Showing posts with label Ese. Show all posts
Showing posts with label Ese. Show all posts

Sunday, May 19, 2013

S'u prish bota, as fukuarallëku s'mori fund.


Nëno!…
-Bir!
-Dua bukë!
Mëma hesht.
-Nëno!
-Bir!
-Ngriva!
Mëma psherëtin.
-Nëno!
-Bir!
-Më dhemb koka!
Mëma s'përgjigjet.
S'ka bukë, s'ka zjarr, s'ka të holla për doktor. Dhe djali psherëtin. Mëma s'përgjigjet. Psherëtin edhe ajo ngadalë. Djali nuk i dëgjon psherëtimat e mëmës. Mëma dëgjon tik-taket e zemrës së të birit. Një grua plakë e rreckosur, me fytyrën rrudha-rrudha, rri mbi kokën e një djali dhe vështron me sy të zgurdulluar. S'guxon të qajë; ka frikë mos ta zgjojë djalin që porsa filloi të flejë. Rri dhe e vështron. Dy lot helmi shkasin prej syve të neveritur. Ngadalë, pa zhurmë, mbështet dorën e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet përsëri.
-Nëno!
-Biri i nënos.
-Dua bukë!
Nëna hesht.
-Nëno!
-Xhani i nënos!
-Më ngrinë këmbët!
Nëna psherëtin.
Dhe djali fle përsëri; dhe nëna rri dhe e vështron dhe ngadalë qan e psherëtin. Në heshtjen tragjike të një nate dimri, në odën pa dritë luhet një nga mijëra tragjeditë e jetës njerzore. Dhe çdo tragjedi është një poemë e gjallë! Poema e shekullit njezët!
Një mëmë; pranë saj një dhogë, kora e Shën Mërisë. Mëma e vështron koren e shenjtë, i afrohet, e puth dhe kthehet pranë djalit. Një shkëndije shprese shkëlqen në sytë e saj.
Shën Maria hesht!
Që nga larg, zhurma e muzikës së radios tingëllon në veshët e mëmës. Dhe djali fle, pa bukë, pa zjarr, pa dritë.
-Nëno!
-Bir!
-S'jam mirë!
-T'u bëftë nëna, fli!
Dhe djali fle përsëri. Dhe mëma qëndron si shtatore! Hedh sytë tej e përtej, vështron koren, vështron djalin dhe psherëtin thellë.
Dhe djali fle!

Mëma i ve dorën në ballë! Balli është i ftohtë! Mëma i trazon dorën. Dora ka ngrirë. Mëma e puth në buzë. Buzët janë mbyllur përjetë. Mëma qan me zë, por djali nuk zgjohet. Dhe zërit të mëmës i përgjigjet heshtja e natës. Kora përkarshi vështron dhe hesht.
Një trup i ngrirë. Një mëmë me sy pa lot. Një natë dimri vdiq i biri i një lypseje.

S'u prish bota, as fukuarallëku s'mori fund.

Nonda Bulka

Wednesday, May 8, 2013

Gandi i shkruan Hitlerit

Në historinë e njerëzimit janë të panumërta letrat e shkëmbyera në gjithë botën. Por në këtë rrjedhë të pafundme korrespondence, ka edhe letra të jashtëzakonshme që, natyrisht, nuk shkruhen nga njerëz të zakonshëm. Letra që do të lexoni më poshtë është vlerësuar si një nga më të çuditshmet dhe më të pamundshmet e Luftës së Dytë Botërore. Në vigjilje të Krishtlindjeve të vitit 1941, Mahatma Gandi i shkruan ... Adolf Hitlerit. Përse? Për të... ndaluar luftën dhe të bëhej aleat i Gandit në aplikimin e strategjisë së tij për mposhtjen e së keqes me mjete jo të dhunshme! Shumëkush do të vinte duart në kokë, duke e quajtur naivitet apo çmenduri këtë veprim. Mirëpo përmbajtja e letrës, vendosmëria e të shprehurit dhe solemniteti i afirmimit të bindjeve frymëzojnë respekt dhe admirim tek lexuesi.
Ndofta edhe për shkak të kësaj letre, midis meritave të shumta të Gandit, Ajnshtajni është shprehur:
«Brezat e ardhshëm do të krenohen që jetojnë në një planet, ku dikur ka ecur Gandi»


24 dhjetor 1941.

I Dashur Mik,

Nëse ju quaj mik, ky nuk është një formalizëm. Unë nuk kam armiq. Qysh prej 33 vjetësh, qëllimi i veprimtarisë sime në jetë ka qenë sigurimi i miqësisë së gjithë njerëzimit, pa dallim race, ngjyre apo besimi.
Shpresoj se ju do të keni kohë dhe dëshirë të dini sesi i konsideron veprimet tuaja një pjesë e rëndësishme e njerëzimit, që jeton nën ndikimin e doktrinës së miqësisë universale. Ne nuk dyshojmë në kurajon dhe dashurinë tuaj për atdheun dhe ne nuk besojmë se ju jeni përbindshi që përshkruajnë kundërshtarët tuaj. Mirëpo shkrimet dhe deklaratat tuaja, si edhe ato të miqve dhe admiruesve tuaj, lejojnë të dyshosh se një numër i madh i veprimeve tuaja janë vrastarë të dinjitetit njerëzor, sidomos në gjykimin e gjithë atyre që, si unë, besojnë në miqësinë universale. I tillë është poshtërimi i Çekosllovakisë, dhunimi i Polonisë dhe aneksimi i Danimarkës. Jam i ndërgjegjshëm se, sipas konceptimit tuaj të jetës, këto zhvatje janë të lavdërueshme. Por ne kemi mësuar qysh fëmijë t'i vlerësojmë veprime të tilla si poshtëruese për njerëzimin. Për këtë arsye, ne nuk mund t'iu urojmë sukses armëve tuaja.
Por pozicioni ynë është unik. Ne i bëjmë rezistencë imperializmit britanik dhe nazizmit njëherësh. Në qoftë se ka ndonjë diferencë midis tyre, kjo është thjesht diferencë shkalle. Një e pesta e racës njerëzore u vunë nën çizmen britanike nëpërmjet metodash aspak njerëzore.
Rezistenca jonë ndaj shtypjes angleze nuk do të thotë se ne jemi kundër popullit britanik. Ne synojmë t'i bindim ata të përqafojnë doktrinën tonë të jo-dhunës, jo t'i thyejmë në fushë të betejës. Revolta jonë kundër dominimit britanik është e çarmatosur. Por, si t'i bindim edhe të mos arrijmë t'i bindim Britanikët të përqafojnë doktrinën tonë paqësore, ne jemi të vendosur t'ua bëjmë atyre të pamundur dominimin, nëpërmjet mosbashkëpunimit të padhunshëm. Nga vetë natyra e saj, kjo është një metodë e pamposhtur. Ajo është e bazuar në faktin se asnjë zhvatës nuk mund t'ia arrijë dot qëllimit pa një minimum bashkëpunimi, vullnetar apo të detyruar, nga ana e viktimës së tij.
Sunduesit tanë mund të kenë tokat tona dhe trupat tanë, por jo shpirtrat tanë. Ata nuk do t'i kenë kurrë këta të fundit, pa shfarosur të gjithë Indianët, burra, gra e fëmijë. Është e vërtetë se gjithë një popull nuk mund të ngrihet në këtë shkallë heroizmi dhe se forca mund ta thyej revoltën, por kjo nuk përbën problem. Sepse, në qoftë se mund të gjenden në Indi një numër i mjaftueshëm burrash e grash të gatshëm të sakrifikojnë jetën, pa asnjë mllef ndaj zhvatësve, në vend që të përthyejnë gjurin para këtyre, ata do të kenë përvijuar kështu rrugën e padhunshme të çlirimit nga tirania e dhunshme. Ju lutem të më besoni kur pohoj se ju do të gjeni një numër impresionant grash e burrash të tillë në Indi. Ata janë formuar qysh prej njëzet vjetësh.
Sikundër ju thashë, në teknikën e padhunshme disfata nuk ekziston. Motoja e saj është «vepro ose vdis», pa vrarë as plagosur. Ajo mund të ushtrohet praktikisht pa shpenzime dhe pa ndihmën e shkencës së shkatërrimit, që ju e keni përparuar në shkallë aq të lartë perfeksionimi. Unë habitem sesi ju nuk e kuptoni se ajo nuk është ekskluziviteti i askujt. Në qoftë se jo Britanikët, ndonjë fuqi tjetër do të arrijë ta përmirësojë më tej cilësinë e armatimit tuaj dhe do t'ju mundë me armët tuaja. Ju nuk do t'i lini vendit tuaj një trashëgim për të cilin ata do të ndiejnë krenari. Gjermania nuk do të mundë të krenohet në të ardhmen me tregimin e akteve tuaj mizorë, sado me aftësi të përpunohen ata. Unë ju kërkoj, pra, në emër të njerëzimit, ta pushoni luftën (...).
Gjatë këtij sezoni të trishtë, kur zemrat e plagosura të popujve të sfilitur të Evropës po luten për paqen, ne kemi pezulluar edhe luftën tonë paqësore. Nuk është tepër t'ju kërkoj të bëni një përpjekje për paqen që për ju nuk ka ndonjë domethënie ndoshta, por që do të thotë shumë për milionat e Evropianëve, thirrjet e heshtura për paqe të të cilëve unë i dëgjoj, sepse veshët e mi janë mësuar të dëgjojnë masat memece e vullnetndrydhura nga dhuna. Kisha si qëllim t'ju drejtoja një thirrje të përbashkët juve dhe Zotit Musolini, të cilin kam pasur nderin ta takoja gjatë udhëtimit në Angli si i deleguar në konferencën e tavolinës së rrumbullakët. Shpresoj që ai do të ketë mirësinë ta konsiderojë këtë thirrje sikur i është adresuar edhe atij vetë, me modifikimet përkatëse.

Firmosur prej autorit. (përkthim i Agim Hamitit)

Marrë nga faqja e Agim Hamitit

http://www.facebook.com/pages/Agim-Hamiti/174353345957127

Sot 1-Maj

Kam qene i mashtruar, duhet ta pranoj.
Duhet te pranoj qe ne fakt kam qene i mashtruar per shume gjera ne kete jete..per gjera se mendoja se ishin ashtu dhe s'kishte rruge tjeter..dhe jo sepse te tjeret thoshin..por sepse arsyetimi im me conte ne ate perfundim..dikush do te qeshe dhe do ta marre per dobesi..dikush do te vazhdoj te lexoj me interes se ku biseda do dal..por ka nga ata qe do te kenaqen nga ky rrefim..duke vazhduar te jene njerez te mashtruar dhe fatkeqesisht keta jane me te shumtit, le ta themi sic eshte..Keta perbejne, pa nje pa dy..mbi 80% te races njerzore..Sa i adhuroj per idiotizmin e tyre te pa cenuar kurre nga pikepyetjet qe lindin nga brenda vetes, te cilat lodhin aq shume pjesen tjeter..Ah dua te vecoj pseudo ironine e tyre..akoma me ere te pa deshirueshme kembesh dhe sqetullash..prove se akoma DNA-ja ja u ndjen te nevojshme ti ruaj nga insektet dhe preditoret..tek sa degjojne muzike moderne, apo tek shfletojne libra, gazeta, artikuj..duke i fiksuar ato rrjesht me rrjesht, date per date, foto per foto..

Mendoja.!
Pra gabimisht mendoja..
Se ishte e pa mundur te shtypje dot nje popull dhe aq me pak punetoret..
Llogjika me thoshte se c'do njeri eshte i afte te kuptoje pak matematike aq te mjaftueshme sa per te bere dallimin..e imja-jo e imja, e jona-e tij, e jona-e tyre..
Besoja se ishte e pa mundur ti injoroje, ti perbuzje..vet krenaria, egoja njerzore do ta bente kete te pa mundur..dhe nese keto s'do te ishin te mjaftueshme..e qena prind, bashkeshort, i dashur..do te sillte reflektimin..reflektim i pashmangeshem nga perplasja me veshtrimin e syve te njerzve te dashur, te cileve u detyrohesh egzistencen..
Pra mendoja se edhe nese te gjitha sa thashe nuk do te funksionin..do ish dashuria, pa te cilen njeriu quhet vetem nje tjeter frymor, ajo, qe s'do ta lejonte..

"You can fool some people sometimes, but you can't fool ALL THE PEOPLE all the time."
"Mund te mashtrosh njerzit per ca kohe, por nuk mund te mashtrosh TE GJITHE NJEREZIT per te gjithe kohen."..
Do kendonte Bob Marley mrekullisht vargjet qe zbulojne te verteten e madhe..ne nje fjale te vetme "All" pra "TE GJITHE"..dhe kaq mjafton te kuptosh qe ku kam gabuar.!

Kam gabuar ne efektin qe ka tek njerzit pangopesia, egoja e stisur qe sjell deshiren per tu pranuar ne nje shoqeri, sa do qe ajo te jete e pa llogjikshme , e kundert me interesat e tij, e pa kuptueshme..fjala "modern" ka fuqi te jashtezakonshme te bashkoje turmat..por edhe ti percaje ne klasa qe s'kane asnje lloj interesi, por qe luftojne ashper per sundim..
Sundim per cfare..?..Asnje se di.!
Sepse ne fakt eshte instikt shtazor..dhe si i tille s'kerkon llogjikim, por vetem aksion..ne te cilin edhe fituesi vetshkaterrohet me shume se i humburi..dhe vetsadizmi ngopet, ngopet instkti.

"Njerizit mund te drejtohen me lehte nepermjet te pa moralshmes se sa nga virtytet." thote Napoleoni, me shume me pak fjale te gjithe ate qe u mundova te shpjegoj.

Jo.
Nuk kam me besim tek zgjimi i klases punetore, tek zgjimi i te shtypurve.
Ata jane dhe po behen cdo dite dhe me te varfer, ekonomikisht dhe si pasoje edhe menderisht..Ata qe ne nje cast te jetes se tyre kan arritur ate fundin e fundit..ate renien e lire dhe pa mendim duhet ta kuptojne se c'po them..

Por akoma kam besim qe nje grup njerzish, qytetaresh do te gjejne kendveshtrimin e perbashket per te pare kete cmenduri qe po jetojme sic eshte, lakuriq..
Njerzit ne vetvete kane shume, shume dashuri..gje qe sjell energji te pathyeshme..dhe ju duhet shume perpjekje per te nxjerr shemtiren e tyre..dhe cuditerisht shume zell tregohet pikerisht per kete.

Amarildo Pregapuca

Atdheu im, i vetmi vend në botë…

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz dhe të veshur me antiplumb.
***
Atdheu im, ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe qëndrojnë në majë të partive qysh prej 23 vjetësh.
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!
***
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku në karrigen më të lartë të parlamentit, gjen edukatën më të ulët!
***
Ësht’ vendi ku po të shkosh e të zgjosh pa pritur kryetarët e shtatëdhjetë e ca partive, duan kohë të mbledhin mendjen që të të përgjigjen në cilin koalicion zgjedhor janë ato ditë!
***
Atdheu im është vendi ku vazhdojnë kërkimet për një medikament që t’u injektohet tërë banorëve, që ata të mos kujtojnë dot, se çfarë kanë thënë kryepolitikanët për njëri tjetrin!
***
Atdheu im, ku gjenden të gjitha barnat dhe medikamentet e botës me përjashtimin jo në spitalet shtetërorë… ku shërbimi shëndetësor i shtetit dëshmon përditë se sa i mrekullueshëm është ai i privatëve… Dhe ku ministrat e shëndetësisë dhe kolegët e tyre lenë të dy këta shërbime dhe kurohen jashtë shtetit!
***
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku të rrëmbesh një pronë, të zaptosh një truall e të ngresh një ndërtesë pa lejë, në vend që të të dënojnë të pajisin me tapi!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku nuk mund të maten temperatura nën hije, pasi tërë pyjet janë prerë!
***
Është vendi, ku shumë prindër u urojnë fëmijëve jo që të bëhen shkencëtarë, por doganierë!
***
Është vendi, ku historia përdoret për nevoja politike dhe në çdo tetë vjet shkollat marrin tekste të rinj të historisë, në të cilët nazistët largohen nga Shqipëria herë më 28 dhe herë më 29 nëntor.
***
Atdheu im është vendi, ku shkollat më të rëndësishme janë Instituti i Fizkulturës dhe Fakultetit i Mjekësisë se studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trajnerë, pediatër dhe kardiologë, por ministra dhe kryeministra e vitet që vijnë, premtojnë që fatet e vendit të jenë në duart e boksierëve!
***
Është vendi, ku numri i turistëve vizitorë, është propaganda më banale dhe ky numër fryhet e fryhet edhe me pilotët e huaj dhe shoferët e autobusëve që flenë atë natë në Shqipëri. Të kesh katër valixhe matanë trarit të kufirit dhe të shkosh t’i sjellësh një nga një, të numërojnë për katër turistë!
***
Është vendi, ku qëkurse shifrat e statistikave shqiptare dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk është më vendi më i mirë në botë. Pra, tani që shifrat i shpall qeveria vetë, vendi më i mirë në botë është këtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janë të fundit në kontinent, që përmbysin komunizmin; të fundit që anëtarësohen në NATO dhe në Bashkimin Europian, dhe ku qeveria pret urime të përzemërta që edhe në Shqipëri, pas vitit Dymijedymbëdhjetë, edhe tek ne erdhi Dymijetrembëdhjeta!
***
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku kriminelët i kërkon populli dhe i fsheh policia!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku sigurimi i lëvizjes së lirë u prishte punë skafeve dhe kur u arrit lëvizja e lirë, skafet patën mbaruar punë në dëbimet masive të shqiptarëve jashtë shtetit te tyre.
***
Dhe së fundi, lërmëni të huazoj e përshtas një shprehje të një poeti fqinj: atdheu im është ai, ku tërë njerëzit duan të jetojnë në një vend tjetër, por duan që ai vendi tjetër, të jetë këtu në Shqipëri!

*Nga Pëllumb Kulla* Fjala e mbajtur në Kongresin e FRD

(G.Tema)

Thursday, April 25, 2013

VERBIMI



Dy djem aty rreth të njëzetepesave,shtynë me furi derën ndarëse të korridorit të kirurgjisë së atij spitali.Rezet e vjetra te derës lëshuan një tingull gërvishtës.Ajri kundërmonte një erë duhani bllokuese dhe dukej se aty dhe pse muret ishin mbushur me tabela sensibilizuese ku njerëzit viheshin në dijeni se ndalohej duhani,përceptohej lehtë krejtësisht e kundërta.Aty askush nuk kishte nge të lexonte tabelat,tymosnin gjithsekush me moskokëqarje të pafshehur.Muret që kushedi se kur nuk kishin njohur lyerje,vende-vende ishin rjepur nga suvaja dhe instalimet elektrike ishin në gjendje të vajtueshme.Një konglomerat telash e çelësash elektrikë vareshin jo vetëm në lartësinë e njeriut,por gjendeshin dhe fare ulët dhe gati sa nuk preknin dyshemenë.

Dy djemtë i hidhnin hapat me nxitim,gati-gati me vrap.U ndalën për një moment kur u gjenden thuajse në mesin e atij korridori.I pari,një djalosh shtat mesëm me flokë te gjatë gështenjë të lidhur mbrapa si bisht kali,hodhi sytë rreth e rrotull me shpresën të dallonte atë që po kërkonte.Pas tij djaloshi tjetër,një bjond me faqe të parruara por që qimet ishin të mbajtura me kujdes hodhi gjithashtu sytë në drejtimin që po shikonte shoku i tij.Morën për pak sekonda frymë dhe si nuk panë as infermiere as mjek që po kalonte në ato momente nëpër korridor u drejtuan për tek një krevat-barrelë e braktisur aty në korridor.Tri gra qëndronin të ulura në ndenjëset përballë vendit ku ndodhej barrela,në një distancë prej dy-tre hapash.Ishin tri gra në moshë të thyer.Njëra nga gratë me ca flokë të thinjura e të gjata të tërhequra lart me një mbajtëse të errët në formë gjysmë hëne po i pëshpëriste diçka fare afër fytyrës,njërës nga gratë,e cila ndodhej në mes të dy të tjerave.Tjetra një flokë shkurtër dhe të ngjyer me një ngjyrë ndryshku,po e dëgjonte me shumë vëmendje.Herë pas here shtynte lart me gishtin tregues syzet me lente të trasha që i rrëshqisnin hundës dhe pastaj bashkonte sërish duart në pëqi.Gruaja e tretë e cila mbante një shall të zi në kokë nuk ishte më pak e vëmendshme në bisedë sesa dëgjuesja e mesit por duke qenë në anën tjetër të folëses,për të dëgjuar më mirë i duhej të përkulej herë pas here pak përpara, veprim që e lodhte disi prandaj ishte e detyruar që sërish të drejtohej që të mbështetej në mbështetësen e ndenjëses dhe keshtu humbte fillin e bisedës.Ishin disi të përhumbura në bisedë kur vërejtën që në atë korridor u shfaqën dy djem të rinj që ecnin me hapa të shpejtë dhe seç mbanin në duar.Vetëm kur u afruan tek barrela afër tyre gratë vërejtën që djemtë mbartnin në një batanije të hollë një trup njeriu.Ato ndërprenë bisedën dhe shikuan të tronditura atë pamje ngjethëse.Një trup njeriu dergjej mbështjellë në atë batanije dhe vëreheshin njolla të mëdha gjaku kudo nëpër mbulesë.Trupi ishte krejtësisht i mbuluar dhe dallohej vetëm krahu i djathtë që i varej poshtë jashtë mbulesës.Dy djemtë e shtrinë trupin e mbuluar mbi barrelë dhe hodhën sërish vështrimin përqark se mos dukej ndokush nga personeli i spitalit.Si nuk shquan askënd iu drejtuan tre grave që tashmë kishin ndërprerë bisedën dhe vështronin të lemerisura pamjen që u kishte rënë përpara.
-A mund ta lëmë këtu për pak momente sa të gjejmë ndonjë doktor që të vijë e ta shikojë?-kishte folur djaloshi me flokë të lidhur mbrapa.
-Sigurisht!-thanë të tria thuajse njëzëri.-Po çfarë i ka ndodhur?-mori guximin e pyeti gruaja me flokë të thinjura.
-Aksident me makinë!Makina e tij u përplas me një kamion.Eshtë në gjendje kritike sepse ka plagë të shumta dhe ka humbur tepër gjak.
Gruaja me shami të zezë në kokë,lëshoi një klithje që e bllokoi rrufeshëm me njërën dorë duke e vënë shpejt tek goja,për ta mbyllur klithmën brenda vetes.Gruaja me syze të trasha bëri shenjën e kryqit dhe me gjysmë zëri pëshpëriti më shumë për vete sesa për ta dëgjuar të tjerët.-O Zot,ç’po dëgjojmë e shohim përditë!Flokëgjata dhe pse e shokuar u shty akoma më shumë në pyetje.-Eshtë i afërmi juaj?
-Jo!Por u ndodhëm aty në momentin e aksidetit dhe e sollëm menjëherë pa lajmëruar as ambulancën sepse duke parë gjendjen e tij,mbërritja e ambulancës mund të ishte e vonuar dhe fatale për të.-përgjigjej vetëm djaloshi flokëlidhur.Ai fliste dhe lëviste sytë vazhdimisht në kërkim të dikujt që mund të shfaqej nga hyrja.Ai u kërkoi dhe njëherë grave se nëse mund të shfaqej ndonjë doktor ndërkohë që ata po shkonin t’i kërkonin,ato mund t’ua shpjegonin situatën.Gratë tundën kokën në shenjë pohimi.Ndërkaq të dy djemtë u kthyen nga hyrja dhe dolën me të njëjtin nxitim me të cilin kishin hyrë.
Gratë nuk ia ndanin sytë batanijes që mbulonte të aksidentuarin.-I shkreti!-ofshani gruaja me syze.
-Shshshsht!Mund të na dëgjojë.-i foli rrëzë veshit gruaja me shall të zi.Ato tashmë e kishin harruar fare që kishin ardhur për analizat e tyre në atë spital.Ato shikonin vetëm barrelën.Krahu i lëshuar jashtë batanijes linte të kuptoje se i aksidentuari ishte një mashkull në moshë të re.Sporadikisht dëgjohej ndonjë rënkim i lehtë i tij.Rënkim që ngjasonte më shumë me një gërhitje të paqtë gjumi.Sytë e grave u ngulën mbi atë pjesë të batanijes ku duhej të ishte koka.Një lëkundje mezi e dallueshme nga frymëmarrja e tjetrit linte të kuptonte që ai ishte gjallë.
Befas dera nga ana e djathtë e korridorit andej nga ishte dhe hyrja u lëkund lehtas dhe u hap përgjysmë.Gratë vërejtën me ngazëllim të shfaqej silueta e një burri me flokë të thinjur dhe me një palë syze me skelet të shndritshëm,me duart futur në xhepat e uniformës së spitalit.Gruaja me shall të zi në kokë u turr e para drejt tij.Pas saj lëvizën dhe dy të tjerat.
-Doktor!Jeni doktor?!-Nga mënyra sesi ajo grua lëshoi ato fjalë jo me shumë sens,tjetri e kuptoi që ajo ishte e mbërthyer nga ankthi.
-Po doktor jam!Si është puna?-pyeti qetë ai,pa u impresionuar shumë nga tensioni i tjetrës.
-Eshtë këtu i shtrirë në barrelë një i aksidentuar.A mund ta kontrolloni sepse duket rëndë.
-Eshtë i afërmi juaj?-pyeti tjetri pa e humbur qetësinë e mëparshme.
-Jo e sollën dy djem të rinj që u larguan të kërkonin ndihmë.
-Tek unë s’ka ardhur njeri!-deklaroi indiferent ai dhe u drejtua për nga barrela.Kapi dorën që gjendej jashtë batanijes dhe me mollëzat e gishtërinjve të tij shtypi pulsin e tjetrit.Ai rrihte.Doktori lëshoi dorën dhe pa ia zbuluar fytyrën u drejtua nga gratë.-Sapo të vijnë ata dy djemtë u thoni të vijnë tek unë.Dhoma ime është dera e parafundit majtas.Pa qenë ata ose dikush i afërm i këtij nuk mund të bëj asgjë.U largua me hap të ngadaltë përgjatë korridorit në drejtim të kundërt nga kishte hyrë.Ai e njihte mirë këtë situatë.Vinin e ta linin të sëmurin tek dera si pa gjë të keq dhe zhdukeshin nga frika se mos u kërkoje para.Po dhe ai nuk kishte ndërmend të lëvizte as gishtin nëse nuk dilte gjë.I kujtohej kur kishte shkelur fillimisht në spital,plot entuziazëm e pasion për profesionin e tij.Kishte parë kolegët më të vjetër tek fusnin kartmonedha nëpër xhepa pas çdo shërbimi që kryenin dhe ishte shokuar.Si mundet vallë njeriu të arrinte deri në atë pikë.Por kur me kalimin e kohës,kolegët e tij blinin vila,ndërronin makinat e vjetra me makina të sapo dala në qarkullim,bënin pushime në plazhe ekzotike ndërsa ai vazhdonte të jetonte me atë rrogë shtetërore,filloi të ndjehej një dështak.Nuk duhej humbur më kohë me idealizma.Koha nuk do t’ia falte.Gruaja nuk mund të toleronte më që ajo të ishte bashkëshortja e një doktori tashmë shumë të kërkuar dhe të mos bridhte plazheve ekzotike,të mos rinovonte garderobën për çdo stinë,e të mos drekonte apo darkonte në lokalet shik.Kështu ta shihnin shoqet e saj që ajo mundej dhe ato le të plasnin po të donin.Fëmijët po rriteshin.Do rriteshin dhe kërkesat.Dhe ai ia kishte filluar.Në fillim skuqej kur të afërm të të sëmurit i fusnin shukun e parave në xhep,por me kalimin e kohës kjo iu kthye në rutinë dhe nuk skuqej as nuk zverdhej më.Një kolegu i tij i kishte shpjeguar se nuk duhej të ndjente brerje të ndërgjegjes,ndryshe do ta kishte të pamundur të punonte.-E shikon sesi shtetin nuk e bren ndërgjegja për ne!Pse duhet të sikletosemi ne.Në fund të fundit këtë mundësi na e dha jeta që jo të gjithë e kanë,pse të mos e shfrytëzojme në të mirën tonë?!-Madje kolegu kishte shkuar më tej në shpjegimet e tij.Ai i kishte thënë që çdo shërbim kishte tarifat e veta dhe se nuk duhej bërë ulje të shifrës së përcaktuar mes kolegësh sepse nuk do të ishte korrekte në marrëdhëniet me kolegët.
Tashmë ai kishte mësuar t’i njihte dhe pacientët.I dallonte ata që në pamje të parë dhe nga paraqitja e tyre ishte në gjendje të përcaktonte nëse dilte gjë dhe sa mund të ishte përfitimi që mund të nxirrej.Dora-dorës që ushtronte profesionin,ia kishte dalë të rregullonte mirëqenien duke vënë pasuri.Tani gruaja ishte e kënaqur nga ai,pasi tani kalonin pushimet në plazhet që dikur i shihnin vetëm nëpër revista apo në TV.Frekuentonin lokalet më shik dhe gruaja blinte veshjet e saj të modës së fundit të porositura online.Ia kishte dalë të paguante studimet e vajzës në një nga universitetet më të lakmueshme të kontinentit.Djalit para pak muajsh i kishte blerë makinën e tij të preferuar sportive.E ardhmja e tij dhe familjes së tij ishte e shndritshme.Ai e ndjente këtë.Një kolegu i tij po e thërriste nga mbrapa.-Do vish të pimë një kafe?
-Pse jo!-iu përgjigj njëherësh ai ftesës së tjetrit,pastaj u kujtua dhe i foli.-Ore di gjë ti për një të aksidentuar që ndodhet në korridor.
-Jo!-ngriti supet tjetri.-Si ishte?
-Nuk e di!Dukej rëndë,por nuk e pashë në fytyrë.
-Nuk ishte njeri me të?
-Ca gra që ndodheshin aty rastësisht më thanë që e sollën dhe e lanë aty dy djem dhe po kërkonin një mjek.
-Mua s’më ka thënë njeri gjë.Derisa të paraqitet ndonjë i afërm aty le të rrijë.-foli moskokëçarës kolegu.-Ikim ta pimë atë kafe?
Më prit poshtë sa të kthehem tek dhoma e të marr cigaret.-foli doktori dhe u kthye mbrapsht duke u rishfaqur në korridorin e gjatë.Aty qëndronin akoma ato tri gratë dhe i aksidentuari ndodhej po aty sipër barrelës por asnjë njeri nuk ishte pranë tij,çka e bëri të kuptonte se asnjë i afërm i të aksidentuarit nuk kishte ardhur akoma.Nëpër korridor kalonin infermiere dhe mjekë por askush nuk ia hidhte sytë barrelës.Tek afrohej pa sërish atë gruan me shall të zi në kokë t’i zinte rrugën.
-Ju lutem doktor,bëni diçka!Ky i shkreti nuk po jep më shenja jete.Bëni diçka!Ju lutem!Eshtë gjynah!
Doktori kapi sërish me bezdi të shfaqur pulsin e tjetrit.E shtrëngoi në heshtje dhe priti për pak sekonda.Pulsi nuk rrihte më.E shkundi krahun lehtë por nuk mori asnjë reagim.Nga brenda qenies së tij nisi të ngjitej lart një alarm.Zgjati dorën për nga duhej të ishte fytyra e tjetrit.Tërhoqi mbulesën.Shtangu i tëri.Trupi iu ngurtësua.Gjunjët filluan t‘i dridhen a thua se kishte ngarkuar një peshë super të rëndë.Shtrëngoi dhëmbët aq fort saqë ndjeu kërcitjen e tyre të thatë dhe iu bë se i theu të gjithë.Fytyra e mavijosur e të aksidentuarit ishte imazhi më i shtrenjtë për të.Para tij dergjej i biri.U plandos mbi trupin e të birit dhe e mbuloi me krahët e tij.Lot të mëdhenj i rrëshqitën mbi mollëza dhe një tis i zymtë i mjegulloi trurin.Sytë iu veshën nga një hije e zezë.Ndjeu se po verbohej.Aty për aty e kuptoi që verbimi kishte kohë që e kishte pushtuar,por vetëm tani po e ndjente dhimbjen e tij të tmerrshme.Tashmë ishte teper vonë për të larguar atë hije që i kishte veshur shikimin.Nëpër veshë i oshëtinë ca zëra që i dukej se i thërrisnin nga një tjetër univers.
-Doktor!Doktor!doktor!
Ishin zërat e tri grave që i qëndronin mbi kokë si tri magjistrica.

Shkroi: Gëzim Murajza

Thursday, April 18, 2013

Falja, ky gjest hyjnor kushtuar djajve

Nga 2006-a e deri më sot janë ndërtuar dhe 80 mijë ndërtime të tjera pa leje, në mijëra mijëra hektarë të tjerë troje të zaptuara në mënyrë ilegale. 
Dëgjojmë thuajse për çdo vit të ri amnisti për të burgosurit, ulje dënimesh për kriminelët, falje gjobash për evazorët, tolerime për kundravajtësit, lehtësira për hajdutët, etj, etj.

Në rregull, po për atë pjesë të shoqërisë, për atë pjesë e cila në mes kësaj amullie e kaosi të pashembullt ka guxuar të sillet me korrektësi duke respektuar një më një, të gjitha ligjet në fuqi, a kemi menduar?
Si e kemi subvencionuar këtë pjesë qytetare të shoqërisë tonë?
Si i kemi inkurajuar këta qytetarë që besuan tek ligji?
Si ua kemi shpërblyer ndershmërinë këtyre njerëzve?


Përgjigja është vetëm një:

"Ju që i keni respektuar ligjet jeni komplet budallenj. Ju jeni viktima. Idealistë të shkretë e të mashtruar. Të mjerët ju që besuat se shteti ishte ndërtuar për ti shërbyer qytetarit e mbi të gjitha, pa dallime.
Ju që nuk guxuat të vidhnit, zaptonit, mashtronit apo kërcënonit keni mbetur trokë, me gisht në gojë. Të vetmen gjë e cila ju dallonte prej të tjerëve ishte arsimi, por tani edhe diplomat i kemi liberalizuar dhe nuk ju ka mbetur asnjë rrugë tjetër mbijetese, vetëm të shtrini dorën për mëshirë. Por matrapazi nuk njeh mëshirë e as të drejta.
Mos t'ua dëgjojmë më zërin për asgjë. Mos na bezdisni më qaravitjet e ankesat tuaja të dëshpëruara.

Kultura, edukata e qytetaria, ishte shkatërrimi juaj!"

Shkroi: Stop Injorancës !


Thursday, April 11, 2013

Letra e Xhorxh Karlin pas vdekjes së gruas së tij

Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër.
Kemi rrugë më të gjëra, por kemi këndvështrim më të ngushtë.
Bëjmë shpenzime më shumë, por pak gjëra na përkasin.
Blejmë më shumë por ngelim më pak të kenaqur.
Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla.
Kemi më shumë paisje shtëpiake, por kemi më pak kohë.
Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim.
Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri.
Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme.
Kemi shumë ilaçe, por më pak shëndet.
Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt; qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi te lodhur; lexojmë pak, shikojme shume TV dhe falenderojmë shumë më pak.
Kemi shtuar pasuritë materiale, por kemi pakesuar vlerat morale.
Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh.
Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojme atë.
I kemi shtuar vite jetës tonë, por viteve nuk u shtuam jetë.
Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për të kaluar në anën tjetër të rrugës për t'u përshëndetur me komshinjtë e rinj.
Eksploruam Universin, por nuk arritëm të hyjmë në botën tonë të brendshme.
Kemi bërë punë më të mëdha, por jo punë më të mira.
Pastruam ajrin, por ndotëm shpirtin.
Sunduam atomin, por nuk sunduam dot paragjykimet tona.
Shkruajmë më shumë, por mësojmë më pak.
Bëjmë më shumë planifikime, por arrijmë më pak në përfundime.
Mësuam të vrapojmë, por nuk mësuam të presim.
Prodhojmë gjithnjë e më shumë kompjutera për të mbledhur e shumëfishuar në kopje të pa numërta dijen, por krijojmë me pak komunikim.
Eshtë koha e ushqimeve që përgatiten me shpejt, por që treten më ngadalë.
Eshtë koha e burrave të mëdhenj e burrave të vegjël.
Eshtë koha e fitimeve të mëdha dhe mardhënieve të ngushta.
Ditët tona janë ditët ku hyjnë dy rroga në shtëpi dhe numri i divorceve është i lartë.
Ditët tona janë ditët ku kemi shtëpi shumë të zbukuruara dhe familje të shkatërruara.
Këto ditët tona janë ditë të shpejta, udhëtime të shpejta, pelena fëmijësh një përdorimshëm, vlera morale të shkatërruara, janë ditët ku dashuria ekziston vetëm për një natë, trupat janë obezitë, janë ditët ku tabletat janë magjike bëjnë gjithçka, mund të na sjellin në qejf, mund të na qetësojnë biles dhe mund të na vdesin .
Jemi në një kohë ku në vitrina ka gjithçka, por në magazina asgjë.
Jetojmë në një kohë ku këtë letër teknologjia mund ta sjelli tek ju dhe Ju brendësinë e kësaj letre mund ta shpërndani ose mund ta zhdukni me anë të butonit "Fshij".

Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me anë të momenteve që na lënë pa frym
ë!

Thursday, April 4, 2013

Shteti dhe tersi


Babai një shokut tim kishte një ters të tmerrshëm...
Herën e parë që i përplasën makinën, e kishte të parkuar poshtë pallatit. Kështu kur u zgjua në mëngjes dhe e gjeti copa, s'kishte kë të akuzonte për dëmin.
Makinën e dytë ia grabitën maskat dhe pasi kryen një vjedhje, ia dogjën. Përsëri, mbeti me gisht në gojë...
Herën e tretë që iu aksidentua automjeti, ishte dita kur e kishte zbukuruar sepse kishte transportuar një nuse ditën e dasmës për tek lokali ku do zhvillohej dasma. Edhe këtu makina iu aksidentua e parkuar dhe autori nuk u gjend.
Hera e katërt ishte në hyrje të Korçës, ku i rrëshket automjeti si pasojë e ngricës dhe mosmarrjes të asnjë mase prej mirëmbajtësve të rrugës dhe aty duke rënë në kanal aksidenton rastësisht, një ishkomshien e tij të vjetër.

Por ajo që i vuri kapak të gjithave ishte ndodhia e fundit. Ishte duke ecur nëpër lagje për qejfin e tij me shpejtësinë më minimale të mundshme. Kur "Bam" e godet një makinë policie dhe ia bën automjetin copë. Kësaj rradhe mendoi me vete i gjori, se të paktën e kapi në flagrancë autorin, por jo...

Policët që me shumë gjasa ishin nisur vetëtimthi për tek restoranti i tyre për të kapur në kohë peshkun e freskët që do të paguanin me paratë që kishin marrë nën dorë jo vetëm që nuk e dëmshpërblyen për dëmin e shkaktuar, por duke e cilësuar si fajtor që nuk i kishte hapur rrugë patrullës së policisë në ndjekje me sirenë, e gjobitën që ai të paguante edhe për dëmin e shkaktuar automjetit të policisë.

Pse? - do thoni ju me vete...
Sepse ka shtet këtu!

Shkroi: Stop Injorancës !

A ju ka ndodhur ndonjëherë...?

A ju ka ndodhur ndonjëherë t'iu kapë flokët, bishti i çadrës?
A ju ka bërë masë elektrike krahu me ndokënd prej miqve tuaj?
A ju ka ndodhur të godisni brrylin diku dhe gjithë krahu t'iu ketë bërë miza?

A ju ka dalë ndonjëherë këmba huq duke ngjitur shkallët pa e kuptuar se ato kishin mbaruar?!
A ju ka ndodhur të shkëmbeheni me dikënd nëpër shkallë dhe për respekt të dy ti hapni krahun njëri-tjetrit e të përfundoni pothuajse të përqafuar?
A keni folur njëkohësisht e rastësisht me një shok të njëjtën fjalë dhe po ashtu njësoj bashkarisht keni qeshur?
A ju ka ndodhur të kërkoni pa lënë vend pa gërrmuar syzet tuaja dhe ato ti kenë patur vënë?
A ju ka ndodhur ndonjëherë të hutoheni duke menduar diçka të bukur të qeshni me veten, kur fare padashur sytë ia keni drejtuar dikujt tjetri që të sheh çuditshëm?
A keni shkuar ndonjëherë para kohe diku pa e kuptuar që ora kishte ndryshuar?
A keni qeshur ndonjëherë me veten, pasi gënjeshtra juaj e bardhë është zbuluar?
A ju ka rënë ndonjëherë disa pika urine ndër brekë dhe keni pritur në banjo derisa jeni siguruar që ajo në pantallonat tuaja nuk ka depërtuar?
A keni parë ndonjë film aq të fiksuar pas tij, sa në një moment të caktuar keni lëvizur kokën majtas a djathtas për të zgjeruar fushëpamjen vizive që ju jepte kuadrati i televizorit tuaj?
A keni ecur ndonjëherë në errësirë duke fërshëllyer vetëm për ti treguar vetes se nuk keni frikë?
A keni diskutuar ndonjëherë me dikënd, të cilit fjalët nuk ja keni kuptuar, por i jeni përgjigjur pas mimikës së fytyrës të tij me fjalë të përgjithshme?
A ju ka ndodhur ti zgjasni dorën një shokut tuaj dhe ai t'ua ketë lënë ngritur si flamur?
A keni parë ndonjëherë ëndërr sikur nuk vraponi dot edhe pse një dashakeqas ju ndiqte furishëm nga pas dhe nuk ju ka shkuar mendja të largonit prej këmbëve jorganin tuaj "të mallkuar" që ju pengonte?
A ju ka ndodhur të dëgjoni ndonjë zhurmë të çuditshme natën kur jeni në krevat dhe ti thoni vetes "Ku e dëgjove ti, ti ishe në gjumë..."?!
A keni pjerdhur ndonjëherë mes shokësh dhe të keni qenë ju i pari ai që është hedhur përpjetë për "të denoncuar" përhapjen e erës edhe pse vetëm ju ajo aromë nuk do ju kishte shqetësuar?
A keni kërkuar ngulmas me sy në publik një vend sa më privat për të përfituar nga rasti të krruani prapanicën tuaj?
A ju ka ndodhur të takoheni me dikënd për herë të parë dhe t'iu ketë ardhur zor ti tregonit për qyrren që poshtë hundës, i rrinte varur?
A ju ka ndodhur të teshtini ndonjëherë furishëm e papritur, sa më gëlbaqen tuaj jeshile të patinuar diku tej, jeni habitur?
A ju ka ndodhur që pikërisht në një moment varrimi, t'iu ketë shpërthyer edhe nga veshët e qeshura?
A keni qeshur ndonjëherë fshehurazi me gafat tuaja pa guxuar kurrëkujt për t'ia treguar?

Janë pikërisht këto copëza të vogla jete që tregojnë që ju, jo veçse bukur, por keni jetuar!

Shkroi: Stop Injorancës !

Monstra jam unë

Sa trokas në derë, ti ashtu si ai qingji që blegërin e merr dhenë, lëshon lodrat e tua në tokë e nisesh krahëhapur drejt meje. Dhe pasi të marr hopa e të shkis me të puthura, ti që nuk di akoma si të shprehësh emocionet e tua, më tregon dritën edhe pse ajo është e shuar, më tregon kopsën e zinxhirin e xhupit, hundën a veshin tim dhe çdo fjalë tjetër që ke mësuar.
Pastaj më kërkon të dëgjosh lalixhan-ët, romale-të, jakenge-të, kumake-të e tua të preferuara dhe më fton bashkë të kërcejmë.

E ndërsa hidhemi e kërcejmë të dy hopthi dhe ti imiton aq bukur lëvizjet e mia, unë humbas në shkëlqimin e syve të ty plot dritë, që i japin aq kuptim fytyrës tënde ëngjëllore, kur gëzon.

Humbas e dehem në pafajsinë e botës tënde plot ngjyra, plot dritë. E në ato çaste lodrimi jam edhe unë një fëmijë që ka harruar gjithçka ia kishte ngrysur ditën. Asnjë prej arsyeve që kishin frymëzuar psherëtimat e mia të trishta nuk ekziston më. Dhe ti vazhdon e qesh dhe unë vazhdoj të zhytem edhe më në thellësi të asaj bote paqeje ku kapur përdore, më dërgon ti.
Ti nuk lodhesh kurrë së lodruari, madje e njëjta lojë të duket gjithmonë e bukur dhe unë të shoh me zili, po aq sa ti mua me habi. Ti nuk e kupton pse ne duhet të ndahemi. Nuk e kupton pse duhet të shkojmë në punë gjithë ditën dhe ty të të dërgojmë në atë çerdhen ku ulërasin ato tetat "duargjata". Por këtë as unë nuk e kuptoj, ku përmes të qarave të tua gjithë dënesë më duhet të të kthej shpinën duke të lënë në duart e tetave që veshin çdo mëngjes buzëqeshje 500 lekshe.
E madje të të them të drejtën nuk e di as se ku dua të dal përmes këtyre rrjeshtave që po shkruaj
. Mbase pa e kuptuar në pamundësi të të flas ty e ti të më kuptosh mua, po dua të depërtoj përmes mjegullës që lëshon kjo brengë, për të kuptuar veten.
Ti e di fare mirë sa e bezdisshme është të flasësh, të kërkosh, të shprehësh dëshirat e tua dhe askush mos të të kuptojë. E kam vënë re shpesh kur me atë gjuhën tënde të ëmbël dy-rrokshe më kërkon diçka që nuk e kuptoj dhe pas disa tentativash të dështuara shfryn me një mëri, që gjithsesi mbetet e magjishme.
Ti po rritesh e po hedh shtat çdo ditë. Bluzat e tua të preferuara me macen pa gojë Kiti po të shkojnë tek bërrylat. Ti zbukurohesh e rritesh bashkë me ato kërkesat e tua që gjithmonë e më me vështirësi ti plotësojmë. E kështu dalëngadalë po del nga ajo strofkulla e sigurt, e dashur prindërore për të eksploruar vetë këtë botë të madhe që të rrethon.

E pikërisht këtu nis e merr jetë kjo brenga ime e madhe.
Kjo bota që na rrethon, e cila po bëhet gjithmonë e më e vogël, më grabitqare, më e pabesë. Kjo botë që krijesat e pafajshme i trajton si viktima dhe buzëqeshjet e tua i vështron me përçmim.
Kam vërtetë frikë se si do sillet kjo botë me dritën e syve të mi. Kam frikë se sa i aftë do jem ta mbroj ëngjëllim tim prej perversiteteve të kësaj bote. Nuk e di sa mundësi do kem të jem gjithmonë aty pranë teje kur ti të kesh nevojë bebushja ime dhe janë pikërisht këto mendime që ma trondisin në themele qënien time.

O Botë, të lutem trajtoje me dashuri e respekt krijesën time sepse në rast të kundërt, monstra do të jem unë vetë.

Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, March 13, 2013

Fshiji lotët bija ime


Ti sytë i ke mbushur me lot dhe derën e dhomës ke mbyllur me çelës.
Në sfond dëgjohet një muzikë alternative që amplifikon artificialisht dhimbjen tënde.



Prindërit nuk të kuptojnë dot më dhe akoma më pak ti ata. Sjelljet e tyre ndaj teje, të padrejta, kufizimet... të paarsyeshme.  Ndoshta nuk është e ekzagjeruar që mendon se ata nuk të duan dhe ti këto caste më tepër se këdo, i urren.
Me shoqen tënde të ngushtë që gjithçka i thoni njëra-tjetrës, do doje të ishe tani.

Veten e ndjen të fyer dhe në ditarin tënd sekret, fshehur në një valixhe që e kyç me kujdes, nis shkruan e nxin mbi prindërit e tu. Qan me ngashërim e lotët të rrjedhin të nxehta, ndër faqet ku çdo ditë mbin nga një puçërr e re e moshës. Ndër mend të vërtiteten plot ide fataliste. E ndjen veten si një viktimë të keqedukimit prindëror dhe hë për hë luan me veten duke menduar se cila mënyrë vetëvrasjeje do të ishte më e bujshme. Helmimi, varja apo hedhja nga dritarja? Cila mënyrë do të lëndonte më tepër prindërit e tu dhe do ti bënte të uleshin në gjunj të penduar? Prindërit e tu nuk të japin leje të kalosh natën jashtë me shoqërinë tënde. Je e bindur se ata të ndrydhin qëllimisht që të mos gëzosh në moshën më të bukur të jetës, pasi atyre me siguri ju vjen inat se kur ata ishin në moshën tënde nuk i kishin mundësitë që brezi juaj ka sot. Ndryshe prej prindërve të tjerë të shoqërisë tënde, prindërit e tu nuk janë të pasur, pavarësisht se të kanë rregjistruar në një shkollë të shtrenjtë. Madje edhe për rrobat dhe aksesorët e tu të shumta, shtrëngohen aq shumë sa yt atë ka katër vite me një pale këpucë.
Ata për ty nuk janë prindër të suksesshëm  dhe ti nuk e di pse të sollën në jetë  kur nuk e kishin mundësinë për t’iu përgjigjur kërkesave të tua, gjithmonë e në rritje.
Nuk i duron dot këshillat e tyre standarte e së fundmi, as puthjet e përqafimet. Të vjen zor prej tyre kur të vizitojnë në shkollë dhe gjithmonë përpiqesh ti shmangësh. Mamaja jote i lyen flokët një herë në gjashtë muaj  dhe barku i saj po parakalon dalëngadalë edhe gjinjtë.
Shokët e tu kanë celularë, fjalët e fundit të teknologjisë, ndërsa ty ndoshta për të të ulur para shokëve, të kanë blerë një celular të para dy viteve, të cilin ti nuk guxon as ta nxjerrësh prej çante, kur dikush të telefonon. Kur ktheheni pas pushimeve verore të gjithë tregojnë kujtimet, emocionet e përshtypjet e tyre  rreth udhëtimeve rreth e përqark botës, ndërsa ti s’ke pse tregon ç’ke parë rreth Shqipërisë e ndonjëherë edhe vetëm rreth e rrotull shtëpisë.
Herën e parë që shkove në shtëpinë e shoqes tënde  u mrekullove aq shumë , sa kur u ktheve në shtëpi nuk i fole askujt me gojë .
Ti qan me psherëtima për fatin tënd të keq, por duhet fillimisht të dish se askush nuk i zgjedh prindërit e tij.
Së dyti,  duhet të kujtosh se ndryshe nga prindërit e ndarë të shoqes tënde, ti ke shërbyer si urë ndërlidhëse e transportuese e dashurisë së prindërve së tu, që edhe pse ndoshta nuk vishen me rroba firmato, çdo pasdite i sheh bashkë përdore, apo me një kafe në atë ballkonin e vogël mbushur me lule të blera lirë.
Askush nuk mund të jetë krenar për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet, por nuk besoj se mund të ketë tjetër gjë më të rëndë për një prind se të gjykohet në këtë aspekt, pikërisht prej fëmijës së tij.
Akoma më pak ata prindër, që nuki kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për të punuar sa më fort dhe sa më shumë, vetëm për fëmijët e tyre.
Ata prindër që për hir të bukës së fëmijëve të tyre kanë gëlltitur edhe përbuzjen në punë edhe nënqeshjet ironike të eprorëve edhe shfrytëzimin e gjithçka tjetër do donin të të tregonin vetëm një të vërtetë të madhe.
Do donin të të tregonin  që ajo nënë që nuk mund të garojë më për modele ka sakrifikuar karrierën e saj për të të sjellë në dritë dhe për të të rritur me përkushtim e dashuri, mes motrash apo vëllezërish. Ti vërtetë në shtëpinë tënde nuk ke një pastruese, apo shërbëtore, por ke mësuar e je përgatitur të jesh e aftë të përballosh nesër jetën tënde vetë.Ti do të rritesh e do të kuptosh vetë se mirëqenia ekonomike nuk varet drejtëpërsëdrejti  prej aftësive, dëshirave, ëndrrave apo ambicjeve të çdokujt.
Shpeshherë jeta tregohet e padrejtë, shpesh vendos fati, trashëgimia,  padrejtësia, e lloj e lloj rrethanash të ndryshme mbi të cilat jemi kaq të pafuqishëm. Por prindërit e tu e bëjnë gjumin të qetë dhe askush nuk i bën me gisht në rrugë, tek ecin me kokën lart.
E megjithatë,  nuk do jetë e largët dita kur të kuptosh se pasuria e vërtetë është njeriu, dashuria dhe harmonia mes familjes dhe njerëzve të tu të afërm. Një përshëndetje e sinqertë me komshinjt, fqinjtë dhe një takim i përmallshëm mes miqsh të vjetër e të vërtetë, vlen më tepër se çdo buzëqeshje, lajkë e përulje hipokrite servilësh. Shijon më tepër një mollë e ndarë në 4 pjesë se 4 kile mollë që kalben çdo ditë mbi tavolinë. Shijojnë më tepër dy lekë të fituara me djersë, se ato që vijnë e shkojnë, pa të treguar vlerën e tyre. Ato para, për të cilat ti nuk ke më asnjë shok të sinqertë, asnjë natë të qetë me ëndrra, asnjë ditë me arsye shpresë e motivim për ta jetuar.


Dinte shumë mire yt at të dypunësohej, apo të trepunësohej duke punuar ditë e natë, por në ato hapat e tua të para në jetë, si mundej vallë të mungonte?
Si mund të mungonte në ditën tënde të parë të shkollës, në recitimin tënd të parë në skenë? Si mund të mungonte në netët e gdhira në spitale?Po, ti ke të drejtë ti akuzosh prindërit e tu, por nuk mundet kurrë ti gjykosh pse ishin kaq të magjepsur prej teje.  
TE GJITHE KESHTU KANE MENDUAR, KAQ GABIM KANE MENDUAR TE GJITHE!


Fshiji lotët bija ime sepse askush nuk i kuptoi prindërit e tij deri ditën kur prind u bë vetë, por atëherë s'kishte më kohë për ta, i përkushtuar me fëmijën e vet. 
                                                                                               

Shkroi: Stop Injorancës !

Monday, February 25, 2013

S'ishte e thënë të ishim bashkë!


Edhe ai ylli ynë vezullues që vështronim çdo natë në qiell është zhdukur. Dritat e tij që na magjepsnin, paskan qenë përpëlitjet e agonisë së tij.



"Kur ndjehem keq, dua të jem pranë teje
e kur ndjehem mirë, s'dua të largohesh."

Këto ishin vargjet modeste e të sinqerta që dikur shkrova, për ty që sot ke krijuar një lidhje të re, familjen tënde e ndoshta je shumë e lumtur. Ose më mirë, për atë që je dhe jep, jam shumë i sigurt që je e lumtur. Nuk e di nëse në ndonjë çast hutimi a zbrazëtie, kujtimet të kthejnë tek unë, por do doja të dije se edhe unë jam i lumtur.
E megjithatë, e mbaj mend akoma që të kam premtuar se një ditë kur ti të plakesh dhe ulur buzë një stoli do vështrosh nipçet e tu si luajnë në park, unë do vij dhe do ulem pranë teje, të të përqafoj edhe njëherë si atëherë.
Nuk e di nëse ti je dashuria ime e vërtetë, apo thjesht dashuria ime e parealizuar, por dua të dish që ndonjëherë ndodh të më kujtohesh.
Jetojmë në një qytet, si në poezinë "Mall" të Kadaresë, por ndryshe nga atje, nuk shihemi kurrë.
Nuk e di pse dhe si, kur brenda vetes besoja se të dashuroja, seksin me ty nuk e mendoja kurrë. Jo se nuk do më pëlqente, e kam shijuar edhe me femra, që femra i bënte veç akti seksual, por diç' tjetër, mbase më e madhe, më tërhiqte pas teje.
Nuk kishte si shpjegohej ndryshe ajo natë që gdhimë bashkë në një shtrat, ku unë edhe pse i dëshiroja aq shumë buzët e tua, nuk guxova asnjë moment. Mbase, mbase ishte pikërisht ajo natë që të pushtova zemrën.
Kur diskutonim bashkë nuk ngopesha duke të parë, jo pse ishe e bukur sepse e bukur ishe vërtetë, por sepse kur viheshe në siklet reagoje plot stil. Një stil i një vajze çapkëne të përkëdhelur, një kapriçoze arrogante që rrezantote mirësi, dashuri e zgjuarësi.
Kisha kaq shumë frymëzim dhe energji pozitive kur rrinim bashkë, sa miljona fjalë mundoheshin të dilnin njëherësh në gojën time dhe si përfundim, asnjë fjali s'dilte e saktë.
M'u kujtua tani propozimi im. Ndoshta guxoj shumë ta quaj propozim, por ja që s'lashë tjetër, veç tij. "Shiko, dëgjo, të tjerët mendojnë se ne të dy..., atëherë pse ne të dy mos..?! Domethënë, dua të them me një fjalë, fjalët për ne kanë dalë, ç'ndryshim ka nëse ne...?"
Më vjen akoma të qesh me veten me këtë propozim supost kaq diletant, por ç'nevojë kishte për propozim vallë?! Unë bëja "muuuu" që të dëshiroja dhe pse kamuflimi ishte arti im.
Dilnim çdo pasdite bashkë dhe kur ndodheshim në shoqëri të ndryshme, nuk më zinte vendi. Çastet pa ty më dukeshin kohë e humbur pa peshë. Do doja dhe besoj të ketë qenë edhe për ty e njëjta ndjesi, e nëse jo, ta dish që e humbura këtu je ti, pa provuar një emocion si ky.

As tani nuk e di saktë pse u ndamë, si pasojë e ofertave të tua joshëse në rritje, si pasojë e ëndrrave me princ të kaltër të trashëguara nga pubertiteti, apo si pasojë e arrogancës sime, që donte të të tregonte se mund të jetoja shumë mirë edhe pa ty. Ama më kujtohet fare mirë se kur ishim bashkë, ti shpesh më bezdisje kur aq naivisht më flisje rreth meshkujve që kishin guxuar të hynin në jetën tënde dhe kështu, unë ndoshta vendosa të mbes në kujtesën tënde, duke u larguar.

Por mbetem vërtetë i kënaqur që të njoha e për disa kohë isha personi më i rëndësishëm për ty. Ndoshta në një tjetër jetë, në të tjerë trupa, do zgjidhnim ndryshe.
Këtë jetë, s'ishte e shkruar, e nuk e shkruam, as unë as ti!

Shkroi: Stop Injorancës !

Indiferentët

I urrej indiferentët e besoj, si Friedrich Hebbel, që « të jetosh, do të thotë të jesh partizan» e që njerëzit e ndarë nga qytetërimi nuk mund të ekzistojnë. Kush jeton me të vërtetë nuk mundet të mos ketë qytetari dhe as të veçohet. Indiferenca është plogështi, parazitizëm e mungesë burrërie. Indiferenca nuk është jetë e për këtë unë i përbuz indiferentët.
 Indiferenca është pesha e vdekur e Historisë, është goditje plumbi për novatorin, është materia inerte që fundos shpesh entuziazmet më të ndritura në moçalet  e kufomave të qytetërimit të vjetër, të cilin e ruan më mirë se sa muret e fortesave, më mirë se sa gjoksi i luftëtarëve të saj, mbasi ajo gëlltit trimat në thellësitë e tokës së etur, i dekurajon dhe ndonjeherë i bën edhe të  tërhiqen nga ndërmarrja e tyre heroike. Indiferenca vepron fuqishëm në Histori. Ajo vepron në mënyre pasive, por ajo vepron. Ajo është fataliteti. Ajo është e tillë që të lë pa mbështetje. Ajo është e tillë, që të ç' organizon programet, t’i përmbys planet e ndërtuara më së miri; është materia e papërpunuar që rebelohet me inteligjencën dhe e ndrydh atë. E keqja më e madhe që buron prej saj është se në vënd që të ketë përfitim nga një akt me vlera të mëdha për njerëzimin, ka humbje, për shkak të indiferencës së një grupi qe vepron me mospjesëmarrjen e tij, me mungesën e tij numerike …
 Ajo çfarë ndodh, nuk ndodh për shkak të një numri njerëzish që shpreson që kjo të ndodhë, por për shkak të kësaj mase që ligështohet e heq dorë nga vullneti, që veçohet e i lë gjërat në dorë të fatit, që tërhiqet dhe lejon të lidhen të tilla nyje, që vetëm shpata mund ti shbëjë, që lejon shpalljen e ligjeve që mund t’i shfuqizojë vetëm rebelimi, që lejon të mbrrijnë në pushtet  të tillë njerëz që vetëm një kryengritje mund t’i përmbysë. Fataliteti që duket sikur dominon Historinë, nuk është asgjë tjetër vetëm se pamja e gënjeshtërt e kësaj indiference, e kësaj mungese.
 Shumë prapaskena gatuhen në hije. Një numër i vogël njerëzish mund të veprojë jashtë normave të kontrollit, duke ndryshuar strukturën e jetës së komunitetit, në nje kohë që masa tjetër e injoron këtë veprim dhe as që e vret mëndjen të lodhet për një gjë të tillë. Fatet e një brezi mund të manipulohen për shkak të vizioneve dhe koncepteve të kufizuara, qëllimeve të çastit apo ambicieve dhe pasioneve vetiake të një grupi të vogël njerëzish, në një kohë që masa tjetër i injoron ato e as do t’ja dijë për pasojat. Por e keqja është se faktet dalin në skenë pasi janë pjekur dhe vetëm atëhere, kur pëlhura e endur në hije është përfunduar… e pastaj duket sikur është fataliteti ai që shkatërron gjithçka dhe të gjithë, duket sikur Historia  nuk është gjë tjetër përveç se një fenomen i jashtëzakonshëm natyror brënda të cilit ne jemi të gjithë viktima, dashje pa dashje, me ose pa dëshirën tonë, me ose pa dijeninë tonë, edhe nëse kemi vepruar apo kemi qënë indiferentë.
 Dhe së fundi, kjo masë njerëzish inatoset, dëshëron të shpëtojë nga pasojat, duke kërkuar se kush është fajtori e duke i larguar përgjegjësitë nga vetvetja.  Disa madje ankohen me devocion, të tjerë mallkojnë në mënyrë të turpshme, por asnjëri prej tyre nuk i bën pyetjen vetes: nëqoftëse do ta kisha kryer edhe unë detyrën time apo nëqoftëse do të kisha provuar ta pohoja dëshirën time, këshillën time, a do të kishte ndodhur vallë kjo që ndodhi ?
Por askush ose pak njerëz mund të fajësojnë veten se kjo ndodhi për shkak të indiferencës së tyre, skepticizmit të tyre, apo pse ata nuk ja dhanë ndihmën në kohën e duhur atij grupi me ndjenjë të lartë qytetarie që, me të drejtë, për të eviruar të keqen propozoi të luftonte për të fituar drejtësia.
 Pjesa më e madhe e tyre, përkundrazi, preferojnë të flasin për dështimin e idealeve, të programeve të shkatrruara përgjithmonë e banaliteteve të tjera të ngjashme me to. Ata rifillojnë kështu, t’i shmangen plotësisht përgjegjësisë. Dhe kjo nuk ndodh vetëm se ata nuk i shohin qartë gjërat ose nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje për problemet më urgjente. Problemi është se këto zgjidhje mbesin gjithnjë shterpe dhe se kontributi i tyre në jetën e komunitetit nuk animohet nga asnjë ndjenjë morale ; ai është produkt i kuriozitetit intelektual dhe aspak një ndjenjë e fortë  përgjegjësije historike, e cila duhet të na përfshijë të gjithëve e që nuk pranon as agnosticizëm e as indiferencë, e cilitdo lloji qoftë.
 Unë i përbuz indiferentët edhe për arsyen se ankesat qaramane të këtyre « inocentëve të përjetshëm »  më bezdisin. I kërkoj llogari sejcilit prej tyre për mënyrën se si e ka kryer detyrën ndaj jetës për atë që ajo i ka falur e i fal çdo ditë, për atë që kanë bërë e për atë që nuk kanë bërë. Dhe e ndjej për detyrë të mos kem mëshirë për ta e të mos i ndaj lotët e mija me të tyret.
 Unë jam partizan ; jetoj e ndihem burrëror në ndërgjegjen time, mbasi luftoj për lumturinë e së ardhmes, të cilën e ndërton e gjithë qënia ime. Dhe brënda saj, zinxhiri social nuk bazohet në një numër të vogël elementesh; brënda saj, asgjë që ndodh nuk është rastësi apo fatalitetit, por është vepra inteligjente e një qytetari.
 Ndërgjegja ime nuk mund të pranojë asnjë njeri që qëndron në dritare e bën sehir gjatë kohës që një numër i vogël njerëzish sakrifikohen e derdhin gjakun në këtë sakrificë.  Atë që mbetet në dritare vetëm për të parë, që e ka mbushur jetën vetëm me atë pak gjë që mund t’i ketë ofruar aktiviteti i tij personal dhe që e zbraz zhgënjimin e tij duke poshtëruar të sakrifikuarin, atë që është përgjakur, vetëm pse sakrifica e tjetrit nuk ja ka përmbushur synimet e tij, - atë nuk mund ta pranoj. Unë jetoj. Unë jam një partizan, një mbështetës. Për këtë arsye, i përbuz të gjithë ata që nuk marrin pjesë. Pra, i urrej indiferentët.
"Bota e së ardhmes"

Antonio Gramshi

Monday, February 4, 2013

Meditim me krim!

Shoqeria shqiptare eshte e pamaturuar mire, eshte si ajo bima e brishte qe kerkon seren per tu rritur, ate seren filtruese qe lejon ngrohtesine e diellit te hyje brenda por qe ndalon stuhite dhe rrebeshet, minjte dhe insektet qe mund ti marrin jeten. Kjo sere eshte familja, shteti, shkollimi, qyteti, ligji, dashuria. Por kjo mbulese ne shqiperi eshte plot me vrima, diku diku eshte e shqyer dhe personaliteti i individit perballet me veshtiresi dramatike mbijetese. Nje nga deformimet qe ndodh ne kete rast, nje nga te shumtet, eshte edhe menyra e perballjes me problemin. Truri ka sistem mbrojtes ndaj problemeve. Ai i injoron ato. Ndodh harresa, qe eshte nje amnezi e dobishme per te, por qe e limiton jeten brenda nje qarku te shkurter. Ky rreth mikroskopik vicioz le jashte historine, dashurine, vazhdimesine, progresin, rritjen dhe prodhon individe te vegjel qe perpeliten ne mbijetese.
Po marr si shembull krimin e fundit te ndodhur brenda familjes. Babai vret te birin dhe nusen e tij. Kjo ngjarje eshte nje vrime, jo me ne mbulesen e seres, por nje vrime ne ozon, qe ka per na perveluar te gjitheve si nje ndeshkim per pordhen helmuese kolektive qe bimesia e vogel perpelitese leshon ne mjedis. Disa nga ju e injorojne kete ndodhi, disa te tjere leshojne vrer dhe urrejtje, disa e vuajne ne heshtje, nje profesor i nderuar (Artan Fuga) propozon nje zgjidhje ‘’absurde’’. Ai thote: Le ta falim te lajthiturin! Te gjitha personalitetet e deformuara reagojne fort. Ata besojne akoma te sera e holle e plasmasit plot e perplot me vrima. Shume te tjere ndalen dhe mendojne per fjalet e mencura te profesorit. Nese kete perbindesh te vogel te plakur e burgosim ai do i kaloje i cliruar vitet e fundit te jetes brenda hekurave dhe do lere jashte gjithe helmin e asaj qe beri. Atje brenda ai do ndihet se eshte denuar mjaftueshem per krimin, madje do ndihet i ngushelluar nga te ngjashmit e tij qe gelojne te mbrojtur nga hekurat dhe ushqehen parazitare ne kurriz te shoqerise. Ja ku e mori ndeshkimin e ligjit dhe perbuzjen dhe urrejtjen e shoqerise. Kaq mjafton per te. Po per ne te tjeret? Po me ne te tjetret cfare ndodh? Cfare ndodh me mbulesen, me vrimen ne ozon, cfare ndodh me dashurine, me familjen, cfare ndodh me gjumin tim te shqetesuar, me ankthin qe po perjetoj sot?
Patem fat qe u zgjuam me shi. Ai nuk na lejoi te cmendeshim. Na ngushelloi natyra, ajo eshte gjithmone aty, si nje nene e madhe e mencur qe na do te gjitheve dhe qe na jep mesime shume te vyera. Ajo thote: rrituni ne gjirin tim, c’e keqe ju gjen nga shiu? Hiqeni mbulesen me vrima te plasmasit qe u jep iluzionin se po mbroheni kur ne fakt ju nuk keni pse te mbroheni . Une jam nena juaj dhe ju dua shume.

Elona Bejo

Më ka ardhur në majë të hundës!

Po po, në majë të hundës më ka ardhur, tek shoh sesi një grup njerëzish e trjaton si KURVE shtetin tim, shtetin tonë… Më ka ardhur në majë të hundës, Salë Berisha, shpura e tij e horrave dhe fryma me të cilën ata ushqejnë këtë sistem të ndyrë materialisto-vulgar, fryma me të cilën ata qeverisin vendin tim, vendin tonë… Koka avull më nxjerr nga xhindosja, kur perceptoj masakrën që i bëhet për çdo ditë vlerës, demokracisë, shtetit të së drejtës… Masakrën që i bëhet prej mendësisë së bajgave, antivlerës e antishtetit që ai dhe regjimi i tij përfaqëson… Më ka ardhur në majë të hundës zvarraniku Sali, që brënda natës ndryshon ngjyrë dhe nga servilo-hoxhist, na u shndërruaka në flamur të demokracisë e lirisë… Po ç’ne ti more?! Ç’demokraci leshi na tregon ti more?! Ç’lidhje ke ti me demokracinë, lirinë, vlerën?! Ti, që u ngjize në mitrën e zezë të dreqit të kuq hoxhist! Ti, që ishe ndër kurvat e preferuara të këtij dreqi! Ti, që për çdo ditë manifeston mishërimin e hipokrizisë njerëzore, mishërimin e antivlerës, e vetë dreqit… Ti, që duke shfrytëzuar forcat e errëta të këtij vendi, ke kapur prej fyti këtë shtet e sillesh sikur të jesh në sarajet e tua ku mund të bësh ç’të duash, kur ta duash e si ta duash… Ti, që me metodat e tua prej merimange, ke arritur të injektosh frikë në vatrat e gjithësecilit prej nesh, duke i lëshuar fijet e tua gjithandej, për të pritur më pas, veshëngritur dridhjen më të vogël… Ti, që gjithë energjinë e qënies tënde, e ke vënë në shkatërrim të demokracisë, vlerës, të këtij vendi, vendit tim, vendit tonë… Ti, që ke 20 vjet që e përdhunon papushim këtë vend e nuk di të ndalesh… Po ç’kërkon më xhanëm?! Nuk u ngope?! Ia ke shqyer tashmë çdo cipë këtij shteti dhe demokracisë së tij, të cilën e kurvërove ende pa zhvirgjëruar… Më thuaj, ç’kërkon të bësh më?! Misioni yt u krye, është kryer me kohë… E vodhe, e sakatove, e vrave, e MASAKROVE, këtë popull, në 97’, në gërdec, në 21 janar, për çdo ditë, saç deshe, siç deshe, kur deshe… Ç’kërkon t’i bësh më ?! Ç’ka ngelur më për t’i bërë?! Më thuaj, pra?! Ç’ka ngelur më për t’i bërë?! A nuk është e qartë?! Misioni yt u krye Sali, është kryer me kohë…!
Ndoshta, shumëkush nga ju që po më lexoni në këto momente, gjëja e parë që do t’u shkojë ndër mend, është se në këtë shkrim s’po ndjek arsyen, gjykimin e ftohtë, etikën, se po tregohem emocional, plot mllef. E unë do t’ju them që po, ka një të vërtetë këtu. E vërteta është, që më KA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS, me plotë gojën. E vërteta është, që nuk mundem më të duroj mbi krye një shtet, një regjim, i cili nuk më përfaqëson, të cilit nuk i bëhet fare vonë se jam gjallë apo kam vdekur, se marr frymë apo jo… Një shtet, i cili kontribuon çdo ditë në mjerimin shpirtëror e material të këtij populli, në funksion të ënjtjes materiale e varfërimit shpirtëor të gupit kriminal që e ka kapur… Një shtet, që vret çdo ditë shpresën tek mijëra të rinj, që tredh çdo ditë mijëra të rinjë me farsën e madhe që e quan shkollë… Një shtet që ka humbur çdo lloj legjitimiteti moral apo juridik, për të vazhduar të qeverisë… Ky shtet, i cili si detyrim parësor kushtetues e moral, ka mbrojtjen tonë, të jetës, shëndetit, pronës, të drejtave e lirive tona, jo vetëm që nuk e bën këtë, por edhe kur ne ngrihemi të protestojmë, të realizojmë të drejtën tonë kushtetuese, ai na VRET… Ky shtet, frerët e të cilit ndodhen në duart e zvarranikut blu(sot) dhe të besuarve të tij pa ngjyrë, pa din e pa iman…
Prandaj, pra, i shkruaj këto shkronja me ndërgjegje të plotë, sepse e di që jam plotësisht i legjitimuar moralisht. Sepse, kam kohë që duroj mbi kurriz, peshën e rëndë të këtij regjimi të ndyrë… Sepse o njerëz, megjithëse shpesh mund të harroni, jetojmë në një vend, që të paktën juridikisht është ende i lirë… Sepse o njerëz, iu takon juve dhe vetëm juve, e drejta për të vendosur mbi veten tuaj, askujt tjetër, aq më pak një grupi kriminelësh që sillen si shtetarë…

Geraldo Taraj

CFARE TJETER ?!

Cfare tjeter,cfare tjeter ke frike ,me thuaj dhe do behem ,edhe sikur te kem shume gjera te bukura per te humbur ,dhe asnje cast mos pyet se cfare do behet me mua ,sepse me pelqen te mos e mbaj gojen mbyllur dhe ty te te tmerroj ..Cfare tjeter ke frike,dikur te pashe ne kalimin e nje nyje te perjetshme ,ne kohen e terrorit dhe frikes groteske ,te mblidhesh ,te frikesohesh,te shqetesohesh dhe para se ditet te ngjyrosen ,gojen e mbylle .Perseri e njejta gje ,te njejtat rruge ,te njejtet rrathe ,njerezit lehin ,qente tremben ,vajtojne nenat dhe si te pushosh kur ne kujtesen tende kur ne mendjen tende ,distancat zgjaten .Keshtu e xhirojne te sotshmen sundimtare jokritike .Te gjithe provokatore ,qe kapen nga frika jote dhe krijojne histori dhe kunder mosbesuesve ngrejne kryqezata nga te ngopur me te njejtin karakter dhe te njejtin shtat ,qe shkaterrojne gjithcka qe sju pelqen.Keshtu dhe une ,meqe trembesh perseri te peshtyj ,dhe kthehem ne ate qe ti ke frike .Behem varr kryengrites ne Irak dhe ne Palestine kenge vaji ,i verber ne Bosnje-Hercegovine ,dhe vendas i uritur ne Meksike ,njemije shpjegime ka per friken tende .Behem murg ne Tibet ,xham i djegur nga fashistet ne itali ,mjek vullnetar nga Havana dhe femije nga nene e pamartuar ne Teheran .Mesues i vdekur e i pavarrosur ne Somali ,nje brazilian me tete plumba ne Angli .Behem i plagosuri i 97' ,punetor ne minierat e Bulqizes dhe nje fanelle e pergjakshme ne Gerdec.Cfare tjter ke frike me thuaj dhe une do transformohem .Une qe bej endrra dhe kam shume gjera per te humbur ,bej edhe fillimin ,nuk dua te pushoj.Asnje moment por asnje moment aman mos pyet se cfare do me ndodhe ,me mjafton qe jam ktu ,nuk pushoj ,cdo sekonde dhe me shume trurin tend torturoj .Do behem i droguar qe lufton per shpetim ,callme e mbeshtjelle ne koke krenare ,femer e vrare nga i dashuri i saj ,femije i mbytur ne rezervuar.Cfare tjeter ke frike me thuaj dhe do behem...grua e perdhunuar dhe e copetuar ne nje kazan plehrash ,djalosh i masakruar jashte nje stacion autobusi .Behem po te duash akoma dhe studente e humbur ne nje gremine ne Himare dhe gjithmone mos harro behem mankthi jot para se te gdhije dita .Me thuaj ,cfare tjeter ke frike dhe unee po behem....

Mikele Kaciqi

Meditim me ID!

Depresioni eshte mungesa e nje imazhi te qarte te vetes tende, mungesa e nje identiteti personal te vertete, qe nuk eshte karta plastike qe mbajme ne cante, as profili ne facebook, as pasqyra e banjes se nje klubi nate, qe na percmon, na sfidon e na perqesh. Identitetin e vertete e kemi humbur qe kur kemi filluar te bejme gjerat qe duhet, dhe jo ato qe duam. Te gjitha identitet e rreme na serviren per te na ngushelluar me elegance, per te legjitimuar "duhet"-in qe na ben ingranazh ne nje mekanizem qe per mua eshte nje perbindesh i semure rende e i inatosur qe po jep shpirt. ky perbindesh eshte i pameshirshem si ai qe po mbytet e qe mund te mbyse kedo tjeter qe i shkon ne ndihme.
Dhe shoqeria behet cdo dite edhe me depresive, te rinjte dehen, shkerdhehen, zbehen, obezohen, skeletohen, ngjyrosen, perdhosen rrugeve te kokes se perbindeshit. Prinderit e tyre vuajne nga semundje te pasherueshme, nga pleqeria e parakoheshme, nga varferia, nga pagjumesia, nga frika. Gjysherit e tyre ne mos prehen ne varre si sardele ngjitur e ngjitur, rrojne me arome lulesh pranverore ne mes te dimrit sepse e dine qe pranvera do jete e bukur, por eshte teper teper larg.
Cdo njeri ka mundesi per ta kuptuar kete. Dikujt mund ti duhet pak, e dikujt shume kohe, por cdo njeri mund te ndale e te mendoje, e te shohe, e te qartesohet se nuk eshte kjo. Kjo eshte gabim.

Cdo kush e ka mundesine te doje ta gjeje vetveten e humbur!

Elona Bejo

Thursday, January 24, 2013

Thithkat


M'u kujtua një e fortë që më ka ngjarë vite më parë në adoloshencën time dhe mendova ta ndaja këtu me ju, si e dielë që është, vonë gjithashtu dhe mbi të gjitha në fund le gjithashtu një informacion edukues për gjininë femërore.

Ishte hera e parë që ajo mori timonin gjatë preeleminareve tona. Pasi nxitimthi përfunduam gjysëm të zhveshur, nga buzët filloi të më rrëshqasë nëpër qafë e duke vazhduar në drejtim vertikal, poshtë.
Në çastin kur arriti tek thithkat e mia, filloi të më kafshonte ngadalë dhe nisi ta shtonte gjithmonë e më shumë dozën e kafshimit, aq sa nuk po mundja ta duroja dot më dhimbjen dhe kështu padashur më shpëtoi një piskamë, lehtësisht e ngatërrueshme me ofshamat e eksitimit.
Ajo e deshifroi gabim sinjalin tim dhe tani plot seriozitet dhe vendosmëri kishte filluar të mi nxirrte thithkat vendit fare, teksa mua duke shtrënguar dhëmbët në fshehtësi, më vinte aq keq ta ndërprisja e ta sqaroja...

Të dashura femra, ne nuk e dimë pse na kanë mbetur thithkat në trup, por një gjë është e sigurtë fare, se pjesa më e madhe e meshkujve nuk ndjen eksitim tek thithkat, siç ndjeni ju.


Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, January 10, 2013

Glasa e hidhur e papagallit tim

Teksa isha duk shkruar vrullshëm mbi tastierë, shkëputem për pak sekonda dhe sytë më përplasen tek papagalli në dritare.
Unë shih, ai shih, ai i trishtë, unë më i trishtë se ai.
Befas më kapi një ide e çmendur dhe brofa në këmbë drejt tij. Pa një e dy hap forcërisht kafazin e tij. Papagalli zgurdulloi sytë i friksuar.
Do të të jap lirinë - i thashë. Nuk mundem ta duroj dot më atë shikimin tënd të trishtë dhe ndërkohë hapa edhe dritaren për ti lënë të kuptonte se e kisha seriozisht. Shko fluturo i lirë, i lumtur, larg këtyre hekurave. Dhe nuk po më bëhej vonë as për faktin se kishe kushtuar sa qimet e kokës.
Ai më pa dhe rrotulloi kokën si buf, pastaj përplasi njëherë krahët fort. Pastaj mori frymë dhe mbajti qëndrim duke më folur më gjatë se asnjëherë më parë:
"Po ik mer pallë, do më japësh ti mua leksione lirie! E kush, ti? Ti që edhe pse s'ke hekura ngele ditë e natë çaf-çuf para kompjuterit?! As kaq nuk ke kuptuar që unë rri tall bishtin me ju dhe ushqehem falas?
Po nëse të vjen vërtetë keq për trishtimin tim, na gjej ndonjë zoçkë, atë bëj"
- dhe më ktheu kurrizin...
Shkroi: Stop Injorancës !

Reflektim në ndërrimin e viteve

Ndoshta nuk është mirë, por më duhet ta them, duhet patjetër ta them.
Ne shqiptarët për Vitin e Ri i urojmë njëri-tjetrit gjithë të mirat e mundshme, suksese, shëndet, fat, para, harmoni në familje, paqe, dashuri, jetë, begati.
Pse jo edhe 364 ditët e tjera të vitit?

Pse të quajmë festë ditën kur i urojmë të mirën njëri-tjetrit, a s'mund t'a bëjmë këtë festë çdo ditë?

A thua se e urrejmë njëri-tjetrin edhe pse e kemi quajtur veten me të njëjtin emër.

Përse të huajin ta respektojmë më tepër se njëri-tjetrin? A thua se mjafton fakti i të qenit i huaj, për t'u respektuar?
E nëse respekti qenka një tipar yti dallues, a nuk duhej reflektuar ky tipar edhe me vëllezërit e tu, miqtë, shokët, kolegët, të njohurit??
A thua se ndokush do të mund të na japë respektin e merituar, kur shikon se si për pak respekt, ne shesim edhe njëri-tjetrin, vetveten.
Eshtë nata e ndërrimit të viteve dhe ne të gjithë në heshtje do bëjmë edhe një urim për veten.
Le të urojmë të jemi më mirë nesër, më të mirë me veten, më të mirë me tjetrin, më mirë me njëri-tjetrin!


Shkroi: Stop Injorancës !