Thursday, September 24, 2009

MREKULLIA E THESARIT NË HARRESË

ARVANITËT E GREQISË PËR HERË TË PARË NË HISTORI TAKOHEN ME VËLLEZËRIT E TYRE ARBËRESH NË KALABRI

NENE SHQIPERI,TE DUA



Hartë e fiseve ilire

Me veshjet e tyre tradicionale, me këngët e tyre të moçme, me ritet e tyre që vijnë nga kush e di sa vjet larg epokës sonë, Arvanitët-Arbërorë të Greqisë dhe Arbëreshët në Italinë e Jugut, përbëjnë Thesarin më të madh dhe më të çmuar të kulturës sonë të lashtë, të kultrës sonë etnike.

Këto pjesë të gjymtuara të kulturës së popullit tonë, u bashkuan për herë të parë mbas shumë shekujsh, në fund të Marsit 2007, në një prej katundeve karakteristike Arbëreshe, në Frasnitë siç i thërrasin arbëreshët – në Kalabri.

Nga data 27-29 Mars 2005, atje u festua Pashka Arbëreshe dhe 600 vjetori i lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Arbëreshët (greqisht arvanitas, turqisht arnaut)

Në një atmosferë madhështore, e entuziaste aty u takuan mbas 700 vitesh për herë të parë në histori Arvanitët e Greqisë me Arbëreshët e Italisë së Jugut me pikë referimi mallin dhe dashurinë e tyre për Morenë e harruar.

Mes këngëve e valleve dhe pjesmarrjen e një grupi nga Shqipëria me përfaqësues nga Bashkia e Vlorës, (ndonëse ky grup ishte mjaft i reduktuar pasi Konsullata Italjane në Vlorë nuk kompletoi me viza artistët e
ansamblit “Labëria” ndërkohë që grupi nga Kosova nuk mundi dot të kishte asnjë përfaqësues pasi ndodhi e njëjta gjë edhe me ta), u realizua ky takim kulturor dhe pse jo, historik.

Lidhja midis arvanitëve të Greqisë, Arbëreshëve të Italisë, Shqiptarëve dhe Kosovarëve e cila u ka munguar traditave tona kulturore për shumë vjet është një mangësi, ndërsa kjo festë e madhe i solli ata për herë të parë në histori pranë njëri-tjetrit plot dashuri e gëzim të pastër vëllazëror.

Ky ishte nga momentet më solemne, nga momentet më drithëruese, kjo prezencë vitale, kjo mrekulli që po ndodhte aty, ishte një akull i madh i thyer dhe këngët atë natë, besoj se sado pak ndihmuan të shkrijë ky akull shekullor.

Prezenca e ish ambasadorit të Shqipërisë në Itali zt.Ylli Xhufi, dhe e shumë personaliteteve nga e gjithë diaspora shqiptare e bënte këtë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të përjetuara deri tani për sa i përket rëndësisë së tij historike. Kjo ishte një epope - një legjendë që filloi të ringjallet.

Arvanitas duke luftuar kundra forcave osmane

Biblioteka Bellusci, ky monument historik i kulturës sonë, ndërtuar mbi rrënojat e një shtëpie të vjetër, por që tashmë mbi to është ngritur një kështjellë gjigande ku valvitet gjithmonë një flamur shqiptar me shkabën dykrenare, një kështjellë e ngritur gurë-gurë, e cila mbron me fanatizëm si një shqiponjë e madhe me krahët hapur, librat më të vjetër kushtuar historisë, kulturës, traditave, zakoneve, këngëve dhe legjendave tona me fillesa qysh nga vitet 1400 duke filluar me Arbëreshët e Italisë e në vazhdim me Arvanitët-Arbërorë të Greqisë, me Kosovën, me Shqipërinë, me Shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Biblotekë, e cila i ngjan një mali të shenjtë dijesh, që të zgjon e të tregon se kush je dhe nga ke
ardhur, që mban gjallë rrënjët e kulturës sonë kombëtare, e cila pasqyrohet çdo gjashtë muaj me daljen në qarkullim të revistës “LIDHJA” këtu e njëzetë e pesë vjetë me rradhë për të cilën kujdeset me shumë dashuri studjuesi, etnologu dhe atdhetari i madh arbëresh At. Antonio Bellusci, të cilin sapo e sheh për herë të parë të ngjan sikur takon Ismail Qemal (Bej) Vlorën pasi kanë një ngjashmëri shumë të madhe fizike, me hijen një burri të lartë, me hijen e një burri shteti ai thirri kur na pa: Rroftë Shqipëria, rrofshin bijtë e saj të mirë e punëtorë – MIRË SE ERDHËT NË FRASNITË – MIRË SE ERDHËT NË KALABRI!


Ky takim, historik, do të mbetet përgjithmonë i shënuar në kujtesën e të gjithë atyre që ishin prezent në këtë eveniment. Në pamje të përgjithshme kjo festë e madhe i ngjante një bashkimi të madh shpirtëror ku gjithkush mund të thoshte se hartat territoriale, politikanët mund ti ndajnë sipas interesave të tyre, por hartat shpirtërore të një populli nuk mund ti copëtojë dot askush, ato ngrihen mbi çdo barrierë politike, me vitalitet e me forcën e një uragani që di të shembë çdo pengesë e që di të bashkojë zemrat e popujve e t’ju falë atyre veç mirësi njërëzore dhe vëllazërim.

E jashtëzakonshme ishte ekspozita me librat dhe shkrimet më të vjetra në botë kushtuar figurës historike të Gjergj Kastriot Skënderbeu, pronë e zonjës Patricia Nuxhi - Arbëreshe me banim në Londër e cila shoqërohej nga gazetari i BBC zt. Ilir Kadiu.

Çamëria

Këngët e bukura arvanite, këngët arbëreshe në momentet kur i dëgjoje të kujtonin e të dukej sikur zgjoheshe nga një gjumë i rëndë letargjik, ato ringjallnin memorjen tonë historike që na kanë fshirë ndër vite e shekujsh harrese, ato thërrasin:

- NE JEMI NJË POPULL QË KURRË S’MUND TË VDESE.



Nuk mendoni se të takohen njerëzit e të njëjtit popull, pas afro 700-vjetësh, minimalisht kjo datë duhet jo vetëm të përkujtohej, por edhe të shndërrohej në një festë kombëtare të Shqipërisë natyrale !

Lirio Nushi

No comments: