Thursday, October 18, 2012

Zoti dhe Kombi 2012-të

Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë, sepse dashuria për kombin dhe vendin buron nga besimi te zoti. S. Berisha

Kjo ishte deklarata e Berishës që fton akademikët tanë në ndryshimin e vargjeve të himnit. http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/12/kryeministri-te-ndryshohet-himni-i-flamurit/

Pra, sipas kryeministrit, ateistët nuk e duan kombin e tyre.



Ose thënë ndryshe:

77% e suedezve nuk e duan Suedinë.
69% e danezve nuk e duan Danimarkën.
68% e norvegjezve nuk e duan Norvegjinë.
66% e francezve nuk e duan Francën.
66% e hollandezve nuk e duan Hollandën.
62% e anglezëve nuk e duan Anglinë.
57% e belgëve nuk e duan Belgjikën.
55% e japonezëve nuk e duan Japoninë, etj, etj.

Sipas kryeministrit tonë, çelësi për të dashur kombin shqiptar është besimi i shqiptarëve tek Zoti, ashtu siç besohet Zoti në:


-Vatikan 100%
-Sanoa 100%
-Panama 99%
-Armeni 98.7%
-Bolivi 98.3%
-Venezuelë 98.2%

-Arabi Saudite 100%
-Somali 100%
-Afganistan 100%
-Jemen 99.9%
-Mauritania 99.9%
-Maldive 99.33%

Dhe kjo është pikërisht ajo që po realizohet në vendin tonë këto dy dekada "lirie".
Në qytete, periferi apo edhe në fshatrat më të thellë ku sistemi i shkuar komunist kishte ngritur çerdhe, kopshte e shkolla, tashmë vendin e tyre e kanë zënë ngrehinat e kulteve fetare.

Që shqiptarët, ta duan kombin e tyre...

http://en.wikipedia.org/wiki/Demographics_of_atheism

Shkroi: Stop Injorancës !

4 comments:

Anonymous said...

Ajo lista e Evropes mbi besimin eshte genjeshter shoki.Keshtu nuk i'a arrin ti thuash Stop Injorances

DIELLI said...

Të është dhënë edhe adresa, në rast se qenke kaq i painformuar...
http://en.wikipedia.org/wiki/Demographics_of_atheism

E megjithatë, aty ke shifrat e 2005-ës, pasi sot statistikat mund të jenë akoma më të kobshme për ju monoteistët e flaktë.

Anonymous said...

Ne vikipediat besojne vetem Injorantat e kalibrit tend.

DIELLI said...

Në fakt vetëm injoranti përdor si argument ofendimin.

Wikipedian e kam vendosur si burim informacioni, për ata njerëz që aq informacion nuk e kanë në bagazhin e tyre kulturor.

Kush ka sadopak arsim, e njeh mirë prirjen europiane ndaj institucioneve fetare.

P.s Si i bëhet fetar dhe kaq fjalëpisët bashkë?