“Kur
erdhën misionarët për herë të parë në tokën tonë, ata kishin Biblën dhe
ne tokën. Ata na mësuam si të lutemi duke mbyllur sytë tanë. Kur ne i
hapëm sytë 50 vite më pas, pamë që ne kishim Biblën dhe ata tokën.”
Jomo Kenyatta, president i parë kenian pas pavarësisë.
Omar Khayyam
208
Në qoftë se Parajsa jote s'qas
Veçse ata që lodhen me namas
Dhe s'duan Ver' e Vajza, pa dyshim
Asnjë njeri s'të hyn në atë kafaz.
224
Besnikëve në Kisha dhe Xhamia
U çthurret zemr' e shpirt më çqetësira;
Po sa Sekretin e natyrës studiuan
S'i trëmp dot Qiell e Ferr me kotësira
226
Xhami e Kish' e Tempull: robëri!
Këmban' e Minare: një patërdi!
Dervish e Prift e Hoxh' e Kryq e Hënë:
Pengime që të gjitha për Liri.
228
Fe kundër Fesh pa funt luftojnë,
Rrobat e çjerra gjithënjë arrnojnë;
I hodha që të gjitha tej e tutje,
Se Perëndinë s'e përfaqësojnë.
229
"Allahu ësht' i math!" çirren, këlthasin,
Nga gjëm' e tyre tunden e kërcasin
Për ditë pesë herë Minaretë:
Ay s'dëgjon. Vajtimet kot buçasin.
Jomo Kenyatta, president i parë kenian pas pavarësisë.
Omar Khayyam
208
Në qoftë se Parajsa jote s'qas
Veçse ata që lodhen me namas
Dhe s'duan Ver' e Vajza, pa dyshim
Asnjë njeri s'të hyn në atë kafaz.
224
Besnikëve në Kisha dhe Xhamia
U çthurret zemr' e shpirt më çqetësira;
Po sa Sekretin e natyrës studiuan
S'i trëmp dot Qiell e Ferr me kotësira
226
Xhami e Kish' e Tempull: robëri!
Këmban' e Minare: një patërdi!
Dervish e Prift e Hoxh' e Kryq e Hënë:
Pengime që të gjitha për Liri.
228
Fe kundër Fesh pa funt luftojnë,
Rrobat e çjerra gjithënjë arrnojnë;
I hodha që të gjitha tej e tutje,
Se Perëndinë s'e përfaqësojnë.
229
"Allahu ësht' i math!" çirren, këlthasin,
Nga gjëm' e tyre tunden e kërcasin
Për ditë pesë herë Minaretë:
Ay s'dëgjon. Vajtimet kot buçasin.
No comments:
Post a Comment