Thursday, September 24, 2009

Janullatos, KOASH dhe Politka Anti-Shqiptare!

Shqiptarët tashmë e kanë të qartë se greku Janullatos, nuk ia do të mirën as Kishës “Autoqefale” Orthodokse Shqiptare, e as popullit Shqiptar.
Ky antishqiptar i përbetuar duhet të largohet sa më parë !!!


Zgjedhja e largimit te tij nuk mund ti lihet vetem besimtareve orthodokse shqiptare për vete faktin se Janullatos nuk është zgjedhur ne krye te kishes nga besimtaret, por nga politika Anti-Shqiptare e politikaneve tanë.
Paturpesisht Janullatos ka kërkuar edhe nënshtetësi shqiptare!
Do të ishte fyerje për të gjithë shqiptarët dhe e pafalshme nëse Shteti Shqiptar i jep nje Anti-Shqiptari të përbetuar, nënshtetësi shqiptare !!!

Pse Anastasios Janullatos në Greqi citohet, respektohet e nderohet nga të gjitha organizatat kriminale "vorio epirote" ENVI, SFEVA, MAVI etj ???




Nuk është normale që në Greqi, Janullatosi të marrë pjesë në mbledhje të organizatave "vorio epiriote" dhe të quhet "mbrojtës i helenizmit grek në Shqipëri" nga eksonentet e ketyre organizatave kriminale !
Gjithashtu ajo që duhet diskutuar është fakti se si ka mundësi që organizata terroriste dhe kriminale si ato të "vorio epirit", flasin e shkruajnë mjaft mirë për Janullatosin e mjaft keq për shqiptarët !!

Nuk duhet të harrojmë se Janullatos vjen nga vendi që i ka marrë Shqipërisë Çamërinë, nga vendi që ka djegur jugun e Shqipërisë nga vendi që i ka shpallur luftë Shqipërisë që prej vitit 1940 !!
Nëse do të gruponim drejtimet e punës se Janullatosit sot në Shqipëri më kryesoret do të ishin:

1- Ngritja e një strukture kishtare që t`i përgjigjet interesave të Greqisë.

2- Theksimi se të gjithë ortodoksët e Shqipërisë janë grekë ose kriptogrekë.

3- Përdorja e greqishtes në ceremonitë fetare.

4- Marrja e financimeve edhe nga organizatat "vorio epirote" për të ndërtuar kisha sipas një stili grek.

5- Reklamimi si "shenjtorë" i tipave të tillë si Kozma Etoliani, që kanë punuar kundër gjuhës shqipe.
Duke marrë parasysh dhe të kaluarën e marrëdhënieve shqiptaro-greke, praktikisht nuk mund të lejohej që qoftë edhe i përkohshëm, një grek të ishte në krye të KOASH.

Po si erdhi Janullatos ne Shqiperi?

Eksarku grek Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që në kundërshtim me statutin e KOASH-it të vitit 1929, Janullatos të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër:

"Shkëlqesia juaj!
Do të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale.
...Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik.
Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark (patriark i perkoheshem).

1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.
2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.

3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar. Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura. , për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Si një peshkop ortodoks, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë".

Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH-it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek.

Mbi gjuhën greke në faqen e web sitit të Kishes Orthodokse “Autoqefale” Shqiptare !!

Po të shikoni faqen e kishës ortodokse në rrjet, midis gjuhës shqipe të detyruar dhe asaj anglishte, do të vini re dhe gjuhën greke!

Kureshtja na detyroi dërgimin e një mesazhi sqarimi në lidhje me perdorimin e gjuhës greke, dhe përgjigjja që morëm ishte kjo:

“Pershendetje! Gezuar festat dhe qofte nje vit i bekuar!
Gezohemi qe keni vizituar faqen tone te internetit! Ne kete faqe perpiqemi te presantojme nje tablo te jetes dhe veprimtarise se Kishes Orthodokse te Shqiperise .... Dhe ne kete kuader perpiqemi ta prezantojme ne nje publik te gjere, ashtu siç eshte interneti qe nuk ka kufije (as shtetesh as kontinentesh) pra jo vetem shqiptar por edhe te huaj, keshtu shfrytezjme mundesine per ta prezantuar edhe ne anglisht si gjuha me e perdorur ne bote. ...Nderkohe ne jemi ne perpjekje e siper per te prezantuar jo vetem ne anglisht por edhe ne gjuhe te tjera, si greqisht, rusisht etj. Kemi vene tani per tani si nje mundesi prezantimi edhe ne greqisht sepse eshte gjuha me e perdorshme pas anglishtes ne Kishen Orthodokse ne bote. Dhe madje akoma jemi ne punim e siper sepse akoma nuk e kemi vendosur materjalin prezantues.
(njesoj siç e kemi ne shqip dhe ne anglisht).
Kjo eshte arsyeja e vendosjes se mundesise prezantuese ne gjuhen greke te jetes kishtare shqiptare, ashtu siç eshte edhe per anglishten dhe per gjuhe te tjera qe mendojme te veme ne te ardhmen.
Ju urojme shendet dhe suksese ne jete!
nga stafi orthchal”

Pas mesazhit që morëm, verifikuam nëse ishte e vërtetë që gjuha greke ishte më e përdorura në kishat ortodokse në botë dhe kontrolluam në faqet e tyre të internetit.
Por ne këto faqe nuk kishte asnje gjurmë të gjuhës greke, siç pretendojnë këta bukuroshët greko-fil të kishes shqiptare!!

Shikojini vetë web faqet e kishave bullgare, ruse, serbe , rumune nuk kanë asnjë gjurmë të greqishtes!!

*Kisha Bullgare është shpallur Autoqefale më 927 të erës sonë, por për liturgjine ka perdorur gjuhën e saj sllavo-bullgare që ne vitin 893 të eres sonë me ardhjen ne Bullgari të dy vellezërve prifterinj, Cyril dhe Methodius, nga Thesaloniku ! http://bulch.tripod.com/boc/mainpage.htm/

THE OFFICIAL WEB-SITE OF THE BULGARIAN ORTHODOX CHURCH.

*Kisha Ruse është shpallur Autoqefale më 1589 dhe ka përdorur gjithmon gjuhën e saj sllavo- ruse që në shekullin e 9-të të erës sone, kur dy vellezerit prifterinj nga Thesaloniku, Cyril dhe Methodius filluan kistianizimin e ruseve!! http://www.russianorthodoxchurch.ws/

*Kisha Serbe është shpallur Autoqefale më 1880 dhe ka nisur në shekullin e 17 të perdorë gjuhën serbe si gjuhë zyrtare në administratë, leter shkembime dhe në liturgji. http://www.serbianorthodoxchurch.com/

*Kisha Rumune është shpallur Autoqefale më 1866 dhe ka perdorur si gjuhe liturgie gjuhën rumune që më 1568! http://www.crestinism-ortodox.ro/

Mesazhit të dytë ku i pyesnim se pse tek faqet e kishave rumune, serbe, ruse, bulgare etj., nuk figuronte ndokund gjuha greke si "gjuha më e përdorur në kishën ortodokse", nuk i janë përgjigjur akoma.



KOASH duhet kthyer në KOSH (plehrash) ose ne KOHSH (Kisha Ortodokse Heteroqefale e Shqipërisë).
Pra Kishë më vetë jo e jo, po as Kishe shqiptare, pasi shqipen që përdor, e përdor thjesht nga halli.

Lista e disa Organizatave kriminale anti-shqiptare të “vorio-epirit”.

SFEVA- (Sintoniksi Fititiki Enosi Vorioepiritiko Agona- Komiteti Koordinues Studentor i Luftës për Vorio-Epirin). Është organizata më kryesore, dhe ndër më të rëndësishmet që merret me propagandën antishqiptare, e cila është krijuar në vitin 1982. Drejtues i organizatës prej shumë vitesh është Grigor Gizelis. Para Gizelis-it drejtues aktiv i kësaj organizate ka qenë peshkopi kriminel famëkeq Sebastianos. Elementi i rekrutuar nga kjo organizatë është kamufluar nëpërmjet më shumë se 200 kurseve për gjuhën, historinë dhe etnologjinë greke në Shqipëri. Ajo njihet si financuese e ndërtimit të kishave greke në Shqipëri. Mban lidhje të ngushta me kryepeshkopin grek Kristodhulos që njihet si një ndër miqtë më të mëdhenj të Anastasios Janullatos. Gazeta e organizatës është: I Vorio-Epiros Poreia Autonomia. Përveç kësaj gazete, organizata njihet edhe si botuese e shumë librave të cilët pretendojnë se japin “historinë e Vorio-Epirit”, kuptohet ne versionin shovinist helen të historise.

ENVI- (Efnikis Neollaias Vorio Ipiras = Bashkimi i Rinisë Vorio- Epirote) Në thelb të programit të saj ka hapjen e shkollave dhe kurseve në gjuhën greke, financimin e aktivistëve “vorio-epirotë” dhe të qeverisë në mergim të “Vorio-Epirit”. ENVI financon gjithashtu edhe ushtrine mbrojtëse “vorio-epirote”, e cila sipas tyre vepron në territorin shqiptar. Organizata është aktive sidomos pas vitit 1990 dhe shërbeu si harmonizuese në lidhjet e rinisë greke me atë minoritare në Shqipëri.

Ka degë shumë të rëndësishmë të saj në qytete të ndryshme. Gazeta e organizatës është “Vorio-Epirus Simera” . Drejtues i ENVI-it për shumë kohë ka qenë Harallamb Karathano, i cili këto vitet e fundit ka hyrë e ka dalë në Shqipëri si në shtëpi të vet dhe zëvendës i tij është Spiro Joanidhi. Miq të ngushtë të organizatës janë ish-deputeti Kristo Goci dhe deputeti Ligoraq Karamelo, të cilët shihen në veprimtaritë festive që organizon ENVI me rastin e përkujtimit të vitit 1914 si vit i djegies së Shqipërisë.

MAVI – (Apeleferetiko Metopo Vorio Ipiro që do të thotë Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit) ka vepruar qysh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ajo është një organizatë terroriste e formuar në vitin 1942 nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva, dhe në korrik të 1942, Ilias Konsta, Mihal Mano{s}, Jakis Taso{s}, Anastasios Kokaveli{s} etj, kanë themeluar degën e kësaj organizate në Tiranë.
Është fakt tashmë së elementët grekomanë kanë pasur një lloj organizimi, sado minimal apo sado pak i organizuar të ketë qenë ai. MAVI vepronte edhe në kuadër të EDES-it (Lidhja Kombëtare Demokratike Greke), në krye të së cilës vepronte krimineli i njohur Napoleon Zerva.

Këto trupa kryen masakra të shumta kundër popullsisë autoktone shqiptare çame në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe ndërmorën një spastrim të gjerë etnik kundër kësaj popullsie.

MAVI njihet gjithashtu në kohën e sotme për sulmin e kryer kundër Postës Kufitare të Peshkëpisë më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarakët shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Ndoshta edhe sulmi i atëhershëm nuk është bërë nga ndonjë organizatë tjetër me qëllimin për të dhënë idenë e vijueshmërisë historike të organizatës.

POAKA- (Organzata Panepirote e Amerikës), e krijuar më 1942 në Nju-Jork. Më 1981 në këtë organizatë u përfshinë edhe homologia e saj në Kanada dhe më 1983 ajo e Australisë. Që prej vitit 1993 drejtues i saj është anti-shqiptari Nikolla Gazojani (Nikolla Gejxh). Punon pa reshtur kundër Shqipërisë në qarqe diplomatike ndërkombëtare dhe nga ana tjetër ka arritur të ketë në orbitën e saj edhe mjaft politikanë të Shqipërisë, të cilët frekuentojne dhe janë parë shumë herë me Gejxhin.

QEVA- (Komiteti Qendror i Luftës Vorio-Epirote) u drejtua për shumë vite nga peshkopi Serafin Tikas. U krijua në vitin 1918 me udhëzim të qeverisë greke. Komteti Qendror i kësaj organizate përveç kryetarit përbëhet edhe nga dy nën kryetarët, tre këshilltarët , gjashtë anëtarët dhe arkëtari. Kryetari zgjidhet nga qeveria greke në konsultim me shërbimin sekret grek EYP.

Mendohet që meqë QEVA ka qenë në një nivel më të lartë se MAVI, të ketë qenë e pranishme edhe ajo në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Për vetë rrethanat e luftës këto mund të kenë vepruar në grupe të vogla.
Sot nënkryetar i organizatës është ish-sekretari i Janullatosit në Tiranë Ilia Kontas. Anëtarë të Komitetit janë edhe shtetas shqiptarë me kombësi greke. QEVA është kordinadore edhe e sillogjeve “vorio-epirote” si ato të Athinë-Pireut, Selanikut, Korfuzit, Janinës, Patrës, Follorinës, Ekaterinit dhe e “Bashkimit të Delvinjotëve”, “Bashkimit të Himariotëve”, “Bashkimit të Dropullitëve”, “Bashkimit të Korçarëve” etj. QEVA drejton edhe “Këshillin e Ndihmës Ekonomike”, i cili administron fondet kundër Shqipërisë. Në këtë kuadër ai është i gatshëm edhe të bëjë mobilizimin e “vorio-epirotëve” me armët që disponon reparti i këtij këshilli.

Por për të pasur suksesin e duhur në këtë fushë QEVA ka pasur dhe ka edhe Këshillin Ushtarak, i cili disponon edhe listat e vullnetarëve “vorio-epirotë”. QEVA drejton gjithashtu edhe organizatat e tilla si Komiteti Qendror i Rinisë apo Instituti i Kërkimeve “Vorio-Epirote” me qendër në Janinë. Ky i fundit drejtohet nga renegati shqiptar nga Korça, Ksenofon Konduri. Gazetat kryesore të këtij rrjeti antishqiptar janë: Ipiriton Mellon, Ipiriti Dhrasi etj. QEVA ka degë të saj edhe në diasporën greke, dhe përveç financimeve shtetërore ajo financohet edhe nga dispora greke.

PA-SI-VA-(Paneliniu Sindezmu Vorioepiritiko Agonas- Konfederata Panhelenike e Luftës Vorio-Epirote). Është themeluar nga peshkopi Sebastianos në vitin 1986 dhe që u drejtua prej tij deri në vdekje. Sot në krye të saj është vënë pasardhësi i Sebastianosit dhe organizata njihet me emrin –“Fondacioni i Studimeve Vorio-Epirote”

PEOF- (Organizata e Studenteve të Selanikut). Kjo organizatë është një grupim studentor në varësi të universitetit shteteror (pra vet shtetit grek) të këtij qyteti dhe përveç specializimeve të posaçme për çështjet “epirote” të studentëve të saj, ndër të cilët edhe “minoritarë”, e ka shtrirë veprimtarinë e vet edhe në Gjirokastër, gjë që dëshmohet edhe në gazetat greke.

IYAPOE – (Instituti i Pritjes dhe Rikthimit të Homogjenëve Grekë) është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në lidhje të ngushtë me shërbimin sekret grek EYP.

IYVE- (Instituti i Kërkimeve “Vorio-Epirote”) me qendër në Janinë. Ky institut ka për qëllim pregatitjen e shtetasve shqiptarë të vënë në shërbim të Greqisë, në veprimtari antishqiptare. Koordinatore e tij është natyrisht shërbimi sekret grek EYP-i.

Në vitin 1992 të gjithë organizatat vorio-epirote zhvilluan në Athinë një kongres ku vlerësuan si rrugë të vetmë “çlirimin e Vorio-Epirit nga pushtuesit shqiptarë"


At Nikoll Marku flet per arsyet qe sipas tij Presidenti i Republikes nuk duhet t'ia jape nenshtetesine Hiresise se Tij, Janullatos. Prapaskena qe fshihet pas nenshtetesise dhe ndikimet mbi Shqiperine e Jugut.


Nikoll Marku, prift i kishes ortodokse "Shen Maria", ne lagjen Kala, ne Elbasan, njekohesisht perfaqesues i kishes ortodokse autoqefale kombetare shqiptare tregon për "Koha Jone" arsyet sipas tij, pse Presidenti i Republikes nuk duhet t'i jape nenshtetesine Hiresise se tij, Janullatos. Marku jep alarmin duke i kujtuar Presidentit Bamir Topi se "pas dhenies se nenshtetesise fshihet perjetësia e nenshtrimit te kishes ortodokse shqiptare dhe varesia e saj nga kisha greke". Njekohesisht, At Nikolla parashikon ringjalljen e levizjeve per Vorio-Epirin ne Shqiperine e Jugut. Prifti ortodoks kerkon nderhyrjen e shtetit per te ndihmuar kishen, duke e pastruar nga prifterinjte grekë.

Cila eshte e verteta sipas jush, e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare?

Gjithe shqiptaret duhet te dine se kisha e vertete eshte Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare dhe simboli i saj eshte kisha "Shen Mari", ne lagjen Kala, ne Elbasan. Kisha "Shen Maria" mbeshtetet ne dy statuse te hartuara nga Kongresi i Beratit ne vitin 1922, nga Kongresin i Korces ne vitin 1929, si dhe nga vendimi i Patriarkanes se Stambollit i marre ne vitin 1936. Ne mbeshtetemi ne keto vendime duke cituar nenin 34 te Patriakanes, qe citon se "cdo komb ka te drejte te kete kishen e tij te pavarur dhe Kryepeshkopin e races se vet". Mund te theksoj ketu se kisha ortodokse shqiptare e mori pavaresine e vet ne kohen e Mbretit Zog. Ne kete kohe kisha u mbeshtet thellesisht ne tabanin kombetar. Per vite te tera kisha greke nuk ka reshtur ta kete vasalen e saj. Kjo per arsye se ortodokset shqiptare kane luajtur rol shume te rendesishem ne Pavaresine e vendit dhe familje shume fisnike dhane kontribut ta pacmuar. Eshte ky binomi qe ka mbajtur gjalle frymen patriotike dhe ekzistencen e shtetit shqiptar. Nuk eshte e rastit ardhja e ekzarkut grek ne vitin 1991.

Ne cilin dokument bazohet veprimtaria e kishes qe ju perfaqesoni?

Dokumenti ku bazohet veprimtaria e kishes eshte Tamusi i dale nga Patriakana e Stambollit. Si pasoje e veprimtarise mbytese te kishes greke, Kryepeshkopi Visarion Xhuvani dha doreheqjen pikerisht ne kohen kur ai e kishte derguar kishen ortodokse kombetare ne oborret e kishave evropiane. I gjithe amaneti i martireve te kishes dhe baballareve te Kombit ishte se "kushdo mund te vije te drejtoje kishen ortodokse shqiptare, por jo nje klerik grek". Ironia e fatit ishte se na erdhi Janullatos.

Po Kryepeshkopi Janullatos, me cfare statuti mbërriti ne Shqiperi?

Janullatos e bazoi veprimtarine e kishes ortodokse shqiptare ne statusin e vitit 1950, i cili nuk u pranua nga Patriakana e Stambollit, pasi ishte nje status komunist dhe nderhynte ne punet e brendshme te kishes. Ky status permban dy pika negative. Ne nenin 3 thuhet se gjuha zyrtare eshte shqipe, por mund te futen edhe gjuhe te tjera dhe nene te vecanta mund te modifikohen sipas rastit. Duke ardhur ne kete pike une i bej disa pyetje te gjithe klases politike ne Shqiperi: Perse duhet ta besojne kete njeri i ardhur nga kisha greke, ndersa shtetaret shqiptare nuk kane informacionin e duhur per kete njeri? Perse shkon ne gjithe kishat ortodokse te botes dhe thote se shqiptaret akoma nuk jane te zote dhe vetem nepermjet kishes greke mund te gjejne besimin dhe qetesine e shpirtit? A nuk u duket se nje zoteri i tille eshte duke ulur vlerat e Kombit?

Perse gjithe kjo armiqesi me Hiresine e Tij?

Nuk kam asgje personale me te. Por sulmi i pare qe ai i beri kishes, ishte heqja e pamjes dekorative te kishave tona, qe shpalosnin kulturen dhe historine e popullit tone dhe besimtareve ortodokse. Se dyti, ai ndertoi nje rrjet administrativ me nje kuader enigmatik dhe te manipuluar, i perzgjedhur nga Greqia. Askush prej tyre nuk eshte per kishen ortodokse shqiptare. Ata jane rrogetare te thjeshte qe servilosen per nje kore buke. Se treti, u krijua Sinodi i Shenjte kleriko-laik nga dhespote greke dhe renegate qe me devocion i sherbejne Janullatos dhe kishes greke, duke harrur interesat kombetare. Prandaj me te drejte shprehim shqetesimin tone pasi kisha shqiptare nuk eshte gje tjeter vecse nje filial i kishes greke. Ne vitin 1994, plaku Janullatos, ndersa ishte duke udhetuar drejt Selanikut, i jep nje interviste gazetarit amerikan, Fred Reid, te cilit i deklaron se "Shqiperia eshte nje shtet islamik ne gjirin e Evropes se perparuar dhe Islami e quan kishen ortodokse shqiptare si nje arre gunge qe duhet shtypur". Ai shton me tej dhe thote se Perendimi duhet te kuptoje se Islami eshte ne thelb nje fe politike. A nuk eshte e rrezikshme kjo? A i sherben Shqiperise nje deklarim i tille? Ne vitin 1998 po ky plak kontradiktor, pasi i u sulmua per deklarimet e tij antishqiptare, mbrojti doktoraturen ne shkencat islamike. Shikoni sa cinik qe eshte. Ndoshta eshte i semure, sepse nje njeri normal nuk do e bente nje gje te tille duke rene ne kundershti me veten. Pergjigjen per c'ka bere e jep vete populli. Tregojani popullit kete gje dhe merrni mendimin per gjendjen e tij. Por e keqja me e madhe eshte se politika e sotme i ka dhene shume krah ketij njeriu antishqiptar.

Si e komentoni dhenien e nenshtetesise nga Presidenti nese ai e merr vendimin?

Kam ndjekur me vemendje gjithe cfare po flitet ne media dhe shtyp keto dite rreth kesaj ceshtjeje. Lidhur me dhenien e nenshtetesise Janullatosit, une do te thosha se per t'i dhene nenshtetesine Janullatosit dhe klerit te huaj ka disa kritere. Ne asnje nen te statusit nuk perfshihet dhenia e nenshtetesise klerit te huaj. Edhe pse ka shume vite qe sherben ne Shqiperi, ai mund te konsiderohet si nje mik i nderuar, por jo te jete kuader kishtar. Por kur vihet re se veprimtaria e tij bie ndesh me ceshtjen Kombetare dhe ate te besimit, ai kategorikisht eshte i padeshiruar. Me sa jam i informuar, ai ka hartuar nje status te ri me nene dhe ligje, sipas oreksit te kishes greke dhe interesave greke. Me kete statut, ai perjeteson varesine e kishes ortodokse shqiptare nga kleri i huaj. Prandaj kerkesa e marrjes se nenshtetesise eshte me shume dinakeri . Nese e merr nenshtetesine ai ka te drejte te miratoje kete statut qe ne thelb eshte antishqiptar, anti-ortodoks duke e varrosur njehere e pergjithmone kishen ortodokse shqiptare. Me pas, ne do te mbetemi te vegjel dhe do te kapemi pas dore nga kisha greke per te shkuar te Perendia. Por ka akoma me keq, pasi prapa ketij skenari fshihen gjera te rrezikshme. Ne Shqiperine e Jugut kisha ortodokse, minoriteti dhe shoqata "Omonia" nen drejtimin e Janullatosit do te kerkojne flamurin e Vorio-Epirit, duke i dale ne krah kishes ortodokse serbe, e cila nuk po pushon se luftuari qe Kosova te mos e fitoje Pavaresine. Vini re kohet e fundit. Per flamurin e Vorio-Epirit ka shume zera ne Jug dhe kisha ortodokse dhe mitropolia e Gjirokastres eshte kthyer ne Mitrovice.

Me falni qe po e perseris pyetjen, por nuk ju duket se ka nje armiqesi te hapur mes jush?

Ju thashe. Nuk kam asnje mendim personal per Janullatosin. Por thjesht i bej pyetje: Edhe sa detyra te mbeten per te permbushur ne interes te kishes dhe shtetit grek? Si munde te shkosh ne Amerike dhe te besh nje meshe ne gjuhen shqipe me rastin e 100- vjetorit te mbajtjes se kesaj meshe nga Noli i madh? A nuk ju duket nderhyrje ne punet e brendshme te kishes shqiptare? I drejtohem at Artur Liolinit, ketij lepiresi kockash, qe ka turperuar dhe tradhtuar kishen shqiptare me qendrimet e tij si kelysh besnik i Janullatos. Perse at Artur zemerove shqiptaret?

No comments: