Thursday, September 30, 2010

Parazitizmi, injoranca, miq të pushtetit shtypës

Kemi vënë re, sa herë që denoncojmë një padrejtësi, një shtypje ndaj qytetarit, një nëpërkëmbje të të drejtave themelore të njeriut, ka një kategori njerëzish që nuk ngurojnë (madje as virtualisht), të shprehin mbështetjen dhe përkrahjen e tyre, për të gjitha këto padrejtësitë që përjetojmë, duke u përpjekur të justifikojnë dhe ti japin kuptim ekzistencës së tyre.
Përpiqen me çdo kusht të justifikojnë ekzistencën e korrupsionit, madje deri diku ta shfaqin si alternativën më të mirë të zhvillimit, si domosdoshmëri jetike. Madje edhe njerëzit që përfitojnë prej korrupsionit, shifra marramendëse, duke abuzuar me gjithçka dhe kudo, mundohen të na i shfaqin si fatkeqë dhe korrupsionin si një lypje moderne ekzistenciale.

Janë po këta njerëz që pushtetin dhe të mirat që burojnë prej tij, i shohin si një pronë personale e të trashëgueshme, prej së cilës ata janë të përzgjedhurit e fatit për të na sunduar e shtypur në jetë të jetëve. Këta njerëz vegjetojnë dhe ekzistenca e tyre pothuajse nuk ndjehet fare, po njësoj si ekzistenca e një paraziti, që njëtrajtësisht të pi gjakun dhe nuk shkulet nga plaga, derisa të të mbarojnë të gjitha forcat.

Këta krimba parazitarë  zgjohen nga gjumi dhe ekzistenca e tyre ndjehet , pikërisht kur viktima e tyre nis të reagojë, të kuptojë, të kundërshtojë një padrejtësi.

Ata janë të gatshëm për të demoralizuar dhe mpirë çdo tentativë reagimi. Dalin prej hiçit dhe si përbindsha të tërbuar për të ruajtur parazitizmin e tyre, përdorin çdo mënyrë të imagjinueshme apo jo, vetëm për të arritur qëllimin e tyre: "neutralizimin e çdo reagimi".

Ata i duan njerëz të përhumbur, i duan njerëzit viktima e fatkeqë. Për ata ka rëndësi themelore që parazitimi i tyre të mos rrezikohet e të mos gjykohet. Po ashtu si krimbat parazitues, ata janë me mijëra dhe shumohen fare lehtë. Janë të aftë ti përshtaten çdo sistemi të mundshëm, duke ruajtur pozicionin e tyre parazitar, si një funksion i domosdoshëm në shoqëri njerëzore.

Ngulen në pikat më kyçe të sistemeve dhe zakonisht i gjen si nyje ndërlidhëse kudo ku ka shkëmbim të mirash materiale.
Por këta parazitarë malinjë ndahen në dy grupe themelore:

- Ata që përfitojnë drejtëpëdrejtë nga rrëmuja dhe mungesa e rregullit
- Ata, që nuk përfitojnë asgjë nga kaosi, por kanë zënë rradhën për të zëvendësuar parazitët veteranë.

Tek kjo kategoria e dytë, një pjesë të madhe e zënë injorantët, të cilët as nuk përfitojnë asgjë prej kaosit, por as nuk kuptojnë se cili është interesi i tyre. Gjithashtu nuk kuptojnë se çfarë duhet bërë dhe pse duhet bërë.

Këta lloj krimbash quhen vemje dhe pse janë më të vegjël e pa peshë, dallohen për nga numri i madh i përhapjes së tyre. Rrijnë gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Ata urrejnë ndryshimin. Çdo ndryshim për ta është i pamundur dhe pa arsye. Për ta rruga e vetme dhe më e drejtë për t'u ndjekur është indiferenca dhe lëvizja e paorientuar. Vemjet e kësaj kategorie kanë frikë çdo organizim dhe organizëm. Injoranca që i karakterizon, ka arritur një stad pjekjeje dhe u është skalitur në karakter si virtyt, që prodhon realitet dhe argumente të panumërta. Ata nuk besojnë në asgjë dhe nuk shpresojnë në asgjë. Nuk janë kurrë të palumtur, sepse realiteti për ta është një film me skenar të mirëpërcaktuar, të cilin në rolin e spektatorit mbeten vetëm ta duartrokasin.

Injorojnë çdo tentativë për ndërgjegjësim dhe reagojnë ashpër, me ironi, tallje, përbuzje ndaj nismave të të tjerëve. Këto lloj vemjesh, specialitet të tyre kanë pikërisht shuarjen e çdo mendimi pozitiv, çdo shprese për ndryshim, çdo tentative për bashkim.
Me akuza e supozime nga më qesharaket, infektojnë përmes fjalëve dhe qëndrimeve të tyre edhe më të palëkundurit. Arrijnë të bëjnë të na duket normale çdo vjedhje, çdo abuzim postim, çdo shkelje, çdo tallje, çdo paturpësi. Depërtojnë pikërisht tek cipa e moralit, për t'u ushqyer më të, sa edhe familjes më të varfër, ku televizori duket një luks i një epoke të së ardhmes, askujt nuk i bën përshtypje që politikanët akuzojnë njëri-tjetrin me shifra miliona eurosh, ashtu si delet në vathë akuzojnë njëra-tjetrën për numrin e pleshtave.

Disa prej shprehjeve më karakteristike të tyre janë: S'bëhet Shqipëria me shqiptarë, nuk kemi për të ndryshuar kurrë, rracë muti, korrupsion dhe krim ka edhe në Amerikë, jetohet më mirë me alkool dhe me duhan, mjekët, arsimtarët, policët, eprorët, doganierët, gjyqtarët etj duhet të marrin rrushfet se kanë paga të ulta. Duhet korrupsioni informaliteti, anarkia.

Sa më shumë vemjet e krimbat të shtohen në një shoqëri, aq më tepër ajo shoqëri do të humbë moralin e saj, besimin, shpresën, reagimin dhe natyrshëm edhe qëllimin e saj.

Fundi i kësaj shoqërie, është si i një fruti të mbipopulluar nga krimbat.
 Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Burrnesha apo liburnesha...?

Para disa kohësh këtu poshtë pallatit tim u degjuan disa krisma pistolete. Nga dritarja më vonë pashë që kishin ardhur shumë forca policie për të shoqëruar viktimen në morgun e spitalit, ndërsa vrasësi ishte larguar. Atë natë ndodhi një histori si qindra të tjera më parë, po atë natë u vra për arsye banale një djalë i ri me moshë 25 vjeçare. Shkaku u vrasjes na qënka një vajzë e cila nuk pati aftësinë e ndoshta as mundësinë për ta motivuar djalin që të fejoheshin e të krijonin një familje të re. Kështu, vajza e lenduar në sedër dhe në interes ka vajtur në shtëpi dhe i është ankuar vëllait të sajë i cili ka gjetur një pistoletë dhe më pas e ka ftuar djalin për një kafe ku dhe e ka vrarë.

Mund të thotë ndonjëri se të tilla ngjarje ndodhin në të gjithë botën, unë them që ai ndonjëri gabohet rendë; në botën e qytetëruar askush nuk ta merr jetën me një shkak të tillë.

Me duket absurditet që të pretendojmë se ruajmë nderin e kësaj bote me këtë model që i përket një periudhe të largët historike të cilën bota e ka hedhur tutje me neveri nepërmjet ndryshimeve të thella kulturore, urbane dhe administrative. Burri i dashuri apo i fejuari, duhet të motivohet dhe të meritohet. Ndodh krejt ndryshe tek gratë dhe vajzat e pa arsimuara të cilat mëndojnë se mashkulli duhet të zgjidhet njëlloj si në kohën e kanunit, se mashkulli duhet të grabitet dhe të mbahet me presion e me dhunë, apo të lidhet peng pas një puthje apo joshje seksuale, apo të poshtërohet për shkak të shuarjes së epshit apo të mbahet i mbyllur "nën fustan" apo të dhunohet për tu lidhur nga "zakoni" dhe zinxhiret e familjes dhe tradites fshatare nga vijnë këto femra burrnesha a liburnesha që dinë të mbjellin vdekje, urrejtje, vrasje dhe hasmëri.


Pak kohë më parë, në një fshat të Matit ndodhi një vrasje tjetër, përseri u tha se një vajzë vrau të dashurin e sajë duke zbrazur mbi të mbi 20 plumba. Është berë e zakonshme të degjosh për gra dhe vajza të pa arsimuara që vrasin, mashtrojnë, kurvërojnë, pendohën, ngatërrojnë, përgojojnë, xhelozojnë e që në fakt dëshmojnë majën e një ajzbergu që për fat të keq askush nuk ka deshirë ta shikojë e ta pranojë, ndonëse ka ardhur koha për të reflektuar e për të përpunuar politika dhe strategji kombëtare për edukimin dhe lartësimin kulturor e moral të shoqërisë dhe elementit shoqëror femër në veçanti.

Liburnët kanë qenë njëri nga 12 fiset e famshme Ilire të njohur për anijet e tyre të lundrimit dhe për shkallën e lartë të degjenerimit dhe marrdhenjeve seksuale në grup.  (Liburn, le burrin?) S.I.

Në atë kohë (sipas Fallmajerit dhe historjanëve të tjerë) gratë liburne shkonin me shumë burra, lindnin fëmijet dhe kur ata bëheshin 10 vjeç u jepej emri i babait duke u bazuar në ngjashmërin e tipareve të fytyres së fëmijës me ndonjërin nga burrat që kishte shkuar me liburneshën e cila drejtonte jetën me forcën dhe ligjet e jetes primitive të asaj kohe. Gratë liburne pinin njëlloj si burrat, sundonin burrat, bënin duel me shpata dhe vrisnin me gjakftoftësi të lartë. Liburnet kanë levizur shumë nepër Shqipëri, dihet mirë fakti se si ata i sulmuan duke i spostuar Taulantet deri në Desarti. Liburnet dhe disa norma të jetës së tyre mbeten të theksuara pothuajse në të gjitha rajonet e vendit tone.
Ndërsa ajo që ndodhi në shekujt e 13-19 ishte një thellim i mëtejshëm i "liburnisë", izolimit dhe injorancës për shkak se vëndi u stopua nga një model që në thelb ishte një vetëkontroll spontan ku rrugaçëria, forca e shpatës, kusaria, hajnia dhe kurvëria ishin rregullatoret e dhimbshëm të jetës shoqërore shqiptare, e cila ngeli shumë larg nga rrjedha dhe prirjet e qytetërimit rajonal dhe botëror.

Vitin e kaluar u njohëm nepërmjet mediave me mënyrën se si një grua nga fshati Vidohovë i Korçes kishte vrarë me gjakftoftësi një djalë 7 vjeçar dhe e kishte fshehur kufomen e tijë në fundin e një pusi uji vetëm për tu hakmarrë ndaj xhaxhait të djalit i cili (sipas mediave) nuk pranonte me ruajt më gjatë një lidhje jashtë martesore me këtë grua "liburneshë" nga Vidohova.
Edhe gjatë kësaj pranvere, fshati Vidohovë u trondit përsëri nga një vrasje, tragjedi e rendë ku mbetën të vdekur 3 vëllezër me mbiemrin Mulliri. U tha se vrasja u krye për shkak se gruaja e vrasësit kishte lidhje jashtëmartesore me njërin prej këtyre vëllezërve Kujtoj se në vitin 1990 në fshatin Patin të Matit një grua e pa arsimuar vrau burrin e saj që ishte një djalë i vetëm, më pas e coptoi trupin e kufomes me sopatë dhe e groposi në guret e përroit të fshatit. E kam përjetuar me dhimbje këtë ngjarje dhe ngjarje të tjera akoma edhe më të llahtarshme.
Kjo është vazhdimësi e rrezikshme që buron nga e kaluara e largët historike, rilind dhe mbijeton nga injoranca e femrave të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë sundimtare, përfituese të rendomta por edhe viktima të këtij realiteti. Krejt ndryshe shkruhet dhe trumbetohet në media ku lexojmë dhe degjojmë fjalë dhe lavde pa fund për kodin e nderit, karakterin e fortë, ndershmërin, besnikërin, mikpritjën, bujarinë etj. Kemi degjuar dhe njohur institucione të tilla si kumbara apo byrazeri, janë një mal me pisllek, genjeshtra dhe pabesi.
Kam degjuar e njohur shumë raste kur nënat nga injoranca e tyre e thellë kanë vrarë deri edhe fëmijën e tyre sepse ai (fëmija i pafajshem) i ka parë duke bërë seks me të dashurin.
E theksoj se në kushtet e jetës së varfër e të izoluar, për fat të keq ky 'dashnori' gjithnjë ka qenë njeri shumë i afërt e i besuar i gjakut dhe i familjes. Ndërsa institucioni i 'byrazerit' është një mal tjetër me pisllek e pabesi, një perde imagjinare për të mbuluar dhe ligjeruar në një farë mënyre atë pjesë të trashegimisë që na vjen deri në ditët e sotme nga kohët e largëta të jetës primitive apo jetës në kope
Nën këto pëlhura imagjinare që vetë populli i ka endur nga padija dhe izolimi, fshihet një oqean me ngatërresa, një shkollë e stërholluar kurvërie e pabesie, një kombinat që prodhon dyftyrësi dhe prostitucion. Shqipëria është vëndi ku prostitucioni dhe shtepit publike janë të ndaluara me ligj, megjithatë ka ardhur koha që të ndryshojmë realitetin e krijuar nga sjellja sipas modelit të strucit, ka ardhur koha që të pranojmë se Shqipëria ka një nivel shumë të lartë vulgariteti dhe prostitucioni, nivel që kërkon masa dhe reforma të thella shoqërore dhe administrative.
Të gjithë vuajnë nga pasojat, sëmundjet e pasherueshme, vrasjet dhe ngatëresat sociale që lindin nga prostitucioni, por askush nuk flet, askush nuk denoncon.
Për fat të keq heshtja fillon që nga zyrtaret dhe agjentet e policisë dhe sigurisë të cilet në shumë raste janë edhe përfituesit e rendomtë nga kjo kolërë e shtrirë horizontalisht dhe vertikalish në të gjithë shoqërinë. Një pjesë e madhe e grave dhe vajzave shqiptare janë pjesa më e pa arsimuar dhe më e pa kualifikuar e shoqërisë; janë pjesa më e goditur nga papunësia. Sistemi komunist, diktatorial punoi mjaft në drejtim të përmirësimit të këtij realiteti dhe imazhi, por krahas arritjeve pati dhe deformime. Pati veprime konkrete në drejtim të shkollimit të grave dhe vajzave, linden martesat mbi baza dashurie dhe tërheqje reciproke, pati një përfaqësim më të mirë të gruas në të gjitha nivelet e pushtetit etj
Me forcën e jashtëzakonshme të ligjit u hoqën institucionet inekzistente të kumbares, ndrikulles, byrazerit etj, u arrit që "liburninë" ta sundonte sadopak ligji. Por krahas zhvillimeve dhe arritjeve pozitive, ndodhën edhe shtrembërime të tilla ku femra shqiptare hipërbolizohej duke e deformuar rrolin dhe funksionin e saj. Kështu që gruaja që duhet të rrezatonte mirësi, kulturë, sherbesë, edukatë për fëmijet, bashkëshortin dhe shoqërin u kthye në një figurë që ngjasonte me një makinë të hekurt që punonte në arë me korrë grurin apo punonte në fabrikë me dy turne, ndërsa për jetën bashkëshortore dhe edukimin e fëmijëve... e dinte partia.
Kudo në ekspozitat e asaj kohe, shikoje gra të veshura me kombinoshe, me fytyra të vrejtura e të deformuara nga muskujt, gra me drapër e me pushkë në dorë, gra që sterviteshin mbi tanke, gra që flisnin me ton të lartë urdhërues para forumeve dhe turmave të puntorve dhe burrave kokë të ulur Madje në atë kohë u krijua edhe një kengë e cila u kthye në një hit që transmetohej 24 herë rresht nepërmjet valëve të radio Tiranës ku thuhej: "Porsi burrat i ke gratë....Syrin pishë zemrën barot etj".

Grave nuk ju shkon parmenda, shpata as pushka, gruaja nuk është si burri, po të ishte kështu atëherë nuk do kishte familje as shoqëri të ndërtuar sipas këtij modeli të familjes që ka sot bota. Askujt si duhet "syri pishë i gruas", zemra e gruas, e nënës apo motres lipset të jetë e butë, burim dashurie e mirësie, askujt nuk i duhet një zemër e mbushur me barot dhe eksploziv, as me dhunë, urrejtje, egoizëm e zhelozi.. Megjithë arritjet që u shenuan gjatë 45 viteve të diktatures, pasojat e injorancës dhe izolimit shekullor, genet reçesiv të kurvërisë trupore dhe shpirtërore mbijetuan mrekullisht për të shpërthyer llahtarshëm pas vitit 1990 dhe për të treguar se sa e fortë është tradita dhe trashegimia që vjen nga kohët e largëta primitive
Trashegimia nuk mund të ndryshoj as për 50 vjet as për 100 vjet, prirje dhe zakone primitive janë ruajtur për shkak të jetës së varfër, jetes së izoluar e të fragmentuar rurale që ka berë populli ynë për shekuj me rradhë. Përgjegjëse për edukimin e fëmijëve dhe qytetarve të mirë në radhë të parë është nëna, janë gratë dhe vajzat që do të bëhen nëna në të ardhmën.
Gratë e paditura edukojnë dhe trashegojnë tek fëmijet dhe brezat e ardhshëm zakonet e jetës primitive, edukojnë dhe mbjellin zakonet e jetes së fragmentuar, nivelin dhe format e ulëta të organizimit shoqëror në kope, fise, bajraqe, feude etj.

Për fat të keq konstatojmë se tek pjesa më e madhe e grave dhe vajzave tona mungon modestia, sherbesa, thjeshtësia, deshira për të lexuar, është shqetësues mentaliteti i krijuar dhe i stimuluar në vite se çdo problem mund të zgjidhet me trup dhe gjoks përjashta, me tarafin e babait apo burrit, apo me muskujt dhe armët e dashnorëve etj. Mendoj se nuk mund të ecet më tutje duke heshtur e duke u vetëmburrur, shteti dhe shoqëria shqiptare duhet të gjejnë mekanizmat e duhura për ngritjen e nivelit kulturor, arsimor e shoqëror të grave dhe vajzave shqiptare.

Ju kujtoj se bota është berë më e qetë, me e pastër dhe më e zhvilluar duke investuar për zhvillimin e intelektit dhe personalitetit. Shqiperia ka nevojë më tepër se kurrë për qytetarë dhe qytetari. Dhe të mos harrojmë se qytetaret e mire mund të rriten dhe edukohen vetem nga nënat e arsimuara e të kulturuara.
Dr. Lush Susaj, G. Shekulli

Skocezët dhe shqiptarët

Do të japim disa të dhëna që kanë të bëjnë me ngjashmërinë midis shqiptarëve dhe skocezëve (jo britanëve anglezë). Profesori Noel Malcolm ka vënë re ngjashmërinë dhe këtë na e tregon si më poshtë:

Shume anglezë shohin një paralelizëm, një ngjajshmëri të ngushte tek "Scottish Highlands", që janë në "North Britain" dhe Shqiperisë së Veriut. Një banor në këto male të Shqiperisë njihet si Malësor, siç thirret atje, që përkthehet tekstualisht highlander. Ndërsa vendi në Britani quhet Highlands i perkthyer konkretisht Malësi. Pra kemi të njëjtin emërtim në veriun e të dy vendeve; Malësi dhe Malësor.

Gjithashtu ne Shqiperi kemi Malesi e Madhe, ndersa ne Britani kemi Great Highlands, qe kane te njejtin kuptim.

Dialekti Geg ne veri dhe ai Tosk ne jug kane po ato ndryshime qe kane - dialekti ne veri skocezet, me ate te jugut anglezet. Vjedhja e nje bagetie midis barinjve, eshte pare njesoj nga skocezet dhe shqiptaret, me shume si trimeri se sa krim.

1 “Mbreteria e Skocezeve ne ishullin Albion eshte krijuar 2350 vjet me pare, ( shkrimi i vitit 1410 ) nga emigrimi prej Egjyptit (mesdheut), te Mbretit te bardhe Gaythelos, bir i Mbretit Neolus te Athines dhe gruas se tij Scota.

”2 “Pasardhesit e Scotes dhe te fisit Picts jetuan ne Albany ne miqesi te perhershme dhe kishin afersisht nje gjuhe te afert native.
Me 1360 John de Foran shkruan dicka per orgjinen, por thote se me shume eshte mit, se sa e dhene e sakte.

”3 Mbreti i pare vdiq me 1153, Davidi, dmth se pak para Skenderbeut jane formuar si shtet- mbreteri.

Neolus ose Eolaus ishte mbret grek ( f. 5 )4 por holle-holle ishte dorian dmth shqip-foles, ose helen me orgjine ilire. Nga Ballkani shtegetuan mesdheut, Greqi, Egjipt e me pas drejt Gjibraltarit ku krijuan koloni ne Spanje, ne brigjet veriore, ne Atllantik (baske?) etj.

Nga Spanja shkuan ne ishullin e Albaneve ose Albion, ne pjesen veriore qe ishte e pabanuar. Ne jug ishin Britanet nga ku mori emrin Britania. Atje ku sot eshte Skocia ne ate kohe quhej Albany. U quajt pjesa veriore e ishullit te Britanise, Skoci, sepse u popullua nga banore qe kishin origjinen nga Scota e me pas Scoti.
Ishulli me i madh ne veri-perendim te Evropes me pare quhej Albion, qe ne jug u banua nga Britanet nga ku mori emrin Britania, e ne veri nga Scotet ose Skocezet qe mori emrin Scotland. Skocezet nga Albioni kaluan ne Irlande dhe krijuan atje koloni qe u rriten, u zhvilluan ne Irlanden e sotme. Skoti i biri i Skotes, krijoi koloni edhe ne Irlande. Gjuha e tyre s’ka qene e ngjajshme me kerkend. Fisi i Pikteve shkoi tek skocezet, duke ikur nga Skithia ( ilire çeçene ose dardanet e veri-lindjes qe shkojne nga Danupi ne Kaukaz ). Ata shkuan ne Irlande qe ishte pushtuar nga Skotet, qe andej ne Albion ( Britani ) si luftetare, pa gra, duke ecur pergjate Danupit. U martuan me Skoceze qe ishin te afert si race dhe u perzien duke u asimiluar nga skocezet. Skocezet para se te jepnin bijat e tyre per nuse lidhen nje aleance.

 Noel Malcolm, Kosovo a short History, New York University Press 1998, f. 9,14,20,29. 2 . Walter Bower, “A histori book for Scots, viti 1410,” f 34 3 . Po aty, f. XII. Walter Bower, prift katolik, shkruante ne latinisht, si Marin Barleti. Ai themeloi Universitetin e pare te St. Andreus, me 1410. Ishte i pari qe shkroi Historine e Skocise, sipas dokumentave Romake.

Deri me 1410, ne Albany jetonin Skocezet, Piktet dhe Britanet ( f. 15 ). “Skocezet populluan pak nga pak Irlanden. Me ikjen e nje pjese te skocezeve ne Irlande, Piktet ngelen me shumicen ne Albion dhe filluan lufte per te ndjekur gjithe skocezet, por me vone mbreti i skocezeve, biri Alpinit, i shkaterroi Piktet e fundit.

”5 Perandori Romak Severus, jetonte per shume kohe deri sa vdiq, midis Skocezeve. Mbas Perandorit Konstantin, Regulus shkoi per te rregulluar punet me skocezet ne Albany. Skithianet (fisi i Pikteve ) nuk ishin sllave. Ata jetonin rreth detit Kaspik dhe ishin te afert me Achaia dhe Macedonia. Ishin luftetare trima, qe jetonin jo ne zona fushore dhe bregdet, por ne male.

Midis Skithianeve ose Albaneve te Kaukazit, qe iken e shkuan ne ishullin Albion, ne Albany, ose ne Skoci e Irlande, a ka lidhje? A jane nje race e bardhe, iliriane, ose me mire sic quhet sot, kjo eshte raca Kaukaziane; albanet ?

Romaket ishin ne Skoci, si turqit ne Himare e ne Mirdite. Shkuan si pushtues, por meqenese vendi ishte malor, vendasit dalloheshin per lufte e trimeri, i lane te qete te jetonin te lire e autonome, me vetadministrimin e tyre. Hipoteza te reja se ushtaret e legjioneve romake, me perberje iliriane, jetuan, populluan dhe perbejne nje ADN me banoret e sotem angleze nuk qendron. ADN edhe nqs perputhet me ARN, por nuk perputhet struktura e kafkes, ka pasaktesi. Ushtare romake ne Skoci nuk kane qendruar si ne luginen e Danubit ku u be latinizimi, as si ne vende te tjera fushore, sidoqofte ky variant as qe permendet sot, vecse nga studjues pseudoshkencore sllave si Percici, Marianovic etj, qe ngaterojne prejardhjen tone me dashje.

6 “Burrat skoceze vishnin si iliret fustanella te cilat i kane mbajtur deri ne shekullin e XIX.

”7 Ne kete liber gjejme pjese interesante qe autori flet me respek per Pirron e Epirit, f. 47. “Me 53 bc deri 208 eres se re, ne Abany ka pase lufte midis Britoneve dhe Skocezeve e Pikteve. Kur Romaket pushtuan Albanine, vendin e britoneve ( sot Britania e Madhe ), ne Irlande nuk shkuan. Duka i Albaneve, Fulgentius lidhi mareveshje me Perandorin Severus. Severus denoi Clodius Albinus, Perandorin e Galeve me qender ne Lion. Me 36-38 vdiq perandori Severus ne Albany, i cili u vra me tradheti nga Fugentius, mbreti i britoneve, sipas historianit Geoffery.”8 Kronikat romake thone se vdekja e Perandorit ishte aksident.5

Ne historine e Skocise jepet ne f. 35: “their exodus from Egipt, first King Gaythelos son of Neolus, king of the Athenians and under Scota wife of Gaythelos.” Shohim se nga Egjipti per ne ishullin e britoneve, u nisen te paret e skocezeve, djali i mbretit te Athines me Skoten, gruan e tij. Qe te dy emigrante ne Egjipt, te bardhe, me kultin e gjarperit, me simbolin e shqiponjes, me flamurin shkaben dykrenare qe bijte e tyre Druitet e kane akoma edhe sot, ku edhe burrat ishin te veshur me fustanella.
Të dyja simbolet më sipër, janë simboli i paqes dhe pentagramit tek kultura pagane e Druizmit.


6 Lexo kapitullin e pare te librit “ Gjurme ne Lashtesi “, ose studimin me titull, “ A jemi autoktone ?

7 . Po aty f. 43 8 . Walter Bower, A History Book for Scots, Edinburgh, 1992, f. 12-15. Ky historian nuk permend asnjehere emrin Angli, as Skoci, as Britani, por vetem emrin Albany, island of Albion, Briton of Albany, the Picts in the northen part of Albion.

Ne Skoci ekzistonin Druidet, kult fetar qe kundershtoi kristianizmin dhe pushtimin Romak.

Udheheqesit e tyre mbanin si symbol, stemen qe kemi edhe ne, shqiponjen me dy koka. Druidet ishin kulte pagane qe besoni tek druri, prandaj u quajten edhe Dru-ide nga fjala shqipe dru qe ne anglishten e sotme nuk ka kuptim.

Asnje vend ne Evrope arti nuk eshte shoqeruar nga gjarperi si ne Irlande. Mite e legjenda per gjarperin ka me teper se edhe ne Shqiperi e Greqine e lashte. Ne cdo profesi atje flitej per gjarperin. Cdo profet e ka permendur ate. Simboli ne ushtrine e hershme irlandeze ishte gjarperi. Gjarperi druid ne Tara eshte popullarizuar edhe sot. Kalimet per ne Irlande shoqeroheshin me gjarper ne legjenda. Ne Irlande kishte tribu gjarperi, kulte gjarperi. Monket jetonin si gjarperinj. Pushtuesit e pare te Irlandes, nuk perdoren arme, por gjarperin. Më e çuditshme është se në Irlande nuk ka as edhe një gjarpër.
Solnim ishte informuar se ne Irlande nuk gjen, as gjarper, as blete. I njejti autor thote se ne ishullin Kontith, Thanet dhe Krete po ashtu nuk gjen gjarper. Morison me 1617 deklaronte: “ Irlanda nuk ka as karkalece qe kendojne naten, as cicerime pye, as moule.

Sir James Ware thote dy shekuj me pare, se gjarperi nuk mund te jetoje ne Irlande edhe sikur ti cosh atje. Megjithese irlandezet nuk e kane pare gjarperin me sy, e kane ate symbol. Te gjithe studjuesit e huaj shprehn habine per legjendat, ornamentet, skulpturat me gjarperinj kudo, ne rruge, ne sheshe, ne kisha, ne nje kohe qe gjarperi mungon atje. Kompania Killamaery, Kilkinny Co, kudo vendos ne ekspozita dy gjarperinj. Ne front te katedrales Cashel ka skulpture gjarperi, kurore me gjarperinj.
Kalimin per ne Irlande Clnonmel e beri mbi 4 gjarperinj- skulpture. Ne skupturat mbi gur ai ze vendin kryesor. Si ne lashtesi dhe tani ne piktura, ne xham, ne dru, gjarperi do te jete prezent. Ne katedralen Cashel, ne sculpture jepen femra me kembe gjarperi. Shkelesit e pare te Irlandes jepen ne vizatime, piktura apo skulptura te ndryshme, por gjithmone me dy gjarperinj binake.

Edhe ne Shqiperi ka pase figure te gjarperit te skalitur ne dru ose gur ne hyrje te shtepive.
Shkelesit e pare jane pasardhesit e ciftit; biri i Mbretit te Athines, dhe bijes se Faraonit te Egjiptit, Skotes, qe te dy te bardhe, qe te dy gjysherit e Skocezeve dhe Irlandezeve te sotem qe ngjajne me ne e jo me greket.

Sipas studjuesit A. Kola, emrat e perendive te Homerit, te Pantheonit Olimpik, jane dhe flasin shqip. Atehere edhe kurorat dhe brezat me gjarperinj qe mbanin te gjitha Perendeshat j'ua vune shqip-folesit ( dorianet ? ), si rrjedhim ishin iliret te paret qe krijuan kultet e gjarperit, ata ilire qe me vone te bashkuar me pellazget evoluan ne helene.

Ne Paris me 1919, Kryeministri i Anglise i thote Presidentit te Amerikes per shqiptaret: “Shqiptaret jane si malesoret skoceze ne shekullin e XV, qe s’dine gje tjeter vecse te presin koken e njeri tjetrit.”

Wilsoni i thote: - Mos fol keq per malesoret skoceze, sepse familja ime andej e ka orgjinen.”

9 Ne shtepi Presidenti Wilson kishte gjyshin qe nuk kishte veshur ndonjehere pantallona te gjata, por vetem fustanellen e malesoreve shqiptare e skoceze.

Margaret Macmillan, Paris 1919, N.York 2001, f. 362

Kemi shume pika takimi me skocezet e irlandezet, qe ia vlen te studiohen, qofte edhe ne tema doktoratash nga studentet shqiptare.
 Nga fizionomia, pamja e jashtme nje skocez ose irlandez, mund ta marresh per shqiptar. Gjithashtu nga te dhenat anthropologjike del se ka ngjajshmeri.

“ Lordi Bayron u befasua dhe u cudit shume ne Shqiperi, ju du si ne Malesine e Skocise, ne malet Caledonian, dhe e folura, me dialect Celtik. Menyra e ecjes se njerezve te kujtonte spartanet. Muzika, barinjte, cobanet ishin si ne kohen e Theocritus.”

10.
Vetem nga te dhenat e ADN nuk niset asnje studim i sakte, sepse ne kete fushe ato qe shpiken sot, koha, natyra i hedh poshte me vone. Emrat Albion, Albany, Albani, vend-banimi ne male te larta, te egra, qe i ka izoluar te dy palet, ju ka ruajtur identitetin e tyre fillestar. Nje malsor shqiptar dmth nje ilir i pa perzjere, dukagjinas, mirditor, himariot, nuk dallohet nga nje skocez apo irlandes i pa perzier. Menyra e veshjes se ketyre malesoreve, fustanat e burrave, kapelet me xhufke ose qylafet me antene, ne te dy anet, atje e ketu, tregojne shume fakte.

Kulti i gjarperit, ne Irlande ku nuk ka gjarprinj, ku askush s’ka pare ndonjehere me sy gjarper, eshte cuar nga te paret e tyre, fisi jone ilir, dardanet apo Helenet?
Simboli dhe stema e Druiteve, shqiponja me dy koka e njejte me simbolin dhe stemen tone, tregon per nje burim, ate tonin dhe jo Helen. Piktet, skithianet, ose ukrahinasit jo sllave, autoktone qe shkonin deri ne Ceceni e Kaukaz, kap nje kohe me te hershme, te ilireve me te lashte, por te se njejtes race me tonen. Albanet ne Kaukaz dhe epiriotet qe u vetequajten shqipe, shqiponje, shqiptare ne Epir jepen te njekohshem ne hartat e lashtesise. Albanet ne Albany ose Albion (ne Skoci e Irlande) jane shume kohe me pas. Lidhjet ilire, albane, epiriote, shqiptare kudo qe ishin, historianet duhet ti afrojne me shume, t’i bejne nje.
Helenet kudo qe jane, brenda dhe jashte vendit e quajne vehten po helene dhe nuk duan t’ja dine si i quan bota. A thua do te ishte me mire qe edhe ne (jo te huajt) fjalen albane, albani te mos e perdorim asnjehere, vecse Shqiptare, Shqiperi, (ose ilire, Iliri)?

Fisi i Arberit ose Albanet u shfaqen ne histori, rreth 1000 vjet me pas mbreterive ilire te Dardaneve dhe Epirioteve, ose dolen ne drite mbasi sllavet ishin stabilizuar ne Ballkan dhe fusha, male e lumej kishin emra sllave.  

Shqipja, shqiponja, shqiptarët, s’kanë pse të thiren as kosovar, as alban apo arbër, nofka të ngjitura nga armiqtë tanë. Studim per NY Center for Albanian Studies & Research.

Eleonora Koka-Gjoka Dr. K. Gjoka
Mare nga libri i pregatitur per botim “Gjurme ne Lashtesi.” Eleonora Koka-Gjoka Dr. K. Gjoka, Member New York Academy of Sciences.
William Plomer, The Diamond of Jannina, London 2002

Veshjet që joshin më shumë meshkujt

Sipas një sondazhi të publikuar në edicionin e fundit të revistës gjermane "Men‘s Health", ëndrrat më të vazhdueshme të meshkujve përkojnë pikërisht me seksin me një infermiere, ose të paktën një femër me uniformë.


Femrat me uniformë, më të preferuarat
Në Japoni quhet "uniformë-mania" dhe është një fenomen shumë i zakonshëm. Meshkujt janë seksualisht më të eksituar me vajza që veshin uniformë. Është aq i përhapur, sa justifikon edhe shumëfishimin e imekura-ve, shtëpive të takimeve speciale, në të cilat mund të zgjidhet një vajzë e veshur me uniformë, sipas dëshirës së klientit. Dhe mundësitë janë të ndryshme e të pafundme, duke filluar nga ato shkollore me modelin "marinar", me modelin e infermieres, apo të femrave police. Por imagjinata erotike mashkullore, apo femërore, nuk është e nevojshme që të përshkojë oqeanin për të arritur pjesën e saj transgresive. Sipas një sondazhi të publikuar në edicionin e fundit të revistës gjermane "Men‘s Health", ëndrrat më të vazhdueshme të meshkujve përkojnë pikërisht me seksin me një infermiere, ose të paktën një femër me uniformë. Ndër profesionet, ajo që ngjall më shumë epshet mashkullore mbetet infermierja, që qëndron në shkallën më të lartë të podit. De Gregori i këndonte që 20 vjet më parë, "Do të kthehemi sërish të këndojmë dhe të bëjmë dashuri, dashuri si infermiere".  

Tërheqjes erotike të uniformës si meshkujt, ashtu edhe femrat, nuk kanë mundur kurrë që t‘i rezistojnë. Në sondazhin e bërë nga "Men’s Health", në vendin e dytë renditen kamerieret, ndërkohë që pas tyre vijnë stjuardesat, të cilat eksitojnë kënaqësinë e 40% të meshkujve. Vendi i fundit ndër profesioneve u takon femrave që merren me politikë. Kjo mund të jetë për faktin se të bësh seks me një ministre apo deputete ngjall një ndjenjë turpi dhe përballesh me maskilizmin, gjithnjë zotërues në marrëdhënien në çift.

Dhe për të qenë sa më transparentë, në sondazh kanë hyrë edhe femrat, të cilat janë pyetur për profesionin që i eksiton më shumë. Vendin e parë e mbajnë zjarrfikësit, ndjekur më pas nga biznesmenët, nga doktorët dhe futbollistët. Edhe mes zonjave, profesioni i politikanit nuk ngjall shumë entuziazëm erotik. Vetëm 1.7% e tyre dëshirojnë momente të zjarrta nën çarçafë me një ministër apo deputet.
Por që transformimet erotike janë mes fantazive më të votuara të meshkujve dhe femrave, këtë e demonstron edhe biznesi i dyqaneve "Sexy shop", ku në të gjithë Europën janë të ndërtuara me kostumet dhe aksesorët e një paraqitjeje të lartë erotike.
Në krye të klasifikimit qëndron padyshim shtëpia tradicionale angleze në Londër, në Ann Summers, që ka krijuar dhe mban monopolin më të maturuar të merkatos në masë të veshjeve me gomë, me lëkurë, si dhe aksesorëve e veshjeve intime. Gjithashtu ka të licencuara 135 pika shitjeje në Britaninë e Madhe, një në Spanjë dhe ka si objektiv edhe Italinë, ku më të kërkuarat janë infermieret me minifund e dekolte, si dhe femrat police me uniformë e pranga. “Hustler”, supermarketet e mëdha amerikane të erosit, të cilat kanë zbarkuar në Europë një vit e gjysmë më parë, u kundërpërgjigjet "lepurusheve" me kapelat e tyre rozë, të djallëzuara e seksi, si edhe marinaret tunduese.
Një argument që ka dhënë rezultate shumë të mira. Merkatoja është në një rritje shumë konstante dhe shitjet rriten vazhdimisht. Pajisjet më të frekuentuara? Janë pikërisht kostumet seksi, në veçanti ato si murgesha dhe infermiere. Dy kolosët më të mëdhenj të universit të "Sex shop" kanë kuptuar se veshjet e bëjnë seksin.
Stili që nuk vdes
Kohë më parë, stilistja Koko Shanel thoshte: "Moda plaket, ndërsa stili ngelet i njëjtë gjithmonë". Dhe kështu vjetrohen veshjet, ndërsa stili ngelet ai që është: diçka e rrallë, që nuk është në shitje, megjithatë i paarritshëm. Duhet gjetur guximi t’i thjeshtësosh, t’i hedhësh, ose më mirë t’i dhurosh, dhe të mbështetesh te pesë veshjet e famshme e të thjeshta (që mund të jenë edhe dhjetë, edhe dymbëdhjetë, por kurrë më shumë). Fustani i zi, trekuarti me prerje mashkullore, këmisha e thjeshtë, këpucët e sheshta, një golf me jakë të madhe të zezë, vargu i thjeshtë me perla, seti i bluzave prej kashmiri të butë dhe një fustan i thjeshtë që të tregon të hijshme dhe si një zonjë të shtresës së lartë. Me pak fjalë, të seleksionosh pak veshje, por të mira, që nuk vdesin kurrë dhe kanë një sharm të pavdekshëm. Megjithatë, nuk duhet harruar se është veprimi i shenjtë i atyre njerëzve që nuk dinë të gabojnë. Veprimi i atyre që "kultivojnë" iluzionin sekret se mund t’u ngjajnë, edhe pse nga shumë larg, ikonave të modës, sharmit dhe stilit të pavdekshëm, zonjave të vërteta të kalibrit të Odri Hepbërn, të Grejs Kelli, apo të Xheki Kenedi. Në vitin 1934, kur Clark Globe në "Ndodh një natë" hoqi këmishën duke treguar kraharorin pa veshur poshtë bluzën e bardhë, shitjet e saj ranë me 75 për qind në të gjithë planetin.  

Eh, fuqia e ekranit. Po ashtu, modelet "active wear", bluzat prej pambuku, pantallonat sportive, të zgjedhura nga Jennifer Beals në "Flash dance", kanë mbushur tashmë rrugët dhe palestrat e gjithë botës.



G. Shqip

"Të digjesh për të vërtetën - një trashëgimi historike"

"Ju ndoshta keni më shumë frikë të më shqiptoni dënimin, se sa unë ta pranoj atë", - u tha Giordano Bruno inkuizitorëve, i gjunjëzuar dhe gërmuq, duke i parë në sy njërin pas tjetrit.
Megjithatë, e dogjën në "Campo dei Fiori" (në "Fushën e Luleve"). Pak më vonë turma e pagojë iku në shtëpi, erdhën pastruesit me fshesa e lopata për ta fshirë atë që kishte mbetur nga Giordano Bruno. Shumë grimca të hirit të tij i fërfëlloi era, fluturuan të harlisura në ajër. Krishtin e patën gozhduar të gjallë, kurse zëvendësi i Krishtit në Tokë, poqi të gjallë Giordano Brunon...

Ashtu dhe Galileo Galilei e të tjerë...

Që nga kryqi ku u vranë njësoj deshën të klithnin: "Oh Atë, falja gabimin, nuk din ç'po bëjnë! Por ata ua patën lidhur gojën...
Se ndryshe mund t'u flisnin turmës... Lidhja e gojës, ishte parandalim... Si edhe në komunizëm... Si edhe në pseudodemokracitë e imituara... Si në shumë vende të botës... Si dje, edhe sot... i lidhet goja "Njeriut" (atij të vërtetit në minorancë) nga frika e vetëdijesimit të turmës...

Diku për shembull vetëm grave... Diku tjetër krejt popullit... Sepse mbyllja e gojës si prevencion u siguron rehati gjatë masturbacionit...

Dëmtuesit më të mëdhenj të Krishterimit ishin pasuesit e tij, që në vend të dashurisë, predikuan vdekjen... Rrënuesit më të mëdhenj të komunizmit ishin ndërtuesit e tij, që në vend të komunizmit rindërtuan diktatura të reja. Dëmtuesit më të mëdhenj të Islamit janë ithtarët e tij, që në vend të dashurisë predikojnë vdekjen.
Nuk mund të bëhet ndryshe: Dogmat dhe idetë kanë afat skadimi...


Naser Aliu

Heqja e vizave ? Shqipëria më parë duhet të dalë nga Organizata e Konferencës Islamike

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Europian miratoi sot rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
Pasi kaloi në votim, rezoluta mori 49 vota pro dhe 2 abstenim, ndërkohë që u rrëzua amendamenti i bërë nga deputeti Daniel Van Der Stoep për kushtëzimin e liberalizimit me largimin e Shqipërisë nga Konferenca Islamike.

 Pas kesaj, pritet qe rezoluta të kalojë për votim në Parlamentit Europian, duke i hapur rruge keshtu ne menyre perfundimtare heqjes se vizave per vendin tone dhe Bosnjen.

 Amendamenti i Daniel Van der Stoep
Sipas amendamentit, i cili paraqitet nga eurodeputeti i majtë holandez, Daniel Van der Stoep, si Shqipëria ashtu dhe Bosnja, më parë duhet të tërhiqen nga kjo konferencë që të fillojë zbatimi i heqjes së regjimit të vizave me dy vendet ballkanike "Kjo rregullore hyn në fuqi në qoftë se Shqipëria si anëtare dhe Bosnja si vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike të heqin dorë respektivisht nga statusi i anëtarit dhe i vëzhguesit", - thuhet në amendament. Propozimi për këtë projektligj është bërë nga një eurodeputet i majtë i Parlamentit Evropian. Ky amendament i Van Der Stoep pritet të diskutohet në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme bashkë me opinionin e Komisionit të Jashtëm lidhur me heqjen e vizave, e paraqitur nga raportuesja Sara Ludford. Dy vendet e BE-së, si Holanda dhe Belgjika, kanë probleme me shumë vende myslimane për shkak të mospranimit të ambasadorëve të tyre homoseksualë. Në një kohë kur të gjithë zërat nga Parlamenti Evropian tregonin për përmbushjen e kritereve dhe heqjen e vizave, eurodeputeti holandez paraqet këtë amendim, i cili mund të rrezikojë shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave për vendin tonë, pasi drafti do të shkaktonte një ngadalësim të procedurës.

 E pranishme në mbledhje ishte edhe eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila është shprehur pro heqjes sa më të shpejtë të vizave për të dy vendet, Shqipërinë e Bosnjën, pasi, sipas saj, tashmë kushtet janë plotësuar. Vendi ynë ka përfituar një sërë kredish nga kjo organizatë, por asnjëherë nuk ka qenë përfaqësuar gjatë mbledhjeve të saj nga zyrtarë të lartë.
Organizata e Konferencës Islamike (OKI) është një organizatë ndërkombëtare me një delegacion të përhershme në Kombet e Bashkuara, me 57 shtete anëtare. Në të pranohen vende që kanë jo më pak se 5 për qind të popullsisë së tyre me përkatësi islame. Teorikisht, mund të bëhen anëtare edhe Franca me Gjermaninë ndërkohë, Maqedonia është anëtare vëzhguese. Gjuhët zyrtare të organizatës janë arabisht, anglisht dhe frëngjisht.
____________


Pak dite me pare, Ministri i Jashtëm slloven Samuel Zbogar dhe homologu i tij italian Franko Fratini i kanë bërë thirrje BE-së për të kompletuar procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën deri në fund të vjeshtës. Nisma vjen vetëm një javë pas raportit të Komisionin Evropian, i cili vlerësoi se Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina përmbushën të gjitha kërkesat e nevojshme.
___________


Eurokomisionerja Malmstrom deklaroi se "Komisioni Evropian mendon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave", ka thene ajo, duke iu referuar raportit te fundit te KE.
Malmstrom, e ngarkuar për çështjet e brendshme në BE, tha se tani pritet mendimi i Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Ajo shtoi se ndonëse disa shtete nuk janë ende të vendosura lidhur me procesin e liberalizimit të vizave vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli.
___________

Raporti i përgatitur nga tre ekspertët e Komisionit Evropian, të cilët erdhën në Shqipëri tregon se vendi ynë i ka plotësuar tre kriteret e mbetura dhe se është gati për të përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave. Në dokumentin që i është shpërndarë Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së thuhet se kriteri për zhvillimin e një strategjie dhe politike për mbështetjen dhe riintegrimin e shqiptarëve të riatdhesuar është plotësuar plotësisht. "Është bërë progres i mirë. 

Shekulli

Tjetër skandal në Maqedoni. I refuzohet leja e qëndrimit të përhershëm, publicistit Arben Llalla

“Strukturat e policisë së Maqedonisë këtë herë kanë vendosur ti mos i japin lejen e qëndrimit të përhershme historianin dhe publicistit nga Elbasani edhe pse ai është i martuar prej 7 vitesh dhe plotëson të gjitha kushtet dhe ligjet Kushtetuese”.
Urim GJATA


Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë pasi disa herë i ka refuzuar të drejtën e shtetësisë me bazë të martesës, duke e shpallur historianin dhe publicistin Arben Llallën person të rrezikshëm që rrezikon integritetin dhe qytetarët e Maqedonisë.
Këtë herë, MPB i ka refuzuar lejen e qëndrimit të përhershëm publicisti Arben Llalla edhe pse i plotëson të gjitha kushtet. MPB duke i refuzuar të drejtën e lejes së qëndrimit ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës së R. Maqedonisë dhe Ligjeve Ndërkombëtare të OKB, BE. Janë të njohura botërisht ligjet për bashkimin familjarë, ndërsa MPB po nxit dhe punon për shkatërrimin dhe ndarjen e familjeve shqiptare. Sipas Arben Llallës ky refuzim ka prapavija politike pasi ai ka refuzuar me neveri propozimet e MPB që të jetë “lojal”. MBP po punon që të ketë që sa më pak shqiptar të paraqiten pa të drejtën e shtetësisë dhe lejeve të qëndrimit duke ju refuzuar të drejtën e qëndrimit dhe për ti depërtuar në shtetin amë, në Shqipëri apo Kosovë. Partitë politike shqiptare në këtë drejtim janë shterp ashtu si në shumë probleme që kanë shqiptarët e Maqedonisë. Thjeshtë politikanët shqiptarë e kanë mendjen të pasurohen në rrugë jo ligjore sa më shumë dhe për të qenë në qeveri duke harruar premtimet e votuesve të tyre. Muaj prill 2011 Në Maqedoni do të filloj regjistri i banorëve të kategorive të ndryshme si qytetar me shtetësi, qytetar me leje qëndrimi, qytetar ilegal. Strukturat shtetërore të Maqedonisë po punojnë që numri i shqiptarëve të bjer dhe një pjesë e tyre të deklarohen emigrant ekonomik që jetojnë ilegalisht edhe pse kategori e qytetarëve ekonomik dhe ilegale nuk ekzistojnë në këtë shtet.


Kushtet që duhet të plotësoj i huaji për leje të qëndrimit të përhershëm
Të ketë kurore martese me shtetase të R.M mbi 5 vjet
Të ketë vazhdimësi të lejes një vjeçare mbi 5 vite
Të ketë strehim banimi të tijën (vërtetim të pronësisë së banimit që disponon)
Të ketë të ardhura jetese të sigurta (vërtetim ku punon)
Të ketë figuracion shëndetësor (librezë shëndeti)
Të mos jetë i dënuar asnjëherë (vërtetim nga gjykata e qytetit ku jeton)

Kush është Arben Llalla
Arben Llalla ka lindur më 17 janar 1972 në qytetin e Elbasanit. Mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje. Nga të dy linjat familjare rrjedh nga familje të shëndosha kombëtare që i kanë dhënë shumë Shqipërisë. Është i diplomua në Universitetin Shtetëror të Tetovës në degën Histori. Nga viti 1992 e deri 2004 ka jetuar dhe punuar në Greqi. Që nga viti 1997 ka punuar gazetar duke bashkëpunuar dhe shumë gazeta dhe revista shqiptare në botë. Në 1998 ka filluar të bashkëpunojë me Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë për studime historike dhe ka patur një bashkëpunim të ngushtë me studiuesin dhe shkrimtarin e njohur Aristidh Kola. Në vitin 2000 filloi të botonte studimet e para për jetën dhe kulturën e arvanitasve të Greqisë. Deri më sot ka botuar në disa revista dhe gazeta shqiptare mbi 70 punime shkencore historike që kanë të bëjnë në veçanti me arvanitasit që nga themelimi i shtetit grek. Në dhjetor të viti 1998 është themelues i “Forumit të Emigrantëve shqiptar”- dega Selanik, dhe deri më tetor 1999 ishte kryetar i saj. Në shkurt të vitit 2000 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”, ishte në këtë post deri më shtator 2000. Më 2004 ishte përfaqësues i Ekzekutiv në Maqedoni i Lobit shqiptaro-amerikan në fushatën “PAVARËSIA E KOSOVËS TANI”, në mbështetje rezolutës së Kongresit amerikan.
Autor i dy librave:
a) “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, 2006, Tetovë. b) “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”, 2007, Tetovë.
Pjesëmarrës në disa Simpoziume Ndërkombëtare për Historinë dhe të drejtat e njeriut.
VLERËSIME
1). Në tetor të vitit 2007 dega e PD në Selanik i jep mirënjohje me motivacionin; “Për kontributin tuaj në ndihmë dhe në mbrojtje të emigrantëve shqiptar në Selanik. Si kontributor në ngritje të imazhit shqiptar dhe të gjithë kombit. Për rolin në të mirë të paqes, prosperitetit dhe ardhmërisë”.
2). Në 28 nëntor 2008 Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi i jep mirënjohje me motivacionin: “Për kontributin që ka dhënë në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve shqiptar në Greqi (1998-2004). Dhe për ndihmat humanitare që ka mbledhur dhe dërguar për refugjatët shqiptar të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999”
3). Më 28 nëntor 2008, revista shqiptare “ALBANEZUL” që botohet në Bukuresht të Rumanisë që nga viti 1888 e shpall Arben Llallën “ANËTARË NDERI për kontributin e tij permament në pasurimin e kulturës shqiptare”.
4) Më 13 mars të vitit 2009, u nderua me çmimin “AMBASADOR PAQE” nga organizata ndërkombëtare UPF që gëzon statut të veçantë nga OKB.
5) Më 7 mars 2010, me rastin e 123- vjetorin e Ditës së Arsimit Shqip, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Kumanovë-Likovë i ndan Mirënjohje për kontributin në fushën e Historisë dhe Pulicistikës.

HESHTJA E INSTITUCIONEVE TË SHQIPËRISË
Ka më se një vit që Arben Llalla me anë të postës elektronike ka vënë në dijeni zëvendësministren jashtme z.Edit Harxhi dhe më vonë ish-ministrin e jashtëm Ilir Metën për këtë problem, por edhe për rreth 100 mijë shqiptar që pa të drejtë Republika e Maqedonisë u mohon të drejtën e shtetësisë dhe të lejeve të qëndrimit. Dijeni për këtë problem delikat kanë edhe këshilltarët e Kryetarit të Republikës z.Topi. Pasi vetë ka kontaktuar me ta. Ai ka bërë denoncim për këtë problem disa herë në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup që në vitin 2006 e deri më 2010, por siç deklaron: “Shqipëria ka diplomatë shterpë që shohin vetëm interesat e tyre familjare. Këtë e them me dhimbje sepse kam njohur rreth 30 diplomatë shqiptar. Shumë diplomatë i kam edhe miq të ngushtë, por mendimi im është se janë të dobët në detyrën që u është ngarkuar. Ajo ministri më ngjan më shumë si qendër për dhënie të bursave për fëmijët e të punësuar në këtë ministri.

Faktet janë para syve tanë, por mungon guximi i atyre që duhet ti thonë”. U shpreh publicisti Arben Llalla i cili njihet për studimet shkencore për arvanitasit dhe Çamërinë. Për çështjen e shpalljes së Arben Llallës person i rrezikshëm dhe së fundi refuzimi nga MPB e lejes së qëndrimit të përhershme ka reaguar Komiteti i Helsinkit dega Maqedoni, ndërsa Avokati i Popullit në Maqedoni nga presionet e ndryshme politike dhe nga MPB që ka patur e ka braktisur zyrtarisht këtë çështje pa koment.

 Shqip Media.com

U burgos padrejtësisht, i kërkon 400 mijë euro policisë

LUSHNJE- Familja e një 17 vjeçari të akuzuar padrejtësisht për përdhunimin e një të miture kërkon dëmshpërblim nga institucionet shtetërore, të cilat u kanë nxirë jetën këto muajt e fundit.
Adoleshenti u arrestua tre muaj më parë i akuzuar për përdhunimin e një 9-vjeçareje dhe që nga ajo ditë familja e tij është mbuluar nga turpi. Djali në asnjë rast nuk e ka pranuar akuzën dhe tre muaj më pas policia ka zbuluar se përdhunuesi është një tjetër person. Pas arrestimit të 50-vjeçarit Bardhyl Dervishi, policia dhe prokuroria kanë liruar Hoxhën duke u mjaftuar me një "na fal" të thatë. Për këtë arsye familja sot kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim për burgun e padrejtë dhe për dëmin moral që i është shkaktuar.


"Denoncimi im ka qenë me emra konkretë. Unë akuzoj inspektorin e zonës, prokurorin e çështjes dhe oficerin e policisë gjyqësore. Këta persona më kanë futur në burg djalin, i cili ka qëndruar rreth 3 muaj në mënyrë të padrejtë në qelitë e paraburgimit për të mitur në Vlorë",- tha dje babai i 17-vjeçarit, Fitim Hoxha. Pas disa muajsh hetime, ai është deklaruar i pafajshëm nga gjykata. Sipas babait të tij, djali 17-vjeç, është rrahur në polici për të pranuar akuzën e përdhunimit të vajzës 9-vjeçare. Ai tregon se gjatë kësaj kohe kur djali ka qenë në burg, e gjithë familja është detyruar që të jetojë me turp. "Ne si familje kemi qenë nën një trysni psikologjike nga bashkëfshatarët. Unë isha i bindur se djali im nuk e kishte kryer atë krim të turpshëm por prapë nuk mund të dilja në fshat. Rrija në pyll gjithë ditën i fshehur pasi më vinte turp të dilja. Na bënë me turp duke shmangur çdo takim me njerëzit e afërt dhe banorët e fshatit",- tregon babai i 17-vjeçarit.


Ngjarja për të cilën u akuzua Hoxha ka ndodhur në 27 qershor të këtij viti në fshatin Kolonjë të rrethit Lushnjë, ku sipas policisë ishte dhunuar seksualisht një 9-vjeçare. Për këtë ngjarje ka pasur tre të arrestuar por dy prej tyre janë liruar ndërsa i treti, 17 vjeçari Hoxha, është vënë nën masën e sigurisë burg pa afat. Prokuroria e Lushnjes, edhe pse ka firmosur arrestimin e 17- vjecarit të dyshuar dhe ka nisur një hetim tjetër, i cili ka zgjatur rreth tre muaj. Pas përfundimit të këtij hetimi gjykata e ka lënë të lirë 17- vjeçarin nga Ardenica e Lushnjes duke e deklaruar të pafajshëm ndërkohë ka ndaluar si të dyshuar për këtë akuzë shtetasin Bardhyl Dervishi, rreth 50 vjeç, banor i këtij fshati. I arrestuari Dervishi punonte në një klub në manastirin e Ardenicës. Këtij të fundit pas shoqërimit nga policia në mjediset e paraburgimit në Lushnje, i është komunikuar akuza e përdhunimit të vajzës. ___________

Rreth nje jave me pare, policia arrestoi Bardhi Dervishanin, i dyshuari si autor i përdhunimit të vajzës 9- vjeçare në fshatin Ardenicë të Lushnjës, ngjarje e ndodhur në fund të muajt qershor të këtij viti dhe u lirua nga burgu adoleshenti qe mbahet i izoluar per kete akuze. Nga hetimi është arritur të provohet se Bardhi Dervishani, i njohur në fshatin Ardenicë si njeri me probleme morali, është personi që më 26 qershor 2010 abuzoi seksualisht me të miturën 9- vjeçare. Bazuar provat e gjetura nga hetimi,prokurori i çështjes urdhëroi arrestimin e Dervishanit, të cilit dje Gjykata e Vlorës i vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve.

Kristaq Thanasi, G. Shekulli

Çudi irlandeze, martohen binjakët

Një martesë aspak e zakonshme ndodhur në Irlandë ka ngjallur habi në Britaninë e Madhe madje ka nisur të prodhojë tituj gazetash dhe kronika lajmesh në të gjithë botën.





Martesa ka si protagonistë një cift binjakësh që janë motër dhe vëlla të cilët për shume vite e kanë mbajtur në sekret të plotë lidhjen. Ata janë martuar gjatë një ceremonie në bashki duke sfiduar ligjin e duke u betuar për besnikëri të përjetëshme me njëri-tjetrin.

Sipas ligjeve britanike është ilegale që dy binjakë të martohen por ata kanë ndërruar emrat dhe mbiemrat duke e anashkaluar këtë pengesë. Gjatë lidhjes mes tyre ata kanë lindur një fëmijë dhe janë në pritje të një të dyti. Për mos t’u kuptuar nga policia dhe më pas ndëshkuar nga ligji ata kanë vendosur të emigrojnë jashtë Irlandës pasi sekreti i mbajtur prej për një kohë të gjatë nuk mund të mbetet më i tillë.

Historinë e kësaj dashurie, ditën e martesës përfshi planet për të ardhëmen ata i kanë rrëfyër për gazetën “The Irish Mail On Sunday”. “Kurrë nuk do të pendohem apo të mendojë dy herë për veprimin që bëra duke u martuar me vëllain. Që kur ne nisëm lidhjen tonë e dija që do të përfundonte me martesë”, ka thënë irlandezia e quajtur Maura. Megjithëse motër dhe vëlla ata u rritën në dy qytete të ndryshme e më pas janë takuar rastësisht në një pub ku ka nisur edhe romanca e dashurisë.


T. Channel

Monday, September 27, 2010

Përmirësoni paragjykimet tuaja!

Një vajzë e mashtruar nuk është kurvë,
një djalë i sjellshëm, nuk është homoseksual.
Një njeri me duart kallo, nuk është injorant,
një njeri me syze nuk është patjetër intelektual.
Një njeri muskuloz, nuk është i fortë
një njeri që nuk qesh, nuk është serioz.
Një njeri i paditur, nuk është i pafajshëm
një njeri që di të qeshë, nuk është karagjoz.

Një njeri egoist, mund të jetë altruist
një njeri tolerant nuk është i dobët.
Një njeri altruist mund të jetë egoist
një njeri që fal, nuk ka botë të vogël.

Një njeri i ndjeshëm, nuk pret vetëm dhimbje,
një njeri i vrazhdë, nuk pret ëmbëlsi.
Një njeri i tradhëtuar, nuk është pa faj
një njeri i dashuruar, nuk është në verbëri.

Një njeri ateist nuk është detyrimisht komunist,
një njeri besimtar nuk është domosdoshmërisht trutharë.
Një njeri verbërisht militant, edhe mund të vetënumërohet si qytetar,
një njeri pa interes rreth politikës,  edhe mund të vetëndjehet atdhetar.


Një njeri i urtë, nuk është i humbur,
një njeri që shpejt humb durimin, është i padurueshëm.
Një njeri llafazan, nuk është i fituar
një njeri i mendjengushtë, është i pashërueshëm.

Një njeri i sinqertë, nuk jeton i shqetësuar
një njeri i vetmuar, nuk mund të jetë i zgjuar.
Një paragjykim, është gjykimi ynë i parë,
një gjykim i parë, nuk mund të jetë detyrimisht i gabuar. 




Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2


Vdes ngadalë

Vdes ngadalë
ai që nuk udhëton,
ai që nuk lexon,
ai që muzikë s'dëgjon,
ai që nuk arrin të gjejë hijeshi me sytë e tij. 

Vdes ngadalë
ai që behet skllav i së zakonshmes,
duke shkelur përditë në të njëjtën rrugë,
ai që s'ndërron kurrë zakonet,
që s'ndërron kurrë as ngjyrat e rrobave,
që nuk i flet kurrë një të panjohuri.


Vdes ngadalë
ai që shmang pasionin
dhe dallgët e emocioneve,
ato që syve u japin dritë
e jetë zemrave të plagosura.

Vdes ngadalë
ai që s'ndërron kurrë udhë
kur fati i keq atë e zë Në punë a në dashuri.
Ai që nuk rrezikon
për të realizuar ëndrrat.
Ai që asnjëherë në jetë
s'u shmanget as këshillave me vlerë
Vdes ngadalë
ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.

Vdes ngadalë  
 ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.

Vdes ngadalë 
ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di,
dhe që nuk përgjigjet për gjërat që di.


E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.

Vetëm durimi i paepur do të na bëjë të arrijmë lumturinë më të madhe. 

Atëherë jeto!

Rreziko sot,
Vepro shpejt,
Mos e lër veten të vdesësh ngadalë,
Mos e privo veten të ndihesh i lumtur …


Palbo Neruda

Në vend të një elegjie për shqiptarin e mashtruar nga ambasada shqiptare në Londër.

"Ju lutem më ka vdekur vëllai... Më duhet të nisem urgjentisht për Shqipëri më duhet një leje kalimi që lëshohet nga ambasada. Ata nuk ma hapin tel... numri që keni publikuar në gazetë nuk del... Ju lutem më ndihmoni, çfarë duhet të bëj, me duhet të nisem. T’i jep lamtumirën e fundit... të shkoj në varrim... e kisha.. ai vdiq..."

Kjo ishte telefonata rrënqethëse që morëm nga Ylli, një qytetar shqiptar që i duhej një dokument nga ambasada shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Provuam më kot të kontaktonim me numrin zyrtar, provuam edhe në numrin e emergjencisë, të reklamuar në faqen zyrtare të ambasadës...Ngushëllime vëlla, ti qytetar shqiptar që të ra të fati i keq të përplasesh në dyert e përfaqësisë tënde diplomatike, në shtëpinë e shqiptarëve në MB... në vendin kur të drejtat tua duhet të mbrohen, ku duhet të ndihmohesh, madje 24 orë, në çdo kohë...Mbahu i dashur qytetar, askush në ambasadë nuk qenka, kanë dalë... në ndonjë drekë a ndonjë darkë... në ndonjë takim forum bashkim shoqatash... a në dreq të mallkuar. Ata nuk janë aty, kanë lënë zyrat e ngrohta të ndërtesës 4-katëshe të ambasadës së Republikës së Shqiptarisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë ikur ndonëse ora akoma nuk ka vajtuar as katër, ndonëse orari zyrtar është deri në pesë. (09. 00-17.00). Ti nuk e kishe luksin që të përballeshe me tonin gati kërcënues të zyrtarëve të ambasadës, nuk e kishe luksin e sorollatjes së kotë.Nuk e kishe fatin të përballesh me “shefin” dhe shefat e ambasadës që pa-dashje ua prish “chatin” apo i ndërpret nga bisedat ne Facebook apo apo... Kurrë më shumë zyrtarë se tani nuk ka patur dhe më kot do të llogarisësh në mendjen tënde se kur ishte aktiviteti i fundit që bëri kjo ambasadë. Më kot mund të llogarisësh vlerën monetare që shtetit shqiptar shpenzon për zotërinjtë, pra taksat e qytetarëve shqiptarë duke përfshirë edhe të ndjerin vëllain tënd. Më kot llogarit që vetëm për shtëpinë e Shkëlqesisë shteti shqiptar paguan £4000 në muaj...Më kot beson se ai numër i publikuar në faqen e internetit të ambasadës apo në gazetë duhet të funksionojë, se është detyrim kushtetues, se...Më kot mund të përpiqesh të llogarisësh për pagesat e tjera, rrogat, shpenzimet e udhëtimit, shkollat e fëmijëve... lista është e gjatë...Këta zyrtarë nuk mund të imagjinojnë i dashur qytetar shqiptar se çdo të thotë të jesh në shërbim të qytetarëve. Nuk mund të imagjinojnë se çfarë do të thotë të “djegësh” Anglinë dhe të shkosh në varrimin e vëllait dhe të duhet një leje kalimin që do t’u kushtonte vetëm pak minuta.Ata kishin ikur e ti mbete rrugëve të Londrës se mbase dikush njeh dikë prej tyre e mbase i lutet e me shoqëri disi zgjidhet kjo punë, se mbase ndonjëri do të mund t’i sakrifikojë 5 minutat e tij për t’i kryer këtë punë këtij fatziu që i ra t’i shqetësojë këta zyrtarë... 
Kurajo mik,Ata edhe të nesërmen do ta vazhdojnë punën aty në zyrat e ngrohta, të vazhdojnë “chatin” të shikojnë facebook për pak orë sa për të thënë se kanë qenë aty. Ji aq i civilizuar që të mos hakmerresh edhe nëse nesër do të bie të vish sërish në Londër, edhe nëse do të bie t’i takosh edhe nëse do të bie të bisedosh me ta. Kultura juaj nuk mund të lejojë që të hakmerresh. Por pasi të qetësohesh, pasi të shkosh në Shqipëri, ke plot të drejtë të ankohesh jo vetëm tek Ministria e Jashtme, por deri tek Kryeministri dhe Presidenti dhe madje të hedhësh në gjyq, ata zyrtarët, ata burrat me kollare, që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.Kështu do të kryesh një detyrë morale. Ndoshta dikush që do të ketë nevojë ashtu si ty do të mund të gjejë një punonjës në zyrat e Ambasadës Shqiptare, do të mund të telefonojë në numrin e emergjencisë dhe dikush do të përgjigjet... 

Burimi: The Albanian