Showing posts with label Besimet fetare. Show all posts
Showing posts with label Besimet fetare. Show all posts

Friday, January 24, 2014

Janullatos valëvit flamurin e Vorio-Epirit, aktivitet për aneksimin e Shqipërisë

Zbardhen fakte që kompromentojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare në territorin tonë, me qëllim aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Historiani Arben Lalla, dëshmon me fotografi praninë e Anastas Janullatosit në aktivitete antishqiptare, ku është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, ndërsa janë bërë plane për Vorio-Epirin.

“Kur ofrova për lexuesit të dhëna rreth origjinës nga Çamëria të kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas Janullatosit, kisha parasysh rrënjët e tij të gjakut shqiptar, por jo ndërgjegjen e tij kombëtare. Sot do të sjellim fotografitë ku shihen qartë ngritja e flamurit për aneksimin e Jugut të Shqipërisë
(Autonomisë së Vorio Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastasios.

Besoj se hirësia e tij Anastasios nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë.  Më 15 gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan gjatë festës fetare dhjetëra të rinj kishin veshur bluze me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 dhe shpallën shkëputjen e Jugut të Shqipërisë duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina”, shkruan Arben Llalla. Tolerimi i shtetit shqiptar ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë, grekët do na  ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë. Kjo është metodë klasike për t’u kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Siç duket, afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 19142014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grekë që nuk duan fqinjësinë e dy vendeve, por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorin e Shqipërisë. Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që t’i shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të Jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike, nuk janë ndjenjat anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvetëdije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë njerëzore për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara.
Arben Llalla
Historiani Arben Llalla, ka komentuar edhe reagimin e shtypit grek pas publikimit të studimit për origjinën e Janullatosit. “Pas botimeve të dy studimeve të mia në lidhje për origjinën shqiptare të kryetarit të Greqisë, z. Karlos Papulia dhe të kryepeshkopit të Shqipërisë, z.Anastas Janullatosit, ka patur disa reagime të publicistëve grekë në gazetat e printuara dhe elektronike, por unë do t’i këshilloja që të reagonin me kundër argumenta dy personalitetet me ndërgjegje kombëtare greke, z.Papulia dhe z.Janullatos, për origjinat e tyre shqiptare, pra atë të gjakut dhe jo të reagojnë disa papagaj që vetëm çirren me akuza politike”, shkruan Llalla.
Aktivitetet antishqiptare
Në një kohë kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, artikulonte mesazhe për fqinjësinë e mirë në Tiranë, kisha greke organizonte aktivitete për fantazmën e Vorio-Epirit. Më tre nëntor, kisha greke ka organizuar në Lamia një aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të Greqisë, siç bënë trojet shqiptare deri në Prevezë pas konferencës famëkeqe të Londrës në vitin 1913. Duke se të gjitha deklaratat dhe përpjekjet e Athinës për fqinjësi të mirë, janë thjeshtë një maskë, pas të cilit fshihen qëllimet e artikuluara qartë nga neonazistët e Agimit të Artë. Aktiviteti është fotografuar dhe në foto duket qartë të rinj grekë, për tundin simbolet greke dhe bëjnë plane për Vorio Epirin. Ky aktivitet është organizuar nga kisha greke, e cila shpeshherë ka ndërhyrë në punët politike. Gjithçka ka ndodhur kur në Shqipëri kishte zbarkuar presidenti grek, për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit të krijuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, për probleme të kaluara, por edhe për probleme të reja, të krijuara kryesisht nga shteti grek. Ndërkaq, aktivitete të tilla për ankesimin e Shqipërisë së Jugut janë bërë të zakonshme në Greqi. Aktivitete të tilla janë zhvilluar edhe në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë krerët e minoritetit grek si dhe përfaqësues të lartë të shovinizmit grek.
Përmendoret e ushtarëve grekë
Historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, ka reaguar edhe për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Po përmendore të tilla ka në çdo fshat ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013 sheshi qendror i  fshati Sopik në Gjirokastër u pagëzua me emrin e Mihal Zerva. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. Adriatik Doçi

http://sot.com.al/politike/anastas-janullatos-val%C3%ABvit-flamurin-e-vorio-epirit-aktivitet-p%C3%ABr-aneksimin-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-s%C3%AB#sthash.IneDTDvm.dpuf

Thursday, October 31, 2013

Shoqëria Kristiane e të Burgosurve e Shqipërisë"

Fare rastësisht një ditë më kapin sytë një makinë që në xhamin e përparmë kishte një tabelë ku shkruante:

"Shoqëria Kristiane e të Burgosurve e Shqipërisë"

Më bëri përshtypje, duke u nisur nga fakti i thjesht që të burgosurit dhe fetarët duhet t'i ndajë në mes një hendek i madh.
Një kristian nuk do mundej të përfundonte kurrë pas hekurave.
Por me një lundrim të thjeshtë në Internet, informohesh se kjo organizatë OJQ që punon me fonde dhe donacione, ka si qëllim arritjen e Ungjillin të Krishtit, tek të dënuarit.

Jezusi u flijua për mëkatet tona!
Pra, të përfitojmë nga situata e rënduar psiqike e të burgosurve dhe ti pagëzojmë në kristianë.

Mirëpo edhe në burg konkurenca është e fortë mes feve për të shtuar numrin e besimtarëve të tyre.

Shkroi: Stop Injorancës !

Moralistët hipokritë

Youporn” është krijuar në vitin 2006. Në vitin 2012, faqja online ka arritur të regjistrojë 4 miliardë e 800 mijë vizitorë, të cilët kanë parë mesatarisht 8 video secili.

Kjo është shumë e rëndë për një botë si e jona, ku 88.69% e banorëve të saj janë besimtarë fetarë, predikues të zellshëm të virtytit e moralit.

Shkroi: Stop Injorancës !
http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_religious_populations

Thursday, October 17, 2013

Zoti dhe Vullneti ynë i lirë



Thuhet se Zoti e pajisi krijesën e tij me vullnetin e saj të lirë që njerëzit të ndërmarrin veprime të pavarura.

A mundet që Zoti të ndryshojë Vullnetin tonë të Lirë?

Nëse po, atëherë ai nuk mund të jetë më, vullnet i lirë.
Nëse jo, tregon që Zoti qenka i pafuqishëm ndaj tij.

Thursday, October 3, 2013

Ritualet mortore sot

Para pak ditësh mora pjesë në një mort, diku në një qytet të Shqipërisë së mesme.

Ajo që më bëri realisht përshtypje ishte fakti se në varreza shkuan vetëm burrat. Sapo arkivoli i të ndjerit u vendos mbi një beton të posaçëm, fjalën e mori hoxha ku në pikë të vapës mbajti një fjalim afro 20 minuta me tona të larta propoganduese mbi agjërimin. Dhe e gjitha kjo, duke shfrytëzuar një fatkeqësi. Më pas e morën arkivolin e ngritën 3 herë lart dhe e nisën drejt varrit. Pasi familjarë, miq e të afërm hodhën nga një dorë dhe mbi të, hoxha ndërhyn përsëri dhe i fton të gjithë ti mbanin duart në një formë të hapur përballë njëra-tjetrës, siç i mbajmë për shembull kur duam të themi "Hë, çfarë ka"?
Aty pastaj ia nisi një recitimi në arabisht edhe kjo jo më pak se 15 minuta. Sigurisht që aty arabisht nuk dinte askush dhe me aq sa arrita të kuptoja edhe vetë hoxha nuk është se e dinte ujë, se shpeshherë i ngesnin fjalët nëpër gojë e shpeshherë dukej sikur fliste ç'ti vinte nëpër mend.
Nuk e ndërpreu këndimin e tij edhe pse zilja e celularit me një melodi shumë "perëndimore" nuk pushoi për asnjë moment. Me siguri mund të ketë qenë ndonjë klient tjetër...

Prisja ndonjë nekrologji të lexuar mbi jetën e të ndjerit, por më kot. Varrimi u mbyll me fjalët e Hoxhës, që askush nuk i kuptoi se ç'ishin.

Më pas hoxhës i duhej një automjet për ta kthyer në shtëpi dhe kështu e mora përsipër, sigurisht pa i kërkuar para për shërbimin. Fundja po e çoja në shtëpi, jo në parajsë...

Në bisedë e sipër e pyes se pse nuk kishte gra në varrim. A nuk e kanë edhe ato njeriun e tyre, të ndjerin?
Nuk e lejon hoxha - ma ktheu. Ti, dmth, e pse kështu ?- e pyes sërish. A nuk i pe ?! - më thotë. Gjysmat i kishin nxjerrë shalët jashtë.

Tani po mendoja me veten time se përse ditën e varrimit u dashka një ndërmjetës mes Perëndisë e të vdekurit, që Perëndia ta pranojë shpirtin e tij?
Jo për gjë, por i ndjeri 20 minuta para se të jepte shpirt u fal vetë sepse ishte besimtar. E megjithatë, hoxha këtë shërbim nuk e bën kurrsesi kështu thjeshtë vetëm për Perëndinë apo të ndjerin. Ai fut paratë në xhep. Dikur kishte qenë marangoz, por ja që ndërrimi i sistemit ia dha lirinë që ai të merrte një zanat më fitimprurës.

Ndokush do thotë "Po ty ç'të duhet, muslimanët kanë traditat e tyre", se dihet tashmë reagimi i atyre me "konflikt interesi", por më e forta është se pas varrimit, të gjithë të pranishmit "muslimanë", në kohë agjërimi, u mblodhën për një drekë të shtruar nga familja në nder të të ndjerit...


Feja dhe Shkenca ndaj masturbimit

- Sipas statistikave zyrtare të pranuara unanimisht, mbi 90% e popullsisë botërore janë besimtarë fetarë.
- Po sipas të njëjtave statistika, mbi 90% e njerëzve të pjekur seksualisht, masturbojnë...

Shkroi: Stop Injorancës !


Sunday, May 19, 2013

A ka Perëndi?

Nëse ka një Perëndi, ai do jetë duke u lutur për të pranuar faljen time!

Frazë e gdhendur në një prej qelive të kampeve të përqëndrimit gjatë L.II Botërore prej një të burgosuri çifut.

Në Census deklarohen 57% muslimanë! Shqiptarët!

Festojnë masivisht festën e Vitit të Ri, Shën Valentinin, Ditën e Verës, Festat e Mësuesit e Nënës, Festat Kombëtare të 28-29 nëntorit, ditëlindjet e tyre etj. 1 milionë pelegrinë shkojnë çdo vit në Kishën e Laçit apo në malin e Tomorrit. Konsumojnë masivisht alkool e veçanërisht rakinë.
Lëvrojnë artin e pikturës, skulpturës. Krijojnë muzikë dhe dëgjojnë plot pasion të gjitha rrymat e mundshme muzikore. Ndjekin rregullisht jetën e natës. Vishen me ekstravagancë dhe elegancë sa edhe në plazh ndodh ti shikosh të ecin mbi taka. Iu vënë fëmijëve emra nga e gjithë bota. E duan Amerikën më shumë se cilido vend tjetër. Flasin italisht e greqisht më mirë se çdo popull tjetër. Janë një shoqëri në hapje dhe që thyen çdo ditë tabutë e mentalitetin e vjetër.

Në Census deklarohen 57% muslimanë!
Shqiptarët!

Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, May 8, 2013

Morali dhe feja


Besimtarët dhe Google

Jetën reale e kanë quajtur provë dhe ia kanë kushtuar Perëndisë, që jetën tjetër (ende imagjinare) të pafundme t'ia kushtojnë vetes në Parajsë.

Ofendohen kur i quajnë budallenj!



Stop Injorancës !

Monday, April 29, 2013

Pashko Vasa - Çensuruar ... nga Zoti

E drejta e autorit
Të gjithë e kemi lexuar në shkollë, e kemi recituar e mësuar përmendësh poezinë e mrekullueshme të Pashko Vasës "O Moj Shqypni"

 

                                                                                        Por në një recitim të Reshat Arbanës të viteve
të fundit, tek kjo poezi janë futur duart dhe janë hequr e ndryshuar prej poezisë disa vargje të caktuara.
http://youtu.be/GxwFiBiKHss

Janë hequr fare vargjet: "Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue!", si dhe është ndryshuar vargu nga: "E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria!" në "E mos braktisni jo, kisha e xhamia, veç e para fe për Shqiptarin asht Shqiptaria".

Tani, me cilën të drejtë janë prekur vargjet e autorit (një e drejtë kjo e mbrojtur me kushtetutë), duke ndryshuar madje edhe vetë kontekstin e poezisë?

Kanë diskutuar vallë me Perëndinë dhe ai është ofenduar?
Apo na është ofenduar Anastas Janullatos e Selim Muça me kompani me vargjet e patriotit?
Ore perversë të ndyrë, çfarë i dini poezitë e patriotëve shqiptarë ju, Bibla e Kuran që i ndryshoni sa herë ato i bëjnë të tjerët për të qeshur?
Apo mos doni të thoni se Pashko Vasa ka qenë komunist?
Apo apo thjesht vazhdoni luftën tuaj të pandërprerë ndaj së vërtetës?



Plehra të ndyra!
Larg duart nga veprat e atdhetarëve shqiptarë!

Dhe ti Reshat papagalli mos harro që koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve.


Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, April 18, 2013

Medreseja, ‘burg’ apo shpëtim?

Këtë javë vendosëm të kuptojmë më shumë mbi nxënësit që frekuentojnë Medresetë. Donim të zbulonim nëse ka ndryshim midis nxënësve të Medresesë dhe bashkëmoshatarëve të tyre, që mësojnë në gjimnazet publike apo në ato private. Ideja na lindi pas deklaratës së fortë që bëri vrasësi i nxënëses së Medresesë së Durrësit, 17-vjeçares Ajshe Vata.


Rreth një javë më parë, në një intervistë për gazetën “Panorama” ai dha deklaratën shokuese: “Edhe shoqet e saj kanë zgjedhur të lidhen me pensionistë. Njoh dy-tri shoqe të Ajshes, të cilat kanë lidhje të ngjashme me këtë timen. Kjo është kthyer si praktikë për vajzat e reja dhe sidomos ato të shkollës së Medresesë. Ato nuk preferojnë të lidhen me djem të moshës së tyre, pasi së pari nuk duan që të zbulohet lidhja dhe ata i keqtrajtojnë. Ajshja më kishte thënë se edhe dy shoqet e saj në shkollë kanë lidhje me dy pensionistë dhe më duket se vazhdojnë të kenë lidhje akoma”, rrëfeu Shaban Norja. Nëse fjalët e vrasësit janë të vërteta, do të thotë që në Shqipëri ekziston një fenomen i tmerrshëm, i frikshëm, që s’di as ç’emër t’i japësh. Pedofili pleqsh, me dëshirë… Me shpresën se vajzat e Medreseve do e mohonin me të madhe dhe do na përshkruanin një realitet tjetër të vetes së tyre, u nisëm për në Medresenë e kryeqytetit. Nga dritaret e ndërtesës së bardhë nuk pamë asnjë nxënës që të vështronte jashtë dhe nuk dëgjuam zhurmën gumëzhitëse të klasave, që dëgjohet zakonisht kur kalon pranë shkollave. Ulur pranë portës së hekurt gjejmë një burrë të moshuar rreth të 80-tave i cili na kërkoi një “nder” të pazakontë, donte që t’i mbërthenim xhupin. Në fakt, ishte një paradite e ftohtë marsi dhe frynte pak erë. Përpara se t’i jepnim zotërisë ndihmën që na kërkoi, e pyetëm pse nuk e mbërthente dot vetë dhe ai na tregoi se sytë i ishin veshur nga një perde dhe nuk shihte mirë. Pas këtij sqarimi e përjashtuam të moshuarin nga profili i një “kandidati” të rrezikshëm si Shaban Norja. Futemi në godinën e shkollës dhe në recepsion kërkuam leje për të biseduar me nxënësit. Mësuam se në të njëjtën godinë, por të ndarë në dy kate të ndryshme, zhvillonin mësimin edhe djemtë, edhe vajzat. Teksa prisnim në katin e parë përgjigjen nga drejtuesit e shkollës, pamë një grup vajzash që drejtoheshin për në klasë. Të buzëqeshura, medresistet kishin veshur funde të gjata stofi ngjyrë vishnje me kuadrate. Bluzat i kishin të ndryshme dhe flokët me modele të këndshme. Ato që mbanin shami ishin vetëm dy-tri. Në fytyrën e asnjërës prej tyre nuk dalluam grim, as edhe një rimel apo buzëkuq të lehtë. Vajzat e vunë re praninë tonë dhe na buzëqeshnin. Përveç fundeve të gjata dhe thjeshtësisë, ato dukeshin si të gjitha bashkëmoshataret e tyre, të qeshura, në formë... Poshtë fundeve pothuajse të gjithave i dalloheshin pantallonat xhinse. Kishim dëgjuar që medresistet, sapo dalin nga porta e shkollës, i heqin uniformat dhe në rrugë ecin me rrobat që veshin poshtë. Nuk na premtoi koha të prisnim deri në mbarimin e mësimit për të parë nëse vërtet i hiqnin fundet, e për t’i pyetur pse refuzojnë të ecin në rrugë me uniformë. Ngjitemi në katin e dytë të ndërtesës, në të cilën mbizotëronte qetësia. Në zyrë na pret drejtori shqiptar dhe nëndrejtoresha, të dy rreth të pesëdhjetave. Na thanë se shkolla kishte dhe një drejtues tjetër me shtetësi turke, të cilin nuk e pamë. Drejtori dhe nëndrejtoresha na pritën me dashamirësi, por edhe të çuditur nga vizita jonë. I treguam se kishim dëshirë të bisedonim me grupe nxënësish për t’i njohur më mirë dhe për të mësuar më shumë mbi adoleshentët besimtarë. Drejtori, një mesoburrë babaxhan, fillimisht kishte kuriozitet që përveçse qëllimit të vizitës sonë, të na njihte edhe më mirë… Na pyeti për prejardhjen, familjen dhe siç ndodh jo pak herë në një vend të vogël si Shqipëria, dolëm të njohur. Më pas ai na rrëfeu se duhej të konsultohej edhe me drejtuesin turk përpara se të na jepte ose jo “lejekalimin” për tek nxënësit. Gjatë kohës që drejtori u largua, nëndrejtoresha na shpjegoi se Medreseja ishte një shkollë me rregulla dhe prindërit ishin të qetë që fëmijët e tyre mësonin aty. “Përveçse këtu mësohen dy gjuhë të huaja, ka rregull e disiplinë, nxënësit mësojnë edhe besimin. Janë fëmijë të mirë, sepse mbi të gjitha janë besimtarë”, thotë ajo. Drejtori i Medresesë së Tiranës kthehet në zyrë e na tregon se bashkë me kolegun turk kishin vendosur që të mos na lejonin të takonim nxënësit… “Ndoshta nga muaji prill mund të vini. Por duhet të na sillni më parë disa pyetje të shkruara në letër, që ne dhe nxënësit t’i shikojmë, e më pas mund të takoni 4-5 prej tyre”, na tha drejtori. Donim të dinim arsyen e refuzimit… Sipas tyre, që nxënësit të përgjigjeshin sa më mirë, duhet t’i dinin pyetjet paraprakisht. Na shpjeguan se aty nuk është si në shkollat e tjera… “Këtu ka rregulla. Nxënësit futen në Medrese me konkurs dhe shumë qajnë kur nuk arrijnë ta fitojnë konkursin. Prindërit i sjellin vajzat këtu, e janë të qetë se i kanë shpëtuar nga të gjitha të këqijat”. Ne i kujtojmë rastin e Ajshe Vatës dhe të dy drejtuesit revoltohen… “Pse merrni atë si shembull, e nuk përmendni anët e mira?”, pyet drejtori. Ne i sqarojmë se edhe për këtë deshëm të bisedonim me nxënësit. “Duam të dimë si e kalojnë pasditen, çfarë i pëlqen të bëjnë në kohën e lirë, a kanë zgjedhur vetë të futen në medrese apo i kanë detyruar prindërit, a janë vërtetë besimtarë, a i frekuentojnë ‘pub’-et, etj…”.
Në momentin që përmendëm fjalën ‘pub’, të dy drejtuesit zgurdulluan sytë e na thanë se feja e ndalon ‘pub’-in.
Largohemi nga Medreseja e Tiranës pa na u dhënë mundësia qoftë edhe për t’i përshëndetur nxënësit. Drejtuesit e këtij institucioni na thanë me krenari se aty nxënësit janë të mbrojtur dhe të kontrolluar. Po si i mbrojnë dhe nga kush i kontrollojnë?! Nëse edhe Ajshja nga Xhafzotaj ishte e mbrojtur dhe e kontrolluar, pse u desh që Shabani t’i priste kokën për të mësuar marrëdhënien e saj 4-vjeçare?! Mos ndoshta këta “fëmijë” duhet t’i lënë edhe të flasin lirshëm dhe pastaj t’i tregojnë se çfarë është e mirë, e çfarë gabim, çfarë është hallall e çfarë haram?!
Nuk morëm dot përgjigjet e pyetjeve tona, sepse drejtuesit nuk na lejuan. Kështu nuk arritëm të kemi argumente për të hedhur poshtë akuzën e rëndë të Shaban Norjes. 
Të jetë e vërtetë që medreseistet lidhen me pleq pedofilë… Urojmë që kjo të jetë vetëm fantazia e një plaku të sëmurë, e një monstre.


Adelajda Xhamani - Balkanweb

Profeti Muhamed krenaria e njerëzimit?

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”, organizojnë për të tetin vit radhazi, programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Doja të ftoja të gjithë besimtarët muslimanë të faqes tonë të na tregojnë cilësitë e Profetit Muhamed dhe arsyet pse ai sipas tyre është "Krenaria e Njerëzimit". (S.I)

Thursday, April 4, 2013

Nëna dhe vajza, padi burrit: Na detyron me dhunë të mbulohemi me ferexhe


Tiranë - Dhuna në familje detyron shumë gra t’i drejtohen gjykatës për urdhër mbrojtjeje ndaj burrave. Por një rast që është paraqitur të shtunën në Gjykatën e Tiranës, duket se ka hapur një tjetër debat të madh në Shqipëri, atë të së drejtës së ushtrimit të fesë në mënyrë të vullnetshme.


Një grua 30 vjeçe dhe vajza e saj vetëm 11 vjeçe, i janë drejtuar gjykatës duke kërkuar mbrojtje nga burri dhe babai, pasi ai i kërcon dhe i dhunon, duke i detyruar që të vishen me perçen e fesë Islame, pasi i përkest besimit islam, madje një rryme ekstreme që veshjen dhe mbulimin e gruas e kanë detyrim.


Gruaja ka treguar në gjykatë se, sëbashku me vajzën, janë bërë sistematikisht pre e dhunës vecanërisht vajza e cila sapo është bërë 11 vjece i është kërkuar me dhunë nga i ati që të mbulohet me ferexhe. Për këtë arsye asaj i është mohuar edhe liria e lëvizjes. Madje gruaja ka treguar se kanë dhjetë vjet që nuk shkojnë as në plazh, pasi sipas burrit ky është mëkat. Avokatja e saj ka treguar se gruaja dhunohej sistematikisht për shkak të fesë bashkë me të bijën, atyre u kërkohej të mbuloheshin e të mos dilnin nga shtëpia pa ferexhe.

Gjykata do ta japë vendimin të hënën ndërsa bashkëshorti i dhunshëm është parë pranë gjykatës duke kërcënuar avokaten që të mos i ofrojë mbrojtje gruas dhe vajzës së tij.

Shumë burra besimtarë të rrymës ekstreme islamike i shtrëngojë gratë dhe vajzat të mbulohen, duke u mohuar të drejtën e jetës si gjithë femrat e tjera. Madje mediat kanë ofruar edhe raste kur vajzat e mitura janë detyruar të braktisin shkollën, pasi prindërit nuk i kanë lejuar të shkojnë në shkollë pa u mbuluar me ferexhe.

Ferexheja dhe feja Islame

Praktikantët e zjarrtë të islamizmit mendojnë se mbulesa është adresa e besimit (të femrës) dhe dëlirësia e moralit, është shenjë dalluese nga të pamoralshmet. “Sa më e kujdesshme të jetë muslimania në të mbuluarit e vetes, aq më tepër i shton kënaqësinë vetes dhe afrohet me Zotin e saj, duke u respektuar dhe nderuar edhe nga njerëzit. E pastra dhe e ndershmja nuk lejon që një sy i huaj të shikojë ndonjë pjesë të trupit të saj dhe ta njollosë atë, pasi shikimet mëkatare ndytin trupat, ndërsa muslimania nuk pranon gjë tjetër përveç pastërtisë. I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Gruaja është avret[1] dhe kur del (nga shtëpia), atë e vëzhgon shejtani.”[2]“,-thonë ata.

Madje listojnë argumentet e detyrimin e mbulesës dhe kushtet e saj. Sipas tyre Allahu thotë: “O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes dhe ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që në zemrën e tij ka sëmundje dhe thoni fjalë të matura. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu do (për ju) o familja e shtëpisë (së Pejgamberit) që ta largojëndytësinë e mëkatit dhe t’ju pastrojë tërësisht.”El-Ahzab: 32-33Dhe: “O ti i Dërguar, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve, që të lëshojn mbulesën e tyre (të kokës)përreth trupit sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu i fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” El-Ahzab: 59.

Ndërkohë një sheik saudit ka propozuar që femrat të mbulohen që kur lindin. Sakaq bota perendimore është kundërt mbulimit të femrave duke e parë si shenjë e dhunimit të të drejtave të njeriut.

Burimi: http://www.gazetaidea.com/nena-dhe-vajza-apadi-burrit-na-detyron-me-dhune-te-mbulohemi-me-ferexhe/

Rilindja fetare???

Ç'është tërë kjo hipokrizi që mbulon botën me urime të ndërsjellta për festa të paqena?
Ç'është kjo parodi njerëzore që në epokën e informacionit njerëzit zgjedhin të mbeten injorantë, të përdorur, të tallur e të nëpërkëmbur?
Ç'janë këto festa që ngrihen mbi mashtrime, mbi manipulime dhe askush nuk guxon publikisht ti demaskojë?
Ç'shenjtëri dhe gëzim mund të sjellin disa festa siameze që jo vetëm kanë vjedhur paturpësisht ritet e një festë të vjetër pagane nga koha kur astronomia ishte shkencë, por rreken edhe të mashtrojnë njerëzit për disa ditëlindje hipotetike të disa njerëzve që kurrë s'kanë ekzistuar?

E megjithatë Dita e Verës, festa pagane e stërgjyshërve tanë, ia doli ti mbijetojë sulmeve, manipulimeve dhe kopjeve të pështira orientale.
Shkroi: Stop Injorancës !

Ipeshkvi i Kosovës kundër Mehmetit: Shqiptarinë nuk e shpëtoi islami, por Kisha Katolike


Duke folur për deshqiptarizimin e Shkupit, Mehmeti theksoi se pas Luftës së Dyte Botërore, mbeti një periudhë 40-vjeçare, ku u punua vazhdimisht në deshqiptarizimin e Shkupit.

“Atë kohë, arritën ta zbrazin Shkupin afro 60%, duke dëbuar shqiptarët në Turqi. Nga Maqedonia u mbushnin trenat me shqiptarë që i çonin në Turqi. Për këtë, arsye vinin shumë nga Kosova në Shkup, sepse ishte rruga më e lehtë për të ikur për Turqi”, ka thënë Mehmeti, shkruan gazeta Express.

Ndërkaq, duke folur për atë sesi kanë arritur shqiptarët ta ruajnë identitetin, Mehmeti tha se kjo është arritur përmes islamit.

“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.

Ipeshkvi së Kosovës: Perandoria Osmane ka shkatërruar trashëgiminë, atë e shpëtoi Kisha Katolike

Ndaj kësaj deklarate të Kim Mehmeti, se ka qenë islami që e ka shpëtuar Shqiptarinë reaguar ashpër Ipeshkvi së Kosovës, Shan Zefi, i cili ka thënë se është e kundërta e asaj që është thënë nga shkrimtari.

“Shqiptarinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e Shqiptarisë”,- ka thënë Don Shan Zefi për “Express”.

Sipas tij, është islamizmi, konkretisht Perandoria Osmane që ka shkatërruar gjithë trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

“Ky është një fakt historik që nuk e mohon askush”, ka shtuar ai. Don Shan Zefi thekson kontributin e Kishës Katolike në ruajtjen e kombit. “Kisha Katolike ka qenë roje e kombit shqiptar, e assesi Perandoria Osmane dhe islamizmi i shqiptarëve”,- ka deklaruar Ipeshkvi. Shekulli

Zotat dhe njerëzit

Duke nisur që nga fillesat e racës humane, njeriu në pamundësi për të shpjeguar fenomene të ndryshme natyrore, zhvilloi mistikën, të mbinatyrshmen, irealen dhe subjektiven.
Ai i vendosi çdo fenomeni natyror një emër Perëndie, të cilit i falej dhe e falenderonte për çdo të mirë që i dhuronte, duke bërë edhe flijime në emër të tyre. Kështu pra lindi kulti.
Toka që të jepte prodhim apo që deti të ishte i qetë, njerëzit duhej ti faleshin Perëndive të tyre.
Padyshim mbi të gjitha Perënditë qëndronte Perëndia e Diellit, e dritës, e ngrohtësisë. Perëndia që siguronte vazhdimësinë e jetës në tokë. Ky Perëndi në kultura e në kohë të ndryshme ka patur emra të ndryshëm.

Më pas, besimi monoteist i bazuar në një Zot absulot i feve orientale të shkretëtirave, duke parë se ai i shërbente më së miri pushtetit, u kthye prej Perandorit Kostandin (ilir) të Romës si feja e Perandorisë Romake dhe filloi të përhapej me shpatë e propagandë për të zëvendësuar paganizmin popullor.
Duke qenë se paganizmi i kishte rrënjët shumë të thella në traditat popullore, atëherë u gjet me vend vjedhja e riteve, traditave dhe festave pagane. Të tilla janë krishtlindjet, pashkët, etj...
Të njëjtën gjë bëri më pas edhe islami dhe kështu bota dalëngadalë hyri në pushtetin e plotë monoteist të këtyre feve orientale.
Por njëkohësisht me besimin tek e mbinatyrshmja në çdo etapë të zhvillimit human ka ekzistuar edhe mendimi racional, mendimi kritik që shpeshherë e ka vënë në lojë dhe e ka demaskuar këtë besim të mbinatyrshëm, shpeshherë madje duke e paguar edhe me jetën e vet.

Le të mundohemi ti ndajmë njerëzit sipas kategori më të mëdha përballë konceptit të Zotit/Zotrave

1.) Besimtarë

a.) Të moderuar
Tek besimtarët e moderuar hyn ajo pjesë popullsie që besimin fetar e sheh si një pasuri kulturore të trashëguar. Ky besimtar nuk e ka për gjë të qeshë me hoxhën, priftin apo çdo klerik tjetër fetar.
Besimtari i moderuar është besimtar zakonisht me raste festash dhe librin e tij të shenjtë me shumë gjasa as që e ka lexon ndonjëherë. Nuk e ka aspak problem nëse dikush i takon këtij apo atij besimi. Besimi fetar tek ta është thuajse çështja e fundit që mund ti interesojë. Besimtari i moderuar as nuk mundohet ta kuptojë fenë e tij apo të vërë në dyshim vërtetësinë e saj. Mban një besim fetar të caktuar, me logjikën e ftohtë se çdokujt i duhet një. Këta njerëz janë përgjithsisht indiferent ndaj skandaleve fetare dhe ndodh se në rast provokimi, rrezikojnë që gradualisht të radikalizohen.

b.) Radikalë
Këtu hyn ajo pjesë popullsie e cila e hap, shfleton e lexon përmendësh librin e shenjtë të fesë së saj. Kjo është njëkohësisht edhe arsyeja që shpjegon radikalizimin e tyre, pasi librat e sotëm të shenjtë kanë shprehje të mëdha barbarizmash, që tregon qartë edhe për kohën dhe mendësinë kur ata janë shkruar. Bibla e Kurani ashtu siç edhe është bërë, kanë ende nevojë për tu ndryshuar dhe për tu kthyer të adaptueshëm për nivelin kulturor të sotëm.
Tek besimtarët radikalë hyn ajo pjesë e popullsisë e cila indoktrinohet që në moshë minore, pa zhvilluar ende aftësitë e tij intelektuale për të kuptuar botën e gjithë konceptet bazë të saj.
Gjithashtu tek kjo kategori hyjnë njerëzit që në momente kritike të jetës së tyre dhe në mungesë të një mjeku specialist psikiatër apo psikolog, zgjedhin vetë apo të imponuar, të indoktrinohen dhunshëm duke u rehabilituar tek një fe për të kuruar një problem kalimtar, përmes një sëmundje të përhershme.
Një tjetër kategori që lehtësisht bëhet pjesë e kësaj kategorie është shtresa e paarsimuar e shoqërisë. Të gjithë këta njerëz gradualisht humbasin aftësitë e tyre artikuluese dhe kthehen në një kontigjent realisht të rrezikshëm për shoqërinë. Për të mbrojtur, sipas tyre, fenë apo Profetët e tyre, ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, deri tek aktet më ekstreme. Dallohen për mungesë tolerance dhe një gjuhë urrejtjeje të shprehur me të gjitha format e saj.
Nuk janë të pakta rastet kur ka patur vetëvrasje masive mes anëtarëve të një kulti të caktuar, që kanë besuar se kështu do të arrijnë parajsën e tyre.

Këto ngjarje, realisht tregojnë masën dhe forcën e indoktrinimit fetar, për të shplarë trutë e një njeriu.

2. Agnostikët
Këtu hyjnë njerëzit që mendojnë se ekzistenca apo mosekzistenca e një qenieje supreme është e panjohur dhe e pamundur të kuptohet.

3.) Ateistët

a.) Pasivë
Ata që nuk besojnë në ekzistencën e një qenie supreme apo gjithçka tjetër propogandojnë dogmat fetare, por as nuk i bëhet vonë nëse njerëzit e tjerë besojnë të tilla budallëqe sipas tij.

b.) Aktivë
Janë ateistët të cilët nuk mund të qëndrojnë indiferentë kur shohin se si në emër të një pushteti fetar manipulohen çdo ditë mendjet e njerëzve, në emrin e një Zoti imagjinar, i cili ashtu siç paraqitet përmes dogmës fetare jo vetëm nuk ka sens e logjikë, por për më tepër duket edhe barbar e i padrejtë.

Shkroi: Stop Injorancës !


Pedofilia


Si fillim duhet të dimë se shkencërisht sot Pedofilia trajtohet si një sëmundje mendore, ndaj të cilës nuk është zbuluar ende një kurë edhe pse ka disa terapi të cilat mund të minimiazojnë prirjen e një njeriu për të kryer akte pedofilike.

Në rast se Pedofilia trajtohet si një sëmundje mendore, si mund të dënojmë maksimalisht një të sëmurë?

Por a është realisht Pedofilia një sëmundje dhe cilat mund të jenë shkaqet që çojnë një njeri të kryejë akte pedofilie?

a.) Dhunimi seksual në moshë të mitur.
b.) Mungesa e marrëdhënieve seksuale. (Murgjit e priftërinjtë)
c.) Paaftësia për të kryer marrëdhënie seksuale me të rritur.
d.) Abuzimi me seksin në atë masë sa të tërhiqesh vetëm prej perversitetesh.
e.) Eshtë sëmundje e lindur.
f.) Eshtë çështje tradite e kulture. (Ashikët e Dylberët, traditë orientale e lindur si pasojë e fanatizmit fetar që përmes perçes mbuloi dhe veçoi aq shumë femrën nga mashkulli)
g.)Të gjitha bashkë.
h.) Tjetër.

http://tundratabloids.com/2011/06/national-geographic-exposes-pedophilia-in-islam.html


Madje në Arabinë Saudite një klerik i lartë islamik deklaron se nuk ka moshë për tu martuar duke e mbrojtur pedofilinë duke ju referuar Kuranit tek 65:4 ku diskutohet se mund të martohesh me një femër edhe pse asaj nuk i kanë ardhur ende menstruacionet si dhe faktit që vetë Profeti Muhamed u martua me Aishen kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe dhe kryen marrëdhënie seksuale kur ajo mbushi 9 vjeç.
http://gloria.tv/?media=181413

Shkroi: Stop Injorancës !

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

“Ne synojmë ta ndërrojmë Kushtetutën dhe ligjet aktuale të Kosovës. Por, nuk angazhohemi për futjen e Sheriatit. Pas zgjedhjeve do të jemi faktor serioz në Parlamentin e Kosovës”. Kështu ka deklaruar për gazetën “Express”, Fuad Ramiqi, anëtar i Lëvizjes Islamike Bashkohu.

Rruga nuk i solli gjë prandaj vendosi që të garojë edhe në politikë. Ish-oficeri i APJ-së për shumë vjet sërish do të provojë rrugën e politikës për të arritur synimet e tij.

Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) synon jo vetëm praninë në Parlament, por edhe njëri ndër faktorët e skenës së ardhshme politike, shkruan “Express”.
Kjo parti e re në Kosovë pretendon se do ta mbrojë identitetin Islam të shqiptarëve të Kosovës.
Nuk do t’i lë anash as protestat në rrugë nëse Parlamenti nuk bën punë.

“Pozita e Kosovës në ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë është treguar i mangët sidomos kur është në pyetje roli i shoqërisë civile. Në veprimtarinë tonë mbi dy vjet e gjysmë në mbrojte të të drejtave dhe lirive fondamentale të njeriut duke përfshirë edhe të drejtën e besimit dhe ushtrimit të lirë ne nuk kemi arritur që t’i realizojmë ato të drejta, sepse mekanizmat e pushtetit kanë qenë më të fortë dhe nuk e kanë respektuar rolin e shoqërisë civile.

Pjesërisht kemi pas sukses dhe metodat dhe mekanizmat që ne i kemi përdorë qoftë me protesta, tribuna apo paraqitje mediale kanë ardhur në një fazë që janë konsumuar. Duke pasur parasysh rolin e pushtetit, atëherë edhe kërkesa e njerëzve, aktivistëve tanë dhe nga analizat tona na kanë çuar drejt asaj që ne të futemi në garë si subjekt politik në kontekstin e veprimtarisë institucionale për të arrit ato që ne i kemi bërë si shoqëri civile”, tha ndër të tjera, Ramiqi. Telegrafi


Wednesday, March 13, 2013

Shaban Norja: Mes meje e Ajshes kishte dashuri. Vajzat e Medresesë lidheshin me pensionistë


Në vijim të intervistës së zhvilluar me Shaban Norjen, ai ka pohuar për Panoramën se disa prej shoqeve të viktimës 18 vjeçare, kishin lidhje me pensionistë.

Diferenca e moshës me Ajshe Vatën, për Shaban Norjen nuk ka qenë kusht për të krijuar marrëdhënie me të.

“Pavarësisht diferencës së moshës, mes nesh kishte edhe dashuri. Unë e doja atë vajzë dhe jam plotësisht i bindur se edhe ajo më ka dashur mua. Ajshja nuk qëndronte me mua as për para dhe as për gjëra të tjera materiale. Gjatë gjithë kohës që kemi qenë bashkë, Ajshja më ka kërkuar vetëm një herë 50 euro. Donte të shkonte me shoqet e shkollës në Kosovë. Kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit që Ajshja ka kërkuar para nga mua. Edhe shoqet e saj kanë zgjedhur të lidhen me pensionistë. Njoh dy-tri shoqe të Ajshes që kanë lidhje të ngjashme me timen. Kjo është kthyer si praktikë për vajzat e reja, sidomos ato të shkollës së Medresesë. Ata nuk preferojnë lidhjen me djem të moshës së tyre, pasi së pari nuk duan që të zbulohet lidhja dhe ata i keqtrajtojnë. Ajshja më kishte thënë se edhe dy shoqe të saj në shkollë kanë lidhje me pensionistë dhe më duket se vazhdojnë  akoma. Tani që e mendoj, them se nuk duhet të isha përzier kurrë me këtë vajzë, sepse e mora në qafë”, deklaron Shaban Norja.

Ai mohon që njihet si rebel dhe thotë se: “Është e vërtetë që nuk qarkulloja asnjëherë i paarmatosur, sepse siç ta shpjegova, e kemi në traditë mbajtjen e armëve në shtëpi, por nuk kisha prishur qejf me asnjë”.

Shabani tregon se është njoftuar se edhe familja e Ajshes dhe e tij janë shpërngulur jashtë shtetit. Ai shprehet i penduar për veprimin e bërë.

“Jam penduar për vdekje që qëllova mbi atë vajzë. Më del gjumi natën dhe thuajse qaj çdo natë për atë që bëra. Gjithashtu bëra gabim që nuk vrava edhe veten kur qëllova Ajshen. E mendova dhe në një moment isha pranë vetëvrasjes, por mendova se duhet të çoja amanetin e saj deri në fund. Sipas Ajshes, unë duhet të qëndroja gjallë për të fshehur kokën e saj që të mos identifikohej”, tregon Norja.

Ai tregon se është ambientuar dhe ka zënë shoqëri në burg dhe meqë do të bëhet transferimi i tij në një burg tjetër, shprehet se: “Nuk është se e kam ndonjë problem se në cilin burg do të kaloj pjesën e mbetur të jetës sepse në fund të fundit qelitë njëlloj janë kudo. Vetëm në burgun e Krujës nuk kam dëshirë të shkoj”.

Arsyeja se pse ai nuk do të preferonte të shkonte atje është se: “Dy të burgosur, që nuk i njoh, më kanë dërguar llaf se po më presin për të më hequr qafe. Si duket do të jetë ndonjë nga të afërmit e Muhamedit”, tregon ai duke shprehur dëshirën që të shkojë në Rrogozhinë ose Peqin.

Ai tregon se jeta e tij më parë ka qenë shumë e mirë, dhe se  tashmë në burg ka kontaktuar me vajzën që i ka sjellë edhe një  kuti shahu për të kaluar kohën. Ndërsa përsa i përket vrasjes, ai shprehet se duhet të tregohej më i zgjuar që vajzën mos ta zinte paniku kur mori vesh shtatzëninë. (G. Panorama)