Friday, March 16, 2012

Footnot-a e Kosovës dhe simboli i numrit 13




Stop Injorancës on Thursday, March 1, 2012 at 9:58am ·


Në datën 22-23 shkurt, në Bruksel u fi rmos një marrëveshje midis perëndimit dhe lindjes, Amerikës dhe Rusisë, shqiptarëve dhe serbëve, marrëveshje e cila nuk kishte lidhje vetëm me të ardhmen e Kosovës, por të gjithë rajonin e Ballkanit. Natyrisht, që fitimtar më së pari doli perëndimi dhe kosovarët, pikërisht ata që e kishin fituar edhe luftën në pranverë të 1999-ës. Pse? Me këtë marrëveshje me një gur u vranë dy zogj. Kjo firmë nga ana e serbëve ka qenë Plani B i tyre, pasi ju dështoi Plani A – ndarja e Kosovës dhe pranimi i të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, sipas tyre, pasi të copëtohej Kosova. Ndërsa perëndimi dhe shqiptarët vepruan suksesshëm vetëm me një plan A, i cili synonte të lejonte Kosovën me një artificë në formë por jo në përmbajtje, të ishte shtet sovran për të marrë vendime dhe e hodhën Serbinë në prehrin e Evropës, duke ja shkëputur Rusisë. Footnot-a mund të shihet si një mekanizëm që shpëton nderin e humbur të Serbisë përballë popullit të vet, por në formë, jo në përmbajtje. Në këtë kuptim, edhe protestat e VV kanë një të mirë sepse ju mbushin mendjen serbëve se e ‘fituar’ ka dalë1 Serbia. Rusia, e preokupuar mbi stabilitetin e saj të brendshëm në prag të zgjedhjeve presidenciale gjithë tension, në politikat e kushtueshme të mbrojtjes dhe në pesimizmin që e ka kapluar nga shtrëngimi i darës në rajonet në jug dhe lindje të saj, natyrisht që nuk kishte se çfarë të bënte tjetër. Ja vlen të theksojmë se po në të njëjtën datë - por 13 vjet më parë - pikërisht më 22 shkurt 1999, socialistët serbë të Millosheviçit, nuk kishin pranuar me kryeneçësi të firmosnin një marrëveshje në Rambouillet me shqiptarët e Kosovës (nënkupto edhe me perëndimin dhe krahun e saj të armatosur-NATO-n) për të pranuar restaurimin e autonomisë së Kosovës dhe për të vendosur trupa paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Kjo kështjellë e ndërtuar nga Louisi XVIII, ku kanë lindur apo banuar shumë njerëz të rëndësishëm, duke përfshirë Napoleonin, De Golin por edhe shkrimtarë si Goselini dhe Hemingueji, ndoshta u zgjodh simbolikisht sepse aty kishte abdikuar monarku Charles X në vitin 1830, pasi parisienët kishin dalë në barrikada. A janë të rastësishme dt. 22 shkurt dhe pikërisht numri 13 si simbole? Ta shohim. Tadiçi nuk mund të bënte të njëjtin gabim si Millosheviçi 13 vjet më parë, në këtë datë domethënëse. Kupa ishte mbushur, serbët kishin vetëm një rrugë, të firmosnin dhe dështimin e radhës mbi një kauzë pa të ardhme, ta paraqisnin si fitore të tyre në politikën e brendshme. Ka shekuj që serbët festojnë datat e humbjeve të mëdha. Natyrisht që në histori nuk ka vlerë vetëm të dish si papagall shumë ngjarje dhe data, apo të thuash menjëherë se kur ka ndodhur kjo ngjarje apo një ngjarje tjetër. Në shkencën në dukje jo ekzakte të historisë, këto janë maja joshëse e tërheqëse me ngjyrë të bardhë që ka një copë e madhe akulli e quajtur ajsberg, kur e kundron duke lëvizur me ngadalë mbi syprinën e oqeanit. Më e rëndësishme është të kuptosh se çfarë ka poshtë ky ajsberg dhe të parashikosh se si do të lëvizë dhe se si janë rrymat e tjera nënujore që mund të ndikojnë mbi të. Ç’kishte ndodhur që perëndimi ishte prishur me të përkëdhelurën dhe aleaten e vet në dy luftëra, Serbinë? Në vitet 1990 bota kishte nisur udhën për tu bërë unilateraliste. Bota nuk sundohej më nga teoritë marksiste të luftës së klasave, as nga lufta e racave të nazistëve por nga lufta qytetërimore. Një armik i ri qytetërimor po projektohej prej perëndimit: Islami dhe territori i tij kryesor, Lindja e Mesme. Edhe pa Perden e Hekurt dhe Murin e Berlinit, establishmenti ushtarak perëndimor do të vepronte me kapacitet të plotë. Tabela e madhe e shahut ishte spostuar pranë burimeve të mëdha botërore të naftës dhe këto burime ndodhen kryesisht në tokat e myslimanëve të Lindjes së Mesme dhe të Azisë. Në këtë luftë qytetërimore do të binte një nga polet e tensionit 50-vjetar dhe superfuqia e dytë e frikshme, ish BRSS-ja. Sidoqoftë, sipas konceptit qytetërimor, religjioz, gjuhësor dhe AND-së së racës, Rusia që ngeli bërthama më e fortë e Lindjes komuniste dukej se do të mblidhte rreth vetes popujt ortodoksë dhe sllavo-ortodoksë ku bënte pjesë edhe Serbia. Në rajonin tonë po binte fuqia e ortodoksizmit dhe po frynin erërat për një rilindje të otomanizmit dhe fuqizimit të Turqisë. Kjo kërkonte çmontimin jo vetëm të ish-Jugosllavisë, por edhe të ushtrisë së saj të fuqishme rajonale të trashëguar nga Serbia. Ky plan i Elitës për Ballkanin solli rreshtimin e perëndimit kundër qytetërimit ortodoks dhe Serbisë. Turqia ende e pafuqishme për ta administruar vetë këtë plan në rajon, u ndihmua fillimisht t’i hiqte gështenjat me duart e hekurta të perëndimit. Duke u mikluar, krahas të tjerave në Ballkan, Turqisë po i kërkohej të aktronte në koherencë me perëndimin kristianoperëndimor-çifut në lidhje me ngjarjet e rrëmetshme që pritet të ndodhin së shpejti në Lindjen e Mesme. Rajoni i Kosovës ka një histori baticash e zbaticash për sa i përket dominimit numerik të këtij rajoni midis shqiptarëve dhe serbëve. Banorët e parë më të hershëm të Kosovës dihet se janë quajtur qysh nga Homeri “dardanë”, qysh në kohët klasike. Më pas, në vitin 160 para Krishtit, ilirët e Dardanisë janë futur nën administrimin romak të quajtur Moesia Superior. Dihet se sllavët kanë ardhur në rajon në shekullin 6-7 pas Krishtit kur ishte prishur Roma, dhe së bashku me bullgarët e kanë sunduar rajonin në mënyrë të alternuar, deri sa erdhën osmanët të cilët e mposhtën tragjikisht dhe fatalisht aleancën e popujve të Ballkanit në luftën e Kosovës në qershor të 1389. Gjatë luftërave të mëdha midis osmanëve dhe austriakëve në fund të viteve 1680, ka pasur një braktisje relative të vendit nga kolonizatorët disa shekullorë serbë të fushave, të orkestruar nga një tërheqje e orkestruar prej peshkopit të Pejës, Artemije III. Për të shpëtuar nga shfarosja dhe asimilimi serb, shqiptarët u konvertuan atëbotë masivisht nga të krishterë, në islam. Ndarja në besim nga kisha serbe do ndalonte asimilimin e shqiptarëve. Kjo solli dhe rritjen e armiqësisë racore e gjuhësore. Por, pas luftërave ballkanike, përgjatë viteve 1912-1990, ka pasur politika të njohura shfarosëse dhe asimiluese ndaj shqiptarëve të Kosovës, kryesisht prej serbëve, politika të cilat në fakt vetëm sa e kanë forcuar rezistencën e shqiptarëve të Kosovës. Ja, p.sh, u hakërrua Millosheviçi në Gazimestan më 1989 dhe shqiptarët rrëmbyeshëm reaguan dhe krijuan Republikën e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë në korrik të 1990 dhe më tej pa kthim mbrapa, Republikën e Pavarur në shtator të vitit 1991 me z. Rugova në krye të saj si President të zgjedhur në maj të vitit 1992. Edhe tani, pasi dështoi plani A i serbëve për të njohur “Shqipërinë e Madhe”, siç e quajnë ata, në këmbim të dorëzimit të territoreve të Mitrovicës së Veriut në drejtim të Serbisë, me ëndrrat serbe që ta mbajnë të hapur çështjen e Kosovës në një të ardhme tjetër me anë të një asteriksi ku palët gjoja nuk ndryshojnë qëndrim (Serbia e njeh Kosovën vetëm sipas Rezolutës 1244 nën administrim të OKB, dhe nga ana tjetër njeh paradoksalisht edhe Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës - çfarë komedie!!), të mashtruarit e mëdhenj janë nacionalistët serbë. Kosovës tashmë i lind e drejta të jetë një zë më vete. Por, nga ana tjetër shqiptarëve me anë të footnote-s ju lind e drejta të reagojnë ndaj politikave të vjetra dhe ëndrrave serbe, çka mobilizoi një duzinë deputetësh kosovarë për të kërkuar firmosjen e një projektrezolute që kërkon bashkimin politik me Shqipërinë. Kush mbjell furtunën do të korrë stuhinë. Është e pamundur të qëndrojë një komb i ndarë në dysh, nën sëpatën ruse. Pika e fundit është ‘rastësia’ e takimit të fundit të Brukselit më 22-23 shkurt, pikërisht 13 vjet pas Marrëveshjes së dështuar të Rambouillet. Vëllazëritë që qëndrojnë mbi politikën qoftë në perëndim qoftë në lindje, i kanë shumë për zemër simbolet, numrat, datat, pasi flasin me to shumë, pa u lodhur. Ja, shikoni p.sh se kur ja deklaroi luftën Hitlerit Anglia e Chamberlainit: 3 shtator, ditën e lindjes dhe të vdekjes së O.Kromuellit, njeriut që hapi rrugën për kapitalizmin e lirë në Angli dhe futjen e kapitalit çifut në këtë shtet si dhe lejimin e bankave të tyre çka themeloi tregun financiar të Londrës, që vazhdon të jetë më i madhi në botë; shikoni se kur u hap Froti i Dytë në Normandi të Francës me operacionin Overlord: 06.06.’44, ora 06, pasi tre gjashtat 666 japin numrin e bishës…; shikoni kur u sulmua Iraku i S.Huseinit në luftën e dytë të quajtur Lufta e Dytë e Gjirit: 19 marrs 2003, dita që në halakhah-un çifut është e përafërt me ditën e halloweenit, kur me veshje të frikshme jepen ëmbëlsira; po në këtë datë u godit 11 vjet më pas nga ajri prej NATO-s edhe regjimi i Gadafit në Libi - vitin që kaloi; madje më 15 mars ndodhi te ne edhe Gërdeci, për Idetë e Marsit, dita me hënë të plotë kur është vrarë edhe Cezari.I morëm këto shembuj për të treguar se numri 13 i viteve të çlirimit të Kosovës, është numri kur në krishterim fëmija hyn në adoleshencë dhe në judaizëm hyn në të ashtuquajturin Bar Mitzvahdhe bëhet anëtar me të drejta të plota në besimin çifut. Edhe Çezari e kaloi Rubikonin kur filloi Luftën Civile dhe prishi Republikën e Romës me 13 legjione. Por, simbolika më e fortë e numrit 13 duket të jetë simbolika e fitores amerikane në këtë kauzë. Mjafton të shihet në vulën e SHBA-ve se sa shumë e gjejmë simbolikën e numrit 13: shiritat e flamurit amerikan, 13 degët e ullirit në një kthetër të shqiponjës, 13 shigjetat në anën tjetër; po kështu fjalët E Pluribus Unum dhe Annuit Coeptis kanë nga 13 gërma; 13 janë shtresat e tullave të piramidës, etj. Dhe e fundit por më e rëndësishmja si simbolikë, 13 janë shkallët që të çojnë në podiumin e trekëmbëshit ku çohen të dënuarit me vdekje. Kjo ishte ana tjetër e monedhës.



Nga Alfred CAKO - G. Shqiptare

Friday, March 9, 2012

...është thjesht, e gabuar!





Janë disa njerëz që do urrenin farën e tyre
për ti treguar botës që s'janë racistë,
janë disa njerëz që do refuzonin të hanin mishin
për ti treguar botës që i duan kafshët,
janë disa njerëz që do merreshin me bamirësi
për ti treguar botës që s'janë diktatorë,
janë disa njerëz që do i jepnin çdokujt lëmoshë
për ti treguar botës që s'janë mizorë.

Janë disa njerëz që do harronin gjuhën e tyre
për ti treguar botës sa shumë të ditur janë,
janë disa njerëz që do pështynin mbi kulturën e vet
për ti treguar botës, që veç qytetarë të saj janë,
janë disa njerëz që do refuzonin çdo kënaqësi fizike
për ti treguar botës që s'janë materialistë,
janë disa njerëz që edhe njerëz do të vrisnin
për ti treguar botës, besnikërinë ndaj Perëndisë.

Janë disa njerëz që do shoqëronin çdo homoseksual
për ti treguar botës që s'janë diskriminues,
janë disa njerëz që do urrenin gjithçka mashkullore
për ti treguar botës që luftën për të drejtat e gruas,
janë disa njerëz që do të hiqnin dorë prej seksit
për ti treguar botës që ata kanë ndjenja,
janë disa njerëz që do duronin çdo përdhosje dinjiteti
për ti treguar botës që janë kundra dhunës.

Janë disa njerëz që do duartrokisnin çdo sistem
për ti treguar botës që e duan paqen,
janë disa njerëz që do provonin çdo perversitet
për ti treguar botës që janë të lirë,
janë disa njerëz që do mbyllnin edhe sytë
për ti treguar botës që janë besnikë,
janë disa njerëz që do të puthnin edhe këmbët
për të treguar që kanë dhe ndjejnë respekt.

Janë disa njerëz që do silleshin arrogantë
për ti treguar botës që s'janë të vobektë,
janë disa njerëz që do mbanin forcërisht një partner
për ti treguar botës që s'janë të vetëm,
janë disa njerëz që do vishnin çdo batutë të modës
për ti treguar botës që janë njerëz të kohës,
janë disa njerëz që do të thyenin çdo zemër
për ti treguar botës, që janë të aftë.

Janë disa njerëz që do qëndronin vetëm të vrenjtur
për ti treguar botës që s'janë qesharakë,
janë disa njerëz që shkatërronin çdo iniciativë
për ti treguar botës që s'janë dështakë,
janë disa njerëz që do bënin gjithçka e gjithmonë
vetëm e vetëm botës për t'ia treguar...

...por janë të tjerë njerëz që e bëjnë këtë botë më të mirë,
pa u treguar asnjëherë të tillë.


Shkroi: Stop Injorancës  https://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, March 6, 2012

Të ngrihet një muze për genocidin ndaj shqiptarëve



Berisha: Në Tiranë duhet të ngrihet një muze për genocidin ndaj shqiptarëve

Eshtë e domosdoshme që Tirana, kryeqytetin e vendit, të ketë një muze të veçantë për kalvarin e shqiptarëve këto dy shekuj, sepse për ne, harresa do të ishte turpërim i madh, do të ishte e pafalshme!
Ne flasim dhe njohim disa nga masakrat, por ju garantoj se në çdo territor të këtij vendi që kufizohet me të tjerë kalohet mbi të vdekur, të rënë vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Kjo është mënyra më dinjitoze për të ndërtuar marrëdhëniet e reja me kombet e vendet përreth, për të ecur të sigurt drejt së ardhmes që meritojmë. Ndaj, edhe Tirana duhet të ketë një muze të genocidit kundër shqiptarëve, në mënyrë që brezat, fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë të shohin se cilat ishin sakrificat e paraardhëse të tyre, cila është drita që i udhëheq ata drejt së ardhmes që meritojnë”.

“Asnjë komb tjetër, pas kombit hebre, nuk ka njohur genocide, spastrime etnike, krime kundër njerëzimit, siç kanë njohur shqiptarët, të paktën që nga Lidhja e Prizrenit, deri në fund të shekullit që lamë pas. Por sot, ne jemi të lirë e kjo liri është e tëra e ndërtuar mbi një sakrificë mbinjerëzore, mbi një përpjekje titanike të një kombi të vogël për të mbijetuar, në të drejtën, në tokën, në trojet e tij. Sot, ne jemi të lirë dhe kemi një vështrim të kristaltë drejt të ardhmes sonë. Kemi besim të madh se si komb i lire lamë mbrapa periudhën e përpjekjeve për mbijetesë e ekzistencë dhe kemi hapur kapitullin e ndërtimit të së ardhmes që meritojmë, e një të ardhmeje në liri, në prosperitet, në bashkëpunim dhe miqësi me kombet e tjera të rajonit e të Europës,” tha Berisha.

P.s Si ta bëjmë Z. Berisha që vetëm gjatë qeverijes suaj janë përdhunuar të gjitha varret, bustet e statujat e figurave të kombit shqiptar? Janë shkatërruar të gjitha shtëpitë muze, të gjitha monumentet e kulturës, çdo shenjë nga e kaluara jonë e mundimshme, nga trashëgimia jonë kulturore.
Si t'ia bëjmë që ti edhe pse me PDIU-në në kualicion, nuk gjete kurrë guxim të trajtosh çështjen çame me analogun grek?
Si është e mundur që fërkon supet e Janullatosit, kur çdo e zezë në jugun shqiptar mban vulën e tij?
Si t'ia bëjmë që janë vrarë sërish shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë? Mbi 2000 të rinj u vranë atëherë kur ti po vetzgjidheshe President.
26 të tjerë në një shpërthim të tmerrshëm tek një prej bizneseve të tua dhe sot ende nuk iu është dhënë drejtësi. Dikush madje u aksidentua duke shkuar për gjah...
Janë vrarë shqiptarë, në mes të bulevardit dhe janë quajtur edhe qafëpalarë e mercenarë? Madje ti i dhe 4 rroga vrasësve të tyre...
Janë quajtur faqezinj ata që janë ngritur për ti thënë NDAL akteve të tua antikombëtare, janë quajtur sharlatanë, thashethemexhinj.
Janë quajtur Aleancë Plehu ata që refuzuan ardhjen e plehrave nga jashtë. Kjo lloj vrasjeje, edhe pse më e ngadaltë, është më tepër e dhimbshme.
Vriten edhe sot çdo ditë shqiptarë në Greqi, Maqedoni apo Serbi, pikërisht sepse janë shqiptarë. Ndërkohu ju shtrëngoni duart, fqinjësia shembullore, krijoni minoritete të paqena, furnizoni me naftë makinat e vdekjes...

Në Shqipërinë tonë të lirë, zhvarrosen varret e të parëve tanë dhe trajtohen me miratimin tuaj si ushtarë grekë.
Në Shqipërinë e duarve të tua të pastra, vriten qytetarë ditën kur votohet për demokracinë.

E di ç'keni Z. Kryeministër, vazhdoni më mirë përgatitjen për festimin e 1 majit siç festuat edhe vjet dhe urojmë që Shakira të mbetet e kënaqur me 5 milion eurot që ia rrëmbeni popullit shqiptar.

Kur të ngrihet Muzeu ndaj genocidit kundra shqiptarëve, figura juaj do të zërë një vend shumë të rëndësishëm... Urojmë të jeni gjallë deri atëherë.


Shkroi: Stop Injorancës  https://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Takitu tenataku



Kinezçja me detyrim nuk është rrjedhje, por largpamshmëri


Më në fund u zbulua origjina e panjohur e zellit të kryeministrit shqiptar, për mësimin e detyruar të kinezçes, në programet tona mësimore.

Të gjithë u njohëm me Projektin e Ri të Stadiumit Qemal Stafa, projekt spanjoll i ideuar sipas Shqipërisë së kufinjve të cunguar të 2012-të, pra në formë arkivoli.

U premtua se ky stadium do të jetë i përfunduar për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit Shqiptar dhe do të inagurohet me ndeshje futbolli mes ekipeve shqiptare, brenda dhe jashtë 28mijë/km katrorë.

Tani ju do thoni, po ç'lidhje kishte kinezçja këtu?

Momentalisht duke qenë se kemi hyrë në muajin Mars, vetëm 8 muaj na ndajnë prej 28 nëntorit dhe për të ndërtuar Stadiumin me pamjen e tij të re në një kohë kaq të shkurtër, këtë do të mundet ta bënin vetëm kinezët, ( i njihen e pranohen veprat botërisht, shiko këtu ---> http://www.youtube.com/watch?v=Ps0DSihggio ) të cilët do kishin padyshim nevojë për përkthyes.

Shkroi: Stop Injorancës  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, February 28, 2012

Etimologjia e fjalës italiane NERO (I zi)

Sipas etimologjisë zyrtare, fjala italiane "nero", që nënkupton të zezën, e që frengjisht bën "noir" dhe në latinisht "nig-rum", sipas linguistit Franz Bophttp://en.wikipedia.org/wiki/Franz_Bopp, vjen prej greqishtes së lashtë "νεκρός"http://en.wiktionary.org/wiki/%CE%BD%CE%B5%CE%BA%CF%81%CF%8C%CF%82që lexohet "nekros" e që përkthehet i vdekur dhe nënkupton (er)rësirën në varr, mungesën e dritës.

http://www.etimo.it/?term=nero&find=Cerca
Besoj se shumë prej nesh nuk e kanë të vështirë të dallojnë tek e ashtëquajtura greqishte e lashtë "nekros", përafrinë e mrekullueshme me shqipen e sotme "në kryq". (Apo nuk+ron)

Disa prej jush ndoshta do ngrenë supet e do të thonë, ç'ne kryqi i krishterë mbi varre, në një kohë kur krishtërimi nuk kishte lindur ende?!

Dhe këtu vjen e detyrueshme të sqarojmë të painformuarit, se kryqi, ashtu si shumë rite, zakone, apo festa të tjera të krishtera sot, janë kopje të krishtërimit, prej besimit PAGAN.

http://stopinjorances.blogspot.com/2010/11/kultura-e-vinces-hieroglifet-ilire.html
Kryqi është gjetur si hieroglif i pikturuar tek Kultura Vinçe, e cila daton deri ne 6000 vjet p.e.s dhe nënkupton pikërisht pozicionin yjor ku lind dielli në datë 25 dhjetor. Gjithashtu kryqi gjendet tek e gjithë bota pagane, tek sumerët, babilonasit, egjiptianët, majat, inkasit, trojanët, dardanët, grekët e lashtë si edhe së fundmi tek latinët. http://www.symbols.com/encyclopedia/15/151.html

Po vetë etimologjia e fjalës kryq, ç'nënkupton?
http://www.etymonline.com/index.php?term=cross&allowed_in_frame=0
Etimologët edhe këtu, si në çdo fjalë të lashtë, janë të pavendosur për ti dhënë një kuptim fjalës dhe sipas tyre fjala vjen nga gjuha skandinave(?). Çdo të thotë? S'e dinë...
Shqipja ka një sërë fjalësh me kry, kri, dhe ajo Q-ja jonë apo prapashtesat "oss" do të thonë të njëjtin fjalë "është ose Qe".
Pra "Kry+qe" ose Q'është+kry, si një shenjë nderimi për të vdekurin, nën simbolin e rilindjes së diellit gjatë ekuinoksit dimëror.

Për tu kthyer tani në temë tek fjala jonë "nero", vlen të theksojmë se këtu emrin e Malit të Zi, i cili është një rrjedhim i fjalës shqipe "malësi", që të huajt në grup e kanë keqpërkthyer Mali i Zi.
http://www.etymonline.com/index.php?term=Montenegro&allowed_in_frame=0
Nuk kishte sesi emri Montenegro ti vendosej prej venetëve Malit të Zi, si përkthim i sllavishtes Crnagora, pasi venetët ishin fis ilir dhe rrjedhimisht e njihnin shqipen, para se të mbërrinin sllavët në gadishullin Ilirik.
E ç'mund të ishte Mali i Zi, nëse deri në 1813-ën nuk ka ekzistuar si komb?
http://en.wikipedia.org/wiki/Petar_II_Petrovi%C4%87-Njego%C5%A1

Kur flet mbi gjuhët e etimologjitë e fjalëve, ndodh shpesh të humbasësh nga tema, prandaj mos na keqkuptoni.

Fjala "Nero" edhe në ardhtë nga "nekros" siç thoshte Bopp-i, ajo vjen prej shqipes "në kryq", por edhe në mos ardhtë prej saj, ajo që i përafrohet më tepër është fjala "err" e shqipes, fjala që krijon "errësirën". Pra N+errë.

Gjuhë qytetërimesh të mëdha si e ashtëquajtura Greqishte e Lashtë me "μαύρος" apo si latinishtja "nigrum", duke i krahasuar me fjalën shqipe "ZI", dukshëm janë gjuhë të reja, gjuhë pa zanafillë të qartë, pa filozofi mendimi.

Shqipja i Zi, tregon bashkarisht lidhje me disa folje.
- Foljen "zë", kur errësira zë tokën.
- Foljen "zi", kur zien në zjarr e nxin enët.

Shikoni cilën gjuhë po përbuzni, për të folur gjuhët "e huaja"...

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Voto të shkuarën për të ardhmen...

Stop Injorancës
Kur mendoj që Fatos Nano është një prej kandidaturave më të mundshme për t'u bërë President i Shqipërisë, më kaplon një trishtim i madh.

F. Nano, ka studiuar Institutin Marksisto-Leninist në Tiranë dhe është zgjedhur Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme në 1991-shin, ku pas zgjedhjeve të para parlamentare të 31 Marsit, rizgjidhet Kryeministër i Partisë së Punës dhe kryetar shteti, i ndjeri Ramiz Alia.

Ata fëmijë shqiptarë që kanë lindur në vitin 1991, sot kanë mbushur plot 21 vjeç dhe në këto 2 dekada, fytyrat e politikës kanë mbetur po të njëjtat, sado më të plakura e më të liga, janë të njëjtët emra, e njëjta mendësi, i njëjti mjerim.

Shikoni majtas, djathtas, lart në pushtet apo poshtë nëpër trotuarë. Janë të njëjtat fytyra, të njëjtit mbiemra, të njëjtat klane, i njëjti mjerim.

Po Rinia ku është?


Ku janë studentët e shkëlqyer që kanë studiuar nëpër univeristetet më elitare të botës? Ku shkojnë energjitë e këtij vendi, ku konsumohen? Ku shkuan dëshirat e shpresat tona?

Edhe për sa kohë do tolerojmë që të tallen me këtë vend dhe të ardhmen tonë, disa pleq të rrjedhur?

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Faqja Stop Injorancës në Facebook

Sa prej jush e hapin Facebuk-un, kryesisht vetëm për të lexuar apo diskutuar në këtë faqe?

Sipas statistikave, 2281 njerëz, e hapin këtë faqe mbi 21 herë, brenda 6 ditësh.

Faqja jonë është momentalisht e arritshme për 11783 njerëz në muaj, pavarësisht numrit të të rregjistruarëve në të. Çdo ditë, regjistrohen mesatarisht 12 njerëz të rinj dhe 70% e tyre janë shqiptarë me banim në Shqipëri.

Përqindja gjinore femërore ka pësuar rënie në 48%, krahasuar me faqen tonë të mëparshme, ku zinte 57% të të rregjistruarëve.

Në faqen tonë ka më tepër foto të shtuara prej anëtarëve sesa anëtarë dhe numri i fotove po arrin 5000.

M.q.s jemi këtu, doja t'iu shprehja konsideratën dhe falenderimet e mia për të gjitha postimet tuaja.
Këtu tashmë i gjen të gjitha natyrat e informacioneve e madje dhe në kohë reale.

Kalofshi sa më mirë!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Shtetet perëndimore që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe orientimi i shqiptarëve në Kosovë

Ja kush janë shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e shtetit shqiptar të Kosovës.

Kush e mbështet Kosovën dhe nga është orientimi i shqiptarëve të Kosovës, Lindja apo Perëndimi?


Shtetet që pritet ta njohin Republikën e Kosovës

Antigua dhe Barbuda
Bahamas
Bangladeshi
Barbadosi
Butan
Burundi
Bocvana
Brunei
Kepi i Gjelbër
Kameruni
Dominika
Ekuadori
Etiopia
Egjipti
Salvadori
Guineja Ekuatoriale
Grenada
Guatemala
Guajana
Indonezia
Iraku
Xhamajka
Kenia
Libani
Lesoto
Libia
Mali
Mongolia
Mozambiku
Nikaragua
Pakistani
Papua Guinea e Re
Paraguai
Saint Kits dhe Nevis
Shën Vincenti dhe Grenadinet
Sudani i Jugut
Sudani
Surinami
Tanzania
Timori Lindor
Tonga
Trinidad dhe Tobago
Tunizia
Turkmenistan
Jemeni
Zambia
India
Fixhi
Republika e Kongos
Kamboxhia
Çadi
Eritrea
Mauritius
Nepali
Ruanda
Sejshelli
Ishujt Solomon
Togo
Afrika e Jugut
Namibia
Madagaskari
Jemeni
Sri Lanka
Palestina, zyrtarisht entitet vëzhgues në OKB, kandidat për anëtar në OKB.
Vatikani, zyrtarisht shtet jo anëtar vëzhgues në OKB.

Shtetet që kundërshtojnë njohjen e Republikës së Kosovës

Serbia
Rusia
Sllovakia
Spanja
Rumania
Azerbajxhani
Bjellorusia
Qiproja
Gjeorgjia
Moldavia
Algjeria
Argjentina
Bolivia
Vietnami
Venezuela
Uruguai
Koreja e Veriut


Shtetet neutrale, pa qëndrim ose me pozicion të lëkundur për Kosovën

Meksika
Filipinet
Tailanda
Zimbabveja
Singapori
Maroku
Izraeli
Irani
Kili
Bosnja dhe Hercegovina
Armenia
Kuba
Greqia
Republika Popullore e Kinës
Ukraina
Republika Demokratike e Kongos
Birmania
Kazakistani
Siria
Brazili
Angola
Laosi
Taxhikistani
Uzbekistani
Kirgistani


Shtetet që e kanë njohur janë:

Afganistani 8 shkurt 2008
Kosta Rika 17 shkurt 2008
Shqipëria 18 shkurt 2008, de facto që më 21 tetor 1991 18 shkurt 2008
Mbretëria e Bashkuar 18 shkurt 2008
Shtetet e Bashkuara të Amerikës [13] 18 shkurt 2008
Franca 18 shkurt 2008
Turqia 18 shkurt 2008
Australia 19 shkurt 2008
Senegali 19 shkurt 2008
Gjermania 20 shkurt 2008
Letonia 20 shkurt 2008
Estonia 21 shkurt 2008
Italia 21 shkurt 2008
Danimarka 21 shkurt 2008
Luksemburgu 21 shkurt 2008
Peru 22 shkurt 2008
Belgjika 25 shkurt 2008
Polonia 26 shkurt 2008 Shteti i parë sllav që e njohu Kosovën.
Zvicra 27 shkurt 2008
Austria 27 shkurt 2008
21 Irlanda 29 shkurt 2008
22 Suedia 4 mars 2008
23 Holanda 4 mars 2008
24 Islanda 5 mars 2008
25 Sllovenia 5 mars 2008
26 Finlanda 7 mars 2008
27 Japonia 18 mars 2008
28 Kanada 18 mars 2008
29 Monako 19 mars 2008
30 Hungaria 19 mars 2008
31 Kroacia 19 mars 2008
32 Bullgaria 19 mars 2008
33 Lihtenshtajni 25 mars
34 Koreja Jugore 8 mars 2008
35 Norvegjia 28 mars 2008
36 Ishujt Marshall 17 prill 2008
37 Nauru 23 prill 2008
38 Burkina Faso 24 prill 2008
39 Lituania 6 maj 2008
40 San Marino 11 maj 2008
41 Republika Çeke 21 maj 2008
42 Liberia 30 maj 2008
43 Siera Leone 13 qershor 2008
44 Kolumbia 7 gusht 2008
45 Belize 7 gusht 2008
46 Malta 21 gusht 2008
47 Samoa 15 shtator 2008
48 Portugalia 7 tetor 2008
49 Mali i Zi 9 tetor 2008
50 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 9 tetor 2008
51 Emiratet e Bashkuara Arabe
52 Malajzia 30 tetor 2008
53 Mikronezia 5 dhjetor 2008
54 Panamaja 16 janar 2009
55 Maldivet 19 shkurt 2009
56 Palau 9 mars 2009
57 Gambia 7 prill 2009
58 Arabia Saudite 20 prill 2009
59 Komoros 18 maj 2009
60 Bahrain 19 maj 2009
61 Jordan 7 korrik 2009
62 Republika Domenikane 10 korrik 2009
63 Zelanda e Re 19 nëntor 2009 1
64 Malevia 16 dhjetor 2009
65 Mauritania 13 janar 2010
66 Suazilendi 12 prill 2010
67 Vanuatu 28 prill 2010
68 Xhibuti 11 maj 2010
69 Somalia 19 maj 2010
70 Honduras 3 shtator 2010
71 Kiribati 21 tetor 2010
72 Tuvalu 18 nëntor 2010
73 Katari 4 janar 2011
74 Guinea-Bissau 10 janar 2011
75 Omani4 shkurt 2011
76 Andora 8 qershor 2011
77 Republika e Afrikës Qendrore 22 korrik 2011
78 Guinea 12 gusht 2011
79 Nigeri 16 gusht 2011
80 Benini 17 gusht 2011
81 Shën Lucia 19 gusht 2011
82 Gaboni 9 shtator 2011
83 Nigeria 12 shtator 2011
84 Bregu i Fildishtë 21 shtator 2011
85 Kuvajti 11 tetor 2011
86 Sao Tome dhe Principe30 dhjetor 2011
87 Gana23 janar 2012
88 Haiti
89 Uganda 18 shkurt 2012

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Financimi i Institucioneve fetare!!!



Në një kohë kur mbi 300 mijë shqiptarë gjendet të groposur nën dëborë duke luftuar për mbijetesë, pa ujë, ushqime, elektricitet etj, ja sesi shteti ynë shpërndan paratë që mbledh me anë të taksave tona. Në vendet e bllokuara prej borës, nuk duket as hoxha, as prifti dhe asnjë zyrtar fetar, për të çuar ndihma. Sipas tyre, ky është vullneti i Zotit...

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Të kam gënjyer

Nesë të kam thënë "Të dua",
të kam gënjyer si i marrë.
Me forcën që të dua tani,
s'të kam dashur kurrë më parë.




Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Antipatia ndaj festës së dashurisë



Në mes qindra e qindrash festash pa asnjë kuptim, të dalësh pikërisht kundra kësaj feste përkushtuar të dashuruarve, nuk duket si një shprehje e dashurisë së vërtetë.

Qoftë kjo ditë edhe për ato çiftet e zonave rurale, që kjo ditë i rikujton apo detyron ti përkushtohen njëri-tjetrit, qoftë edhe për ato gra që 364 ditë të vitit rropaten me punët e shtëpisë apo rritjen e fëmijëve, qoftë edhe për ata djem që sot gjejnë guximin të shprehin për herë të parë ndjenjat e tyre, qoftë për shitësit e luleve apo pronarët e restorantëve.

Eshtë një ditë e kushtuar njerëzve që dashurojnë gjatë gjithë vitit, ditë kushtuar suksesit të këtyre lidhjeve, mbijetesës ndal çdo luhatjeje humori e ndjenje.

Pak nuk është aspak, vonë nuk është kurrë.

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Shqipëria po ndryshon, është një Europë që na sfidon...

S T O P   I N J O R A N C E S !!!

Si të përzgjidheni për të qenë pjesë Big Brother Albania

Një çelës sekret se si ju mund të bëheni padyshim i/e përzgjedhur dhe pjesë e spektaklit real Big Brother 5 apo shqip, "Vëllai i Madh" 5 në Shqipëri, në CV-në apo jetëshkrimin tuaj, duhet të keni njërën apo disa prej cilësive të mëposhtme:

a.) Prindërit të ndarë, ose njërin prej tyre të vdekur.
b.) Vëllain drogaxhi ose kriminel.
c.) Motrën të trafikuar, ose të humbur.
d.) Mundësisht vetë të keni prirje homoseksuale.
e.) Pa harruar që niveli kulturor, sa më pranë zeros të jetë, aq më tepër shance ju jep.

Shkroi: Stop Injorancës  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Madhështia e filozofia e shqipes



Ne nuk jemi të ndërgjegjshëm rreth madhështisë e filozofisë së gjuhës me të cilën jemi rritur e kemi zhvilluar inteligjencën tonë.
Tani, shumë rastësisht po mendoja mbi foljen "krahasoj" të shqipes dhe shkakun prej nga mund të ketë ardhur kjo fjalë.

Ndërsa në të gjitha gjuhët e tjera të ashtëquajtura "indoeuropiane" kjo fjalë krijohet përmes 2 foljesh shqip, foljes ndihmëse "kam" (kom) dhe foljes "parë", pra, {com+pare}, shqipja "krahasoj" vjen nga fjala "krahë", përmes imitimit me anë të krahëve tona, për të shpjeguar objektin për të cilin flasim.
Merrni si shembull p.sh rastin kur shpjegojmë madhësinë e peshkut të cilit kemi kapur në rrjetë.

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise

Gjuha e shenjave në Shqip

Çdo kulturë ka gjuhën e vet të gjesteve, që natyrshëm ndryshon nga një popull tek tjetri. P.sh Tundja e kokës vertikalisht që në Shqipëri nënkupton një mohim, zakonisht në botën e jashtme nënkupton pohimin. Do doja të përmblidhnim këtu, sa më shumë gjeste të ndryshme të përdorura prej shqiptarëve.

Po ia nis unë:
Goditja e bërrylit me pëllëmbë nënkupton "Kurrë".

Për të lexuar të gjitha shembujt e dhënë, shtypni këtu:
http://www.facebook.com/220909724602709/posts/388702077823472

Vrasja e Komandos shqiptare në Afganistan.

Në rradhë të parë gjejmë rastin t'iu dërgojmë ngushëllimet familjes së të ndjerit Feti Vogli, ushtar i forcave komando shqiptare, i vrarë në Afganistan.

Në këtë ngjarje të rëndë, ku për herë të parë, pas disa misionesh të njëpasnjëshme të komandove shqiptare, humbet jetën një komando shiptare, disa dritë-hije dalin prej errësirës e shkojnë po drejt saj.

Edhe pse solidariteti i popullit shqiptar, për humbjen e kësaj jete ishte fisnik deri në detaj, kjo ngjarje të lë edhe shije të hidhur veç trishtimit për këtë humbje.

- Çudia e parë, ishte fakti se Ministria e Mbrojtjes shpalli 2 ushtarë të vrarë, ndonëse njëri prej tyre është ende gjallë.
- Çudia e dytë, është se familjarët e të ndjerit lajmërohen fillimisht prej shtypit dhe jo prej burimit zyrtar, siç do ti takonte realisht një dëshmori.
- Çudia e tretë ishte fakti se për humbjen e jetës së këtij ushtari, Tirana zyrtare e vazhdoi me hare festën e saj, të rrëzimit të bustit të E. Hoxhës.


- Çudia e katërt dhe këtu ju lutem më ndjeni qëndrimin, është se po kjo qeveri, e cila i ka shpallur luftë dëshmorëve tanë të kombit, në format nga më perverse, duke nisur nga numri i tyre 28000, duke u nisur prej luftës së tyre, përbaltjes së gjakut të derdhur për liri, duke vazhduar me heqjen e emrin të rrugës "Dëshmorët e 4 shkurtit" e duke vazhduar edhe me festimet kush më 28 e kush më 29 nëntor, shkon e shpall dëshmor një djalë të ri, që pamundësia ekonomike e kishte shtyrë të ndërmerrte këtë iniciativë të vështirë, ku me shumë gjasa duhet edhe të ketë paguar para tek eprorët e tij për të blerë "vdekjen", vendin e punës, e që sipas të dhënave të fundit është ekzekutuar pas një zënkeje me një polic afgan.

E mallkuar qoftë ajo dorë që i dërgon djemtë tanë të luftojnë me vdekjen atje larg, kur këtu në tokën tonë shteti shqiptar i vret të rinjtë shqiptarë në mes të bulevardit dhe pasi i quan edhe qafëpalarë, nuk denjon t'iu kthejë drejtësinë, as atje në varr.


Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Monday, February 20, 2012

Berisha dhe gafat e tij ndër vite

Sala ne Korçe !
Fjala me e madhe e thene ne Korçe, gjate gjithe historise:
Se kur t’do Korça, t’ka dasht gjithe botaaa !

-Sala ne shkollen e femije me te meta mendore !
Ju jeni e ardhmja e Shqipnise!

-Prof Dr. S. Berisha kishte shkuar ne zyren e ngritur kundra korrupsionit, ku ne nje numer telefoni qytetaret benin akuzat e tyre te drejtperdrejta.

Stafi i emisionit te fiks fare kishte shkuar ta filmonte nderkohe qe edhe e marrin ne tel
Sala ngre telefonin dhe pyet si quheni ? Telefonuesi pergjigjet - David Cooperfild.
Sala- Si jeni David ?hahaha

-Sala ne Erseke !
Ersekaaar dhe ersekaaaare !
Sala ne Shale !
Kam ardh ketu, me u perqafu me Shalen e Lirise.

Sala ne Lushnje !
Shkon Sala ne Lushnje edhe fillon fjalimin:
Pooopull i Beratit !
Shoqeruesi me ze te ulet:Zoti Sali jemi ne Lushnje ketu.
Sala: Pooopull I Beratit !
Shoqeruesi:Zoti Sali jemi ne Lushnje t’thashe.
Sala:
(Pusho he dreq). Pooopull I Beratit, ti je krenar qe ke Lushnjen kojshie!

-Sala ne perurimin e Coca-Cola-s !
Pooopull shqiptar, gzuar kokn e kolls, dallnyshten e pare kapitaliste n’Shqipnii!

-Sala ne fusha zgjedhore!
Asht nje nder i madh per mue … I will , I will, I
Will… perkthe ti Genc… Atje takova e zonjen Lalymier e. Un I thash e, ajo m’tha e, ne i thame… Se Partia Demokratike i ka ziguru popllin shqiptar e, shtate lloje buksh: te bardhe, te zeze, te kuqe… jo t’kuqeee!


-Sala kthehet nga Keshilli i Evropes! (interviste ne TVSH mbas kthimit)
Se Evropa e do Shqiperine, i do shqiptaret, e do PD-ne por jo bishen e kuqe.!

-Berisha ne Malesi te Madhe! Kopliks e KOPLIKAR nenat e motrat ku ti keni eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee(shoqeruesi shef rregullo fjaline se e ke gabim)Malesor e Malesore ju jeni MARTIRET E KOMBIT Shqiptar.


Ne inagurimin e fabrikes se pare te kola koles-Saliu tha: "Kjo ash nji ngjarje e madhe per Shqipnin.Tash shqiptaret do shijojne Koken e Koles qe prodhohet ne Tirane"

Ishte fund dhjetori dhe fol e fol doktori me ne fund "tha te nderuar studente gezuar vitin e ri shkollor" !!!!

Ne mitungun ne Kukes Sala duke iu rreferuar Kukesit te vjeter: "Kukesi i vjeter i mbulum nga liqeni i hidrocentralit do mbet Atlantis i diktatures!" kuksianet filluan te shikonin njeri-tjerin te habitur

Kur shkoi Sala per ngushellimet tek familja e nje polici qe u vra ne detyre dhe tha: "jam jashte mase i gzum te marr pjese ne hidherimin tuj..."

"Ju jeni e ardhmja e atdheut" --Sala tek femijet handikap

Ne 1992 Sala pas fitores se PD ne nje miting ne sheshin skenderbej tha: "Populli shqiptar deri dje ishte na buze te gremines! Sot ka hedh nji hap perpara!"

Me gruan ne miting ne Vlore: "Liria ka pat shum burra, nga Skenderbeu deri ke Isamil Qemali." vlonjatet filluan te bertinsnin "Liria do vije me ne! Liria do jete e lumtur me ne! Liria ne shtepite tona!"

Ne mitingun e Lushnjes Sala tha : "Populli trim i Lushnjes!" vete lushnjaret filluan qeshnin.


Shkon Sala per nje tubim parazgjedhor ne veri te Shqiperise ne nje fshat te thelle diku dhe ne mesin e shume e shume premtimeve thote"Ne do ju ndertojme shkollen e re,rrugen e re.....dhe do ju ndertojme edhe uren e re ne fshat"Habiten fshataret dhe e pyesin,o z.kryeminister po ca na duhet neve ura,kur nuk kemi lum???
Sala:Po do ju sjellim edhe lumin

Sala ne Durres.
Sala ne nje tubim ne Durres fillon te bertase SHKODRAAAAA
Shoqeruesi i tij:z.kryeminister jami ne Durres
Sala prape:SHKODRAAAA
Shqeruesi :oo jemi ne Durres aman z.Kryeminsiter
Sala: SHKODRAAAA ju bene te fala!

Shpresoj te ju pelqejne! Forumivirtual.com

Monday, February 13, 2012

Përse shqipja është një ThesAr?

Le të marrim si shembull pikërisht fjalën thesar, për të treguar madhështinë e kësaj gjuhe.

Sipas etimologëve, fjala thesar vjen prej greqishtes "thesauros" (thesavros), që në latinisht bën "thesaurum", në frengjishten e shek. të XIII-të "trésor", në anglisht "treasure", italisht "tesoro", në portugezçe "tesouro" e në shqip "thesar" dhe nënkupton "store, treasure, treasure house", pra vendmbajtjen e thesarit.

Asnjë gjuhë, sot e mot, veç shqipes nuk e ka përdorur apo e përdor fjalën "thes", por përdorin fjalë si çanta, gr. "τσάντα", lat. "sacculum", ang. "bag apo sack", ita. "borsa", fre. "sac", port. "saco", spa. "bolsa", gjer. "Tasche", sue "väska" etj, etj.

Ka gjetur një thes me ar, është një shprehje shumë e përdorur shqiptare, në përralla apo tregime të moçme, ç'ka na mjafton ne për të kuptuar shumë.

Sipas etimologjisë zyrtare, fjala "thesauros" vjen prej rrënjës "tithenai" që nënkupton të fusësh apo të vendosësh. A bind ky shpjegim ndokënd prej jush?

Si mundet "tithenai" të bëhet "thes" dhe nuk qenka e mundur që fjala "thes" e shqipes të jetë rrënja e parë e kësaj fjale?

Mos të harrojmë që edhe vetë fjala "arkë" e shqipes, nuk do të thotë asgjë tjetër veçse "ar+ka", pra ajo që ka ar.

Përse ka heshtur Akademia Shqiptare, nuk ka ditur apo nuk është lejuar të flasë?

Çfarë përfundimi nxjerr një e dhënë e tillë, veç faktit se ishte shqipja ajo që krijoi shkrimin grek të lashtë apo atë latin?

Sami Frashëri
Gjuha shqipe është më e vjetër se gjuha e vjetër greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli shqiptar është më i vjetri " (f.24 S.F.)
Këtë pohim e nxirrte nga studimi i rrënjëve të gjuhës shqipe me ato të gjuhës së vjetër greke, latine,sllave, gjermane dhe gjuhëve të vjetra europiane si dhe gjuhës persiane, zende dhe sanskrite.

E kaluara duhej manipuluar ngaqë, sikundër thotë Orwell, kush sundon të shkuarën, sundon të ardhmen; kush sundon të sotmen, sundon të shkuarën.

Ne shqiptarëve sot, na takon të rinisim studimet, pikërisht aty ku i kanë ndërprenë rilindasit shqiptarë. Ky nuk është as romantizëm e as patriotizëm, por një hedhje dritë mbi të vërtetën. Mbi atë të vërtetë që bën çdo njeri të lirë.

Shkroi: Stop Injorancës

Tuesday, February 7, 2012

SHQIP - sa mundemi!

Kush e ndoqi mbrëmë emision "Shqip" të Rudina Xhungës, ku ishte i ftuar albanologu kanadez Robert Elsie, duhet të kuptonte disa gjëra:

- E para, shqipes si gjuhë, mundet ti japë vendin që i takon në gjuhësi e histori, shqiptari e vetëm shqiptari.

- E dyta, një gazetar që të intervistojë një albanolog, duhet fillimisht të ketë njohuri rreth shqipes, që të mos orientojë diskutimin mes ndryshimeve ndërmjet shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Çamëri, Maqedoni a gjetkë, por ta orientojë rreth drejt gjuhës, asaj që na bashkon.

- E treta, një albanolog shkon e interviston shqiptarët e Ukrainës, arvanitasit, arbëreshët me fondet e tij private, ndërsa shteti shqiptar merr pjesë vullnetarisht në asimilimin e tyre, duke shuar çdo urë lidhjeje komunikimi e bashkimi mes shqipfolësve anembanë botës.

- E katërta, si mundet të quhet albanolog një studiues, i cili shprehet rreth shqipes (të cilën edhe pas dekadave studim nuk e kishte përthithur dot plotësisht, ashtu si psh shqiptarët mundet të komunikojnë në anglisht sot) se nuk ia gjen dot fillin dhe bashkë me kulturën shqiptare, i duken një TMERR i vërtetë.

Si mundet një albanolog të ketë një mungesë kaq të madhe diplomacie dhe të ofendojë një kulturë, të cilën mbi të gjitha nuk ka patur hapësirë për ta kuptuar?

- E pesta, duke dëgjuar shqipen e Elsit, vihej re lehtësisht se gazetarët shqiptarë, nuk e flasin dot shqipen pa e përzjerë me terma të huaj, si pasoja e mungesës së njohurive të tyre rreth shqipes.

- E gjashta, një lepur nuk do mundej kurrë të lexonte e kuptonte historitë e shqiponjave.



Me aq sa kuptova prej zotërisë, ai s'ishte gjë tjetër veçse një sharlatan mes qindra e mijëra sharlatanëve të tjerë që janë marrë me gjuhët apo historinë.

Aty kur foli se shqipja ka huazuar shumë prej latinishtes, do doja të isha ta pyesja:
-Cilat fise e kanë banuar e krijuar atë Perandori?
-Në cilën gjuhë kanë folur me popullin mbi 50 perandorë ilirë të Romës?

E një të fundit për pak sheqer, si belbëzon një fëmijë kur lind ?

At, apo Pater?


I lirë apo liberum?

Shkroi: Stop Injorancës https://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Monday, January 30, 2012

Një indonezia rrihhet nga turma dhe rrezikon 5 vite burg sepse shkroi në Facebook "Zoti nuk ekziston".



 Një nëpunës i shtetit është arrestuar në Indonezi pasi shkroi në faqen e tij në "Facebook" shprehjen "Zoti nuk ekziston!". Tani ai rrezikon të dënohet me pesë vite heqje lirie në bazë të ligjit për blasfeminë.

 Aleksandër Aan, 31 vjeç, është akuzuar për përdorim të rrjetit social me qëllim shpërndarjen e ideve që dhunojnë ligjet e shtetit dhe për deklarimin e tij të rremë si mysliman në vendin ku punon. Komenti i tij është bërë shkak për ngritjen e hetimeve në Sumatrën perëndimore, ndërsa ai vetë është linçuar nga njerëzit teksa shkonte në punë, raporton agjencia e lajmeve NOA.

 Indonezia është një vend me 240 milionë banorë, ku lejohet prania e feve, por ateizmi është i paligjshëm.

 Burimi i informacionit: http://​worldnews.msnbc.msn.com/​_news/2012/01/20/​10200732-indonesia-man-atta​cked-by-mob-faces-jail-for​-writing-god-doesnt-exist-​on-facebook

http://digg.com/newsbar/​topnews/​atheist_indonesian_in_prote​ctive_custody_after_being_​beaten_by_mob

Jezu Krishti vdiq në moshën 106 vjeçare në Japoni. Në vend të tij u kryqëzua i vëllai

Dokumentet japoneze: "Jezu Krishti vdiq në moshën 106 vjeçare në Japoni. Në vend të tij u kryqëzua i vëllai"


 Dokumentet japoneze thonë se Jezu Krishti vdiq në moshën 106 vjeçare në Japoni
 Për dekada me radhë, legjenda dhe histori qarkullojnë në lidhje me jetën e vërtetë të Jezu Krishtit.

 Sipas disa dokumenteve të lashtë japoneze, Jezusi nuk i dha fund jetës në kryq, në Jerusalem, por në Japoni, ku atij i është bërë një varr i thjeshtë.

 Shkrimet e shenjta orientale na tregojnë se Krishti ka vizituar Japoninë për herë të parë në mes të viteve 21 dhe 33. Ky udhëtim shpjegon periudhat e gjata të jetës së tij injoruar krejtësisht nga Ungjilli.
 Gjatë kësaj periudhe thuhet se ai ka studiuar kulturën dhe gjuhën e vendit, para se të kthehej në Jeruzalem.

 Pasi u kthye në vendin e tij të lindjes, Krishti nuk ka vdekur në kryq, por në vend të tij është kryqëzuar Isukiri, vëllai i tij i vogël. Më pas Ai është transferuar në Siberi, duke vazhduar disa vjet më vonë në Alaskë, deri në Hachinohe, 40 km nga Shingo.
 Dokumentet thonë se Ai ka jetuar atje vitet e fundit të jetës së tij: në një fshat ku gjeti grua dhe pati edhe 3 fëmijë, ku edhe vdiq në moshën 106 vjece.

 Dokumentet që sjellin këtë histori quhen “Takenouchi Documents” dhe ekspertët thonë se mosha e tyre është të paktën 1500 vjet më parë, kaluar nga brezi në brez nga familjet e fshatit Takenouchi.
 Vendasit që jetojnë në fshatin Shingo, sipas tyre shkojnë në “varrin e vërtetë të Jezu Krishtit”, siç shkruhet edhe në hyrje të monumentit.

 Monumenti i vogël përfshin 2 varre, ku në varrin e majtë janë vendosur veshi i Isukirit dhe një tufë e flokëve të Virgjëreshës Mari, ndërsa në të djathtë gjendet varri me eshtrat e Krishtit.

 Kjo teori është përshkruar nga disa si një mashtrim nga vendasit për të tërhequr sa më shumë turistë në fshatin e tyre. Nuk është rastësi që në fshat të gjithë banorët janë të besimit budist. Megjithatë, të tjerë arrijnë të vënë në dukje disa prova që janë gjetur në këtë fshat budist, si pagëzimi i fëmijëve me kryq etj.

 Pavarësisht nga kjo, banori i vetëm i krishterë i fshatit, Toshiko Sato thotë se ai nuk i beson këto dhe se kurrë nuk shkon në festivalin vjetor për të vizituar varrin e Krishtit. morevesh.com

Politikani më dëmtues

Një sondazh që kryhet tek Gazeta Sot, me pyetje mbi politikanin që ka e ka dëmtuar më pak Shqipërinë, jep këtë rezultat. Gjithsej kanë votuar 747 njerëz.

 Ç'ne ky reagim nga qytetarët shqiptarë, nuk kanë kuptuar pyetjen apo...?!

Stop Injorancës

Me apo pa kamera...

Ironia më therrëse që mund të kishte ngjarë në këtë 100 vjetor pavarësie.

 Sapo Gjykata e Lartë ka shpallur I. Metën të pafajshëm, duke rrëzuar poshtë rregjistrimin filmik si provë, shpenzohen 3 milion euro për të survejuar me kamera të gjitha kryqëzimet e kryeqytetit.

 Nga ta dinë qytetarët e shkretë, që policia nuk mund të bëjë me ato filmime, montazhe alla "Prifti Production"?!
Shkroi: Stop Injorancës !

Drejtësia vdiq

Shqipërinë e zaptuan disa zagarë e i vunë zjarr,
 shqiptar, mos rri po duku shqiptar...

 Rinia socialiste reagoi nëpërmjet këtij kortezhi simbolik, po shoqëria civile, intelektualët, të rinjtë, studentët, shoqatat e ndryshme patriotike...?

 Vetëm rinisë socialiste iu dhimbs drejtësia në këtë vend?

Revolucioni shqiptar

Xhemi Xhelilaj - DeMotivational në Shqip

Pa koment


Mesia e përrallave horror

Stop Injorancës
Tani nuk keni pse t'iu tregoni të vegjëlve, nipërve apo mbesave tuaja, të njëjtat përralla me shtriga, ujqër të tërbuar, dragonj gjakpirës, kuçedra e cikllopë...

 Personazhi më i ri mistik që të var tek palmat, quhet Mesila...

 (Foto Ze IsLo)

Zgjimi i mendjes

Stop Injorancës
Unë mendoj se Zgjimi i Mendjes kalon nëpër disa faza, përndryshe nuk mund të quhet i tillë. Fazat janë:

 - 1. Problem.
 - 2. Nuk e shoh problemin.
 - 3. Problemi fillon më prek mua personalisht.
 - 4. E shoh problemin, por nuk e kuptoj.
 - 5. Filloj informohem, por informohem keq.
 - 6. Mendoj se po e bëj detyren time si qytetar.
 - 7. Zhgënjehem.
 - 8. Humbas dëshirën për të ndryshuar gjërat.
 - 9. Problemi është akoma aty dhe vazhdon të më dëmtojë.
 -10.Filloj informohem siç duhet.
 -11.Kuptoj që vetëm s'mund të bëj dot gjë.
 -12.Filloj të informoj të tjerët.
 -13.E marr vetë situatën në dorë.
 -14.Kuptoj që nëse dua të ndryshoj gjërat, atëherë s'duhet të delegoj askënd që të marrë vendime për mua.
 -15.Filloj të bëhem nevrik.
 -16.Nuk e pranoj më situatën.
 -17.Kuptoj që s'kam asgjë për të humbur.
 -18.S'kam më frikë as nga vdekja.
 -19.ZGJOHEM.
 -20.REVOLUCION.
 -21.LIRI.

 90% e shqiptareve janë akoma tek faza e 4-t dhe 9.9%  tek faza 8-të.


 Ermal Patushi - E DI SHQIPERIA /Lo Sai Albania!

3 rrugë rinore

Me ligjërimin e prostitucionit intelektual, që kreu Berisha - Meta, përfiton së fundmi edhe çifti Rama - Nano.

 Rinisë në këtë situatë i kanë mbetur vetëm 3 rrugë:

 a). Të shtrëngojë dhëmbët fort për të kafshuar këtë plakë të ligë që ka privatizuar shtetin shqiptar e   të ardhmen e tij.
 b). Të shtrëngojë të pasmet fort e të marrë rrugën e shtegtimit.
 c). Të shtrëngojë fort jastëkun dhe të vazhdojë gjumin e saj letargjik.


Shkroi: Stop Injorancës

Kur vlon Vlona, tronditet e gjithë Shqipëria.



 Çfarë duhet të kuptojmë nga Vlora, e cila së fundmi ka përjetuar edhe një sulm tjetër terrorist me tritol ndaj forcave të policisë?


 Pas disa vjedhjeve me armë të bankave, pas hedhjes në erë të makinës së Gjykatësit Konomi, të hedhjes në erë të makinave të disa prej biznesmenëve më të fuqishëm, të hedhjes në erë të makinës së kryetarit të Bashkisë para disa ditësh e së fundmi edhe hedhjen në erë të makinës së një efektivi policie, duhet kuptuar qartë se kryesisht në Vlorë krimi po lufton hapur shtetin në dy kampe.

 - Njëri kamp dhe më i rrezikshmi, është ai i zyrtarëve që kanë veshur rrobat e kanë zënë karriget shtetërore.

 - Kampi tjetër, është ai që e lufton shtetin, duke e trajtuar si bandë rivale.


 E jap këtë alarm për t'iu kujtuar se Vlora, që edhe emrin prej vlimit, historikisht ka qenë vatra e ndryshimeve drastike për shqiptarët, duke nisur qoftë prej shpalljes së pavarësisë e në tragjedi njerëzore si mars 97-a që përmbysi shtetin, si 9 janar 2004 që rrëzoi qeverinë e asaj kohe.

 Historia kur nuk mësohet, përsëritet. Fari i Vlonës ka kohë që ka ndezur dritën e tij.

Shkroi: Stop Injorancës

Në kërkim të kujt!!!



 Dje u shfaq në televizionin e Top Channel-it një prodhim po i këtij kanali, një serial i vetëquajtur fiksion, me regji të Gjergj Xhuvanit me titull "Në kërkim të kujt!!!"

 Duke u nisur pikërisht nga titulli edhe pse pashë vetëm njërën prej këtyre 5 serive, besoj se e kuptova qartësisht fabulën e këtij filmi, ku marrin pjesë aktorë të mëdhenj të kategorisë së Ndriçim Xhepës, Reshat Arbanës, Luiza Xhuvanit, Niko Kangjerit dhe të tjerë.

 Titulli "Në kërkim të kujt!!!", nënkupton se regjizori i shquar Gj. Xhuvani, nuk ka kuptuar ende se çfarë teleshikuesish kërkon, apo se cilin realitet po trajton.

 Nuk është hera e parë dhe sigurisht që nuk do jetë as edhe e fundit, ku filma prodhim shqiptar, i kalojnë pranë realitetit shqiptar, po vetëm për pak milimetra, nuk e takojnë dot fare.

 Si fillim doja të trajtoja shqipen letrare që përcillet në dialogjet mes personazheve.
 E shtirë, e pajetë me asnjë pikë takimi me fjalorin e sotëm popullor. Po ashtu si banaliteti i përdor prej atyre nxënësve në film, shumë i rëndomtë për të qenë banal.

 Duke kaluar më pas tek ngjarjet e prekura, ku mjeku shikonte përmes syrit të pacientit, trurin e tij.

 A nuk e di Zoti regjisor realitetin e mjeksisë sonë, ku në Lushnjë para pak javësh një burrë vdiq i shtypur nga treni, 5 minuta larg spitalit pasi ambulanca erdhi pas 1 ore.
 Ku një grua e re shtatëzëna në Korçë vdiq si pasojë e ndërhyrjes së mjekut në efekt alkooli.
 Në cilin realitet e marrin frymëzimin këta regjizorë?
 Në kërkim të kujt audience i realizojnë këto filma?


 Pa folur pastaj për vjedhjen e asaj fotos në tabelën e nxënësve të dalluar të shkollës dhe me një drejtor që vjen në shkollë që në orën 7-të të mëngjesit, që ndjen mungesën e fotos dhe menjëherë lajmëron edhe policinë.

 Drejtori nuk dihet se cilën ditë shkon të vizitojë shkollën e tij, nxënësit nëpër shkolla kryejnë marrëdhënie seksuale nëpër banjo e pinë hashash në mes të orëve dhe kurrë një polic apo një drejtor nuk e ka kapur apo ngritur si shqetësim.

 Bindja ime ka qenë se një film duhet të bazohet mbi një realitet dhe të godasë anët negative të tij, për të dhënë në fund me anë të fabulës një moral, por filma të tillë, bëjnë mirë të titullohen të gjithë "Në kërkim të kujt!!!"

 Shkroi: Stop Injorancës!

Thursday, January 19, 2012

Debati pro e kundra abortit...

Mendoj se debati pro apo kundra abortit është tërësisht i pavendtë, për aq kohë sa në të marrin pjesë vetëm fëmijët e paabortuar. Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Gazetari i BBC-së përfundon në çmendinë pasi mori vaksinën e etheve

Malcolm Brabant është një nga korrespondentët më të respektuar të rrjetit gjigant të lajmeve, BBC, i cili shpesh ka mbuluar raportimet e ngjarjeve nga Athina. Por gjatë ngjarjeve të fundit, ai nuk u shfaq më në televizion.
Gazeta britanike “Mail on Sunday” ka zbuluar se mungesa e tij nga ekrani gjatë këtij viti ishte nga një sëmundje ekstreme, e nisur pasi ai mori vaksinën e etheve të verdha, “Stamaril”.
Brenda pak orësh që kishte marrë injeksionin, temperatura e Brabant arriti kulmin dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar me shpejtësi. Ai u bë psikotik dhe besonte se ishte Jezusi.

Familja e tij beson se injeksioni i “Stamaril” që ai ka marrë, ka qenë i kontaminuar. Brabant, 55 vjeç, një veteran i vlerësuar me çmime, u shtrua edhe në Kopenhagë, ku jeton edhe gruaja e tij, shkrimtarja e mirënjohur daneze, Trine Villeman. Injeksioni i tij u bë në qendrën e vaksinimit “Atika” në Athinë, ndërsa ai po përgatitej të nisej me punë në Afrikën Perëndimore, në Bregun e Fildishtë. Brenda pak orësh nga injeksioni, temperatura e tij u rrit në 40 gradë celsius dhe nuk ulej. Gazetari u shtrua në një spital privat në Athinë dhe nuk arrinte të ndante realitetin nga imagjinata.

Ai i kishte telefonuar të shoqes duke qarë, i bindur se ishte Jezusi.

Përshëndeste personalitetet që shfaqeshin në televizion, sikur të ishte duke dialoguar me ta. Në familjen e tij nuk kishte histori të sëmundjeve mendore. Pas Greqisë, ai u shtrua në spitalin psikiatrik në Britani e më pas edhe në Danimarkë. Gjatë dy muajve të fundit, ai ka pasur mpiksje gjaku në mushkëri.
Zonja Villeman javën e kaluar nisi një peticion online për të drejtën e marrjes së përfundimeve të hetimeve nga firma gjigante farmaceutike franceze, “Sanofi Pasteur”, e cila ka prodhuar “Stamaril”.
Ajo kërkoi shtimin e hetimeve mbi këtë rast.

(G. Panorama)

Okul Defteri, 4.



Profesori duke iu shpërndarë studentëve fletoret e provimit sëbashku me notat:
Mandi Laze 5, Erion Gashi 4, Mimoza Ibrahimi 6, Okul Defteri 4.
Nuk ka ardhur sot ky Okul Defteri, që nuk përgjigjet?!

Ngjarje e vërtetë, ndodhur në Fakultetin e Elektronikës 1998-ë!

Eshtë e tepërt të mallkosh një bir a bijë shqiptari pse ka harruar apo nuk ka mësuar shqipen, ai ka mallkuar veten...

Gazetari legjendar me origjinë shqiptare, Bill Kovaç, thotë se me daljen e mediave të reja, gazetaria është bërë edhe më e rëndësishme se më parë. Ai ka qenë shef i zyrës së gazetës Nju Jork Tajms për Uashingtonin dhe ka luajtur rol në zbulimin dhe publikimin e Dokumenteve të Pentagonit, ngjarje që bëri mjaft bujë në fillim të viteve 70. Zoti Kovaç është gjithashtu autor i librit “Elementë të Gazetarisë”, përkthyer në më shumë se 30 gjuhë dhe lexim i detyrueshëm në universitetet amerikane.

Cilat janë rrënjët tuaja shqiptare? Cilët ishin prindërit tuaj?

Babai im ishte një jetim nga fshati i vogël Kryekuq i Fierit. Ai erdhi në Amerikë në vitin 1916 dhe u vendos në Chester të Pensilvanisë me një grup shqiptarësh të tjerë. Ai shkoi pastaj në shtetin Tennesse po me këta shqiptarë për ndërtimin e një hekurudhe në malet e këtij shteti. Edhe nëna ime ishte jetime, nga Lekli i Gjirokastrës. Ajo jetonte në Florida por pastaj erdhi bashkë me vëllezërit në Chester. Pasi hekurudha mbaroi, babai hapi një restorant në Tennessee dhe shkoi në Chester për të gjetur një grua që ta ndihmonte për mbajtjen e restorantit. Dhe kështu u martua me nënën time, e cila në atë kohë ishte 15 vjeçe. Ajo kishte vetëm një vit në Amerikë dhe u martua një ditë të shtunë me një burrë që e kishte njohur të enjten. Të dielën ajo nisi udhëtimin për në Tennessee. Të dy kaluan një jetë të mirë. Në qytetin e vogël ku ata jetonin kishte shumë pak njerëz nga Evropa jugore, banorët ishin kryesisht irlandezë ose skocezë. Prandaj ne ishim të ndryshëm nga të tjerët. Më pëlqente ai qytet i vogël por unë desha të bëj gjëra më të mëdha, më të rëndësishme.

A u përpoqën prindërit t’ju mësonin shqipen kur ishit i vogël?

Prindërit përpiqeshin të më mësonin anglishten për të më dërguar në shkollë sepse në shtëpi flitej shqip. Por kur unë u largova nga shtëpia e harrova shqipen. Jam penduar që e bëra këtë sepse pas shumë vitesh, kur shkova për herë të parë në Shqipëri, u përpoqa ta rikujtoj gjuhën por nuk munda.
Më vjen keq për këtë që i bëra vetes.

Zamaleku, shqiptar?



Zamalek, ishulli në foto është një prej zonave më moderne dhe më të frekuentuara, e cila laget prej Nilit dhe ndan Kajron prej Gizës. Eshtë një qendër e madhe biznesesh e argëtimi dhe një pikë takimi që mbledh turistë nga e gjithë bota.

Shumë pak shqiptarë e dinë se emri i këtij ishulli i është vendosur prej Mbretiit të Egjiptit, Mehmet Ali Pashës (1769-1849), i cili ishte me origjinë nga Zëmblaku i Korçës.

Zamalek quhet gjithashtu edhe ekipi i futbollit.

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Ndoshta po, ndoshta jo...



Një burrë i vjetër kishte një kalë hamshor, i cili e ndihmonte në të gjitha punët e shtëpisë. Një ditë prej ditësh, kali nuk kthehet më në shtëpi.
Atëherë komshinjtë të prekur nga kjo ngjarje, shkojnë për ta ngushëlluar plakun në shtëpinë e tij. "Nuk ka njeri më të pafat se ti" i thonë ata duke i qarë hallin dhe plaku i kthehet "Ndoshta po, ndoshta jo".

Pas disa ditësh hamshori kthehet me 20 pela të tjera nga pas. I gjithë fshati u gëzua për fatin e madh dhe shkon ta urojë plakun në shtëpi. "Nuk ka njeri me fat më të madh se ti" - i thonë dhe plaku i menduar sërisht ia kthen "Ndoshta po, ndoshta jo.

Pa kaluar shumë ditë, djali i tij i vetëm me të cilin jetonte, duke kalëruar mbi hamshorin e madh rrëzohet dhe shkelet prej disa pelave rrjesht, saqë përfundimisht humbi aftësinë për të lëvizur me këmbët e veta.
Të gjithë të njohurit e plakut u hidhëruan pa masë nga kjo gjëmë dhe iu gjendën pranë plakut të gjorë. "Nuk ka njeri më të pafat se ti" - thanë plakut të gjorë që qëndronte me kokën ulur e plaku ia kthen "Ndoshta po, ndoshta jo".

Pas pak kohësh fillon lufta dhe të gjithë djemtë e fshatit, me përjashtim të djalit të paralizuar të plakut, merren me forcë në ushtri dhe asnjëri prej tyre nuk kthehet më, i gjallë, prej luftës.

Të gjithë fshatarët i gëzohen fatit të plakut të mençur, i cili mbeti i vetmi që e kishte djalin gjallë dhe shkojnë për ti thënë fjalët e tyre të mira, por plaku sërish këmbëngul "Ndoshta po, ndoshta jo"...

Pavarësisht mënyrës, Jeta të gjithëve na çon diku. Çdo përballje e ka arsyen e saj përse duhet të ndodhë. E rëndësishme mbetet të dimë ta gëzojmë udhëtimin.

Stop Injorancës

Çfarë gjuhe hyjnore që është shqipja, çfarë filozofie fsheh brenda saj...!



Operatori M+I është një fjalë shumë e lashtë që gjithmonë ka nënkuptuar të voglën në shqip dhe me anë të së cilës formon dhjetra fjalë, duke ruajtur po të njëjtin kuptim si psh:
-Mi(u),
-mizë,
-milingonë,
-micë,
-mickë,
-i mitur,
-fëmi
etj...

A mendoni vallë se është vërtetë rastësi që fjalët teknike të shkencës sot, që tregojnë të voglën, nisin pikërisht me parashtesën "mi".?!
Minus, Miop, Micro, Microne, Microb, Microskop etj, etj...


Stop Injorancës  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Miti dhe e vërteta

B. Mustafai në moshën 13 vjeçare u ngrit në shkollë kundra shpalljes së Shqipërisë shtet ateist, S. Godo në moshën 13 vjeçare me bindje të theksuara antikomuniste braktisi shkollën për të luftuar maleve, L. Zogu I-rë mësonte dhe merrte pjesë ashtu i armatosur në mbledhjet patriotike në diasporë, E Hoxha në moshën 13 vjeçare falej në xhami, S. Berisha në moshën 13 vjeçare dëgjonte fshehurazi Bitëllsat, Jezusi në moshën 13 vjeçare jepte mësim dhe unë në moshën 13 vjeçare nuk dija asgjë rreth miteve e rimishërimit të tyre, por e kaloja gjithë kohën duke luajtur me karrocë me guzhineta.

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Bashkimi Kombëtar dhe Mafia Kombëtare



S. Berisha, i pyetur nga studentë shqiptarë të Prishtinës, rreth Bashkimit Kombëtar përgjigjet: "Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por nuk mund të bashkohemi sepse kështu rrezikojmë të humbasim territoret".
U rreka në disa anë për ta kuptuar, por më në fund o dorëzova.

Nëse ndarja e shqiptarëve është e padrejtë, si mund të jetë e drejtë të pranojmë një padrejtësi?

Si mundet të humbasësh territorin, kur bashkon dy territore, që i përkasin të njëjtit popull?
Përse u dashka të presim për tu Bashkuar në BE-në (atje ku bashkohen e shkrihen kombe të ndryshme) që sot ndodhet vetë në një krizë ekzistence, kur mund të bashkohemi fare mirë, këtu ku jemi?

Me cilën logjikë ,për 2 vëllezër nuk është mirë të shembin muret e shtëpisë për të bashkuar e forcuar familjet e tyre, por duhet presin të shkojnë në Bruksel, për tu bashkuar?

Çfarë bëri ndryshe Hoxha, Toptani, apo Zogu nga Berisha, në lidhje me këtë çështje, të damkosur nën Preambulën e Kushtetutës Shqiptare?

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Gropa Marian, nëna jonë?

Kemi një shprehje ne shqiptarët " Të fus andej nga ke dalë".
Njerëz, mos kini turp të njihni portën tonë të jetës, e në të cilën sot nuk mundemi të rikthehemi më si pasojë e presionit, por mund të dërgojmë për studim në të, sonda të madhësive dhe teknikave të ndryshme.

Nëse Zoti është babai ynë, lart në qiell dhe Toka nëna, që na lind e rrit këtu poshtë, po gropa "Marian", që shumë rastësisht mban edhe emrin e nënës së Jezusit, cila mbetet të jetë?!
Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

E vërteta e luftës në LIBI!



Si është e mundur që shumica e njerëzve ne Libi mbështeti Mouammar Gaddafin me entuziazëm të tillë, dhe rezistoi, 4 muaj pas fillimit të një "trazirave" dhe pas 3 muajsh nga fillimi i bombardimeve të NATO-s?

Duhet të dini se ka pasur 6 manifestime pro Gaddafit që kanë mbledhur një total prej 6 milion Libiane nga fillimi i korrikut 2011.
Më 22 korrik, Libianët kanë pasur idenë për të krijuar fotografine më të madhe në botë, ate te Mouammar Gaddafit qe eshte 180 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë.
Një popull që do liderin e vet do të bënte të gjithë këtë për të?
Pse numri i emigrantëve të Libisë në Francë, por edhe në vende të tjera të tilla si Evropa Lindore është pafundësisht më e ulët se ajo e emigrantëve algjerianë, tuniziane dhe marokinët?

E vërteta është thjesht se jeta në Libi është larg nga ferri i përshkruar nga media propaganda perëndimore dhe se Gadafi i Libisë gëzonte jo vetëm një standard jetese shumë më e lartë se ajo e vendeve fqinje Maghreb, por edhe një sistem social shumë të avancuar, të cilat vendet perëndimore do të bënin më mirë të frymëzoheshin ...

Ky sistem organizativ është quajtur "Jamahiriya", një term pa ekuivalentët e saj në gjuhë të tjera, dhe që zakonisht përkthehet si "shtet të masave", ose "Republika e masave".
Këtu është një listë e pjesshme për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë pse shumica e njerezve rrinte prane Gaddafit, dhe nuk e konsiderojnë nje tiran te urryer.

Jamahiriya libian:

- Energji elektrike falas për të gjithë vendasit
-Ujë falas për të gjithë
-Çmimi i benzinës është 0,08 € për litër

-Kostoja e jetesës në Libi është shumë më pak e shtrenjtë se në vendet perëndimore. Për shembull, kostoja e 0.5 kg buke në Francë kushton rreth 0,40 €,ne Libi ajo kushton vetëm 0,11 €.

-Bankat e Libisë sigurojne kredi pa interes
-Qytetarët nuk kane taksa per te paguar dhe nuk ka TVSH.
-Shteti ka investuar shumë për të krijuar vende të reja pune

-Libia nuk ka borxhit publik, kur Franca kishte 223 miliard borxh në janar 2011,qe eshte 6.7% të PBB-së. Ky borxh në vendet perëndimore vazhdon të rritet

-Çmimi i makinave (Chevrolet, Toyota, Nissan, Mitsubishi, Peugeot, Renault ...) është sa kosto i prodhimit
-Për çdo student i cili dëshiron të studioje jashtë vendit,qeveria i jep një burse prej 1627,11 € në muaj.
-Të gjithë të diplomuarit marri një rrogë mesatare ne baze te profesionit qe kane zgjedhur në qoftë se ata nuk mund të gjejnë punë
-Kur një çift martohet, shteti paguan banesën e parë apo shtëpine (150 metra katrore)
-Çdo familje libiane, me prezantimin e regjistrit të familjes, merr ndihmën prej 300 euro në muaj
-Ka vende të quajtur "Jamaiya",ku shiten ushqimet me gjysme cmimi për të gjitha familjet qe prezantohen me librin e regjistrit të familjes
-Të gjithë pensionistët marrin ndihmë prej 200 euro në muaj pervec pensionit.
-Për të gjithë punonjësit publik në rast se i kerkohet te trasferohen jashte Libise,shteti i ofron një makinë dhe një shtëpi pa pagesë. Pas disa kohësh, këto mallra bëhen pronë e të punësuarit.
-Në shërbimin publik, edhe në qoftë se personi i mungon një ose dy ditë, nuk ka asnjë reduktim në pagë dhe nuk është e nevojshme asnjë çertifikatë mjekësore nuk është e nevojshme
-Çdo qytetar i Libisë që nuk ka shtëpi,mund të regjistrohet në një organizatë të caktuar shtetërore që i atribuon një shtëpi pa kosto dhe pa kredi. E drejta për strehim është themelore në Libi.
-Të gjithë shtetasit e Libisë që duan të kryejne punime në shtëpinë e tyre mund të regjistrohen në një organizatë të caktuar, dhe këto punime do te kryhen nga kompani private te zgjedhura nga shteti,e gjitha kjo falas.
-Barazia ndërmjet burrave dhe grave është një gur themeli për Libinë, grate kanë zene funksione të rëndësishme dhe me pozita e me përgjegjësi .
-Çdo qytetar në Libi,mund të behet pjese e jetës politike dhe te marre pjese ne qeverisjen lokale, rajonale dhe kombëtare,bazuar në një sistem të demokracisë së drejtpërdrejtë (duke filluar nga Kongresi i Popullit, duke arritur deri në Kongresin e Përgjithshëm e njerëzve,pastaj ne Kongresin e madh Kombetar që mblidhet një herë në vit)

Duke cituar Wikipedia:

Popullsia po rritet me një normë prej 1.9% në vit (1995-2008). Kushtet sociale dhe shëndetësore janë përmirësuar: me një jetëgjatësi prej 77 vjetësh, një vdekshmërisë foshnjore prej 1, 9% me analfabetizmit17.4% dhe Libia është në mesin e vendeve me zhvillim të ndërmjetme, në sajë të të ardhurave relativisht të larta krahasuar me vendet të tjera të Afrikës Veriore

Për më tepër, duke përmendur shifrat e OKB-së:

Libia ka indeksin e zhvillimit njerëzor më të lartë se çdo vend në kontinentin afrikan. Libia ka një përqindje me te ulet të njerëzve që jetojnë nën vijën e varfërisë sesa Hollanda. Libia kishte një normë më të ulët burgosjes se ne Republikën Çeke (burimi: Research Global)

Sipas të dhëenave zyrtare të OKB-së në bazë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor Libia është në vendin e 55-të,Tunizia në 98 Egjipti 123.

Në fushën ndërkombëtare, Libia ka luajturnjë rol të rëndësishëm në Afrikë, duke qenë bashkëthemelues të Bashkimit Afrikan me Afrikën e Jugut, në Evropë dhe në Mesdhe si filtër i emigrimit në botën arabe me uljen e "fundamentalizmit" si një fenomen social dhe fetar reaksionar.

Ju takon ju te vertetoni nëse mediat perëndimore tregojne të vërtetën rreth "regjimit Gadafi", apo ishte thjesht një skenar për t'iu manipuluar e për të justifikuar kundërshtimin e masës, per sa i perket sulmeve pa dallim kundër popullit të Libisë.
Marrë nga http://edi-shqiperia.blogspot.com/

Kjo krijesë e jeton përjetësinë, pa iu lutur, falur apo falenderuar, asnjë Zot!


Nëse mendoni se në Tokë nuk ka krijesë të pavdekshme gaboheni.
"Turritopsi nutricula", ose siç njihet gjerësisht kandili i detit, mund të jetojë përgjithnjë. Për këtë specie nuk ka kufizim natyror, por një problem tjetër...

Çelësi i sekretit qëndron tek aftësia e kthimit nga i maturuar në fazë të papjekur dhe kështu përsëri nga fillimi.

“Përtejdallimit” (transdifferentiation) quhet ky proces, ku një qelizë transformohet në një lloj tjetër qelize. Në këtë mënyrë, kandili rigjeneron trupin e tij, pafundësisht.

Shkencëtarët kanë vite që po studiojnë këtë specie për të kuptuar se si ajo mund të kapërcejnë vdekjen.
(Shekulli)
Titulli i redaktuar nga Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Telebingo shqiptare në Tv Klan!

Natën e ndërrimit të viteve shkon 200 lekë çmimi i një bilete. Shifra minimale e biletave të shitura shkon aty tek 500.000 dhe shuma e mbledhur prej parave të shqiptarëve shkon në 1 miliard lekë.

Nga këto 1 miliard para të marra popullit, 100 milionë i kthehen qytetarit në formën e bingos (në rastin më të mirë, nëse bingoja nuk është e komprometuar) dhe 900 milionë, ose 90% të fitimit, i merr Ardit Gjebrea & Co'...

E kuptoni tani pse quhet Telebingo shqiptare, telebingo Kombëtare?


Sepse zbaton me rigorizitet të plotë, formulën e vjedhjes kombëtare të shqiptarëve.


Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

25 dhjetor - DIELLNDALIMI



Të gjithë paganëve të ndërgjegjsuar, apo njerëzve krishtërimisht të mashtruar, anembanë botës, Gëzuar DIELLINDALIMIN !

Stolistikun Dimëror, ringjalljen e jetës, rikthimin e Diellit, fitoren e dritës dhe rikthimin e ngrohtësisë, riardhjen e shpresës dhe begatisë, në planetin Tokë.

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Duke bërë moral nga kolltuku i florinjtë

Papa Benedikti i XVI-të uroi dje besimtarët e krishterë në mbi 60 gjuhë të ndryshme (gjithashtu edhe shqip), për festën e Krishtlindjes.
Gjithashtu kritikoi komercializmin në rritje, të festës, me drita shumëngjyrëshe, dhurata marramendëse e shpenzime të çmendura.

Duke kruajtur kapelen e Artë kokëpeshku me dorën ku ka një unazë të stërmadhe floriri, ai theksoi që nuk duhet të harroni se edhe vetë Jezusi kishte lindur dhe jetuar në varfëri dhe thjeshtësi.

Stop Injorancës
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Skandali i shitjes së armëve



Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, në një intervistë në një kanal televiziv shqiptar, denoncoi akuzat për shitje armësh, që i janë bërë shtetit shqiptar nga opozita apo media, si shkaktare të rënies drastike së shitjeve së armëve.

Ai theksoi se nga 14.000 ton municion që kemi shitur vitin e shkuar, këtë vit kemi shitur vetëm 2.500 ton, kur në depot tona kemi edhe 38.000 ton municion për të pastruar.
Gjithashtu, nën zë, ai deklaroi se i ka bërë Afganistanit një dhuratë simbolike prej 10.000 kallashnikovësh.

Përtej faktit se ky shtet po mbahet ende duke shitur e dhuruar atë çka prodhoi dhe mblodhi sistemi i kaluar politik, përtej faktit që në dokumentet zyrtare të statistikave të shtetit të Nigerisë për vitin 2009, del se nga Shqipëria në këtë vend janë eksportuar mallra me vlerë në totalin e pabesueshëm prej 1 miliard e 346 milionë dollarëve, shifër që nuk gjen pasqyrim (siç do të ishte normale) në bilancet zyrtare të palës shqiptare dhe nuk dihet ku shkojnë këto lumenj parash, si shpjegohet që Shqipëria çarmatoset dita-ditës, ndërkohë që fqinjët e saj armatosen rëndë e më rëndë?

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Kësaj herë, do respektojmë kushtetutën...



Jozefina Topalli, Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, në një deklaratë për shtyp theksoi dje mendimin e saj:

"Sa për çashtjen e zgjidhjes së kreut t'parë t'shtetit (Presidentit), un jam për respektim t'kushtetuts"

Pra, të dashur bashkëkombas, respektimi i Kushtetutës Shqiptare, nga përfaqësuesit tanë, është haptazi, çështje preference dhe jo detyrimi...
Presidenti i Republikës, Kreu i Forcave të Armatosura, zgjidhet vetëm me votat e shumicës.

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Pasaporta biometrike, më tepër se shqitarë



Zëvendësministri i Brendshëm F. Poni konfirmoi para pak ditësh që pasaportat e vjetra skadojnë këtë fillim pranvere dhe ç'është më e rëndësishmja, që nga 2009-a dhe deri më sot, janë pajisur me pasaportat biometrike 2.2 milionë shqiptarë.

Po si t'ia bëjmë tani, që sipas INSTAT-it tonë të shquar (lexo të shqyer), shqiptarë kemi, (duke llogaritur nga fëmijët e sapolindur dhe deri tek pleqtë në prag të vdekjes), vetëm 2.8 milionë banorë?

Sipas zotërisë, vetëm 600 mijë shqiptarë janë ata që nuk paskan sot pasaporta biometrike, apo vetëm 2.8 milion shqiptarë ka arritur INSTAT-i të rregjistrojë nga popullsia shqiptare?!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2