Saturday, December 12, 2009

Moratoriumi i skafeve, Berisha: Zgjasim afatin e ndalimit edhe 3 vjet

Duke e argumentuar me vijimin e luftës kundër trafiqeve dhe mafies, Berisha ka vendosur sot në mbledhjen e qeverisë të zgjasë edhe tre vite të tjera moratoriumin e mjeteve lundruese.

"Këto mjete të vogla dhe të shpejta lundrimi nuk kanë asgjë të përbashkët me turizmin, por janë tërësisht industri e mafies dhe trafiqeve, ndaj dhe si një dëshmi e vullnetit të hekurt të kësaj mazhorance, për t'i dhënë përgjigjen më të mirë, për të parandaluar krimin dhe mafien ne zgjasim edhe tre vjet të tjera dhe vazhdimisht deri sa të jemi në pushtet këtë moratorium"- tha Berisha.



Sipas tij, zbatimi i moratoriumit ka pasur efekte jashtëzakonisht pozitive, pasi gjatë këtyre katër viteve fatmirësisht nuk janë shënuar viktima në Otranto dhe brigjet e tjera të vendit, "Ndërkohë që para moratoriumit, vetëm të regjistruar janë 420 burra, gra, fëmijë, të cilët kanë humbur jetën në thellësitë e ujërave të ftohta të Jonit apo të Adriatikut"- ka thënë ai.

Më tej Berisha ka deklaruar se 'famëzezat skafe mbetën vetëm për trafiqe kriminale, ndaj dhe ujërat tona do të jenë të pastra prej tyre. Mendoj se është një masë adekuate, shumë e përshtatshme në betejën e shpallur në luftën me zero tolerancë ndaj mafies".

Shekulli

Më krijohet ideja e gabuar që po godasim samarin në vend të gomarit...

Nga paaftësia e forcave tona ushtarake apo policore për të ndaluar këtë trafik, ndalojmë skafet dhe gomonet, që nuk shërbejnë vetëm për trafikim.

Do ishte njësoj sikur të ndalonim syzet e zeza, sepse kështu policia nuk njeh kriminelin, makinat e mbuluara sepse mund të fshehin armë, drogë, klandestinë etj.

Nuk mund të pranojmë që paaftësia e shtetit shqiptar të dënojë edhe më tepër turizmin apo peshkimin. Si mund të vizitojmë psh. Shpellën e Piratëve, apo plazhe të virgjëra turistike në jugun e vendit tonë ?

Nëse Shqipëria është në prag të liberalizimit të vizave me BE, ky moratorium shkel të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Kush nga shtetet e BE-së ka marrë ndonjëherë një masë të tillë për të justifikuar paaftësinë e forcave të saj ? (Stop.Injorancës)

Rrëfimi i amerikanes lezbike: Tre vitet e mia në Tiranë

Ka ardhur në Tiranë nga Amerika dhe nuk e ka aspak problem të deklarojë se është ... lesbike.


Madje, realiteti shqiptar në lidhje me minoritetet seksuale e ka habitur atë. Në fillimet e saj nuk do të gjente asnjë person homoseksual, ndonëse e dinte shumë mirë se kishte edhe ne Tirane njerëz të këtij komuniteti. Eshte antropologia amerikane, Mindy Michels.




Ajo na tregoi dje një pjesë të historisë së saj, në ditën e dytë të debatit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri organizuar me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA).


Mindy, tashmë, është një aktiviste për shoqërinë dhe komunitetin e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve në Shqipëri.
*****
Kur partnerja ime dhe unë erdhëm për herë të parë në Shqipëri, (para 3 vitesh) ne na kishin thënë shumë persona: "nuk ka homoseksual në Shqipëri". Unë e dija që kjo nuk mund të ishte e vërtetë, po për dy vitet e para që jetuam në Shqipëri nuk gjeta asnjë komunitet homoseksual.
Gjithsesi, në vitin e fundit jo vetëm që njoha shumë persona homoseksual në Shqipëri, por, gjithashtu, pata fatin e mirë që të punoja me shumë aktivistë homoseksual dhe heteroseksual, të cilat janë duke punuar për të krijuar një komunitet dhe një shoqëri gjithe perfshirese.


Unë deklarova se jam lesbike. Duhet të pranoj se nuk na penguan këtu në Shqipëri dhe kjo, mbase, ngaqë e dinin që ishim të huaja, por fillimisht e kisha shumë të vështirë të lidhesha me këtë komunitet, pasi ata ishin të fshehtë dhe ishte vështirë t'i gjeja. Shkova në ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe ambasadori John Ëithers më tha se këtu nuk ka asnjë organizatë të deklaruar për minoritetet seksuale.
Ajo që kam parë dhe ndier tani për tani është se sa e frikshme është të deklarohen ndaj dhe fshihen. Një lesbike këtu më tha pak kohë më parë se lesbikja e fundit që kishte parë ishte vetja e saj në pasqyrë.
Ka shumë pak studime të disponueshme për lesbiket, homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët shqiptarë dhe gjithashtu shumë pak studime në lidhje me qëndrimin e shoqërisë dhe situatën për LGBT shqiptarë.
Pavarësisht kësaj është shumë e qartë që ka një izolim dhe diskriminim të zgjeruar shoqëror në lidhje me këtë çështje. Nuk ka shërbime shoqërore, nuk ka rregulla, nuk ka vende të sigurta për t'u takuar, nuk ka mbështetje nga qeveria dhe ka shumë pak organizata shoqërore civile që përfshijnë problemet LGBT në misionin e tyre.
Shumë nga LGBT shqiptarë ndihen të izoluar dhe shumë prej tyre ndihen të diskriminuar, shumë prej tyre kanë frikë nga diskriminimi që ata dhe familja e tyre do të përballen, nëse ata do të dalin hapur për orientimin e tyre seksual.
Disa njerëz që njoh janë larguar nga Shqipëria ose po mundohen të ikin se ata e ndjejnë se nuk mund të kenë një jetë këtu. Disa të tjera kanë dashur të kryejnë vetëvrasje, sepse nuk kanë menduar që nuk do të pranoheshin kurrë.
Në të njëjtën kohë ka shumë homoseksualë dhe heteroseksualë që po punojnë për të ndryshuar këtë situatë për personat LGBT në Shqipëri. Unë jam jashtëzakonisht e frymëzuar nga pasioni, entuziazmi dhe angazhimi i këtyre njerëzve që janë duke punuar për të ndërtuar komunitetin, për të ndërtuar vizibilitetin dhe për të krijuar ndryshimin.
Ata janë shumë të emocionuar, ata janë duke kuptuar se janë më të fortë kur janë së bashku dhe po punojnë për një qëllim të përbashkët. Dhe më e rëndësishmja është se ata janë pjesë aktiviteteve për ndërtimin e këtij komuniteti, nuk janë më vetëm dhe nuk ndihen më të izoluar dhe të pashpresë.

Një grup i quajtur Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT filloi punën në prill të vitit 2009, kur një grup aktivistësh hapën një grup në facebook. Në më pak se një muaj, grupi i facebook u shtua me 500 anëtarë, ku pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Pjesëtarët e këtij grupi janë homoseksualë dhe heteroseksualë, ku të gjithë shprehin idenë se duhet të jetojnë të lirë, pavarësisht orientimit të tyre seksual.

Programet e Aleancës drejtohen të gjitha nga vullnetarë dhe rrotullohen përreth 3 degëve që trajtojnë ndërtimin dhe autorizimin e komunitetit, edukimin publik dhe krijimin e vizibilitetit për çështjet e lesbikeve.

Shekulli


Friday, December 11, 2009

Ftesë për refleksion

Problemet tek shumë prej nesh fillojnë pikërisht me nënvlerësimin e thjeshtësisë. Ne kemi një tendencë për të komplikuar jetët tona, duke harruar ç'është e rëndësishme dhe çfarë nuk është. Priremi të bëjmë lëvizjet e gabuara dhe për ti parë ato si arritje.

Priremi të përqëndrohemi tek aktivitetet ... dhe jo tek arritjet.


Dhe ashtu si ritmi i jetës vazhdon të garojë përgjatë botës së jashtme, ne harrojmë që e kemi fuqinë për të drejtuar jetët tona, pavarësisht asaj që ndodh, jashtë nesh. ~Robert Stuberg~

Feja, ideologji antikombëtare !

Pasojat e produkteve fetare

- Semitizimi (arabizimi dhe çifutizimi) i kulturës (letërsisë, artit, muzikës, shkencës) dhe çdo pikëpamjeje të kulturës e qytetërimit
- Vrasja e arsyetimit, zhdukja e mendimit kritik, idiotizimi afatgjatë i intelektit
- Përjetësimi dhe infektimi i kombit me frikën nga vdekja
- Tregtimi masiv i fesë si bar qetësues për të shqetësuarit
- Tregtimi i fesë si produkt konsumi për të cekëtit
- Shfrytëzim përjashtues i energjive që përndryshe do të ishin përdorur për kombin



Feja shërben pikë së pari për semitizimin e vazhdueshëm dhe të kontrolluar të veprimtarisë mendore, e për pasojë krijuese, të subjekteve të saj. Një "shqiptar fetar", me detyrim të dyanshëm, është ose fetar, ose shqiptar, pasi fetë semite bien ndesh ballazi me kombin, së pari si njësi identifikimi, së dyti si njësi kulturoro-shoqëroro-qytetëruese, së treti si mënyra jetese.

Togjet "shqiptar mysliman" apo "shqiptar kristian" janë kundërthënëse, nuk kanë kuptim.

Nën fe krejt kultura dhe veprimtaria kombëtare ashtu si dhe arsyetimi i subjekteve kalojnë përmes filtrit të plotfuqishëm fetar. Historia, artet, shkencat riinterpretohen rigorozisht sipas këtij filtri duke humbur krejt lidhjen me realitetin dhe duke iu përshtatur doktrinave semite. Personazhet mitologjike arabo-çifute dhe shprehje kulturore të lindura prej kësaj mitologjie zënë vend në jetën e përditshme duke infektuar botëkuptimin, mënyrën e shprehjes e vetë fjalorin, deri tek emrat identifikues të individëve. Çdo referim për standarde e vlera caktohet në figura arabo-çifute, çdo model për rritjen dhe edukimin e subjekteve vilet prej bëmave të shkretëtirës dhe për pasojë tërë procesi i mendimit, arsyetimit e krijimtarisë ka për bazë këto standarde, ka për udhërrëfyes këto standarde dhe mbrohet e identifikohet kudo me këto standarde duke mënjanuar, zbehur, zhdukur dhe vartësuar kombin në shërbim të fesë. Muzika, letërsia, filozofia fetarizohen, arabizohen e çifutizohen duke identifikuar tashmë një subjekt arab apo një subjekt çifut dhe jo një shqiptar.

Përveç asimilimit të trurit kombëtar hapi i parë është aktualisht asimilimi i aftësisë arsyetuese, duke çuar në idiotizimin dhe handikapatizimin e vazhdueshëm të individëve e për rrjedhojë dhe të kombit, për të prodhuar bagëti të bindur ndaj autoritetesh të pamerituara ideologjike, morale, etike, shoqërore e shkencore të vetëshpallura, si kleri dhe institucioni gërryes që këta përfaqësojnë. Çdo mendim apo pohim fiton vërtetësi duke marrë për bazë "autoritetin" dhe jo vërtetësinë, vëzhgimin, arsyen, faktin a përvojën. Njeriu nxitet të besojë gjithçka që i thuhet dhe të mos arsyetojë, duke asgjësuar krejt aftësinë e mendimit kritik, pasi e vërteta, krejt e vërteta, ndodhet në librat e shkretëtirës në Mekë dhe në Jeruzalem e nuk ka nevojë për mendjen, arsyen, apo realitetin a natyrën. Paaftësia mendore, pezullimi i trurit, promovohet dhe përpallet si virtyt duke synuar dhe marrë fëmijët që të vegjël dhe duke i indoktrinuar në këtë mënyrë (mos)mendimi e duke sjellë kështu afatgjatë, sipas ligjeve të natyrës, degradimin e vazhdueshëm të intelektit në popullsinë e prekur.

Sakaq funksioni më i rëndomtë të cilin feja rëndom thirret të adresojë dhe mbi të cilin mbështetet më fort se kudo, duke zbatuar më tej "të mirat" e tjera të saj, është frika e subjekteve të caktuara nga vdekja. Ajo që nuk kuptohet prej mendjeve naive është se zgjidhja këtu nuk është përrallëzimi dhe përgjumja e kësaj frike me narkotikë si feja, por stërvitja agresive mendore me disiplina arsyetimi apo disiplina ideologjike kombëtare të provuara e zbatuara historikisht, ku të paktën këtyre maleve vdekja shihet si një formë e jetës dhe në asnjë rast nuk pranohet këndvështrimi i përbuzshëm frikac dualist i shkretëtirës, i cili zbut frikën e dhimbjet e kësaj me shpikje realitetesh fiktive (njësoj si në raste individësh patologjikë, por për fat të keq me zbatim masiv). Feja nuk e zgjidh frikën ndaj vdekjes, ajo e përjetëson këtë frikë aty ku e gjen, e zgjeron dhe e zhvillon më tej; përjetëson vazhdueshëm trembjen e subjektit, sepse nëse synohet dhe arrihet shpërbërja e kësaj frike nga vdekja, atëherë feja nuk do të ishte e nevojshme për pjesën dërrmuese të subjekteve. Në një shoqëri ku hasen njerëz të mbyllur pas katër muresh betoni nuk janë të pakta rastet që kjo frikë të lindë, duke qenë se subjekti ka shkëputje të plotë me realitetin natyror dhe e zëvendëson atë (ose ia imponojnë në fëmijëri kur nuk ka ende aftësi arsyetimi kritik) me norma pseudosociale dhe teori letrare. Feja pikërisht duke buruar prej një industrie të veçantë në pazarin e konsumerizmit, ofrohet si produkt që lehtëson këto dhimbje të modernizmit qytetës dhe stoqesh të caktuara gjenetike frikacësh, por që duke synuar mendimet e subjektit i uzurpon vetë botëkuptimin. Çështja që shtrohet për këtë kategori është: "Të marr fe të lehtësoj frikën nga vdekja duke mbetur prore një frikac i varur prej fesë dhe i natyralizuar si bartës kulture aziatike, apo të bëj kontakt me realitetin dhe natyrën dhe të ndjek disiplinat mendore dhe pse jo dhe ato kombëtare?"

Feja, jo rrallë, shërben gjithashtu si një kinkalerizëm më shumë, si një veshje më shumë për një kategori tjetër njerëzish që nuk kanë identitet të tyrin dhe që duke grumbulluar veshje majtas e djathtas në formën e tabelave përpiqen të identifikohen me anën e këtyre, duke mbetur në të gjitha rastet hipokritë. Shprehje të tilla si "Unë jam mysliman", megjithëse as nuk ke dëshmuar shehadetin e as nuk ndjek ndonjë rregull të myslimanizmit, apo "Unë jam kristian" megjithëse as nuk je pagëzuar kurrkund e as nuk ndjek ndonjë rregull të kristianizmit, përkthehen në "Jam një copë sylesh që hiqem fetar për sytë e botës, sepse sot po më shkon kjo fe me veshjen dhe stinën.

Më pëlqen në tregun e zgjedhjeve të kem disa veshje me të cilat të dal në rrugë." shkurtimisht "Jam një magjyp kulturor" një "ballkanas". Në këtë lloj plehu shfaqen dhe disa kandrra shumëngjyrëshe që pëllasin dhe mburren për "tolerancën historike fetare" mes shqiptarëve, duke mos vënë re se diku rrugës së fesë (rasti i fundit jo më pak se 60-90 vjet para) humbëm mbi gjysmën e kombit, që u asimilua krejtësisht në jug, e pjesërisht dhe në lindje e veri të gadishullit duke shërbyer si material për kombet fqinje që janë ende në ngjizje biologjiko-kulturore, ndaj dhe vjedhin vazhdueshëm vendasit; duke mos vënë re gjithashtu se tolerancë midis teorish të papajtueshme konfliktuale nuk mund të ketë dhe "tolerantë" janë vetëm ata që në fakt pohojnë rrejshëm se i përkasin një feje apo një kombi e që ose nuk ndjekin asnjë mësim të asaj feje ose nuk bëjnë asgjë për kombin. Kjo hipokrizi që shitet si virtyt, madje, na këshillohet se duhet ta kemi për mburrje që t'i tregojmë të tjerëve se nuk ka nevojë të jesh fetar i vërtetë, as kombëtar i vertetë, mund të jesh hipokrit i vërtetë dhe kështu është më mirë... E tepërt të komentohet kjo vlerë degraduese skllevërish. Kjo kategori njerëzish duke futur dhe mikrobin e hipokrizisë në tavë e duke e përligjur fenë, i lë kësaj veprimtari të lirë në fushat ku doemos duhet të veprojë kultura kombëtare, ai që quhet qytetërim vendas, i cili tek ne është në krizë të plotë integralisht prej rreth 5 shekujsh, megjithë themelin e madh kulturor që pararend.

Feja gjithashtu është ajo që thith dhe zhduk energji të tëra të pallogaritshme të rinisë, por dhe të subjekteve të kudondodhura kombëtare nga të gjitha fushat e moshat duke i kushtëzuar vetëdijshëm ose pavetëdijshëm të shpenzojnë tërë ditën e tërë natën së menduari e së vepruari për fenë "e tyre", për kulturën dhe vlerat që ajo promovon, e cila në çdo rast hahet me kohën që do të mund të shpenzohej ndërkaq për kombin, kulturën dhe vlerat fisnore. Kur punon për fenë, nuk punon për kombin! Kaq e thjeshtë. Së pari, sepse janë botëkuptime përjashtuese në parim, së dyti, sepse feja është vegël manipulimi që i natyralizon subjektet e veta në qytetërime aziatike sipas fesë përkatëse e së treti, sepse gjithë synimi i fesë është zgjerimi dhe zhvillimi i vet dhe jo i njësive të tjera organizative shoqërore siç është kombi. Ky konflikt ndodh kudo, nuk është veçori vetëm shqiptare, por e çdo kombi që e respekton vetveten dhe që ka patur rastin e keq të ketë të bëjë me fetë meslindore. Lufta kundër kombit në disa vende është kurorëzuar në një amalgamë të padëshiruar hipokrizie që fjala vjen në rastin e Norvegjisë vazhdon të prodhojë reaksion me 2 kisha të djegura në vit. E tek ne sa subjekte fetare që e quajnë veten shqiptarë njohin aq qytetërim, folklor dhe histori shqiptare sa njohin qytetërimin, folklorin dhe historinë e vendeve ku ka lindur feja e tyre? Sa prej këtyre subjekteve dijnë rreth kombit të tyre sa dijnë rreth fesë së tyre?

Mjedisi mendor jo vetëm që duhet ruajtur siç ruhet shëndeti, por madje duhet zhvilluar me rastin më të parë. Dërgimi i fesë për riciklim është nga hapat e para të nevojshme për të çliruar aftësitë e arsyetimit, agresivitetin e dashurisë për jetën, veten dhe familjen. Duhen fëmijë të pabindur dhe të zgjuar, me nisma vetjake dhe krijimtari, jo të lodhurit nga jeta e bagëtitë mendjefjetura për thertoret e Lindjes.


Kadri Fusha

Facebook

Një nga mendimet e fundit të shkencëtarëve të astronomisë është se Universi, pas rreth 5 miliardë vjetëve zgjerim të pandërprerë të pas Shpërthimit të Madh (Big Bang), ka filluar tkurrjen drejt qendrës nga nisi “lojën”.

Por, le t’ia lëmë shpjegimet dhe sqarimet e mëtejshme shkencës dhe punëve të Zotit; por ama, kur mendon që edhe njeriu ka filluar të zvogëlohet e tkurret brenda vetes, do të thotë se një paralele ekzistoka midis tkurrjes të Universit dhe njeriut.



Nuk është fjala për tkurrjen fizike të njerëzve, sado që edhe na rrëfehet nga disa libra se kohë më parë njerëzit kanë qenë më trupmëdhenj sesa janë sot. Interesant, se edhe dinozaurët gjigantë që u zhdukën papritmas në një moment kohor disa miliona vjetësh më parë, nuk u zëvendësuan nga specie të përafërta me ta. Mamuthët, gjithashtu; edhe ata nuk ekzistojnë më dhe akoma më të vegjlit; elefantët, janë si macja e shtëpisë përpara luanit në raport me madhështinë e dinozaurëve dhe të gjithë llojeve të “saurëve” të tyre. Fjala në këto radhë është për tendencën drejt “tkurrjes” dhe “shndërrimit” elektronik dhe dixhital të njeriut. Është në thonjëza tani, por ku i dihet më vonë, përderisa përvojat e pafundme janë sintetizuar në shprehjen: Kurrë mos thuaj kurrë!...

Tendenca për tkurrje dhe dixhitalizim ka filluar të ecë me shpejtësi goxha të madhe gjithandej rruzullit. Nuk ka forcë që e ndal. Ngjan, se nuk ka dalë kot përralla e mrekullueshme e “Llambës së Aladinit”, ku Xhindi hyn dhe del nga llamba sa herë e kërkon djaloshi. Në çast struket në llambë dhe bëhet sa një miush i vogël, dhe po ashtu gjigant sa një pallat 12-katësh kur del nga ajo...

E vërteta e pamohueshme është se njerëzve po iu pëlqen ca si shumë të tkurren para kompjuterit, lap-topit, internetit, mundësisht sa më shumë dhe në mënyrë instiktive, si për t’iu larguar realitetit objektivisht të ëmbël, të hidhur, apo asnjanës...


Duan të futen brenda edhe fizikisht aty, po pati mundësi, por hë për hë është e pamundur, me përjashtim të fantashkencës që bën ca truke. Interneti dhe facebook-u i famshëm bashkëkohor ka arritur kulmin në mbipopullim. Edhe ata që deri dje s’ia kishin haberin tasteve dhe mausit, dinë të luajnë gjithçka në të. Aty s’ka distanca, kufij tokësorë dhe ujorë, kontinente, dete dhe oqeane, pengesa gjithfarëlloj me mure dhe gardhe. Të tëra janë të unifikuara për nga përbërja: Elektronet. Janë të gjithë, me miliona njerëz aty brenda. Koha dhe hapësira janë tkurrur në maksimum aty. Njëkohësisht komunikon me shokun, mikun, dhe të afërmin si brenda për brenda Tiranës, ashtu edhe me një në Zelandë të Re. Vetëm një klik mausi është koha dhe hapësira për të gjithë aty njëlloj...

Të tkurrur me kompjuter dhe lap-top përpara fytyrës sonë, po i kthejmë shpinën natyrës, diellit, hënës, maleve, fushave, liqeneve, deteve, pemëve, kafshëve, zogjve...

Kush e ka vënë re, edhe koha fizike para internetit ikën shumë më shpejt se sa para çdo angazhimi tjetër. Kam parë këtë verë në plazh një njeri shtrirë për shtatë palë qejfe në një dyshek uji, me një lap-top përpara që kishte humbur krejtësisht pas tij. Shpresoj të mos ketë ikur shumë larg e të ketë ardhur në realitet andej nga mesi i Otrantos...Ka dhe anën komike kjo punë.
Le më pastaj, po u arrit dhe shndërrimi dhe dixhitalizimi i përbërjes së materies sonë fizike, mish, kocka, damarë dhe gjak. Ku të mos kemi as masë as peshë, as gjatësi dhe gjerësi, por të jemi nja 300kb JPG secili, dhe me rezolucion të lartë; si do i shkojë filli kësaj pune?!

Do futemi të gjithë sa jemi, 5-6 miliardë njerëz brenda kompjuterit. Afërmendsh, nuk do të jenë më të nevojshëm shumë kompjuterë dhe lap-topë aq sa janë. Mjafton vetëm një, dhe ai kompjuter do të jetë bota jonë, që me siguri specialistët e kësaj fushe do ta bëjnë sa më modern, tepër të fortë e rezistent, të pashkatërrueshëm nga fenomenet natyrore. Që do ta marrë energjinë nga jashtë nëpërmjet paneleve diellore. Do ta vendosin diku në një shpellë të sigurt nga lagështia dhe nxehtësia, e të blinduar mirë, para se dhe specialistët të futen vetë në kompjuter të fundit e të kenë mbyllur dyert e blinduara të shpellës...Gjithë qytetet, fshatrat, sendet dhe objektet njerëzore, shtëpitë, vilat, grataçielat, makinat, kazinotë, kudo ku janë, do të braktisen në mëshirë të fatit. Milionat e kompjuterëve dhe lap-topëve që do të ngelen anekënd planetit, s’do t’i duhen më askujt, dhe do të prishen dhe shkatërrohen dalëngadalë nga agjentët atmosferikë. Sa pa u prishur dhe shkatërruar, me to mund të luajnë ca kohë majmunët, kuptohet jo për t’i përdorur në funksionin që kanë, por duke ia hedhur njëri-tjetrit si topa basketbolli...

Politika, fushatat elektorale, protestat, biznesi, arti, kultura, punët, dashuria, urrejtja, seksi, lindjet, vdekjet, do të bëhen aty në superkompjuterin e vetëm. Natyrisht, do të ketë dhe ngatërresa të mëdha me njëri-tjetrin ndër njerëz brenda tij, se helbete, njerëzit do jenë më ngjitur me njëri-tjetrin se sa sardelet në një konservë peshku. Luftërat, sigurisht që do ekzistojnë, sepse sado që jemi ngopur dhe gjakuar me to, nuk heqim dorë kollaj ne. Na merr malli shpejt, dhe modifikimin e shkaqeve e gjen kur të duash nëse nuk të mungon dëshira dhe pasioni i tërbuar instiktiv për luftë. Ato që ne i quajmë sot lojëra me luftëra kompjuterike e që luan kushdo, por sidomos kalamajtë, nesër ato do të jenë të vërtetat për ne, kur të jemi futur brenda kompjuterit. Nuk është habi që Lufta III-të Botërore të bëhet brenda një lap-topi të vetëm. Dhe, jo vetëm e treta. Gjithë ata njerëz; burra, gra, pleq e fëmijë, me dhimbje si në çdo luftë do të bëhen “delete”...



Një të mirë do ta ketë gjithë kjo punë, se do t’ia lëmë të qetë dhe do t’ia dorëzojmë pa protokoll Planetin Tokë, gjallesave të tjera. Nuk do t’i trembim, bezdisim dhe shfarosim më. Paqja do të mbizotërojë kudo. Frikën, speciet e tjera, mundet t’ia kenë vetëm majmunëve, mos fillojnë e evoluojnë darvinisht, duke u shndërruar gradualisht në njerëz. Se fillon çdo gjë nga e para pastaj...

Medi Belortaja tek G. Shqiptare

Kriza, në 1 Janar rritet çmimi i bukës

Shqiptarët do ta blejnë minimumi 10 lekë më shtrenjtë bukën gjatë vitit 2010. Rritja e çmimit të bukës duke filluar nga muaji janar konfirmohet edhe nga prodhuesit e këtij produkti tejet të konsumuar në vend.

Rritja e pashmangshme e çmimit të energjisë elektrike por edhe ulja nga tetë në pesë milionë lekë e pragut të bizneseve që do të paguajnë TVSH, sipas prodhuesve, rrit ndjeshëm koston duke e bërë të domosdoshme rritjen e çmimit për konsumatorët.



Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Bukës shprehen se nuk ka një vendim të përbashkët për shtrenjtimin e bukës por ajo do të kryhet në mënyrë individuale nga subjektet.

"Rritja e cmimit të energjisë elektrike në nivelin 44 për qind që ka kërkuar OSSH-ja, por edhe ulja e pragut te bizneseve që do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar nga 8 në 5 milionë, rrisin në mënyrë të papërballueshme koston e prodhimit të bukës.

Krahas rritjes së madhe të detyrimeve ndaj shtetit, për shkak të këtij ndryshimi, do të na duhet që të punësojmë ekspertë për certifikimin e bilanceve, i cili gjithashtu duhet paguar.

Nuk ka një vendim tonin për shtrenjtimin në mënyrë të organizuar të bukës, por duke parë situatën por edhe rritjen tej mase të kostos së prodhimit, ajo pritet të bëhet në mënyrë individuale nga secili prej nesh", - bëjnë të ditur nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës.

Ajo që është më shqetësuese ka të bëjë me nivelin e rritjes që pritet të kryhet, pasi për shkak se ende nuk ka një vendim zyrtar nga Enti Rregullator i Energjisë, furrtarët nuk dinë të thonë një shifër të saktë në lidhje me këtë.

Prodhues të bukës shprehen se fitimi nga ky produkt është në nivelet minimale çka sipas tyre e bën të pamundur rritjen me një dy apo pesë lekë.

Sipas tyre, pritet që buka të shtrenjtohet minimumi me 10 lekë, por edhe kjo shifër do të jetë në varësi të masës me të cilin do të miratohet rritja e çmimit të energjisë elektrike nga Enti Rregullator. Në lidhje me këtë, ata i bëjnë thirrje ERE-s që gjatë shqyrtimit të kërkesës për rritjen e çmimit të marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me një sektor jetik i cili prek të gjitha familjet shqiptare.

Pronarët e rinj të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes aplikuan pranë ERE-s në fund të muajit shtator për rritjen e çmimit të energjisë në nivelin e 44.2 për qind brenda dy viteve në vijim.

Kërkesën për rritjen e çmimit, në mos të plotë, ERE pritet ta miratojë sa më afër shifrës prej 44.2 për qind pasi në këtë mënyrë OSSH do të mbulojë humbjet që shkaktohen nga mospagesat e faturave të energjisë elektrike, amortizimi i rrjetit, etj. Me këtë nivel rritjeje të çmimit, OSSH ka planifikuar të realizojë për vitin 2010 rreth 45 miliardë lekë të ardhura.

Sipas kontratës së firmosur ndërmjet shtetit shqiptar dhe investitorëve çekë, nëse ky nivel të ardhurash nuk arrihet, pjesa e mbetur do të kompensohet me të para nga buxheti i shtetit.

Gjatë procedurave të shitjes së OSSH-së, qeveria aplikoi për një kredi 60 milionë euro e cila hyn automatikisht në fuqi në favor të CEZ-it nëse shteti shqiptar nuk respekton kontratën.

PS: INSTAT gënjeu për çmimet, Prifti përgjegjës për rritjen e energjisë

Deputetet e PS-së, Xhaçka dhe Ligori


Partia Socialiste ka kundërshtuar shifrat e publikuara dje nga Instituti i Statistikave për rritjen e çmimeve të mallrave të konsmit gjatë muajit nëntor 2009 duke e akuzuar atë se është bërë një vegël e pushtetit. Deputeti i PS-së, Ilir Beqja, theksoi se relativisht niveli i çmimeve gjatë nëntorit ka qënë më i lartë se ato të publikuara nga INSTAT.

"Shtrenjtimi i ushqimeve e ka bërë të papërballueshme jetesën për familjet e varfëra, për familjet në ndihmë ekonomike, për familjet e pensionistëve, për familjet e të papunëve. Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare shpenzojnë të gjitha të ardhurat mujore për ushqim dhe jetesë bazë.

Ministri i gripit të derrit i këshillon shqiptarët të konsumojnë më shumë perime, por në nëntor perimet u shtrenjtuan me 33 %. Instituti i Statistikave, i kthyer në një vegël në shërbim të qeverisë, fsheh qëllimisht të vërtetën për shtrenjtimin e shërbimeve spitalore.

Në nëntor 2009, ashtu siç është bërë e njohur botërisht, tarifat e shërbimeve spitalore janë 4 fishuar për 800 mijë shqiptarë në moshë pune të pasiguruar", - tha ai.

Nga ana tjetër, deputetët Olta Xhaçka dhe Shegush Ligori dje para ambienteve të Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës i kërkuan ministrit Dritan Prifti që të reagojë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike të kërkuar nga OSSH.

"Vështirësive të panumërta, të jetës së familjeve shqiptare do t'iu shtohet tani edhe fatura e energjisë elektrike, e cila do të jetë në rritje, duke parë se dimri dhe i ftohti kanë trokitur. Ministri Prifti, i cili tjetër premton e tjetër bën, është përgjegjës për barrën e shtuar që do rëndojë në kurrizin e familjeve shqiptare", - thanë ato.


Shekulli


A ka urim më të bukur se ky për vitin e RI ? (S.I)

Çamët protestë para selisë së KE-së

Protestë e çamëve para selisë së delegacionit të Komisionit Europian në Tirane, në ditën Botërore të luftës kundër genocidit. Dhjetëra përfaqësues të komunitetit kërkuan ndihmë për zgjidhjen e çështjes së tyre.



Deputetet e Partise Drejtesi dhe Unitet, Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri deklaruan se: "Nuk ka anetaresim ne Bashkimin Europian, pa u zgjidhur ceshtja e te drejtave te njeriut".

Idrizi theksoi se camet kerkojne qe Greqia te pranoje fajin per genocidin dhe te demshperbleje familjet e viktimave.

Perfaqesuesit e komuniteti cam te cilet jane vendosur me pankarta ne duar, kane deklaruar se protestat e tyre do te pershkallezohen derisa te plotesohen te gjitha kerkesat.

T.Ch

Wednesday, December 9, 2009

Lazaratasja 12-vjeçare, nxënëse e shkëlqyer në SHBA

Është cilësuar nga presidenti Barak Obama si një ndër krenaritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Nuk bëhet fjalë për ndonjë figurë të njohur botërore, por për një nxënëse shqiptare 12- vjeçare, nga fshati Lazarat i rrethit të Gjirokastrës, e cila është tashmë pjesë e elitës së shkëlqyer të nxënësve amerikanë.

Nxënësja e klasës së gjashtë, Fitiola Dalani, nga Lazarati, e emigruar disa vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vlerësuar si një prej personave që nderojnë shtetin më të fuqishëm të botës. "E kujtdo kombi që të jeni, ju nderoni Amerikën".

Fitiola Dalani


Me këtë thënie presidenti amerikan Barack Obama i është drejtuar 12- vjeçares shqiptare në përshëndetjen e veçantë për vlerësimin e nxënësve të shkëlqyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E emigruar disa vite më parë nga vendlindja e saj Lazarati, së bashku me familjen e saj, falë vullnetit, punës e zgjuarsisë, Fitiola Dalani arriti të ishte një ndër nxënësit më të shkëlqyer të sistemit arsimor amerikan, duke marrë edhe letër të posaçme falenderimi nga presidenti Obama.

Jehona e kësaj arritjeje është pasqyruar edhe në vendlindjen e saj, ku të gjithë shprehen krenarë. "Së bashku me Fitiolën është nderuar edhe Lazarati ynë nga bija e tij, e cila, ashtu si di t'i ngrejë emrin vetes dhe familjes së saj, di t'i lartojë emrin edhe vendlindjes së saj. Por, duhet theksuar diçka shumë e rëndësishme. Ashtu siç ishin aftësitë e vajzës lazaratëse për të dalë në krye të nxënësve të shkëlqyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe merita e këtij shteti që di t'u krijojë kushte dhe t'u shpërfaqë nxënësve të ardhur nga e gjithë bota gjithçka të mirë që ka në arsenalin e saj arsimor: lirinë, barazinë, kushtet, nderimin njerëzor.

Lazarati ka një traditë të shkëlqyer arsimore dhe është krenar për Fitiolën dhe dhjetëra bij të tjerë të tij, si Olti Meçi, Xheni Brahimi, Enida Aliko etj, që e kanë vënë veten në krenarinë e shkollave të Miçiganit dhe shteteve të tjera amerikane e europiane", shprehet Hito Brahimaj, një prej mësuesve të vjetër të Lazaratit.

Janë të shumta rastet kur nxënës e studentë shqiptarë kanë shkëlqyer në botë, por secili prej tyre përbën një krenari më vete.

Shekulli

Tuesday, December 8, 2009

Nikollë Leonik Tomeo dhe Aristoteli

"Nikollë Leonik Tomeu "ishte" i ngarkuari kryesor për të riparaqitur veprat e Aristotelit në greqishten origjinale".

A e kuptoni se ç'do të thotë kjo frazë ?


Kjo do të thotë se pas 1800 vjetësh, siç pretendohet se ka rrojtur një farë Aristoteli, Nikollë Leonik Tomeu është i pari, që e bën këtë autor me identitet tashmë të diskutueshëm, të flasë në një gjuhë të re, që do ta quajnë greqisht.

Përse Aristotelin nuk e sollën me vete në Itali "grekët e dëbuar nga turqit" siç pretendohet nga historiografia?

Nga cila gjuhë e solli Nikolla Aristotelin në "greqishten e vjetër"?



Dhe ç'është më e rëndësishmja: duke e marrë të mirëqenë aftësinë e Nikollë Leonik Tomeut për të njohur një gjuhë të vdekur si greqishtja e vjetër, ç'kuptim kishte të rishkruhej një vepër e tërë nga një gjuhë e vjetër dhe e vdekur, në një gjuhë tjetër të vjetër?

Çfarë vlere autenticiteti letrar (gjuhë, stil) dhe autenticiteti historik kanë këto rikthimet të veprës së Aristotelit nga ana e Tomeut në greqishten e vjetër?

Këto pyetje dhe shumë të tjera presin që ne t'u japim përgjigje. Duke kërkuar në pisllëqet e evropianëve ne do të gjejmë tashmë prova për alibitë e tyre.


http://www.ncbi.nlm.nih.gov/sites/entrez?db=pubmed&uid=15119560&cmd=showdetailview&indexed=google
Niccolo Leonico Tomeo authored numerous volumes on a variety of themes, and was principally responsible for reintroducing the works of Aristotle in the original Greek. In one of Tomeo's works, he included a picture of forceps holding an extracted tooth. This was the first time a forceps was pictured in a printed book.

Leonik Tomeu – Mësuesi i Anglezëve

Kryetari i Bashkësisë së Romës sot deklaroi sot se italianët paskan arritur të kthejnë nga USA në Itali një vazo greke. Italianët po përpiqen me thonj e me shpirt të shpëtojnë të kaluarën e tyre të fallsifikuar. Për të kuptuar më mirë se ç'ka qenë gadishulli i Apenineve dhe ai ballkanik deri në shekullin e 16-të ne po grumbullojmë materiale, të cilat dëshmojnë një histori të kundërt me atë që ofrojnë sot evropianët.
Ja se ç'thotë profesori anglez Joanthan Woolfson në librin e tij "Padova dhe Tudorët, Studentët Anglezë në Itali, 1485 – 1603":

"English students were introduced to humanistic studies by classical scholars such as Niccolo Leonico Tomeo"

Siç kuptohet dhe nga këto fjalë, deri më 1500-ën Evropa nuk e njihte aspak kulturën greke, dhe pa kulturën greke nuk ka kuptim ekzistenca e kulturës romake. Pra, me fjalë të tjera, pa Greqinë s'ka as Romë.

Kuptohet, shkëlqimi i këtyre dy qytetërimeve fantazmë shumë shpejt do të bjerë.
Për më shumë mund të lexosh te:
http://links.jstor.org/sici?sici=0018-2680(200022)40%3A2%3C220%3APATTES%3E2.0.CO%3B2-0

Padua and the Tudors: English Students in Italy, 1485-1603 by Jonathan Woolfson
Author(s) of Review: Amy Thompson McCandless
History of Education Quarterly, Vol. 40, No. 2 (Summer, 2000), pp. 220-222
doi:10.2307 /369537


Sipas Woolfson, një lektor i Historisë në Hertford College, Oxford

"the experiences of English students in Padua was crucial to shaping English humanism, legal dhe political theory and practice, medicine, and natural philosophy during the Tudor period.
The university and city of Padua were "the most favoured foreign destination for English students in the period between 1485 and 1603", ( p.5) and here English students were introduced to humanistic studies by classical scholars such as Niccolo Leonico Tomeo, were taught the civil and canon law which prepared them for diplomatic and ecclesiastical careers, ands were exposed to the "medical humanism" and humanistic natural philosophy of the Paduan studium. Indeed, Woolfson argues that "Padua did what Italy as a whole is always supposed to have done for Renaissance Englanbd" ( p.136), introducing Englishmen to the study of Greek and humanistic Aristotelianism.


Kush ishte Nikollë Leonik Tomeo :



1485 - Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti, një ndër humanistët më të shquar shqiptarë, u laureua për filozofi. Ai u lind në Venedik në vitin 1456 në një familje që kishte mërguar nga Durrësi. Në veprat që ka lënë, ai e përmend me krenari prejardhjen shqiptare. Në vitet 1504-1531 ishte një ndër intelektualët më të njohur të Venedikut dhe drejtues i shoqërisë “Shkolla e shqiptarëve”, qendër e kulturës shqiptare në mërgim. Më 1497 Nikolla emërohet profesor dhe titullar i katedrës së filozofisë në Universitetin e Padovës, ku pati si student edhe Nikolla Kopernikun, një ndër astronomët më të mëdhenj të Mesjetës. Si politolog dhe njohës i mirë i kulturës antike dhe të kohës, Tomeu ka lënë një seri veprash si “Dhjetë dialoget”, “Aristoteli, historia e jetës dhe veprave”, studime historike dhe filozofike.

Humanisti shqiptar ishte materialist dhe veprat e tij u dogjën nga inkuizicioni.

Çlirim Xhunga

Lutjet drejtuar Zotit, janë kundra Zotit

Lutjet, të cilat besimtarët e çdokujt feje ia drejtojne Zotit të tyre, për ndihmë, kur një person i tyre është i sëmurë, kur duan të dalin nga një situatë e keqe dhe e vështirë, kur përballen me rreziqe të ndryshme, kur duan të dalin me rezultate të mira në testime, kur i zë paniku etj, janë të gjitha në kundërshtim me vullnetin hyjnor.

Me anë të këtyre lutjeve, një besimtar i kërkon me përgjërim Zotit, që Zoti të ndryshojë një ndodhi të paracaktuar prej tij, që Zoti ta ndihmojë, që Zoti të bëjë diçka ndryshe nga rrjedha natyrale apo e paracaktuar e ngjarjeve.



A nuk është kjo lutje kundra vullnetit të Zotit ? A nuk bie kjo dëshirë në kundërshtim me atë që Zoti ka vendosur ? A nuk po kërkoni të ndryshoni vullnetin e Zotit ?

Sa % e lutjeve ju realizohen dhe pse mendoni se realizohen, nëse jo rastesisht... ? Kur ngjarjet rrjedhin në linjën për të cilën një besimtar lutet, atëherë rëndomtë thuhet se "e pa/dëgjoi Zoti", ndërsa në rastet kur lutja bie në "vesh të shurdhër", atëherë dëgjojmë shprehje të tipit "Këto janë zgjedhjet e Zotit", apo Zoti e mori pranë vetes etj etj.

Një pyetje të sinqertë kisha ndaj besimtarëve që luten kur ndodhen në vështirësi : Zoti të ndihmon vetëm nëse ti i lutesh , apo nëse ti ke të drejtë ?

Sa nevojë ka Zoti për lutjet e një "fatkeqi", për të kuptuar ç'është më e mira apo më e drejta për të ngjarë ?

Gjithashtu, një tjetër fenomen absurd apo qesharak janë edhe falenderimet. Falenderohet Zoti për bukën, falenderohet nëse të plotëson dëshirat, falenderohet kur nga vështirësitë e shumta të kësaj jete arrin t'ia dalësh, falenderon Zotin kur mjekët bëjnë "mrekulli" me pacientët, falenderon Zotin kur nga një aksident shpëton pa pasoja etj etj.

- Mos i kemi hyrë pak në hak rastësisë, mundit tonë dhe të tjerëve ?
- Si mundet që një besimtar ti lutet Zotit të tij, që ti ndryshojë fati ?


Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2