Shikimet

Thursday, September 30, 2010

Heqja e vizave ? Shqipëria më parë duhet të dalë nga Organizata e Konferencës Islamike

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Europian miratoi sot rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
Pasi kaloi në votim, rezoluta mori 49 vota pro dhe 2 abstenim, ndërkohë që u rrëzua amendamenti i bërë nga deputeti Daniel Van Der Stoep për kushtëzimin e liberalizimit me largimin e Shqipërisë nga Konferenca Islamike.

 Pas kesaj, pritet qe rezoluta të kalojë për votim në Parlamentit Europian, duke i hapur rruge keshtu ne menyre perfundimtare heqjes se vizave per vendin tone dhe Bosnjen.

 Amendamenti i Daniel Van der Stoep
Sipas amendamentit, i cili paraqitet nga eurodeputeti i majtë holandez, Daniel Van der Stoep, si Shqipëria ashtu dhe Bosnja, më parë duhet të tërhiqen nga kjo konferencë që të fillojë zbatimi i heqjes së regjimit të vizave me dy vendet ballkanike "Kjo rregullore hyn në fuqi në qoftë se Shqipëria si anëtare dhe Bosnja si vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike të heqin dorë respektivisht nga statusi i anëtarit dhe i vëzhguesit", - thuhet në amendament. Propozimi për këtë projektligj është bërë nga një eurodeputet i majtë i Parlamentit Evropian. Ky amendament i Van Der Stoep pritet të diskutohet në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme bashkë me opinionin e Komisionit të Jashtëm lidhur me heqjen e vizave, e paraqitur nga raportuesja Sara Ludford. Dy vendet e BE-së, si Holanda dhe Belgjika, kanë probleme me shumë vende myslimane për shkak të mospranimit të ambasadorëve të tyre homoseksualë. Në një kohë kur të gjithë zërat nga Parlamenti Evropian tregonin për përmbushjen e kritereve dhe heqjen e vizave, eurodeputeti holandez paraqet këtë amendim, i cili mund të rrezikojë shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave për vendin tonë, pasi drafti do të shkaktonte një ngadalësim të procedurës.

 E pranishme në mbledhje ishte edhe eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila është shprehur pro heqjes sa më të shpejtë të vizave për të dy vendet, Shqipërinë e Bosnjën, pasi, sipas saj, tashmë kushtet janë plotësuar. Vendi ynë ka përfituar një sërë kredish nga kjo organizatë, por asnjëherë nuk ka qenë përfaqësuar gjatë mbledhjeve të saj nga zyrtarë të lartë.
Organizata e Konferencës Islamike (OKI) është një organizatë ndërkombëtare me një delegacion të përhershme në Kombet e Bashkuara, me 57 shtete anëtare. Në të pranohen vende që kanë jo më pak se 5 për qind të popullsisë së tyre me përkatësi islame. Teorikisht, mund të bëhen anëtare edhe Franca me Gjermaninë ndërkohë, Maqedonia është anëtare vëzhguese. Gjuhët zyrtare të organizatës janë arabisht, anglisht dhe frëngjisht.
____________


Pak dite me pare, Ministri i Jashtëm slloven Samuel Zbogar dhe homologu i tij italian Franko Fratini i kanë bërë thirrje BE-së për të kompletuar procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën deri në fund të vjeshtës. Nisma vjen vetëm një javë pas raportit të Komisionin Evropian, i cili vlerësoi se Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina përmbushën të gjitha kërkesat e nevojshme.
___________


Eurokomisionerja Malmstrom deklaroi se "Komisioni Evropian mendon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave", ka thene ajo, duke iu referuar raportit te fundit te KE.
Malmstrom, e ngarkuar për çështjet e brendshme në BE, tha se tani pritet mendimi i Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Ajo shtoi se ndonëse disa shtete nuk janë ende të vendosura lidhur me procesin e liberalizimit të vizave vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli.
___________

Raporti i përgatitur nga tre ekspertët e Komisionit Evropian, të cilët erdhën në Shqipëri tregon se vendi ynë i ka plotësuar tre kriteret e mbetura dhe se është gati për të përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave. Në dokumentin që i është shpërndarë Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së thuhet se kriteri për zhvillimin e një strategjie dhe politike për mbështetjen dhe riintegrimin e shqiptarëve të riatdhesuar është plotësuar plotësisht. "Është bërë progres i mirë. 

Shekulli

No comments: