Çështja e jetesës në Shqipëri: Andi është i ri, jeton me dy
shokë në shtëpi si në kohën kur ishte student, sapo ka nisur punë në
një Call Center në Tiranë. Ai do të jetojë duke qenë i pavarur nga
familja pasi ka përfunduar studimet, me shpresën se një ditë do krijoj
dhe ai familjen e tij. Në më të shumtët e netëve, pas pune, shkon në
shtëpi dhe shikon televizor, lexon apo dëgjon muzikë.
Do t'ia dali ai deri në fund të muajit pa kërkuar borxh nga shokët?
Andi në 5 pika!
- është 25 vjeç.
- ka diplomë Bachelor dhe Master në Drejtësi.
- jeton te komuna e parisit me 2 shokë të tjerë në një shtëpi 1+1(55 m2).
-
ka 8 muaj që ka nisur punën në një kompani Call Center, ku reklamon
nëpërmjet telefonit kontrata sigurimi në shtetin fiqnjë Itali, nga e
cila përfiton 26.900 lekë të reja.
- është duhanpirës dhe i pëlqen të luaj kalçeto & jeta e natës.
Data 1 / E hënë
Rroga kalon sapo ka kaluar në bank (26.900 lekë + 4.000 lekë bonus= 30.900 lekë)
Paguan qiranë për shtëpinë që ndanë 2 shokë të tjerë (8.000 lekë)
Paguan pjesën e tij në ujë/drita/”shkallët” (2.000 lekë)
Paguan abonen mujore për të lëvizur me autobuz në Tiranë (1.300 lek lekë)
Blen për të ngrënë në mëngjes në një byrektore (90 lekë)
Blen 5 paketa duhan të dredhur për të kaluar muajin (1.000 lekë)
Blen
për të ngrënë në Fast-Food me miqtë pas pune 2 Hamburger dhe një pije
freskuese (400 lekë) si dhe pi një kafe & ujë mbasdite (100 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë ngelur 18.010 lekë
Data 2 / E martë
Pi kafe para punës si dhe blenë për të ngrën në një byrektore poshtë shtëpisë (190 lekë)
Shkon
në minimarketin e lagjes dhe blenë gjëra për gjithë muajin: 6 pako
makarona , 2 kile mish , 1 shampuan për flokët dhe trupin , pastë
dhëmbësh 1+1 falas , 3 pako konservash 2+1 falas, 6 pako oriz , 250 gr
djathë, enë për larjen e pjatave , 6 vezë, domate & zarzavate të
tjera, patate, salçiçe, sallam dhe djath për tost, në total 7.500 lekë.
Pas pune shkonë për të parë një ndeshje me miqtë dhe pi 2 birra (300 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 10.020 lekë.
Dita 3 / E mërkurë
Rimbush llogarinë e telefonit (1.200 lekë)
Paguan pjesën e tij për internetin në shtëpi (800 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 8.020 lekë.
Dita 4 / E enjte
Del për drekë jashtë shtëpisë me një shoqe dhe në fund paguan (500 lekë)
Del
me shoqerinë në dark te Charlsi pasi i pëlqen muzika e Vedat Ademit,
aty blenë 3 birra (1.200 lekë) si dhe një paketë Lucky Strike (200 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 6.102 lekë.
Dita 5 / E premte
Gjatë pushimit të punës blenë një Snickers dhe 1 pije freskuese (170 lekë)
Mbasdite shkon në farmaci dhe blenë disa ilace pasi nuk ndihet mire (450 lekë)
Në dark del te kafja e lagjes me shokët e dhomës, blenë 1 birrë (150 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 6.250 lekë.
Dita 6 / E shtunë
Blenë për të ngrën në byrektoren e lagjes (100 lekë)
Në drekë blenë fruta në lagje (800 lekë)
Në
darkë e fton një miku i tij për të festuar ditëlindjen në një lokal,
Andi ati i blenë një libër që shoku i është shprehur se i pëlqen (700
lekë), kthehet vonë në shtëpi dhe i duhet të marri taksi (300 lekë)
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 4.250 lekë.
Dita 7 / E diel
Del xhiro nga liqeni, aty ulet diku dhe merr ujë & kafe (150 lekë)
Mbasdite shkon në kinema me miqtë e punës, bileta (500 lekë) aty merr 1 pije freskuese dhe kokoshka (300 lekë)
Andit
në fund të ditës i kanë mbetur 3.300 lekë për 23 ditët e ardhshme të
muajit, atij i duhet që direkt pas pune të shkoj në shtëpi, nëse Andi do
ia dali apo jo në fund të muajt të mos jetojë me borxhe kjo lihet në
gjykimin tuaj.
Si Andi janë dhe shumë të tjerë
të rinj, të paktën ata e kanë një punë, mund të thoshte dikush... Ne
nuk duam të imponojmë mendime, thjesht të sjellim realitete, gjykimim e
bënë çdokush...
Shënim:
Nuk janë shënuar domosdoshmëri të tilla si prezervativët,etj, etj! lol
Burimi:
http://311ta.blogspot.com/2013/03/te-jetosh-me-300-mije-leke.html