Showing posts with label Humor. Show all posts
Showing posts with label Humor. Show all posts

Thursday, October 3, 2013

Femra dhe qeni

Nga biseda që bëra para disa vitesh me një plak të moçëm gjatë një udhëtimi, ai mes të tjerash më tha një shprehje të kohës së tij që ishte:
"Vetëm kur i ndjek qeni, s'mendojnë gratë për seks".

Duke u nisur nga konstatimi i tij, në dy përfundime mund të arrihet Ose femrat e kohërave të shkuara ishin më pasionante se këto të sotmet, ose këto të sotmet po miqësohen me qentë, që ta shuajnë edhe atë frikë. (S.I)

Free Sauna

Kam zbuluar një vend fantastik ku mund të bësh sauna për vetëm 30 lekë ora.

Madje nëse keni pesha me vete nëpër çanta apo xhepa, ka një shërbim special ku janë të punësuar 2-3 burra që ua lehtësojnë peshat, pa ju rënë në sy fare.
Madje dikur
ka qenë një teknike speciale masazhi me brryla. Kot e hoqën, të dilte guri nga veshkat për 2 stacione...

Lazarati, zona më e gjelbëruar në Europë

Sipas studimit të kryer nga Guardia di Finanza zona më e gjelbëruar në Shqipëri është komuna Lazarat.

Asnjë pëllëmbë toke nuk ka mbetur e shkretë. Kudo të shkel këmba, ka gjelbërim. Ajri i pastër të mbush mushkëritë dhe të ndez enzimat e lumturisë.
Lazarati është vendi i buzëqeshjes, vendi i ëndrrave dhe vegimeve.



Banorët e zonës dallohen për një harmoni të përkryer mes tyre, aq sa është parë e panevojshme edhe prezenca e një stacioni policor.
Gjithashtu kjo zonë dallohet për tregti ndërkombëtare gjë e cila ka sjellë fitime aq të majme tek banorët, saqë si askund tjetër lëvizjet demografike janë nga qyteti drejt fshatit duke bërë që qytetarët të bëjnë çmos për tu shpërngulur drejt kësaj komune të gjelbërt për të bashkëjetuar kështu, shkrirë me natyrën.

Shkroi: Stop Injorancës !

Mbani lotët burra e gra!



Një lajm i trishtë për muzikën në përgjithësi e shqiptarët në veçanti.

Shkëndije Mujaj, tashmë e mbuluar për Ramazan, po shikon mundësinë të heqë dorë përfundimisht prej muzikës, duke qenë se së fundmi po ndërgjegjësohet se muzika është haram.

Muzikës shqiptare do ti mungojnë vërtetë fotot e saj erotike. (S.I)

A do të japë dorëheqjen nga Bashkia E Tiranës kryetari i Partisë Demokratike?

Unë jam demokrat dhe jam krenar që jam demokrat, por besoj se Tiranës i duhet një kryebashkiak me kohë të plotë dhe unë kam vendosur të jem ky kryebashkiak me kohë të plotë, për të realizuar premtimet dhe axhendën me të cilën unë dola para qytetarëve të Tiranës. L. Basha

Ç'është eksperti?

Eksperti është një person që nuk mendon më. E përse duhet të mendojë? Ai është ekspert. Theo Herbst

Sunday, May 19, 2013

Ishulli Lesbos

Në ishullin Lesbos një ditë prej ditësh, gratë të mërzitura nga pushteti patriakal ku ligjin e bënin vetëm burrat, hartuan një plan sekret dhe gjatë një nate të vetme masakruan të gjithë meshkujt e ishullit të tyre.


Në ishulli u rikthye paqja e begatia.

Kudo shndërriste rregulli e pastërtia. Gratë, duke qenë se ishin punëtore të zonja sistemuan të gjithë ishullin në mënyrë perfekte, ashtu siç dijnë vetëm gratë të rregullojnë shtëpitë e tyre. Gjithçka shkonte për mrekulli dhe ishulli po njihte një zhvillim marramendës. Gratë zhvilluan gjithashtu shumë fusha të ndryshme të artit, ndërtuan teatro dhe merreshin me aktivitete të ndryshme artistike. Nuk mungonte as një ushtri e fuqishme grash, e cila u kthye në tmerrin e piratëve, të cilët pasi kapeshin rob, keqtrajtoheshin prej lesbikeve aq shumë saqë për një periudhë prej disa dekadash asnjë anije pirate nuk guxoi të kalonte pranë ishullit.

Ishulli Lesbos nuk njihet të ketë kaluar ndonjë epidemi, as të ketë njohur ndonjë sulm prej të huajve e megjithatë thuajse pas një shekulli ishulli u gjet pa asnjë banor.

Vazhdon të mbetet enigmë fati i zhdukjes së mistershme të lesbikeve!

Shkroi: Stop Injorancës !

Mos flisni për raportet tuaja intime

Ndoshta është veç rastësi, por ja që janë pikërisht ato lidhjet që nisin pa pikësynime, të cilat përfundojnë me kurorë.

Rregulli numër një është të mos flisni asnjëherë me shokët e shoqet për raportet tuaja intime, qofshin këto edhe blice 24 orëshe.

Më kujtohet sesi një i njohuri im para shumë vitesh filloi të ngacmojë një vajzë që punonte kamariere tek lokali që frekuentonim më shpesh.
Nuk kaluan dy ditë dhe na thotë se sa kollaj e çoi në shtrat. Pastaj po na tregonte sesi kjo rënkonte e ç'thoshte gjatë ekstazës. Fliste me përçmim rreth parametrave intimë të saj. Si ajo e kishte puthur direkt këtu apo atje poshtë, apo se në ç'vende absurde e kishin bërë.

Pa kaluar 2 muaj u fejuan...
Shkroi: Stop Injorancës !

Uinston Çërçill dhe Lejdi Astor

Replikat midis Winston Churchill dhe politikanes angleze me origjinë amerikane, Lady Astor (me fytyrë jo tërheqëse) kanë hyrë në dhjetë më interesantet.
E revoltuar në një rast nga fjalët e Çërçillit, Lady Astor i tha:
- Uinston, ju jeni i dehur.
- Kurse ju, Zonjë, jeni e shëmtuar... Unë nesër do të jem përsëri esëll, ndërsa ju...!

Në një rast tjetër, gjatë një vizite në pallatin Blenheim (shtëpi e moçme e familjes Çërçill), Lady Astor, aktiviste e të drejtave të grave, po diskutonte me Çërçillin rreth kësaj teme, që nuk i pëlqente dhe aq këtij të fundit. Në kulmin e mosmarrëveshjeve midis tyre, Lady Astor e humbi durimin dhe thirri:
- Uinston, sikur të isha gruaja juaj, do t'ju hidhja helm në gotë.
Eksprese kundërpërgjigjja e Çërçillit:
- Ju siguroj, Nensi, se sikur unë të isha burri juaj, do ta pija me kënaqësi atë gotë!

Përktheu: Agim Hamiti

Wednesday, May 8, 2013

Çërçilli dh Lady Astor

Replikat midis Winston Churchill dhe politikanes angleze me origjinë amerikane, Lady Astor (me fytyrë jo tërheqëse) kanë hyrë në dhjetë më interesantet.
E revoltuar në një rast nga fjalët e Çërçillit, Lady Astor i tha:
- Uinston, ju jeni i dehur.
- Kurse ju, Zonjë, jeni e shëmtuar... Unë nesër do të jem përsëri esëll, ndërsa ju...!

Në një rast tjetër, gjatë një vizite në pallatin Blenheim (shtëpi e moçme e familjes Çërçill), Lady Astor, aktiviste e të drejtave të grave, po diskutonte me Çërçillin rreth kësaj teme, që nuk i pëlqente dhe aq këtij të fundit. Në kulmin e mosmarrëveshjeve midis tyre, Lady Astor e humbi durimin dhe thirri:
- Uinston, sikur të isha gruaja juaj, do t'ju hidhja helm në gotë.
Eksprese kundërpërgjigjja e Çërçillit:
- Ju siguroj, Nensi, se sikur unë të isha burri juaj, do ta pija me kënaqësi atë gotë!

Përktheu: Agim Hamiti

Humor seksual

Statuset e komentet e mëposhtëme janë shkëputur nga faqja seksologu.com e doktorit të nderuar Adem Harxhit, i cili duhet përshëndetur dhe inkurajuar për punën e tij të mrekullueshme rreth edukimit seuksual të shqiptarëve, duke qenë mjeku i parë që theu tabutë me emisionet tek Gjeli Vizion, Linja e Kuqe tek 24 NEWS, me botime të herëpashershme dhe gjithçka, falas.
Padyshim që në punën e tij të lodhshme e të stërmundimshme duke iu përgjigjur një për një pyetjeve të qytetarëve do krijoheshin edhe shumë situata komike, të lindura shpesh nga padija. Disa prej tyre i kemi sjellë e bashkangjitur në një foto të vetme, duke ruajtur padyshim edhe anonimatin e postuesve.

Të bën përshtypje teksa lundron në faqen e doktorit të nderuar fakti se janë kryesisht femrat ato që ankohen rreth problematikës seksuale, qoftë edhe kur problemi është pikërisht i partnerëve të tyre. Gjithashtu vihet re se shqiptarët jashtë Shqipërisë londineze dallohen për një lirshmëri më të madhe për të diskutuar mbi seksualitetin.
Meshkujt, duke përjashtuar atë pjesë e cila ankohet vetëm për përmasat, mendjen e kanë tek tallja e gjyetia.

Shkroi: Stop Injorancës !

Gjuha e trupit

Njoha një grua diku pranë lagjes sime, e cila as nuk dëgjon e as nuk flet, apo si i thonë me edukatë, është shurdh-memece.
Kemi rastisur të takohemi disa herë ndërsa çojmë fëmijët tanë të luajnë në ato pak metra katrorë gjelbërim, të mbetura për një lagje të tërë.
Më ka bërë shumë përshtypje që në atë gjuhën e saj më lëvizje duarsh e mimikë fytyre, në sytë e saj nuk sheh kurrë trishtim. Në gjuhën e saj nuk mund të gjesh fjalë të tepërta, thashetheme, pyetje konfidenciale apo të sikletshme.

Gjuha e saj e trupit nuk përmban sharje verbale, nuk përmban as ironi, smirë a zili.

Ajo buzëqesh sa herë komunikon nëpërmjet shenjave të saj, pasi për të, të komunikosh me dikënd, të ndash mendimet me tjetrin është gjithmonë një arritje, është kënaqësi.

E në fakt duke biseduar me sa mundesha përmes gjuhës së shenjave, nisa të vija re që edhe unë po ndjehesha gjithmonë e më mirë përmes këtij lloj komunikimi.
Vendosa kështu të studioja e të praktikoja gjuhën e trupit pasi dalëngadalë po më forcohej ideja që përmes atij komunikimi njerëzit do të mund të shmangin keqkuptimet e panevojshme që lindin shpesh mes tyre, do të evitonin lëshimin e disa fjalëve të hidhura që zakonisht një jetë nuk mjafton ti harrosh. Fillova të besoj se ndoshta të gjithë ne njerëzit duhet të heqim dorë njëherë e mirë prej komunikimit gojor dhe ti rikthehemi gjuhës së trupit. Eshtë alegro, e thjeshtë, e bukur, e gjallë, plot entuziasëm e emocion.

E ndërkohë që me zell dhe seriozitet të madh isha duke studiuar e praktikuar pranë lagjes gjuhën e trupit një ditë të bukur kuptova që realisht nuk isha dashuruar pas gjuhës së trupit, por pas kësaj zonjës...kështu që vazhdoni e llomotisni si zakonisht dhe harrojini leksionet e mësipërme mbi gjuhën e trupit.

Shkroi: Stop Injorancës !

Pro Mbulesës së femrës


Jam plotësisht dakord me mbulesën e disa femrave.
Duhet të ketë patjetër një juri që përmes disa kritereve shumë strikte të përzgjedhë se cilat femra mundet të zbulojnë hiret e tyre në publik.
Zbulimi pa kriter i këtyre të fundit jo pak herë ka rritur artificialisht numrin e meshkujve të lëkundur në orientimin e tyre seksual.

Shkroi: Stop Injorancës !

Protestë e dhunshme tek Sheshi Skënderbej



Ishin mbledhur rreth 7000 qytetarë që po protestonin dhunshëm tek sheshi Skënderbej duke u përballur me forcat e rendit. Me pankarta në duar kërkonin mbi të gjitha vende të reja pune, por edhe kushte më të mira pune, garanci dhe respektim të kontratës së punës, 2-fishim page për oraret jashtë pune, njohje të raporteve mjekësore etj.
Mes tyre kishte të rinj e të reja, studentë dhe mosha të dyta. Të gjithë të mbledhur për një qëllim, për të patur një punë në këto kohe krizash ekonomike që kalojmë.
Aty përbri kalon Benz i Zi sterr e me xhama të zinj dhe një pronar i fuqishëm italian që kishte ardhur dhe kishte ngritur biznes në Shqipëri i joshur nëpërmjet nismës "Shqipëria 1 euro", pyet një prej protestuesve të rastësishë, se pse protestojnë këta njerëz sot.
Duam punë, duam të ushqejmë fëmijët e të fusim kokën në një strehë - i kthehet i rebeluar protestuesi.
Kuptoj - përgjigjet sipërmarrësi dhe aty për aty i ofron një mundësi pune.
Aty protestuesi shtangu...

Po mirë ore burri i dheut - i thotë protestuesi. 10 mijë veta që protestojnë këtu, ti mua më gjete?!

Monday, April 29, 2013

Gafa:”Dielli rrotullohet rreth Tokës”, Miss Rusia lë kurorën

Miss Rusia 2012,Ina Zhirkova ka hequr dorë nga titulli pas një gafe në një intervistë televizive e cila shumë shpejt mori miliona klikime në YouTube dhe komente ofenduese ndaj nivelit të saj të inteligjencës.

23-vjeçarja u pyet nga një television Rus i cili po organizonte një emision me bukuroshe e modele vendase për të testuar njohuritë e tyre nësë Toka rreth Diellit,apo Dielli rreth Tokës dhe përgjigja e saj ishte: “Dielli rreth Tokës mendoj. Jo.Jo! Toka rreth Diellit. Të jem e sinqertë nuk jam e sigurtë”.

Videoja është përhapur me shpejtësi në web çka ka detyru bukuroshen Ruse të heqë dorë nga titulli Miss Rusia 2012,thekson “Shqip”

http://youtu.be/K-sEWTWI5Uw
Femrat e bukura janë si kukulla, si nga bukuria ashtu edhe nga inteligjenca. (S.I)


Thursday, April 18, 2013

Evolucioni i brekëve


Si u bë kështu kjo punë? - tha xhaxhai duke përdredhur musteqet.
Dikur hapnim brekët për të gjetur prapanicën, tani hapin prapanicën për të gjetur brekët...
- Xhaxha, ç'domethënë brekë dhe për çfarë shërbejnë? (S.I)


Keqkuptimi


Sekreti numër 1 i suksesit:

"Kur je vetëm sillu sikur je në mes të të tjerëve dhe kur je në mes të të tjerëve sillu sikur të jesh vetëm".

- Ah, e kuptova. Kur je në mes të të tjerëve fute gishtin në hundë ashtu siç e fut kur je vetëm dhe kur je vetëm, futja pordhës për qejf, siç ia fut kur je mes të tjerëve. (S.I)

Austrian Lotteries: Ne do i bëjmë shqiptarët të lumtur !


Loja më e re që do prezantojë Lotaria Austriake është e ashtëquajtura 6 nga 39. Pra, të gjejmë 6 numra nga 39 të mundshmit me një fitore të garantuar prej 10 milion lekësh.

Sa është probabiliteti matematikor që një qytetar të gjejë 6 numra nga 39 të tillë?

Kujtojmë se kjo lojë ka hyrë para 1 dekade më parë me emrin "6 nga 45" dhe më vonë shkoi në "6 nga 42".

Si thoshte një matematicient :
"Duke llogaritur propabilitetin për të fituar një lotari, mundësitë janë pothuajse të barabarta si në rastin kur luan dhe në rastin kur nuk luan..."

Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, April 4, 2013

Shqiptarët dhe gënjeshtra

Moralistët: Gënjeshtra është e keqe.
Pseudoanalistët: Fajin nuk e ka ai që gënjen, por ne që gënjehemi.
Fetarët: Të vërtetën e di vetëm Perëndia.
Humoristët: Gënjen bukur kush gënjen i fundit.
Përgjithsuesit: Të gjithë gënjejnë.
Inferiorët: Ne shqiptarët gënjejmë më shumë nga gjithë të tjerët.
Politikanët: As sot nuk mund ta bëjmë një ditë pushim.
Intelektualët: Të firmosim një peticion kundra gënjeshtrës.
Shoqëria civile: Gënjeshtra ka dalë prej xheneti.
Media: Lufta ndaj gënjeshtrave është sulm ndaj fjalës së lirë.
Edmond Tupe: Kush gënjen e ka të madh...
ABC News: Edi Rama i ka këmbët e shkurtra.
J. Topalli: Kamunistët s'mun ta rrejn ma ket popëll.
Vangjel Dule: Në Shqipëri minoritarët gënjehen sistematikisht.
Henri Çili: Kujt i plasi trapi pse gënjejmë?
Argita: Nuk është e vërtetë që hundën e bëra operacion dhe e shkurtova. Thjesht, mbylla gojën për një javë rrjesht.
Arvizu: SHBA-të i ftojnë gënjeshtrat dhe të vërtetat të ulen dhe të arrijnë një konsensus mes tyre.
BE: Themeli bazë i demokracisë është e drejta për të gënjyer dhe për t'u gënjyer.

Stop Injorancës: Ç'faj ka gënjeshtra pse e vërteta është e shëmtuar?

Humor me anglishten

Nuk i kuptoj dot fare këta anglishfolësit...

Takojnë një mik fëmijërie, eksitohen.
Korrin një sukses, eksitohen.
Dëgjojnë një lajm të mirë, eksitohen.


Lindin një fëmijë, eksitohen.
Shkojnë të shohin një film në kinema, eksitohen.

Ore, po ka ndonjë gjë që nuk i eksiton këta?
Shkroi: Stop Injorancës !

- If we are the human race, then who is winning?

- Lindsey told Jessica that she had cancer.
Who had cancer?


Kur një dialekt kthehet në një gjuhë?
Kur përdoruesit e tij formojnë një ushtri e një flotë detare...