Si punonjëse ajo është pushuar nga punga ka kafetaria e Parlamentit të
Ukrainës pasi pështynte në ushqimet që i servirte deputetëve. Yulia
Borshchenko ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë si hakmarrje
personale për shkak të rrënimit të vendit.
Skandali ka plasur pasi një deputet i Partisë Komuniste zbuloi se dikush i kishte pështyrë në supë, raportojnë mediet ukrainase. Pas hetimeve rezultoi se veprimi ishte kryer nga kamerierja, Borshchenko.
Ajo është shprehur se nuk penduar për veprimin e saj pasi sjellja e saj është demonstrim i pozicionit të saj politik.
“Mendoni se kemi rroga të mira në kafetari? Jo dhe aq, marr 390 dollarë në muaj – kjo nuk është asgjë nëse jeton në kryeqytetin e Ukrainës. Kam punuar për katër vjet për shkak se më dhanë mundësinë për të marrë hak ndaj parlamentarëve për atë që i kanë bërë vendit dhe popullit. Nëse dikush mendon se jam penduar për atë që kam bërë, e ka gabim”, u tha medieve kamerierja.
Borshchenko ka shtuar se ka pështyrë në ushqimet e deputetëve disa herë. Ajo thotë se nuk do të kërkojë më punë si kameriere por do të nisë karrierë si shkrimtare. (Shekulli)

No comments:
Post a Comment