Gjuha shqipe sot ka filluar të humbë pjesë të rëndësishme të saj. Fatkeqësisht shumë fjalë të huaja po i shtohen, përgjithësisht sinonime të fjalëve ekzistuese të shqipes, por që vijnë nga anglishtja, frengjishtja, italishtja etj. duke e varfëruar.
Ky fenomen, është shumë i çuditshëm, pasi këto fjalë të huaja, që tashmë kanë zënë rrënjë në fjalorin tonë, kanë ardhur nga nga njerëzit që kanë emigruar apo jetuar për kohë të gjatë jashtë Shqipërisë. Një pjesë e madhe e njerëzve që emigruan dhe përdorën këto fjalë. nuk njihnin shqipen, pasi nuk kishin nivel arsimor, por ajo që është më tragjikja, është fakti që edhe pjesa e ashtëquajtur intelektuale duke përdorur fjalë të huaja, krijoi një tendencë trashanike, që tek njerëzit e thjeshtë përkthehej në formën "Kush flet shqip me fjalë të huaja, është i zhvilluar, është i dalë. me bagazh, me horizont.

Në të vërtetë, e gjithë futja e pjesës më të madhe të fjalëve të huaja, nuk është gjë tjetër veçse një injorancë ndaj shqipes, pasi shqipja jo vetëm që është shumë e pasur, por edhe më e plotë.
Bëjnë prejashtim rastet kur fjala vjen bashkë me fenomenin dhe fjalët teknike.
Gjuhëtarët, shkrimtarët apo akademikët duhet të kishin bërë më tepër në këtë drejtim, për të krijuar fjalë të reja, duke stepur sadopak vrullin e hyrjes së shumë fjalëve të panevojshme nga gjuhë të tjera.
Të gjithë jemi të njohur me fjalë të ndryshme, që përdoren gjithandej në media (që për hir të së vërtetës, reflektojnë si armiqtë më të përbetuar të shqipes), nga zyrtarët apo njerëz me peshë të kulturës dhe artit, por shumë herë ne jemi po të njejtët që arrijmë të kuptojmë shumë pak nga shqipja e tyre infektuese.
Në këtë temë do ju ftoja të gjithëve që të jepni ndihmën tuaj për të sjellë sa më shumë fjalë të huaja të përshtatura, që me keqardhje janë bërë dhe bëhen çdo ditë pjesë e gjuhës së përditshme.
Konsekuence (Anglisht; consequence) - përfundim i arsyetuar, rrjedhojë
Specifik (Anglisht; specific) - i/e veçantë
Conformist (Anglisht; conformist) - të jetë në pajtueshmeri, të jetë i ngjashëm
Ekskluzive ( Anglisht; exclusive) - i veçantë
Reduktoj (Anglisht; reduce) - zvogëloj
Interpretoj (Anglisht; interpret) - shpjegoj
Definicion (Anglisht; definition) - përcaktim, saktësim, qartësim
Ekspozo (Anglisht; exspose) - vë në dukje
*** Këto janë disa shembuj. Ju lutem jepni ndihmën tuaj me fjalë të tjera.
Alfonci forumivirtual.com, Redaktoi Stop Injorancës
2 comments:
Fakti qe po ndodh ky fenomen eshte vertet shqetesues per gjuhen tone ...
mendoi dhe shpresoi qe dikush te shqeteohet per kete probkem kaq serioz per te gjith ne ...!!!
Fakti qe po ndodh ky fenomen eshte vertet shqetesues per gjuhen tone ...
mendoi dhe shpresoi qe dikush te shqeteohet per kete probkem kaq serioz per te gjith ne ...!!!
Post a Comment