Saturday, September 26, 2009

Vajza që kërkon burrë.

Në një faqe të njohur interneti amerikane u publikua një letër nga një vajze, e cila kërkonte martese. Letra bëri bujë jo vetëm për atë që kërkonte ajo, por edhe për përgjigjen që mori.




Cfarė po bėj gabim?
Ok, jam lodhur duke "I rėnė nga Kina". Jam njė vajzė e bukur (shumė e bukur) 25 vjecare. Jam e artikuluar dhe kam klas. Nuk jam nga Nju Jorku. Dua tė martohem me njė mashkull i cili fiton tė paktėn gjysėm milionė dollarė nė vit. E di se si mund t'iu dukem, por mos harroni se me njė milionė dollarė nė vit, quhesh klasė e mesme nė Nju Jork, kėshtu qė nuk mendoj se po kėrkoj tė pamundurėn.
A ka meshkuj kėtu qė fitojnė me shumė se 500 mijė dollarė? Ndonjė bashkėshorte e tyre? A mund tė mė jepni disa kėshilla? Unė kam pasur njė lidhje me njė biznesmen i cili fitonte 200-250 mijė dollarė. Por ku qėndronte problemi do tė thoni ju. 250 mijė dollarė nuk mė jep mua njė apartament nė Central Park West. Unė njoh njė grua nė kursin tim tė jogės, e cila u martua me njė bankier investimesh dhe tani jeton nė Tribeca. Ajo nuk ėshtė aq e bukur sa mua, dhe as ndonjė gjeni. Por cfarė ka bėrė ajo qė s'po e bėj unė? Si mund tė bėhem si ajo?

Ja cilat janė pyetjet e mia specifike:
-Ku rrinė tė gjithė meshkujt e pasur? Ju lutem mė jepni detaje- bare, restorante, palestra?
-Cfarė kėrkoni nga njė partner? Jini tė sinqertė, se nuk do tė mė lėndoni.
-A ka ndonjė moshė tė caktuar qė unė duhet tė synoj (Unė jam 25)?
-Pėrse disa nga femrat qė jetojnė jetė tė pasura nė Upper East Side janė aq pa ngjyrė e shije?
Unė kam parė femra shumė normale dhe tė mėrzitshme tė cilat nuk ofrojnė asgjė, por martohen me meshkuj tepėr tė pasur. Kam parė edhe femra tmerrėsisht tė bukura tė cilat rrinė nė baret e beqarėve nė East Village. Cdo tė thotė kjo?
-Cfarė profesioni duhet tė kėrkoj tek meshkujt? Avokat, bankier investimesh, doktor? Sa
paguhen kėta meshkuj? Dhe ku rrinė kėta?
-Si mund ta kuptoj nėse ai do martesė apo thjesht tė dashur? Unė jam nė kėrkim tė MARTESĖS.
-Ju lutem mos u tallni me mua- Unė po dal hapur dhe po ju flas me sinqeritet. Shumė femra tė bukura janė sipėrfaqėsore; unė tė paktėn jam e drejtpėrdrejtė. Unė nuk do tė kėrkoja meshkuj tė tillė nėse nuk do tė barazohesha me ta- si nga pamja, kultura, sofistikimi apo dėshira pėr tė pasur njė shtėpi tė mirė.




PĖRGJIGJE
E lexova postimin tuaj me interes tė madh edhe kam menduar shumė mbi dilemėn tėnde. Unė ju ofroj analizėn e mėposhtme pėr predikamentin tuaj. Fillimisht, nuk dua tė tė humb kohė; Unė kualifikohem si mashkulli i pėrshtatshėm pėr ty; qė do tė thotė se fitoj mė shumė se 500 mijė dollarė nė vit. Tani, ja si e shoh unė kėtė çėshtje.
Oferta jote, sipas pikėpamjes sime, ėshtė pastėr e qartė, njė marrėveshje e keqe biznesi. Ja pse: Duke lėnė mėnjanė tė gjithė ujėrat, ajo qė ti sugjeron ėshtė njė tregėti e thjeshtė; ti sjell bukurinė tėnde nė party ndėrsa unė paratė e mia. Mirė, thjesht. Po ja ku qėndron problemi; pamja jote do tė zbehet ndėrsa paratė e mia do tė vazhdojnė tė rriten nė sasi. Nė fakt ka shumė gjasa qė fitimet e mia tė rriten, por ėshtė tepėr e sigurtė, qė ti nuk do tė bėhesh mė e bukur se ç'je.
Prandaj nė terma ekonomikė, ti je njė aset i amortizuar ndėrsa unė jam njė aset fitues. Dhe jo vetėm kaq, zhvlerėsimi yt rritet.. Mė lėrė tė shpjegohem. Ti je 25 vjeçe tani dhe do tė vazhdosh tė jesh e bukur dhe seksi pėr 5 vitet e ardhshme por edhe mė pak pėr vitet e tjera. Pastaj bukuria nis e humb me shpejtėsi dhe nga mosha 35 vjeç mė mirė nguli vetes njė pirun!
Kėshtu sipas terminologjisė sė Wall Street, ne mund tė quajmė ty nė pozicion shkėmbimi, jo nė pozicion blerje dhe ruajtjeje apo siç do ti ta quaje ndryshe, martese. Nuk ka kuptim nga ana ebiznesit qė unė tė "blejė ty" (sepse kėtė po kėrkon) kėshtu qė mė mirė tė tė bėjė "leasing".
Nė rast se mendon se unė po bėhem shumė i ashpėr, atėherė mė lejo tė tė kujtoj se nėse paratė mia do tė mbaronin , ti do tė largoheshe automatikisht, kėshtu qė nėse bukuria jote humbet,atėherė edhe mua mė duhet tė mbyll marrėdhėnien. Ėshtė e thjeshtė. Kėshtu qė e vetmja marrėveshje qė ne mund tė bėjmė bashkė ėshtė "dating" dhe jo martesė. Herėt nė karrierėn time, unė mėsova pėr tregjet efiçente. Kėshtu qė pyes veten se si njė vajzė e "artikuluar, me klas dhe shumė e bukur" si ty nuk ka arritur tė gjej njė mashkull tė pasur. E kam tė vėshtirė tė besoj se nėse ti je aq e bukur sa thua, njė
mashkull me 500 mijė dollarė/ nė vit tė mos tė ketė gjetur ende, tė paktėn sa pėr njė provė.
Me qė ra fjala, ti gjithmonė mund tė gjesh mėnyra pėr tė ngritur vetė pasurinė tėnde, dhe ne nuk do tė detyroheshim tė kishim dialogje tė tilla tė komplikuara.



Nė fund, do tė doja tė thoja se ti ke zgjedhur mėnyrėn e duhur pėr tė gjetur burrė.
Klasikja "fry dhe hidh".. Besoj se kjo tė ndihmoi sado pak, dhe nėse do qė tė bėjmė ndonjė marrėveshje "leasing" mė thuaj...

Andi Ramadani

No comments: