Sunday, September 20, 2009

Absurdi shqiptar, në kufijtë e Evropës !

Duke udhëtuar drejt Greqisë pak ditë më parë u ndesha në disa ndodhi, që ngjasonin thelbësisht me njëra-tjetrën. Arsyeja e parë e kësaj ngjashmërie ishte tek personazhet. Ata ishin tërësisht shqiptarë. Hapësira ku shtrihej ndodhia, ishte kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë. Po ç'rëndësi ka kjo. Mund të ishte kudo tjetër.


Nje grua rreth te 40-ve me nje mjet teper luksoz X5, ishte futur pa radhe ne vargun pambarimisht te gjate te makinave, qe prisnin te hynin ne shtetin fqinj. Por ritmi i kesaj i levizjeje u kthe ne nje sherr qe perfshiu te pakten 50 vete. Burrat e "kurbetit" lane mjetet e tyre dhe familjet dhe nisen te shanin dhe te fyenin zonjen, qe kishte dashur te shpejtonte edhe pse kishte pohuar nje arsye per kete veprim jo te "denje" te saj ne kufi. Ne fakt policia jone gati ishte inekzistente, ndersa zonja drejtuese e mjetit pohonte se duhej te ecte me shpejtesi drejt Greqise se kishte nje femije rende ne spital. Ajo gati u mbyt nga fjalet e turmes te perbere nga burrat. Une vazhdova udhetimin, porse nuk do te ndaleshin me kaq cudite shqiptare ne kufi, ne shume pak minuta. Disa metra me tej pikerisht ne sportelin grek, nje tjeter sherr serish shqiptar. Polici grek ka tentuar t'i vendose ne radhe udhetaret per te mbaruar shpejt kontrollin me pasaportat qe duhet te vulose, por nuk mund t'i binde dot njerezit e vendit te shqipeve se nevojitej pak qetesi per te punuar dhe per te mos krijuar konfuzion, qe vecse ne shqiptaret kemi qejf ta kemi perhere perkrah. Sherri mes tre personave ka perfunduar me disa grushte, derisa punonjesi grek i policise mbylli sportelin per ta hapur pas me shume se 60 minutave, deri ne sqarimin e situates. M'u duk se gjithcka mori fund dhe pritja per nje veprim nderkufitar te zakonshem ne nje vend te BE-se. Por jo. Nuk ngjante aspak me nje vend te Bashkimit Evropian ku ne duam te aderojme, pasi protagonistet ishin ekstrakomunitare sic quhen rendom neper Evrope. Dhe kjo ne kete rast jo per faj te tyre, por te sjelljes qe sikur vinte nga disa qindra shekuj larg. E per ta mbyllur kete panorame kufiri, nje grua shqiptare rreth 35 vjece, bashkeshorte e nje shtetasi grek, kacafytet me nje vajze te brishte, serish per radhen para sportelit grek. Jo pa qellim i solla keto copeza jete shqiptaresh me konfliktet e tyre, per te nisur reflektimin per sjelljen e nje kombi, qe duket se eshte ne nje faze gati te pashembullt mentale. Kete here duket se as politika, as ligji, as shteti, as poetet, asgje nuk mund te ndale kete katrahure qe banoret e ketij vendi te vogel ne mes te Evropes e mberthejne fort pas vetes si per ta patur nje menyre te tyre identifikimi. Disa vjet me pare ne vendet ku shqiptaret emigronin si Itali, Greqi apo gjetke, identifikoheshin fare thjesht nga policite perkatese. Ishin te keqveshur por jo te kequshqyer, pa higjiene personale por mbi te gjitha me nje sjellje te nje shoqerie bizantine.



Ngjarjet me shqiptare marrin nje tjeter kuptim jashte kufijve tane territoriale, nderkohe qe ne Shqiperi na duken gjera kaq te zakonshme grindjet me fqinjet ne pallat, grindja me punonjesin e policise tek dera e komisariatit, sherri me zyrtarin ne bashki, fyerjet ndaj kryekomunarit, fyerjet ndaj shtetit, per te vazhduar me fyerjen ndaj bashkeshorteve, prinderve, deri dhe njerezve qe i duam me shume. Gjithcka shkon si nje varg te mbyllur te hermetizuar por qe bredh sa ne njerin kah ne tjetrin duke share, fyer, goditur, pastaj dhe vrare. Po, po. Edhe vrasjet ne vendin tim jane bere mjaft normale. Nuk na tronditin me, madje nuk kemi me deshire t'i degjojme, se jane bere aq shume dhe kane ardhur nga nje konflikt banal, nga ndonje ndodhi si e zonjes ne kufi qe gati u permbyt nga vala e burrave te forte. Mund te kishte ndodhur edhe keshtu, por duket se dicka i ndali, ndoshta fakti qe ishin ne kufi dhe kishin perballe punonjes policie te nje shteti te huaj. Qyteterimi evropian s'na ka hyre ne pune. Shqiptaret duan te jene ne qender te konfliktit, pasi ata nuk dine te kene respekt. Respekt per veten, punen e tyre, per djersen e derdhur, respekt per dashurine, shoqerine, per shtetin, per ligjin, policin, respekt per gjithkend me te cilin perballemi, respekt per ligjvenesin qe perpiqet te vendose rregullin e munguar, qe nis nga ne qe e urrejme dhe e zbythim cdo dite ate.

Ky eshte absurdi yne qe te vret brenda atdheut tend dhe jashte tij te cmend. Dhe ka me keq akoma se keto te dyja, te izolon.



Koha Jonë, Nga Albana Cakshiri

No comments: