet shqipja, vlerat e saj dhe përmasat e saj.

Etimologjinë e fjalës PELLAZG
D'Anzheli e shpjegon nga fjalët PJELLË + E BARDHË (Enigma, fq. 85). Më i ndërlikuar është versioni i Strabon-Mylerit, por më bindës. Etimologjinë e fjalës HELEN Kola e shpjegon në të njëjtën mënyrë që bën me fjalën ILIR, nëpërmjet rrënjës I LARTË në dialekt. Njësoj shpjegohet edhe emri tjetër i Trojës, ILION (krahaso ILIADA). Emërtimin ETRUSK D'Anzheli e shpjegon nëpërmjet fjalës së vjetër të shqipes DRU në njërin version dhe DUSHK në tjetrin. Këtu mund të shtojmë edhe të famshmit DRUIDË në Britani, që kanë lidhje etnografike me ETRUSKËT. Etimologjia e fjalës ARBËR shpjegohet nga e njëjta rrënjë e lashtë e fjalës pellazg. Ka variante që fjalën SHQIPTAR e nxjerrin nga EXIBERE e latinishtes dhe të tjera që e duan nga shpendi krenar, i lirë e i rrallë, shqiponja. Vazhdon të ketë debate mbi këtë, por disa studiues mediokër nuk duan t?i studiojnë edhe kriteret e këtij populli të lashtë, krahas fjalëve shqipe apo joshqipe.

Fjalori i njohur i përpunuar Merriam-Webster nuk e përmend fare Gjergj Kastriotin në fletët që ia kushton biografisë (njerëzve të shquar) botërore, ndërkohë që gjejmë aty lloj-lloj udhëheqësi filipinas apo kryetari indian. Mirë këtë, po as e njohura Nëna Terezë, që po shpallet edhe shenjtore? Kjo e shpjegon faktin që në origjinat e fjalëve që fjalori zbulon gjejmë shumë gjuhë përveç asaj shqipe; a thua se më lart ne dhe mjaft albanologë kemi parë ëndrra syhapur! Kuptojeni, pra, se disa gjuhëtarë të sotëm ndikohen (apo duhet thënë paguhen) nga politika të tilla që pësojnë shkatërrime sikur hipoteza pellazgjike të shndërrohet në tezë. Le të rrojë sot historia botërore dhe shqipja të quhet një gjuhë rrugicash e birucash?! Vetëm një mori shkrimesh, diskutimesh, kërkimesh e studimesh mbi gjuhën shqipe do të bëjnë një ditë të mundur një përmbysje të madhe. Andaj sot duhet nxitur kërkimi mbi gjuhën shqipe, dashuria dhe respekti ynë për këtë gjuhë dhe bërja e njohur botës për këtë gjuhë.

E mbyllim me disa emra trojanësh e helenësh, pasardhës të të cilëve ishin ilirët, etërit tanë. HEKTORI, komandanti trojan ishte njëkohësisht një bujk i shquar. D?Anzheli gjen foljen HEQ, HEK në emrin e tij (kupto: ai që hek barin, kositësi, heqtori). Në fakt, këta janë emra që u kanë mbetur heronjve të lashtësisë dhe jo emra që u janë vënë në lindje, ashtu sikurse Gonxhe Bojaxhi u njoh më vonë si Nënë Tereza apo sikurse Migjeni, kur lindi, quhej Millosh Nikolla. Këtë e pohon edhe Kola teksa studion emrat e Aleksandrit të Madh apo Demostenit (fq. 124). ENEA, trojani që shpëtoi pa u vrarë në luftë dhe që u end nëpër Thesali, Epir e Itali para se të formonte atje një qytetërim, zbërthehet nga fjala shqipe END, ENDEM, në dialekt EN. Nuk po ndalemi te zbërthimet e Nestorit, Akilit, Kasandrës, Agamemnonit, Paridit, etj., por kini parasysh se të gjithë flasin shqip, njëri më bukur se tjetri.

E njëjta fatkeqësi për pseudohistorinë e sotme dhe pseudogrekët e sotëm ndodh edhe me perënditë e Olimpit. Këta flasin shqip në një masë 99%! Kështu AFËRDITA nuk ka nevojë për shpjegim, paçka se grekët e sotëm nuk arrijnë ta shpjegojnë këtë fjalën e tyre të pakupimtë AFRODITIS. As fjalori Merriam-Webster nuk e di (fq.40)! Por do t'ua mësojmë ne shqiptarët, të tanishmit e atyre që i krijuan këto perëndi. Njësoj EFESTI flet shqip, teksa ishte farkëtari i të gjitha veshjeve e armëve për perënditë (krahaso me E VESH, E MBATH). ZEUSI, ati i perëndive, flet një shqipe të pastër, teksa duhet gjetur në emrin e tij fillestar DIAS, i cili vjen nga folja DI ASHT, shqyrtimin e së cilës e jep gjerësisht Kola (fq. 187-8). Kështu bën edhe HERA (nga ERA), ATHINA (nga E THEM, ASHT THËNË), e kështu me radhë.

Shqipen e hasim edhe në rumanisht, turqisht, arabisht e sllavisht, ndonëse në doza më të vogla. Shqipja flet shumë për ata që kanë sy e veshë. ËSHTË E PLOGËSHT MUNDËSIA QË TË GJITHA KËTO GJUHË TË KENË NDËRTUAR SHQIPEN; ËSHTË BASH E KUNDËRTA. Shembujt që sollëm këtu nuk janë maja e ajsbergut, por vetëm një gjethe peme. S?kishte se si të mos fliste kaq shumë gjuha e atyre burrave që ruajtën këtë Shqipëri, që luftuan për Greqinë, pavarësisht nga përfundimi, që luftuan mes tyre në Trojë, që u nisën drejt Indisë nën Aleksandrin e Madh, që mbajtën një perandori të tërë romake, që mbajtën ushtrinë e Napoleonit, Garibaldit e sulltanëve, drejtuan Egjiptin, perandorinë osmane e i ranë kryq e tërthor Mesdheut!


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Përgatitur nga Vis Elbasani

Gjithmonë pranë qytetarëve në nevojë

Ndërkohë që greva e urisë së minatorëve ka hyrë sot në ditën e 7-të të saj duke përkeqësuar kështu rrezikshëm shëndetin e minatorëve të ngujuar poshtë nën tokë, Kryeministri Berisha nuk mundi të durojë më këtë padrejtësi dhe duke i hipur Heliopterit të tij të blerë 5 milion euro së fundmi me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ka fluturuar drejtë e për në....Dhërmi.

 Aty e pret edhe skafi i tij, në një kohë kur qytetarët e biznesmenët shqiptarë e kanë të ndaluar përdorim e skafit, qoftë edhe për turizëm. Stop Injorancës

Lutunu, lutuni e veç lutuni!

Keni vapë por ende nuk e keni gjetur zgjidhjen?
Lutuni, mbase Zoti iu dërgon një copë freski, si në rastin e SHBA-ve..

Futbollistët që konfuzojnë Zotin

Feston duke thërritur “Allahu Akbar”, pezullohet për 2 vjet nga futbolli!

Të festosh golin duke thënë “Allahu Akbar” (“Allahu është i madh”) dhe festimi në formën e një lutjeje muslimane, i ka kushtuar kartonin e kuq dhe dy vjet pezullim futbollistit Ali Hajiç, 18 vjeç, një lojtar boshnjak që militon në radhët e skuadrës Bodrina të kampionatit serb të futbollit.
Sipas asaj që publikon “Al Qouds Al Arabi”, një e përditshme në gjuhën arabe që shtypet në Londër, kjo ngjarje ka ndodhur në Serbi gjatë një ndeshjeje që më pas është pezulluar për shkak të protestave të lojtarëve të tjerë. Arbitri ka shpjeguar vendimin duke thënë se gjesti mund të sjellë ofendime raciale dhe të nxis polemika. Federata Serbe e Futbollit ndërkohë, nga ana e saj, e ka dënuar lojtarin e ri me dy vite pezullim nga aktivitetet sportive.

Megjithatë ky vendim që ka marrë Federata Serbe e Futbollit, i hap rrugën një tjetër pjese diskutimesh e polemikash. Në botën e futbollit festimet me gjeste e rite të feve të ndryshme nuk është ndonjë gjë e re.

Janë të shumtë lojtarët që futen në fushën e lojës apo që shënojnë duke bërë kryqin.
Për këtë pjesë mund të marrim shembull nga Seria A, kampionati italian i futbollit. Mes të shumtëve, kujtohen lutjet e Ueahs deri te shkrimi në fanellën e Kakasë “I përkas Jezusit”. Për këtë ngjarje ka ndërhyrë edhe FIFA disa vite më parë, pas një lutjeje kolektive të lojtarëve brazilianë, duke i kërkuar që të zgjidhnin një mënyrë tjetër festimi për gjeste të tilla. (Shekulli)

Në opinionin tim, lutjet e sportistëve para e gjatë ndeshjes së futbollit duhet të konsiderohen si korrupsion pasiv dhe të ndalohen, pasi veç faktit që bëjnë konfuz Zotin duke përballur profetët e tij, lutjet dëmtojnë rëndë konkurencën e drejtë. Stop Injorancës

Ortodoksët shqiptarë nderojnë mallkimin e tyre

24 gushti është shpallur nga komuniteti ortodoks në Shqipëri si dita e Shën Kozmait të Etolisë, që konsiderohet i barabartë me apostujt dhe në nder të tij, në këtë datë organizohen panaire, mbahet mesha përkujtimore ndaj figurës dhe veprës së tij, në 2 kishat e ngritura posaçërisht për të.

Delegacioni i parë grek, që mbëriti në Shqipëri më 9 dhjetor të vitit 1987, kryesohej nga ministri i Jashtëm grek, Karolos Papoulias.
Në përbërjen e tij ishin edhe tre ministra të kabinetit Papandreou. Dhe konkretisht: Ministrja e Kulturës dhe e Shkencës, Melina Merkouri, ministri i Planifikimit dhe i Punëve Publike, Evangelos Kouloumbis si dhe ministri i Tregtisë, Panayiotis Roumeliotis. Delegacioni grek, më i madhi i ardhur deri atëhere në Shqipëri, shoqërohej nga 30 bisesmenë të fushave të ndryshme si dhe nga dhjetra gazetarë të shtypit të shkruar e të medias elektronike në Greqi.
Delegacioni grek qendroi tre ditë në Shqipëri. Në programin e tij, në rrugën e kthimit për në Greqi, ishte përfshirë edhe vizita në kishën e Shën Kozmait.

Pas përfundimit të ceremonialit, ashtu siç pritej, e mori fjalën ministri i jashtëm grek, Karolos Papouliasi. Me një oratori të kulluar, ai nisi të fliste për veprimtarinë e Kozmait nga Etolia, duke e vlerësuar atë si një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes greke e të përhapjes së helenizmit në disa vende të Ballkanit e më gjerë.

Po përse sundimtarët e Beratit më 24 gusht 1779 ia prenë kokën dhe ia hodhën në Seman?! Të përpiqemi të risjellim në kujtesë disa prej predikimeve të tij :

“Dërgojini fëmijët tuaj të mësojnë greqisht sepse kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund t’i kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë. Burrë apo grua qoftë, që më premton që nuk do të flasë shqip në shtëpi, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t’i marr të gjitha mëkatet e tij mbi vete, që nga dita e lindjes së tij e deri më sot, do t’i porosit të gjithë të krishterët që t’i flasin dhe do t’ia shlyej të gjitha mëkatet”. (Predikimi 7 drejtuar shqiptarëve të Epirit).

Në Samarinë, ku pjesa më e madhe e popullësisë ishte vllahe, Kozma Etoliani predikonte:

“Perëndia e konsideron veten të fyer kur dëgjon lutje ose lavde në gjuhën vllahe. Që Perëndia të dëgjojë lutjet e besimtarëve ortodoksë, ata duhen t’i bëjnë ato në greqisht. Kur u flet engjëjve, Perëndia u flet në greqisht, ndërsa kur i shfryn Djallit, përdor gjuhën vllahe”.

 Për cilën arsye, më 24 gusht përkujtohet nga besimtarët ortodoksë të Shqipërisë, i ashtëquajturi "Shën Kozmai"? Stop Injorancës 

Floranti dhe Laura

Romani "Floranti dhe Laura" shkruar nga Françisko Baltazar, ( i cilësuar Shekspiri filipinas 1788 – 1862) është pjesë e letërsisë klasike filipinase, e cila studiohet në programin mësimor të gjimnazeve, histori e cila gjithashtu luhet edhe si pjesë teatrale.

Titulli origjinal i epikës quhet : "Jeta e Florante dhe Laurana në mbretërinë e Shqipërisë", skartuar nga të dhëna historike dhe piktura të cilat përshkruajne se çfarë ka ndodhur në kohët e lashta në perandorinë e ashtëquajtur greke.

Disa prej personazheve janë :

Floranti, dukë i Shqipërisë, personazhi kryesor i veprës.
Laura, vajza e mbretit Linçeo të Shqipërisë, e cila në fund martohet me Florantin.
Konti Adolf, rivali i Florantit
Aladini, djali i sulltanit Ali-Adab të Persisë.
Duka Briseo, i ati i Florantit e njëkohësisht fisnik i lartë shqiptar.
Mbreti Linçeo, mbret i Shqipërisë.
Emiri, komandant ushtarak i lartë, etj.

http://en.wikipedia.org/​wiki/Florante_at_Laura

 Edhe më interesant është fakti që ne shqiptarët jo vetëm që nuk e kemi lexuar këtë roman me të dhëna historike e piktura rreth vendit tonë, por që as nuk kemi njohuri që një roman i tillë ekziston... Stop Injorancës

10 shenjat e para që tregojnë se ju jeni një i kristian fondamentalist.



10 - Ti me forcë e mohon ekzistencën e mijëra perëndive të pretenduara nga fetë e tjera, por ndjehesh i zemëruar kur dikush mohon ekzistencën e perëndisë tënde.

9 - Ti fyesh e dehumanizohesh kur shkencëtarët thonë se njerëzit evoluan nga format e tjera të jetës, por nuk e ke problem fare deklaratën biblike që jemi krijuar nga papastërtitë e baltës.

8 - Ti qesh me politeistët, por s'ke asnjë problem të besosh në një Zot Trini.

7 - Fytyra jote bëhet gri, kur dëgjoni të flitet për "krimet" që i atribuohen All-llahut, por nuk dridheni kur dëgjoni për mënyrën se si Perëndia/ Zoti i preu të gjithë foshnjet e Egjiptit tek "Eksodi" dhe urdhëroi eliminimin e gjithë grupeve etnike tek "Joshua", duke përfshirë gratë, fëmijët, dhe pemët!

6 - Ti qesh me besimin hindu që njerëzit adhurojnë dhe perënditë e lashta që flinin me gratë, por nuk e ke problem të besosh se "Shpirti i Shenjtë" la me barrë Marinë, e cila më pas lindi një njeri të Zotit që u vra, u rikthye në jetë dhe pastaj u ngjit në qiell.

5 - Ti je i gatshëm të shpenzosh jetën duke kërkuar për zbrazëti të vogla në teorinë shkencore të krijimit të Tokës (Para 6-7 miliard vjetësh), por nuk e ke problem të besosh që sipas biblës Toka është e krijuar në Epokën e Bronzit.

4 - Ti beson se të gjithë njerëzit e këtij planeti, me përjashtim të atyre që ndajnë bindjet fetare si tuat - do të kalojnë përjetësinë në një ferr të pafund plot vuajtje dhe ende e konsideron fenë tënde më "tolerante" dhe "të dashur".

3 - Ndërsa shkencat moderne, historia, gjeologjia, biologjia dhe fizika kanë dështuar për të bindur ndryshe, një libër i rishkruar qindra herë të mjafton mbi të gjitha provat që ju të "provoni" vërtetësinë e krishterimit.

2 - Ti e përcaktoni 0,01%-shin si "Shkallë të lartë të suksesit", kur është fjala për lutjet e përgjigjet që merr nga Zoti dhe kjo të mjafton që të besosh që lutja funksionon dhe gjithashtu 99.9% të lutjeve të dështuara e quan përsëri si vullnet të Zotit tënd.

1 - Ti në fakt di shumë më pak se ateistët apo edhe se agnostikët në lidhje me Biblën, krishterimin apo historinë e Kishës - por ende e quan veten të krishterë.

Redaktoi e përktheu: Stop Injorancës!

Shqipëria po ndryshon...

Me shpenzimet që keni kursyer gjatë këtij viti do t'iu sugjeroja pushimet verore ti kalonit në Ishujt Bora Bora, afro 200 km në veri të Haitit.

Çmimet shkojnë nga 400 $ në ditë deri në 1000 $ dita.

Nëse paratë nuk iu dalin, po ju tregoj një sekret të vogël.

Po të shponi tokën vertikalisht në Shqipëri pas afro 12000 km tunel do të përfundoni pikërisht në Zelandën e Re, e më pas do t'iu duhet të notoni vetëm 1800 km në drejtim të verilindjes dhe ja ku do t'iu shfaqet panorama e mëposhtëme.

Këtu merr fund e ardhmja...

Të marrim të studiojmë Kushtetutën Shqiptare dhe të shohim sa është e respektuar nga përfaqësuesit e popullit.

Kushtetuta shqiptare nis me Preambulën:
"Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, vendosim këtë Kushtetutë"

Marrin disa nga kryetermat një e nga një për ti analizuar:
- Krenarë e të vetëdijshëm për historinë tonë...
A jemi krenarë e të vetëdijshëm rreth historisë sonë? Një enciklopedi maqedonase na turpëroi dhe ne nuk ishim të zotë t'iu përgjigjeshim dhe Greqia e Maqedonia zihen sot ende për një Aleksandër të madh me 75% gjak ilir, kur ne shqiptarët heshtim...
- Me përgjegjësi për të ardhmen...
A po tregohemi të përgjegjshëm për të ardhmen, duke shitur pjesë të atdheut e duke mos dënuar asnjë shkelës të këtyre tradhëtive?
- Me vendosmëri për të ndërtuar një shtet të së drejtës...
A po tregohemi vërtetë të vendosur për të krijuar shtet të së drejtës, kur jemi dëshmitarë që mashtruesve, hajdutëve, kriminelëve, vrasësve nuk po i hyn asnjë gjemb në këmbë?
- Për të garantuar të drejtat dhe liritë themelorë të njeriut...
A po përpiqemi ti garantojmë këto të drejta, kur shohim çdo ditë që greva urie të invalidëve, minatorëve, studentëve apo edhe të bindjeve të ndryshme politike, përfundojnë pa asnjë rezultat? A po i garantojmë këto të drejta kur asnjë peticion qytetarësh nuk merret në konsideratë e dhjetra e qindra njerëz detyrohen të kryejnë akte vetvrasjesh, pikërisht sepse të drejtat e tyre të shkelura, nuk i interesojnë askujt ti japin zgjidhje?
- Me zotimin për mbrojtjen e dinjitetin dhe personaliteti njerëzor...
A po mbrohet dinjiteti njerëzor kur shohim se jo vetëm diskriminohemi jashtë vendit tonë amë, por së fundmi edhe prej vetë shtetit tonë amë, e pikërisht vetëm sepse jemi shqiptarë, e duam mbi gjithçka Shqipërinë?
- Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitet e bashkim kombëtar...
A e kemi vazhduar apo e kemi ndalur këtë frymë me politikën e sotme, duke mos guxuar as të përmendim emrin e Çamërisë, duke mos ushtruar asnjë lloj presioni mbi shtetin e Maqedonisë, duke krijuar dhjetra minoritete false në vendin tonë, duke injoruar bashkimin natyral të Shqipërisë e Kosovës, duke mos vllazëruar e afruar më tej shqiptarët e arbëreshët, duke lënë në harresë të plotë çdo dëshmi historike të identitetit tonë, etj, etj...

 Cili është dënimi që parashikon kushtetuta për ata që e shkelin me të dyja këmbët ekzistencën e qëllimin e saj? Stop Injorancës

Terrorizmi e antiterrori FushëKrujë

Ajo që shihni nën tymnajë është Fushë-Kruja e fabrikave të çimentos, atje ku qytetarët janë detyruar të kthehen në terroristë për të mbrojtur shëndetin/jetën e tyre.

Vetëm brenda 2011-ës janë shënuar 16 raste të ashtëquajtura "terrorizmi", si hedhje në erë shtyllash elektrike, rruge të asfaltuar, e shinave të trenit, e mureve rrethues të fabrikës etj.

Shteti shqiptar nuk e quan terrorizëm praninë e kësaj fabrike vrastare, por tentativën e banorëve për të shpëtuar jetët e tyre dhe të natyrës...

Foto nga Vora!

Stop Injorancës

Tuesday, November 29, 2011

Edhe Facebook-un e kemi kundra

"Edhe Xhaxhit Facebook i kemi hyrë aq shumë përzemër këto kohë, saqë ka nisur një përkujdesje të veçantë, posaçërisht ndaj nesh..

Hajduti të vjedh faqen, por edhe postimet

Frutin tim (lexo tonë) 2- vjeçar e hëngrën krimbat. Nuk e kuptoj përse për vetvrasje zgjodhën pikërisht helmimin...!

Në faqen që na vodhën https://www.facebook.com/NdalPaditurise hedhin gjithashtu shkrimet tona të faqes së re https://www.facebook.com/NdalPaditurise2 duke shpërndarë falas për ne, opinionet tona.

Stop Injorancës

Bota virtuale

Diskutimi virtual është aq magjik, sa vetëm për pak fare nuk pritet si drejtëz, me realitetin...

Stop Injorancës !

Islamizim total mashkullor

Para një dekade meshkujt shqiptarë vishnin brekë plazhi kur lahehin në plazh, ndërsa sot i sheh të gjithë me pantallona të shkurtra (boksera).
 Pse të ketë ndodhur vallë ky "islamizim" mashkullor?

Stop Injorancës

Femra shqiptare në mijëvjeçarë

Ja si ka ndryshuar femra shqiptare në 2 mijëvjeçarë, e në prag të ngrohjes globale..

Stop Injorancës

Vajza të virgjëra për të tërë...

Patrioti i madh L. Cana, sipas ish të dashurës së tij A. Tahiri, është ndarë prej saj, pikërisht sepse ajo s'kishte qenë e virgjër.
 Akoma mes shqiptarëve mbahet gjallë ky debat "pedofilik", sikur një cipë e hollë biologjike të ketë ndonjë vlerë morale?
 Lorik e lorikër shqiptarë, 10 mijë lekë kushton virgjëria, për të gjithë ata që janë të realisht të interesuar...

Stop Injorancës

Ultini i Nënshejtit

Ultini i Nënshejtit quhet lisi 900 vjeçar që ndodhet në Orosh të rrethit të Mirditës.

 Sipas gojëdhënave kanë qenë gjithsej 6 pemë të tilla unike në vendin tonë, por momentalisht ka mbetur vetëm një e tillë, që dhe pse në grahmat e fundit të jetës së saj, nuk ka asnjë shënim mbi të, që të dëshmojë se kjo pemë është pjesë e pasurisë sonë të monumenteve të natyrës, për të mos rënë pre e ndonjë druvari të gjorë.

 Sipas studiuesit Gjergj Marku këto pemë vijnë prej murgjve benediktinë dhe sipas tij emri i lisit (Ultin) ka ardhur si pasojë e deformimit të fjalës "latin".

 Nuk e kuptoj këtë dëshirë të madhe për të dhuruar zanafillën e çdo pasurie të lakmueshme kaq me lehtësi, në jug, veri, lindje apo perëndim kudoqoftë...

 M.q.s kjo pemë e lashtë ka shërbyer historikisht për kuvendet popullore, përse studiuesve nuk mund t'iu shkojë mendja se pikërisht fjala "Ultin" mund të vijë pikërisht nga vendi ku ulen e kuvendojnë burrat.

 "Druizëm" quhet një fe e stërlashtë pagane që mbështet besimin e saj tek pemët, fe e cila në Britaninë e Madhe vjet edhe u rregjistrua si besim zyrtar.

 Mos vallë edhe fjala DRUizëm vjen nga një deformim i fjalës Danimark psh. dhe origjina e saj është Danimarka...?! Apo e bëjmë Deutschland fare, si thoni, kujt t'ia japim?

Stop Injorancës

Manipulimi i hartave!


 Sigurisht që historia është shkenca që edhe sot ka mbetur peng i politikës, diplomacisë. Për interesa të ngushta gjeostrategjike, për interesa skllavëruese, historia gjithmonë është shkruar nga fitimtarët dhe që sigurisht kanë tjetërsuar faktet, dëshmitë, historitë e popujve, të gjuhës dhe të gjithë qytetërimit europian.

 Një pikë kur ky falsifikim mund të dallohet me lehtësi janë pikërisht të ashtëquajturat hartat antike, që duan të tregojnë ndarjen administrative të popujve në të shkuarën, pavarësisht se ne e dimë se krijimi i kombeve është vepër e Shek. të XIX-të.

 Harta e mësipërme është marrë nga faqja ancienthistory.about.com dhe tregon pikërisht territorin e banuar nga ilirët në vitin 395 të e.s, në Perandorinë Romake.
http://0.tqn.com/d/​ancienthistory/1/0/r/t/2/​Illyricum395.jpg

 Ajo që të bën përshtypje është fakti se Iliria nuk shtrihet deri në Danub në veri, por në jug shkon deri në Kretë, ku sigurisht nuk kishte si të ekzistonte një Greqi, e cila nuk ishte ideuar akoma të krijohej.

 Më sipër mund të vëreni të shënuar "Belgradin", që sipas etimologëve është një fjalë sllave që nënkupton "qytetin e bardhë". http://en.wiktionary.org/​wiki/Belgrade
 Por si mundet vallë që sllavët ti vendosnin emrin atij vendi, kur do të shpërnguleshin në këto vise, disa shekuj më pas?

 Zona ku sot shtrihet Bosnje Hercegovina, Kroacia e Sllovenia na shënohen me toponimin "Italy", kur dihet shumë mirë se kjo fjalë gjendet e përdorur për herë të parë pas Shek. XV-të!
http://www.etymonline.com/​index.php?search=italy&sear​chmode=none

 E këto harta të gjithë i marrin të mirëqena, pa tentuar të dyshojnë mbi vërtetësinë e tyre...
http://en.wikipedia.org/​wiki/Early_world_maps
 Përse i gjithë ky manipulim historik, kaq i dendur, kaq i hapur, kaq i shëmtuar?
 Kujt i ka shërbyer e çfarë fshihet pas tij vallë?

 Një ndër gazetarët e shquar amerikanë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Edward R. Morrow ka thënë:
 “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe”.
 ("A nation of sheep will beget a government of wolves")
 (Stop Injorancës )
 Lexo të plotë: http://stopinjorances.blogspot.com/2010/12/skllaverimi-i-historiografise-shqiptare.html#ixzz1PuFuMEy6

Bashkëjetesa jonë me plehrat bën të vështirë të dallosh kush janë realisht plehrat!

Kam besim të plotë që ne shqiptarët nuk durojmë dot gjatë zgjedhat e huaja edhe nëse flasin shqip, që nuk pranojnë kurrë të na nënshtrojnë në përjetësi, të na robërojnë, të na vjedhin, të na tallen, të na vrasin të ardhmen apo edhe vetë jetën, sepse në zemrën e këtij populli qëndron gjithmonë i ndezur një prush, i gatshëm për shpërthyer në çdo kohë, në protesta, demostrata të dhunshme apo qoftë edhe revolucione të përgjakshme, për të sjellë atë ndryshimin e merituar tek i cili besojmë e shpresojmë të gjithë.

 Veçse, si gjithmonë që ka një "por", jetojmë në mijëvjeçarin e III-të, në vitin 2011-të, në zemër të qytetërimit europian dhe ende nuk kemi mësuar si të trajtojmë plehrat...

A e kupton Jezus Krishti anglishten?

Në Zelandën e Re, një prej 17 shteteve ku mbretëron e vjel pasurinë Elisabeta e II-të e Britanisë së Madhe, në një prej 7 qyteteve më të mëdha, e pikërisht në qytetin me emër "Kisha e Krishtit" (Christchurch), u ndje një tërmet me magnitudë 6 ballë. Ky tërmet shkaktoi vetëm të plagosur, ndryshe nga tërmeti i muajit shkurt të këtij vitit, që shkaktoi afro 200 viktima.

 Tani, një pyetje të lind vetvetiu, Zoti nuk kupton anglisht që godet këtë qytet, nuk ka forcë të ndalë tërmetet, ka dhe e përdor atë forcë ndëshkuese, apo apo ...?

Stop Injorancës !

Pordha e rinisë shqiptare është më e shijshmja

Të gjithë e përgojojnë ish Bllokun se aty shiten mend e pordhë pa hesap, po kur vjen puna për të dalë e për tu argëtuar, të gjithë aty shkojnë të shesin apo të blejnë.


 Se ç'ka diçka të veçantë tek pordha e rinisë shqiptare...

Paradoksi - Helenët e Romakët, më të lashtë në trojet tona se sa në "të tyret"

Të tmerrshëm janë historianët e arkeologët tanë!

 Helenët dhe romakët i nxjerrin më të lashtë në trojet tona historike, se sa në trojet e tyre.
 Në një kohë kur kultura romake nuk kishte lindur ende, arkeologët shqiptarë, (këshilluar fort prej atyre anglezë), nxjerrin nga Butrinti buste romakësh, të cilët do të krijoheshin shekuj më pas në Perandorinë Romake! Interesante, apo jo?

 Pastaj çuditemi se nga na burojnë këto prirje të theksuara për të nënvleftësuar vetveten. Ja, këta janë "shkencëtarët" që përgatisin edhe programet mësimore plot broçkulla.

Stop Injorancës

Jo blu e rozë, por Kuq e Zi

Slogani i shqiptarëve!

Stop Injorancës

Blej shqip

Mendo SHQIP, fol SHQIP, ushqehu SHQIP e ndjehu SHQIP!

 Bojkotoni produktet serbo-greke, duke investuar kështu për rritjen e cilësisë së produkteve shqiptare!

Stop Injorancës

Industria e makinave në Shqipëri

Jemi vërtetë një shtet që nuk prodhojmë vetë as shkrepsen, por tek Pazari i Ri në Tiranë mund të blini një prodhim 100% shqiptar, që kushton afro 100 mijë lekë.

Motorri në foto p.sh, është tashmë pronë e një klienti të huaj...

Stop Injorancës

Plazhi i Durrësit

Shpeshherë akuzojmë plazhistët për cilësinë e ujit të detit, thua sikur këta të fundit shkojnë realisht të lahen me shampo atje, e jo për plazh, por harrojmë që deti ynë pasurohet nga lumenjtë tanë të vdekur, të cilët përbëjnë një tren ekspres mbeturinash organike e jo organike. (Stop Injorancës )


 Pamje e shkëputur nga bregdeti i Adriatikut, Durrës!

% fetare e shteteve të botës

Si shpjegohet sipas jush që vendet më të zhvilluara ekonomikisht në Europë, kanë praktikisht edhe përqindjen më të vogël të besimtarëve fetarë dhe anasjelltas, vendet më pak të zhvilluara, kanë përqindje më të lartë?


Stop Injorancës

Nëse duhani lejohet në ambjentet tuaja të punës, ja kush është edhe arsyeja, pikërisht Neni 15. (S.I)

Nëse duhani lejohet në ambjentet tuaja të punës, ja kush është edhe arsyeja, pikërisht Neni 15.

Stop Injorancës !

Ju lutem KQZ, lexoni vullnetin tim qytetar

Stop Injorancës

Friday, November 18, 2011

F A L M Ë !



Diku në humbëtirë
marrëdhënia jonë ka ngrirë,
gjithçka ishte e pastër, e bardhë,
sot, pëlhurë e nxirë.

Ndoshta unë, ndoshta hormonet
më bënë pak rebel e shumë teveqel,
por krejt i pandreqshëm
gjithmonë nuk dot të ngel...

Nuk janë më përkëdheljet,
përqafimet kanë shkuar,
një shtrëngim akullnajor duarsh
shuan mallin, në të takuar.

Nuk di ku, sa kam gabuar,
nuk e di sa, si të kam trazuar,
nuk e di si lejuam të shkretën kohë,
...për të na transformuar.

Dua të di a të mungon
i pafajshmi me sytë plot dritë,
dritë që e humbet shkëlqimin
çdo orë, çdo ditë...

Po qeshjet, hargalisjet, zhurmat
e vonesat e orëve të vona,
shqetësimet që të kam dhuruar
a nuk të kanë munguar?

A të kujtohet kur përdore dilnim bashkë
e hapat e tu nuk i arrija dot
të detyrohem atë që jam
e nuk di sa me krenari e sheh sot.

Jam ndjerë i huaj
hipur mbi shtratin tim
në shtëpinë ku hodha hapat,
ku ia mësova, zogjve melodinë.

Zemra më pikëllohet
se ende ju dua sot,
ju, e gjithçka ka shkuar,
aq fort, më fort se fort.

Dua të ulëras, të tërbohem
të shqyej gjithçka kam
por s'më lejon ky frikacaku
që fshihet pas letrash, gam-gam.

Pas letrash ku bën shenjtorin
e djallit syrin i shkel,
pas një bote të marrë,
që vëmendjen prej teje i merr.

Shikoj dorën time
e sa shumë çdo ditë me tënden
më ngjason,  dorë babaxhane,
që dikur flokët më pushpuriste.

Unë nuk e dija që kjo largësi,
kaq shumë do më vriste.

Jepja një dackë djalit,
atë dackë që në vite
në fjalë ia ke këmbyer
ndoshta kështu kthjellohet
të rishohë ç'ka është e vyer.

Të kuptojë se jeta juaj,
më tepër se kurrë,
tani ka nevojë për të,
sot që është bërë burrë.

E ty, gjysh, si të ka shndërruar,
dhe me lodhjen, mundimet,
në vitet kur ka qenë i mitur,
sot ka kuptuar çdo gjë që s'ka ditur.

"Tani që ndjej se as fëmija im
s'do të më dojë dot, sa e dua,
pranojeni faljen time,
nuk JU kisha kuptuar...!"

Shkroi: Stop Injorancës !
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Monday, November 14, 2011

Na t'bijtë e Mjëvjeçarit të Ri !



 Kur u zgjova sot në mëngjes dhe u pashë para monitorit, vura re se më kishte dalë një dërr-butoni jeshil në faqe dhe e shtrydha fort me thonj.
 Provova me të majtën, me të djathtën, por mausi më kish ngrirë e shpinën e tastierës e kisha copë.
 Duke luajtur mbrëmë tërë natën një lojë "multiplayer online" po ndjej sot një dhimbje të tmerrshme Hard Disku. Përpiqem të rrotullohem në karrige, por po ndjej që këmbët i kam "Not Responding".
 Mesa duket më ka hyrë ndonjë trojan i fëlliqur, që nuk po më lejon të operoj normalisht edhe pse proçesorin e kam "Dual Core".
 Nuk po më kujtohet "Paswordi" e mbeta këtu pas derës së frigoriferit. Më mirë po shkarkoj ndonjë gjë për të ngrënë me shpresën mos më del version "Trail" ashtu si dje...

 Ku ka më bukur se të hapësh ditën duke dëgjuar "Live" Majkëllin me këngën "Earth Song"...


 Eh! Në jetë vetes i kam vendosur shumë komanda. Edhe pse jam përpjekur shpesh që të bashkoj njerëzit "Select All" për të arritur një qëllim, më shfaqen pareshtur disa "Hidden Folders" që më pengojnë qëllimet.

 Po kujt i plasi RAM-i, në fund të fundit ?!
 Unë jam njeriu "BETA"!

 Unë bëj konferenca, unë hedh regjime, unë bëj REVOLUCIONE e pasditet i kaloj në rrjete sociale. Gjykoj e kritikoj, këdo e kurdoherë. Unë ndërtoj faqe, administroj "web-e", shes "Domain-e". Ndërtoj ushtri me "copy-paste" dhe ringjallem pas çdo dështimi me "Start New Game".

 Unë urrej emrat, por dashuroj nofkat.
 Pavarësisht se gjatë rrugës nga Lap Topi e deri tek "Kafe Interneti" më i afërt nuk mi hedh qyrrat askush, unë në këtë realitet kam reputacion. Pas avatarit tim rrotullohen dhjetra "LIKE-e".

 Unë kam miq në gjithë botën, nga të gjitha racat, moshat e qëllimet, por miku im i ngushtë quhet "Google". Ne bashkë ndërtojmë kauza, mbrojmë delfinët, bëjmë donacione dhe jemi ekspertë të çdo fushe.

 Ajo që kam kuptuar nga jeta është se "CYBERSEX-i" nuk është gjithçka gjatë lundrimit në internet, pavarësisht se shumë njerëz shohin si qëllim, të bëjnë "Save As Të dashur" kurdoherë. LOL

 Ne jemi brezi "NEW EDITION"!

 P.s E meqënëse jemi këtu, doja të më bënit "Share" ndonjë këshillë a sugjerim se si mund të ngul një gozhdë në mur, sepse dua të vendos "Woofer-in" e ri aty...

 Shkroi : Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Wednesday, November 2, 2011

Drejtësia lindi... e vdekur

A ka ndonjë shqipar që mendon realisht se video-regjistrimi Meta-Prifti ishte montazh?

Nëse realisht do të ishte një montazh kaq i përkryer, a nuk mendoni se dialogu do ishte shumë më i qartë dhe faktet e nxjerra shumë më skandaloze?!

Nëse videoja ishte montazh, përse Meta nxitoi të shpjegonte se ç'ishte ajo shifra "700"?

Gjatë videoregjistrimit, është një pjesë, e shkëputur në foton në të djathtën tuaj, ku Meta i dërgon në telefonin celular Priftit, mesazhin që ia kishte dërguar Turi (sekseri). Mjafton të kontrollosh tabulatet telefonike dhe orën e tyre për të parë nëse ky mesazh është dërguar apo jo në këtë orë dhe kaq mjafton për të provuar origjinalitetin e videos.

Me avokatë, djalli, specialista midhjeje, apo gjykata të pavarura (nga e vërteta) mjaft e gënjyen opinionin publik në mënyrë kaq qesharake dhe poshtëruese. Jemi vërtetë kokëulur, pa guxim, pa një vijë të përbashkët ndërgjegjësimi dhe reagimi, por nuk jemi budallenj, siç guxojnë të na shfaqin, pa iu dridhur qerpiku.

Nëse ka një arsye përse Meta nuk do të burgoset për korrupsion dhe sistemi i drejtësisë do të bëhet palë me krimin e organizuar, eshtë thjeshtë fakti që Meta është vetëm një prej hallkave të zinxhirit të korrupsionit galopant qeveritar dhe në rast se ai do të këputej, atëherë do të binin me rradhë të gjitha hallkat e tjera dhe vetë ky sistem i kalbur politik, me këta monstra politikanë kanibalë të pangopur, që mbajnë peng Shqipërinë, prej 2 dekadash.

Nuk mund të burgoset I. Meta dhe as të shembet ky sistem i kalbëzuar në çdo qelizë, sepse ky do të ishte fillimi i një revolucioni dhe rilindjeje shqiptare!

Shkroi: Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Katundaria në progres

"Katundaria", si koncept social i mënyrës së të menduarit e konceptuarit të jetës, së fundmi ka mbizotëruar jetën tonë publike duke gllabëruar pikat më kyçe të shoqërisë, si politikën, mediat, artin, kulturën, biznesin.

Nuk mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të presësh që vitet, dekadat apo shekujt ti rikthejnë formën e vet, produktit. Stop Injorancës MUZIKE LIFE

Se çështë kjo prirje prej nxjerrje zorrësh e të vjellash, me këtë kamuflimin e gjithçkaje shqiptare me një petk të huaj, që vetëm katundaria e sheh si të bukur.
MAYA, na qenka më e bukur se Maja...
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Nasa dhe Afrika

NASA ka dërguar në shkurt të 2010-tës satelitin "Solar Dynamics Observatory", i cili për 5 vjet rrjesht do të studiojë aktivitetin e sipërfaqes së Diellit. Projekti kushtoi 865 miliardë dollarë.

http://www.nasa.gov/mission_pages/sdo/main/index.html
Kjo ishte një prej pamjeve të marra prej satelitetit...

 
STOP INJORANCES http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Qafëpalarët grekë...

Si shpjegohet që Kryeministri grek Papandreu (Babë Ndreu) nuk i quan qafëpalarë, puçisto-mafiozë apo mercenarë qytetarët e tij që protestojnë kundra masave antikrizë?!

Dje Athina u përgjak sërish nga përplasjet mes protestuesve dhe forcave speciale të policisë, por asnjë protestues nuk u vra me armë dhe asnjë çadër-snajper nuk u gjend mes tyre?

STOP INJORANCES http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

2 miliard besimtarë, apo 2 miliard jomendimtarë?

"Pastaj Perëndia tha, U bëftë drita: dhe drita u bë. Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë:... Dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira. Dhe Perëndia e quajti dritën Ditë dhe errësirën Natë. Dhe mbrëmja dhe mëngjesi ishin dita e parë." (Zanafilla 1: 3-5)

"Dhe Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madh (Diellin) për sundimin e ditës dhe ndriçuesin e vogël (Hënën) për sundimin e natës. Ai krijoi gjithashtu yjet. Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën.." (Zanafilla 1:16-17)

Si ka mundësi që ky libër është përkthyer në 1200 gjuhë e dialekte të ndryshme të botës, madje duke bërë për vete mbi 2 miliard banorë të tokës dhe asnjë prej tyre nuk e ka pyetur veten se si Perëndia bëri dritën në ditën e parë të krijimit, ndërsa në ditën e katërt, Diellin dhe Hënën?!

S T O P    I N J O R A N C E S !!! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Dita kushtuar kafshëve, në Shqipëri

Meqënëse dje, 4 tetori ishte dita ndërkombëtare e kafshëve edhe vendi ynë, Shqipëria, nuk kishte si e kalonte këtë ditë ndërgjegjësuese pa zhurmë.

Pikërisht dje, në Autostradën e Morinit një makinë me targa kosovare ka goditur buzë rrugës një ujk që përpiqej që të kalonte rrugën matanë. Për fatin e mirë, kafsha e egër nuk kishte ngordhur dhe rënkonte ende nga plagët e marra nga përplasja me automjetin.

Pikërisht në këtë çast, qytetarët kanë lajmëruar gjyetarët e qytetit të Kukësit, të cilët e kanë ekzekutuar.
Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Europa drejt gropës, Shqipëria pas saj...

Komisionieri i zhvillimit, Stefan Fyle, dje më datë 12.10.2011-të, përcolli përpara eurodeputetëve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, progres raportin për Shqipërinë, ku sipas këtij raporti, shteti shqiptar nuk i ka plotësuar 12 prioritetet e caktuara nga Bashkimi Europian dhe rrjedhimisht dështon për të fituar statusin e vendit kandidat për në BE.

Progresi është ndalur nga ngërçi politik, bojkoti, mungesa e dialogut mes forcave politike...

Dje të gjithë mbajtën veshët tek Parlamenti Europian për mrekullinë, që shqiptarët, fizikisht europianë, të fitonin të drejtën ligjore të lejoheshin të ishin pjesë, e Europës së Bashkuar.

Disa pyetje të lindin rishtaz:
- A e dinte ndokush se cilat ishin këto 12 prioritetet e vendosura prej BE-së?
- A nuk e dinin këta zotërinj pushtetarë shqiptarë, nëse i kishin realizuar apo jo këto 12 kushte të shenjta, për të pritur përgjigjen e 12 tetorit e për t'ia nisur sërish të gjenin fajtorin?



Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, ministri i jashtëm grek, Stavros Lambrinidis si edhe ministri i jashtëm italian Franco Frattini shprehen njëzëri se çështja e integrimit në Bashkimin Europian (luga e vetme me të cilin na kanë joshur këto 2 dekada) duhet parë nga populli shqiptar si ÇESHTJE KOMBETARE!

Për një moment le të supozojmë se forcat tona politike në Shqipëri (përfaqësuesit e të cilave janë tashmë europianë, me paga, kushte dhe prioritete që mbase edhe politikanë europianë do ti kishin zili) do të kishin patur dialog mes tyre dhe do të kishin votuar ligjet e reformat ligjore, që kërkon Bashkimi Europian...

Çështje kombëtare I N T E G R I M I, po me mjerimin, me kushtet e vështira sociale, kapjen e drejtësinë, shembjen e demokracinë, mungesën e meritokracisë, korrupsionin galopant në çdo nyje të shoqërisë, me monopolizimin e tregut, me degradimin e sistemit arsimor, me mbrotjen e natyrës, monumenteve të kulturës e të natyrës, KUSH DO MERRET?

Nga kush pret populli shqiptar që ti vijë mirëqenia e tij, nga integrimi në Bashkimin Europian, apo nga ndërtimi i shtetit demokratik e të së drejtës?!

Shkroi: Stop Injorancës !
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Linda

Doja të ndaleshim pak sot tek emri "Linda".

Me një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit në internet me kriterin Linda, do të na shfaqen mijëra foto femrash, të njohura e të panjohura pothuajse nga të gjitha anët e globit.

Gjithashtu do të na dalin objekte të ndryshme, si një ndërtesë në Tasmani, fshat në Gjeorgji, lum në Novograd të Rusisë etj, etj.

Me emrin "Linda" janë pagëzuar gjithashtu një sërë uraganësh, tajfunesh dhe era të fuqishme.

Sipas studiuesve emri "Linda" vjen nga mitoligjia estoneze dhe Linda quhej pikërisht gruaja e Kalevit, kjo, një poemë epike e folklorit estonez. Linda ishte mbretëresha e zogjve.

Tek Uikipedia gjejmë këtë shënim në fund të përshkrimit të mitologjisë estoneze:
http://en.wikipedia.org/wiki/Kalevipoeg
"It can be difficult to tell how much of Estonian mythology as we know it today was actually constructed in the 19th and early 20th century. One should also note that some constructed elements are loans from Finnish mythology and may date back to the common Baltic-Finnic heritage."

Përkthim:
Eshtë shumë e vështirë të nxjerrim se sa është rindërtuar mitologjia estoneze gjatë shekujve 19-20-të, ashtu siç ne e lexojmë sot. Duhet theksuar që disa pjesë janë të huazuara nga mitologjia finlandeze dhe i përkasin trashëgimisë baltiko-finlandeze.

Sot në gjuhën estoneze "lind" përkthehet "zog", ndërsa Linda ekziston thjeshtë si emër.

Po në Shqip, çdo të thotë L I N D A ?

Shkroi: Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Census Albania 2011-të - % fetare e popullsisë shqiptare!



Shqiptarët, që në pjesën më të madhe të tyre nuk janë as fetarë, në rezultatin që do të prodhojë Census Albania 2011-të do të rezultojnë sërish një popull me shumicë muslimane, pasi pjesa më dërrmuese e tyre janë aq të dërrmuar saqë ende nuk kanë kuptuar faktin e I-rë :

"që feja nuk trashëgohet por zgjidhet me vullnet në moshë madhore"
dhe faktin e II-të:
"që nëse nuk praktikon ritet fetare nuk mund të quhesh e si pjesë e një besimi fetar të caktuar".


Shkroi: Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Hipokrizia franceze

Ambasadori i Francës në shtetin e Kosovës i quan aktivistët e Lëvizjes Vetvendosje si "fashistë", kur ata gjatë një ligjerate në një institut privat, kanë akuzuar ministrin e Brendshëm Rexhepi, për mosprezencë në veri të Kosovës.

Ajo që harron ky ambasador francez, është fakti që ai kontigjent kriminal serb, drejtuar prej disa mjekrroshash priftërinj, që po "zbythin" edhe urdhrat e KFOR-it, nuk do ishte aty nëse ushtarët francezë të KFOR-it nuk do e ndanin Mitrovicën në 2 pjesë, duke lejuar kështu grumbullimin e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, gjatë çlirimit të Kosovës në 1999-ën.

Stop Injorancës !
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Përmbytja e vlerave


Në atë që quhet rivlerësim vlerash e përmbytje nocionesh do doja të thoja edhe unë dy fjalë...


Shohim rëndomtë që njerëzit të humbasin nga jeta e tyre pikërisht miqtë, shokët, të afërmit. Ata individë për të cilët ruajnë respekt të veçantë, bëjnë ndere apo sakrifica. E kjo ndodh, pikërisht pasi gabimisht vlerësimin e tyre e zhvlerësojnë duke e ngatërruar me një borxh që detyrimisht duhet t'iu kthehet pas.

Ne sakrifikojmë sepse pikërisht ajo sakrifikicë e mundimshme mbetet veç një pikë uji në raport me oqeanin e kënaqësisë që ne përfitojmë kur ndihmojmë njerëzit që i duam.

Shkroi : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Monday, October 17, 2011

PRESIDENTI PLEHRAT INTEGRIMI

Presidenti i Republikës ktheu ligjin për importin e plehrave. Dhe bëri shumë mirë. Ai ligj s’është një ligj për Shqipërinë Europiane. As për një Shqipëri më të pastër. Po është një ligj për të gangrenizuar me pasoja të pallogaritshme sot plagët e rënda të ndotjes së Shqipërisë. 


Dihet botërisht lidhja e mafias me plehrat. 
Njihen botërisht ngjarje tragjike për shumë vende të botës ku kjo lidhje ka arritur të bëjë ligjin. Por më shumë akoma, dihet botërisht se Shqipëria nuk pastron dhe nuk përpunon dot sot plehrat e veta. Të cilat në të shumtën e zonave urbane digjen ende si në mesjetë buzë lumenjsh apo mbi toka buke. Me efekte shkatërruese për shëndetin e njeriut e të natyrës. Si është e mundur që një vend si i yni, ku pas njëzet vjetësh liri, s’është vënë dot rend ligjor në shumicën dërrmuese të territorit për mbledhjen, grumbullimin, përpunimin e plehrave, të importojë plehra nga jashtë? Cila qeveri në botë i’a bën në këto kushte vendit të vet një peshqesh si ky, nëse nuk është e kushtëzuar nga lidhjet me nënbotën ku qarkullojnë në të zezë paratë e plehrave?  Për çfarë arsyeje në botë Shqipëria duhet të marrë mbi kurriz edhe plehrat e botës kur ende s’po e ngre dot kurrizin e mbuluar nga plehrat e veta?

Saliu e zëdhënësit e plehrave të jashtme në qeveri thonë se do vijnë vetëm plehra “të pastra” dhe këta zotërinjtë do t’i groposin në barkun e atdheut tone në këmbim të përfitimit ekonomik. Po kush nuk e di që ky shtet s’ka asnjë shans, asnjë mundësi, asnjë instrument, as për t’i kontrolluar plehrat që hyjnë në Shqipëri, as për t’i përpunuar ato sipas standarteve të Bashkimit Europian, as për të bërë me to gjësend tjetër përveç dëmit katastrofik që paralajmëron ky ligj plehrash? Të gjithë e dinë.

E më tej të gjithë duhet ta mësojnë se të njëjtin ligj, me të njëjtat argumenta, kanë miratuar në pseudoparlamentet e tyre qeveritë e vendeve të pazhvilluara si Shqipëria, të cilat e kanë paguar më pas këtë lloj ligji me plagosje të tmerrshme mjedisore e pasoja tragjike për njerëzit.
Ligji i importit të plehrave në Shqipërinë e sotme është antikombëtar. Eshtë antieuropian. Eshtë antinjerëzor. Çfarë arsyeje kanë ata që do na e sjellin këtë peshqesh me duart e qeverisë shqiptare t’i bien plehrat në Shqipëri, nëse ky do të ishte një biznes i pastër fitimprurës e pa probleme komplekse? A
snjë arsye s’do kishte, po fatkeqësisht ka vetëm një: Shqipëria e tradhëtuar nga sundimtari i saj mund t’i mbajë në kurriz edhe plehrat e botës përveç të vetave. Shqipëria e tradhëtuar nga qeveria e saj mund të detyrohet të hajë plehrat e botës pa bërë naze. Shqipëria e sëmurë nga plagët e saj mjedisore që nuk kontrollon dot asgjë në hyrjet e saj, mund të gëlltisë symbyllur edhe plehra radioaktive. Njësoj si Somalia, si Haiti, si Etiopia e si të tjera vende që e kanë paguar shtrenjtë, me lëkurën e popullit, këtë ushqim helmatik që Saliu do t’i fusë Shqipërisë në bark me dhunën e kartonave të ngritur qorrazi nga shumica e tij e vjedhur.
Ja edhe një arsye pse Saliu vodhi votat për të qëndruar me pahir në pushtet. Që të importojë plehra e t’ia fusë Shqipërisë në fytin e sëmurë, ndërkohë që ujrat e lumenjve po idhtohen nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës. Ndërkohë që toka e bukës po sëmuret nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës. Ndërkohë që ushqimi i prodhuar në vend po kërcënohet nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës.
Presidenti i Republikës e ktheu mbrapsht ligjin e plehrave që rrezikojnë ta mbysin Shqipërinë e përpëlitur mes plehrave. Ne e kemi kundërshtuar me zë të lartë këtë ligj dhe do ta kundërshtojmë përsëri edhe më fort. Saliu s’ka dyshim se do ta mbrojë edhe më me forcë. Duke mallkuar përsëri opozitën dhe padyshim edhe Presidentin. I cili me siguri i’a ka nxirë pamjen edhe më zi se ç’e ka këto kohë duke i’a kthyer plehrat peshqesh në derën e Kuvendit, ku përbetohet se do ja bëjë opozitës fytyrën më të zezë se këpuca tamam ditën kur Bashkimi Europian i’a ka kthyer për të dytën herë, si askujt tjetër, Shqipërisë së qeverisur prej tij aplikimin për statusin e kandidatit.

S’ka dyshim se Saliu do ta ripaketojë edhe njëherë këtë peshqesh dhe do u’a çojë shqiptarëve derë më derë. T’i gëzoni plehrat e botës, kjo është një ditë e lumtur, një arritje historike, një vendimmarrje që tregon se Shqipëria ka ndryshuar aq shumë sa mund të marrë përsipër të lehtësojë edhe botën nga barra plehrave që bota s’i mban dot në oborrin e madh të shtëpisë së saj. Dhe mallkuar qoftë opozita që s’do plehrat e botës në Shqipëri. Opozita, opozita, opozita, në majë të gjuhës për të justifikuar çdo dështim e krim si ky i importit të plehrave që ka vetëm një shkaktar: Qeverinë. Saliun.
Opozita që bllokoi integrimin me luftën për votën e lirë, ndërkohë që BE-ja thotë: S’ka integrim, s’ka status kandidati, s’ka afrim të mëtejshëm drejt Brukselit pa zgjedhje të lira. Opozita që bëri puç me stilolapsa e çadra, ndërkohë që BE-ja thotë: S’ka kandidaturë për në BE pa zbardhur deri në fund 21 janarin e ndëshkuar ligjërisht vrasjet. Opozita që shpif, ndërkohë që BE-ja thotë: Korrupsioni është ngjitur në majën e qeverisë. Opozita që nxin realitetin e ekonomisë së dytë në botë pas Gjermanisë, ndërkohë që BE-ja thotë: Ekonomia shqiptare është në regres. Opozita që nuk voton ligjet me 3/5-at, ndërkohë që BE-ja thotë: Qeveria duhet të krijojë kushtet për një proçes gjithëpërfshirës. Opozita që propozon një pazar të ndyrë me 10 pika, ndërkohë që BE-ja thotë: 10 pikat e opozitës mund të jenë një bazë e mirë për të dalë nga ngërçi.
Nëse ndokush ka parë ndonjë opozitë në botën demokratike që t’i vejë pas me karton jeshil në dorë qeverisë le të ma tregojë. Unë kam parë vetëm qeveri që i venë pas opozitës kur u duhet vota e saj. Jo duke i thënë do të ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca, po bujrum të flasim si mund t’i bëjmë votat bashkë për këtë ligj apo atë vendim madhor.
S’ka bërë vaki ndokund në vendet ish-komuniste që sot janë në Bashkimin Europian kjo që bën vaki në Shqipëri. Prandaj ata janë atje ku janë dhe ne jemi këtu ku jemi, me plehrat tona mbi trup e plehrat e botës tek dera. Ata shkuan në BE duke ndarë qartë ç’është e shtetit dhe ç’është e pushtetit. Për ç’është e shtetit u ulën me opozitën dhe punuan si të barabartë për një kauzë kombëtare e historike, barabar të rëndësishme për të dyja palët. Për ç’është e pushtetit qëndruan përballë, njëra palë në shumicë e tjetra në pakicë, kundër. Si kudo. Ja si dhe pse hynë në BE. Kurse këtu, në Shqipëri, Saliu thotë shteti dhe pushteti janë një e të pandarë, opozita është armiku i Shqipërisë, i Bashkimit Europian, i botës mbarë. Celulë antieuropiane dhe bum me pushkë, bam me fjalë, bam e bum me shkatërrime e me plehra që oborri i tij të pasurohet sa më shumë dhe shteti të bëhet hije që e ndjek atë pas në luftën për heqjen qafe të opozitës.

Kur e dëgjon atë dhe korin e tij që kërkon ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, duket sikur për të gjitha gjërat që shkojnë së prapthi e ka fajin opozita. Ndërsa për gjërat që kanë vajtur mire si futja në NATO apo liberalizimi i vizave meritën e ka qeveria që mundi opozitën. Ndërkohë që të gjithë e dinë se në NATO hymë pasi bëmë paktin e reformat që na u kërkuan. Ndërsa liberalizimi u bë pasi më në fund, me vite të tëra vonesë për shkak të Saliut, BE-ja hoqi vizat për shqiptarët për të mbyllur projektin e saj të lëvizjes së lire, kur qeveria arriti t’i bënte detyrat e veta të stërprapambetura. Të cilat s’kishin asnjë lidhje me opozitën, po me punë qeverie. Si mund të shkojmë më tej nëse nuk i referohemi përvojës së parafutjes në NATO? Si mund të vazhdojmë më tutje nëse ditët e javët ikin kështu, me avazin e vjetër të opozitës armike e të qeverisë heroike? Si mund të dalim nga provimi i dytë ngelës në Bruksel me mendje të mbledhur për të kaluar provimin e tretë, nëse nuk ndajmë përgjegjësitë dhe punët?

Ne e dimë kush është përgjegjësia jonë dhe i kemi bërë hapat tona, duke propozuar një pakt të thjeshtë, të qartë, të mjaftueshëm si bazë diskutimi për gjetjen e pikave të përbashkëta të axhendës së integrimit. Saliu jo. Ai e ka mendjen sesi të hedhë fajin mbi opozitën dhe ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, duke nxjerrë fitime edhe nga plehrat e botës e jo vetëm nga paratë e shtetit, nga pasuritë publike, nga pronat e të tjerëve. E pastaj s’ka si mos ngatërrohet kur flet në publik e u thotë fshatarëve të varfër “Ju po punoni për të mirën e familjes time”, sepse në fakt kjo është e vërteta dhe aq shumë sa ai po merret veç me punët e tij në kurriz të njerëzisë, mendja e ka vështirë të ndërrojë gjthnjë marsh në çastin e duhur.

Kështu s’dihet sa zgjat, po është e sigurtë që për sa kohë të zgjasë ka vetëm zvarritje mes plehrash. 

Edi Rama

Sunday, October 16, 2011

“Buzëqumështit” u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë



Ishte ora 10 e paradites së djeshme kur një grup i organizuar të rinjsh iu drejtua rrugës pedonale “Murat Topani”. Kjo protestë më shumë vizuale sesa akustike, që fliste më shumë me figura sesa me zë, e shndërroi shëtitoren më të re të Tiranës në “ekspozitën” përqeshëse të politikës së bajatizuar e të padurueshme. “Buzëqumështit” po u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë. Të rinjtë varën përgjatë pedonaleve foto të ndryshme të cilat ishin ngjitur në një faqe gazete. Fotot përmbanin mbishkrime të ndryshme. Njëra prej fotove i referohej ligjit më të fundit për inportimin e plehrave, ku shkruhej: “I ëant your trash” (I dua plehrat e tua). Kryeministri i vendit ishte kërkuesi i tyre. Foto të varura ndërmjet shtyllave të ndriçuesve të rrugës me anë të një litari tërhiqnin që nga larg syrin e vizitorëve. Por jo vetëm kaq. Edhe ndriçuesit e instaluar në tokë përgjatë pedonales ishin stolisur me tapetet e karikaturave mbi qeset e zeza. Një nga mbishkrimet që “thithi” shumë shikues, ishte ai për reformën arsimore të vitit 2011. Mbi poster shkruhej: “Shesim mastera, doktoratura, bar djathi etj.”
Dëshmi në vend
“Kjo protestë të kthehet në stil jete për rininë”
Një shitëse ambulante, e cila ishte vendosur në atë pedonale për të gjithë ditën, tregoi se grupi protestues përbëhej nga rreth 50 të rinj, djem dhe vajza. “Ata thanë që kishin marrë një leje paraprake për protestën në bashki dhe në policinë e shtetit. Qëndruan këtu nga ora 10 e paradites deri në 5 të pasdites. Ishin djem e vajza që të bënin për vete me energjinë e tyre. Të gjithë sa i pamë, krijuam simpati”.
Gruaja na tregoi se ata do të largoheshin për t’u kthyer dhe qëndruar deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Takuam më pas qytetarë të tjerë dhe u morën mendim: disa u shprehën skeptikë se mund të vijnë ndryshimet me forma të tilla “të buta” e “të kulturuara”, të tjerë i konsideruan gjetje shumë origjinale e sensibilizuese, që vënë në lojë moralin e pushtetit. Mes optimistëve që besonin tek forma të tilla të reagimit qytetar ishte qytetarja N. Trebicka: “Është vërtet një gjest i mençur prej rinisë sonë. Por unë dua që të mos ndalet këtu. Klasa politike në vend është vërtet e marrë fund dhe të tilla protesta nga të rinjtë duhet të vazhdojnë dhe të na fusin edhe ne të vjetrit në valle. Ky vend ka nevojë për energjinë e rinisë që është e çoroditur, e lënë qëllimisht larg fateve të vendit. Këto protesta bëjnë më të shëndetshëm opinionin dhe vetë të rinjtë, duke krijuar kauza të rëndësishme në vend të zakoneve të dëmshme. Ky është stili dhe fryma që kërkohet sot nga rinia. Protesta të këtij lloji do të ndihmonin për t’i shkurtuar jetën kësaj klase politike, që tallet me popullin. T’i përgjigjemi talljes me të njëjtën monedhë: t’i tallim ata në rrugë.”
Turistët shkrepin aparatet fotografike
Protesta gjeti mbështetjen e kalimtarëve të rastit por dhe turistëve, të cilët shkrepën aparatet fotografike. E ngjashme me një ekspozitë fotografike, ajo ishte si një ‘shoë” që shfaqte anën më të shëmtuar dhe groteske të figurave politike. Vizitorët e huaj qëndruan gjatë përpara disa prej posterave. Vizitori kroat Demetrius tha se i pëlqente shumë kjo që shikonte. “Është një shfaqje e mrekullueshme e antipatisë së popullit tuaj për politikanët e tij. Mund të ngjante si e ekzagjeruar kjo protestë, por me njohuritë që kam unë për vendin tuaj, është forma simbolike e një realiteti të hidhur”, tha ai.
Ndërsa përkthyesi që e shoqëronte, na tha se miqtë e tij të huaj që vijnë në Tiranë, dëgjojnë këtu sharje për politikën më tepër se në asnjë vend tjetër, por prapë se prapë, na quajnë një popull të urtë. Kur e pyetëm se cili poster bëri më shumë përshtypje tek vizitorët kroatë, ai tha: “Më shumë buzëqeshje u dhuroi posteri: “Sa bëjnë 1700 euro rrogë, 1000 euro karburant, 750 euro telefon, 2500 euro dieta?”

Nga Xhek Preçetaj