Thursday, January 10, 2013

Ç'është kjo lajthitje kolektive kështu?


Momentalisht është hapur konkursi ndërkombëtar për projketimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë dhe ne urojmë që projekti më i mirë të fitojë, por ajo që na lebetis mbi të gjitha është se kjo xhami vazhdon të mbajë emrin e pushtuesit Sulltan Muratit të II-të.

Eshtë njësoj sikur pas 300 vitesh të ndërtojmë një Kishë Ortodokse në veri dhe ta pagëzojmë me emrin e Sllobodan Miloshoviçit, apo një tjetër në jug me emrin e Napoleon Zervës.

Ç'është kjo lajthitje kolektive kështu?Shkroi: Stop Injorancës !

http://cmprcompetition.com/?page_id=31&fb_source=message

Topless apo Bottomless?


Gjetja më e fundit që po bën bujë në pasarelat e modës quhet "Bottomless" me moton "Mos kini frikë të jeni humanë", apo siç mund të quhej në shqip veshur "DAC".
http://youtu.be/IRJrbiVpWkM
Bottomless vjen si konkurente e denjë e stilit të famshëm "Topless" dhe ne rikujtojmë këtu sesi para pak vitesh në Sarandë dhjetra turistë u zhveshën topless për banjo dielli dhe brenda pak minutash plazhi u zbras nga pushuesit duke u mbushur me policë që me duar e këmbë përpiqeshin t'iu shpjegonin turistëve rregullat shqiptare etike në publik.

Megjithatë, asgjë për t'u bërë merak. Duke qenë se Shqipëria ndodhet disa shekuj pas, e disa anash, kjo modë do të mbetet ende shumë e largët për ne.
Stop Injorancës !
http://notashamedtobehuman.tumblr.com/post/17955378162

Maqedoni, ndalohet shqiptarja nga Korça, helmonte të dashurit dhe u vidhte gjërat me vlerë


Një shtetase shqiptare nga Korça është vënë në pranga nga policia në Maqedoni. Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka informuar dje se gruaja dhunonte “të dashurit e saj”. Pasi kryente marrëdhënie seksuale me ta, ajo i helmonte dhe i grabiste.
51 vjeçarja shoqërohej vazhdimisht me meshkuj të moshuar, të cilëve u hidhte në ushqim ose pije substanca të panjohura dhe ata kalonin në gjendje të pavetëdijshme. Më pas ajo iu merrte paratë dhe grabiste çdo gjë me vlerë.
“E dyshuara më 8 dhjetor është ndaluar në pikën kufitare Tabanoc, pasi ndaj saj ishte ngritur fletë-arrest mbarëkombëtar. Menjëherë pas arrestimit ndaj saj është shqiptuar masa e paraburgimit”, citohet në” GSH” deklarata e Ministrisë së  Brendshme maqedonase.

Gjendet më në fund sekreti i lidhjeve "E Bukura dhe Bisha" (S.I)


Studimi më i fundit sugjeron se femrat që janë në lidhje me një mashkull më pak atraktiv janë më të lumtura.
Hulumtuesit nga UCLA dhe universiteti Tennessee kishin grumbulluar 82 çifte, të cilët janë të martuar për një vit dhe ata që në minimum njihen për tre vjet në mënyrë që t'i xhirojnë se si ata zgjidhin problemet e tyre personale.

Meshkujt më tërheqës gjatë zgjidhjes së problemeve karshi partnereve shpreheshin me fjalët si "ky është problemi yt, ti merru me të", ndërsa ata më pak tërheqës mundoheshin më shumë që partneres t'ia ti gjendeshin sa herë të kishin nevojë.

Nga ana tjetër, meshkujt e hijshëm të vetëdijshëm se dëshirohen edhe nga femrat e tjera, ishin më pak të predispozuar për t'i zgjidhur problemet.
Në lidhjet ku të dy parterët ishin të hijshëm, ofronin më pak mbështetje për njëri-tjetrin.
(Portalb)

Thursday, December 20, 2012

Nje nene hyn ne dhomen e se bijes dhe e gjen bosh.

Mbi krevat nje leter. Duke hapur letren, ajo imagjinon me te keqen …

Mama e dashur,

Me vjen shume keq qe me duhet te te them se kam ikur nga shtepia per te vajtur me djalin qe dua. Ai eshte dashuria e jetes sime. Duhet ta takosh, ai eshte aq i embel me ato tatuazhet, pirsing dhe motorin e tij. Por s'eshte vetem kjo mama e dashur. Jam shtatzene dhe Abdyli thote qe do kemi nje jetese te mrekullueshme ne rulotin e tij ne mes te pyllit. Ai ka qejf te bejme shume kalamaj sebashku, dhe kjo eshte edhe endrra ime. Me ne fund e kam kuptuar se marihuana eshte e mire per shendetin dhe lehteson dhimbjet. Ne do ta kultivojme dhe do u japim edhe miqve tane kur t'u mbarohet heroina apo kokaina, ne menyre qe te mos vuajne. Nderkohe, shpresoj shume qe shkenca te kete gjetur nje kure sheruese per siden ne menyre qe Abdyli te behet me mire. Ta dish, se ai e meriton kete.

Mos ki merak per mua mama, une jam 13 vjece tashme dhe mund te kujdesem per veten krejtesisht e vetme, dhe ate pak eksperience qe me mungon, Abdyli mund te ma kompensoje me 44 vjetet e tij. Shpresoj te te bej nje vizite se shpejti, keshtu do te njohesh niperit e tu. Por me se pari do shkoj me Abdylin tek prinderit e tij ne rulot ne menyre qe te mund te martohemi. Keshtu do te jete me e lehte per te qe te nxjerre lejeqendrimin.

Vajza jote qe te do shume.
PS : Po te shkruaj ca idiotesira mama, jam tek komshijte !

Doja vetem te te thoja se ne jete ka gjera shume me te keqija se sa lista e notave qe do te gjesh mbi tavoline. Te dua !»

Ja pergjigja e babait:


Ja dhashe letren tende nenes. Pa mbaruar mire letren asaj i ra infarkt dhe e shtruam urgjent ne spital ku mbahet gjalle me ilace. Pasi fola me avokatin e familjes per kete, ai me keshilloi qe te te mohojme si vajze.
Keshtu vendosem qe ti nuk je me femija yne dhe te kemi hequr nga testamenti. Dhomen tende e zbrazem dhe kemi nderruar celesin e deres. Duhet te gjesh vend tjeter ku te sistemohesh por mos u mundo te perdoresh karten e kreditit pasi e kemi anulluar. As per te na telefonuar mos u mundo pasi e kemi anulluar telefonin tend celular. Tere lodrat e tua bashke me koleksionin e CD dhe te fotografive ja shitem komshiut (atij qe na ke treguar qe te ngul syte tek penxherja kur ti vishesh)
Te duhet te gjesh pune per te mbajtur veten qe sot e tutje....
Se fundi, uroj te jesh e lumtur ne kete jeten tende te re.

Ish babai yt.

PS: E dashur, bej shaka! Po shohim televizor me mamin qe eshte per bukuri. Doja thjeshte te te tregoja qe ne kete bote ka gjera shume me te tmerreshme se 8 jave pa dale nga shtepia dhe pa televizor! Ky eshte denimi per notat e ulta qe ke marre dhe per humorin tend pa kripe.

Monday, December 17, 2012

Ju të rriturit ta shpifni

Janë bërë gjithmonë e më të shpeshtë zërat cinikë e thirrjet tallëse të të rriturve që thonë se Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston vërtetë, por qenka një sajesë.

Pikërisht këtu merr shkas hartimi im, në emër të gjithë bashkëmoshatarëve të mi anembanë botës, të lënduar keqazi prej këtyre sjelljeve harbute të të rriturve.


Babagjyshi i Vitit të Ri ka mijëra vjet që ekziston dhe shpërndan dhuratat e tij tek fëmijët e gjithë botës. Por padyshim nuk ka sesi babagjyshi t'iu japë dhurata ju të rriturve që gjatë gjithë vitit mundoheni ti nxini vitet njëri-tjetrit. Nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse ta urreni dhe ta mohoni Babagjyshin e Vitit të Ri.
Por përsëri ne fëmijët as nuk iu lusim ta besoni Babagjyshin, as nuk ju detyrojmë të faleni çdo ditë para Pemës së Vitit të Ri, as nuk ju tallim e nuk ju mallkojmë që t'iu shkelin drerët me këmbë dhe as nuk trokasim në dyert tuaja me libra mbi Babagjyshin nëpër duar.
Ju e nisni edukimin ndaj nesh me gënjeshtra që kur jemi të vegjël duke na vendosur një biberon fals në gojë për ta mbajtur atë burimin tonë të qumështit, për veten tuaj.

Ju quajnë të rritur, ju quajnë të maturuar, por as një Babagjysh nuk e di pse-në!

Ne fëmijët kur zihemi të nesërmen kemi harruar e jemi pajtuar, ndërsa ju kur ziheni arrini deri në çmendurira.
Jeni aq perversë sa herën e parë kur na shikoni na pyetni se kujt i ngjajmë, por fiskojeni njëherë e mirë që ne i ngjajmë vetëm vetes sonë.
Po sa të ligë duhet të jeni kur pyetjen e parë që na bëni është se cilin prej prindërve duam më shumë?!
Ne fëmijët shpërndajmë letra urimesh e miqësie me të gjithë fëmijët anembanë botës, kur ju të rriturit nuk flisni me komshiun, me kolegun e punës, me motrën apo vëllain tuaj.
Ju na mësoni se si lodrat mos ti ndajmë me shokët, ju na mësoni se si atij që na godet, t'ia kthejmë 2-fish pas dhe të mos kemi besim asnjëherë tek askush. Na kërkoni t'iu rrëfejmë gjithçka dhe nga ana tjetër flisni fshehurazi nesh nëpër shtëpi nga frika se mos ju dëgjojmë, sepse ne nuk kemi turp ti themi të gjitha ato që mendojmë dhe ashtu siç i mendojmë, ndërsa ju ballë për ballë takoheni e përqafoheni e pas krahëve shaheni e mallkoheni.

Ne fëmijët gjejmë gjithmonë diçka me çfarë të merremi, ndërsa ju të rriturit zakonisht ju sheh me këmbë përmbi këmbë. Ne nuk dorëzohemi kur e duam diçka, paçka se detyrohemi të shtrihemi edhe përdhe duke qarë për të. Ju i gjeni 1000 arsye pse nuk mundeni, para se të guxoni. Ne jemi gjithmonë të qeshur, juve ju shqetësojnë qeshjet e njëri-tjetrit.
Ne nuk pijmë alkool, duhan apo drogë, por dehemi në çokollata, akullore e limonata.
Ne fëmijët edhe pse luajmë gjithë ditën me njëri-tjetrin kurrë nuk na shkon mendja tek budallëqet. Ju të rriturit mjafton t'iu shikosh kur ngjisheni nëpër urbanë.
Shikoni gjithë ditën në televizor lajme nga bota që ju mërzisin dhe ndiqni deklaratat e njerëzve që nuk i doni. Ne fëmijët shikojmë vetëm filmat që na pëlqejnë.

Futeni në mendje njëherë e mirë se nuk mund të na kultivojë dashurinë një edukatore që nuk na përkëdhel asnjëherë me dorë.
Nuk mund të na mësojë korrektësinë një mësues/e që kur mungon mungon pa arsye dhe kur vjen në mësim është gjithmonë me vonesë.
Nuk mund të jetë një prind i dytë për ne fëmijët një mësuese që bën një shpjegim të çalë me qëllim që ne të rregjistrohemi në kurset private të saj.
Nuk mund të na tregojë bashkëbisedimin një baba nevrik që ndërpret e nuk i le rradhë të flasë as gruas së tij e aq më pak të na mësojë si të organizojmë kohën një mama që ditën e kalon në parukeri e netët i gdhin në internet.
Mjaft u munduat të na impononi ne fëmijëve atë botën tuaj të kalbur e të krimbur. Ne jemi e ardhmja, e ju e shkuara!

Dhe mjaft u ankuat se punoni për ne, që të na siguroni një shtëpi përrallash. Ne duam vetëm një shtëpi ku jetojnë njerëz.

Nuk ju kërkuam të na sillni në jetë, ndaj na lini të jetojmë fëmijërinë tonë, si fëmijë.
Babagjyshi është i vërtetë. Ju ta shpifni!


Shkroi: Stop Injorancës !
http://youtu.be/0kRAKXFrYQ4

"Dita ime e parë"


Sapo dal nga dera e shtëpisë përballem në hyrje të pallatit me administratorin, të cilit nuk i kisha bërë pagesën e ashensorit dhe ai bëri sikur nuk më pa. Mora frymë lirisht dhe vazhdova rrugën me duar në xhepa kur shoh tek gomat e një makine një kotele të vogël që m'u dhimbs pasi po dridhej prej ftohtit dhe afrohem ta përkëdhel. Ajo nuk luajti vendit, por as përkëdheljet e mia
nuk e qetësonin. Një çast u pamë në sy dhe ajo e lebetitur klithi dhe ia futi me të katra si e marrë. E gjora - mendova me vete, kushedi sa shumë e kanë dhunuar që i ka kaq shumë frikë 2 këmbshat.

Aty në një kthesë të rrugicës shkëmbehem me një bukuroshe, e cila mi mangetizoi sytë sa nuk e di as vetë sa u hutova dhe e hëngra me sy, por ajo nuk e vuri aspak ujin në zjarr dhe vazhdoi atë ecjen e vet të shkujdesur pa e fshehur atë buzëqeshje ëngjëllore e krenare që i dallohej për së largu.
Hipi në urban dhe njerëzit ishin ngjeshur aq shumë saqë një grua ishte e detyruar të më hidhte krahët në qafë për t'u mbajtur tek doreza sipër kokës time. Kalon faturinoja dhe unë ashtu me siklet të madh i nxjerr qindarkat e mia dhe ia drejtoj. Ai jo vetëm që nuk më dha biletë, por madje as nuk mi mori fare paratë. Pashë njëherë nëse po më shikonte apo jo njeri, pastaj si me lezet i rrëshkas lekët dalëndalë në xhepin tim.
Fillova të ndjehem mirë. Dita më kishte nisur kaq mbarë.
Ndërkohë urbani ndalon dhe ashtu përmes shtyrjesh mes njerëzish zbres. Kalimtarët si gjithmonë indiferentë kalonin shkujdesur drejt meje, saqë pothuajse në çdo rast më duhej të shmangesha unë që të mos përplaseshim. Pas 3-4 tentativash shmangieje vendosa edhe unë të eci njëherë drejt që të detyroja dikënd tjetër të shmangej, por ishte e kotë. Ata vinin gjithmonë drejtë dhe më acaruan aq shumë saqë njëri i ulërita: "Hapi sytë o qorr", por edhe këtij nuk i bëri përshtypje dhe vazhdoi rrugën e tij. Sytë më kapin një dyqan këpucësh që kishte afishuar një reklamë të madhe ofertash fundviti në reklamën e saj. Hyj brenda dhe i buzëqesh lehtazi shitëses së re dhe ndryshe nga çdo herë tjetër ajo nuk hodhi sytë të më shikonte nga këpucët, siç më ndodh zakonisht dhe më bëri të ndjehem goxha komod. Një komoditet që m'u zhubrosh shpejt sapo nisa të lexoja çmimet në euro të këpucëve. Para se të dilja e përshëndes shitësen dhe i kërkoj ndjesë për shqetësimin, por ajo nuk reagoi abolutisht dhe vazhdonte të shkruante mbi tastierën e kompjuterit të saj. Nga përfshirja që e kishte kapluar, padyshim do ishte duke diskutuar në internet. S'ka faj e shkreta - mendova me vete. Paguhet me rrogë bazë qesharake e ndonjë përqindje akoma më për të qeshur, prandaj dhe ia justifikoj disi këtë mungesë etike.
Më pas ndaloj tek Muzeu Kombëtar dhe kujtohem se aty prehen përkohësisht armët e Gjergj Kastriotit. Shkoj të paguaj biletën, por ajo gruaja që priste biletat po më injoronte e të gjithë po hynin pa rradhë. Prita sa prita dhe më humbi durimi sa hyra pa paguar fare biletë. Një dyndje e madhe njerëzish e njëkohësisht muzeu dukej bosh. Të gjithë ishin ngjeshur aty pranë armëve të Skënderbeut, a thua se objektet e tjera në muze nuk kishin asnjë lloj vlere. U bezdisa dhe vendosa të dal sërish.
Isha tashmë në qendër dhe po më bëhej ujët e hollë. Ku dreqin të shkoja përveçse në ndonjë lokal e të porosisja vetëm një ujë pa gaz - dhe kështu bëra. Prit se po vjen kamarieri, e kamarieri hiç. Unë bëj me shenjë, ai e pinte a nuk e pinte rehat atë kafen shoqëruar me cigare në banak. Po kulmi ishte kur erdhi dhe mu ul në tavolinë një çift, madje ai burri do më ulej në prehër nëse nuk do kisha ndërruar karrigen në kohë. Në fillim më bëri vërtetë habi, po pastaj mendova "Njerëz të gjallë jemi, kemi nevojë për shoqëri, kemi nevojë për njëri-tjetrin për t'u socializuar" paçka se nuk më morën fare leje të uleshin me mua.
Përfitoj nga rasti të dal në tualet dhe pasi u çlirova hap rubinetit nga uji i ngrohtë që nxirrte ujë të ftohtë të laja duart dhe sytë më shkuan nga pasqyra. U lebetita dhe ulërita me sa kisha në kokë. Në pasqyrë nuk isha, nuk shikoja veten, por pllakat e banjës pas meje...

Shkëputur nga Ditari i një Fantazme me titull "Dita ime e parë"

Shkroi: Stop Injorancës !

Kursimi është kulturë


Kursimi është kulturë
 
Më kujtohet se kur isha i vogël shumë rastësisht lexoj në kopertinën e një reviste shkencore titullin" Çdo pikë uji që shpërdoroni nga çezma juaj, do të mungojë në Afrikë".
Nuk u rreka ta kuptoja më thellë arsyetimin e mësipërm, por di që pikërisht ajo fjali mu ngulit aq fort në mendje, saqë prej asaj dite me ujin e pijshëm fillova të tregohesha "koprac".
Aq koprac sa thuajs

e asnjëherë kur laja duart nuk e hapja rubinetin e çezmës me presion. Madje, nëse më ndjeni, edhe pasi bëja ndonjë urinim të shpejtë, mësova sesi atë shkarkuesin e bidesë ta shtypja ngadalë, në mënyrë që nga depozita e bidesë të mos shkarkohej kot, i gjithë uji.
Jo rrallë ndodh që prindërit të mbesin ditët e fundit të muajit me më pak lekë sesa kanë grumbulluar me qindarka fëmijët e tyre nëpër arka e kursimit.
Ky është kursimi.
Po sigurisht që kursimi është një koncept shumë më i gjerë, i cili nuk lidhet vetëm me ujin e pijshëm, por as vetëm me të bërit ekonomi, pasi momentalisht më erdhi ndërmend edhe një batutë e një filmi komik, ku një prind i varfër çohej natën dhe i hiqte baterinë orës, me arsyen se nuk kishte pse harxhohej kot bateria, kur askush nuk mund ta shihte orën natën.

Kursimi mbi të gjitha është përgjegjshmëri!

Ashtu si shumë prej jush edhe mua jeta më ka përplasur me shumë njerëz të kalibrave të ndryshëm, me të cilët kam ndarë një çati, një tryezë, një ngjarje apo qoftë një bisedë.
Dhe mua më kanë bërë jashtë mase përshtypje një çezëm e lënë hapur ndërkohë që ti sheh televizor, apo një dritë ndezur që nuk fiket as ditë as natë. Dy dalje në tualet me të cilat e mbaron komplet letrën higjenike. Një shampo flokësh që shkon në fund me 3 larje. 50 mililitra parfum të konsumuara me 3 të dala jashtë. Një karikues telefoni që nuk hiqet kurrë nga priza. Një derë frigoriferi që qëndron 30 minuta hapur. Frigoriferë në dietë, por dollapë rrobash në mbipeshë.
Një gjysëm buke që s'ka mbushur as gjysëm dite marrë nga furra e që si pa të keq fluturon në kosh.
Të brendshme e çorape që hidhen, për të mos u larë. Porosi pijesh të shtrenjta, që kurrë nuk i ke pirë, kur të qerasin të tjerë.
Vozitje e makinës si i tërbuar përmes trafikut për të fituar atë kohë që do ta shpenzosh ulur këmbë mbi këmbë në kafene.

Dhe shoh e numëroj hipur në urbanin 100 vendsh të unazës, të bllokuar nga qindra automjete që ndosin, shpenzojnë e të marrin kohën, 100 automjete me vetëm nga një person brenda tyre.

Të kursesh, në anglisht përkthehet "saving", fjalë që i hap horizontin këtij koncepti në ruajtjen e shpëtimin e të përbashkëtës.


Vetëm mbeturinat ushqimore që prodhon Amerika brenda një dite, do mjaftonin që të zhdukej përkohësisht uria në botë.

Ndoshta të qenit kaq i shkujdesur është një komoditet më vete, por duke e parë botën e pasuritë e saj si një të tërë, kjo papërgjegjshmëri ushqen më tepër shpërdorimin, babëzinë, pabarazinë, mungesën e respektit ndaj natyrës, ndaj njeriut apo vetë jetës.


Shkroi: Stop Injorancës !

Reagimet e para ndaj shpalljes së rezultateve të Census 2011-të Albania



Vijnë reagimet e para ndaj shpalljes së rezultateve të Census 2011-të Albania dhe pikërisht prej Kishës Ortodokse, prej PBDNJ si dhe shoqatës Omonia.

Për herë të parë shifrat e zbresin besimin ortodoks si të III-tin në rradhë, duke ia lenë vendin e II-të besimtarëve katolikë, pavarësisht se ngjitur Ministrisë së Mbrojtjes sapo është ngritur një kishë me përmasa ndër më të mëdhatë në Ballkan.


Dashuria nuk njeh moshë!

Fejesa e 27 vjeçares Françeska Paskali me 76 vjeçarin Silvio Berluskoni është një tjetër dëshmi e gjallë se zemra s'plaket kurrë.

I dua femrat ashtu si uiskin tim, 17-vjeçare dhe përzier me koka - thuhet të ketë thënë vetë Berluskoni.


Shikoni tek e përditshmja britanike Telegraf, të rradhitura fotot e 28 femrave më të njohura që kanë trokitur në zemrën e Berluskonit. (S.I)
http://www.telegraph.co.uk/news/picturegalleries/worldnews/8286270/Silvio-Berlusconis-women.html

Citat mbi pasurinë

Ne këtu qeshim e bëjmë shaka, por jashtë ka njerëz që s'kane as para për të blerë një makinë Reinxh Rover.

Programet e fëmijëve në rrjetin britanik BBC duhet të përfshijnë më shumë lezbike, gej dhe biseksualë.

Kështu thuhet në një raport me rekomandime për këtë rrjet.

Një panel me nëntë ekspertë thotë se vogëlushët duhet të mësohen me diversitetin seksual që në vitet e para.


Në raport thuhet se edhe pse ka pasur një rritje të pranisë së këtyre njerëzve në media, sërish ata janë relativisht të padukshëm e gjithashtu se BBC, si transmetues publik, u jep shumë hapësirë lajmeve me këndvështrime homofobike.

Po ashtu rekomandohet se duhet të ketë më shumë personazhe homoseksualë në telefilma dhe në telenovelat e këtij rrjeti.

Burime:
Independent http://www.independent.co.uk/arts-entertainment/tv/news/bbc-report-criticises-invisibility-of-lesbians-and-bisexuals-on-television-8417625.html
Dailymail http://www.dailymail.co.uk/news/article-2247981/BBC-told-gay-presenters-characters-childrens-TV-familiarise-young-people-different-sexualities.html
dhe Guardian http://www.guardian.co.uk/media/2012/dec/13/bbc-depiction-lesbian-gay-bisexual

Bottomless vs Topless

Gjetja më e fundit që po bën bujë në pasarelat e modës quhet "Bottomless" me moton "Mos kini frikë të jeni humanë", apo siç mund të quhej në shqip veshur "DAC".
http://youtu.be/IRJrbiVpWkM
Bottomless vjen si konkurente e denjë e stilit të famshëm "Topless" dhe ne rikujtojmë këtu sesi para pak vitesh në Sarandë dhjetra turistë u zhveshën topless për banjo dielli dhe brenda pak minutash plazhi u zbr

as nga pushuesit duke u mbushur me policë që me duar e këmbë përpiqeshin t'iu shpjegonin turistëve rregullat shqiptare etike në publik.

Megjithatë, asgjë për t'u bërë merak. Duke qenë se Shqipëria ndodhet disa shekuj pas, e disa anash, kjo modë do të mbetet ende shumë e largët për ne.

Shkroi: Stop Injorancës !
http://notashamedtobehuman.tumblr.com/post/17955378162

Braktis muzikën për fenë myslimane

Ajo ishte një nga reperet e pakta në trevat shqiptare. Por, tashmë ka vendosur që të largohet nga muzika, për t’iu përkushtuar fesë myslimane.
Bëhet fjalë për reperen nga Maqedonia, Lil Vlora, e bërë e njohur për stilin e saj ndryshe, teksa shumë prej këngëve të saj drejtoheshin dhe ironizonin pikërisht kolegët e vet.

Prej katër muajsh ajo ka vendosur që të shkëputet një herë e mirë nga muzika, për shkak të besimit të saj. Madje, ajo ka vendosur edhe që të mbulohet, duke u bërë kështu një myslimane e devotshme.

Nga repere në një myslimane të devotshme, ky është një kapërcim i madh për të, por shumë fansa të saj e kanë mirëpritur vendimin e Lil Vlorës. (G. Tema)

Zoti urren homoseksualët


Eshtë interesante se si Kisha, Jezusi, Bibla dhe besimtarët e krishterë dalin në protesta kundra homoseksualëve dhe martesave mes tyre duke i quajtur imorale, në të njëjtën kohë kur sipas biblës tradicionale:


a.) Lejohet martesa e një gruaje me djalin e saj
Gjeneza 4.1 Adami dhe Eva kishin dy bij, Kainin dhe Abelin. Fëmijët e tjerë erdhën pasi Eva Joshi Kainin, pra djalin e saj.

b.) Lejohet martesa e një burri me vajzën e tij si dhe me vajzën e vajzës së tij.
Gjeneza 16.3 Abrahami u martua me Sarën ,motrën e tij dhe gjithashtu u martua edhe me çupën e tyre.

c.) Lejohet të martohesh me femrën që do përdhunosh.
Ligji i përtëritjes 22:28 – 29 Kur një burrë përdhunon një virgjëreshë të pamartuar, dënimi për të është martesa mes tyre.

https://www.circleofmoms.com/debating-mums/debate-statement-of-fact-bible-based-mariage-661211#_

Përgatiti: Stop Injorancës !

Rrëfimet e një prostitute


Françeska është pseudonimi i saj dhe fiton deri në 7000 euro në muaj. Kriza e bëri që të niste këtë “profesion”, me të cilin mund të paguajë çdo faturë e të mbajë familjen
Bashkë me vajza të tjera shtëpiake dhe të papuna si ajo, kishte marrë me qira një apartament. Një apartament të çfarëdoshëm, me dhoma fare të thjeshta për të prostituuar fshehurazi: nga familja, nga burri, nga fëmijët dhe për të fituar shumë lekë e menjëherë… Por para pak ditësh ra në duart e policisë dhe u kërkoi atyre të mbetej anonime. Pikërisht në këtë mënyrë nisi të rrëfente se me këtë punë paguan qiranë e shtëpisë, këstet e makinës dhe të gjitha faturat e tjera që mbërrijnë në familjen e saj. “Ne jemi mësuar gjithmonë të bëjmë një jetë shumë të mirë. Dhe ju siguroj që nuk është e lehtë të kthehesh pas tani që kriza ka pllakosur gjithçka. Pastaj unë gjithmonë kam qenë një grua shumë e bukur”, tregon ajo. Pseudonimi i saj është Françeska, 40 vjeçe, me profesionin e estetistes që e ka ushtruar për shumë kohë, por që e ka mbyllur aktivitetin për shkak të krizës, ndërsa i shoqi është sipërmarrës. Disa prej fotove të saj, sigurisht me fytyrën e mbuluar, bashkë me numrin e celularit gjenden kollaj në internet. Por sigurisht që ai numër telefoni për familjen e saj nuk ekziston. Ja se si e tregon ajo historinë e saj të një shtëpiakeje prostitutë.
Familja juaj nuk di asgjë?
Për ta unë jam thjesht një shtëpiake që ndonjëherë punon edhe si estetiste. Nuk imagjinojnë asgjë, dhe sigurisht që nuk dinë asgjë.
Po si ka mundësi?
Këtë punë e kam bërë gjithmonë fshehurazi. Klientët më gjenin në internet, shihnin fotot dhe pastaj më merrnin në celular, numrin e të cilit familja ime nuk e di. Zakonisht i caktoja takimet në orarin e drekës. Kështu në mëngjes dhe në darkë jam gjithmonë në shtëpi.
Sa fiton në ditë?
Nuk lë më shumë se dy takime, që gjithmonë qëllojnë mes drekës tek ime më apo ndonjë kafeje me shoqet. Nëse duhet të them të vërtetën, marr zakonisht 100 euro për klient dhe në muaj arrin deri në 7 mijë euro.
Kur nise të prostituosh?
Një vit e gjysmë më parë. Im shoq ishte i dëshpëruar për të gjitha faturat që duhej të paguante. Edhe unë lashë aktivitetin tim dhe ishim zhytur në borxhe. Kishim shumë shpenzime.
Mjaftoi kriza për t’u bërë prostitutë?
Shikoni, se unë kam shkuar edhe te një psikolog si fillim. Më ndihmoi të kuptoja se unë nuk jam Françeska. Ajo është vetëm puna ime. Dhe unë jam vetëm njëra prej atyre shumë të tjerave. Mund t’ju tregoj me dhjetëra histori të tjera me gra që burrat nuk u punojnë dhe prostituojnë edhe për 30 euro për të mbajtur frymën gjallë. Kanë arritur deri aty sa të mendojnë për mbijetesë. Situata është bërë shumë e vështirë.
Nuk munde të gjeje zgjidhje të tjera për problemet e tua ekonomike?
Disa ditë më parë një klient, teksa më pa duke qarë, më tha: Do të preferoje të punoje si pastruese shtëpish apo si dado? Të pastroje dhe të laje të moshuarit? Unë nuk e bëj dot. Në fillim nisa si shoqëruese, por tani burrat më kërkojnë gjithandej. Jam bërë specialiste. Thuajse nuk i prek fare, vetëm i shfrytëzoj. Shfrytëzoj perversitetet e burrave të pasur e të fuqishëm.
Dhe të politikanëve?
Politikanë, sipërmarrës, futbollistë. Klienti që u kap me mua në apartament është një burrë i rëndësishëm, që ka shumë njohje. Është një funksionar i lartë shteti. Në shtëpi gjithsesi kishte një kod për të garantuar sigurinë: kur drita e korridorit ishte ndezur, të tjerat e dinin që ishte një klient dhe ato duhej të qëndronin mbyllur në dhomë.
Në një qytet të vogël nuk ke frikë se mund t’i takosh klientët në rrugë?
Më ndodh t’i takoj në supermarket kur bëj pazarin. Nëse janë vetëm më përshëndesin, ndërsa kur janë të shoqëruar u thonë grave se kemi njohje të vjetra. E kush mund ta mendojë se jam prostitutë e kam shkuar me burrat e tyre? Gazeta Shqip

Statuja e Azem hajdarit, apo e Vojo Kushit?

Kudo nëpër internet po aludohet rreth statujës që i ngritën (po vetë "xhelatët") Azem Hajdarit, se ai ngjan me Rambon, Roki Balboan apo me të tjerë personazhe heroike nga bota e filmave aksion për të rritur e për fëmijë, por askujt nuk i shkoi ndërmend ngjashmëria fizike me heroin tonë, Vojo Kushi. (S.I)
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/4/4c/Vojo_Kushi_%28piktur%C3%AB_e_vitit_1969%29.jpg
Berisha ka mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë së përurimit të shtatores së ish-deputetit të PD, Azem Hajdari, e ngritur ne sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti. Pjesë nga fjalimi mund të gjenden në mediat e ditës. E përditshmja DITA ka botuar krahas këtij fjalimi, edhe një fjalim tjetër të Berishës, botuar në RD kur Hajdari protestonte ndaj Berishes, gusht 1995. Dhe ja ç’ka thënë:

“Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari, si Rita Marko se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit…”
http://www.gazetatema.net/web/2012/12/10/askush-ne-dhjetorin-e-90-nuk-i-shkoi-pas-80-lekeshit-azem-hajdari-shkruante-berisha-ne-rd-para-se-ta-vrisnin/
Këta të Fiks Fare të nxjerrin bojën, pupupu
http://www.facebook.com/photo.php?v=10150386090445506

Mos u frikësoni nga 21/12/12


Gjendet më në fund sekreti i lidhjeve "E Bukura dhe Bisha"

Studimi më i fundit sugjeron se femrat që janë në lidhje me një mashkull më pak atraktiv janë më të lumtura.
Hulumtuesit nga UCLA dhe universiteti Tennessee kishin grumbulluar 82 çifte, të cilët janë të martuar për një vit dhe ata që në minimum njihen për tre vjet në mënyrë që t'i xhirojnë se si ata zgjidhin problemet e tyre person

ale.

Meshkujt më tërheqës gjatë zgjidhjes së problemeve karshi partnereve shpreheshin me fjalët si "ky është problemi yt, ti merru me të", ndërsa ata më pak tërheqës mundoheshin më shumë që partneres t'ia ti gjendeshin sa herë të kishin nevojë.

Nga ana tjetër, meshkujt e hijshëm të vetëdijshëm se dëshirohen edhe nga femrat e tjera, ishin më pak të predispozuar për t'i zgjidhur problemet.
Në lidhjet ku të dy parterët ishin të hijshëm, ofronin më pak mbështetje për njëri-tjetrin.

“Kam nevojë për seks së paku pesë herë në ditë”


Një nimfomane në SHBA u vetëvra pasi tha më përpara se jeta iu shkatërrua. Ajo kishte nevojë për orë të tëra seks në ditë. Ndërkohë në Gjermani u gjet e vdekur një nimfomane, që arrinte deri aty sa mbante burrat peng për të bërë seks me të.

Gjithçka brenda një jave.


Por a ekziston varësia pas seksit?

Bild intervistoi një të re nga Osnabryk në Gjermani.

Arabella T., një bukuroshe bionde, thotë se ka nevojë për së paku pesë herë në ditë seks. 26 vjeçarja punon si ndihmëse sociale.

“Të bëj seks për mua është si ushqimi, si uji, si gjumi. Pa të nuk ia dal dot”.

Ajo thotë se nisi gjithçka në moshën 16 vjeçare. “Kisha një shok dhe e bëra me të për herë të parë. Shoqet më thanë se të dhemb dhe nuk është gjë e mirë. Por mua më pëlqeu shumë. Gjithmonë e më shumë doja të bëja seks”.

I dashuri i saj e la pasi ajo i kërkonte që të bënin seks vazhdimisht.

Pas disa aferave, ajo vendosi që të hyjë në rrugën e pornos.

“Vetëm aty shihja mundësinë që të bëja seks sa të doja”.

Por edhe para kamerës nuk i pëlqente. I dukej si një punë. Kur kthehej në shtëpi donte sërish seks. “Vija sërish në orgazëm. Dje kam kaluar 15 të tilla”.

Prej disa javësh ajo ka zënë një të dashur, një 23 vjeçar, që duket se ia plotëson dëshirat seksuale. Ai është mashkulli i 100-të me të cilin ka shkuar.

“Kam ëndrra për të ardhmen. Dua një familje e fëmijë”.

Ajo shpreson se me kalimin e viteve kjo varësi do i zhduket.
(G. Tema)

Sekreti i suksesit të falsifikatorëve!

Stop Injorancës !

Për të gjithë që ndrydhin veten për të mos lënduar njerëzit që duan.


E provuar me Lashtësinë e Shqipes me shqiptarët dhe Bashkimin Kombëtar me të huajt (së shpejti)

Stop Injorancës !

Ç'është relativiteti?


Trupeshku dhe fama



Nuk është problem kur një trupeshk hap një faqe në Facebook dhe kalon kohën me të dhe budallëqet e tij. Problem fillon kur mijëra trupeshq të tjerë e ndjekin nga pas.

Rastësisht nga profili i një shokut tim has këtë faqe dhe ç'të shoh...
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=376857989075054&set=a.343597099067810.80029.262315920529262&type=1&relevant_count=1By+myself+but+not+alone...
Këtu trajtoh
eshin të gjitha fotografitë e gjetura në internet, të foshnjave të lindura me probleme, ose të modifikuara në Photoshop dhe ishin vënë në rradhë mbi 7000 shqiptarë që luteshin për secilin rast, që Zoti t'ua zgjidhte rastet e trajtuara.

Nëse Zoti monitoron Facebook-un, është e sigurt që pjesën më të madhe të kohës e kalon tek kjo faqe duke numëruar "Pëlqimet" dhe lutjet e anëtarëve nëpër komente.

S'na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që lutjet e tyre të plotësohen dhe misioni i tyre human të përmbushet. Shkroi: Stop Injorancës !

E rrahu për vdekje të birin 7 vjeçar pse s’mësoi Kuranin


Një nënë, që rrahu si qen të birin e saj 7 vjeçar për shkak se ai nuk mbante mend pjesë nga Kurani, është gjetur fajtore për vdekjen e tij.
Sipas BBC, Sara Age, 33 vjeç, e rrahu Yaseen Ege për vdekje në shtëpinë e tyre në Kardif të Uellsit.
Ajo po ashtu u gjet fajtore pasi kishte tentuar që të pengonte drejtësinë.

Ngjarja ndodhi në vitin 2010. Gruaja i vuri flakën trupit të djalit.

Fillimisht u mendua se fëmija kishte vdekur nga zjarri që kishte rënë në shtëpi.
Por më pas u zbulua se ai kishte vdekur disa orë më herët.
Nëna e tij tha se ishte e pafajshme në fillim, duke akuzuar të atin.
Ajo tha se druhej se i shoqi do e vriste atë dhe do gjurmonte edhe familjen e saj nëse rrëfente për vrasjen.
E diplomuara në universitet, Sara, ka treguar se si djaloshi u shemb ndërkohë që ajo e rrihte, ndërsa ai murmurinte vargje nga Kurani.
“Ai po merrte frymë sikur ishte në gjumë kur e lashë,” tha ajo.
“Ai po murmurinte të njëjtën gjë vazhdimisht. Mendova se ishte thjesht i lodhur”.
Por kur ajo u kthye dhjetë minuta më vonë, e gjeti djalin duke u dridhur në dysheme. Më pas ai vdiq.
Brenda pak minutash ajo vendosi që të digjte trupin e tij dhe të improvizonte një skenë zjarri.
Prokuroria tha se ajo nuk kërkoi ndihmë mjekësore kur djaloshi kishte nevojë për të.
© Wales News Service
Burimi: http://www.bbc.co.uk/news/uk-wales-20596854

“Mallkimi” i Gërdecit, vajza i vdiq, burri vrau veten, gruaja helmohet


Shtohen viktimat dhe hidhërimi në familjen Osmani të Gërdecit. Katër vjet pas vdekjes së vajzës, Resmijes, e cila humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, mëngjesin e ditës së djeshme është vetëvrarë edhe Tushe Osmani, duke shtuar edhe më tej hidhërimin në këtë familje.

Mësohet se viktima, mëngjesin e ditës së mërkurë ka pirë një sasi helmi që i ka marrë jetën. Tre vjet më parë, kishte vrarë veten nga dëshpërimi edhe burri i saj, Kujtim Osmani. Por, dhimbja për këtë familje nuk ka të sosur kur mendon se tashmë me vdekjen e Tushes, ka mbetur jetime edhe mbesa e saj e vogël. Tushe Osmani, pas vdekjes së vajzës së saj, 19-vjeçares Resmije Osmani, kujdesej për mbesën e saj, e cila aktualisht është 4 vjeçe. Por, kohët e fundit, të afërmit e Tushe Osmanit, kishin vërejtur tek ajo shqetësimin se nuk e rriste dot mbesën e saj për shkak të vështirësisë ekonomike.

Madje banorë të fshatit Gërdec pohojnë se dy ditë më parë CEZ-i i kishte ndërprerë edhe energjinë elektrike, për shkak të pamundësisë së saj ekonomike për të paguar faturat.
Tragjedia bëhet e plotë kur mendon se vajza e Resmijes që vdiq në Gërdec, është sot dyfish jetime. “E vrau shteti dhe shteti duhet të mbajë përgjegjësi për viktimat”, është shprehur Tushe Osmani,per Top Channel 2 vjet me pare…!
Ndërkohë gjyqi i tragjedisë së Gërdecit po shkon drejt fundit duke mos dënuar askënd. Fatmir Mediu, ministri i Mbrojtjes në atë kohë, po mbrohet me imunitet, oficerët e lartë janë amnistuar, ndërsa procesi ka degraduar si aksident teknik, duke shmangur pistën korruptive të lobimit të djalit të kryeministrit, i cili nxiti arrogancën e biznesmenëve për të mos siguruar jetën e punëtorëve.
Balkanweb http://www.balkanweb.com/kryesore/1/mallkimi-i-gerdecit-vajza-i-vdiq-burri-vrau-veten-gruaja-helmohet-112128.html

SKANDALI/ Shqipëria çon një fëmijë me dekolte për të kënduar në Eurovision



Shqipëria ka shkaktuar një skandal në Eurovizionin për fëmijë. Ajo ka dërguar si përfaqësuese Izidora Gjetan, e cila ka dalë në skenë me dekolte. Organizatorët e kanë cilësuar këtë veshje si mjaft provokuese për një fëmijë dhe kanë kërkuar që ajo të ndryshojë veshje, në mënyrë që ta lejojnë të këndojë.


“Ne kemi etikë në r
regullat e punëve tona. Ne punojmë me fëmijë të moshave 10 deri në 15 vjet. Këtu jemi për të bërë shou, i cili është i përshtatshëm për fëmijët që marrin pjesë. Veshja e shqiptares ishte shumë provokative për moshën dhe nuk ishte aspak e përshtatshme për fëmijë, prandaj dhe kërkuam nga ajo të ndryshoj veshje”, thanë organizatorët për këtë ngjarje skandaloze të lejuara nga drejtuesit e RTSH-së, të cilët kanë edhe të drejtën e dërgimit të këngëtarëve në Eurovizion.

Jo vetëm veshja, por edhe performance e vajzës ka lënë për të dëshiruar, duke qenë se ka përfunduar nga fundi.

Barsaleta e 100-vjetorit të Pavarësisë

Në një dasëm në Fier ngrihet i zoti i shtëpisë dhe flet në mikrofon:
- Kush është nga Tirana?
Ngrihen 16 veta në këmbë.
- Dilni jashtë,- u thotë.
- E pse të dalim jashtë? - pyesin ata të habitur.
- Se tani është momenti i tortës!
( NgaDonjet Sinani)

Ju lutem mos e shikoni më për këtë vit, këtë video, që të shpëtojmë botën!


Kështu kohëve të fundit në internet qarkullon një histori që thotë se kënga “Gangam Style” hiti i këngëtarit korean PSY është një shenjë e sigurt për fundin e

botës.
Njëra nga profecitë e famshme të Nostradamus thotë: “Një mëngjes të qetë, do të vij fundi, kur në një kalë që kërcet numri i raundeve do të jetë nëntë”.
Për ta shpjeguar parashikimin e Nostradamus është gjithmonë e ndërlikuar, por përpjekja nuk është e keqe.
Pse?
Korea e Jugut është e njohur si vendi i “paqes në mëngjes”, PSY në video ka kalin që kërcet, ndërsa videoklipi i tij në Youtube me shumë mundësi do të arrij tek numri me nëntë rrathë (zero), afërsisht 1 miliard shikime.
Sidoqoftë, flitet se videoklipi këtë shifër do ta arrij fiks më 21.12.2012, duke u bazuar në parashikimet e sektit Maya dhe kalendarit të tyre, që këtë datë e parashohin si ditën e fundit të botës. (Shqipmedia)

Çfarë e ushqen frikën?


Pushohet nga puna kamerierja, pështynte në supën e deputetëve prej 4 vitesh

Si punonjëse ajo është pushuar nga punga ka kafetaria e Parlamentit të Ukrainës pasi pështynte në ushqimet që i servirte deputetëve. Yulia Borshchenko ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë si hakmarrje personale për shkak të rrënimit të vendit.

Skandali ka plasur pasi një deputet i Partisë Komuniste zbuloi se dikush i
kishte pështyrë në supë, raportojnë mediet ukrainase. Pas hetimeve rezultoi se veprimi ishte kryer nga kamerierja, Borshchenko.


Ajo është shprehur se nuk penduar për veprimin e saj pasi sjellja e saj është demonstrim i pozicionit të saj politik.

“Mendoni se kemi rroga të mira në kafetari? Jo dhe aq, marr 390 dollarë në muaj – kjo nuk është asgjë nëse jeton në kryeqytetin e Ukrainës. Kam punuar për katër vjet për shkak se më dhanë mundësinë për të marrë hak ndaj parlamentarëve për atë që i kanë bërë vendit dhe popullit. Nëse dikush mendon se jam penduar për atë që kam bërë, e ka gabim”, u tha medieve kamerierja.

Borshchenko ka shtuar se ka pështyrë në ushqimet e deputetëve disa herë. Ajo thotë se nuk do të kërkojë më punë si kameriere por do të nisë karrierë si shkrimtare. (Shekulli)

Mbi fenë


“Kur erdhën misionarët për herë të parë në tokën tonë, ata kishin Biblën dhe ne tokën. Ata na mësuam si të lutemi duke mbyllur sytë tanë. Kur ne i hapëm sytë 50 vite më pas, pamë që ne kishim Biblën dhe ata tokën.”


Jomo Kenyatta, president i parë kenian pas pavarësisë.
Omar Khayyam
208

Në qoftë se Parajsa jote s'qas
Veçse ata që lodhen me namas
Dhe s'duan Ver' e Vajza, pa dyshim
Asnjë njeri s'të hyn në atë kafaz.
224
Besnikëve në Kisha dhe Xhamia
U çthurret zemr' e shpirt më çqetësira;
Po sa Sekretin e natyrës studiuan
S'i trëmp dot Qiell e Ferr me kotësira
226
Xhami e Kish' e Tempull: robëri!
Këmban' e Minare: një patërdi!
Dervish e Prift e Hoxh' e Kryq e Hënë:
Pengime që të gjitha për Liri.
228
Fe kundër Fesh pa funt luftojnë,
Rrobat e çjerra gjithënjë arrnojnë;
I hodha që të gjitha tej e tutje,
Se Perëndinë s'e përfaqësojnë.
229
"Allahu ësht' i math!" çirren, këlthasin,
Nga gjëm' e tyre tunden e kërcasin
Për ditë pesë herë Minaretë:
Ay s'dëgjon. Vajtimet kot buçasin.

Në luftë na ranë 28 mijë dëshmorë, ja dokumentet


Janë apo nuk janë 28 mijë dëshmorë, aq sa udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha deklaroi në Konferencën e Paqes në Paris, në gushtin e vitit 1946? Debati i hapur vite më parë, nuk ka pasur asnjëherë një përgjigje të saktë dhe shifra është lëkundur midis 6, 8 e 12 mijë të rënëve. Por, Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve, gjatë një interviste për “Shekullin” thotë se gjatë viteve të luftës në Shqipëri janë vrarë, pushkatuar e zhdukur, jo pak por 28,110 persona. Dhe gjithçka, sipas tij, është e mbështetur në fakte e dokumente të shumë arkivore.

Në bazë të dokumenteve, sa të rënë ka Lufta Nacionalçlirimtare?

Sipas të gjitha dokumenteve të bazuara në arkivat shqiptare dhe ato të vendeve të tjera, gjatë luftës Antifashiste, janë vrarë, pushkatuar e zhdukur 28, 110 persona. Kjo shifër u bë publike nga Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946.
Si u mundësua një shifër kaq e saktë brenda një kohe të shkurtër nga mbarimi i luftës?
Në fakt për t’u përgatitur për në konferencën e Paqes në Paris u ngrit një grup pune me specialistë, të cilët për muaj të tërë u morën me verifikimin e gjithçkaje. Ata morën të dhëna nga formacionet partizane, qarqet, komandat e vendit dhe Pushteti Vendor. Shifra që dha Enver Hoxha në këtë Konferencë, nuk ishte kot, ajo ishte e mbështetur në shumë fakte e burime arkivore që e vërtetonin një gjë të tillë.
Përveç jetëve njerëzore, çfarë dëmesh të tjera solli Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri?
Pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre i shkaktuan këtij vendi dëme shumë të mëdha që u pasqyruan për një kohë të gjatë në jetën e qyteteve e fshatrave të Shqipërisë. Trupat pushtuese gjatë operacioneve ushtarake që ndërmorën kundër forcave partizane, dogjën e shkatërruan fshatra e qytete të tëra. Nga 2500 fshatra e qytete që kishte Shqipëria u dogjën e u shkatërruan 1850 prej tyre. U dogjën gjithashtu sasi të mëdha drithi e prodhimi bujqësor, u grabitën dhe u therën bagëti të imta e të trasha që për zona të ndryshme arrinin gati 50-70 për qind e tyre. Me qindra qenë burrat e gratë në lulëzim të moshës për punë që u arrestuan u burgosën dhe u dërguan në kampet e përqendrimit brenda ose jashtë vendit. Të gjitha këto ndikuan në pakësimin në një masë shumë të madhe të veprimtarisë ekonomike në mbarë vendin.
A ka një vlerë të përafërt të këtyre dëmeve?
Sipas llogaritjeve të specialistëve, pushtimi ushtarak i shkaktoi Shqipërisë një dëm të përgjithshëm me vlerë mbi 3 miliardë dollarë amerikanë me vlerën e vitit 1938. Shqipëria ishte një ndër vendet e para në botë për humbjet e dëmet, për frymë dhe të mirave materiale gjatë Luftës së Dytë Botërore
Çfarë u fitua nga Lufta?
Në fillim u fitua liria. Në saj të luftës së vendosuri e pa kompromis, heroizmit e vetëmohimit, guximi i popullit, Shqipëria u rreshtua në koalicionin e madh antifashist. Pra me fituesit. Marrja e armëve ishte një akt plotësisht i ndërgjegjshëm. Si asnjëherë tjetër ai i kishte të qarta dhe të përcaktuara qëllimet ndaj u tregua i gatshëm për çdo heroizëm e sakrificë për të arritur fitoren. Në zjarrin e luftës çlirimtare masat treguan iniciativa. U shfaqën me tërë thellësinë zgjuarsinë në të gjitha fushat e u organizuan me armë në dorë. Heroizmi i luftëtarëve i veprimtarëve të frontit çlirimtar të reparteve e njësive partizane u ngjasin legjendave. Nga radhët e masave dolën dhe drejtuesit e kuadrot udhëheqëse, komandantët e komisarët e njësive. Ndërsa në nderim të Dëshmorëve të Atdheut dhe Çlirimit, 5 maji dhe 29 nëntori i ccdo viti festohen me solemnitet në mbarë vendin nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe dëshmorët e tjerë të Atdheut. Vetë organizata ka orientuar të gjitha strukturat e saj në rrethe që këtë ditë ta përkujtojnë me krenari të ligjshme sepse kjo ditë përfaqëson njerëzit e mëdhenj që me gjakun e tyre çliruan atdheun dhe e radhitën vendin tonë me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore, si anëtare aktive e koalicionit të madh antifashist e që sot vendi ynë u pranua në NATO.
Kriminelët e Luftës në Nuremberg
Në Shqipëri u varën katër femra, e paprecedent
Dëshmorët nga njëra anë, po me tradhëtarët si u veprua pas lufte? Dalan Buxheli, thotë: “Lista me emrat e kriminelëve të LANÇ-it i është dërguar Gjyqit të Nurembergut që në atë kohë. Siç dihet ndër katër anëtarë të regjencës kuislinge dy prej tyre Lef Nosi dhe Fiqëri Dibra, ishin nga radhët e Ballit Kombëtar. Përfaqësues të kësaj organizate morën pjesë si ministra dhe në Qeverinë “Mitrovica”, siç ishin: Bahri Omari, Kol Tromara dhe Koço Muka, të cilët ishin pjesëmarrës në operacionet ushtarake kundër forcave partizane në ballë të të cilave ishin Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Abaz Ermenji, Kadri Cakrani, Safet Butka, e shumë të tjerë. Në kontinentin tonë, gjatë Luftës së Dytë janë varur në litar 5 femra, një në Rusi dhe katër të tjera në Shqipëri, siç janë Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Ganimet Trebeshi dhe Liri Gero. Dhe këto janë bërë nga  pushtuesit në bashkëpunim me tradhtarët shqiptarë. Falsifikatorët e historisë sipas tyre, ballistë, zogistë vlerësohen si çlirimtarë. Këta zotërinj harrojnë se në kohën e pushtimit fashist, Shqipëria ishte vetëm një milion banorë dhe 70 mijë partizanë përbënin afro 20% të pjesës së aftë për luftë. Ata shkuan në luftë pa dallim feje, krahine e ideje. Harrojnë se 28 mijë partizanë dhanë jetën në çdo kilometër katror ka rënë 1 partizan që i bie afërsisht 10% e njerëzve të aftë për luftë, harrojnë vështirësitë e mëdha që hasi Shqipëria për t’i dalë në të vërtetë zot vatanit dhe jo për të bashkëpunuar me pushtuesit, sipas mendimit kapitullues se Italinë nuk e përballojmë dot. Prandaj të presim kur t’i vijë koha e përshtatshme. U harrua se në ç’kushte të varfërisë së tejskajshme u zhvillua kjo luftë dhe se çfarë sakrificash të jashtëzakonshme kaluan bijtë e bijat e këtij populli për çlirimin e vendit”.
DËSHMIA
28.110 dëshmorët e Shqipërisë
Dalan Buxheli thotë: “Në përgjigje të atyre që e mohojnë 28 mijë dëshmorët e luftës NAÇl, dëshmojnë të dhënat që janë marrë nga arkivat e ndryshme dhe që vijonë si më poshtë”:
Dëshmorë të shpallur sipas dokumenteve ligjore janë.…….........................................9470
Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë 6436
Të asgjësuar në 23 kampet gjermane (pa varre) për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman janë................................................................................................................11.200
Të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre) janë...............................................................50
Të asgjësuar në kampet në Itali (pa varre) janë.................................................................70
Të asgjësuar në kampin e Mathauzenit (pa varre) janë....................................................351
Të asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre) janë .........................................32
Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) janë........................................................168
Të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre) janë.............................. .....162
Të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre) janë......................................144
Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre) janë.......................................27
Shuma e përgjithshme është.......................................................................................28.110 

Flet Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të DëshmorëveLeonard Veizi - Shekulli

Një kokërr vezë për prapësi


Gjatë ditëve në vigjilje të festës së 100-vjetorit të pavarësisë si dhe ditën e festës, të gjitha mediat e Shqipërisë, pa përjashtim, ato të shkruarat dhe ato elektronike, e vunë në dukje dhe e përsëritën faktin se Presidenti i Maqedonisë, Shkëlqesia e tij Gjorge Ivanov, kishte anuluar vizitën e tij në Tiranë për të marrë pjesë në kremtimet e shekullit të parë të pavarësisë së shtetit tonë. Arsyet e këtij anulimi në çastin e fundit, gjithnjë sipas mediave shqiptare, të cilat u referoheshin mediave maqedonase, lidhen me një apo dy vezë, që një grup të rinjsh, pjesëtarë të shoqërisë civile, kanë hedhur mbi veturën e Kryeministrit të Maqedonisë Gruevski gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë para pak ditësh.
Goditja me vezë e veturës së një vizitori të një niveli të tillë nga një apo disa qytetarë shqiptarë, ndërkohë që ai është bujtës i Kryeministrit tonë, është pa dyshim një gjest i pahijshëm, me të cilin unë vetë nuk pajtohem. Por ky është një incident krejtësisht i papërfillshëm për t’u marrë në konsideratë nga një kryetar shteti, aq sa ai të gjejë aty një arsye të mjaftueshme për të anuluar një vizitë protokollare për një rast të papërsëritshëm gëzimi te një vend fqinj dhe mik, siç ishte festa jonë e kësaj here. Në qoftë se do të nisej nga kritere të tilla vlerësimi, Presidenti i SHBA nuk do të dilte kurrë jashtë Uashingtonit. E vërteta është se çdo President amerikan, qoftë edhe gjatë një mandati të vetëm, ka parë të hidhen mbi veturën e tij aq shumë vezë, domate të kalbura e sende të këtij lloji, të cilat nuk shkaktojnë lëndime fizike, sa po të mblidheshin e të ruheshin diku, në krye të katër vjetëve do të nevojiteshin kamionë të tërë për t’i transportuar. Kjo i ndodh atij deri në qytetet e Europës Perëndimore dhe kryhet përtej masave të jashtëzakonshme të sigurisë, që shoqërojnë, siç dihet botërisht, lëvizjet e njeriut më të pushtetshëm të botës.
Përmenda përvojën e Presidentit amerikan thjesht sepse është më e dukshme, domethënë më e lehtë për t’u kuptuar se si ky burrë, i cili drejton shtetin më të fuqishëm të botës, nuk ndikohet aspak nga ca vezë apo ca kokrra domate që hidhen mbi veturën e tij kur është fjala për të përgjithësuar ndjenjat që ushqejnë popujt e tjerë ndaj popullit të tij. Sepse veprimi i Presidentit të Maqedonisë kësaj here, ngado që ta shohësh, nuk mban erë miqësie ndaj Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi, përfshirë këtu edhe një të tretën e qytetarëve të Republikës që ai udhëheq e që janë etnikisht shqiptarë. Nga ana tjetër, na mbetet të besojmë se ai është ndjerë sinqerisht i fyer nga kokrra e vezës së hedhur mbi veturën e kryetarit të qeverisë së vendit te tij. Kaq është në të drejtën e tij njerëzore, politike dhe diplomatike. Më tej, përgjithësimi nga ana e tij, aq sa të shtyhet të anulojë pjesëmarrjen në festimet e shqiptarëve në Tiranë, tregon, gjithsesi, një cektësi gjykimi që nuk i bën nder personalitetit të tij dhe as institucionit të tij presidencial.
E përsëris: veza e hedhur mbi veturën e një bujtësi të tillë, siç është kryetari i qeverisë së një vendi fqinj dhe mik, është një gjest i pahijshëm. Por nuk do harruar se një gjest i tillë – i pahijshëm – ndodh vetëm në një vend të lirë dhe mund të kryhet vetëm nga njerëz që ndjehen të lirë për ta shprehur pakënaqësinë apo edhe zemërimin. Shqipëria është një vend i tillë, ashtu siç është edhe Maqedonia e lirë. Reagimi nervoz e radikal i Presidentit Ivanov në këtë rast nxjerr në pah një deficit të pakëndshëm në konceptet e tij për demokracinë. Kryeministri Gruevski, me aq sa u pa në media, pati një vizitë të suksesshme në Shqipëri. Do të thosha madje se në një rast, gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me Kryeministrin Berisha, ai dëshmoi një vetëpërmbajtje prej burri shteti. Kryeministri Berisha tha përpara gazetarëve se integrimin europian të Maqedonisë e pengon Greqia, kurse integrimin europian të Shqipërisë e pengon Edi Rama, domethënë opozita. E përkthyer qartë e thjeshtë, kjo ishte: Maqedonisë po ia prish të ardhmen europiane armiku i jashtëm e Shqipërisë armiku i brendshëm, një mënyrë arsyetimi kjo thelbësisht e vjetër, e kapërcyer me kohë në realitetet socio-politike si të Shqipërisë edhe të Maqedonisë. Rrjedhimisht, është një e folur krejt pa kuptim për gjuhën me të cilën shprehet Brukseli. Kryeministri Gruevski nuk e ndoqi mikpritësin e tij në këtë retorikë të pavend dhe vazhdoi të përqendrohet te problematika e denjë për një dalje të tillë në publik dhe që përputhej me çfarë pritej nga të dy kryetarët e qeverive.
Më e pakta: Presidenti maqedonas duhej ta shpërfillte atë vezë, që la gjurmë me të bardhën e të kuqen e vet mbi xhamin e veturës së Kryeministrit Gruevski. Sepse është një gjurmë që pastrohet me ujë. Më e mira: Presidentit maqedonas i takonte t’u kushtonte një moment reflektim arsyeve që e shtynë një të ri shqiptar të gjuante me vezë Kryeministrin Gruevski gjatë vizitës së tij në Tiranë. Dhe do t’i jepte kështu rast vetes të kuptonte më mirë se çfarë ndodh brenda kufijve të Republikës që ai vetë udhëheq. Sepse zemërimi i vezëhedhësit nuk ka të bëjë aspak me ndonjë përgjegjësi të Kryeministrit Gruevski brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Dhe, duke kuptuar më mirë çfarë ndodh brenda Republikës që ai udhëheq, Presidenti Ivanov, me pak më shumë vullnet të mirë, do të mund të bëhej edhe më i dobishëm për kohezionin e shoqërisë multietnike maqedonase, që do të thotë se do të mund ta kryente më mirë misionin për të cilin është zgjedhur demokratikisht.
Nuk e bëri. Sa keq për të në radhë të parë! Ne e kryem festën tonë.
Besnik Mustafaj - Panorama
Këtu mund të shikoni çastet kur është goditur automjeti i kryeministrit maqedon:http://youtu.be/nFZVyrVoz5Q
Taulant Capa rrëfen arsyet e këtij veprimi. Ai thotë se qëlluan me vezë makinën e kryeministrit maqedonas për "hir të diskriminim të shqiptarëve në Maqedoni". Sipas tij, edhe pse është vitit 2012 ende nuk zbatohet “marrëveshja e Ohrit” e vitit 2001.

Në Francë do hapet xhamia e parë për … homoseksualët


Një homoseksual franko- algjerian ka në plan që të hapë në Francë xhaminë e parë për homoseksualë. Madje ai pretendon se aty mund të realizojë edhe martesa myslimane mes çifteve të të njëjtit seks.

Mohammed Ludovic Lutfi Zahed, një algjerian që jeton në Paris, i martuar me partnerin e tij gej, shpreson që brenda muajit të hapë dyert e xhamisë.


Po ashtu ai thotë se xhamia do të thyejë edhe një tabu tjetër myslimane, atë të ndarjes mes burrave e grave në xhami.

“Është një xhami normale, gratë nuk kanë pse mbulohen dhe pse të ulen në fund. Meshkujt homoseksualë po ashtu nuk kanë pse të kenë frikë nga dhuna verbale dhe fizike. Pasi isha në haxhillëk, e kuptova se ishte e nevojshme një xhami për homoseksualët,”
thotë ai.

Zahed është i martuar me Qiyam al- Din, një person nga Afrika e Jugut. Ata janë martuar në Afrikën e Jugut ku lejohen martesat e të njëjtit seks. Martesa e tyre ka marrë miratimin e një imami, por qeveria franceze e ka kundërshtuar.

Çështja e martesave të homoseksualëve ka ndarë thellësisht Francën.

Zahid është diagnostikuar me AIDS, që solli edhe zgjimin e tij shpirtëror. Ai thotë se merr rregullisht e-maile urrejtje nga myslimanët kudo në botë, por nuk shqetësohet. (G.Tema)

Friday, December 14, 2012

Klean, vajza që çuditi botën e shahut

  • Ishte tre vjeç kur filloi t’i pëlqente gurët e shahut dhe lojën e parë e ka zhvilluar pa mbushur pesë vjeç me babanë e saj
   


Luela Myftari
-Klean nuk i ka mbushur akoma shtatë vjeç dhe rezultatet e saj në shah janë të jashtëzakonshme për një fëmijë në këtë moshë. Ka pak që është kthyer nga Kampionati Botëror i Shahut të të Rinjve që u zhvillua në Maribor, Slloveni, në javën e dytë të nëntorit. Klean ishte më e vogla jo vetëm në grupin ku konkurronte, por në të gjithë Kampionatin Botëror. Të gjithë konkurrentët ishin mbi tetë vjeç, ndërkohë që Klean nuk i ka bërë shtatë. Megjithatë, ajo korri katër fitore dhe tre barazime në njëmbëdhjetë ndeshje, ose siç i quan ajo ndryshe në njëmbëdhjetë ture.
Asaj i shkëlqejnë sytë kur na thotë se ka përjetuar momente shumë të bukura në këtë kampionat. Klean thotë, me një zë të hollë e të qartë, se nuk do ta harrojë asnjëherë fitoren me kampionen e Italisë, dhe barazimin me një vajzë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Na tregon se ka filluar të luajë shah që kur ishte pesë vjeçe dhe i ka pëlqyer gjithmonë kjo lojë. “Në fillim luaja me kompjuter, pastaj me babin”, thotë ajo për “Trup dhe Shpirt”. Babai i saj na tregon se Klena ka filluar ta pëlqejë shahun që kur ishte tre vjeç, veçse ajo nuk e mban mend këtë gjë ose kërkon që të mos e konsiderojë më si lojë qesharake me të cilën mund të kalojë kohën një fëmijë. Kur e sheh me moshatarët, përpara se të fillojë turi i shahut, ajo është një fëmijë, por kur luan Klean duket si një e rritur e përgjegjshme, si dikush që mendohet mirë përpara se të hedhë hapin e radhës.
Me të mbushur gjashtë vjeç, Klean u dallua në Akademinë e Shahut ku edhe stërvitet nga profesorë profesionistë. Menjëherë, shfaqi një dëshirë të madhe që të konkurronte, por për të nuk kishte konkurse dhe kampionate shahu. Ishte shumë e vogël për të marrë pjesë në konkurse të tilla. Në mars të këtij viti, u regjistrua në “Kampionatin e Shahut midis shkollave 9-vjeçare të Tiranës” edhe pse ishte në kopsht. U regjistrua si konkurrente e klasës së parë. “Kisha shumë dëshirë të garoja në këtë kampionat dhe bëra shumë mirë që u regjistrova sepse në fund fitova një dhuratë të bukur”, thotë Klean kur e pyesim pse nuk duroi që të rritej edhe pak.
Na tregon se është më mirë në Matematikë sesa në Abetare, por ajo do t’i mësojë të gjitha sepse prindërit e saj mësues ia thonë këtë çdo ditë.
Po si është një ditë e Kleanës? Ajo shkon çdo mëngjes në shkollë dhe kthehet prej andej rreth orës 14.00. Pasi mbaron drekën ajo shkon të stërvitet për aktivitetet e tjera që do të bëhen për shahun. Stërvitet rreth dy orë në ditë. Pasdite çlodhet pak dhe fillon të lexojë diçka, tani së fundmi Abetaren. “Dita e diel më pëlqen shumë sepse dal me prindërit nga Liqeni. Me babin bëjmë ushtrime të ndryshme”, na thotë ajo duke shtuar më pas se babin e ka gjithmonë pranë. Babain loja e shahut me të bijën e bën të ndihet i gjallë. “Nuk ka momente më të bukura se sa të luash me fëmijën tënd dhe çdo moment ndryshon nga tjetri. Sigurisht, që edhe fitoret më pëlqejnë shumë”, thotë ai për “Shekullin” krenar, shumë krenar për të bijën. Kur e pyesim se sa i kushton atij një stërvitje si kjo që bën vajza, ai na thotë se Akademia e Shahut nuk ka kërkuar para për Klean, por ndjen nevojën për t’u mbështetur financiarisht në kampionatet që zhvillohen jashtë kufijve të shtetit shqiptar. “Klean duhet përkrahur në kampionatet ndërkombëtare sepse nuk e di sa i aftë do të jem unë të financoj udhëtimet dhe qëndrimin në një vend tjetër me standarde më të larta. Dhe Klean nuk është një fëmijë mosmirënjohës, por është një fëmijë që i mban mend të gjitha lëvizjet e veta, madje edhe ato të të tjerëve”, kështu thotë Arteni, babai i Kleanës së vogël. Dhe ajo është vërtet një vajzë mirënjohëse. Nuk harron të na thotë disa herë “Faleminderit!” gjatë bisedës.
Kur e sheh me moshatarët përpara se të fillojë turi i shahut, ajo është një fëmijë, por kur luan Klean duket si një e rritur e përgjegjshme, si dikush që mendohet mirë përpara se të hedhë hapin e radhës
Bio:
Emri: Klean Shuqja
Datëlindja: 17.01.2006
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Nxënëse e klasës së parë, në shkollën “Protagonistët”.
Aktivitete:
Klean është vetëm gjashtë vjeçe dhe ka konkurruar në disa kampionate shahu. Vetëm përpara një muaji ajo erdhi nga Sllovenia, nga Kampionati Botëror i Shahut për të Rinj, me kokën lart. Nga i gjithë grupi i shqiptarëve Klean grumbulloi më shumë pikë nga të gjithë. Ajo ka marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera si në “Kampionatin e Shahut midis shkollave 9-vjeçare të Tiranës” në mars të vitit 2012, ku edhe pse nuk ishte e ende në shkollë konkurroi duke u regjistruar si e tillë. Kaloi deri në turin e pestë, nga shtatë ture të mundshmet. Në “Kampionatin e 44 Kombëtar” në maj ajo u përmend si vajza më premtuese në fushën e shahut.