Showing posts with label Arsimi. Show all posts
Showing posts with label Arsimi. Show all posts

Monday, October 25, 2010

Alarm te gjuhët e huaja, 80% e studentëve janë mbetës

Dekania e këtij fakulteti Klodeta Dibra propozn ndryshime në sistem
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja jep alarmin për numrin  e studentëve jo kalues. Sipas drejtuesve të fakultetit, të rinjtë edhe pse shpallen fitues nga MASH kanë mungesë të theksuar njohurish në gjuhët e huaja të cilat i kanë përzgjedhur. Kësisoj Fakulteti i Gjuhëve të Huaja po përballet këtë vit me shumë studentë të painformuar për gjuhën që kanë zgjedhur të studiojnë. Studentët megjithëse kanë vënë në preferencat e tyre gjuhët e huaja, vijnë në fakultet pa asnjë njohuri rreth tyre.  

Dekania
Shqetësimin e ka shprehur dekania e Fakuletit Klodeta Dibra e cila thotë se pranohen shumë studentë në fakultet dhe vetëm pak prej tyre arrijnë të kalojnë, për shkak të mangësive që kanë rreth gjuhëve. "Mua më vjen keq për sa kohë ata në një nga preferencat e tyre kanë zgjedhur gjuhën turke, apo greke, apo angleze, ne nuk mund ti hedhim në rrugë ata studentë. Ne do të përpiqemi që ata studentë të mund të kapin ritmin. Vitin e parë kalueshmëria është shumë e dobët, dhe kjo bën që një student nuk e mbaron dot këtë gjuhë", tha Klodeta Dibra, dekane e fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Mes të tjerave Dibra ngre edhe problemin e tarifës e cila rëndon mbi studentët që duhet të përsërisin vitin. “Ne e kemi pasur këtë problem edhe vite të tjera, pasi për çdo provim që ata duhet të përsërisin duhej të paguajnë edhe tarifë të posaçme. Kjo përbën humbje si në kohë ashtu edhe në para pasi studentët ngelin sërish,”  shprehet Dibra.  

Niveli i studentëve
Ky është i katërti vit që Fakulteti i Gjuhëve të Huaja kërkon të aplikojë këtë metodë për të pasur studentë të një niveli të lartë. Një vit më parë rezultatet e kalimit të studentëve ishin tepër të ulëta. Gati 80 % e studentëve të gjuhëve të huaja rezultuan mbetës, kjo sidomos për gjuhët turqisht, greqisht, gjermanisht apo rusisht.
Rezultate disi më të pranueshme duket se ka vetëm dega e anglishtes dhe italishtja. Sipas drejtuesve të këtij fakulteti, është më se e domosdoshme vendosja e kritereve të reja të pranimit për në universitet dhe zgjidhja e situatës për ata studentë që kanë hyrë tashmë në fakultet, për të mos humbur ato vite studimi që kanë kryer. 

MASH
Një vit më parë propozimi i bërë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, nuk është mirëpritur nga MASH apo institucionet e tjera që merren me testimin e maturantëve si AVA apo APRIAL. Sipas tyre fakultetet i kanë në dorë të gjitha mjetet për të seleksionuar ata që nuk e meritojnë të kalojnë. Nëse nuk kanë nivelin e duhur të njohurive, askush nuk i pengon që t’i ngelin. Përballë kësaj situate Dekanati ka kërkuar testim të veçantë, mbi njohuritë për gjuhën e huaj. Sipas tyre, niveli i studentëve të pranuar në vitin e parë lë shumë për të dëshiruar. E thënë me shifra, nga vetë dekanati i Gjuhëve të Huaja, 80 për qind e studentëve që ulen për herë të parë në auditorët e këtij fakulteti, nuk arrijnë të kalojnë stadin e vitit të parë.
Zgjidhja
Për zgjidhjen e këtij problemi është propozuar që vitin e parë studentëve t’ju ofrohet një njohuri bazë rreth gjuhëve të huaja, ndërsa në vitet e tjera të ketë zhvillim të mëtejshëm të njohurive. Pra Fakulteti i Gjuhëve të Huaja për studentët që nuk e njohin fare gjuhën ku studiojnë, ka krijuar disa lehtësi, si kalimi i lëndëve teorike, në vitin e dytë dhe më shumë orë për njohjen e gjuhës. 

Entela Duraj, Tirana. Observer

Tuesday, October 12, 2010

"Plepistë dhe xhepistë"

Dje filloi viti i ri akademik në Shqipëri. Nuk mund t'i mungonin kësaj dite urimet euforike e butaforike të atyre që drejtojnë vendin ku radhiten si përherë shifra stahanoviste. "Mbi 70 për qind e maturantëve, do të vazhdojnë universitetin, - tha midis të tjerash kryetari i qeverisë së vendit.



Universitetet?
Cilat universitete?
Cili është niveli i mësimdhënies në këto "universitete"?
Çfarë bëhet me studentët e tyre pas diplomimit!?


Sa për qind e tyre janë punësuar apo do të punësohen!?

Asnjë fjalë... Asnjë shifër... Asnjë pipëtimë nga kryeministri llafeshumë. Pse?

Sepse të gjithë shqiptarët që kanë paguar e paguajnë qimet e kokës për shkollimin e bijve e të bijave të tyre e dinë se universitetet e Shqipërisë janë fabrika papunësie.
Sepse, si prindërit edhe studentët e dinë fare mirë se diplomat e universiteteve shqiptare janë "pasaporta për asgjëkund".

Pse!? Sepse niveli i universiteteve, më të cilat vetëshërbehet e vetëlëvdohet kryeqeveritari janë si: "Universiteti i Domosdovës", - siç i quante Noli universitetet që nuk ekzistonin fare në atë kohë.
Sipas studimeve akademike botërore, niveli i Universitetit Politeknik të Tiranës, që vlerësohet si me i avancuari në Shqipëri, është me i ulëti në Botë.
 (shih renditjen e universiteteve të botës në BBC News)Kjo sëmundje që do të na infektojë krejt të ardhmen, e universiteteve që nuk janë universitete, ka nisur herët që kur vetë kryeministri i sotëm inkurajonte "kurset e Plepave".

Është fjala për "kurset kundër analfabetizmit" që pat hapur ish-qeveria e z. Berisha për drejtësinë shqiptare në fillimet e sundimit të tij, ndërsa flakeshin nga puna juristë, ekspertë të mirëfilltë, specialistë me emër. Vendin e tyre e zinin plepistat. Pasojat e këtyre veprimeve i shohim sot në mungesën e drejtësisë reale në vend. Njësoj, universitetet e sotme, janë një tragjedi për të ardhmen akademike e shumëplanëshe të Shqipërisë.

E ndërkohë, mbi 96 për qind e studentëve të shkëlqyer shqiptarë që studiojnë në universitetet më në zë të SHBA-ve dhe Perëndimit, në përgjithësi nuk janë kthyer mbrapa në Shqipëri... Pse!?
Sepse ua kanë zënë vendet plepistët e Shqipërisë. Nuk kanë asnjë shans për punë e për zbatimin e njohurive të tyre në fushat e veta në vendin e vet... Pra janë një xhevahir i tepërt për qeverisjen e mangët. Harxhet përsëri i paguan Shqipëria dhe e ardhmja e saj.
Nuk ka se si të ndodhë ndryshe me një vend që po përmbytet nga "Universitetet e Plepave dhe të Domosdovës" po aq sa edhe nga shifrat marramendëse të kryeministrit që fluturon me presh kur vjen puna te shifrat.


E-mail nga adresa verarta@aol.com, G. Shekulli

Wednesday, October 6, 2010

MASTER OF PUPPETS

E dini çfarë mund të bëni nëse jeni të mërzitur? Një master!
Është gjëja më në modë, jo dhe aq e lirë, por ama të bën të të duket vetja shumë aktiv e i zoti. Të gjithë po bëjnë master.

Ti pyet dikë, "ç'kemi"?
Përgjigja standard: "ja, po bëj një master.
" Si me thënë, "ja dola për Pazar". Mënyra e re, trendy, për të vrarë kohën.
Ka njerëz që mërziten në kafe dhe meqë nuk martohen dot, i fusin ndonjë master. Ka të tjerë që u teprojnë paratë pasi blejnë makinë. Si ti harxhojnë? Për kostum? Nuk dalin. Atëherë, master!
Nuk do habitesha nëse një ditë, edhe shitësi i bukës do më thotë që po bën një master. Fjala "master" ka filluar të luajë rolin e kokainës. Është bërë droga që na ndryshon perceptimin mbi realitetin. E kam fjalën për realitetin e trishtë arsimor/profesional. Por, si të gjitha drogat, vetëm ai që e merr kujton se realiteti ka ndryshuar. Dhe, vetëm për pak orë.

MASTERI SI MODË
Kjo moda e masterit, më kujton pandemitë sociale që kemi kaluar, modën e "kurseve të gjuhëve të huaja" në 91shin apo modën e patentës në 95-n.Në fakt, e thënë trashë, masteri nuk është gjë tjetër pos asaj që dikur quhej thjesht "studime pasuniversitare". Por, tani na ngjan shumë më tepër. Është trendi i ri. Paradoksi qendron se, mënyra sesi sistemi po e promovon, lehtëson dhe stimulon marrjen e masterave nga kushdo, është thjesht masovizëm komunist. Enveri arriti të na fusë me zor deri në klasë të 8-të. Anipse këta 20 vjetët e fundit treguan që ai sistem arsimor nuk na bëri dot njerëz.

MASTERI SI ËNDËRR QË DUHET TË NDALOHET
Në një sistem shkallësh, po nuk ishe i zoti të ngjitesh deri në kat të dytë, nuk mund të ngjitesh në të 15-in. Kjo do duhej të funksiononte edhe këtu. Master s'mund të bëjë kushdo. Një student që mbaron shkollën me 5-a apo dhe me 7-a, NUK MUND të bëjë master. Ai duhet të ndalojë aty ku e lë muskuli i trurit.Një student që ka studiuar 4 vjet veterinari, nuk mund të marrë master për "administrim biznesi". Mund të bëjë një shkollë të re, por nuk mund të kompensojë përmes ca provimesh të dyshimta part-time, atë që të tjerëve u duhen 5 vjet shkollë ta mësojnë.Masteri do duhej të ishte thellim në një fushë të caktuar lidhur me atë që ke studiuar 5 vjet në universitet. Përndryshe, masteri në Biznes duhet tu lejohet dhe atyre që mbarojnë gjimnazin. Fundja, kanë të njëjtin formim matematikor me ata që mbarojnë juridikun!!

MASTERI SI KOSTO
Kostoja e një masteri në UT (Universiteti Shtetëror i Tiranës) është më e lartë se ajo në një universitet shtetëror në Berlin. Sa për cilësinë, s'besoj se ka nevojë për komente krahasuese. Ajo që vërej unë, është që po ngrihet një sistem piramidal i shkollimit universitar. Universiteti është bërë si Pazar dhe nuk ështe çudi që së shpejti të presim dhe oferta: paguaj një e merr dy mastera. Gjithçka është e mundur për sa kohë ka kush paguan dhe ka kush shpenzon kohë... për të mbajtur me pare dhe me punë ata 10 pedagogë që sillen në çdo katedër dhe japin nga 10 orë mësim në ditë.

ZANAFILLA E KRIMIT: FSHIKËZA E KRIMBIT
 Gjithçka fillon aty - në Universitetet tona. Meqë masteri nënkupton një shkallë më lart në arsimim, duhet që edhe të ketë pedagogë që janë një shkallë më lart, ose së paku një shkallë tjetër.

Ç'do mësojë më shumë një student në masterat tanë që behen me përkthime të varfra të dy copë librave të huaj? Ç'do i mësojnë më shumë studentit, ata të njëjtët 10 pedagogë?
Sikur gjithë vëmendjen dhe kohën qe Ministria e Arsimit i kushton stimulimit të masterave ta përdorte për të ndrequr gjendjen e mjerë të fakulteteve në mësimdhënie, do kishim cilësi më të lartë universitare, më pak studentë alla "Partizani i Panjohur", dhe kuadri pedagogjik do të mbushej me pedagogë që dinë ca më shumë se nxënësit e tyre. Sikur... Por, ne jemi tek Uni-pazari, prandaj le të shesim e të blejmë ç'të mundemi. Kush do një master me 20% ulje?

Nga ana tjetër, universitetet janë mbushur me studentë që nuk dinë të shkruajnë mirë as shqipen! Në 3-5 vite jetë universitare nuk lexojnë thuajse asnjë libër, vetëm kapituj të shkëputur, aq sa u pyet zysha në mësim. Po, po. Në universitetet tona ka zysha që të ngrenë të thuash paragrafin e parë të kapitullit pëmendësh. Universitetet tona nuk ndërtojnë profesionistë, ato fabrikojnë vemje arsimore. Atëherë pse të mos ëndërrojnë për master?

MASTERI SI STATUS
"Masterllëku" ka krijuar një status sa absurd, aq edhe problematik. Më mirë të kesh 2 mastera sesa 2 shkolla. Kjo përmbush edhe dëshirën e çdo studenti shqiptar që të marrë diploma pa pritur shumë gjatë e pa prekur libër me dorë. Mjafton të lexojë një pasdite para provimit.
Por, sado i paaftë të jetë studenti, sa më i shkëputur nga librat të jetë njeriu, ai ndjen që një master duhet me patjetër. Shoqëria të ve nën presion. Me master, është dhe moda! Vërtet kam nja 10 vjet pa prekur libra me dorë, po ç'kam unë që mos bëj një master? Filanka bëri master. Ku e bëri? Po ja aty te Qendra e re Tregëtare... Eh, unë s'di ç'të bëj, të bëj një master, apo të shkoj dy javë pushime në Haruba!? Bëj master, se është më kollaj!

MASTERI SI VJEDHJE
 Një master në universitetet e Tiranës, është një vjedhje. Më saktë, disa vjedhje. Të vjedhin kohë, të vjedhin para, të vjedhin ëndrrën, pa të dhënë asgjë më shumë se ç'kishe.Shteti mbledh miliona lekë nga fashionistët e masterit, ndërsa administrata apo zyrat menaxhuese privohen nga njerëz që, po të investonin kohën dhe paratë e tyre në një projekt studimi pasuniversitar më të kuruar e të programuar siç duhet, do ishin më të aftë për punët ku janë.Fatkeqësia është që kur secili të ketë nga një master, kur edhe në autobus fatorinot të të qëllojnë me diplomë masteri nga pas, çfarë do të ndodhë? Do të ndodhë që, ata të aftit, të përkushtuarit, ata që duan e kanë kapacitet vërtet të studiojnë, do duhet të bëjnë diçka tjetër për tu dalluar nga kombi i 3 milion masteraxhinjve. Do u duhet të rishpenzojnë para e kohë, për të fituar kualifikime ekstra, diploma të tjera, për të bërë diferencën. Mjafton të mos quhen "master".
http://stopinjorances.blogspot.com/2009/09/nje-sekret-per-te-gjithe.htmlMASTERI SI KRIM SOCIAL
Politika me masterat është bërë si një rrotë fati që të krijon idenë se kushdo ka të drejtën e një xhiroje. Dhe që në çdo xhiro të rrotës së fatit, paradokset rikarikohen nga vetë sistemi.Ka njerëz që pasi kanë bërë 8 vjet gjuhë të huaja futen për master në Ekonomi! Administrim biznesi. Ku të më dojë qejfi. Kur shteti m'i jep mundësitë...Në Gjermani, nuk të lenë të vazhdosh çfarë të duash. Dikush mund të ketë ëndrra për të kryer një master për "fizikë kuantike" por nëqoftëse ke mbaruar për punë sociale, ky, për të është sport i ndaluar.
Ndërmjet një masteri të marrë në universitetin "ZH" në Tiranë duke "studiuar" në kafene, dhe të atij në Angli, Francë a Suedi që dikush e ka marrë me djersë e stres në biblioteka, nuk bëhet fare dallim. Master është mo'...Shteti i konsideron si qepët. Ke master? 100m lek rrogë më tepër!
Krimi arsimor që deri më sot ka prodhuar studentë që mësojnë vetëm gjatë sezonit dhe vetëm 4 pasdite në sezon, amplifikohet më tej. Për të bërë master mjafton të japësh ca provime për të cilat mjafton të hapësh librin një pasdite, dhe aq. Ikën provimet. Rroftë Masteri! Në Francë duhet të mbrosh temë me 130 faqe. Po s'e bëre, s'e merr masterin. Këtu e merr me ca provime që janë më pak të zorshme se të dalësh shopping për këpucë. Madje, këpucë pas këmbës e shijes, në Tiranë ndodh që edhe nuk gjen. Provimet, s'ka shans!

OBBEY YOUR MASTER
 Ky është një shtet i masterave. Shteti, Lazaratin e ndalon të shesë produktin e vet bio, ndërsa universitetet i lejon, madje i stimulon, që të shesin produktin e tyre OMGJ.

Por, njerëzit e shkolluar kësisoj, nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do përpiqen të kompensojnë mangësitë e tyre profesionale duke luftuar me të tëra format ata që janë më të aftë. Do të përpiqen të mbrojnë vendet e tyre të punës, si ndaj atyre që kanë të njëjtin formim me ta, mos më të mirë, po janë një master mangët, or sidomos kundër atyre që vijnë me mastera e studime serioze nga jashtë.
Edukimi me "gjasme" ka bërë që në shoqërinë tonë ka kohë që të aftit mbeten pa punë. 5-anjosët dhe analfabetët çajnë me miqtë e tyre, me egon e tyre aprofesionale, me pseudo-masterat e tyre. 

Por, sado sistemi të punojë për ta, vemjet e vockla arsimore (jo dhe aq për faj të tyre por më shumë për faj të sistemit) nuk do arrijnë kurrë të bëhen flutura. Veçse, do thajnë tokën dhe për të tjerët. Ne ka kohë që nuk jemi më vendi i shqiponjave. Por, s'kemi shans të jemi as i fluturave.

Koloreto Cukali:Shekulli


Friday, October 1, 2010

Tekstet mësimore serbe, plot me urrejtje antishqiptare

Prishtinë – Tekstet e shkollave serbe në Kosovë bien ndesh me Kushtetutën e vendit, flasin njëanshëm për historinë e Ballkanit, dhe nuk promovojnë paqen dhe tolerancën.

Raporti është hartuar nga një Komision i pavarur, dhe do të merret nga Ministria e Arsimit si bazë për harmonizimin e teksteve mësimore me Kushtetutën dhe Planin e Ahtisarit.

"Problemi më i madh i arsimimit në komunitetin serb në Kosovë është i lidhur me tekstet mësimore të historisë. Në këto tekste nuk ka asnjë shenjë të historisë së popullit shqiptar. Librat e historisë për të gjitha klasat e shkollës fillore janë në kundërshtim me parimet e barazisë etnike e fetare si dhe të tolerancës", thuhet në raport.
"Librat e historisë janë me plot tekste, të cilat serbët dhe shqiptarët i paraqesin në pozitën e xhelatit dhe të viktimës, që direkt inkurajojnë konflikt ndëretnik", tha Radivoje Mançiq, kryetar i Komisionit të pavarur.

Ai theksoi se në këto libra të historisë shkruhet se shqiptarët kanë kryer "gjenocid" ndaj popullit serb, duke e bërë këtë me qëllim që t'i largojnë serbët nga Kosova. Shqiptarët përshkruhen si plaçkitës të kishave, ndërsa në të vetmin vend ku përmenden ilirët, ata quhen "grabitqarë".

"Ky komision nuk i mbështet këto. Ne kemi rekomanduar që këto tekste të lihen anash, derisa nuk shkruhen të rejat. Komisioni konsideron se duhet shkruar libra të rinj, ku të gjitha kulturat dhe komunitetet do të paraqiteshin në mënyrë adekuate, në frymë të paqes, bashkëjetesës dhe së ardhmes evropiane të Ballkanit", theksoi Mançiq në një konferencë për gazetarë, të organizuar nga Ministria e Arsimit.
Rekomandimet e Komisionit të pavarur për rishikimin e programeve mësimore në shkollat serbe do të shërbejnë për Ministrinë e Arsimit si bazë për krijimin e një kurrikulumi për nxënësit serbë.

G. Start

Sunday, September 19, 2010

Greqi, fëmijët shqiptarë pa abetare

Ne tetor, rreth 100 mijë vogëlushë shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, do të nisin shkollën ku do të mësojnë si të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën shqipe, por ata nuk kanë tekste.


Drejtuesi i Keshillit Pedagogjik te Mesuesve ne Greqi, deklaron se Ministria e Arsimit nuk ka asnje fond per blerjen e abetareve dhe gjuhes shqipe. Vlera e parave per blerjen e abetareve dhe teksteve te gjuhes shqipe por edhe mjeteve te tjera didaktike nuk eshte me e larte se 25 mije euro.

Profesor Jovan Mehilli shton se shteti grek ka miratuar nje ligj per minoritetet, ku i jep te drejten cdo femije qe lind ne Greqi te marre shtetesine por jo te drejten e mesimit te gjuhes se vendit te tij.

Ne Greqi mendohet se jane mbi 100 mije femije shqiptare qe nuk dine te shkruajne dhe te lexojne ne gjuhen shqipe’, pohon profesori. 

T. Channel

Drejtori sherr me prindërit,kyç 30 nxënës në bodrum

Ky është skandali i dytë në shkolla, pas atij të Klosit me përjashtimin e 13-vjeçarit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në një shkollë 9-vjeçare të Korçës. Drejtori i shkollës 9-vjeçare “Servasti Qirjazi” ka ngujuar dje në qilarin e shkollës 30 nxënës të klasës së parë. Ngjarja ndodhi pas një debati mes tij dhe prindërve të fëmijëve lidhur me kushtet e këqija në të cilat ata mësonin. Mësohet se drejtori ka reaguar në këtë mënyrë, për të mos lejuar praninë e mediave të filmonin kushtet në të cilat mësonin vogëlushët. Klasa mësohet të ketë qenë pa dritare dhe e mbuluar nga lagështira dhe errësira.

Në shenjë hakmarrje drejtori Albert Damianeci ka mbyllur dyert e shkollës, ndërsa nxënësit e klasës së parë i ka ngujuar në qilar për rreth 1 orë. Duket se ngjarja është bërë më e madhe kur ky i fundit ka lajmëruar policinë, duke ngritur një padi për dy nga prindërit. Sipas pretendimeve të drejtorit, dy nga prindërit kanë ushtruar dhunë mbi të. Policia ka shkuar menjëherë në shkollë duke liruar nxënësit që u mbajtën të mbyllur për rreth 1 orë. Në prononcimin e tij për mediat vizive drejtori ka deklaruar se nxënësit janë mbyllur në qilar pas vendimit për të lyer klasën ku mësonin, meqë ajo nuk kishte dritare dhe ishte në errësirë të plotë. Nga vlerësimi që i bëri Instituti i Higjienës, ambienti rezultoi me nivel të lartë lagështire dhe pa ndriçimin e duhut. Por ky nuk është i pari skandal që ka përfshirë këtë fillim viti shkollor shkollat në rrethe. Vetëm pak ditë më parë drejtori i një tjetër shkolle në Klos të Burrelit nuk lejonte një nxënës 13-vjeçar të hynte në mësim. Problemi nuk kishte të bënte me nxënësin por me interesa vetjake të drjetorit të shkollës dhe të bashkëshortes së tij, edhe ajo drejtoreshë në një tjetër shkollë, ku kishte mësuar më parë nxënësi 13-vjeçar.

U desh ndërhyrja e Ministrisë së Arsimit për ti dhënë zgjidhje këtij problemi. Tashmë nxënesi Mariglen Kola, vazhdon shkollën normalisht së bashku me bashkëmoshtarët e tij. Pas apelit të bërë në media Ministria e Arsimit ka lëshuar një vendim që 13-vjeçari të regjistrohet në shkollën 9-vjeçare “Tahir Hoxha”. Drejtori i kësaj shkollë Nexhmi Çollaku nuk lejonte që nxënësi të hynte në shkollë. Kundërshtimi i drejtorit prej fakteve që paraqitën prindërit e fëmijës, ishin më tepër se absurde. Sipas tyre, bashkëshortja e drejtorit Çollaku, drejtoreshë në një tjetër shkollë në fshatin Cerujë ku ka studiuar më parë Marigleni (ndërsa jetonte tek të afërmit), nuk donte që 13-vjeçari të largohej prej kësaj shkolle, pasi kjo mund të çonte në shkarkimin e një mësuesi nga puna (për shkak të numrit të vogël të nxënësve në klasë). Por këtë vit, familja Kola kishte vendosur që djalin ta shkollonte në Klos, gjë që prishte planet e drejtoreshës në Cërujë, e cila në bashkëpunim me të shoqin, drejtorin e shkollës në Klos, nuk lejonin për më shumë se 2 javë që 13-vjeçari të shkonte në shkollë. Publlikimi i lajmit në gazeta dhe televizone, vuri në lëvizje Ministrinë e Arsimit, me urdhër të së cilës, Marigleni ka të drejtë të ndjekë shkollën, duke mos u iu përplasur sërish dera në fytyrë.


T.Observer:, Entela Duraj

Korrupsioni ulet “këmbëkryq” në fakultete, pedagogët 300-700 euro kurs për një provim

MASH “dorëzohet”, 60 për qind e pedagogëve bëjnë kurse të shtrenjta si ryshfet për provimet

Pedagogët e pothuajse të gjithë fakulteteve prej vjetësh po zbatojnë një skemë abuzive duke kryer kurse private para provimeve të vjeshtës. Për shkak se një numër mjaft i lartë studentësh janë mbetës në disa provime duket se për ta mënyra më e mirë për të siguruar marrjen e tyre është frekuentimi i kurseve private para provimeve shtetërore me pedagogët e lëndës apo me pedagogë të fakulteteve të tjera.
Ky është një ritual i përvitshëm i pedagogëve e studentëve dhe një mundësi mjaft fitimprurëse për pedagogët, të cilët ushtrojnë aktivitetin e mësimdhënies pa licencë.
Studentët paguajnë rreth 300-700 për çdo kurs që zgjat rreth dy muaj.
Praktika e kurseve private të cilët dënohen me ligj dhe shprehin, korrupsion në auditorët e fakulteteve aplikohen në bazë të një regjistri që përkrah emrit të studentit shënohet paraqitja e studentit nëpërmjet shenjës së shumës së paguar. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, kanë deklaruar ditën e djeshme për gazetën “SOT” se përpara këtij fakti ky institucion nuk ka asnjë skemë për të marrë masa pasi kjo gjë i takon vetëm task-forcës në Ministrinë e Financave. Edhe pse burimet e MASH i quajnë kurset private në fakultete si shkelje sërish nga ky institucion nuk është ndërmarrë asnjë masë për abuzimet, madje edhe pe pedagogët janë pushuar nga puna për këtë problem sërish pas disa vitesh ata janë futur sërish në arsim.

Abuzimi
Sipas ligjit, asnjë pedagog nuk mund të ushtrojë profesionin e mësimdhënies jashtë auditorëve të fakulteteve. Gjithçka që bëhet nga ana e pedagogëve është e paligjshme dhe abuzim me punën e kryer. Kurset zakonisht kryhen në ambientet e apartamenteve të pedagogëve por ka edhe raste banale kur kurset kryhen në orët e mbrëmjes apo të pasdites në ambientet e fakulteteve. Sipas vetë studentëve kurset variojnë nga 200 euro që është më i liri i cili i përket degëve të shkencave sociale. Sipas studentit Kristi Hasani i cili studion në vitin e katërt inxhinieri ndërtimi, një kurs i ka kushtuar plot 800 euro për dy lëndë të quajtura Analiza 1 dhe Analiza 2.
Sipas këtij studenti pedagogët edhe pse kryejnë korrupsion të rregullt nuk kontrollohen nga asnjë instancë. Sipas këtij studenti mësimdhënia mund të bëhet vetëm me licencën përkatëse, ndërsa veprimet e tjera janë në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë. Ky fenomen është i përhapur edhe në arsimin e mesëm, përveç arsimit të lartë. Mësuesit i adresojnë nxënësit te kolegët e tyre, “për të fshehur gjurmët” e veprimeve kundër ligjit. Ndërsa kurset më fitimprurëse janë ato të studentëve të universiteteve, ku orët e mësimit kanë një kosto më të lartë dhe kërkesa e studentëve për marrjen e provimeve është e domosdoshme.

Auditorët
Kurset zhvillohen në ambiente të marra me qira nga pedagogët që japin mësim me turne dhe orare të caktuara për çdo grup, që është ndarë sipas një numri të caktuar. Auditorët ndodhen në ambiente pallatesh, në katet e sipërme të tyre. Janë të padukshme për syrin e lirë të qytetarëve të zakonshme, ndërsa studentët i gjejnë me rekomandimet e njëri-tjetrit. Ato janë të shpërndara në disa zona të kryeqytetit, ku mund të përmendin ambientet pranë nëntë katësheve, apo pranë rrugës “Myslym Shyri” për nxënësit e shkollave të mesme. Pedagogët më të kërkuar janë ata që kanë lëndë të vështira dhe të pakapshme gjatë orëve të mësimit nga të gjithë studentët. Të tilla janë matematika, fizika, lëndë të inxhinierive, të Politeknikut, Ekonomikut etj. Këto degë janë më të paguarat dhe më të kërkuarat, madje kanë dhe një numër tepër të lartë të studentëve që i frekuentojnë. Studentët e kanë të vështirë të identifikohen për shkak të problemeve që mund t’u shkaktohen.
Një student, i cili nuk pranon të identifikohet, shprehet se zgjedhja e tij është bërë për arsye se ka mjaft provime të ngelura dhe e vetmja mënyrë është që të kryejë kurse private me pedagogë. Studenti tregon se në listat e notave të provimeve gjatë dy sezoneve, lëndët që u përkasin shkencave ekzakte kanë numrin më të lartë të studentëve mbetës. Kjo është një shtysë edhe më e madhe për të siguruar marrjen e provimeve dhe shmangien e humbjes së vitit shkollor.


Arta AGOLLI G. Sot

Saturday, September 4, 2010

"Aleanca"për Arsimin e Deformuar

Zhvillimet e fundit në arsimin e lartë, duke përfshirë ndryshimet në ligin e arsimit të lart, të imponojnë një reflektim se çfarë ka ndodhur dhe se ku po shkojmë me rrugën që "politikanët" kanë zgjedhur për këtë sektor. Do të dëshiroja që reflektimi më shumë të ndalej në çështje të"pastra" akademike ose ne ato qe kanë impakt të drejtpërdrejt si kërkimi shkencor, kualifikimi i stafit të ri akademik, metodikat e fundit të mësimdhënies, cilësia dhe sasia e teksteve në dispozicion të studentëve, informatizimi i universiteteve, kampuset universitare.

Por të gjitha këto do të ishin shumëlarg asaj çfarë "imponohet" të diskutohet dhe "debatohet" sot për arsimin e lartë.

Në realitetin mediatik sot është lehtësisht e kuptueshme për këdo"aleanca" midis ministrisë së arsimit dhe universiteteve private. Kjo është aqe dukshme saqë bëhet qesharake, pasi të ashtuquajturat reforma mbrohen dhe argumentohen më mirë nga privatet se sa nga përfaqësuesit e ministrisë. Kjo pasi ato hartohen nga privatet ose të deleguarit e tyre dhe implementohen mëpas me besnikëri dhe dedikim nga ministria.

E njëjta gjë ndodh dhe me "reforma"të tjera siç është ajo e financimit që në fakt është qëllimi kryesor i kësaj aleancepasi deri tani thjesht është përgatitur terreni për goditjen përfundimtare qëdo i jepet arsimit të lart në Shqipëri.
Ekzistenca e një marrëdhënie bashkëpunuese midis sektorit privatdhe institucioneve të ndryshme shtetërore është i domosdoshëm për mirëfunksionimin e çdo sistemi. Por marrja "peng" e institucioneve shtetërore ngaato private është një fenomen i rrezikshëm. Kjo pasi përgjithësisht misionet ekëtyre dy aktorëve bien ndesh edhe nëse i referohemi zhvillimeve të funditpërsa i përket modeleve të reja të biznesit.
Ky fenomen është edhe më i rrezikshëm nëse ndodh në sektorin e arsimit pasi pasojat negative prekin breza të tërë dhe vënë në pikëpyetje zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi.

Së fundmi, është bërë e zakonshme që përfaqësues të ministrisë së arsimit, ndonjëherë edhe të universiteteve private publikisht përmendin probleme të universiteteve publike, për të mbështetur bëmat e tyre. Një pjesë e tyre janë të vërteta, një pjesë tjetër janë thashetheme dhe një pjesë tjetër janë mëkatet e ministrisë sëarsimit e cila mundohet t'ia adresojë universiteteve publike. Këtu është për tu përmendur fakti që universitetet private disponojnë dhe kanë akses të konsiderueshëm ne mediat vizive dhe të shkruar. Shpesh i gjithë ky arsenal është vënë në dispozicion të ministrisë së arsimit. Aq sa, kohët e fundit një media përflitet se periudhën për tu hedhur në treg, e zgjodhi në mënyrë që ti jepte një "dorë" ministrisë në miratimin e çorbës së radhës; amendimet ë ligjit të arsimit të lartë.
Unë nuk jam ndër ata që mendon që universitetet publike nukkanë asnjë problem apo që problemet e tyre nuk duhen bërë publike. Debati publik serioz dhe konstruktiv është gjithmonë pozitiv dhe në disa raste dhe më shumë se pozitiv. Por kur diskutimet që në hasim nga "aleanca" kanë gjithmonë një axhendë të fshehtë, kjo ngre një pikëpyetje të madhe mbi atë çfarë ata diskutojnë.
Nuk e di se çfarë reagimi do të mbante "aleanca" nëse në media dotë dilnin përfaqësues të universiteteve publike apo dhe të shoqërisë civile dhe thjesht të përmendnin ato të cilat hasin çdo ditë.

Marrin shembullin te universitetet private mund të blesh një diplomë me vetëm 8 mijë euro, është me"oferte". Dhe kjo pa vajtur asnjë ditë në shkollë!

Pedagoget që japin mësim në këto universitete shpesh janë të shtangur nga niveli i dobët i studentëve dhe jo vetëm akademikisht. Ka nga ato universitete që kanë 2 fakultete dhe vetëm 1 2pedagogë të brendshëm dhe pothuajse asnjëri prej tyre nuk ka titull akademik.
Sipas ligjit, një universitet duhet që minimumi të ketë 21 pedagogë dhe të paktën 3 në çdo departament duhet të mbajnë grada dhe tituj.

Po ashtu, sasia e orëve që duhet të jepen në auditor në një cikël të caktuar studimi nukplotësohet. Përflitet që çdo licencë për universitet privat merret vetëm dukeplotësuar disa kritere të jashtëligjshme. Ka universitete private të cilat kanë 6 muaj që nuk paguajnë stafet akademike për punën që kanë kryer. Të tjerë thuhet se ekzistojnë, me funksionin e vetëm, për të pastruar paratë. Diskutimi publik sot dhe vëmendja e ministrisë së arsimit duhet të jetë e përqendruar në çështje që në të vërtetë e ndryshojnë për mirë situatën, pavarësisht se kushcenohet publiku apo privati.

Përse sot nuk flitet për akreditimin, por krijohet iluzioni sikur zgjidhja gjendet tek rankimi i universiteteve?
Në këtë mënyrë jepet sinjali që në Shqipëri ka universitete qofshin këto private apo publike, të cilat nuk duhet të ekzistojnë, por ne zgjedhim ti vendosim nga fundi tabelës dhe ti lëmë që ato të "falimentojnë" vetë. Kjo tregon një mungesë vullneti që shqiptareve ti ofrohet vetëm një "shërbim" i garantuar dhe certifikuar.

Përse nuk hapet një debat i gjerë publik përsa i përket punës së agjencisë së akreditimit?

Përse në Shqipëri tashmë ka pothuajse 4 vjet që flitet përakreditim dhe rankim nga agjenci ndërkombëtare dhe asgjë nuk ndodh?!
Të jetë kaq e vështirë të paguash një agjenci të huaj për ta bërë këtë?

Përse ministriaka zgjedhur një politik aktive ndër vite që pedagogët e universiteteve të paguhen disa herë më pak se në universitetet private?Kjo edhe kur universitetet mund ti paguajnë pedagogët nga të ardhurat dytësore, pa prekur një fije nga buxheti i shtetit?

Mos vallë financimi i universiteteve private mefonde nga buxheti i shtetit është më urgjente. Duket si prioriteti i ministrisë... Ka shumë e shumë pyetje të tjera të cilave i duhen dhënë përgjigje jo vetëm nga ministria, por nga të gjithë aktorët e arsimit të lartë.Do të ishte një fillim i mirë nëse ministria realisht do të luante rolin erregullatorit dhe jo të rregullatorit dhe zhurmuesit. Të ndalonte strategjinë që është ndjekur për ti përçarë universitetet publike nëpërmjet trajtimit tëdiferencuar dhe në disa raste duke e zbritur këtë dhe në nivel pedagogësh.Rezultantja është që ministria në fund trumbeton për konsultimin e gjerë përamendimet e ligjit te arsimit të lart. E cila është një gënjeshtër e rëndomtëqë bëhet në mënyrë të shëmtuar. Koha ka provuar që të njëjtët individ të cilëtkanë trumbetuar për cilësinë e këtyre amendimeve nuk ë kanë problem që pas disakohësh te dalin me amendime të tjera, të cilat rrëzojnë këto të sapo miratuaratduke trumbetuar sërish për cilësinë dhe konsultimin e gjerë. Kjo ndodhi meamendimet e fundit që rrezonin ligjin e 2007 dhe ndryshimet e bëra në vazhdim.
Ishin po të njëjtët aktorë të cilët përgatitën ligjin e 2007 që shkaktoj shumë problem, pa u ndalur gjatë, i cili u miratua po ashtu me konsultime të gjëra dhe me tezën që ata të cilët dalin kundër, kërkojnë të drejtën për mandate të dyta. E njëjta situatë u konstatua përsëri, amendime të realizuara me konsultime të gjëra dhe ata të cilët janë kundër, kanë hallin e të drejtës për mandat të dytë.

Kjo tashmë është bërë një situatë aq sa dramatike edhe komike. Shpresojmë që si në filmat e hollivudit të këtë një fund të lumtur, por nëse vazhdohet kështu, do të jetë vërtetë mision i pamundur...

Opinion –Gazeta Shqip


Redaktoi Stop Injorancës!

Thursday, September 2, 2010

Pseudoreformat në arsim: Kundra stazhit 1-vjeçar!

Që prej rënies së sistemit komunist në Shqipëri, shumë ministra arsimi janë ndryshuar dhe shumë reforma të ndryshme janë ndërmarrë në këtë fushë, kaq delikate dhe të lidhur drejtëpërdrejtë me zhvillimin e një kombi.             




Kujtoj që në vitin shkollor 2000-2001, konkursi ishte i lirë për çdo nxënës që kishte mbaruar të mesmen, qoftë edhe me provime të mbetura në vjeshtë. Më parë, kush mbeste për në vjeshtë në vitin e 4 të gjimnazit, humbiste automatikisht mundësinë për t'u regjistruar për konkurim nëpër fakultete.
Ish nxënësit e gjimnazeve, kishin të drejtën të konkuronin në sa degë të dëshironin, e rëndësishme ishte të mos kishin përplasje datash ditët e konkurseve.
Nuk merrej parasysh mesatarja dhe testi ndahej në 60% të pyetjeve testi i përgjithshëm dhe 40% të pyetjeve testi special, që sipas degës përkatëse fokusohej absolutisht vetëm tek profili i degës.
Testi kishte gjithsej 300 pikë, përgjigja e duhur vlerësohej me 3 pikë, përgjigja e gabuar shënohej minus 1 pikë (-1) dhe për çdo 3 përgjigje "Nuk e di", merrje gjithashtu minus një pikë (-1).
Ky ishte një program, i cili nuk diskriminonte nxënësit që nuk kishin nota të mira dhe i nxirrte të gjithë të babarabartë para testit, ku çdokush bënte diferencën në saj të përgjigjeve të sakta.
Në 2002-shin, rivendoset sërish mesatarja dhe ajo që është më skandalozja, është fakti se kur rivendoset kritere të reja, ato aplikohen gjithashtu tek të gjitha vitet shkollorë, pra edhe nxënësit që deri sa kaluan vitin e III-të gjimnaz, ishin të vetëdijshëm që mesatarja nuk ishte kusht i domosdoshëm, në vit të 4 gjimnaz, apo edhe ata që u maturuan u përballën direkt me kriterin seleksionues të mesatares.
Ky kriter i ri, i aplikuar kaq gabim, ishte një hap i madh pas, në arsimin shqiptar.
Viti shkollor 2002-2003 ishte një shanc i madh për të gjithë nxënësit që kishin nota të mira. Ata thuajse e kishin të fituar konkursin e shkollës së lartë.
Si merren notat e mira ?
Mjafton të kesh njohje me mësuesin, të bësh kurse private me të, të të mbajë me hatër për arsye të ndryshme, të shkollohesh në zona rurale etj.Pra rikthimi i mesatares si kriter, ishte një shanc i madh për banorët e zonave rurale që konkuronin për arsim të lartë. Ata u zunë vendin nxënësve të qytetit, ku siç dihet kërkesa e llogarisë është shumë më e madhe dhe nota maksimale nuk është e lehtë për t'u arrirë.
Pasi mjeshtrave të këtyre reformave u erdhi në vesh shqetësimi i madh i prindërve mbi këtë pseudoreformë që padrejtësisht dënonte fëmijët e tyre, pseudomjeshtrat vendosën një kleçkë tjetër për t'a koklavitur edhe më tej çështjen.
Ata vendosën për shkolla të veçanta koefiçentë të ndryshëm. Nëse një nxënës ka mbaruar psh Sami Frashërin në Tiranë, ai ka keofiçent më të lartë, se dikush tjetër që ka studiuar në një zonë rurale.
Pra, në mënyrë të drejtëpërdrejtë u diskriminuan banorët e zonave rurale.
Pse nuk ka të drejtë një nxënës të meritojë 10-tën, pavarësisht vendit ku i takoi të jetojë...?
Në vitin shkollor 2008-2009 në universitetet shqiptare aplikohet sistemi i Bolonjës. Nuk dihet se përse u përzgjodh pikërisht ky sistem, ku sigurisht nuk është më i miri që njihet, por edhe aplikimi i tij si sistem eksperimental ishte i realizuar përgjysmë, po ashtu siç edhe ka mbetur.
Në sistemin e Bolonjës nuk ka stazh. Sistemi ndërtohet mbi bazë kreditësh, që variojnë nga vështirësia e lëndës. Kërkohet një kufi prej 30 kreditësh që të kalosh vitin e parë.
Në sistemin e Bolonjës, përfundon rregullisht 3 vitet e universitetit dhe nuk diplomohesh, nëse nuk merr të gjitha provimet e programit mësimor.
Na ka shkruar një anëtar i faqes, i cili i ka parë me shumë kujdes këtë çështje, duke na kërkuar përkrahje për ta ngritur zërin kundra rivendosjes së stazhit 1 -vjeçar, i cili vjen përsëri i aplikuar në një formë tmerrësisht të gabuar, duke penalizuar studentët.
Nëse ndërmerret një reformë e re, logjikshëm ajo duhet të aplikohet tek studentët e vitit të parë në universitet dhe jo tek vitet e tjera.
Elton Tona ka krijuar një grup në këtë rrjet social me emër "Kundra Stazhit 1 vjeçar", ku i bën thirrje të gjithë studentëve shqiptarë të bashkohen e të protestojnë kundra kësaj reforme, që kërkon të aplikohet tek të gjitha vitet akademike, duke penalizuar padrejtësisht studentët e vitet të II-të e të III-të.
Gjithashtu edhe Fakulteti i Mjekësisë në prill të 2010-ës rivendosi stazhin.
Kur do kuptojnë të nderuar pedagogë, dekanë, rektorë e ministra të arsimit, që për çdo reformë të ndërmarrë, ajo fillimisht duhet të diskutohet me grupeve të interesuara dhe të prekura drejtëpërdrejtë?
Mos të harrojmë që janë studentët e ardhmja e një shteti. Janë ata që ndryshojnë sistemet dhe mendësitë e shkuara të të vepruarit.

Le të bashkohemi dhe ta kundërshtojmë me çdo mënyrë këtë pseudoreformë të re.



  Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Wednesday, August 18, 2010

Të sapodiplomuarit, pesimist për një vend pune

Vëzhgimi/ Një pjesë e madhe e studentëve punojnë në vende që nuk kanë lidhje me arsimimin e tyre

Për "të mbijetuar" të rinjtë punojnë si kamerier, operatorë telefonik, shitës dhe shpërndarës produktesh

Dita e punës edhe për të nis në orën 8 të mëngjesit. Pasi hap qepenin e rëndën të dyqanit në rrugën "Nikolla Tupe", Krisilda nis rutinën e përditshme të shitjes së këpucëve. Në këtë vend pune ajo ka gati një vit.

Pas diplomimit thuajse një vit më parë nisi punë në këtë dyqan të vogël, me shpresën se ndërkohë që punonte këtu do ti dilte një vend pune në profesionin e saj. Krisilda është vetëm 24 vjeç, është diplomuar më 2009-ën në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, për Gjuhë-Letërsi dhe tani pret të gjej një vend pune si mësuese.

Teksa shfleton një gazetë në tryezën e dyqanit, (shtypin ka nisur ta lexoj që kur ka filluar punë në këtë dyqan), ajo tregon se shpresat për të gjetur një vend pune në një shkollë sa vijnë e shuhen. "Kam dorëzuar qindra cv, kudo në shkolla private, kam dorëzuar edhe dokumentet në drejtorinë arsimore në Tiranë, por askund nuk i kanë dhënë një shpresë, për të nisur punë",- thotë ajo.

Në fakt si Krisilda, në Tiranë ka dhjetëra vajza të reja që paraqiten çdo ditë në sekretaritë e shkollave jo publike apo në drejtorinë arsimore në Tiranë, me një tufë letra në duar në kërkim të një vendi pune.Shumë pak prej tyre arrijnë të gjejnë një punë në profesionin e tyre, pjesa më e madhe ashtu si Krisilda, gjejnë një punë "rezervë", dhe presin një rast tjetër. Të tilla vajza, madje edhe djem në kryeqytet gjen plotë.

Pas përfundimit të studimeve disa kanë zgjedhur të jetojnë "me forcat e tyre" në kryeqytet e të tjerë të nisur nga kushtet jo të mira ekonomike duhet të punojnë një vend çfarëdo për të mbijetuar. Kjo punë e çfarëdoshme mund të jetë shitëse në një dyqan rrobash apo stolish, operator telefonin në kompanitë e huaja, që nuk janë shumë bujare me pagesën e punonjësve, kamerierë apo edhe agjentë marketingu ndryshe shpërndarës produktesh.

Ajo që të bën më shumë përshtypje teksa pyet këta të rinj për shkollimin e tyre, është se një pjesë e mirë kanë përfunduar studimet për degë tepër të lakmuara si ekonomik apo drejtësi. Megjithëse tri vite më parë (ashtu si brezi i këtij viti) edhe këta të rinj janë stresuar mbi libra deri në orët e para të mëngjesit, kanë pritur me ankth rezultatet pranimeve në universitete e vendit, janë gëzuar pa masë kur kanë mësuar se kanë fituar në degët e preferuara, por pas tri vitesh gjithçka duket si një mund i çuar dëm.

Pak prej ish shokëve të klasës kanë zënë një vend pune në bankë, janë bërë avokatë apo mësues, pjesa tjetër është ende në pritje. Por deri kur? Të rinjtë e pyetur nga "Shekulli", përballë kësaj pyetje ngrenë supet. "Kam aplikuar në shumë shkolla për një vend pune, por nuk kam arritur të gjej një punë si mësuese.

Tani punoj si operatore në një kompani të huaj telefonash, por kjo nuk është puna që kam ëndërruar",- thotë Matilda 25 vjeç, diplomuar dy vite më parë për mësuesi. Një tjetër shembull është Miri 24 vjeç i cili ka përfunduar studimet për gjeografi, por ka zgjedhur të punojë si magazinier në një nga supermarketet e mëdha të kryeqytetit, pasi dështimeve në gjetjen e punës si mësues.

Alternativa tjetër për të ishte puna në një agjenci turistike, "Por pagesa ishte aq qesharake sa nuk ja vlente mundmi" thotë ai. Të tillë të rinj në Tiranë ka me dyzina, dhe mund të sillen me qindra shembuj por dukuria mbetet e njëjta. Të diplomuar pa një vend pune. Të rinjtë e pyetur nga gazeta, janë të ndryshëm por përgjigja që merr nga ata është thuajse e njëjta, askush nuk beson se do të gjejë një punë sipas arsimit, që ka kryer.

Ata fajësojnë shtetin i cili nuk ka politika të qarta për thithjen e të diplomuarve në tregun e punës. Gati në çdo mbledhje qeveria, apo rast ku mund të flitet për studentët ligjvënësit premtojnë e premtojnë pa masë.

Jo më larg se muajin e kaluar vetë kryeministri Sali Berisha, deklaroi se këtë vit do të rriteshin pranimet në universitet, me 9 %, se të gjithë maturantët do të fitonin të drejtën e studimit. Më konkretisht, vetëm për vitin akademik 2010-2011 do të ulen në auditorët e universiteteve publike (pa llogaritur universitet private) plotë 23534 studentë.

Pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve re vjeçare, mund të diplomohen të paktën gjysma e këtyre studentëve, rreth 11 mijë studentë, të cilët njësoj si paraardhësit e tyre do të përpëliten në punë të ndryshme, me shpresën se një ditë në mos qeveria të paktën tregu do të gjejë mekanizmin e duhur për rregullimin e situatës.

Y.Lezo:Shekulli

Arsimi i lartë apo çertifikimi i paaftësisë

Disa përsiatje përtej ligjit të ri që mbeten të pazgjidhura.
Një karakteristikë shumë domethënëse në lidhje me arsimin e lartë në Shqipëri është ajo që një akademik anglez, Ronald Dore, e quan "ethet e diplomës".


Sipas kësaj situate, sistemi shqiptar arsimor, sidomos në arsimin e lartë, nuk është i fokusuar në transmetimin e njohurive, por është i shqetësuar dhe fokusohet vetëm për certifikime dhe dhënie diplomash. Në një situatë të tillë individët synojnë të krahasohen vetëm në bazë të diplomave që zotërojnë dhe jo në bazë të aftësive që ato kanë.

Dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri, mbarimi i një niveli të caktuar të shkollimit sjell thuajse automatikisht pranimin në nivelin tjetër më të avancuar. Kjo sidomos nga niveli i shkollës së mesme deri në nivelet e ndryshme të shkollimit universitar.

Matura shtetërore si program kombëtar testimi, synon që të vlerësojë përgatitjen e nxënësve pas gjimnazit, për të avancuar studimet në një nivel më të lartë siç është universiteti. Një provim i tillë bëhet shumë i rëndësishëm duke shkaktuar një cenim të përgatitjes shumë disiplinore që ka shkolla e mesme dhe duke vënë në një krahasim të pabarabartë të gjithë gjimnazet e vendit, ku serioziteti i këtij provimi nuk është askund njësoj.

Një sistem i tillë është pervers, sepse cenon frymën e drejtë dhe të barabartë që duhet të ketë arsimi dhe ka kosto të jashtëzakonshme, si në proces ashtu dhe në rezultatet e shformuara që ofron. Pa diskutim që njëkohësisht është një proces më shumë në centralizimin e aktivitetit të universiteteve.

Si pasojë e liberalizimit akut dhe e përhapjes ekstreme të "etheve të diplomës" në Shqipëri, momentalisht po përjetojmë një papunësi të të arsimuarve.

Ekspansioni i arsimit të lartë na ka sjellë tashmë një komunitet shumë të madh të të arsimuarve me universitet që kërkojnë një punësim sipas formimit të tyre. Përshtatja shumë e ulët e kurrikulave universitare me nevojat e tregut të punës është një tjetër çështje që e rëndon shumë situatën.

Arsimi i lartë prodhon me mijëra ekonomistë, juristë dhe punonjës socialë në një vit, nga universitetet publike në qendër, nga universitetet publike në rrethe dhe ato private sidomos në qendër, por tregu kërkon më shumë aftësi të tjera. Në një situatë të tillë një numër i jashtëzakonshëm i të diplomuarve punojnë jashtë profesionit të tyre.

Dhe po ashtu një numër shumë i madh i të diplomuarve punojnë në vende pune që nuk kërkojnë arsim të kualifikuar. Shitës dhe arkëtarë me diplomë universitare gjen me qindra në njësitë tregtare brenda dhe jashtë Tiranës.

Nga ana tjetër, punëdhënësit duhet të bëjnë trajnime shumë të kushtueshme në vendet e punës për të përputhur aftësitë e punonjësve të rinj me mjeshtëritë që kërkon vendi i punës. Gjithashtu, shumë institucione publike që kërkojnë punonjës me aftësi teknike detyrohen të organizojnë programe të specializuara trajnimi brenda dhe jashtë vendit për punonjësit e tyre të rinj.

Kjo tregon që aftësitë e nevojshme nuk ishin mësuar në sistemin bazë të arsimit të lartë. Kjo tregon edhe që këto njohuri nuk mund të përfitoheshin në mënyrë automatike nga ndarja e eksperiencës me personelin ekzistues, meqenëse dhe akumulimi i njohurive nga personeli ekzistues në sektorin publik është relativisht i ulët.


Rritja e papunësisë në mes të diplomuarve të rinj duhet të shqetësojë fort zyrtarët qeveritarë.

Në Shqipëri individët kanë mungesë të theksuar informacioni për tendencat e profesioneve që vijnë nga arsimi dhe kryesisht të gjithë presin të ardhura të larta nga ato dy-tre drejtime kryesore që mendojnë si më të favorshme në të ardhmen. Këtë situatë e ka agravuar edhe më shumë arsimi privat që thjesht ka kënaqur këtë prirje për një arsim në pak drejtime të mbingopura me të diplomuar.

Strategjitë për profesionet e ardhshme dhe drejtimin e punësimit në Shqipëri janë krejt të papërdorshme.Arsimi i lartë mbetet i rëndësishëm në Shqipëri.


Në këto vite shumë individë dhe shumë para po përfshihen në të, sidomos në sektorin privat. Zyrtarët qeveritarë duhet të mendojnë më shumë për financimin e arsimit publik, për kontrollin e cilësisë në arsimin privat dhe publik dhe për të siguruar një trajtim të drejtë për të gjithë, në mënyrë që diplomat shqiptare të çdo lloj niveli të mos jenë një certifikim i paaftësisë i paguar shumë shtrenjtë në para dhe në një të ardhme të zymtë.


Oltion Rrumbullaku, *Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, UT

Shekulli

Thursday, June 17, 2010

Tiranë, policia: Diplomat false të Juridikut shiteshin për 7 mijë euro

Drejtoria e Policisë së Tiranës në një konferencë për media tha sot se katër personat e arrestuar në kryeqytet për falsifikime shisnin me shtatë mijë euro një diplomë false të Fakultetit Juridik.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Juristi” i realizuar nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tirane, pas nje hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur kapja dhe më pas arrestimi i shtetasve :
- Medat Ruzhdi Kasa, 54 vjec, lindur ne Korce dhe banues ne Tirane,
- Anai Ramadan Muca, 46 vjec, lindur e banues ne Tirane,
- Fadil Isuf Gurri, 43 vjec, banues ne Domje Tirane, me pune ne sektorin privat – tregtare,
- Adriatik Resmi Koci, 45 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, me profesion perkthyes ne disa gjuhë të huaja.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe persona të tjerë, bënin të mundur sigurimin e diplomave të Fakultetit të Drejtësisë kundrejt përfitimit të shumës së parave prej 7000 eurosh.

“Nga hetimet e kryera nga ky seksion, ka rezultuar se këto shtetas e kryenin këtë aktivitetet duke i depozituar këtë shumë eurosh, paraprakisht në filiale të ndryshme të bankave në Tiranë, si garanci për pregatitjen dhe dorëzimin e diplomës, afat i cili zgjaste rreth 2 muaj”
, deklaroi policia.


Sipas saj, në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuestruan :
- Diplomë e Fakultetit të Drejtësisë e plotësuar.
- Listë notash e plotësuar.
- Shuma prej 7000 eurosh ( në këmbim te një diplomë ).
- Një sërë dokumentash të ndryshëm, si certifikata, fotografi, dokumentacion pronash, vula etj.

Policia tha se po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore per zbardhjen e plote te kesaj veprimetarie kriminale, si dhe identifikimi dhe arrestimi i personave te tjere te implikuar.

lajmiifundit.com

Monday, May 24, 2010

"Mësues-nxënës, çfarë po i ndodh marrëdhënies?

Në fillim të këtij viti akademik mësimor, në të gjitha shkollat u punua një material që u kujtonte mësuesve, (duke i tërhequr vërejtje), se nuk ishin ata që mund ti mbetnin në klasë nxënësit. Për këtë u mor shembulli i një mësuesi që kishte ngelur një nxënës në lëndën e Gjuhës Shqipe, kur e kishte kaluar në atë të Anglishtes.


Për të gjithë mësuesit ky nuk ishte argument, por të gjithë kuptuan se kërkohej medoemos që për asnjë lloj arsyeje, nxënësit të mos mbeteshin në klasë. Kjo nuk justifikohet as me atë që quhet Taksonomia e Blumit. Përcaktimet e objektivave specifike tek Blumi janë të sakta dhe koncize dhe nuk thuhet gjëkundi, që lejohet një nxënës të kalojë kot.


Si mësues, konstatoj se nga nxënësit ka gjithmonë e më shpesh situata mjaft provokuese ndaj mësuesve. Megjithatë, mësuesit nuk i lodh ky fakt, (sepse ne e dimë se mosha në rritje ka problemet e veta), por i demotivon fakti, se fëmijët kanë shenja që nuk duan të mirëkuptohen me ta.


Ky lloj shkollimi me në qendër "të drejtat e nxënësit", mund të jetë gjithçka, por jo i dobishëm. Po e çorodit nxënësin duke e shtyrë në sjellje flagrante dhe të papëlqyeshme në shkollë dhe duke shkaktuar një mediokritet masiv në përgatitje.


Mos vallë kjo gjendje është mbjellë enkas? Me qëllimin e vetëm, që vetëm fëmijët e pushtetarëve të shkollohen dhe të pajisen me dije të qëndrueshme, që në të ardhmen ta sundojnë administrimin dhe drejtimin e këtij vendi?


Si mund ti japim përgjigje ndryshe këtij synimi për degradim të arsimit publik?

Përse nuk lejohet rregulli dhe disiplina në shkollat publike, kur gjetiu ato janë baza e arsimimit të shëndoshë?

Ky abuzim ndaj mësuesit dhe shkollimit është fatal.
Ndoshta ka ardhur koha, që edhe ministria dhe shteti të kuptojë, se mbreti dhe perëndia e shkollimit dhe kurrikulave, është vetëm mësuesi. Ai është graviteti i gjithçkaje që ka lidhje me arsimin dhe arsimimin.


Nuk fajësoj prindërit, por dëshiroj që ata ti "shtrëngojnë" edhe më shumë fëmijët e tyre për bindje ndaj mësuesve. Përpara se të jetë vonë. "Sita" ,për të nxjerrë flori nga brezat e një kombi, është vetëm mësuesi.


Ai nuk ka qenë as historikisht dhe as praktikisht armiku i nxënësve. Nuk mohoj se ka edhe mësues të papërgjegjshëm, por pohoj se fëmija,që gëzon "të drejta të plota" (!!) sot përballë mësuesit, nesër do të jetë një bosh.

Pyetja ime është e thjeshtë: a do ta përmbushë ky brez misionin e tij për të cilin edhe po shkollohet?



Letër e nënshkruar Qemal Guri, mësues Shëngjin, Shekulli

Saturday, May 15, 2010

Injorantët me diploma

Të flasësh mbi fenomenin e universiteteve private tashmë është kthyer në sportin e preferuar të çdo biznes-akademiku që synon legjitimimin e statusit të tij duke konservuar të vërtetat e kulluara nëpërmjet pohimit dhe ripohimit të realitetit si të tillë.

Në këtë drejtim roli i biznes-akademikut është qartësisht i kuptueshëm, pasi pohimi i së vërtetës aktuale shënon saktësisht krijimin e identitetit të studentit të universitetit privat, gjë që është një rrjedhojë logjike e ekzistencës së akademikut biznesmen. Deri këtu çdo gjë është në vendin e vet. Por në momentin që krijohet pohimi i vetë studentit të universitetit privat si pohim për veten e tij, këtu racionalja rrudhet për t’u katapultuar edhe një herë në zonën ku absurditeti është në shtëpinë e tij. Figura e studentit si shtresa sociale më progresiste e fundit të viteve ‘60 gjatë protestave të studentëve në perëndim, ka krijuar shëmbëlltyrën e saj në Shqipërinë e shekullit XXI. Kur trajtohen problemet në lidhje me përgatitjen intelektuale të studentit shqiptar kryesisht faji i vihet mbizotërimit të universiteteve private të dekadës së fundit. Në këtë shkrim do të trajtohet çështja se si këto universitete nuk janë shkaktare, por janë pasoja të mjerimit intelektual të studentit shqiptar, gjë që siç do të argumentohet në vijim, prodhon një student privat brenda një institucioni me mision publik. Dimensioni i parë që evidenton këtë pikëpamje shfaqet në rrafshin ekonomik.


Në momentin që individi derdh kuotën e tij prej 2000 eurosh (a më shumë) në një universitet privat, ai bëhet automatikisht student i këtij universiteti. Pikërisht në këtë moment na shfaqen dy çështje thelbësore: së pari, pas derdhjes së shumës përkatëse, paratë e paguara si një mjet këmbimi, studenti i ka shkëmbyer me dijen që do t’i servirin për konsum. Së dyti, që në momentin e derdhjes së shumës, studenti do të marrë një vlerë fillestare të cilën pas përfundimit të studimeve dhe daljes në tregun e punës do të kërkojë ta barazojë dhe më pas ta tejkalojë në varësi të vlerës së këmbimit të diplomës së tij. Nga këtu dalim në përfundimin se meqë studenti pas derdhjes së parave konsumon dijen që i serviret, atëherë sikurse pagesa e tij përbën vlerën e tij fillestare (të cilën që nga këtu do të emërtohet jo rastësisht si “vlera e prodhimit”), po kështu dija që i serviret atij përcakton vlerën e tij të këmbimit në treg, dije kjo e cila funksionon vetëm në varësi të vlerës së prodhimit të studentit.
Nga ana tjetër sa më i lartë të jetë hendeku mes vlerës së prodhimit të një studenti dhe vlerës së këmbimit te tij në treg, aq më e lartë është vlera e atij studenti, por që mundësia është e lartë që tregu të mos i japë studentit një vlerë këmbimi dhe si rezultat ai mbetet i papunë rrjedhimisht në pamundësi për ta barazuar vlerën e tij të prodhimit. Për paralelizëm mjafton të përfytyrojmë një biznes në të cilin që të nxirret fitim duhet investuar paraprakisht një kapital fillestar, vlera e të cilit do të kompensohet vetëm pas disa vitesh, por që mundësia e falimentimit është tepër e lartë. Kjo është situata e studentit të sotëm në universitetet private.
Pra nuk është thjesht çështja se universitetet janë shndërruar në biznese, por që studentët janë pikërisht ata që e bëjnë të mundur fitimin e këtyre bizneseve nëpërmjet shndërrimit të qenies së tyre në biznese të gjalla.
Në këtë drejtim studenti dhe biznes-akademiku duke u shndërruar në një gjë të vetme i japin fund dialektikës së tyre individuale. Pra është e qartë se përbrendësimi që i bën universiteti si pohues i të vërtetave të kulluara studentit si mohues të këtyre të vërtetave është saktësisht origjina e këtij problemi. Rrjedhimisht në këto kushte nuk mund të flitet më për universitetin e studentëve por vetëm për studentë universitarë, domethënë studentë që i përshtaten mjedisit ku vegjetojnë (ashtu sikurse bëjnë gjallesat shtazore).

Kriza e studentit shqiptar nuk buron së jashtmi (si p.sh nga sistemi arsimor) por ajo është një krizë e brendshme si rezultat i shpërbërjes së identitetit të tij nga esenca fillestare (dija).
Po t’i hedhim një sy autorëve më në zë të politikave identitare si Hobsbaum apo Barth mësojmë se identiteti në fakt nuk është një e dhënë e përjetshme por ai krijohet, ashtu si gjithçka tjetër. Formimi i një identiteti vjen si rezultat i kundërvënies së tij subjektive ndaj të vërtetave dominuese. Kësisoj identiteti është në vetvete një mohim. Një mohim ndaj rrethanave të jashtme në mënyrë të tillë që t’ia përshtasë vetes këto rrethana. Sipas këtij këndvështrimi biznes-studenti shqiptar jo vetëm që nuk do të ishte një mohim ndaj të vërtetave dominuese por realisht ai do të ishte një mohim i vetvetes. “Unë dua vetëm një mesatare të lartë” do të thoshte dikush, “në fund të fundit mua tregu këtë më kërkon”. Po t’i referohemi iluminizmit gjerman, ky lloj vullneti do të ishte saktësisht vullneti i skllavit. Në bazë të kësaj logjike studenti nuk duhet kurrsesi t’i përshtatet tregut (këtij të jashtmi që shkakton tjetërsimin e identitetit studentor) por përkundrazi ai duhet që kërkesat e tregut t’ia përshtasë vetes. Kjo do të ishte me pak fjalë vullneti i njeriut të lirë i evokuar aq fuqishëm nga studentët e 68’-ës në perëndim të cilët sollën një emancipim aq të rëndësishëm në art, kulturë, filozofi, të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha të grupeve të marxhinalizuara të shoqërisë. Një ndër faktorët kryesorë që e tjetërson studentin nga esenca e tij (dija) është instrumentalizimi i notës. Nëpërmjet këtij instrumentalizimi dija nuk është më e studentit, dija i përket tregut sepse realisht janë sipërmarrësit që caktojnë kuotën e dijes të kërkuar ndaj studentëve që duan të punësojnë dhe në këtë pikë dëshira e vetme e studentëve kufizohet vetëm e vetëm tek përshtatja ndaj tregut. Duan t’i përshtaten tregut në mënyrë të tillë që nota që morën të shkëmbehet sa më shtrenjtë në treg. Kjo situatë favorizohet edhe më tej nga paaftësia e studentëve për t’u bashkuar ashtu sikurse në të shkuarën, në të njëjtin grup social. Dyzimi që u është bërë identitetit të tyre social ka ndikuar që studentët të mos jenë më NJE në promovimin e të drejtave të tyre si një prej grupeve të marxhinalizuara të shoqërisë. Dhe këtu vijmë në dimensionin e dytë që është ai social. Duhet thënë se së bashku me mbizotërimin e universiteteve private është formuar gjithashtu një grup i ri social brenda grupit te studentëve, bëhet fjalë për grupin e nouveaux riches ku përfshihen të gjithë ata që vendin e punës e kanë siguruar paraprakisht falë sistemit të tarafeve, por që kanë nevojë për një copë letre për ta justifikuar këtë vend pune. Këtu bëjnë pjesë edhe ajo kategori që nuk kanë nevojë për dijen për të përcaktuar vlerën e tyre të këmbimit por përkundrazi në rastin e tyre është vlera e këmbimit (fakti që bëjnë pjesë në një familje të pushtetshme në vend) në varësi të së cilës përcaktohet dija e tyre.
Fakt është se pjesa më e madhe e këtyre nouveaux riches sot gjenden në universitetet private dhe këta luajnë një rol të rëndësishëm në përçarjen e kategorisë sociale të studentëve si NJE. Tanimë grupet e marxhinalizuara të studentëve së bashku me elitën nouveaux riches mjerisht identifikohen si i njëjti grup social. Emancipimi nën këtë kontekst mund të vijë vetëm si rezultat i refuzimit të këtij identiteti nga ana e atyre që e duan dijen dhe jo vlerën e saj të këmbimit, e atyre që e duan dijen si qëllim në vetvete dhe jo si mjet, e atyre që e mohojnë këtë status-quo dhe jo atyre që e pohojnë atë, atyre që guxojnë të ëndërrojnë dhe jo atyre që vegjetojnë.

Por për të arritur këtë duhet synuar procesi i pamundësisë së identifikimit duke u mbështetur në silogjizmin: “a i përkasim ne grupit të studentëve të Shqipërisë apo jo, dhe çfarë rrjedh nga kjo?”
Sepse studenti nuk ka si të mos jetë NJE, përndryshe ai nuk do të ishte më student. Çdo lëvizje progresiste e viteve 60’-70’ të shekullit të kaluar ka ardhur pikërisht si rezultat i bashkimit të studentëve në NJE. Studenti nuk është notë, regjistër, provim, diplomë, biznes. Studenti është universitet. Universiteti është pasojë e ekzistencës së studentit dhe jo e kundërta, rrjedhimisht duhen ndërtuar studentë dhe jo universitete. Faktet kanë treguar se sa më shumë shtohet sasia e këtyre të fundit, aq më shumë shtohet zbehja e cilësisë së tyre. Duhet prodhuar dije dhe jo diploma. Duhet prodhuar vatër mendimi dhe jo fole’ injorance. Lëvizjet studentore të shekullit të kaluar na mësojnë se kjo mund të arrihet vetëm falë vullnetit për të refuzuar grupimin në mënyrë të tillë që t’ia përshtasin vetes rrethanat e jashtme, dhe jo t’i përshtatet vetja rrethanave të jashtme. Sikurse shkruan Jacques Ranciere, nuk duhet të jenë dijet dominuese që formojnë një student, përkundrazi dijet dominuese formojnë një student mohues sepse dija dominuese pasi i distribuohet studentit ajo filtrohet nga mendja e tij duke e ndryshuar krejtësisht formën e saj të mëparshme, kështu që është studenti që formon dijen dhe jo vice versa. Është e dukshme pra se cilësia e universiteteve shqiptare nuk është shkak i prodhimit të këtyre injorantëve me diploma, por është saktësisht mungesa e vullnetit për të refuzuar ajo që e bën ekzistencën e këtyre injorantëve faktor vendimtar në cilësinë e dobët të universiteteve shqiptare. Dhe kjo katastrofë intelektuale nuk rregullohet nga tregu, përkundrazi rizgjimi i dijes dhe mendimit kritik është ai që duhet t’ia përshtasë tregun vetes. Rizgjimi i studentëve si një grup i bashkuar është shpëtimi i vetëm për dijen dhe mendimin në universitetet tona. Përndryshe tregu do të gllabërojë edhe ato pak gjëra që i ka lënë pa gllabëruar studentit shqiptar.

Kësaj shëmbëlltyre që më tepër sesa shpresën e së ardhmes, mbart në vete apatinë e së shkuarës të cilën na e sjell dhe na e risjell vazhdimisht thjesht dhe vetëm falë prezencës së tij si një send frymor, vegël e dëshirës se si të tjerët vendosin ta vënë në përdorim.

Lulzim Hoxha, T. Observer

Tuesday, May 11, 2010

SHKOLLA E PARË ISHTE NË SHKODËR

Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”.


Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë.
Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik. Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit. Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera.
Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh.
At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from PreHistoric Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.
“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut. Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.
Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe. Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve.
Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar.

Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.


Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman. Edhe fakti që dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh në latinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmon se njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët, pra as shkollat ku ata kishin mësuar e mësonin shqip.
Si vjet ishte treqindvjetori i Kuvendit të Arbërit dhe shteti në Tiranë bëri gjumin e madh, bashkë me institucionet e veta akademike, përfshi më të rëndësishmin institucion shkencor të vendit, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Vijimësi e të njëjtit qëndrim shpërfillës që u mbajt edhe për Nënën Terezë, në vitin e Lumnimit të saj.

Po të mos kish bërë zhurmë shtypi, edhe aq sa u bë me këtë rast për Shenjëtoren e madhe, e që ishte shumë shumë pak, edhe aq nuk do të ishte bërë. Por le të kthehemi prapë te shkollat. Asnjë botim zyrtar nuk i përmend ato. Tekstet mësimore në shumë vështrime vazhdojnë me tezat e vjetra. Ndodh për mungesë përgjegjësie të institucioneve shtetërore, për padije, për ateizëm, apo sepse janë gjurmët e frymës kundërkombëtare të diktaturës, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinë mbi interesat kombëtare? A të gjitha këto kanë gisht së bashku në këtë mbasdore? Përhapësimi i një mashtrimi të tillë historik e ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd, duke e çuar hapjen e të parës shkollë shqipe gati treqind vjet më vonë se sa është e vërteta e dokumentuar prej studiuesve.

Shkolla e parë ishte në Shkodër Europe ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, është me të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet. Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit. Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé!
Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë. Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet.



Shkolla e parë ishte në Shkodër

Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme. Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë.

Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta?
Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura prej nesh.

Mehmet Elezi. 2003