Showing posts with label Shëndetësi. Show all posts
Showing posts with label Shëndetësi. Show all posts

Monday, July 26, 2010

1 person në 4 familje, me çrregullime mendore

Stresi, lodhja, jeta sedentare por edhe problemet e herëpashershme janë shkaktarët kryesorë të depresionit dhe çrregullimeve mendore.

Por jo vetëm kaq, ndërsa depresioni më i madh shoqërohet në muajt e tjerë të vitit, stina e verës është periudha kur të gjithë kemi luhatje me humorin. Kjo edhe për shkak të temperaturave të larta e problemet që sjellin tre muajt e beharit.

Mjekët e Spitalit të Psikiatrisë pohojnë se gjatë viteve të fundit ka pasur rritje të ndërgjegjësimit të njerëzve për të kuruar sëmundjet me origjinë psikiatrike. Shefja e urgjencës në Spitalin Psikiatrik, Fatime Elezi, pohon se numri i rasteve të pacientëve ndryshon në varësi të stinëve.

“Fluksin më të madh të pacientëve me depresion e kemi në stinën e vjeshtës, dimrit apo në pranverë, apo siç janë tentativat incidare të cilat kanë numrin më të madh gjatë muajve prill apo maj dhe një pik tjetër në nëntor apo dhjetor. Ndërkohë, sëmundjet e tjera, siç është skizofrenia, janë në të njëjtat shifra gjatë gjithë vitit” ka nënvizuar Elezi. Ndërsa në periudhën e verës, sipas mjekës, më shumë hasen rastet e çrregullimit të humorit. “Ajo që dua të them është se nuk ka një ndarje mes gjinive, të dyja sekset preken nga këto sëmundje. Ndërsa depresioni anon më shumë nga gratë”, theksoi shefja e Urgjencës së Psikiatrisë.

Studimi i OBSH-së

Për sa i përket shpeshtësisë së sëmundshmërive të çrregullimeve psikiatrike në mosha madhore apo minore, ka të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që një person në katër familje mund të ketë gjatë gjithë jetës së tij. Kjo është një e dhënë nga OBSH, për sa i përket vendit tonë nuk ka studime të mirëfillta epidemiologjike, por nuk ka pse të jetë vendi ynë me rezultate ndryshe nga e gjithë bota, pasi të njëjtët faktorë janë ata që ndikojnë në lindjen e sëmundshmërisë.
Shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve janë të brendshëm dhe të jashtëm, që do të thotë të trashëguar, por edhe të fituar si stresi, lodhja, jeta sedentare.

“Pagëzimi” i psikiatrisë

Spitali i Psikiatrisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” ka marrë emrin e profesorit të nderuar të kësaj fushe, prof. dr. Xhavit Gjata. Në ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, shefi i Shërbimit të Psikiatrisë Anastas Suli, si dhe mjekë, kolegë dhe të afërm të mjekut të nderuar.

Prof. dr. Xhavit Gjata ka qenë një nga themeluesit e shërbimit të psikiatrisë në vendin tonë, një mjek i shkolluar në Francë. Me ardhjen në Shqipëri, ai u përpoq të sillte copëza të kësaj kulture në shëndetësinë shqiptare, në spitale, në Fakultetin e Mjekësisë etj. “Spitali i Psikiatrisë, që sot kryen mbi 1150 shtrime në vit dhe 2500 konsulta, është zhvilluar falë punës së bërë nga mjeku prof. dr. Xhavit Gjata.

Kam qenë ndoshta i përkëdheluri i fatit, që isha ministri që firmosa pikërisht këto gjëra dhe do të mbetet një nga kënaqësitë e jashtëzakonshme të së gjithë punës sime si ministër, sepse mendoj që shumë gjëra vijnë e shkojnë, po këto përjetime që kemi këtu, do na shoqërojnë gjatë gjithë jetës sonë”, deklaroi në ceremoninë e vendosjes së emrit të shërbimit të psikiatrisë, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

T. Channel

Sunday, June 27, 2010

Lista e “zezë” e 10 qyteteve me ndotje toksike, ambientalistët japin alarmin

Porto Romano, Metalurgjiku i Elbasanit, Bajza e Shkodrës, Fieri, e Tirana qytetet ku jetohet me rrezikun.
Tirana
Ndotja toksike është kthyer kohët e fundit në një rrezik të madh për një pjesë të madhe të qyteteve në vend, duke përfshirë në listën e zezë edhe metropolin shqiptar Tiranën. Por nuk mund të mbeten mbrapa edhe Shkodra me zonën e Bajzës, Elbasani me Metalurgjikun, Fieri me disa zona ku përpunimi i naftës kryhet në kushte skandaloze e një sërë qytetesh të tjera ku ndotja toksike është kthyer tashmë në rrezik të hapur për banorët të cilët janë të detyruar të jetojnë mes rrezikut duke u ekspozuar kështu ndaj sëmundjeve kanceroze, atyre të frymëmarrjes të zemrës e një sërë sëmundjesh të tjera të rrezikshme.

Por në këtë listë nuk mbeten mbrapa Burreli, Laçi, Pogradeci, e shumë qyteteve të tjera të listuara në hartën e zezë të rrezikshmërisë.

I gjithë Jugu i Shqipërisë kërcënohet seriozisht nga niveli i lartë i ndotjes toksike.
Porto Romano
Kohët e fundit në lidhje me këtë janë evidentuar sëmundje të rrezikshme, të cilat kanë prekur një pjesë të madhe të popullsisë së kësaj zone. Në lidhje me këtë Xhemal Mato një prej specialistëve të mjedisit tha dje se nga organizatat e mjedisit në lidhje me reduktimin e ndotjes që sjellin elementët e dëmshëm të ndotjes nga nafta apo lëndë të tjera toksike në këto zona nuk është kryer asnjë projekt, dhe për më tepër edhe nga Ministria e Mjedisit nuk ka asnjë studim që mund të ndikojë në uljen e përmasave të ndotjes toksike e cila sa vjen edhe shtohet.
Sipas Matos specialistët e mjedisit, si dhe ata të shëndetësisë, bëjnë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme dhe japin gjithashtu alarmin për gjendjen e ndotjes toksike e cila është në përmasa shqetësuese për të gjithë qytetarët e qyteteve ku bëhet përpunimi i naftës e niveli i ndotjes është në rritje. Edhe pse shpesh ambientalistët kanë kërkuar që të zbatohen masa për uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës në këto zona sërish asnjë masë nuk është marrë nga Ministria e Mjedisit. Kjo, pasi shëndeti i këtyre banorëve është para një rreziku shumë të madh. Deri më tani janë të shumtë në numër ata persona, të cilët janë prekur nga sëmundje të rënda, siç janë kanceri dhe dizenteria, vetëm për shkak të ndotjes së lartë, që është e pranishme në këto vende. Specialistët kanë vënë alarmin, duke theksuar se shifrat e të prekurve nga sëmundjet vdekjeprurëse janë jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu, ata pohojnë se, nëse nuk veprohet me emergjencë për uljen e nivelit të ndotjes, Jugu i vendit tonë do të jetë përballë një katastrofe dhe atëherë do të jetë shumë vonë për ta zgjidhur problemin e ndotjes.
Elbasan
Harta e Zezë
Përveç zonave të njohura si vdekjeprurëse, si Patos-Marinzë, në hartën e zezë të ndotjes toksike përfshihen edhe shumë qytete të tjera jugore. Kështu, jo shumë larg qytetit të Burrelit, një gjigant tjetër ka sjellë probleme me popullsinë. Specialistë të mjedisit kanë kërkuar që në fabrikën e përpunimit të ferro-kromit në këtë qytet të kryhet pastrimi i menjëhershëm i zonës, në të kundërt, pasojat do të jenë të parikuperueshme. Po ashtu, në Berat ekzistenca e fabrikës së prodhimit të baterive në këtë qytet ka bërë që ajri të jetë tri herë më i ndotur se parametrat e lejuara nga Komuniteti Evropian. Laçi, një nga qytetet industriale më të njohura në vend, ka kohë që, megjithëse është në gjumë, e ka realizuar qëllimin e tij, duke ndotur ujërat sipërfaqësore, si dhe nëntokën. Për sa u përket minierës së Bulqizës, shkrirësit të ferro-kromit në Elbasan, Kombinatit të Tekstileve në Berat, si dhe ish-fabrika e plastikës në Lushnjë, nuk do shumë të gjykosh. Mjafton të shkosh dhe do të bindesh vetë për rrezikshmërinë e tyre. Ish-Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë ka problemin e madh, sepse një pjesë e banorëve jetojnë në ambientet e tij, ndërsa një pjesë e romëve “kanë pushtuar” brigjet e lumit, ku derdhen shumë nga mbeturinat. Për specialistët e mjedisit, një shqetësim tejet i madh është edhe Guri i Kuq në qytetin e Pogradecit, mbetjet e përpunimit të hekur-nikelit, të cilat rrezikojnë liqenin e Ohrit. Hedhja e mbetjeve në liqen ka bërë që uji të marrë ngjyrë të kuqe, duke shkaktuar ndotje tej normave të lejuara.
Ndotja, thuhet në studim, ka dëmtuar rëndë shumë nga speciet që gjallojnë ujërat e liqenit.

Bajza

Zonat e ndotura
1- Puset e naftës, në Kuçovë rrezik për banorët, rritet sëmundshmëria
2- Porto Romano në Durrës mbetjet inerte e ndotja tejet problematike
3- Metalurgjiku i Elbasanit shkarkon elementë të rrezikshëm në ajër
4 - Puset e naftës çlirojnë lëndë të rrezikshme për qytetarët e Beratit
5- Rrezikshmëri prej shkarkimit të naftës, kanali i motorit, në Pyllin e Sodës
6- Zona e Bajzës në Shkodër, ndotja shumë herë më e lartë se masat normale
7- Zonat me naftë në Fieri, ndotja është përhapur deri në bregdetin e Vlorës
8- Patos-Marinzë zonë e evidentuar nga ambientalistët si vdekjeprurëse


Arta AGOLLI, G. Sot

Wednesday, June 16, 2010

Kilet e tepërta, ose paralajmëruesi i sëmundjeve

Obeziteti është sëmundja e shekullit.
Përveç kileve të tepërta shfaqen dhe probleme serioze shëndetësore. Prandaj duhet të mbani vazhdimisht nën kontroll peshën tuaj dhe të kërkoni rrugët e dobësimit.

Një mënyrë jetese pasive, energjitë e tepërta dhe ushqyerja në mënyrë të gabuar i hapin rrugë obezitetit. Obeziteti është shkaktar pikë së pari i sëmundjeve të zemrës, tensionit, diabetit dhe sëmundjeve të kyçeve. Ja, pra, duke parë peshën tuaj vendosni vetë nëse jeni i shëndoshë apo obezë.

Obeziteti është një sëmundje e cila përgatit terrenin e shumë sëmundjeve të ndryshme që ndikojnë në sistemin e tretjes, sistemin hormonal, të frymëmarrjes, të zemrës dhe enëve të gjakut. Shfaqet atëherë kur sasia e energjive të marra me anë të ushqimit kalon sasinë e energjisë së djegur nga aktiviteti fizik. Sëmundje si sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë, diabeti, kolesteroli i lartë, shqetësime në frymëmarrje, sëmundjet e kyçeve, çrregullime të menstruacioneve, steriliteti, impotenca, sëmundjet e tëmthit, krijimi i gurëve, disa lloje të kancereve janë disa nga sëmundjet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me obezitetin.

Obeziteti mund të përkufizohet si një sëmundje e cila shkurton jetën e njeriut dhe ndikon negativisht në cilësinë e jetesës. Sipas studimeve të bëra, gjatë njëzet viteve të fundit obeziteti ka pasur një rritje drastike dhe vazhdon të përhapet si të ishte një epidemi. Edhe vendi ynë është prekur nga kjo epidemi.

Cilat janë shkaqet e obezitetit?
1. Këtu bëhet fjalë për një shëndoshje të trashëguar gjenetikisht. Fëmijët që kanë nënë dhe babanë obezë janë të rrezikuar dy herë më shumë se fëmijët prindërit e të cilëve nuk janë të rrezikuar nga kjo sëmundje. Tek personat në fjalë flitet për obezitet për shkak të ndryshimeve që ndodhin në shpejtësinë metabolike bazike. Siç e dimë pjesa më e madhe e energjisë së harxhuar gjatë ditës është energjia e përdorur në aktivitetin e metabolizmit bazik. Pra këtu na shfaqet një dimension gjenetik i obezitetit.

2. Përveç faktorëve gjenetikë edhe faktorët e ambjentit të cilët ndikojnë në kulturën e të ushqyerit luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e obezitetit. Ndryshimet sociale, kulturore, zakonet e të ushqyerit të ndikuara nga vetë këta ndryshime, niveli i aktivitetit, dhe faktorët individuale mendohet se ndikojnë në këtë proces.

3. Një mënyrë jetese pasive është një faktor shumë i rëndësishëm në shfaqjen e obezitetit. Rruga më e lehtë e harxhimit të energjive është shtimi i aktivitetit fizik. Sa më shumë aktivitet fizik aq më shumë energji të djegura dhe kile të humbura.

Si përfundim obeziteti shfaqet atëherë kur sasia e energjisë së marrë nga ushqimi kalon energjinë e djegur nga metabolizmi dhe nga aktivitetet fizike.

Yndyrnat e mbledhura në zonën e barkut, vithe dhe në pjesë tjera të trupit rrezikojnë edhe më shumë shëndetin tuaj. Ja risku i sëmundjeve metabolike të lidhura me belin:

Tek meshkujt: një perimetër beli mbi 94 cm tregon ‘ risk në rritje’ , mbi 102 cm ‘ risk të lartë’
Tek femrat: mbi 80 cm ‘ risk në rritje’ , mbi 88 cm ‘ risk i lartë’.


Masa më e përdorur për obezitetin është indeksi trupor "body mass index" (BMI)dhe matja e perimetrit të belit.

Llogaritni kilet tuaja
BMI (Indeksi trupor / Body Mass Index) , llogaritet duke pjesëtuar peshën e trupit me gjatësinë në (m)² . Kjo vlerë nuk ndryshon nga mosha apo seksi. Përveç kësaj përdorimi i BMI tek fëmijët, gratë shtatzëna apo tek njerëzit muskulozë nuk jep rezultate të sakta prandaj nuk duhet përdorur.

Vlera BMI
Personat nën 18,5 kg / m²: të dobët.
Mes 18,5-24,9 kg / m²: peshë normale.
Mes 25-29,9 kg / m²: të shëndoshë.
Mes 30-39,9 kg / m²: obezë
Mbi 40 kg / m²: obezë të theksuar.

Ja dy shembuj të llogaritjes BMI:

a. Flora ka një peshë 70 kg dhe gjatësi 1,60 m. Ja vlera në bazë të të dhënave: 70 / (1.60)² = 70 / 1.60 x 1.60 = 70 / 2.56 = 27.34 kg / m²

b. Pesha e Flamurit është 90 kg ndërsa gjatësia 1,70m. Ja vlera BMI: 90 / (1.70)² = 90 / 1.70 x 1.70 = 90 / 2.89 = 31.1 kg / m².

Në bazë të klasifikimit të mësipërm, Flora është e shëndoshë ndërsa Flamuri është obez.

(zaman/start)

Wednesday, June 9, 2010

Skandal në Slloveni, u refuzua nga mjekët, vdes shqiptari

Në Slloveni po vazhdojnë debatet lidhur me vdekjen e Ferid Saitit nga rajoni i Tetovës, i cili ishte refuzuar nga mjekët për kontroll mjekësor në Lubjanë, për shkak të mungesës së sigurimit shëndetësor.

Bukëpjekësi 48 vjeçar nga rajoni i Tetovës ndërroi jetë të shtunën, dy orë pasi që nuk ishte pranuar nga Spitali i Lubjanës, për shkak se nuk kishte 20 euro për kryerjen e kontrollit mjekësor.

Ministri i Shëndetësisë, Andrej Marushiç ka shprehur keqardhje për rastin, duke urdhëruar kontroll të detajuar të procedurave mjekësore lidhur me pacientin e vdekur nga Maqedonia.

Ai ka nënvizuar se doktorët fillimisht duhet të kontrollonin pacientin dhe më pas ti bënin me dije për pagesën. "Institucionet shëndetësore duhet të veprojnë në atë mënyrë që fillimisht të kontrollojnë pacientin dhe më pas të ballafaqohen dhe të kujdesen për pagesën.

Se a bëhet fjalë për raste emergjente, për këtë vendos mjeku dhe jo pacienti", ka theksuar ministri Marushiç, i cili ka nënvizuar se do të pres të gjitha rezultatet e hetimit, para se të ndërmarrë masa konkrete.

Policia sllovene po heton se a ka hapësirë për ngritjen e kallëzimeve penale për mjekët, inspektoratin e punës, për shkak se kjo e fundit duhet të mbante llogari për funksionimin e furrës së bukës, ku punonte bukëpjekësi i ndjerë.

Ky rast ka tronditur opinionin slloven, i cili edhe përkundër faktit se bëhet fjalë për shtetas të huaj, janë ngritur masat kritike kundër institucioneve dhe përkujdesjes së tyre.


Bota Sot Online

Tuesday, June 1, 2010

Engjëlli që buzëqesh në tokë

Rrëfim!

Ndodh që jeta të gjithëve na godet në një mënyrë, apo në një tjetër, pa pyetur në je i pasur, i varfër, në je avokat, artist, punëtor e ku di unë se çfarë. Jeta nuk di të zgjedhë!!!
Por goditjen më të vështirë, ku dhimbjen e ndjen më shumë, deri në deje, deri në shpirt, deri në pafundësi... ËSHTË FËMIJA.


Djali im Spiro rritej si të gjithë fëmijët e tjerë, deri në moshën 1 vit e gjysmë. Ishte i bukur, me sytë bojëqielli e buçko. Në krye të vitit e gjatë tij kishte thënë disa herë ma, ba, por pa na u drejtuar neve. Filluam të shqetësoheshim. Megjithëse ndonjë element të pavëmendshëm nga ai e kisha vënë re edhe më parë.

I flisja në emër dhe ai ndonjëherë e kthente kokën e ndonjëherë jo. Shumë mendime filluan të më mbërthejnë kokën dhe më lindi një pyetje që nuk e kisha menduar kurrë më parë:
“Çfarë ka djali im?!”
Kishte ditë që nuk më zinte gjumi. Ngrihesha natën dhe vështroja djalin. Ai flinte i qetë, por ndonjëherë hapte sytë dhe unë i buzëqeshja me sytë e mbushur me lot. Dukej sikur e kuptonte shqetësimin tim. Dhe unë ashtu, fshehur syve të tim shoqi më rridhte ndonjë pikë loti në jastëk derisa më zinte gjumi, me shpresën se nuk ka gjë e do të flasë.

Ditët kalonin e Spiro nuk hante më as supat me mish që unë ia bëja çdo ditë, e as lëngun me fruta që më parë e pëlqente aq shumë. I bëja çdo ditë dhe ai nuk kishte dëshirë as t’i provonte dhe as t’i hante. E vetmja gjë që ai hante ishte buka thatë dhe pinte qumësht. Asgjë tjetër...

Atë pasdite erdhi nëna ime në shtëpi. E vështrova në sy dhe dukej që ishte tepër e shqetësuar. Ndoshta donte të thoshte diçka edhe më përpara, por nguronte se mos më lëndonte.

E di - i thashë - diçka nuk shkon. Ajo mbushi sytë me lot dhe u përqafuam të dyja, duke qarë me ngashërim. Ishte hera e parë në jetën time që qaja me dhimbje kaq të madhe. Tani më shumë se kurrë po e kuptoja se ç’do të thotë “Nënë”. Nënë...që ndjen se fëmija yt nuk flet si fëmijët e tjerë. Fillova të merrja informacionet e para për autizmin nga televizioni apo edhe gazetat. E dëgjoja për herë të parë këtë diagnozë të tmerrshme.

Autizëm???



Më ra si plumb në zemër. O zot! Kjo nuk është e vërtetë, thashë, me zemrën që po më bëhej copë nga hidhërimi.

Djali ishte futur në një botë të errët, bashkë me të edhe ne, që nuk dinim si të dilnim prej andej.
Tani, ndihesha si ajo pulëbardha e plagosur atje, buzë detit, pa dritë, pa diell, pa shpëtim.
Nuk e di pse, por ndjeva nevojën që të shkoja në kishë pasi kishte kohë që nuk shkoja.
Isha vetëm fillikat kur u futa te dera e kishës. Ndjeva një pastërti qiellore, një qetësi të ëmbël që e prisja prej kohësh.

U ula në një stol, diku nga mesi i kishës. Një psherëtimë e thellë më doli nga shpirti. Ngrita kokën lart. Nga mesi i tavanit vinte si kambanore një reze e madhe drite që më përshkonte fytyrën. Pashë ikonat me radhë dhe sytë ia ngula Shën Mërisë. Me duart e bashkuara pa ia shqitur fare sytë iu drejtova:

Shën Mëri pse mua?!
Pse, pse???
Kam një dhimbje kaq të madhe që më rëndon shpirtin e zemrën. Kam tre vjet që pres një fjalë, një shpresë se im bir do të flasë.
Më ndihmo! Jo djalin tim!
Merre zërin tim dhe çoja tim biri!


Një vrull ndjenjash m’u përzien dhe fillova të qaj dhimbshëm, me lot nëne, dashuri dhe sakrifikim Nositi. Nuk e di në ishte vegim, por ndjeva që Shën Mëria qau. Më pas u qetësova dhe vështrova dritën që ishte përhapur në të gjithë kishën. Ndoshta ishte shenjë nga Zoti, por ndjeva në shpirt forcë dhe po kuptoja që zoti isha unë, që forca dhe shpëtimi për tim bir isha unë.

Fillova të merresha me djalin dhe pjesën më të madhe të kohës ia kushtoja atij. Në fillim më refuzonte, nuk donte të bashkëpunonte, nuk më bindej dhe nuk ndiente nevojën për komunikim. Por unë duroja e nuk dorëzohesha derisa i mësova të tregonte pjesët e trupit dhe njerëzit e familjes. Të luanim bashkë të merrte komandat e para. Ishte periudha më e vështirë e gjithë luftës sime që kisha nisur me autizmin. Ishte njëlloj sikur të ngrije një kështjellë pa mjetet e punës, me duar, ku ndieje lodhje fizike dhe sfilitje tmerrësisht shpirtërore. Gjithsesi ai nuk po fliste.

Ishte tre vjeç dhe ne e çuam për ekzaminim në Greqi dhe mjeku e konfirmoi që Spiro kishte një autizëm të lehtë. Të paktën kjo ishte gjysma e së keqes. Kisha fituar një betejë, por më prisnin beteja edhe më të vështira, sepse fjalët e mjekut m’u ngulitën në kujtesë: “Do punë, shumë punë dhe mund të ecë njëlloj me fëmijët e tjerë!” Ky ishte çelësi që hapi një dritare shpresë në jetën e tim biri dhe të gjithëve ne që kishim kaq kohë të trishtuar dhe të mërzitur deri në pafundësi.

E çuam në kopsht dhe mbaj mend që ditët e para e gjeja në korridor, sepse nuk kishte dëshirë të rrinte me fëmijët e tjerë, por edhe shokët nuk e përkrahnin dhe për gati dy muaj ai rrinte vetëm, ndërsa unë ikja duke qarë, e qaja me ngashërim për djalin tim, për dritën e syve të mi, me frikën se çdo të bëhet më tej.

Filluam të impenjoheshim të gjithë e mbi të gjithë, unë. Filloi të vishej vetë, të hante ushqimin që pëlqente, të shkruante, të bënte lidhjen logjike midis fjalës dhe sendit. Sigurisht që ky rezultat erdhi pas një viti. Ai tani është 4 vjeç dhe krahas punës sime e ndjek edhe terapistja Lili, e cila punon me shumë përkushtim dhe unë e falënderoj me gjithë zemër. Tani ai luan me shokët, vizaton, numëron, luan në kompjuter e mbi të gjitha të flasë fjalët e para. Dhe unë për këtë jam e lumtur. Ai po perfeksionohet. Është i ëmbël, i bukur dhe i veçantë. Është një engjëll në tokë. E dua me gjithë forcën e shpirtit. Natyrisht që s’ka nënë të mos dojë fëmijën e saj, por unë e dua më shumë sepse kam vuajtur për të ardhur deri këtu. KJO ËSHTË SFIDA IME!

Dy fjalë tim biri:

“Të kam dhënë jetën dhe do të të jap forcën dhe mbështetjen time për të të bërë të ecësh vetë në jetë. Ti je mrekullia më e madhe që më kam. Mbështetja që të kam dhënë dhe do të të jap është gjëja më me vlerë që kam bërë. Më me vlerë se vetë jeta ime!”


Anila Kruti, G. Shqip

Sunday, May 23, 2010

ISKSH, Hana: Në qytetet e Shqipërisë, funksionojnë vetëm 29% e spitaleve

Spitali i Tepelenës e Gjirokastrës, totalisht jashtë funksionit


Nga një kontroll i hollësishëm që kanë kryer specialistët e ISKSH, vihet re se një pjesë e mirë e spitaleve rajonale funksionojnë si shërbim urgjence apo vizita ambulatore, por jo si spital ashtu siç edhe marrin fondet.
Efiçenca e këtyre spitaleve lidhet me treguesin e shfrytëzimit të shtratit, i cili për spitalet rajonale është 47 për qind në shkallë vendi, ndërsa në nivel spitali bashkiak 29 për qind, tregues ky mjaft i ulët dhe larg mesatares së vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ku është rreth 73 për qind.

Nga vëzhgimet e specialistëve duhen veçuar për gjendjen tepër të rëndë spitali rajonal i Tepelenës në të cilin nuk funksionon salla e kirurgjisë, pasi nuk ka mjekë specialistë. Si dhe spitali rajonal i Gjirokastrës ku salla është e amortizuar.

Situata
Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor nxjerr në pah mangësitë e të gjithë spitaleve në vend , një pjesë e të cilëve nuk justifikojnë funksionin për të cilin janë ngritur. Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, Elvana Hana, aktiviteti i tyre është në nivelin e shërbimeve ditore si urgjenca, vizita ambulatore, ku kanë mungesa të aparaturave, mosdhënie e shërbimeve të përcaktuara në paketë, etj. Në spitalin rajonal të Tepelenës salla e kirurgjisë nuk funksionon pasi nuk ka mjeke specialistë, ndërkohe që në Gjirokastër salla është e amortizuar. Sipas Hanës kërkohet fuqizimi i spitaleve rajonale dhe nga ana tjetër disa spitale në nivel bashkie të kthehen në qendër shëndetësore, ku mund të ofrojnë shërbim urgjence, mikro-kirurgji dhe disa shërbime të tjera pasi ato nuk justifikojnë fondet që u akordohen.
Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana thotë se efiçenca e tyre lidhet me treguesin e shfrytëzimit të shtratit i cili për spitalet rajonale është 47 për qind në shkallë vendi, ndërsa në nivel spitali bashkiak 29 për qind, tregues ky mjaft i ulët dhe larg mesatares së vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ku është rreth 73 për qind.

Deklarata
Shumë spitale në vend nuk janë efiçente. Disa prej tyre nuk i ofrojnë si duhet shërbimet, kanë mungesë të theksuar të personelit, ndërkohë që në disa prej tyre në nivel bashkie, mungojnë sallat e kirurgjisë. Kjo ka qenë deklarata e drejtoreshës së institutit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor, Elvana Hana. "Rezultatet janë në fakt shokante, në një këndvështrim spitalet, dhe siç pritej në fakt, janë joefiçente në pjesën më të madhe të tyre, sidomos spitalet bashkiake, që kanë statusin e spitaleve, në të vërtetë ofrojnë shërbime si në qendrat e parësorit, bile nganjëherë dhe këto me mangësia, mungon personeli i kirurgjisë", thotë Elvana Hana. Ndërkohë Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, propozon tre opsioneve për përmirësimin e kushteve në spitale. "Një nga opsionet është fuqizimi i spitaleve rajonale, qoftë me shërbime qoftë dhe me pajisje, dhe një opsion tjetër është, disa spitale bashkiake, të cilat janë joefiçente të kthehen në qendra të parësorit, apo qendra të emergjencës", tha Hana.

Efiçenca e spitaleve
Për spitalet rajonale është 47 për qind në shkallë vendi, ndërsa në nivel spitali bashkiak 29 për qind, tregues ky mjaft i ulët dhe larg mesatares së vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ku është rreth 73%.

Tepelenë-Gjirokastër
Gjendja tepër e rëndë, nuk funksionon salla e kirurgjisë, pasi nuk ka mjekë specialistë. Në spitalin e Gjirokastrës, salla është e amortizuar.

Sajmira Dhoska, T. Observer

Marrim si shembull qytetin e Shijakut. Në këtë qytet kishte një spital të përgjithshëm dhe një maternitet. Me dyfishimin e numrit të popullsisë në Shijak, spitali kthehet në një klinikë shëndetësore dhe materniteti shkrihet plotësisht. Dhe kjo dukuri nuk ka ndodhur vetëm me Shijakun, por me dhjetra e dhjetra qyteza të tjera të Shqipërisë.

Kjo quhet reformë në shëndetësi? (S.I)

Sunday, May 9, 2010

Ushqimet me më shumë OMGJ

Produktet OMGJ ditët e sotme përbën një nga temat më të diskutuara pas gripit të derrit. Bimët – kafshët apo mikroorganizmat të cilave u janë ndryshuar veçoritë duke transferuar genet e një lloji tjetër me anë të metodave bioteknologjike quhen “organizma me gjenetikë të ndryshuar” ose “transgjenike”.
Edhe ju mund të keni ngrënë ndonjë produkt apo ushqim transgjenik ose me OMGJ.


Sipas lajmit të publikuar në adresën howStuffWorks jepen 5 produktet ku përdoret më shumë OMGJ:

1. Aspartam (ëmbëlsues sintetik): Megjithëse teknikisht është një lëndë sintetike, përftohet si rezultat i kombinacionit të dy amino acideve natyrale. Këto acide prodhohen nga dy lloje të ndryshme bakteresh dhe në disa raste njëri prej baktereve ndryshohet për të shtuar prodhimin.
A është i dëmshëm aspartam? Aspartam nuk përmban lëndë gjenetike. Megjithëse nuk ekziston ndonjë provë e cila të verifikojë mundësinë e shfaqjes së kancerit nga aspartame tek minjtë e laboratorit të cilëve iu është dhënë aspartame, është pare leucemi dhe kancer limfatik.

2. Vaj kanola: Vaji kanola ose i njohur ndryshe si vaji i lakrës së egër është një nga lëndët më të përdorura. 80% e kanolës së përdorur në Kanada është ndryshuar gjenetikisht. Gjenetika e kanolas ndryshohet për të rritur imunitetin ndaj disa ilaçeve bujqësore të përdora për të zhdukur bimët e dëmshme. Në këtë mënyrë kontrollohen më lehtë barërat e egër dhe përdoret më pak ilaç bujqësor dhe merret më shumë prodhim.

3. Qumështi: Hormoni rBGH bën të mundur që lopët të prodhojnë më shumë qumësht dhe hap rrugën e mastitit (infeksionit të gjirit). Këtë lopë të sëmura duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e doktorit dhe të mjekohen me antibiotikë. Hormoni rBGH rrezikon njerëzit nga kanceri.
Bota është ndarë më dysh për sa i përket sigurisë së qumështit të marrë nga lopët të cilave iu është injektuar rBGH. Pavarësisht se përdorimi i këtij hormoni është ndaluar në Bashkimin Evropian dhe Australi, në Amerikë është lejuar dhe FDA-ja nuk ka vendosur ndonjë kusht për përdorimin e këtij qumështi.

4. Soja: Në mes gjithë produkteve soja është produkti me një ndryshim të thellë gjenetik. Në vitin 2007 më shumë se gjysma e botës prodhoi një lloj të ndryshuar. Gjenetika e sojës ndryshohet për shkaqe të ndryshme. Arsyet më të përhapura janë rritja e imunitetit ndaj insekteve dhe kërpudhave, pasurimi i produktit nga ana e vitaminave, yndyrave dhe proteinave. Kështu mund të përdoret si ushqim për kafshët. Në të njëjtën kohë soja përdoret edhe si kimikat në farmaci. Në Amerikë nëse përdoret sojë në produkte të ndryshme, patjetër shkruhet në etiketë dhe këta zakonisht janë sojë me gjenetikë të ndryshuar. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për qumësht soje apo tofu, përdoren edhe ushqime që përmbajnë sojë si bukë, gjevrekë me drithëra, akullore dhe çokollatë.

5. Misri: misri përdoret kudo në Amerikë. Në të vërtetë Amerika është prodhuesi më i madh i misrit. Në vitin 2000 Ministria e Bujqësisë pohoi se 25% e misrit të prodhuar në Amerikë ndryshohet gjenetikisht. Produktet që përmbajnë misër janë soset e sallatave, margarina, mielli dhe shurupi i misrit.

Misri i pastër mund të infektohet me OMGJ nga arat me misër të ndryshuar gjenetikisht nëpërmjet erës. Shkencëtarët theksojnë se nga ky fenomen mund të infektohen sipërfaqe të mëdha.

T. Observer

Tuesday, April 27, 2010

Studimi, 20% e shqiptarëve vuajnë nga ankthi

Sipas mjekëve psikiatër 20 % e popullatës shqiptare është e predispozuar të vuaje nga çrregullimet e ankthit. Studentët më të rrezikuarit.


Njerëzit në vendin tonë janë të predispozuar të kenë frikë madje edhe të shfaqin gjendje të ankthit. Më të prekur nga këto çrregullime janë të rinjtë. Në një takim mes specialistëve të psikiatër të vendit u theksua se stresi, depresion dhe ankthi nuk duhen neglizhuar pasi mund të kenë pasoja serioze. Pasiguria për një të ardhme, pamundësia për një punë të qëndrueshme, strehimi gjendja ekonomike por edhe një sërë faktorësh të tjerë sipas psikologëve ndikojnë në krijimin e stresit, depresionit dhe ankthit.

Çrregullimet
Jo pak por 20 % e popullatës shqiptare është e predispozuar të vuaje nga çrregullimet e ankthit. Të rinjtë janë më të rrezikuarit nga këto sëmundje. Sipas një studimi të bërë nga mjeku psikiatër, Pasho Maksuti, rezulton se studentet janë kategoria me e ekspozuar ndaj stresit dhe çrregullimeve të ankthit. "Në fakt stresi, depresioni por edhe ankthi po rritet gjithnjë e më shumë në popullatë dhe faktorët janë të ndryshëm duke filluar nga problemet social deri tek predispozita gjenetike për ti përballua këto çrregullime", pohojnë psikologët duke shtuar se problem i madh mbetet rinia pasi janë m të ekspozuar ndaj këtyre çrregullimeve. Nëse nuk kurohen si duhen nga mjekët specialistë, këta të fundit thonë se gjendja shëndetësore e të sëmurëve rëndohet edhe më tej ndaj askush nuk duhet të jetë neglizhent ndaj këtyre sëmundjeve.

Shenjat
Mjekët thonë se simptomat shfaqen në forma të ndryshme si në fizik, por edhe në personalitetin e njeriut. Sipas mjekëve specialist gjatë momentit që njerëzit përjetojnë ankth, frikë kjo gjë nëse është në nivele të larta mund të shoqërohet me një seri simptomash si: vështirësi në frymëmarrje, gjendje te ftohti ose të nxehti, rrahje të shpejta zemre ose rendim zemre, ndjenje mbytjeje, djersitje, marrje mendsh, të fikët dhe plot shenja të tjera. "Nëse vërehen këto simptoma kemi të bëjmë me një rast të pastër çrregullimi të ankthit. Më konkretisht me një çrregullim paniku i cili në shumicën e rasteve është i shoqëruar me agorafobi ose me ndonjë fobi specifike si psh fobi sociale", shpjegojnë mjekët psikiatër.

Ankthi, terapia që duhet ndjekur

Ilaçet nuk do janë kurë për mjekuar ankthin, por barnat mund t'i mbajnë nën kontroll ndërsa personat merr psikoterapi. Specialistët theksojnë se ilaçet duhet të jenë e përcaktuar nga mjekë, zakonisht psikiatërve, të cilët mund të ofrojnë psikoterapi ose vetëm por si një ekip me psikologë, punonjës socialë, apo të këshilltarëve të cilët ofrojnë psikoterapi. Medikamente kryesor përdorur për çrregullime ankthi janë ilaçet kundër depresionit, anti-drogë ankthi, dhe beta-blockers për të kontrolluar disa nga simptomat fizike. Me trajtimin e duhur, shumë njerëz me çrregullime të ankthit mund të çojë normale, duke përmbushur jeton.

Eglantina Bardhi, G. Shekulli

Sunday, April 25, 2010

Gjinekologët: Partnerët, jo marrëdhënie me nënat lehona

Gjinekologët pohojnë se shpesh partnerët nuk i respektojnë lehonat, pasi kërkojnë marrëdhënie seksuale. Raste edhe me lehona pas 4 ditë lindje.


Partneri duhet të respektojë nënën lehonë dhe të mos e detyrojë të kryejë marrëdhënie, nëse ajo nuk është e gatshme për këtë.

Mjekët e shërbimit të Nefrologjisë në QSUT janë ndodhur para disa ditësh përballë një ndodhie të pazakontë, pasi një nënë lehonë nga Kukësi me foshnjën 4-ditësh është paraqitur në këtë shërbim. Nëna kishte problem jo vetëm me veshkat, por edhe për faktin se bashkëshorti i saj ka kryer marrëdhënie seksuale vetëm pas katër ditësh që kishte lindur.

Në fakt, nuk është rasti i vetëm, pasi shpesh nënat lehona nuk respektohen nga partneri. Mjekët gjinekologë shpjegojnë për gazetën se nëna lehonë është shumë e brishtë, ndaj dhe kërkon kujdes nga partneri.

Lehonat

Marrëdhëniet seksuale në situate të veçanta, siç është lehonia, duhet të kryhen në radhë të parë duke respektuar njëri-tjetrin, pasi nuk duhen imponuar, por duhet dëshira e përbashkët dhe ky është rregull që duhet respektuar.

Kështu u shpreh mjeku gjinekolog pranë maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", Maksim Gjoni, i cili shpjegoi se në përgjithësi meshkujt tentojnë ta shkelin këtë rregull dhe kryejnë marrëdhënie seksuale kur një femër ka dhimbje dhe më pak ndihet e kundërta që një femër të imponojë një mashkull kur ai ka dhimbje apo lodhje.

"Mendoj se lehoni është mirë të lihet pa marrëdhënien seksuale për një periudhë që nuk është e ndarë në kufij, por zgjatja e abstinencës seksuale në lehoni duhet të respektohet nga dëshira e femrës.

Popullsia duhet të dijë që shtatzënia është më shumë e mundur në lehoninë e hershme, pasi fekondimi është shënuar të lindë edhe 33 ditët e pas lindjes, kohë kjo që është e dokumentuar", shpjegon mjeku gjinekolog.

Ndërkohë, ai shpjegon se nëse një nënë ushqen fëmijën me gji, në 80% të rasteve janë të mbrojtura nga shtatzënitë, kur fillon ushqyerja me produkte të tjera bie mundësia për të mos mbetur shtatzënë.

Kohëzgjatja

Nënat lehona duhen të respektohen dhe të mbështeten nga partneri i tyre, sidomos gjatë kohës së lehonisë. Kështu u shpreh drejtoresha e maternitetit "Koço Gliozheni", Rubena Moisiu, e cila shpjegoi se koha e lehonisë është 5 javë pas lindjes dhe gruaja gjatë kësaj kohe është shumë e brishtë dhe çdo veprim që mund të bëhet pa dëshirën e saj mund ta dëmtojë atë, jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe nga ana psikologjike.

"Dua të shpjegoj se nuk ka një kohë të përcaktuar fikse se kur duhet të fillojnë partnerët marrëdhënien seksuale pas lindjes së një fëmije, por mendoj se koha e lehonisë duhet të respektohet.

Duhet të shpjegoj se nëna lehonë pas lindjes së foshnjës ka sekrecione të vazhdueshme, të cilat fillojnë t'i reduktohen me kalimin e javëve", pohon Moisiu, duke shtuar se partnerët janë më të rrezikuar ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, nëse ata kryejnë marrëdhënie gjatë kohës së lehonisë së nënës.

Planifikimi familjar, program për ndryshimin e sjelljeve

Studentë, farmacistë dhe qytetarë, të gjithë duhet të informohen mbi metodat e planifikimit familjarë dhe të ndryshojnë sjellje ndaj metodave kontraceptive tradicionale.

Ky është misioni i "USAID" në Shqipëri, i cili ka angazhuar program Komunikimi për Ndryshim e Sjelljes në Planifikimin Familjar ose i njohur ndryshe si C-Change FP in Albania, për të ndryshuar sjelljet që pengojnë përdorimin e kontraceptivëve.

"Edukatorët bashkëmoshatarë marrin një paketë me materiale edukative për planifikimin familjar dhe ua shpërndajnë ato bashkëmoshatarëve të tyre, ndërsa ndërveprojnë me ta.

Shekulli

Wednesday, March 24, 2010

Shkollat më të ndotura në Europë, efekte negative në shëndet

Sipas monitorimit të 10 shkollave 9-vjeçare nga projekti SEARCH, financuar nga REC, nxënësit kanë hapësirën më të vogël për m2 dhe mjedisin më të ndotur.

Alarmi


Alergji, kollë ditën dhe natën, fishkëllima në kraharor dhe bronke. Këto janë disa nga pasojat që vuajnë fëmijët e shkollave 9-vjeçare për shkak të ajrit të ndotur brenda në ambientet e shkollave.

Monitorimi i 10 shkollave 9-të vjeçare, ku u përfshinë 1023 nxënës nga projekti SEARCH, financuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), tregon shifra alarmante sa i takon ndotjes në ambientet e brendshme të shkollave, ndotës këto duke filluar që nga pluhurat deri tek gazrat e rëndë.

Ekspertja pranë REC në Shqipëri, Rahmije Mehmeti, theksoi se rezultatet e monitorimit tregojnë se duhen marrë masa për minimizimin e ndotjes. Ndërsa specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Elida Mata, theksoi se ndotja në mjediset e brendshme të shkollave sjell disa pasoja mbi shëndetin.

Monitorimi

Nxënësit në vendin tonë kanë hapësirën më të kufizuar ndër vendet e Europës në shkollë. Kështu, specialistja e REC, Rahmije Mehmeti, shpjegoi se nëse një fëmijë në vendin tonë ka hapësirë 1.26 m2, në Serbi kjo hapësirë është 2.5 m2 për fëmijë, në Itali është 2.08 m2 për fëmijë, në Hungari është 2.06 dhe akoma më e madhe në vende të tjera. Por, si të mos mjaftonte hapësira e pamjaftueshme për fëmijët, ambientet e brendshme janë shumë të ndotura.

"Zakonisht përmbajtja e lartë e CO2 bëhet shkak i anoksemisë (pakësimi i oksigjenit në gjak, d.m.th., nën nivelin fiziologjik) dhe paralizon frymëmarrjen, sistemin muskulor dhe ndryshon ekuilibrin acido-bazik (acidoza).

Ajri i kufizuar i klasave të mbyllura është i dëmshëm kur përqendrimi arrin 3000-5000 ppm", shpjegon specialistja, duke shtuar se NO2 (Dioksidi i Azotit) është problematik për ambientet e brendshme, pasi është element toksik që merret nga frymëmarrja. "Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj NO2 në përqendrimet mbi 40-100 µg/m³ shkakton sëmundje me efekte të pashërueshme.

NO2 formohet kryesisht nga proceset e djegies së brendshme, të cilat përdorin ajrin si oksidues. Këtu përmendim, mostrat me djegie të brendshme, stacionet me djegie termike", shpjegon specialistja Mehmeti, duke shtuar se në klasa ka edhe ndotës të tjerë të ambientit që janë shumë të rrezikshëm për shëndetin.

Ndotësit

Nga pluhurat deri tek ajri i frymëmarrjes, të gjitha këto mundojnë fëmijët e shkollave 9-vjeçare. Sipas specialistes, Rahmije Mehmeti, vërehet që niveli i PM10 mbetet i lartë, pasi fëmijët lëvizin në ambientin e klasës, për nevoja personale, ndërrojnë librat, ngrihen në tabelë për të zgjidhur detyra klase, bile në kohë me shi, në mungesë të palestrës, bëjnë edhe mësim kulture fizikë në klase.

Në fund të orëve të mësimit, sipas specialistes, krijohet një re pluhuri që me ventilim natyral thyhet me vështirësi.

"Temperaturat gjatë kësaj periudhe janë luhatur nga 10-20°C, kështu që nuk është ndjerë shumë të ftohtit, por në disa klasa ku dritaret kishin ngecur të mbyllura (të prishura), ose hapjet ishin të llogaritura vetëm në ndarjet e sipërme, gjë që e vështirësonte manovrimin e tyre, niveli i CO2 ka kaluar 5000ppm, madje ka në disa raste edhe 7000 ppm", pohon specialistja Mehmeti, duke shtuar se gjendja e mikroklimës (temperaturë, lagështi relative, lëvizje e ajrit) luhatet në vlera jo të qëndrueshme. Kjo, sipas saj, për faktin se nuk ka sisteme ngrohje, ventilimi artificial, kondicionimi që vlerat e mikroklimës të jetë në nivele optimale.

Monitorimi i shkollave tregon se ngrohja bëhej me soba gazi, përveç ndotjes së ajrit bombolat përbënin një rrezik për shpërthim zjarri

Problem mbipopullimi i nxënësve, dritaret nuk funksionojnë.

Në të gjitha shkollat 9-vjeçare, ku u krye monitorim, orari i mësimeve ishte i ngjeshur në kuptimin që nxënësit gjithë kohën qëndronin në klasë. Por, si të mos mjaftonte kjo, vihet re se vlerat e temperaturave gjatë gjithë periudhës së monitorimit, janë 10-20 oc, kështu që kur vlerat e CO2 rriteshin ndjeshëm.

Kështu shprehet specialistja e REC, Rahmije Mehmeti, e cila thekson se disa mësues kanë shkruar në ditar se këtë e bëjnë për arsye të sigurimit të fëmijëve, disa për arsye të errësimit të shpejtë të ditës në sezonin e dimrit.

Sipas saj, në një pauzë prej 10 minutash, brenda në klasë fëmijët ushqeheshin, ndërronin librat, lëviznin në klasë, duke ngritur pluhur apo shkonin për të kryer nevoja personale duke rënduar ajrin. Specialistja thekson se një problem në të gjitha shkollat paraqet pastrimi i klasave.

"Meqenëse koha ndërmjet mbarimit të mësimit të klasave të mëngjesit dhe fillimit të mësimit në klasat e pasdites është 30-40 minuta, pastrimi i klasave shpesh bëhet nga nxënësit, dritaret pothuajse nuk hapen dhe për një farë kohe pluhuri qëndron pezull, punonjëset e pastrimit lajnë me detergjent në fund të ditës ose gjatë kohës që nxënësit janë në mësim, korridoret, shkallët etj.", shpjegon specialistja Hehmeti, duke shtuar se në të gjitha shkollat e Shkodrës dhe në një të Durrësit, ngrohja bëhej me soba gazi, përveç ndotjes së ajrit brenda, bombolat përbënin një rrezik për shpërthim zjarri në një rast banal të paparashikuar.

Gjithashtu, vihet re se në të gjitha shkollat punohet në tabela të zeza me shkumës dhe fshirja bëhet me sfungjer të thatë dhe jo me markera në tabela të bardha, çka sjell evitimin e pluhurit të shkumësit. E. Bardhi

MASAT

• Shkollat duhet të ndërtohen në vende ku të mos ketë trafik të rëndë, stabilimente që ndotin, afër.

• Numri i lartë i nxënësve në klasë duhet të zvogëlohet.

• Një regjim i përshtatshëm ventilimi natyral duhet rregullohet në klasë gjatë gjithë orëve të mësimit në shkollë.

• Mbulimi i dyshemesë së klasave duhet të jetë prej materiali të zgjedhur me kujdes, që të mos ndikojë në shëndetin e aparatit të frymëmarrjes së fëmijëve.

• Lyerja me boje zmalti e mureve, nuk duhet të bëhet për asnjë arsye.

• Në lidhje me pastrimin e klasave dhe ambienteve të brendshme të shkollës duhet të bëhet një instruktim mbi praktikat e pastrimit punonjësve që merren me këtë punë


Disa konsiderata mbi problematikën e vërejtur

1. Numri i madh i nxënësve për një klasë
2. Mësim me 2 turne (shfrytëzim i klasës 200%)
3. Mungon sistemi qendror i ngrohjes
4. Mungon sistemi i ventilimit
5. Shkolla me rikonstruksion jo të plotë
6. Oborret e shkollave të pashtruara
7. Mungesa e mjaftueshme e luleve

Eglantina Bardhi, Shekulli

Sunday, March 21, 2010

Alergjia nga lulet, si të mbrohesh në pranverë

Ardhja e pranverës paralajmëron rishfaqjen e alergjive të shkaktuara nga polenet e luleve, pacientët ankohen për teshtima të shpeshta, të herëpashershme, rrjedhje të ujshme të shumta, kruajtje dhe skuqje të hundës, bllokim të tyre që kalon nga njëra anë në tjetrën.

Ndonëse për mjekët ende nuk flitet për një “bum” rastesh, klima e ngrohtë favorizon shfaqjen e simptomave më shpejt se vitet e tjera. Me ardhjen e pranverës, që përkon me atë të lulëzimit të luleve, kemi shtim të rasteve të alergjive që shkaktohen nga polenet. Gjithsesi ende nuk është arritur “piku”, që është disa javë më vonë, klima e ngrohtë, temperaturat e larta të këtyre ditëve, favorizon shfaqjen më shpejt të simptomave. Veçse ende nuk mund të parashikohet se sa do zgjasë, apo sa problematike do jetë, pasi kjo do të varet nga kushtet klimaterike të mëvonshme.

Ka faktorë që favorizojnë shfaqjen e këtyre formave alergjike?

Po. Ka disa faktorë që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes. Ndër faktorët më kryesorë janë ekspozimi ndaj polenit, vetia alergjizuese e tij, përqendrimi i tij në ajër dhe madhësia e grimcës së polenit. Po ashtu ndikojnë dhe faktorët klimaterike: ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat.

Si shfaqet kjo alergji?

Pacienti ankon për teshtima të shpeshta, të herëpashershme, rrjedhje të ujshme të shumta, kruajtje dhe skuqje të hundës, bllokim të tyre që kalon nga njëra anë në tjetrën. Por dhe skuqje, kruajtje, lotim sysh dhe mosdurim drite (fotofobi). Po ashtu mund të ketë kollë, gërhitje në gjoks, marrje fryme, sekrecione të pastra dhe që mezi nxirren, gjë që tregon se në sëmundje kompromentohen dhe mushkëritë. Po ashtu shenjat e mësipërme mund të shoqërohen me: dobësi trupore, dhimbje koke, ankth etj.

Si mund të parandalohet acarimi i gjendjes te pacientët, që janë alergjikë nga polenet?

Mënyra më e mirë për të shmangur acarimin e gjendjes së pacientëve është shmangia në maksimum e kontaktit me shkaktarin shpërthyes: polenet e luleve. Duke qenë se një gjë e tillë nuk është e mundur plotësisht, atëherë rekomandohet shmangia në maksimum e ekspozimit ndaj tyre, sidomos në orët e pikut: mëngjes deri në drekë, dhe ditët me erë, kur prania e poleneve në ajër është më e lartë. Rekomandohet që këta persona të lajnë shpesh: duart, fytyrën dhe sidomos flokët, për të larguar polenet që mbeten në trup. Duhet të shmangen shëtitjet dhe qëndrimet në mjedise me lule, bar dhe pemë.

Një kujdes i veçantë duhet treguar dhe ndaj ushqimeve që japin alergji të kryqëzuar me polenet që janë alergjike. Po ashtu duhen shmangur aktivitete fizike: vrapimet, shëtitjet me biçikletë ose çdo lloj aktiviteti tjetër sportiv në mjedise të hapura dhe me gjelbërim.

Publiku.com

Tuesday, March 2, 2010

"Shpëtoni jetën e vajzës sime, këtu do të vdesë"

Babai i pacientes 17-muajsh, Shefqet Shehi, pohon se mjekët tanë nuk të shpëtojnë dhe e vetmja shpresë kanë mbetur spitalet në Itali.

Apeli

Shpëtoni jetën e vajzës sime të vogël, ajo është si engjëll...!
Janë këto fjalët e babit të Ismës, i cili kërkon me çdo kusht që vajza e tij e vogël të jetojë. I mbështetur me kokë në mur rri pas derës së mjekëve në pritje të një përgjigje për ta ndihmuar në spitalet e huaja. Sipas Shefqet Shehut, vogëlushja e tij vuan nga një tomorr në mëlçi dhe se deri tani asnjë mjekim nuk e ka ndihmuar atë për tu përmirësuar.

Ndërkohë, ai pohon se sëmundja i është shfaqur kur ishte 11-muajsh dhe se mjekët tanë tashmë nuk munden të bëjnë asgjë për të. "Kam folur me mjekët dhe ka disa muaj që më thonë se duhet dërguar jashtë vendit. Ndoshta në spitalet e Italisë mund të bëhet diçka për vajzën time, ndaj shpresoj që të mos humbasim më kohë", - pohon Shefqet Shehu, duke shtuar se shtuar se gjendja e saj shëndetësore rëndohet gjithnjë e më shumë.

Por, nga ana tjetër, babi i Ismas nuk e fsheh debulesën që ka për të bijën, duke e krahasuar me një engjëll. "Ja shikojeni në foto vajzën time të vogël.

Është e bukur si engjëll. Unë e di që vogëlushja ime do të shpëtojë, ndaj lutem të më ndihmoni", - pohon babai i vogëlushes, duke shtuar se Isma është edhe një vajzë shumë e zgjuar dhe e dashur.

Shpenzimet

Sëmundja e rëndë e vogëlushes së familjes Shehi nuk është i vetmi problem. Familja është përballur edhe me shpenzime të mëdha gjatë kohës që Isma ka marrë mjekim.

"Nuk di sa kam shpenzuar me saktësi por kam paguar edhe për kimio-terapinë pasi jo të gjitha ilaçet i ka disponuar spitali. Këto medikamentet janë të shtrenjta dhe vërtet e kam pasur shumë të vështirë për ta përballuar", pohon Shefqet Shehu, duke theksuar se nuk do të kursente asgjë vetëm vajza e tij të bëhet mirë.

Megjithatë, ai thekson se e ka të pamundur për të përballuar mjekimin e vogëlushes jashtë shtetit, pasi në këtë rast bëhet fjalë për shifra shumë të larta sa e ka të pamundur për t'i siguruar.

"Kam pyetur dhe jam interesuar për të parë mundësinë që të dërgoj vajzën jashtë shtetit, por kjo është e pamundur për mua. Sikur të shes shtëpinë e gjithë çka kam përsëri nuk e përballoj dot.

Ndaj e vetmja shpresë për mua ka mbetur që të më ndihmojë shteti apo ndonjë subjekt tjetër që të dërgoj vogëlushen në Itali", - pohon Shefqet Shehu, i cili nuk i fsheh dot lotët e një babi që kërkon shpëtim për të bijën.

"Kam folur me mjekët dhe ka disa muaj që më thonë se duhet dërguar jashtë vendit. Ndoshta në spitalet e Italisë mund të bëhet diçka për vajzën time, ndaj shpresoj që të mos humbasim më kohë"

Babai: Më ka vdekur edhe një vajzë tjetër

Babai i Ismës nuk është hera e parë që po përjeton vuajtjet që i kanë ardhur nga fatkeqësitë në familjen e tij. Shefqet Shehu pohon se para pak vitesh i ka vdekur edhe një vajzë tjetër vetëm 4-ditësh në maternitet dhe, sipas tij, ndonëse ishte shumë e vogël e kanë përjetuar rëndë humbjen e saj. "Kur nusja ime lindi vajzën nuk do ta besonim se do ta humbisnim brenda katër ditësh.

Ajo vdiq në maternitet dhe kurrë nuk e mësuam sëmundjen e saj. Ishte vërtet shumë e dhimbshme për ne. Vogëlushja jonë ishte shumë e bukur dhe nuk dukej bebe e sëmurë. Lutem që të mos humbas edhe Ismën se ajo është engjëlli i shtëpisë sonë", - pohon Shefqet Shehi.

Doktoresha Anila Godo pohon se pacientja është rast i rëndë, por duhet provuar një mundësi edhe në Itali

Godo: Rasti është i rëndë, të shohim mundësinë për në Itali

Vogëlushes i janë bërë 6 kimioterapi, por për fat të keq sëmundja nuk ka pasur asnjë përmirësim, pasi vërtet kemi të bëjmë me një rast të rëndë. Kështu shprehet shefja e shërbimit të Onko-hematologjisë në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Anila Godo, e cila thekson se tashmë mjekësia jonë nuk ka çfarë bën më shumë me pacienten, por, sipas saj, vogëlushes duhet t'i jepet edhe një mundësi në spitalin në Itali, ndonëse edhe kolegët italianë nuk është e thënë të japin garanci për pacienten. "Pacientja ka një sëmundje tumorale të rëndë, pasi kjo sëmundje nuk po reagon as ndaj kimioterapive të njëpasnjëshme që i janë bërë.

Deri tani i janë bërë 6 kimioterapi dhe nuk kanë dhënë asnjë rezultat, ndaj mendoj se këtu nuk ka çfarë të bëhet më shumë për këtë paciente", - pohon Anila Godo, duke shtuar se për fat të keq në pavijonin e saj mjekohen edhe fëmijë të tjerë me sëmundje të rënda.

Megjithatë, doktoresha Godo pohon se vogëlushes i duhet dhënë edhe një mundësi për ta dërguar për mjekim në Itali, për shkak të infrastrukturës më moderne që kanë ata. Por, nga ana tjetër, ajo nuk siguron se mjekët italianë do të japin garanci për pacienten. "Theksoj se kemi të bëjmë me një rast të rëndë, ndaj dhe nuk mund të flasim për siguri në lidhje me mjekimin e pacientes.

Megjithatë, unë mendoj se duhet parë situata e saj në një spital më modern në Itali", theksoi Godo. Ndërkohë, doktoresha shpjegoi se për këtë janë duke biseduar me drejtorinë e QSUT-së dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, në mënyrë që të shohim mundësinë për transferimin e saj në spitalet Italiane.

E. Bardhi , Shekulli

Friday, February 26, 2010

Rritet numri i të prekurve nga sëmundjet seksuale. Viktimat e preferuara, të rinjtë

Sifilizi dhe sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme godasin përsëri, dhe me sa duket viktimat e preferuara janë kryesisht adoleshentët. Është një e dhënë tmerrësisht alarmuese e lëshuar nga Kongresi i Dermatologjisë dhe i Sëmundjeve Venere, që është mbajtur kohët e fundit.

Sifilizi po ngjall skenarë të kaluar të viteve shtatëqind, rastet janë gjithmonë e në rritje; është përcaktuar që në vitet e fundit ka një rritje prej 5%. Po kështu edhe Chlamydia ka një rritje prej 2%, kjo e fundit është regjistruar kryesisht tek të rinjtë me moshë nga 15 në 24 vjeç. Ekspertët lëshojnë alarmin: më të prekurit janë të rinjtë, sepse janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për të marrë dhe shpërndarë sëmundjen për shkak të sjelljes jo shumë brenda normave. Në kërkim të aventurave, të pambrojtur me prezervativë, në kërkim të substancave që të falin kënaqësinë menjëherë dhe drogës, janë moshat nën 25 vjeç, subjektet që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse për të favorizuar shpërndarjen e sëmundjeve.
Dikush nga turpi dhe dikush nga mendja e lehtë u rezistojnë shenjave të para të sëmundjes edhe për disa muaj, duke arritur në një diagnozë të sifilizit të shkallës së dytë me shtate-tetë muaj me vonesë. Konsumi i drogave interferon me efektet e ilaçeve, si p.sh. penicilina, e cila përdoret për të kuruar sifilizin.
Një numër preokupues është edhe shtimi i grave shtatzëna të infektuara nga sifilizi. 10% e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje janë vajza të reja shtatzëna.
Sëmundja, nëse merret në muajt e parë të shtatzënisë sjell probleme shumë serioze për fëmijën.

G.Shqiptare

Tuesday, February 23, 2010

Drama e vogëlushes Idrizi, mjekët i injektuan gjak me AIDS, edukatoret e përzënë nga kopshti

Ndërsa rritet, një vogelushe 5-vjeçare e infektuar gjatë një transfuzioni gjaku me virusin HIV, po përballet me vështirësitë dhe reagimin e shoqërisë ndaj kësaj sëmundjeje.

Familja Idrizi me banim në Belësh të Elbasanit vazhdon të vuajë pasojat e infektimit të vajzës së vogël me SIDA gjatë një transfuzioni gjaku në 2005-n, atëherë vetëm 8-muajshe. Gabimi mjekesor me vogelushen ka kaluar ne heshtje dhe pa ndeshkim, sic ka ndodhur rendom ne keto vite.

Ndërsa nëna do të dërgojë vajzën e vogël në kopsht, prindërit e tjerë janë frikësuar duke refuzuar që t'i lënë fëmijët me 5-vjeçaren në të njëjtin grup. Kjo ka bërë që prej fillimit të këtij viti shqetësimi të ngrihet disa herë nga prindërit, duke i kërkuar edukatores që të mos pranojë vajzën e vogël në të njëjtin grup me fëmijët e tyre.

Kjo situatë ka acaruar nënën e së miturës,por prindërit e fëmijëve të tjerë thonë se frika e tyre është reale, pasi ata janë të vegjël dhe mund të infektohen duke qenë se nuk kanë mundësi të kujdesen për veten.

Vogelushja (vajze binjake e familjes Idrizi) është infektuar me virusin HIV kur ishte vetëm 8-muajshe. Vajzat binjake kanë shkuar në spital pasi kanë qenë të sëmura me grip, por mjekët u kanë thënë se vogëlushet kanë nevojë për gjak e plazmë pasi janë anemike.

Gjyshi i 5-vjeçares, Agimi, thote per Shekullin se 'mjekët ia kanë helmuar mbesën vetëm se deshën të fitonin 5 mijë lekë të vjetra duke shitur gjak të pakontrolluar'.

Pas gjithë kësaj historie, familja Idrizi ka pritur reagim të strukturave përgjegjëse, por askush sipas tyre nuk është interesuar.

Për këtë rast është njoftuar edhe Drejtoria Arsimore dhe pritet një vendim mbi lejimin ose jo të fëmijës 5-vjeçare në kopsht bashkë me fëmijët e tjerë.

Shekulli

Monday, February 8, 2010

Një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet e zemrës

ISHP: Një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet e zemrës.

Shqipëria vazhdon të regjistrojë shifra të larta vdekjesh nga sëmundjet kardiovaskulare duke e renditur atë në vendin e parë të listës së vdekshmërisë në vend. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet kardiovaskulare, në një kohë që këto vdekje mund të parandalohen.

Sipas një studimi të kryer nga ISHP, gati gjysma e numrit të vdekjeve janë nga problemet e koronareve.
Të gjithë ekspertët e shëndetësisë sot besojnë se sëmundjet koronare mund të parandalohen krejtësisht apo mund të shtohen në kohë duke shmangur një numër të madh vdekjesh të parakohshme.

Sipas tyre, një kontribut të rëndësishëm në uljen ose mbajtjen nën kontroll të rasteve me sëmundje kardiovaskulare ka edhe trajtimi i hershëm i faktorëve të rrezikut, të cilët janë diabeti, duhanpirja, hipertensioni, hiperkolesterolemia, obeziteti, familjarë me sëmundje të zemrës.

Në studim thuhet se sëmundjet koronare janë shumë më të larta në disa vende në krahasim me disa vende të tjera, kështu në vendet në veri dhe në lindje të Evropës si Britania e Madhe, Vendet Skandinave, Polonia, Rusia etj, kanë një prevalencë shumë më të lartë (deri në dy e më shumë herë më të lartë) se sa vende të tilla si Franca, Italia, Spanja apo Greqia.

Telegrafi

Tuesday, February 2, 2010

Vdes pacientja, pezullohen mjekët

Vdekja e një pacienteje 58-vjeçare në QSUT dhe akuzat e familjarëve për neglizhencë nga bluzat e bardha, u bënë dje shkak për pezullimin nga detyra të dy mjekëve. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme.

Pas vdekjes se Drita Gixharit, 58 vjeçe, familjarët e saj denoncuar në komisariatin numër 4 mjekët e spitalit për neglizhencë dhe mosdhënien e mjekimit të duhur. Ndërkohë, pritet që autopsia mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së 58-vjeçares Drita Gixhari. Djali i saj, Bashkim Gixhari fajësoi mjekët në një prononcim që dha dje për mediat. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka reaguar menjëherë duke pohuar se ministri Petrit Vasili ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të mjekëve që kanë vizituar pacienten. Ministri gjithashtu kërkoi hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e çdo detaji deri në fund.

Denoncimi
Duke akuzuar mjekët rojë si shkaktarët e vdekjes së nënës së tij Bashkim Gixhari tregoi dje ngjarjen duke sqaruar për mediat mënyrën si është ndarë nga jeta nëna e tij. "Në orën 10 të darkës, (e premte) mami kishte shqetësime me barkun dhe me mesin. Rreth orës 11:00 e sollëm në spital, te urgjenca. Mjeku roje na tha që për momentin ta shohim çfarë ka, pastaj pas një çerek ore i bëri dy qetësues. Dhimbjet vazhduan duke u shtuar që nga momenti kur i bënë dy qetësuesit. Unë kërkova që të ishte edhe një mjek më specialist dhe i thashë: "Thirr ndonjë që është më specialist këtu". Ai shkoi t'i thërriste. Ishin dy specialistë të tjerë aty, por nuk erdhi asnjë. Njëri nga ata e kishte emrin Gjergji. Nga revolta dhe dhimbja e nënës shkova unë te zyra e këtyre dhe hapa derën. Mjeku më tha: "Ku e hap derën t'i ashtu? Pse nuk troket?". Dola jashtë dhe trokita, pastaj tha: "E di ç'të bëj? Të thërras atë policin te dera!". Pastaj i dha urdhër një tjetri që ishte aty me të duke i thënë: "Shko shihe, çfarë ka?". Erdhi ky, e pa, dhe tha se nuk kishte gjë për t'u shqetësuar. "Ne do t'i bëjmë edhe një qetësues tjetër përveç atyre që i kishte bërë ai më parë", tha djali i 58-vjeçares. Sipas tij, nga ai moment pacientja u la pa asnjë lloj shërbimi, pasi doktori donte të flinte gjumë. "Pastaj shkuam lart në katin e dytë të Urgjencës dhe kontaktuam me një mjek roje që tha: "Duhet ta shohim dhe t'i bëjmë EKO patjetër. Shkuam i bëmë edhe EKO-n, pas urdhrit të tij, pasi atyre të katit të parë, nuk u ra fare në mend. Bëmë EKO-n dhe na rezultoi që kishte një gur të vogël në veshka por nuk ishte ky problemi. Na thanë që do të japim një recetë. "Merrni ilaçet dhe ikni në shtëpi, pasi nuk ka ndonjë problem!", na thanë mjekët-vazhdon rrëfimin e tij djali i pacientes. Ai thotë se në këtë kohë nëna e tij nuk ngrihej dot nga krevati. Ajo e ndiente që kishte shumë dhimbje. "Do të rri këtu, -tha, do të rri". Djali pohon se kanë qëndruar në spital deri në orën 04:00 të mëngjesit, pa asnjë lloj shërbimi. "Në orën 04:00 u detyruam ta çojmë në shtëpi. Pas 20 minutash i filluan dhimbjet akoma edhe më të mëdha dhe e sollëm te spitali 6-katesh. Aty e panë, i matën tensionin i bënë edhe analiza për zemrën dhe thanë që ne mund të bëjmë një qetësues, për t'i lehtësuar dhimbjet për momentin, por jo kryesoren. Në ato momente asaj filloi t'i fryhej barku. Mjekët e 6-katëshit na thënë që kryesoren e ka atje ku ishit. Ata duhet t'i bëjnë EKO për zorrët dhe për barkun. Kur na pa ai mjeku roje i fillimit na tha: "Prapë ju!?". Kur ia shpjeguam që ishim te 6-katëshi dha "ok", na pranoi. Nuk ka gjë tha. Vazhdonte të pohonte se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Në ato momente shkuam dhe i bëmë EKO-n për zorrët ndërkohë që barku fillonte duke u fryrë akoma dhe më shumë. Panë që mund të kishte diçka, por akoma nuk e cilësonin nëse kishte një bllokim apo një shtrembërim të zorrëve. Nga ora 07:30-08:00 deri në 10:30 nuk e ka parë njeri fare dhe nuk e ka kapur njeri me dorë. Ne na thoshin që kanë shkuar lart për mbledhje. Ne shkonim që të thërrisnim mjekët, por nuk na linin rojet të hynim", vazhdon djali i pacientes. Sipas tij, në orën 10:30 njëri nga mjekët i cili ka thënë se mund të bëjmë një kartelë tani dhe ta shtrojmë. Nuk ka asgjë për shqetësim të madh. Në momentin që ishim duke plotësuar kartelën unë dhe ai sapo mbaruam kartelën deshëm ta ngrinim për ta çuar te shtrati na thanë: "Shpejt, shpejt në sallë të reanimacionit".
Nga aty shkuam te salla dhe nuk kaluan 3 apo 5 minuta dhe na thanë që nëna ka mbaruar", përfundon rrëfimin Bashkim Gixhari.

FATOS MAHMUTAJ, G. Panorama (Materiali i sugjeruar nga Elton Zaçaj)


A mund të tallesh kështu me jetën e një njeriu dhe të shpëtosh me pezullim të përkohshëm nga puna ? Që kur vrasësit me përparëse të bardhë nuk quhen më vrasës ? (Ndal Paditurisë)

http://stopinjorances.blogspot.com/2009/10/sherbimi-shendetesor-ne-shqiperi.html

Thursday, January 28, 2010

Mjalti dhe mrekullia e tij shëruese

Bleta është një insekt i vogël, i shëmtuar që bën mjaltin e mrekullueshëm. Ne njerëzit, kaq të mëdhenj e me dije, ajo që bëjmë është vetëm pak dyll në vesh. Vetë organizimi shoqëror i bletëve është i mahnitshëm dhe me një rend të përkryer. Gjithashtu komunikimi i tyre me anë të formave që krijojnë në ajër, është akoma më mistik. Forma e hojeve, art unik.

Për bletët mund të flasim kaq shumë, por më poshtë kemi renditur të mirat e mjaltit. Lexim të këndshëm. (S.I)


1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken.

2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.

3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.

4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.

5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup.

6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rrahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).

7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.

8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.

9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.

10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.

11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.

12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.

13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.

14. Mjalti largon ngërçin e nervave.

15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t'u qetësuar.

17. Ai, i cili ha mjalt, nuk mundet të mbetet kaps dhe as që mund t'i krijohen hemorroidet.

18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrorhtë zhduken skrajat e zorrëve.

19. Nëse mjaltin e lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.

20. Nëse një sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë ,era e keqe nga goja menjëher do të largohet.

21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes "stalni aigan" plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shpejtë
do të vërehet përmirësimi.

22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.

23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë.

Dr. Kolosau thotë: "Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. "

24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.

25. Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.

26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t'ju ndërpritet.

Heremsnews

Wednesday, January 20, 2010

Finlanda përgatitet të ndalojë plotësisht duhanin

Në projektligjin e përgatitur parashikohet heqja nga shitja e produkteve të duhanit.


Finlanda po bëhet gati të jetë vendi i parë që do ta ndalojë plotësisht pirjen e duhanit. Në projektligjin e përgatitur parashikohet heqja nga shitja e produkteve të duhanit.

Planifikohet që ligjet në lidhje me duhanin në këtë vend të bëhen edhe më të rrepta.

Me projektligjin e ri që pritet të hyjë në fuqi në pranverë parashikohet që edhe në makinat private të ndalohet pirja e duhanit nëse brenda ka fëmijë të moshës nën 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë në Finlandë deklaroi se projektligji i ri parashikon shpëtimin e plotë nga duhani por kjo nuk është një luftë kundër prodhuesve të duhanit, është thjesht një situatë në lidhje me shëndetin e popullsisë.

Prodhuesit e duhanit po përgatiten të ankohen zyrtarisht kundër vendimit të qeverisë.

Ndërkohë shumica e popullsisë, 20% e të cilës është pirëse duhani, e mbështet projektligjin në fjalë.

Trt

Wednesday, January 6, 2010

Pse na bien flokët ?!

A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?



Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës, floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë riti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij.

Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.

Stresi

Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.



Sëmundjet

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu, dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene, ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste, korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

Pakujdesia

Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.



Kujdes!

1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.


Si të kujdesemi për flokët ?

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100.000 deri 130.000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. 70% e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormoni testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.

E sigurt që rënien e flokut e ndalon padyshim ... dyshemeja.

Wednesday, December 30, 2009

Kujdes nga prodhimet serbe, mos i përdor!

Gati të gjitha lëngjet e LaVita, Takovo, Hello, Fruvita, Verde, si dhe Nectar, janë të dëmshme për shëndetin. Këto lëngje, që prodhohen në Serbi, vet shteti serb, ka urdhëruar qytetarët që të mos i blejnë. Njëkohësisht është kërkuar heqja komplete e tyre nga shitja, transmetojnë mediat e Serbisë.

Që të gjitha këto lloje të lëngjeve, janë prezentë edhe në treguan e Kosovës dhe kanë nivel të lartë të shitjes. Pas kontrollit të kualitetit të këtyre lëngjeve që u është bërë nga institucionet e Serbisë, Organizata për Konsumatorë, që nga data 10 dhjetor ka kërkuar nga ministria e Bujqësisë së Serbisë, ajo e Tregtisë dhe Shërbimeve, si dhe nga Insektoriati i Tregjeve, që të ndaloj rreptësisht shitjen e këtyre produkteve në Serbi.

Kjo organizatë, bazuar në analizat laboratorike, ka konstatuar se pirja e këtyre lëngjeve dëmton rëndë shëndetin, për shkak të mospërmbushjes elementare të kritereve për ushqim.


Bashkë me kërkesën e tyre, siç transmetojnë mediat e Serbisë, kjo organizatë ka deponuar të gjitha analizat e bëra laboratorike, që kanë rezultuar tepër negative. Këto lëngje është kërkuar që të tërhiqen urgjentisht nga tregu, për të mos pësuar qytetarët. Në ndërkohë, gati të gjitha marketet e Kosovës, kanë plotë e përplot rafte të mbushura me këto lloj lëngjesh.

Derisa në vendin ku prodhohen këto lloj lëngjesh, urdhërohet që të mos përdoren, ato patjetër se duhet të mos blihen edhe në Kosovë, ku rreziku është edhe më i madh, pasi imortet nga Serbia në Kosovë, gjithëherë janë të kualitetit edhe më të dobët se sa prodhimet e ngjajshme që serviren atje.

U ndalen apo jo në Serbi, në Kosovë shitja e këtyre lloj lëngjeve, duhet stopuar menjëherë. Ky shembull duhet të shërbejë për institucionet përgjegjëse për kontrollim të kualitetit të ushqimit në Kosovë, për të shtuar masat e përgjithmshme rreth mallërave ushqimore, me theks te veçantë, për importet gjithëherë të dyshimta që vijnë nga Serbia.

Shëndeti i qytetarëve të vet, është parësor në për çdo vend, e kështu duhet të jetë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Telegrafi

Si shpjegohet paradoksi që sapo Top Channel jep lajmet mbi produktet "LaVita", të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin dhe janë ndaluar në Serbi dhe fill pas mbarimit të lajmeve, e nis publicitetin me reklamën e produktit LaVita... !!!