Showing posts with label Nga Bota. Show all posts
Showing posts with label Nga Bota. Show all posts

Thursday, January 10, 2013

Fundi i Botës? 80 milion lekë për të shpëuar "prapanicën" tuaj.


Vetëm me 8 milionë lekë (të reja) mund të blini një apartament luksoz brenda një bunkeri cilindrik, për të mbijetuar gjatë apokalipsit të 21 dhjetorit 2012.


Kanë filluar shitjet e apartamenteve luksoze nëntokësore por nxitoni sepse oferta është e limituar dhe vlen deri të premten në datë 20 dhjetor të 2012-tës.

Ndërtuesi i tyre Ron Hubard nga Kalifornia shprehet se shitjet e bunkerëve nga 1 në muaj, kanë shkuar në 1 në ditë.

Doni ti mbijetoni fundit të botës, ose të vdisni në mënyrë qesharake brenda një bunkeri? Mos humbisni kohë.

Ndiqni këtu pamje të ndryshme nga ambjentet e brendshme të këtyre bunkerëve:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2249502/Mayan-Doomsday-prophecy-4-days-theres-rush-bomb-proof-survival-bunkers.html

Shkroi: Stop Injorancës !

“Tani nuk kam më frikë që të shoh veten në pasqyrë”

Një vajzë e re, që u torturua brutalisht në Afganistan nga i shoqi pasi u përpoq të arratisej nga martesa e detyruar e abuzive, po e merr veten, ndërkohë që mjekët po vazhdojnë të rindërtojnë fytyrën e saj.

Aesha Mohammadzai, që mendohet se është 21 ose 22 vjeçe, u vendos në SHBA pasi u arratis nga vendi i saj.

Aesha, që nuk ka qenë kurrë në shkollë dhe nuk ka festuar ndonjëherë ditëlindjen e saj, tha se tani ajo nuk ka më frikë që të shohë veten në pasqyrë.

Mjekët kanë kryer thuajse gjysmën e punës dhe do të vazhdojnë të punojnë në fytyrën e saj deri në rindërtimin e plotë.

“Në fillim isha shumë e frikësuar. Nuk e shihja dot veten në pasqyrë. Kisha frikë të mendoja se çfarë do të ndodhte në të ardhmen me mua. Por tani nuk kam frikë. Tani e di kuptimin e jetës, se si duhet të jetosh. Atëherë nuk e kuptoja jetën,” thotë ajo për CNN.

Historia e Aesha-s pati tronditur botën, kur ajo u shfaq në një kopertinë të revistës Time në gusht të vitit 2010. Revista synonte të tregonte se si dhunohen gratë në Afganistan.

Kur ishte 12 vjeç, babai i premtoi se do martohej me një luftëtar taliban për të paguar një borxh. Ai e dorëzoi tek familja e tij, që abuzonte me vajzën dhe e detyronte të flinte në stallë me kafshët.

Kur Aesha tentoi të arratisej, i shoqi e kapi dhe i prenë hundën dhe veshët si ndëshkim.

Pasi e lanë për të vdekur në male, ajo arriti të zvarritet deri tek shtëpia e gjyshit.

Ajo arriti të shkonte për trajtim në një spital ushtarak amerikan. Pasi u trajtua për dhjetë javë, ajo u dërgua në një strehë sekrete në Kabul përpara se të nisej për në SHBA, ku do e priste një familje amerikane.

Çifti Mati dhe Jamila Arsala janë kujdesur për të në SHBA. Ata kanë edhe një vajzë 15 vjeçare, që është mikeshë e mirë me motrën e adoptuar.

Monday, December 17, 2012

Programet e fëmijëve në rrjetin britanik BBC duhet të përfshijnë më shumë lezbike, gej dhe biseksualë.

Kështu thuhet në një raport me rekomandime për këtë rrjet.

Një panel me nëntë ekspertë thotë se vogëlushët duhet të mësohen me diversitetin seksual që në vitet e para.


Në raport thuhet se edhe pse ka pasur një rritje të pranisë së këtyre njerëzve në media, sërish ata janë relativisht të padukshëm e gjithashtu se BBC, si transmetues publik, u jep shumë hapësirë lajmeve me këndvështrime homofobike.

Po ashtu rekomandohet se duhet të ketë më shumë personazhe homoseksualë në telefilma dhe në telenovelat e këtij rrjeti.

Burime:
Independent http://www.independent.co.uk/arts-entertainment/tv/news/bbc-report-criticises-invisibility-of-lesbians-and-bisexuals-on-television-8417625.html
Dailymail http://www.dailymail.co.uk/news/article-2247981/BBC-told-gay-presenters-characters-childrens-TV-familiarise-young-people-different-sexualities.html
dhe Guardian http://www.guardian.co.uk/media/2012/dec/13/bbc-depiction-lesbian-gay-bisexual

“Kam nevojë për seks së paku pesë herë në ditë”


Një nimfomane në SHBA u vetëvra pasi tha më përpara se jeta iu shkatërrua. Ajo kishte nevojë për orë të tëra seks në ditë. Ndërkohë në Gjermani u gjet e vdekur një nimfomane, që arrinte deri aty sa mbante burrat peng për të bërë seks me të.

Gjithçka brenda një jave.


Por a ekziston varësia pas seksit?

Bild intervistoi një të re nga Osnabryk në Gjermani.

Arabella T., një bukuroshe bionde, thotë se ka nevojë për së paku pesë herë në ditë seks. 26 vjeçarja punon si ndihmëse sociale.

“Të bëj seks për mua është si ushqimi, si uji, si gjumi. Pa të nuk ia dal dot”.

Ajo thotë se nisi gjithçka në moshën 16 vjeçare. “Kisha një shok dhe e bëra me të për herë të parë. Shoqet më thanë se të dhemb dhe nuk është gjë e mirë. Por mua më pëlqeu shumë. Gjithmonë e më shumë doja të bëja seks”.

I dashuri i saj e la pasi ajo i kërkonte që të bënin seks vazhdimisht.

Pas disa aferave, ajo vendosi që të hyjë në rrugën e pornos.

“Vetëm aty shihja mundësinë që të bëja seks sa të doja”.

Por edhe para kamerës nuk i pëlqente. I dukej si një punë. Kur kthehej në shtëpi donte sërish seks. “Vija sërish në orgazëm. Dje kam kaluar 15 të tilla”.

Prej disa javësh ajo ka zënë një të dashur, një 23 vjeçar, që duket se ia plotëson dëshirat seksuale. Ai është mashkulli i 100-të me të cilin ka shkuar.

“Kam ëndrra për të ardhmen. Dua një familje e fëmijë”.

Ajo shpreson se me kalimin e viteve kjo varësi do i zhduket.
(G. Tema)

E rrahu për vdekje të birin 7 vjeçar pse s’mësoi Kuranin


Një nënë, që rrahu si qen të birin e saj 7 vjeçar për shkak se ai nuk mbante mend pjesë nga Kurani, është gjetur fajtore për vdekjen e tij.
Sipas BBC, Sara Age, 33 vjeç, e rrahu Yaseen Ege për vdekje në shtëpinë e tyre në Kardif të Uellsit.
Ajo po ashtu u gjet fajtore pasi kishte tentuar që të pengonte drejtësinë.

Ngjarja ndodhi në vitin 2010. Gruaja i vuri flakën trupit të djalit.

Fillimisht u mendua se fëmija kishte vdekur nga zjarri që kishte rënë në shtëpi.
Por më pas u zbulua se ai kishte vdekur disa orë më herët.
Nëna e tij tha se ishte e pafajshme në fillim, duke akuzuar të atin.
Ajo tha se druhej se i shoqi do e vriste atë dhe do gjurmonte edhe familjen e saj nëse rrëfente për vrasjen.
E diplomuara në universitet, Sara, ka treguar se si djaloshi u shemb ndërkohë që ajo e rrihte, ndërsa ai murmurinte vargje nga Kurani.
“Ai po merrte frymë sikur ishte në gjumë kur e lashë,” tha ajo.
“Ai po murmurinte të njëjtën gjë vazhdimisht. Mendova se ishte thjesht i lodhur”.
Por kur ajo u kthye dhjetë minuta më vonë, e gjeti djalin duke u dridhur në dysheme. Më pas ai vdiq.
Brenda pak minutash ajo vendosi që të digjte trupin e tij dhe të improvizonte një skenë zjarri.
Prokuroria tha se ajo nuk kërkoi ndihmë mjekësore kur djaloshi kishte nevojë për të.
© Wales News Service
Burimi: http://www.bbc.co.uk/news/uk-wales-20596854

Pushohet nga puna kamerierja, pështynte në supën e deputetëve prej 4 vitesh

Si punonjëse ajo është pushuar nga punga ka kafetaria e Parlamentit të Ukrainës pasi pështynte në ushqimet që i servirte deputetëve. Yulia Borshchenko ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë si hakmarrje personale për shkak të rrënimit të vendit.

Skandali ka plasur pasi një deputet i Partisë Komuniste zbuloi se dikush i
kishte pështyrë në supë, raportojnë mediet ukrainase. Pas hetimeve rezultoi se veprimi ishte kryer nga kamerierja, Borshchenko.


Ajo është shprehur se nuk penduar për veprimin e saj pasi sjellja e saj është demonstrim i pozicionit të saj politik.

“Mendoni se kemi rroga të mira në kafetari? Jo dhe aq, marr 390 dollarë në muaj – kjo nuk është asgjë nëse jeton në kryeqytetin e Ukrainës. Kam punuar për katër vjet për shkak se më dhanë mundësinë për të marrë hak ndaj parlamentarëve për atë që i kanë bërë vendit dhe popullit. Nëse dikush mendon se jam penduar për atë që kam bërë, e ka gabim”, u tha medieve kamerierja.

Borshchenko ka shtuar se ka pështyrë në ushqimet e deputetëve disa herë. Ajo thotë se nuk do të kërkojë më punë si kameriere por do të nisë karrierë si shkrimtare. (Shekulli)

Në Francë do hapet xhamia e parë për … homoseksualët


Një homoseksual franko- algjerian ka në plan që të hapë në Francë xhaminë e parë për homoseksualë. Madje ai pretendon se aty mund të realizojë edhe martesa myslimane mes çifteve të të njëjtit seks.

Mohammed Ludovic Lutfi Zahed, një algjerian që jeton në Paris, i martuar me partnerin e tij gej, shpreson që brenda muajit të hapë dyert e xhamisë.


Po ashtu ai thotë se xhamia do të thyejë edhe një tabu tjetër myslimane, atë të ndarjes mes burrave e grave në xhami.

“Është një xhami normale, gratë nuk kanë pse mbulohen dhe pse të ulen në fund. Meshkujt homoseksualë po ashtu nuk kanë pse të kenë frikë nga dhuna verbale dhe fizike. Pasi isha në haxhillëk, e kuptova se ishte e nevojshme një xhami për homoseksualët,”
thotë ai.

Zahed është i martuar me Qiyam al- Din, një person nga Afrika e Jugut. Ata janë martuar në Afrikën e Jugut ku lejohen martesat e të njëjtit seks. Martesa e tyre ka marrë miratimin e një imami, por qeveria franceze e ka kundërshtuar.

Çështja e martesave të homoseksualëve ka ndarë thellësisht Francën.

Zahid është diagnostikuar me AIDS, që solli edhe zgjimin e tij shpirtëror. Ai thotë se merr rregullisht e-maile urrejtje nga myslimanët kudo në botë, por nuk shqetësohet. (G.Tema)

Thursday, November 15, 2012

Vdes pasi mjekët i thanë: ‘Ky është vend katolik, s’ka abort’

Burri i një gruaje shtatzënë, që vdiq në një spital irlandez, tha se nuk ka asnjë dyshim se ajo mund të kishte jetuar nëse do ishte lejuar të abortonte.

Sipas BBC, familja e Savita Halappanavar (31 vjeç) thotë se disa herë ajo kërkoi që t’i jepte fund shtatzënisë për shkak të dhimbjeve.

Burri i saj i tha BBC se kjo gjë u refuzua për shkak se fetusi kishte rrahje zemre.

I shoqi i Savita-s, Praveen, 34 vjeç, me origjinë nga India, tha se çifti ishte shumë i lumtur kur mësoi për shtatzëninë. Por gjithçka u kthye në makth.

Savita zhvilloi një infeksion dhe vdiq nga septicaemia.

Burri i saj, një inxhinier, thotë se atyre iu është thënë në spital se ky është një vend katolik.

Aborti është ilegal në republikën e Irlandës.

Një ngjarje e tillë ka zemëruar disa politikanë të së majtës, që po bëjnë presion për të rregulluar legjislacionin, që lejon abortin në rast se jeta e gruas është në rrezik.

Për këtë çështje janë planifikuar edhe protesta.
Burimi: http://thelede.blogs.nytimes.com/2012/11/14/vigils-in-ireland-for-indian-woman-who-died-after-being-denied-abortion/

Çfarë ka bërë ky engjëll për të merituar këtë vdekje?

Një vogëlushe vetëm pesë vjeç vdiq në spital pasi babai i saj e kishte rrahur me kamxhik dhe metal të nxehtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kryeqytetin e Arabisë Saudite.
Vogëlushja Lamaa
vdiq pas muajsh vuajtje. Ajo kishte krahë e kafkë të thyer si dhe nxirje në kokë.

Al Arabiya raporton se fëmija ishte torturuar nga babai dhe njerka e saj.
Raportohet se babai i saj ishte një studiues fetar, që predikonte për fenë në kanalet televizive satelitore.
Nëna e vogëlushes tha se fëmija është abuzuar prej tetë muajsh. Ajo bëri apel publik që ish- burri i saj dhe gruaja e tij e re të ekzekutohen për këtë që ka bërë.

Disa media thonë se babai i vajzës kishte qenë dikur i varur nga droga. Më pas nisi të predikonte.

Burimi:
http://www.youtube.com/watch?v=rNlxdNFn7fU&feature=youtu.be

Sunday, October 7, 2012

Siria dhe bota e qytetëruar

16 mijë të vrarë është balanci i viktimave gjatë 16 muajve të fundit nga lufta civile në Siri.

Turqia nxjerr dhëmbët,
Gjermania gëlltitet,
Kina mbyll sytë,
Kosova dërgon ndihma,
Amerika ngre supet,
Rusia ngërdheshet,
fëmijët masakrohen...


Shkroi: Stop Injorancës !

Friday, September 28, 2012

Pajisje elektromanjetike për të shpërndarë turmat


Ushtria amerikane kohët e fundit i ka shtuar një rreze elektromanjetike arsenalit të saj të armëve jo-vdekjeprurëse, të krijuara për t’u përdorur gjatë protestave të dhunshme si ato të kohëve të fundit kundër trupave amerikane në Afganistan. Arma e re ka marrë miratimin por ende nuk është vënë në përdorim. Një demostrim i paisjes u bë në Quantico, jo shumë larg Uashingtoni.

Ushtarët krijojnë një skenë që u ngjan atyre me të cilat përballen forcat amerikane në Afganistan.

Protestuesit shpërndahen të padëmtuar me një paisje të teknologjisë së lartë.
Quhet Active Denial System. Me një rreze elektromanjetike që përshkon qindra metra, paisja e nxeh lëkurën në atë masë saqë i bën njerëzit të largohen instinktivisht.
Janë dashur 10 vjet për krijimin e paisjes, e cila siç shihet nuk është e re por ka mbetur e mbuluar në mister. Kolonelja Tracy Tafolla është shefe e Drejtorisë së Marinës për Armët Jovdekjeprurëse.

“Ndryshe nga armët konvencionale ku përdoren municionet dhe dëgjohen të shtënat apo shihet shpërthimi, në këto paisje nuk është kështu. Nuk shikohet, nuk dëgjohet as nuk nuhatet.”

Ndërtuesit e paisjes thonë se 11 mijë prova tregojnë se ajo është e sigurt, pa efekte të njohura. Shkakton sensacion të menjëhershëm të nxehtësisë, si të ishe përpara derës së një furre.
 Zyrtarët në Los Angeles eksperimentuan një mjet të vogël dy vite më parë, si mënyrë për të shpërndarë trazirat në burgje. Bob Osborne i departamentit të sherifit në Los Angeles, thotë se ajo nuk u përdor asnjëherë.

“Nuk e di, si rezultat i trysnisë publike apo i Departamentit të Drejtësisë, nuk na u tregua asnjëherë se përse u pezullua kjo armë.”
 Katër vite pasi u bë e njohur, as ushtria nuk e ka përdorur paisjen. Studiuesit kryesisht druhen nga e panjohura. Stephanie Miller është një prej eksperimentueseve dhe e ka testuar paisjen mbi trupin e saj disa herë.
 “Tani që e njoh mirë këtë pajisje mund të them se ajo nuk është diçka e rrallë, por njerëzit që nuk e kuptojnë mendojnë se është misterioze. Meqenëse është diçka e re, ende nuk jemi të sigurt.”

Trazirat e fundit në Afganistan e kanë nxjerrë përsëri në fokus paisjen. Joseph Trevithick është analist ushtarak.
 “Me incidentin e fundit të djegies së Kuranit shohim nevojën për shpërndarjen e turmave jashtë objekteve amerikane apo atyre ku vepron personeli amerikan. Këto lloj armësh e bëjnë këtë plotësisht të mundur.”
 Duke ftuar mediat, ushtria shpreson të largojë misterin rreth paisjes së re.
 “A egziston një farë frike për përdorimin e kësaj teknologjie ? Mendoj se po. Është diçka që nuk është kuptuar mirë.”

Me miliona dollarët e shpenzuar për testimin e teknologjisë së re dhe me shkurtimet e shpejta buxhetore, forcat amerikane ndodhen në trysninë për ta përdorur paisjen ose ndoshta për të mos e prodhuar fare.

(a.k/voa/BalkanWeb)

Tuesday, August 14, 2012

Viktimat shqiptare në Siri


Reformatori Ibrahim Pasha
 
Nga shqiptarët më të njohur të Sirisë është Ibrahim Pasha, i biri i Mehmet Ali Pashës së Egjiptit. Ai kishte nën administrim gati të gjithë Sirinë dhe një pjesë të Palestinës dhe mbahet mend si reformator që projektoi krijimin e një shteti arab të pavarur.Ishte i pari politikan që zgjoi vetëdijen kombëtare arabe, duke iu kundërvënë urdhrave të Portës së Lartë Ndërmori reforma për lirinë e fesë duke proklamuar se të krishterët do të ishin të barabartë me myslimanët. Dhe nuk ishin vetëm fjalë. Ibrahim Pasha futi në administratë një nga krishterët më të njohur të vendit, Hana Behkri. Ky i fundit jo vetëm u emërua kreu i financave publike, por mori edhe titullin bej. Ibrahim Pasha themeloi shtypshkronja në mbarë Sirinë dhe nxiti reforma në arsim. Periudha e sundimit të tij (pas 1830-s) ishte periudha kur numri i shqiptarëve që u vendosën në Siri u rrit shumë. Vetëm në ushtrinë e Ibrahim Pashës bënin pjesë rreth 15 mijë shqiptarë. Me një vëzhgim të thjeshtë të dokumentacionit historik kuptohet që gjatë kësaj kohe në Siri luftuan “shqiptarët me shqiptarët” për vetë faktin se një pjesë e ushtarakëve ishin me Ibrahim Pashën ndërsa të tjerët ishin pjesë e ushtrisë së Sulltanit. Por 12 mijë shqiptarë të ushtrisë perandorake morën anën e Ibrahim Pashës, pasi ky i fundit i shpërbleu me toka, prona të cilat me hartën e sotme korrespondojnë në Siri, Palestinë dhe Liban. Pjesa më e madhe e këtyre shqiptarëve ngelën aty. Futi në administrate një nga krishterët më të njohur të vendit.
Viktimat shqiptare të Sirisë
Nga bombardimet e forcave qeveritare siriane në Damask është raportuar se kanë rënë edhe viktimat e para të “arnautëve”, banorë vendës me origjinë shqiptare. Burime të afërta me arnautët e Sirisë, që përqendrohen në dy lagje në Damask: në Jug (Kadam) dhe në veri (Divanje), bënë me dije këtë javë se prej operacionit disaditësh të “pastrimit të qytetit prej terroristëve”, ushtria siriane bombardoi dhe shkatërroi shumë shtëpi në pjesën jugore të Damaskut, ku gjendet “Lagjja e Arnautëve”. Ka dhjetra të vrarë e të plagosur, sipas raportimeve, në mesin e tyre edhe Munir Arnauti (me origjinë nga Podujeva) dhe Behlul Arnauti. Historia e komunitetit sh qiptar në Damask: rrënjët e një raporti që nis në ish-Perandorinë Osmane. Numri i saktë i viktimave mund të dihet vetëm pas tërheqjes së ushtrisë siriane prej kësajpjese të Damaskut, - raportoi media e Kosovës, duke cituar burime të komunitetit shqiptar në Siri.
Po si është historia e këtij komuniteti?
Pasardhës të kujt janë këta shqiptarë që sot i ka përfshirë vala e gjendjes së jashtëzakonshme që ka përfshirë prej muajsh Sirinë? Më poshtë mund të lexoni një vështrim historik mbi këtëargument.
Fillesat rreth vitit 1521
Nga viti 1521, (pasi Sulltan Sulejmani i Madh nënshtroi përfundimisht prijësit mamlukë), shqiptarët dhe sirianët i kanë lidhur me njëri-tjetrin rrethanat e Perandorisë Osmane. Pashallarë shqiptaro-osmanë dhe ushtarakë të tjerë shqiptarë kanë sunduar ose jetuar në
Siri deri rreth vitit 1916. Pas rënies së Perandorisë Osmane, pasardhës të tyre mbetën në ato vise dhe janë ende aty. Por të parët shqiptarë që shkelën në Siri ishin udhëheqës ushtarakë. Sipas burimeve historike, prijësi i parë ushtarak shqiptar në këto vise ka qenë Mehmet Pashë Dukagjini, i cili më pas u emërua vali i Halepit në vitin 1550. Një Lala Mustafa Pasha dhe një tjetër Mehmet Pasha ishin valinj të Damaskut nga mesi dhe fundi i shek. XVI. Në vitin 1590 këta u pasuan nga shqiptarë të tjerë.
Nasuh Pasha i Halepit
Rreth vitit 1600, shqiptari Nasuh Pasha merr nën dorëzimin drejtimin e vilajetit të Halepit. Ai shquhej për rreptësi. Në historinë e Sirisë, ky prijës ka ngelur i njohur si personi që arriti të nënshtronte jeniçerët që shkaktonin dëme tek popullsia e thjeshtë. Më pas, në 1608 në krye të Damaskut ishte prapë një shqiptar, Kuçuk Sinan Pasha nga Prizreni. Ky u pasua nga i famshmi Mehmet Pashë Qypryliu me origjinë nga Roshniku i Beratit, i cili më pas u emërua Vezir i Madh në Stamboll. Vendin e tij në Damask e mori i biri, Ahmet Pasha. Pasi shpëtoi qytetin nga uria dhe anarkia edhe ky si i ati u emërua Vezir i Madh. Por në Siri nuk kishte vetëm shqiptarë valinj. Gjatë shek. XVII-XVIII kishte shumë shqiptarë ushtarakë që erdhën në Siri.

Disa fakte mbi shqiptarwt e Sirisë
1. Shqiptarët kanë shkuar në Siri kryesisht si ushtarë. Në vitin 1844, shqiptarët me pozita qeverisëse dhe interesa të lidhura me pushtetin ishin të shumtë. Ishin aq shumë sa një kryengritje që ndodhi kundër mobilizimit të përgjithshëm ushtarak, njihet në historinë siriane si “kryengritja e arnautëve” pra e shqiptarëve.
2. Në gjysmën e dytë të shek. XIX, Pashko Vasa merr në dorë qeverisjen e Halepit si guvernator. Në 1980 në Damask dhe Bejrut emërohet vali, Ismail Qemali, i cili më vonë do të firmoste shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë kohës që qëndroi në Siri, ashtu sikundër Ibrahim Pasha, edhe Ismail Qemali punoi për krijimin e një shteti arab.
3. Me kalimin e dekadave, shqiptarët u bënë një komunitet i fortë në Damask, madje ata kishin themeluar edhe lagjen e tyre. Familja Mardam Bek që jetonte aty, në fillimet e shek. XX ishte një nga familjet shqiptare më të njohura dhe më të pasura të parisë siriane. Kjo familje e kishte origjinën nga Lala Mustafa Pasha.
4. Shumë shqiptarë të tjerë erdhën në Siri gjatë luftërave ballkanike të viteve 1876-1878 dhe 1912-1914. Janë lehtësisht të identifikueshëm edhe sot, sepse shumica e këtyre shqiptarëve mbajnë mbiemrin “Arnauti”. Nga ky komunitet kanë dalë figura okale të njohura të politikës, artit dhe teologjisë.

Z. Rexhepi, a ka komunitet me origjine shqiptare në Siri?
Në Siri, si edhe në venet tjera arabe, ka shqiptarë, por dua të them që në Siri ka një komunitet të madh muhaxhirësh me origjinë shqiptare. Ata janë të njohur me mbiemrin Arnauti. Nga komuniteti shqiptar në Siri kanë dalë emra të njohur të fushave të ndryshme të fesë, shkencës, arteve.
Sa është numri i sotëm i shqiptarëve të Sirisë sipas informacioneve tuaja?
Me siguri se numri i tyre është mbi 10.000 veta. Pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në Damask, pastaj ka edhe në Halep e gjetiu.
Keni informacione, si ka ndikuar konflikti në Siri tek ata? 
Për aq sa jemi të njoftuar, edhe komuniteti shqiptar atje i është nënshtruar një terrori të madh. Atje tash në Damask ku janë më shumë të përqendruar arnautët mbretëron një gjendje kaotike, kështu që edhe komuniteti shqiptar është në atë gjendje. Jam në dijeni që Ambasada e Kosovës në Ankara është munduar që të vejë kontakte me ta, por tani edhe kontaktet me ta janë thuajse të pamundura.


Ilir Sinanaj - Shekulli

Tuesday, March 20, 2012

Përhapja e arsimit në Botë - Statistikat e 2011-ës

Harta e mëposhtme, është Harta e Botës, Raport i UNDHP së 2011-tës, e ndarë ndërmjet kriterit të njohjes së "shkrim-këndimit".

Shtetet e shënuara me blu të errët janë shtetet ku mbi 97% e popullsisë së tyre njeh "shkrim e këndim".
Në Europë përjashtim bën vetëm Portugalia, Bosnja si dhe Kosova, të cilat ndodhen pak më poshtë % europiane dhe pikërisht me 90-97%.

Ajo që mund të vini re nga Harta Botërore, është fakti se hemisfera veriore është më e arsimuar sesa hemisfera jugore.

Diçka tjetër që të bën përshtypje është lidhja e pashmangshme e arsimit dhe zhvillimit.
Vendet më të paarsimuara, janë njëkohësisht vendet më të varfra, vendet ku të drejtat e njeriut shkelen më haptazi, vendet me supersticionet më të larta si dhe vendet ku Institucionet fetare janë më të forta dhe përkatësisht: "Amerika e Jugut, Afrika dhe Azia".
Po të vini re me kujdes, përgjithsisht ato vende që kanë qenë de-juro dhe mbeten de-facto koloni të Anglisë apo Francës, kanë mbetur në mjerim...

A është njeriu ai që ndërton shkollën, apo është shkolla ajo që ndërton njeriun? Shkroi: Stop Injorancës

Thursday, January 19, 2012

E vërteta e luftës në LIBI!



Si është e mundur që shumica e njerëzve ne Libi mbështeti Mouammar Gaddafin me entuziazëm të tillë, dhe rezistoi, 4 muaj pas fillimit të një "trazirave" dhe pas 3 muajsh nga fillimi i bombardimeve të NATO-s?

Duhet të dini se ka pasur 6 manifestime pro Gaddafit që kanë mbledhur një total prej 6 milion Libiane nga fillimi i korrikut 2011.
Më 22 korrik, Libianët kanë pasur idenë për të krijuar fotografine më të madhe në botë, ate te Mouammar Gaddafit qe eshte 180 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë.
Një popull që do liderin e vet do të bënte të gjithë këtë për të?
Pse numri i emigrantëve të Libisë në Francë, por edhe në vende të tjera të tilla si Evropa Lindore është pafundësisht më e ulët se ajo e emigrantëve algjerianë, tuniziane dhe marokinët?

E vërteta është thjesht se jeta në Libi është larg nga ferri i përshkruar nga media propaganda perëndimore dhe se Gadafi i Libisë gëzonte jo vetëm një standard jetese shumë më e lartë se ajo e vendeve fqinje Maghreb, por edhe një sistem social shumë të avancuar, të cilat vendet perëndimore do të bënin më mirë të frymëzoheshin ...

Ky sistem organizativ është quajtur "Jamahiriya", një term pa ekuivalentët e saj në gjuhë të tjera, dhe që zakonisht përkthehet si "shtet të masave", ose "Republika e masave".
Këtu është një listë e pjesshme për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë pse shumica e njerezve rrinte prane Gaddafit, dhe nuk e konsiderojnë nje tiran te urryer.

Jamahiriya libian:

- Energji elektrike falas për të gjithë vendasit
-Ujë falas për të gjithë
-Çmimi i benzinës është 0,08 € për litër

-Kostoja e jetesës në Libi është shumë më pak e shtrenjtë se në vendet perëndimore. Për shembull, kostoja e 0.5 kg buke në Francë kushton rreth 0,40 €,ne Libi ajo kushton vetëm 0,11 €.

-Bankat e Libisë sigurojne kredi pa interes
-Qytetarët nuk kane taksa per te paguar dhe nuk ka TVSH.
-Shteti ka investuar shumë për të krijuar vende të reja pune

-Libia nuk ka borxhit publik, kur Franca kishte 223 miliard borxh në janar 2011,qe eshte 6.7% të PBB-së. Ky borxh në vendet perëndimore vazhdon të rritet

-Çmimi i makinave (Chevrolet, Toyota, Nissan, Mitsubishi, Peugeot, Renault ...) është sa kosto i prodhimit
-Për çdo student i cili dëshiron të studioje jashtë vendit,qeveria i jep një burse prej 1627,11 € në muaj.
-Të gjithë të diplomuarit marri një rrogë mesatare ne baze te profesionit qe kane zgjedhur në qoftë se ata nuk mund të gjejnë punë
-Kur një çift martohet, shteti paguan banesën e parë apo shtëpine (150 metra katrore)
-Çdo familje libiane, me prezantimin e regjistrit të familjes, merr ndihmën prej 300 euro në muaj
-Ka vende të quajtur "Jamaiya",ku shiten ushqimet me gjysme cmimi për të gjitha familjet qe prezantohen me librin e regjistrit të familjes
-Të gjithë pensionistët marrin ndihmë prej 200 euro në muaj pervec pensionit.
-Për të gjithë punonjësit publik në rast se i kerkohet te trasferohen jashte Libise,shteti i ofron një makinë dhe një shtëpi pa pagesë. Pas disa kohësh, këto mallra bëhen pronë e të punësuarit.
-Në shërbimin publik, edhe në qoftë se personi i mungon një ose dy ditë, nuk ka asnjë reduktim në pagë dhe nuk është e nevojshme asnjë çertifikatë mjekësore nuk është e nevojshme
-Çdo qytetar i Libisë që nuk ka shtëpi,mund të regjistrohet në një organizatë të caktuar shtetërore që i atribuon një shtëpi pa kosto dhe pa kredi. E drejta për strehim është themelore në Libi.
-Të gjithë shtetasit e Libisë që duan të kryejne punime në shtëpinë e tyre mund të regjistrohen në një organizatë të caktuar, dhe këto punime do te kryhen nga kompani private te zgjedhura nga shteti,e gjitha kjo falas.
-Barazia ndërmjet burrave dhe grave është një gur themeli për Libinë, grate kanë zene funksione të rëndësishme dhe me pozita e me përgjegjësi .
-Çdo qytetar në Libi,mund të behet pjese e jetës politike dhe te marre pjese ne qeverisjen lokale, rajonale dhe kombëtare,bazuar në një sistem të demokracisë së drejtpërdrejtë (duke filluar nga Kongresi i Popullit, duke arritur deri në Kongresin e Përgjithshëm e njerëzve,pastaj ne Kongresin e madh Kombetar që mblidhet një herë në vit)

Duke cituar Wikipedia:

Popullsia po rritet me një normë prej 1.9% në vit (1995-2008). Kushtet sociale dhe shëndetësore janë përmirësuar: me një jetëgjatësi prej 77 vjetësh, një vdekshmërisë foshnjore prej 1, 9% me analfabetizmit17.4% dhe Libia është në mesin e vendeve me zhvillim të ndërmjetme, në sajë të të ardhurave relativisht të larta krahasuar me vendet të tjera të Afrikës Veriore

Për më tepër, duke përmendur shifrat e OKB-së:

Libia ka indeksin e zhvillimit njerëzor më të lartë se çdo vend në kontinentin afrikan. Libia ka një përqindje me te ulet të njerëzve që jetojnë nën vijën e varfërisë sesa Hollanda. Libia kishte një normë më të ulët burgosjes se ne Republikën Çeke (burimi: Research Global)

Sipas të dhëenave zyrtare të OKB-së në bazë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor Libia është në vendin e 55-të,Tunizia në 98 Egjipti 123.

Në fushën ndërkombëtare, Libia ka luajturnjë rol të rëndësishëm në Afrikë, duke qenë bashkëthemelues të Bashkimit Afrikan me Afrikën e Jugut, në Evropë dhe në Mesdhe si filtër i emigrimit në botën arabe me uljen e "fundamentalizmit" si një fenomen social dhe fetar reaksionar.

Ju takon ju te vertetoni nëse mediat perëndimore tregojne të vërtetën rreth "regjimit Gadafi", apo ishte thjesht një skenar për t'iu manipuluar e për të justifikuar kundërshtimin e masës, per sa i perket sulmeve pa dallim kundër popullit të Libisë.
Marrë nga http://edi-shqiperia.blogspot.com/

Wednesday, April 27, 2011

22 prilli, Dita e Tokës

Dita e Tokës bashkon sot 114 vende, të udhëhequra nga SHBA-ja dhe Idia. Në të njëjtën ditë të vitit 1970, 20 milionë qytetarë amerikanë iu përgjigjën apelit të senatorit demokrat Gaylord Nelson, duke u mbledhur në një manifestim në mbrojtje të planetit. 

Sivjet për organizimin e këtij eventi ka menduar Earth Day Network, i cili për edicionin e 2011-s ka caktuar një objektiv ambicioz: mbledhjen e një milliard "veprimeve ambientale" para samitit të OKB-së të parashikuar për vitin e ardhshëm në Rio de Janeiro.

 Për të arritur këtë objektiv, disa kanë vendosur të mos përdorin ujin që blihet me shishe, ndërsa të tjerë kanë braktisur makinën për biçikletën. Për të gjithë, parulla është e njëjtë: Një veprim në dobi të shëndetit të planetit.

shekullio

Punëtorët francezë hidhen në grevë: Pronari ynë flet vetëm anglisht

Punëtorët francezë të një fabrike janë ngritur në një protestë duke u ankuar për atë që e quajnë “imperializmi anglo- sakson”. 184 punonjësit e Thermal Ceramics, një kompani angleze e vendosur në Francë, protestojnë çdo ditë për shkak se bisedimet që mbajnë për rritje rrogash nuk realizohen pasi ngecin tek përkthimi.
Një përfaqësues i punonjësve tha se komunikimi ndalon pasi ata thonë “Hello”. “Dialogu mes nesh është shumë i vështirë, në mos i pamundur,” tha ai.

Franca ka një forcë punëtore me nam të madh si nacionaliste, e cila ankohet vazhdimisht për anglikanizmin e praktikave të punës në një ekonomi globale. 
                                                                                          Tema.Al

Friday, April 8, 2011

Afganistan, u presin kokën punonjësve të OKB gjatë protestës për djegien e Kuranit

Një protestë në Afganistan kundër djegies së Kuranit ka përfunduar në tragjedi. Protestuesit në qytetin verior Maza-i-Sharif, kanë sulmuar punonjësit e OKB-së, duke vrarë dhjetë prej tyre.

Burimet kanë saktësuar se dy prej tyre iu është prerë koka. Situata është kaotike. Reagimi i afganëve erdhi pasi më 21 mars, një pastor amerikan, Wyane Sapps, dogji kopjet e librit të shenjtë mysliman, Kuranit, në një kishë në Florida.

Ai ishte i shoqëruar nga pastori Terry Jonës, i cili pati kërcënuar vjet se do digjte kopjet e Kuranit më 11 shtator. Protesta ka pasur edhe në Pakistan.

                                                                                                                                                                   G:Tema

Wednesday, March 9, 2011

Kjo është Amerika

“Po kalon pa shumë jehonë në media-n shqiptare ngjarja ndoshta më e rëndësishme politike në SHBA këto ditë. Në shtetin e Wisconsin-it, protestues të shumtë që kundërshtojnë masat e guvernatorit të sapo zgjedhur me votë popullore të shtetit (pra, presidentit/kryeministrit) kanë zaptuar Capitol-in (pra parlamentin e shtetit).

Jo vetëm që askush nuk i qëlloi me armë, por askush nuk përdori forcë ndaj tyre edhe pse kanë zaptuar një institucion shtetëror. Madje policia vendosi që nuk do të bëjë asnjë përpjekje për nxjerrjen e tyre forcërisht nga, të themi, “tempulli i demokracisë”, “institucioni më i rëndësishëm” etj. etj., i Shtetit te Wisconsin-it.

Mbas dy javësh “pushtimi” të institucionit, protestuesit kanë filluar sot ta braktisin godinën për shkak të nevojave personale.

Kështu i trajton Amerika qytetarët e saj protestues. Çdo krahasim, kontrast apo koment tjetër do të ishte i tepërt. Çdo kush mund ta kuptojë vetë ndryshimin midis demokracisë, pra pushtetit të popullit, dhe autokracisë, pushtetit të një individi.” Sa më sipër më ka ardhur nga adresa rigerslako@ ……com. Është një vëzhgim, të cilin e miratoj 100%.  

Dhe shtoj: kjo është Amerika; nuk është as Arvizu-ja, as Countryman-i, as Clinton-i, as Obama.

M. Nano, G. Tema

Gjermani, kosovari nga Mitrovica vret 2 ushtarë amerikanë

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për medie rreth rastit tragjik të ndodhur të mërkurën në Frankfurt të Gjermanisë, është shprehur jashtëzakonisht e prekur dhe ka dënuar ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane dhe familjarëve të viktimave”, thuhet në reagim.
Ky rast makabër, sipas Qeverisë së Kosovës, është një akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës, “që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës”.
***
Një kosovar 21 vjeçar ka sulmuar një autobus ushtarak amerikan në Frankfurt të Gjermanisë duke lënë dy persona të vdekur.
Mediat kanë cituar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi të thotë se kosovari quhej Arif Uka dhe ishte nga Mitrovica. Ndërkohë dy nga personat e sulmuar janë të plagosur në gjendje të rëndë. Mediat gjermane raportojnë se djaloshi ka hyrë në autobus duke bërtitur parulla islamike dhe ka hapur zjarr. Nga plumbat e tij ka gjetur vdekjen shoferi i autobusit dhe një ushtar.  
Kosovari ka dalë nga autobusi, por është arrestuar disa minuta më vonë nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.20 minuta. Mediat gjermane thonë se deri më tani mendohet se ai ka vepruar i vetëm.

G. Tema

Saturday, January 29, 2011

Ndaloni vetshkatërrimin e Shqipërisë.

Në një moment Shqipëria është ne listen e Lonely Planet si një nga vendet që duhet vizituar, për vitin 2011, një vend anëtar i NATO-s, shtetasit e të cilit gëzuan të drejtën për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Evropian; ndërsa më pas, Forcat e qeverisë qëllojnë dhe vrasin protestuesit në rrugë dhe Ministria e Jashtme britanike paralajmëron vizitorët të shmangin turmat e mëdha në Tiranë.

Shqipëria, e cila I shpëtoi një diktature si ajo e Koresë së Veriut në vitin 1990 , për të hyrë më pças në kolaps të dhunshëm në vitin 1997, tani gjëndet në prag të një tjetër katastrofe. 

 Nëse vendi zhytet përsëri në konflikt të brendshëm apo kthetrat rrugën e saj kthehet çështje në Evropë. Shqipëria ka qenë kohët e fundit factor paqeje në Ballkan, duke ndërtuar lidhje me armiqtë e vjetër si Serbia dhe duke udhëzuar vëllezërit e së njëjtës etni në Kosovë dhe Maqedoni drejt paqes. Trupat e armatosura të vendit qëndrojnë përkrahë ushtarëve të tjerë të NATO-s në Afganistan. Një rikthim i Shqipërisë në konflikt do të ishte i keq për Ballkanin, I keq për Evropën dhe i keq për NATO-n. 


Kriza e tanishme,megjithatë, i ka rrënjët e thella. Që prej viti 1992, asnjë prej zgjedhjeve të Shqipërisë nuk janë konsiderohen të lira dhe të ndershme nga OSBE, organi-zgjedhor i monitorimit. Në zgjedhje është luftuar sit ë ishte betejë, me ushtri që i betoheshin për besnikëri vetëm njëri-tjetrit dhe jo ndaj një procesi demokratik. Zgjedhjet janë për politikanët një mundësi për të shkatërruar kundërshtarin dhe për të pasuruar miqt.

Zgjedhjet e fundit, të qershorit 2009, nuk ishin më të ndryshme. Kreu i Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama, proteston kundër rezultateve duke bojkotuar parlamentin.Bojkoti është ende në fuqi, duke e privuar Shqipërinë nga një klimë e qetë, për shkak të mosmarrëveshjeve.

Ndërkohë, Kryeministri Sali Berisha ka qeverisur në një mënyrë të atillë që e ka bërë organizatën “Freedom House” ta konsiderojë vendin si "pjesërisht të lirë," status i njëjtë më atë të Abkhazisë, Gambias dhe Nagorno-Karabakh. 

Politika majë për majë, e mrpehtë dhe një rivalitet personalitetesh midis Berishës dhe Ramës ka vepruar si një thikë me dy presa, me fërkimet e të dy palëve, duke I ndarë institucionet e vendit siç çan sopata drurin.

Le të marrim çështjen e Kushtetutës së Shqipërisë të vitit 1998. Tre vjet më parë Berisha dhe Rama, ranë dakord me cinizëm për një grup gjithëpërfshirës të reformave, të cilat, sipas ish-presidentit Alfred Moisiu, e ndryshuan dokumentin brenda natës. Të dy udhëheqësit duhet të kenë menduar se do të ishin ata që do të qëndronin në pushtet e që do të përfitonin nga ndryshimet. Tani kur duket se vetëm njëri është përfituesi, pala tjetër qan me urrejtje. Modeli u përsërit me futjen e një Kodi të ri zgjedhor.

 Korrupsioni është ndoshta problemi më i madh. Shqipëria renditet në vendin e 95-të nga 180 vende në Indeksin e 2009 të “Transparency International” lidhur me perceptimin e korrupsionit . Megjithatë, Berisha ka refuzuar të shkarkojë aleatët kryesorë që përballen me padi. Një shpërthim në një depo ushtarake që vrau shumë njerëz, detyroi ish ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes, Fatmir Mediu që të jepte dorëheqjen. Ai është rizgjedhur tashmë dhe gëzon sërish imunitetin parlamentar që gëzonte para dorëheqjes (aktualisht ai është Ministër i Mjedisit në qeverinë e Berishës).

 Janë të panumërta rastet e tjera në mesin e anëtarëve të klasës politike të të gjitha palëve. Situata në media është gjithashtu e zymtë, pavarësisht nga garancitë kushtetuese të lirisë së shprehjes. Është bërë tanimë e zakonshme që mediat të konsiderohen të jenë partizane, dhe gazetarët ti nënshtrohen padive, kërcënimeve dhe sulmit fizik. Vitin e kaluar gazeta kritike, "Tema", u dëbua nga zyrat e saj pavarësisht se një urdhër i gjykatës ndalonte këtë veprim. Botuesi gazetës "Tema" u rrah edhe nga truprojat e një manjati të naftës I lidhur ngushtë me qeverinë. Pas vitesh të këtij lloj aktualiteti, nuk është çudi që institucionet shqiptare janë në kaos
.
Edhe sistemi gjyqësor është në një gjëndje kaotike. Akoma diskutohet politikisht nëse duhet të arrestohen apo jo gjashtë komandantët e gardës së republikës, të cilët akuzohen për vrasjen e protestuesve. Në vend që të ndalohen dhe të pranojnë dëmin që kanë shkaktuar, Rama dhe Berisha kanë mprehur shpatat.
Ata të dy duken se janë të gatshëm për të përdorur praktika jo-institucionale, njëri për të fituar dhe tjetri për të mbajtur pushtetin. Berisha akuzon Ramën se po përpiqet të fitojë pushtetin me force dhe se po përpiqet për të rrëzuar një qeveri të ligjshme.

Tani ai ka për qëllim të nxjerrë demostruesit e tij në rrugë. Rama, nga ana tjetër, proteston se regjimi i Berishës është jodemokratik dhe se vetëm një revolucion si ai I Tunizisë mund të sjellë një ndryshim në vend. Bashkimi Evropian ndërkohë është përqëndruar diku tjetër në Ballkan në vitet e fundit. Megjithatë, tani BE duhet të bëjë të qartë se politikanët e Shqipërisë duhet të bëjnë hapa larg përdorimit të dhunës dhe shkatërrimit të institucioneve të vendit. Në të kundërt, atëherë shqiptarët do të humbasin mundësinë e lëvizjes pa viza në Evropë dhe vendi i tyre do të humbasë mundësinë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Edhe anëtarësimi i vendit në NATO mund të jetë në rrezik. Për të treguar shqetësimin e saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Catherine Ashton, përfaqësuesja, duhet të dërgojë një ndërmjetës të lartë në Shqipëri. Duhet të ngrihet një komision ish-presidentësh për të hetuar dhunën e kohëve të fundit. Bashkësia ndërkombëtare duhet të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare vitin e ardhshëm, duke dërguar një mesazh të qartë, se institucionet shqiptare nuk janë më të besueshme dhe të afta për ti organizuar vetë zgjedhjet.

Qeveria e re duhet të ketë një axhendë konkrete reformash. Kjo do të mund ti ndalojë më në fund politikanët shqiptarë që të prekin institucionet e vendit. Nqs kjo nuk ndodh, ndikimi do të ndjehet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

 Daniel Korski, anëtarë i lartë i Këshillit të Europës për Çështjet Ndërkombëtare/ Bashkëpunëtorë i NYT.