Showing posts with label Stop Injorancës. Show all posts
Showing posts with label Stop Injorancës. Show all posts

Friday, March 28, 2014

Kisha Katolike u kthye në Teatër Kukullash

Fare shkujdesur sot po dëgjoja intervistën e një prifti katolik, i cili po rrëfente dramën që përjetoi Kisha Katolike gjatë regjimit komunist.

Ai vazhdoi duke thënë se lufta ndaj klerit katolik nisi në 1929 nga Ahmet Zogu, i cili e shpalli Kishën Katolike Organizatë të paligjshme, pasi ajo refuzoi thirrjen e qeverisë, që Kisha të merrte karakter kombëtar.
Më pas fillimii Luftës së Dytë Botërore e gjeti klerin në Shqipëri, kryesisht atë katolik, më afër Romës dhe pushtuesit të ri italian. Pikërisht kjo përfshirje “shpirtërore” dhe “institucionale” me pushtuesin e ri, pati ndikim drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e fesë katolike me regjimin komunist të pasluftës.
Dhe vazhdoi Prifti duke thënë se në vitin 1967, vetëm në qytetin e Durrësit u mbyllën mbi 60 xhami, mbi 8 kisha dhe 5 teqe.

Për çfarë i janë dashur Durrësit të 1967-ës gjithë këto institucione fetare, hajde merre vesh - thashë me vete...

Por rrëfimi i Priftit vazhdoi duke treguar të gjitha këto institucione fetare u kthyen “në shërbim të popullit”.

P.sh Xhamia kryesore në qendër të Durrësit u vu në dispozicion të Pallatit të Kulturës dhe do të shërbente si qendër për argëtimin e rinisë durrsake.

Kisha Katolike e Durrësit u kthye në Teatër Kukullash
E ku është ndryshimi? - mendova me vete.


"Ah, po, teatri i kukullave është vetëm për fëmijët".


Por Prifti i nderuar ma ndërpreu mendimin duke shtuar se tashmë pothuajse në të gjitha ku ishin ngritur Shtëpitë e Kulturës, Muzetë, Drejtoritë e Arsimit, Shkollat, Kopshtet, Çerdhet, etj, janë ringritur institucionet fetare dhe po ashtu ka rilindur besimi.

Shkroi: Stop Injorancës !

Zbulohet Misteri i Avionit Boeing të zhdukur

Zbulohet Misteri i Avionit Boeing të zhdukur me 239 pasagjerë në bord rrugës për në Pekin.

Ata janë përzgjedhur për të luajtur seritë e reja në serialin e famshëm, "Lost".

Shkroi: Stop Injorancës !


Wednesday, March 5, 2014

Maradona dhe Papa (Në variantin shqiptar)

Duke ndjekur nga afër protestën e shoferave të fugonave që nuk duan të jenë as taksi, por as "minibusë" me orare e rregulla të përcaktuara si kudo në Europë, më kap syri Z. Ridvan Bode.

- Po ju këtu? e pyes duke ngritur supet.
- Kam ardhur të përkrah këta hallexhinj, që po luftojnë për bukën e gojës.
- Po, a nuk ishte Shqipëria para 6 muajsh, shteti që në ekonomi vinte direkt pas Gjermanisë?
- Ç'thua more, këta jetojnë në mjerim, këta njerëz duhen ndihmuar me çdo kkusht.
- Po shumë mirë e keni menduar Z. Bode. Po pse nuk bëni diçka për ti ndihmuar?! Shisni psh, pasqyrën e Mercedezit tuaj...

Shkroi: Stop Injorancës !

Zbardhet e plotë telefonata 90 minutëshe midis Obamës dhe Putin

- Alo!
 
- Alo, Obama jam.
- Po pse i bie me numër privat, ore qafir?
- Eshtë numri i Mishelës, e ka me ofertë.
- Si është bukuroshja Mishelë?
- Lerë mos e pyet, ma ka sjellë në majë të hundës ma ka sjellë, por le të hymë direkt në temë. Putin, si e ke hallin me atë Krimenë?
- S'kam hall fare, po ti ç'hall ke?
- Si ç'hall kam, ore faqezi?!
- Hej, hej Obama, vetëm ty s'të shkon kjo shprehi...
- Dakord, dakord, po unë përfaqësoj Amerikën, superfuqinë që siguron e garanton demokracinë. Ti do tërheqësh urgjentisht trupat nga Krimea, ndryshe do më detyrosh të testoj teknologjitë e reja ushtarake.
- Obama, ç'ka je t'ue thanë or burrë? A po e din me ka je tue folë a?
- Putin, mos mu krekos mua, po të them se rrezikon ta futësh botën në një luftë të III-të Botërore. Mendoje mirë, kaq po të them..
- Obamë, qetësohu e mos merr për kot. Bota është mbipopulluar shumë dhe Europa është plakur keq.
AIDS, Gripi i Derrit, Gripi i Shpendëve, Lopët e çmendura, tumori, tsunamet, terrorizmi, vetëvrasjet, ushqimet OMGJ, besimet fetare, Masonët, Iluminati e me lesh e me presh, më fal për shprehjen, por një m** të madh kanë bërë.
Po shumohemi si minjtë... A nuk e merr vesh?!
- Po ore po, po ku i dihet, mbase kapim ndonjë planet tjetër këtu afër.
- Ore Obamë, po ti çfarë halli ke? Ty s'të prek kush, ti do rrish gjithë kohës në avion, apo po të dhimbsen ata obezët e tu injorantë që i bëjnë hije tokës kot në Amerikë?
- Me ata s'ke punë ti, po shiko ata pijanecët e tu langaraqë që i gjen tapë që në pikë të mëngjesit...
Me ata do luftosh ti, me ata muzhikët rusë të mbaruar?
- Të mbaruar apo jo, mbetet ta shohim, ti krruaje po ta mbajti...
- Putin, a e di që ta bëj fytyrën si këpuca ta bëj, ti shkul dhëmbët një e nga një, diktator, bllokmen, bllokqen, komunist i kuq.
- Po hajde se po e shohim sa trim je.
- Hajde lëri llafet e mbylle tani...
- Mbylle ti i pari.
- Mbylle telefonin e mos ma ngre zërin.
- Mbylle vetë, ti more telefon.

Dhe kështu zgjati telefonata e hapur edhe për 1 orë, derisa bateritë e telefonave, ranë...

Bota nën ankth, pret!

Shkroi: Stop Injorancës !

Esida në Big Brother 7 deklaron homoseksualitetin e saj

Pas Klodit të Big Brotherit, i cili pranoi publikisht orinetimin e tij homoseksual, kësaj rradhe është një vajzë e cila pranon se është lesbike. http://youtu.be/e-FR3a3m-GA
Madje ajo është e gatshme të japë edhe prova për këdo që dyshon mbi homoseksualitetin e saj.

Esida është nga qyteza e Cërrikut, diku midis Elbasanit dhe Kavajës. Në Cërrik priten të shpërthejnë protesta të dhunshme për të mbajtur lart moralin e pastër të qytetit!

Shkroi: Stop Injorancës !

Duhet pranuar që në këto netë dimri, atmosfera ka qenë shumë e nxehtë...

Pa koment, është një koment!

Ka ishe mromë?

Goca ime, goca ime
mjaft më, me mashtrime
më thuaj, ku fjeti mbrëmë,
jot ëmë?

Në katund
dëgjohen zëra,
se jot ëmë
i bën të tëra,
pra më thuaj
pse yt atë,
është bërë i huaj.

A ish' Rrema
ish Qazimi,
ish' Shefqeti
apo Agimi?
Se unë bam, po plaaaaas
nga tërbimi.

Unë gjithë ditën,
rri me dhi,
e jot ëmë
gjithë kohës shtri'
O Ezel,
të bëfsha gropën
me gjithë fëmijë...

Kurt Çobani

Shkroi: Stop Injorancës !

"Sepse Kapitalizmi ju garanton që më të mirët e më të mirëve do bëhen të pasur e të suksesshëm..."


Urgjentisht të gjithë qentë e zinj lyeni me ngjyra

Urgjentisht të gjithë qentë e zinj lyeni me ngjyra, pasi sipas Hoxhës së njohur Irfan Salihu, sipas Profetit Muhamed, qentë e zinj janë shejtana që duhen mbytur.

Ja, shikojeni këtë Shejtan në foto, a s'është për t'ia këputur kokën?!
Shkroi: Stop Injorancës !

Deklarata e marrëzisë: http://youtu.be/nUbl6pRCtb0

14 shkurti

14 shkurti është dita kur shumë adoleshentë bëjnë propozimin e parë të tyre. Shumë prej tyre marrin puthjen e parë e të tjerë, atë refuzimin e madh shkatërrues.
14 shkurti është dita kur zakonisht adoleshentët zgjedhin të humbasin virgjërinë.
14 shkurti është dita kur ndahen ato dhurata të përgatitura e mirëmenduara, prej shumë kohësh më parë.
14 shkurti është dita e luleve, jo më kot pikërisht atë ditë trefishohet çmimi i një trëndafili.
Por 14 shkurti gjithashtu është dita kur parukeritë nuk kanë orare të lira, dita kur restorantet janë të gjitha të prenotuara.
14 shkurti është dita më e trishtuar për ata që edhe ky vit i gjeti beqarë. 14 shkurti i vetmisë së madhe...
14 shkurti është dita edhe e atyre njerëz që nuk e kanë mundësinë ta shëtisin dhe argëtojnë partneren e tyre çdo ditë. Dita kur ata sakrifikojnë dhe qoftë për një ditë, i përkushtohen njeriut të tyre të jetës.
14 shkurti është dita e vetme kur dashuria trajtohet si virtyt rural. E megjithatë duken shumë më bukur ata njerëz që festojnë qoftë me një shëtitje nga liqeni, sesa këta tallësit bashkëkohor që si çdo ditë, sot i gjen përsëri të ulur aty tavolina e lotos.
14 shkurti është dita që shqiptarët pas viteve 90' e kanë festuar gjithmonë me të njëjtin intensitet, prandaj edhe të ashtëquajturit muslimanë shqiptarë të sapozgjuarkanë filluar aksionin e gjithanshëm propogandistik kundra kësaj feste që gabimisht ende trajtohet si ritual i krishterë. Por kjo është qesharake po aq sa e rrezikshme, pasi shqiptarët kanë festuar çdo festë bashkë, fetare apo jo fetare qoftë. Sepse ajo që vetëm shqipja sot e shpjegon, fjala "festë", nuk tregon asgjë tjetër që vetë festa është fe (fe+este), sepse feja dikur shërbente për të festuar dhe jo për të ndarë.
14 shkurti është një ditë e dedikuar dashurisë, të dashuruarëve.

Shkroi: Stop Injorancës !


P.s Fotoja vjen nga nxënës të Indisë Hindu, si thirrje për më tepër dashuri.

Prindërit e sotëm dhe prindërit e djeshëm

Më kujtohet sesi kur vinin miq në shtëpi atyre iu gatuheshin gjërat më të mira dhe ne fëmijëve që na lëngonte goja, na ndalohej të silleshin aty vërdallë tryezës, por jo veç kaq.
Nuk na linin as të luanim apo të bënim zhurmë e madje mund të na mbyllnin në një dhomë tjetër duke na injoruar plotësisht.

Ndërsa sot që jam bërë vetë prind, me gjithë respektin ndaj miqve, duket se askush nuk ma tërheq dot vëmendjen më tepër se fëmija im.

Dhe mjafton të shikosh prindërit e sotëm (qoftë edhe në këtë rrjet social) se si i gëzohen ardhjes së një fëmije në jetën e tyre, duke iu përkushtuar në të gjitha format.
Jo rrallë ndodh që njerëzit në moshë të thyer të shohin me habi sesi babai del e shëtit fëmijën, e ushqen dhe e ndërron. Një grua plakë një ditë më thotë "Ah more qyq, ju kanë vënë brirët këto gratë e sotme që ju kanë vajtur 2 dynym vithet".
Sepse i tillë ka qenë mentaliteti, burri nuk duhej ti përkëdhelte fëmijët. Madje një shitëse këtu poshtë punës time më tregonte sesi djali i vogël i afrohej burrit të saj dhe ai i vënë në siklet, e shtynte atë me këmbë. Sigurisht, panorama nuk ka qenë e tillë kudo, por ky mentalitet ka ekzistuar.

Nisur nga konstatimi i mësipërm, besoj se gjenerata e re do të krijojë breza gjithmonë e më të denjë për këtë vend, të edukuar e arsimuar që para të gjithave të vlerësojnë si pasuri njeriun dhe jetën!

Dhe mjafton ti shikosh fëmijët e sotëm sa të dashur e të zgjuar janë, për të ndjerë në vetvete, shpresë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Monday, February 10, 2014

Mish kali

Ah, ne të varfërit që ngelëm duke ngrënë mish viçi dhe nuk e provuam njëherë këtë mishin e kalit...

Shkroi: Stop Injorancës



Kukulla me organe gjenitale

Mbase është normale dhe do ta kuptoja që kukullave të fëmijëve s'kemi pse t'ia fshehim pjesët intime, por të bësh një kukull mashkull me buzë të lyera dhe që këndon "I am Barbie Girl", këtë se kuptova dot...

Urojmë që kjo të shërbejë që së paku shteti i Hollandës të rishikojë vendimin e saj për të pranuar në gjirin Europian, shtetin shqiptar.

Shkroi: Stop Injorancës

Ngrohja Globale


Në një kohë kur planeti vazhdon e vazhdon të ngrohet si kurrë më parë, ujëvara e Niagarës ngrin...
Hera e fundit ishte afro para 2 shekujsh.

"Dita pas të nesërmes". Kështu titullohej filmi që ndiqte logjikën se ngrohja globale në të vërtetë nuk do ta shkatërrojë jetën e gjallë në planetin Tokë prej temperaturave ekstremisht të larta, por prej ngjizjes së shpejtë të një periudhe akullnajore, e lidhur kjo me shkrirjen e akullnajave e prishjen e balancave së ujërave të ngrohtë e të ftohta në rrymat e fuqishme detare.

Shkroi: Stop Injorancës

Shqipëria njihet botërisht si shteti i parë Ateist! (1967)


Për ju ky është një fakt për të cilin duhet të turpërohemi, apo të krenohemi?

Shkroi: Stop Injorancës

Popullsia shqiptare zhduket me një të rënë të lapsit

Shikoni pak popullsinë shqiptare se si duke ngjitur dalëngadalë shkallët, dikush e shtyu në humnerë...
http://www.indexmundi.com/g/g.aspx?v=21&c=al&l=it
Shkroi: Stop Injorancës

Mësimi i Fesë në Programet Shkollore

Sipas DASH (Departamentit Amerikan të Shtetit) së paku deri në vitin 2009 në Shqipëri, ka arritur deri në 245 numri i shoqatave abrahamike. 

http://news.al/lajme/artikull/iden/335074/titulli/DASH-245-grupe-fetare-bashkejetese-ne-Shqiperi
“Komiteti Shtetëror për Kultet raportoi një total prej 245 grupesh, organizatash dhe fondacionesh fetare, përpos katër grupeve tradicionale fetare. Kjo shifër përfshinte 34 organizata islamike dhe 189 organizata protestante, shumica prej tyre me lidhje me Vëllazërinë Ungjillore Shqiptare (VUSH)”,

Katër grupet fetare tradicionale, sipas raportit, janë myslimanët (sunitë), bektashinjtë (një formë e sufizmit shia), të krishterët ortodoksë (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë), si dhe katolikët romakë.



Gjithashtu, ka edhe shifra thelbësore të feve protestante dhe grupeve të tjera fetare, përfshi Bahait, Dëshmitarët e Jehovait, si dhe anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtëve të Ditëve të Mëvonshme (mormonët).

Dakord, le të fusim në programin mësimor një lëndë mësimi mbi fenë, po cilën prej 245 grupeve fetare që veprojnë në Shqipëri?

Shkroi: Stop Injorancës

Mene mene xhuxhumene

"Mene mene xhuxhumene
karafil mustafil
xhomodan kokodan
merre une tine pish"


E tillë është një lojë që kemi luajtur fëmijë duke nxjerrë 10 gishtat e duarve dhe në fund të recitimit njëri prej gishtave eleminohet dhe fiton ai që reziston dhe mbetet deri në fund.



Një ditë në tavolinë me disa miq, të tre treguam versione të ndryshme të fjalëve të kësaj loje që nuk i dihet as origjina dhe as autori.

Cili është versioni juaj?

Shkroi: Stop Injorancës

Çaj Ezel

Kot nuk thonë që reklama është shpirti i tregtisë...

Friday, January 24, 2014

2013-a po shkon

Edhe pothuajse dy ditë të plota i mbeten 2013-ës.

I keni ende urimet në mesazhet e vjetshme në celularë, të gatshëm për ti ridërguar gjatë ndërrimit të festave?
I keni mbushur frigoriferët plot, apo e keni lënë për nesër pazarin?
Po ju meshkujt, po ndihmoni ndopak në pastrimin gjeneral të shtëpive këto ditë?
Thonë se shtëpitë pastrohen që Viti i Ri të fillojë me mbarësi. Gjithashtu, kush ka borxhe bën mirë t'i lajë për të mos ia përcjellë 2014-ës.


Po fishekzjarret i keni blerë, apo keni ndonjë kallashnikov për kësi rasti?
Sa prej jush e kanë vendosur që fill pas vitit të Ri do të lenë duhanin, apo ndonjë huq tjetër?
Ndonjë shpërblim morët, po dhurata do dërgoni apo do merrni?
Apo do jeni në punë deri në 31 dhe të nesërmen gjithashtu?
Si ka qenë ky vit për ju?
Ju ka mbetur ndonjë gjë peng që do donit t'ua plotësonte 2014-a?
Ku do ta kaloni natën e Vitit të Ri? Apo si gjithmonë në shtëpi me prindërit ku pjatat pastrohen pa shkuar ora 10 dhe aty para mesnate të gjithë janë rrokullisur nëpër divanë duke përpëlitur sytë.
Keni prenotuar gjëkundi, apo do shkoni rastësisht t'iu peshkojë ndonjë lokal mbushur plot me të dëshpëruar?
Jemi mësuar që netët e vitit të Ri ti ndanim me humorin shqiptar nga të gjitha sofrat shqiptare, po tani ç'të shohësh në Tv?!

E keni vënë re sikur kjo festa e Vitit të Ri nuk e ka më atë magjinë e dikurshme?
Epo atëherë jeni rritur... (S.I)

P.s Dini gjë deri në ç'datë mbahet ajo pema e Vitit të Ri, se njëherë mbaj mend që e mbajta deri në fund të shkurtit?!

Shkroi: Stop Injorancës