Friday, November 30, 2012

A është vallë rastësi rivarrosja e eshtrave të Zogut më 17 nëntor?



“Pas 19 ditë luftimesh, lufta për çlirimin e Tiranës i kushtoi armikut më tepër se 2000 të vrarë, ndër të cilët 3 kolonelë të identifikuar, veç të plagosurve; më tepër se 300 robër, 25 topa në gjendje të mirë, përmbi 100 mitraloz, 200 automjete, 250 karro me material të ndryshëm, 120 kafshë të gjalla, 300 kafshë të vrara, municion, ushqime, veshmbathje të panumërta si dhe 4 tanke. Veç këtyre shpëtuan pa u prekur centralet e elektrikut, stabilimentet e radios, ura e Farkës dhe e Erzenit si edhe të gjitha ndërtesat e mëdha të Tiranës që ishin të minuara. Në veprimet e spastrimit u arrestuan përmbi 400 kuislingë dhe të dyshimtë për bashkëpunim me okupatorin. Në luftën për çlirimin e qytetit dhe të popullit të Tiranës, ranë dëshmorë 127 partizanë dhe u plagosën 290 të tjerë. Ndër të vrarët ishin dy nënkomandantë batalionesh, dy komisarë kompanie, dy zv/komisarë kompanie, dy komandantë kompanie, dy, zv/komandantë kompanie dhe tre skuadër-komandantë”. Ziqiri Mero

Në të njëjtën ditë kur festohet Çlirimi i Kryeqyteti Shqiptar nga forcat nazifashite, pikërisht në atë ditë të vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Qeveria shqiptare zgjedh të rivarrosë eshtrat e Ahmet Zogut.

Do ishte shumë naive të mos nuhasnim prirjen për të eklipsuar 17-nëntorin, festën e Çlirimit të Tiranës.

Mbreti Zog duhet nderuar ashtu siç duhet nderuar çdo figurë që ka bërë pjesë në historinë e shtetit shqiptar, pavarësisht se ai u vetshpall mbret, pavarësisht faktit se erdhi në pushtet me anë të falangave sllave, apo u largua me trasta të arta nga Shqipëria, në ditët e saj më të vështira. Ai mbetet pjesë e historisë shqiptare.

Por nga ana tjetër, të lesh në harresë njerëz që dhanë jetën e tyre, duke përdorur si justifikim një mbret që iku me bishtin ndër shalë, pa shkrepur qoftë edhe një revole të vetme në luftë, kjo është një ironi shumë cinike, e rrezikshme dhe e pa menduar.

Çfarë edukimi, çfarë fryme po i japim brezave të sotëm? Të shkelin mbi gjakun e martirëve, apo të shkelë harresa dhe indiferenca për ta?

A u këndua himni shqiptar në nderim të figurës së Ahmet Zogut, e përkatësisht vargjet:
"Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor
Kush është burrë, nuk frigohet
Por vdes, por vdes si një dëshmor…"


Kryeministri Berisha deklaron se me këtë akt rivarrimi i japim fund manipulimeve historike të periudhës komuniste.

Personalisht, jam edukuar me librat historikë të shkruara gjatë periudhës komuniste dhe me aq sa mbaj mend, kam lexuar mbi Mbretin Zog të plotë, me dritë-hijet e figurës së tij, me meritat si dhe anët e errëta të sundimit të tij. Ç'kam lexuar më pas nuk ka ndikuar aspak në rivlerësimin e kësaj figure historike.
Kështu nuk mendojnë vetëm qytetarët që nderojnë sot e kësaj dite, Hasan Prishtinën apo dhe Bajram Currin, besoj...

E gjitha kjo urrejtje ndaj komunizmit, sikur të ishte e vërtetë dhe jo një pretekst i ndyrë, do të ishte e pasqyruar sadopak tek e veja e Kryediktatorit Hoxha, e cila u burgos vetëm për shpërdorim të kafesë, apo tek i ndjeri R. Alia, që ditët i ngrysi i qetë dhe pa antiplumb veshur, në mes të kryeqytetit...

Por si mundet të flasë për manipulime historike kryeministri shqiptar, ku vitin, jo të largët, 1997-ë na e ka trajtuar në librat e historisë të programeve mësimore, si rebelim komunist?

Sa mizor dhe i pashpirt duhet të jesh të tentosh të shuash përkujtimin e dëshmorëve shqiptarë, duke përdorur një figurë aq me dritë-hije, sa ç'është figura e Zogut?

Në rivarrosjen e eshtrave të Zogut morën pjesë mbretër të rajonit, Presidentët e dy shteteve shqiptare si dhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.
Kujtojmë këtu se Z. Nishani në çdo 3 fjalë, njërën e kishte Perëndia, por i ndjeri mbreti Zog, hoqi me ligj perçen muslimane tek gratë shqiptare, ndaloi kategorikisht faljen me të pasme përpjetë, pasi sipas kodit moral shqiptar ai qëndrim shprehte ç'burrërim, ndërsa sot komunitetet fetare në Shqipëri, nuk kanë filluar të flasin ende shqip.

Mbreti Zog në kohën kur Greqia dhe Turqia në marrëveshje mes tyre po spastronin Çamërinë prej shqiptarëve, kërcënoi Greqinë se do të bënte të njëjtën gjë me ato pak fshatra minoritare në Shqipëri. Kërcënim që përkohësisht, pati rezultat.

E pra, në vend që të ngrini kot në piedestal e të thurni elozhe ndaj figurës së Mbretit shqiptar, mësoni prej tij.

Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, November 15, 2012

Holanda, Statusi i vendit Kandidat dhe Lazarati

Këshilli i Ministrave del me një deklaratë për shtyp, për të reaguar ndaj kundërshtimit që pritet të japë shteti i Holandës, për dhënien e Statusit të Vendit Kandidat Shqipërisë, këtë dhjetor.

"Nuk është aspak e vërtetë se Holandën e kuqe po e shqetëson kriminaliteti në rritje, korrupsioni i lartë, apo mungesa e sundimit të ligjit në Shqipëri. Këto janë thjeshtë shpifje të pafytyra, të nxitura prej qarqeve rozë.

E vërteta lakuriqe është se Holanda është ndjerë e xhelozuar deri në çmenduri të pamatë, nisur prej një fshati, të quajtur LAZARAT!

Shkroi: Stop Injorancës

Brunilda, studentja e Gjuhë-Letërsisë, në vitin 2010-të

Provimi i Brunildës, studente që po diplomohet për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin e Tiranës.

(Më poshtë teksti i fletës së provimit)

Tema: Tiparet poetike të Lasgush Poradecit.


Zgjidhja.

Tiparet që paraqet Lasgushi në Poemën e tij epike janë shumë të interesuara në frymëzimin e shkencës.

Po pse vallë ndodh Kështu, ndoshta ka epitete, metafora, apostrofa të ngjashme me injorancën e Këtij shekulli që po jetojmë. Ha-ha-ha-ha-po-po-po ec aty.
Të bësh provim që s'të hyn në punë s'kam pa pupupu. Kjo petagogia qenka e lezetshme ku s'ka tjetër. Po flasim pak për tiparet e Lasgushit që s'ia kam fare idenë për tiparet e tija, di vetëm Se është një poet inteligjent me mbishkrimi të interësuara, jam fance e tij Po sdi asgjë më shumë vetëm se ai bën Poezit, Vjersha, Drama, Proza po më shumë është i fiksuar në poezi sepse aty nxjerr dmth. shpalos talentin e tij imagjenar në konceptin e pasqyruar të jetës që ka pasur.

Lasgush Poradeci është njeri me tipare

Kjo fletë provimi është skanuar dhe dërguar prej një Pedagogeje të Fakultetit të Gjuhë-Letërsisë, Tiranë.

Lamia Crusade - Poezi

Më rëndojnë testikujt e tu mbi vetulla,
nuk e prek dot hundën me gjuhë.

Gjithçka di të bëjë ishte në gjenet e mia:
Të ngre vetullen e majtë
dhe ti vesh emocione jo paraekzistente,

...meqë ra fjala.


Më rendojnë testikujt e tu mbi vetulla
si përsiatje pasionante
për të shtypur me kufij lirinë time,
si përpjekje poshtëruese
për tv zhvlersuar
bolet e mia metaforike
me bolet e tua biologjike,
pa e kuptuar
se meritë janë bolet e fituara.
Ato të trashëguara janë veçse
nje ypsilon i rastësishëm.

Pa e kuptuat
se pushtetin nuk e ke ti
sepse ke penis
por unë që kam pushtet mbi penisin tuaj
me shikimet e mia dinake
dhe butësite lakuese,
me fryrjet nën lëkurë...
Plagjaturë...
testikujsh!


Mi shtyp vetullat
për të vënë kufij
që ti dhunosh më vonë:
Kapërcimi i kufijve
shpëton nga tmerri që ngjall vdekja.


Sa ëmbel është
të rrish duke përkëdhelur dëshirën rrëmbyese
pa e rrëmbyer.


Kërkon në mua
thyerjen,
po aq sa përpiqesh për të kundërtën:
Ti shpëtosh asaj.

Luhatje e dykuptimtë
që nuk prehet asnjë çast.


E unë vazhdoj të mendoj
se testikujt mbi vetulla janë të negociueshëm,
se vetulla ime e majtë
nuk mund të jetë kurrë
një muskul më i fuqishëm se gjuha,
por kurrë më pak e rrezikshme.


E ngre testikulin tënd me vetull,
tjetri le të varet
në ditën kur i forti bëhet i dobët,
dhe mëson.


Me mirë teë vdes dëshira,
se të shuhemi ne vetë.


Shkroi: Lamia Crusade

Stop Injorancës - Një Kep Shprese!

Një copë kaltërsie, që mendimet përlyen,
një strumbull i athtë, për zbrazëtinë e pa shuar,
një brisk i mprehtë drite, për sytë e lidhur,
muzikë pa nota, për veshë mbyllur me duar.


Na u shfaq papritur, si vizatim i një fëmije,
një dëshirë e pafajshme, ngjizur s'di prej kujt,
kërkon me thonj të çjerrë horizonte,
prej leckash zhvesh, idealistë-imoralë
të gjithëkujt.

Shkund avokatë, të djallit plak,
e miq fals, të diturisë së re,
pa tentuar vetë, kurrgjë të fitojë,
në emrin tim e nën emrin tënd, për të demaskuar
ata që gjakun, na kthyen në bojë.

Si një pikë elektriciteti, për mendje të errëta,
bën lumin të rrjedhë, në syrin e një gjilpëre,
gurë i një mozaiku, të shpërndarë s'di se ku.
Copëzat fluturojnë bashkë, copëzat mblidhen,
mozaiku bëhet i dukshëm, këtu bashkë me ju.

Pasaportë e mbushur, me vula drite,
e ashpër për oborrin e mendjeve plot tabu.
Të jesh mirënjohës!
Të jesh mirënjohëse!
Ta dha urinë e së vërtetës,
cifël e ndarë nga një sharrë që s'pret dru.

Drita rritet, ndrit e ngroh ngadalë, si flokët tanë,
e injoranca, si thonjtë e duarve të ngjyera pret.
S'ka botë të mbrojtur që ta gëzojmë!
Merrni virtytet e këtij vizatimi fëminor,
E ata që mund të marrin, së dhëni nuk do pushojnë !


Shkroi: Pranvera Prendi

Rita Ora dhe mamaja e saj

Mamaja: Rita, për zotin, pse nuk mban reçipeta?

Rita: Për Zotin o ma, nuk e kuptoj pse pikërisht atë ditë që nuk kam vënë reçipeta, më del gjoksi jashtë.

Shkroi: Stop Injorancës !

A. Gjebrea: Shkoni e futjani gjumit dhe çohuni pas 2 ditësh

"Shkoni e futjani gjumit dhe çohuni pas 2 ditësh.
Më erdhi turp kur pashë sesi Juliana Pasha (të cilës këngët ia kompozon ai vetë shën. imi), Aleksandër Gjoka apo edhe Eli Fara ishin me zero vota.
Si mund të lini pa votuar këngëtarët tanë më të mrekullueshëm?!"

Kjo ishte deklarata shokuese e prezantuesit Ardit Gjebrea në mbyllje të natës finale të Këngës Magjike.

Në të njëjtën kohë kur ua kanë lënë vetë në dorë këngëtarëve pjesëmarrës (si në Big Brother) të votojnë dhe përzgjedhin artistin më të mirë, në të njëjtën kohë gjen kurajo të gjykojë mbi zgjedhjet, kualocionet apo gjykimet e tyre e kësaj "jurie".

Nëse Z. A. Gjebrea "Këngën Magjike" e ka pronë private me të cilën duhet ta përzgjedhë me shkopin e tij magjik, fituesin e saj, atëherë mos ta quajë festival, por biznes privat!

Shkroi: Stop Injorancës !

SHUPLAKE E FORTE E MINISTRIT TE JASHTEM PANARITI, NDAJ PROVOKIMEVE GREKE


“Shqipëria është një vend paqedashës, që nuk kërkon të kërcënojë ose të frikësojë njeri me politikën e saj të jashtme të drejtë dhe korrekte.
Shqipërisë ka synuar kurdoherë që me të tre fqinjët e saj që ka rreth e rrotull të rrojë në fqinjësi normale. Në qoftë se ndonjërës prej tyre nuk i pëlqyeka kjo fqinjësi normale dhe korrekte, atëherë aq punë na prish.
Monarkofashistët grekë kanë gati 69 vjet që deklarojnë se janë në gjendje lufte më Shqipërinë për arsyen bindëse, se Italia fashiste që sulmoi me armë dhe pushtoi Shqipërinë në 1939, sulmoi dhe Greqinë. Duhet një logjikë fashisti grek që të gargariset 69 vjet me radhë me këtë ide gjeniale dhe unikale. Por ne u themi fashistëve grekë, nuk e shikoni, iu prish gjiza Shqipërisë se ju deklaroni se jeni në gjendje lufte.

Por ne e kemi për detyrë t’i paralajmërojmë:- Uleni bishtin, se në rast se do të hyni në aventura do t’ju ndëshkojmë rëndë, në qoftë se ju do të godisni kufijtë tanë ne do t’ju kthejmë në kërma, në qoftë se mendoni se jeni eprorë në njerëz dhe në armatime dhe Shqipërinë do ta gëlltisni shpejt e shpejt, provojeni sa ju vlen lëkura.
Në qoftë se ju mendoni të sillni zjarrin në kufijtë tanë, ne ju themi se zjarri që ju ndizni do të përvëlojë vatrat tuaja dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet.

Do të vihen medoemos në vend padrejtësitë e mëdha që i janë bërë Shqipërisë gjatë historisë nga klikat shoviniste të Ballkanit dhe imperialistëve e Ndryshëm.”
Deklarata e mësipërme nuk është e lëshuar prej Ministrit të Jashtëm shqiptar Edmond Panariti, por e solla në këtë mënyrë si në formë të një eksperimenti për të kuptuar prej jush, se çprovuat gjatë leximit të saj. Në të vërtetë është deklarata e Enver Hoxhës në 1968-ën në njërën prej mbledhjeve të Frontit Demokratik, ndaj provokimeve të njëpasnjëshme greke në jug të Shqipërisë. 

STOP INJORANCES!  


Videon mund ta ndiqni këtu
: http://youtu.be/dSozU9uXq7c ose http://www.youtube.com/watch?v=dSozU9uXq7c

Homoseksualët në protestë: Librat e universitetit na cilësojnë perversë dhe na barazojnë me pedofilët

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve në Shqipëri kanë shprehur shqetësim në lidhje me tekstet mësimore të Universitetit të Tiranës.

“Studentët e fakultetit të drejtësisë dhe ata të mjekësisë mësojnë nga tekstet akademike të miratuara se homoseksualiteti është një perversitet

seksual,” thuhet në një deklaratë të përbashkët të Pink Embassy dhe LGBT Pro.

“Një përcaktim i tillë është i gabuar, diskriminues dhe joshkencor, për shkak se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe komuniteti shkencor e ka eliminuar homoseksualitetin nga lista e patalogjive dhe perversiteteve seksuale dekada më parë”.


Sipas Balkan Insight, aktivistët tonë se janë tmerruar kur kanë parë se një tekst mësimor i shkencave kriminale e barazon homoseksualitetin me pedofilinë.

“Kjo është fyerja më e madhe ndaj një komuniteti që është i angazhuar po aq sa anëtarët e tjerë të shoqërisë në mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve,” thuhet në deklaratë.

Parlamenti shqiptar e ka dekriminalizuar homoseksualitetin në vitin 1995, por më shumë se një dekadë e gjysëm më pas ata janë sërish shumë të stigmatizuar. (G. Tema)

Khalil Gibran - Poezi

Fëmijët e tu,nuk janë të tutë.
Janë fëmijët e vetë jetës.
Ti i sjell në botë, por nuk i krijon.
Janë afër teje, por nuk janë prona jote.

Mundesh t'iu japësh atyre gjithë dashurinë tënde,
por jo idetë e tua!
Sepse ata kanë idetë e tyre.
Ti mund ti japësh strehë trupit të tyre,
por jo shpirtit.
Sepse shpirti i tyre banon në shtëpinë e së ardhmes,
ku ty nuk të është e lejuar të hysh, as në ëndrra.

Mund të përpiqesh t'iu ngjash atyre,
po mos kërko që ata të të ngjajnë ty.
Sepse jeta nuk kthehet mbrapsh,
nuk ndalet tek e djeshmja.

Ti je harku që i hedh ata drejt së nesërmes.


Khalil Gibran
http://www.katsandogz.com/onchildren.html

Dërguar nga M. Saliu
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=454565634581583&set=o.220909724602709&type=3&src=https%3A%2F%2Ffbcdn-sphotos-g-a.akamaihd.net%2Fhphotos-ak-ash4%2F395114_454565634581583_720089550_n.jpg&size=480%2C319

Në foto: Mariana, motra e Khalilit, pikturuar prej tij.

Berisha:"Meshari i Gjon Buzukut është libri që themeloi gjuhën e bukur shqipe"


Kryeministri Berisha, fjalim me rastin e ekspozimit të "Mesharit të Gjon Buzukut" në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare:

"Meshari i Gjon Buzukut është libri që themeloi gjuhën e bukur shqipe"

Dikush të hedhë një gotë ujë syve, (nëse funksionon) sepse sipas logjikës së kryeministrit tonë, gjuha e shkruar paska lindur para gjuhës së folur dhe jo anasjelltas.
Stop Injorancës !

Meshari i Gjon Buzukut, kopja origjinale që ka mbërritur nga Selia e Vatikanit do të ekspozohet në Bibliotekën Kombëtare deri më datën 28 Nëntor të 2012.
Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.

“Skenderman” rikthen Gjergj Kastriotin në fushëbetejën e “iPhone”

Në fillim të viteve ‘40 të shekullit XV, një personalitet i këtij territori po bënte “kërdi” nëpër fushëbeteja. Gjergj Kastrioti ishte shndërruar në hero, shkruan sot “Koha Ditore”. Skënderbeu do të bënte emër në betejat, që historia shqiptare i njeh si të lavdishme, por lavdinë e vërtetë do ta merrte më 28 nëntor 1443, kur ai me
ushtarët e tij do të ngrinte flamurin e njohur si të Kastriotëve. Gati gjashtë shekuj më vonë, kur Shqipëria feston 100-vjetorin e shtetit, Skënderbeu nuk ka mbaruar punë me luftën. Ai ende ka shumë “beteja” për të fituar. Një grup të rinjsh kosovarë, të pasionuar pas teknologjisë dhe dizajnit, janë bërë bashkë për ta “rikthyer” Skënderbeun në betejë.

Por prapashtesa “beu” (një titull që e ka dhënë Perandoria Osmane) do të shndërrohet në “man” (një prapashtesë që sot e kanë heronjtë e ndryshëm të filmave si Spiderman apo Batman). “Skenderman” titullohet videoloja në të cilën territoret ku do të luftojë u ngjajnë atyre që ka luftuar përnjëmend Skënderbeu. Aplikacioni dhe zhvillimi i saj është duke u bërë në “Graphsix Studio”. Dorjan Berishaj, Agon Avdimetaj, Esat Pllana, Rron Bajri, Durim Nikçi, Etrit Tahiri, Adnan Imami e Durim Aliu, janë ekipi që ka krijuar këtë lojë, e cila kishte fituar edhe një çmim në garën e aplikacioneve “AppCamp Kosova”.

“Emërtimin ‘Skendermen’ ia kemi dhënë duke dëshiruar t’i japim edhe një qasje më të mirë ndaj tregut global, për shkak se figura heroike prej ilustrimeve të ndryshme njihen prej këtyre tregjeve”, thotë njëri nga anëtarët. Këta të rinj kanë bërë që Skënderbeu “të luftojë”, fillimisht në “iPhone”.

Faqja e tyre në Facebook:
http://www.facebook.com/Skenderman?ref=ts&fref=ts

Vdes pasi mjekët i thanë: ‘Ky është vend katolik, s’ka abort’

Burri i një gruaje shtatzënë, që vdiq në një spital irlandez, tha se nuk ka asnjë dyshim se ajo mund të kishte jetuar nëse do ishte lejuar të abortonte.

Sipas BBC, familja e Savita Halappanavar (31 vjeç) thotë se disa herë ajo kërkoi që t’i jepte fund shtatzënisë për shkak të dhimbjeve.

Burri i saj i tha BBC se kjo gjë u refuzua për shkak se fetusi kishte rrahje zemre.

I shoqi i Savita-s, Praveen, 34 vjeç, me origjinë nga India, tha se çifti ishte shumë i lumtur kur mësoi për shtatzëninë. Por gjithçka u kthye në makth.

Savita zhvilloi një infeksion dhe vdiq nga septicaemia.

Burri i saj, një inxhinier, thotë se atyre iu është thënë në spital se ky është një vend katolik.

Aborti është ilegal në republikën e Irlandës.

Një ngjarje e tillë ka zemëruar disa politikanë të së majtës, që po bëjnë presion për të rregulluar legjislacionin, që lejon abortin në rast se jeta e gruas është në rrezik.

Për këtë çështje janë planifikuar edhe protesta.
Burimi: http://thelede.blogs.nytimes.com/2012/11/14/vigils-in-ireland-for-indian-woman-who-died-after-being-denied-abortion/

Çfarë ka bërë ky engjëll për të merituar këtë vdekje?

Një vogëlushe vetëm pesë vjeç vdiq në spital pasi babai i saj e kishte rrahur me kamxhik dhe metal të nxehtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kryeqytetin e Arabisë Saudite.
Vogëlushja Lamaa
vdiq pas muajsh vuajtje. Ajo kishte krahë e kafkë të thyer si dhe nxirje në kokë.

Al Arabiya raporton se fëmija ishte torturuar nga babai dhe njerka e saj.
Raportohet se babai i saj ishte një studiues fetar, që predikonte për fenë në kanalet televizive satelitore.
Nëna e vogëlushes tha se fëmija është abuzuar prej tetë muajsh. Ajo bëri apel publik që ish- burri i saj dhe gruaja e tij e re të ekzekutohen për këtë që ka bërë.

Disa media thonë se babai i vajzës kishte qenë dikur i varur nga droga. Më pas nisi të predikonte.

Burimi:
http://www.youtube.com/watch?v=rNlxdNFn7fU&feature=youtu.be

Akademia e Shkencave në Shqipëri fton serbët e memorandumit famëkeq, bojkoton Akademia e Kosovës

Shqipërinë dhe Kosovën sërish i ndan Serbia. Sivjet ato janë përçarë në disa ngjarje, ndryshe nga sa duhej të ndodhte në 100-vjetorin e Pavarësisë, kur dy shtetet me etni të njëjta do të duhej të ishin më të bashkuara se kurrë. Shkak i ndasisë mes dy vendeve janë bërë institucionet shkencore, përkatësisht akademitë e shkencave.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë më 12 nëntor ka organizuar një konferencë shkencore me rastin e 40-vjetorit të themelimit të saj. Me këtë rast, ka ftuar për të marrë pjesë akademitë e shumë shteteve të Ballkanit e më gjerë, ndër të cilat edhe Akademinë e Serbisë.
Kjo ftesë i ka kushtuar Tiranës mungesën e Akademisë së Kosovës, e cila, me të mësuar për të, ka anuluar ardhjen në konferencë. Kjo, për arsye se sipas tyre Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin “Memorandum SANU”, si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviçi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987.
Lajmin e kanë konfirmuar burimet e “Gazetës Shqiptare” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ndonëse të rezervuara dhe duke refuzuar të sqarojnë publikisht, ata thanë dje se kjo çështje qëndron pikërisht kështu, por se janë ftuar të gjitha akademitë, e kësisoj nuk mund të lihej pa ftuar ajo serbe”.
“Ç’të bëjë akademia kur politikanët shqiptarë e serbë, kosovarë e serbë, takohen në rangjet më të larta? Në rang ministrash e kryeministrash?,” shtuan burimet e GSH, pranë anëtarëve të kryesisë së Akademisë së Shkencave.
Ata thonë se kur kryeministri Berisha e ai Thaçi, takohen me ministra e kryeministra serbë, nuk i takon akademisë të bëjë politikë, as të refuzojë praninë e akademikëve serbe.
Akademia e Kosovës e kishte paralajmëruar mungesën e saj përmes një letre që i ka dërguar Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në datën 29 tetor të këtij viti. Në letër thuhet:Është punë e juaja se kë ftoni, por duke marrë parasysh rolin e Akademisë Serbe në përpilimin e suazave ‘shkencore’ dhe ideologjike në nxitjen e dhunës dhe të gjakderdhjes masive deri te gjenocidi i hapur ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj., Akademia jonë nuk e ka pritur mirë këtë ftesë”.
Për të theksuar edhe një herë idenë e tyre, akademikët e Prishtinës vërejnë se anëtar i ekipit të këtij “Memorandumi” ishte edhe nënkryetari i sotëm i Akademisë Serbe, akademik Lubisha Rakiç. Ky i fundit, siç ASHAK paralajmëronte, në fakt ishte i pranishëm në Tiranë, në konferencën shkencore të së hënës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. E duke e pasur të sigurt ardhjen e tij, akademikët e Kosovës, në letrën e tyre shkruajnë: Siç morëm vesh, ai e ka paralajmëruar ardhjen në përvjetorin e Akademisë suaj. Për shkak të këtij projekti, nga i cili kjo Akademi ende nuk është distancuar, ajo mbeti e izoluar deri vonë nga asociacionet e akademive evropiane, por dhe nga disa akademi të ish-Jugosllavisë, të cilat edhe sot nuk e ftojnë në asnjë takim”.
Por, për kërkesën dhe ankesën e parashtruar, ata citojnë edhe një precedent.
“Vitin e kaluar, Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve, për shkak të këtij ‘Memorandumi’ nuk e ftoi Akademinë Serbe, madje as atë malazeze, në 150-vjetorin e themelimit të saj. Dhe këtë fakt e keni ditur edhe ju z. Kryetar”.
Të pakënaqur me këtë hap, “udhëheqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës vendosi të mos marrë pjesë në këtë përvjetor të Akademisë suaj”, thuhet mes të tjerash në letrën e nënshkruar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami.  Burimi :Gazeta Shqiptare

Wednesday, November 7, 2012

Hilari Klinton në Tiranë të takojë "perëndimorët"

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, do të vizitojë Algjerinë, Bosnje-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Kroacinë dhe Shqipërinë.

Shqiptarët (pavarësisht se për interesa të tjera, trajtohen si popull musliman) janë ndër popujt më proamerikanë në botë, duke konkuruar rrezikshëm edhe vetë amerikanët, për dashurinë ndaj atdheut të t

yre.
E megjithatë kjo dashuri jonë, si e të verbrit ndaj dritës, përsëri nuk ka mjaftuar për të lehtësuar sadopak masat e sigurisë që do të ndërmerren për këtë vizitë disa orëshe në kryeqytetin shqiptar.
Madje duke marrë parasysh spastrimet e automjeteve të parkuara, që po bëhen me karrotrecat tanë të uritur, tek 2 hyrjet kryesore perëndimore të Tiranës si dhe bllokimi total i tyre për qytetarët shqiptarë, nga ora 10 e mëngjesit e deri në orën 5 të pasdites, të krijohet ideja se Hilari po vjen në Shqipëri vetëm për të takuar Berishën, Nishanin e Ramën, (të cilët fare mirë mund ti takonte kudo e kurdoherë) dhe do të jetë kështu një portë e mbyllur hermetikisht për qytetarët shqiptarë.

Pavarësisht se janë pikërisht këta të fundit ata që e përcjellin dhe e mbajnë lart frymën properëndimore edhe pse të ndrydhur forcërisht me qeverisje të njëpasnjëshme antiperëndimore, antidemokratike, antiqytetare.

Qeveria shqiptare për ti ofruar mirëseardhjen Znj. Klinton ka shpenzuar plot para për 50 mijë flamuj amerikanë. Në Tiranë gjithashtu po ngrihet (brenda natës së sotme) busti i Uillsonit.

E megjithatë, ka zëra jo fort të besueshëm por edhe jo fort absurdë, që thonë se Zonja Hilari Klinton do realizojë një ndalesë të rastësishme në Bathore, pa orë dore.


Deklarata e Ministrit të ekonomisë:
http://www.gazetatema.net/web/2012/11/01/haxhinasto-marredheniet-me-greqine-nuk-duhet-te-ndikohen-nga-pickime-ekstremiste/
Shkroi: Stop Injorancës !

“Përse kaq shpejt? A është duke ju pritur dashnorja apo rakia në tavolinë”.


Kjo shaka e bërë pasi e kishte dëgjuar lutjen e myezinit nga një xhami e afërt, që kishte zgjatur vetëm 22 sekonda, e jo siç është e zakonshme me disa minuta, e të tjera shaka të kësaj natyre, kanë mjaftuar që pianisti i njohur turk në përmasa ndërkombëtare, Fazil Say, ( i cili ka luajtur me Filarmoninë e Nju Jorkut, Orkestrën Simfonike të Berlinit dhe ka shërbyer si ambasador kulturor i Bashkimit Evropoian), të akuzohet nga autoritetet turke me 18 muaj burgim nëse shpallet fajtor për "nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë publike".

Për mbështetësit e pianistit Fazil Say, çështja nuk është vetëm feja, por edhe liria e të shprehurit.
Në këtë aspekt, rasti më i njohur është ai i fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk. Ai ishte paraqitur në gjykatë, në vitin 2005, për “fyerje të turqizmit”, pasi i kishte thënë një gazete zvicerane se turqit i “kanë vrarë 30 mijë kurdë dhe një milion armenë”.

“Në Turqi ende janë të burgosur afro 70 gazetarë dhe pothuajse të gjithë ata janë burgosur sipas ligjeve për terrorizëm”.

Një pyetje e sinqertë për të gjithë turko-filët e dumbab-istët shqipfolës:

"Ky është shteti që Shqipëria duhet të ndjekë si shembull dhe kjo është demokracia që duhet të aplikojmë"?

Në foto: Përkahësit e pianistit Fazil Say, në shkallët e gjykatës.

Serbët rrezikojnë të zhduken

Kështu deklaron për gazetën Magyar So historiania dhe politikania serbe më në zë, Latinka Peroviç.
http://en.wikipedia.org/wiki/Latinka_Perovi%C4%87

“Nuk duhet të bëhemi naivë. Në histori është normale dukuria e zhdukjes së disa popujve.
Qytetet tashmë janë bërë qyteza në Serbi dhe shteti në masë të madhe “është barbarizuar e braktisur. Për regjenerim duhet përpjekje e madhe, të cilën serbët nuk mund ta bëjnë të vetëm.

Mos vallë martesat e meshkujve serbë me femrat shqiptare, janë pikërisht program kombëtar i Serbisë për rivitalizimin e popullsisë serbe? Stop Injorancës

http://www.youtube.com/watch?v=3Gx65jOnidQ

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. “Veçernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare. Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa udhëtimet e serbëve në Shqipëri.

Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe. Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve.

Në Shkodër ekziston agjencia e cila ndërmjetëson për martesat dhe serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare. ”Po i ringjallim fshatrat. Në një fshat Buxhevo, 10 nuse shqiptare kanë lindur deri tash 12 fëmijë dhe është hapur shkolla sërish”, theksoi një fshatar serb, transmeton agjencia Ina.

8000 është numri i kërkesave që ka marrë një shoqatë seksere që organizon këto martesa "me shikim të parë" - deklaron kryetari i saj. (S.I)

http://www.youtube.com/watch?v=3Gx65jOnidQ

Konventa 2-ditore e LSI-së

Nga Konventa 2-ditore e LSI-së veçojmë:

- LSI ndryshon statusin. Tani kryetari i saj (lexo I. Meta) nuk mundet të mbajë vetëm 2 mandate, por mundet ta mbajë mandatin e Kryetarit, përjetë.

- Themeluesit dhe emblemës të partisë së LSI-së, i reduktohet mbështetja nga 100% në 85% përballë kandidatit të tij të fortë, Z. L. Rama


- Prioriteti i kësaj force politike është punësimi i të gjithë militantëve që e mbështesin, me kusht që mos bëhen më shumë se sa vendet e punës ekzistente.

- Mosha për anëtarësimin në LSI nuk do të jetë më 18-vjeç, por do të mund të bëhen pjesë e saj edhe 16-vjeçarët.
Ndoshta nuk do ishte shumë e gabuar, nëse do ndiqnim këtë linjë, që të hapej një Medrese e LSI-së ku të merrnin programin dhe idetë integruese brez pas brezi fëmijët e Shqipërisë.

Nëse e keni harruar ju të vjetrit dhe nëse nuk e dini ju të rinjtë, kryetari i rizgjedhur në krye të LSI-së, Z. Ilir Meta, ishte po ai që në video-rregjistrimin Meta-Prifti urdhëronte ministrin D. Prifti që të punësonte në një sektor të rëndësishëm një mikun e tij të vjetër, i cili jo se nuk kishte arsimin e lartë përkatës, por nuk kishte arsim fare.

Për aq kohë sa Shqipëria do të mbetet e paintegruar, LSI do të mbijetojë.

Shkroi: Stop Injorancës !

Berisha: Të lutemi sa më shumë në shqip dhe të përkrahim islamin europian.

E tillë ishte edhe deklarata e ish Presidentit B. Topi në Prill të 2010-ës kur ai kërkoi që "Perëndia të flasë shqip".
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/04/perendia-te-flase-shqip.html

Kur do fillojnë Institucionet fetare në Shqipëri të flasin shqip, sepse nuk ka asnjë kuptim gjuha arabe e xhamive (kur as 2% e popullsisë nuk di arabisht) dhe as gjuha greke e Janullatosit?!

Një tjetër problem që duhet të merret sa më parë në trajtim është ndotja e madhe akustike që shkaktohet prej altoparlantëve shurdhues dhe çongave drobitëse, që vijnë prej ngrehinave të kulteve fetare.
Nëse këto institucione fetare e kanë të pamundur të pranojnë reduktimin e zhurmave të tyre (siç ka ndodhur psh. në Egjipt ku altoparlanti thërret vetëm një herë në ditë) atëherë zgjidhja tjetër që mbetet është shpërngulja e këtyre kulteve jashtë zonave të banuara.
Shpërngulje që realizohet nëpërmjet peticioneve të banorëve të lagjes.
P.s Islami tradicional shqiptar, apo siç e quajti kryeministri shqiptar "Islami Europian" do të thotë të qenit fetar vetëm për festa, siç shprehej edhe Konica 100 vite më parë.
Shqiptarët, shumica prej tyre janë shpirtrobër. Për dëfrim. Janë shqiptarë që kanë fe.

Read more: http://stopinjorances.blogspot.com/2009/11/ceshte-liria.html#ixzz2AOUhjYzf

Ai sigurisht që nuk është islami i vërtetë, por është shumë më i mirë se islami i vërtetë.

Shkroi: Stop Injorancës !

Tifozi fantazëm i ndeshjes Porto - PSG

U bënë ditë që përflitet tifozi fantazëm i ndeshjes Porto - PSG që u fotografua gjatë festimit të golit të futbollistit Xhejms Rodriguez.
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=hs7SI-gw664

Sipas Gazetës shqiptare Shekulli, ekspertiza (cila ?) e paska verifikuar më në fund se nuk bëhet fjalë për një montazh, por për një fantazëm që nuk i bën zemra të humbasë ndeshjet e futbollit.

Në gjithë këtë katrahurë mediatike që çmendurisht gjen prehë edhe nëpër mediat serioze për të tërhequr vëmendje, një gjë është e sigurt:
"Ai djaloshi i vogël në të djathtë të fantazmës tifoz, duhet të ketë përjetuar gjendje shok-u padyshim, duke parë në mijëra fotot në internet, se kush ishte ulur përbri."
(S.I)


Këtu mund të shikoni fotot e "fantazmës":
http://comunidade.xl.pt/Record/cfs-filesystemfile.ashx/__key/CommunityServer.Components.ImageFileViewer/CommunityServer.Blogs.Components.WeblogFiles.bolanaarea/6888.fantasminha.jpg_2D00_550x0.jpg

http://www.101greatgoals.com/blog/so-it-turns-out-there-was-no-ghost-celebrating-james-rodriguezs-goal-for-porto-v-psg/

Shkroi: Stop Injorancës !

Ish- presidenti Stefanopullos: Korça është greke

Ish- presidenti i Greqisë, Kostis Stefanopullos, deklaron për herë të parë se është me origjinë nga një fshat mes Delvinës dhe Sarandës. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë punimeve të sesionit të gjashtë të Konventës Panepirote.

“Kam një krenari të madhe, të cilën nuk nguroj ta bëj publike tashmë dhe mendoj se duhet ta them që tani, kam origjinë nga E

piri i Veriut, për të cilën jam shumë krenar. Jam nga një fshat që quhet Dhrovjan, në Epirin e Veriut, një fshat që nuk e kam vizituar kurrë, gjendet mes Delvinës dhe Sarandës, dhe shpesh mendohem të shkoj atje”, ka deklaruar ai.

Ai është shprehur se për Epirin e Veriut, si grekët dhe shqiptarët kanë pretendimet e tyre kështu që: “Këto gjëra tashmë kanë mbaruar dhe nuk duhet t’i kthehemi më kohës së vjetër”, ka nënvizuar Stefanopullos në shkrimin e përkthyer nga “Shekulli”.

Ndërsa për vllehtë shqiptarë, ai është shprehur se Shqipëria duhet t’i njohë si minoritet grek nga Himara deri në Korçë.

“Vllehtë duhet të fitojnë dhe kërkojnë njohjen si minoritet grek, madje dhe me vendndodhjen gjeografike të tyre, gjeografikisht nga kufiri i Greqisë drejt krahut të Korçës. Aty ku pikërisht duhet të njihet edhe Korça si zonë minoritare, siç dihet njihen si zona minoritare në Shqipëri jo vetëm ato zona që janë njohur më herët nga qeveritë e reja dhe të vjetra, por të gjitha në bazë të ligjeve dhe konventave aktuale mbi minoritetet. Jam i sigurt se qeveria dhe shoqëria greke do të kthejë vëmendjen për përkujdesjen në drejtim të këtyre grekëve të harruar,” ka deklaruar ish- presidenti.
G. Shekulli

Me mariuanë ti bën mrekullira, me mariuanë ti je Mbret, je Perëndi!

Sipas një studimi amerikan të publikuar tek "Guardian" Jezusi i bënte spektakël hashashit, bashkë me të gjithë dishepujt e tij, (nga janari dhe deri tek dhjetori).

Sipas studimit vaji që përdorte Jezu Krishti dhe dishepujt e tij përmbante një përbërës të quajtur 'kaneh-bosem' që prej atëherë konsiderohet si ekstrakt kanabisi.

Sipas një artikulli nga Chris Bennett në revistën High Times, temjani i përdorur nga Krishti për ceremonitë përmbante një ekstrakt kanabisi.

Nën efektin e hashashit ata bënim mrekullira dhe shërime të pabesueshme.
Me shumë gjasa edhe ecja mbi ujë ka qenë produkt i kanabisit. (Shënim imi)

"Sot persekutimi i atyre që përdorin kanabis konsiderohet antikrishter",- përmbyll Bennett.

Burimi i informacionit: http://www.guardian.co.uk/world/2003/jan/06/science.religion


BBC http://news.bbc.co.uk/2/hi/health/2633187.stm
Përshtati: Stop Injorancës !

Toka foli...

Një sforco, së bashku!

Kriza e antibiotikëve dhe revolucioni në mjekësi


Vite më parë, falë kuriozitetit tim gati fëminor për çdo gjë që ka lidhje me jetën dhe sëmundjen, duke lexuar librin “Science and Religion”, më ka bërë përshtypje “beteja” konceptuale mbi origjinën e jetës ndërmjet mbështetësve të teorisë së Darvinit që mendojnë se të gjitha format e jetës kanë evoluar nëpërmjet proceseve të seleksionimit natyral dhe mbështetësve të teorisë së krijimit të botës nga një Arkitekt Inteligjent (Zoti).  Interesante është se, si argument në mbështetje të…  teorisë së tyre, këta të fundit marrin një mikrob që quhet E. Coli, përgjegjës për 90% të infeksioneve urinare. Pikërisht, struktura perfekte e këtij mikrobi njëqelizor, Flagyli i famshëm i tij, që lejon lëvizje të ngjashme me një motor uji, është aq e përkryer, aq komplekse, edhe pse nuk është bërë nga seleksionimi natyral, duke aluduar që gjëra të tilla mund të bëhen vetëm nga një Arkitekt apo Dizajn Inteligjent. Përsosmëria e tij nuk mund të jetë e rastësishme – këmbëngulin ata – duhet të jetë një inteligjencë superiore, pasi vetëm një e tillë mund të gjenerojë një mrekulli dhe përsosmëri të tillë siç është E. Coli.
Një vit më parë do të ishte pikërisht ky bakter, E. Coli, ky nxitës debatesh filozofike, që do t’i merrte jetën një biznesmeni të suksesshëm shqiptar, nga një infeksion i rrugëve urinare, ose me mirë, nga rezistenca bakteriale, edhe pse u trajtua në një nga klinikat më prestigjioze në Europë. Në dukje, e çuditshme të humbësh jetën nga një infeksion, por në fakt, një fenomen shumë i shpeshtë, pasi të paktën 40 000 njerëz, përfshirë moshat e reja, vdesin çdo vit në Amerikë nga rezistenca bakteriale duke konfirmuar atë që revista Science shpreh në një nga numrat e saj të fundit: “Betejën e radhës ndaj antibiotikëve do ta fitojnë bakteret”.
Betejë e gjatë kjo, që do të fillonte rreth një shekull më parë, ekzaktësisht 87 vjet, me zbulimin e penicilinës nga Flemingu, i cili, së bashku me Howard Florey dhe Ernst Boris Chain, do të realizonin zbulimin më të rëndësishëm të mjekësisë moderne. Rezultatet e shkëlqyera të mjekimit me penicilinë jo vetëm do t’i kurorëzonin të tre shkencëtarët me çmimin “Nobel”, por do të gjeneronin një optimizëm të paparë në luftën e përjetshme ndaj infeksioneve.
Natyrisht, edhe bakteret do të reagonin duke modifikuar profilin e tyre gjenetik, konkretizuar kjo me sintetizimin e një enzime që lidhej me penicilinën dhe e bënte atë joefikase. Shpejt (flakë për flakë) industria farmaceutike do të përgjigjej me zbulimin e një peniciline sintetike, të quajtur meticilinë, e cila do të neutralizonte mbrojtjen bakteriale dhe me të drejtë do ta çonte në qiell entuziazmin e shkencëtarëve: ”Fituam. Mbaroi era e baktereve rezistente”.
Por, siç duket, sa herë që shkenca i sfidon, pra sa herë shkenca përpiqet të sfidojë natyrën, bakteret modifikohen e kthehen akoma më të forta e më rezistente ndaj antibiotikëve. ”I’ll be back”, do të kthehem përsëri, shprehja e famshme e Shvarcenegerit te filmi “Terminator”. Realisht ato janë kthyer fuqishëm, pasi dukuria e rezistencës është një problem me përmasa gjithnjë në rritje. Pikërisht nga këto përmasa progresive të rezistencës bakteriale merr jetë pesimizmi i mikrobiologut Joshua Lederberg, mbajtës i çmimit “Nobel”, i cili shprehet se në luftën e njerëzve ndaj baktereve ”do të fitojnë bakteret”, duke çuar në fundin e dominimit të njeriut në tokë. Duhet të ketë të drejtë, nëse vazhdohet kështu.
Kemi abuzuar me përdorimin e antibiotikëve duke i përdorur ato pa kriter. Për çdo rrufë të zakonshme, dhimbje të lehtë të fytit, kollë apo temperaturë, qoftë ajo pak mbi 37 gradë, në mendjen e mjekut apo farmacistit menjëherë profilizohet lloji i antibiotikut, pa marrë parasysh se është infeksion apo virozë, fëmijë apo plak, mjaft që “të jetë brenda”. Për më tepër, edhe pacientët apo familjarët ndjehen më të qetë dhe shpesh janë ata që insistojnë për antibiotikun, duke menduar se marrja e tij do të përshpejtojë shërimin. Për çdo infeksion urinar, jo vetëm farmacisti, por edhe ekografisti nuk ngurron të të mbushë recetën plot me antibiotikë, pa menduar se pjesa më e madhe e të sëmurëve që bëjnë dializë apo janë transplantuar, në fillimet e hershme të tyre kanë pasur infeksione urinare të keqmjekuara. Pse ndodh kjo? Mungesë profesionalizmi, apo presion i dhjetëra antibiotikëve që na ofron marketingu i kompanive farmaceutike? Ndoshta të dyja bashkë.
Por, akoma më e tmerrshme është se i kemi përdorur antibiotikët edhe për rritjen e kafshëve dhe të bimëve, duke rrezikuar kështu shfaqjen e epidemive të rrezikshme pasi mendohet se bakteret e pranishme në zorrët apo dhe në mishin e këtyre kafshëve janë shumë rezistente nga mjekimi.
Kemi abuzuar e po abuzojmë me mbajtjen e kafshëve shtëpiake. I mbajmë nëpër apartamente me sipërfaqe të vogla, jetojmë me ta, flemë me ta, hamë me ta. Nëse është e vërtetë ajo që vë në dukje Calvin Schwabe në librin e tij ”Mjekësia veterinare dhe shëndeti i njeriut”, botuar pak kohë më parë në Amerikë, se mjekimi i infeksioneve është si veza e Kolombit: Kuro kafshët që të kurosh njeriun.  Atëherë, ne dhe fëmijët tanë po jetojmë frymë më frymë me burimin e infeksionit. Pasi lanë Afrikën e Lindjes për të kolonizuar tokën, njerëzit e parë do të bëheshin barinj duke mësuar të zbusnin kafshët. Por, për këtë u duhej që gjenet e imunitetit të zhvilloheshin së bashku me këtë aktivitet të ri të njeriut, për ta mbrojtur atë nga mikrobet që kishin lopët, kuajt apo delet. Më pas, me përshtatjet e njeriut nëpër qytete, me lindjen e qytetërimit – venë në dukje studiuesit e Oksfordit dhe Nju Jorkut – njeriu filloi të humbasë një pjesë të këtyre aftësive mbrojtëse  duke u gjendur i papërgatitur nga rikontakti me kafshët.
Nga ana tjetër, avionët kanë kapërcyer çdo barrierë gjeografike. Nëse nëpërmjet zogjve shtegtarë mikrobeve u duheshin muaj për të kaluar nga një kontinent në tjetrin, nëpërmjet avionëve, sot e realizojnë në pak orë. Ndërsa nobelisti Luc Montaigner shkon akoma më larg kur pretendon se duke shfrytëzuar kujtesën e ujit për ADN-në e baktereve. Nëpërmjet valëve elektromagnetike mund të kemi një përhapje të tyre brenda pak sekondash. Vitet e fundit, fokusi i studimeve të nobelistit ka qenë pikërisht ”teoria e ujit”, e zbuluar që në vitin 1988 nga Jacques Benveniste, i cili për vite ka qenë në qendër të polemikave shkencore, pasi kjo teori e konsideron ujin ruajtës të kujtesës së substancave që ka në përmbajtje. Sipas kësaj teorie, ADN-ja e baktereve jo vetëm ruhet, por dhe ndihmohet nga uji për t’u shumëzuar dhe, më pas, nëpërmjet valëve elektromagnetike, mund të emetohet në çdo cep të botës.
Nuk mjaftojnë të dhënat e mësipërme, por, pak kohë më parë, revista “Lancet”, me një titull bombastik që realisht të fut frikën, ”The crisis of no antibiotics”, (Kriza nga mungesa e antibiotikëve), do të përpiqej të shpjegonte mungesën e antibiotikëve të rinj përballë këtyre baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Industria farmaceutike nuk ka më interes të financojë në sektorin e antibiotikëve, këmbëngulin artikullshkruesit. Kushtojnë shumë dhe fitimet janë modeste, pasi për një infeksion të çfarëdo natyre qoftë, i sëmuri merr vetëm disa ditë, qoftë edhe javë, mjekim. Fokusi i tyre janë sëmundjet kronike ku medikamentet përdoren gjatë gjithë jetës, si diabeti, hipertensioni apo nivelet e larta të yndyrave në gjak. Gjatë dhjetë viteve të fundit, prodhimi i antibiotikëve të rinj është ulur jashtëzakonisht: nga 1940-ta deri në vitin 1962 janë zbuluar 15 klasa antibiotikësh, por që prej asaj kohe e deri më sot, këtij zbulimi i janë shtuar vetëm 3.
Siç duket, e kishte parashikuar Jack London në romanin e tij ”The Scarlet Plague”, botuar për herë të parë në “The London Magazine” më 1912-n. Një murtajë e tmerrshme shfaros njerëzimin. Ata pak që mbesin kthehen në epokën e gurit, fëmijët e tyre që tashmë jetojnë me rrënjë pemësh dhe fruta të egra e marrin vesh çka ndodhur nga një plak i vjetër që tregon gjithçka.
Edhe artet të tjera nuk kanë qenë indiferente ndaj këtij problem: ”Dita e Pavarësisë”, film fantastiko-shkencor. Bill Pullman, Mary MacDonnell. Sulmi alien është më pranë se kurrë! Me një teknologji të jashtëzakonshme ata janë gati të shkatërrojnë tokën. Tani, e vetmja armë në duart e njerëzimit mbetet dëshira për mbijetesë.
Duhet reflektuar sa nuk është vonë. Realiteti, faktet dhe fantashkenca janë larg njëra-tjetrës, por, nëse neglizhojmë, s’është çudi që një ditë të konvergojnë së bashku. E atëherë do të jetë vonë.
Megjithatë, revista shkencore më e famshme në botë, ”Nature and Science”, një zgjidhje e ka, zgjidhje kjo që kushtëzohet nga të bërit e një revolucioni biologjik, shkencor. Robespieri biologjik mendon se qeniet njerëzore nuk duhet të konsiderohen si një organizëm i vetëm, por si një superorganizëm i përbërë nga një numër i madh organizmash të vogla, edhe bakteresh, që punojnë në harmoni dhe si një pjesë e pandarë me organizmin e njeriut. Pra, sipas kësaj teorie, e cila mund të duket perverse, të konsiderohen edhe bakteret, edhe gjenet si pjesë të domosdoshme të një trupi. Industria farmaceutike duhet të prodhojë lloje të tjera antibiotikësh me parime të tjera. Aktualisht, antibiotikët janë përdorur kryesisht për të vrarë infeksionin. Në të ardhmen të kenë një funksion më fin – të manipulojnë bashkekzistencën e mikrobeve me organizmin, dhe jo t’i vrasë ato, pra të shtohen bakteret e mira në raport me të këqijat. E nëse ky revolucion do të rezultojë i suksesshëm, atëherë: Vive la révolution!

MYFTAR BARBULLUSHI - G. Panorama

Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Përse i duhet filozofia shoqërisë?

nga Stop Injorancës më 2012-11-04 në orën 5:06.MD ·

Ta lexosh dhe ta kuptosh filozofinë
Filozofia është dashuria për dijen! Kush nuk e kupton dhe nuk e lexon dot filozofinë, padijen dhe injorancën e vet shpesh ia ngarkon filozofisë, duke e etiketuar artificialisht si një disiplinë abstrakte, që nuk ka se ç’i duhet shoqërisë, apo si një teori pa vlerë etj. Prandaj dhe ironia sokratike zë vend me thënien “Unë di një gjë, që nuk di asgjë” dhe se e keqja vjen nga padija dhe injoranca. Në fakt, këtë konstatim të keq për filozofinë e bën ajo kategori e njerëzve që as provojnë të lexojnë një vepër filozofike, aq më tepër të mund ta shijojnë atë, sepse kush lexon filozofi dhe e kupton atë që filozofia të “hap” mendjen dhe nuk mund ta lexosh pa u menduar, pa reflektuar duke t’u përpunuar dhe “sofistikuar” më tepër kështu mendimi.
Kush lexon filozofi, e shijon atë, sepse shijon atë “stërvitje” që i bën kjo disiplinë trurit dhe mendimeve të njeriut në mjaft aspekte, si p.sh. njeriu kupton si të jetojë mirë dhe duke lexuar Aristotelin me etikën e tij e gjen rrugën e të jetuarit mirë, sipas virtytit si një veti e çmuar e karakterit të mirë. Nëse zgjedh të jetosh sipas vesit, thjesht jeton si kafsha për të mbajtur frymën gjallë, por nuk jeton mirë.
Filozofia formon qytetarin, njeriun, me vullnetin e lirë
Filozofia prodhon qytetari, edukon njeriun qytetar dhe sidomos shoqërisë shqiptare me këtë përplasje sistem vlerash dhe antivlerash që përjeton sot, i duhet më tepër se kurrë përgatitja e njeriut qytetar me virtyte dhe e njeriut antikonformist. Kush lexon filozofi, mëson se rruga e suksesit nuk është konformizmi ndaj çdo pushteti por vlerat individuale që ka njeriu, energjitë e tij të pashtershme që e bëjnë atë të dobishëm për shoqërinë dhe që të kapërcejë vështirësitë.
Filozofia formon qytetarin, njeriun me mendim qytetar, antikonformist, skeptik, vetëkritikun që nuk lejon ta “tërheqin prej hundësh” as ndonjë epror me urdhra të jashtëligjshëm, as politikani “sharlatan”. Pse? Sepse sa më shumë të lexosh filozofi, aq më tepër filozofia formon dhe aftëson njeriun për të bërë një gjykim kritik, një gjykim moral, dhe duke qenë kështu i aftë të gjykosh në këto forma, sigurisht që këtë njeri me formim filozofik vështirë ta manipulosh. Me filozofi kulturojmë shoqërinë dhe me kulturë filozofike zor se manipulohet qytetari, sepse me kulturë filozofike individi gëzon autonomi mendimi.
Kush lexon filozofi, e kupton rolin e tij si individ dhe në raportin e tij me shtetin, duke kuptuar dhe krahasuar se si ai ka qenë në gjendjen e tij natyrore dhe se si u organizua me të drejtat e tij kundrejt kontratës sociale, dhe duke lexuar filozofi ai nuk bën sjellje si në gjendjen e tij natyrore duke fituar përmes seleksionimit natyror, përmes grabitjes, plaçkitjes; “rrëmbe, gllabëro, vrit dhe ik”, por bën sjellje racionale, sepse gjykon racionalisht.
Përmes leximit filozofik njeriu kupton se gjërat duhet të arrihen mbi bazë merite në marrëdhënien e tij me shtetin, dhe se gjërat duhen fituar sipas të drejtave.
Filozofia prodhon ide
Filozofia prodhon ide dhe mbi bazën e ideve, institucionet ndërtojnë filozofinë e tyre të institucioneve, kompanitë ndërtojnë strategjitë e tyre, organizatat po ashtu, dhe sigurisht, pa ide nuk mund të ketë strategji dhe zhvillim.
Filozofia dhe aktualiteti i sigurt
Aktualiteti i filozofisë është i sigurt jo vetëm se kontribuon me meritë në konstituimin e vlerave dhe kulturës së shoqërive europiane, si racionalizmi, individualizmi, liria, e drejta, të drejtat e njeriut etj., por edhe se e edukon njeriun të reflektojë me një mendim autonom përmes lirisë së mendimit dhe shprehjes. Koncepti i lirisë është aktual, pasi ka të bëjë me dinjitetin njerëzor, dhe në këtë aspekt është i lidhur ngushtë me përgjegjësinë dhe drejtësinë sot.
Filozofia si reflektim mendimi
Kush lexon filozofi, e kupton që mendimi im është mendimi im, dhe i tjetrit është i tjetrit. Se nuk ka një kriter absolut të së vërtetës që të bëjë ta gjykosh mendimin tënd të drejtë se është mendimi yt dhe të tjetrit të gabuar vetëm se mendon ndryshe nga ty. Pasi filozofia vetë është liri mendimi dhe e pranon mendimin e lirë ndryshe nga ideologjitë që janë imponim mendimi, prandaj dhe kush lexon filozofi, pranon mendimin e “tjetrit ndryshe”, atij “tjetri ndryshe” që ndan kultura, zakone, vlera, opinione, besime të ndryshme nga ty, dhe që përballon sfidën aktuale sot duke komunikuar me  “tjetrin ndryshe” edhe në kushte diversitetesh mendimi. Kjo është një sfidë, pasi përgjithësisht njerëzve u pëlqen të shoqërohemi me “të ngjashmin tonë”, dhe jo aq me të “ndryshmin tonë” apo me “të kundërtin”.
Kush lexon filozofi, kupton mendimin filozofik të Sartrit, se pse “njeriu është i dënuar të jetë i lirë”, duke kuptuar kështu që duke e “hedhur” njeriun e lirë në këtë përplasje kulturash dhe qytetërimesh, i duhet të zgjedhë rrugën e tij. Por cilën rrugë? Sipas imperativit moral të filozofit Kant, që “kryej detyrën tënde sipas moralit dhe ky është një ligj moral”, apo sipas konceptit të mbinjeriut të Niçes, që njeriu duhet t’u besojë energjive të tij të pashtershme pozitive që posedon, duke luftuar për ta rinovuar vetveten pa reshtur dhe që në sajë të vetive të tij të mund të përballojë sfidat e jetës, apo të jetë pragmatist, apo të synojë që të jetë racionalist, apo t’u besojë vetëm instinkteve të tij dhe ndjesive emocionale, apo çfarë? Filozofia të ndihmon të gjesh rrugën e duhur duke ndërtuar një filozofi tënden, së cilës do t’i besosh, dhe jo të përvetësosh atë që duan të tjerët. Filozofia ndihmon jo vetëm individin, por i shërben edhe institucionit për të ndërtuar një filozofi institucionale që i shërben kontekstit aktual.
Kush lexon filozofi, aftësohet që të “përqafojë një filozofi të tijën”, të besojë një filozofi të tijën që i shërben më së miri në të jetuarin sipas së mirës, dhe jo sipas së keqes, duke qenë konsekuent në atë filozofi që beson pa pasur frikë nga paragjykimet apo gjykimet e të tjerëve. Kështu, filozofia formon njeriun qytetar antikonformist dhe jo atë që konformohet gjithë kohën ndaj pushtetit, (sidomos atij politik).
Shumë njerëz bëjnë asocimin e filozofisë me atë filozofi që është servirur në kohën e diktaturës, por të mos ngatërrojmë filozofinë me ideologjitë, por filozofia është liri mendimi, ndërsa ideologjitë janë imponim mendimi dhe filozofia që në antikitet i ka dhënë mesazhe të vyera shoqërisë si në konceptin e të jetuarit sipas virtytit, vlerave morale, lirisë, ndërtimit të shtetit, ekzistencës, artit të të jetuarit, raportin e tij me Zotin, me botën përreth, të reflektuarit etj.
Filozofia në kurrikulat universitare
Filozofia sot në kurrikulat e degës së Filozofisë u jep njohuri studentëve në shumë dimensione, si në lëndë të tilla që shërbejnë me njohuri edhe për formimin qytetar, por janë edhe atraktive për tregun e punës, si p.sh. Filozofi politike, Etikë, Filozofi e shkencës, Filozofi e gjuhës dhe e komunikimit, Filozofi e së drejtës, Filozofi e artit, Filozofi e historisë, Filozofi e fesë, Filozofi e zgjidhjes së konflikteve, Filozofia e integrimit etj., pra një kurrikul universitare, e cila e pajis individin me kulturë të pasur filozofike, dhe sa më shumë njerëz të kenë kulturë filozofike, aq më shumë kulturohet shoqëria në tërësi, dhe aq më tepër njerëzit ngrenë nivelin e arsyes që do të thotë më tepër dashuri për dijen, më tepër dashuri për njeriun, më tepër dashuri për vlerat morale, më tepër respekt ndaj parimeve morale, më pak krime dhe sjellje devijante.
Është e pamundur që me një shkrim të shpjegohet roli i filozofisë, por të paktën t’u shërbejmë lexuesve me disa njohuri mbi filozofinë, duke shërbyer njëkohësisht edhe si një apel që sa më shumë të lexojmë filozofi, aq më tepër kulturohemi, dhe se vetë njeriu, duke lexuar filozofi, rrit nivelin e tij të të arsyetuarit dhe të menduarit në mënyrë reflektive, gjë që ndihmon në vetëkontrollin ndaj shpërthimit të ndjenjave emocionale, në menaxhimin e vetvetes, duke u sjellë kështu si një qenie racionale, dhe jo thjesht emocionale apo irracionale.
Filozofia në integrimin në BE
Po ashtu, edhe si një apel ndaj ministrit të Arsimit, që Filozofinë ta vendosë si lëndë të detyrueshme në kurrikulat e arsimit parauniversitar, ashtu siç e kanë vende të BE-së, sepse kompetencat e BE-së për edukimin plotësohen duke i dhënë vendin e duhur filozofisë, e cila formon mendimin kritik dhe reflektiv, prandaj kjo kompetencë e edukimit nuk mundet pa filozofinë.

MANDETA MINXHOZI
Shefe e Departamentit të Filozofisë, Universiteti i Tiranës Burimi:http://www.panorama.com.al/2012/11/01/perse-i-duhet-filozofia-shoqerise/


Bullgari, zbulohet qyteti më i vjetër prehistorik në Europë


Arkeologët në Bullgari thonë se kanë zbuluar qytetin më të vjetër prehistorik në Europë.
Sipas BBC, ngujimet e fortifikuara, pranë qytetit Provadia, mendohet se kanë qenë një qendër e rëndësishme për prodhimin e kripës. Zbulimi i këtij qyteti mund të shpjegojë edhe sasinë gjigande të arit që është gjetur aty pranë 40 vjet më parë.
Arkeologët thonë se qyteti ishte vendbanimi i rreth 350 njerëzve dhe daton në vitet 4700 dhe 4200 përpara Krishtit. Kjo do të thotë rreth 1500 vjet përpara se të niste civilizimi i vjetër grek.
Banorët zienin ujë nga një burim lokal dhe e përdornin për të krijuar kripën, të cilën e tregtonin ose e përdornin për të ruajtur mishin. Kripa ishte një mall me shumë vlerë në atë kohë, çka shpjegon edhe faktin pse qyteti kishte mure kaq të mëdha mbrojtëse. Gërmimet kanë filluar që në vitin 2005 dhe kanë zbuluar mbetjet e një shtëpie dykatëshe, një seri tempujsh për rituale si dhe një portë dhe strukturat e një bastioni. Është gjetur edhe një nekropolis, që përdorej për të varrosur njerëzit.
Pranë vendit ku ndodhet qyteti është bërë zbulimi i sasisë më të vjetër me objekte ari që është gjetur ndonjëherë në botë. 


Skeleti i një burri dhe 2 foshnjeve, gjetur aty pranë
Burimi: http://www.mirror.co.uk/news/world-news/the-oldest-prehistoric-town-in-europe-unearthed-1409458

Ndryshimi fillon nga ti


Leonard Dedej është 36 vjeç. Është me origjinë nga Kavaja. Që në fëmijëri ka emigruar drejt Amerikës. Kujton se atë kohë ishte 13 vjeç. Vitet kaluan, ai u arsimua dhe edukua në Londër. Studioi Menaxhim Biznesi dhe dalëngadalë ndjeu nevojën të kthehej në vendlindje. Kur u rikthye pas shumë vitesh e pati shumë të vështirë të ambientohej. Ishin dy realitete të ndryshme dhe Leonardi e kishte të vështirë të gjente veten në këtë mes. Por ajo që i bëri shumë përshtypje ishte varfëria e shumë familjeve, të cilat mundi t’i vizitonte. Kuptoi që ndryshimin duhej ta fillonte ai.E fillova nga vetja, unë mund të bëj diçka për këto familje të cilat nuk kanë mundësi të ushqehen”. Në Londër kishte takuar njerëz të varfër, por këtu janë ekstremisht të varfër. “Njerëz që nuk kanë ç’të hanë, nuk i dërgojnë dot fëmijët në shkollë, flenë në të njëjtën çati me bagëtinë... Këtu është një jetë shumë e vështirë”, - shprehet ai. Kjo e nxiti Leonardin të merrte një mision në vetvete, vetë ai do të ndryshojë diçka, për këtë qëllim punon prej tre vjetësh. Ndihmon njerëzit që kanë nevojë, njerëzit, të cilët kanë humbur shpresat për një jetë më të mirë. Aktualisht kujdeset për 15 raste të ndryshme me të cilët është takuar rastësisht apo thjesht është njohur me problemin e tyre nëpërmjet medieve vizive apo të shkruara. “Rasti i parë të cilin e kam ndihmuar e kam parë në një kronikë në televizor. Ishte një vajzë 17 vjeçe, e cila i kishte veshkat e bllokuara. Familja e saj ishte në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Ajo ishte nga malësia e Gramshit dhe tre herë në javë i duhej të vinte në Tiranë për të bërë hemodializën. E vetmja gjë që më vajti në mendje ishte t’i dhuroja makinën time dhe ashtu bëra. Nga ana ime ishte një akt human, por që asaj i shërbeu për të kryer transportin”,- kujton rastin e parë që ka ndihmuar, i cili ka lënë gjurmë tek ai. Është ndjerë i lumtur që ka mundur të tregojë se di dhe mundte të jetë human. Leonardi udhëton vazhdimisht në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të takuar personazhet e tij. “Kam parë raste nga më të ndryshmet. Njerëzit vërtetë vuajnë shumë, për gjërat më elementare. Ajo që bëj unë është diçka që më jep forcë dhe më bën të ndihem mirë, e bëj në kuadrin humanitar dhe njerëzor. E dyta ne kemi nevojë të shikojmë akte humanitare dhe pozitive në shoqërinë tonë që fatkeqësisht për shkak të politikave anti-sociale jemi kthyer në një shoqëri ku dominon anti-vlera. Shqiptarët mbartin shumë vlera në vetvete dhe ka ardhur koha t’i tregojmë këto vlera, sepse jetesa është bërë shumë e vështirë dhe është e domosdoshme t’i zgjasim dorën njëri-tjetrit”,- shprehet personazhi ynë. Në fakt Leonardi nuk është pjesë e asnjë shoqate humanitare. Çdo gjë e bën me iniciativën e tij dhe duke shfrytëzuar të ardhurat personale. Ato që ai ka mundur të fitojë ndër vite i shpenzon duke ndihmuar ata që kanë nevojë. Aktualisht kujdeset për 15 raste në tërësi, të cilat kanë probleme të ndryshme. Një ndër rastet e tij është edhe një vajzë vetëm 7 vjeçe e cila vuan nga leucemia. “Ndoshta unë nuk mund të bëj shumë, por bëj aq sa mundem. U blej ilaçe atyre që janë të sëmurë, dhuroj ushqime dhe aty ku është e domosdoshme edhe një sasi parash. Nuk e bëj se jam i pasur, por sepse e ndjej se kjo është gjëja e duhur”. Projektet e Leonardit janë të shumta dhe janë kryesisht në fushën e sensibilizimit dhe humanizmit. Ndërsa kur e pyesim për projektin më të madh të tij ai përgjigjet: “Të ndryshojmë Shqipërinë për më mirë”. Kërkon që njerëzit të jenë më të kujdesshëm ndaj atyre që kanë nevojë por edhe të ngrënë zërin kur të drejtat e tyre shkelen. Të jenë aktiv, në mënyrë të veçantë të rinjtë pasi ata janë e ardhmja e vendit
Çast i vështirë
Një nga rastet që Leonardit i ka ngelur në mendje është një familje në Mat. Familja përbëhej nga katër pjesëtarë, fëmijët ishin të vegjël, 8 dhe 10 vjeç. “Do më mbetet gjatë në mendje kjo familje për kushtet katastrofike në të cilat jetonte. Me shumë vështirësi hanin një vakt bukë në ditë dhe shtëpia e tyre ishte gati për t’u rrëzuar për shkak të amortizimit. Por më e keqja ishte se këta fëmijë jetonin dhe flinin bashkë me bagëtitë, në të njëjtën dhomë... Çfarë të të them , nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë”. Pikërisht momente të tilla e bëjnë Leonardin të ndihet i pafuqishëm, sepse kjo familje ka nevojë për shpi, për punë... dhe ai nuk mund t’ia plotësoj. “Mund ta ndihmoj me një shumë para, por kjo nuk e zgjidh gjendje e tyre përfundimisht”.  Shekulli Leonard Dedej është momentalisht Drejtori ekzekutiv i forumit “Rinia Aktive”http://www.riniaaktive.org/

Monday, October 22, 2012

Qytetar, ku je?



Disa njerëz u bashkuan, bashkuan pasuritë, të ardhurat, territorin e tyre, duke krijuar kështu qytetet, ngritën një SHTET.
Për ta mirëmbajtur këtë shtet njerëzit punësuan disa delegatë, që do të përfaqësonin vullnetin dhe interesat e tyre të përbashkëta.

Me kalimin e kohës, ashtu si papandehur, këta delegatë nga shërbëtorë të paguar prej popullit u kthyen në tutorë të tij dhe qytetarët nga njer
ëz të lirë siç ishin dikur, u kthyen në servilë të tyre apo në prostituta indiferente. 

- I dërgon Institucioneve qeveritare letra të hapura, nuk merr asnjëherë përgjigje.

- Ankohesh tek Avokati i Popullit, Avokatin e nëpërkëmbin më keq se popullin.

- I drejtohesh Gjykatave ato të pasojnë sa nga njëra tek tjetra, derisa ty mos të të ketë mbetur kacidhe në xhep.

- Krijon Peticione me mbi 20 mijë firma qytetarësh, Parlamenti s'ta merr fare në konsideratë.

- Kërkon Referendum Popullor, KQZ-ja të shtyn afatet e shqyrtimit të kërkesës, deri në harresë.

- Ngrihesh në Protestë, Policia e Shtetit të arreston e dhunon, Garda e Republikës të vret.

- Futesh në Grevë urie, kryen vetëvrasje, askujt nuk i bëhet vonë.

Çfarë mjeti tjetër qytetar ka mbetur për ti treguar pushtetit, (që parimisht ekziston për të të përfaqësuar ty), se ti EKZISTON?

Shkroi: Stop Injorancës

Jeta na pallon të gjithëve


Kur ishim të vegjël ishim të gjithë pothuajse një moshë, pothuajse kishim një gjatësi. Mbanim të njëjtat rrecka veshur. Vishnim të njëjtin botëkuptim, qëndisnim të njëjtat dëshira, ngazëlleheshim prej të njëjtit gëzim. Jetonim të njëjtat ëndrra.

E tek takohesh pas dekadash me shokë e shoqe fëmijërie, sheh me habi se si disa prej tyre janë trashur, disa janë shkurtuar, disa janë plakur, disa janë
shëmtuar, më pak të tjerë rinuar e zbukuruar.
Disa kanë rritur një tufë fëmijësh, disa janë të pa martuar ende.

Disa kanë ecur aq para në jetë saqë as nuk iu bie mendja të kujtojnë shokët e fëmijërisë, disa të tjerë momentet e fëmijërisë kujtojnë si më të bukurat.

Disa, aq fatalisht kanë ikur nga kjo jetë për të mos u kthyer më kurrë.

Disa jeta i ka përplasur në kontinente të ndryshme dhe ju ende ruani kontakte, disa të tjerë rastësisht i ke përsëri aq pranë pallatit tënd të ri, por për ty janë të huaj, më shumë se gjithë të tjerët.
Dikush është bërë eprori yt dhe këmba e tij është më e rënda, dikush të telefon e të bezdis sa herë ia ka ënda.
Dikë e respekton aq pastërtisht si fëmijë edhe pse nuk i kujton dot më emrin, dikë, emri i së cilit nuk të shkulet prej mendje, i devijon rrugën.

Dikush që ti e ke marrë me shpulla në fëmijëri dhe që qante sa herë shikonte gjakun, sot lëviz me truproja. Dikush që ti nuk i ke kushtuar asnjëherë vëmendje, sot sfilon si top modele.
Ai djali i turpshëm me syze që ulej në bangën e dytë u bë Show Man dhe nxënësja më e dalluar e klasës përfundoi e droguar.

Dhe ty, bashkë me të gjithë, jeta ju ka trajtuar, ju ka shndërruar me lecka të ndryshme, mbi botëkuptime të kithta, drejt dëshirash të kundërta, mbushur me gëzime të pabarabarta, mes ëndrrash të bukura dhe mes netësh të ankthshme.

Jeta ju ka ndarë për të mos qenë kurrë më, aq të bashkuar!

Shkroi: Stop Injorancës !

Gonxhe Bojaxhiu, 40 vite në krizë besimi

Letra e dërguar prej Gonxhe Bojaxhiut, bishopit Lawrence Picachy në shtator të 1962-it
http://www.guardian.co.uk/commentisfree/2007/aug/24/wasmotherteresaanatheist
"Unë thërras, unë kapem, unë dua ... dhe nuk ka ASNJE të më përgjigjet ... Askush në të cilin unë mund të kapem ... Jo, ASKUSH. Vetëm ...


Ku është besimi im?

Thellë-thellë... nuk ka tjetër veç zbrazëti e errësirë...

Nëse ka zot - lutem të më falë.
Kur përpiqem të ngre mendimin tim drejt qiellit, ka një zbrazëti aq dënuese sa vetë këto mendime më kthehen si thika të mprehta dhe më lëndojnë vetë shpirtin...

Sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur! Nuk kam besim.


Krupë, zbrazëti, pa besim, pa dashuri, pa vullnet...


Për çfarë punoj?


Nëse nuk ka zot, nuk mund të ketë as shpirt. Nëse nuk ka shpirt, atëherë Jezus as ti nuk je i vërtetë."



Letra dërguar Rev Michael Van Der Peet në shtator të 1979-ës, pak javë para se të merrte çmimin NOBEL në bamirësi
http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/1561247/Mother-Teresas-40-year-faith-crisis.html
"Jezusi ka një dashuri speciale për ju. Sa për mua, heshtja dhe zbrazëtia janë kaq të mrekullueshme sa unë hedh vështrimin por nuk shoh, hap veshët por nuk dëgjoj, lëviz gjuhën (në lutje) por nuk flas"
Më tepër se Nënë Terezës i duhej Vatikani, i duhej Vatikanit Nënë Tereza.

Dhe po i mbyll këto letra të Nënë Terezës me citatin e saj të fuqishëm:
Nëse nuk kemi paqe, kjo është sepse ne kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.
http://en.wikiquote.org/wiki/Mother_Teresa

Përktheu dhe përmblodhi: Stop Injorancës !

Duke pritur shoqërinë civile


Kur duhet shoqëria civile, duket se mungon në takim.
Kjo ka ndodhur çdo herë që reflektimi qytetar ka qenë i domosdoshëm.
Në facebook, në komentet e pafiltruara në faqet on line të gazetave, thirrja është unanime, plebishitare, gjithëpërfshirëse: duam shoqërinë civile të na drejtojë! Kjo ndodh sa herë që digjet një ish-i përndjekur, sa herë pritet një kokë vajze 18 vjeç, sa herë kemi frikë nga shteti. Kjo ndodh edhe për situata më personale, kur ngelemi si në mesjetë pa drita, kur qeveria nuk llogarit pensionet, kur paraplegjikët injorohen në tmerrin e tyre. Refreni është njëlloj. Kur policia sulmon tifozët, kur na vjedhin në autobus, kur s’na pëlqejnë këngët e festivalit, kur humbasim një tender, apo nuk na japin çertifikatën, duam shoqërinë civile të tregojë veten. E duam ditën, apo dhe natën, sa herë zoti në qiell nuk na zgjidh lutjet, shoqëria qoftë dhe pak civile duhet të bëjë magjinë. Raporti midis nesh dhe saj është në nivele WuDu-je, me zgjidhje gati si me një kafe turke të kthyer mbrapsht. Shoqëria civile thotë se ke një rrugë të largët. Një siklet që ke ktë javë do të zgjidhet nga një person që i fillon emri me M. Ke dikë që nuk të do, po nuk ka se çfarë të bën. Ti ke shoqërinë civile.
Një ditë përpara se të kuptohet se korrupsioni i sistemit të drejtësisë nuk është histori abstrakte me piratë, por një histori që herët a vonë na ka palë, nuk mendohet se shoqëria civile ekziston. Kur jeton në Gërdec në 14 mars të 2008, nuk di se ka projekte, se duhet shteti, se njerëzit që flasin kanë dhe një funksion publik. Por një ditë më pas ne kuptojmë se bota që kishim është fshirë. Shteti nuk mjaftoi dhe duhet shoqëria civile.

Shoqëria civile që presim, në fakt jemi ne. Ndërgjegja kolektive është ajo që krijon mundësinë për të pasur dhe një reagim civil si shoqëri. Në një shoqëri të trembur si e jona, kur themi “shoqëri civile”, i bëjmë apel NIPT-eve të regjistruara në gjykatë. Duket sikur në këtë moment dikush që i është drejtuar gjykatës dhe ka kërkuar të regjistrohet, ka një nivel më të lartë arsyetimi se të tjerët. E pazakontë që një popullsi i kërkon të regjistruarve të vetë në tatime të ngrihen me forcë kundër shtetit.
Shoqëria civile, si shumësi subjektesh të regjistruar, ekziston pikërisht që të jetë si valvul sigurie e sistemit. Këto subjekte konsumojnë bindjet e përgjithshme dhe këtë veprim e quajnë sensibilizim. Në momentet kur situata është e keqe, OJF-të duhet të tregojnë edhe një herë atë që të gjithë e dinë. Kjo krijon efektin e “shfryrjes” në kuadrin e lirisë së shprehjes, dhe rrit artificialisht iluzionin se të paktën në zgjedhjet e tjera ata që kanë vesh do të kenë kuptuar.
Shoqëria civile, hiq shoqatat e gjahtarëve, nuk ka armë dhe si e tillë nuk mund të trembë seriozisht. Shoqëria civile e regjistruar në gjykatë si OJF tregon se pjesëmarrja në këtë lloj organizimi është tejet e fragmentarizuar, në grupe me nga tre deri në pesë vetë. Shoqatat shkojnë nga 20 deri në 30 vetë. Pamundësia për t’u organizuar është po në nivelet e shoqërisë civile të paregjistruar nëse kjo do tentonte të organizohej mbi baza familjesh. Në këtë rast thirrja e një kryetari shoqate do ishte po aq kaotike sa ajo një kryetari familje normale. Burrë, grua, e një fëmijë.
Në shoqërinë civile punojnë njerëz të zakonshëm që mund të punonin në të njëjtat kushte dhe në një bankë të nivelit të dytë. Po askush asnjëherë nuk ka kërkuar të organizohet në një protestë nga punonjësit e bankave. Nuk ka evidenca statusesh me trishtimin se “tellerat” e bankës po i lënë në baltë qëllimet e një bote më të mirë. Rasti i vetëm i një revolte të imagjinuar nga një punonjës i tillë do të ishte Marlin Manson. Po sidoqoftë nuk do të bënte ndryshim të madh në një shoqëri që digjet, një këngëtar që provokon me cica fallco.
Statuset e shoqatave flasin për organizime për mbrojte të ariut Panda, të peshkut të kuq të liqenit artificial, të grupit të shqetësuar për politikat në BE, dhe të juristëve që zbërthejnë ligje nga një qofte trajnimesh tek tjetra.
Nga cila prej këtyre kategorive presim që të dalë në krye të mërzitjes popullore? Që ta bëjë atë të arsyeshme aq sa të mbrojë më të dobëtit e vet? Nuk besoj te “Grupi i bimëve medicinale”, as te “Mbrojtësit e traditës së fshatit Ploçë” në jug të Shqipërisë.
Po përse presim nga “Organizata për sushi cilësor” që të jetë më e ndjeshmja në të përditshmen tonë?

Skizofrenia që tregohet në facebook po bëhet shqetësuese dhe në një farë mënyrë e mirë organizuar. Kërkohet nga një qenie e paqenë, organizimi i të gjithëve, dhe kjo nuk është e rastësishme. Mërzia duhet të shprehet në mënyrë të paorganizuar, se vetëm në këtë mënyrë dhe vetë dhimbja bëhet qesharake. Pas të qeshurës së hidhur vjen gjithmonë ekzaltimi i më të fortëve, njerëzve të pushtetit. Monotonisht, pafundësisht.
Duket sikur shoqëria është aq sadiste sa ndjen kënaqësi nga dhimbja e më të dobtëve të saj. Kjo mund të jetë dhe e vërtetë, por nëse është kështu nuk ka shpëtim

Berishës i duhet që protestat kundër tij të jenë jo politike. Kjo jo se njeriu më apolitik i këtyre 22 viteve ka ndonjë reflektim për mënyrën dështake me të cilën bëri politikat e këtij këtij vendi. Por me mënyrën e tij perverse ai shfrytëzon kompleksin e njerëzve të ndershëm në Shqipëri, atyre që meqë nuk e ndalojnë dot të keqen, u mbetet veç të mos behën palë me të. Ai shfrytëzon siluetën e pavërtetë të një shoqërie civile fantazëm për të shmangur opozitën nga lufta, për të pakësuar mundësinë e një fronti unik, ndaj një Kryeministri që të le të digjesh. Nuk të përfill në protesta edhe nëse flijohesh. Një Kryeministër që brutalisht i heq thelbin demokracisë, e që me zhdërvjelltësi akuzon ish-të persekutuarit politikë se po bëjnë politikë, duhet sulmuar politikisht. Me armën më te fortë që kemi: OPOZITËN. Shoqëria civile që ne presim nuk do të vijë kurrë, por ne mund të vazhdojmë ta presim duke qenë se justifikimi i pritjes është i pranueshëm estetikisht.  Andi Kananaj

Thursday, October 18, 2012

Zoti dhe Kombi 2012-të

Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë, sepse dashuria për kombin dhe vendin buron nga besimi te zoti. S. Berisha

Kjo ishte deklarata e Berishës që fton akademikët tanë në ndryshimin e vargjeve të himnit. http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/12/kryeministri-te-ndryshohet-himni-i-flamurit/

Pra, sipas kryeministrit, ateistët nuk e duan kombin e tyre.



Ose thënë ndryshe:

77% e suedezve nuk e duan Suedinë.
69% e danezve nuk e duan Danimarkën.
68% e norvegjezve nuk e duan Norvegjinë.
66% e francezve nuk e duan Francën.
66% e hollandezve nuk e duan Hollandën.
62% e anglezëve nuk e duan Anglinë.
57% e belgëve nuk e duan Belgjikën.
55% e japonezëve nuk e duan Japoninë, etj, etj.

Sipas kryeministrit tonë, çelësi për të dashur kombin shqiptar është besimi i shqiptarëve tek Zoti, ashtu siç besohet Zoti në:


-Vatikan 100%
-Sanoa 100%
-Panama 99%
-Armeni 98.7%
-Bolivi 98.3%
-Venezuelë 98.2%

-Arabi Saudite 100%
-Somali 100%
-Afganistan 100%
-Jemen 99.9%
-Mauritania 99.9%
-Maldive 99.33%

Dhe kjo është pikërisht ajo që po realizohet në vendin tonë këto dy dekada "lirie".
Në qytete, periferi apo edhe në fshatrat më të thellë ku sistemi i shkuar komunist kishte ngritur çerdhe, kopshte e shkolla, tashmë vendin e tyre e kanë zënë ngrehinat e kulteve fetare.

Që shqiptarët, ta duan kombin e tyre...

http://en.wikipedia.org/wiki/Demographics_of_atheism

Shkroi: Stop Injorancës !